Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/29

Kush është Xhorxh Soros, miqësia me Ramën dhe cilat janë teoritë konspirative për të


PROFIL/ Kush është Xhorxh Soros, miqësia me Ramën dhe cilat janë teoritë konspirative për të

Emri i miliarderit Xhorxh Soros është familjar në Shqipëri.

Së fundmi, duke përfituar nga fitorja e Trump në SHBA, ishte Kocco Kokëdhima ai që e vuri theksin te George Soros.

Kokëdhima tha se i shikon si të rrezikshme implikimet e fondacionit të Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, duke nënvizuar se shpresonte që presidenti i ri amerikan “do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri”.

“Për sa i përket aktivitetit të Fondacionit Soros këto vitet e fundit që ka lidhje kryesisht me interesin e këtij fondacioni për të ndikuar në zhvillimet politike në Shqipëri, unë personalisht e çmoj si të padobishme për vendin tonë këtë gjë”.

Soros është i njohur për mbështetjen e kandidatëve të majtë në shumë vende të botës përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, ku në fushatën e fundit, mbështet hapur Hillari Klintonin.

Soros është mik kryeministrit Edi Rama. Madje shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar edhe në dasmën e tretë të multimiliarderit para tre vitesh.

Ndërkohë që Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë.

Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko-social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacionit Soros në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeministri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama. Ndërkohë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës i dha Sorosit titullin “Qytetar Nderi”.

rama-soros

Ndërsa për herë të dytë ishte në dhjetor të 2014-ës, ku përveç një darkë me mikun e tij Rama, Soros zhvilloi një takim edhe me Lulzim Bashën.

Kush është Xhorxh Soros

Xhorxh Soros ka lindur në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Ai i mbijetoi pushtimit nazist dhe largua prej Hungarisë komuniste në 1947-ën për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës.

Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper, i cili pati një ndikim të thellë tek ai. Në 1956-ën, z. Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.

Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979, kur ai nisi të japë fonde për të ndihmuar studentët zezakë që të ndjekin studimet në Universitetin e Kejptaunit. Sot ai është kryetar i Institutit “Për një Shoqëri të Hapur”, si dhe themeluesi i një rrjeti organizatash filantropike. Më 1947 emigron në Angli dhe diplomohet në Shkollën Ekonomike të Londrës më 1952. Pas 4 vjetësh, më 1956 largohet për në SHBA dhe fillon veprimtarinë financiare në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut.

Më 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund), një firmë private menaxhimi e cila jep konsulencë për investimet dhe e ka prezantuar Xhorxh Sorosin si një nga financierët më të suksesshëm në botë. E fillon aktivitetin bamirës më 1979, kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).

Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.

soros-teaser-3_3

Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si Neë School for Social Research (New York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë. Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Teoritë konspirative

Shumë teori konspirative janë krijuar për financierin dhe filantropin amerikano-hungarez George Soros që nga rritja e pasurisë së tij. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me bindjet e tij politike dhe pasurinë e tij financiare. Autori Michael Wolraich e ka përkufizuar fenomenin me emrin “Anti-Sorosizmi”.

Anti-Sorosizmi është përmendur shpesh për shkak të rritjes së përdorimit të teorive konspirative politike anti-Soros në rrethet konservatore dhe nacionaliste.

Sipas një teorie konspirative të famshme, Soros përfaqëson shoqërinë Fabian. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1884 në Britani dhe ata që më vonë themeluan shkollën e famshme sot më të famshme në Britani “LSE”.

Ajo është themeluar nga një çift aristokratësh britanik.

Sipas teorisë konspirative, aty ka qenë i përfshirë edhe Xhorxh Orwell, i cili ka botuar librin “1984”.

Kjo shoqëri ku është i përfshirë edhe Sorosi, parashikonte në 100 vjet të vendosej socializmi botëror.

Atë që ka parashikuar Platoni.

Të gjithë këta janë platonistë dhe kërkojnë ngritjen e një qeverisje botërore.

