Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/15

Xhemal Shehu Dhurata Bruçi : Pse ishte “diktator” Enver Hoxha?



Para se të etikojmë një person me emrin Diktator, duhet së pari të dime kuptimin e fjalës diktator dhe diktaturë.



E dashur shoqja jonë Basak, (gazetare pranë EMEP, Turqi) ju keni kërkuar të dini se pse Enver Hoxha quhet “diktator”? Meqenëse koha që kishim në dispozicion ishte e kufizuar, vendosëm të të japim disa informacione me shkrim rreth shtetit shqiptar në kohën e Enver Hoxhës.

Para se të etikojmë një person me emrin Diktator, duhet së pari të dime kuptimin e fjalës diktator dhe diktaturë.

Sipas Fjalorit Shqip-Shqip të vitit 1980 fjala diktator shpjegohet në këtë mënyrë: Diktator – Kryetar i një shteti apo i një qeverie, i cili ka pushtet të pakufizuar dhe vepron me egërsi dhe pa përfillur askënd. Zakonisht origjinën e e saj e ka nga zgjedhjet në Senatin e Vjetër Romak, ku një njeriu i jepej një pushteti i pakufizuar, zakonisht për gjashtë muaj, kur shtetit i kanosej një rrezik i madh nga jashtë ose kur duhej të shtypej një kryengritje popullore. Ky person u diktonte vullnetin e tij të tjerëve, pa përfillur mendimin, dëshirat dhe interesat e tyre. (Enver Hoxha ishte vetëm Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së).

Diktaturë – Pushtet i pakufizuar shtetëror që shpreh dhe mbron interesat e klasës sunduese dhe që ushtrohet me dhunë nga një njeri apo grup njerëzish.

Enver Hoxha, nuk ushtronte këtë diktaturë, përveç diktaturën e Proletariatit, e cila ishte sanksionuar me Kushtetutën shqiptare të vitit 1976, pasi siç dimë Diktatura e Proletariatit është: Pushteti shtetëror i klasës punëtore që qe vendosur pas fitores së Revolucionit Socialist nën udhëheqjen e Partisë Marksiste-Leniniste, që shpreh dhe mbron interesat e gjithë punonjësve dhe që është tipi më i lartë i demokracisë (Demokraci për shumicën, dhunë për pakicën, ku me pakicë nënkuptojmë hajdutët, kriminelët, keqberësit, agjentët, trafikantët e tjerë, që shkelin ligjet e shtetit që janë në interes të shumicës…)

Pushteti popullor që u vendos pas fitores së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nën udhëheqjen e PKSH-së me në krye Enver Hoxhën, ishte një pushtet i dalur nga gjiri i popullit dhe që përfaqësonte atë.

Për të kuptuar nëse Enver Hoxha ishte “diktator” na duhet të bëjmë një renditje të shkurtër kronologjike të Historisë së Shqipërisë nga viti 1941-1985.

Më 8 Nëntor 1941 Enver Hoxha si “diktator” që ishte themeloi PKSH-në, e cila u përfshi e para në flakët e Luftës së Dytë Botërore. Në këtë luftë shqiptarët të udhëhequr nga Partia Komuniste dhe Enver Hoxha, ditën të orientoheshin drejt dhe të bashkonin luftën e tyre me luftën e Koalicionit Antifashist dhe të të dilnin fitimtar. Pra ky qëndrim prej “diktatori” të Enver Hoxhës, ishte shpëtimtar për kombin shqiptar, i cili po të shkonte pas bashkëpunëtorëve të pushtuesit, do të merrte ndëshkimin më të rëndë të historisë: copëtimin dhe zhdukjen e saj nga harta politike.

1. Enver Hoxha, ishte “diktator”, sepse themeloi PKSH-në, e cila krijoi formacionet luftarake (çetat, batalionet, brigadat divizionet partizane), duke i udhëhequr ata në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe me dhunë e jo me bisedime ndoqi nazifashistët gjermanë dhe italianë nga Atdheu ynë.

2. Enver Hoxha ishte “diktator” se me dhunë bëri të mundur që Shqipëria të ishte një ndër vendet e vetme që u çlirua me forcat e veta, duke i dhënë atdheut 28 000 dëshmorë, 600 prej të cilëve dhanë jetën duke luftuar jashtë kufijve të saj “shtetërorë”... Kjo luftë i shkaktoi Shqipërisë së cunguar humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike. Ajo në krahasim me popullsinë e saj, është vendi që pësoi dëmët më të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë; antikomunisti Xhon Hollidei shkruan: “Kur u çlirua Shqipëria, u pengua edhe më tej, se ajo nuk kishte kurrfarë rezerve në valutë të huaj; thesari ishte grabitur nga mbreti Zog e pastaj nga fuqitë pushtuese fashiste”. Në këto kushte e nisi rrugën e vet të vështirë drejt progresit “diktatori” Enver Hoxha.

3. Enver Hoxha ishte “diktator”, sepse pas Luftës Nacionalçlirimtare me aksione vullnetare filloi rindërtimin e vendit… e "me dhunë" bëri bonifikimin e tokave dhe tharjen e kënetave, dhe si për pasojë, në Shqipërinë socialiste u mbytën mijëra apo "larg qoftë” miliona mushkonja, prej të cilave rrezikohej populli shqiptar, duke eleminuar shumë sëmundje infektive, sidomos malarien. Hapi toka të reja, duke i kthyer malet e kodrat në fusha pjellore dhe brezare. (Sot gjurmët e këtyre brezareve i gjen vetëm në filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re”). “Diktatura" e tij qe tepër e “pamëshirshme”, ndaj qyteteve të cilat nuk i la Kaza të vjetra (pazaret) me ato krismat e kovaçhanave dhe zhurmat e hoxhallarëve dhe të këmbanat e priftërinjve, por " e rrezikoi" popullin shqiptar me fabrika e kombinate që nga tymi i tyre "vuanin" shqiptarët. Ishte “diktator” se e çoi Shqipërinë nga parmenda tek traktori. Ishte “diktator” sepse në Rubik të Mirditës prodhohej floriri shqiptar. Ndërsa sot të gjitha këto qytete që dikur zhurmonin këndshëm…, sot janë kthyer në qyteza të braktisura…

4. Enver Hoxha ishte “diktator” sepse, "me dhunë" zhduku analfabetizmin, duke hapur kurse kundër tij, shkolla fillore, 8-vjeçare, të mesme dhe fakultete; madje "me dhunë" bëri dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe si i “pamëshirshëm” që ishte, "me dhunë" bëri dhe Kongresin e Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972, që shqipja letrare të shkruhej dhe të flitej kudo njësoj në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. “Me dhunë” e sanksionoi në Kushtetutën e vitit 1976, neni 52: “Shtetësit kanë të drejtë për arsim, arsimi 8 vjeçar është i përgjithshëm e i detyrueshëm për të gjithë”. Po, ishte “diktator” sepse në vitin 1990, jepnin mësim 39955 mësues e petagogë dhe 5664 edukatore kopshtesh… (Sot nuk gjendet asnjë qendër shëndetësore apo shtëpi lindjeje në fshatrat tona, madje dhe në disa qytetete, duke krijuar probleme për njerëzit që jetojnë në këto zona). Ndërsa në shumë fshatra, s’ka shkolla fare, apo në disa të tjera gjen fëmijë të klasave të ndryshme që mësojnë në të njëjtën klasë dhe më të njëjtin mësues si në vitet e para të çlirimit….)

