Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/03

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher i shkruan presidentit serb Tomislav Nikoliqit: Këmbeni territoret me Kosovën


Përplasjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe atë të trenit, sjellin sërish në vëmendje idenë e shkëmbimit të kufijve në veri dhe këtë herë ky opsion hidhet në tryezë nga kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher

Kongresisti i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Në këtë letër ndër të tjera thuhet:

"Një tjetër shembull negativ së fundmi ishte treni me shkrime provokuese që u nis drejt veriut të Kosovës. Në vend që të përpiqeni që të fusni Kosovën në një luftë për sovranitetin e saj, në një zonë me shumicë popullsie serbe, të dyja palët duhet të kërkojnë një ndryshim të kufirit verior, që ka dobi të ndërsjellët dhe do të rezultonte me më tepër serbë në Serbi dhe me më tepër kosovarë në Kosovë. Ky opsion është në dispozicion dhe nuk duhet të injorohet", shkruan në dokument.

Ligjvënësi amerikan i shpreh keqardhjen e tij Presidentit serb Nikoliq për arrestimin e Haradinajt, me një mandat të vjetër 13-vjeçar, shkruhet në letër:

“Përpjekja për të burgosur Haradinajn si “kriminel lufte”, pasi ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, është joproduktive dhe ngacmon një plagë të vjetër që po shkon drejt shërimit. Veprime të tilla hakmarrëse e të paarsyeshme padyshim që do të minojnë përpjekjet për sigurimin dhe ruajtjen e paqes në Ballkan”, thuhet në shkrim.

Kongresisti Rohrabacher, në mesazhin e fortë për kryetarin e shtetit serb, jep alarmin se veprime të tilla mund të çojnë në hapjen e kutisë së Pandorës:

“Kjo goditje ndaj një udhëheqësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund edhe të hapë rrugën për sulme të ngjashme ligjore ndaj udhëheqësve serbë të përfshirë në gjakderdhje dhe spastrim etnik gjatë konfliktit të shëmtuar dhe brutal që ka përfshirë Ballkanin pas rënies së Jugosllavisë. Përderisa po ndodhin veprime të tilla, shtohet mundësia e prishjes së rendit publik dhe madje për shpërthimin e dhunës në një shkallë të pakontrollueshme. Në vend të nxitjes së zjarreve të konfliktit, të gjitha palët në Ballkan duhet të kërkojnë pajtim, nga i cili do të përfitonte i tërë rajoni”, thuhet në shkrim.

Kongresisti Rohrabacher njihet si një prej njerëzve që e ka përkrahur fort ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, duke e ngritur zërin e fuqishëm në Kongresin Amerikan në mbrojtje të kauzës shqiptare

Jens Stoltenberg : Forca e KFOR-it do të mbetet në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë e paqësor.

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi takohet me sekretarin e NATO-s:


 Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi
 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, njofton kumtesa presidenciale.

Në takim me sekretarin Stoltenberg, presidenti Thaçi ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se me përkushtimin e tyre kanë arritur që të jenë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë.

“Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik”, u shpreh presidenti Thaçi.



“Aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë biseduar edhe për angazhimin e autoriteteve kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun me Serbinë dhe raportet fqinjësore me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Përveç me presidentin, Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq.

Thaçi dhe Stoltenberg nuk kanë dhënë deklaratë për media ndërsa është paraparë një konferencë e përbashkët të sekretarit të NATO-s dhe kryeministrit të Kosovës.

*******
“NATO është në Kosovë, NATO e ka forcën e KFOR-it këtu që garanton paqen dhe sigurinë në këtë rajon, si pjesë e ruajtjes së paqes në Evropë”, ka thënë Jens Stoltenberg. Kjo prani e KFOR-it me mbi 4.500 ushtarë, tha Stoltenberg do të jetë e pranishme në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.


Por para së gjithash tani është koha për dialog ka thënë ai. Në këtë kuadër, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë, por edhe atyre në Beograd që të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformimit të saj në një Forcë të Armatosur, Stoltenberg tha se NATO mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, kurse transformimi mbetet çështje ligjore që duhet ta zgjidhin institucionet e Kosovës.“NATO është e përkushtuar ndaj ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Ne nuk vendosim për këtë strukturë, vendosë vetë Kosova:, ka thënë shefi i NATO’s.





Isa Mustafa: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, peng i serbëve

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media tha se Kosova ka nevojë për ndihmë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, pasi kjo çështje ka mbetur peng shkaku i deputetëve serbë.

Kryeministri Isa Mustafa, ka falënderuar për vizitën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke cilësuar këtë vizitë si një nder për institucionet e Kosovës si dhe për hapat që ka ndërmarrë Nato, në rritjen e bashkëpunimit me Kosovën.

“Më 5 dhjetor 2016 kam marrë pëergjigje në letrën time për bashkëpunim në shumë fusha si në bashkëpunimin praktik me NATO-n, për edukime, trajnime, logjistika, për pjesëmarrje në aktivitete të NATO -s, si dhe për përfshirjen e FSK –së, në aktivitete te caktuara. Kosova e vlerëson rolin e NATO-s”, ka deklaruar Kryeministri Mustafa.