Teoria konspirative nga Malajzia

Ekziston një dallim për Sorosin, ai shihet ose si pjesëmarrës në treg ose punon për të ndryshuar rregullat që duhet të ndjekin pjesëmarrësit në treg. Sipas Mahathir bin Mohamed, kryeministri i Malajzisë nga vitin 1981 deri në vitin 2003, Soros mund të ketë qenë pjesërisht përgjegjës për rrëzimin ekonomik në vitin 1997 të tregjeve të Azisë Lindore. Sipas Mahathir, në tre vite, Soros bëri investime afat-shkurtra spekulative në tregjet e Azisë Lindore duke u marrë me aksione e pasuri të patundshme. Ndërsa Soros nga ana tjetër tha se Mahathir po e përdorte atë si kokë turku për të fshehur gabimet e tij dhe se Mahthir ishte një kërcënim për vetë vendin e tij. Për vite me radhë deklaratat e të dyve kundër njëri tjetrit kanë qenë të shumta. Në vitin 2006, gjatë një vizite të Soros në Malajzi për promovimin e librit të tij, ai u takua me Mahathir për herë të parë, dhe Mahathir e pranoi se nuk e shihte më Sorosin si përgjegjës të krizave financiare.

Teoria konspirative e Glenn Beck

Më 9 nëntor të vitit 2010 moderatori amerikan konservator Glenn Beck transmetoi një program një orë të gjatë të titulluar “Mjeshtri i Marionetave” dedikuar Soros-it. Ai ngriti akuza ndaj Soros në këtë emision duke thënë se ai kishte bashkëpunuar me nazistët kur ishte fëmijë dhe shumë njerëz e thërrisnin atë anti-semit. Beck vazhdoi të diskutonte për Sorosin në programet e tij që pasuan duke bërë akuza shtesë ndaj tij. Sipas Beck, Soros me ndihmën e të tjerëve po përpiqet të shkatërrojë ekonominë amerikane për të krijuar një Rend të Ri Botëror.

Teoria konspirative e “tregtimit të drogës” sipas La Rouche

Kandidati amerikan për presidente Lindon LaRouche dhe lëvizja e tij gjithashtu publikuan një raport që pretendonte se Soros ishte lideri i një tregu të paligjshëm ndërkombëtar të drogës. Qëndrimi anti-Soros i LaRouche daton që nga vitet 1990. Akuzat ndaj tij janë përsëritur me kalimin e viteve edhe nga anëtarë të tjerë të lëvizjes së LaRouche.

Disa iniciativa pro-demokratike që mbështesnin Soros janë ndaluar në Kazakistan, Turkmenistan dhe Rusi.

Në vitin 2011, revista Forbes publikoi një artikull të gjerë për George Soros, aktivizimin e tij dhe politikën e huaj amerikane. Në artikull shkruhej: “Soros urrehet sepse shumë aziatiko-qendrorë dhe europiano-lindorë besojnë se ai po përdor paratë e tij për të shkatërruar sistemet politike të tyre. Kjo pikëpamje ka tendencë të nxisë anti-amerikanizmin. Dhe u jep mundësinë diktatorëve të flasin kundër diplomatëve amerikanë”.


*****


Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha gjen një armik të ri, sulmon Xhorxh Sorosin: 
Mes Sorosit dhe Edi Ramës është një grua


Teksa fliste për pengimin e reformës në drejtësi nga kryeministri Rama, Berisha lexoi një sms nga një zyrtar Transparency International, i cili thotë se Rama në bashkëpunim me Sorosin shkarkoi grupin e punës që do të merrej me raportin për matjen e korrupsionit në Shqipëri

“Dardha e ka bishtin mbrapa dhe dardha është Xhorxh Soros, kam marrë emaile për të. Sorosi një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish komuniste. Midis Sorosit dhe Edit, cherchez la femme, po kjo është histori tjetër. Po, po, me dokumente, ja si qeshin, të gjitha këto e dinë këtë”- tha Berisha.

Më tej ai lexoi mesazhin e zyrtarit të TI:

“Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International Berlin si team-leader për të hartuar raportin e anti-korrupsionit për Shqipërinë. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testimet dhe mbledhjet në terren.

