Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/19

A ishte alien Napoleon Bonaparti ?

Nga Flori Bruqi




Ka disa njerëz që, thuajse nga asgjëja, janë ngritur në kulmin e pushtetit, duke e ndërruar historinë e tërë botës.



Të tillë ishin: Genghis Khani, Aleksandri i Madh dhe Napoleon Bonaparte. Por, ka edhe të tillë që thonë se suksesi i këtyre figurave të mëdha historike udhëhiqej nga burimet e jashtme. Shkencëtarët francezë, të cilët ishin duke ekzaminuar kafkën e Napoleonit, bënë një zbulim mahnitës.

Dr. Andre Dubois ishte në kërkim të çrregullimeve të gjëndrës hipofizë, gjë që do të ishte shkaktar i shtatshkurtësisë së Napoleonit, kur vërejti një të dalë të vogël në pjesën e brendshme të kafkës. Pasi që e analizoi atë të dalë, ai pa se bëhej fjalë për një mikroçip, sa një e pesta e inçit, i cili ishte evidente se gjendej aty për një kohë të gjatë, meqë i tëri ishte i rrethuar nga ashti.

Shkencëtarët konstatuan se bëhej fjalë për një mikroçip, i cili ishte i panjohur për shkencën. A thua Napoleoni të ketë qenë rrëmbyer nga alienët?! Kjo d.m.th. se alienët, kur të duan, mund të intervenojnë në historinë njerëzore.

*******


Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi. Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë, dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi të linte Rusinë.

Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez. Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror. Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez.

Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj. Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si “pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron. Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta.

Cila është origjina e këtij burri të madh?

Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.
1. – Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta kishte theksuar.
2 - Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.
3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali.
Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë.
Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.
4 – Një aristokrate franceze që jetoi në kohën e Napolonit, dukesha d’Arbantes gruaja e një nga gjeneralëve më të aftë dhe më besnik të Napolonit në librin e saj “Revolucioni, Perandoria dhe Restaurimi” thotë se Napolon Bonapartin e njeh së afërmi dhe që të dy janë me origjinë nga zona e Manit në Peloponez”. Ajo përmend, gjithashtu, dhe interesimin e beut të Manit që Bonoparti të çlirojë nga Turqit, Manin vendlindjen e gjyshërve të tyre. Në fakt, kjo dukeshë, burri i së cilës ishte mik i afërm i Napolonit e shkroi librin në kohën që jetonte Naploni, dhe fakti që ai nuk i përgënjeshtroi, tregon se këto fakte janë të vërteta.
5 – Studiuesi francez me origjinë nga Korsika, Rober D’Angely në veprën e tij Enigma e quan Bonopartin shqiptar, ashtu si Aleksandrin e Madh dhe Aleksandrin tjetër. Ky studiues Korsikan, një njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve, ka thënë me plot gojën se Napoloni ishte shqiptar. Ai sqaron se mbiemri i vërtetë i Napolonit ka qenë Kalëmiri, i cili është deformuar nga grekët gjatë kohës 100-vjeçare që familja e tij jetoi atje si Kalomeros, që do të thotë ana e mirë që u përkthye në italisht si Buonaparte. Pra, që mbiemri i tij i vërtetë është Napolon Kalëmiri e nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Naplon Buoncavalo, dhe jo Napolon Buonaparte.
6 – Në ditarin e tij Napoloni shkruan, se kur po shkonte në një betejë detare kundër Albionit, pra Anglisë, i lutet që me të të ishin të gjithë paraardhësit e tij dhe përmend aty Ene Dardanidin, Akilin dhe Odisenë. Pra, përmend Trojanin Ene nga fisi i të cilëve janë Dardanët e sotëm, pra një pjesë e madhe e racës shqiptare të mbetur sot në Ballkan, i kërkoi ndihmë Odisesë që ishte një shqiptar tjetër nga Epiri Pellazg, po ashtu Akilit nga Thesalia dhe Fthija Pellazge. Këto tregojnë se ai e dinte shumë mirë origjinën e tij shqiptare dhe u kërkonte ndihmë këtyre heronjve. Po kështu, ai donte t’i ngjante Aleksandrit të Maqedonisë një tjetër shqiptari, dhe kur shkoi në Egjipt vizitoi vendin ku ka qenë varrosur Aleksandri, dhe thuhet se urdhëroi të gjithë ushtarët ta linin vetëm në dhomë.
8 – Një fakt i tërthortë është se kur zgjodhi simbolin e perandorisë së tij francezët i afruan gjelin dhe luanin, ndërsa ai zgjodhi shqiponjën, një simbol mijëra vjeçar të racës shqiptare, që edhe sot e kanë në flamurin dhe në emrin e shtetit të tyre. Shqiponjën – thoshte e kanë pasur simbol perandorët romakë, paraardhësit e mi, por në fakt, shqiponjën e vendosën në perandorin romake perandorët ilirë të Romës, që do të thotë se Napoloni i dinte mirë paraardhësit e tij.
8 – Robert D’Angely vë në dukje se Napoloni u bënte shpesh vizita familjeve shqiptare në Marsejë, që kishin ardhur nga Shqipëria, Greqia apo Italia. Pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Ç’e lidhte me shqiptarët? Ka vende në Evropë sot që nuk i njohin fare se kush janë shqiptarët dhe nga bie Shqipëria, ndërsa ai i njihte dhe u bënte vizita.
9 – Sipas prof. Eqrem Çabej “Njëri nga gjeneralët më besnikë të Napolon Bonapartit ka qenë edhe marshalli Ney. Njëri me trup të madh që nga gjatësia ia kalonte shumë perandorit. Thuhet se ky i fundit kur e qortonte, Ney-in, i thoshte se do t’ia shkurtonte ndryshimin që kishte me të në trup, dhe fjalët i shoqëronte me disa fjalë në një gjuhë të huaj, që marshalli Ney e shokët e tij nuk e kuptonin”. Cila ishte ajo gjuhë? Se po të ishte italisht padyshim që do ta kuptonin që bëhej fjalë për italishten. Pa dyshim gjuha shqipe që flitej krahas italishtes në shumë territore të saj.
10 – Ai gjithashtu, pati marrëdhënie të mira me Ali Tepelenën, të cilin e ndihmoi për të ngritur një ushtri të tijën dhe një fonderi për derdhjen e topave dhe barutit. Napoloni dërgoi konsull në Janinë, në kundërshtim me Portën dhe de fakto e njihte atë si kryeqytet të Shqipërisë. Ai donte që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur nga Turqia.
11 – Të dhënat historike flasin se ka pasur një legjion shqiptar në ushtrinë e tij të cilin e ka mbajtur si gardë personale, sepse ata i kishte më të besuar.
12 – Familja Bonoparti në Itali ka pasur marrëdhënie me shqiptarët, kështu një vajzë e familjes së famshme Durrsaku, ka qenë martuar me Gabriel Bonopartin, me të cilin pati një djalë, Jerom Bonopartin. Gjatë qeverisjes së Italisë nga Napoloni, shqiptarët e familjes Durrsaku i ngriti në detyra të larta. Kështu, Francois Luis Jerom Durazzo u bë kont i perandorisë së Napolonit, dhe senator në 1808. Eshtrat e tij për meritat e mëdha prehen në Panteonin francez ku prehen burrat më të mëdhenj të Francës. Po kështu, një tjetër shqiptar i kësaj familjeje Gaetano Gian Luca Durazzo u bë kont i perandorisë frënge, mori titullin e patricit dhe u dekorua me urdhrin e kavalierit të legjionit të nderit, arriti të bëhej dhe çamberleni i perandorisë frënge.
13 – Aristidh Kola në librin e tij “Arvantasit” thotë se kur e pyetën Napolonin se cilën gjuhë konsideronte më të bukur u përgjigj “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip”
Pra, të dhënat direkte ose indirekte flasin për origjinën shqiptare të Napolonit të Madh, por ende ka vend që secili të thotë mendimin e tij në bazë të fakteve.
Napoloni u martua me një vejushë të quajtur Jozefina, e cila ishte me fëmijë dhe më e madhe sesa ai në moshë. Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas saj, aq sa nuk i shikonte fare difektet, dhe deri diku imoralitetin e saj. Pas kësaj ai u martua me princeshën bukuroshe austriake për arsye politike dhe jo sepse nuk e donte Jozefinën. Ai deri në momentet e fundit të jetës nuk e ndau nga mendja fiksimin Jozefinë. Me princeshën austriake pati djalin trashëgimtar që se trashëgoi kurrë të atin. Napoloni II i cili vdiq në moshë të re, rreth të 20, dhe që Napoloni nuk e pa më kurrë që nga dita që e la kur ishte foshnjë për të ikur në një ishull të vetmuar. Adolf Hitleri ia çoi eshtrat e të birit nga Austria në Francë për ta varrosur përjetësisht pranë të atit të tij, aty ku ndodhet edhe sot. Është për t’u çuditur veprimi i një fashisti si Hitleri kur dihet se Franca me Napoleonin e pushtoi Gjermaninë. Kjo i mbetet historisë për ta gjykuar. Në histori mbetet si një nga strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht të quhet i madh. Djali i vëllait të Napoleonit me vajzën e Jozefinës, gruas së tij, u bë perandori i Francës me emrin Napoloni III.


