Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/06

Flet djali i Haki Imerit, ja çfarë ndodhi me 3 llapjanët që ia vranë babain


Arbnore Zhushi

Ditë më parë, Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit nga Vojniku i Skenderajt, i vrarë në vitin 1999, ka deklaruar së fundmi se i ka zbuluar vrasësit e vëllait të tij.

Ai ka thënë se vrasësit të cilët u paguan për t’ia marrë jetën Hakiut, janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, të tre llapjanë.

“Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut m’i kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë. Por, kush i solli në Drenicë me na vra. Mua më intereson se kush i solli ta vrasin vëllanë tim”, është shprehur Imer Imeri për mediat, teksa ka theksuar se është shumë afër t’a marrë vesh edhe porositësin për vrasjen e vëllait të tij.

“Jemi në rrugë të mbarë, vetëm një hap na ndan me gjet atë se kush i sjelli ata me m’a vra vëllanë”, ka thënë ai.

Çështjen në fjalë e ka komentuar Kastriot Imeri, djali i të ndjerit, Hakiut.

 tTë dyshuarit për vrasjen e babait të tij, janë tre të lartpërmendurit, Kastrioti ka treguar se çfarë ka ndodhur me ta.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, ka pohuar Kastriot Imeri.

Kastriot Imeri: Drejtësia ta thotë fjalën

I pyetur se a ka informata familja e tij nëse Prokuroria i ka hetuar tre të dyshuarit për vrasjen e babait të tij, ai ka thënë se nuk beson që ka Prokuroria ka bërë një gjë të tillë.

Edhe pse xhaxhai i tij ka pohuar se ka prova që dëshmojnë se cilët janë vrasësit e vërtet, Kastriot Imeri ka thënë se familja do të pres që institucionet e drejtësisë të zbardhin rastin e babait të tij.

“Do t’i presim institucionet e drejtësisë të zbardhin rastin e babait tim dhe të gjitha vrasjet politike që janë bërë në Kosovë. Për të gjitha ato vrasje që janë bërë pas luftës, shpresojmë që së shpejti drejtësia do t’a thotë fjalën e fundit”, ka theksuar ai.

Por, a e ka hetuar Prokuroria e Shtetit këtë çështje, dhe pse autorët nuk janë sjellur para drejtësisë?!

Lidhur me këtë, ndonëse nga Prokuroria e Shtetit,  është thënë se janë duke shqyrtuar pyetjet dhe se përgjigjet do t’i kemi së shpejti, gazeta nuk ka marr përgjigje as pas tre ditëve...

Vëllai i Agron Sylejmanit iu përgjigjet akuzave për vrasjen e Haki Imerit, ka një porosi për udhëheqësit e Zonës së Drenicës


Arbnore Zhushi

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet”, ka pohuar Kastriot Imeri.Ai ka thënë se këto akuza po bëhen nga vet ata, të cilët janë të përfshirë në qarqet e inkriminuara dhe po mundohen që t’ia hedhin mbi ushtarët e UÇK-së.

Vëllai i Haki Imerit, të vrarë në vitin 1999, Imer Imeri së fundmi ka deklaruar se ai i ka zbuluar vrasësit e vëllait të tij.

Ai ka thënë se vrasësit të cilët u paguan për t’ia marrë jetën Hakiut, janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, të tre llapjanë.

“Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut m’i kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë. Por, kush i solli në Drenicë me na vra. Mua më intereson se kush i solli ta vrasin vëllanë tim”, është shprehur Imer Imeri për mediat, teksa ka theksuar se është shumë afër t’a marrë vesh edhe porositësin për vrasjen e vëllait të tij.

Lexo edhe këtë: Flet djali i Haki Imerit, ja çfarë ndodhi me 3 llapjanët që ia vranë babain

Në një deklaratë të  Imer Imerit, i ka konfirmuar edhe djali i të ndjerit, Hakiut, Kastriot Imerin.

