Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

Prof.Dr. Sali Berisha: Rama dhe Meta, "Hajdutët e Shtetit"


Flet Sali Berisha: Rama dhe Meta, "Hajdutët e Shtetit"


Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë sot një intervistë për gazetaren e ABC New , Merita Haklaj, ku ka komentuar shkarkimin e Manjanit dhe zhvillimet brenda mazhorancës.
Më poshtë intervista e plotë:

MERITA HAKLAJ: Zoti Berisha ishte një fundjavë ku u duk, nëse shprehemi në mënyrë figurative mund të themi se “doli fundi i kazanit”, po Edi Rama dhe Ilir Meta vazhdojnë qeverisin bashkë dhe Ylli Manjani është ministri i shkarkuar. Ju me siguri dhe portalet mes pikëpyetjesh e paralajmëruar largimin e tij ndërkohë ju u shprehët se fitoi Eskobari, duke ju referuarKlement Balilit i cili është ende në kërkim i pakapu. Si e komentoni këtë zhvillim të këtyre dy-tre ditëve të fundit si dhe deklaratat e zotit Manjani?

SALI BERISHA: Ky zhvillim ndodh në një pseudomazhorancë, e cila është unike në planet, dy palë që nuk lënë intrigë pa bërë kundër njëra tjetrës, nuk lënë akuzë pa bërë kundër njëra tjetrës. Pretendojnë ose tallen me një vend, ose tallen me një popull, tallen me një shoqëri, qëndrojnë në pushtet me ato vota si një organizatë e vërtetë kriminale. Mund të ketë patur njerëz që e kanë quajtur të rëndë këtë shprehje kur e kam thënë në fillim, bazuar në një libër të famshëm “Hajdutët e Shtetit” të Sarah Chayce, por çdo njëri që sheh zhvillimet në Shqipëri absolutisht kjo qeveri tejkalon qeverinë të cilës i kushtohet ky libër, ish qeveria e Afganistanit dhe del kjo në vend të parë. Cfarë ndodh, çfarë po ndodh? Ministrii drejtësisë, i cili për pozicionin që ka është dhe më i informuari nga të gjithë ministrat e tjerë, ka informacionin e të gjithë veprimtarisë të qeverisë dhe të shtetit, por ka dhe informacionin e burgjeve, të botës së nëndheshme që është dhe një nga burimet më kryesore për krimin, trafiqet dhe zhvillimet kriminale në një vend. Pra, ky ministër shkarkohet në kulmin e një krize që është kriza e Eskobarit, sepse, siç rezulton dhe unë më vjen keq por e theksova dhe vetë, ky është i pari që ka kërkuar arrestimin e Balilit. Ky paguan çmimin. Natyrisht duhet të jemi realist. Akuza të rënda mbi këtë mazhorancë këtë javë ka lëshuar dhe Lefter Koka, Vangjel Tavo. Por Lefterit u mjaftua duke i thënë qentë le të lehin. Jo se nuk tha gjërat më të rënda por problemi është se videot e Kokës e shakullosin Ramën dhe gjysmën e udhëheqjes socialiste që në momentin që ti teket atij ti nxjerrë, dhe për Ramën i ka të plota ato.