Kush ishte Napoleon Bonaparti




Napoleon Bonaparti: "U lë testament të gjitha familjeve sundimtare, tmerrin dhe turpin e çasteve të mia të fundit. Po vdes para kohe, i vrarë nga oligarkia angleze dhe prej vrasësve të saj të paguar…"

Testamenti i Napoleon Bonapartit/Trupi i Napoleonit dëshmon vrasjen e tij

"Pas vdekjes sime, e cila nuk është shumë larg, dëshiroj ta hapni trupin tim... Dëshiroj ta nxirrni zemrën time, ta vini në një shportë dhe ta çoni në Parmë, tek e dashura ime Maria Luiza... Ju lutem ta kontrolloni barkun tim me shumë kujdes. Për këtë të bëni raport të saktë dhe të hollësishëm dhe t'ia jepni djalit tim... Ju porosis që të mos lëshoni asgjë në këtë shqyrtim... U lë testament të gjitha familjeve sundimtare, tmerrin dhe turpin e çasteve të mia të fundit". Napoleon Bonaparti u lind në vitin 1769 në Korsikë rreth një vit e gjysmë pas bashkangjitjes së saj me Francën. Rrjedh prej një familjeje aristokrate. I ati i tij, avokat me profesion, ishtë kundër okupimit francez të Korsikës. Që në moshën nëntë-vjeçare, Napoleoni u regjistrua në kolegj në Francë, në të cilin u arsimua dhe u edukua sipas sistemit francez, megjithatë, kjo nuk ndryshoi gjë në tëmperamentin e tij korsikan. Pesë vjet mësoi në kolegjin ushtarak në Brien, pastaj një vit në Akademinë Ushtarake në Paris. Në moshën gjashtëmbëdhjetë-vjeçare kreu Akademinë me sukses dhe iu dha grada e nëntogerit artilerik. Vazhdoi të lexojë dhe të merret më me intensitet posaçërisht me materiale nga fusha e strategjisë dhe taktikës. Pikërisht në atë kohë filluan trazirat, të cilat më vonë u shndërruan në revolucionin francez. Ai, si adhurues i Zhan-Zhak Rusoit dhe Volterit, mendonte se ndryshimet politike ishin të domosdoshme, por nuk e kishte shumë të qartë se çfarë ndryshimesh duheshin, sepse nuk ishte i njohur me vuajtjet e punëtorëve. Si nëntoger iu ofrua jakobinëve dhe për një kohë të shkurtër u bë kryetar i tyre. Ligjëronte haptazi kundër fisnikëve, ipeshkëve dhe murgjëve.

Në vitin 1792, partia e babait të tij, atëherë nën qeverisjen e diktatorit korsikan, Paolit, u përgatit ta ndajë Korsikën nga Franca, gjë që Napoleoni iu kundërvu në mënyrë energjike, i mobilizoi jakobinët korsikanë dhe e okupoi ujdhesën Shën Stefani, kështu që filloi lufta qytetare në Korsikë. Pas vdekjes së babait të tij, në moshën gjashtëmbëdhjetë-vjeçare, Napoleoni i mori përsipër të gjitha përkujdesjet dhe detyrat ndaj nënës së vet dhe anëtarëve të familjes. Financiarisht nuk qëndronte mirë. Në të njëjtën kohë, Rothshildi kërkonte një luftëtar të talentuar dhe Talejrani ia gjeti. Temperamenti i tij korsikan dhe gadishmëria e tij për të bërë çdo gjë tamam përputheshin me konceptet e Rothshildit, i cili nuk mendonte aspak se kalorësi i tij një ditë mund të bëhej monarku më i fuqishëm. Qëllimet e tij ishin: E para, të likujdonte miliona të krishterë dhe ta dobësonte Kishën e krishterë dhe e dyta, ta mbante vazhdimisht në luftë Europën. Për këtë shkak i dha urdhër bankave të veta dhe të gjitha organizatave të fshehta që me gjithë zemër të ndihmonin Napoleonin, i cili në mënyrë të shkëlqyeshme e shfrytëzoi proteksionin deri në momentin e marrjes së pushtetit. Ai në një mënyrë mjaft të shkathët simuloi antikatolikun e madh, gjë që, natyrisht, iu pëlqeu frankmasonëve. Ky është sqarimi i vetëm për suksesin e jashtëzakonshëm të tij. A nuk është e vërtetë se të gjithë mendojnë, bile edhe sot e kësaj dite, se koncepti i vetëm për të ka qenë "lufta". Të njëjtin koncept ka pasur edhe Rothshildi. Kjo është arsyeja e vetme për karrierën e shkëlqyeshme të Napoleonit.
Se pse Franca dhe Rusia hynë në luftë në vitin 1812, kjo qe një enigmë e madhe për historianët.
Ekzistojnë dokumente në arkivin nacional në Paris që tregojnë se Xhejmsi, Karli dhe Natan Rothshildi janë marrë me lloj-lloj intrigash dhe komplotesh. Bile disa personalitete të larta që rrinin pranë Napoleonit e këshillonin që t'i përzinte ata nga vendi dhe secili anëtar i klanit të tyre që do të hynte në Francë të burgosej. Ministri i Punëve të Brendshme, po ashtu, posedonte shumë dëshmi dhe korrespondenca për komplotet e Rothshildeve. Napoleoni bëri gabimin fatal që nuk i lau hesapet në mënyrë kategorike me këtë familje famëkeqe, gjë që jo vetëm do t'i shpëtonte veten, por edhe tërë botën. Tashmë ishte tepër vonë!
Beteja që u zhvillua te Vaterloja, po ashtu, mbeti enigmë. Deri në momentin e fundit ushtria e Napoleonit përparonte në të gjitha pozicionet. Napoleoni u sëmur dhe i dyti pas tij sipas hierarkisë, Mareshal Sulti, sipas planit të kurdisur, e humbi betejën. Sulti dëgjonte urdhërat e familjes Rothshild në vend që të dëgjonte ato të komandantit të tij suprem, Napoleonit. Më vonë doli në shesh se Sulti kishte qenë i afërt për nga gjaku me Rothshildin. Për miqësinë dhe shërbimin e madh që i bëri ai familjes më vonë u shpërblye me pasuri të madhe. Gjatë viteve të fundit, Napoleoni nuk i provokonte luftërat, por ato thjesht ndodhnin dhe ai i pranonte si "ultima racio".