5. Enver Hoxha ishte “diktator”, se në vitin 1990, ekzistonin të ngritura 51 institucione artistike, 102 kinema. Çdo rreth kishte pallatet e kulturës, estradat profesioniste si dhe… numëroheshin 2135 shkencëtarë me tituj e grada shkencore në të gjitha fushat, 102 “Mësues të Popullit” 74 “Artistë të Popullit”, 295 “Artistë të Merituar” si dhe 86 “Punonjës të Shkencës dhe të Teknikës”. Në ballë të Nderit të Kombit renditeshin 651 Heronj të Popullit e të Punës…, ndërsa sot, është mbushur vendi me një arsenal diplomash e gradash që nuk justifikojnë kapacitetin intelektual të atyre që i mbajnë. (Disa i kanë fituar pa mbaruar shkollat e mesme…)

6. Enver Hoxha ishte “diktator”, sepse "me dhunë", forcoi rendin dhe ligjin në Shqipëri, pra "me dhunë" zhduku gjakmarrjen (ndaloi vëllavrasjen) dhe ndaloi zbatimin e kanunit të maleve në malësitë tona! "Diktatura" e tij u dëshmua për¨më tepër se 40 vjet, pasi "me dhunë" bëri të mundur që populli shqiptar dhe rinia e tij të mos njihnin fenomene të tilla si droga, prostitucioni, krimi në familje, divorcet korrupsionin popullor dhe shtetëror. Ishte “diktator” pasi vdekshmëria foshnjore arriti nga 15% në vitin 1950 në 4% në vitin 1989, jetëgjatësinë e njeriut e çoi nga 38 vjeç që ishte para çlirimit në 76 vjeç. A nuk ishte pra Enver Hoxha "diktator" ndaj të gjithë “popullit”, pa dallim feje, krahine dhe ideje?!!! Ai ishte “diktator” se Shqipëria në vitin 1990, ishte vendi me moshën më të re të popullsisë në Europë (26 vjeç), ndërsa sot Shqipëria po shkon drejt vendeve të plakura.

7. Enver Hoxha ishte “diktator” se në vitin 1990 Shqipëria numëronte 160 spitale, prej të cilave 58 në fshat me 54115 shtetër dhe 520 poliklinika dhe ambulanca; 692 shtëpi lindjeje me 5074 shtretër, 3929 kopshte dhe çerdhe prej të cilëve 2226 në fshat me 54000 vende. Po ishte “diktator” se në vitin 1990, numëroheshin 3206 shtëpi pushimi për punëtorë, 4350 për pionier, në të cilët pushonin 40 500 punëtorë e fshatarë dhe 19 500 pionerë (me një pagesë minimale). Ndërsa sot gjurmët e tyre i gjen vetëm në filmat shqiptar të Kinostudios “SHQIPËRIA E RE”.

8. Enver Hoxha,”ishte diktator” sepse "me dhunë" organizoi, forcoi policinë, gjykatat dhe ushtrinë, për mbrojtjen nga tradhtarët dhe armiqtë e vendit. Gjithashtu, po "me dhunë" madje, e urdhëroi PPSH-në që populli të ketë moton: "Çdo ushtar qytetar, çdo qytetar ushtar" dhe po me “dhunë” hodhi parullën “famëkeqe”: “Mbrojtja e Atdhuet, detyrë mbi detyrat!” Po "me dhunë" e armatosi popullin (nëpërmjet çetave vullnetare) dhe e stërviste me paratë e shtetit…

9. Enver Hoxha ishte “diktator” se brenda ditës kalonte në gjendje gatishmërie 22 Divizione me një efektiv prej afro 300 000 ushtarësh dhe brenda 24 orëve, arrinte të armaoste 700 000 forca rezerviste të popullit të stërvitur ushtarakisht për luftë…, dhe brenda 36 orëve, mobilizonte 1.5 milion trupa ushtarake, të përgatitur me armatimin e kohës. (Vetëm ushtria e Izraelit kishte parametra të tillë).

10. Enver Hoxha ishte “diktator” se në harkun kohor të viteve 1948-1954, përballoi 2334 provokacione, u kapën dhe u dënuan nga ligjet e shtetit shqiptar 1740 diversantë dhe u shkatërruan rreth 300 grupe e organizata kriminale të stërvitura nga Shërbimet e Huaja Inteligjente që kërkonin të përmbysnin pushtetin popullor, gjë që e arritën vetëm 5 vjet pas vdekjes së tij...

11. Enver Hoxha, “ishte diktator” sepse “me dhunë"e bëri propagandën çlirimtare, punë të dorës së parë, në përkrahje të vëllezërve e motrave shqiptarë që jetojnë në tokat e tyre në ish-Jugosllavi!Po ashtu,"me dhunë" dërgoi abetaret e para në Kosovë e më tej..., ku kishte dhe ka shqiptarë. Po "me dhunë", dërgoi në viset shqiptare mësues dhe akademikë në tempujt tonë të dijes -siç janë shkollat. Po "me dhunë", në shtypin dhe televizionin shqiptar,"diktatori Hoxha", i mbrojti të drejtat e popullit shqiptar në Jugosllavinë titiste, në përpjekjet e tyre për liri dhe ribashkim kombëtar.

12. Enver Hoxha, “ishte diktator”, sepse, "me dhunë", i detyroi ta duan dhe ta përkrahin të gjithë shqiptarët, ta duartrokasin dhe të shkruajnë qindra dhe mijëra vargje për të dhe PPSH-në, (madje dhe vetë Ismail Kadare…). Po ”me dhunë” i detyroi shqiptarët të nderojnë heronjtë dhe heroinat, me “dhunë” futi frymën e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare.

13. Enver Hoxha ishte “diktator”, dhe me natyrën, pasi shpesh herë, në ditët e festave që gdhiheshim me shi e fortune, për koncidencë, sapo dilte Enveri në tribunën e festës, hapej koha menjëherë dhe shëndriste dielli.

14. Enver Hoxha ishte “diktator” se me dhunë bëri të mundur që më 2 Dhjetor 1945 të votonte për herë të parë femrat shqiptare, gjë që në shtetet më të zhvilluara të kohës si Amerika dhe Europa Perendimore, u arrit shumë më vonë kjo e drejtë.

15. Enver Hoxha ishte “diktator” se në harkun kohor të 45 vjetëve, me “dhunë” ngriti mbi 67 qytete të reja. Poeti popullor Arben Duka shkruan: Qe çudi e madhe/ai “palo” shtet /Hapte një minierë/ ngrinte një qytet...

16. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” mbi 80/% e popullsisë jetonin në banesa të reja të ndërtuara në vitet e pushtetit popullor.

17. Enver Hoxha ishte “diktator”, se me “dhunë” zhduku brenda pesë muajve, pasojat katastrofike të tërmetit të 5 Prillit 1979, duke ndërtuar shtëpi të reja rishtas më të bukura se të parat për 100 000 banorë, aq sa kishin në atë kohë dy qytetet si Vlora dhe Durrësi bashkë.

18. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” e saksionoi me ligj, në Kushtetutën e vitit 1976 (Neni 44): “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtetasit kanë të drejtë për punë, e cila garantohet nga shteti”. ... Pra të papunin e quante parazit dhe kishte ligje kundër parazitizmit, të pashkollin e quante analfabet dhe kishte ligje kundër analfabetizmit. Enver Hoxha ishte “Diktator” se në Shqipërinë Socialiste, për 45 vjet nuk kishte papunësi, s’kishte inflacion, s’kishte taksa e tatime mbi popullsinë, qeratë e shtëpive ishin fare minimale.