Ky i fundit ka siguruar, Stoltenberg, se subjetet e politike në Kosovë pa dallim si pozita ashtu edhe opozita, janë deklaruar që Kosova është e angazhguar për integrim në strukturat evropiane.

Më tej numri një i Qeverisë, ka vlerësuar rolin e KFOR –it, duke shtuar, se prania e tij është element i rëndësishëm për paqen dhe ndjenjë e sigurisë, sidomos për komunitetet.

“Qeveria kërkon që të gjitha çështjet t’i zgjidhë përmes dialogut. Kemi normalizm të marrëdhënieve me Serbinë, por kemi pasur provokime sistematike për të cilat jemi marrë vesh në Bruksel që t’i kapërcejmë me paqe dhe mirëkuptim. Dialogu i deritanishëm ka dhënë rezultate positive dhe mbetet e vetmja alternativë në të ardhmen. Ju garantoj se popullata serbe është plotësisht e sigurtë në Kosove dhe askush nuk ka nevojë të shqetësohet”, ka thënë Kryeministri.

Më tej Mustafa është ndalur edhe tek çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. “Do bëjmë përpjekje që me Malin e Zi të kapërcejmë çëhstjen e ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin”, është shprehur Mustafa, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e NATO-s, për transformimin e FSK -së në FAK, pasi FSK –ja, sipas tij, ka bërë të gjitha përgatitjet.

“Ky proces po mbahet peng se nuk kemi përkrahjen e deputetëve serb, për shkak të ndikimit të Sebisë, dhe jo vullnetit të tyre”, ka thënë Mustafa. Sipas të njëjtit, Kosova ka bërë përparime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në lufytën kundër ekstremizmit të dhunshgëm dhe terrorizmit

Ndërsa në lidhje me pyetjen, se a janë të cënuar kifinjtë e Kosovës, Kryeministrit Mustafa, ka thënë se nuk ka informacione, nga institucionet e sigurisë për një gjë të tillë.

“Nuk kam informatë për cënim të territorit të Kosovës, po cënohemi me deklaratat dhe fushata, por nuk kemi informacion për cënim teritoresh”, ka thënë Mustafa.

Treni është nisur nga Beogradi dhe jo nga Rusia. Ne nuk do të dëhsironim të kemi marrëhdnëi të këqija as me Serbinë dhe a sme Rusinë dhe nuk do të dëshironim që dhuratat që I jepen Serbisë të përdorën për qëllime të caktuara në Kosovë.



Më tej kryeministri i vendit tha se Kosova e vlerëson lartë rolin e NATO-s dhe aspiron të jetë anëtare e saj.

“Republika e Kosovës është plotësisht për integrime evropiane dhe euro-atlantike”, tha kryeministri.

Ai tha se prania e KFOR-it në Kosovë është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Kryeministri më tej vlerësoi se Kosova periudhën e fundit është provokuar nga Serbia por tha se janë të interesuar që çështjet me Serbinë t’i zgjidhin përmes dialogut.

Ai tha se procesi i dialogut ka dhënë rezultate dhe mbetet e vetmja alternativë.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se institucionet e Kosovës janë të interesuara t’i integrojnë serbët në Kosovë dhe ai tha se popullata serbe është plotësisht e sigurt këtu.

Mustafa duke folur për fqinjësinë në rajon, tha Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe po bën përpjekje që ta kalojë çështjen e demarkacionit.

Mustafa: Qeveria e interesuar të zgjidh të gjitha çështjet përmes dialogut

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili po qëndron sot për vizitë njëditore në Kosovë.

Mustafa ka thënë gjatë një konference për media se falënderon NATO-n për gjithçka që ka bërë për Kosovën.



“Kosova vlerëson lart rolin e NATO-s dhe aspiron të bëhet pjesë e saj. Të gjitha pjesët e politikës në Kosovë, si pozitë dhe opozitë janë pajtuar për këtë dhe ky është qëndrim i yni i përbashkët. Vlerësojmë lart rolin e KFOR=it dhe shohim se është i domosdoshëm prania e kësaj trupi ende në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Qeveria është thellë e përkushtuar që të gjitha çështjet përmes dialogut me Serbinë.

“Dialogu është strategjik, mirëpo përkundër kësaj ne kohëve të fundit kemi pasur disa provokime, për të cilat jemi marr vesh ti kalojmë në paqe dhe përkushtim dhe të ndërtojmë një mjedis ku do të mbizotëroj paqja”, ka thënë tutje Mustafa.

Ai tha se deri tani dialogu ka dhënë rezultate pozitive dhe janë të interesuar që të integrojnë të gjithë serbet në institucionet e Kosovës.


Stoltenberg është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi, dersia do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, trupat e KFOR-t, përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.


Kryetari i Mitrovicës Goran Rakiq: 
Insistojmë në zgjidhje paqësore

Kryetari i Mitrovicës Goran Rakiq ka thënë se e kanë njoftuar sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg për situatën aktuale në veriun e vendit.

“U pajtuam që KFOR-i të garantojë qetësinë dhe stabilitetin”, ka thënë Rakiq duke shtuar se bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë në një format tjetër.

