Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/23

Frederik Rreshpja, një bohem i kohës sonë, që e theu vetëm mjerimi...


“O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.

Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det

Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.

… Shkoj dhe shirat po i le te kyçura

Por do te kthehem perseri ne çdo stine qe te dua.

Une kam qene trishtimi i botes.

O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.”

Frederik Rreshpja, një bohem i kohës sonë, që e theu vetëm mjerimi...
Jetoi si një i burgosur, vdiq si bohem, nderohet si një martir. Sot mbushen 11 vjet, kur mbylli sytë poeti Frederik Rreshpja. Më në fund, erdhi ora që të vdiste përfundimisht. N; jetën e tij iu desh të vdesë e të ngjallet disa herë, si një Krisht i martirizuar për artin dhe kulturën. Sa më shumë të largohet koha, aq më shumë përmasa legjende do të marrë ai dhe jeta e tij. Por ne të gjithë jemi bashkëkohës të tij, jetuam me të, e njohëm në trishtimin e mjerimin e tij. Gjithë jetën e vet 66-vjeçare, ky poet vetëm pika lumturie gjeti. Jetoi nën trysninë e kohës së vet. Dhe trysnia i vinte nga të gjitha anët, i rrinte mbi krye si Shpata e Demokleut. Vetëm në shpirtin e tij poetik dhe në ëndrra, ai ishte poet i lirë...

Biografia e tij përmblidhet me pak fjalë. Mjafton një vendim gjyqi i komunizmit, sepse ai regjim ta bënte gati edhe CV-në. Ishte i biri Drandes dhe Markut, i datëlindjes 19 korrik 1940, me origjinë fshatare, nëpunës i varfër, pa parti, pa imunitet, i shkurorëzuar... U arrestua në 8 qershor 1976, sepse akuzohej se ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Që në moshën 15 –vjeçare, në vitin 1955 nis historia e persekutimit të tij. Kishte zënë shoqëri të keqe, lexonte libra të ndaluar, ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit..., duke u munduar të errësonte sukseset e socializmit!! Që i ri ai ka bërë thirrje për t’u arratisur në Jugosllavi, sepse atje bëhej një jetë më e mirë, gjendja në vend ishte e keqe, njerëzit vuajnë më keq se në kohën e faraonëve, pagat janë të ulëta dhe udhëheqësit kanë tradhtuar interesat e popullit dhe gjakun e dëshmorëve. Këto i kanë thënë dëshmitarët, shokët e tij, kur ai nuk i ka mbushur ende 20 vjet. Megjithatë Partia e kishte zemrën e madhe, i dha dorën, nuk ia mori parasysh këto “lajthitje”, këto “shpifje” sepse ishte i vegël, i varfër dhe do korrigjohej..., madje Partia i krijoi mundësi edhe të shkruante e të bëhej anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, nga e cila u përjashtua me ceremoni, në moshën 35- vjeçare, në 1975. Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi "Rapsodi shqiptare“. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi me urdhrin e një qarkoreje të ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, firmosur nga zv/ministri Mantho Bala, për shkak të qëndrimit të autorit. Reshpja, dalëngadalë po e mbushte kupën. Ishte bërë i padurueshëm për regjimin. Ishe shkodran, por shkodranët nuk e donin në gjirin e tyre, sepse ai nuk ishte nga ai soj “shkrimtarësh” që bënte ojna e bojna. Ata u ngritën dhe denoncuan, më pas e përjashtuan nga LSHA. Në një vendim të LSHA, dega Shkodër, dt.24 korrik 1975, firmosur nga sekretari Fadil Kraja, thuhej: “Tri janë arsyet pse u përjashtua Frederik Reshpja: 1. Figura e tij politiko-morale ka qenë vazhdimisht objekt i kritikave të organizatës dhe opinionit publik (Pse? Shthurje në veshje, qëndrim e sjellje të keqe, grindje deri në rrahje nëpër lokale, dehej dhe sillej keq me familjen, bënte thashetheme e nënvlerësonte shokët dhe krijimtarinë e tyre. Kishte ndërruar shumë punë), 2. Formimi i tij ideo-artistik ka qenë shumë i ulët.



(Pse? Nuk studionte filozofinë m-l, veprat e shokut Enver, historinë e artit shqiptar. Lexonte literaturë të ndaluar, nënvleftësonte krijimtarinë e të vjetërve, brezave dhe veprat tona), 3. Vepra e botuar e tij është plot huazime dhe me nivel të ulët artistik. Në fund të shkresës, thuhet se “tërë opinioni publik e ka pritur shumë mirë këtë masë ndaj një ish- shkrimtari të padenjë për revolucionin dhe ndërtimin socialist.”

Mjaftonin këto konkluzione të dala nga LSHA, në janar 1975, për ta çuar drejt burgut shkrimtarin. LSHA i kishte bërë aktakuzën dhe akuzat që iu shtuan më vonë, si p.sh bisedat nëpër kafenetë e Shkodrës se “kosovarët e duan Titon dhe i thërrasin “bacë”, “Gjergj Fishta është poet kombëtar”, “Stalinin e ka quajtur mizor dhe Trockin njeri të madh, që e ka dashur Lenini”, se “nuk kish ç’i duheshin veprat e shokut Enver për t’i lexuar” (sipas dëshmitarit T.P, të cilin Frederiku as e kujtonte kush ishte e as të kishte bërë ndonjë bisedë të tillë), etj. Pra, nga të gjitha sa më sipër, fatkeqësisht, Frederiku kishte konsumuar krimin e agjitacionit dhe propagandës. Ndaj gjykata e dënoi me katër vjet heqje lirie, duke filluar nga 8.6.1976. Katër vjet më vonë, fiks më 8.6.1980 Frederiku lirohet nga burgu. “Qëndrimi i tij në burg ishte i mirë”, shkruan fletë-dalja. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte me “i mirë”, ndoshta kjo ka të bëjë edhe me ndonjë shenjë dobësie të Frederikut, e marrë në kushtet ekstreme të torturës dhe burgut. Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu ne Sarandë. Jetoi keq, i mënjanuar dhe pa miq e hokë, dhjetë vjet, derisa ra diktatura. Duket se në fillim të viteve 90-të edhe ai do të shikonte një dritë e ditë të bardhë. Pasioni për letërsinë dhe shtypin e fjalën e lirë e shtyu të merrej me botimin e librve të munguar. Të kapte kohën e humbur. Gazetaria ishte pasioni që flinte në shpirtin e tij. Në vitin 1991, ishte kryeredaktor i gazetës "ORA" si edhe kandidat për deputet. Nga fillimviti i 1992 shpërngulet nga Shkodra në Tiranë, ku ai ishte themelues e pronar i shtypshkronjës dhe shtëpisë botuese "Europa" dhe drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër. Rreth tij u mblodhën hienat dhe hajnat dhe shumë shpejt e kryqëzuan. E futën në borxh, e delendisën deri në mjerim e varfëri... Pas vitit 2000 përjetoi një varfëri të skajshme e më pas pësoi një hemoragji cerebrale më 2001.


Ditët e fundit u katandisë në gjysmë njeri, i parruar, i pangrënë, i veshur keq.. Imazhi këtij poeti të madh bohem, që shfaqej në kafen e “Lux”, me kapele, tutat sportive dhe këpucët që i tërhiqte zvarrë, teksa ulej në tavolinë, për të pirë një kafe që ia jepnin dashamirët dhe njerëzit që e donin e iu gjendën pranë... flet më shumë se një mijë fjalë ishte akuzë për shoqërinë e postdemokracinë. Poeti vdiq më 17 shkurt të 2006 në Shkodër dhe varroset të nesërmen në varrezat e Rrëmajit.. Ky ishte Frederik Rreshpja, një bohem i kohës sonë! F.S

Pse heshtin shkrimtarët dhe artistët për persekutimin e tyre? Bashkëpunëtorë të Sigurimit, apo heronj të diktaturës?

