Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/29

Mirko Gashi (1939-1995)hoqi dorë nga shpërblimet dhe mirënjohjet e Serbisë





29196_394959281309_2421445_n



Lexoni gjerësisht këtu:

http://floripress.blogspot.com/2011/04/shkruan-flori-bruqi-populli-te-meson.html


Poeti shqiptar Mirko Gashi u lind më 2 janar 1939 në Kralevë. Shkollën fillore e ka kryer në Preshevë, ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. Ka punuar mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, gazetar në Radio Prishtinë, aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup dhe në Teatrin Popullor të Prishtinës etj. Përpos krijimtaisë letrare, është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Poezitë e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone etj.

Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.



29196_394957081309_2377682_n


Botimet

* “Në vorbullën e ujit” Prishtinë 1972

* “Netët e bardha”, Prishtinë 1975

* “Liberto për gjenetivin e ujit”(serbisht), Prishtinë 1977

* “Gjarpëri i shtëpisë”, Prishtinë, 1980

* “Arbror vitae”, Prishtinë 1988

* “Plagë uji”, Prishtinë 1990




Përkthimet

* Poezitë e Ali Podrimjes

* Poezitë e Din Mehmetit

* Poezitë e Qerim Ujkanit

* Poezitë e Sabri Hamitit

* Poezitë e Ibrahim Kadriut

* Drama “Gof” të Anton Pashkut

* “Anija e vjetër” të Resul Shabanit



“Dhuna kurrë nuk do të fitojë”.

fb_img_1477503192620Shkrimtari njohur Mirko Gashi, i cili vdiq në vitin 1995 në kryeqytet, në vitin 1990 pati hequr dorë nga të gjitha shpërblimet dhe mirënjohjet e marra në Serbi e Jugosllavi.
Një njoftim e tregon këtë gjë, dhe arsyen pse shkrimtari e ka bërë një veprim të tillë. Shkrimi është i datës 05 korrik 1990.


Populus Illyricus


Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre 
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë



2.-


pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë


Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile


Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr


3.-


ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s'ka
asnjë kryevepër s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen


4.-


Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"






 Buzë lumit

Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret

Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia leshon freret




Liria

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s'e ka mjekrën
s'ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s'don të lidhet në djepin e vet.

Nisia e dashurisë-Atlantida ime

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s'u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë 
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më celi
kaverna në cdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s'më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e henës
sa e lumtur
m'ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor

kush është Ikari
kush Arnstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t'ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s'u ujitën

kush na bëri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha


mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë 
luajmë etida
ç'u bë nisia
ku është Atlandida.


Ura e Maskatarit

Ilan, ilan – 
na quanin asokohe 
në Gjilan
e ne 
vërtetë
ishim astritë
nëpër pyje 
le e rritë

S’ndodhte kjo në teatër
ata
pa maska të arit
kudo nëpër Karadak
derdhën gjak 
në çdo vatër

Shkrepnin vetëtimat

S’ndodhte kjo në teatër
trishtoheshin jetimat
rrufetë shkretëtonin
mal e fushë
ujin turbullonin
një vetëtimë
një rrufe
një lis për toke
një rrudhë 
e nënës loke
trishtim – qumësht 
për çdo jetim

Me dekada e tëhu
në këtë urë
kokat
na ngulnin në hu

Kjo urë 
s’u ndërtua me gurë
po me lisa të prerë


Pas çdo lisi të prerë
zgjohej nga një erë
më pare stuhi
e pastaj puhi
që ndjell pranverë

Ilan, ilan –
na quanin askokohe 
në Gjilan
e ne vërtetë
ishim astritë
nëpër male
le e rritë

Në bebëzat 
e të parëve të mi
u zgjua e bardha agmi
pushka krisi
u mboll lisi
u zhduke ferri
lëshoi kushtrimin
Idriz Seferi.



Përkujtim


SHKUARJA E BOHEMËVE

Bohemët nuk vdesin, ata shkojnë ose i kthehen tokës së dehur njësoj si ata. Nuk janë të kota shprehjet ‘ishte bërë tokë, tapë, fitil, xurxull’. Sado pezhorative, në të parë, po aq dhe të vërteta, se shpërfaqin thelbin e të qenit të bohemit, dëshirën dhe fuqinë e tij për të qenë tjetër, për ta shikuar veten dhe të tjerët nga një dimension i tretë. Ndaj në trutë e tyre aq shpesh fiket drita. Bota në errësirë është më misterioze, më madhështore, apo jo?