Sipas Rakiqit tema e atyre takimeve do të jetë fati i murit e që siq tha ai serbët presin qe deri në një marrëveshje tjetër nuk do të ketë vendime të njëanshme.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve përveç Rakiqit në takim me sekretarin e NATO-s kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe kryetari i Graçanicës Vlladeta Kostiq.

Lista e zezë e drejtësisë/ Ja emrat e shpallur të pa dëshiruar nga SHBA



Tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u janë hequr vizat nga Ambasada Amerikane pak ditë më parë.

Ata janë gjyqtarët kushtetues Vitore Tusha, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari. Dy të fundit në fakt janë emra të njohur së fundmi, pasi dolën në pakicë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur kundër ligjit të Vettingut.

Ndërkohë, nga Gjykata e Lartë janë të refuzuar për vizën amerikane gjyqtarja e dorëhequr Mirela Fana dhe gjyqtari Artan Broci.

Në listën e gjyqtarëve janë edhe dy togat e zeza të Tiranës, gjyqtarja e Apelit dhe ish-bashkëshortja e Azem Hadjarit, Fatmira Hajdari dhe gjykatësi i Tiranës, Artan Lazaj.
Lista e zezë e prokurorëve të refuzuar kryesohet nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij; shefja e sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit Dritan Gina.

Por ndërkohë, burime konfidenciale shtojnë si persona të padëshiruar që u refuzohet viza edhe shefin e Task Forcës në Shkodër, Saimir Bahiti, prokuroren Elfrida Bregova dhe kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.

Burimet shtojnë se lista është edhe më e gjatë. Në të bëjnë pjesë dhjetëra prokurorë e gjykatës, një liste që Top Channel e disponon, por që është ende e pakonfirmuar nga më shumë se një burim.

Ajo që dihet ama është se lista e atyre që u është refuzuar viza, apo në ndisa raste edhe ndaluar aplikimi i përhershëm për një vizë amerikane, është më e gjatë se kaq.

Disa prej këtyre njerëzve të drejtësisë, si Besnik Imeraj, Gani Dizdari dhe Artan Broci u zgjodhën si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por me ardhjen e misionit ndërkombëtar të monitorimit, dosjet e këtyre të treve dhe gjithë atyre që do të zgjidhen në kupolën e re të drejtësisë do të vetohen të parat dhe refuzimi i vizës amerikane, si dhe motivet përse mund të përbëjnë një arsye që ata të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Lista e Zezë:

Vitore Tusha
Besnik Imeraj
Gani Dizdari
Mirela Fana
Artan Broci
Adriatik Llalla
Rovena Gashi
Dritan Gina
Artan Lazaj
Saimir Bahiti
Elfrida Agolli
Petrit Fusha

Deklaratë bombë,Adriatik Llalla: Donald Lu nuk është guvernator, reformën në drejtësi e bëri me ish-sigurimsa



Kryeprokurori Adriatik Llalla, i akuzuar sot drejtpërdrejt nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se po pengon reformën në drejtësi, ka folur sot në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut dhe ka bërë sërish akuza të forta në drejtim të tij. Sipas Llallës, ai duhet të mbajë vendin e tij si amabasador, ndërsa shkoi edhe më tej kur tha se reformën në drejtësi e kanë bërë ish-sigurimsa.

“Ambasadori nuk është Guvernatori i Shqipërisë nuk mund të vijë në Shqipëri sikur është drejtuesi i këtij shteti.
Punonjës të komunizmit, ish sigurimsa kanë hartuar draftin reformës në drejtësi. Ambasadorët kanë zgjedhur njerëzit e komunizmit për të reformuar drejtësinë”,- tha Llalla.

Perplasja
Për herë të parë, kryediplomati amerikan tha publikisht me zë se kryeprokurori për më shumë se 18 muaj ka kundërshtuar reformimin e sistemit gjyqësor. Kaq mjaftoi, që si rrallë herë, Llalla të sulmojë po publikisht Lu-në, duke thënë se ky sulm jo diplomatik- siç ai e cilësoi- vijon prej dy vitesh, dhe fsheh pas tij interesa personale të ambasadorit.

“Dashnorja e Llallës” letër Metës e Nishanit: Ja pse ma refuzoi vizën ambasada


Rovena Gashi, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, ashtu si kreprokurori Adriatik Llalla i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, ku i ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me refuzimin e vizës nga ana e Ambasadës Amerikane personit të saj.

Në letrën e saj të botuar nga “Opinion” Rovena Gashi i shkruan krerëve më të lartë të vendit se vendimi i Ambasadës Amerikane për refuzimin e vizës ka të bëjë me qëndrimin që ajo ka mbajtur ndaj Reformës në Drejtësi.

Letra e plotë

Të nderuar Zotërinj,

Unë që po Ju drejtohem quhem Rovena Gashi dhe jam Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Prej muajit Qershor 2013 jam në pozicionin e Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Prej muajit Tetor 2016 drejtoj njëkohësisht edhe strukturën e “Dekriminalizimit” në institucionin ku ushtroj funksionet si prokuror. Gjithashtu, në datën 27.01.2017, jam përzgjedhur anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në bazë të procedurës së zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë.
Po Ju drejtohem, në përmbushje të detyrimit tim ligjor dhe moral, për shkak të një situate që në vlerësimin tim është absurde dhe në kundërshtim të hapur me normat ligjore vendase dhe ndërkombëtare.