Por kthehemi tek Manjani. Manjani është qartë viktimë kryesore e lidhjeve të krimit, e mbrojtjes dhe proteksionit të krimit. Por Manjani, kush ndoqi intervistën e tij, deklaroi një gjë të padëgjuar kurrë, që kryeministri firmos akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, për mbledhje që sjanë mbajtur. pra kryeministri është një fallsifikator i tillë saqë përdor fuqinë e ekzekutivit për të urdhëruar pagesa, zhvillime, për të paraqitur ndodhira të cilat s’kanë ndodhur kurrë. Kryeministri pra shndërrohet, përdor fuqinë e ekzekutivit si një instrument kryesor për veten e tij për qëllimet e tij. Sepse një njëri, një kryeministër të firmosë vendime, akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, ai vë veten e tij në këto akte dhe ndaj Manjani tha se me krijimin e SPAK ai do të flasë. Manjani, për pozicionin që ka patur, ka patur mundësi të ketë një vështrim mbi të gjithë sistemin e prokurimeve dhe koncesioneve apo vendimeve. Manjani ka pra kështu të gjithë biografinë kriminale të kryeministrit shqiptar, të Niko Kapuranit, të Saje qorrit, të Damian hajdutit dhe me radhë e me radhë. Cfarë del këtu tjetër? Del këtu se që në këtë moment Ylli Manjani është njëriu më i kërcënuar i Shqipërisë, sepse me njohuritë e tij të pakufishme, ai, ekzistenca e tij përbën problemin më madhor për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të përbërë nga Saje qorri, Damian hajduti, Ilir Beqja, Niko Kapurani siç po e quan Korça tani. Mendoj se në kushtet aktuale, një komision hetimor parlamentar, në të cilin Manjani të zbardhë për publikun shqiptar dosjen e tmerrshme të organizatës kriminale që quhet qeveri, aferat e mëdha të Edi Ramës që firmos vendime për gjëra që s’kanë ndodhur, vjedh pra me firmën e tij, situatën dhe informacionet e mëdha që ai ka. Një gjë duhet të kemi parasysh, se bota më e informuar nuk është kjo që shohim ne, nuk është as komuniteti i inteligjencës, nuk është as qytetari dixhital, bota më e informuar është bota e nëndheshme, bota e burgjeve.Ata janë një univers indformacioni. Ndaj dhe del e domosdoshme krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar në të cilën zoti Manjani të bëj transparencë duke i bërë një shërbim shumë të madh vendit, ndofta një nga shërbimet më të rëndësishme në 26 vitet e fundit.

MERITA HAKLAJ: Nëse i marrim në mënyrë kronologjike ngjarjet, pra kemi kërkesën e zotit Meta për thirrjen e Këshillit të Sigurisë drejtuar Presidentit Nishani i cili ka paralajmëruar se do të mblidhet, kemi një deklaratë të Vasilit i cili i referohet takimeve që zoti Meta ka patur me zyrtarët amerikanë lidhur edhe me këtë çështje; kemi pastaj deklaratat e zotit Lefter Koka dhe të zotit Tavo, dhe më pas dhe ato të zotit Manjani. A ra Ilir Meta sot?

SALI BERISHA: Pa diskutim që është një kapitullim pa kushte i të gjithë këtyre. Natyrisht unë kam thënë dhe e them. Kërkesa e Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë kombëtare ishte një kërkesë e drejtë. Këshilli sjell më shumë transparencë dhe uroj që Kryetari i Këshillit, pra presidenti i Republikës të njohë publikun me shqyrtimin dhe konkuzionet e kësaj mbledhje. Historia e Balilit, e cila ish ministri Manjani theksoi se ka një datë të rëndësishme që është 17 maj, ishte një histori unike. Edi Rama, Sajmir Tahiri ju thanë të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri dhe atyre jashtë Shqipërisë, se Eskobarit të Ballkanit nuk kemi ç’ti bëjmë sepse e mbron Ilir Meta. Majde arritën deri aty sa e thanë se e fsheh Meta. Ilir mund ta ketë fshehur, ai mund ta ketë mbrojtur por ka një problem. Ilir Meta, si kryetar parlamenti ka zero fuqi ekzekutive mbi policinë e shtetit. Ilir Meta as nuk mund ta urdhërojë, as dhe s’mund t’ja bllokojë hetimin asaj. Atëherë, normal lindte ideja që këta po e përdorin, spo e arrestojnë Balilin vetëm e vetëm që të mund të akuzojnë Metën. Unë nuk e di se çfarë i kanë thënë në Uashington Ilir Metës, por mosarrestimi i Balilit ishte kryekëput mbrojtje që i bëntë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Meta në një moment kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të dëshmuar që janë të tjerët të cilët po mbrojnë Balilin. U cudita kur pati njerëz që thanë se a duhej kjo mbledhje. Asnjë problem më madhor sot në rrafshin e sigurisë kombëtare se Balili nuk ka. Aq sa ishte Pablo Eskobari për Amerikën Latine, kaq është Balili për Ballkanin, për rajonin. U përpoq Rama me Tahirin duke përhapur lajmin se ja kishin besuar DEAs arrestimin. DEA është një organizatë që kryeson në botë luftën kundër drogës por secili vend ka detyrimin të arrestojë trafikantët e vetë. Pra kjo është një organizatë kriminale. Manjani e tha por e kam thënë dhe unë në parlament, se partnerët, mbi bazë dosjesh të paktën tre herë kanë kërkuar largimin e Sajmir Tahirit nga kjo detyrë. Sepse ata kanë konstatuar lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Erdhi shefi i agjensisë qëndrore të zbulimit të SHBA, takoi kryepolicin por nuk takoi ministrin. Pra nuk i kishte kredencialet për ta takuar.