Në janar të vitit 1814, kufijtë e Francës u sulmuan nga të gjitha anët. Aleatët në mënyrë zyrtare deklaruan se nuk luftonin kundër popullit francez, por kundër vetë Napoleonit. Ishte pothuajse e pamundur që armata franceze t'iu bënte ballë forcave ushtarake të aleatëve, të cilat tashmë ndodheshin para dyerve të Parisit. Dhe pikërisht në momentin kur Napoleoni u përgatit t'u binte nga shpina, Senati emëroi qeverinë e përkohshme me Talejranin si kryetar, i cili shpalli shfronësimin e perandorit dhe pa deklarimin e popullit shpalli Luj-in XVIII si perandor, i cili kishte vetëm përkrahjen e Anglisë. Kur Napoleonin e braktisën shumica e gjeneralëve dhe kaluan në anën e kundërshtarëve, ai abdikoi më 6 prill të vitit 1814. E dërguan në ujdhesën e vogël (vetëm disa milje kuadratë) Elba, prej nga, pas dhjetë muajsh qëndrimi, iku dhe u kthye sërish në Francë që të rimerrte sundimin edhe për 100 ditë, pastaj serish abdikoi dhe iu dorëzua anglezëve. Pas tragjedisë në afërsi të Vaterlos, Napoleoni u dorëzua në mëshirën e kundërshtarit, kundër të cilit luftoi plot njëzet vjet. Më 15 korrik ai ndodhej i burgosur në anijen luftarake "Belrofon", duke pritur të marrë vesh se si do të vendosin për fatin e tij. Napoleoni, para se t'iu dorëzohej anglezëve, pati mundësi, ashtu siç e këshilluan shumica e njerëzve të tij të besueshëm, të udhëtonte me një anije e cila mund ta printe për në Amerikë. Pasi u mendua gjatë erdhi në përfundim se nuk ishte e ndershme për njerëz si ai të fshihej si mi në rropullitë e anijes. Atëherë shkruajti letrën e famshme dërguar princit britanik, trashëgimtar i fronit, me vonë mbret, Xhorxhit IV: "Lartëmadhëria Juaj. Viktimë e fraksioneve që e ndanë shtetin tim dhe e armiqësisë së fuqive të mëdha europiane, unë e kreva karrierën time politike dhe tani nisem njësoj si Temistokliu për të zenë vend në zemër të njerëzve britanezë. Vihem nën mbrojtje të ligjeve të tyre, gjë të cilën e kërkoj prej Lartëmadhërisë Suaj si njeri ndër armiqtë e mi më të fuqishëm, më pozitivë dhe më zemërbardhë". Qeveria angleze u gjet në një pozitë delikate. Iu deshën plot dy javë për të vendosur se çfarë qëndrimi të mbanin ndaj Napoleonit. Pati propozime të ndryshme: ta lënë të jetojë diku në Angli ose ta vrasin. Propozimin e dytë në mënyrë më energjike e kundërshtoi Vlingtoni - i njëjti i cili fitoi luftën në afërsi të Vaterlos. Më në fund u pranua mendimi që ai të dërgohej në ujdhesën Shën-Elena, prej nga as zogu nuk mund ta kalonte oqeanin duke fluturuar. Këtë vendim të anglezeve e pëlqyen edhe fuqitë e tjera aleate. Më 31 korrik, në anije arriti admirali anglez Lord Kejti për të lexuar Dekretin me të cilin Napoleoni internohej në ujdhesën Shën-Elena. Napoleoni e degjoi me durim, pas kësaj nuk u përmbajt dot dhe i hutuar bërtiti: "Kjo është më e keqe se sa kafazi i hekurt i Timurlengut... më mirë t'i isha dorëzuar korsarëve... Unë vihem nën mbrojtje të ligjeve të vendit Tuaj... Qeveria Juaj i prish të drejtat e shenjta të mikpritjes... Ndoshta vetë e kam nënshkruar gjykimin me vdekje...". Më 7 gusht Napoleoni së bashku me suitën e tij kaloi në anijen luftarake "Nortumberlend", e cila pas dy ditësh u nis për Shën-Elenë, ku arriti pas 71 ditësh. Njeriu, i cili e kishte në disponim tërë Europën, tashmë ndodhej në shoqëri të 27 vetëve që vullnetarisht emigronin me të - shërbëtorë, oficerë me familjet e tyre dhe një mjek. Njeriu i tij më besnik, Luj Marshani - ordinancë e tij personale, i cili në të gjitha betejat kishte qenë gjithmonë me të, nuk harroi që të marrë dhe të paketojë nëpër sënduqe, bibliotekën lëvizëse të Napoleonit, e cila përbëhej prej rreth 600 librash, ushqime e gjëra të tjera të ngjashme.


Ky mërgim e rriti numrin e anglezëve jashtëzakonisht shumë. Në ujdhesë u vendosën mëse 3 mijë ushtarë, pesë anije ushtarake dhe gjashtë anije të tjera më të vogla. Anijet vazhdimisht e mbanin të rrethuar ujdhesën, në të cilën shumë topa të drejtuar nga oqeani ishin në gjendje gadishmërie që të zmbrapsnin çdo sulm të flotave të huaja që do të tentonin të lironin Napoleonin. Jeta e Napoleonit në ujdhesë kalonte në monotoni dhe në pikëllim. Dëfrim të vetëm kishte kalërimin. Për çdo ditë shëtiste hipur në kalë në shoqëri të ndonjërit nga suita e tij. Drekat, darkat dhe pritjet e disa autoriteteve që vinin prej skajit tjetër të botës që ta shihnin, kalonin sipas protokollit dhe njësoj në mënyrë solemne sikur më parë në pallat.

Jacques-Louis David, The Coronation of Napoleon edit.jpg

 Njerëzit të cilët e shoqëronin i drejtoheshin me fjalët: "Lartëmadhëria Juaj". Kështu vazhdoi gjatë disa vitëve të para, deri në momentin kur Napoleoni filloi të mos ndihej mirë me shëndet. Trashja e tij e shpejtë, dalja e nyjave dhe dhimbjet në stomak filluan ta shqetësonin. Ai në Francë gjithmonë jetonte me mendimin se i kanosej rreziku i ndonjë hakmarrjeje dhe se në çdo hap përgjohej të vritej. Dhe me plotë të drejtë - vetëm si perandor kundër tij ishin regjistruar mëse 30 atentate. Në ujdhesë nuk ndihej më i sigurt, sepse sipas tij, armiqtë më të mëdhenj të tij ishin anglezët, të cilët nuk guxonin ta likuidonin në mënyrë zyrtare, sepse ishin pjesë e aleatëve dhe zbatonin vendimin e tyre që ta ruanin dhe t'i siguronin sipas mundësisë një jetë normale. Ai jetonte larg, i rrethuar vetëm me simpatizuesit e vet francezë dhe me dy korsikanë, të cilët vullnetarisht e kalonin jetën në internim me të. Ai nuk frikësohej prej njerëzve të vet. Ushqimin për të dhe për të tjerët e përgatiste kuzhinieri i tij, Pieroni, i cili edhe më parë i përgatiste ushqimin dhe ishte shumë i besueshëm. Që nga fillimi i vitit 1821 shumë shpejt gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Në maj ai diktoi dëshirat e fundit të tij: "Kam dëshirë që hiri im të pushojë në brigjet e Senës, në mesin e francezëve, të cilët i kam dashur jashtëzakonisht shumë... Po vdes para kohe, i vrarë nga oligarkia angleze dhe prej vrasësve të saj të paguar". Në të njëjtën ditë shqiptoi edhe disa fjali të ndërprera si: "Zotëri... Franca... Komandanti i armatës... Biri im...", kështu që pikërisht në orën 5 e 49 minuta, më 5 maj të vitit 1821, vdiq Napoleoni i madh e i pathyeshëm në kushte dhe rrethana shumë më të mjerueshme se çdo njeri tjetër i rëndomtë.


Dëshira e tij u plotësua - mjeku i tij përsonal ia bëri autopsinë në ujdhesën Antomarci në prani të gjashtë mjekëve ushtarakë anglezë të njësive ushtarake të ujdhesës. Lukthi u zbulua i thatë dhe mushkëria e zezë dhe mjaft e zmadhuar. Mjekët ndanin katër mendime të ndryshme për shkaktimin e aktit të vdekjes. Në fund pranuan atë më të zakonshmen dhe i liruan anglezët nga çdo përgjegjësi duke deklaruar: "Vdiq prej rakut në stomak". E varrosën në një luginë të ujdhesës Shën-Elena. Në përmendoren e varrit nuk e ka të shkruar emrin, por vetëm: "Këtu pushon". Qeveria angleze nuk u pajtua që t'ia vinin titujt e tij, për këtë shkak miqtë e tij, në shenjë proteste, vendosën të mos shkruajnë asgjë. Para se të varrosej Napoleoni, njeriu i tij më i afërt dhe më i besueshëm, Luj Marshani preu një pjesë të madhe të flokëve dhe kur u kthye në Francë vendoi copëza të vogla flokësh në medaljonet e arta dhe ua dërgoi të gjithë të afërmve dhe simpatizuesve të tij.
Njëqind e tridhjetë e katër vjet pas vdekjes së Napoleonit, një dentist suedez me emrin Forshufvud, i cili përveç shërimit të dhëmbëve merrej edhe me toksikologji, arriti në përfundim se smalti i dhëmbëve të tij nuk ishte i vdekur dhe paraqiste indin jetësor, i cili vazhdimisht ushqehet prej plazmës së gjakut, të cilën ai e quajti ultrakapilar. Forshufvudi ishte adhurues i madh i Napoleonit dhe ruante gjithëfarë portretesh, figurash të vogla e sende të tjera që i përkujtonin atë, ndërsa në kohën e lirë lexonte çdo libër që botohej në lidhje me Napoleonin dhe emrin e tij.