Në datë 26.01.2017, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, konkretisht zyra konsullore, më ka revokuar vizën amerikane të shërbimit, e tipit R B1/B2. Punonjësit konsullorë nuk e shoqëruan me asnjë lloj komunikimi zyrtar ose jozyrtar këtë vendimmarrje të tyre.

Ky akt i ndërmarrë ndaj personit tim nga Ambasada Amerikane në Tiranë ishte tërësisht i papritur, pavarësisht se, për shkak të pozicionit si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, kisha marrë sinjale për veprime konkrete ndaj personit tim.

Në vlerësimin tim, revokimi i vizës së shërbimit ka lidhje më së pari me qëndrimet që kam prezantuar lidhur me draftin e Reformës në Drejtësi. Në cilësinë e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, unë kam qenë pjesëmarrëse në disa aktivitete dhe tryeza diskutimi lidhur me paketën kushtetuese dhe ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Në çdo rast, unë kam shprehur qëndrimin tim parimor dhe profesional, duke vlerësuar nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Në prezantimet e mia publike, në disa raste në prania edhe të Ambasadorit amerikan në Tiranë, z. Donald Lu, kam kundërshtuar disa aspekte të drafteve ligjore, të cilat, në pikëpamjen time binin ndesh me parimet e përgjithshme të së drejtës, si edhe me forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Këto qëndrime të miat parimore binin ndesh me projektin e hartuar nga disa ekspertë vendas dhe të huaj, i cili mbrohej publikisht nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

Në kontakte formale dhe informale me zyrtarë të ndryshëm të Ambasadës Amerikane më është përcjellë mesazhi që, nëse do të vijoja të prezantoja qëndrime kundër projektit të mbrojtur nga ambasadori Lu, ndaj meje mund të kishte pasoja negative. Këto sugjerime nuk janë marrë parasysh prej meje, duke mbrojtur në çdo aktivitet bindjen time, bazuar në përvojë dhe profesionalizëm. Rezultoi se, një pjesë e konsiderueshme e argumentave të prezantuara nga ana ime, u konsideruan të tilla edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias, i cili u investua nga palët politike në Shqipëri. Pra, rezultoi që, pavarësisht presioneve ndaj meje, por edhe prokurorëve të tjerë, që të mbështesnin pa asnjë kundërshti draftin e mbrojtur nga ambasadori Lu, profesionalizmi i dëshmuar nga unë, nga prokurorët e tjerë, si edhe njohës të ligjit, të ishte në përputhje me parimet ndërkombëtare të së drejtës.

Gjithashtu, në cilësinë e drejtuesit të sektorit shumë të rëndësishëm të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme, deri më tani kemi siguruar rezultate të kënaqshme në drejtim të largimit nga Kuvendi dy deputetë, si edhe një numër të konsiderueshëm zyrtarësh nga administrata publike. Gjithashtu, kemi në proces verifikimi edhe disa deputetë, të cilët, me shumë mundësi, mund të penalizohen nga ligji “Për Dekriminalizimin”.

Ajo që konstatoj është se, disa prej deputetëve që penalizohen nga ky ligj, janë persona të shantazhuar publikisht me mesazhe nga Ambasada Amerikane, të cilat janë bërë publike edhe në media, që këta të fundit të siguronin balancat parlamentare, si edhe votat e nevojshme për të miratuar projektin e ambasadorit Lu në Kuvendin e Shqipërisë.

Po ashtu, unë jam përzgjedhur anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Unë isha kandidaturë e vetme e Prokurorisë së Përgjithshme për një vend anëtar në KED. Përzgjedhja ime në KED u formalizua në procedurën e zhvilluar nga Kuvendi i Shqipërisë, më datë 27.01.2017.

Por, vetëm një ditë më parë, konkretisht më dt. 26.01.2017, kur emri im tashmë ishte publikuar si kandidaturë pa konkurencë për anëtare e KED, thirrem me urgjencë në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Unë gjendesha në Gjermani, në një aktivitet të Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit. Nga komunikimi telefonik me zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë më është kërkuar që të paraqitesha me urgjencë, për të zhvilluar një takim me konsullin. Duke qenë se unë ushtroj detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, vlerësova se urgjenca e kërkesës mund të lidhej me çështje të ngutshme të hetimit ndërkombëtar ose terrorizmit.

Për shkak të përgjegjësisë që kam ndaj detyrës, rikthehem në Tiranë dhe paraqitem menjëherë para Ambasadës Amerikane. Por, aty nuk pritem nga konsulli, por nga një punonjës, i cili, pasi më kërkoi pasaportën, më njofton se më ishte revokuar viza e shërbimit. Pas këtij veprimi, nuk më komunikuan asnjë arsye për këtë veprim dhe këtu përfundoi takimi.

