Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/24

Anton Mazreku shkrimtar i mbetur në rrugë?...





Anton Mazreku Reth krijimtarisë të tij letrare ne vëllimin “Fjala dhe heshtja”



Nga Skifter Këlliçi 


Aty nga mesi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, gjatë një takimi letrarësh, një poet, asokohe nga më më të mirët e realizmit socialist, u shpreh se Anton Mazreku, (1908-1969), i njohur deri atëherë dhe më pas nga i madh dhe i vogël për komentet aq emocionuse që u bënte ndeshjve të futbollit nga mikrofonët e Radio Tiranës, ishte “shkrimtar i mbetur në rrugë”.

Ende nuk kisha nisur studimet e larta për gjuhë letërsi dhe kjo shprehje më befasoi, sepse, veç komenteve të mësipërme në Radio dhe reportazheve po aq tërheqëse në faqet e gazetës “Sporti Popullor”, ndonëse këto këto më të pakta të pakta, gjë tjetër nuk kisha lexuar nga Anton Mazreku.

Madje, edhe kur disa vjet më pas u bëra gazetar sportiv dhe së bashku me Ismet Bellovën dhe me vetë Mazrekun krijuam nje “trio” origjinale komentatorësh radiofonikë të futbollit, ndonëse bisedoja jo rallë me të, kurrë nuk e pata pyetur për krijimtarinë e tij letrare, e nisur qysh më 1925, kur ishte djalosh 17- vjeçar dhe vazhduar, siç dëshmohet në shtypin e kohës, deri në vitin 1944, kur kishte mbushur 36 vjeç.
Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse edhe unë, pasi kisha botuar deri në moshën 20- vjeçare dy tregime, për të cilat nuk ia vlen të zgjatem, sepse ishin skematike dhe të dobëta, për një kohë të gjatë hoqa dorë nga krijimtaria letrare, për t’iu kushtuar emisioneve artitstike në Radio Tirana dhe veçanërisht “Rubrikës sportive”.

Mirëpo, nga filimi i viteve ’70, po të shekulit të kaluar, kur zura të merresha me përgatitjen e librit “ Historia e futbollit’”, që do të botohej më pas, duke shfletuar në Bibliotekën Kombëtare koleksione të gazetave shqiptare, midis të cilave të gazetës “Sportit Shqiptar”, (1935-39), që kishte themeluar dhe drejtuar vetë Anton Mazreku, ndarë pa pritur nga jeta më 1969, hasa dhe në krijimtaënë e mirëfilltë të tij letrare, me skica, tregime, poezi, shënime kritike, shqipërime nga letërsia e huaj, madje, siç do ve në dukje më poshtë, të një niveli të lartë artistik. Dhe, duke qenë tashmë edhe vetë autor i disa veprve letrare, me përvojën e fituar, isha në gjendje të gjykoja mirë se Anton Mazreku, nëse deri atëherë ishte komentatori më i mirë sportiv i mikrofonit shqiptar, i cili, në të njejtën kohë, me krijimet e mësipërme letrare, dëshmonte se kishte qenë edhe ndër shkrimtarët dhe poetët tanë rinj më të talentuar të viteve 1930-40-të.

Me fjalë të tjera, në brezin e shkrimtarëve të rinj, të lindur në vitet e para të shekullit të kaluar, duke përjashtuar Sterjo Spassen, Nonda Bulkën dhe Migjenin, që ishin bërë të njohur përkatësisht me romanin “Pse”, (1934), përmbledhjen poetike “ Vargjet e lira” (1936) dhe I fundit me vëllimin satirik “Kur qesh dhe qan bilbili”, (1934), po në atë periudhë Anton Mazreku ishte pa dyshim ndër shkrimtarët e rinj më të talentuar, i tillë si Dhimitër Shuteriqi, që deri më 1936, ende 21 vjeç, kishte botuar edhe dy vëllime me poezi dhe Petro Marko, që ishte njohur në shtypin e ditës me skica, poezi dhe shkrime të goditura publicistike. Por që të dy nuk kishin botuar deri atëherë tregime, siç kishte ndodhur me Anton Mazrekun.


Madje, duke gjykuar pas kaq dekadash, kam mendimin se pas tregimeve të Ernest Koliqit dhe Migjenit, që bëjnë pjesë në fondin e artë të letërsisë shqiptare, tregimet e Mazrekut dëshmojnë se po të vazhdonte krijimtarinë letrare, ai do të bëhej nga prozatorët e shquar shqiptarë.
Të njejtin vlerësim do të bëja edhe për krijimtarinë poetike dhe përkthimet e tij në prozë dhe poezi nga letërsia klasike italiane, gjermane dhe franceze, që i hasim jo rallë në shtypin e asaj periudhe.

Le ta dëshmojmë këtë me disa shembuj.

Po e nis nga proza. “Hajdutët” është një tregim I botuar në gazetën “ Zëri I Korçës” më 1927, kur Mazreku 19-vjeçar, ndiqte Liceun francez të Korçës. Mbase ky tregim është bazuar në ndonjë kronikë të shtypit të asaj kohe, sepse ngjarjet zhvillohen në një natë vere të vitit 1913, në Bullgari, kur sapo kishte mbaruar Lufta Ballkanike.

Është mesnatë e errët dhe përmes pyllit të dendur një makinë po i afrohet qytetit. Autori përshkruan me vërtetësi artistike gjendjen e trazuar shpirtërore të udhëtarëve, që pas pak do të sulmohen, grabiten dhe vriten nga një bandë hajdutësh.

“ Fytyrat e udhëtarëve,- shkruan Mazreku,- janë të zbehta, të hequra, jo nga lodhja, po nga frika… Gazi, qeshja dhe gëzimi janë strukur vetëm në shpellat e hapta të kujtimit. Por prapë kanë një shpresë, një shpresë të vogël, shpresën e një shpëtimi të çuditshëm. Në pyll asgjë nuk pipëtin, asgjë nuk dëgjohet, përveç një zhurme të lehtë që japin gjethet e pëmëve të lëmuara nga një erë përkëdhelëse”.

“Kështu desin burrat” është një tregim, përsëri me temë historike, por shqiptare, botuar në gazetën “Demokracia”, më 1933, kur Mazreku kishte mbushur tashmë 25 vjetët. Në qëndër të tij janë vajza fshatare, midis të cilave Kyrana, që kanë vajtur në fushë për të korrur grurin. Befas sulmohen nga kalorës turq që kërkojnë t’i rrëmbejnë. Por aty ia behin edhe trima shqiptarë, të prirë nga Vladi, i fejuari i Kyranës.

Zhvillohen luftime të ashpra. Vriten turq, të tjerët zmbrapsen me panik. Por plagoset rëndë Vladi. Kyrana ia merr nga dora flamurin kuqezi dhe më të mbulon trupin e të fejurit, tashmë pa jetë.

“ Ishte ende herët, qiellës vezullojshin hyjtv përmallshëm, mas nji kodre zhdukej i mrami kind i hanës. Prej maleve të largëta e prej valëve të pronit, qi gurgullonte, tuj u pshtjellue nëpër ca rranjë e gropa, derdhej gjithkah nji fresk i kandshëm. Vetëë natyra me at pagjë plot andje grishte me u ndrye në vetvedi”.

Me të tilla penelata të mirakandshme e fjalor të pasur Mazreku përshkruan në këtë tregim agimin e atij mëngjesi, kur vajzat po drejtohen kah grunishta për ta korrë, pa e marrë me mend se që pas do kohe do të sulmoheshin nga turqit.


Të bën përshypje një dukuri krejt origjinale e këtij shkrimtari. Në krijimtarinë e tij, qoftë letrare, a publicitike, ai ka shkruar në të dy dialektet , gegërishte dhe toskërishte. Madje, në mënyrë të përsosur. Gegërishten e kishte gjuhë të veten, sepse kishte babain nga Kosova, nënën, (motra e atdhetarit të njohur Luigj Gurakuqi), nga Shkodra, vetë ishte rritur në këtë qytet, por vite të rinisë i kishte kaluar në Korçë, ku, siç përmenda më sipër, kishte kryer Liceun Francez dhe më pas e kishte lidhur jetën me një vajzë korçare. Ja përse edhe toskërishtja e tij është aq e rrjedhshme, thuajse e njejtë me gjuhën e sotme standard, ndonsëe e shkruar më shumë se 70 vjet më parë. Madje, për mendimin tim, më tërheqëse se gegërishtja, që mbart jo rrallë nuanca të theksuara të nëndialektit shkodran, siç dëshmohet në fragmentin e mësipërm, kur shkruan hyjtë për yjet, qiella, për qiellin, mas për mbas , mara për mbara, pagjë për paqe…

Kështu, pas gjuhëtarit dhe atdhetarit të shquar, Kostandin Kristoforidhi, (të kujtojmë vetëm “Gjahun e malësorëve”), Anton Mazreku është i dyti shkrimtar që ka përdorur në krijimtarinë e tij të dy dialektet.

