Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/22

Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës,Prof.dr. Enver Hoxhaj: Serbia nuk e ka synim BE-në, por ta dominojë rajonin në stilin rus



Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë dhënë mediumit kroat Hina, ka thënë se Serbia nuk ka për qëllim t’i bashkohet BE-së, por qëllimi i saj është ta dominojë Evropën juglindore duke shkaktuar tensione konstante me vendet fqinje, duke përfshirë Kroacinë.


“Serbia në stilin rus dëshiron ta krijojë një sferë të ndikimit në rajon duke demonstruar rolin dhe fuqinë e saj në Bosnje dhe Hercegovinë përmes Republika Srpskas, në Kosovë përmes popullatës serbe në veri, në Mal të Zi dhe po ashtu në Maqedoni, madje duke nxitur tensione të vazhdueshme edhe me Kroacinë”, ka thënë Hoxhaj për Hina.

Ai ka thënë se Serbia nuk e do anëtarësimin në BE për shkak të situatës së brendshme politike të saj dhe nuk është e gatshme për një proces të tillë. “Për shkak të situatës në BE, Serbia po mundohet ta rivendosë rolin e saj në mënyrë që ta dominojë rajonin”, ka shtuar Hoxhaj. Kosova nuk beson se do të shpërthejë luftë e re në Ballkan, pas konflikteve të përgjakshme të viteve ’90 të cilat kulmuan me intervenimin e NATO-së në Kosovë në vitin 1999.

“Nuk mendoj se do të shpërthejë ndonjë konflikt më i gjerë apo luftë, mirëpo është një luftë informacionesh që Beogradi ka nisur ta bëjë në rajon, në stilin rus”, tha Hoxhaj.



Sipas Prishtinës zyrtare, normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës, gjë të cilën tashmë e kanë bërë 113 shtete, shkruan Hina.hr.

“Të gjitha shtetet e dinë, e edhe Beogradi e di se në fund të këtij procesi të dialogut ata duhet ta njohin Kosovën. Ky është vetë qëllimi i dialogut, pa të cilin ky dialog do të ishte fare i padobishëm”, ka thënë krye diplomati Kosovar Hoxhaj për Hina.


Shteti më i ri i Evropës ka festuar përvjetorin e nëntë të pavarësisë, të premten që shkoi, duke shënuar 17 shkurtin e vitit 2008 si ditën kur me mbështetjen e Perëndimit Kosova e shpalli pavarësinë, të cilën Beogradi ende nuk e ka njohur, shkruan Hina.

Normalizimi i marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011 dhe po shënon progres të ngadaltë me tensione të kohëpaskohshme, sikurse ato në mes të janarit, kur Beogradi tentoi ta fuste në Kosovë një tren me mbishkrime “Kosova është Serbi”, hyrjen e të cilit e ndaloi Policia e Kosovës, përcjell portali Vecernji.

Kraleva e sotme dikur ishte e shqiptarëve!



Ismet Azizi

Sipas autorit Esad Rahiq, krahina e Sanxhakut, si një rajon transversal, kurrsesi nuk ka mund të jetë i anashkaluar nga ndodhitë gjatë kohës së Kryengritjes së Parë serbe, sepse krerët e kryengritjes serbe ishin të vetëdijshëm se pikërisht nëpër këtë territor kalon lidhja në mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Perandorisë Osmane, dhe se vetëm nëpër territorin e Sanxhakut mund të vijnë në kontakt të ngushtë me Malin e Zi dhe Kosovën.
Rahiq për betejën për Karanovcin e dikurshëm: Kraleva e sotme dikur ishte e shqiptarëve!

Këtë e kishte kuptuar edhe pashai ambicioz i Shkodrës, Mahmud Pashë Bushatliu, i cili është i magjepsur me idenë për t’ia rrëmbyer sulltanit gjithë Turqinë evropiane dhe në këtë mënyrë përkohësisht mori nën kontroll Novi Pazarin, Prijepolen, Senicën dhe Nova Varoshin.

Udhëheqësi i Kryengritjes së Parë Serbe, Karagjorgje Petroviq, në fillim nuk kishte asnjë ide se kryengritja do të përhapet përtej kufijve të Sanxhakut të Smederevës. Ndërsa, është interesante se pashallarët që qeverisnin përreth, kryengritjen e serbëve në fillim e kanë shikuar në mënyrë të qetë, meqë raportohej se është lëvizje e drejtuar vetëm kundër dainjve dhe jeniçerëve.

Ishte e ditur se një sulm të mundshëm të Sanxhakut të Novi Pazarit, trupat kryengritëse mund ta kryejnë nëpërmjet Karanovcit (Kralevës së sotme) drejt Studenicës dhe Novi Pazarit, ose nëpërmjet Uzicës dhe Nova Varoshit. Kryengritësit serbë në vitin 1804 përparuan shumë, madje filluan të forcojnë hallkën rreth Karanovcit. Por, në ndihmë vendasve iu arriti nga Novi Pazari.

Në Karanovc kishte më shumë se 2,000 myslimanë të armatosur. Përndryshe, në këtë kasaba ishte selia e Nahijes së Pozhegës dhe kishte rreth 700 shtëpi me kopshte të bukura, të gjera e me plot lule dhe fruta. Në periudhën para kryengritjes ishte një vendbanim me rreth 4,000 banorë ku mbi 90 për qind ishin shqiptarë dhe boshnjakë.

Vendbanimi nuk kishte kulla dhe mure, por vetëm në njërën anë të fortese së madhe kufizohej nga një hendek i gjerë e i thellë. Në krye të kanalit ishte i ngritur një gardh, përmes të cilit ishin të vendosura defektet. Pa përdorim të fort të artilerisë nuk mund merrej, edhe pse nuk kishte topa.

“Karanovci në zinxhirin e fortesave turke ishte porta dalëse e Shumadisë në drejtim të Novi Pazarit, Kosovës, Maqedonisë dhe Hercegovinës” (Bogomil Hrabak, “Život u Karanovcu za vreme Prvog srpkog ustanka”, 80).


Myslimanët (shqiptarët e boshnjakët) e Karanovcit edhe më tutje shpresonin se ndaj kryengritësve serbë po përgatitej ofensiva e madhe osmane nga Bosnja, Nishi dhe Vidini.

Karanovcin dhe rrethinën nuk e kishte kapluar nga fillimi jehona kryengritjes serbe – në njërën anë për shkak të distancës nga qendra e kryengritjes e nga ana tjetër për shkak të afërsisë së kufirit austriak, por edhe për shkak të afërsisë së Novi Pazarit në të cilën ndodheshin resurset ushtarake e me të cilët kryengritësit serbë nuk duan të hyjnë në përleshje luftarake.

Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane nga zonat që janë prekur nga kryengritja, si dhe nga i gjithë qarku Pozhegës, gravituan dhe u koncentruan në Karanovc i cili ishte vendbanimi më i fortifikuar në këtë pjesë të sanxhakut të Smederevës.

Kah mesi i qershorit, harku i kryengritësve serbë shtrëngohej drejt Karanovcit. Karanovci u sulmua nga ushtria serbe e cila numëronte rreth 6,000 ushtarë, prej të cilëve 1,000 ishin kalorës. Sulmi dhe rrethimi u drejtua nga kapetan Radiqi. Ushtria serbe së pari goditi rojet myslimane dhe arriti t’i eliminojë. Kur ushtria serbe kaloi Moravën, Karanovasit të udhëhequr nga kryetrimi i tyre Mehmed-agë Zguri, u përpoqën për të parandaluar një sulm të papritur. Kjo përpjekje kishte dështuar dhe Mehmed-aga u vra.

Popullata myslimane u largua nga shtëpitë dhe pronat e tyre dhe u tërhoq në fortifikatë ku ishin në gjendje për të mbrojtur më gjatë, për të pritur një ndihmë të re ushtarake nga Novi Pazari dhe Uzhica. Duke ditur se në fortifikatë ka sanxhaklinj të armatosur, Karagjorgje më 17 qershor 1805 i dërgoi një letër pashait së Novi Pazarit, Ejub Ferhatagës, duke i kërkuar atij të tërheq njerëzit e tij nga Karanovci, duke ia bërë me dije se nuk duhej ndërhyrë në punët e një pashallëku tjetër.

Sulmi në Karanovc filloi të dielën pasdite më 18 qershor. Në lidhje me këto ngjarje, Vuk Karaxhiq thotë: “Duke pritur përgjigje të këtij libri (letre-shkrese), serbët sulmojnë Karanovcin, por turqit ( shqiptarët dhe boshnjakët – I.A.) u mbrojtën dhe kështu thyen ushtrinë serbe e cila pothuajse iku dhe Karagjorgje shkoi në Vrbovkë (për të ngritur një ushtri të re), dhe një pjesë të vogël të ushtrisë e cila nuk iku e la në duart e eprorëve tjerë “.

Për shkak se Karanovci i myslimanëve përbëhej kryesisht nga shtëpitë prej drurit, ushtria serbe me zjarr të topave artilerikë dogjën shumë shtëpi. Të kapluara nga zjarri u mundësua që me ndriçimin e tyre të vazhdohej lufta gjatë gjithë natës. Beteja zgjati deri në mesditë të 19 qershorit. Pastaj, me një sulm të përgjithshëm nga serbët u sulmua kalaja e Karanovcit. Llogoret e gjera dhe të thella rreth kalasë dhe trimëria e mbrojtësve detyroi ushtrinë serbe të tërhiqen me humbje të konsiderueshme.

Karagjorgje, në konsultim me eprorët e vet, vendosi për të mbajtur kapitenin Radiqin. Petroviqi në një masë më të vogël të ushtarëve ende mbajti Karanovcin të rrethuar, ndërsa shkoi në Topollë me qëllim që nga atje të sjell armë – gjegjësisht ndonjë top, sepse me ato armë që posedonte nuk ishte në gjendje për të luftuar me sukses dhe të merrte fortesën.

Për shkak të rrethimit të gjatë në kalanë e Karanovcit dhe duke mos patur zgjidhje tjetër, luftëtarët pranuan një marrëveshje me serbët për ta liruar kalanë dhe dorëzimin e vendit të tyre.

Rreth 3,000 myslimanë (boshnjakë dhe shqiptarë) u larguan nga qyteti i tyre brenda një dite për të shpëtuar kokën. Nga Kurillova vazhduan rrugën drejt Novi Pazarit. Një grup i vogël shkoi në Nish. Karagjorgje dha urdhër që e gjithë ushtria për të shkuar në Karanovac ku vendbanimi ishte braktisur, pa asnjë njeri të gjallë. Aty ishin veç disa romë dhe dy hoxhallarë që qëndruan pranë xhamisë për t’u kujdesur që të mos digjet. Ndërsa Karagjorgje kaloi pranë tyre, u lutën për xhami. Karagjorgje premtoi se xhaminë nuk do ta prekë. Por, ushtria serbe gjithmonë me vet mbante mjete për ndezjen e objekteve. Ndaj, Karanovci për pak kohë u shndërrua në flakë.

Për disa orë nga Karanovaci mbeti vetëm prushi dhe hiri. Ajo që mbeti pa u djegur u rrënua nga serbët. Ushtria e tyre pastaj u kthye në Moravë. Karagjorgje me një grup të rinjsh u rikthye në Karanovc dhe i vuri zjarrin xhamisë. As për të nuk kishte mëshirë.

Karanovci i ri – Kraljeva e sotme – nuk është ndërtuar në vendin e qytetit të vjetër provincial, por pak më lartë rrjedhës së lumit Ibër, shkruan Esad Rahiq në punimin e tij “Ndikimi i Kryengritjes së Parë Serbe në boshnjakët e Sanxhakut” (faqe 75-79).

2017/02/21

Prof.dr.Sali Berisha sulmon gazetaren shqiptare: Sorosiste, ndrikull portalesh...


Ish kryeministri shqiptar -Heroi i Demokracisë shqiptare,Prof.dr. Sali Berisha sulmoi sot gazetaren e "Zërit" nga Prishtina  Arbana Xharra duke e quajtur "ndrikull portalesh" pas një shkrimi të publikuar prej saj ku theksonte se Berisha i ka bërë më shumë dëm vendit se sa  Edvin Kristaq Rama.


Prof.Dr. Sali Berisha e quan  Arbana Zharrën, "sorosiste", e cila është në shërbim të mafias.

Postimi i plotë i Berishës

Te dashur miq, gazetare dhe miq te mi nga Kosova me derguan nje shkrim te kryeredaktores se gazetes "Zeri", simotres se “Zerit te Popullit”, te Kosoves, Arbana Xharra, ne te cilin ajo nder te tjera ne pronocimin e saj per protesten qytetare te Tiranes shkruante:

Me gjithe kritikat qe i kam per Edi Ramen, mendoj qe Sali Berisha i ka bere shume me shume deme Shqiperise. Ne kohen e tij ka lulezuar kanabisi, ka lidhur marreveshje me vendete arabe, ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV”…etj

“Sali Berisha eshte ne gjendje te permbysi vendin per te ardhur ne pushtet”, shkruan Xharra.

