Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/28

Mbi 50 kandidatë për anëtarë të Akademisë në Kosovë

Zgjidhen tetë anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka mbajtur kohë më parë  Kuvendin e saj zgjedhor, ku ka i zgjedhur tetë anëtarë të rinj korrespondentë dhe i ka avancuar në anëtarë të rregullt tre anëtarë të saj me korrespondencë.

Anëtarë korrespondentë të ASHAK janë zgjedhur:

 Prof.Dr.Bardh Rugova,

Prof.Dr. Kujtim Shala (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë),

Prof.Dr. Frashër Demaj,

Prof.Dr.Gjyljeta Mushkolaj,

Prof.dr. Justina Pula.

 Prof.Dr.Muhamedin Kullashi (Seksioni i Shkencave Shoqërore),

Prof.Dr.Fetah Podvorica

dhe

Prof.Dr. Myzafere Limani (Seksioni i Shkencave të Natyrës).


Kuvendi i ASHAK i ka zgjedhur anëtarë të rregullt anëtarët e saj me korrespondencë:

Prof.Dr. Zejnullah Rrahmanin (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë)

dhe

Prof.Dr. Anton K. Berishajn e Prof.Dr.  Jusuf Bajraktarin (Seksioni i Shkencave Shoqërore).

Kuvendi i ASHAK i ka zgjedhur sot edhe katër anëtarë të rinj të jashtëm:Prof.Dr. Bahri Becin, Prof.Dr.Kristaq Priftin, Prof.Dr. Matteo Mandalën dhe Prof.Dr.Mentor Petrelën.

Pas pranimit të anëtarëve të rinj, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës i ka gjithsej 38 anëtarë të rregullt dhe me korrespondencë.

******

Në konkursin për anëtarë të rinj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), i cili është hapur më 17 nëntor, konkuruan 58 kandidatë.


Prej tyre, 11 anëtarë me korrespodencë, shtatë anëtarë të jashtëm dhe 40 kandidatë të rinj në katër seksione shkencore sa i ka Akademia.

Sipas informatave të cilat i ka siguruar KosovaPress-i, konkursi i shpallur më 17 nëntor përfundon më datë 24 të këtij muaji, kurse mbledhja e Kuvendit të Akademisë, në të cilën bëhet edhe përzgjedhja e akademikëve të rinj, pritet të mbahet më 21 dhjetor 2016.

KosovaPress ka siguruar listën e kandidatëve deri sot, e martë, datë 22 nëntor 2016. Ja lista e kandidatëve:

Seksioni i Shkencave Shoqërore


Kandidatët korrespodentë

-Anton Berishaj

-Arsim Bajrami

-Edi Shukriu

-Jusuf Bajraktari


Kandidatët e rinj:

-Blerim Ramosaj

-Frashër Demaj

-Gazmend Luboteni

-Gjyljeta Mushkolaj


-Ibrahim Berisha

-Justina Pula

-Kadri Metaj

-Lush Culaj

-Muhamed Kullashi


-Naser Ferri

-Nehat Krasniqi

-Sinan Ademaj

Seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë

Kandidatët korrespodentë


-Mehmet Halimi

-Zejnullah Rrahmani

Kandidatët e rinj

-Basri Çapriqi

-Bajram Kosumi


-Bardh Rugova

-Fadil Hysaj

-Kujtim Shala

-Milazim Krasniqi

-Qemal Murati


-Rrahman Paçarizi

-Shefkije Islamaj

-Shkumbin Munishi

Seksioni i Arteve

Kandidatët korrespodentë:


-Luan Mulliqi

-Xhevdet Xhafa

Kandidatët e rinj:

-Adem Rusinovci

-Miradije Ramiqi


-Zake Prelvukaj

Seksioni i Shkencave të Natyrës

Kandidatët korrespodentë:

-Arsim Morina

-Qamil Haxhibeqiri


-Sali Gashi

Kandidatët e rinj:

-Arbnor Pajaziti

-Bajram Berisha

-Behxhet Mustafa


-Fetah Podvorica

-Gani Bajraktari

-Hilmi Islami

-Isa Elezaj

-Myrvete Paçarada


-Mentor Sopjani

-Myzafere Limani

-Naim Berisha

-Ramadan Zejnullahu

-Shukri Fetahu


-Shaban Buza

-Veton Hoxha

Anëtarët e jashtëm:

-Abdylmenaf Bexheti

-Bahri Beci


-Gëzim Qendro

-Kristaq Prifti

-Luan Starova

-Matteo Mandala

-Mentor Petrela


*Sipas njoftimit paraprak, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me Status të Akademisë, shpallë konkursin për zgjedhjet e anëtarëve të rinj, ndërsa recensionet e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë u lihen në dispozicion për shtatë ditë në mjediset e Akademisë (Statuti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nr. 446/2, i 11.05.2016, neni 23, paragrafi 12.).

KUMTESË E KRYESISË


Nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës 
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE TË KOSOVËS  ËSHTË E DREJTUAR, VETËM PREJ FUNKSIONARËVE TË NJË PARTIE - TË LDK-së!
Opinionit tonë nuk i është bërë e mundshme të informohet se gati të gjithë funksionarët më të lartë të LDK-së janë bërë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, kurse prej 9 anëtarëve të sotëm të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë 7 janë anëtarë të LDK-së, ndërsa 5 prej tyre anëtarë të djeshëm apo edhe të sotëm të Kryesisë ose të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie! 

Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

Mehmet Krajasekretar

 rregullt:
1.      Idriz Ajeti
2.      Ali Aliu
3.      Besim Bokshi
4.      Enver Gjerqeku
5.      Sabri Hamiti
6.      Rexhep Ismajli
7.      Mehmet Kraja
8.      Ali Podrimjaa
9.      Rexhep Qosja

Jashtë trupit  punës:
1.      Sinan Hasani
2.      Ibrahim Rugova

Për  tepër lexoni faqen zyrtare :