Një natë vjeshte të vitit 1955, Forshufvudi lexonte memoaret e Luj Marshanit. Këto ishin kujtimet e fundit të sapopublikuara në lidhje me jetën dhe vdekjen e Napoleonit në ujdhesën Shën-Elena, të shkruara nga njeriu më i afërt dhe më i besueshëm i tij. Në këto memoare ndiqej ditë për ditë muaji i fundit i jetës së Napoleonit. Forshufvudi arriti të njihej me detaje, të cilat nuk mund t'i gjente në asnjë shkrim tjetër të memoareve. Marshani përshkruante me një thjeshtësi bindëse se si ndihej Napoleoni për çdo ditë dhe si Napoleoni vetë i regjistronte disa simptoma; çfarë kishte ngrënë gjatë ditës dhe si kishte qenë reaksioni. Ky ishte një përshkrim i njeriut, i cili kishte kaluar shumë orë pranë shtratit të mbrojtësit të tij. Nga përshkrimet e hollësishme të Marshanit shihej se si Napoleonit i binin qimet e trupit në përjashtim të atyre të kokës; ndonjëherë nuk e merrte gjumi tërë natën, e herën tjetër nuk mund të zgjohej; i dilnin nyjet; nuk mund ta mbanin këmbët etj. Forshufvudi ndërlidhi disa gjëra nga përditshmëria e Napoleonit me njohuritë e tij nga fusha e helmeve dhe shtroi pyetjen - a ka mundësi që Napoleoni të jetë helmuar? Menjëherë u shtrua pyetja tjetër se pse autopsia nuk zbuloi asgjë, gjë që me siguri do të duhej të zbulonte gjurmë nga helmimi i tmerrshëm. Mbetet mundësia tjetër - helmimi kronik. Simptomat, të cilat Marshani theksonte në memoaret e tij, bënin fjalë për arsenikun - helmi më i njohur me emrin "pluhur trashëgues", sepse më të janë helmuar prindër dhe të afërm për t'i trashëguar pasuritë. Forshufvudi vendosi që pjesën më të madhe të kohës t'ia kushtojë ndriçimit të enigmës në lidhje me vdekjen e parakohshme të Napoleonit. Plotë katër vjet, mjeku në laboratorin e tij bëri hulumtime të hollësishme që kishin të bënin me helmime me arsenik dhe të ngjashme. Sërish u kthye dhe i lexoi të gjitha materialet në lidhje me Napoleonin në ujdhesën Shën-Elena. I studioi në detaje fatet e të gjithë njerëzve të suitës së Napoleonit, si dhe të njerëzve që e internuan - anglezëve - dhe u mundua të zbulojë një vrasës historik! Për të, më me rëndësi ishte që pikësëpari të dëshmonte që Napoleoni ka qenë i helmuar. Si ta argumentonte këtë? Kufoma e Napoleonit, prej asaj kohe që qëndroi 19 vjet në ujdhesë, gjendet në Paris në një sarkofag të çuditshëm të mermertë. Cila qeveri franceze do të pajtohej që një njeri i huaj, suedez, ta kotrollojë dhe të marrë prova nga kufoma e idhullit të tyre, Napoleonit? Mbeti mundësia e vetme që t'u bëhej analizë flokëve që Marshani i kishte marrë prej kokës së tij dhe ua kishte shpërndarë të afërmve. Nga toksikologjia mjeku e dinte se flokët ishin njëri prej vendeve më të mira për matjen e arsenikut që përmbante trupi, sepse trupi tenton që ta nxjerrë helmin jashtë përmes flokëve.

Metoda për një analizë të tillë ishte e mirënjohur dhe shfrytëzohej prej kohëve të hershme në një mënyrë mjaft primitive dhe të ngadalshme. Në vitin 1959, dr. Hamilton Smithi - shkencëtar dhe profesor i Universitetit në Glasgou - në mënyrë të veçantë është marrë me toksikologji. Ai zbuloi dhe përkrahu sistemin për caktimin e saktë të sasisë së arsenikut vetëm përmes një qimeje të kokës. Kryhet bombardimi nuklear, të cilin e aktivizon arseniku, bile edhe jep mundësi të përcaktohet prej njërit skaj të qimes deri në tjetrin, me milimetra në mënyrë mjaft të saktë përmbajtjen e arsenikut, e po ashtu, edhe koha kur organizmi ka marrë helm. Me vështirësi të mëdha Dr. Forshufvudi gjeti prej tre-katër burimesh fije të flokëve të Napoleonit dhe ia dërgoi në Glasgou, Dr. Smithit për analizë. Dr. Smithi bëri më shumë se 140 prova. Të dhënat për sasinë e arsenikut në flokët e Napoleonit në një afat prej mëse pesë vjetësh qëndrimi në ujdhesë tregonin përmbajtje të ndryshme, që të çonin në përfundimin se Napoleoni ka qenë i helmuar sistematikisht me arsenik gati çdo ditë. Por kush ishtë ai që e helmonte? Anglezët apo dikush nga shoqëria e tij? Në bazë të hulumtimeve të themelta e të thella u konstatua se vrasës dhe helmues i drejtpërdrejtë ka qenë njëri nga shoqëria e Napoleonit - gjeneral Montaloni, i cili iu bashkangjit suitës së Napoleonit menjëherë pas Vaterlos dhe me të shkoi në ujdhesën Shën-Elena. Ai ruante verën e Napoleonit dhe gjatë mbushjes së shisheve me verë ai mund të këtë futur në të edhe sasinë e domosdoshme të arsenikut. Autori i studimeve, Dr. Forshufvudi, si dhe studiuesit e tjerë paraqesin shumë argumente serioze kundër gjeneral Montalonit, të cilat u studiuan thellësisht. Vetë Montaloni nuk ka pasur asnjë arsye dhe bazë personale për ta helmuar Napoleonin. Rreziku dhe flijimi nga ana e tij ishin mjaft të mëdha, do të thotë të jetoje i ri pesë vjet e gjysëm në atë ujdhesë të shkretë! E vërteta është se ai ishte dërguar me një mision të tillë, dhe kur u kthye u shpërblye me dhurata të majme. Kush e shpërbleu? Kuptohet, armiqtë e pasur të Napoleonit.

 Napoleon Bonaparte.jpg

Pas njëzet vjetësh, kur delegacioni mbretëror francez e transferoi kufomën e Napoleonit nga ujdhesa Shën-Elena, për çudi të të gjithëve trupi i tij ishte i njëjti si ditën e fundit të vdekjes së tij. Rrobat ishin kalbur, ndërsa trupi - i paprekur, sikur të kishte qenë i balsamosur. Mirëpo, balsamimi i trupit të tij para varrimit nuk është bërë. Ky fakt përbën një argument tjetër për helmimin kronik me arsenik, sepse ky helm i fortë, i cili shkatërron shumë shpejt qelizat e gjalla, në të njëjtën kohë konservon ato të vdekurat. Muzetë shpesh e shfrytëzojnë atë për ruajtjen dhe konservimin e kufomave njerëzore. Madje edhe sot, po qe se hapen gjashtë arkivole, ku ndodhet i varrosur Napoleoni, trupi i tij heshtazi do të dëshmojë për vrasjen e tij në mënyrë tinzare.
Menjëherë pas vdekjes së Napoleonit shkrimtarët dhe poetët e famshëm filluan të përshkruajnë jetën e tij dhe pasojat e mbretërisë së tij. Bajroni publikoi "Ode për Napoleonin", Hajne shkruajti baladën "Die Grenadiere", Stendli - "Jeta e Napoleonit". Megjithatë, më interesante dhe më kompetente janë veprat e shkruara prej njerëzve, të cilët ndanë me Napoleonin pesë vjet e gjysëm të jetës së tyre në ujdhesën Shën-Elena. Mjeku i tij, O. Mera, në vitin 1822 botoi "Një zë nga Shën-Elena". Në vitin 1823, gjeneral Montaloni botoi librin "Historia e ujdhesës Shën-Elena", të cilën e kishte shkruar duke qenë në ujdhesë. Mirëpo, kjo histori nuk është e plotë, sepse në të Sharl-Tristan de Montaloni askund nuk shkruan se kush e helmoi Napoleonin. Kush urdhëroi? Pse u desh të kryhej ky krim i madh? La Kejsi i ka kontribuar jashtëzakonisht shumë historisë, sepse për çdo ditë Napoleoni vetë i ka diktuar me orë të tëra, hollësitë e të gjitha luftërave dhe raportin e tij personal ndaj të së kaluarës. Në memoaret e tij, La Kejsi e prezanton Napoleonin si një republikan të madh, i cili ka qenë kundër luftërave, i cili e ka pranuar luftën vetëm atëherë kur Europa e ka detyruar të luftojë për të mbrojtur lirinë.