Qe ne fillim, me duhet ti them me sinqeritet te plote kryredaktores se "Zerit", si motres se “Zerit te Popullit”, se si perfaqesuese e mafies sorosjane ne Kosove, pra ndrikull netuorki (netëorki) ju me nderoni me preferencen e koduar qe keni per Ramen!

Per kete keni vetem pergezime! Po keshtu, ne pretendimin tuaj se Berisha per te ardhur ne pushtet eshte ne gjendje te permbyse vendin, mendoj se çdo njeri ka te drejte te thote, apo te imagjinoje ate qe do.

Kurse me akuzat e tjera ajo del si nje trilluese ordinere qe flet per Shqiperine si zedhenese e asaj mafieje, pavaresisht se deshmon nje injorance ekzemplare apo flet si per ndonje ishull te larget te Oqeanise.

Le t’i marrim me rradhe.

Ajo shkruan se "ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV..etj". Lidhur me kete pretendim mjeran, sqaroj lexuesit se une kam bere gjithçka per ndertimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe se gjate qeverise se PD eshte hedhur ideja, eshte gjetur financimi, eshte bere studimi, eshte bere projekti dhe eshte shpallur tenderi madje dhe fituesi.

Por mbi bazen e ankimeve dhe te dhenave operative per korrupsion, eshte anulluar pasi fituesi ishte shpallur me nje oferte 9 milione euro me te shtrenjte se sa kompania tjeter qe plotesonte kushtet por qe ishte perjashtuar ne menyre korruptive, siç faktohej edhe nga dokumenta operative.

Pas kesaj eshte shpallur per se dyti tenderi dhe eshte shpallur fituesi me vlere 9 milione euro kursim per takspaguesit shqiptar. Fituesi i shpallur eshte pranuar me unanimitet. Pa dyshim qe perseritja e tenderit mori disa muaj kohe.

Por une kurre nuk do pranoja korrupsionin patriotik pasi e konsideroj toksine per patriotizmin.

Ne te vertet, bazuar ne financimin, projektin, tenderin e qeverise se meparshme, linja ka perfunduar te pakten qe para nje viti por e ka bllokuar Aleksandri si deshmi e miqesise me Edi Ramen duke shkelur edhe rregullin nderkombetar.

Aleksander Vucic kerkon as me shume dhe as me pak se sa copeza te sovranitetit te Kosoves per te lejuar levizjen e lire te energjise!

Shtoj ketu se zonja apo zonjusha Xharra, qe nxjerr Berishen si demtues te Kosoves per vonesen e linjes se Interkonjeksionit dhe jo Vuçiçin, e zbulon keq vehten. Mundet qe te mos jene lidhjet e saj me bossin Vuçiç, te cilin e merr ne mbrojtje duke gjetur pergjegjesine tek une shkak i akuzave te saj.Une ne te vertet, personalisht me shume besoj se ajo duket se ka qene e blere nga kompania qe donte te gjobiste takspaguesit tane me 9 milione euro.

Lidhur me pretendimin e saj se " ka lidhur marreveshje me vendet arabe”, dua t’i them zj/znj Xharra se nje fjale latine thote: Ignjorantia non est argumentum/Padija nuk eshte argument!
Cdo marrveshje e lidhur me cdo vend eshte bere ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe ligjin nderkombetar.Perndryshe Shqiperia gjate qeverise se PD u be anetare e NATO-s.

Se fundi, lidhur me pretendimin e saj se "ne kohen e tij ka lulzuar kanabisi", me duhet te them thjeshte se zj/znj Xharra eshte viktime e nje trillimi te Edi Rames, te cilin per hir te se vertetes tani Rama nuk e perserit.

Kjo jo se nuk do, por se me rritjen, sipas matjeve, me 1250 here te siperfaqes se mbjelle me kanabis ne Shqiperi ne vitin 2016, me shpalljen e vendit si Kolumbi e Europes, si prodhues kryesor i kanabisit ne Europe etj etj, ai ka frike se perveç ndrikull Arbanes, zedheneses se mafies sorosiane ne Kosove, ate nuk e beson me njeri. Po rikujtoj ketu vetem dy fakte.

Per shkak te nderprejes se trafiqeve kriminale, pra te droges dhe te tjera gjate qeverisjes se meparshme, Italia hoqi kontrollin e kufirit detar me Shqiperine. Me kete nuk them se nuk mbillej kanabis, por mbillej ne sasi te tilla sa qe trafiku i saj ra ne menyren me dramatike.

Kurse sot, per shkak te "luftes se madhe" qe i ka bere Rama kanabisit dhe "vyshkjes"se kesaj bime, gjate qeverise Rama vetem ne tre dite te javes qe kaloi, ne brigjet italiane ne tre ngarkesa u sekuestruan 19.5 ton kanabis dhurate e Edi Rames nga Kolumbia e Europes.

Po e mbyll kete sqarim duke i rikujtuar zj/znj (ndrikull) Xharra se trillimi dhe manipulimi i fakteve nuk eshte ne dinjitetin e nje gazetareje qe nuk deshiron te flase, siç thone korcaret, "si nena e Zeqos ne maje te thanes"! sb


*****

Letër nga Eshref Ymeri

Të dashur miqtë e mi Flori Bruqi dhe Rexhep Shahu,
Kryeministri Sali Berisha ndërtoi Rrugën e Kombit, të cilën unë, në fund të muajit maj 2015, së bashku me një mikun tim, duke u nisur nga Kamza, e përshkuan për 2 orë e 30 minuta deri në Prishtinë. Dy tunelet e Kalimashit me një gjatësi prej 11 km, u hapën në afate rekord pikërisht me këmbënguljen e Kryeministrit Sali Berisha. Dy tunelet e Elbasanit u hapën në afate rekord me këmbënguljen e Kryeministrit Sali Berisha dhe në inagurimin e tyre, kryetari i Bashkisë së Elbasanit nuk pranoi të ishte i pranishëm, paçka se në saje të atyre tuneleve, Elbasani u bë "fqinj" me Tiranën dhe s'duhen më shumë se 15-20 minuta për ta përshkuar largësinë midis tyre. Po të kish qënë Kryeministër mandatin pasardhës, Prof.dr. Sali Berisha do të kishte përfunduar Rrugën e Arbërit dhe do të kishte nisur punën për Boshtin Jugut. Me përfundimin e Boshtit të Jugut, largësia nga Saranda deri në Tiranë, do të përshkohej për 3 orë.

Me respekt.

Prof.Dr.Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
20 shkurt 2017


***********

2/20/17

Rexhep Shahu : Edhe Vuçiqi mendon si Arbana Xharra per Ramen e Berishen.