Pse heshtin shkrimtarët dhe artistët për persekutimin e tyre? Bashkëpunëtorë të Sigurimit, apo heronj të diktaturës?
Gjithë këto ditë, kur ka dalë edhe një herë në pah problemi i dosjeve të diktaturës, raporti mes viktimave dhe persekutorëve, të shumtë kanë qenë ata që kanë mbështetur dhe kanë dhënë mendimet e tyre. Në shkrimet speciale që ka botuar “360grade.al”, mbi tragjedinë e vërtetë të artistëve të shquar si Ilia Shyti, Nikolin Xhoja, Justina Aliaj, Robert Ndrenikës, Naim Frasheri, Frederik Rreshpja, Maks Velo, Edison Gjergo, Bujar Lako, etj, kanë qenë me qindra ata që i kanë pëlqyer e kanë komentuar fatin e tyre të zi si dhe kanë evidentuar talentin e tyre. Por, për fat të keq, shikoj se një pjesë e mirë e artistëve dhe shkrimtarëve të dënuar nga diktatura, ata që sot janë gjallë, në vend që të dëshmojnë e të denoncojnë gjithë atë mekanizëm monstruoz, jo vetëm të censurës e autocensurës, por edhe të humbjes së personalitetit dhe dinjitetit të njeriut, heshtin, ose më keq akoma, dalin edhe në mbrojtje të persekutorëve të tyre. Nuk janë të paktë ata që në faqet e shtypit të majtë, kanë thurur elozhe për LSHA, drejtuesit e tyre dhe gjoja “ndihmën” e pakursyer që ata paskan për artistët, por ishte “regjimi komunist, ai që e kishte fajin”, e jo ata si pjesë e këtij regjimi e atij mekanizmi gjigant. Të mirat individuale e njohjet personale përgjithësohen në raport me një komunitet të gjerë artistësh, të cilët ranë pre e mashtrimit gjoja “liberal” të 70-ës, një kurth që u mori të ardhmen e jetën dhjetëra artistëve e shkrimtarëve. Është i njohur dhe i analizuar fakti se mes viktimës dhe persekutorit ka gjithmonë një lloj dashurie reciproke, sepse kjo ka ndodhur edhe gjatë regjimeve të tjera totalitare në vende e Evropës e më gjerë.

Ka artistë sot me emër, që nuk prononcohen, ose tërhiqen, e kërkojnë të mos dalin në media, “të shkuara të harruara”, apo më keq akoma, nuk kanë guxim të përballen me të kaluarën e tyre. Ndonjëherë, në shtyp, në intervistat apo kujtimet e tyre shikoj iniciale të ndryshme, apo gjëra të përgjithshme pa vlerë, në vend të emrave konkretë. Në një bisedë me një artist të nderuar, mes të tjerash, më thotë se afro 80% e kësaj kategorie janë përpunuar nga sigurimi i shtetit, gjatë hetuesisë ose më pas në burg. Kjo është bërë sepse, ashtu siç thotë Maks Velo, “ata i mposhti dobësia në situatat e hetuesisë dhe burgut”. Disa e bënë në kushte të presionit e torturave çnjerëzore, disa të tjerë për të përfituar nga ndonjë post i mirë në burgje, si kuzhinier, brigadier, etj, larg punës së rëndë, apo edhe me ndonjë ulje e falje të pjesshme, ndërsa pati edhe nga ata që e bënë vullnetarisht, se ishin “të bindur” se “kishin gabuar vërtet” dhe Partia po tregohej me zemër të madhe. Për fat të keq, në arkiva ka me dhjetëra dosje të këtyre artistëve që kanë pasur pseudonime e në dosjet e tyre figurojnë si bashkëpunëtorë, përveçse kanë dalë dëshmitarë për kolegët e tyre, kanë bërë edhe denoncime që nuk kanë të bëjnë fare me presionin, por me bindjet, vullnetin e natyrën e tyre. Ndoshta, ndonjë ditë edhe mund të botojmë disa prej tyre. Pas vitit 1991 shumë pak i denoncuan, një pjesë heshti e të tjerët i morën me vete në varr sekretet e rekrutimit e keqpërdorimit të tyre. Askush nuk ka dalë e të thotë hapur, “po, kam bashkëpunuar sepse më kanë detyruar!”. Në një rast di, dirigjenti i shquar M.V pati guximin të thotë se emri i tij mund të gjendet në procesverbalet apo dëshmitarët e disa të tjerëve, por ka qenë i detyruar, sepse hetuesi të vinte para fletën dhe t’i pa e lexuar, duhet ta firmosje. “Ma jep ta lexoj, i thosha. Ndërsa hetuesi ma përplaste në fytyrë letrën e më thoshte: “Qen, nuk ke besim te Partia?!”. Pastaj e griste e sillte përsëri ditën tjetër e në rast se nuk e firmosja, më thoshte hapur: “Firmose, se po nuk e bëre do të të kapim gruan, vajzën...”. Askush nuk i denoncon sot, as si persekutorë, as si mekanizëm...Kjo është fatkeqësi! F.S

Shpërthen Maks Velo: Lidhja e Shkrimtarëve ishte një organizatë kriminale! Pse Agolli nuk vrau veten si Fadajevi në Rusi?

Ekskluzive/Shpërthen Maks Velo: Lidhja e Shkrimtarëve ishte një organizatë kriminale! Pse Agolli nuk vrau veten si Fadajevi në Rusi?

Maks Velo është një ndër intelektualët e dënuar nga diktatura komuniste, pas vitit 1973. Si piktor, apo si arkitekt, Maks Velo, falë edhe “ndihmës” së “shokëve” dhe njerëzve të tij “të afërt” e pa veten pas hekurave, për agjitacion e propagandë. Orteku e mori me vete dhe Maksin dhe nuk pyeti për arritjet dhe kontributin e tij, sikurse edhe të shumë intelektualëve të tjerë, në ato vite. Herë pas here Velo, krahas pikturës dhe pasioneve të tjera, e ka analizuar më së miri atë periudhë në librat e tij të shumtë. Si shkrimtar dhe si publicist, Velo ka bërë jehonë edhe jashtë dhe mendimet e tij janë pritur me mjaft interes në botën akademike e më gjerë, sidomos në Paris, në Francë, aty ku edhe është lindur. Debati i hapur së fundi, mbi rolin e LSHA në diktaturë, e ka përfshirë më herët Velon. Por, sot është i indinjuar me mjaft servilë e pseudointelektualë që nuk dinë, ose nuk duan të bëjnë dallim e t’i japin Cezarit atë që është e Cezarit. Këta njerëz ecin sipas një stampe të përcaktuar që mbron falsifikimin. “Për Dritero Agollin kam folur që kur ishte gjallë ai. Madje kemi pasur disa raste, ku jemi gjendur përballë, si në Paris në 1998, apo edhe në aktivitete të tjera dhe nuk kam pranuar kompromise.

Driteroi ishte interesaxhi i madh dhe i veçantë, me ato të ngrënat e të pirat si dhe favoret që bënte. Sigurisht që ndihmonte edhe ndonjë, për ndonjë bursë, apo për punë, por të gjitha ata ishin të nivelit mesatar, po nuk është kjo që duhet vlerësuar. Unë kam thënë këtë gjë: Në tërë historinë e shoqatave artistike që janë krijuar, që nga Antikiteti deri më sot, duke përfshinë edhe Rusinë, edhe vende të tjera të Lindjes, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve është organizata më kriminale. Edhe për këtë unë e akuzoj. Atë dhe Kujtim Buzën. Pse u hoqën Dhimitër Shuteriqi, Vilson Kilica, Hamide Stringa, Ksenofon Dilo? Të katër u hoqën dhe u vunë këta. Dhe këta bënë gjithçka. Ekspertizën time e bënë tre vetë Kujtim Buza, Foto Stamo, Skënder Milori? Tre funksionarë të Lidhjes. Ata bënë ekspertizën, ata thanë “ky është krimineli” dhe si thua ti se nuk kam bërë gjë?! Nuk mund të dalësh sot i pafajshëm, kur sekretari dhe të tjerët ishin direkt pjesëmarrës në shumë krime të tilla.