Por të kthehemi përëri te proza letrare e Anton Mazrekut. Më 1937, kur tashmë ishte 29 vjeç, ai botonte në gazetën “Shkolla Kombëtare””, këtë radhë një përrallë, me titull “Gjuha e kafshëve”. Dhe përsëri në një toskërishte të rjedhshme, mbi të gjitha, me dialog të zhdërvjelltë dhe të natyrshëm, siç e dëshmon dhe ky fragment me ngjyrime korçarçe:

“ -Jo, s’është kjo. Xheç ke, por m’a fsheh.Pse jemi kaq miq ahere. N’është ndonjë gjë e fshehtë që nuk duhet ta mësojnë të tjerët, mua mund të m’a thuash, se unë s’ia tregoj asnjeriu tjetër..
-E po më plase, de. Ja, më në funt do t’a them: është gjeç, por s’bën ta dish as ti.”

Të ndalemi sado pak te krijimtaria poetike e Mazrekut. Po me aq siguri, si në prozë, ndonëse nuk ishte vetëm 17 vjeç, (1925), kur ende nuk kishte shkuar për të ndjekur studimet në Liceun Korçës, ai ka shkruar poemën “Djali dhe nana”, të botuar më 1938 , siç dëshmon vetë në faqet e “Sportit Shqiptar”, ku krijonte hapësira të mëdha, që të botoheshin fragmente nga vepra të famshme të letërsisë së së huaj dhe të autorëve të rinj shqëiptarë. Poema ka në qendër një djalosh që pa pasur nevojë, merr rrugët e mërgimit. Dhe pa kaluar shumë kohë, harrion atdheun. Më pas kthehet i penduar në qytetin e lindjes dhe mbushet plot hidhërim kur gjen të vdekur nënën, që aq shumë përgjërohej për të. Poema përshkohet nga një frymë sentimentale, por dëshmon për dhuntitë poetike të Mazrekut, ende shumë i ri, siç shihet në këto vargje:
“Nuk m’mba fusha, nuk m’mba mali,/T’shkret’ e t’vogël ti m’ke lanë,/Ah, i mjeri unë djali,/Nuk kam nanë, jam nat’ pa hanë…/…Mbi çdo vend ku xen dielli,/Ku ka jetë e njerëz ka, /Mbi dhe ku shkëlqen prilli/,Po mbi nan’ kurkund nuk ka”.

Po citoj edhe vargje shkëputur nga poema tjetër “Dy lott e dy lule”, botuar 16 vjet më vonë, më 1941 në revistën “Shkëndija”, kur Mazreku, tanimë prozator dhe poet, kishte arritur përvojë më të madhe letrare:
“ Medet! Ajo dritore prej kah t’ambël e t’madhnuedhëm e hidhshe ti vështrimin,/N’për t’blertat fusha e kodra edhe prej kahe, /E si prej nji gurre t’pranveruer agimit, /Shpërndahej drita e syve t’tu, tash ajo rri mbyllun…”.

Talentin e vet letrar Anton Mazreku e tregoi edhe në fushën e shqipërimeve nga frengjishtja dhe italishtja . Më 1930, kur nuk ishte vëtëm 22 vjeç, përktheu dhe botoi romanin “Nikoleta dhe Dina” të shkrimtarit Xhorxh Sim; dhe pas disa shqipërimeve të tjera në prozë e dramaturgji , u mor edhe me shqipërime poetike, ku bien në pah vjersha të autorëve të njohur Hygo, Ronsar, Shenie, Hajne, Leopardi, Trilusa etj.
Në artikullin e tij studimor “Anton Mazreku për gjuhën dhe letërsinë shqipë”, (“Sporti Shqiptar”, 21 gusht 1992), pr. dr. Jup Kastrati, midis të tjerash, ndalet te poezia “Lorelei”, shqipëruar nga Mazreku dhe botuar në revistën “Shkëndija” , (janar-shkurt 1942) dhe bën krahasimin e kësaj poezie, përkthyer përsëri nga Arshi Pipa në revistën “Fryma”,( korrik- gusht 1944) dhe pastaj nga Lasgush Poradeci, në një ëvëll poetik, botuar nga Ndërmarrja e Botimeve, (1957).

“ Për mendimin tim.,- thekson Kastrati,- shqipërimi i Anton Mazrekut i kësaj poezie të famshme në letërsinë klasike gjermane, është më i bukur dhe më i kapshëm. Ja disa vargje të kësaj poezie me përkthimin e Anton Mazrekut:
“Më e bukura virgjëreshë,/Krenare lart atje lart rri;/Ka rrobën si mbretëreshë, /
kreh leshërat si flori,/I kreh me gribën e artë,/
Dhe këngës për bukuri,/Ia thotë me zë të lartë,/Të fortë melodi”.

Së fundi, Mazreku dëshmoi prirje edhe në fushën e kritikës letrare. Për këtë, mjafton të përmendim artikullin “Arsimi kombëtar humbi katër bij të çmueshëm brenda këtyre dy muejve”, ku ndalet dhe në vdekjen e parakohshme të Migjenit, (revista”“Shkolla Kombëtare”,dhjetor 1938 ).”Në çastet e mbrame të të jetës së tij të shkurtë,- shkruan Mazreku,-do të ketë dashtë e ndoshta do të ketë mujtë me shkrue kryeveprën e tij, por “deka ia ngrini ato duer porsi florini e kanga e mbrame e Migjenit u mbyll në vorr bashkë me te”.
Po si shpjegohet që pas vendosjes së regjimit komunist, më 29 nëntor të vitit 1944, shkrimtarim, publicisti dhe shqipëruesi Anton Mazreku heshti së shkruari dhe emri i tij u pa vetëm në reportazhe të gazetës “Sporti Popullor”, dhe zëri tij deri sa u shua, u dëgjua vetën në radiokronikat nga stadiumet tona?

Në parathënien e librit me titullin kuptimplotë “Fjala dhe heshtja”, pr. dr. Adelina Mazreku, bija e autorit, krijimtarinë letrare të të cilit po trajtojmë, ndër të tjera nënvizon: “Anton Mazreku nuk është një fenomen unikal I tkurrjes intelektusle, ai është vetëm një përfaqësues i atij brezi intelektualësh që i përkasin “Botës së Moçme” të Cvajgut. Ata, për t’iu përshtatur me dinjitet “Botës së Re”, pemës së tyre që lulëzonte shumëdegëshe, i krasitën, ndonëse me dhëmbje, shumicën e degëve, për të lejuar të mbijetonte vetëm filizi “më i padëmshëm”, por që edhe ai lulëzoi bukur dhe dha frutet e tij, pikërisht se qe pjesë e atij trungu, edhepse me degë të cungura”.

Siç shihet, ashtu si poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, edhe Anton Mazreku ndërpreu krijmtarinë e tij letrare, madje edhe në fushën e shqipërimeve. Dhe kur ishte vetëm 36 vjeç, kur kishte shumë për të thënë, dhe sigurisht më mirë dhe më hijshëm në këto fusha. Arsyeja: Me sa duket, nuk u pajtua me regjimin komunist, që për ironi të fatit, u drejtua për dekada nga diktatori Enver Hoxha, për 8 vjet, (1923-1931), shok klase me të në Liceun e Korçës, nga sa duket, nuk u pajtua edhe me parimet e realizmit socialist në letërsi dhe arte. Pra, Mazreku “krasiti degët letrare” dhe mbajti atë më të padëmshmen, degën e gazetarisë sportive. Dhe, megjithatë, shpata e kuqe një ditë ra dhe mbi të.

Më 1966, në peridhën e të ashtuqujturit revolucionarizim i jetës dhe ashpërsimit absurd të luftës së klasave, si intelektual “i frymës së vjetër” ai u nxor në pension të parakohshëm; dhe i mbyllur ne vetvete, tre vjet më pas nga një hemoragji cerebrale, pa pritur, u nda dhe nga jeta.
E çuditshme!... Enver Hoxha, që në raste të tilla dërgonte telegrame ngushullimi edhe për ndonjë fshatar patriot që kishte njohur gjatë luftës, nuk u kujtua që siç përmenda më sipër, ta bënte këtë për shokun e ngushtë të rinisë, figurë kaq të madhe në fushën e sporteve… Po kështu edhe Ramiz Alia, ministër i Arsimit në vitet 1955-58, që e kishte njohur Anton Mazrekun nga afër.
Me vëllimin dinjitoz “ Fjala dhe heshtja”, botuar pasvdekjes së tij më 2008, krahas ndihmesës së tij si publicist në sfera të ndryshme, sidomos të sportit, para lexuesit shqiptar shpaloset edhe profili i tij i harrur, ai i shkrimtarit, i cili, për mëkatet e pafalshme të autorëve të djeshëm edhe të sotëm të historisë së letësisë shqiptare dhe të autorëve të zërit të tij në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, mbetet padrejtësisht i injoruar.

Ndaj, atij poeti të “socrealzmit” , siç e përmend në fillm të këtij punimi, që dikur shprehej se Mazreku ishte “shkrimtar I mbetur në rrugë”, unë, me kaq sa përcolla shkurtimisht në këtë punim kushtuar krjimtarisë së tij, i përgjigjem: “Jo, Mazreku është shkrimtar që për bindjet e tij, me ardhjen e komunistëve në fuqi, iu shmang me ndërgjegje rrugës letrare, por, gjithsesi, edhe me aq sa shkroi në vitet 1925-44, mbetet në kuptimin e plotë të fjalës krijues”.

Fajin e ka "brumi"!