Janë njerëz të humbur me siguri, sepse dëshirojnë t’i pastrojnë trutë nga kujtimet e hidhura të fëmijërisë, nga traumat dhe tmerret, që ua kanë ngjethur mishtë që fëmijë.

Të dehurit është forma më sublime e kundërshtimit, e rezistencës që mund të bëjë një artist kundër botës kriminele. Punë e madhe pse askush askurrë nuk do t’i kuptojë sinjalet dhe mesazhet e tyre qortuese. Ata, ashtu pranë gotës, do t’i thonë hapur botës: ju vazhdoni, por pa mua! Unë edhe ashtu i takoj një bote, një race tjetër njerëzore. Mospërfilljen e tyre fisnike bota do ta gjykojë edhe më egërsisht se fëmijërinë e tyre: do t’i fyejë, do t’i nënçmojë, do të provojë t’i shkelë me makinë, t’i helmojë me ushqim, t’i vrasë në dashuri, t’i ther në pabesi. Dhe, në aktin final të jetës së tyre, Zhozefë Fushetë, në vend se në gijotinë, do t’ua presin kokën për së vdekuri në mbledhje komemorative, në varrime, në përkujtime gazetash!?! Dhe ata, si gjithmonë, ashtu në heshtje, do të kundërshtojnë, pa çka se bota asnjëherë askurrë nuk do t’i marrë vesh shenjat që i dërgon bohemi, qoftë edhe si meit.

Dhe Mirkon e kisha mik! Plot katër vjet, sa plot katërqind.

Kujtimi i tij për nënën serbe, që e kishte nxitur pothuajse me pahir ta mësonte shqipen, ishte nga kujtimet e tij më të dashura dhe më të dhimbshme. Sikur edhe sot më tingëllojnë në veshë fjalët ‘Biro, ti je shqiptar, ti duhet ta mësosh shqipen!’ -që i përsëriste aq shpesh. Dhe Mirkoja, jo vetëm e mësoi, por edhe ligjëroi në shqipe. Libri i tij i parë “Në vorbullën e ujit” qe, është dhe do jetë një nga përmbledhjet më të rëndësishme poetike, botuar në vitet shtatëdhjetë.

Nga bohemia jonë e përbashkët nuk më hiqet nga mendja peytja si refren, që ia bënte gati çdo njërit, që ulej të pinim së bashku:
– E di ti si dehet ky miku im? – e pyeste pa një, pa dy.

– Jo, -përgjigjej natyrisht i porsaardhuri.
– Me ta parë kamerierin! Ha-ha-haaa!….

Edhe shah luanim shumë shpesh. Ishte me të vërtetë mjeshtër në lojën e shahut, po humbjen e kishte zët. Kur njëherë pata një bilanc pak më të mirë, m’u kthye e më tha:
– Kali yt po kërcen si të ishte lipicaner!

Mirkoja ishte edhe i keq. Jo rrallë dergjej spitaleve, duke më lënë fillikat vetëm pranë gotës. Kur e shihte se e lodhte tepër rakia, që e shpiknim të shoqëruar vetëm me ujë të zotit, mundohej të shërohej nëpër spitale e klinika, drejtorët e të cilave ishin zakonisht pijanikë kronikë!

Dhe kthehej përsëri në këndin e vjetër të Bistros

– Ishte e kotë. Krejt bota është e dehur. Ha-ha-haaa!…

Po unë u hakmora. Rashë dhe unë në spital nga një tonsilo-faringjit akut. Mora gjashtë muaj ekstencilinë dhe plot dy vjet e lashë vetëm, me gjithë dhimbjet e padurueshme të muskujve dhe pagjumësinë kronike.

Por, boehmisë, si dashurisë së parë, iu ktheva prapë. Por jo me Mirkon, se ai ishte larg, kurse Zhozef Fushetë ishin pranë dhe kudo! (Ata, që vuajnë të jenë të mëdhenj, për t’i zhdukur më në fund krijuesit e tyre! Se, asnjëherë nuk kanë qenë të vegjël!)
Dhe një këshillë e tij, që ma kishte thënë në çastet e dëshpërimit dhe zhgënjimit të thellë, sidomos me disa snobë e skribomanë, që kapardiseshin si gjelat në pleh me çmimet e ndryshme letrare dhe zhurmën në shtyp: ‘Aut Caesar aut nihil !’, që do të duhej ta kishte parasysh secili i ri, që e merr lapsin në dorë.