Të nderuar zotërinj,

Sa më lart Ju prezantova angazhimin tim profesional në sektorë të rëndësishëm të Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe qëndrimet e mia ndaj draftit të Reformës në Drejtësi, të mbrojtur publikisht nga Ambasadori Amerikane në Tiranë, z. Donald Lu.

Në vlerësimin tim, pikërisht qëndrimet e mia parimore përsa i përket Reformës në Drejtësi, të cilat, siç e përmenda më lart, gjetën mbështetje edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias, mund të kenë shërbyer si shkak për revokimin e vizës amerikane të shërbimit, me të cilën isha pajisur për shkak të detyrës.

Gjithashtu, vlerësoj se ky akt tërësisht jo-diplomatik, mund të jetë edhe një formë presioni që struktura e “Dekriminalizimit” që unë drejtoj, të mos penalizojë deputetë, të cilët njihen publikisht si persona që zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin Lu.

Personalisht nuk evidentoj asnjë justifikim që Ambasada Amerikane në Tiranë të më thërriste me urgjencë për revokimin e vizës së shërbimit, pikërisht, një ditë para se të zhvillohej procedura për përzgjedhjen e anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në të cilin unë u zgjodha anëtare.

Për më tepër, në momëntin që unë sapo kam dalë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku më ishte komunikuar revokimi i vizës së shërbimit, në median shqiptare ka dalë njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për heqjen e vizave disa prokuroëve dhe gjyqtarëve. Në këtë deklaratë, citoj “…Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin…”.

Pra, personalisht e vlerësoj se veprimi jo-diplomatik i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë një manovër për të goditur personin tim për shkak të detyrës, angazhimeve të mia në drejtim të “Dekriminalizimit”, si edhe për të mos legjitimuar pjesëmarrjen time në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Të nderuar zotërinj,

Pavarësisht sjelljes jo-korrekte të Ambasadës së SHBA në Tiranë, unë Ju garantoj se do të vijoj të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore. Do të vijoj që të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit për krimin e organizuar, transnacional dhe terrorizmin.

Gjithashtu, Ju garantoj se struktura e “Dekriminalizimit” do të vijojë të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimin e saj ligjor për të siguruar pastërtinë e Parlamentit dhe të administratës publike shqiptare, pavarësisht presioneve dhe shantazheve nga segmente të caktuara të politikës apo diplomatë të huaj.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj,

PROKURORI

ROVENA GASHI

Raundi i fundit i dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dështoi në tërësi.

Cfarë lidhje ka Beogradi me Europën nëse harron që Ramush Haradinaj është i pafajësuar nga një gjykatë ku është fajësuar ai që rrënoi Ballkanin dhe ish-Jugosllavinë. 


Situata afër murit të Mitrovicës vazhdon të jetë me lëvizje të vazhdueshme. Paralajmërimet për rrënimin e murit vazhdojnë të përfolen por që ende nuk ka asgjë konkrete.

Aty përballë urës tashmë ndodhet fotografia e një ish komandanti të fortë që për serbët e veriut mund të quhet “provokoacia”.

Billbordi i Ramush Haradinajt ndodhet përbri urës së Mitrovicës me mbishkrimin, “Ramush Haradinaj është Kosova”.

Ish gjenerali i UÇK-së vazhdon të jetë në Francë pas ndalimit nga autoritet franceze nga një fletëarrest i lëshuar nga Serbia.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës tani është i nevojshëm më shumë se kurrë në mënyrë që të ketë paqe dhe stabilitet.

BE u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përmbahen marrëveshjeve, ta qetësojnë retorikën dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre me qëllim për të ulur tensionet.

“Ne kujtojmë se gjatë takimit të djeshëm në një nivel të lartë politik, presidentët dhe kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës janë pajtuar që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe deklaratave për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në punën e mëtejshme”, tha sonte zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë lojëra fjalësh në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive në Kosovë.

Rama ka zgjedhur të merret me oponentin e tij, Sali Berisha, gjatë një interviste bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Klan Kosova, që po transmetohet edh enë Tribuna Chanel.

“Doktori do të bëjë ndonjë konspiracion, duke thënë se muri do të rrënohet derisa ne jemi në intervistë”, ka thënë Rama, duke thumbuar Berishën.

Më herët, Rama ka thënë se muri “nuk është se sfidon realisht sovranitetin e Kosovës. Është shfaqje brutale e një ideologjie shumë të prapambetur”.

Rama është shprehur i bindur që pavarësisht si do të dalë në fund kjo histori, nuk është e tillë ku pala tjetër duket mirë.

“Ne jemi në anën e duhur të historisë, dhe e duhura është ana e urës, jo e murit”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se muri dhe provokimet e Serbisë janë për keqardhje dhe se shqiptarët nuk duhet të bien pre e tyre, por të vazhdojnë rrugën e tyre për të ndërtuar paqen.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, që transmetohet edhe në Tribuna Channel, ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq duhet të mos vizitojë ekstremistët në Serbi, të mos shqetësohet kë viziton ai në Kosovë.