Subject:VS:Aktuale
From:silvana Berki (vana-68@hotmail.com)
To:floribruqi@yahoo.com;
Date:Thursday, 23 February 2017, 10:29

Pershëndetje z. Flori!
Kam një shkrim per ngjarjet e fundit në Tiranë, që nëse të pelqen mund ta publikoni.
Miqësisht Silvana.

* * *
Fotografia e Mira Korance


Ngjarjet e fundit në Tiranë nuk ka si të mos ngacmojnë cdo intelektual që jeton brënda dhe jashtë kufijve amë. Per herë të parë në historinë e vet, Shqiperia është shumë afër ëndrrës së vet për t`u futur në EU dhe të bëhet pjesë e saj njëherë e përgjithmonë. Por sa gati është Shqiperia për t`ia arritur kësaj dhe cfarë kërkohet ende qe EU: ja ta bëjë pjesë e zonës së vet gjeografike, politike dhe shoqërore?
Për të kuptuar kërkesat e Eu:së, duhet të kuptojmë ne si popull në radhë të parë: cila është natyra e një shteti modern i cili mund të pranohet si shtet europiane.
Ka 26 vite që Shqiperia përpëlitet rreth një vorbulle të vet si peshku pa ujë. Politikat e ndërtuara deri më sot shqitare shpesh deklarojnë dhe na kujtojnë punën e rëndë që kanë bërë kur kanë qënë në fuqi që duket përherë e më shumë në sy të popullit se këto deklarata nuk janë asgjë tjetër vecse një mënyrë konkurence elektorale. Nga ana tjetër, asnjë nuk e mohon faktin që është punuar, që është derdhur djersë. Vecse nuk duhet harruar që djersë derdhet edhe kur bën qejf, edhe kur rri në diell duke pirë cigare apo duke folur me zë të cjerrë. E megjithatë, pa iu futur analizave të së kaluarës sonë, sesi erdhëm deri tek negociatat me EU:në në shtator, duket se bashkimi europian ka kuptuar disa nuanca të rëndësishme në formimin e shtetit modern shqiptar ndryshe nga vitet e mëhershme. Për t`i kuptuar më qartë këto nuanca të pranueshme nga europianët do ti ndaja këto element në dy dimensione; ato siperfaqësore dhe nënsiperfaqësore. Sipërfaqësore nënkuptoj të gjithë format e mekanizmave lëvizës, të cilët i sheh syri ynë, mbi të cilët veprojmë dhe marrim frymë. Nënsipërfaqësore do të shikoja mekanizmat institucional dhe veprimtarinë e tyre morale dhe etike. Të dy këta mekanizma janë baza e formimit të shtetit modern.
Partia demokratike me në krye Lulzim Bashën deklaron se asnjë i huaj nuk mund ta dijë të vërtetën rreth të dukshmes dhe të padukshmes në shoqërinë shiptare dhe funksionin e tyre përvec shqiptareve që jetojnë brënda atij sistemi. Pajtohem plotësisht. Atë e kuptojnë vetëm shqiptarët, të cilët e ndiejnë atë sa herë kanë të bëjnë me funksionin e jetës së perditshme, me funksionin e institucioneve të tyre. Ajo që të ngushëllon dhe që duket meritë e punës së politikës së këtyre tre-katër viteve të fundit është, që të paktën është hedhur themeli institucional shtetëror shqiptar. Sesi funksionojnë pastaj këto organe dhe institucione është tjetër gjë. Dhe këtu futet ana morale dhe etike. Eshtë gabim dhe i madh të mohoet qoftë edhe siperfaqësore puna e hedhur ketyre tre-katër viteve. Ne shqiptarët e kemi një shprehje: rri shtrembër po të duash, por fol drejt. Edhe pse europianët nuk e njohin aq sa ne ku ka zënë ngërc ana morale dhe etike shoqerore, nuk mendoj se nuk kanë hipoteza teorike lidhur me këtë funksion nënsiperfaqësor, sepse vet rrjedha politike e zhvillimit të tyre kapitalist-liberal i ka kushtuar atyre gjithë kohën e egzistencës së vet. Por mendoj ajo që për europianët është e mjaftueshme per ta futur Shqiperinë në këtë proces zhvillimi drejt Europianës do të ishte vazhdimi i funksionit institucional siperfaqësore. Nënsiperfaqësorja është një mekanizëm i pandalshëm dhe që do të egzistojë sa të ketë shoqëri independente dhe në bashkësi.
Ndaj Shqiperisë i duhet dhënë ky shanc dhe të vazhdojë të vendosen këto instrumenta që funksionojnë në të përditshmen dhe që mundësojnë rritjen e anës morale dhe etike shoqërore, atë anë që e prekin dhe frymojnë vet shqiptarët. Basha, këtë duhet të ketë parasysh, se problemi që ai ngre nuk është thjesht institucional, por ai moral dhe ky moral nuk asgjesohet duke vendosur qeveri teknike, apo duke zëvendësuar parti politike me një tjetër. Fajin e ka "brumi". Si mund të garantojë Basha se brumi i atyre që duan të marrin pushtetin nesër është ndryshe nga ky që është sot? Të gjithë janë produket i të njëjteve kode morali sepse ajo është gatuar. Që të ketë brum tjetër, ose duhet të vijë mielli nga një vënd tjetër me vlera dhe standarte të tjera ose mielli aty kërkon një sitë të imët për të pastruar krundet e që mielli të dalë i një cilësie më të mirë. Kjo është arsyeja pse europianët kërkojnë me cdo kusht vazhdimin e procesit të zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe jo ndalimin e saj per ndërrim qeverish. Nuk është ajo zgjidhja dhe interesi i popullit dhe as Shqiperisë. Kaloni të gjithë njëherë ju politikanët në sitën e vetingut e pastaj leruani në dorë popullit të vendosi per fatin e tij në zgjedhjet e qershorit. Duajeni Shqipërinë mbi gjithcka, edhe mbi veten Tuaj, sepse atë c`ka gatuajmë sot do t`u lemë nesër bijve tanë.
Me respekt,
Silvana Berki.

KUR VARFERIA TE LE JASHTE PORTAVE TE GEZIMIT!

Fotografia e Kruti Spiro

Shkruan : Anila Kruti



Almira e pafat..

Cfare t'u tregoj per Almiren ....!
Zakonisht ne vere une shkoja per pushime te gjyshi.Shtepia e tij perreth mbushej me blerim e dielli zbriste kurore mbi catine e shtepise. Ne ane te kuzhines ishte nje rrugice e mbushur me peme qe dukej si rruge qe te conte ne parajse.Poshte varej livadhi dhe buze tij shushrinte embel perroi i sajuar me nje ure druri. E gjithe kjo panorame te bente t'a shihje me ore te tera ,me endje sidomos ne pranvere qe lulezimi shperthente kudo. Lart shtepise ishte nje shesh ku zakonisht mblidheshin femijet e lagjes dhe luanin.Ne te shumten e hereve shkoja te sodisja pamjen ku matane shtrihej nje kodrine qe gjelberonte me krahet hapur rreth qiellit. Here -here sajoja ndonje pune per te kaluar te rruga. Aty vinin te luanin shume femije.Sa here qe shkoja me bente pershtypje nje vajze qe mbante veshur gjithnje te njejtin fustan gati i arnuar i gjithi.Ajo ishte Almira.Almira i kishte syte si detet tona ,por askush nuk ia vinte re . Ate asnjehere nuk e fusnin femijet ne loje,madje shume here e shanin ose e debonin nga fusha e lojes duke e share varfanjake,rreckamane gjersa ajo nuk dukej me aty.Familja e Almires ishte shume e varfer dhe me shume femije. Nena e saj kujdesej per te gjithe femijet ndersa i ati ishte paralizuar nga nje semundje e kockave.Ajo kishte momente lumturie dhe keto ishin kur e merrte gjyshja ime ne shtepi pershkak se edhe une isha e ardhur aty por edhe te natyres sime te terhequr. Syte e Almires shkelqenin kur shihte fustanet qe m'i qepte mami dhe qe ia lija t'i vishte.Kur nena ime na mbushte sinite me molle kovace dhe benim gare kush do te hante me shpejt. Kur e kapja nga dora dhe luanin neper dhomat e shtepise. I qeshnin syte ,duart, lekura. Ata I shanin te gjithe. Askush nuk u bente shoqeri sikur te kishin ardhur nga ndonje tjeter planet. E keshtu u rriten mes fukarallekut dhe shperfilljes ,vuajtjes dhe mbijeteses...
Por ,ah !Mbeten po ata ,te varfer...
Une nuk shkova me te gjyshja dhe Almira kush e di sa do te me kete pritur!?
Por une e kisha ne mendje Almiren dhe pyesja...Vuajtja e saj nuk mbaron ketu se ajo lindi ne nje familje te varfer dhe se femijeria e saj ishte shume e veshtire.Shume kane lindur ne familje te vaefera ,por dora e fatit kur te ngere.
Almiren e kishin martuar ne nje fshat te larget .Ajo ishte martuar me nje burre shume me te madh dhe qe kishte nderruar jete pas tre vitesh martese nga nje semundjeje te rende . Almires nuk i buzeqeshi kurre fati.Tani, ajo jeton ne shtepine e nenes qe kujdeset per te sepse eshte e paralizuar ...