Duke rikonfirmuar se të dyshuarit për vrasjen e babait të tij, janë tre të lartpërmendurit, Kastrioti ka treguar se çfarë ka ndodhur me ta.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, ka pohuar Kastriot Imeri.

Por, këtë e ka demantuar familja e Agron Sylejmanit, përkatësisht vëllai i tij Driton Sylejmani.

Në një prononcim për gazetën “Bota Sot”, Sylejmani ka mohuar se vëllai i tij të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet të dyshimtë, aq më pak në vrasjen e Haki Imerit.

Deklaratat e familjes Imeri, se djalin e tyre Hakiun e ka vrarë Agron Sylejmani, ai i ka quajtur shpifje dhe njollosje ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, i cili nuk jeton më.

Ai ka thënë se këto akuza po bëhen nga vet ata, të cilët janë të përfshirë në qarqet e inkriminuara dhe po mundohen që t’ia hedhin mbi ushtarët e UÇK-së.

“Agroni nuk ka qenë asnjëherë në bashkëveprim me ta dhe nuk është takuar asnjëherë me ata dy personat pas përfundimit të luftës. I lutem atij personi që e ka hedh gurin mbi ta, të mos i etiketojë ushtarët e UÇK-së, sepse dikur do të jetë vonë”, ka thënë Driton Sylejmani.

Tutje, ai ka theksuar se Agroni nuk ka qenë asnjëherë në Drenicë dhe nuk ka pasur nevojë të bëjë një gjë të tillë për para.

Për ish-udhëheqësit e zonës së Drenicës, Sylejmani ka dhënë edhe një porosi.

“Ju lutem sidomos udhëheqësve të zonës së Drenicës që ato gjëra që kanë ndodhur në atë regjion t’i zgjedhin vet dhe mos i hudhin në ushtarët që nuk janë më në jetë dhe mbi ushtarët që nuk janë të atij regjioni, sepse udhëheqësit e zonës së Drenicës i din se çfarë ka ndodhur atje, duke nisur nga komandanti i zonës dhe të poshtë. Por ata po mundohen të etiketojnë zyrtarë që nuk janë në jetë e nuk kanë mundësi t’i kundërshtojnë akuzat e tyre Ju lutem, mos i ofendoni ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Driton Sylejmani.

2017/02/04

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj: Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij




Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj i cili aktualisht është duke qëndruar në Francë, ka përshëndetur të gjithë qytetarët që kanë dalë në mbështetje të tij duke kërkuar lirimin e plotë.

“Kur një popull është në këmbë -thotë Haradinaj- ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi të gjithë ne edhe këtë herë!”

Reagimi i plotë i Haradinajt në FB.

Të dashur qytetarë,

Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë dhe e pandërprerë për asnjë moment për mua, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që është krejt e përputhshme me të drejtën e drejtësinë individuale e kolektive, për të gjithë popujt e lirë!

E kam parë tash e një muaj karvanin e popullit tim që nuk sosej kurrë, e që marshonte në Prishtinë e në Tiranë, në Shkup e në Gjakovë, në Prizren e Malishevë, në Istog e në Podujevë, në Obiliq e Rahovec, në Vushtrri e në Deçan, në Kamenicë e në Lipjan, Ferizaj…e kështu me radhë gjithandej e deri sot me protestën e madhe në Pejë!

Poashtu mijëra bashkëkombas që kanë protestuar me aq qytetari, që nga Amerika, Australia e deri te shtetet evropiane, Francë, Angli, Belgjikë, Zvicer, Gjermani, Itali…

Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi të gjithë ne edhe këtë herë!
Shpejt do të jemi bashkë, sepse kemi shumë punë pë të bërë!
Krenar me Ju!