Rexhep Shahu


Edhe Vuçiqi, Nikoliqi e Tadiqi qe bekoi Ramen ne Shkoder ne martesen politike te 1 prillit me Meten, mendojne si Arbana Xharra per Edi Ramen e Sali Berishen.

Nderimi per Arbanen me ben t’i them se e din luga çfare ka vorba. Do te thote se e dime me mire ne ketu ne Shqiperi se kush i ka bere me shume deme Shqiperise, Sali Berisha apo Edi Rama.


Arbana Xharra 


Edhe pas vdekjes se te dyve, Berishes e Rames, kurre Edi Rama nuk ka me e fitue Sali Berishen ne Kosove. Kosova eshte mendim, enderr, mungese, dhimbje, vuajtje per Sali Berishen dhe per mua qe jemi linde e rrite ne kufi.


Sali Berisha 

Nuk te shpjegohet dot kjo ty se nuk eshte me te thene por me te ndjere. Ne nuk themi dot kosovaret, nuk te them ty ajo kosovarja, por te them gjakovare, pejane, gjilanse


Rruga e Kombit 

Ndersa per Edi Ramen qe natyrisht e don Kosoven, pa asnje dyshim, kosovaret do te thirren gjithmone, ata kosovaret, pa munde kurre te thote prishtinalite, pejanet, gjakovaret, kacaniksit..
E nese ata qe jane me lart, te zoti, shohin me mire, atehere kerkoj falje nese ti sheh me mire e nga lart.

Ne kohen e Berishes ka patur kanabis, ka lulezu ne nje zone.

Edi Rama 

Sot lulezon ne 300 zona e lulezon 300 here me shume. Me Berishen ishte tregti ilegale, sot eshte legale dhe nderkombetare. Dje ishte me gomere, sot eshte me aeroplane.

Berisha ka lidhe marreveshje me vendet arabe. Pse, cfare kane vendet arabe?

Apo nuk i do Kosova e Amerika? Pse nuk e prish kete marreveshje Rama qe po ben 4 vjet ne pushtet.
Ka demtue Kosoven me zvarritjen e linjes se interkonjuksionit me Kosoven dhe gazeta jote ka investiguar thelle duke bere nje vrime ne uje. Pse nuk investigon prape? Apo nuk duhet godite Edi Rama e as Vuciqi.

Në kohën e Edi Ramës Lulëzon droga 

Ku eshte sot linja e interkonjuksionit. Kush e pengon. U ndertua, pse nuk funksionon. Po ben 4 vjet Rama kryeminister pse nuk e lidh energjine.

 Pse nuk po investigon gazeta jote te mesojme te gjithe se pse Serbia e pengon linjen e interkonjeksionit mes Kosoves e Shqiperise.

Apo familja Berisha e ka ne dore kete pune.
Rroftë Hashahashi :S'ka më mirë

Berisha nuk ka vdeke, eshte gjalle dhe ai nuk vdes pse ka deshire ndokush ta shohe te vdekur. Ai eshte deputet aktiv. Apo nuk lejohet.

Apo duhet te mbyllet ne shtepi e te vdese. Po si ta vdesim.

Une e besoj se ti je nga ata qe nuk te shkon kjo analize kunder Berishes. Ai, sa i perket raportit me Kosoven, nuk eshte Berishe, eshte Kosove.

Natyrisht qe serbet nuk e duan, as enveristet e rinj e te vjeter te Kosoves nuk e duan, as shiksat as udbashat nuk e duan Berishen qe kur me 5 janar 1991 shkroi se Kosova eshte ylli polar i PD, qe kur vuri veton dhe pothuaj me vendim personal ndertoi Udhen e Kombit qe thjeshte le te jete aty se ndoshta udheton ndokush neper te.

Image result for Se duan Sali Berishën, Rilindasit e  Edi Ramës dhe  Komunistat e Enver Hoxhës

Se duan Sali Berishën, Rilindasit e  Edi Ramës dhe  Komunistat e Enver Hoxhës 

Arbane, per mua ke arrite te jesh nje autoritet moral e kombetar ne Kosove. Nuk ia qellove me kete storje, sipas meje.

Nga Flori Bruqi : Shefi i ushtrisë Serbe,gjnerali Ljubisa Dikovic, përgjegjës për 1400 vrasje gjatë luftës në Kosovë




Ljubisa Dikovic është aktualisht ushtaraku kryesor në Serbi. Që nga viti 2011, ai udhëheq Shtabin e Ushtrisë së Serbisë, ndërkohë që në këtë kapacitet ka vizituar edhe Kosovën, saktësisht bazën e KFOR-it ku ka zhvilluar takime me komandantin e kësaj force. Por, mbi Dikovic, i cili ka qenë dëshmitar në Hagë në kuadër të procesit të një ushtaraku tjetër serb, rëndojnë dyshimet se është përgjegjës për 1400 vrasje të civilëve shqiptarë në Kosovë.


Kështu thuhet në një dokumentar të përgatitur nga Fondaconi për të Drejtën Humanitare që drejtohet nga Natasha Kandiq. Mediat e mëdha në Serbi kanë refuzuar ta publikojnë këtë film.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare.

“Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”
Në zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime.
Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”.



Daniel Serwer:: Serbia ta marrë përgjegjësinë nëse ka dëshmi se gjenerali Ljubisa Dikoviq ka kryer krime lufte në Kosovë



dikovic_249706

Daniel Serwer nga Institutit Amerikan i Paqes ka reaguar pas publikimit të filmit të Fondacionit për Drejtësi Humanitare, në të cilin dokumentohet se shefi aktual i ushtrisë së Serbisë, Gjenerali Lubisha Dikoviq, është përgjegjës për vrasjen e 1,400 civilëve shqiptarë gjatë luftës së Kosovës.

Serwer ka thënë se shtetet e rajonit duhet të marrin përgjegjësinë për krimet e kryera, nëse ka dëshmi, edhe kur janë në pyetje zyrtarët më të lartë të tyre.

Sipas tij, filmi duhet ta ketë vëmendjen e të gjithëve në Ballkan.

Ai ka thënë se Gjykata e Hagës e ngarkuar për të dënuar krimet e luftërave të ish –Jugosllavisë ka kapacitete të kufizuara dhe tani nuk pranon raste të reja.

“Qeveritë e rajonit ia kanë borxh njëra-tjetrës dhe vetes së tyre që t’ia adresojnë përgjegjësinë edhe zyrtarëve më të lartë aty ku ka dëshmi”, ka shkruar Serwer.


