Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/29

Floripress: Urimet më të mira që na kanë ardhur me SMS për Vitin e Ri 2017!


Image result for urimet me te mira per vitin e ri

Është koha për urimet e Vitit të Ri, qoftë edhe në formë elektronike, SMS. Nëse doni që një numri të madh miqsh e të njohurisht t’ua uroni Vitin e Ri me anëtë të porosisë e nuk keni insportim të krijon nga një për secilin, ja disa propozime tjetër lloj për dëshira festive në formë SMS -i.

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

Dikur kemi dërguar kartolina të zgjedhura me kujdes dhe kemi menduar për porosinë, tash së paku mendojeni një SMS më përmbajtje të bukur e origjinale!


Image result for urimet me te mira per vitin e ri

1. Lëri prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, luftën e dobësitë. Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë. Jeta është e shkyrër, mos ju frigo askujt, bëhu trim e duaj, sepse vlejmë mu aq sa dimë se duam. Të dëshiroj nga zemra më të mirat për këtë Vit të Ri 2017!

Related image

2. Të dëshiroj një oqean shëndet, dete lumturie e dashurie, liqene suksesi, lumej parash dhe – asnjë pikë pikëllimi e dhimbjeje.Gëzuar 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

3. Nëse e sheh një njeri me të kuqe dhe don të të fusë në thes – mos u frigo. Është ai Babadimri, i cili vetëm po ma plotëson dëshirën e Vitit të Ri 2017!


Image result for urimet me te mira per vitin e ri
4. Për asnjë stazë të jetës nuk ka udhërrëfyes, secila është e pahulumtuar dhe e papërsëritshme. Prandaj në jetë aventura është rregull, e jo përjashtim. Gëzuar Viti i Ri 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

5. Të kesh shëndet e të kesh fat, të të plotësohen dëshirat të vogla e të mëdha, të rrezatosh kthjelltësi, ta hedhësh pikëllimin, ta kesh të gjatë vijën e jetës… Të të realizohen ëndërrat në zgjëndërr, Të kesh mendime të mira në kokë, të të jenë personat e dashur pjesë e ëndërrës dhe të të fillojë Viti i ri  2017 me PO! Gëzuar,pra  Viti i Ri 2017!

Related image

6. Të dëshiroj nga e mira më të mirën, nga e bukura më të bukurën, shumë shëndet, sukses e dashuri. Le të fillojë çdo ditë me buzëqeshje, të zgjasë me luturi e të përfundojë me ëndërra të bukura. Gezuar 2017-ta!


Related image

7. Bukuria… Freskia…. Ëndërrat… E vërteta, Ndjenjat… Besimi… Ky është fillimi i Vitit të Ri 2017!

Related image

8. GËZUAR VITI I RI! Për dhuratë të dërgoj DASHURI, të paqetuar në SINQERITET, me fjongo prej DËSHIRASH TË MIRA. Ke të jep ky vit LUMTURI I SIGURI tërë jetën. GËZUAR VITI I RI!
Related image

9. Tom Cruise, Angelina Jolie, Madonna, Arnold Schëarzenegger, Jennifer Lopez, George Clooney dhe unë… Të gjitha yjet e famshme të botës të dëshirojnë GËZUAR VITIN E RI 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

10. E hapim librin. Faqet e saj janë të zbrazëta. Vetë do t’i shkruajmë në të fjalët. Libri quhet Mundësia, e kapitulli i saj i parë – Mbrëmja e Vitit të Ri 2017.

Related image

11. Qofsh në luftë të përhershme me veset e tua, kurse në paqe më fqinjtë dhe do të jesh njeri më i mirë në Vitin e Ri 2017.

Related image

12. Secila ditë e vitit e ka vlerën e saj. Mëngjesi sjell SHPRESËN, pasditja BESIMIN, mbrëmja DASHURINË, kurse nata PUSHIMIN. Shpresoj që në çdo çast të kënaqesh kështu gjatë 2017-ës! GËZUAR VITI RI!

Related image

13. Me aromën e të gjithë trëndafilave, me të gjitha dritat e botës dhe të gjitha buzëqeshjet e fëmijëve Të dëshiroj të të realizohen të gjitha dëshirat… GËZUAR VITI RI  2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri
14. Të dëshiroj: bukur i në janar, dashuri në shkurt, paqe në mars, pabrenga në prill, argëtim në maj, të kënaqesh nga qershori deri në nëntor, fat në dhjetor… Shkurt, të dëshuroj vit të ri me fat e të bukur!
Image result for urimet me te mira per vitin e ri

15.Uroj vitin e ri te gjitha familjareve dhe te afermeve. Ju deshiroj nje vit sa ma te kendeshem dhe u uroj qe ne vitin 2017 te perkujdesen vetem nga te mira dhe te kene lumturi e dashuri ne jete.