Konteksti ndërkombëtar dhe ish-jugosllav i demarkacionit


Fotografia e profilit tënd

Nga Flori Bruqi

Kosova: Kufiri me Malin e Zi u caktua në ’99-n nga KFOR


Kufiri me Malin e Zi u caktua në 1999-n nga KFOR

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, ka publikuar edhe një njoftim për media, ku sqarohet se si është definuar kufiri me Malin e Zi. Në komunikatën, me të cilën si duket synohet t’u jepet përgjigje atyre që kanë kundërshtuar vendosjen e kufirit vetëm me anë të kadastrit, theksohet se kufiri është definuar duke u bazuar në hartat që janë prezantuar nga KFOR’i dhe Ushtria Jugosllave, kur është arritur Marrëveshja e Kumanovës dhe Dokumenti që Marti Ahtisaari ia ka prezantuar Presidentit të RFJ’së Slobodan Milosevic në vitin 1999.

Sipas tyre, edhe policia e Kosovës, pas pavarësisë, kishte filluar të merrte përgjegjësitë për kufirin në bazë të Marrëveshjes teknike ushtarake të arritur në Kumanovë.
harta
Kjo është komunikata e plotë e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit:

“Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.


Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi.


Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.
Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 qershor 1999

U arrit ndërmjet NATO-s dhe RF Jugosllavisë të ndërpritet bombardimi i filluar nga NATO me 24 Mars 1999 dhe përfundoj pas 78 ditësh më 09 qershor 1999. Sipas Planit të Ahtisaarit dokumentit të dorëzuar dhe hartës që Serbia përkatësisht RFJ duhet të tërhiqet nga territori i Kosovës.
Këtu shtrohet pyetja cili ishte territori i Kosovës?

Përgjigja është në dokumentin e Ahtisaarit pikërisht në Marrëveshjen tekniko ushtarake të 03 Qershor 1999. Përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht 2016. Në bazë të kësaj harte është bërë vendosja e forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR-it. Nga marrëveshja tekniko ushtarake e 03 Qershor 1999, në vijim janë shkëputur disa paragraf për qartësim më të mirë për lexuesin.
“Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 qershor 1999

Ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme
Palët në këtë Marrëveshje riafirmojmë dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisaari te presidenti Millosheviq dhe i miratuar nga Parlamenti Serb dhe Qeveria Federale më 03 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën kujdesin e OKB-së të një pranie efektive civile dhe të sigurisë ndërkombëtare. Palët më tutje theksojnë se Këshilli i Sigurimit ka përgatitur për të miratuar një rezolutë ……….” lidhur me këtë çështje. 


Dokumenti i plotë mund të shkarkohet nga web faqja në vijim:Military-Technical Agreement between the International Security Force and the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, signed in Kumanovo on 9 June 1999, available at www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm.


Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme nga marrëveshja janë të shkruara në paragrafin (e). “Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Krahinës së Kosovës, në brendi të pjesës tjetër të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin e zonës brenda atyre 5 kilometrave”. Territori i Krahinës së Kosovës ishte i njohur atëherë dhe tash dhe harta e KFOR-it është në përputhje të plotë me kufirin ndërmjet Krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Zona e sigurisë ajrore është e definuar si zonë prej 25 km, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës, në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
• Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 km e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.
• Më 09 Qershor 1999 paragrafi 1 pika (e) shkruan qartë: Nga EIF +11 ditë, të gjitha forcat e RFJ-së në Kosovë do të kenë përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova (bashkëngjitur harta në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje) në Serbi jashtë Kosovës dhe jo brenda 5 km të Zonëstokësore të sigurisë (ZTS).
Nga kjo shihet se harta dhe marrëveshja është në përputhje të plotë pa ndryshim nga vija administrative 1974-1988-1999 – 2008 dhe kufirit të shënuar nga Komisioni shtetëror dhe i nënshkruar në Vjenë.
Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999), në bazë të G-8 qëu pajtuan me parimet nën Kapitullin VII duke autorizuar vendosjen e Kosovës nën mbikëqyrjen e OKB-së, vendosjen e një Pranie ndërkombëtare civile – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),

Shiko në vijim nga web faqja: United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc9…

Kronologjia e lirisë së Kosovës www.un.org/Docs/scres/1999/sc9… me futjen e UNMIK:
– 03 qershor 1999 miratimi i marrëveshjes së RFJ me NATO-Forca e Sigurisë
– 05 qershor përfaqësues të NATO-s dhe të Qeverisë Jugosllave finalizuan detajet në përgatitjen e një marrëveshjeje ushtarake-teknike.

– 08 qershor G-8 Ministrat e Jashtëm, në një takim të mbajtur në Këln, arritën një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, i dërguari Ahtisaari u takua me presidentin kinez dhe ministrin e jashtëm kinez në Pekin.
– 09 qershor 1999, pas 78 ditë të fushatës ajrore dhe nën presionin e Rusisë, Serbia pranoi kushtet e armëpushimit dhe nënshkruan marrëveshjen ushtarake-teknike
– 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e aprovon Rezolutën 1244.

Dokumentet e aprovuara e kanë fuqinë e plotë dhe janë absolutisht obligative për Kosovën sepse marrëveshja dhe harta në këtë periudhë janë në tavolinën e vendimmarrësve. Teksti i marrëveshjes u citua dhe harta është e bashkëngjitur në vijim. United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at www.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm. Included as Annex 1 to United Nations Security Council resolution 1244, op.cit.
Forcat e Republikës Federative të Jugosllavisë, nuk do të hyjnë, nuk do të hyjnë përsëri, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e Kosovës, pa pëlqimin e komandantit të forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR. KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pajtim me Marrëveshjen teknike- ushtarake, dhe aneksin e hartave të kësaj Marrëveshje (harta e bashkëngjitur).

Në hartën e 09 Qershor 1999 në vijim është paraqitur kufiri i Kosovës dhe zona e sigurisë tokësore prej 5 km.

Kur thuhet nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës, apo,KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare nënkuptohet që ajo vijë dhe ai territor është i përcaktuar në hartën e NATO/KFOR i cili është plotësisht në përputhje me vijën administrative 1974-1988-1999-2008 dhe 2016.

Derisa autoritet e Malit të Zi, nuk kanë pasur qasje në ketë zonë 5 km brenda territorit të Malit të Zi, gjatë kësaj kohe qytetarë të Kosovës, kanë hyrë, qëndruar dhe lëvizë në këtë zonë, pa u penguar nga autoritetet e Malit të Zi. Qytetarët e Kosovës, gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë zonë edhe për kullosa. Disa prej tyre edhe kanë zhvilluar disa biznese pompa të derivateve të improvizuara,kontrabanda me cigare dhe kafe.


Në vitin 2004 është marrë një aksion i KFOR-it me policinë e Kosovës dhe nga kjo zonë janë larguar qytetarët e Kosovës. Janë larguar bizneset e improvizuara, është sekuestruar një sasi e derivateve të naftës, kafes dhe cigareve, janë larguar gypat me të cilin është bërë kontrabandë me derivate të naftës deri në fshatin Novosellë të Pejës.

Kompetencat e Policisë së Kosovës

Fillimisht, pas luftës në Kosovë, vetëm KFOR-ika qenë autoritet për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të Kosovës. Me krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Policia e Kosovës, me ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, ka filluar të kontrolloj dhe mbikëqyrë kufijtë e Kosovës, së bashku me KFOR-in, përmes patrullimeve të përbashkëta. Kufirin,këtë që ishte nga viti 1974-1988 e deri më sot gusht 2016 me Malin e Zi, Policia e Kosovës, ka filluar ta kontrolloj dhe mbikëqyr së bashku me KFOR-in nga viti 2001. Për këtë është dorëzuar edhe harta e marrëveshjes së Ahtisaarit të bashkëngjitur në këtë shkrim.


Me krijimin e infrastrukturës ligjore për Kufij, Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufijve, si dhe me avancimin e bashkëpunimit me policitë kufitare të shteteve fqinje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim policor ndërkufitar, KFOR, pas heqjes së zonës së sigurisë / zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë në vitin 2008, ka filluar bartjen e kompetencave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit në Policinë e Kosovës. Kjo bartje e përgjegjësive është bërë marrëveshje në mes të KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe EULEX-it, pasi që janë vlerësuar kapacitet humane dhe teknike të Policisë së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive, në këto marrëveshje është zbatuar kufiri / vija kufitare nëbazë të Marrëveshjes teknike ushtarake KFOR:


• 03 Shtator 2011KFOR-i ka dorëzuar të Policia e Kosovës kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me Malin e Zi.

Policia e Kosovës, sot ka Protokolle për Patrullime të Përbashkët me policitë kufitare të shteteve fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këta kufij patrullohen bashkërisht nga autoritetet e shteteve respektive.

Policia e Kosovës e kontrollon dhe mbikëqyrë kufirin Kosovë / Mali i Zi, kufirin / vijën kufitare e cila është dorëzuar nga KFOR te Policia e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen teknike ushtarake të 09 Qershorit 1999 ( aneksi i hartave ), kufi i cili është përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, me Planin e Ahtisaarit, i cili plan është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe me këta kufi, Kosova është njohur nga shtetet e botës.

Marrëveshja për trafikun lokal ndërkufitar

Kosova ka të nënshkruar me Malin e Zi, Marrëveshjen për trafikun lokal ndërkufitar. Trafiku kufitar lokal, është kalimi kufirit nga banorët e zonave kufitare me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palëve për arsye sociale, kulturore, sportive, arsimore, ekonomike, familjare, fetare, apo për arsye të tjera të ligjshme.


Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve të shteteve respektive, të kalojnë kufirin Kosovë – Mali i Zi, jashtë pikave të kalimit të kufirit, në vendet më të përshtatshme për ta. Të qëndrojnë, lëvizin dhe ushtrojnë veprimtari, në territoret respektive. Kjo lëvizje, qëndrim, kullosa shtrihet deri 30 km nga vija kufitare në brendësi të territoreve respektive”, përfundon njoftimi për media.


Sot me datë 24.02.17, Komisioni i Pavarur i expertëve tanë meritor doli me dëshmi të pakontestueshme së Kosova po humbë 70.44 Km2 dhe të njëtat po i shtohën sipërfaqës së Malit të Zi i cili gjër me demarkimin e Komisionit tonë qeveritar të Murat Mehës në vitin 2015 kishtë sipërfaqën prej 13.812 Km2 dhe tani atyre po u rritët territori në sipërfaqe prej 13.882.44 Km2.


80 kilometara duga granica između Crne Gore i Kosova

Nga ana tjetër qeveritarët janë ngritë në kembë me hu n’krah duke bërë presion të paparë ndaj popullatës, rugovasëve, ekspertëve të pavarur, artikujshkruesve, opozitës e më gjëre, për të arritur qellimin e tyre përfundimtar sipas tyre, futjen e demarkimit në kuvend dhe ratifikimin e tij?!. 



Tromeđa blizu karaule Bogićevica na Prokletijama

Këta, vetë i paraprinë kësaj krize shtetërore duke formuar edhe komisionin e dytë edhe me të dobët së të parin, apo këtë të dytin komision kontrabandues për t’ua plotësuar qeveritarëve sipërfaqën që gjoja Kosova nuk po humb asnjë milimetër tokë, por në të kundërtën ku komision paska pjellur edhe disa kilometra toke më shumë se sa shkruan në enciklopedinë e ish shteti jugosllav, prej 10. 877 Km2.


U pripremi sporazum o granici  Crne Gore, Kosova i Albanije

Disa ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të votohet ose jo ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka lëshuar një deklaratë të gjatë e të mbushur me dokumente.

Komisioni deklaron edhe një herë se Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale.
Nije više tajna: Ovo su linije razgraničenja između CG i Kosova

Sipas Komisionit, të gjithë kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi të kërkuar e të shprehura në centimetra.

“Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnësipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin komunës se Pejës e formojnë territorin e Komunës se Pejës me sipërfaqe 603km2”, deklaron Komisioni.




Sipas tij, brenda vijës administrative të komunës se Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare.


“Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative të Komunës. Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror”.



Komisioni deklaron se është përparësi e madhe që qytetarët e Kosovës e veçanërisht ata të brezit kufitar e kanë konfirmuar këtë disa herë para komisionit shtetëror.




“Nga hulumtimet e komisionit në terren dhe harta, është vërtetuar edhe në zyrat e Komunës së Pejës se nuk do të gjeni sot apo kurdoherë më parë nga Kosova që ka bërë matje përtej vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi dhe që e ka regjistruar si territor të Kosovës”.




Me kërkesën e qytetarëve dhe ish Kryetarëve të Komunave, Komisioni shtetëror deklaron se ka sqaruar në terren dhe zyra ish kryetarëve:se qytetarët rezident të shtetit fqinjë, veçanërisht ata të brezit kufitar mund të kanë prona në të dy anët e kufirit të Kosovës me të gjitha të drejtat e barabarta sipas ligjeve të shtetit ku ndodhet ajo pronë. Kjo nënkupton se qytetari nga Kosova është pronar i pronës në anën tjetër të kufirit i ka pronat në territorin e Malit të Zi por i gëzon të gjitha të drejtat sikurse shtetasit rezident të atij shteti.


“Bazuar në këto sqarime të komisionit, qytetarët e Komunës së Pejës dhe Deçanit i kanë dorëzuar listat e mbi 10 fshatrave me kërkesat e tyre. Këto kërkesa ishin të drejtuara më herët në vitin 2005, 2009 dhe 2013 në Rozhajë, Berane e Plavë por edhe në Kuvendin e Kosovës. Siç shihet edhe në kërkesat nga qytetaret është konfirmuar se: qytetarët çdo herë i kanë paguar tatimet dhe obligimet në komunat e Malit të Zi sepse atje i kishin të regjistruara përherë që nga themelimi i atyre pronave”.



Komisioni shprehet se lista në vijim është me emrat dhe adresat e 37 qytetarëve nga Komuna e Deçanit e Pejës qe kanë ri konfirmuar pronën e tyre në zonën kadastraleVelikë, komuna e Plavës-Mal i Zi, të cilat gjinden në vendin e quajtur Bjelluhë.


“Për pronat e këtyre pronareve në territorin e Malit të Zi i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët se kjo periudhë. Këta pronarë e pohojnë dhe ofrojnë dokumentacionin me fletë poseduese, për pagesën e tatimit atje dhe janë prona në Mal të Zi edhe para periudhës 1974-2015. Ky dokumentacion është i arkivuar edhe në sekretarinë e Komisionit shtetëror”.



Komisioni i ekspertëve i dorëzoi kryeministrit Mustafa raportin final të matjes së territorit të Republikës së Kosovës


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot raportin përfundimtar të punës së Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, si dhe anëtarët e Komisionit të ekspertëve.

Kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami, gjatë dorëzimit të raportit theksoi përkushtimin e anëtarëve të Komisionit në kryerjen e kësaj pune të rëndësishme.

“E pranuam këtë detyrë, sigurisht jo të lehtë, dhe e konsideruam si çështje madhore shtetërore dhe kombëtare”, tha Akademik Islami.

Image

Duke folur për punën një mujore të Komisionit, Akademik Islami tha se anëtarët e tij kanë punuar ditë e natë me ekipet e tyre duke ardhur te ky rezultat përfundimtar.

“Mendoj se është një rezultat i qëndrueshëm profesionalisht, shkencërisht, që do t’i shërbej për të mirë edhe shtetit, edhe shoqërisë, edhe shkencës dhe të vërtetës dhe të gjithë Kosovës”, tha kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami.

Kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar kryetarin Islami dhe të gjithë anëtarët e Komisionit për punën dhe përkushtimin e tyre.

“Ne kemi pas nderin që një Akademik, një kryetar i Akademisë sonë të drejtojë punën e këtij Komisioni. Falënderoj anëtarët e Komisionit për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë.

Ne iu kemi besuar juve këtë punë dhe ne e vlerësojmë punën tuaj. Unë mendoj se do ta vlerësoj e tërë Kosova sepse për këtë vend është me rëndësi themelore që të ofrojmë fakte për qytetarët tanë, në mënyrë që e gjithë ajo që është thënë të argumentohet sepse njerëzit kanë nevojë ta dinë të vërtetën.

Image
Prandaj, ne me respektin më të madh do ta trajtomë këtë raport në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe do ta procedojmë edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, te Presidenti i vendit dhe më vonë, në vazhdim të kësaj, do të procedojmë edhe me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes.

Ky është një proces i ndarë nga puna e këtij Komisioni sepse ju e keni bërë një punë të veçantë, por ne para qytetarëve mendoj se po japim një përgjigje meritore dhe një përgjigje shumë të saktë”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar edhe një herë Komisionin për punën, duke siguruar se Qeveria me përgjegjësinë më të madhe do ta trajtojë këtë raport dhe do të merr parasysh të gjitha faktet që Komisioni ka nxjerrë dhe i ka argumentuar.

Konteksti ndërkombëtar dhe ish-jugosllav i demarkacionit



Zyrtarët e Kosovës e kanë përmendur Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974 si bazë për shënimin e vijës kufitare me këtë shtet fqinj, por edhe Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar në vitin 1999, në mes forcave serbe dhe forcave të NATO-s dhe dokumentin e Ahtisarit, në bazë të të cilit është themeluar shteti i Kosovës.

Punimi shkencor dëshmon se demarkacioni me Malin e Zi dëmton Kosovën


Sipas tyre, këto dokumente përbëjnë kuadrin normativ për demarkacion. Në anën tjetër, opozita në Mal të Zi propozoi që shënimi i vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi të bëhet sipas ndarjes së vendosur nga Serbia dhe Mali i Zi gjatë luftërave imperialiste ballkanike nga viti 1912/1913, shkruan Zejnullah Gruda.

Milovan Gjillas: “Kufiri ka mbetur në Çakorr”

Kohën e fundit është hapur një debat i gjerë rreth shënimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo procedurë në gjuhën diplomatike dhe të së drejtës ndërkombëtare njihet me termin demarkacion, që ka kuptimin e fjalës “me shënu” ose “me nda (përkufizu)” hapësirat e dy shteteve fqinje, ose me nda saktë hapësirat midis shteteve fqinje me vënien e shenjave kufitare.

Kjo procedurë bazohet më së shpeshti në traktat ndërkombëtar mbi delimitacionin e kufirit, të miratuar në konferenca ndërkombëtare. Traktatet e tilla rregullisht përmbajnë përshkrimin e vijës kufitare dhe hartat me vijë kufitare, që njihet me termin delimitacion. Demarkacioni nënkupton vënien e shenjave në tokë.