*****

Fakte të reja mbi krimet e gjeneralit Lubisha Dikoviq dhe Brigadës 37 në Kosovë

Ministria serbe e mbrojtjes dhe Ljubisa  Dikoviqi, i cili tani është shefi i shtabit i Ushtrisë Serbe i kanë mohuar akuzat.

Provat e HLC-së tregojnë rolin e Ushtrisë Jugosllave në vrasjet masive të civilëve shqiptarë në Izbicë, Qirez, Savarinë, Rezallë dhe fshatra të tjerë në rajonin e Drenicës.

Disa nga eshtrat e një sërë viktimave u zbuluan më vonë në varre masive në Serbi.


Dyzetë e shtatë trupa viktimash u gjetën ën vitin 2014 në një varr masiv në guroren e Rudnicës, pranë qytetit të Rashkës në Serbinë veriore.


Sipas HLC-së, Brigada e 37-të ishte përgjegjëse për largimin e trupave nga fshatrat Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Zabel i Ulët dhe Gllanasellë në një tentativë për të mbuluar krimin.


Krimet e kryera nga Brigada e 37-të u trajtuan pjesërisht gjatë gjyqit të ish-presidentit serb Milan Milutinoviq dhe ato të zyrtarëve të tjerë të lartë në Gjykatën e Hagës, por askush nga brigada nuk u ndoq kurrë penalisht.


Prokuroria serbe ka deklaruar se ka nisur një hetim për dhunën në Rezallë, por deri më tani nuk është lëshuar asnjë padi.


Dikoviq paditi HLC-në për pretendimet në dosjen e vitit 2012 dhe iu dhanë rreth 4,500 euro dëmshpërblim për atë që gjykata e Beogradit vendosi se ishte dëmtim i reputacionit të tij.



Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq tregohet në dokumentarin e HLC-së duke u thënë gazetarëve se ai “personalisht është i bindur se z. Dikoviq nuk është një kriminel lufte”.

HLC tha se ajo e postoi dokumentarin në YouTube të martën pasi disa kanale televizive në Serbi, përfshirë edhe radiotelevizionin publik Radio Televizioni Serbia dhe Radio Televizioni Vojvodina “refuzuan ose nuk i janë përgjigjur kërkesës për ta transmetuar atë dokumentar”.

Lubisha Dikoviq_Salvatore Farina
Gjenerali  Salvatore Farina u takua me Gjeneralin Lubisha Dikoviq

Komandanti i KFOR-it (KOMKFOR), Gjeneralmajori Salvatore FARINA, mori pjesë në takimin njëditor të nivelit të lartë që u mbajt në Bazën e Forcave Ajrore në Nish, në Serbinë jugore, ku takoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm (SHP) të Forcave të Armatosura (FA) të Serbisë, Gjeneralin Lubisha Dikoviq, i cili ishte nikoqir i takimit, njofton KFOR.
Sipas kumtesës së KFOR-it, Gjeneralmajori Farina dhe Gjenerali Dikoviq kanë biseduar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në veri, dhe kanë trajtuar çështjet e sigurisë jashtë vijës së kufirit midis Kosovës e Serbisë.


Ata kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit reciprok, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit.


“KOMKFOR-i theksoi përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë pas marrëveshjes së 19 prillit dhe nënvizoi se këto përmirësime u mundësuan falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe falë marrëdhënieve të fuqishme me akterët e ndryshëm ndërkombëtarë, me bartësit e sigurisë dhe me institucionet ndërkombëtare e vendore”, thuhet në kumtesën e KFOR-it.

“KOMKFOR-i konfirmoi punën e vazhdueshme dhe të paanshme të misionit të NATO-së për t’i kontribuuar mjedisit të qetë dhe të sigurt, dhe lirisë së lëvizjes, me qëllim që të krijojë kushte të domosdoshme të cilat përkrahin dhe ndihmojnë progresin, demokracinë dhe modernizimin e tërë popullit të Kosovës”, thuhet më tutje në kumtesë.
Takimi i Gjeneralit Farina me Gjeneralin Dikoviq shtë pjesë e agjendës së takimeve të nivelit të lartë që mbahen në pajtim me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake (MTU), e njohur si Marrëveshja e Kumanovës. Kjo është hera e tretë që Gjeneralmajori Farina takon Gjeneralin Dikoviq...


****

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Gjenerali Ljubisa Dikovic ka pritur në takimin e rregullt Komandantin e KFOR-it Giovanni Fungo. Takimi ndërmjet dy krerëve të ushtrisë është mbajtur në Nish.

Dikovic ka kërkuar nga KFOR’i që të marrë masa për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për qytetarët në Kosovë dhe Metohi.

Ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e rrezikshme, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për Trepçën, njofton Ministria serbe e Mbrojtjes.



Dikovic gjatë takimit me Komandantin e KFOR’it Gjeneral –majorin Giovanni Fungo.  ka thënë se vendimi i njëanshëm i institucioneve në Prishtinë në lidhje me Trepçën përbën cenim të sigurisë në Kosovë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.(
17 Tetor 2016)



Lideri i partisë Socialdemokrate dhe ish presidenti i Serbisë, Prof.dr.Boris Tadiç: Të hetohet gjenerali Dikoviç për krimet në Kosovë


Lideri i partisë Socialdemokrate dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar sonte se në bazë të hetimit të konfirmohet e vërteta e pohimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare për dokumentet që flasin për përgjegjësinë e gjeneralit Lubisha Dikoviq për krimet e luftës në Kosovës.


Sipas tij, para emërimit të tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe nuk kishte dyshime të tilla.
“Nuk kishte dyshime. Dyshimet me vonë pasuan me të emëruar gjenerali Dikoviq për shef të Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë Tadiq për N1.


Ai ka thënë se nuk mund të sjellë përfundime në bazë të përshtypjeve, por në bazë të hetimet.

“Shpresoj se do ketë hetim lidhur me të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare. Do të konfirmohet e vërteta, e më pas të gjithë se bashku mund të vijmë deri të përfundimi nëse kemi rënë në lajthitje, respektivisht ministri i Mbrojtjes i cili aso kohe e ka propozuar gjeneralin Dikoviq për shef të ushtrisë, propozim të cilin unë e kam pranuar”, ka thënë Tadiq.

FDH-ja sot gjatë ditës ka thënë se disponon me dokumente që vërtetojnë se gjeneral serb është përgjegjës për krime luftë në Kosovë.

http://floripress.blogspot.com/2017/01/nga-flori-bruqi-kriminelet-dhe-krimet.html

Flori Bruqi : Republika e Kosovës ka territor 10 . 905,25 km2



Presidenti i Kosovës Hashim ThaçiThaçi, ka komentuar të gjeturat e prezantuara sot nga Komisioni për matjen e territorit


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka komentuar të gjeturat e prezantuara sot nga Komisioni për matjen e territorit, duke u bërë thirrje deputetëve që ta votojën marrëveshjen e Demarkacionit, që është kusht për liberalizimin e vizave.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të procedojë projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në ditët në vijim.