========================================
     Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 6 nëntor 2009, në Prishtinë, shqyrtoi gjendjen në institucionet tona shkencore, në mënyrë të veçantë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
     Meqenëse në diskutim u paraqitën mjaft të dhëna që dëshmojnë se këto institucione janë të politizuara në shkallë të palejueshme, Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës e quan të nevojshme  që opinionit të Kosovës t’i drejtohet me këtë Kumtesë.
     1. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e shqetësuar dhe e brengosur për shkak të pasojave që një politizim i tillë ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë në shkencën tonë, në planifikimin, në vlerësimet dhe në afirmimin e saj si në Kosovë, ashtu edhe në gjithë hapësirën kombëtare.
     2. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se përkatësia partiake është bërë kriter për pranimin dhe për dhënien e titujve shkencorë në institucionet shkencore, gjë që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë deformime të tjera në veprimtarinë e tyre shkencore, kulturore dhe shoqërore.
     3. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se pasojat më të mëdha të një politizimi të tillë janë shprehur në veprimtarinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Institucion njëpartiak në kohën e komunizmit, kjo Akademi vazhdon të jetë institucion njëpartiak edhe sot, madje partiakisht më i anshëm sot se atëherë. Opinionit tonë nuk i është bërë e mundshme të informohet se gati të gjithë funksionarët më të lartë të LDK-së janë bërë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, kurse prej 9 anëtarëve të sotëm të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë 7 janë anëtarë të LDK-së, ndërsa 5 prej tyre anëtarë të djeshëm apo edhe të sotëm të Kryesisë ose të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie!
     4. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës është e drejtuar vetëm prej anëtarëve, shpesh, madje, vetëm prej funksionarëve të një partie - të LDK-së! Për të qenë edhe më tragjikomike, më e papranueshme dhe më e palejueshme udhëheqja e saj, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës drejtohet prej një grupi partiako-lokal! Kështu, fjala vjen, qe 17 vjet në krye të Akademisë e ndërrojnë njëri-tjetrin një kimist e tre gjuhëtarë, kurse në Kryesi u asistojnë fqinjë të vendlindjes e të partisë! Kjo udhëheqje ka shkelur dhe vazhdon të shkelë procedurat elementare demokratike gjatë zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Akademisë; e shkurton afatin e zgjedhjes në dy vjet kur do të shtojë numrin e bashkëpartiakëve të vet dhe e zgjat në katër vjet kur do të shtyjë pranimin e të tjerëve. Për të siguruar që të pranohen vetëm bashkëpartiakët e saj dhe të pengohet pranimi i të tjerëve, kjo udhëheqje e ka bërë Seksionin organ i cili, në vend se Kuvendi i Akademisë, vendos kush do të pranohet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, çka nuk ndodh në asnjë akademi në Evropë!
     5. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës thekson se uzurpimi i tillë njëpartiak i Akademisë dhe i Kryesisë së saj ka bërë: që në Akademi të sillen edhe disa shkrimtarë - kritikë, prozatorë e poetë të cilët, po të mos ishte ajo ashtu e uzurpuar, nuk do të bëheshin anëtarë të saj; që në vazhdimësi të refuzohen studiues, shkrimtarë dhe krijues të tjerë me vepër të çmuar shkencore, letrare, artistike dhe me merita të mëdha për arsimin dhe për kulturën e Kosovës.
     6. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, për shkak të uzurpimit të tillë të skajshëm partiak, nuk ka sot në përbërje të saj: asnjë historian, asnjë arkeolog, asnjë leksikolog e leksikograf, asnjë historian të krijimtarisë popullore, asnjë mjek. Deri sivjet, në përbërje të saj kjo Akademi nuk e kishte asnjë ekonomist sado Kosova ka një varg ekonomistësh të njohur e të çmuar edhe jashtë Kosovës. Po sivjet në Akademinë tonë u pranua një ekonomist dhe ky është një funksionar i LDK-së, njëkohësisht kryetar i Prishtinës!
     7. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e bindur se si pasojë e këtyre deformimeve, e kësaj papërgjegjësie shkencore, intelektuale dhe morale të uzurpuesve të Akademisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në mënyrë të veçantë dy seksionet e saj themelore - Seksioni i Gjuhës dhe i Letërsisë dhe Seksioni i Shkencave Shoqërore, nuk kanë realizuar deri sot dhe nuk do të jenë në gjendje të realizojnë as sot e tutje me përbërjen që kanë asnjë projekt kërkimor-shkencor me rëndësi historike për Kosovën e aq më pak për popullin shqiptar në përgjithësi. Akademia e Shkencave dhe e Arteve  e Kosovës sot vepron si një shtëpi modeste botuese, e cila boton çka është botuar shumë kohë përpara dhe riboton veprat e disa anëtarëve të saj, ndonjëherë pavarësisht prej vlerës së tyre!
     8. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës shpreh indinjatë pse mediet tona nuk janë marrë deri sot dhe nuk merren as sot me politizimin e institucioneve tona shkencore dhe me deformimet e sipërshënuara në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e vetëdijshme se heshtja e tillë e medieve është pasojë, në njërën anë, e mungesës së transparencës në Akademi, kurse, në anën tjetër, e trysnive që iu bëhen prej strukturave partiake të cilave iu takojnë përdoruesit dhe shpërdoruesit e Akademisë sonë!
     9. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës fton opinionin e Kosovës, krijuesit shkencorë dhe artistikë, sidomos  institucionet politike dhe shtetërore që të bëjnë çka varet prej tyre për reformimin e institucioneve tona shkencore, për ndërprerjen e politizimit të tyre, për ndërrimin e gjendjes së përkeqësuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e cila cenon, në afat të gjatë historik, interesat shkencore, kulturore dhe, në përgjithësi, shoqërore të Kosovës.
     Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i bën me dije opinionin kosovar dhe institucionet politike e shtetërore se do t’i vazhdojë përpjekjet për ndryshimin e gjendjes së politizuar në institucionet shkencore dhe kulturore, sidomos për ndryshimin e gjendjes së uzurpuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kryesia e LSHK-së / Kryetari - ADEM DEMAÇI
Prishtinë më 06. 11. 2009

Blendi Fevziu: Unë paguhem shumë

blendi-fevziu

Prej dy dekadash qëndron në ekran me debate e intervista ekskluzive për çështjet më të rëndësishme të ditës, çka e bën atë figurën më të njohur për publikun.

Shumë vite punë si gazetar, duke drejtuar pyetje mbi problematikat që ndeshim çdo ditë, autor i disa librave, dhe plot pasione për udhëtimet, Blendi Fevziu këtë herë ka provuar si është të jesh në rolin e të intervistuarit në këndin e ekselencës në Vila 24 në News 24.