A e dini pse nuk arrestohet Balili? Se Balili qënka kontraktor kryesor i Habilajve, i drogës së Balilajve, pra i drogës së Tahirit se çfarë është droga e Habilajve është e Tahirit. Këtu e kam informacionin që më ka ardhur këto ditë. Pra një kupolë e tmerrshme krimi rëndon sot mbi çdo shqiptar. Këto zhvillime faktojnë katërcipërisht se krimi sot është qeveri.

MERITA HAKLAJ: Zoti Basha deklaroi se SHBA nuk e mbështesin Ramën ndërkohë që në këtë situatë sa e fuqishme duket PD për të përfituar qoftë nga pikpamja e krediteve qoftë në elektorat?

SALI BERISHA: Unë mendoj se opozita së bashku me qytetarët shqiuptarë do t’ja dalë me sukses të plotë të largojë këtë bandë nga qeverisja. Kjo është një bandë, është një organizatë kriminale. Cilido që mund të më thotë jo, i paraqes secilit koncesionet e Beqes, e Gjiknurit, veprimtarinë oskure të Nuko Kapuranit,që hiqet si xhentëllmen por i kapur nga të katër anët më thonë korçarët, nga banda famose e Partisë Siçiliste. Pra janë qytetarët shqiptarë të cilët pa diskutim, të udhëhequr nga opozita do të japin verdiktin. Cështja e qëndrimit të SHBA është një çështje themelore sepse Edi Rama, në një akt megakorrupsioni politik, i korruptuar nga Xhorxh Soros, i lejoi vetes të thotë në mediat kryesore të botës sharjet prej një halabaku politik, që si tha asnjëri në planet, ndaj presidentit aktual Donald Trump. Unë paraqita në parlament dokumentat e qarta se si ndryshoi vota nga tetori në dhjetor. Edi Rama për çdo shqiptar përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e vendit.

MERITA HAKLAJ: A shkon Ilir Meta me Edi Ramën në zgjedhje?

SALI BERISHA: Unë mendoj se shkojnë por nuk mund të them me siguri se cili do jetë kompozimi i koalicionit të tyre por çdo lloj kompozimi kam bindjen se opozita e mbështetur nga qytetarët shqiptarë do ti japë vendin e merituar.

Daut Dauti : Aksionet britanike ne Trepçe

Autori i librit “Lufta për Trepçën – sipas dokumenteve britanike”, Daut Dauti,  thotë se britanikët janë juridikisht pronarë të “Trepçës”.
Aksionet britanike ne Trepçe
Për herë të parë në historinë bashkëkohore të xehetarisë dhe industrisë, emri “Trepça” figuron me rastin e regjistrimit të saj si kompani britanike më 9 dhjetor 1927 në Londër. “Trepca Mines Limited” ishte pjesë e një kompanie të madhe, “Selection Trust”, pronar i së cilës ishte Alfred Chester Beatty.
E drejta e shfrytëzimit të minierës britanikëve u është ndërprerë në mënyrë të paligjshme në vitin 1941 e deri më 1944, kur gjermanët, për shkak të rëndësisë që kishte “Trepça”, okupuan vetëm këtë pjesë të Kosovës.

Daut Dauti

Britanikët, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me të drejtë tentuan që të ktheheshin në pasurinë e tyre në “Trepçë”, por kjo gjë nuk ju mundësua nga regjimi i ri komunist i Titos. Kompania “Trepça Mines Limited” kurrë nuk e pranoi këtë padrejtësi. Ndërsa, britanikët edhe sot mund të argumentojnë fare lehtë se “Trepça” është pasuri e tyre dhe se që nga viti 1941 e deri sot është duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Mu për këtë, në Kosovë, më 2010, erdhi princi Michael i Kentit që AKP-së i thotë se “Trepça” është pasuri e tyre.