Në kohën e sundimit të Luj Filipit, në vitin 1833, statuja e Napoleonit u vendos sërish në një kolonë në Paris. Ministri i Punëve të Brendshme, Remizati, duke e lajmëruar Kuvendin nacional francez për vendimin e mbretit që ta kthente në Francë kufomën e Napoleonit, deklaroi me mburrje: "Franca dhe vetëm Franca do ta ketë kufomën e Napoleonit". Kjo risi u pranua nga shumica me duartrokitje. Por, u deklarua edhe poezia, cituar prej Lamartinit: "Hiri i Napoleonit nuk është ftohur sa duhet që të mund të kapet".

Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Napoleonit, në vitin 1840, vetë biri i mbretit e transferoi kufomën e tij prej ujdhesës Shën-Elena dhe në mënyrë mjaft solemne e vendosi nën kupolën e shtëpisë së invalidëve në Paris.
Disa historianë bashkëkohorë e krahasojnë Napoleonin me Hitlerin dhe Stalinin. Ndoshta ai ka njëfarë ngjashmërie me Hitlerin, por vetëm në raport me përparimin jashtëzakonisht të shpejtë të Hitlerit, i cili këtë, po ashtu, ia ka borxh asaj familjeje famëkeqe, e cila me gjithë zemër e ndihmoi të bëhej ai që u bë, duke i imponuar të njëjtat projekte dhe luftëra, luftëra, luftëra! Mirëpo, vend për krahasime nuk ka, sepse Hitleri likuidoi shumë hebrenj, kurse Napoleoni i liroi ata nga getoja. Napoleoni, siç e quajnë të gjithë ka qenë "njeriu i shekullit XVIII". Ajo që kontribuoi Napoleoni për Francën, bile edhe për Europën, mund të pranohet si pozitive. Industria, e stimuluar nga luftërat, përparoi dukshëm. Por, aristokratët dhe fisnikët që atëherë e deri më sot, nuk mundën t'i kthejnë privilegjet e mëparshme. Më me rëndësi është se Napoleoni ka lënë pas vetes institucione të qëndrueshme dhe të shëndosha, në bazë të të cilave u ndërtua Franca moderne: sistemin gjyqësor, sistemin administrativ, bankën franceze dhe organizatën financiare, universitetet dhe akademitë ushtarake. Ai ka lënë gjurmë të thella në historinë franceze dhe në atë botërore.
Rothshildi e ndihmoi Anglinë që ta zhdukë Napoleonin, por vetëm atëhere kur ai, prodhim dhe vegël e tyre, e zvogëloi fuqinë e Anglisë. Nuk do të kishte masonë pa ndihmën e milionave të Rothshildit; Napoleoni do të kishte pas shpine vetëm disa luftëra të vogla, me pak gjakderdhje dhe shumë më pak rebelime dhe kryengritje që askujt nuk i nevojiteshin. Prej atëherë kur Majer Rothshildi pësoi fiasko me zgjedhjen e Napoleonit, gjë që i kushtoi jashtëzakonisht shumë pasuri dhe pakënaqësi, ai vendosi që familja të krijonte pasardhës të Napoleonit dhe perandor të tyre personal francez. Duket se kjo u realizua përmes djalit të tij, Natanit dhe Hortenzisë - vajzës së sjellë të Napoleonit, të martuar me vëllain e Napoleonit - Luj Bonaparte, mbretin e Hollandës. Hortenzia ndodhej vazhdimisht në skamje materiale dhe merrte hua prej Rothshildit, tek i cili u ngarkua me shumë borxhe. Perandori i ardhshëm i Francës, Napoleoni III, i cili sundoi prej vitit 1852 deri më 1870, sipas karakterit nuk ngjasonte aspak në familjen Bonaparte. Ai ishte kopie e Natanit, jo vetëm për nga fizionomia, por edhe për nga karakteri. Sajrus Hamlini në veprën e tij "Therjet armene", shkruan: "Napoleoni III nuk ka pasur asnjë damar të ndershëm në karakterin e vet".
Napoleoni në ujdhesën Shën-Elena ka pasur kohë të mjaftueshme që të mendonte dhe të vlerësonte tërë jetën si dhe të gjitha aktivitetet e tij. Përfundimin e këtyre mendimeve e shprehu në testamentin e vet, ku i jep këshilla dhe mësim djalit të tij, të sintetizuar në fjalinë vijuese: "Të sundosh do të thotë të lartësosh dhe të përhapësh moralin, arsimin dhe lumturinë".


*******

Lidhja e çuditshme mes fshatit Jagodinë në Elbasan dhe qytetit Jagodinë në Serbi


Toponime me emra të ngjashëm janë të përhapur kudo nëpër kontinente. Hulumtimet kanë treguar se emrat që mbajnë nuk janë krejt të rastësishëm.



Në shekuj kanë ndodhur gjithmonë zhvendosje të popullsisë dhe ata që nguleshin për herë të parë në një vend të ri, kanë vendosur gjithnjë vendin e origjinës ose emra që simbolizojnë besime , kafshë, figura historike, prodhime bujqësore etj.

P.sh sot shqiptarë gjen në vise të largëta si në Pakistan, Ukrainë, Amerikë, Azi etj. Ashtu siç ka edhe pakica të tjera të popujve të ndryshëm të vendosur në trojet shqiptare.

Këtë radhë po përpiqemi të analizojmë origjinën e fshatit Jagodinë në Elbasan.

Jagodina është një fshat në përbërje të njësisë administrative Shirgjan. Fshati është vendosur në zonë fushore në afërsi të lumit Shkumbin.


Në foto fshati Jagodinë Elbasan

Dihet pak për origjinën e emrit të këtij fshati. Sot autorë të ndryshëm e lidhin atë me qytetin serb të Jagodinës. Ky qytet ndodhet në Serbinë Qendrore në brigjet e lumit Belica, i populluar nga 43.311 banorë.

Gërmimet arkeologjike kanë vërtetuar se ky është një qytet që vjen nga prehistoria dhe që më pas u pushtua nga romakët dhe më vonë turqit.

Por vetë serbët kanë qenë shpesherë pushtues të Arbërisë duke administruar qendra të rëndësishme si Vlorën apo Shkodrën. Por edhe e kundërta mund të jetë e vërtetë. migrimi i popullsive Ilire në viset e sotme serbe.

Qyteti Jagodina-Serbia


Në serbisht emri Jagodinë nënkupton luleshtrydhe. Dhe mendohet se emri i qytetit vjen pikërisht prej këtij fruti.

Besohet se ekziston një lidhje mes Jagodinës në Serbi dhe fshatit Jagodinë në Elbasan.

Ndoshta shekuj më parë aty u vendosën banorë të këtij qyteti apo edhe barbarë që zaptuan toka pas inkursioneve në Arbëri.

Fakti që fshati ndodhet buzë lumit Shkumbin ashtu sikurse edhe Jagodina buzë lumit Belica përbën një anologji. Por edhe luleshtrydhet mund të jenë një argument pasi, kur Jagodina ishte e pabanuar, në shkurre dhe në fushat e saj rriteshin luleshtrydhe.

Mbledhja e grupit: PD vendos për vazhdimin e protestës, diskuton bojkot të Kuvendit



Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar për bojkot të punimeve e Kuvendit. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të grupit dhe Kryesisë së PD-së të drejtuar nga Basha.Mbledhja nisi në orën 14:00 dhe perfundoi ne 15:25.


Të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD. Ishte vetë Basha që falënderoi deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para kryeministrisë. Qëndrimi do të bëhet me turne, gjithashtu do të diskutohet mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë. Ata gjithashtu thanë se janë në diskutime për bojkotin e parlamentit.

Temë e diskutimit ishte ecuria e protestës dhe hapat që do të ndiqen më pas, si dhe organizimin e saj.

