Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/31

O Edi Rama: Mos ma prek Valbonën !


Image result for lumi valbona

“Mbajeni Valbonën të bukur dhe të pastër!”, ka qenë mbishkrimi në tabelën në hyrje të vilës “Jazerca”. Ka shërbyer si shenjë paralajmëruese për aktivitetin që ka zënë vend në hapësirën përreth vile.
Image result for lumi valbona
Skena e madhe në rrafshin e rrethuar me male të gjelbra në anën e majtë dhe kodra të thepisura në anën tjetër, përgjatë tërë ditës së shtunë ka qenë vendi i protestës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kryefjalë ka qenë muzika. Por jo më shumë se 200 veta, shumica prej të cilëve nga Kosova e të huaj, i janë bashkuar thirrjes për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve, një projekt të iniciuar në vitin 2013 nga qeveria e kaluar në krye me Sali Berishën.
Image result for lumi valbona
Bëhet fjalë për 11 hidrocentrale, të cilat parashihej të shtriheshin në 25 kilometra përgjatë luginës së lumit Valbona. Nëntë kontrata tashmë janë anuluar, derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten kishte thënë se dy të tjera kanë marrë dritën e gjelbër, për shkak të pamundësive ligjore për t’i anuluar. Ky lajm ishte bërë i ditur pas nismës së qytetarëve për të protestuar. Megjithatë kjo nuk mjaftoi.

Image result for lumi valbona

Të shtunën këngëtaret e mirënjohura shqiptare të muzikës jazz, Elina Duni dhe Eda Zari, bashkë me muzikantë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, shfrytëzuan këngën që të ngrenë zërin për mbrojtjen e natyrës. “Moj e bukura Valbonë”, “Sot jemi këtu për Valbonën” “Mos ma prek Valbonën” – motoja kryesore e koncertit – ishin vetëm disa prej thirrjeve që përcollën protestën për mbrojtjen e bukurive të këtij parku.
Image result for lumi valbona


“Me Edën jemi shkruar dhe kemi vendosur që të vijmë, sepse heshtja jonë do të thotë miratimi ynë. Ne kemi një zë, kjo është demokraci dhe nuk kemi frikë të shprehim atë që mendojmë se nuk është e drejtë, prandaj edhe jemi këtu. Gjithçka është organizuar për një kohë të shkurtër. Ka qenë një stres i paparë, por jemi shumë të lumtur që jemi këtu”, ka thënë Duni, e cila ndau skenën me muzikantët Gent Rushi, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Linda Rukaj, Emiljan Dhimo, Olsa Papandili, Ermal Rodi, të cilët pas Valbonës të dielën u ndalën në Tiranë në një koncert tjetër që për moto kishte “Jo importit të plehrave në Shqipëri”.


Valbona është cilësuar nga “National Geographic” si një nga lumenjtë më interesantë, njëri prej të vetmëve lumenj të egër në botë, që do të thotë se e gjithë rrjedha e saj është e natyrshme.

Paralajmërim nga Rusia, Lufta e Tretë Botërore mund të nisë në nëntor



Një paralajmërim i frikshëm ka ardhur nga Rusia dhe është Sergei Aleksandrovich Markov, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, që ka deklaruar se lufta mund të nisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të 8 nëntorit.

“Këto janë tensionet më serioze mes Moskës dhe Uashingtonit prej dekadash. Lufta mund të nisë përpara 8 nëntorit. Personalisht kam nisur të mbledh rezerva ushqimore, që të fshihem nëse nis lufta. Ju sugjeroj të bëni të njëjtën gjë”, tha Markov

Markov është i njohur me deklarata të natyrës së luftës, i cili më parë kishte parashikuar një luftë në kufirin me Ukrainën.

Ndryshe, tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur në masë të madhe kohëve të fundit, pas invazionit të Rusisë në Ukrainë dhe bombardimeve të saj në Siri. Gatishmërinë e saj luftarake, Rusia është duke e reklamuar ditëve të fundit edhe ndaj shteteve evropiane, duke shkelur hapësirat ajrore dhe detare të tyre.

Lufta e Tretë Botërore do të nisë në Ballkan


Lufta e Tretë Botërore do të nisë në Ballkan


Vetëm papa e ka çelësin e vendit, ku gjendet i shkruar sekreti i tretë i Shën Marisë nga Fatima.