Dauti në shkrimin e tij përmend edhe shumë fakte tjera interesante, se kush ishin tre aksionarët shqiptarë në “Trepçë”, se si u tmerruan britanikët kur më 1945 panë se si partizanët eksploatonin pasuritë e saj, se si janë shkelur nga komunistët rregullat dhe ligjet me rastin e nacionalizimit të kësaj pasurie, për vitet sa kishin të drejtë britanikët në “Trepçë” dhe se si ata mund t’ua mbyllin gojën të gjithë pretendentëve të “Trepçës”. Sipas tij, nga kthimi i pronësisë së “Trepçës” tek britanikët do të përfitonin të gjithë.

Studiuesi Daut Dauti, ka thënë se lufta e shqiptarëve me Serbinë vërehet veç kur ajo prodhon vrasje.


Në një postim në Facebook, Daut Dauti ka thënë se ne jemi në luftë me Serbinë dhe jo për shkak që dëshirojmë ne, por për shkak se dëshiron ajo, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Ditëve të fundit shumë shpesh e dëgjuam këtë pyetje dhe përgjigjet e ndryshme. Duket se është i vogël numri i atyre që e kanë vërejt se shqiptarët që moti janë në luftë me Serbinë.

Në fakt, Serbia është në luftë të pandërprerë me shqiptarët që nga viti 1876. Problemi qëndron në faktin se disa prej nesh këtë luftë e vërejnë vetëm nëse ajo prodhon vrasje dhe masakra masive siç kanë ndodhur gjatë periudhës 1876-1878; 1912-1913; 1914-1918; 1941-1945 dhe 1998-1999.

Por, edhe jashtë këtyre periudhave, Serbia nuk e ka ndalë asnjëherë luftën kundër shqiptarëve. E ka ulur vetëm intensitetin dhe nivelin e vrasjeve kurse gjatë ‘paqes’ e ka shtuar atë të spastrimit etnik, torturave, burgosjeve, shpronësimit, propagandës dhe formave tjera të krimit që ushtron ndaj shqiptarëve.

Nëse Serbia momentalisht nuk është duke kryer vrasje masive, kjo nuk do të thotë se nuk jemi në luftë me të.

Është budallaki e madhe të mendosh se jemi në marrëdhënie paqësore me Serbinë dhe se do të prishen punët dhe do të fillojë lufta. Ne jemi në luftë me Serbinë dhe jo për shkak që dëshirojmë ne, por për shkak se dëshiron ajo.

Kosova përsëri ia tregon ‘dhëmbët’ Serbisë: Keni të bëni me shtetin e Kosovës!

Related image

NGA: ERONA BEHRAMI 



“Mendoj se është një hap shumë pozitiv për shtetin e Kosovës dhe në këtë formë ne duhet tu a bëjmë me dije se kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës dhe nuk është më këtu, kush kur të donë dhe saher të dojë dhe me vepru si të dojë. Provokimet e tyre po shihen saktë që i kanë qëllim provokues dhe që nuk janë vetëm këto që i kem pa por këto kanë me vazhdu edhe më tutje, nuk mendoj që ne duhet me na provoku dikush për të ndërmmarrë një hapë, këto janë procedura shtetërore që duhet respektuar çdo kush që do të hyjë në Kosovë”, ka thënë Berisha për gazetën “Bota sot”.

Gjatë ditës së sotme, edhe njëherë shteti i Kosovës ia ka treguar “dhëmbët” Serbisë.

Sot Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ia ka ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës, Alëksandër Vulinit, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e Serbisë.

“MPJ e Ks ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksandër Vulinit e cila ishte paraparë të ndodhte sot”, ka thënë Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Enver Hoxhajt.

Ky veprim i Ministrisë së Punëve të Jashtme është mirëpritur nga opinioni publik në Kosovë.

Deputeti Sadri Ferati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, ka thënë se ky është edhe një rast më shumë që dëshmon për seriozitetin e institucioneve të Kosovës.

“Edhe në këtë rast siç shihet, urdhëresat e institucioneve të republikës së Kosovës do të fillojnë më u zbatu nga zyrtarët serbë dhe ata duhet të kenë kujdes se si sillen në Kosovë për të mos pas nevojë me u nda në urdhëresa të tilla. Ajo lidhet sidomos me hyrjet ilegale ne Kosovë”, ka thënë Ferati.

