Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/27

Ganimete Musliu pyet Albin Kurtin: Pse nuk pranove të luftosh kur t`u ofrua kallashnikovi në Qirez

Një debat i gjatë, që ende po vazhdon, është zhvilluar të enjten në Kuvendin e Kosovës.




Seanca ishte thirrur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj iu përgjigjën të gjithë.

Deputetët u mblodhën pas dënimeve të fundit të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thirrja u bë që të mbrohen vlerat e UÇK-së pas vendimit të Gjykatës së Apelit.





Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu gjatë debatit të sotëm e ka pyetur deputetin e PDK-së, Albin Kurti se përse në vitin 1998 kur i është ofruar kallashnikovi në Qirez për të luftuar, ai nuk ka pranuar duke thënë se vij një ditë tjetër.


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë në Parlamentin e Kosovës se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk mund ta mbrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e as ta quaj dikë pro-serb, kur ai është liruar nga regjimi serb.
“Si mundet Albin Kurti ta quajë dikë pro-serbë kur vet është falur nga regjimi serb?”, ka pyetur retorikisht Deliu-Kodra.
“Ku e marrin guximin anëtarët e Vetëvendosjes që të mbrojnë e përmendin UÇK-në?”, tha deputetja e PDK-së.
Ata që janë kundër Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës s’mund të jenë mbrojtësit e Kosovës e UÇK-së, sipas Blerta Deliut-Kodra.

Kryeministri i Kosovës, Prof.Dr.Isa Mustafa emëron Ramiz Kelmendin në postin e Zëvendëskryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Ramiz Kelmendin, ish-deputetin e Partisë Demokratike i cili së fundit kaloi në Lidhjen Demokratike, në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e z. Ramiz Kelmendi në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Sot, z. Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Nait Hasani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka shprehur respektin e tij të plotë për të gjithë luftëtarët e UÇK-së që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, ndërsa duke ka kundërshtuar dënimin që u dhënë Grupit të Drenicës dhe gjithë luftëtarëve të tjerë pa u mbështetur në fakte, vetëm të mos jenë në shërbim të atdheut.

Hasani i cili ishte i burgosur nga regjimi i Millosheviçit ka theksuar se kemi bërë mund, sakrificë, kemi derdhur gjak dhe kemi krijuar vlera, e që këto vlera kanë krijuar UÇK-në.

“Liria jonë i a rrënjët në gjak. Fitorja jonë ishte madhështore, me mbarimin e luftës. Serbinë nuk e kemi në Kosovë, ama të çlirohemi nga ata jo, sepse ajo njerëzit e saj i ka në qeverisje. Çlirimtarët dhe komandantët u dënuan, nuk ka të bëjë vetëm me rastin Drenica, por që nga 2001 dhe për 17 vjet, duke u dënuar vetëm të mos jemi të lirë dhe të mos jenë në shërbim të atdheut. E sot i dënuan edhe Grupin e Drenicës, por lirinë e tyre nuk und ta dënojë askush, ata janë të lirë në ndërgjegjen shpirtërore”, tha Hasani

Gjeneral Agim Çeku: UÇK nuk ka bërë luftë kundër civilëve


Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku ka thënë se kur nuk munden ta zhbëjnë UÇK-në, filluan t’i godasin njerëzit e UÇK-së me procese gjyqësore.

Çeku theksoi se u fol shumë për vlerat e UÇK-së, e vlera më e madhe e UÇK-së është lufta e pastër, ku siç th ai nuk do mbetet në histori që UÇK ka bërë luftë kundër civilëve.

“Atëherë kur nuk munden ta zhbëjnë UÇK-në, filluan t’i godasin njerëzit e UÇK-së me procese gjyqësore. Ne duhet ta mbrojmë UÇK-në. Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova. Projekti i Serbisë është që Kosova të dështojë si shtet. E kemi votuar Gjykatën Speciale edhe pa dëshirën tonë, se kemi thënë se jemi të gatshëm të dalim para drejtësisë”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Ai ka përmendur gjyqet vendore dhe ndërkombëtare, por ka theksuar se gjyqi më i rëndësishëm është ai i popullit.