Komisioni mikst, të cilit mund t’i shtohet edhe përfaqësuesi i ndonjë ose disa shteteve tjera si arbitër, ka për detyrë vetëm t’i shënojë kufijtë në terren, duke u bazuar në përshkrimin e vijës kufitare dhe hartat kufitare. Ndonjëherë këtyre komisioneve u jepet e drejta t’i shmangen vijës së përcaktuar me delimitacion duke pasur parasysh rrethanat vendore gjeografike, ekonomike, etnike, hidrologjike etj. Pasi të tërhiqet vija kufitare, fiksohen pikat ku vija kufitare ndërron dukshëm drejtimin, në të cilat ngrihen (vihen) shtyllat kufitare ose shenjat e tjera kufitare. Në fund hartohet një procesverbal mbi vijën kufitare, me të cilin konstatohet marrëveshja e arritur dhe përshkruhen shtyllat ose shenjat e tjera kufitare.

Zyrtarët e Kosovës e kanë përmendur Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974 si bazë për shënimin e vijës kufitare me këtë shtet fqinj, por edhe Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar në vitin 1999 në mes forcave serbe dhe forcave të NATO-s dhe dokumentin e Ahtisarit, në bazë të të cilit është themeluar shteti i Kosovës. Sipas tyre, këto dokumente përbëjnë kuadrin normativ për demarkacion.
Në anën tjetër, opozita në Mal të Zi propozoi që shënimi i vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi të bëhet sipas ndarjes së vendosur nga Serbia dhe Mali i Zi gjatë luftërave imperialiste ballkanike nga viti 1912/1913, ku lumi Drin do të duhej të bënte kufirin midis dy shteteve, që domethënë se një pjesë e Dukagjinit me Pejën, Deçanin dhe Gjakovën do të duhej t’i jepej Malit të Zi.

*********



Punimi shkencor dëshmon se demarkacioni me Malin e Zi dëmton Kosovën

Duke pas parasysh shumë paqartësi rreth demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi dhe duke parë që një numër i konsideruar individësh dhe institucionesh gabimisht po i qasen problemit të demarkacionit, Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi kanë publikuar punimin shkencor me titull “Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi (Aspekte ndërkombëtare, gjeografike, politike dhe historike) Gusht 2015” në mënyrë që të japin sqarime shtesë për ketë problematikë

Ata i janë përmbajtur tri pyetjeve kryesore gjeografike që bëhen para se të fillohet një hulumtim: KUR, KU dhe nga KUSH u bë ndarja kufitare mes njësive administrative të ish-Jugosllavisë.
“Së pari në mënyrë kronologjike hulumtuam se a ka pas komision për përcaktim të vijave kufitare ndonjëherë në ish-Jugosllavi dhe cili ishte ai komision. Gjithashtu konsultuam edhe numër të madh dokumentesh grafike (harta) ku prezantoheshin kufijtë administrativ të ish Jugosllavisë”, thonë Isufi dhe Bulliqi.

Ata, përmes hulumtimeve, erdhën në përfundimin se pas lutës së dytë Botërore në Jugosllavi ishte një komision për caktimin e vijave kufitare që i printe Milovan Gjilasi. Ky komision ishte në nivel federal dhe se ishte kompetent për përcaktimin e vijave përfundimtare.

“Komisioni u propozua nga Politbyroja e komitetit qendror të PK të Jugosllavisë me 11.06.1945, ndërsa u formua me 19.06.1945 nga kryesia e AVNOJ-të. Kryetar i komisionit u caktua Milovan Gjilas (me etni malazeze) si njeriu më i besueshëm i Titos”, thonë ata.

Sipas tyre, edhe në at kohë, sikurse sot, për prezantimin e vijave kufitare si hartat më të sakta dhe me kredibile ishin hartat topografie.




“Ne i dhamë vetes për detyrë që t’i siguronim hartat topografike të asaj kohe dhe të kontrollonim a kishin vija kufitare të paraqitura në to apo jo”.

Për fat të mirë, ata i siguruan hartat topografike dhe atë të periudhës vijuese nga 1948 deri 1962 kur vepronte komisioni. Harta të prodhuara nga Instituti i gjeografisë ushtarake të Jugosllavisë dhe të publikuara në Enciklopedinë e Jugosllavisë e cila gjendet në shumicën e bibliotekave gjithandej nëpër Botë.

“Këto harta i gjeoreferencuam dhe i futëm në GIS për përpunim të më tejmë. Mbi to vizatuam vijën kufitare me Malin e zi. Qe të vërtetojmë ndryshimin apo mos ndryshimin e sipërfaqes së Kosovës ishte e nevojshme të kemi vijën kufitare të propozuar nga komisioni aktual për demarkacion dhe mirëmbajtje të kufirit.

Me qenë se kjo vijë kufitare ende nuk është publikuar dhe nuk mund të shfrytëzohet dhe analizohet nga opinioni publik dhe qarqet shkencore, ne vumë mbi harta topografike kufirin aktual që shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës dhe nga disa Gjeo-Web portale botërore. Që në start kemi vërtetuar se ka një mos përputhje të këtyre vijave. Me analiza të më tejme konstatuam se kjo mospërputhje është rreth 8890.5 ha”, theksojnë Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi në hulumtimin e tyre.

“Kosova, sipas këtyre vijave, humb 8890.5 ha, në raport me Malin e Zi, ndërsa fiton rreth 761.2 ha. Bilanci i shkëmbimit territorial mes këtyre dy shteteve është rreth 8229.3 ha negativ për Kosovën”, theksojnë ata.

Më tej, Isufi dhe Bulliqi kanë analizuar kualitetin e vijave kufitare, asaj të komisionit federal të ish-Jugosllavisë (kufijve të TITOS) dhe asaj që tani përdorin institucionet e Kosovës.



“Kufiri i ashtuquajtur i Titos në aspektin kualitativ, mundësisë së mirëmbajtjes si dhe mundësisë së paraqitjes së ndonjë mospajtimi e ndonjë ngatërrese të mundshme individuale apo institucionale është e punuar me kujdes dhe me profesionalizëm shumë të madh. Kjo edhe është e arsyeshme se në të kanë punuar hartografët më të mirë të kohës me instrumentet më të zhvilluar të asaj kohe në njërin ndër institutet më zhvilluara ndoshta edhe ne Evropë”, thonë më tej ata.

Vija kufitare e shfrytëzuar aktualisht nga institucionet e Kosovës dhe disa ueb serverë, ata theksojnë se profesionalisht është me të meta, nuk i përmbahet rregullave fiziko-gjeografike, dhe në vete lë mundësi të mëdha të paqartësive në terren.

“Duke pa se numër i konsiderueshëm i njerëzve po përqendrohet vetëm në shfrytëzimin e kullotave për bagëti dhe se mund të ekzistojë mundësia e ndonjë marrëveshjeje me Malin e Zi për shfrytëzimin e tyre, ne iu kemi qas edhe analizës së valorizimit ekonomik dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i vijës kufitare”, potencojnë ata.



“Kemi analizuar pellgun e lumit Bjelluha si një kompaktësi morfologjike dhe hidrike të terrenit i cili mbetet komplet jashtë territorit të Kosovës me hartat që përdoren nga institucionet e Kosovës në kundërshtim me hartat e komisionit Gjillasit në kohën e TITOS. Kemi ndjek të gjitha procedurat shkencore hartografike dhe fiziko-gjeografike dhe kemi nxjerr disa rezultate.

Pellgu Bjelluah konsiderohet si një nga burimet kryesore të Lumbardhit të Pejës, me një sasi të madhe të ujit. Ky pellg ka mbi 45% ekspozicion verior, që për gjerësitë e mesme gjeografike veriore, në një lartësi të tillë mbidetare konsiderohet si një pasuri e madhe”, thonë më tej në hulumtimin e tyre Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi.

Ata thonë se duke studiuar morfologjinë e pellgut dhe duke parë se pellgu është i izoluar nga Mali i Zi, dhe i cili ka dalje në anën e Kosovës përmes një gryke të ngushte afër Kuqishtës, u simulua mbyllja e rrjedhës së lumit me një pendë për të ndërtuar liqe artificial.

“Fituam një liqe artificial i cili në bazë të lartësisë së pendës do të akumulonte sasinë e ujit të rrjedhës së Bjelluhës. U konstatua se një liqe i tillë artificial në hapësirën më ekologjike në Kosovë do të ishte kapital shumë i çmuar dhe mjaft profitabil për rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovën në tërësi. Liqe të tillë artificialë në lartësi të tillë mbidetare dhe me vëllim të njëjtë ka gjithandej në botë”, theksojnë ata.

Tabela 3. Sipërfaqja dhe kapaciteti i liqenit artificial në lumin Bjelluha sipas lartësisë së pendës

Lartësia e pendës 50 m 100 m 150 m 200 m 250 m 300 m

Sipërfaqja e liqenit në hektar 8.44 33.92 74.19 141.66 249.10 396.04

Sasia m3 2.108.750 8.435.000 31.245.000 68.252.500 128.837.500 219.287.500

Burimi: Llogaritjet i kanë bërë autorët duke aplikuar programe aplikative të GIS-it dhe MDR
 me saksi prej 20m/pixel

Në fund, pas konstatimeve të shumë fakteve, kemi hedh edhe një herë pyetjet që përdoren në hulumtime gjeografike me qëllim që dikush nga institucionet e Kosovës apo edhe shkenca në përgjithësi të jep përgjigje se KU, KUR dhe nga KUSH u bë modifikimi i kufijve të caktuar nga komisioni i Jugosllavisë i udhëhequr nga Millovan Gjillasi dhe i aprovuar nga Tito.