Refuzimin e ministrit serb, Aleksandër Vulin, për të hyrë në territorin e Kosovës e ka vlerësuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha.

Sipas tij, ky është një hap pozitiv në rrugën e drejtë të shtetit të Kosovës, për mënyrën se si duhet të sillet një shtet.

“Është momenti i fundit dhe afati i fundit që ne të sillemi si shtet edhe unë e vlerësoj shumë këtë hapë dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Mendoj se është një hap shumë pozitiv për shtetin e Kosovës dhe në këtë formë ne duhet tu a bëjmë me dije se kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës dhe nuk është më këtu, kush kur të donë dhe saher të dojë dhe me vepru si të dojë. Provokimet e tyre po shihen saktë që i kanë qëllim provokues dhe që nuk janë vetëm këto që i kem pa por këto kanë me vazhdu edhe më tutje, nuk mendoj që ne duhet me na provoku dikush për të ndërmmarrë një hapë, këto janë procedura shtetërore që duhet respektuar çdo kush që do të hyjë në Kosovë”, ka thënë Berisha për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, deputeti Nait Hasani nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka dashur të komentoj rreth kësaj çështje duke thënë se me këtë duhet të merren institucionet përkatëse.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ndalimin e ministrit Vulin për të hyrë në Kosovë, e ka cilësuar si paralajmërim për fushata zgjedhore.

Sipas tij, ky veprim flet se politikanët në mungesë të aftësisë krijuese të partneritetit, po e rikthejnë sërish retorikën e konfliktit.

“Mendoj që është një paralajmërim për fushata zgjedhore. Politikanët në përgjithësi në Ballkan me mungesë të vizionit dhe aftësive për të krijuar politika progresive dhe agjende partneriteti kanë filluar që të rikthejnë retorikën e konfliktit. Ndalimi dhe mosrespektimi I ndërsjellët para mediave tregon se sa pak e respektojnë votuesin dhe krijojnë situata të cilat nuk i kontribuojnë ndërtimit të marrëdhënieve të mirëbesimit”, ka theksuar Abazi.

Ndërsa analisti i çështjeve politike, Jeton Kelmendi, duke folur për temën në fjalë, ka thënë se ndalimi që i është bërë ministrit serb nga Qeveria e Kosovës, më konkretisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në kushte normale do të duhej të ishte një gjë normale, por dyshon të jetë vendim i Qeverisë.

“Këtij personi dhe shumë personave të tjerë zyrtarë në Qeverinë e Serbisë u është ndaluar disa herë dhe më pastaj u është lejuar, kjo është vetëm një lojë biznesi që e bënë Qeveria sa për ta rikthyer sado pak për ta ruajtur atë autoritetin. Kjo Qeveri e ka humbur besimin nga qytetarët, madje, them se kësaj qeverie nuk i besojnë as vetë zyrtarët e kësaj qeverie. Unë ju them që sot se do t’a lejojë, se kësaj qeverie është vështir për ti besuar në qoftëse shikojmë sadopak të kaluarën e saj dhe premtimet e saj që kurrë nuk janë realizuar as për dy për qind. Këtë ndalim që mund ti ketë ardhë nga qeveria e Kosovës, sigurisht se paraprakishtë do të mund ta ketë marrë vizën për një ndalim të tillë nga Ambasada që dihet se cilat janë ato të huaja në Kosovë, sepse Qeveria kokë më vete ose me lejen e Kryeministrit, Isa Mustafa apo të Kryepresidentit, Hashim Thaci, përfundimisht se nuk e kanë guximin për asnjë gjë amo bash për asgjë, pra dhe ky ndalim qoftë se formalisht është bërë nga institucionet e Qeverisë së Kosovës” ka thënë analisti Kelmendi.

Por ndryshe mendon analisti Skënder Zogaj. Ai e ka vlerësuar mjaftë pozitiv refuzimin e ministrit serb, duke theksuar se pas ndalimit të trenit, ky është edhe një hap më shumë që tregon se Kosova po funksionon si shtet i pavarur.