Fitim Dika : Putini përpiqet të shkatërrojë BE: Ai i frikësohet vetëm një lideri evropian


Presidenti rus në fakt kërkon shpërbërjen e BE-së, pasi kjo do i shërbente interesave ruse. Ai këtë përpiqet ta arrijë me forcat ekstremiste të djathta dhe të majta, që financohen nga Rusia, mendon politikani opozitar rus, Michail Chodorkovski për Die Ze



Ai vijon të sqarojë se liderët evropianë për të janë të dobët, por këtu ka një hendek. “Përjashtim bën kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo është personi më i rrezikshëm për Putinin,” vijon Chodorovski. “Putin nuk mund të ushtrojë presion mbi Merkelin.”
Biznesmeni dhe ish i burgosuri, Chodorovski tani jeton në ekzil, Londër.

Kukës: Nesër në Kukës përurohet libri "Antologjia e poetëve Kukësjanë"


Fotografia e profilit të Rexhep Shahu

Neser, ora 14, ne Kukes, nen kujdesin e LSHK e ne bashkepunim me Shtepine Botuese Klubi i Poezise, Tirane, do te prezantojme Antologjine e poeteve kuksiane, antologji gjitheperfshirese me 68 autore qe nga Pjeter Bogdani e deri tek me te rinjte e sotem.
Ideja dhe sponsorizimi i ketij libri eshte i Lili Kristulit

Redaktor Izet Duraku

Botues Rexhep Shahu

Ndihmuan ne gjetjen e grumbullimin e materialeve prof. Shefqet Hoxha, shkrimtaret Petrit Palushi e Sulejman Dida

Une do te lexoj kete falenderim:

Falenderim Liljana Kristulit!
Me ndihmën financiare për botimin e librit “Antologji e poetëve kuksianë”, mjekja poete, shkrimtare, humaniste, Liljana Kristuli i jep vetes një dimension shtesë, u zgjat dorën miqve e kolegëve, i ul bashkë në një sofër të moçëm e të rij, përfaqësues zulmëmëdhej epokash, merr salutim nga hyjnori Pjetër Bogdani, për të cilin ne gjithmonë do të kemi nevojë të na e krijojë rrezullimin e ai, ashtu gdhendur në malin e kujtesës të na salutojë, ajo merr tundje dore nga poeti i varur nga diktatura komuniste Havzi Nela, i fundit njeri i varur nga komunizmi në Perandorinë e Lindjes Komuniste, merr tundje dore nga Tahir Kolgjini antikomunist pa leje që nuk i erdhi turp nga emri i tij as pati frikë e nuk e futi kurrë kryet në rërë të bëhej anonim, merr tundje dore poetë rrace dhe dashnorë vargjesh, nga mbi gjashtëdhjetë emra që ne si shtëpi botuese i bëmë bashkë si njerëz që ecin me qiri të ndezur në duar në udhën e tyre për të bërë dritë për të nesërmen. 

Kur më tha t’ia botoja librin “Unë dhe Dializa”, libër me foto iliustruese me ngjyra dhe t’i vija çmim sa më të lirë me qëllim që libri të shpandahej tek çdo i sëmurë me veshka, qoftë edhe falas, m’u shtua respekti e nderimi për këtë grua, këtë mjeke që merret gjithë kohën në spital në Itali me të sëmurët me veshka, këtë zonjë, këtë nënë, këtë poetë, këtë shkrimtare që jeton edhe për të ndihmuar të tjerët dhe këtë ndihmë e konsideron jetë, jetesë, të jetosh. 

