Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/25

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus me 92 persona në bord, Rusia tregon nëse ishte sulm terrorist

Kreu i Departamentit për Mbrojtjen në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Rusisë, Viktor Ozerov hodhi poshtë mundësinë e një sulmi të mundshëm terrorist si shkak për rrëzimin e avionit rus në Detin e Zi, për të shtuar se rrëzimi mund të ketë ndodhur nga një defekt teknik ose nga ndonjë gabim i ekuipazhit.

Ozerov tha se “hedh poshtë” terrorizmin si shkaktar për tragjedinë, pasi siç tha, avioni ishte nën komandën e ushtrisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte informuar për tragjedinë për të shtuar se operacionin e shpëtimit e ka drejtuar personalisht ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Image
Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka të mbijetuar

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur në zonën ku u rrëzua aeroplanit ushtarak rus “TU-154” në Detin e Zi, ka thënë gjenerali rus Igor Konashenkov.

Aeroplani, i cili po barte 93 persona, përfshirë dhjetëra këngëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, valltarë dhe anëtarë të orkestrës, u rrëzua sot në mëngjes në det rrugës për në Siri

Vazhdon kërkimi për aeroplanin e rrëzuar ushtarak të Rusisë

Operacionet e kërkim-shpëtimit për aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar në Detin e Zi, po vazhdojnë.

Me këtë aeroplan udhëtonin 92 pjesëtarë të spikatur të forcave të armatosura dhe një ansambël kulturor, për një koncert të Vitit të Ri në Siri.

Aeroplani është ngritur sot në mëngjes nga qyteti jugor rus, Soçi, dhe parashihej të arrinte në bazën ajrore ruse afër qytetit sirian, Latakia.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “ka urdhëruar kryeministrin, Dmitry Medvedev, që ta formoj një komision shtetëror për hetimin e përplasjes së aeroplanit Tu-154 në Soçi”, tha presidenca e Rusisë nëpërmjet një kumtese të sotme.

Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nëse ndonjëri prej udhëtarëve në aeroplan ka shpëtuar.

Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar në burim të paemëruar të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, që ka thënë se personat në aeroplan, pothuajse nuk kishin kurrfarë gjasësh për të shpëtuar dhe se nuk është gjetur asnjë pajisje shpëtimi nga aeroplani.

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus me 92 persona në bord, gjendet trupi i parë

Një trup është gjetur në Detin e Zi, pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus, i cili po barte 92 njerëz, përfshirë edhe bendin e njohur ushtarak “Alexandrov” si dhe nëntë gazetarë.

Ekipet e shpëtimit, po ashtu kanë gjetur edhe dokumente që u takojnë disa personave që ishin në bord, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Nuk raportohet për të mbijetuar.

Më herët, ekipet e shpëtimit gjeten fragmente të aeroplanit “Tu-154”, për të cilin Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ishte zhdukur nga radari pak pasi që ishte nisur nga vendi turistik i Detit të Zi, Sochi.


Avioni i rrëzuar rus në Detin e Zi, ja kush ishin pjesëtarët në bord

Ministria e Mbrojtjes Ruse ka bërë të ditur se mbetjet e avionit dhe një trup janë lokalizuar në Detin e Zi, në një zonë prej rreth 1 km në thellësinë 50-70 metra. Trupi i viktimës së parë u rikuperua 7 km nga brigjet e Soçit. Lidhur me avionin e rrëzuar sipas agjensisë Tass, në momentin e rrëzimit, kushtet e motit ishim të pranueshme. Në bord ishin 9 gazetarë midis të cilëve edhe 3 gazetarë të Channel On Rusia. Për këtë është hapur edhe një dosje hetimore.

Në bord ishin edhe një korespondent i kanalit televiziv NTV, Mikhail Luzhetsky, kameramani Oleg Pestov dhe tekniku i audios Evgeny Tolstov, dhe tre gazetarë të kanalit televiziv Zvezda Tv, korrispondenti Pavel Obukhov, kameramani Aleksandr Suranov dhe asistenti Valery Rzhevsky.