Dhe, fare në fund, në vend se të qoftë dheu i lehtë, hajt, gëzuar! Për të mirë! Është kjo stina e largimit të qetë të bohemëve ose e kthimit të tyre në boheminë e vërtetë. Një Zot e di…

Abdullah Konushevci



*********************

“Mirko Gashi në rrethet letrare ka qenë i njohur si poet bohem, i cili nuk pajtohej me konventat e shoqërisë, prandaj doemos e bënte jetën e vet të veçantë, ashtu të dëshiruar, të vetëzgjedhur, si artist endacak duke bredhur midis realitetit dhe ëndrrës, midis jetës dhe vdekjes, midis gëzimit dhe vizionit.”

“Mirko Gashi hyn në radhën e atyre pak poetëve tanë bashkëkohorë, i cili nuk ngarend mbas sasisë, por është i dhënë qenësisht pas krijimit të poezisë dhe me përkushtim e zhvillon dhe e thellon procesin e vet krijues poetik”, ka shkruar për të studiuesi Anton Nikë Berisha.



“Mos vdeksha pa ia kushtuar kësaj shtëpie një poezi, sepse këtu një kohë ka jetuar poeti dhe njeriu i madh, Jusuf Gërvalla”, ishte shprehur poeti Mirko Gashi, i cili për vite kishte pasur dy dhoma me qira në ketë shtëpi të rrezbitur nga lagështia dhe të mbuluar nga minjtë. Këto kujtime i sjellë një bashkëbanues në atë shtëpi, student i asaj kohe i makinerisë i cili edhe gati pas tri dekadash ruan kujtimet për poetin Gashi, si te ishin ato një pronë e veçantë e tij. ( kujton I.M)


“ Kam mundur të bëhem “dikush” por kam mbetur “një poet i shkretë” rrugëve të Prishtinës, kafeneve. Pra, poezia shumëçka më mori e pak gjë më dha. S’është poet ai i cili nuk e jep edhe jetën për fjalët e veta…” ( Mirko Gashi)

“Unë vetëm e përshkruaj jetën. Ashtu siç është e vrazhdë, e hidhur, shumë më pak e hareshme. Ne poezinë time i këndoj hidhësisë sepse më shumë e kam përjetuar atë. Duke i kënduar dëshiroj që sidomos të rinjtë, mos ta përjetojnë kurrë..”( Mirko Gashi)

Bob Dylani thotë se, do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel ...


Më në fund kemi një përgjigje nga Bob Dylani se a do ta pranojë çmimin Nobel. Edhe pse përgjigjja e tij është misterioze.


Në komentet e tij të para mbi këtë çmimin, të bëra në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, Dylan është pyetur nëse do të marrë pjesë në ceremoninë “Nobel” në Suedi në muajin dhjetor. Përgjigja e tij ishte karakteristike : “Absolutisht, Në qoftë se kjo është e mundur.”- ka thënë ai.

Këto komente ai i dha në një intervistë ku promovonte ekspozitën e tij të re në artin pamor në Londër.

Dylan fitoi çmimin Nobel për Letërsi para tri javëve, mirëpo që nga ajo kohë ai nuk e ka pranuar si dhe nuk ka dhënë ndojnë deklaratë rreth kësaj çështje, duke mos iu përgjigjur kështu as telefonatave.

“Vecernje Novosti”: Tito ia premtoi Kosovën Shqipërisë




Gjatë një vizite të një delegacioni jugosllav në Moskë, më 19 prill 1947, bisedat ishin kryesisht për ekonomi, ndërsa në një monent Stalini u interesua për popujt që jetonin në Jugosllavi.

Enver Hoxha dhe Tito

Një pjesë e kësaj bisede sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, bazuar në dokumente nga fondet arkivore serbe dhe ruse, e përkthyer është kjo më poshtë:

Image result for tito stalin

Stalin: Çfarë origjinë kane shqiptarët?

Kardelj: Ata janë pasardhës të ilirëve.


Stalin: Më kujtohet që Tito më tha ata janë ngjashëm me baskët.

Image result for tito stalin
Kardelj: Sipas disa fjalëve duket se shqiptarët janë njerëzit më të vjetër në Ballkan. Bazuar në disa fakte vij në përfundimin se gjuha e tyre është më e vjetër se greqishtja. (Ai me tej ishte duke shpjeguar se çfarë do te thotë Afërditë në gjuhën shqipe dhe deklaroi se në gjuhen greke kjo fjalë nuk do të thotë asgjë).