Liljana Kristuli u lind në Vlorë, jetoi mes Korçës e Tiranës, u diplomua mjeke, u emërua në Tropojë ku ndërtoi jetën, rriti dy fëmijët e saj, u specializua në Tiranë ku punoi pak vite, dhe që nga viti 1993 jeton e punon mjeke në Itali. Ajo ka të botuara këto libra : “Pemë e Gjethe”, poezi, “Mes për mes Europës”, tregime, “Gra të harruara”, tregime, “Unë dhe Dializa”, manual mjeksor, “Heshtja nuk është zgjidhje”.
Libri i parë i saj me poezi botuar nga unë “Pemë e Gjethe” është një libër elegant, me poezi të ndjera, i lehtë në dukje por i thellë me mesazhe, i këndshëm në lexim por që të krijon e ndez përfytyrime. Autorja ka ditë të shkrijë melodinë e ngrohtësinë e serenatave mes të cilave është rritur dhe jehonën e këngëve e vajeve epike. Në këtë libër gjen drithërima, gjen lapën e gjethit tek e merr përroi, gjen zhurmën e Valbonës e vajet e saj që s’i kompozon dot as zoti, ndjen vajin therës të Ajkunës që thinj lisat e kohën, ndjen dhimbjen e maleve të zhveshura e mallin e tyre për drurë e lisa. Poezitë e tregimet që ka shkruar Liljanajana Kristuli, nuk janë shkrime për tu dukë grua mode dhe për të mbushë me art apo aristokraci kohën që shumë e çojnë dëm, nuk janë shkrime apo poezi për të aplikuar tek pavdeksia, te historia, nuk janë shkrime për të vrarë vetminë e kotësinë siç e vrasin shumë telenoveliste dhe që u duhen këputë duart kur të nisin të shkruajnë. Jo. Liljana Kristuli mezi gjen kohën që të shkruajë pasi është e mbytur nga angazhimet intelektuale, është mjaft e dobishme dhe nuk ka kotësi për të vrarë në jetën e vet. Ajo pa pretenduar asgjë, ka mundur të rindërtojë në letërsi histori të diktaturës që ne t’i njohim e të mos shkojmë dëm si qorri për shkop, ka krijuar përsonazhe aq bindës sa unë kam kërkuar të gjenden dosjet e këtyre përsonazheve e ajo më ka thënë se janë të krijuar dhe nuk ka individë për dosje.
Poetja e tregimtarja Liljana Kristuli nuk konkuron me askënd, as nuk ia hyn asaj gare. Ajo ndjehet mirë në përmbushje të vetes, asaj i mjafton vetja dhe nuk ka asnjë arsye apo nevojë për salutime mediokrish. Me poezitë e tregimet e saj, i ka hije të jetë pak fodulle dhe arrogante para turmave që kërrejnë pa pushim poezi dashurie pa dashuri, histori dashurie pa dashuri.
Librat me tregime të Liljana Kristulit janë nga ato libra që rrëfejnë fatin tonë në kohën e deformimeve të mëdha, në kohën e krijimit të njeriut të ri, në kohën kur haheshin parime e vriteshin shpirtra e jete njerzore, në kohën kur urrejtja shitej për dashuri e dashuria jetonte në varre.
Faleminderit Lili!

