2016-11-11

Shumica e heshtur e Amerikës së Donald Trump




GAZMEND SYLA


 Kur të premten e kaluar po sillesha nëpër turmën e njerëzve në tubimin e Donald Trump, në një hangar të qytetit Wilmington të Ohios, më ra në sy një parullë. Ishte disi e veçantë, pasi nuk e kuptoja mirë se cili ishte mesazhi që ajo përçonte.

“Shumica e heshtur për Trump”, shkruante në të.

“Çfarë do të thotë kjo?”, e pyeta një të moshuar, që e mbante në dorë.

“Do ta kuptosh më vonë”, më tha ai.

E lashë me kaq, me idenë se as plaku nuk ia ka idenë se çfarë është ajo. Mendova se ia ka dhënë dikush ta mbajë dhe ai nuk po bën gjë tjetër, pos që e kryente një punë që i ishte thënë ta bëjë.

Duke mos menduar për këtë, të nesërmen shkova të shoh si po shkojnë votimet në Cuyahoga County, në qytetin e Ohios, Cleveland.

Ndonëse joetike, më interesonte të dija se për kë do të votojnë këta njerëz. Kishte që nuk donin të flisnin. E ata që pranonin, me shumicë dërmuese ishin pro Hillary Clinton.

Dikur vonë pata fatin ta intervistoj një votues të Trump. Ishte një grua, latinos, siç i quajnë këtu të ardhurit nga Meksika e Amerika Latine. Republikani nuk i do ata në vendin e tij. I quan kriminelë dhe drogaxhi.

“Trump e ka mirë. Kush vjen këtu e bën keq, duhet të kthehet. Kush rri mirë e punon mirë, bëhet amerikan i mirë”, më tha ajo.

Meqë ishte vetëm një me Trump e shumë më Clinton, për arsye profesionale të zanatit tim, duhej të kërkoja edhe tjerë që janë me republikanin

“Kot e ke. Ata nuk flasin pasi fshehen. Nuk duan të deklarohen se e mbështesin atë”, më tha një nga punëtorët zgjedhor. “Ose të gënjejnë se janë me Trump”.

Nuk i besova. Kjo është Amerikë dhe liria e shprehjes këtu është mbi çdo gjë tjetër, thashë me vete. Pse mund të kenë frikë njerëzit të deklarohen?! Kot ia futi tipi.

Por, kështu më ndodhi edhe ditë ne zgjedhjeve, kur vizitova dy vendvotime në Lower Manattaan të New Yorkut. Pos një amerikani me origjinë ruse, të gjithë që i intervistova më dolën të jenë anti-Trump.

M’u kujtua ai burri i qendrës zgjedhore ne Cleveland dhe nisa të dyshoj. Ky mbase e pati mirë, mendova me vetvete. Nuk është lehtë për njeri normal të thotë se është pro një kandidati që angazhohet për të ndërtuar një mur të madh, të gjatë e të lartë për të penguar tjerët të hyjnë në Amerikë. Për një njeri që del kundër myslimanëve, por edhe vetë amerikanëve jo të bardhë. Dhe për një njeri, që del se ka bërë e ka thënë gjëra të papëlqyeshme për gratë.

Mbase për shkak të turpit, ata që e kanë dashur Trumpin, nuk janë deklaruar të gjithë, sinqerisht, kur janë pyetur. Pothuajse të gjitha anketat që janë bërë në Amerikë, e kanë lënë atë pas Clinton. Në ditën e zgjedhjeve kjo ka hyrë me 3-4 pikë përparësi.

“Me gjasë keni dëgjuar njerëzit të flasin për atë se a mund të ketë votë të fshehur për Trump. Nuk është e fshehur. Ka njerëz që thonë se ky vend është duke shkuar në drejtim të gabuar e të cilët nuk janë duke u deklaruar për të, tashti”, e kisha dëgjuar të thotë John McLaughlin, CEO i McLaughlin and Associates, një firmë e specializuar për anketa dhe hulumtime në një takim me gazetarë të huaj si puna ime, që po mbulonim zgjedhjet në Amerikë. “Ata mund të jenë 10 deri në 12 për qind e elektoratit”.

Trump ishte kandidat më i papërshtatshëm dhe më i pafavorshëm për t’u bërë president. Dhe kjo gëzonte edhe firmat e specializuara të sondazheve, nga perspektiva liberale (prodemorkatike), si ajo e Jefrey Pollock, për dallim nga McLaughlin, që i takonte perspektivës konservative (prorepublikane) që bëjnë sondazhe.

“Nëse shihet historia e industrisë së sondazheve, me shumë herë ia kemi qëlluar sesa kemi gabuar”, tha Pollock, themelues dhe president i “Global Strategy Group” tha ai, kur u pyet nga Klan Kosova. “Historia e sondazheve ende është në favor tonin dhe shpresoj që, për hir të vendin tonë, sondazhet të jenë OK edhe nesër”,.