19. Enver Hoxha ishte “diktator” se në nenin 16 të Kushtetutës së vitit 1976, shkruante: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, nuk ka klasa shfrytëzuese..., ndalohet shfrytëzimi i njeriut prej njeriut”

20. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” elektrifikoi gjithë vendin, elekrifikim që përfundoi më 25 Tetor 1971... Enver Hoxha ishte “diktator” se nga kjo enërgji elektrike arriti të prodhonte 51 miliard e 600 milion kilovat orë enërgji elektrike (pra 1690 kilovat orë për frymë) dhe çmimi ishte fare minimal.

21. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” në vitin 1980 arriti balancimin eksport-import, duke renditur vendin tonë në të vetmin vend që nuk i kishte askujt borxh.

22. Enver Hoxha ishte “diktator” se me “dhunë” rreshtoi Shqipërinë në katër vendet e vetme të pavarura në botë, krahas SHBA-s, BS-së, dhe Kinës.

23. Enver Hoxha ishte “diktator” se u largua nga Traktati i Varshavës de facto në vitin 1962 dhe de jure në vitin 1968, dhe kështu bëri të mundur që Shqipëria të ishte vendi i parë që u largua nga ky Traktat, i cili ishte në rivalitet mes Moskës dhe NATO-s. Enver Hoxha ishte “diktator” se largoi nga Baza e Vlorës, Flotën Sovjetike dhe denancoi Traktatin e Varshavës. Enver Hoxha ishte “diktator”pasi ndoqi rrugën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu i cili mbrojti jo vetëm Kombin Shqiptar, por mbrojti edhe Krishtërimin Europian... Edhe “diktatori ” ynë përveçse çliroi, ndërtoi e mbrojti kombin tonë.., mbrojti në këtë rast edhe Perëndimin...

24. Enver Hoxha ishte “diktator” se rroga e tij shkonte 16 $ në muaj, ku rroga e presidentit sot shkon mbi 3000 $.

25. Enver Hoxha ishte “diktator” se ditën e punës e niste duke lexuar letrat e popullit, (duke u njohur me hallet e tij) si dhe lexonte gjitha gazetat e vendit e ato lokale si dhe shtypin ndërkombëtar.

26. Enver Hoxha ishte “diktator” se nuk pranoi që trupi i tij pas vdekjes të balsamosej, siç balsamoseshin faraonët e Egjiptit të Lashtë.

27. Enver Hoxha ishte “diktator”, pasi kjo provohet edhe nga fakti se në ditën e tij të varrimit, nuk mbeti njeri pa e qarë, e qau guri dhe druri, e qau dhe vetë natyra. (Lotët, si vetë gjaku, janë dhimbje..., janë dhimbje të shpirtit, të cilat, pavarësisht nga kthesat historike, nga baticat dhe zbaticat e saj, nuk harrohen. Lotët dhe gjaku nuk treten). Madje në muajin Prill të vitit 1985, Organizata e Kombeve të Bashkuara, mbajti 1 minut heshtje në nderim të këtij “diktatori”.

28. Enver Hoxha ishte “diktator” pasi po të bëjmë një analizë të shkurtër të situatës në të cilën ndodhej Shqipëria në vitin 1945 (pikënisja) dhe ku arriti në vitin 1990, dalim me vlerësimin se atë që vendet e zhvilluara arritën për 200-300 vjet, Shqipëria e bëri për 45 vjet....

29. Pra Enver Hoxha ishte “diktator”se:

• Kur kishim Enverin, ishim shqiptarë.

• Kur kishim Enverin, të pasur nuk ishim, por ishim kryelartë e të papërkulur para askujt në botë.

• Kur kishim Enverin, ishim të bashkuar, donim njëri-tjetrin, nuk ziheshim e nuk vriteshim, jetonim të qetë.

• Kur kishim Enverin, rriteshim të shëndetshëm, pa drogë, pa sidë dhe arsimoheshim të gjithë: doktorin, spitalin dhe ilaçet i kishim falas dhe rroga na vinte në shtëpi, kishim ujë falas, drita nuk mungonte.

• Kur kishim Enverin, të gjithë punonim për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

• Kur kishim Enverin, bënim dashuri si çke me të, por jo kurvëri të ndryer e të pëshirë.

• Kur kishim Enverin, vajzat punonin me nder, në ara, fabrika apo në administratë, por nuk shiteshin si skllevër në tregun e fëlliqur të seksit, nëpër rrugët e Europës.

• Kur kishim Enverin, kufirin vërtetë e kishim të mbyllur, që të punonim e të bënim Shqipërinë, por jo krahë pune për të huajt, ushqim për peshqit e detit, dhe kërma për korbat e maleve të Greqisë.

• Kur kishim Enverin, armiqtë shekullorë, na urrenin si gjithmonë, por frikën na e kishin, kurse amerikanët nuk na donin për shkaqe ideologjike dhe se nuk u nënshtroheshim.

• Kur kishim Enverin, Shqipëria prodhonte vetë gjithçka të domosdoshme, që nga gozhda tek traktori, që nga pambuku tek stofi, që nga fisheku tek mitrolozi e topi, që nga buka te sheqeri, të gjitha llojët e frutave e perimeve...

30. Enver Hoxha ishte“diktator” sepse përveç përmendoreve prej mërmeri dhe bronzi,(të ngritura pas vdekjes së tij...), që tashmë i kanë i kanë prishur, kishte ngritur Përmendore Floriri në zemrat e njerëzve të thjeshtë që nuk ka asnjë fuqi të mbinatyrshme ta shkatërrojë, por sa vjen koha do të ringjallet e do të shfaqet si një Promete.

31. Enver Hoxha ishte “diktator”, se me “dhunë” përveç bëmave të mësipërme, pas vdekjes së tij, i mori popullit shqiptar disa pllaka mermeri për varrin ku prehej... që ia konfiskuan qeveria fashiste berishane më 3 Maj të vitit 1992. Duke falenderuar shoqen Basak, për indicien që na dha për ta rivlerësuar edhe një herë Figurën e Lavdishme të Kombit Shqiptar, sh. Enver Hoxha, në prag të 108 vjetorit të lindjes së tij, përshtatëm dhe përgatitem për botim edhe për lexuesit tanë, duke i bashkangjitur dhe disa thënie të personaliteteve botërore për Enver Hoxhën:

1. Udhëheqja e lartë e PKSH-së, në mitingun e lamtumirës në sheshin “Skënderbe”, e ka përkufizuar figurën e këtij legjendari të madh: “ Rrallë herë mund të jenë bashkuar te një njeri, mendimtari Marksist dhe Udhëheqësi i Revolucionit, Komandanti Ushtarak dhe Burri i Shtetit, Diplomati dhe Publicisti, intelektuali erudit dhe edukatori i masave, oratori fjalëzjarrtë dhe miku i njerëzve të thjeshtë.

2. Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë në Enciklopedinë Botërore të vitit 2005, Faqja 430, me 53 fjalë, me këtë përmbajtje: “Politikan komunist, udhëheqës i vendit që nga viti 1944. Ai themeloi PKSH-në, në vitin 1941 dhe kryesoi lëvizjen liberale nga viti 1939-1944. Ishte Kryeministër i Shqipërisë nga viti 1944-1954, ishte Ministër i Jashtëm nga viti 1944-1953. Nga viti 1948 ishte Sekretar i Parë i PPSH-së. Në politikë ishte Stalinist dhe i pavarur nga Komunizmi kinez dhe ai sovjetik”.