Profecia e Hildegardit nga Bingeni

Hildegard lindi në vitin 1098 dhe shumë shpejt jetën e saj ia përkushtoi Zotit. Abbess Hildegard ishte kryemurgeshë në manastirin benediktin. Kompozonte, shkruante, merrej me filozofi dhe me debate teologjike. Kishte vizione për të ardhmen, të cilat i kishin filluar derisa ishte fëmijë. Hildegard ka përmbledhur profecitë e veta në librin "Scrivias". Aty thuhet se, vendi i madh që gjendet përtej oqeanit dhe ka shumë popuj e fise (SHBA), do ta pësojë nga një kometë. Po ashtu, shumë vende do të preken nga tërmetet, stuhitë dhe vërshimet. Shumë popuj të tjerë do të durojnë urie. Paqja në Evropë do të kthehet vetëm pasi që Franca përsëri të bëhet mbretëri.

Sekreti i tretë i Shën Marisë nga Fatima

Rrëfimi fillon në vitin 1917, kur në Portugali, dy vajza dhe një djalë kishin parë Virgjëreshën Mari, e cila i kishte vizituar disa herë dhe ua kishte treguar tri sekrete rreth ngjarjeve të së ardhmes së afërt. Dy sekrete janë publikuar në një dokument të vitit 1941, derisa është vetëm papa ai i cili ka çelësin e vendit ku gjendet i shkruar sekreti i tretë i Shën Marisë nga Fatima. Sekreti i parë dhe i dytë kishin të bënin me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, derisa në vitin 2000 Vatikani tha se sekreti i tretë kishte të bënte me tentim vrasjen e papës Gjon Pali II. Por, ka shumë njerëz që mendojnë se ky nuk është parashikimi i tretë, i plotë. Në parashikimin e tretë do të duhej të kishte informata rreth apokalipsit, shejtanit dhe kishës.

Profecia e Alois Irlmaierit

Alois Irlmaier ishte një punëtor i rëndomtë fizik nga Frajslasingu në Bavari. Por, ai kishte edhe aftësi interesante. Thuhej se ai ishte parashikues. Thuhet se, pas Luftës së Dytë Botërore, ai iu kishte ndihmuar shumë njerëzve që t'i gjenin të afërmit e tyre, por ai përfundoi në gjyq, i akuzuar për shtrigëri. Gjykatësi e liroi pasi që ai i tregoi gjykatësit deri në hollësi se çfarë rrobash kishte veshur gruaja e tij atë ditë dhe çka kishte bërë. Alois kishte parashikuar edhe ditën e vdekjes së tij, si dhe disa imtësi të tjera. Thoshte se Luftën e Tretë Botërore e kishte parë si në film dhe se ajo do të zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe në Mesdhe, ku do të konfrontohen fuqitë më të mëdha botërore. "Lufta e Tretë Botërore do të fillojë pasi që dy burra do ta vrasin një person të rëndësishëm, të tretë. Ata do të jenë të paguar për një gjë të tillë. Kjo vrasje do të ndodhë në Ballkan. Nuk e di saktësisht kur do të ndodhë kjo", kishte thënë Alois.

Profecia e Shën Nilit nga Sinai

Shën Nili ishte murg i krishterë nga Sinai. Jetoi në shekullin V dhe pas vetes la një profeci të vogël. Kurrë nuk u dëshmua se ai me të vërtetë e kishte shkruar atë profeci, por ajo mbetet megjithatë interesante. Aty ai parashikon avionët, nëndetëset, telefonat, bile edhe internetin. "Pas vitit 1900 dhe në shekullin XX njerëzit do të bëhen të panjohur. Kur të vijë koha për ardhjen e antikrishtit, njerëzve do t'u mungojë nderi dhe krenaria. Nuk do të mund të dallohen meshkujt nga femrat, për shkak të veshjes dhe flokëve të gjata. Do të mbizotërojë lakmia. Njerëzit do të fluturojnë si zogj dhe do të zhyten në thellësi të detit. Por, ata njerëz të shkretë nuk do ta dinë se janë në shërbim të antikrishtit", thuhet në këtë profeci.

Rusia, drejt luftës në vitin 2017



Perëndimi dhe Rusia, drejt luftës në vitin 2017

Pretendimi i parë se perëndimi është drejt një lufte me Rusinë, është bërë nga ish-zëvendëskomandanti i NATO-s, ish-gjenerali britanik Sir Alexander Richard Shirreff.

Në një libër të botuar të mërkurën, “2017 War with Russia”, Shirreff argumenton se ngjarjet në Krime kanë shkatërruar marrëveshjet e pas Luftës së Ftohtë dhe kanë krijuar terrenin për një konflikt, që do të nisë vitin e ardhshëm, shkruan Ewen MacAskill në gazetën prestigjioze britanike “The Guardian”.

