2016-11-06

EULEX t’ia jap informacionin ‘top-sekret’ Policisë së Kosovës



I vetmi institucion në Republikën e Kosovës që posedon listat e personave të dyshuar për krime në Kosovë, gjatë periudhës së luftës 1998-99, është Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Të njëjtat lista nuk i posedon organi i sigurisë në vend, Policia e Kosovës. Kjo çështje ka ngjallur reagime të shumta nga deputetët dhe ekspertët e sigurisë në vend. Sipas tyre, PK-ja në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit duhet t’i përpiloj disa lista të reja për personat që kanë kryer masakra, vrasje dhe dhunime të popullsi në Kosovë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi në një prononcim për “Indeksonline” thotë se EULEX-i është i detyruar që ato lista t’ia bartë institucioneve tona përgjegjëse.

“Është detyrë e EULEX-it që pas dërgimit të të gjitha kompetencave mbi institucionet e vendit nga 2008 e sidomos nga 2010, të mendojë se e ka për borxh e obligim në raport me detyrat që u dalin. Pra, të informojnë institucionet e Kosovës dhe të bashkëpunojnë me to, të kenë besim tek bartja e të gjitha informatat të cilat duhet të jenë ‘Top-secret’, qoftë informatat e tjera me të cilat do të kishin bashkëvepru në mënyrë që me i parandalu veprimet që do t’ju ndihmonin institucioneve tona”, thotë ai.

Më tej, Rexhepi thotë se është e dobishme që sa më parë të bëhet identifikimi i personave që kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës në Kosovë. “Duhet të jetë një pasqyrë se kush janë ata persona dhe poashtu të marrin veprimet adekuate me nevojën që e lyp koha”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, njohësi për çështje të sigurisë, Florian Qehaja ka këshilluar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i përpilojnë vet këto lista, të cilat i posedon vetëm Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit.

“Policia duhet t’i ketë lista. EULEX-i ka raste specifike. Por me vet-iniciativë policia është dashur t’i bëj listat se kush ka kryer krime, në bashkëpunim me Prokurorinë, me u bë flet-arrestet. Mirëpo s’ka pas vullnet dhe iniciativë të institucioneve. Nuk ka pas bashkëpunim mes Policisë dhe Prokurorisë për këtë çështje. Pra, këto dy organet duhet ti përpilojë nga fillimi këto lista të nevojshme për shtetin”, ka thënë ai.

Ndryshe, zv.drejtori i përgjithshëm i PK-së, Naim Rexha ditë më parë ka konfirmuar se EULEX-i është i vetmi institucion që ka emrat e personave të cilët kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës. Kështu, sipas tij, Policia e Kosovës nuk ka asnjë listë të vetme. Ai kishte thënë se janë disa zyrtarë të PK-së të cilët bashkëveprojnë në kuadër të Njësisë së krimeve të luftës së policisë së EULEX-it.

“Jemi të gatshëm si dhe ne kemi kërkuar disa herë që ne ta marrim përgjegjësinë edhe para vazhdimit të mandatit të fundit të EULEX-it, mirëpo nuk ka është dhënë. Ne kemi njohuri për një data-bazë që është në kuadër të kësaj Njësie, mirëpo çfarë ka aty ata e administrojnë. Policët tanë kanë filluar të merren me raste të caktuara siç ju ndahen në kuadër të Njësisë”, është deklaruar numri dy i PK-së./Indeksonline/ Shkruan: Alban Muhaxheri/

Bajram Gecaj:Daniel Serwer i ka dëgjuar intervistat e mija kur ka folur për Vetëvendosjen

Keshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, njëherësh edhe zëvendësministër i Pushtetit Lokal i ftuar në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ka thënë se analisti Daniel Serwer paraprakisht i ka dëgjuar deklaratat e tij kur ka thënë se Kosova është e rrezikuar nga Lëvizja Vetëvendosje më shumë se nga Rusia.