3. “Enver Hoxha, burrë shteti i madh, i vlerësuar nga mbarë bota, punoi vite me radhë për begatinë dhe mirëqenien e vendit e të popullit të tij dhe zhvilloi miqësinë turko-shqiptare, për të cilën dha një kontribut tepër të madh”

Presidenti i Turqisë Kenan Evran

4. “Enver Hoxha, personalitet i fuqishëm, i cili ka përcaktuar historinë bashkëkohore të Shqipërisë”

Presidenti i Republikës Franceze, Fransua Miteran

5. “Enver Hoxha, protagonisti kryesor i historisë së re të vendit të tij”.

Kryeministri Italian, Betino Kraksi

6. “Shpreh dhimbjen time të thellë për vdekjen e udhëheqësit tuaj të nderuar dhe të dashur Enver Hoxha. “

Presidenti i Republikës së Maltës, Agatha Barbara.

7. “Enver Hoxha është figura më e shquar dhe më e madhe historike e Shqipërisë. Emri i tij është i lidhur me të gjitha betejat klasore dhe fitoret e partisë dhe të popullit shqiptar. Askush nuk i ka mbrojtur me aq pathos revolucionar, në çdo kohë e në çdo situatë, mësimet e Marksit, Engëlsit, Leninit e Stalinit nga shtrembërimet oportuniste; askush si ai nuk e ka demaskuar politikën e veprimtarinë e socialimperialisteve e socialshovinisteve titistë, hrushovianë e renegatëve të tjerë”.

8. Historiani Bernard Fischer e ka cilësuar Enver Hoxhën si shqiptari më me ndikim të shekullit XX.

9. Gjenerali Charles De Goul: “Enver Hoxha është lideri më patriot në Europë. Falë luftës, mbrojtjes dhe ndërtimit të atdheut të tij, ai meriton respekt”

10. ... Ishte një botë ku sondonte feja islame, shovinizmi mashkullor dhe prapambetja kulturore e filozofike. Përmes këtyre ai e çau rrugën e vet. Ai luajti rolin kryesor për të organizuar një Lëvizje Komuniste, në kushte teje të rënda e të pafavorshme, dhe e mbajti pushtetin më tepër se çdo udhëheqës tjetër, jo trashëgimtar në botë, më se 40 vjet. Hoxha ishte para së gjithash një nacionalist shqiptar. Ai i jetoi të gjitha. Qoftë dhe vetëm për këtë fakt, ai meriton të merret në konsideratë, në mos po dhe të nderohet. (John Holiday)

11. Diktatori Enver Hoxha, formoi celulat e para të UÇ-së... James Pettifer.

Agjensia Austriake e Shtypit APA.

12. “Shqipëria humbi udhëheqësin e saj më të madh e të lavdishëm, Enver Hoxhën, i cili nuk bëri as lëshimin më të vogël lidhur me pavarësinë e vendit. Shqipëria është sot vendi i vetëm në botë, i cili nuk i ka borxh as edhe një lek ndonjë vendi dhe i cili mbështetet në forcat e veta. Shqipëria e Enver Hoxhës nuk është përzier në punët e brendshme të asnjë vendi dhe ka vendosur marëdhënie miqësore me vendet që i kanë shtrirë dorën e miqësisë”

Gazeta Turke “HYRJET”

13. “Enver Hoxha qëndroi më se 40 vjet pa bërë lëshime në krye të një Partie, që njihet për qëndrimin e vendosur në fushat ideologjike, ekonomike e sociale. Ishte 33 vjeç kur themeloi PKSH-në në Nëntor 1941, në një kohë kur vendi ishte pushtuar nga Italia dhe pak vjet më vonë e bëri Shqipërinë Republikë të pavarur. Ai mundi ta shkëpusë Shqipërinë, dikur vendi më i varfër në Europë, nga vitet e mesjetës, duke ndërtuar industrinë e rëndë.

Agjensia Frans Press

14. “Enver Hoxha ka qenë në krye të vendit, qysh prej çlirimit të tij nga pushtimi nazist, një luftë që u fituar pa ndonjë rol të aleatëve. Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, shqiptarët krijuan një shtet sovran, të lirë nga dominimi i huaj, gjë kjo e pashembull në historinë e tyre. Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, Shqipëria arriti pavarësinë ekonomike dhe një nivel bazë të mirëqenies materiale. Enver Hoxha ishte një interpretues i flaktë i Komunizmit. Fjalimet e tij janë mbushur me fraza plot ngjyra. Ai kundërshtoi me forcë politikën e Hrushovit, i cili donte që Shqipëria të bëhej koloni për rritjen e frutave dhe t’i shërbente Bashkimit Sovjetik, ashtu sikurse republikat e bananeve të Amerikës Latine që u shërbejnë SHBA, që arriti kulmin në fjalimin kurajoz të Enver Hoxhës në Konferencën e 81 Partive Komuniste në Moskë, në vitin 1960. Agjensia Rojter.

Punuan e përgatitën për botim:

Xhemal Shehu Dhurata Bruci

Kosovë, parlamenti miratoi rezolutën për formimin e ushtrisë





Me 68 vota për dhe asnjë kundër, Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Në rezolutën e përkrahur nga të gjitha partitë politike, i bëhet thirrje qeverisë së Kosovës që sa ma parë, të bashkërendojë dhe ta procedojë në parlament për miratim strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Po ashtu në rezolutë thuhet së “duke shprehur solemnisht përkushtimin e pa alternativë për integrim në Organizatën e Paktit Veri-Atlantik (NATO), Parlamenti, qeveria e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë institucional të bashkërendojnë angazhimet për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve operacionale nën mandatit e ri të Forcave të Armatosura të Kosovës”.

Miratimi i rezolutës pasoi një debat të gjatë, në një periudhë të shtimit të shqetësimeve për gjendjen e sigurisë në vend.

Por, ngritja e Forcave të Armatosura që nënkupton miratimin e ligjit për formimin e tyre dhe ndryshime në kushtetutën e vendit, kërkon votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Parlamentit dhe dy të tretat e votave të pakicave kombëtare.

Por, këto ndryshime janë pamundësuar për shkak të mospajtimeve të përfaqësuesve politike të serbëve të Kosovës të cilët bashkë me Beogradin vazhdojnë të kundërshtojnë ngritjen e tyre.

Kjo ka bërë që deputetët e shumicës të hapin debatet për ndryshime ligjore që do të mundësonin rritjen e përgjegjësive për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ata thanë se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk duhet të paraqes kërcënim për askënd.

Por, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura duhet bërë nëpërmjet ndryshime kushtetuese, pasi sipas tij kjo mënyrë përkrahet edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Nga kontaktet e deri tanishme kemi kuptuar se NATO dhe partnerët tanë strategjik mbeten të përkushtuar që Forca e Sigurisë së Kososvës mund të transformohet në çdo kohë në Forcë të Armatosur, përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahje të nevojshme të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, duke i ruajtur të arriturat e deritanishme në konsolidimin e vendit, dhe integrimin e komuniteteve. Kjo na është thënë qartë në të gjitha takimet që i kemi pasur me faktorin ndërkombëtar”, tha kryeministri Mustafa.