“Vuçiq të ketë kujdes të mos vizitojë ekstremistët, se pastaj u kujtohet njerëzve se ka qenë me ata. Ndërkohë unë vizitoj miqtë e mi. Ai i quan ekstremistë, ne i quajmë çlirimtarë”, ka thënë Rama, duke folur për komentimin që Vuçiq i bëri vizitës së tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se urdhër arrestet e Serbisë për “clirimtarët e Kosovës” e vënë në dyshim synimin europian të Beogradit zyrtar, duke theksuar se do të kërkojnë pandalur që ato të hiqen një herë e përgjithmonë.

“Cfarë lidhje ka Beogradi me Europën nëse harron që Ramush Haradinaj është i pafajësuar nga një gjykatë ku është fajësuar ai që rrënoi Ballkanin dhe ish-Jugosllavinë. Shpresoj që javën e ardhshme Ramushi do të kthehet në Kosovë. Ndërkohë që ne do të kërkojë parreshtur që të gjitha shtetet e Europës të fshijnë ato urdhër arreste të Serbisë”.


Luaje macë kryet e buallit



Incidentet e ditëve të fundit kanë bërë që të rriten tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë, duke ngjallur kështu pasiguri tek qytetarët e Kosovës.


Këtyre tensioneve fillimisht ju parapriu arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritet franceze pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

E kulmi i tensionimit të situatës ndodhi të shtunën e 14 janarit, ku Serbia tentoi të fus brenda territorit të Kosovës trenin rus me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

E për tensionimin e madh të situatës në mes të të dyja shteteve kanë folur edhe zyrtarë të lartë vendeve të Bashkimit Evropian, e po ashtu kanë shkruar edhe mediat e njohura evropiane siç është BBC, pastaj gazetat gjermane “Süddeutsche Zeitung” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e shumë të tjera.

Ka qenë edhe rrjeti i njohur televiziv BBC ajo e cila në një shkrim të sajin ka thënë se Kosova dhe Serbia janë në prag të një lufte të re, duke u bazuar në deklaratat e presidentit serb Tomsillav Nikolqi i cili kishte thënë se Serbia do ta mbrojë “çdo centimetër” të asaj që pretendon se është territor i saj në Kosovë, dhe se është i gatshëm ta dërgojë edhe ushtrinë për të mbrojtur serbët në Kosovë.

Në anën tjetër dy gazetat gjermane “Süddeutsche Zeitung”, si dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në shkrimet e tyre kishin theksuar se Serbia i vuri flakën tensioneve të vjetra.

Por nuk mbaruan me kaq deklaratat se në Ballkan do të mund të nis një luftë e re mes Kosovës dhe Serbisë.


Thomas E. Ricks, profesor i Harvardit, dhe ish-gazetar i mediave më prestigjioze në botë, si “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, në një opinion të tij paralajmëroi se në mars do të ketë trazira në Kosovë.

Po ashtu edhe Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade, potencoi se ndarja e Kosovës nuk është opsion dhe se kjo do të sillte efekt domino në rajon.

Lidhur me këto paralajmërime për luftë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ballkani po hyn në një situatë të paparashikueshme.

Ai radhit dy momente të rëndësishme që sipas tij janë faktor i gjendjes e cila është krijuar.

“Së pari, Serbia, e mbështetur nga tendencat e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e vet, është duke synuar të shfrytëzojë situatën e përgjithshme në botë për të filluar implementimin e projektit të saj për ndarjen e Kosovës. Kështu do të ndikonte edhe në gjendjen reale nëpër shtete tjera në Ballkan, sidomos në Bonje e Hercegovinë dhe në Maqedoni. Së dyti, qeverisjet gjysmë-autokratike nëpër Ballkan po synojnë të shfrytëzojnë edhe njëherë retorikat luftënxitëse për të treguar se gjoja pikërisht këta gjysmë-autokratë janë garancia për të mbajtur situatën e sigurisë nën kontroll dhe të qetë”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka theksuar më pas se në të dyja rastet, beson se Ballkani do të tejkalojë këtë situatë.

“Serbia nuk do të arrijë të ndajë as Kosovën, as Bosnjën dhe as Maqedoninë. Ndërsa, liderët gjysmë-autoritarë do të kuptojnë se nuk mund të luajnë me zjarrin e luftës për të mbajtur pushtetin e tyre personal”, shoti Ramadani.

Së fundmi për një luftë të mundur mes Kosovës dhe Serbisë ka folur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke thënë se “treni është aneksim i veriut, e kjo për shqiptarët është luftë”.

Pas tërë këtyre ngjarjeve në Bruksel ditë më parë u mbajt raundi i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, ku u theksua se të dyja palët kanë rënë dakord për uljen e tensioneve dhe vazhdimin e dialogut.





Raundi i fundit i dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dështoi në tërësi. Atmosfera përshkruhet si shumë e keqe.


Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ku ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve, presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, si dhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nuk dolën fare para gazetarëve.

Burimet e Deutche Welles thonë se takimi ka dështuar në tërësi dhe nuk ka pasur asnjë rezultat.

Në fakt, përveç takimeve bilaterale me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherini dhe një fotografie të bërë pak a shumë vetëm për hir të nikoqirëve dhe opinionit, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta.