Mbledhja e kryesisë erdhi në një kohë që protesta e qytetarëve para kryeministrisë është futur në ditën e dytë dhe drejtuesit e saj kanë thënë se do të vazhdojë pa afat.

Pse u konsumove kaq shpejt o Ed Rama!



Nga Artur Zheji

Isha një nga ata gazetarë që mendoja se Edi Rama kryeministër, do të dinte të bënte gjëra të bukura, të rëndësishme dhe alternative në shëndet të Shqipërisë. Si një person i kulturuar, ambicioz dhe shumë i shpërblyer nga jeta, që ai ishte dhe është. Sepse ka rëndësi kur je i shpërblyer nga jeta, 3 herë kryetar bashkie i Tiranës. Kryetar i Partisë më të madhe të Shqipërisë. Aspak i varfër, aspak i refuzuar dhe shumë, po shumë i përkëdhelur nga jeta dhe sidomos nga shqiptarët, qofshin poshtë dhe qofshin lartë në shtresat shoqërore.



Ju dha mundësia e rrallë në vitin 2013, që të ishte në krye të një Super Shumicë qeverisëse, me numurat dhe mundësitë për të bërë Reforma të Vërteta për Shqipërinë që e përkëdheli me kaq poste, me kaq lluks dhe me kaq besim të tepruar.

Praktikisht ai, mbas Sali Berishës ka patur më shumë ofiqe dhe pushtet, më shumë se askush tjetër. Ministër Kulture, 3 herë Kryetar i bashkisë së Tiranës, Lider i opozitës, Kryeministër.

Mirëpo gjithë këto shanse, gjithë këto pushtete dhe mundëisra, nuk i mjaftuan për të qenë një burrë shteti modest, për tu shndrruar në një pikë referimi të një Poli Pozitiv. Për ti vënë fre abuzimeve dhe teprimeve, për të ndihmuar këtë popull që të bëjë një hop të Ri, edhe për të bërë një Shtet modern, për të goditur korrupsionin dhe zullumet dhe për të hapur horizonte të reja dhe perspektiva të reja, që shqiptarët meritojnë.

Por Rama, u mbyll në qerthullin e një Kupole të Fortësh dhe super të pasurish.

Ai u bë praktikisht Kryeministri i të pasurve dhe një përbuzës i popullit të vet të varfër, provincial e të pashkolluar, hera herës hileqar dhe të pa bythë, por sidoqoftë Populli yt mor derëziu kryeministër i Oligarkëve, të pajisur vetëm me talentin e madh për të vjedhur dhe grabitur dhe kaq!

U bëre Prijësi dhe Skllavi i këtyre Oligarkëve dhe shpërndave Koncesione e para, duke futur dorën pa teklif në xhepat e të gjithëve, si të ishin xhepat e tu dhe jo xhepat e këtij populli që ti, dukshëm nuk e do, përveç rasteve kur bën teatër të keq përpara kamerave televizive.

Dhe u konsumove kaq shpejt, duke bërë pazare dhe duke blerë biznesmenët e ish Pushtetit dhe duke fryrë në para shërbëtorët e tu, saqë sot, Sheshet e Tiranës u mbushën me Opozitarë, të prirë nga PD, një parti që ende nuk ka bërë një katharsis të vërtetë të mëkateve të saja, por që mëkatet e tua dhe mëkatarët që ke mbledhur në stanin tënd komandues e që të kanë zgjedhur KryeÇoban, e shndrruan sot në një alternativë politike të besueshme.

Sepse gënjshtrat e tua të talentuara nga ana letrare dhe frazeologjike, nuk e mbulojnë dot, me magjinë e batutave, vargun e pafund të Dështimeve të tua dhe sidomos përdorimin e shëmtuar të një Peshoreje të Dyfishtë, një Peshore të ashpër për të Varfërit dhe të Dobtit dhe një tjetër Peshore pazaresh ndaj të Fortëve.

Burgose në emër të Shtetit dhe Shtetformimit të rremë, fukarenj që nuk paguan apo vodhën energjinë dhe evaduan ca pak lekë dhe miliona eurot që ua mblodhe popullit me kamzhik, burg dhe policë, ja dhurove në pjatanca argjendi si një servil pa personalitet, Oligarkëve të vjetër e të rinj, që rekrutove në shpurën tënde.

Këtë mekanizëm nuk e fshehe dot! Dhe kjo e përmbyti sot Tiranën me njerëz të revoltuar, që ndoqën pas, përsëri Partinë Demokratike, që ti e rilinde me super zullumet e tua.

Ata janë sot në Tiranë, për të të hequr nga pushteti dhe për të të vënë në skrivaninë kryeministrore, faturën e kripur të mëkateve të tua që duhet të paguash, o kryeministër dritëshkurtër, egoist dhe në fund të fundit, fare mendjelehtë dhe fluturak, për të mos thënë diçka më të kripur.

Tani mblidhi të fortët dhe bazhibozukët që bëre me super para dhe kërkoju ndihmë, nëse nuk ju ke marrë pjesën. Por sidoqë të jetë edhe ata, kur shohin popullin në rrugë, të lenë shëndenë të parët.

ZGJOHU SHQIPËRI! REVOLUCION, APO ÇMENDURI?!

Fotografia e profilit të Abdulla Mehmeti
Akademik Prof.Dr. Abdulla Mehmeti



Sa herë që është përkeqësuar situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare, në Tiranë ka shpërthyer ndonjë ,,revolucion"! Shumica e pjesëmarrësve në këto ,,revolucione”, të realizuar, ose në tentim, sigurisht që nuk e kanë ditur se këto trazira janë nxitur, përgatitur dhe financuar nga jashtë, si i ashtuquajturi ,,Revolucioni i vonuar demokratik 1997", tani ,,Revolucioni demokratik i shkurtit 2017" i paralajmëruar, si edhe disa tentimeve të mëhershme për ,,revolucione” të këtillë, që t’ua përkujtojnë frymëzuesve, ideatorëve dhe financuesve të tyre se, në shoqëritë demokratike ka rrugë të tjera pakufi për ndryshime të nevojshme në shoqëri dhe qeverisjen e shtetit.
Ne që jetojmë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë nuk jemi befasur asnjëherë nga ky fenomen i çuditshëm politik, sepse intrigat sllave i kemi pasur gjithmonë afër nesh, por vërtet na shqetëson lehtësia e manipulimit me qytetarët, gati të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që doemos të sjellin në përfundimin se, gjithçka në punën e këtyre ,,revolucioneve” matet me interesin personal, peshohet me monedha të huaja, e asnjëherë me cilësinë e pushtetit, mënyrën demokratike të qeverisjes, progresin e përgjithshëm shoqëror, prestigjin e shtetit dhe interesin kombëtar!
Prandaj, nuk është për t'u habitur kur të huajt na njohin më mirë seç e njohim ne vetveten, duke u detyruar të ndërmarrin masa për ta ndihmuar kombin shqiptar, si në rastin kur në prag të intervenimit ushtarak të forcave ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, u desh t’i përjashtojnë nga loja liderët e të dy forcave politike më të mëdha në Tiranë dhe u soll në pushtet një kryeministër i ri, jashtë këtyre strukturave politike të korruptuara e pabesueshme; si edhe në rastin që duhet të na bëjë të skuqemi të gjithë, kur serbët, armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar, kërkuan zyrtarisht llogari nga qeveria e tyre, se ku kanë përfunduar dhjetëra milionët e tyre për destabilizimin dhe copëtimin e Shqipërisë, në vitin 1997?!
Këta liderë, që fatkeqësisht janë drejtuesit e shtetit tonë, e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje të mjerueshme, si asnjë regjim i mëhershëm nën pushtimin dhe sundimin e huaj; e kanë katandisur atdheun e 22 milionë shqiptarëve në këtë gjendje sa, ambasadori i një shteti aleat të kujdeset më tepër për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në vendin tonë, seç kujdesen sipas detyrimeve kushtetuese këta kriminelë e horra të politikës shqiptare, të cilët për të satën herë na turpëruan para botës!
Opinioni shqiptar është i informuar mirë se, aktualisht Kosova ballafaqohet me probleme tepër serioze politike dhe të sigurisë; se shqiptarët në Maqedoni, gjithashtu janë para sprovave të mëdha politike si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti; se gjendja nuk është më e mirë as në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri; ndërsa udhëheqësit e politikës në Tiranë e paskan zgjedhur momentin më të përshtatshëm për fillimin e ,,Revolucionit demokratik të shkurtit 2017”, i cili më tepër mund t’u shërbejë kriminelëve se sa interesave të shqiptarëve dhe të shtetit?!
Kësaj radhe, kjo përrallë me lugetër të moçëm të komunizmit, të ushqyer e ndërsyer nga serbët, grekët dhe rusët, nuk duhet të kalojë tek shqiptarët!
(19 shkurt 2017)