Autoritetet thonë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës ka përkrahjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke iu referuar një dokumenti mbi seancën e konfirmimit në senatin amerikan më 12 janar të sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili citohet të ketë thënë se para çdo vendimi për shkurtimin e pranisë ushtarake amerikane në Kosovë, Forca e Sigurisë duhet të marrë mandatin për sigurinë dhe mbrojtjen territoriale.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në janar të vitit 2009 në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.

Në Bruksel Prishtina ka rënë dakord që Beogradi të përparojë objektivin e tij për krijimin e shtetit të vogël serb në shtetin e madh shqiptar!



SHJ



Nuk është hera e parë që elitat mashtrojnë popujt. As është hera e parë që Europa mashtron popullin shqiptar. Në kohën tonë Europa shprehet përmes Brukselit. Dhe ishte ky i fundit që e paraqiti vizitën e Beogradit dhe Prishtinës si ”tmerrësisht të keq”! Domethënë, se dialogu dështoi tërësisht. Por masmedia zbuloi sot –jo në tituj- por në brendësi, se në Bruksel Prishtina ka rënë dakord që Beogradi të përparojë objektivin e tij për krijimin e shtetit të vogël serb në shtetin e madh shqiptar! Për këtë mashtrim Brukseli i detyrohet një sqarim shqiptarëve: se përse u paraqit dialogu si dështim kur për palën serbe nuk ka dështim. Kujtojmë se pak ditë më pas shtyp serb, në dijeni të plotë për marrëveshjen, u hodh në sulm —për të çorientuar shqiptarët— duke akuzuar Brukselin si filoshqiptar dhe se ata dolën me humbje e ne me fitore.

Nga ana tjetër, Vetëvendosje dhe Tirana zyrtare duhet të kërkojë sqarime nga qeveria e Kosovës se nëse qendron marrëveshja që përmend sot shtypi gjerman. Nëse po, ne duhet ta refuzojmë e të kërkojmë nga Brukseli të detyrojë Serbinë, së pari, të kërkojë ndjesë për luftën që shkaktoi 17 vjet më parë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Dhe së dyti, të dialogohet jo vetëm me Prishtinën por edhe me Tiranën: sepse edhe Tirana ka të drejtat e saj për të dialoguar me Beogradin për sa kohë që në Serbi jetojnë shqiptarë e të kërkohet, nëse Serbët vazhdojnë të kërkojnë krijimin e shtetit të tyre, brenda Kosovës, krijimi i shtetit shqiptar, të vogël, brenda Serbisë. Ose të shkëmbehen popullsitë...

Nga Flori Bruqi : Pse u burgos Heroi i Demokracisë-Gjenerali shqiptar i luftës zt. Ramush Haradinaj në Francë në tokën zvicerane




Shkruan Flori Bruqi *


Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-s, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e shqetësojnë akuzat e politikanëve serbë, apo, siç e ka quajtur ai, “Klani i Slobodan Millosheviqit”.






Gjeneral në luftë- Hero në Paqë :Ramush Haradinaj 

Haradinaj i ndaluar në Francë me një fletarrest të lëshuar nga Serbia në Interpol, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.







Eliot Engel

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ka bërë një deklaratë mbi ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai duke shprehur një mbështetje të madhe ndaj shtetit të Kosovës ka thënë se Serbia është duke abuzuar me Interpolin duke pasur objektiv Ramush Haradinajn, transmeton lajmi.net.


Engel u bën thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procesin e Haradinajt dhe ta lirojnë atë.


Madje ai ka theksuar se BE-ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet në besim normalizimi i mirë i marrëdhënieve me Kosovën.


Deklarata e e plotë e Engelit të cilën e sjellë të përkthyer Floripress:


Është e papranueshme që Serbia është duke abuzuar me Interpolin si objektiv ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit apo drejtësisë. Tribunalet ndërkombëtare kanë liruar zotin Haradinaj dy herë. Ky veprim nxit tensionet dhe rrit gjasat e konfliktit në të ardhmen. Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procesin e zotit Haradinaj dhe lirimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.


Kreu 35 i procesit të pranimit në BE të Beogradit thotë se Serbia duhet të veprojë në” mirëbesim “për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Abuzimi i procesit të Interpolit nga Serbia është një shkelje themelore e këtij angazhimi, dhe BE-ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet në besimi normalizimin e mirë të marrëdhënieve me Kosovën.


Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë miqësinë e saj me Serbinë, dhe unë shpresoj se kjo marrëdhënie do të ecë përpara. Megjithatë, keqpërdorimi i Interpolit nga ana e Serbisë do të ndryshojë këtë progres.


Më në fund, Kosova ka një histori shumë të mirë pune me agjencitë e zbatimin e ligjit të SHBA-së, fqinjët e saj, si dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë për të ndalur kërcënimet terroriste. Ajo është vlerësuar gjerësisht kohët e fundit në ndihmesën për të çmontuar një kërcënim serioz terrorist ndaj një ekip sportiv izraelit. Kosova ka shprehur interes në bashkimin Interpolit, dhe është koha që vendi i ri duhet të pranohet për sigurinë e saj dhe për rajonin.


Zyra e Prokurorit Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman, ka konfirmuar se nuk ka lëshuar urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

"Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë, të cilën e ka lëshuar vetë ajo.

Kjo nuk është bërë me kërkesën time", ka thënë  David  Schwendimanr gazetën serbe "Vecernje novosti".

Zt. Schwendiman ka thënë se nuk dëshiron të komentojë hetimet aktuale, si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.


Dhomat e Specializuara të Kosovës thonë se ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është kryer në kuadër të mandatit të Speciales.

Avis Bennes , në aspektin e funksionalitetit thotë se presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, do të fillojë punën nga mesi i janarit.

“Ky ndalim nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Specialist Kosovës. Megjithatë, në aspektin e funksionalitetit, ne jemi operacional. 


Më 1 janar të vitit 2017, Marrëveshja e Shtetit Pritës ka hyrë në fuqi, duke siguruar bazën ligjore për Dhomave Specialist Kosovës për të kryer procedurat në Holandë. 

Presidenti i Dhomave Specialist, Ekaterina Trendafilova, do të fillojë punën nga mesi i janarit”, thuhet në përgjigjen e Bennes.


Kryeprokurori special për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka qenë i prerë në përgjigje se si do të vepronte nëse do t’i kërkohej ta merrte në dorë rastin e Ramush Haradinajt, të cilin po kërkon ta ekstradojë Serbia



Kryeprokurori i Speciales falënderon Beogradin për mbështetje

Prokurori  Special : David Schwendiman

Haradinaj, që u ndalua nga autoritetet franceze në fillim të janarit po vazhdon të mbrohet në liri në Francë, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim

Teksa ka treguar se nuk ka pasur ndonjë urdhër nga ai për arrestimin e Haradinajt, Schwendiman në përgjigjen dërguar gazetës përmes zyrës së tij ka thënë se nuk komentojnë se kush mund të jetë subjekt i ndjekjes penale.


“Prokurori special nuk komenton mbi hetimet që janë duke vazhduar. 


As atë se kush mund të jetë subjekt i mundshëm i ndjekjes penale, ose kush nuk mund të jetë, as se kur mund të ketë aktakuzë apo kur do të ngrihen këto aktakuza”, ka thënë Schwendiman teksa është pyetur se si do të vepronte nëse i kërkohet ta marrë në shqyrtim rastin e Ramush Haradinajt.





Prof.Dr.Ismet Salihu 

Profesori i së Drejtës Penale në Universitetin e Prishtinës, Dr.sci.Ismet Salihu, e ka përjashtuar mundësinë që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi, pasi ky shtet nuk do të mund ta gjykonte pa ndikim politik.