E para kjo dhe e dyta, është ajo që kam thënë edhe më herët: Asnjëherë Dritero Agolli nuk kërkoi falje, në emër të institucionit që drejtoi. Duhej të kërkonte falje: “Ne si Lidhje kemi gabuar”. Nuk ka kërkuar falje! Jo vetëm kaq, por edhe më shumë. Kur në Rusi, Fadejevi, kryetari i Lidhjes, kur lexoi raportin e Hrushovit për Stalinin, vrau veten. Edhe Dritero duhet ta bënte, po të ishte burrë… A je ti që ke thënë për Enverin këto gjëra? Ç’është kjo hipokrizi e madhe tani? Këtej e lavdëron dhe në 1991 e shan?! Ky është kulmi! Ti ishte numri një i Lidhjes dhe vjen në Kongresin e Partisë dhe shan Enverin?! Të paktën rri e hesht, “kam gabuar” e rri aty. Si e shan tani? D.m.th. ti je fare i poshtër, një herë e lavdëron e një herë e shan! Këtu nuk bëhet fjalë për një punëtor që nuk dinte e nuk merrte vesh, që e lavdëronte kot, por ti i dije të tëra. Nga ta kapim?! E vetmja fjalë e krijuar prej tij është “shkërdhatokraci”. Po se nuk dërgoi Fatos Nano një telegram, a të shprehej diku për Agollin? Asnjë rresht! Sepse Agolli “shkërdhatokraci” e tha si presion për të marrë e bija licensën e panaireve ndërkombëtare për të fituar miliona, që ishte pronë e shtetit e që paratë t’i merrte populli, por i mori Driteroi. Prandaj e mbron Elona sot. Pse të mos e mbrojë?! Antikomunistët e vërtetë të Shqipërisë, krenaria e kombit janë ata politikanë, intelektualë, artistë e shkencëtarë që u pushkatuan, u burgosën. Ata janë heronjtë e vërtetë dhe të mëdhenj që e parashikuan dhe e kundërshtuan atë sistem gjakatar.”

Maks Velo u lind në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura ", “Hetuesia”, “Spaçi”, “Klubi Karavasta” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Lodrat e seksit në TV, si u përgjigjet kritikëve Rudina Magjistari

Lodrat e seksit në TV, si u përgjigjet kritikëve Rudina Magjistari
Emisionin e saj të përditshëm, moderatorja e njohur Rudina Magjistari e filloi këtë të enjte, duke lajmëruar që tema që do të diskutohet nuk është e përshtashme për fëmijët, kështu që prindërit duhej t’i largojnë ata nga ekrani, raporton “Panorama Plus”, që ka publikuar sot një intervistë me moderatoren.
Video/Nuk do e njihni Rudina Magjistarin, ja si dukej në vitet '90-të
Në intervistën dhënë për suplementin e së shtunës në “Panorama”, Rudina u përgjigjet gjithë kritikëve që shpërthyen pas emisionit për lodrat e seksit, duke sqaruar arsyen e atij emisioni.

Si mund të përmirësohet jeta seksuale në çift? Pse ajo zbehet edhe kur çifti është akoma i dashuruar, por ndërkohë lodhja dhe stresi i përditshëm ua zbeh dëshirën në krevat? Atëherë vijnë në ndihmë mënyra të tjera për të rikthyer interesin dhe për të rigjetur kënaqësinë seksuale. Një nga këto mënyra është t’i drejtohemi një “sexy shop”.

Dy vajza që vijnë nga Amerika, njëra nga të cilat shqiptare, kanë menduar të hapin një biznes që ka të bëjë thjesht me erotikën.

Natyrisht që këtë temë utilitare për çiftet, Rudina me një eksperiencë shumë të gjatë në ekran, nuk kishte se si ta anashkalonte.

Por a e kishte imagjinuar Rudina impaktin që ky program do të kishte në publik? A janë të përgatitur shqiptarët për të parë një program të tillë, me sportivitetin e diçkaje normale?

“Të them të drejtën nuk më bëjnë fare përshtypje komentet negative dhe ka një shpjegim për këtë fakt. Unë kam 7 vite që bëj një program pasditeje çdo ditë dhe nuk kam lënë asnjë temë pa diskutuar, përfshirë këtu edhe temat e seksit, me anë të seksologëve dhe psikologëve të ndryshëm. Është domosdoshmëri trajtimi i këtyre temave, si një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e përmirësimit të marrëdhënies në çift”- thotë Rudina për “Panorama”.

Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit

“Shefat e Sigurimit të Shtetit, shtëpi sekrete për orgji dhe përdhunime”

A ka ekzistuar fenomeni i përdhunimit në diktaturë, apo është një lojë e ish-Sigurimit të Shtetit? Flasin historiania, ish-drejtore e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, dhe studiuesi më produktiv i terrorit komunist, Agim Musta

Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Një debat delikat, por njëkohësisht tabu, është hapur prej disa javësh në media që lidhet me përdhunimin e grave në diktaturë, duke ndarë në dy kampe “dëshmitarët” dhe të persekutuarit vetë. A kryenin abuzime seksuale hetuesit, prokurorët mbi femrat në procesin hetimor apo në burg?! Disa thonë se nuk ekzistonte ky fenomen pasi të gjithë spiunonin njëri-tjetrin. Të tjerë janë të mendimit se ky fenomen ka ekzistuar, por jo në hetuesi apo burgje. Por asnjë dëshmitar apo viktimë ende nuk ka denoncuar përdhunuesin, se sa të vërtetë ka në këtë histori. Rasti i Alida Hiskut është rrëzuar, por thjesht ka nxitur debatin. Një gjë thuhet me siguri: fenomeni ka ekzistuar, përdhunimet janë bërë, sidomos nga shefat e sigurimit, jo hetues të zakonshëm. Mediet shqiptare hedhin  dritë mbi këtë debat përmes dy njerëzve në pozicione të ndryshme të historisë mbi diktaturën. Nevila Nika, specialiste, historian dhe ish drejtoreshë e Arkivit të shtetit thotë se nuk ka asnjë dyshim se ngjarje të tilla të dhimbshme kanë ndodhur, dhe kush ka kaluar këtë përvojë traumatike historia ka dëshmuar se e ka patur të vështirë ta denoncojë. Nga ana tjetër, një nga studiuesit më produktivit të terrorit të diktaturës, i dënuar me akuzën e përmbysjes së pushtetit popullor, me profesion thjesht mësues i historisë, Agim Musta thotë se fenomeni ka ekzistuar, por përdhunimet nuk kanë ndodhur në hetuesi apo në burgje. Për Mustën gjithë debati i sotëm është një lojë e elementëve të sigurimit, apo pinjollëve të tyre për të denigruar sërish dinjitetin e të persekutuarve se “ky fenomen po vërtitet si lojë në duart e sigurimit për të thënë se e tillë ishte ajo shtresë që bënin çdo gjë, e pranonin çdo gjë…është një lojë e fshehtë, e kamufluar”. Musta rrëfen për herë të parë edhe për “shtëpitë sekrete” që iu shërbente shefave të sigurimit për hetuesi speciale sidomos për agjentët e huaj, e në ndonjë rast për abuzime seksuale ndaj femrave të bukura, me probleme në profesion, apo dhe të dënuara. Një pohim të panjohur bën Musta, duke thënë se këto shtëpi disa herë përdoreshin edhe për orgji nga nomenklatura e lartë.


Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit

**

Agim Musta: Shefat e Sigurimit, “shtëpi sekrete” për hetuesi, orgji dhe përdhunime

Intervistoi: Violeta Murati

Është çështje tabu, të pathëna me zë të lartë si tani, për abuzimet mbi gratë në diktaturë. Po flitet dendur për përdhunimin e tyre, ndërsa më rrallë është folur për torturat dhe abuzimet e grave të dënuara. Besojmë se janë dy anë për t’u sqaruar?!

Duhet të sqarojmë se fenomeni i persekutimit të grave është me vete, dhe historia e Alida Hiskut është e trilluar, përderisa u vërtetua katërcipërisht se nuk ka qenë në burg. Atëherë, pse mos ta injorojmë këtë furtunë në gotë. Gjatë kohës së diktaturës komuniste gratë kanë qenë të persekutuara. Ky persekutim ndahej në dy anë: persekutim me dënime penale, me internime, me dëbime; dhe persekutim me punë të rënda, me papunësi, me mungesën e dhënies të së drejtës për studime etj., etj. Pra, duhet të bëjmë njëfarë ndarjeje, pavarësisht se diktatori thoshte se Shqipëria është një vend që gëzon të gjitha të drejtat, sidomos gruaja shqiptare. Në të vërtetë, gruaja shqiptare ka qenë shumë e prapambetur. Por,ky emancipim që iu bë gruas duke pësuar në kurriz të saj një persekutim qoftë moral, politik, financiar etj. Kështu gjatë regjimit komunist, ne mund ta marrim që nga fillimi i partisë komuniste, sipas statistikave jo të sakta, por afërsisht, janë ekzekutuar e vrarë gjatë luftës 400 gra shqiptare. Një pjesë të tyre i kam shkruar tek libri “Gjëma e Komunizmit”. Por ato që kanë qenë simbol, me të vërtetë antikomuniste dhe kanë luftuar për të drejtën e gruas shqiptare kanë qenë të pakta. Përmendet Musine Kokalari, e cila është simbol madje edhe për Evropën Lindore. Është e vetmja grua në Shqipëri dhe në Evropën Lindore që ka vuajtur 38 vjet burg.

Çështja e grave të përdhunuara në diktaturë po krijon një kakofoni, dhe është shndërruar në fenomen, sa të vërteta mendoni se ka në këtë mes?

Ka vetëm një të vërtetë pasi terrori komunist, e sidomos metodat që përdorte sigurimi i shtetit nuk kishin kufij. Ata kishin autorizim të plotë për të përdorur metoda kundër të ashtuquajturve armiqve të popullit. Por të jemi të saktë, dhe të vërtetë, nuk ishte një dukuri e përhapur për t’u bërë një fenomen aktual, se mund të kenë ekzistuar. Këto kanë qenë raste shumë të rralla.

Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit

Pse i konsideroni raste të rralla, bëhet fjalë në hetuesi apo burgje?

Sepse në burgje, në hetuesi e prokurori kishte vigjilencë të madhe, midis edhe vetë njëri- tjetrit. Çdo gjë që bëhej raportohej. Madje edhe të burgosurit kishin të drejtë të shkruanin letër për hetuesit pa u censuruar nga komanda e kampit, e burgut ose hetuesisë. Pra, kishin frikë që po ta merrnin vesh, për arsyet e tyre që të ruanin sekretin, i dënonin madje edhe rëndë. Si fenomen sigurisht nuk mund ta përjashtoj. Unë kam këto shembuj: Zhaneta Agronaj, mësuese poete, e arrestojnë duke e dënuar me 10 vjet, dhe nga torturat del e çmendur nga burgu. Është një tjetër, gazetare, Bianka Balliçi, nga Austria, e martuar me një shqiptar, nga torturat u çmend edhe ajo.

Pra, ju jeni me tezën se nuk ka ekzistuar përdhunimi në hetuesi, por ka pasur vetëm tortura ndaj femrave. Mund të na përmendni ç’lloj torturash ishin?

Jo, jo si fenomen nuk ka qenë përdhunimi në hetuesi. Torturat po, ato ishin të rënda për femrat. Së pari, ato ishin të një natyre që preknin personalitetin e saj. Gjuha e hetuesit ishte mjaft denigruese për ta ulur personalitetin e saj, me falni për shprehjen, i quanin: kurvë, putanë…çfarë nuk i thoshin asaj në hetuesi. Nuk përjashtohej dënimi fizik duke qëlluar me pëllëmbë, duke i futur në fuçi në ujë me akuj, dhe shumë tortura të tjera mjaft të rënda për to.

Ju keni qenë i dënuar, dhe keni një përvojë të gjatë burgu, studiues më produktiv të atij sistemi dhe mjaft i kujdesshëm sa i takon terrorit komunist. Në librin e fundit “Gjëma e komunizmit”, keni dhënë një statistikë se janë përdorur 20 lloj torturash nga hetuesia. Por, aty siç konkludohet edhe prej të tjerëve, nuk përmenden përdhunimet ndaj grave, pse?
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Është e vërtetë, nuk e kam përmend këtë aspekt. Kjo sepse nuk kam pasur të dhëna mbi përdhunimin e grave, të paktën nga kontaktimet me gratë e burgosura pas ’90-ës, si Marie Medicina që ka vuajtur 18 vjet burg, por edhe me shumë gra të tjera të dënuara. Nga këto gra nuk kam marrë në asnjë rast, asnjë denoncim për përdhunimin seksual. Por, nuk mund të them, se absolutisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mund të ketë ndodhur por në raste të rralla, dhe këto mund t’i kenë bërë vetëm shefat e sigurimit, që kishin kompetenca të plota. Madje edhe këta, logjikisht, nuk i bënin këto nëpër burgje, por kishin shtëpi sekrete. Madje edhe femrat të cilat nuk ishin të burgosura i çonin atje.

Ka raste?

Po, ishte një llogaritare e cila kishte pasur probleme me financat. Atëherë dënoheshe për vjedhje nga 5 deri me vdekje, nga 30 mijë lekë deri në 7 mijë lekë të vjetra. Në rastin që po ju tregoj shefi i Sigurimit i ka thënë me këtë abuzim që ke bërë, për ta mbyllur si çështje duhej t’i nënshtroheshin atij. Raste të tilla ka patur, shënoheshin. Sidomos kjo ishte për femrat e bukura. Por këtë e bënin vetëm shefat e sigurimit, më i njohur ka qenë Nevzat Hasnedari. Nga ai kam një “kujtim” me tehun e një rigë që më ka qëlluar në kokë, në ballë, në hetuesi (tregon shenjën).Ai ishte specialist i madh për torturat. Madje e çuan të specializohej në Kinë, por kinezët mbetën gojë hapur. “Të mësojmë ne nga ti”, – i thanë ata, duke i dhënë edhe një libër të vjetër me torturat që përdoreshin në Kinë, 3 mijë vjet përpara.
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Pra ju thoni se, sa i përket të dënuarve nuk ka pasur raste, ndërsa viktima të përdhunimit ishin femrat e bukura, ose shantazhe ndaj femrave që mund të kishin probleme në punë ose profesione?