Pas analizave të bëra dhe rezultateve të fituara, mund të përfundohet se:

• Ka probleme dhe paqartësi në vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi;

• Vija kufitare e punuar dhe e publikuar në hartat topografike 1948/58/62 nga IGJU i Jugosllavisë është i saktë, metodologjikisht i drejtë, dhe se askush nuk mund të gjej asnjë vërejtje bazuar në morfologjinë e terrenit;

• Vija kufitare e punuar dhe publikuar nga institucionet e Kosovës nuk i përmbahet rregullave për demarkacion, nuk i përcjell vijat ujëndarëse dhe ka probleme të shumta identifikuese dhe në mirëmbajtje të kufirit.




• Dallimi në sipërfaqen e Kosovës mes këtyre dy vijave kufitare është 82.3 km2 në dëm të Kosovës;
• Sipas vijës kufitare nga hartat e institucioneve të Kosovës jashtë territorit të Kosovës mbesin burime kryesore ujore të Lumbardhit të Pejës;

• I shkaktohet dëm i pa llogaritshëm Kosovës në aspektin ekonomik dhe resurseve ujore.

********


Dy matje të territorit të Kosovës – dy rezultate të kundërta

Komisioni shtetëror për matjen e territorit u ka dhënë garancitë e veta qytetarëve se Kosova nuk ka humbur territor më Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.1 Kufiri
Ndërkohë që një komision tjetër, i pavarur, ka konstatuar se me ratifikimin e demarkacionit aktual, Kosova do t’i falte Malit të Zi territor në sipërfaqe prej 70.44 km2.


Por, zëdhënësi i Komisionit shtetëror për matjen e territorit, Tomor Çela, ka thënë se territori i Kosovës mbetet i njëjtë, dhe se disa humbje kanë ndodhur vetëm me rastin e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë, vite më parë, por jo edhe me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Këto komente, Tomor Çela i ka bërë pas përmbylljes së debatit rreth gjetjeve të prezantuara nga Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.

“Ne i sigurojmë të gjithë qytetarët e Kosovës se sipërfaqja e territorit të Kosovës do të vazhdojë të mbetet kjo që ka qenë nga viti 1974 deri më sot, me përjashtim të atyre zonave kadastrale (në vijën kufitare me Maqedoninë) të cilat ju kemi informuar mbi bazën e gjetjeve që ne i kemi pasur gjatë punës sonë”, ka thënë Çela.

“Në bazë të gjithë këtyre gjetjeve është vërtetuar se territori i Republikës së Kosovës është 10.905.25 km2”, ka theksuar ai.

Profesori Çela i ka ftuar ekspertët e pavarur dhe deputetët që po i kundërshtojnë gjetjet e Komisionit shtetëror që t’i prezantojnë faktet e tyre dhe të mos krijojnë huti në opinion.

Ai i ka kundërshtuar tezat, sipas të cilave, ky Komision është formuar vetëm për të bindur deputetët që të ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend, duke thënë se puna e Komisionit ishte profesionale dhe e paanshme.



Mirëpo, në anën tjetër, një komision i pavarur i prirë nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar fakte të kundërta me Komisionin shtetëror.

Bulliqi ka thënë se puna e këtij komisioni të pavarur sjell si përfundim që me shënjimin e vijës kufitare, Kosova humb territor, kurse Mali i Zi, fiton sipërfaqe prej 70.44 km2.

“Në rast të ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, Mali i Zi do të rris sipërfaqen e tij. Nga viti 1945 deri më 2015, Mali i Zi kishte më pak sipërfaqe sesa pas këtij demaskimi”, ka deklaruar Bulliqi.

Tutje, Bulliqi ka thënë po ashtu se Mali i Zi gjatë aplikimit dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare është pranuar me sipërfaqe prej 13. 812 km2 dhe jo me 13 882 44 km2, siç rezulton pas Marrëveshjes së arritur me Kosovën.




Kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi është paraqitur edhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda. Ai tha se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me demarkacionin është i padrejtë.

“Neve tash na thonë, doni liberalizimin, edhe atë me një pafytyrësi të cilën unë në literaturë vetëm dy herë gjatë historisë e kam hasur, pra hiqni dorë prej territorit. E doni territorin, nuk e keni liberalizimin”,është shprehur Gruda.

Sidoqoftë, debatet për dhe kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare po vazhdojnë dhe pritet që një frymë e tillë të përcillet edhe në seancën e kuvendit, kur qeveria ta riprocedojë demarkacionin për ratifikim.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian.


Nga Flori Bruqi : Enver Hadri (1941-1990)



Enver Hadri (1941- 25 shkurt 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugën e Shqipërisë (Rue d'Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiq (Veshko)[1], Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t'ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë (NANA) në Beograd. Darko Ashanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotiq është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.
Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Millosheviqit ka dëshmuar se zotëri Vukotiq ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotiq ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundit që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.



Më 2006, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi Enver Hadrin me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës", "për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës".


******


Nga gjyqi në Bruxel


Dëshmitari i cili është marrë në pyetje  para Gjykatës të shkallës së lartë në Bruksel është personi i cili mundësoi arrestimin e Veselin Vukotiçit në Spanjë në vitin 2006.

Dëshmitari ka bashkëpunuar me hetuesit që nga viti 2004 dhe ka dhënë informata relevante siç janë adresat e ndryshme që Vukotici ka përdorur në shtete të ndryshme të Europës gjatë vitëve nëntëdhjeta.

Ky njeri është marrë po ashtu në pyetje në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur nga hetuesit e Gjykatës së Hagës në vitin 2003. Gjatë dëshmive para trupit gjykues të Hagës, dëshmitari ka rrëfyer rreth vrasjëve politike të kryera nga shërbimet sekrete jugosllave, siç ishte vrasje e Enver Hadrit në vitin 1990. Pasi u njoftuan prokurorët belgë nga prokuroria e Hagës, ata e intervistuan dëshmitarin në vitin 2004.

« Kam punuar atëhere në një kazino në pronësinë e Veselin Vukoticit në Novi Sad në Serbi. E kam fituar gradualisht besimin e tij dhe kam fituar pozitën e menagjerit , » rrëfen dëshmitari.

Një ditë ai më tregoj se si ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel në vitin 1990.

« Ishte Veselin Vukotic që qëlloi Enver Hadrin, nën urdhrat e shërbimit sekret jugosllav. Andrija Lakonic dhe Darko Asanin ishin bashkë në makinë me të, më tha ai, por ai nuk fliste për Andrija Draskovic, “vazhdoi dëshmitar i mbrojtur.


c28c79be-6652-11e6-a3d0-6fb9cf429df3_original.jpg

Veselin Vukotiç (Novi Sad, 2014)


“Veselin Vukotic pranoi gjithashtu se ishte ai i cili qëlloi Andrija Lakonic, një muaj pas vrasjes së Enver Hadrit, në një klub nate në Beograd. Arsyeja ishte se Lakonic, i cili konsumonte gjithnjë e më shumë heroinë , nuk mendonte më në mënyrë racionale dhe zbulonte informata rreth misionëve të tyre, “tha ai.



Pas këtij krimi të fundit, Veselin Vukotiq kishte ikur jashtë vendit. Ai u kthye në vitin 1997 në Serbi dhe kishte ikur prap në vende të ndryshme europiane para se të arrestohet në Spanjë në vitin 2006.

Dëshmitari, i cili kishte bashkëpunuar gjithashtu me shërbimet sekrete në ish-Jugosllavi, i kishte bërë disa vizita Veselin Vukotiçit gjatë kësaj periudhe, në Itali dhe Spanjë, për ti dënë para.

Dëshmitari është marrë në pyetje edhe nga gjykata në lidhje me motivimin e tij për të dëshmuar para Tribunalit të Hagës kundër Veselin Vukotiç.

“Ne ishim 10 vjet më vonë dhe unë nuk doja që të punoja më në këtë mënyrë gjithë jetën time. Unë kurrë nuk kam dëshiruar një gjë të tillë. Une kam studiuar, jam i diplomuar dhe nuk jam me origjinë serbe » u përgjigj ai. « Në atë kohë isha 26 ose 27 vjet dhe nuk isha i vetëdijshëm për rreziqet e këtij mjedisi, » shtoi ai.

Dëshmitari ka dhënë gjithashtu sqarime rreth Andrija Drashkoviç. “Unë nuk e di nëse ai ka marrë pjesë në vrasjen e Enver Hadrit, por ai ka marrë pjesë në misione për shërbimet sekrete bashkë me Veselin Vukotiç. Andrija Drashkoviç ishte një biznesmen nga Beogradi, që vjen nga një familje e pasur, dhe i cili rrinte me kriminelët. Por unë flas për elitën kriminale, vrasësit shtetëror si Veselin Vukotiç, “tha ai.

Veselin Vukotiq, Bozidar Spasic dhe Andrija Draskovic, tre burra të nacionalitetit serb të moshës 64, 67 dhe 52, janë akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit, e kryer me 25 shkurt 1990 në Rrugën Saint-Bernard Saint-Gilles.