Ministria e Drejtësisë në Serbi e ka dërguar dokumentacionin në Francë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.Shteti serb po pretendon ta gjykojë Haradinajn në gjykatat e Serbisë. Por mundësinë që Haradinaj të ekstradohet në Serbi e ka hedhur poshtë Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu.

Salihu ka thënë se shteti serb ka të drejtë që ta kërkojë ekstradimin e Haradinajt për në Serbi. Mirëpo, gjasat që kjo të ndodhë janë zero.“Është e drejtë e shtetit serb që të dorëzojë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, por për këtë çështje duhet të vendosin autoritetet e Francës. 


Mirëpo nuk ka gjasa fare që të ekstradohet Haradinaj në Serbi”, ka thënë Salihu.Ai shpjegon se çështja e ekstradimit të Haradinajt mund të bëhet vetëm nëse personi i ekstraduar nuk mund të ketë gjykim të drejtë, paanshëm dhe korrekt në vendin ku ai gjendet.“… me Konventën Europiane për ekstradim, një nga pengesat për ekstradim është se nëse dyshohet që personi i ekstraduar nuk do të ketë gjykim të drejtë, paanshëm, korrekt e të tjera si dhe do të ketë ndikim politik. 

Ky është rast tipik që ky person nuk do të ketë gjykim të drejtë atje, prandaj gjasat që Haradinaj të ekstradohet në Serbi janë zero”, ka thënë tuje profesori i së Drejtës Penale.

Salihu thotë se Haradinaj nuk do të mund të gjykohet për të njëjtat vepra që është gjykuar në Hagë. Sipas tij, është parim në drejtësinë ndërkombëtare që nëse shteti i Francës ka të dhëna të reja për Haradinajn, atëherë, ai duhet të gjykohet në vendin ku gjendet.

“Tjetër është çështja që mundet vetë shteti i Francës që ta marrë përsipër ta gjykojë atë, se është parim në drejtësinë ndërkombëtare që nëse ka të dhëna, prova, personi i cili kërkohet për ekstradim ose duhet të ekstradohet ose duhet të gjykohet në vendin ku gjendet”, ka thënë Salihu. 

Sipas tij, ky është një parim që daton që nga shekulli i 17 ‘të që është paraparë në Konventën Europiane për ekstradim.“Haradinaj nuk mund të gjykohet për të njëjtat vepra që është gjykuar në Hagë. 

Nëse ka prova të njëjta atëherë është çështje tjetër”, ka thënë tutje ai.Ndërkohë që Serbia kërkon ekstradimin e Ramush Haradinaj për veprat e reja që nuk ishin në aktakuzën e Prokurorisë në Hagë dhe për këtë ka prova. 

Bashkë me kërkesën e ekstradimit janë dërguar edhe dokumente shtesë të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të së cilave sistemi francez i drejtësisë mund të vendosë për përmbushjen e kushteve për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, shkruan Tanjug.

Sipas Salihajt, nëse Serbia prezanton dokumentacionin e njëjtë kundër Haradinajt që është përdorur në Hagë, atëherë Haradinaj do të lirohet.

 Ndërkohë Salihaj ka thënë se nuk mund të komentojë pohimet e Beogradit se kundër Haradinajt do të prezantohen prova të reja.Ramush Haradinaj u arrestua me urdhër të arrestimit të dërguar në INTERPOL nga Serbia në vitin 2004, e kjo për shkak të dyshimit se gjatë viteve 1998-1999 kishte kryer krime ndaj serbëve.




Prof.Dr.Jakup Krasniqi 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi nuk e përjashton mundësinë që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të jetë “pacient” i Gjykatës Speciale.

E gjitha kjo, vjen pas “mjegullinës” së krijuar nga Gjykata e Colmarit në Francë, e cila shtyu përsëri seancën ndaj liderit të AAK-së nën arsyetimin se lënda është e “trashë”.


Megjithëse deri më tani drejtësia frënge është thirrur në proceduara, Krasniqi thotë se shtyrja e këtij rasti për 2 mars nuk është lajm i mirë. Sipas tij, tani më nuk mund të flitet për procedura, por për një rast më të ndërlikuar.


Ish-kryeparlamentari thekson se shumëçka varet nga veprimet e drejtësisë frënge, por edhe Gjykata Speciale mbetet një mundësi. “Siç mund jetë mundësi edhe ekstradimi në Kosovë. Kjo e fundit varet shumë edhe nga azhuriteti i Qeverisë sonë”, ka thënë ai.


Megjithatë, ai nuk beson që ka ndonjë rrezikim për ekstradim, për faktin se as Franca e as dhe as Drejtësia franceze nuk e merr përgjegjësin për të ekstraduar në një vend ku nuk ka gjyqësi të pavarur dhe ku nuk mund të garantohet jeta e të ekstradurin.


“Duhet ta presim vendimin final prapa të cilit mbesin shumë të panjohura?! Ky rast gjithsesi është një padrejtësi që i bëhet Ramush Haradnajt, pasi ai për ato akuza është përgjigjur në një Gjykatë Ndërkombëtare siç ishte Tribunali i Hagës”, është shprehur Krasniqi.

niko

Presidenti serb : Tomislav Nikoliq 


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, ka thënë se vendimi i gjykatës franceze për lirimin me kusht të  liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  është “tregues i refuzimit të aktakuzës tonë, dhe se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë direktiva për refuzimin e aktakuzës serbe.

“Unë besoj se BE-ja i ka dhënë një direktivë të tillë të gjitha shteteve anëtare. Në marrëdhënie të tilla nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët,” tha kreu i shtetit serb për “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.


Haradinaj është liruar me kusht të enjten nga gjykata në Colman të Francës me ç`rast bazuar në këtë vendim ai do të duhet të qëndrojë në Francë dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.


Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.



Image result for tuzilac Milan Petrovic

Prokurori serb :Milan Petroviq


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministri i vendit, i cili u arrestua në Francë me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti Serb, ka mundësi të ekstradohet në Gjykatën Speciale, ka thënë kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviq.
Petroviq ka theksuar për Deutsche Welle se një mundësi e tillë ekziston edhe pse ajo nuk është përmendur në publik.



odaloviq


Sekretari ekzekutiv i MPJ  Serbe : Veljko Odaloviq

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Veljko Odaloviq, tha sot se edhe nëse Franca refuzon kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ai do të gjykohet para Tribunalit Penal special për ish-UÇK-ën, transmetojnë  mediat serbe.

Lidhur me vonesën në vendimin e gjykatës franceze Odaloviq ka thënë për RTS-në që  Ramush Haradinaj ka kryer krime shumë të rënda dhe se është koha që dikush për herë të parë të përgjigjet për veprat.


Kohëve të fundit politikanë serbë janë duke u viktimizuar për Luftën në ish-Jugosllavi, thua se nuk ishin ata agresorët por viktimat.




Avokati : Arianit Akil  Koci 

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka kërkuar që mos të bëhen spekulime ndaj klientit të tij, që e lidhin procesin gjyqësor të Haradinajt me Gjykatën Speciale.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto sepekulime e dëmtojnë Haradinajn dhe Kosovën, transmeton Floripress.


Geoffrey Nice: Çështja Haradinaj është politike – Serbia do të paraqesë akuza të reja

Geoffrey Nice: Çështja Haradinaj është politike – Serbia do të paraqesë akuza të reja


Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, thotë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.



Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviq, në intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.


Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”.


Zoti Nice, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë. Zoti Haradinaj është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për akuzat për krime lufte. A janë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi obligative për të gjitha shtetet?


Geoffrey Nice: Jo domosdo. Por, shumica e shteteve, mendoj unë, nëse gjejnë se dikush ka qenë i gjykuar në mënyrë të drejtë dhe është i liruar nga akuzat e njëjta, me të cilat mund të përballet në një shtet të caktuar, do ta marrin parasysh atë lirim. 


Problemi këtu dhe pothuaj gjasat më të mëdha këtu janë se akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër Haradinajt, do të jenë të ndryshme nga ato, me të cilat ai është përballur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY). Ato mund të paraqiten ose të argumentohet se janë një lloj shtese, por jam shumë i sigurt se Serbia do të provojë që të paraqesë gjëra të tjera ose thelbësisht gjëra të tjera nga ato, me të cilat është përballur ai në Hagë. 

Nëse kështu ndodh, atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Haradinajn që të thotë se nuk mund të gjykohet në Serbi. Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, unë s’kam dyshim se Kosova do të bëjë presion mbi Francën që ta lirojë atë ose mbrojtja e Haradinajt do të kundërshtojë ekstradimin nëse Franca nis një proces zyrtar të ekstradimit.

Por, në çfarë rrethanash një gjykatë nacionale mund të rihapë akuzat ndaj zotit Haradinaj, që është liruar nga Gjykata e Hagës?



Geoffrey Nice: Nuk flitet për hapjen e rastit. Do të jetë, mendoj unë, një përgjigje ndaj kërkesës së Serbisë për ekstradim. Mund ta kem gabim, por unë kështu e kuptoj. 


Prandaj, nëse shikoni akuzat dhe nëse ato janë të njëjtat me ato që kanë çuar në lirim, unë mendoj se për ligjin francez kjo do të jetë një pengesë që ai të ekstradohet në Serbi. 

Ka mbase edhe shumë arsye të tjera se pse një proces i ekstradimit, bazuar në ligj, mund të bllokohet nga Haradinaj dhe mbase edhe vetë Kosova në emër të tij. Jam i sigurt se ka shumë hapa për të kaluar, por unë supozoj dhe nuk mund të jem shumë i sigurt përtej kësaj, se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion të madh mbi Francën, në njërën ose mënyrën tjetër, që t’ia mundësojë Haradinajt të lirohet. 

Nëse ai nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t’u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili.

Pra, ju thoni se kjo është tani çështje politike?


Geoffrey Nice: Do ta cilësoja si të tillë. Shumë raste të ekstradimit kanë kënde politike në vetvete. Dhe, megjithëse, shtetet duhet të provojnë që të zbatojnë sundimin e ligjit në mënyrë publike, mund të ndjeni prapavijat politike. 


Dhe, gjithashtu, mund të gjeni edhe shembuj ndonjëherë kur disa shtete duan të dëshmojnë anën e tyre sovrane duke kthyer dikë prapa, p.sh në Kosovë, dhe kështu ka mundur të ndodhë në këtë rast. Prandaj, është e formësuar të jetë shumë e politizuar. 

Unë personalisht, në këtë moment, pa i parë akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër tij (mund të jenë akuzat për vitet ‘90), do të isha shumë i befasuar nëse Haradinaj nuk lirohet nga Franca shumë shpejt.

Por, çfarë mund të bëjnë autoritetet e Kosovë në këtë rast, marrë parasysh se Kosova nuk është pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë dhe marrë parasysh se ky është urdhër-arrest i lëshuar nga Serbia përmes Interpolit?


Geoffrey Nice: Mendoj se atë që kanë bërë deri tani është të provojnë ta bindin Francën se Serbia nuk ka më juridiksion mbi ngjarjet që ndodhin në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur dhe do të provojnë të thonë se Serbia nuk ka pasur juridiksion mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e ‘90. 


Unë dyshoj nëse ky argument do të jetë posaçërisht i suksesshëm. Do të isha, gjithashtu, shumë i befasuar nëse Kosova do të vepronte e vetme kur bëhet fjalë për zbatimin e presionit politik. Ka shumë më shumë interesa të evropianëve dhe SHBA-së për të mbajtur tensionet në nivel të ulët. 

Në kohën kur ka çështje që rrisin tensionet në Bosnjë dhe kur e gjithë pozita e anëtarësimit të Kosovës në OKB është në pritje, mendoj, megjithëse mund të jem në gabim, që këto forca ndërkombëtare do të veprojnë që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, pa rrezikuar që ish-kryeministri i Kosovës të përballet me një gjykim serb, kësaj radhe në territorin e armikut.

Pra, ju prisni që zoti Haradinaj të lirohet shpejt?


Geoffrey Nice: Është një lloj supozimi, por ky do të jetë parashikimi im. Ka gjithnjë një mundësi të zgjatjes së arrestit shtëpiak, sikur edhe në një rast të një boshnjaku, Ejup Ganiq, si një subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia me kërkesë të ekstradimit kur ishte në Londër. Procedurat zgjatën, por ai u lirua dhe urdhër-arresti nuk u zbatua dhe ai nuk u dorëzua në Serbi.


 Supozoj se krejt kjo mund të përsëritet këtu; një proces i zgjatur sipas ligjit francez. Por, supozimi im është se, marrë parasysh të gjitha rreziqet e tjera dhe të gjitha objektivat e tjera që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë, pres që të gjenden rrugë që ai të lirohet shpejt.

Dhe, më lejoni t’ju pyes; cila është mënyra që të hiqen urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës?


Geoffrey Nice: Ky është një problem i madh dhe unë nuk e di përgjigjen. Natyrisht nuk e dimë se sa urdhër-arreste, përveç këtij, janë ende. 


Në mungesë të një modeli të përgjithshëm të vendeve të tjera që provojnë të zbatojnë urdhër-arrestet e hapura që përmbajnë krime të dyshuara të individëve në konfliktet e viteve 1990, unë do të thosha se duhet sërish një presion ndërkombëtar mbi Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Evropë për dallim nga disa të tjera që duan të dalin nga Evropa, duhet të bëhet presion mbi të që të heqë dorë nga praktika për të arrestuar secilin.


*****


Për çfarë e akuzon Serbia Ramush Haradinajn (lista e plotë e akuzave)

Kreu i AAK –së, Ramush Haradinaj u ndalua dje nga policia franceze në bazë të një urdhër – arresti të lëshuar nga Serbia prej vitit 2004. Po për çfarë e akuzon Beogradi ish –kreun e UÇK –së?

Prokuroria e Serbisë për krime lufte e akuzon Haradinajn se në vitin 1997, së bashku me vëllezërit e tij Dautin dhe Shkëlzenin, ka organizuar “sulme terroriste” ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit.

Haradinaj akuzohet edhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve janë gjetur në Liqenin e Radoniqit dhe në disa puse në komunën e Deçanit.

Ish –kryeministri i Kosovës akuzohet edhe për vrasje masive të serbëve në zonën e Glloxhanit. Sipas Prokurorisë serbe për krime lufte, në verë të vitit 1998, në pemishten e Glloxhanit ishin gjetur kufomat e mbi 20 personave të vrarë.