Image result for urimet me te mira per vitin e ri
16.Në muzikën e natës, në terr të zi, në ora 24 ta uroj vitin e ri.

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

17.Vitet kalojn shpejt, gjërat ngelin me kujtime, me rastin e kësaj feste pranoni shumë urime.

Related image

18.Të krahasoj me yjet por vetëm me një ndryshim, ato jan të qiellit ndërsa ti je ylli im.. urime viti i ri.
Related image
19.Te uroj nje vite te mrekullueshem per ty dhe te dashurit e tu, me te mire se ai i shkuari, plot me gezim, dashuri, paqe dhe qetesi. Pse jo edhe pak fat. Urime nga zemra!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri
20.Nje vite tjeter iku duke i lene vendin 2017-tes, por asnje nuk do te zer vendin tend ne zemren time. Urime zemra ime.
Related image
21.Gezuar viti i ri 2017 ju uroj shume fat lumturi dashuri dhe plotsim te te gjitha deshiravetuaja shpresoj qe do jet nje vit i kalur shpejt dhe me shume kujtime te bukura per te gjith ne shume shume urimeeeeee shpresoj te kaloni me mire se vitin 2017…


Related image

22.Gezuar 2017, zoti te dhurofte per çdo furtun nje ylber, per çdo lot nje buzeqeshje dhe per çdo problem nje zgjidhje!
Related image
23.Te uroj qe te presesh Vitin e Ri me te gjitha enderrat e tua dhe gjerat e bukura qe te kane shoqeruar deri sot, dhe te hapesh zemren tende te gjithe atyre qe do te vijne dhe do te dine te bejne te lumtur. Urime Vitin e Ri 2017 nga zemra.


Image result for urimet me te mira per vitin e ri
24.Urime te gjithve kete fest te vitit te ri,le tju sjell ky vite gjen me te bukur te jetes dhe njekohesisht le te jete vit i realizimeve te enderrave tuaja, zoti le tju dhuroj at qe me se shumti deshironi dhe le tu ruaj at qe ju posedoni,le tju mbush zemrat me gezime dhe me plote dashuri,paqja dhe harmoija le tju perqafojn ne qdo faqe dhe hap te jetes.

Related image

25.2017urime per 365 dite, 8760 ore, 525600 minuta e 31536000 seconda, te pasura me jete, qetesi, gezim , dashuri dhe pak çmenduri :p !
Related image
26.Ja na erdhi viti ri sa jam i gezuar me kallash e hashash kam per ta festuar, bombat zbardhen tej per tej ne fusha e male viti ri do te na gjej shtrire neper spitale, te vrar sakatuar ska doktor ce na fut ne duar. GEZUAR VITIN 2017 TE GJITHE SHQIPAREVE NE CDO SKAJ TE BOTES.
Related image
27.Nje yll ne qiell sa bukur shendrit, kjo hene e bukur po na fal pak drit, qielli i kalter diqka po tregon, se ke nje shoqe qe asnjeher nuk te harron, dhe me dashuri vitin e ri ta uron. Urime 2017 shoqja ime e dashur!
Related image
28.Kete dedikim ia kushtoj personit me te dashur ne bote motres time te dua dhe te adhuroj gezuar vitin e ri 2017. fat e lumturite shkojne Per ty princeshe.
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
29.Pershendes gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen; qofte viti i mbare ne te gjitha fushat e jetes.

Related image

30.Ju uroj gjithve vitin e ri 2017 ju uroj qe ky vit tju sjell shendet dashuri dhe lumturi .

Related image

31.Nje yll ne qiell sa bukur shendrit,kjo hena e bukur na fal kete drit, ky qielli kalter diqka te tregon se ke nje MOTER dhe asnjeher ste harron….Happy New Year My Sister And I LoV YoU…
Related image
32.Një pëllumb i shkruar në dritare troket, hape mos nguro se diçka e mir të pret, në krahët e tij ka një porosi urime viti i ri 2017.
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
33.Një vit i ri oh zot sa kënaqësi, një kapitull i jetës po vazhdon, një vit i ri po na fton, një zemër troket, një telefon cingëron.”URIME VITI I RI 2017”
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
34. Gëzuar festën e vitit të ri e ju uroj çdo të mirë në jetë lumturi,dashuri dhe të gjitha të mirat në jetë.
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
35.Të uroj 12 muaj lumturi, 52 fundjava qetësi, 365 ditë dashuri, 8760 orë paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqësi.URIME VITI I RI 2017!!!
Related image
36. Si flladi i leht ju ardht dashuria, si e ëndërroni paqi lumturi në jet urime viti i ri 2017 sot e 100 vjet .
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
37.Tash ështe një terr i zi dhe mbretëron një qetësi, un kam dëshirë ta uroj vitin e ri me gjithe dashurinë që kam për ta. URIME VITI I RI 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!





TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!


DYMIJË E SHTATËMBËDHJETA QOFTË LULE DHE MJALTË!

Uroj një vit të ri të mbarë për njerëzit e mi, për miqtë e mi, për të mirët e Letrave Shqipe dhe Shqipëridashësit! 2017 - a qoftë fatbukur për fisnikë si Ju!

GËZUAR VITIN E RI 2017!

nga Albert HABAZAJ

Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë,
Ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit,
Zemra qesh e më bëhet mandolinë,
Urimi bëhet notë e pentagramit…
Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore
Romantikën e ndritshme me flatra lulebore.
Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit
I merr me vete dëshirëmirat e Vitit,
Të vesuara freskët me aromën e limonit,
I zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.
Në buzë të detit bëhem lirikë për ju
E nis me mikun e kaltër mesazh të ylbertë,
Rezonancë bën diellin urimi im kështu,
I Vitit të Ri Dymijë e shtatëmbëdhjetë.

 Vlorë, e premte, 30.12. 2016, ora 11:11’

2016/12/28

Mbi 50 kandidatë për anëtarë të Akademisë në Kosovë

Zgjidhen tetë anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka mbajtur kohë më parë  Kuvendin e saj zgjedhor, ku ka i zgjedhur tetë anëtarë të rinj korrespondentë dhe i ka avancuar në anëtarë të rregullt tre anëtarë të saj me korrespondencë.

Anëtarë korrespondentë të ASHAK janë zgjedhur:

 Prof.Dr.Bardh Rugova,

Prof.Dr. Kujtim Shala (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë),

Prof.Dr. Frashër Demaj,

Prof.Dr.Gjyljeta Mushkolaj,

Prof.dr. Justina Pula.

 Prof.Dr.Muhamedin Kullashi (Seksioni i Shkencave Shoqërore),

Prof.Dr.Fetah Podvorica

dhe

Prof.Dr. Myzafere Limani (Seksioni i Shkencave të Natyrës).


Kuvendi i ASHAK i ka zgjedhur anëtarë të rregullt anëtarët e saj me korrespondencë:

Prof.Dr. Zejnullah Rrahmanin (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë)

dhe

Prof.Dr. Anton K. Berishajn e Prof.Dr.  Jusuf Bajraktarin (Seksioni i Shkencave Shoqërore).

Kuvendi i ASHAK i ka zgjedhur sot edhe katër anëtarë të rinj të jashtëm:Prof.Dr. Bahri Becin, Prof.Dr.Kristaq Priftin, Prof.Dr. Matteo Mandalën dhe Prof.Dr.Mentor Petrelën.

Pas pranimit të anëtarëve të rinj, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës i ka gjithsej 38 anëtarë të rregullt dhe me korrespondencë.

******

Në konkursin për anëtarë të rinj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), i cili është hapur më 17 nëntor, konkuruan 58 kandidatë.


Prej tyre, 11 anëtarë me korrespodencë, shtatë anëtarë të jashtëm dhe 40 kandidatë të rinj në katër seksione shkencore sa i ka Akademia.

Sipas informatave të cilat i ka siguruar KosovaPress-i, konkursi i shpallur më 17 nëntor përfundon më datë 24 të këtij muaji, kurse mbledhja e Kuvendit të Akademisë, në të cilën bëhet edhe përzgjedhja e akademikëve të rinj, pritet të mbahet më 21 dhjetor 2016.