Rrëzohet avioni ushtarak rus me 92 persona në bord, dyshohet të gjithë të vdekur

Një avion ushtarak rus me 92 njerëz në bord u përplas në Detin e Zi. Lajmi njoftohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila tha se avioni u zhduk nga radari 10 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga resorti turistik i Soçit.
Image

Avioni “Tupolev 154”

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se kanë mundur të gjejnë pjesë të avionit në Detin e Zi. Mësohet se avioni “Tupolev 154” po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake “Aleksandrov” dhe reporterë.

Në bordin e tij gjendeshin 83 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi. Avioni po fluturonte drejt qytetit sirian të Latakias. Ai ishte nisur fillimisht nga Moska, por u ul në Soçi për t’u furnizuar me karburant.

Autoritetet ruse thanë se pjesë të avionit “TU154” u gjetën rreth 1.5km larg bregut të Soçit, në thellësi 70 metra. Deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar dhe Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk pret të gjejë të tillë.

Image
Mësohet se avioni “Tupolev 154” po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake “Aleksandrov” dhe reporterë.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit ushtarak, ndërsa raporte të ndryshme thonë se moti në zonë ishte mjaft i mirë. Modeli “Tupolev 154” është përfshirë në dhjetëra aksidente fatale, që kur u ndërtua në mes të viteve ’60.Dikur “kali i punës” i Bashkimit Sovjetik, tashmë vetëm rreth 50 të tillë janë në shërbim. Një nga aksidentet më famëkeqe të “Tupolev 154” është ai i prillit 2010 në Smoleksn, ku mes 96 pasagjerëve që humbjën jetën ishte dhe presidenti polak, Lech Kaczynski.
Image

Tragjedia ajrore: Vdes mikesha e Vladimir Putin, mjekja e famshme ruse dr Elizaveta Glinka


Elizaveta Glinka dhe Putin


92 persona ndërruan jetë pas përplasjes fatale të një airoplani ushtarak rus që ishte drejtuar për në Siri.
Image

Mes tyre ishte edhe Elizaveta Glinka, thjesht “Doktoresha Liza”.

Ajo ishte mjaft e njohur në Rusi pasi drejtontë një OJQ.

Image
Glinka ndihmonte të sëmurët me ilallce dhe prej disa kohësh vepronte edhe në Siri.

Ishte nisur pikërisht aty për të çuar ilaçe për të sëmurët me kancer, por fluturimi i mori jetën.

Doktoresha kishte një miqësi personale me Putin dhe në kohën kur president ishte Medvedev, ajo mori medaljen “Urdhri i Miqësisë”.

Letër nga burgu e gjeneral-lejtnant, Sylejman Selimit





Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, ia ka shkruar familjes së tij një letër nga burgu. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Selimi, përmes kësaj letre ka shfaqur mospajtimin e tij me plot gjëra, përfshirë burgosjen e tij.

Ja letra e plotë e tij:

UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!….

fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare
ma mohuan edhe fitoren
ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë
me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë
ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së
bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik
në Merdare ben pazarllek me eshtra
e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!

fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë
edhe ju mirë qofshi e vofshi
ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi
as burgu, as ligji, as thika, as kasapi
o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës
s’munden me ma shter dashurinë
për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!

unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri
po ngre pesë kupa mbushur dashuri
GËZUAR
pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,
me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë
Gëzuar Motin e Ri 2017!

Happu New Year!