Në një emision televiziv isha unë, Hasan Luci dhe Maks Velo, ky i fundit, i drejtohet: Më thoni pse më arrestuan mua, unë isha njeri apolitik dhe shikoja punën time?! Ai i përgjigjet, se duhej parë dosja. Velo nguli këmbë, se Hasani duhej ta dinte, pse e kishin dënuar. Ja tregova unë arsyen, pse e futën në burg Maks Velon, sepse ai ishte jashtë kohës, me flokët lyer me brilantinë, me xhaketat ngjyra-ngjyra, kishte dhe një të dashur të bukur…kështu për ta eliminuar Maksin, morën mjaft lehtë dy dëshmitarë, e bënë dosjen dhe e dënuan 7 vjet për agjitacion e propagandë. Ja kjo është i thashë Maks Velos, që me siguri e di, po s’ka dashur ta thotë.

Kjo do të thotë se ka raste të tjera që janë dënuar djem se ishin modern, a për shkak se kanë pasur të dashurën, të fejuarën apo gruan e bukur?

Ka ndodhur edhe kjo. Ka pasur raste të rralla por ka ndodhur, e them me bindje. Për shembull Lluk Kaça, baritoni i famshëm, e dënuan me burg. Ai ishte njeri krejtësisht apolitik, mbaruar në Moskë. Ai kishte një grua shumë të bukur. Kështu për ta eliminuar e dënuan, i bënë dosjen.

A konsiderohet ky kontingjent, të persekutuar politikë?

Këta janë të persekutuar politikë sepse bënë burg me akuza politike; agjitacion e propagandë, arratisje, komplote etj. Ja për shembull, mua më akuzuan se isha së bashku me Pjetër Arbnorin, se donim të përmbysnim pushtetin popullor.

Kjo ishte akuzë e stisur nga hetuesia, por nuk përkonte me veprimtarinë reale kundër politikës së Hoxhës?
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Jo, sigurisht që jo.

A është moment për ta sqaruar këtë fenomen?

Them se nuk ishte fenomen i përhapur. Ishte shumë i kufizuar, kështu nuk ka nevojë për ta sqaruar, se nuk ja vlen barra qiranë. Ka shumë momente të tjera për t’u sqaruar në këtë aspekt, sidomos për gratë që janë torturuar në punë, me 12 orë.

Cilat ishin rastet e tjera ku shfrytëzoheshin dhe abuzohej me gratë në diktaturë?

Po ka pasur raste që gratë torturoheshin në punë të rëndë, duke kaluar 12 orë në punë. Kishte sigurisht dhe raste të tjera më pak të kontrolluara siç ishin kampet e internimit ku abuzohej realisht ndaj femrave. Por që, e dinin se nuk kishte ndonjë reaksion ndaj saj, apo ndaj hetuesve. Por dhe këto raste ishin të rralla. Mentaliteti ynë shoqëror, e quan mëkat të madh ndaj saj. Ajo është viktimë edhe shumë nga ato, të rralla ishin që kanë deklaruar. Ato nuk guxojnë të flasin as tani pas 25 viteve. As mos të presë njeri se, ato do mund të denoncojnë për përdhunimet.

Si rekrutoheshin gratë si spiune?

Targeti i parë, të cilëve iu drejtoheshin ishin familjet e persekutuarve, këtyre iu bëhej presion i madh. Po ashtu shenjestroheshin edhe gratë e bukura, të cilat ishin dhe pak të lëvizshme, të cilat nuk e kishin për gjë të kishin lidhje erotike me shefat e sigurimit, ndonëse të rralla; ishin gratë e ndershme dhe shumë të mira, të cilat i çonin për internime vetëm për një shkak, se mund të ishte arratisur vëllai apo ndonjë i afërm; po ashtu shfrytëzonin femrat që ishin nëpunëse por bënin abuzime. Për këto kishin disa shtëpi sekrete, ku iu bëhej shantazh.

Si iu bëhej shantazhi apo kërcënimi, nga kush?

Shantazhet ishin të formave të ndryshme, shumë të sofistikuara. Ja për shembull, iu bëhej shantazh me pushime nga puna, mosdhënia e të drejtës së studimit fëmijëve të tyre. Diktatura kishte mjete e shantazhe të jashtëzakonshme, të paimagjinueshme. Në Shqipëri janë përdorur metodat më të këqija, të gjitha.

Ju folët për shtëpitë sekrete, s’ka dijeni për to, ç’ishin?

Nuk flitej për to, por njerëzit e atyre zonave e dinin ekzistencën e tyre. Nga investigimet që kam bërë në burg dhe jashtë i kam verifikuar praninë e tyre. Shtëpi sekrete kishte në Krujë, në Gjirokastër, në Tiranë ishin tre a katër shtëpi të tilla, në Shkodër etj. Në dijeni të tyre ishte vetëm nomenklatura e lartë, dhe shefat e Sigurimit. Madje hetuesit e zakonshëm, operativët nuk kishin idenë. Këto shtëpi përdoreshin për persona që vinin nga jashtë për të zbuluar qëllimin e ardhjes së tyre në Shqipëri. Përdoreshin për rekrutimin e agjentëve të sigurimit shqiptar për t’i dërguar jashtë shtetit. Instruktoheshin një muaj ose dy muaj. Ishin vende sekrete për të cilat nuk mbahej asnjë procesverbal nga hetuesitë që bëheshin atje. Në gjyqin e Kadri Hazbiut kanë dalë shumë horrllëqe se çfarë kanë bërë nëpër këto shtëpi sekrete. Kudo ku ishin vendosur drejtoritë e hetuesive kishte edhe shtëpi sekrete. Aty bëhej edhe hetuesia. Edhe në pallatin e brigadave, poshtë, ka pasur biruca. Shumë oficerë grekë, shqiptarë nga Kosova, dhe Maqedonia kalonin në ato hetuesi. Edhe në Marikaj, ishte një shtëpi sekrete në mes të një pylli, vilë e Toptanasve, aty bëheshin edhe orgjira nga të lartët.
Image result for Orgjitë seksuale të sigurimit të shtetit
Përdoreshin këto shtëpi sekrete për të abuzuar seksualisht me femrat, sidomos nga shefat e lartë? Ka denoncime se çfarë ndodhte aty?

Po, kishte raste. Me të dëgjuara e kam se aty shkonin për orgjira, ku merrnin vajza të bukura ose që nuk ishin të arrestuara. Por dërgonin dhe të dënuarat. Deri më sot, me sa di unë, nuk është bërë asnjë rrëfim për këtë shtëpi. Mendoj se frika dhe mentaliteti ynë ekziston akoma, që lidhet edhe me dinjitetin, ndaj nuk janë hapur këto.

A ka pasur për Sigurimin urdhra të fortë apo masa që të kishin kujdes për të mos kryer akte përdhunimi?

Po ka ekzistuar ky urdhër vetëm për hetuesit e zakonshëm, sidomos pas viteve ’50-të.

Ju thoni hetuesit e zakonshëm, po shefat në rangje të larta kanë pasur “liri”?

Sigurisht ata kishin dijeni, po kalonin në heshtje. Kemi rastin e Feçor Shehut, ai ishte zëvendësministër, ai kishte një femër që e kishte dashnore. Ajo ishte e lidhur me një portier të Dinamos. Feçori e merr vesh dhe vuri një njeri të tij, duke e vrarë në një bunker. Kur babai i portierit shkoi tek Enver Hoxha, ky iu përgjigj: epo gjëra të tilla ndodhin kudo!

Po, ata ishin përgjegjës, shefat. Por dijeninë e kishte edhe Enver Hoxha, pasi i mbante si fakte, për t’i kompromentuar.

Ka një hipotezë se çështjen e përdhunimit të grave është lojë e sigurimit për t’i dhënë goditjen e fundit të persekutuarve, dinjitetit të tyre. Ndodh kjo sot?