Në bazë të një skenari të frikshëm, ai parashikon se Rusia, në mënyrë që t’i shpëtojë asaj që ajo e konsideron si një rrethim nga NATO, do të pushtojë territore në Ukrainën Lindore, do të hapë një korridor tokësor drejt Krimesë dhe do të pushtojë shtete Baltike.

Shirreff, i cili ka qenë zëvendëskomandanti suprem në Europë nga 2011 më 2014 dhe që përpara kësaj ka shërbyer në Irlandën e Veriut, në Irak dhe bë Ballkan, ka vënë në rrezik reputacionin e tij duke bërë një parashikim kaq të guximshëm. Por ai pretendon se tregimi i tij është i modeluar te përvoja e lojës së luftës së NATO-s për konfliktet e ardhshme.

Skenari i tij është specifik, ai përmend Letoninë si vendin e parë Baltik që do të pushtohet, në majin e vitit të ardhshëm. Këto specifikime rrezikojnë që ai të bëhet qesharak.

Gjatë prezantimit të librit në London’s Royal United Services Institute, ai e mbrojti këtë skenar, por tha se NATO mund ta shmangë në rast se ndërmerr hapat e nevojshëm, duke rreshtuar një numër të mjaftueshëm forcash në shtetet baltike. NATO po përgatitet ta bëjë një lëvizje të tillë, në një mbledhje që do të zhvillohet në Varshavë në korrik.

I përballur me skepticizmin e gazetarëve gjatë prezantimit të librit – shtetet Baltike, ndryshe nga Ukraina, janë anëtare të NATO-s dhe aksioni rus ndaj secilit prej tyre, teorikisht do të shkaktonte një përgjigje – Shirreff tha se historia është plot me vendime irracionale të udhëheqësve.

Ai tha se Putin mund të pushtojë shtetet baltike dhe më pas të kërcënojë me një luftë bërthamore në rast se NATO kërcënon që të ndërhyjë.

Paralajmërimi i Shirreff lidhur me rrezikun që përbën Rusia është jehonë e asaj që parapriu admirali amerikan James Stavridis, ish-komandant suprem i aleancës në Evropë, i cili shkruante: “Nën Presidentin Putin, Rusia ka ndërmarrë një kurs të rrezikshëm, i cili, në rast se lejohet që të vazhdojë, mund të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt një përplasjeje me NATO-n. Dhe kjo do të thoshte një luftë që mund të bëhet lehtësisht bërthamore”.

Shirreff këmbëngul se mbajtja e deterrentit bërthamor është thelbësor. “Mos kini asnjë iluzion, sepse përdorimi i armëve bërthamore parashikohet në strategjinë ushtarake të Moskës” – shkruan ai.

Ai e përshkruan Rusinë si kundërshtarin më të rrezikshëm aktual të perëndimit dhe thotë se kursi i Putinit mund të ndalet vetëm nëse perëndimi zgjohet përballë mundësisë reale të luftës dhe ndërmerr veprime urgjente.

Ai foli edhe për Britaninë, për atë që ai e quajti si një cungim të aftësive të saj konvencionale ushtarake, në rast se skena ndërkombëtare do të mbetet beninje. Ai tha se NATO ka gjithnjë e më shumë hendeqe lidhur me njohuritë, aftësitë dhe fuqinë ushtarake për të qenë në një nivel me atë që ai e quan si përmirësimin më të madh që ka njohur ndonjëherë aftësia konvencionale e Rusisë.

Ai kritikoi David Cameron dhe Philip Hammond, i cili ishte sekretar i mbrojtjes përpara se të bëhej sekretar i jashtëm, lidhur me shkurtimet në ushtri. Duke folur për Cameronin, ai shkruan se kryeministri britanik e ka “bërë veten gjithnjë e më të parëndësishëm në arenën ndërkombëtare”.

Shirreff rrëfen një përplasje të 2014-s me Hammond, asokohe sekretar i mbrojtjes, pasi ai shkruajti një artikull të Sunday Times, duke thënë se shkurtimet ishin një lojë e madhe bixhozi. “Sekretari i mbrojtjes ishte aq i zemëruar kur u pyet në publik, saqë unë u thërrita nga gjenerali Sir Peter Wall, kreu i ushtrisë, që më tha se sekretari i mbrojtjes kërkonte një ‘aksion formal’ ndaj meje”.