Ai po qeshte kur i thoshte këto gjëra. Ishte i bindur në fitoren e Clinton dhe nuk e fshehte këtë aspak, pavarësisht se e dinte që votuesit e padeklaruar, ata të fshehurit, mund ta kenë njëfarë ndikimi. Por jo të madh, sipas tij.

E këta, tash pas fitores së Trump, kanë nisur të “qelen”.

“Sot po vjen era liri”, më tha një i bardhë, qe e takova mëngjesin e të mërkurës. “Latinos dhe zezakët na kanë lodhur. Nuk punojnë gjë dhe menjëherë ankohen për diskriminim”.

Kur më tha kështu, u binda për shumicën e heshtur, si puna e tij. Edhe më shumë kur e bëra pak muhabet me një femër në ashensorin e hotelit.

“Si po ndihesh sot me Trumpin president?”, e pyeta unë.

“Foli shumica e heshtur”, më tha ajo shkurt.

Mu kujtua burri me parullën në tubimin e Trump në Wilmington.

E kush janë këta shumicë e heshtur në Amerikë?

Shpjegimin më të mirë për këtë e dëgjova nga Christina Greer, një profesoreshë e shkencave politike të cilën pata mundësi ta takoj në një ngjarje të organizuar nga Zyra për Shtypin e Huaj të Departamentit të Shtetit, të hënën në New York.

“Krejt Amerika është e kuqe”, tha ajo. “Çështja është se a ka mjaft qytete të kaltra në shtetet e kuqe për t’ua ndryshuar ngjyrën”.

E kuqja në Amerikë është ngjyrë e republikanëve. E kaltërta për demokratët.

Të martën, nuk pati mjaft qytete të kaltërta.

Trump fitoi. Falë shumicës së kuqe, që po heshte ose nuk po tregohej e sinqertë, në sondazhet e mëhershme. Ajo foli të hënën, me vota të përnjëmendta.

Donald Trump “pushton” veriun e Mitrovicës, aty shfaqen Hashim Thaçi e Edi Rama

Imazhi i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka pushtuar Veriun e Mitrovicës.


Fotografitë e Trump, janë vendosur në rrugë kryesore, sheshe, e hyrje ndërtesash, ndërsa poshtë secilës, janë shkruar porositë “Serbët e kanë përkrahur” dhe “Serbët, gjithnjë i kanë qëndruar pranë”.

Kështu qytetarët e Mitrovicës Veriore, i janë gëzuar ardhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht pasi që ai e mundi në garë, Hillary Clinton.

Përveç kësaj, në billbordet e vendosura në mëngjesin mes të enjtes e të premtës, u shfaqën dhe dy liderë shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Policia dhe komuna e Mitrovicës së Veriut, nuk kanë njohuri për identitetin e autorëve, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar që këta posterë janë ilegal.

Presidenti i Francës Fransua Holond dhe Donald Tramp zhvillojnë bisedën e parë telefonike


 Holond dhe Tramp zhvillojnë bisedën e parë telefonike

Presidenti i Francës Fransua Holond zhvilloi sot bisedën e parë telefonike me Shefin e sapozgjedhur të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp.

Mësohet se biseda zgjati 7-8 minuta dhe u cilësua nga qeveria franceze si e “përzemërt”. “Ata të dy do të flasin sërish për luftën kundër terrorizmit, krizat në Ukrainë, Siri dhe Irak, si dhe marrëveshjen për klimën”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

"Detyra ime është të siguroj që ne të kemi marrëdhënie sa më të mira me Shtetet e Bashkuara, por marrëdhënie që bazohen në sinqeritet dhe qartësi”, tha Holond për televizionin “France 2”

Kërkohet dorëheqja e ministres së Drejtësisë



Kërkohet dorëheqja e ministres së Drejtësisë


"Dorëheqje zinxhirore, në planin moral, është dashur të ndodhte, por dihet se kjo kastë politike nuk merakoset për shkatërrimin e Kosovës, e lëre më të flasim për dorëheqje për arsye morale, derisa është drejtësia selektive që e ka sjell Kosovën deri në këtë stad, ku asnjëri nga oligarkët politikë nuk është prangosur, ndërsa të tjerët, të shkretit edhe mund të vriten, jo në rrugë, por në burgje, dhe askush nuk jep përgjegjësi, askush nuk jep dorëheqje?!", ka theksuar për gazetën "Kosova Sot" analisti Shefqet Dibrani ,raporton Gazeta Kosova Sot