Stalin: Këta njerëz më duken shumë të prapambetur dhe primitivë.

Popovic: Ata janë shumë të guximshëm dhe besnik.

Edvard Kardelj i tha Stalinit më 1947: Ne mendojmë t´i japim atë territor (Kosovën) Tiranës.

Sipas gazetës serbe, marrëdhëniet në mes tyre në lidhje me këtë temë u prishën më 10 shkurt 1948 pas vizitës së Kardelj dhe Gjilasit në Moskë.

USHQEHEN VETEM ME GJAK ATDHETARËSH

Nga Fritz RADOVANI:

1946 KRIMINELËT  NË  SHQIPNI
USHQEHEN  VETEM  ME  GJAK  ATDHETARËSH

Image result for enver hoxha dhe tito
1946 E.HOXHA dhe J.B.TITO

HENRY KISSINGER I LIBRIT “DIPLOMACIA”...

■Sekretar i pesdhjet e gjashtë i Shtetit. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973, si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Sh.B.A. Ai shkruen në faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të  tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua shumë më i kujdesshëm. Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”


Image result for enver hoxha dhe tito

■“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.”
■Ndersa, At Gjergj Fishta, na la një porosi:
                                    “Ma mirë me vdekë me u shue nën hije
                                      T’ Flamurit tonë, në fushë të mejdanit,
                                      Se me rrnue një jetë robnije
                                      Përnën sukuj t’ huej t’ Ballkanit,
                                                Bini, Toskë, ju, bini Gegë!.”.(Hymni i Flamurit kombtar)