“Sidoqoftë, një aksion formal do të përfshinte një gjykatë ushtarake dhe fatmirësisht për reputacionin e mëpasshëm politik – ai gjithashtu duket se nuk e vlerësoi faktin që unë i raportova NATO-s dhe jo atij – këshilla e mençur mbizotëroi”.

I pyetur gjatë prezantimit të librit për incidentin, ai tha “Mendoj se është detyrë e ushtarakëve të lartë të angazhuar me politikanët që të mos mendojnë si politikanët, të mos ua bëjnë jetën e lehtë politikanëve, por të marrin parasysh pasojat ushtarake të vendimeve politike. Dhe kam përshtypje se është diçka, e cila ka ardhur duke rënë gjatë viteve të fundit”.

Një pikë tjetër e prekur i referohet dështimit të krerëve të ushtrisë britanike për ta kundërshtuar Tony Blair, lidhur me pushtimin e Irakut. Hetimi Chilcot për Irakun pritet të kritikojë komandantët e lartë britanikë për këtë dështim.

I pyetur lidhur me pasojat për sigurinë britanike në rast të një largimi nga Bashkimi Evropian, Shirreff tha se një gjë e tillë do ta dobësonte më shumë Bashkimin Evropian dhe se një BE më e dobët do ta dobësonte edhe Britaninë.

Para 3 muajve bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s

Thuhet se ishte aksident, por faktet flasin të kundërtën: Bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s


Thuhet se ishte aksident, por faktet flasin të kundërtën: Bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s
Në një vend sekret që bombarduesit e Rusisë e shkatërruan me bomba thërrmuese muajin e kaluar, qëndronin pjesëtarët e Ushtrisë amerikane dhe asaj britanike, shkruan Wall Street Journal duke cituar Fox News. “Sulmi rus në një bazë të fshehtë të CIA-s është pjesë e presionit të Kremlinit ndaj Shteteve të Bashkuara, për t’i detyruar që të koordinohen me ta për luftën në Siri”, ka shkruar gazeta, duke cituar informacionet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit.

Sulmi ndaj bazës sekrete të CIA-s ndodhi më 16 qershor, por u bë i njohur tek tani. Një ditë para sulmit, 20 nga 24 pjesëtarët e forcave speciale britanike u tërhoqën nga baza, si dhe kolegët e tyre amerikanë, për të kaluar në Jordani. Ata gjithmonë natën shkonin në Jordani, për shkaqe sigurie. Kështu, nga sulmi rus vrarë mbetën të vrarë katër kryengritës sirianë, transmeton Telegrafi.

Pas sulmit të parë në të cilën ishte hedhur bomba thërrmuese, Qendra Ajrore Amerikane në Katar menjëherë kontaktoi bazën ruse në Latakia të Sirisë, për t’i informuar se është sulmuar baza e tyre në afërsi të kufirit me Jordaninë. Megjithatë, 90 minuta pas thirrjes së amerikanëve, rusët goditën sërish, ndonëse e dinin se është bazë sekrete e CIA-s.

Zyrtarët rusë fillimisht ishin arsyetuar ndaj Pentagonit se kanë menduar se kjo ishte bazë e të ashtuquajturit Shteti Islam, por amerikanët nuk e pranojnë këtë shpjegim. Rusët gjithashtu thanë se kanë marrë nga jordanezët leje për sulm aty, por prapë SHBA-të nuk kishin asnjë dëshmi për autorizim të tillë. Ndaj, arsyetimi i fundit rus ishte se nuk mund të tërhiqnin sulmin pasi amerikanët nuk ua dhanë koordinatat e sakta të bazës.

Ky sulm thelloi mosbesimin midis Pentagonit dhe CIA-s në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit në anën tjetër. Në fakt, derisa ushtarët dhe oficerët e inteligjencës thonë se rusët duhet të paralajmërohen për pasojat, SHBA-të dhe Rusia arritën marrëveshje për mos sulmim të kryengritësve që mbështesin amerikanët, e në anën tjetër cak do të jetë Fronti al-Nusra, me çka Pentagoni dhe CIA nuk po pajtohen.

Putini mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda nate”!

Lideri rus, Vladimir Putini mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditëse vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shkëmbin stabilitetin botëror.
Paralajmërimi tronditës: Putini mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda nate”! (Foto/Video)
Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski.. Ata thonë se “Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t’ju bindet atyre”.

Dokumenti thotë se Rusia mund të deklarojë luftë “brenda natës” dhe se NATO-ja nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në Baltik – në shtetet si Lituania dhe Letonia.

Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.

A ka gisht Rusia dhe Putini ?


A po rrezikohet qëllimisht Hillary Clinton?


Lideri demokrat në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Harry Reid, tha se kreu i FBI-së mund të ketë shkelur ligjin, pasi ka bërë të ditur se agjencia e tij është duke hetuar disa emaile, të cilat mund të kenë lidhje me kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Reid akuzoi drejtorin e FBI-së, James Comey, për shkelje të një akti, i cili i ndalon zyrtarët të ndikojnë në zgjedhje.

Lajmi për hetimet e FBI-së ka ardhur më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Agjencia është duke hetuar disa emaile që i përkasin një ndihmëseje të lartë të Clintonit.

Emailet e Huma Abedinit besohet se janë gjetur në laptopin e burrit të saj, ish-kongresistit Anthony Weiner.

Weiner është subjekt i një hetimi të veçantë, nën dyshimet se ka dërguar mesazhe seksuale te një vajzë e mitur.

Raportohet se janë rreth 650,000 emaile për t’u hetuar në rastin Clinton, çfarë e bën të pamundur për hetuesit që të dalin me një vendim përpara zgjedhjeve.

FBI beson se emailet mund të lidhen me hetimet paraprake të Clintonit, për shkak të përdorimit të një serveri privat në kohën kur ka qenë Sekretare e Shtetit në administratën Obama.

Ky rast është mbyllur në korrik pa ndonjë akuzë kundër Clintonit.

Përmes një letre, lideri demokrat i Senatit, Reid, akuzoi drejtorin e FBI-së, Comey, për ushtrimin e standardeve të dyfishta, me qëllim që të ndihmojë një parti politike përballë tjetrës.

Ai tha se Comey mund të ketë shkelur Aktin e Kurdisjes, i cili i ndalon zyrtarët të përdorin pozitën e tyre për të ndikuar në zgjedhje.

Reid po ashtu tha se Comey ka fshehur “informacione të vrullshme për lidhjet e afërta të kanidatit republikan për president, Donald Trump, dhe këshilltarëve të tij me Qeverinë e Rusisë”.

“Publiku ka të drejtë të dijë për këto informacione. Ju kam shkruar disa muaj më parë, duke kërkuar që këto informacione të bëhen publike”, tha Reid.

Se çfarë efekti mund të ketë veprimi i FBI-së në zgjedhjet e 8 nëntorit, është e paqartë, por sondazhet e opinionit tregojnë se epërsia e Clintonit ndaj Trumpit ka rënë.

Një sondazh i ABC News dhe i Washington Post, i publikuar të dielën, e ka treguar Clintonin vetëm me një përqindje përpara.

Clinton i ka përshkruar veprimet e Comeyt si “të papara” ndonjëherë dhe “thellësisht shqetësuese”.

Trump, në anën tjetër, ka lavdëruar vendimin e FBI-së, duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë për mbrojtje të Clintonit.

“Departamenti i Drejtësisë është duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur veprimtarinë kriminale të Hillary Clintonit”, tha Trump.

Në një intervistë për televizionin CBS, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Clinton po përballet me “një standard të dyfishtë” kur është fjala për besueshmërinë.

Sipas vëzhguesve, veprimi i FBI-së mund të jetë asgjë, por edhe gjithçka për Clintonin. Analistët thonë se një gjë është e sigurt: edhe nëse Clinton fiton garën për Shtëpinë e Bardhë, ditët e para të presidencës së saj do të ndiqen nga kjo ngatërresë politike.


Klinton nuk e sfidon dot Putinin

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Tramp ka folur për akuzat e Hillary Klinton, që e akuzoi se ka lidhje me lobet ruse. Tramp tha se Klinton i thotë këto fjalë, për shkak se nuk do të kishte fuqi të përballonte një president si Putini.

“Hillary ka dëshirë të luajë me Rusinë. Por, Putin e shikon atë dhe qesh”, tha Tramp në një fushatë në Virxhinia. Kjo deklaratë e Tramp vjen pak kohë, pasi kandidatja demokrate ka hedhur akuza të forta për lidhje të mundshme të kandidatit republikan me Rusinë.

Donald Tramp, në fushatën e tij, ka thënë se do të bashkëpunojë me Putinin për të zgjidhur krizën në Siri. Nga ana tjetër, Klinton është zotuar për luftimin e organizatave terroriste, por edhe për rrëzimin e Asadit nga pushteti. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar të ketë gisht në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...