SI NUK E VRAU VETEN ASNJË KOMANDANT A GJENERAL LUFTE

Fotografia e profilit të Rexhep Shahu

    REXHEP SHAHU 

Si nuk e vrau a vari veten asnjë komandant lufte asnjë major a epror a kolonel a kapterr apo gjeneral as në Kosovë as në Shqipëri qysh prej 1999 kur mbaroi lufta dhe deri sot? 
Si nuk bëri vetvrasje asnjë komandant mashtrues rrenacak as në Kosovë as në Shqipëri.
Si nuk e vari veten asnjë pseudokomandant lufte, pseudodrejtues, asnjë mashtrues që rri e shkruan rrena me luftë për çlirimin e Kosovës, që jep leksione dhe intervista në emisione mashtruese trimërie dhe bën pazar votash me luftën e pabërë për lirinë e Kosovës. 
Po nuk e vari veten as nuk beri vetvrasje edhe asnjë avokat lufte apo avokat UÇK-je që iknin si mijtë e shkurreve në kohen e luftës e sot trimërojnë e kakarisin për luftën e në mbrojtje të saj si pulat në mut, duke synue me kompensue trimërinë e munguar, ikjen në kohën e luftës, mos marrjen pjesë në asnëj lloj lufte me i dalë zot Kosovës, përveçse me i mbajtë çantën ndonjë komandanti apo me përfitue beneficet e pasluftës, me marrë  fshehtas ndonjë dekoratë presidenciale dhe me e fshehë prej fëmijëve të vet e sidomos prej grave të veta atë dekoratë në rrapulliat e shtëpisë.
Si nuk u volën me lavdinë e pameritume, me pasurinë që nuk e dinë se nga e morën e si e vunë, si e vodhën e nga e vodhën, pasuri që varfëron pronarët realë që janë banorët e Kosovës e pasuron hajnat, të fortët, haraçistët. Si nuk u volën me fasadën, me dekoratat e turpit për luftën e ferrave e betejat e munguara por të rishkruara si të vërteta pas lufte. Si u rrinë përballë herojve. Apo nuk kanë dert se herojtë janë në vorre e nuk i shohin e as nuk ankohen herojtë. Po invalidëve të luftës si u rrinë përballë, si ndjehen para invalidëve të luftës, para atyre njerzve pa këmbë, pa duar, pa sy, para atyre njerzve që pushteti i komandantave nuk kujdeset për to, nuk u siguron minimum jetik, nuk u siguron asnjë gram dinjitet dhe i ka lënë në dorë shoqatash fantazma që lëpijnë në eshtra të rënësh, para fëmijëve të deshmorëve që dhanë jetën dhe nuk kishin ç’të jepnin më për Kosovën, para grave dhe familjeve të dëshmorëve që vuajnë shpërfilljen. 
Dikur pata thënë se këmba e këputur e një invalidi lufte më duket se është këmbë tavoline në zyrat më solemne të shtetit të Kosovës. Por pushteti i komandantave të luftës së pabërë, të luftës së munguar, komandantave të ikjeve e fshehjeve mes refugjatëve, ky pushtet pra i ngritur në mosmirënjohje për gjakun e derdhur nuk e di se këmbët e këputura të shokëve të tyre ndoshta edhe të tradhëtuar, janë këmbë në tavolinat solemne të shtetit të ri që ka në themel gjak shqiptarësh e përkrahje amerikanësh e europianësh.
Zakon ka qenë që pas çdo lufte ndodhin ca vetvrasje ushtarakësh frikacakë e deshtakë. Pse dhe si u prish ky zakon ndër shqiptarë. Si nuk e vari apo vrau veten akoma asnjë komandant mashtrues apo ushtarak mburracak e shpifarak.
As Hashimi nuk e vrau hala veten kur e çoi në 50 mijë apo 70 mijë numrin e luftëtarëve të UÇK aq sa Enver Hoxha që mashtroi me 70 mijë partizanë e 28 mijë dëshmorë që nuk kanë as listë emrash.
As Agim Çeku në Kosovë, Agim komandanti i UÇK nuk e ka vra as varë hala veten. As ata komandanta që shesin deshmi lufte e trimnie, që shëmtojnë qëndresën shqiptare, që bëjnë të tallen serbët me ne, që bëjnë të fyhen amerikanët që na çliruan, pilotët e NATO që bombarduan 78 ditë kundër Serbisë për lirinë e Kosovës. 