Po, jam absolutisht dakord, se ky fenomen po vërtitet si lojë në duart e sigurimit për të thënë se e tillë ishte ajo shtresë që bënin çdo gjë, e pranonin çdo gjë duke denigruar një nga shtresat që ka vuajtur më shumë regjimin. Jam me mendimin se edhe tani, pinjollët e tyre i hapin këto fjalë, se sigurimi sigurisht tani nuk ekziston. Nuk them se është ndonjë lojë, por them se elementë të sigurimit marrin pjesë në këtë fushatë. Kuptoj se kjo është një lojë shumë e kamufluar shumë e fshehtë.

Deri në ç’nivel jeni për hapjen e dosjeve?

Unë jam për hapjen e dosjeve së pari të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, dosjet kryesore sa shqiptarë janë vrarë jashtë shtetit, për këtë nuk thuhet asgjë. Sigurimi ka vrarë jashtë shtetit mjaft njerëz, të cilët janë helmuar. Në lidhje me agjenturat që dërgonte shteti shqiptar në Greqi, dhe Jugosllavi, për agjentët jugosllave në Shqipëri, që bënin lojë të dyfishtë. Pasi të jenë hapur këto, të hapen dosjet e personave që ngrenë peshë, dhe jo të tjerat, pasi krijon kaos, dhe fut njerëzit nëpër konflikte, se kush ka spiunuar njëri tjetrin. Këtyre u ka kaluar koha, janë ezauruar nëpër gazeta e libra, dhe e quaj të tepër.

Rasti juaj, pse jeni dënuar?

Unë jam dënuar 1962, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Gjykatës ishte një sheqerxhi, me pesë klasë fillore. Ai kishte dënuar nga ’45 deri në ’62 rreth 400 veta me vdekje. Quhej Llazi Polena

Ne ishim një grup arsimtarësh, kur Shqipëria më 61 u prish me Bashkimin Sovjetik, menduam e do përmbysej vendi, regjimi, kishim vetëm tetë bukë. Nuk e menduam se do dilte Mao Ce Duni dhe do t’i jepte Enver Hoxhës lekë në dorë 400 milion dollarë. Enver Hoxha bleu grurë nga Franca për të shpëtuar nga uria. Në burg njeri nxjerr karakterin tamam ashtu siç është, edhe frikacaku më i madh përballë kësaj gjendje kishte marrë guxim Edhe frikacaku më i madh kur i mungon buka, e ka uri, nuk pyet. Enver Hoxha i dinte këto, dhe solli grurë, u hapën 25 vepra e mëdha. U dënova 13 vjet burg, më çuan në Burrel. Aty mësova shumë, pasi thuheshin gjërat siç ndodhte. Më vonë nisën dënimet edhe nëpër burgje për agjitacion e propagandë. Në fund më dërguan në Spaç duke bërë 11 vjet. Më pas burg edhe më i rëndë, nuk më dhanë më të drejtën e punës, duke më çuar në një punë të rëndë, atje në guroren e Dajtit.

***

Nevila Nika: Fenomeni i përdhunimit ka ekzistuar, por e vështirë për ta denoncuar

Është hapur një debat tabu, e thënë por jo me zë aq të lartë sa tani, mbi përdhunimet e grave dhe vajzave në burgjet komuniste. Sa e vërtetë është kjo?

S’ka asnjë dyshim që ngjarje të tilla të dhimbshme kanë ndodhur. Edhe për torturat e vuajtura nga të burgosurit në vendin tonë apo të internuarit, sidomos për ata mbi të cilët rëndonin akuza me karakter politik, u desh jo pak kohe që të rrëfeheshin prej viktimave. Shume prej tyre kanë folur në rrethe të ngushta, të tjerë me zë të lartë, por gjithsesi rasti i përdhunimit gjykoj se është më i rëndë. Kujtdo që ka patur fatin të kaloje këtë përvojë traumatike, historia ka dëshmuar se e ka patur tejet të vështirë ta denoncojë e aq me tepër publikisht.

Në një debat televiziv, ku ishit edhe ju prezente, këngëtari Sherif Merdani tha se pas viteve ’70-të nuk ka guxuar njeri të përdhunonte në burgje apo hetuesi, pasi pushkatoheshin nga Enveri? A dëshmohet kjo?

Personalisht nuk di asnjë prokuror, hetues apo pushtetar që të jetë pushkatuar apo edhe dënuar me burg se ka kryer këtë akt çnjerëzor. Nëse zoti Merdani na e dëfton, do të isha mirënjohëse.

Ju keni kaluar jetën pothuaj si specialiste e historiane, si dhe në postin e drejtueses në Arkivin e Shtetit. A mund të na thoni a ekzistojnë të dokumentuar këto të dhëna, si funksiononte sigurimi i shtetit dhe hetuesia, raporte kur para tyre ishin femra ato që dënoheshin?

Kuptohet se nuk është e lehtë të gjendet dëshmi dokumentare për këto raste apo edhe për ushtrimin e torturës fizike e psikologjike. Organet e diktaturës nuk mund të linin gjurmë për bëmat e tyre dhe per faktin e thjeshte se sipas Kodit Penal e Procedurës Penale nuk lejohej kjo veprimtari, që do të thotë se de jure nuk duhej kryer asgjë e tillë, tortura të të gjitha formave, por de fakto lejohej çdo mjet e mënyrë për të “thyer” armikun e klasës, “për t’i marrë atij pohimin e krimit të kryer kundër regjimit komunist”. Gjithsesi dokumente ka për këto ngjarje.

Nga një rast konkret, pra ajo e rrëfimit të këngëtares Alida Hisku, tani ky mund të konsiderohet fenomen i diktaturës, por ende nuk shihet qartë pse ky debat ka krijuar aq shumë kakofoni, dhe njerëzit s’po e kuptojnë gjithë këtë histori, ju çfarë mendoni ka ndonjë qëllim pas kësaj, a duhen publikuar në këtë formë këto raste, dhe çfarë diskutimi sugjeroni për këtë fenomen?

Shija që të jep ajo çka lexon e dëgjon mbas rrëfimit të znj.Hisku është tejet e hidhur. Në vend që të merren e të dënojnë krimet e kryera kundër bashkëqytetareve tanë në dekada, qofshin edhe sikundër të kenë qenë në sasi të vogël, edhe pse të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kanë qenë masive dhe nuk kanë kursyer askënd, burra, gra, fëmijë të moshuar, bëjnë biografinë e znj. Hisku përpara se ajo të përndiqej. Bazuar në këtë biografi ajo nuk ka të drejte të flasë?Gjykoj se nuk është aspak e drejtë. Nuk mundem të pohoj apo kundërshtoj rrëfimin e saj tronditës, por di të them se edhe sikur të jetë i pavërtetë për të, është i vërtetë si fenomen. Ka dëshmi edhe të tjera gra apo familjare të viktimave.

Ka teza që i gjithë ky debat është një lojë e sigurimit të shtetit, për t’i degraduar dhe dhënë goditjen përfundimtare shtresës së të persekutuarve, të të përndjekurve, a ndani edhe ju këtë mendim?

Personalisht nuk mendoj se është lojë e ish Sigurimit të Shtetit, pra e organizuar prej individëve që kanë qenë pjesë e atij organi famëkeq. Fatkeqësisht ndoshta ka persona që mendojnë se zotërojnë ata të vërtetën absolute, e në emër të saj i japin të drejtë vetes të mbështesin apo të hedhin poshtë thëniet e kujtdo. Ka persona që ndoshta ende kanë mllefe apo inate të vjetra me znj. Hisku, ka të tjerë që e gjykojnë atë për shkak të biografisë së saj personale e familjare, por mund të ketë edhe të tjerë që kanë qenë realisht pjesë e ish sigurimit që ende i mundon apo i tërheq ende shati nga e kaluara e tyre. Në të gjitha rastet gjykoj se është shumë e ulet të përflasësh një zonjë, e cila duhet respektuar për guximin e saj të gjetur mendoj me shumë vështirësi pas me shumë se dy dekadash për të pohuar publikisht dramën që ajo ka kaluar. Nuk ka patur kaq shumë reagim, për të mos thënë kanë kaluar krejt në heshtje, kur të tilla histori dhimbje e vuajtje janë rrëfyer nga të tjerë fatkeqe që panë burgjet, birucat e kampet e internimit.