KosovaPress ka siguruar listën e kandidatëve deri sot, e martë, datë 22 nëntor 2016. Ja lista e kandidatëve:

Seksioni i Shkencave Shoqërore


Kandidatët korrespodentë

-Anton Berishaj

-Arsim Bajrami

-Edi Shukriu

-Jusuf Bajraktari


Kandidatët e rinj:

-Blerim Ramosaj

-Frashër Demaj

-Gazmend Luboteni

-Gjyljeta Mushkolaj


-Ibrahim Berisha

-Justina Pula

-Kadri Metaj

-Lush Culaj

-Muhamed Kullashi


-Naser Ferri

-Nehat Krasniqi

-Sinan Ademaj

Seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë

Kandidatët korrespodentë


-Mehmet Halimi

-Zejnullah Rrahmani

Kandidatët e rinj

-Basri Çapriqi

-Bajram Kosumi


-Bardh Rugova

-Fadil Hysaj

-Kujtim Shala

-Milazim Krasniqi

-Qemal Murati


-Rrahman Paçarizi

-Shefkije Islamaj

-Shkumbin Munishi

Seksioni i Arteve

Kandidatët korrespodentë:


-Luan Mulliqi

-Xhevdet Xhafa

Kandidatët e rinj:

-Adem Rusinovci

-Miradije Ramiqi


-Zake Prelvukaj

Seksioni i Shkencave të Natyrës

Kandidatët korrespodentë:

-Arsim Morina

-Qamil Haxhibeqiri


-Sali Gashi

Kandidatët e rinj:

-Arbnor Pajaziti

-Bajram Berisha

-Behxhet Mustafa


-Fetah Podvorica

-Gani Bajraktari

-Hilmi Islami

-Isa Elezaj

-Myrvete Paçarada


-Mentor Sopjani

-Myzafere Limani

-Naim Berisha

-Ramadan Zejnullahu

-Shukri Fetahu


-Shaban Buza

-Veton Hoxha

Anëtarët e jashtëm:

-Abdylmenaf Bexheti

-Bahri Beci


-Gëzim Qendro

-Kristaq Prifti

-Luan Starova

-Matteo Mandala

-Mentor Petrela


*Sipas njoftimit paraprak, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me Status të Akademisë, shpallë konkursin për zgjedhjet e anëtarëve të rinj, ndërsa recensionet e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë u lihen në dispozicion për shtatë ditë në mjediset e Akademisë (Statuti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nr. 446/2, i 11.05.2016, neni 23, paragrafi 12.).

KUMTESË E KRYESISË


Nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës 
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE TË KOSOVËS  ËSHTË E DREJTUAR, VETËM PREJ FUNKSIONARËVE TË NJË PARTIE - TË LDK-së!
Opinionit tonë nuk i është bërë e mundshme të informohet se gati të gjithë funksionarët më të lartë të LDK-së janë bërë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, kurse prej 9 anëtarëve të sotëm të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë 7 janë anëtarë të LDK-së, ndërsa 5 prej tyre anëtarë të djeshëm apo edhe të sotëm të Kryesisë ose të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie! 

Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

Mehmet Krajasekretar

 rregullt:
1.      Idriz Ajeti
2.      Ali Aliu
3.      Besim Bokshi
4.      Enver Gjerqeku
5.      Sabri Hamiti
6.      Rexhep Ismajli
7.      Mehmet Kraja
8.      Ali Podrimjaa
9.      Rexhep Qosja

Jashtë trupit  punës:
1.      Sinan Hasani
2.      Ibrahim Rugova

Për  tepër lexoni faqen zyrtare :