Sipas tij, Kosova nuk ka humbur asnjë metë territor në bazë të kësaj marrëveshjeje, pëcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Në dy javët e fundit kam takuar presidentin Juncker, presidentin Tusk, presidentin Tajani, Përfaqësuesen e Lartë Mogherini, komisionerët Hahn dhe Avramopoulos. Secili prej tyre më ka konfirmuar se ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi është duke e mbajtur peng vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Është bërë krejtësisht e qartë nga shumë komisione të pavarura, kosovare e ndërkombëtare se demarkacioni me Malin e Zi është i drejtë dhe se territori i Kosovës nuk cenohet për asnjë metër si rezultat i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Prandaj, është për keqardhje fakti që spektri politik kosovar nuk po bashkohet në çështjet që janë me interes për qytetarët e Kosovës.

E ftoj të gjithë spektrin politik që, pa dallim përkatësie politike apo etnike, të bashkohen për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të procedojë projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në ditët në vijim. Ndërkaq, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet vënë interesin shtetëror përpara atij personal apo partiak, dhe me votën e tyre pro kësaj marrëveshjeje, t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.

Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë tani dhe ky është interes nacional dhe shtetëror.

Përgjegjësia për ta arritur këtë qëllim fillimisht i takon koalicionit qeverisës, e pastaj edhe partive opozitare, të cilat, fatkeqësisht, të gjitha veprimet e tyre i kanë përqendruar në përpjekjet për të bllokuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Sërish e ftoj spektrin politik për unitet në këtë çështje të interesit thelbësor për qytetarët e vendit, si dhe ritheksoj faktin se kur bëhet fjalë për vendime të interesit shtetëror, koalicioni qeverisës duhet të tregojë se ka forcën politike, vizionin dhe lidershipin që të marrë vendimet e drejta e të domosdoshme. HTH



*******


Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, kanë njoftuar për konkludimet e nxjerra nga draft-raporti i punës së Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës.

Pse ndryshoi madhësia e territorit të Kosovës. Ky është shpjegimi i Komisionit

Ky është njoftimi i plotë:

Në mbështetje të të dhënave, argumenteve dhe gjetjeve profesionale, shkencore dhe menaxheriale që u ofruan nga institucionet pjesëmarrëse në procesin e matjes, si dhe debatit dhe verifikimit të mbulueshmërisë me dokumentacion administrativ e hartografik nga ekipi i specialistëve të fushave të ngushta në terren, pikërisht në segmentet dhe pikat e diskutueshme, Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës njofton se madhësia territoriale e Republikës së Kosovës para 25 gushtit 2015, përkatësisht nga vitet 1961-1981 është 10.887 km² dhe nga vitet 1982-2007 është 10.908 km².

Mirëpo, në bazë të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti ynë, në radhë të parë me Planin e Ahtisaarit (Aneksi VIII) të 2 shkurtit 2007, me demarkacionin e kufirit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka një ndryshim të vogël të sipërfaqes në zonat kadastrale të Debëlldesë (minus), Restelicës (minus) dhe Dimcës (plus), në kufi me Maqedoninë.


 Prandaj, MADHËSIA TERRITORIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS SOT ËSHTË 10. 905. 25 KM².

Qeveria: S'kemi humbur territor, tani ta përmbyllim demarkacionin

Pjesë e këtij Draft-raporti, si dhe Raportit përfundimtar të punës së Komisionit dhe të dokumentacionit (gjeoinformacioni, hartat e kadastrit të tokave, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, planet zhvillimore e mjedisore, baza ligjore, faktet shkencore etj.), si dhe të gjetjeve profesionale, shkencore dhe menaxheriale të subjekteve pjesëmarrëse në proces, që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës dhe të njësive më të vogla territoriale-administrative, do të jenë disa anekse.

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, të publikuar sot nga Komisioni gjithëpërfshirës i ekspertëve, i kryesuar nga Akademik Hivzi Islami dhe i monitoruar nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë.
"Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi".

Qeveria e Kosovës, vazhdon komunikata, respekton edhe mendimin ndryshe të disa anëtarëve të Komisionit, duke shpresuar se ky mendim reflekton vetëm këndvështrimin e institucionit që ata përfaqësojnë dhe fton të gjithë për një bashkëpunim të mëtejmë deri në përfundimin e plotë të punës së Komisionit.

"Qeveria e Republikës së Kosovës fton edhe një herë të gjithë spektrin politik dhe qytetarët e interesuar që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin deri në finalizimin e raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës", theksohet në njoftim.

Krejt në fund të njoftimit thuhet se Qeveria e Kosovës vijon përkushtimin e saj që të punojë pareshtur në përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj.


Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka prezantuar të dhënat, materialet dhe gjetje, sipas të cilave del se Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Ndërsa madhësia
 territoriale e Kosovës del të jetë është 10 e 905. 25 Km2.


Kryetari i këtij Komisioni  Akademik Prof.Dr.Hivzi Islami tha se gjatë konsultimeve me përfaqësues të KFOR-it, është konfirmuar se hartat e KFOR-it që tregojnë linjën kufitare Kosovë-Mali i Zi, janë të njëjta me ato që u janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror. Sipas Islamit puna e Komisionit ishte profesionale dhe plotësisht e pavarur.

Akademik Prof.dr.Hivzi Islami: Kemi bërë punë profesionale dhe të pavarur

“Si pjesë e punës transparente të Komisionit dhe konform kërkesës sonë të vazhdueshme për punë të përbashkët, të gjithë atyre që mund dhe duhet të kontribuojnë në këtë proces, nga sot me 21 shkurt deri me 24 shkurt 2017, në ndërtesën e Qeverisë i gjithë dokumentacioni me gjetje profesionale dhe shkencore dhe menaxheriale që lidhet me madhësinë territoriale të Kosovës, do t’i ofrohet opinionit publik dhe komisioni do të marrë në konsideratë çdo të dhënë, dëshmi dhe vërejtje të argumentuar me rastin e hartimit të raportit përfundimtar, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës. Nga momenti që komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës ia dorëzon Qeverisë raportin përfundimtar përmbyllet puna e tij. Deri tash Komisioni në punën e tij ishte plotësisht i pavarur, larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake, të grupeve të interesit.Në punën e tij nga fillimi deri më sot mbisundoi profesionalizmi”, tha Akademik Prof.Dr.Hivzi Islami.