Mos arrestimi i Balilit, Llalla: Përgjegjësi e Policisë së Shtetit


Kreu i akuzës, Adriatik Llalla, sonte, në emisionin Opinion, ka bërë publike arsyen e mosarrestimit të të ashtuquajturit “Escobari i Ballakanit”, Klement Balilaj. Kryeprokurori tha se Balilaj duhej të arrestohej nga Policia e Shtetit, edhe pse kjo e fundit, ka deklaruar se nuk ka marrë autorizim nga Prokuroria, pasi nuk mbante një fakt konkret për arrestimin e tij.
Fevziu: Pse nuk u arrestua Klement Balili?
Llalla: Duhet ta arrestonte Prokurori?
Feviu: Kush duhet ta arrestonte?
Llalla: Ata që e kanë për detyrë.
Fevziu: Policia e Shtetit?
Llalla: Normalisht!
Fevziu: Policia e Shtetit thotë se nuk ka marrë autorizim nga Prokuroria…
Llalla: Në momentin që dikush shpallet në kërkim ndërkombëtar, qoftë në vend apo jashtë, ndërhynë institucione të tilla ligjzbatuese për të ekzekutuar këtë urdhër-arresti. Detyra e Prokurorisë është se pas ekzekutimit të këtij urdhër-arresti, të kryejë veprime të mëtejshme procedurale. Nëse policia do të kishte mundësi për ta arrestuar, aktet do të silleshin në Prokurori.
Fevziu: A kishte të dhëna që Klement Balilaj ishte përfshirë në aktivitet kriminal?
Llalla: Të dhënat e para kanë ardhur në momentin kur ne jemi vënë në dijeni nga Policia e Shtetit që kur person…të ardhura nga Policia e Shtetit.

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, thotë se nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të penguar reformën në drejtësi.