Dorëheqja nga postet ministrore që nga paslufta e këndej kanë munguar gjithnjë, që të shërbejë si një akt moral dhe shembull për një qeverisje serioze. Rasti më i freskët i kësaj natyre është edhe ministrja aktuale e drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila si duket nuk e ka parë të udhës që të bëhet ndër shembujt e paktë të kësaj kthese, duke dëshmuar kësisoj devotshmëri dhe seriozitet pas rastit tragjik të vdekjes së veprimtarit të VV-së, Astrit Dehari. Ndaj është shtuar çështja se a duhet të japë dorëheqje ministrja e Drejtësisë, e cila ndonëse ka vetëm një kohë të shkurtë që është në këtë post, nga tragjedia që ndodhi duket se ajo nuk e di se çka po ndodh në burgjet e vendit, ku të burgosurit po e pësojnë më së rëndi. Po ashtu, është ngjallur edhe dilema se a vepron drejtësia në Kosovë në mënyrë selektive, pasi njerëzit e aferave 'Pronto' dhe fëmijët e tyre shpëtojnë pa ferrë në këmbë dhe pa u lagur, ndërsa mbahen në burgje njerëz si aktivisti i opozitës, Astrit Dehari, që për fat të keq të tij dhe familjes e gjeti vdekjen aty. Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se vdekja tragjike e veprimtarit të VV-së, Astrit Deharit, duke u mbajtur në paraburgim kaq kohë dhe pa u gjykuar për veprën e supozuar, në një nga burgjet e Prizrenit, është mjaft rast indikativ për sigurinë në jetën e të burgosurve që vuajnë dënimin në burgjet e Kosovës. Sipas tij, ky rast tregon se, pa marrë parasysh rrethanat e vdekjes së Astritit, atë se siguria dhe gjendja në burgjet e Kosovës nuk është asfare në gjendjen e duhur dhe për këtë përgjegjësisë e bart drejtpërdrejt kreu i Ministrisë së Drejtësisë, nën menaxhimin e së cilës ministri janë edhe burgjet.

Drejtësia selektive "Vetëm nëse vdekja e Astrit Deharit ka qenë vdekje e natyrshme, që kjo lë pak hapësirë për të dyshuar, që sipas një deklarate të prokurorit Sylë Hoxha, se kufoma kishte shenja të gërvishtjes në qafë, për çka ka indice se vdekja mund t'i jetë shkaktuar me përdorimin e forcës ndaj, tashmë të ndjerit, Astrit Deharit", tha Kelmendi."Ndërsa, në anën tjetër, sa për "institucionin" e dorëheqjes, këtu tek ne, në Kosovë, qoftë edhe si përgjegjësi morale, kjo nuk ekziston në mendësinë dhe në ndërgjegjen tonë njerëzore, prandaj ky institucion i përgjegjësisë morale ndaj rasteve, edhe atëherë kur përgjegjësia nuk bie direkt, do të duhej që të mendohej edhe për llogaridhënie me aktin e dorëheqjes, sikur në disa raste tjera në ministri e resorë tjerë, siç ishte p.sh rasti në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj rasti në Ministrinë e Jashtme etj., por që akëcilët ministra lëre që nuk denjuan as të japin dorëheqje, por shkuan edhe më larg, duke thënë se "as ndërmend s'e kam të jap dorëheqje", kjo tregon anën shumë të errët të mendësisë dhe moralit njerë- zor në rend të parë, e pastaj atë përgjegjësinë profesionale dhe etikën në detyrat dhe obligimet e punës dhe përgjegjësive, e që në rend të parë këto përgjegjësi bien mbi ata që janë në krye të këtyre dikastereve", ka vijuar më tej ai. Ndërsa, sa i përket asaj kur shtrohet pyetja se a vepron drejtësia në mënyrë selektive, Kelmendi në këtë drejtim shprehet se kjo është e sigurt, duke qenë, siç tha, dëshmitarë të shumë rasteve kur kjo drejtësi në Kosovë ka vepruar dhe vepron në mënyrë selektive. Vdekje tronditëse Analisti tjetër, Shefqet Dibrani, thotë se rasti i Astrit Deharit do të duhej ta trondiste Kosovën, derisa nisur nga kjo, sipas tij, qytetarët nuk duhet të rrinë indiferent, por do të duhej që ata të dilnin në mënyrë masive dhe të organizuar në rrugë për t'i larguar nga udhëheqja njëherë e përgjithmonë njerëzit e sojit të klanit "Pronto", i cili tashmë qëron hesapet edhe me vdekje me kundërshtarët politikë. Tutje, sipas tij, rasti i Astrit Deharit po ashtu do të duhej të prekte në ndërgjegjen e secilit qytetar të Kosovës, pasi kjo familje ka prejardhje nga Kumanova dhe që jo fort larg kësaj familje iu mbyt edhe një djalë, i cili po ashtu ishte aktivist i VV-së."Pra, profesor Avni Dehari, që u kthye nga Zvicra, tashmë i përcolli në shtëpinë e tyre të fundit të dy djemtë, të cilët bashkë me familjen janë kthyer nga Zvicra për t'i shërbyer Kosovës.