“Me ndalimin e trenit të teletisur me xhingla-minglat ikonografëve kripto ortodokse serbe, institucionet e Kosovës e kanë paralajmëruar Serbinë se, ka përfunduar loja e kukuvajkave dhe se, Kosova do të fillojë të funksionojë si shtet i lirë dhe i pavarur. Reciprociteti do të jetë mënyra e mëtutjeshme e raporteve fqinjësore, nëse Serbia e dëshiron këtë ofertë e nëse jo, mundemi me jetua shpinë për shpine. Ndalesa e hyrjes në Kosovë e Aleksandër Vulinit, është gjëja më e rëndomtë që ka me i ndodh gjithmonë kendezëve nga pashallëku i Beogradit, të cilët duhet ta mësojnë se Kosova është djep i shqiptarëve dhe shqiptarët e përkundin sipas qejfit të tyre. Pra, kam bindjen e thelle se kjo ndalesë do të jetë e plote kuptimte institucionale dhe se, seriozisht duhet të aplikohet pa asnjë lloj lëshimi”, theksoi Zogaj.

Ndryshe, Vulin, sot është dashur të marrë pjesë në ceremoninë ku shënohet 100 vjetori i betejës së Toplicës në veri të Kosovës. Ndërkaq në muajin janar, Kosova ia ka refuzuar kërkesën edhe presidentit serb, Tomislav Nikoliq ta vizitojë Kosovën.

Analisti ndërkombëtar i politikave Daniel Server : Vetëm ata që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut





A ja vlen vazhdimi i dialogut pas provokimeve që po i bën Serbia? Analisti ndërkombëtar i politikave Daniel Server në një intervistë për televizionin publik në thotë se ‘po’, madje sipas tij, vetëm ata, që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut.

Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit sipas Daniel Server duhet të sjellë rezultate të balancuara për të dyja palët gjë që ka ndodh edhe në të kaluarën. Ai ka thënë se në të dyja anët sa i përket dialogut ka mjaft ndjenja të forta dhe nuk është reale të priten rezultate shumë të shpejta.

“Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çështje të vështira siç është marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe e cila është e vështirë sidomos për palën e Prishtinës. Ka gjëra të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet të jetë i balancuar në mënyrë të arsyeshme”, tha  Daniel Server.

Të qenit pro dialogut sipas Server e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës. “por disa njerëz nuk janë të interesuar për nënshtetësinë e Kosovës por në bashkimin me Shqipërinë apo diçka të ngjashme. sipas këndvështrimit tim nëse jeni patriot kosovarë atëherë e mbështesni dialogun dhe nëse doni që të shkrihet Kosova në një shtet siç është Shqipëria atëherë mund të jeni kundër dialogut. fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështes edhe unë”, theksoi ai.

Pritet rikthimi i Heroit Ramush Haradinajt nga Franca

Haradinaj u pritvoru najmanje 18 dana

Heroi i Kosovës,zt. Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë i rrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht po mbahet nën masën e lirimit me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet francez, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar 2017, në aeroportin e Bazelit. Drejtësia serbe po kërkon ekstradimin e tij në Serbi. Por, Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, beson se fletë-arresti ndaj tij është i motivuar politikisht nga autoritetet serbe dhe pret që këët javë t’i jap fund gjykimit në Francë dhe të kthehet në Kosovë.

Zoti Haradinaj, në ç’fazë janë procedurat gjyqësore në procesin që po zhvillohet ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Kemi qenë në pritje të lëndës nga Serbia. Gjykata më kë bërë ftesë që nesër (të mërkurën) të paraqitem në gjykatë, në Calmar, ku është dorëzuar aktakuza nga Serbia. Pra, këtu janë procedurat.

Ne pastaj do të kërkojmë menjëherë një seancë për ballafaqim me këtë lëndë, do të thotë ta hedhim poshtë këtë aktakuzë dhe këtë kërkesë të tyre për ekstradim e cila është krejtësisht politike. Pra, diku nga mesi i javës pritet të përmbyllen këtu procedurat gjyqësore.

Sa është shqetësuese për ju kërkesa e Serbisë për ekstradim?

Ramush Haradinaj: Është pak a shumë e habitshme për mua kthimi në logjikat e mëhershme të viteve të luftës nga zyrtarët në Beograd. Kjo është një lojë politike e tyre. Ata janë në prag të zgjedhjeve. Po e shoh një garë mes udhëheqësve në Beograd, të presidentit, kryeministrit, të ministrit të jashtëm, të koordinatorit Gjuriq rreth kësaj teme.