Njëra prej pyetjeve kishte të bëjë edhe me rrogën e tij, për të cilën publiku gjithmonë është interesuar.

“Rroga është një kontratë personale. Lidhet me rrethanat. Unë kam qenë ndër gazetarët e parë në Shqipëri që nuk kam qenë dakord me një kontratë standarde, por në varësi të reklamave që sjell”.
“Pra, nuk paguhem njësoj në çdo vit. Jam ndër gazetarët që rri në çdo moment në vëmendje të matjes së audiencës. Unë e kam raportin drejtpërdrejt më shikuesin. Unë paguhem shumë”.

“Standardi im i jetesës nuk vjen vetëm nga rroga, por nga një lloj trashëgimie nga familja ime. Edhe nga librat e mi kanë ardhur fitime. Librin nuk e kontrollon dot sa shiti, si u shit. Por unë kam pasur një kontratë fillimisht me blerësin”, citohet të ketë thënë Fevziu.

Ikonat e muzikës që humbëm në 2016-ën

geroge-michael
2016-a ishte viti i humbjes së ikonave të muzikës, e legjendave që u larguan shpejt.
Ndër ta: Prince, David Bowie, Leonard Cohen
kelvi.jpg
Ne gjithashtu humbëm një tjetër ikonë të muzikës. Këngëtar, autor këngësh, producent dhe gjysma e pjesës së bandës së famshme “WHAM”. George  Michael vdiq qetësisht në shtëpuinë e tij në moshën 53 vjeçare.
rs-11015-gm-624-1368807361.jpg
Rebecca Wilson, një nga gazetaret me profilin më të lartë në Australi, një bashkëshorte dhe nënë e dy djemve të rinj, e cila humbi betejën e saj me kancerin e gjirit. Një betejë me të cilën, shumë prej nesh nuk e dinim që ajo po luftonte.
rebeka.jpg
Doris Roberts, figura televizive shumë e dashur për mamatë tona, ka vdekur gjithashtu këtë vit. Ajo ka luajtur në rolet e Marie në  “Everybody Loves Raymond”  dhe të Florence Henderson”  e cila njihej si Carol Brady, në shfaqjen televizive “The Brady Bunch “.
doris.jpg
Ka qenë një vit i vështirë për shumë arsye. Le të marrim një moment dhe të kujtojmë personat e famshëm të humbur në vitin 2016 dhe të reflektojmë mbi jetën e pabesueshme që ata kanë udhëhequr.
Me artin e tyre e kanë bërë botën një vend më të ndritshëm, me më shumë të qeshura dhe vallëzime. 
geroge-michael

Për të qarkulluar në Rrugën e Kombit që e ndertoi Qeveria e Sali Berishës ,do të paguani nga 2.5 deri në 23 euro


rruga-e-kombit_1481741201-1370086


Tarifat për të qarkulluar në Rrugën e Kombit do të fillojnë nga 2.5 euro për motoçikletat deri në 23 euro për kamionët e rëndë.

Ndërkohë që taksa bazë do të jetë 5 euro. Pas miratimit të kontratës koncensionare nga Qeveria e Shqipërisë në mesin e muajit dhjetor, i hapet rruga vendosjes së pagesës për drejtuesit e automjeteve që do të qarkullojnë në rrugën Milot-Morin , 6-7 muaj pas miratimit.

Kështu në korrik të vitit të ardhshëm, sipas vendimit për koncesionin e Rrugës së Kombit, taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH.

Deri kur : Shqipëria shet më shumë mallra serbe sesa kosovare


kamiona
Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës dhe Serbisë kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë 11-mujorit të këtij viti në favor të Serbisë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, vërehet se shitjet e mallrave shqiptare në Serbi kanë shënuar një rritje me 34%, krahasuar me një vit më parë, shkruan sot Koha Ditore. Nga 21.5 milionë euro që ishte vlera e eksporteve në janar-nëntor 2015, në të njëjtën periudhë të 2016-s ato kaluan në 29.8 milionë Euro.

Ndërkohë që ka rënë në rreth 19 milionë euro vlera e importeve nga Serbia, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Megjithatë, Shqipëria vazhdon të ketë një bilanc tregtar negativ me Serbinë me një vlerë prej 95 milionë eurosh.