Edhe une si çdo femije tjeter , mezi pres qe ta festoj vitin e ri , Viti i ri per mua eshte njera nder festat me te preferuara , une zakonisht e festoj ate me familjen por nganjehere edhe tek dajtë . Viti i ri eshte festa ime e preferuar ku gjate kesaj dite ne  festojme duke hedhur fishekzjarre . Por , ato jane te rrezikshme , keshtuqë duhet te kemi kujdes sepse mund te lendohemi . Ah sa kenaqesi eshte te festosh vitin e ri , une mendoj se kete here do ishte me mire qe vitin e ri ta festoja prane familjes , sepse familja eshte gjeja me e rendesishme ne jeten time , kete dimer mendoj se do kenaqemi shume , besoj se do jete nje feste fantastike , do argetohemi shume , te gjitha zemrat e femijeve jane te lumtura ashtu si edhe imja , do hedhim shume fishekzjarre , ku do te kenaqemi me te vertet , sepse ndrrimi i moteve , nuk eshte edhe aq i thjesht , eshte me te vertete nje gezim i madh , viti i ri me pelqen per shkak te menyres se festimit , por nganjehere me te vertete teprohet , shpresoj se kete vit do e festoj me se miri , por jo me ndonje lendim , dua qe gjithqka te shkoj mire dhe bukur , pa telashe .

Blend Kastrati

Urime Viti i ri 2017


-Uroj vitin e ri te gjitha familjareve dhe te afermeve. Ju deshiroj nje vit sa ma te kendeshem dhe u uroj qe ne vitin 2017te perkujdesen vetem nga te mira dhe te kene lumturi e dashuri ne jete.

-Në muzikën e natës, në terr të zi, në ora 24 ta uroj vitin e ri.

-Vitet kalojn shpejt, gjërat ngelin me kujtime, me rastin e kësaj feste pranoni shumë urime.

-Të krahasoj me yjet por vetëm me një ndryshim, ato jan të qiellit ndërsa ti je ylli im.. urime viti i ri.

-Zoti në jetë gjithmon ju ndihmoft, urime vitin e ri dhe pritshi shumë mot, besimi në Zot kurr mos ju mungoft çka ju don zemra ky vit ju plotësoft.

Ragip Thaqi

Gezuar Vitin e Ri 2017


Dikush me tha: Jeta nuk matet nga numri i frymemarrjeve por nga çastet që të lenë pa frymë.Prandaj dashuroni çdo ditë,dhuroni mirësi çdo ditë,jini pozitive çdo ditë.çdo ditë është një faqe libri dhe çdo fundvit është fundi i një kapitulli...mos harroni jemi ne që e shkruajmë këtë liber,le të zgjedhim fjalët më të bukura

GEZUAR VITIN E RI 2017


Shkendije Bajrami 

Ese për Vitin e Ri




Viti i ri, festa ime e preferuar, eshte njera prej diteve me te festuara ne bote. Dita eshte e zbukuruar me kostume te bukura dhe me tradite. Secili popull e feston vitin e ri ne menyren e vet. Ne festojmë Vitin e Ri në 31 dhjetor. Kjo është festë e madhe. Ne blejmë rroba të reja dhe gjëra të reja. Ne e vendosim pemën e Vitit të Ri në një cep të shtëpisë sonë. Prindërit blejne dhurata për ne. Ne vendosim mbulesë tavoline dhe e vënë shumë gjëra të shijshme në të. Të tilla si tortë me fruta
të ndryshme dhe përgatisim ushqime të ndryshme. Dhe njeri nga familja ime veshin kostumin e Babadimrit. Ne fikim dritën dhe bërtasim Gezuar Viti i Ri tri herë vetëm për argëtim. Ne këndojmë këngë, luajmë lojra, valle dhe kemi shumë kenaqesi. Në qoftë se bie borë bëjmë dordolec prej dëbore dhe në hundën e tij vëmë karrota ose luajmë me topa bore. Por zakonisht koha është e ngrohtë dhe nuk ka borë. Pastaj ne hedhim fishekzjarre jashtë dhe dëgjojmë tingujt me zë shume te lartë.Tingujt e krismave, të gjitha janë frymë e Vitit të Ri. Une përfundova ketu dua të them se ne e kemi Vitin e Ri me të mirë nese jemi me familjen tonë.

Florentina Ibrahimi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...