I ftuar në emisionin “Opinion”, Llalla theksoi se në një vend demokratik është krejt normale që dikush të japë mendimet e tij.
Ai shton se ambasadori Lu nuk është guvernator i Shqipërisë. Llalla shprehet se se përplasjet mes tij dhe ambasadorit Lu kanë të bëjmë me reformën në Drejtësi dhe më konkretisht me ideatorët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Llalla: Personale doli konkretisht, rasti i vizës, se çfarë do të më bënte ambasadori mua…Në përgjithësi në takimet që kam pasur me ambasadorin dhe grupet e ekspertëve ne kemi shfaqur mendimet si do të veprojë institucioni i prokurorisë. Debati i parë lidhej me Byronë kombëtarë të hetimit. Ishin një sërë arsyesh, mënyra si mendohet të funksiononte institucioni. ideatorë ishin punonjës së sigurisë së shtetit.
Fevziu:Ku dhe si e keni penguar reformën në drejtësi dhe jeni apo jo kundër?
Llalla: Së pari dua ta nis me deklaratën e sotme të ambasadorit Lu në një takim ku unë nuk isha i pranishëm dhe më njoftojnë në mënyrë të papritur se ambasadori kishte bërë publikë deklarata ku më akuzonte mua.
Fevziu:Ju keni pasur takime të tensionuara në zyrën tuaj apo të ambasadorit. Keni pasur përplasje?
Llalla:Në zyrën time është krejt normale të bëhen diskutime për mënyrën sesi do të pozicionohet institucioni i Prokurorisë pas kësaj reforme. Është mendimi ndryshe.
Fevizu: Pse ishit i befasuar nga deklarata e Lu, ku ai ka thënë se ka njerëz që po tentojnë ti dalin kundër reformës?
Llalla: Lu i ka bërë këto deklarata jo në praninë time.
Fevziu: Nuk ishit vënë në dijeni se ambasadori është i pakënaqur me ju?
Llalla: Duhet të jemi të qartë çdo ambasador nuk është guvernator i Shqipërisë. Ai është thjesht një ambasador dhe duhet të mbajë pozicionin e tij. Ai nuk duhet të shtiret si drejtues shteti, por të mbaje pozicionin që i takon
Fevziu: Cila ka qenë pakënaqësia konkrete e ambasadorit amerikan?
Llalla: Në përgjithësi në takimet që kemi patur ne kemi patur mendimet tona për mënyrën se si do funksiononte prokuroria . Debati i parë ka qenë për funksionimin e Byros së Hetimit. Ish funksionarë të sigurimit të shtetit kanë bërë reformën e drejtësisë.
Fevziu: E keni penguar për 18 muaj resht thotë zt.Lu…
Llalla: Në një vend demokratik është krejt normale që dikush të japë mendimet e tij, si dhe është krejt normale fakti, që një ligj sado i parëndësishëm të jetë, përpara se të miratohet në Parlament kalon në duart e ekspertëve dhe organeve përkatëse dhe më pas votohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndikim të paligjshëm për hetmin ndaj Bankers
Fevziu: Jeni shprehur se ka disa arsye që lidhën me përfitimet personale, çfarë interesa personale mund të ketë një ambasador i SHBA në Tiranë?
Llalla: Nëse një ambasador do përmbushte vetëm detyrat diplomatike dhe të ikte sërish nga vendi jonë po në atë fomë nuk do kishte asnjë problem. Në rastin konkret që ka qene dhe pikënisja e gjithë debatëve të mija më ambasadorin Lu ka të bëjë me hetimet të Prokurorisë së Rrethit Fier të shpërthimeve të ndodhur në puset e naftës në zonë Patoz Marinzës, ku u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe pasoja në jetë njerëzish. Rast i cili prokuroria filloi hetime per Bankers Petrolium.
Në rastin konkret një ditë më më vjen një biznesmen shqiptar karburantesh dhe më thotë që hetimi duhet të mbyllej pasi ngjarja ishte aksidentale.
Ky biznesmën me thotë që së nëse binim dakord ditën tjetër do më vinte në zyrë ambasadori.
Nuk mund të mendohej se ambasadori do të vinte pas një presioni që bëri një biznesmen shqiptar. Të nesërmen erdhi ambasadori së bashku me presidentin e Bankers Petrolium dhe tha se prokuroria duhet të pushonte hetimet, pasi në të kundërt do dëmtohej imazhi i Shqipërisë nëse biznesmenët do largohen nga vendi.
Fevziu: Ju tha biznesmeni?
Llalla:Po dhe i kam të gjitha të regjistruar.
Fevziu: Si quhet ky biznesmen?
Llalla: Është kofidneciale, por ai më kërkoi që të mos vazhdonin hetimet për Bankers Petrolium.
“Ambasadori Lu po më shantazhon”
Llalla: Një ditë pas gruaja ime lindi në Amerikë. Më ka ardhur një email nga ambasadori Lu ku më njoftonte se viza ime ishte revokuar.Kam kontaktuar vetëm me email me zotin ambasador. I shpreha qëndrimin tim pa dashur të bie pre e shantazhit.
Fevziu: Ju mendoni se ai po ju ushtron shantazh?
Llalla: Normalisht. Një ditë më parë se të krijohej këshilli i emërimeve në drejtësi është bërë njoftimi se i është hequr viza një personi të rëndësishëm zyrtar. Të largohen të gjithë të korruptuarit para procesit të Vettingut.
Fevziu: Ju kishit vizë zyrtare?
Llalla: Vizë diplomatike që i jepet çdo zyrtari të lartë.
Fevziu: Sa personave të tjerë i është anuluar?
Llalla: Zyrtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, të rretheve dhe të niveleve të tjera.
Fevziu: Po me kryeministrin keni folur?
Llalla: I jam drejtuar vetëm Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentin.Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për Llallën por prokurorin e përgjithshëm. Nuk mund t’i drejtohet askush me këtë gjuhë e me akuza të drejtpërdrejta zyrtare. E vlerësoj që është ambasador por nuk mund t’i drejtohet dikujt me një gjuhë shantazhuese ashtu si mua. Sepse do të kishte pasoja institucionale.
Fevziu: Pse ishit kundër draftit?
Llalla:Në një vend demokratik është normale që të gjithë të diskutojnë e të japin mendimet e veta. Aq më tepër kur një ligj i sistemit të drejtësisë u votua dhe do të zbatohet. Unë kam patur mendimet e mia në lidhje me këtë. Nuk kam patur asnjë imponim ndaj grupit të prokurorëve të sistemit të drejtësisë.
Fevziu:Ç‘doni të thoni me presione sorosiane?
Llalla: Kanë vlerësuar fondacionin Soros dhe Lu është përfaqësues i Departamentit amerikan të shtetit dhe jo përfaqësues i fondacionit Soros. Nuk iu drejtova atij. Por kjo reformë mbështetet në kontributin e fondacionit Soros.