Pas dërgimit të katër kapitujve në Berlin, qendra atje u shqetësua shumë. Kam marrë e-maile ku kërkonin përsëritjen e testimeve në mënyrë të paargumentuar në dhjetor 2014. Krejt papritur kërkojnë shkarkimin e krejt grupit dhe pas 3 muajsh fillojnë procedurën për mbylljen e TIA-s në Tiranë.

Edhe sot e kësaj dite unë nuk e di kush e ka vijuar punën në vendin tonë. Skandali që morëm vesh më vonë ishte se ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri, i cili me pritshmëri të lartë u thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta.

Drejtori ekzekutiv i TI në Berlin është ish kryetar i Bashkisë së Budapestit, lidhje e ngushtë i George Soros dhe mik i Edi Ramës. Në vizitën në Berlin në gusht 2014 Rama zhvilloi një takim kokë për kokë me mikun e Soros dhe siç duket i la porosi të mos dëmtojë statistikat.”


Ish kryeministri shqiptar Prof.Dr.Sali Berisha: Kryeministri shqiptar Edi Rama rrezikon 5 vite burg


Sali Berisha: Edi Rama rrezikon 5 vite burg

Ish-kryeministri shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook ku ka deklaruar se gjykata e New York do të dënojë së shpejti me 5 vjet burg  Kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

“Dashuria që po i han koken Ramës!

Bilalgate merr kthesë të papritur e të frikshme.

Rama se shpëjti dënohet me 5 vite burg nga gjykata e New Yorkut për shkeljen e ligjit zgjedhor federal, pagesën prej 80 mijë dollarësh dhe falsifikimin e gjendjes civile, paraqitjen si bashkëshortja e Bilalit (Bilalhanëm) për të bërë një foto me Obamën!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.SB

Vajza takon nënën e saj pas 42 vitesh

Emocionuese: Vajza takon për herë të parë pas 42 vitesh nënën e saj (Video)

https://web.facebook.com/pg/anamedia.al/videos/


Në emisionin “E diela Shqiptare” është transmetuar një histori nga ato që i kemi dëgjuar shpesh të ndodhin por sa herë që i dëgjojmë aq herë emocionohemi dhe qajmë. Bëhet fjalë për një vajzë e cila ka 42 vite pa e parë nënën e saj.

16265548_259140424519383_3070083703065292256_n
Ajo nuk e ka fajësuar asnjëherë edhe pse është rritur pa nënë biologjike, por me dy prindër që e kanë birësuar.
16406943_881999088609803_1925375929512323953_n
Gjithçka është një histori prekëse, ku 42 vite më parë nga dashuria mes dy të rinjve ka ardhur në jetë Juli, jeta e të ciklës ndryshoi kur u birësua nga një çift, por që tashmë asnjë nga prindërit që e birësuan nuk jeton.
16195557_259140471186045_8539775729617415753_n

“Nuk je vetëm”, ishin fjalët e para të së ëmës së Julit, e cila pas 42 vitesh ka shëruar plagën për vajzën që e humbi jo më dëshirën e saj 42 vite më parë.

16387446_882008538608858_6749160356040345740_n

Ministria e Mbrojtjes në Athinë njofton se 7 rekrutët e ushtrisë greke që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare janë dënuar me 60 ditë burgim.



Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Athinë njoftojnë se 7 rekrutët e ushtrisë greke që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare janë dënuar me 60 ditë burgim.

50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë greke, zv/gjenerali Alikiviadhis Stefanis, 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Vendimi i Stefanisit iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe aty ministri Kamenos ka vendosur ta rrisë dënimin me dhjetë ditë, në kufirin maksimal të juridiksionit disiplinor të ushtrisë.

Kjo masë vjen në kohën kur Prokuroria Ushtarake e Janinës është duke i vazhduar hetimet e saj mbi çështjen që bëri bujë në vendin fqinj.

Shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesologjit janë duke u hetuar për shkelje të rregulloreve të ushtrisë, që bart një dënim nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, ushtarët me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi greke duhet ta bënin betimin në datën 2 shkurt 2017.

