Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/26

Paul Verlain : Endrra e zemres sime



Sa herë ënderrova, nje ënderr per çudi,
Nje grua te panjohur që më do dhe e dua
E që prore me duket jo krejt si ajo grua
Po jo dhe krejt si tjeter, e me do pa kufi.

Sepse me kupton e me njeh e me di,
Misteri i zemres sime veç prej saj u zbulua
Veç ajo, duke derdhur çurke lotesh mbi mua
Ma freskon zjarr' e ballit e me deh me magji.

S'e di eshte ezmere apo flokearte
Emri i saj? Me kujtohet, i embel, tingull i qarte,
Si i njerezve tane dikur te ikur ne mergim.

Syte: veshtrimin e ngulur te statujave i kane
Dhe zeri i vjen i larget, i qete e gjithe trishtim
Si nje kenge prej zerash te dashur qe me s'jane.

Francis Carco ...Bie Shi (Elianes)...

Image result for Francis Carco


Bie shi. Sa bukur ! Te dua .
Ne shtepi bashke do te rrime.
Asgje nuk na pelqen me fort ty e mua
Tani qe po iken kjo stine.

Bie shi. Taksite vijne e vene
Dhe autobuset rendin plot.
Rimorkiatoret neper Sene
zhurmojne...sa nje fjale nuk kupton dot!

Sa bukur: Bie shi. Mbaj vesh
Pikat e shiut qe verberisht
Godasin e kercasin mbi qelq...
Ti me buzeqesh dhembshurisht.

Te dua. Oh,zhurme e shiut vjeshtak
Qe denes si nje ndarje diku.
Ti do te ikesh prej meje pas pak.
Thua se bie shi ne syte e tu.

Eugjen Eftushenko : TË DUA MË FORT SE NATYRËN



Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.

Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.

Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.

Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.

Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.

Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.

Johann Wolfgang von Goethe : KUSHTIMI

Image result for J.W. Goethe

Mengjezi erdh, dhe hapi i tij i lehte
Ma ngriti gjumin qe me kish ne gji,
Une ika malit nga kasoll` e qete,
Duke u endur me nje shpirt te ri;
Ma mbushte zemren me defrim e jete
Lulja e vesuar gjithe njomeshti;
Nje drite hareje befas niste e ndrinte
Perterinte boten qe te me perterinte.


Dhe si po ngjitesha nga lumi i delire
Pluskonte larg nje mjegull pa pushim.
Ajo me futi ne nje mugetire,
Ma vrenjti rretheqark veshtrimin tim:
S`do ta shijoja pamjen aq me hire,
Ngaqe u mblodh nje muzg,nje turbullim;
Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar,
I vetem e mes territ i mbuluar.


Menj`here dielli u duk te depertoje,
Ne mjegull u nderpa nje qartesi,
Ketej zu muzgu tatepjete te shkoje;
Andej te ngjite pyll e lartesi.
Si desh ky syri im qe ta veshtroje,
Pas territ diellin, me me bukuri!
Lufte e tejdukshme s`kishte perfunduar,
Erdh nje shkelqim, dhe mbeta i verbuar.


Nuk ta them emrin.Shumekush mbi toke
Ta thote shpesh,te quan si te tij,
Sikush per shenje ty te ka ne koke,
Po drita jote i sjell veshtiresi.
Ah, kur gaboja, kisha shume shoke,
Sot qe te njoh, jetoj krejt ne vetmi;
Se lumturine e ndiej vetem fare,
S`ia shfaq asnjerit driten magjistare.


Ajo po qeshte, e tha:--Tani kupton
Pse ta zbulova aq pak kete pelhure!
Sapo shikon qe rende me s`gabon,
Sapo me s`je cunak ti, si moskurre,
Dhe nuk permbush detyren posi burre!
Sa shquhesh ti ngado per ndonje vlere?
Kupto, jeto ne paqe me te tjere!