Deklarata - Akuzat e Manjanit për Ministrat, Llalla: Do thirret në Prokurori




Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, ka deklaruar se organi i akuzës do të thërrasë ish-Ministrin Manjani për të dëshmuar lidhur me akuzat publike të adresuara në drejtim të disa Ministrave të kabinetit Rama.

I ftuar në “Opinion”me gazetarin Blendi Fevziu, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me z.Manjani gjatë kohës kur ai ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa evidentoi gatishmërinë e Manjanit për tu bërë pjesë e hetimit.

Intervista

Llalla: Institucioni i Prokurorisë ka marrëdhënie tepër korrekte, bashkëpunuese, me të gjithë institucionet e tjera në vend, më së tepërmi me Ministrinë e Drejtësisë baqshkëpunimi ynë lidhet shumë. Përmes kësaj Ministrie përcillet i gjithë dokumentacioni që ne kërkojmë të dhëna në zyra homologe, ashtu siç i kërkojnë dhe ato prej nesh. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm me zotin Manjani gjatë gjithë kohës që ka qenë në krye të Ministrisë.

Do thirret Manjani të dëshmojë për akuzat e tij?

Llalla: Natyrisht, Manjani ka shprehur vullnetin e tij për të ardhur në çdo kohë për t’u bërë pjesë e hetimit që do të kryejmë.

Ju do ta thërrisni?

Llalla: Natyrisht.

Nëse në dëshmitë e tij implikohen persona të fuqishëm dhe me pushtet do ketë kurajo Prokuroria e Përgjithshme të dënojë zyrtarë dhe funksionarë të lartë politik?

Llalla: Në asnjë rast Prokuroria nuk është treguar e dobët apo e frikësuar.

Nuk ka bilanc, nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.

Llalla: Zyrtarët nuk i dënoj unë, i dënojnë provat, i dënon ligji.

Provat duhet ti gjeni ju.

Llalla: Patjetër. Kemi detyrimin për të kërkuar mbledhjen e provave.

Kundërsulmon Prokuroria: Lu mbështet politikanë të lidhur me krimin



Pak orë pas akuzave publike të ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, Prokuroria e përgjithshme iu përgjigj me kundërakuza. Prokuroria thotë se ambasadori ka shantazhuar publikisht dhe privatisht deputetë për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi.
Në letrën e drejtuar presidentit Nishani dhe Metës Llalla akuzon ambasadën amerikane për shantazh për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë.
Po kështu prokurori thotë se Ambasada Amerikane në Tiranë u ka revokuar vizën edhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Prokurorisë, të cilët kanë nën hetim persona me pushtet në Shqipëri, të cilët njihen publikisht si faktorë bashkëpunues të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, z. Donald Lu.
“Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë”
Letra e plote

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

Nr. _______Prot Tiranë më __.__.2017

Lënda: Informacion mbi revokimin e vizave amerikane për disa prokurorë

Drejtuar: SH.T.Z. Bujar NISHANI President i Republikës

Ilir META Kryetar i Kuvendit

T I R A N Ë

Të nderuar Zotërinj,

Prokurori i Përgjithshëm ka njoftuar presidentin dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ndodhet në një presion të hapur nga ana e Ambasadës së SHBA-së

Ju informoj se Prokuroria e Përgjithshme e Republikes gjendet gjatë ditëve të fundit nën një presion të hapur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Nëpërmjet një lëvizje aspak diplomatike, Prokurorit të Përgjithshëm, i është anulluar viza diplomatike, si edhe disa prokurorëve të lartë ju janë anulluar gjithashtu vizat e dhëna nga kjo ambasadë konform rregullave të parashikuara nga ligjet e këtij shteti.