Hakerat shqiptarë sulmojnë Agjencinë serbe ''Tanjug''


​Qeveria serbe mbyll agjencinë shtetërore të lajmeve “tanjug”

“Kosova është Serbi” ishte ky lajmi i parë qe lexuesit e agjencisë më të madhe ne Serbi “Tanjug” kane mundur ta shofin me nje foto te UCK-së, njofton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug ”

Sipas njoftimit te Tanjug “Hakerët shqiptarë sulmuan faqen e internetit të dielën në mëngjes, ku në ballinën e Tanjug-ut është vënë një flamur i madh kuq e zi me simbole të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.

Site është mesuar web i kesaj agjencie serbe eshte sulmuar nga një grup që e quan veten
“Tootx_Kosovo”.



 Tanjug © 2015 :: Obilićev venac 2, 11000 Beograd :: 
tel: +381 11 3288 284, 11 3288 285, 11 3288 286; email: office@tanjug.rs site: www.tanjug.rs

http://www.tanjug.rs/full-view.aspx?izb=300396

Danas najvažnije


BEOGRAD - Sajt novinske agencije Tanjug hakovan je danas po drugi put, nekoliko sati nakon prvog napada istih hakera ranije jutros.
Na sajtu, umesto Tanjugovog sadržaja ponovo stoji crveno crna zastava sa obeležjima takozvane Oslobodilačke vojske Kosovo i natpis "Kosovo je Albanija".


Heroi Ramush Haradinaj kujton masakrën e Rogovës së Hasit

Heroi Ramush Haradinaj në 18 vjetorin e të rënëve në Rogovë të Hasit ka përkujtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët në janar të vitit 1999 ranë në pritë në këtë fshat nga ushtria serbe.

“Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët!
I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen!”, ka shkruar Haradinaj.Haradinaj në mungesë të prezencës së tij në këtë përvjetor, e ka publikuar një fotografi nga përvjetori i vitit të kaluar.Kujtojmë se Haradinaj ende gjendet në Francë. Kjo pas arrestimit të tij më 4 janar nga policia franceze bazuar në një fletëarrest të Serbisë.Ndërkohë që sot janë bërë 18 vjet që nga masakra në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as civilë të fshatit.RH





Janë mbushur 18 vjet nga njëra prej masakrave më të tmerrshme të shkaktuara nga forcat serbe në Kosovë në fundshekullin e 20-të.
largea_a78097fa-2a00-4bef-bdc3-715a7dff9f3b1454051579.jpg
Në Rogovë të Hasit më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 u masakruan nga forcat serbe 21 persona: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Serbija duhet ta dijë se sovraniteti i Kosovës bëhët nga ajo nëse donë të anëtarsohet në BE

Me ardhjen e Donald Trumpit 
Pallavrat serbe mbaruan 


Deklarata e sekretarit amerikan Mattis për ushtrinë e Kosovës, bëhet “top lajm” në mediet serbe


Image

Angazhimi i Ministrit të ri Amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis për formimin e ushtrisë së Kosovës sot është lajm kryesor në mediat e Serbisë.

Image
Kështu, “Blic” i Beogradit informatën se Mattis ka thënë se “para zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane në Kosovë, forcat vendore kosovare duhet të fitojnë mandatin për mbrojtjen e vendit”, e boton me titull “ENI I TËRBUAR I TRUMPIT POROSIT Sa më shpejt të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës!”.
Image
Edhe B92 e ka lajm kryesor deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes së po formohet Ushtria e Kosovës.


Edhe portali politika.rs ka raportuar se “medat në Prishtinë thonë se Mattis deklaron se duhet formuar ushtria e Kosovës”.

Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin.

Në një raport drejtuar Senatit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri.


Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare”, kishte thënë Mattis, në një përgjigje me shkrim drejtuar Senatit.