■U ndalue At FISHTA, “Lahuta” e Tij dhe “Hymni i Flamurit kombtar” i vitit 1913...
■U ndalue Don Ndre ZADEJA, po, edhe u pushkatue me 25 Mars 1945, se ka deklarue: “...Populli Shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)
Rinia Shqiptare ka njoh disa nga veprat e Tij, kryesisht melodramat e vume nder skena si: “Ora e Shqipnisë”, Rrethimi i Shkodres”, “Hijet e Zeza”, Ruba e Kuqe” etj...
■Me 20 Shkurt 1946 pushkatohet At Anton HARAPI, i cili “E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE (1943), ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!” As sot Shqiptarët nuk e dijnë këte kusht! Kush ua mëshef?!
■Ja dhe disa thanje të Tij: “Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopë! Kena pa e provue edhe se çka asht kthetra e huej dhe e kena prekë se një popull i përçamë asht i gjykuem me mbarue! Të ngrihemi pra në kambë! Për një Zot të vërtetë e për një Shqipni të lumtun – Na jena vllazen! A sëbashku e të pështuem a të ndamë e të mbaruem!”
■“Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqë dhe Drejtësi do të fitohet!”
■“Na lajmëroni daten e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit...
Ministri i Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral kolonel Enver Hoxha...”
■“Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje At Gj. Fausti me shokë, u ekzekutuan sot me dt. 4 Mars 1946, ditën e henë, ora 5 paradreke... Kryetari i Gjykatës Ushtarake M. Iljazi.”
U pushkatue: At Gj. Fausti, At D. Dajani, At Gj. Shllaku, Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulash Bajraktari, dhe në Korrik 1946 Frano Mirakaj, që nuk pranoi agjenturen.
■23 Mars 1946, vritet tradhtisht në Vrith dijetari Don Nikollë GAZULLI.
■17 Korrik 1946, pushkatohet Don Alfons TRACKI...Shkak bahet vrasja e Ndoc Jakovës.
■Mbas qendresës së Kelmendit në Janarin e 1945, ku drejtoi trimi Prekë Cali, dhe forcat e Mehmet Shehut të ndihmueme nga jugosllavët vrane 118 Burra të Maleve, ua dogjën edhe shtëpijat e i plaçkitën edhe gjanë e gjallë, e Prekën e pushkatuen pranë Rrëmajit...
■Në Janarin e 1945 u ba edhe Kryengritja e Llesh Marashit, i cili u var me 18 Korrik 1946.
Kur partizanët u pritën me pushkë në Berdicë, ku u pushkatue Arif Selimi, në krahinat e Malit Kolaj ishte Hasan Isufi, ndersa në Dukagjin e Shllak rezistenca vazhdonte nga një grup i organizuem me “Beslidhjen e Veriut” të Kapiten Gjelosh Lulit, Martin Sheldija, Major Gjergj Vata, Mark Mala, Pal e Mark Thani, Gjon Destanishta, Nik Sokoli dhe sa Trima të Pathyeshëm, që sakrifikuen jeten, familjen nder interrnime dhe t’ ardhmen që sot, pothuej, asht arkivue në “Dosjet e Harresës”... Bashkë me Markagjonët e Mirditës dhe Mirakajt e Pukës. Mark e Llesh Gjomarkagjoni janë një liber në vete per Historinë!
■Me 9 Shtator 1946, shperthen “para kohe” Lëvizja e Postribës”, per të cilën as sot nuk asht publikue “shkaku i këtij shperthimi të parakohëshem...”. Vriten faj e pafaj disa qinda vetë, dhe pushkatimet vazhdojnë per disa vite... Dihet se, urdhnoi Jup Kazazi. Por duhet shenue se Familja Kazazi pothuej u shue nga vrasjet e masakrat komuniste, fat të cilin e patne edhe Dedëjakupët me Burra e Gra Heroina, që dhane jeten në luftë...
■Veriu antikomunist nuk i uli armët! U vranë dhe u burgosën nacionalistë, profesorë, sa e sa qytetarë e fshatarë të thjeshtë, nga familjet ma në za si Gurakuqi,  Dani, Gjylbegu, Kurti, Harapi, Meta, Prennushi, Pipa, Boletini, Rusi, Serreqi, Kiri, Derguti, Laca, Suma, Kakarriqi, Topalli, Darragjati, Barbullushi... E sa të tjerë që nuk zehen as me gojë!
Nder masakrat e paharrueshme në Shkoder mbetën gjithnjë në kujtesen tonë Avokatët Muzafer Pipa, Paulin Pali, Ndrekë Kakarriqi, profesorët Kolë Prela, Qemal Draçini, Kolë Margjini, Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Gjergj Martini, Simon Deda, Kolec Deda etj.
■Vajzat Heroina nuk u harruene kurrë prej Marije Shllakut, Marije Zojzit, Maria Tuci, Adile Boletini, Agime Pipa, Frida Sadedini, Marta Doda, Bardha Gjomarkaj, Terezina e Liza Pali, Drita Kosturi, Viktore Kuka, Ana Daja, Luçia Kola, Laura Keçi etj...
■Hoxhallarët që u masakruen dhe nuk pranonin me u shpifë kunder Klerit Katolik ishin: Hafizët: Myftia, Ali Tari, Derguti, Bushati, Sabri Koçi, Xhemal Najpi etj...  
■Të gjitha këto vrasje dihet e sigurtë se gjithmonë ishin të organizueme nga forcat e sigurimit jugosllav, në bashkpunim me sigurimin e shtetit shqiptar. Kur frika ishte e madhe nga qendresa e Maleve, atëherë, nderhymja jugosllave bahej si per Prekë Calin.
■Vepra ma e shemtueme kunder Klerit Katolik Shqiptar mbetet edhe sot “Futja e armëve në Kishen e Fretenve të Shkodres”, me 17 Nandor 1946, ku tragjedia fillon në 2.00 nade... 
■Me grupin “Katoliçeskaja Banda” në Prizren, me daten 15 Nandor 1946 pushkatohen: At Bernardin Llupi, Marije Shllaku, Prof. Kol Parubi, Mësuesi Gjergj Martini, dhe asht tradhtue ato ditë edhe një nga ma të njohunit Atdhetar Prof. Ymer Berisha.
■Me daten 27 Tetor 1946 arrestohet në Tiranë At Pjeter MESHKALLA e Don Shtjefen KURTI, që mbas një qendrimi Burrnor, do të arrestohen me “Revolucionin Kultural” dhe do të ridenohen, atëherë kur Don Shtjefni edhe do të pushkatohet...
***
VETEM HAPJA E DOSJEVE TREGON TË VERTETEN E GJENOCIDIT...
EDHE “KONFERENCA ISLAMIKE” PO MERZITET ME JU QEVERITARË!..
TË GJITHË KËTA VIKTIMA TË KOMUNIZMIT KANË AUTORËT E KRIMIT !

            Melbourne, Tetor 2016. 