Me fal, bertita, s`kisha keqmendim;
T`i hap se koti syte e mi perhere?
Vullnet gazmor jeton ne gjakun tim,
E njoh dhuraten tende plot me vlere!
Te tjeret do t`i mbush me ate bekim;
Me s`do ta fsheh talentin asnjehere!
Kerkova rrugen aq me dashuri,
Dhe mos t`ua them vellezerve t emi?


Dhe siq po flisja,qenia e mrekulluar
Me pa me zemer dhe me meshirim;
Ne syte e saj sakaq pata lexuar
Cfare kisha bere drejt e cfare gabim.
Me qeshi, e ndjeva veten te sheruar,
Per gaz te ri m`u ngrit mendimi im;
Tani, pra, mundja, me besim pa ane,
Ti qasesha, ta shihja me nga prane.


Ajo e zgjati doren qe ta kape
Te lehte si dhe pahun avullor;
Dhe duk`e prekur fillmendafshten nape
Kjo shkriu, u zhduk rrethimi mjegullor.
E shtija syrin mbi lugine prape,
Mund ta sodisja qiellin madheshtor;
Asaj i derdhej cipa m`e kulluar
Rreth shtatit t`hijshem duke valezuar.


Te njoh, ta di cdo dobesi te kote,
T`i di te mirat qe ti ke gjithenje,--
Me tha keshtu, perjete e ndiej si thote,--
Pra, merr c`te taksa prej qekuri: asgje
Nuk i mungon te lumturit ne bote,
Qe merr kete dhurate qe u perbe
Me muzg mengjesi e diell qartesie :
Prej se vertetes- cipe poezie.



Kur ti dhe miqte ndieni zagushi
Ne mes te dites, hidheni ne ere!
Sakaq ju mvesh me ledha nje freski,
Nje afsh e duf prej lulesh plot me ere,
Pushon t`ju shqetesoje dheu i zi,
Si shtrat i bute behet varri i mjere,
Qetohet vala e jetes se terbuar
Dhe dita e nata ndritin pa pushuar.


Pra, eni shoke, kur duke renduar
Ngarkese e jetes shume ju mundon ,
Kur udhen tuaj fati i mrekulluar
Me lule e peme t`arta jua bekon,
Drejt dites s`ardhme shkojme te bashkuar!
Ajo ne jeten vjen na lumturon
Dhe niperve, kur t`ikim pergjithmone,
Iu befte gaz kjo dashuria jone!

Charles Baudelaire : Soneti i vjeshtës

Image result for Charles Baudelaire

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë”
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet,

Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!

Le të duhemi ëmbëlsisht. Dashuria, një rojtare e drobitur,
Në mes të errësirës, në pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unë ia njoh mirë veglat e të vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrëzinë! – O margaritë e nemitur!
Pse, njësoj si unë, një diell vjeshtak nuk je vallë ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhësi

Miguel Hernández : Letra

Image result for Miguel Hernandez


Nga një tryezë poste që kurrë s’mbetet shkretë
ku rrinë kujtimi, brenga zemra dhe heshtja vetë,
posi pëllumba letrat degdisen që me natë.
I ndiej tek flatrojnë për në shtegtim të gjatë.

Dhe ja, ku jam rrethuar me burra e me gra,
plagosur nga mungesat, nga ndarjet e mëdha.

Letra, pusulla, fjalë: që nisen në hapësirë, ëndrra ende pa çelur,
mendime ende pa gdhirë,të gjitha marrin rrugën drejt vatrës e drejt pragut,
si ndjenjë dërguar ndjenjës,si gjak dërguar gjakut.

Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,se unë do të të shkruaj.
Një shtresë e trashë pluhuri mbulon letrat që s’duhen,
aty u zverdhën faqet,aty gërmat u shuhen,
aty humbasin radhët.

Ku mallet derdhur qenë,aty jep shpirt gëzimi.
Pasi cepat u brenë,aty rropaten thellë
(ç’varrezë e lahtarshme!)
hem ndjenjat e kaluara,hem dashuritë e tashme

Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Po kur të shkruaj unë do dridhet kallamari:
do skuqet bojë e zezë, me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë, do shkruajnë eshtrat e mia:
do shkruaj gjaku im gjithë gulç nga dashuria

Do marrë letra udhë,si shpend në zjarr kalitur,
me dy flatra të forta dhe një adresë të ndritur.
Si zog që për fole qiell- ajër do të ketë,
mishin, gishtërinjtë e tu dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur tek dridhesh me ngadalë,
e gatshme ta ndiesh letrën pas gjoksit tënd të valë.