Ministar odbrane SAD: Formirati Oružane snage Kosova

Priština -- Novi ministar odbrane SAD Džejms Matis kaže da pre smanjenja prisustva snaga SAD na Kosovu domaće kosovske snage moraju dobiti mandat za odbranu zemlje.
IZVOR: BETA 

Foto: GettyImages
Foto: GettyImages
Kako prenosi Radio Slobodna Evropa, na saslušanju u Kongresu 12. januara pre potvrđivanja izbora, Matis je od ostalih zemalja Zapadnog Balkana spomenuo samo Kosovo.
Uz konstataciju da će oko 650 pripadnika američkih trupa ostati na Balkanu kao deo snaga Kfora, raspoređenih na Kosovu još 1999. godine, a danas ih čini više od 4.600 osoblja iz 30 zemalja, na pitanje koje je glavne poteze potrebno povući u smanjenju ili potpunom povlačenju, Matis je rekao da je "Kosovo primer onoga šta se desi kada se međunarodna zajednica koju predvode SAD obaveže u odbrani svojih interesa i vrednosti".

"Preporučio bih da smanjenje bude srazmerno trenutnoj sigurnosnoj situaciji. Međutim, smatram da trenutno snage ostaju ključne za osiguravanje stabilnosti u regionu. Štaviše, pre nego što bi bilo mudro smanjiti vojno prisustvo američkih vojnika, sigurnosne snage Kosova moraju dobiti mandat kako bi obavljale sigurnosnu situaciju u samoj zemlji, kao i teritorijalnu odbranu, pomak koji zahteva ustavne promene i podršku parlamenta (Skupštine Kosova)", istakao je Matis.

O tome su ranije pisali i prištinski mediji. 

Na pitanje da li Evropska unija može igrati značajniju ulogu na Kosovu, on je odgovorio potvrdno.

"Da. Napori Evropske unije su od suštinske važnosti za ekonomski i politički razvoj Kosova i njegove stabilnosti, a daljnji angažman EU treba ohrabriti. Unija već igra značajnu ulogu na Kosovu u posredovanju normalizacije odnosa Srbije i Kosova putem dijaloga Beograda i Prištine. Dijalog takođe omogućava obema zemljama da idu napred ka evropskim integracijama, uz razumevanje da će tema o priznavanju suverenosti Kosova od Srbije biti aktualizovana i pre stvarnog pristupanja članstvu u EU. Dodatno, Evropska unija pomaže uspostavljanje stabilnosti na Kosovu putem Misije vladavine prava Evropske unije na Kosovu" (Euleks), precizirao je Matis.

Istovremeno, predsednik Kosova Hašim Tači pozdravio je u subotu stav američkog ministra odbrane.

"I ranije sam naglasio, nakon uspostavljenih kontakata s novom administracijom SAD, da će Kosovo ostati fokus SAD vodeći opreznu politiku za afirmaciju i konsolidaciju naše države, za produbljivanje naših posebnih i doživotnih odnosa", kazao je Tači.

Tači je izrazio ubeđenje da će američka administracija nastaviti podržavati Kosovo, "posebno kroz formiranje Oružanih snaga Kosova".


Медији у Приштини: Матис каже да Косово треба да формира војску

субота, 28.01.2017. у 17:16


(Фото Танјуг/АП)


ПРИШТИНА - Приштински медији тврде да нова америчка администрација сматра да Косово треба да формира војску и да очекује да ће Београд признати независност Косова пре уласка у ЕУ.

Са доласком нове администрације председника Доналда Трампа, политика САД према Косову остаје иста, наводе косовски медији, преноси РТК.

Телевизија Кљан Косова тврди да је, у делу документа од 56 страна који се односи на америчку одбрамбену реформу, нови министар одбране САД Џејмс Матис написао да Косово треба да формира своју војску и да се верује да ће „Србија признати Косово пре него што обе земље уђу у ЕУ”.

Како наводи приштинска телевизија, он је написао да је Косово пример који показује шта се може десити када међународна заједница предвођена САД ради на заштити вредности и својих интереса и да ће бити предложено смањење броја трупа у складу са ситуацијом на терену, али да је за сада КФОР одлучан да осигура безбедност у региону.

„Пре него што се смањи број америчких војника на Косову, безбедносне снаге Косова треба да добију мандат за унутрашњу сигурност и територијалну заштиту, за шта су неопходне уставне промене, уз подршку скупштине”, написао је Матис, тврди „Кљан Косова”.

Матис је похвалио напоре ЕУ у односима према Београду и Приштини, додајући да се очекује да Београд призна независност Косова пре чланства у Унији – преноси Танјуг.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...