Mogherini pohon se ka pasur takim

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Mogherini kumtoi se së bashku me presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, është mbajtur edhe një takim i nivelit më të lartë në dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Takimi i sotëm ka qenë vazhdimësi e dialogut që kemi pasur me 24 janar. Unë jam e inkurajuar me angazhimin konstruktiv të të dy palëve. Ky takim dhe angazhimi i tyre do të kontribuojnë për uljen e tensioneve”, kumtoi Mogherini duke shtuar se puna do të vazhdojë në këtë drejtim.


“Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian. Progresi në normalizimin e raporteve është çelësi për paqe dhe përparimin e këtyre vendeve në procesin e integrimeve drejt BE-së. Kjo është esenciale për Evropën dhe stabilitetin në rajon”, pohon Mogherini.

Sipas saj, palët kanë konfirmuar se janë të përkushtuara të punojnë së bashku në dialog. Mogherini ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit, por sipas burimeve, takimi i përbashkët pothuajse nuk ka ndodhur fare.
Bruksel: “Takim tmerrësisht i keq”
Palët takohen vetëm sa për fotografim

Ishte e paraparë që pas takimeve bilaterale të delegacioneve me Përfaqësuesen e lartë të BE, të mbahet edhe një darkë e përbashkët. Kjo darkë nuk është mbajtur. Me gjithë premtimet në prag të takimit, se palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut konstruktiv, bisedimet kanë dështuar në tërësi. “Takimi ishte tmerrësisht i keq dhe pa asnjë rezultat”, thotë për Deutsche Wellen një burim diplomatik në Bruksel, në kushte anonimiteti.

Deklaratat në fillim të takimit ishin krejtësisht të kundërta për çështjen elementare: statusin e Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar në prag të takimit se palët kanë rënë dakord që të “ulen tensionet”.

Në mëngjesin e ditës së mërkurë, ai ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, duket se palët nuk janë të gatshme të lëvizin nga qëndrimet për çështjen kryesore – statusin e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq tha në prag të takimit se pozicionet e delegacioneve janë krejtësisht të kundërta.

“Ata thonë se Kosova është e pavarur, ndërsa ne mendojmë se ajo është pjesë e pandashme e Serbisë, dhe nga kjo kurrë nuk do të heqim dorë”, theksoi Nikoliq duke shtuar se „Serbia nuk do të flas me askënd për pavarësinë e Kosovës”.

Pala serbe ishte e interesuar të fliste për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Themelimi i Asociacionit nga serbët do ta tensionojë situatën në Kosovë




Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të mbetet sfidë edhe në këtë vit për Qeverinë e Kosovës.


E përfaqësuesit politikë të serbëve kanë paralajmëruar se ditën e shtetësisë së Serbisë më 15 shkurt, serbët në Kosovë mund ta themelojnë vetë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

E një gjë e tillë sipas kryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq do të bëhet më përkrahjen e krerëve të shtetit të Serbisë, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e formon vetë AKS-në deri më 15 shkurt.

Lidhur me këtë, analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se themelimi i Asociacionit është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës dhe se qeveria duhet ta themelojë atë bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Serbët mund të bëjnë spektakël më 15 shkurt, por akti i themelimit nuk do të ketë vlerë. Qeveria e ka obligim themelimin e Asociacionit… dhe duhet ta themelojë atë, duke mos iu lënë hapësirë përfaqësuesve politikë serbë që të ndërmarrin veprime, të cilat pastaj po i kushtojnë shumë vendit”, ka thënë Mushkolaj.

Themelimi i AKS-së nga vetë serbët sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Burim Ramadanit do ta fuste Kosovën në një fazë të thellë të tensionimit krejtësisht të panevojshëm dhe të dëmshëm.

“Tensionimi po rritet gradualisht, por me hapa të fuqishëm. Retorika publike politike ndër-etnike është përkeqësuar dukshëm, në krahasim me vitet e kaluara. Paaftësia e institucioneve të Kosovës për të adresuar në mënyrë konsensuale dhe strategjike raportet me serbët e Kosovës, normalisht se po çon në tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të dëmshëm për Kosovën”, ka thënë Ramadani për Telegrafin.


Ai ka shtuar se nuk mund të paragjykohet veprimi apo mosveprimi i njëanshëm në themelimin e Asociacionit, porse nëse kjo ndodh, atëherë Kosova mund të hyjë në një fazë të thellë të tensionimit me dimensione edhe të jostabilitetit.

“Dorën në zemër, krejt kjo situatë nuk ka qenë e paparashikuar, porse institucionet e Kosovës asnjëherë gjatë këtyre dy viteve të fundit nuk ka treguar shenja apo aftësi të të menduarit strategjik. Derisa telashet politike brenda-shqiptare në Kosovë kanë arritur shkallën e pashembullt, politikisht janë serbët që kanë luajtur rol në orientimin e të gjithave kah planet e veta, kryesisht të hartuara në Beograd”, u shpreh Ramadani.