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Një letër dje kam parë sesi mbeti pa zot,
mbi sy tek i flatëronte dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat që mbesin gjallë dhe për të rënë tregojnë:
që regëtijnë si njerëz,veç sy s’kanë të shikojnë.

Kur dhëmbëqenzit rriten,unë ndiej pranë veshit tim
ërmimn’ e letrës sate tamam si një gjëmim.
Dhe mos e marsha zgjuar,në gjumë do e marr atë letër.


2016/11/23

Historia për të cilën po flet bota: Adoleshentja me kancer ‘ngrin’ trupin për t’u ngjallur pas 200 vitesh


Babai i një vajze 14-vjeçare, e cila u bë e para britanike, trupi i së cilës do futet në ngrirje kriogjenike, tha se druhet se kur ajo të zgjohet pas 200 vitesh, do jetë krejt e vetme në Amerikë, pa një kujtesë dhe pa familje.
Adoleshentja, emri i së cilës nuk bëhet publik, vdiq muajin e shkuar dhe tani trupi i saj është në një rezervuar ‘kriostat’ në Miçigan, në temperaturë -196 gradë Celsius.
Vajza ishte në qendër të një beteje të ashpër ligjore mes prindërve të saj të divorcuar.

Mamaja e saj ishte dakord që trupi i saj të futej në ngrirje, por babai i saj ishte kundër për shkak të kostos prej 37 mijë sterlinash dhe procesit brutal të ruajtjes së trupit.

“Edhe nëse trajtimi është i suksesshëm dhe atë mund ta risjellin në jetë pas 200 vitesh, ajo nuk do gjejë ndonjë të afërm dhe ndoshta nuk do mbajë mend asgjë. Nisur nga fakti se është 14 vjeç, ajo do mbetet në një situatë të dëshpëruar në SHBA”.

Por gjyqtari Peter Jackson pranoi që vajza të bëhet e para britanike që i nënshtrohet këtij procesi.
Vajza e quajti gjyqtarin ‘hero’ përpara se të vdiste.
Edhe gjyqtari tha se vajza ishte shumë e guximshme.
Përpara se të vdiste, vajza i shkroi gjyqtarit një letër, që ka prekur shumë njerëz.
“Më kanë pyetur të shpjegoj se përse dua që të bëj këtë gjë të pazakontë. Jam vetëm 14 vjeç dhe nuk dua të vdes, por e di se do të vdes. Mendoj se ruajtja e trupit do më japë një mundësi që të kurohem kur të zgjohem pas qindra vitesh. Nuk dua të më varrosin nëntokë. Dua të jetoj dhe të jetoj më gjatë, dhe mendoj se në të ardhmen do mund të jetë gjetur një kurë për kancerin dhe për të më zgjuar mua. Dua ta kem këtë shans. Kjo është dëshira ime”.

Në SHBA janë dy institute që bëjnë ruajtjen e trupit.
Qindra njerëz kanë shpenzuar shuma të mëdha për ruajtjen e trupit.

I pari prej tyre ishte Dr. James Bedford në vitin 1967.
Disa prej tyre kanë paguar deri në 150 mijë sterlina.

Një pajisje, e quajtur “resuskitatori i zemrës dhe mushkërisë” përdoret për të pompuar gjak në trup përsëri, kur kërkohet.

Një mjekim i posaçëm aplikohet për të parandaluar përkeqësimin e qelizave.
Gjaku dhe lëngjet trupore hiqen dhe zëvendësohen me një solucion si antifrizë.

Por procesi është shumë kontrovers, pasi shkencëtarët dhe mjekët thonë se nuk do jetë kurrë e mundur që të ringjallin me sukses një njeri të ngrirë në këtë mënyrë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...