A po kujtoni se keni komandue 50 mijë apo 70 mijë lopë apo dele apo lepuj. Vareni a vrajeni veten shpejt e shpejt për këtë mashtrim fenomenal që keni bërë për të sotmen dhe të ardhmen, për këtë fallsifikim të së sotmes në dëm të së nesërmes. Kanë me ua nxjerrë eshtrat prej vorreve nipat e mbesat e kanë me ua hedhë qenve të zgjebur të udhëve kur të mësojnë se ju keni qenë më shumë ushtarë në luftën për Kosovën se sa ka pasë ushtarë e policë serbë në Kosovë dhe nuk e keni çlirue vetë Kosovën por kanë bërë luftë nga ajri amerikanët dhe pilotët e NATO-s dhe e kanë sjellë lirinë e Kosovës.
Kanë me u ngritë prej vorreve të vrarët dhe kanë me ju mallkue për këto rrena e mashtrime, kanë me ju pyetë, po kur paskemi qenë kaq shumë ushtarë, pse na latë me u vra, kush na vrau, serbët apo ju që s’na mbojtët, që paskeni qenë kaq shumë e na nuk e paskemi pas ditë.
Edhe dhi shyta pa brina me kanë kanë 50 mijë a 70 mijë, ish troshitë te ikë Serbia prej Kosove e rrezik kishte ikë Serbia prej Serbie, na i kishte lëshue tokat e trojet tona.
Ju komandanta të vetshpallur, të ferrave të luftës e të pasluftës, ju gjeneralë, majora, kolonela, kapterra, rreshtera të Shqipërisë që vini grada e dekorata me kile për luftën e pabërë, për mbi 50 njerzit e vrarë prej minave serbe, për mbi 270 sakatët prej minave serbe që ushtarët serbë i vunë me duart e tyre në 1400 ha teritor të Shqipërisë që mbronit ju heroj të lavdishëm, që s'po bëni hala vetvrasje apo vetvarje në ndonjë lis, ikni fshihuni mos t'ju shohë kush, ikni se u bëtë horë te shitë mend, te rrejtë e te mashtrue nëpër televizione e libra të pështirë që fallsifikojnë e damkosin me turp historinë, ikni fshihuni dhe jetoni fshehur pa dalë prej shpiave tuaja kështjella.
Ndërsa ju komandantat mashtrues të Kosovës që e çuat në 50 apo 70 mijë numrin e ushtarëve që gjasme keni komandue, që doni me ia rritë vetes namin, famën e lavdinë dhe nuk pyesni për turp e marre për këtë gja, a dini me kallxue se ku i kini mbajtë 50 apo 70 mijë trupa në Kosovë. Ku i kini gjetë 70 mijë lugë, 70 mijë gaveta, sahana, ku kanë hangër 70 mijë trupa, ku kanë pasë gazermimin, ku kanë pshurrë gjithë ato trupa.
Një komandant hajvan më thotë se ka pasë në Kosovë nën komandë 1600 trupa të rrjeshtuara. Unë e di se as në listë nuk i ka pasë 1600 emra gjithsejt atëhere. Ku i ke mbajtë këto trupa, e pyes. Ja në këtë fshat, më thotë, duke më treguar vendin. Ku i zinit fasulet e pyes, çfarë u jepnit me hangër, ku e blinit ushqimin për 1600 trupa, bukën ku e blinit për 3 vakte në ditë për 1600 trupa, për 5 mijë trupa, a  kishte serbë ndokund nëpër Kosovë apo ishit vetëm ju trimat në Kosovën e lirë.
Ika duke mendue se sa krim po bën ky komandant dhe shume si ky që nuk e varin veten, nuk bëjnë vetvrasje. Sot ka armë boll nëpër duar të njerzve dhe është kollaj me gjetë një pistoletë e me ia numërue vetes në lule të ballit si gjest i munguar trimërie për me shpëtue Kosovën e Shqipërinë, me shpëtue të ardhmen që po e marrin peng mashtruesit e fallsifikatorët, si një kontribut me shumë vlerë për atdheun e kombin. 
Shëmtimi i luftës së vërtetë të UÇK është rivrasja e deshmorëve, është krimi më i shëmtuar që bëhet ndaj Kosovës dhe kontributit të saj shekullor për lirinë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...