Prandaj, jo vetëm për shkakun e vdekjes së dyshimtë, por edhe sikur ajo vdekje të ishte krejt e natyrshme do të duhej, ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha, të jepte dorëheqje të menjëhershme, kurse ajo dorëheqje do të duhej të shoqërohej menjëherë edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili bashkë me zinxhirin komandues të burgjeve do të duhej të jepnin dorëheqje morale, kurse dyshimet për implikim të personave në këtë rast deri tash do të duheshin që të njëjtit të ishin prapa grilave, sepse rasti i Astrit Deharit nuk ka ndodhur në mal, por në vendin e kontrolluar, nga ata që thirrën për siguri", ka shtuar ai. Dibrani më tej shprehet se po sikur të vepronte drejtësia në Kosovë, ministrja do të duhej të jepte përgjegjësi për pjesën e vet, për paaftësinë e saj, pasi ajo nuk e ditka se çfarë ndodh në burgjet e Kosovës. "E po nuk ka drejtësi e siguri profesionale në Kosovë, ku përkthyesit dhe stafi teknik bëhen ministra, kur nga sekretaresha, të cilat dukeshin sikurse të ishin manikene, parukiere, ose punëtore për buzëkuq e grim të fytyrës, si dhe shërbyese për kafe që klasifikohen si pjesë e stafit teknik, nëpër zyrat e kabinetet e zyrtarëve politikë, po emërohen në poste të rëndësishme, ku ndahet drejtësia e bëhet siguria?!", tha Dibrani.

Llogaridhënia, në nivele skandaloze Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka nënvizuar se është evidente se në institucionet tona ka pak përgjegjësi për sa u përket llogaridhënies dhe seriozitetit të qeverisjes, ngase, sipas tij, në çdo rast ka pasur situata të ndryshme në dikastere të ndryshme dhe që është dashur gjithsesi të ketë llogaridhënie dhe dorëheqje nga bartësit e dikastereve të caktuara, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. "Por edhe me këtë rast pra është çështje që ende nuk dihet se si janë zhvilluar rrethanat, janë marrë masat formale të paktën sipas zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, pra ministres, por ende nuk dihen rrethanat e plota dhe ende nuk ka një ekspertizë të themi dhe një konkluzion mjeko-ligjor forenzik, prandaj pasi të jepet ajo dhe të merret vesh për rrethanat e vdekjes të panjohura deri më tani të të riut nga Prishtina në burgun e Prizrenit, sigurisht se do duhej të merrej parasysh edhe përgjegjësia, por edhe llogaridhënia e gjithë zyrtarëve që kanë përgjegjësi ose që mund të kenë përgjegjësi në këtë rast, bazuar në udhëheqjen që kanë në dikasteret përkatëse", ka vijuar më tej ai. "Kësisoj deri atëherë nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë ka ngjarë, por siç tha është evidente se nuk ka përgjegjësi dhe as llogaridhënie në nivelin e duhur dhe të mjaftuar në institucionet tona të paktën në qeverisjen e gjertanishme që nga paslufta e deri më tani, ka potencuar profesori Mazllum Baraliu për gazetën "Kosova Sot".

Qeveria kërkon hetime Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur dhimbjen dhe hidhërimin e Qeverisë për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. "Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës t'i bëjnë të gjitha veprimet e pavarura, në mënyrë që të konstatohen rrethanat, në të cilat ajo ka ndodhur dhe në të gjitha këto të kemi të kyçur edhe ekspertë vendorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët i kemi edhe këtu, në mënyrë që konstatimet dhe të gjeturat të jenë krejtësisht të pavarura dhe të jenë transparente për publikun", tha kryeministri Mustafa. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur procedurat e ndërmarra nga institucionet, në mënyrë që i gjithë ky proces të jetë plotësisht transparent dhe opinioni të informohet me kohë."Kemi angazhuar edhe Inspektoratin e Shërbimit Korrektues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe posa të dalin me të gjeturat e tyre edhe këtë raport do ta bëjmë publik dhe në pajtim me të gjeturat e tyre do t'i marrim të gjithë hapat dhe veprimet e tjera do të përcaktohen varësisht nga raportet zyrtare nga të gjitha institucionet dhe të gjithë mekanizmat që i kemi bashkërenditur dhe i kemi koordinuar të gjitha veprimet në lidhje me ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti", bëri të ditur ministrja Hoxha. Ndërsa, në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të mbajtur dje, kryesuesja e komisionit, Selvije Halimi, zëvendëskryetare e parë e komisionit, në fillim të kësaj mbledhje ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren."Kërkojmë nga organet kompetente, të prira nga Ministria e Drejtësisë, si mbikëqyrëse e qendrave korrektuese, që në kohë sa më të shpejtë dhe në mënyrë profesionale të zbardhin të vërtetën dhe të gjejnë shkaktarët e vdekjes së personit të paraburgosur", është shprehur Halimi.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker,me deklarata të ashpra kundër presidenti të tashëm amerikan Donald Trumpit


Jucker me deklarata të ashpra kundër TrumpitImage result
                Jean-Claude Juncker                                                      Donald Trump 

Tepër të ashpra janë deklaratat që vijnë nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kundër udhëheqësit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një studenteje gjatë një debati me të rinjtë në Luksemburg, Juncker u shpreh pa doreza se fitorja e republikanit rrezikonte të prishte ekuilibrat ndërkontinentalë, në thelb dhe në strukturë.