Në vlerësimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo lëvizje, për të cilën ritheksojmë që është aspak diplomatike, ka disa arsye, të cilat lidhen me qëndrime dhe përfitime personale të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, z. Donald Lu.

Pak javë më parë, Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi Prokurorin e Përgjithshëm se është anulluar viza diplomatike e tij dhe e bashkëshortes së tij. Si shkak për këtë veprim tërësisht në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit, ka shërbyer një udhëtim për arsye shëndetësore në SHBA, i bashkëshortes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ky veprim i Ambasadorit Lu është vijim i sjelljeve shantazhuese që ai ka prezantuar ndaj institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Prej kohësh, z. Lu, duke u prezantuar si nxitës i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ka kërkuar me presion që Prokuroria e Përgjithshme të mbajë qëndrime hapur pro paketës ligjore, edhe në ato raste kur projektet ligjore, siç ka rezultuar më pas nga Opinioni i Komisionit të Venecias, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me normat kushtetuese, si edhe me respektimin e të drejtave të njeriut.
Në komunikimet zyrtare dhe informale, Ambasadori Lu ia ka bërë të qartë Prokurorit të Përgjithshëm se, nëse nuk do të mbronte publikisht ndryshimet ligjore, do të kishte pasoja personale dhe institucionale.

Gjithashtu, Ambasadori Lu, në më shumë se njëherë, ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se kanë shkelur ligjet shqiptare.

Rasti më flagrant, i cili është i dokumentuar me shkresë zyrtare, i bere publik edhe ne media, i referohet ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, në hetimin që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”. Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banorët e zonës ku ushtron aktivitetin se u kishte sjellë dëme të pariparueshme në pasuritë dhe shëndetin e tyre. Për këtë rast, Ambasadori Lu ka kërkuar, në kundërshtim me çdo lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm.