Ndërkohë që ekspansioni i shitjeve në Kosovë nga bizneset në Shqipëri ka pësuar rënie nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

E vërteta e ndarjes së Mitrovicës



milazimi

Shkruar nga:  Prof.Dr.sci. Milazim KRASNIQI


Përderi sa ngritja e një muri ndanë Urës së Ibrit është vetëm provokim simbolik në serinë e diversioneve ndaj shtetit të Kosovës nga Serbia e Rusia, debatet që po bëhen në mesin e shqiptarëve, duke përfshirë edhe një pjes ëtë diskutimeve në Kuvendin e Kosovës, janë thjesht dhe vetëm episode të mjerimit të mendimit imoral politik.
Prandaj, suksesi i Serbisë në këtë rast nuk është vetëm se e imponon agjenden që dëshiron, por edhe se arrin t’i nxisë shqiptarët që ta akuzojnë e fyejnë vetveten edhe për komplotet që ua bën Serbia. Kjo është gropa septike e mjerimit ku është katandisur mendimi logjik nga një pjesë e kësaj elite të çoroditur dhe disa medieve poashtu të çoroditura.

Ta akuzosh veten, për dëmin që ta bën ashiqare tjetri, kjo shkon përtej mazohizmit. Arrin te doktrina morbide e Menen Agripes, i cili i pati bindur të varfërit në Romë, se faji për mjerimin e tyre nuk ishte i të pasurve, po i stomakut të tyre që nuk po ngopej kurrë.

Si rezultat i këtij shpjegimi të Agripës, nga ana e të varfërve filloi çmenduria kolektive e shqyerjes së barqeve të veta! Ata i shponin dhe i shqyenin me thika barqet e veta, duke i akuzuar se ishin fajtorë për mjerimin e tyre! Edhe në rastin e debateve për murin, këtë doktrinë është duke e përhapur veçmas LVV, po edhe një pjesë e medieve në vendin tonë. Pra, këta po na thonë që ne shqiptarët kemi faj që është ndarë Mitrovica, që është ndarë veriu, që është ngritur muri. Ne kemi faj, jo Serbia, jo Rusia.

Dhe meqë ne qenkemi fajtorët, atëherë mbetet që të marrim edhe dënimin që meritojmë, të vetëndëshkohemi, t’ia nxjerrim sytë vetes e njëri- tjetrit! Më tmerron fakti që në këtë derexhe kemi rënë saktësisht. Këtë derexhe e vërteton edhe një anketim që po e zhvillon një portal, me pyetjen: kush është fajtor për ngritjen e murit? Përgjigjet janë tmerruese: 50% mendojnë se përgjegjës është Hashim Thaçi, ndërsa vetëm 14% e shohin përgjegjëse Serbinë.

Në një frymë të theksuar agripiane, ka diskutuar mbrëmë në Kuvend edhe pjesa më e madhe e opozitës, lidhur me po këtë temë. Pati akuza bizare se gjoja Kadri Veseli e ka ndarë Mitrovicën! (Nuk ia vlen të përshkruhet niveli mizerabël i atij debati, vërtet!)

Ndërsa, pyetja se kush e ka ndarë veriun e Kosovës dhe Mitrovicën dhe rrjedhimisht kush e ka ngritur murin, ka marrë përgjigje para shumë vitesh nga njeriu që e njeh më së miri gjithë problemin, nga Marti Ahtisari. Në librin e tij, “Detyra në Beograd” (të cilin studentët e mi e lexojnë si libër obligativ në vitin e parë të studimeve, ndërsa jam i bindur se shumica e deputetëve nuk e kanë lexuar) Ahtisari zbulon se si është përgatitur komploti ruso-serb për ndarjen e Kosovës, gjatë kohës sa zgjasnin tratativat e treshes Tallbot-Cernomirdin-Ahtisari, për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.