Gjykata e Hagës më 4 mars të vitit 2005 ngriti akuza kundër Haradinajt për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kryera prej marsit deri më 30 shtator 1998, kur ai ishte Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Por në vitin 2012, Gjykata e Hagës e liroi Haradinajn nga të gjitha akuzat, duke e shpallur të pafajshëm. Prokuroria serbe për krime lufte thotë se ka në dorë dëshmi më të forta kundër tij.

*****

Burgosja e Ramush Haradinajt është ndërmarrë për ta destabilizuar Kosovën përbrenda, sepse partitë (dhe liderët) do ta akuzojnë njëra-tjetrën duke u larguar nga detyrat shtetërore, sidomos në rrafshin e ekonomisë dhe ngritjes së shtetit në nivel euroatlantik. Burgosja ka për qëllim prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me Francën, e ku nuk janë kundër as disa qarqe franceze.

 Të gjitha kundërthëniet troha-troha (thermi-thermi) do të grumbullohen në një “xhirollogari” në dobi të Serbisë, madje kur situata në ShBA është e fokusuar në instalimin e presidentit të ri dhe shumëçka është në sprovë politike, diplomatike dhe ushtarake. 

Kështu mendon stafi politik shtetëror i Serbisë. Por, stafi politik i Kosovës duhet ta bëjë të kundërtën, të tregohet unik dhe shumë miqësisht më i afruar me Francën demokratike të krahut degolist evropian.

Por, kambanat po bien, si tha këto ditë kryeministri Edi Rama. Por deri sa pushtetarët tanë të mos dinë se për kë do të bien kambanat, Ramush Haradinaj po qëndron i burgosur në Francë. 

Edhe për këtë burgosje po flitet se Serbia është informuar se kur udhëton Haradinaj. Dhe burgimi kishte për qëllim që të ndodhë në token e Zvicrës, aty ku në ditarin tim më 1991 shënova se: “Këtu në Zvicër vlueka uji në akull”. 

Po thuhet se gisht në burgosje ka Serbia, por edhe Kosova, madje të dy subjektet së bashku. E vërteta, shërbimet tona janë shumë të “profesionalizuara” dhe do kenë ditë sikur në rastin e Kumanovës por “paqësor jemi dhe nuk na gjendet lloji në planet”.

Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

(Drejtor për mardhenie me publikun pranë Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane) 


                                      Prishtinë,15 shkurt 2017                                          

Serbia do të pranojë avionë luftarakë nga Rusia


mig_29_56

Ministri i mbrojtjes i Serbisë thotë se vendi i tij është duke e pranuar një ngarkesë të avionëve rusë luftarakë, furnizime që mund të përkeqësojnë tensione me shtetet fqinje.

Zoran Djordjevic pas vizitës të tij në Moskë, ka thënë se gjashtë MiG-29 do të dorëzohen në Serbi .

Armatosja e Serbisë ka shkaktuar alarm në Ballkan, e cila u përfshi në një luftë të përgjakshme në vitet 1990, duke vrarë më shumë se 110,000 njerëz dhe duke lënë miliona të tjetër të pastrehë.

Serbia zyrtarisht ka qenë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por pas presionit të Moskës dhe drejtimit të saj në mënyrë të vazhdueshmë nga Kremlini, Serbia vazhdon të mbetet jashtë NATO-s dhe institucioneve tjera perëndimore.

Eulex nuk ka vepruar në rast të lëshimit të “57 urdhër-arresteve vendore e ndërkombëtare serbe

Zëdhënësja e Eulex-it Dragana Nikoliq Solomon ka konfirmuar sot se Eulex-i nuk është i përfshirë në ndjekjen e 57 fletëarresteve në Kosovë.

eulex_6740

Eulex nuk ka vepruar në rast të lëshimit të “57 urdhër-arresteve vendore e ndërkombëtare serbe”, mëson Tanjug.

Informacioni që gjyqtari i procedurës paraprake në gjykatat në Kosovë kanë lëshuar 57 urdhër arreste lokale dhe ndërkombëtare që ka marrë vëmendjen e publikut.

73% e serbëve nuk do të luftonin për Kosovën

Shumica e qytetarëve të Serbisë mendojnë se nuk duhet kapur armët në duar për Kosovën.

serbet-shqiptaret_1465815505-8073532-620x391

Kështu thuhet në një anketë të zhvilluar nga Qendra për Politikë të Sigurisë së Beogradit, me ç`rast 73 për qind e serbëve të anketuar kanë thënë se nuk duhet luftuar për Kosovën, 17 për qind të tjerë janë përgjigjur me “nuk e di”, ndërsa vetëm 10 për qind kanë zgjedhur opsionin pro luftë.

Sipas anketës,, as shumica e votuesve të partive të krahut të djathtë si SRS dhe Dveri nuk do të jenë të gatshëm të luftonin për Kosovën shkruan Blic-i serb.

Bazuar në këtë hulumtim më luftarakët janë personat nga 18 deri në 29 vjet, nga të cilat 15 për qind do të shkonin në luftë për Kosovën, sipas sondazhit që u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë në periudhën nga 26 dhjetori deri më 14 janar pjesë e së cilës ishin 1,403 qytetarë të Serbisë



17472896_303-650x358

Qendra për Politikën e Sigurisë në Beograd ka bërë një studim ku rezulton se 73% e serbëve nuk do të shkonin në luftë në Kosovë. Çfarë thonë të tjerët?

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq deklaroi në pyetjen e drejtuar nga Deutsche Welle, në prag të takimeve të fundit mes delegacioneve më të larta të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel se “ai dhe të gjithë serbët do të shkonin për të luftuar në Kosovë e Metohi, në qoftë se është e domosdoshme”. Nikoliq ka thënë se edhe ai vet me të bijtë e tij do të shkonte në luftë po të ishte nevoja.

Sondazhet përgënjeshtrojnë presidentin

Por në hulumtimet e fundit të Qendrës për Politikën e Sigurisë thuhet se 73% e serbëve të anketuar mendojnë se nuk duhet të shkohet në Kosovë për të luftuar, ndërsa 17 % “nuk e di” nëse duhet shkuar për të luftuar për Kosovën apo jo.

Vetëm 10 % e të anketuarve janë të sigurt se duhet shkuar në Kosovë për të luttuar për “mbetjen e saj në kuadër të Serbisë”. Në anketën e cila do të prezantohet të hënën (13.02.2017 ) në Beograd thuhet se në një luftë të re në Kosovë nuk do të shkonin madje as shumica e votuesve të partive djathtiste dhe nacionaliste, si Partia Radikale Serbe (e Sheshelit) apo “Dveri”, shkruan gazeta serbe
"Blic”.


Rinia dhe radikalët luftarakë

Më luftarakët janë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç. Gati 15 % e të anketuarve në këtë moshë thonë se do të shkonin në Kosovë për të luftuar, thuhet në studimin e bërë me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë.

Në këtë anketë të kryer në periudhën nga 26 dhjetori deri më 14 janar janë përfshirë 1.403 qytetarë të Serbisë të moshës madhore. Kur bëhet fjalë për partitë politike, 70,6 % e anëtarëve të partisë në pushtet SNS, të presidentit  Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, mendojnë se nuk duhet shkuar në Kosovë për të luftuar, me qëllim që “ajo të mbetet pjesë e Serbisë”, siç është formuluar në sondazh.

Tek partia Demokratike refuzimi i luftës është shumë më i madh (86,5 %), ndërsa tek liberalët madje 87 %.

Më luftarakët janë simpatizantët e partive nacionaliste Dveri dhe radikalët. Tek radikalët gjysma do të shkonte në luftë, ndërsa Dveri 42,5%.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...