“Zgjedhja e Donald Trumpit president rrezikon të dëmtojë ekuilibrat ndërkontinentalë. Me të do të humbasim dy vite kohë, pasi ai duhet t’i bjerë rreth e qark një bote, të cilën nuk e njeh. Ndërsa në përgjithësi, vizioni i tij për refugjatët dhe amerikanët me ngjyrë është shumë larg bindjeve tona”.

Gjithsesi, ai shtoi se gjatë karrierës së tij të gjatë në politikë kishte punuar me 4 presidentë amerikanë, duke shtuar se kishte konstatuar faktin që, mes gjërave që thuhen në fushatë dhe atyre që bëhen ka gjithmonë një dallim.

Sipas kreu të Komisionit Europian, zgjedhja e miliarderit vë në dyshim aleancën e NATO-s dhe kësisoj modelin mbi të cilin mbështetet mbrojtja e Europës. Idetë e Trumpit duket se nuk i pëlqejnë aspak Junckerit, që pohoi se ndaj refugjatëve dhe amerikanëve me ngjyrë, ai sillet në një mënyrë që nuk reflekton bindjet dhe ndjenjat europiane.

Siç shkruan Top-channel, presidenti i KE-së mendon se amerikanët në përgjithësi nuk kanë asnjë lloj interesi për Europën, gjë që vlen si për klasën politike, ashtu edhe për popullin, dhe kjo sipas tij ndodh sepse nuk e njohin kontinentin e vjetër.

Për të argumentuar bindjen e tij, Juncker kujtoi se dikur, Trump e kishte quajtur Belgjikën një fshat. Për këtë arsye, – vijon ai, – presidentit të ri të Amerikës duhet t’i mësojmë se ku konsiston Europa dhe cilat janë parimet e fuknsionimit të saj.

Dhe jo vetëm kaq. Zyrtari i lartë i KE-së pretendon se manjati i pasurive të paluajtshme duhet të mësojë edhe se çfarë është bota, e ky nuk do të jetë një mision i lehtë.

Johannes Hahn: Bashkimi Europian nuk është fajtor për liberalizim të vizave, Kosova duhet ti plotësoj kriteret

Komisionari Evropian për politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, u takua me liderët kosovarë.

Fillimisht Hahn u takua me presidentin Hashim Thaçi, takim ky me dyer të mbyllura, ndërsa me pas u prit nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Takimin e radhës Hahn e pati me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën.

Në një tryezë të përbashkët u ftuan edhe nënkryetarja e parlamentit evropian Ulrike Lunaçek e ambasadorë të vendeve evropiane.

Duke u fokusuar më shumë për çka ka ardhur, Hahn tha se zbatimi i agjendës për Reforma Evropiane duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin.

Komisioneri Hahn shtoi se BE-ja do të vazhdojë të ruaj rol në mbështetje teknike e financiare për Kosovën.



Image result for Johannes Hahn

Johannes Hahn komisioneri evropian për zgjerim në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se Agjenda për Reforma Europiane e lansuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës është një qartësim i detyrave të cilat kanë institucionet kosovare në rrugën drejt Unionit.

“Kjo platformë është punuar në koordinim me të gjithë faktorët. Deri tani jemi dakorduar që ajo të implementohet për një periudhë kohore prej 12 deri në 18 muaj nga data e sotme. Mendoj se të qenit tim këtu jep sinjal të fuqishëm sa i përket vëmendjes që i Bashkimi Europian i kushton ecjes përpara të Kosovës. Natyrisht për implementimin e këtyre reformave duhet vullnet politik, por këto pika të gjitha kërkohen nga qytetarët e Kosovvës, si financimi i partive politike, reforma zgjedhore, e të ngjashme. Kjo agjendë do të jetë prioriteti ynë tani dhe në të ardhmen. Besojmë që Kosova do të bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj”.

Ai ka komentuar edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ndërsa nuk ka lënë pa theksuar edhë një herë tjetër se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme duhet të merret nga liderët e vendit. Nga pikëpamja jonë, fokusi duhet të jetë në realizimin e cështjeve konkrete që kërkohen nga qytetarët. Ekziston polarizim i skajshëm politik mes pozitës dhe opozitës në Kosovë, por të gjithë duhet ta kuptojnë që këto cështje duhet të zgjidhen në parlament. E di se ekziston një debat i madh për liberalizimin e vizave dhe më duhet të them që jam befasuar kur kam dëgjuar që po fajësohet Bashkimi Europian për këtë cështje. Më duhet të them se duhet që kushtet të përmbushen në mënyrë që kjo të ndodh. Sa i përket demarkacionit, unë mundem vetëm që t’i nxis deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Jemi në kilometrin e fundit në rrugën e liberalizimit të vizave. Ndoshta jemi duke u zvarritur si gjarpri, por jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”.