Por, duke e ditur faktin që populli i Kosovës ishte viktimë në luftën e fundit nga regjimi i Milosheviqit dhe duke e pasur parasysh edhe rolin e disa prej këtyre udhëheqësve në atë regjim, siç është Daçiqi që ishte vartës i Millosheviqit, pastaj të Nikoliqit e Vçiqit të cilët u kanë prirë formacioneve paramilitare të asaj kohe, është e habitshme që i bëhet kaq shumë, ta quaj, respekt ligjor një aktakuze që është e thatë, është politike dhe që vjen prej atyre që vërtetë kanë kryer krime.

Kur thoni nga mesi i kësaj jave, prisni që të përmbyllen të gjitha procedurat dhe të merret vendimi nga ana e Gjykatës?

Ramush Haradinaj: Po, do të thotë Serbia ka luajtur me kohë dhe e ka vonuar materien me qëllim të zvarritjes së procesit. Por, tani është në gjykatë dhe besoj që tani do të shfrytëzohen afatet kohore që të mbyllet procesi.

Për lëndën që bëhet fjalë, është e vitit 2004 të cilën e kanë sajuar mbetjet e Millosheviqit në sistemin e drejtësisë në Beograd, ajo lëndë dhe çdo gjë tjetër si imnformatë dhe si materie ka ekzistuar edhe në Tribunalin e Hagës, por prokuroria nuk e kishte vlerësuar si relevante dhen uk e ka përfillu dhe siç dihet, procesi ishte përmbyllë me shpalljen e pafajësisë sime.

Njëkohësisht edhe spekulimet për gjoja pengim të dëshmitarëve i ka hedhur poshtë prokurori i atëhershëm Bramers në Beograd, ku ishte konstatuar se në procesin Haradinaj, në rastin e rigjykimit, nuk ka pasur asnjë pengesë për asnjë dëshmitarë dhe të gjithë dëshmitarët në listë kanë dëshmuar në bazë të procedurave ligjore.

Pra, kjo është një logjikë e kohërave të luftës e cila është kthyer në Beograd dhe ndërlidhet me zgjedhjet e atjeshme. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që kësaj logjike duhet t’i detyrohet i gjithë Ballkani dhe ne shqiptarët. Ne jemi të interesuar, unë jam i interesuar për paqe në Ballkan.

Jemi të interesuar për paqe dhe integrim të Ballkanit në BE dhe në NATO. Këto logjika të Beogradit janë të papranueshme dhe unë, si shqiptarë asnjëherë nuk do t’u nënshtrohem.

2017/01/30

Mediet serbe kundër Amerikanëve dhe Kosovarëve

Mediat në Serbi po merren intensivisht me deklaratat e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes James Mattis i cili tha se amerikanët do të reduktojnë prezencën e tyre ushtarake pasi ushtria e Kosovës ta mandatohet për ruajtjen e territorit. Me këto deklarata kanë nisur edhe konspiracionet se Administrata e Trump po ia bën Kosovës ushtrinë për para të majme.

“Ka ardhur koha për biznes të ri në Kosovë. Pas Wesely Clark dhe Madeleine Albright kompanitë e të cilëve në mënyrë të suksesshme e kanë shfrytëzuar mungesën e Serbisë në Kosovë dhe Metohi, si duket ka ardhur koha që përsëri të fitohen dollarë, kësaj here duke formuar ushtrinë” shkruan “Alo”

Madje sipas kësaj gazete stërvitjen e ushtarëve të Kosovës do ta bëjë Kompania Military Professional Resources, Inc e cila drejtohet nga Bantz J. Craddock, gjeneral i pensionuar amerikan. Po ashtu kjo kompani sipas këtij mediumi të Beogradit do ta pajisë ushtrinë e Kosovës me tankse dhe mjete tjera.

“Kompania e përmendur ka kohë që është e pranishme në Ballkan, veçmas janë shquar në stërvitjen e ushtarëve kroatë në operacionin “Oluja” dhe në bashkëpunim me UCK’në terroriste pjesëtaërt e se cilës i kanë stërvitur në Shqipërinë e Veriut” shkruan Alo.

Madje sipas “Alo” stafi i MPR ka kohë që operon në Kosovës në përgatitjen e kuadrove për ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...