Hashim Thaçi nuk ëshë baba i Kosovës

Aktualitet Kosove -  Opinione 



Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Huazuar nga : https://opozita.com/2017/02/hashim-thaci-nuk-eshe-baba-kosoves/


Barometri diplomatik

*** Pajtimi me Serbinë, një dëshirë e shkretë e Hashim Thaçit, jo e POPULLIT SHQIPTAR të Kosovës!

Çudi, në vend se Hashim Thaçi ta paditë Serbinë për gjenocid dhe t’i marrë të gjitha masat e duhura ligjore dhe kushtetuese për lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt nga burgu hetues i Kolmarit të Francës, ai çorienton vëmendjen e popullit, duke e apeluar atë, që të pajtohet-përqafohet me vrasësit e heroit dhe kryekomandantit legjendar Adem Jashari.



Sipas Hashim Thaçit: “Pajtimi me Serbinë do të ndodhë, demarkacioni me Malin e Zi është në rregull”. (http://zeri.info/aktuale/103657/thaci-pajtimi-me-serbine-do-te-ndodhe-demarkacioni-eshte-ne-rregull/ ).

Po, nëse ndodh, që Beogradi dhe Moska me forcë dhe me gjenocid, ta rikthenin Kosovën nën sovranitetin e dikurshëm kolonial pushtues të Serbisë (1912-1999), atëherë, do të vinte në shprehje “pajtimi i imponuar-detyrueshëm”, përkatësisht realizimi në praktikë i idesë së presidentit Hashim Thaçi. Ndryshe, jo kurrë nuk do të ndodhë pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve derisa Serbia dhe serbët të mos kërkojnë falje pubike kolektive, si dhe të mos i paguajnë të gjitha borxhet për krimet e gjenocidit në Kosovë (1989-1999).

Pra, pa dhënien llogari dhe, pa kërkimfaljen kolektive të Serbisë për kryerjen e gjitha krimeve të gjenocidit dhe për të gjitha shkatërrimet dhe dëmet materiale, që ia ka shkaktuar Kosovës, gjatë viteve 1989-1999; pa njohjen e Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe pa rikthimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës Kosovës, populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk do të pajtohet me serbët dhe me Serbinë. Këtë le ta mbajë në mend presidenti Hashim Thaçi së bashku me të gjithë ata korrupcionistët, plaçkitësit dhe shfrytëzuesit e popullit dhe të Kosovës (1999-2017).

Si mund të kërkohet pajtimi me serbët dhe me Serbinë, para se Hashim Thaçi, të bënte pajtimin mes shqiptarëve për shkak të rivalitetit të tyre politik të luftës për pushtet si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në kohë paqeje. Pikësëpari, duhet të mbyllet kjo kaptinë e pajtimit politik brendashqiptar, pastaj, të kërkohen zgjidhje oportune për pajtimin e jashtëm me serbët dhe me Serbinë.

Agresori pushtues-Serbia, duhet të kërkojë pajtim me shqiptarët, JO viktimat shqiptare të gjenocidit të saj!

Derisa Serbia dhe serbët nuk po e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por po kërkojnë kokën e Ramush Haradinajt, fshirjen me gomë të zezë të çdo gjurme të luftës së drejtë çlirimtare kombëtare të UÇK-së në Kosovë, si dhe formimin e “Republika srpska” në Veriun e Kosovës, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë pajtimi të shqiptarëve me Serbinë, e cila me të gjitha mjetet politiko-propagandistike dhe diplomatike po lufton , që të rikthejë sovranitetin e saj kolonial në Kosovën shqiptare, të cilën, sipas Kushtetutës në fuqi (2006) ende e konsieron si pjesë integrale të territorit të saj.

Si mund të hedhim ide, propozime, kërkesa dhe dëshira perverse iracionale, që të pajtohemi me Serbinë, kur ajo ka okupuar pjesën veriore të Kosovës, duke e shndërruar në problem ndërkombëtar për shkëputjen e së cilës po debaton me palën kosovare, të prirë nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ministrja Edita Tahiri në Bruksel (2011-2017)?

Hashim Thaçi, Kosovën Veriore e bëri problem ndërkombëtar, të cilin po e debaton me palën serbe në Bruksel(2011-2017) sipas “Planit Gjashtëpikësh” të imponuar nga ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe nga ish-ministri i tij i Jashtëm Vuk Jeremiq, të cilin me kënaqësi të madhe, dhe pa asnjë rezervë e miratoi qeveria dhe parlamenti i ish-kryeministrit Hashim Thaçi; BE-ja në rolin e ndërmjetësuesit nën drejtimin e Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e politikës së jashtme, si dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Vërtet, Kosova është shndërruar në një “tender privat” të Hashim Thaçit dhe të partizanëve të tij partiakë, qeveritarë dhe parlamentarë ( 1999-2017), mirëpo, Hashim Thaçi , duhet të kuptojë se, ai nuk është “babai” i Kosovës, por vetëm një president i dalë nga Marrëveshja e kompromosit politik me Isa Mustafën për formimin e qeverisë së koalicionit (LDK+PDK+Srpska lista), i cili pa pëlqimin e popullit nuk ka kurrfarë të drejte të lidhë marrëveshje me Beogradin për fatin e Kosovës, ashtu siç po vepron pa lejen e tij në Dialogun e Brukselit (2011-2017) për copëtimin e territorit verior të Kosovës.

Hashim Thaçi, kur të dojë le të pajtohet me Serbinë, por viktimat shqiptare kurrën e kurrës, pa dhënien llogari të Beogradit!

E pranuam se pranuam, presidenti Hashim Thaçi, tanimë është pajtuar me serbët dhe me Serbinë. Këtë e provojnë edhe vizitat përulëse dhe përkulëse të tij pllakave përkujtimore serbëve të vrarë në Kosovë; Dialogu i Brukselit (2011-2017); Formimi i “Bashkimit të Komunave Serbe” në Kosovën Veriore; Krijimi i Qeverisë së Koalicionit PDK+LDK+Srpska Lista, dhjetor 2014 etj. (http://zeri.info/aktuale/10331/ekskluzive-marreveshja-pdk-ldk-lista-srpska-dokument/).

Mirëpo, me gjithë pajtimin e Thaçit me serbët, pajtimi me Serbinë, nuk varet nga dëshira e sinqertë dhe paqësore e shqiptarëve, por nga vetë Serbia dhe nga drejtësia evropiane dhe ndërkombëtare. Me Serbinë, do të pajtohemi, atëherë, kur ajo ta ketë braktisur politikën dhe praktikën e saj kolonialiste dhe neokolonialiste ndaj territoreve indigjene shqiptare. Derisa Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, por e konsideron “territor legal” të saj, duke e quajtur “Kosovo je Srbija”, pajtimi me të, është vetëm një utopi e shkretë dhe, një iluzion i kotë i “Predsednikut” Hashim Thaçi dhe i të gjithë atyre politikanëve, diplomatëve dhe shtetarëve shqiptarë, që në thelb, nuk e njohin historinë e hidhur shekullore të marrëdhlnieve serbo- shqiptare.

Paqësimi me Serbinë, pas ribashkimit të Kosovës dhe të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) me Shqipërinë. Këtë ditë, vërtet, po e presim me padurim. Mirëpo, kjo do të ndodhë, kur shtetarët shqiptarë, të jenë zgjuar nga gjumi njëshekullor, e nuk shohin ëndrra të bukura për Serbinë gjenocidale dhe kolonialiste, por për Shqipërinë.

Pa rikthimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës Kosovës, si dhe pa ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kurrë nuk dot të vijë dita e pajtimit të shqiptarëve me Serbinë.