“Ai i ka dëgjuar intervistat e mija kur kam thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e keqja më e madhe e këtij vendi. Po ta merrte pushtetin Vetëvendosja, ne do të kishim të instaluar diktaturë në këtë vend. Unë jam kundër kësaj Lëvizje sepse lëvizjet e tilla nuk kanë vend në vendet demokratike. Lëvizjet që përdorin dhunë nuk kanë vend në një sistem demokratik”, ka thënë Gecaj.

E, për deklaratën e përbashkët që po përgatitet për t’ia dërguar Brukselit zyrtar, për heqjen e vizave për Kosovarë, Gecaj thotë se qëllimi kryesor është që të marrin pjesë të gjitha partitë politike pozitë-opozitë, pasi që është proces që pritet me vite.

Ndërsa duke folur për mos prezencën e listës serbe në institucione ai ka thënë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga ta në mënyrë që të dëshmojnë bojkotin ndaj institucioneve.

Gecaj ka thënë se nuk do të ketë shantazhe ngase Qeveria i ka votat edhe pa Listën Serbe, vetëm në proceset kur kërkohen 2/3 e votave.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën në Kontakt.




Familja e te ndjerit Astrit Dehari njofton se sot nuk varroset djali i tyre

Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre, i cili vdiq derisa ishte duke shkuar nga burgu i Prizrenit për në spital

“Ju informojmë se varrimi i Astrit Dehari djalit te Avni Dehari NUK bëhet sot (e diel) Për më shumë ju informojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e Familjes Dehari.

20161105180607330646

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën dhe ishte duke u mbajtur në paraburgim prej 67 ditësh nën dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Partia e Visar Ymerit, Vetëvendosje, ka kërkuar përgjegjësi nga Shteti për vdekjen e aktivistit të tyre derisa institucionet shtetërore kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të kësaj ngjarjeje.

Madje, familjarët e Deharit kanë kërkuar që gjatë autopsisë të ketë edhe mjekë të pavarur për të zbardhur të vërtetën lidhur me vdekjen e Astritit.

Deri më tash, zyrtarët e Policisë, Prokurorisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë thënë se Astrit Dehari vdiq në rrethana ende të pasqaruara.


astrit-dehari


Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do të ndezin qirinjë në kujtim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.

Ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 17:00. Kurse, në ora 13:00, Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj një konferencë për media, lidhur me këtë tragjedi që i ndodhi familjes Dehari, derisa djali i tyre ishte në paraburgim. Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre.

Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.
astrit dehari


Prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore për rastin Dehari

astrit dehari

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, të dielën, se Prokuroria dhe ekipet përkatëse, kanë kryer të gjitha hetime në bazë të rregullave për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

Dehari ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Kryeprokurori Hoxha tha se nga hetimet e deritashme, rezulton se i ndjeri është dërguar në spital pa shenja jete.

Ai tha se prokurori është duke mbledhur edhe disa informacione, por ato më kryesoret do të jenë pas përfundimit të autopsisë që do të bëhet nga ekspertët mjeko-ligjorë.

“[I ndjeri] është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Aty tash i kemi disa kërkesa të familjarëve se duan ekip më të gjerë dhe ekspertë të jashtëm. Mirëpo, ne do të veprojmë në kuadër të kompetencave të Kodit të Proceduarës Penale. Ne, po ashtu, e kemi lëshuar urdhëresën për caktimin e tre ekspertëve mjeko-ligjorë [kosovar] që do të marrin pjesë në autopsi”, shpjegoi Hoxha.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me anë të një deklarate për media ka kërkuar që të sqarohet në detaje vdekja e Deharit.

“Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kërkojmë nga institucionet përkatëse të ligjit, që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në deklaratën dërguar medieve.

Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i së cilës ishte Dehari, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e tij, ndërsa ka nënvizuar se “si hero do ta kujtojë përgjithmonë”.

Po ashtu, ky subjekt politik me anë të një komunikate, ka thënë se pas deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, Lëvizja Vetëvendosje mban pikë së pari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht, pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

Një sulm mbi Kuvendin e Kosovës, u krye në muajin gusht me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale. Javë më vonë Policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer vepër penale të sulmit mbi objektin zyrtar.