Ai zbulon se ministria ruse e mbrojtjes, mbase edhe ajo e brendshmja, kishin hartuar një projekt të fshehtë, (prapa shpinës së Ministrisë së së jashtme dhe çernomirdinit) për ndarjen e Kosovës dhe marrjen e veriut të Kosovës nën kontrollin e rusëve. Plani ishte akorduar me Millosheviqin. Ahtisari pohon se arsyeja pse Millosheviqi e kishte pranuar marrëveshjen, ishte pikërisht ai plan i fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Ahtisari thotë: “ Ekzistimi i një plani të tillë e shpjegon pranimin, çuditërisht të lehtë të ofertës për paqe, nga ana e Millosheviqit dhe e udhëheqjes jugosllave, të cilën e kisha sjellë në Beorad.” Sipas Ahtisarit, Rusia kishte përgatitur të paktën 10.000 ushtarë të përgatitur për zbarkim në Kosovë!Ahtisari pohon se plani dështoi vetëm falë faktit që Bullgaria, Hungaria, Rumania e mbyllën hapësirën ajrore për fluturimet ruse dhe ashtu penguan zbarkimin rus në Kosovë. Në atë mënyrë, forcat ruse që erdhën në Kosovë nga Bosnja dhe e pushtuan aeroportin (aeroporti u duhej për zbarkimin e forcave të tjera nga Rusia) mbeten të izoluara dhe nuk arritën ta ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve. Sado që plani i marrjes së sektorit të veriut nga Rusia ka dështuar thjesht dhe vetëm për këtë arsye, është naiv kushdo që mendon se Rusia e Serbia kanë hequr dorë nga plani.

Ai plan është modifikuar prej tyre, me ngritjen e strukurave paramilitare, me dëbimin e shqiptarëve nga veriu, me funksionalizimin e administratës shtetërore serbe në ato hapësira. KFOR-i dhe UNMIK-u kurrë nuk kanë arritur të ndryshojnë gjendjen në terren. Për atë arsye, Bashkimi Evropian ka planifikuar riintegrimin me anën e negociatave. Por, edhe Bashkimi Evropian, në dijeni të ekzistimit të planit ruso-serb, kurrë nuk ka guxuar ta prekë në nerv statusin e veriut.

Është munduar ta zbutë, ta modifikojë, ta përshtatë, por pa pasur guxim ta sfidojë. Ura e Ibrit është shndërruar në simbol të dështimit edhe të BE-së në Kosovë. Pra, për t’i dhënë fund unë këtij monologu, ekziston plani ruso-serb për ndarjen e Kosovës, i cili ka filluar në qershor 1999 dhe i cili është duke u zbatuar.

Personalisht, pres që do të intensifikohet realizimi i tij edhe me brutalisht. Si fillim, mund të sponsorizohen që të vijnë në nivele të ndryshme të vendimmmarrjes për Mitrovicën e për veriun edhe më shumë njerëz si Agim Bahtiri dhe partia e tij, e njohur për lidhjet me Rusinë.

Kjo mund të ndodhë nëse shteti i Kosovës rrëshqet edhe më shumë drejt dështimit si shtet. Në atë rast hapet mundësia e ndarjes “së përkohshme”, ose “preventive” nga shteti dështuar. Pak a shumë ashtu siç është ndarë Kosova nga shteti i dështuar jugosllav. Në këtë kontekst, dështimit të Kosovës si shtet i ndihmon shumë kjo qasja e vetakuzimit, e vetëfajësimit për ndarjen e Mitrovicës e të veriut.

Pse? Paj, siç bënte qejf Menen Agripa, kur i shihte varfanjakët duke e çarë stomakun e tyre me thika, ashtu po kënaqen Rusia e Serbia, kur po shohin se sa egërisht po akuzojmë veten si fajtorë për ndarjen. (24 dhjetor 2016)

Kush po ia luan lojën Familjes Dehari, sipas Adratik Kelmendit?

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për rastin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qelinë e tij në Prizren.
Kelmendi ka thënë se intervista me prindërit e Deharit ishte njëra ndër intervistat e tij më të vështira gjatë gjithë karrierës së tij.
kelmendi-ccedil-ka-po-i-duhet-tha-ccedil-it-posti-i-presidentit_hd
Autori i emisionit “Rubikon” ka treguar se këtë intervistë të vështirë për të e ka bërë rrëfimi i dy prindërve, të cilëve u kishin vdekur dy djem në rrethana që akoma nuk i kanë të qarta.

Kelmendi në “Komiteti” ka shtuar se familjes Dehari po ia luajnë lojën një pjesë e madhe e njerëzve me ndikim në skenën politike.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...