Për të mos krijuar konfuzion në opinion, së pari, duhet të pajtohemi me faktin se, çdo individ ka të drejtën e shprehjes së dëshirave dhe të preokupimeve të ndryshme jetësore. Mirëpo, kjo e drejtë individuale personale, nuk vlen, kur është fjala për politikanët a diplomatët e rangut më të lartë, të cilët drejtojnë, përfaqësojnë dhe prezantojnë institucionet e ndryshme të një shteti, sepse dëshira dhe preokupimet e tyre,nuk mund të jenë individuale private, por kolektive, që burojnë nga vetë populli-sovrani.

JO pajtim me Serbinë, por ribashkim me Shqipërinërinë!

Pavarësisht se çfarë na thotë dhe dikton politika ditore në Kosovë, në asnjë aspekt nuk e besoj se populli shqiptar i Kosovës, “mezi po pret atë ditë”, që të pajtohet me Serbinë!
Përkundrazi, populli shqiptar i Kosovës mezi po pret që t’i ribashkohet Shqipërisë, sepse vetëm atëherë, do të përfundonte përjetësisht drama tragjike shekullore e Kosovës, e cila dikur ishte plaçkë koloniale e paligjshme e Serbisë (1912-1999).

Ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë e diktojnë si interesat startegjike, kombëtare, gjeopolitike, ekonomike, ashtu edhe interesat e sigurisë, të mbrojtjes, të zhvillimit, të integrimit, të demokratizimit dhe të përparimit të gjithëmbarshëm si komb dhe si shtet i fuqishëm shqiptar në Ballkan. Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, si hap i parë racional, i drejtë dhe i pranueshëm si mbi bazën e së dejtës historike, ashtu edhe të asaj juridike ndërkombëtare, është çelësi i zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.

E ardhmja e Kosovës nuk varet nga Serbia dhe nga serb֓ët, por nga Shqipëria dhe shqiptarët!

Paqësimi me Serbinë, pas ribashkimit të Kosovës dhe të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) me Shqipërinë.Këtë ditë, vërtet, po e presim me padurim.Mirëpo, kjo do të ndodhë, kur shtetarët shqiptarë, të jenë zgjuar nga gjumi njëshekullor, e nuk shohin ëndrra të bukura për Serbinë gjenocidale dhe kolonialiste, por për Shqipërinë. Kjo është e sotmja dhe e ardhmja e ndritshme e Kosovës në një shtet të përbashkët me Shqipërinë. Kjo është zgjidhja e vetme politike realiste, që mund të shpjerë në pajtimin e shqiptarëve me Serbinë. Ndryshe, politika dhe diplomacia shqiptare, edhe në shekullin XXI, do të bëhej rob i formulave, i diktateve dhe i ultimatumeve të politikës kolonialiste dhe neokolonialiste serbe, duke e lënë Kosovën dhe Anamoravën nën kërcënimet e sferës së influencës tradicionale ruso-serbe në Ballkan. Si duket, edhe fillimi i “dialogut teknik” midis Prishtinës dhe Beogradit , si dhe status quo-ja e statusit kolonial të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) po i konvenon ekuilibrit të marrëdhënieve të dikurshme ballkanike-evropiane, por në një formë të re evolutive integruese “soft power” të uesternizimit të Ballkanit nga ana e Bashkimit Evropian (BE).

Këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, do të duhej ta dinin, jo vetëm politika, diplomacia, propaganda zyrtare e institucioneve më të larta shtetërore të Republikës së Kosovës, por çdo shqiptar, sepse ardhmëria e Kosovës nuk varet nga normalizimi me çdo kusht i marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë, si dhe me shtetet e tjera fqinje kolonialiste, të cilat edhe sot, në fillimshekullin XXI (2017), më se gjysmën shqiptarëve dhe të territoreve të tyre etnike i mbajnë peng nën sovranitetin e tyre kolonial shtetëror (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe “Maqedonia”).

Pavarësisht se çfarë funksionesh dhe detyrash ushtrojmë (publike a private) në shoqërinë tonë multietnike kosovare, asnjëherë nuk duhet ta mendojmë, as ta pohojmë e, as ta shkruajmë togfjalëshin “vlerësues” se ardhmëria e shqiptarëve varet nga PAJTIMI i tyre me Serbinë dhe me serbët, por nga shqiptarët dhe Shqipëria, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundi, pajtimi i shqiptarëve me serbët, është i mundur të arrihet, por vetëm atëherë pasi bashkësia ndërkombëtare ta ketë ndëshkuar ligjërisht dhe drejtësisht robërinë koloniale dhe gjenocidale të Serbisë mbi shqiptarët dhe Kosovën.

Ndryshe “pajtimi”, të cilin po e ëndërrojnë serbomëdhenjtë e Beogradit dhe “Baba” i Kosovës, Hashim Thaçi, është vetëm një utopi e shkretë me të cilën po ushqehet dhe po ngushëllohet hollokausti dhe imperializmi serbomadh në Ballakn, duke llogaritur përherë në logjikën e forcës militariste të Beogradit, dhe duke shpresuar se në këtë mënyrë, do ta “përfitojë” bashkësinë ndërkombëtare në rehabilitimin e tij në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

Një tribun i shquar i publicistikës shqiptare



Prof.Dr.Eshref Ymeri


Një inteletual me emër është sot Prof.dr. Flori Bruqi,i shquar në shumë fusha të dijes. 

Por përshtypje të veçantëtë bën kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fushën epublicistikës. 

Kohët e fundit, në harkun kohor të dy-triditëve, në portalin e tij të mirënjohur “Agjencioni
Floripress”, ai ka botuar disa artikuj publicistikë, si “Pseu burgos Heroi i Demokracisë-Gjenerali shqiptar i luftëszt. Ramush Haradinaj në Francë në tokën zvicerane”,”Slloba i Vogël” (Ivica Daciç), ushtari i fundit ikriminelit serb Sllobodan Miloshevicit!”, “Mediat ruse:Shqipëria, në emër të Kosovës, do të padisë Serbinë përgjenocid”, “Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi sieksponentë të politikës serbomadhe”.

Megjithëse mjaft i zënë me punë në profesionin e vet,megjithëse nuk është shkëputur për asnjë çast ngakrijimtaria artistike, si një shkrimtar dhe poet i talentuar,Profesor Flori Bruqi nuk është ndarë kurrë nga publicistika e tij e parapëlqyer.

 Në publicistikën e tij tëlarmishme, kryetemë ka qenë dhe mbetet ÇështjaKombëtare Shqiptare, Ribashkimi i Trojeve Tona Etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur.

Një faqe të ndritur në publicistikën e Profesorit FloriBruqit, e përbën lufta e popullit shqiptar të Kosovës përfitoren e pavarësisë dhe demaskimi i krimeve barbare tëshovinizmit gjakatar serb, të kësaj pjelle të mallkuarsllave në siujdhesën e Ballkanit, e cila, në mbyllje të shek.XX, u shkaktoi fatkeqësi aq të rënda disa popujve fqinjë,por sidomos popullit boshnjak dhe popullit shqiptar të Kosovës.

Në publicistikën e vet, Profesori Flori Bruqi ka folurdhe vazhdon të flasë vetëm me gjuhën e së vërtetës.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që analizat e tij janë mjaftobjektive dhe tepër bindëse për lexuesit e portalit të tijemblematik “Agjencioni Floripress”.

Në rrugën e tij të gjatë, si një publicist i shquar,Profesor Flori ka qenë edhe objekt sulmesh nga njerëz të zhveshur nga dinjiteti kombëtar, të cilët, me shpifjet në adresë të tij, janë vënë në shërbim të shovinizmit serbokaragjoz.

Mendoj se Profesori Flori Bruqi dhe Cenë Pushkolli në Kosovë, zonja Vilhelme Vranari Haxhiraj në Shqipërinë Londineze, Prof.dr. Mehdi Hyseni dhe Profesori veteran i historisë Rasim Bebo në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, krahas penave të tjera atdhetare,përbëjnë sot pesëshen e shquar të personaliteteve të mirënjohura, e cila e ka vënë veten në shërbim të Çështjes Kombëtare Shqiptare, të vetmes Çështje ende të pazgjidhur përfundimisht në kontinentin evropian.

Me këtë rast, Profesor Florit dëshiroj t’i uroj nga zemra gëzuar festën e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisësë Kosovës, një festë kjo, e cila, për bindjen time të patundur, është thjeshtë kalimtare, sepse Festa e Vërtetë e Madhe do të shënohet vetëm atëherë, kur të ketë përfunduar një herë e mirë Ribashkimi i Trojeve Tona Etnike.


Santa Barbara, Kaliforni

18 shkurt 2017

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...