========================================
     Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 6 nëntor 2009, në Prishtinë, shqyrtoi gjendjen në institucionet tona shkencore, në mënyrë të veçantë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
     Meqenëse në diskutim u paraqitën mjaft të dhëna që dëshmojnë se këto institucione janë të politizuara në shkallë të palejueshme, Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës e quan të nevojshme  që opinionit të Kosovës t’i drejtohet me këtë Kumtesë.
     1. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e shqetësuar dhe e brengosur për shkak të pasojave që një politizim i tillë ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë në shkencën tonë, në planifikimin, në vlerësimet dhe në afirmimin e saj si në Kosovë, ashtu edhe në gjithë hapësirën kombëtare.
     2. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se përkatësia partiake është bërë kriter për pranimin dhe për dhënien e titujve shkencorë në institucionet shkencore, gjë që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë deformime të tjera në veprimtarinë e tyre shkencore, kulturore dhe shoqërore.
     3. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se pasojat më të mëdha të një politizimi të tillë janë shprehur në veprimtarinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Institucion njëpartiak në kohën e komunizmit, kjo Akademi vazhdon të jetë institucion njëpartiak edhe sot, madje partiakisht më i anshëm sot se atëherë. Opinionit tonë nuk i është bërë e mundshme të informohet se gati të gjithë funksionarët më të lartë të LDK-së janë bërë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, kurse prej 9 anëtarëve të sotëm të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë 7 janë anëtarë të LDK-së, ndërsa 5 prej tyre anëtarë të djeshëm apo edhe të sotëm të Kryesisë ose të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie!
     4. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës është e drejtuar vetëm prej anëtarëve, shpesh, madje, vetëm prej funksionarëve të një partie - të LDK-së! Për të qenë edhe më tragjikomike, më e papranueshme dhe më e palejueshme udhëheqja e saj, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës drejtohet prej një grupi partiako-lokal! Kështu, fjala vjen, qe 17 vjet në krye të Akademisë e ndërrojnë njëri-tjetrin një kimist e tre gjuhëtarë, kurse në Kryesi u asistojnë fqinjë të vendlindjes e të partisë! Kjo udhëheqje ka shkelur dhe vazhdon të shkelë procedurat elementare demokratike gjatë zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Akademisë; e shkurton afatin e zgjedhjes në dy vjet kur do të shtojë numrin e bashkëpartiakëve të vet dhe e zgjat në katër vjet kur do të shtyjë pranimin e të tjerëve. Për të siguruar që të pranohen vetëm bashkëpartiakët e saj dhe të pengohet pranimi i të tjerëve, kjo udhëheqje e ka bërë Seksionin organ i cili, në vend se Kuvendi i Akademisë, vendos kush do të pranohet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, çka nuk ndodh në asnjë akademi në Evropë!
     5. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës thekson se uzurpimi i tillë njëpartiak i Akademisë dhe i Kryesisë së saj ka bërë: që në Akademi të sillen edhe disa shkrimtarë - kritikë, prozatorë e poetë të cilët, po të mos ishte ajo ashtu e uzurpuar, nuk do të bëheshin anëtarë të saj; që në vazhdimësi të refuzohen studiues, shkrimtarë dhe krijues të tjerë me vepër të çmuar shkencore, letrare, artistike dhe me merita të mëdha për arsimin dhe për kulturën e Kosovës.
     6. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, për shkak të uzurpimit të tillë të skajshëm partiak, nuk ka sot në përbërje të saj: asnjë historian, asnjë arkeolog, asnjë leksikolog e leksikograf, asnjë historian të krijimtarisë popullore, asnjë mjek. Deri sivjet, në përbërje të saj kjo Akademi nuk e kishte asnjë ekonomist sado Kosova ka një varg ekonomistësh të njohur e të çmuar edhe jashtë Kosovës. Po sivjet në Akademinë tonë u pranua një ekonomist dhe ky është një funksionar i LDK-së, njëkohësisht kryetar i Prishtinës!
     7. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e bindur se si pasojë e këtyre deformimeve, e kësaj papërgjegjësie shkencore, intelektuale dhe morale të uzurpuesve të Akademisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në mënyrë të veçantë dy seksionet e saj themelore - Seksioni i Gjuhës dhe i Letërsisë dhe Seksioni i Shkencave Shoqërore, nuk kanë realizuar deri sot dhe nuk do të jenë në gjendje të realizojnë as sot e tutje me përbërjen që kanë asnjë projekt kërkimor-shkencor me rëndësi historike për Kosovën e aq më pak për popullin shqiptar në përgjithësi. Akademia e Shkencave dhe e Arteve  e Kosovës sot vepron si një shtëpi modeste botuese, e cila boton çka është botuar shumë kohë përpara dhe riboton veprat e disa anëtarëve të saj, ndonjëherë pavarësisht prej vlerës së tyre!
     8. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës shpreh indinjatë pse mediet tona nuk janë marrë deri sot dhe nuk merren as sot me politizimin e institucioneve tona shkencore dhe me deformimet e sipërshënuara në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e vetëdijshme se heshtja e tillë e medieve është pasojë, në njërën anë, e mungesës së transparencës në Akademi, kurse, në anën tjetër, e trysnive që iu bëhen prej strukturave partiake të cilave iu takojnë përdoruesit dhe shpërdoruesit e Akademisë sonë!
     9. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës fton opinionin e Kosovës, krijuesit shkencorë dhe artistikë, sidomos  institucionet politike dhe shtetërore që të bëjnë çka varet prej tyre për reformimin e institucioneve tona shkencore, për ndërprerjen e politizimit të tyre, për ndërrimin e gjendjes së përkeqësuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e cila cenon, në afat të gjatë historik, interesat shkencore, kulturore dhe, në përgjithësi, shoqërore të Kosovës.
     Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i bën me dije opinionin kosovar dhe institucionet politike e shtetërore se do t’i vazhdojë përpjekjet për ndryshimin e gjendjes së politizuar në institucionet shkencore dhe kulturore, sidomos për ndryshimin e gjendjes së uzurpuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kryesia e LSHK-së / Kryetari - ADEM DEMAÇI
Prishtinë më 06. 11. 2009

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...