Miratohet kërkesa e familjes e të ndjerit Astrit  Dehari për përfshirjen e ekspertit të pavarur në autopsi



Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit Astrit Deharit, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.

“Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarrë të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.

“Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin”, përfundon komunikata.

Komandot shqiptare stërviten në kufi me Rusinë

256801256794

Trupat ushtarak të Britanisë të Shqipërisë si dhe të disa vendeve të tjera janë trajnuar së bashku në Letoni (në një vend në kufi me Rusinë).

256795256796
Ata janë duke marrë pjesë në stërvitjen që organizohet dhe të njohur me emrin programi “Silver Arraw”.

256797256798

Rreth 3 mijë trupa nga 10 vende të ndryshme marrin pjesë në këtë stërvitje që organizohet çdo vit dhe sigurisht në të nuk mungojnë as trupat shqiptare.

256799256803
Më lart mund të shihni edhe disa nga foto më të bukura nga stërvitjet e këtyre trupave speciale.


256804256805

256807256809

Flet personi që deshi ta vras Trump-in

Personi i cili bëri që Donald Trump të nxirrej jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret, ka thënë se mbështetësit e kandidatit republikan u kthyen kundër tij, ndërkohë që mbante një poster që shkruante “Republikanët kundër Trump”.


Njeriu i cili e identifikoi veten si Austyn Crites nga Reno, i tha “The Guardian” se ai po mbante posterin në një tubim, kur përkrahësit e Trump filluan ta sulmonin derisa e hodhën në tokë.

33-vjeçari, i cili thotë se ka qenë anëtar i Partisë Republikane për rreth 6 vjet.

Ka pasur skena paniku në këtë tubim të Trump, me sa duket i nxitur nga britma se të paktën një person në turmë po mbante një armë.

Qindra njerëz ikën nga pjesa e prapme në panik ndërkohë që Trump u nxor me nxitim nga

Admirali James Stavridis tha se SHBA është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sulmi rus.

SHBA “gati”, për të rrëzuar ushtrinë e Putinit, Rusia ndërhyn në zgjedhjet Presidenciale?


SHBA “gati”, për të rrëzuar ushtrinë e Putinit, Rusia ndërhyn në zgjedhjet Presidenciale?


SHBA “gati”, për të rrëzuar ushtrinë e Putinit, Rusia ndërhyn në zgjedhjet Presidenciale?
Hakerat e SHBA-së, janë gati për të nisur një sulm masiv kibernetik në Rusi dhe për të shfaqur frikë në Kremlin, pasi Rusia mund të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale, ka zbuluar një dokument sekret.

Dokumentet kanë zbuluar se, Washingtoni ka depërtuar në rrjetin elektrik Rus, në rrjetet e telekomunikacionit dhe në sistemin e komandës së Kremlinit. Cache, konfirmon se SHBA është e “përgatitur për fushën e betejës”, duke lënë viruset që të tejkalojnë armët e njohur si “malware” në një pjesë të infrastrukturës kyçe që mundëson ushtrinë për të mbyllur plotësisht luftën e Vladimir Putinit.


Ish-komandanti i NATO-s, admirali James Stavridis tha se SHBA është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sulmi rus.

Ai pohoi edhe se: “Unë mendoj se ka tri gjëra që duhet të bëni në qoftë se ne shohim një sulm kibernetik. E para padyshim është mbrojta kundër tij. Zbulimi është bërë gjatë një paralajmërimi të zymtë nga zyrtarët ushtarakë amerikanë, duke i thënë Rusinë të mos përzihem në votimet për President”.

Pentagoni nuk është duke pritur një sulm kibernetik në SHBA, por ajo është duke parashikuar “të keqen” në prag të votimit të së martës.

Kjo mund të përfshijë lirimin e mundshëm të dokumenteve të rreme dhe përhapjen e llogarive fals në media sociale. SHBA ka akuzuar më parë Moskën për përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet, duke u përfshirë edhe në email-et e Partisë Demokratike.

Qindra hakera nën komandën e Vladimir Putinit besohet të jetë fillimi i sulmeve të fshehta në institucione britanike të tilla si, bankat dhe serverat e Qeverisë, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...