Ramadani shtoi se fatkeqësisht, institucionet e Kosovës asnjëherë nuk kanë gjetur mënyrat për të ndërtuar qasje konsensuale, për shkak të një arrogance krejtësisht të panevojshme.

Sipas tij, siguria kombëtare e Kosovës mund të sfidohet rëndë me veprim të njëanshëm të serbëve dhe, pastaj, shqiptarët sërish do të drejtojnë gishtin ndaj njëri-tjetrit për fajësi.

Lidhur me themelimin e AKS-së, kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë për fundvit për Telegrafin, u shpreh se Asociacioni do të themelohet në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Kjo do të ndodhë në kuadër të realizmit të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, disa prej të cilave po sabotohen nga Serbia. Ne tani do të lëvizim më tutje në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në bërjen e Statutit, i cili po ashtu do të konfirmohet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, kjo do të ndodhë pasi që përfaqësuesit e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës, në institucionet e Republikës së Kosovës, të cilët shpeshherë po keqpërdoren pa fije turpi dhe konsiderate nga politika hipokrite e Beogradit për interesa të politikës ditore në Beograd, të kthehen në institucione”, u shpreh Mustafa.

Lufta me shtriga!?

Pesë shtetet që ende bëjnë luftë me shtriga!?

Në disa vende, akuzat se jeni shtrigë mund të rezultojnë me dënime shumë të rënda. Shtetet perëndimore, deri në fund të shekullit XVIII kanë ndërprerë dënimet me vdekje për femrat që gjoja bëjnë magji. Megjithatë, shumë qeveri në mbarë botën vazhdojnë t’i ndjekin penalisht “ato”!

1. Rregullorja e fluturimit në fshesë në Svaziland


Pasi një detektiv privat është arrestuar sepse ka shkelur hapësirën ajrore me një objekt fluturues të punuar me dorë, gazetarët i janë drejtuar Sabelou Dlaminit, personit të ngarkuar për aviacionin civil për një shpjegim më të hollësishëm të ligjit të ajrit në këtë mbretëri.

Sipas tij, shtrigat që fluturojnë shumë lartë do të duhet të paguajë një gjobë të rëndë!? Ato që fluturojnë në lartësinë mbi 150 metra, do të dënohen madje me 42 mijë euro. Ndërsa, ato që fluturojnë nën 150 metra, do të jenë rehat, sepse nuk do t’i dënojë askush!

“Shtriga në fshesë nuk guxon të fluturojë mbi 150 metra”, ka thënë ai.

2. Tatimi për shtrigat në Rumani

Pasi qeveria në Rumani ka zgjeruar taksat për shtrigat dhe astrologët më 2011, disa u frikuan nga hakmarrja me magji. Shtrigat u mblodhën në brigjet e Danubit e mallkuan qeverinë dhe presidentin.

Pasi që ligji është aprovuar, legjislacioni ka bërë gati një tjetër për të dënuar shtrigat për shkak të parashikimeve të pasakta të së ardhmes. Shtrigat nuk ishin të lumtura, sepse mendonin se nuk duhet të ndëshkohet ato, po letrat me të cilat shikojnë fallin.


3. Njësia e Policisë për magji në Arabi

Arabia Saudite është ndoshta vendi më i rrezikshëm për shtrigat, ose më saktë, të huajat që punojnë e për të cilat autoritetet mendojnë se bëjnë magji. Një njësi e veçantë policore i përkushtohet luftimit të magjisë dhe gjyqtarët fetarë shpesh akuzojnë njerëzit në bazë të provave që vërtet janë qesharake.

Sidoqoftë, pasojat janë të rënda, sepse disa shtriga të tilla të pretenduara janë ekzekutuar.

4. Sistemi gjyqësor i mbushur me raste të shtrigave

Në Mbaiki, pigmejët shpesh akuzohen për mallkime mbi armiqtë si dhe për ndryshim forme. Magjia është një nga krimet më të mëdha në Republikën Qendrore të Afrikës, ku rreth 40 për qind e rasteve gjyqësore përfshijnë akuzat për magji. Në Mbaiki numri i rasteve të tilla është më shumë se gjysma.

Ndaj këtyre akuzave nuk janë imunë as fëmijët. Pothuajse pesë për qind e tyre që kaluar më 2012 në gjyqe për të mitur, janë akuzuar për magji. Por, ka edhe më keq, sepse disa përfundojnë në qendra bizare të krishtera ku pastorët tentojnë t’i kurojnë me lutje.

UNICEF ka dokumentuar shumë raste ku pastorët hedhin benzinë tek ta, u japin helm, ndërsa i nënshtrojnë ndaj ritualeve të dhunshme fizike të gjoja ekzorcizmit.

5. Magjitë politike në Iran

Këshilltarët dhe ndihmësit e ish presidentit Mahmoud Ahmadinejad, janë akuzuar më 2011 për përdorim të magjisë së zezë. Wall Street Journal shkruan se ka hasur në predikuesin që thotë se është takuar dy herë me presidentin iranian që të parashikonte në lidhje me shërbimin sekret izraelit të Mossadit.

Një grup prej dhjetë zyrtarëve nga rrethi i ngushtë janë arrestuar për qasje në “botë të panjohura”.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...