Ndërsa tha se madhësia territoriale e Kosovës është 10 ,905 , 25 km2  shifra këto që kanë dalë për herë të parë, pasi që matjet janë bërë me teknologji të sofistikuar.

Akademik Prof.Dr.Hivzi Islami: Madhësia territoriale e Kosovës është 10 ,905 , 25 km2

“Madhësia territoriale e Republikës së Kosovës doli 10 mijë e 905.25 km2. Këto shifra kanë qarkulluar këto vitet nga ’82-shi, deri në ‘81-tën kemi shifrën 10 mijë e 887 km2. Hera e parë kanë dalë këto shifra sepse janë bërë matjet me një teknologji më të sofistikuar”, tha ai.

Zëdhënësi i Komisionit Tomor Qela, i cili i prezantoi të dhënat faktografike, të cilat janë shqyrtuar gjatë hartimit të draft raportit për sipërfaqen e territorit të Kosovës, tha se Çakorri dhe Bjelluha nuk janë pjesë e territorit të Kosovës.

Image

Prof.Dr.Tomor Qela: Çakorri dhe Bjelluha jashtë territorit të Kosovës

“Një hartë e cila po ashtu në mënyrë të qartë me shkronja tregon se Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Kosovës. Argument tjetër shkencor kemi të botuar nga ASHAK në botimin ‘Kosova vështrim monografik’, Prishtinë 2011, paraqet hartën gjeografike, e cila kufirin e Kosovës e tregon po të njëjtin kufi që ne sot e kemi të prezantuar në të gjithë dokumentacionin zyrtar”, tha ai.

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit, Hivzi Islami, pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision në një konferencë për media tha se kanë punuar për të vërteten dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj. Sipas tij detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën, e jo ta thellojnë krizën. Islami ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit nga ky komision, duke thënë se e kanë ditur që nga dita e parë se ai do të ikë pasi që ka kryer detyrën e postierit.

Akademik Prof.dr.Hivzi Islami: Ai kishte detyrën e postierit

“Në fillim ai ka thënë se nuk e pranoj këtë komision. Ne i kemi thënë pse ke ardh. Ai e ka pasur një detyrë tjetër, më shumë një detyrë të postierit dhe një interpreti mekanik, i atyre që e kanë dërguar e vet nuk vijnë që t’i qartësojnë problemet”, tha Islami.

Por me deklarimet e Islamit për një punë profesionale të komisionit, nuk po pajtohet as anëtari tjetër i komisionit, Agron Luta. Ai raportin sot e quajti jo profesional.

Agron Luta: S’pajtohem, raporti është jo profesional

“Unë kam deklarua edhe dje në komision që nuk jam pajtua nga ana profesionale e hartimit të këtij raporti. Qëndroj mbas asaj deklarate që kam dhënë në komision, që ky raport për mua është i papranueshëm në aspektin profesional”, tha ai.

Ndryshe, raporti i prezantuar ishte një draft raport i punës së ekspertëve për matjen e territorit dhe Raporti final do të dal pas konsultimeve të fakteve me ekspertët dhe shoqërinë civile dhe më pastaj do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës.

***



Edhe një anëtar i komisionit nuk e pranon rezultatin e matjes së tokës.

Anëtari i Komisionit për matjen e territorit Agron Luta tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit për matjen e territorit, pasi që sipas tij është jo profesional.

Dje nga ky Komision ka dhënë dorëheqje edhe Fitim Humolli, i cili ka thënë se nuk pajtohet me rezultatin e matjeve.

Akademik Prof.dr. Islami: Humolli ishte postier i atyre që e kanë dërguar

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit Hivzi Islami, pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë punuar për të vërteten dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj.

Sipas tij, detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën e jo ta thellojnë krizën.

Akademik Prof.dr.Hivzi Islami ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit nga ky komision duke thënë se e kanë ditur që nga dita e parë se ai do të ikë pasi që ka pasur “detyrë të një postieri të atyre që e kanë dërguar e vet s’vijnë që t’i qartësojnë problemet”.

Ndërsa zëdhënësi i këtij komisioni  Prof.dr.Tomor Qela tha se këto janë të dhëna që kanë në dispozicion dhe nuk mund të ndryshojnë

Akademik Prof.dr. Hivzi Islami: Madhësia e Kosovës është 10 . 906,25 kilometra katrorë

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës  Akademik Prof.dr. Hivzi Islami tha se në bazë të raportit që ka bërë komisioni del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.

Sipas Islamit kjo shifër ka dalë si konkludim si pjesë e draft raportit pasi që raporti final do të dal më vonë.

“Në mbështetje të të dhënave dhe argumenteve që u ofruan nga institucionet, komisioni e njofton Qeverinë se madhësia territoriale e Kosovës është 10 . 906, 25 kilometra katrorë”, tha  Akademik Prof.dr. Hivzi Islami.

Prof.Dr.Tomor Qela: Çakorri dhe Bjelluha nuk janë në Kosovë

Komisioni për matjen e territorit ka paraqitur argumentet e tij, sipas të cilit Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i komisionit Prof.dr. Tomor Qela duke prezantuar hartat tha se këto dy vendbanime janë të vendosur jashtë territorit të Kosovës.

"Kufirin e Kosovës e tregon po të njëjtin kufi që e kemi në të gjithë dokumentacionin zyrtar. Territori i Kosoves është ai që është prezantuar nga komisioni shtetëror për matjen e kufijve. Bjelluha i takon hapësirës gjeografike të Malit të Zi", tha  Prof.dr.Tomor Qela.


Çakorri është jashtë territorit të Kosovës

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës ka bërë publik draft raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës. Zëdhënësi i këtij Komisioni, Tomor Qela, ka prezentuar këtë raport. Sipas tij të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Kë të dhëna Komisioni i ka marrë në boletine të ndryshme Qela në publikimin e draft raporteve ka prezantuar publikime të anëtarëve të komisionit në të cilat tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

‘Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Gjatë gjithë kohës është ngritur një hipotezë e madhe rreth çështjes së territorit të Kosovës. Baza juridike, hartografike, dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit të Kosovës. Akademia e shekencave dhe arteve të Kosovës neë ambientet e qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016", ka thënë ai.

Publikohen të dhënat e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet që ka bërë gjatë punës së saj.


Publikohen të dhënat e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje takimin e radhës, në të cilin debatoi dhe bëri përgatitjet e fundit për prezantimin e Draft-raportit para se t’i prezantojë publikisht gjithë dokumentacionin dhe rezultatet që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

Sipas këtij komisioni, prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet sot, në mjediset e Qeverisë, ndërkaq diskutimi publik do të zgjasë nga 21 shkurti deri më 24 shkurt, nga ora 10:00 - 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fitim Humolli e ka braktisur dje në mënyrë demonstrative takimin, duke deklaruar se komisioni është jo profesional, ndërsa matjet që prezantohen nuk janë të sakta.