Familja Dehari shpjegon se pse zyrtarët e Vetëvendosjes i shoqëronin në burg kur vizitonin Astrit Deharin



Avokati Tomë Gashi, i cili është angazhuar nga familja e Astrit Deharit, në “Rubikon” të KTV-së, ka folur për provat dhe hetimet e deritanishme në rastin Dehari.

Avokati Gashi, duke përshkruar këto prova, ka thënë se mbetet çështje e mjekësisë ligjore identifikimi i shenjave të gjakut, nëse ato ishin vetëm të Deharit ose edhe të dikujt tjetër, transmeton Koha.net.
“Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi.


PROKURORISË SË SHTETIT

PËR: Kryeprokurorin e shtetit z.Aleksandër LUMEZI

NGA: Tomë GASHI, përfaqësues juridik i familjës së Avni Dehari nga Prishtina
Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjës Avni Dehari nga Prishtina paraqes këtë:

KALLËZIM PENAL

Kundër :
I Personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së
Kosovës në Prizren
II Personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-
Agjencioni i Kosovës për Forenzikë
III Të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve
nga Prokurori kompetent
Shënimet tjera të personave përgjegjës të sigurohen zyrtarisht.

Aktivisti i Lëvizjës ”Vetëvendosje” Astrit Dehari nga Prishtina sipas urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) nga Policia e Kosovë (PK) është paraburgosur më 30.08.2016.

Së bashku me Astrit Deharin janë paraburgosur edhe pesë aktivist të tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje z.Petrit Ademi, z.Atdhe Arifi, z.Egzon Haliti, z.Frashër Krasniqi dhe znj. Dea Batusha.

Sipas kërkesës së PSRK-së Gjyqtari i Procedurës Paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë z.Vehbi Kashtanjeva më aktvendimin e datës 01.09.2016 kundër Astrit Dehari, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti është caktuar masa e paraburgimin në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa kundër z.Petrit Ademi, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas kërkesës së PSRK-së, Gjyqtari i Procedurës Paraprake të gjithëve i ka vazhduar paraburgimin dhe masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë deri më 29.11.2016.

Më 05.11.2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren nga asfikësia (pengesa në frymëmarrje) ka vdekur Astrit Dehari i moshë 26 vjeçare.

Të njejtën ditë më 05.11.2016 nga Drejtori i Policisë Regjionale të Prizrenit z. Nexhmi Krasniqi është publikuar njoftimi se kinse Astrit Dehari ka vdekur për shkak të marrjës së barnave nga të cilat kinse ka rënë në komë dhe kinse ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin e Prizrenit.

Më 07.11.2016 në Istitutin e Mjekësisë ligjore është bërë obdukcioni dhe është konstatuar se
Astrit Dehari ka vdekur nga asfikësia (pengesa në frymëmarrje) të shkaktuar sipas ekspertëve nga mjetë i fortë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren shumë herë ka deklaruar se janë marrë të gjitha provat në vendin e ngjarjës e që në këtë rast ka qenë dhoma ku ka qëndruar Astrit Dehari, si dhe nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ndër të tjera janë marrë edhe video incizimet të cilat sipas urdhërit të tij më 05.11.2016 i kanë marrë Hetuesit policor të Prizrenit.

Kryeprokurori ka deklaruar shumë herë publikisht se provat janë të sigurta dhe se të njejtat janë dërguar edhe në Agjencionin e Kosovës për Forenzikë në Prishtinë, dhe se e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit mund të zbulohet vetëm pas publikimit të rezultateve nga Instituti i mjekësisë ligjore dhe nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë.
Për shkak se Astrit Dehari ka vdekur në Institucionin shtetëror – në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të gjithë kompetentët kanë kërkuar hetime të pavarura dhe të pa ndikuara duke përfshirë Kryeminsitrin e Kosovës z.Isa Mustafa, Kryetarin e parlamentiti z.Kadri Veseli, Minsitrën e Drejtësisë znj.Dhurata Hoxha, Kryeprokurorin e shtetit z.Aleksandër Lumezi, Kryeprokurorin e Prokuroisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha si dhe shumë përfaqësues të tjerë të Institucioneve shtetërore, përfaqësues të Partive politike.
Hetim të pavarur dhe të pa ndikuar ndër të tjera kanë kërkuar edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtëme të Britanisë së Madhe z.Boris Johnsen dhe shumë perosnalitete të tjera publike.

Më 10.11.2016 në media janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë së Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe të njejtat janë publikuar edhe sot më 11.11.2016 dhe të njejtat pamje janë publikuar edhe në Youtube.