Të nderuar zotërinj,

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka revokuar vizën, ndër të tjerëve, edhe Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, njëkohësisht edhe drejtues i Sektorit të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme.
Drejtori, i vetmi prokuror magjistrat në Prokurorinë e Përgjithëshme, ka mbajtur qëndrime thellësisht profesionale sa i përket paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, si edhe ka shprehur opinione për disa problematika në prani të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, si edhe ekspertëve të tjerë vendas dhe të huaj.
Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se edhe veprimi aspak diplomatik ndaj prokurorëve është një reagim ndaj qëndrimeve parimore të tyre, të cilat nuk përkonin plotësisht me projektet ligjore të mbrojtura nga Ambasadori dhe disa prej ekspertëve të tjerë, vendas apo të huaj.
Prokurori në fjalë, është një ndër zyrtarët më të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, sidomos në luftën kundër terrorizmit global dhe krimit të organizuar trans-nacional.
Gjithashtu në drejtim të strukturës shumë të rëndësishme të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tashmë ka nisur të japë rezultate konkrete në përjashtimin të disa deputetëve nga Kuvendi i Shqipërisë, si edhe të zyrtarëve të lartë nga administrata shtetërore, të cilët rezultojnë të përfshirë në veprimtarinë e krimit të organizuar brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kjo strukturë po vijon me veprimet e saj dhe rezultatet do të prekin edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht persona të cilët Ambasadori Amerikan në Tiranë i ka shantazhuar publikisht dhe privatisht për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi, ku, mesazhe telefonike të dërguara nga kjo Ambasadë, janë bërë publike edhe në media.
Ju informojmë gjithashtu se përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithëshme ishte kandidaturë dhe tashmë është zgjedhur si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Një ditë para hedhjes së shortit nga Kuvendi i Shqipërisë për përzgjedhjen e anëtarëve të KED, për shkak të mungesës së konkurencës, kandidati i vetëm për anëtarin nga Prokuroria e Përgjithshme në këtë strukturë, thirret me urgjencë nga konsulli në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokurori gjendej në një takim të IPA 2014, Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit, i cili zhvillohej në Gjermani dhe u detyrua të rikthehej me urgjencë, duke vlerësuar se, për shkak të pozicionit të si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, mund të ishin temë diskutimi çështje me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë edhe terrorizmin.
Në takimin në Ambasadën Amerikane, Prokurori çuditërisht, nuk u prit nga konsulli, por nga një tjetër punonjës, i cili, pa dhënë asnjë shpjegim, i komunikoi asaj vendimin për revokimin e vizës amerikane.
Fakti që Prokuroi u kërkua me urgjencë në Ambasadën Amerikane, vetëm një ditë para hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vlerësohet si një manovër aspak diplomatike, për të ushtruar shantazh ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë, por edhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë.
Në vijim, Ju informojmë gjithashtu, se Ambasada Amerikane në Tiranë u ka revokuar vizën edhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Prokurorisë, të cilët kanë nën hetim persona me pushtet në Shqipëri, të cilët njihen publikisht si faktorë bashkëpunues të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, z. Donald Lu.
Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë.
Kjo sjellje kundër institucionit të Prokurorisë, e cila po agravohet edhe me ndërhyrjen aspak diplomatike të Ambasadorit Lu, është në vijim të sulmeve të hapura kundër të gjithë trupës së prokurorëve gjatë dy viteve të fundit, kohë në të cilën është diskutuar mbi Reformën në Drejtësi.
Qëndrimet e ditëve të fundit të Ambasadori Lu, lidhur me revokimin e vizave, i shohim si kundërvënie ndaj qëndrimeve profesionale të trupës së prokurorëve ndaj drafteve ligjore për Reformën në Drejtësi, të mbrojtura nga Ambasadori Amerikan në Tiranë.
Vlen të theksojmë se, shumë prej problematikave të prezantuara nga Prokuroria, u konsideruan të tilla dhe u korrigjuan edhe nga Komisioni i Venecias, i cili u investua për të dhënë opinion nga palët politikë në Shqipëri.
Pra, nuk hezitojmë të shprehemi se, sjellja e Ambasadorit Amerikan në Tiranë mund të konsiderohet edhe si një hakmarrje e tij personale për qëndrimet parimore të Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjithashtu, nuk hezitojmë të shprehemi se, kjo sjelle jo-diplomatike nga ana e Ambasadori Lu është rrjedhim i shantazheve të papranuara nga ana e Prokurorisë lidhur me disa çështje konkrete hetimi, për të cilat dukshëm ai ka pasur interesa thellësisht personale.
Të nderuar zotërinj,
Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm në veçanti, Ju sigurojnë se institucioni do të vijojë të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimet e saj që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni përkatës.
Ju sigurojmë se institucioni i Prokurorisë nuk do të shantazhohet nga asnjë faktor, vendas apo i huaj, në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore.
Institucioni ynë është i vetëdijshëm se, me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat zhvillohen në Qershor 2017, segmente të ndryshme politike, të mbështetur edhe nga faktorë të jashtëm të lobuar, do të tentojnë të ushtrojnë presion ndaj Prokurorisë dhe Prokurorëve të Republikës. Ju garantojmë se do të merret çdo masë, për aq sa i takon institucionit, që të sigurohet vota e lirë.
Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të ndjekë me përparësi të veçantë zbatimin e ligjit “Për Dekriminalizimin”, me qëllimin e vetëm për të siguruar pastërtinë më të lartë të Parlamentit dhe Administratës Publike Shqiptare.
Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi, larg çdo presioni e shantazhi që synon deformimin dhe kapjen e institucioneve të drejtësisë.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj,

PROKURORI I PËRGJITHSHËM
ADRIATIK LLALLA

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...