Prof.dr.Shpëtim Bulliqi për raportin e Komisionit që mati territorin: Nuk thanë asgjë të re

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shpëtim Bulliqi i cili vazhdimisht ka shprehur qëndrim të kundërt karshi partisë së tij sa i përket Demarkacionit, tha se Komisioni i sotëm nuk ka thënë asgjë të re e as nuk është formuar për ta zgjidhur problemin.

Sipas tij, ky Komision është formuar vetëm për ta ruajtur punën që e ka bërë Komisioni Shtetëror.

Shpejtim Bulliqi foli edhe për citimin që iu bë librit të tij, ku siç u tha, i njëjti ishte edhe një dëshmi që Kosova nuk humb territor.

Në lidhje me këtë, Bulliqi shtoi se ai nuk është që prodhon harta, por ato harta vetëm janë shfrytëzuar nga ta.

“Shpejtim Bullliqi, Florim Isufi, dhe Përparim Ahmeti nuk prodhojnë harta por ne i kemi shfrytëzuar hartat dhe ato harta janë të shfrytëzuara prej institucioneve të vendit. Institucionet e vendit janë furnizuar me ato harta nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ose më thjeshtë nga Murat Meha, ne i kemi shfrytëzuar ato harta por ne nuk i kemi trajtuar ato temat tona të doktoratave për çështjen e kufirit. Kemi pas problematike tjetër, ne vetëm i kemi shfrytëzuar hartat që na i kanë ofruar institucionet tona, nuk jemi marre me problematike të kufinit”, tha Bulliqi.

Sa i përket raportit të prezantuar sot, Bulliqi tha se nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që e ka thënë më herët.

Ai ka thënë se deputetët janë sovran në vendimet e tyre, ndërkaq inkurajon ata që ta procedojnë sa më shpejtë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës dhe ta miratojnë atë, sepse në këtë mënyrë sipas tij, koha do të tregojë se kush ka pasur të drejtë e kush jo.

Komisioni nuk e ka bërë matjen e territorit


Humolli pas dorëheqjes: Komisioni nuk e ka bërë matjen e territorit


Profesori i gjeografisë, Fitim Humolli, i cili është larguar nga përbërja e komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, e ka kritikuar këtë komision për politizim dhe joprofesionalizëm.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka sqaruar se vetëm dy-tre anëtarë të këtij komisioni kanë qenë profesionistë të fushës.

Madje, sipas tij, komisioni nuk e ka bërë matjen e pretenduar të territorit të Kosovës. Humolli ka vlerësuar se komisioni për matjen e territorit është formuar vetëm për ta arsyetuar punën e komisionit shtetëror, i cili e ka bërë demarkacionin me Malin e Zi.

Hivzi Islami thotë se profesor Humolli është instrument i opozitës

“Dua të sqaroj se ky komision nuk është formuar për ta bërë matjen e territorit. Emrin e ka si komision për matjen e territorit, por ky komision në pjesën më të madhe është i ndërtuar me figura politike”, ka thënë Prof.dr.Fitim Humolli.

Gjeografi i vetëm në Komisionin për Matjen e Territorit tregon arsyen e dorëheqjes

Ai ka sqaruar se gjatë tërë kësaj kohe është munduar t’u tregojë kolegëve se sipërfaqja e vendit nuk matet në këtë mënyrë dhe se, kur ka parë draftin final të këtij komisioni, ka vendosur përfundimisht të largohet.

*******

Deputetja e LDK-së: Demarkacioni mund të vijë në seancën e ardhshme


Eurodeputetja, njëherit edhe raportuesja për liberalizmi të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka ritheksuar se për liberalizimin vizave Kosova duhet t’i plotësojë dy kushte, votimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit.
Fajon ishte sot në një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane ku kryetarja e këtij komisioni Njomza Emini, ka thënë se në takim Fajon i ka bërë të qartë që vizat hiqen vetëm atëherë kur plotësohen dy kriteret e lartpërmendura.

Emini po ashtu ka lënë të kuptohet që çështjen e demarkacionit Qeveria mund ta sjell në seancën e ardhshme.

“Mirëpo sa i përket ratifikimit kushtit të parë kjo është që presin prej neve ta bëjmë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës. …Ne i treguam sfidat dhe vështirësitë se a do të kaloj a jo dhe ajo mbetet gjithë këtë mesazh pak e mori nga kolegët tanë nga Komisioni parlamentar në momentin që do të kthehet në Bruksel t’i prezantoj sfidat të cilat ne vetëm i prezantuam para saj. Dhe tash të presim në seancën e radhës apo edhe kur të vij që duhet të ratifikojmë . Përndryshe është një mundësi dhe shans i fundit që unë mendoj si kryetare po flas nëse edhe këtë nuk e bëjmë atëherë ju e dini që janë edhe zgjedhjet në Gjermani, Holandë, Francë dhe mandej e kam dilemën a do të jemi më në fokus të diskutimeve në BE”, tha Emini.

Por deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha të kundërtën e koleges së saj duke thënë se demarkimi i kufirit nuk është kushti i vetëm, pasi që sipas saj është edhe kushti tjetër ai i luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“U fol për çështje të ndryshme ndër të tjera edhe çështja e liberalizimin e vizave dhe kriteret e pa plotësuar. Që në këtë rast me automatizëm po e hedhë poshtë, pretendimet e Qeverisë se për liberalizmi të vizave është veq një kusht. Që po thonë se është çështja e demarkimit që nuk është e vërtetë por është edhe kushti tjetër . Është kushti i luftimit të krimit dhe korrupsionit . Në fakt këta nuk po përzihen në çështjen a është demarkimi mirë kufiri por e kanë fut si kusht dhe ne normal si opozitë u munduam që me arsyetua si herëve të tjera se pse po kundërshtohet kjo formë e demarkimit…Më ketë formë Qeveria nuk do të ketë votat për demarkimin e kufirit në Parlamentin e Kosovës. Ne po kërkojmë që të gjendet një solucion ose të jepet një afat kohor ose le të shkohet në arbitrazh të gjendet një model për me kaluar prej kësaj krize. ”, tha Kadrija.

Sipas Kadriajt dje dhe sot u pa se njerëzit nuk janë të kënaqur me Komisionin që është emëruar nga vet Qeveria ku sipas saj dy persona kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin se aty nuk po përcaktohet kufiri profesionalisht por politikisht.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...