Sot më 11.11.2016 në orën 11.53h jam informuar nga Kryeprokurori i Prokurosrisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha se Prokuroria ende nuk disponon me raport nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë sa i përketë analizimit të video incizimeve të marrura më 05.11.2016 nga Qendra e Paraburgimit në Prizren.
Duke pasur parasysh që sipas urdhërit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha video incizimet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren janë marrë më 05.11.2016 nga Policët- Hetuesit e Policisë Regjionale në Prizren, ata kanë pasur në posedim video incizimet si prova materiale për tu analizuar.
Sipas njoftimit të Kryeprokurorit z.Sylë Hoxha këto video incizime pastaj janë dërguar nga Policia e Prizrenit në Minsitrinë e Punëve të Brendshme –Agjencioni i Kosovës për Forenzikë.
Duke e ditur se në Policinë e Kosovës ekziston zingjiri komandues dhe ekzistojnë formular për të ruajtur –identifikuar zingjirin e rujtjës së provave, atëherë fare lehtë mund të identifikohen:
I Personat përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren;
II Personat përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencioni i Kosovës për Forenzikë;
III Të gjithë personat tjerë përgjegjës që identifikohen gjatë
hetimeve nga Prokurori kompetent, e të cilët kanë keqpërdorur poziten apo autoritetin zyrtarë për zbulim të paautorizuar të informacionit konfidencial në çështjen e hetimit të vdekjës së aktivistit të “Vetëvendosjës” Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Përgjegjësit i kanë dhënë mediave informacione konfidenciale- pamjet nga Kamerat e sigurisë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, e për të cilat informata janë vënë në dijeni (i kanë poseduar) gjatë ushtrimit të profesionit të pjesëtarit të policisë së Kosovës apo të pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të pjesëtarit të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë.
Po ashtu të paraqiturit kanë mundur të manipulojnë me prova gjatë hetimeve për shkaqet e vdekjës së Astrit Deharit, dhe kanë zbuluar fshehtësi zyrtare, duke i paisur (dhënë) mediat me video incizime nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, e kështu duke e keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare në kuadër të Policisë së Kosovës apo Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencionit të Kosovës për Forenzikë, andaj ekziston dyshimi i bazuar se personat e përgjegjës kundër të cilëve paraqitet ky kallëzim penal kanë kryer veprat penale:
-Zbulim i paautorizuar i informacioneve konfidenciale nga Neni 203 i Kodit Penal të Kosovës;
-Manipulim me prova nga Neni 397 i Kodit Penal të Kosovës;
-Zbulim i fshehtësisë zyrtare nga Neni 433 i Kodit Penal të Kosovës dhe
-Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga Neni 422 i Kodit Penal të Kosovës
-si dhe vepra të tjera penale të cilat Prokuroria zyrtarisht do ti identifikoj gjatë procedurës penale kundër të parqiturve.
Ky kallëzim penal nuk paraqitet dhe nuk ka të bëjë fare me persona përgjegjës apo gazetarët e mediumeve të cilat i kanë publikuar pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren.
Në cilësinë e përfaqësuesit jurdik të familjës Dehari dhe sipas autorizimit me shkrim të babait të Astrit Deharit z. Avni Dehari nga Prishtina, kërkojmë nga Kryeprokurori i shtetit z.Aleksandër Lumezi që në kuadër të kompetencave të tij ligjore të ndërmerr veprime dhe masa ligjore që të identifikohen të gjithë personat përgjegjës të paraqitur në këtë kallëzim penal si dhe persona të tjerë përgjegjës të cilët Prokurori i shtetit do ti identifikojë dhe ndaj të njejtëve të inicohet procedura penale.
Poashtu kërkojmë nga Kryeprokurori i shtetit z.Aleksandër Lumezi që në këtë rast të mos autorizoj Prokurorë nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe as oficerë të policës dhe hetuesë nga Drejtoria Regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren.
Me respekt,

Tomë GASHI

Prishtinë, 11.11.2016

SHTESË: Autorizimi për përfaqësimin e familjës së Avni Dehari, datë 07.11.2016




Drejtori i Burgjeve: Vdekja e Astrit Deharit , mund të sjell pasoja për stafin


Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, këtë javë iu kushtua sigurisë në burgje dhe punës së Shërbimit Korrektues së Kosovës.

Zogaj u zotua se do të kërkohet përgjegjësi për rastin e Deharit nëse evidentohen gabime nga stafi i burgut.

“Varësisht prej hetimeve, nëse ka gabime nga ana e stafit, dikush duhet me u përgjegjë, e në çfarë niveli unë nuk di të them”, tha Zogaj.

Mirëpo, Kreshnik Gashi, Redaktor i emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’, konsideron se në këtë rast do të ishte e udhës një dorëheqje morale edhe pa u përfunduar hetimet.

“Përgjegjësia duhet të jepet, ndoshta në këto raste të cilat kanë impakt të madh në publik, më shpejt edhe pa u kry hetimet, të jetë dorëheqje morale e nëse dalin të pafajshëm i kthejmë në punë lirisht”, tha Gashi 
Familja e Astrit Deharit ka dalë në një konferencë për media dhe ka folur në lidhje me vdekjen e djalit të tyre. Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka folur para medieve, duke shprehur shqetësim për publikimin e pamjeve nga burgu. Ajo ka shpjeguar arsyen pse zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë vizituar Astritin
Sipas Deharit, nuk ka pasur kurrëfar presioni, pasi kanë qenë sikur vëllezër dhe bisedat janë bërë në prezencë të policisë. Ajo gjithashtu ka shtuar se lejen për burg, e ka kuptuar se nga kush e ka marrë

“Politika më paska dhënë leje që të më përcjell se çka po flas me djal temin, që e kam rritur vetë. Mos luani me ndjenjat e familjes Dehari. Çdo herë që e kemi vizituar Astritin, e kemi pyetur a e dëshiron ndonjë shok, e ka ardh Dardan Molliqaj e Sami Kurteshi. Çka paska mujt me fol Dardani, në prezencë të policisë së këtij shteti, që ma vranë djalin”, ka thënë Xhemile Dehari.