Duhen hapur dosjet, por çështja është ligji, dhe një skemë të propozuar se si. Sa e vështirë do të jetë kjo, dhe çfarë treguesi është për jetën dhe politikën e shqiptarëve?

Ne dijeni time Ligji për hapjen e dosjeve ka kaluar. Momentalisht procesi i zbatimi të këtij Ligji është përzgjedhja e pjesëtarëve të Autoritetit (5 persona) nga ana e Parlamentit. Vështirësi ka dhe nuk janë të vogla, por në se ka vullnet të mirë nga të gjithë mendoj se mund të arrihet diçka. Shoqëria jonë ka nevojë për ta realizuar këtë proces. Jemi një popull që kemi vuajtur e vazhdojmë të vuajmë mungesën e informacionit. Ky është një problem jo i vogël për shoqërinë tonë, i cili jo pak herë na ka sjellë pështjellime jo të vogla në jetën tonë të përditshme, por sidomos duke na dëmtuar ende të ardhmen tonë



rape

Raporti i hartuar nga kreu i këtij institucioni, Gani Goxhaj flet për veprimet imorale të shefit të kësaj dege, kapitenit Qatip L.

Së bashku me rreshterin e policisë, Parion Z. dhe kapter Sefer B., ata kryenin përdhunime e orgji.

Në dijeni të veprimtarisë së tyre ishin disa civilë si Hysen V., këpucar, Osman C., sportelist në hotelin Adriatiku, Xibushe X., sporteliste në hotel Shkumbini, Nevruz B., punëtor në Elbasan dhe njëfarë Ilmi, tashmë ushtar.

Lexoni më poshtë raportimet tronditëse:

-Në hotel Adriatik jetonin dy vajza, të cilat janë nga Dibra e Madhe dhe janë internuar nga Tirana. Njëra quhet Meleqe K.. Atë, në muajin korrik 1957, e kanë marrë dy nënoficerët dhe ia kanë çuar në shtëpi kapiten Qatipit, sipas porosisë. Kapiten Qatipi e ka mbajtur disa herë rersht në shtëpi prej orës 20:00 deri në orën 3 pas mesnate, ndërkohë që në këtë periudhë, gruan e kishte dërguar në fshat për një kohë të gjatë.

-Në muajin qershor 1957, kapter Seferi dhe rreshter Parjoni i kanë çuar në shtëpi Qatipit një femër imorale që kish ardhur nga Kavaja, të cilën në fillim e përdorën vetë dhe pastaj e çuan në shtëpinë e kapiten Qatipit. Kjo femër, me ndërmjetësimin e Qatipit, është strehuar në dyqanin e këpucarit Hysen V., ku edhe atje e kanë përdorur në grup, mbasi kanë pasur një vend të maskuar në dyqan.

-Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale, minoritare, e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasue lidhje edhe më përpara, dhe së bashku me kushëririn e tij, Novruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin. Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe Qatipi e Nevruzi kanë kryer marrëdhënie në afërsi të Degës së Brendshme.

-Në muajin korrik, kapiten Qatipi, bashkë me Seferin, Parjonin dhe tetar Bektashin, kanë marrë një vajzë që vinte nga Lushnja, Xhemile S, dhe e kanë çuar në hotel Adriatik. Aty kanë kryer marrëdhënie në grup. Vajzën e ka përdorur edhe sportelisti Osman C. Në këtë marrëdhënie grupi ka ftuar edhe rreshterin Ramazan Gj.

-Aty nga muaji tetor 1957, kapiten Qatipi, Simon B., kryetar i lokalitetit të qytetit dhe kapter Qerimi, kanë shkruar në Fushë Mbret, kanë marrë të ashtuquajturën Zejmene C, me të cilën kanë kryer nevojat seksuale që të tre në një kohë.

-Në datën 9 shkurt 1958, kapter Seferi, duke qenë me shërbim postë roje në stacionin e trenit, takon një femër, të quajtur Marjana H. nga Vlora, të cilën e kishte dërguar oficeri i drejtorisë për të hipur në tren, mbasi nuk kishte lekë. Seferi, në bashkëpunim me kapter Hysen H., bie në marrëveshje me një nëpunës të stacionit të trenit dhe e mbyllin brenda në një dhomë për dy orë rresht. Më vonë e marrin dhe e çojnë në ullishte dhe kryejnë përsëri nevojat seksuale në grup.

-Kanë thirrur një vajzë nga Kavaja dhe e kanë dërguar në dyqanin e këpucarit, duke e përdhunuar në grup.

-Janë thirrur pa asnjë arsye dy vajza, Fatimja dhe Antoneta në orët e vona në Postën e Policisë dhe kanë kryer me to aktin e turpshëm.

Kemi plehrat tona

Debati mes qeverisë e ricikluesve dhe shoqërisë civile për importin e mbetjeve mbetet në teori dhe hamendësime. Përplasja politike i ka sakrifikuar faktet, ndërsa kryeministri është bërë pre e të njëjtës retorikë që përdori për kundërshtarin. Vullnet Haka: Biznesi i riciklimit është në pikë të hallit. Me importim rrisim kapacitetin dhe mund të riciklojmë më shumë mbetje të vendit

39 Plehrat 2016

Shqipëria do të rifillojë importin e mbetjeve që përdoren në industrinë e riciklimit, tre vjet pasi qeveria Rama e pati bllokuar këtë me vendimin e famshëm të parë që do e mbante Shqipërinë të pastër. Kryeministri e pati referuar në 2011 dhe më vonë ligjin 10463, të cilin me ndryshime e votoi dje në kuvend, si nismën që e kthente Shqipërinë në “koshin e mbetjeve të Europës”. Por shumica ndërroi mendim. Deputeti Eduard Shalësi mori përsipër të risillte në kuvend një rishikim të ligjit që sipas shumicës kufizon numrin e mbetjeve që importohen në vetëm katër grupe bazë: letra, druri, mineralet me ngjyrë dhe plastika. Po ashtu shumica thotë se kapacitetet kontrolluese janë rritur në dogana dhe se ligji i ri sidoqoftë mban të bllokuar importin e mbetjeve për incenerim (djegie) apo groposje. Opozita përveçse përdori të njëjtat terma kundër shumicës së sotme, nuk qe po aq e dhunshme në kundërshtim, me gjasë sepse ligji me pak ndryshime ishte ai që kishte miratuar vetë. Shoqëria civile e mbledhur rreth AKIP që i pati bërë oponencë ligjit në 2011 dhe pati mbledhur firmat për referendumin duke pasur mbështetjen atëherë edhe të opozitës që drejtohej nga Rama, i ka shpallur luftë këtij vendimi. Ajo e quan veten të prerë në besë, duke qenë se referendumi mund të bllokonte për një kohë të pacaktuar apo edhe përfundimisht importin dhe se anulimi i tij u bë vetëm për shkak të anulimit të ligjit. Duke etiketuar si plehra gjithë deputetët që votuan ligjin, protestuesit dje u kujdesën të shkruanin emrat e tyre në kazanët e mbeturinave në kryeqytet.