2016/10/27

Klea Huta , një vajzë plot sharm, plot ëmbëlsi, që di të bëjë për vete këdo, ia doli të rrëmbejë zemrat e shumëkujt.

Nga Dorela  Keli-Lezhë

Klea Huta, për publikun e gjërë u bë e njohur jo shumë vite më parë. Por vajza bukuroshe hapat e parë i hodhi tek “Kripëmjaltëzat”. Ndërsa më vonë si një vajze bukuroshe mori pjesë tek “E Diell” në rubrikën “Top Girls”, ku pati shumë sukses.



Po Klea nuk mund të ndalonte aty Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve, për aktrim. Sot ajo është pjesë e Teatrit Kombëtar, si një aktore kryesore në shumë vepra. Por sërish bukuroshja jonë nuk mund të ndalej aty.


Një ofertë në mometin e duhur, në kohën e duhur e bëri Klean prezatuese të Gjeniut të Vogël. Aty bukuroshja jonë u bë më shumë e njohur, nuk vonoi dhe befas erdhi një ftesë tjetër për festivalin e fundvitit. Dhe ja Klea jonë, një vajzë plot sharm, plot ëmbëlsi, që di të bëjë për vete këdo, ia doli të rrëmbejë zemrat e shumëkujt.



Nuk vonoi dhe sapo mbylli Gjeniun e Vogël, shpejt e gjeti veten nën prezantimin e “Maratonës së Këngës Popullore”..

Image result for klea huta

Të shkruash për Klea është gjëja më e thjeshtë në botë. Ajo në art njihet si protagoniste në shumë fusha. Në aktrim që është fusha e saj, në prezatim dhe së fundmi si këngëtare, ku po shpalos taletin e saj sukseshëm. “Amla, sikur është vetë Klea” është dhe titulli i këngës së re. Ajo është ndër të paktet që të kënaq syrin, veshin, di të jetë Amla gjithmonë.

Image result for klea huta

Skena e teatrit e do, televizioni po e po, njerëzit janë mësuar tashmë me vajzën sharmante dhe do të donin ti shoqëronte gjithmonë në ekran. Kleas tani i mungon vetëm titulli i missit, se të gjithë titujt e tjerë i ka fituar me plot merita.


Nga Floripress :Flori Bruqi


Vendlindja: Tiranë
Mosha: 23 Vjeç
Ditëlindja: 13 Korrik 1993
Shenja e Horoskopit: Gaforrja

Klea Huta është një këngëtare e njohur. Fillesat e Kleas kane qene pikerisht tek qendra artistike 'Sirea Film' me grupin 'Kripemjaltezat'.

Duke zhvilluar shfaqje muzikore ose ndryshe 'Musical" jo vetem ne sallen e Akademise se Arteve dhe Teatrit te Operas dhe Baletit por ne mbare Shqiperine duke i dhuruar show dhe emocione shume prinderve e femijeve me elokuencen,talentin dhe sharmin qe i karakterizonte si grup.


Me pas ajo u spikat si e talentuar ne fushen e muzikes dhe jo vetem.. Performanca e saj e pare eshte pikerisht ne:"Maratonen e kenges Performuese("Planeti Kripëmjaltëzat")".Ajo u paraqit me kengen :"Sa dua" dhe pati shumë sukses.

Madje ajo rrembe edhe nje nga cmimet e ketij festivali per femije pikerisht cmimin: "Best Friend" nje cmim ky i cli jepej nga vete artistet e ketij festivali.
Më vonë ajo nxjerr plote kenge te bukura të cilat shfaqe me imazhin e :"Winx". Por nuk mbaron ktu ajo poashtu ishte imazhi kryesor ose prezantuesja me sakte e nje programi shume te dashur per femije behet fjale per emisioni:"Junior Club" qe trajtonte temat e ndryshme te adoleshenteve dhe rolin e prezantuese e kishte kjo.Ndërsa më vonë ajo merr pjese edhe ne: "Top Girls" ne spektaklin: "E Diell" ku pati mjaftë sukses.
Per pak mbush 20 vjec, dhe ka cfare te ndaje me publikun, tashme qe eshte bere protagoniste si moderatore e “Top Fest 10” ne krah te Ledion Licos dhe ne serialin triller te Besnik Bishes me titull “Millenium”. Pas eksperiences si gazetare sportive e kronikave roze ne “Procesin Euro 2012”, tashme ne ethet e nje gare ku kendohet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...