Ajo u është drejtuar medieve, duke u thënë që mos t’i shqetësojnë si familje dhe se kurrë nuk janë marrë më parë me familjen Dehari, kur djalin e kishte në burg.

Xhemile Dehari me tej ka pyetur se ku dolën ato pamje, pasi prokurori Sylë Hoxha ka thënë se janë të konfiskuara nga policia.

“Kam ardhur këtu vetëm për hatër të Baton haxhiut, që mi ka tranu të gjithë. Nuk e di ku e mori atë të drejtë. Prokurori i Prizrenit tha se ato janë të konfiskuara, prej kah dolën nga Batoni. Po pyes se ku i mori Batoni ato incizime”, ka shtuar ajo.


Prokuroria nis hetimet ndaj personave që ua dhanë mediave incizimet për rastin Astrit Dehari

Prokuroria e Shtetit, pa kaluar dy orë që kur Tomë Gashi si përfaqësues i familjes Dehari, paraqiti kallxim penal ndaj atyre që u dhanë mediave pamjet e kamerave të sigurisë të ditës kur vdiq Astrit Deahri, në qendrën e paraburgimit në Prizren, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës që të hetohet kjo rrjedhje.
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se Prokuroi i shtetit Besim Kelmendi i ka dhënë përgjigje pozitive për kallximin penal që Gashi si përfaqësues ligjor i familjes Dehari paraqiti në prokurori ndaj personave të mundshëm që lëshuan në duar të mediave pamjet e kamerave të sigurisë së Qendrës të Paraburgimit në Prizren, të ditës kur vdiq aktivisti i LVV’së Astrit Dehari.

Sipas njoftimit, të cilin e ka publikuar edhe vetë Gashi në facebook, me rastin do të merret Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti kundër korrupsion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

"Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht", ka njoftuar Gashi.

Hoxha e shqetësuar me deklaratat që paragjykojnë si vdiq Dehari, shpreson se autopsia do të sqarojë gjithçka
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e shqetësuar me deklaratat që paragjykojnë si vdiq Dehari, shpreson se autopsia do të sqarojë gjithçka

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se që në ditën e parë të vdekjes së Astrit Deharit ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat për zbardhjen e rastit. Ajo ka shprehur shqetësine me deklaratat që paragjykojnë se si humbi jetën aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
“Janë bërë shumë deklarata pa u bë publik raporti. Konsideroj se çdo deklarim është në dëm te procesit dhe ne dëm te zbardhjes se vërtetës. Iu bej thirrje qe te përmbahen nga deklarimet qe e dëmtojnë procesin”, ka thënë Hoxha.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se me qellim te sigurimit te transparencës kanë lejuar prezencën e eksperteve.

Hoxha ka thënë se shumë shpejt e presim raportin zyrtar i cili beson do ta zbardh komplet rastin.

Ministrja e Drjetësisë është shprehur e shqetësuar për paragjykimet ndaj rastit duke bërë thirrje që të priten rezultatet e hetimeve. Gjithashtu ajo ka konfirmuar se edhe zyrtarëve të Vetëvendosje u është lejuar ta vizatojnë Deharin.

Ekskluzive: Kjo është e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit 

(Video nga Burgu)

Qe një javë keni dëgjuar deklarata politike nga të dyja kampet për rastin e vdekjes makabre të Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit.

Sonte do të shikojmë më shumë pamje, e do dëgjojmë pak fjalë. Do të shikojmë pamjet autentike nga vendi i ngjarjes. Pamjet që e shpërfaqin një dramë njerëzore më shumë sesa një triller politik. 
Gazeta Express ka vendosur t’i publikojë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, të siguruar përmes burimeve të saj - jo për të përfituar shikueshmëri, por për të hedhur dritë mbi vdekjen më enigmatike të ndodhur në Kosovë vitet e fundit. 
Do t’i shikojmë disa minuta, pa anime politike, pa insinuata, pa interpretime personale, por me pamje të dhimbshme të një njeriu në sekondat e fundit të jetës dhe të njerëzve që vrapojnë për ta ndihmuar atë. 
Gazeta Express posedon komplet videot e datës 5 nëntor të burgut të Prizrenit, që në tërësi kalojnë 10 orë material filmik. Në videot e mëposhtme janë vetëm momentet kryesore të ngjarjes.
Klikoni në videon e mëposhtme për të parë se si vdiq Astrit Dehari.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...