Në cepin e tyre ricikluesit nuk janë po aq të zëshëm. Të kapur mes politikës që herë i mbron dhe herë i përplas me përçmim, ata ankohen se po falimentojnë dhe se janë në ditët e tyre më të zeza. Vullnet Haka, pronar i një kompania riciklimi në kryeqytet dhe pjesëtarë i shoqatës së ricikluesve, thotë se ata po punojnë me 26.7 për qind të kapacitetit dhe se janë të ndëshkuar prej procesit të përdorur politikisht. “Nuk ka asnjë vend të botës që e ndalon importin”, i tha Haka Mapos, ndërsa një menaxhere prodhimi në kompaninë e tij na vuri në dukje makineritë e fikura që ilustronin sipas saj mungesën e lëndës së parë.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve sidoqoftë janë të acaruar me ligjin dhe rikthimin e tij. Ai është paraqitur në publik më herët, por edhe së fundmi si ndotje mbi ndotjen që ka pushtuar vendin. “Kancer’, “plehra”, “kosh plehrash” e togfjalësha të ngjashëm po përdoren për të ilustruar situatën. Por e gjithë kakofonia pro dhe kundër nuk duket se mbështet në ndonjë studim serioz përpos atyre të biznesit, i cili llogarit kostot dhe shpreson që duke importuar material të riciklueshëm prej jashtë të mund të bëhet më konkurrues në tregun vendës dhe atë të eksportit.

Kemi plehrat tona

Një prej kundërshtimeve më të ashpra kundër importit të mbetjeve është ai i prezencës së tyre thuajse në çdo cep të vendit. Ambientalistët e kanë vënë këtë në dukje prej vitesh, ndërsa deri vonë (e me gjasë edhe tani) landfille të improvizuara në gryka përrenjsh digjnin në natyrë mbetjet e qyteteve, një pjesë e të cilave përfundonin në shtrate lumenjsh e deri në det. Kështu pyetja që shumë i shtrojmë vetes është pse nuk mbledhim dhe nuk riciklojmë mbetjet tona?! Por riciklimi nuk është punë aq e thjeshtë. Ricikluesit, si Haka, vënë në dukje se shumica e mbetjeve të mbledhura në vend janë të pista. Riciklimi i plastikës për shembull është një proces delikat dhe ndotje ushqimore edhe të vogla mund ta shkatërrojnë procesin dhe dobësojnë produktin. Fakti që vendi i hedh në të njëjtin kosh mbeturinat i bën ato të vështira për t’u futur në këtë proces dhe me një cilësi më të dobët. Haka thotë se sot kompania e tij është e detyruar të punojë me kapacitet të ulët dhe të blejë më shtrenjtë material të ricikluar (lëndë e parë) me të cilin pasuron plastikën vendëse të mbledhur me dorë në mënyrë që ta fusë edhe këtë në përdorim. Riciklimi i këtyre mbetjeve do duhej të fillonte që në shtëpi dhe më pas në koshat bashkiakë e kështu me radhë. Kjo duket vite dritë larg. Shqipëria sapo ka filluar të ndërtojë landfille që është një hap i madh prej hedhjes kuturu të mbetjeve urbane që ka funksionuar deri tani. Kështu plehrat tona është vështirë të riciklohen dhe me gjasë të tilla do mbeten edhe në vijim. Ricikluesit siç thotë Haka kanë nevojë për “mbetje të pastra” që vijnë kryesisht prej industrisë ku plastika (një prej llojeve) të cilën ai e përdor për të prodhuar qese në një zinxhir të mbyllur përpunimi në Mëzes të kryeqytetit. Por ai thotë se vetëm nëse lejohet që industria të mëkëmbet dhe investojë ajo mund të jetë më pas në gjendje të riciklojë edhe më shumë prej mbetjeve që ndodhen në vend.

Të rrezikshme?!

Ambientalistët nga ana e tyre nuk gjejnë arsye për të besuar këtë version të industrisë. Importi i mbetjeve për ta është një shtesë mbetjesh mbi ato që ne kemi dhe që nuk jemi në gjendje t’i menaxhojmë dhe jo më t’i riciklojmë. Fakt për ta është se sido që të rrotullohet procesi i riciklimit krijon mbetje. “Deri në 2 për qind”, tha dje Shalësi në një emision televiziv edhe pse e quajti këtë të papërfillshme. Ky 2 për qindësh, mbetje e mbetjeve, është shqetësimi bazë për ambientalistët edhe pse më fanatikët ndër ta rendisin në ndotje edhe transportin e këtyre mbetjeve nga një vend në tjetrin, gazrat që lëshohen në atmosferë dhe ndotjen e ujit që përdoret në larjen e këtyre mbetjeve që më herët mund të kenë shërbyer si ambalazhim i materialeve me kimikate.

Haka nuk e mohon që ashtu siç çdo industri riciklimi krijon ndotje, por ai thotë se ato janë minimale dhe jo të ndryshme nga industritë e tjera. Ndërkohë prej pozicionit të tij pretendimet se do të futen lëndë të rrezikshme e të ngjashme janë të pabaza. Ai shpjegon se rruga që mbetjet për riciklim të vijnë deri në Shqipëri është e gjatë dhe u nënshtrohet një sërë procedurash e kalimesh në dogana që sipas tij e pamundësojnë apo e bëjnë të kapshëm abuzimin nëse të tillë do ketë. Por Haka ka edhe një mbrojtje tjetër. Ai thotë se si biznesmen, pa përfshirë nëse është i përgjegjshëm apo jo, ai nuk do të importonte mbetje të rrezikshme të cilat nuk mund t’i riciklojë. “Ne i blejmë me para mbetjet”, thotë ai duke vënë në dukje se sa i pakuptimtë tingëllon për të blerja e mbetjeve që nuk mund të përdoren. Në kompaninë e tij ta ilustrojnë këtë me dengje materialesh të riciklueshme të lëna mënjanë. Një pjesë e tyre na thonë janë mbetje që nuk mund të riciklohen aty ( pjesë metali, kartonë apo plastikë e një lloji tjetër), të cilat kompania i shet te ricikluesit përkatës. Menaxherja e kompanisë na thotë se ata përpiqen të riciklojnë çdo gjë, pasi çdo material që futet aty është i blerë me para dhe i kushton kompanisë.

Biznes si gjithë të tjerët

Për publikun sidoqoftë mbetet dilemë se si vende të Europës nëse ky është një proces fitimprurës nuk e kryejnë vetë. Haka thotë se e gjithë kjo është vetëm biznes. “Ka një bursë për mbetjet në Europë dhe aty ricikluesit edhe shqiptarë blejnë materialin që iu duhet”, thotë ai, ndërsa vë në dukje se ky nuk është një proces krejtësisht tregtar. Madje për ricikluesin qëndrimi i Shqipërisë është në të kundërt të atyre marrëveshjeve të tregtisë në të cilat është angazhuar dhe se tashmë një pjesë e materialeve të riciklueshme konsiderohen lëndë e parë dhe vende si Turqia nuk lejojnë eksportin. Për ambjentalistët biznesi mbetet i dyshimtë. Angazhimi në Itali i mafies në proces dhe afërsia e saj me Shqipërinë nuk kapërcehet lehtë. Lavdosh Ferruni madje vuri në dukje në Vizion Plus se mafia mund ta përdorte këtë heqje bllokade për të mbytur anije me mbetje të rrezikshme në Adriatik. E gjithë kjo ama mbetet në fusha të hamendësimit, mbi të cilat ricikluesit thonë se ne nuk duhej të importonim as ushqime apo produkte të tjera që konsumohen në vend. Pak njerëz mund të thonë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Mbetjet sigurisht nuk kanë as nam të mirë dhe as imazh të bukur. Politika nga ana e saj është zhytur thellë në proces herë duke akuzuar dhe herë duke mbrojtur sipas interesit të ditës, një luhatje e cila e ka deligjitimuar edhe pretendimin e biznesit të ricikluesve.

Mos e kruaj shumë!

Mos e kruaj shumë!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...