Enver Hadri, i cili ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ka jetuar në Belgjikë që nga viti 1970. Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Saint Gilles, Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiq (Veshko), Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

1024px-Enver_Hadri_-_Varri.JPG
Hetimi kishte arritur në përfundimin se ajo kishte qenë një vrasje politike, e urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës të ish-Jugosllavisë, me mbështetje logjistike nga nëntoka e Beogradit.

Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskovic akuzohen se janë dy nga autorët (dy të dyshuarve të tjerë, Andrija Lakonic dhe Darko Asanin, u vranë në vitin 1990 dhe 1998 në Beograd). Bozidar Spacic, është akuzuar si urdhënësë. Ai ishte inspektor kryesor në shërbimet jugosllave të inteligjencës federale.

Të akuzuarit mungojnë të gjithë në gjykim, edhe pse Veselin Vukotic ishte një kohë i paraburgosur në Belgjikë. Ata ende banojnë në Serbi.


*****


Ne, familja e Enver Hadrid, në cilësinë e palës civile në këtë dosje penale, kemi nderin dhe kënaqësinë të informojmë opinionin shqiptar se pas përpjekjes shumëvjeçare dhe me ndihmën e pakursyer të avokatëve tanë, sidomos të Zotit Christop Marehand, arritëm që vrasësit e burrit dhe babait tonë, Enver Hadri, të nxirren para drejtësisë dhe të shpallen fajtorë.



Kjo ishte një betejë e gjatë përballë diversioneve të panumërta të organeve të shtetit jugosllavë e serb, përballë vonesave, neglizhencës, por edhe lëshimeve të çuditshme të disa hallave të sistemit gjyqësor.



Në këtë kuptim prej datës 7 nëntor e deri më sot 22 nëntor 2016 Gjykata Penale e Bruksellit, në përbërje të tre gjyqtarëve profesionistë dhe të jurisë prej 12 qytetarëve të zgjedhur me short mbajti 12 seanca gjyqësore ku u shqyrtua aktakuza e Prokurorit të Mbretit e cila ngarkon Veselin Vesko Vukitiqin, Andrija Drashkoviqin (kriminelë të njohur nga nëntoka serbe) dhe Bozhidar Spasiqin (shef për operacione speciale i UDB-së jugosllave) për vrasjen me paramendim të Enver Hadrit, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.



Dy pjesëmarrës të tjerë në këtë vrasje: Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin, u vranë në Serbi në rrethana që bëjnë të dyshohet se motivi ishte të mos zbardhet vrasja e Enver Hadrit.



Gjatë këtij gjykimi i dhanë dëshmitë e tyre ekspertë të kriminalistikës, ekspertë të historisë së Ballkanit, hetues policorë, ekspertë të atentateve politike por edhe dëshmitarë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe dëshmitarë okularë. Pati edhe dëshmitar për të konfirmuar dëshmitë e tyre që kishin dhënë me parë në Tribunalin e Hagës.



U lexuan procesverbale të ndryshme dhe dokumente gjyqësore e hetimore të të gjitha shkallëve në një procedurë që zgjati më shumë se një çerek shekulli.Ju përkujtojmë se Enver Hadri u vra më 25 gusht 1990. Policia pati gjetur atëherë në xhepin e Enverit listën prej 32 shqiptarëve që ishin vrarë rishtas nga policia serbe në manifestimet paqësore në përpjekje për të mbrojtur autonominë e Kosovës.



Asaj kësaj radhe në bankën e të akuzuarve nuk u ulën vrasësit e Enver Hadrit, sepse ata i mbrojti dhe po i mbron me të gjitha mjetet e mundshme shteti serb, por kjo nuk ndryshon asgjë, sepse realisht, në vendin e tyre, ishte i ulur dhe gjykohej e u dënua bashkë me vrasësit edhe vetë Serbia.



Në fjalën e saj të fundit Prokurorja e Mbretit përmendi:



Se ky gjykim i bëri një nderim Enver Hadrit, por edhe përpjekjeve të drejtësisë për të nxjerr të vërtetën në shesh;



Se ky krim është shqyrtuar në imtësi dhe në të gjitha aspektet e mundshme;



Se vrasja e Enver Hadrit, ishte një krim i rëndë, i kryer me gjakftohtësi e paramendim, me armë e municion të përzgjedhur paraprakisht;



Se vrasja e Enverit ishte një gjurmë gjaku me shumë në drurin gjenealogjik të familjes Hadri [Babai i Enverit është pushkatuar nga serbët në vitin 1944].



Se indiferenca vret, dhe se mosndëshkimi gjyqësor i krimit e vret viktimën për të dytën herë.



Siç dihet Gjykata e Madhe Penale merr vendime ndaras për dy çështje thelbësore:



Për përcaktimin e fajësisë për çka vendos Juria dhe


Për masën e dënimit, në rast të akuzuarit shpallen fajtorë, për çka vendos Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë profesionistë.


Tani, siç po shihet, Juria i shpalli fajtorë organizatorin dhe vrasësit e Enver Hadrid, ndërkaq në ditët në vijim Gjykata do t’ua shqiptojë dënimin me burg.



Paraprakisht avokatët tanë dhe Prokuroria kanë kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për të tre të akuzuarit.



Ne konsiderojmë se kjo është një fitore e madhe, sepse dëshmon që drejtësia vonon, por nuk harron.



Ne jemi të sigurt se në negociatat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia do të detyrohet t’ua dorëzojë argatët e saj vrasës organeve belge të drejtësisë për ta vuajtur dënimin e merituar.



Në fund, duam të falënderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar e mbështetur në këtë betejë të gjatë e të vështirë, pikësëpari zotin Cristoph Marchand dhe ekipin e tij, mediet belge sidomos dhe të gjithë ata pjesëtarë të sistemit gjyqësor belg, që duke e kryer punën e tyre ndershmërisht, kontribuuan që vrasësit e Enver Hadrit të demaskohen dhe dënohen.

Vrasesit e Enver Hadrit denohen me burg te perjetshem




Familja e Enver Hadrit të ndjerë, të vrarë në Bruksel, ka njoftuar (Teuta Hadri Bruxelles, 23
 nentor 2016) se vrasësit e Enveri sot janë shpallur fajtorë.

Familja për këtë ka falënderuar avokatin e saj Choirstof Marchand dhe gjykatës vendorë.

Sot, më 22 nëntor, gjykata Penale e Brukselit ka nxjerrë fajtorë Veselin Vukotiqin, Andrija Drashkoviqin, dhe Bozhidar Spasiqin, të kenë vrarë me paramendim Enver Hadrin, luftëtarin dhe aktivistin për të drejtat e njeriut.

Dy pjesëmarrës të tjerë të vrasjes së Hadrit , Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin janë vrarë në Serbi.

Vrasësit e Enver Hadrit, pjesëtarë të nëntokës serbe bë Bruksel por edhe zyrtarë të lartë të Sigurimit Shtetëror të ish – Jugosllavisë, UDB, që kontrollohen nga Serbia.

Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim,

Familja Hadri ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

Enver Hadri u vra më 22 shkurt 1990.

"Bota sot" ka siguruar deklaratën komplete të familjes Hadri:

Gjykata Penale e Brukselit shpalli fajtor organizatorin dhe vrasësit e Enver Hadrit

Njoftim

Ne, familja e Enver Hadrid, në cilësinë e palës civile në këtë dosje penale, kemi nderin dhe kënaqësinë të informojmë opinionin shqiptar se pas përpjekjes shumëvjeçare dhe me ndihmën e pakursyer të avokatëve tanë, sidomos të Zotit Christop Marehand, arritëm që vrasësit e burrit dhe babait tonë, Enver Hadri, të nxirren para drejtësisë dhe të shpallen fajtorë.

Kjo ishte një betejë e gjatë përballë diversioneve të panumërta të organeve të shtetit jugosllavë e serb, përballë vonesave, neglizhencës, por edhe lëshimeve të çuditshme të disa hallave të sistemit gjyqësor.

Në këtë kuptim prej datës 7 nëntor e deri më sot 22 nëntor 2016 Gjykata Penale e Bruksellit, në përbërje të tre gjyqtarëve profesionistë dhe të jurisë prej 12 qytetarëve të zgjedhur me short mbajti 12 seanca gjyqësore ku u shqyrtua aktakuza e Prokurorit të Mbretit e cila ngarkon Veselin Vesko Vukitiqin, Andrija Drashkoviqin (kriminelë të njohur nga nëntoka serbe) dhe Bozhidar Spasiqin (shef për operacione speciale i UDB-së jugosllave) për vrasjen me paramendim të Enver Hadrit, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

Dy pjesëmarrës të tjerë në këtë vrasje: Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin, u vranë në Serbi në rrethana që bëjnë të dyshohet se motivi ishte të mos zbardhet vrasja e Enver Hadrit.

Gjatë këtij gjykimi i dhanë dëshmitë e tyre ekspertë të kriminalistikës, ekspertë të historisë së Ballkanit, hetues policorë, ekspertë të atentateve politike por edhe dëshmitarë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe dëshmitarë okularë. Pati edhe dëshmitar për të konfirmuar dëshmitë e tyre që kishin dhënë me parë në Tribunalin e Hagës.

U lexuan procesverbale të ndryshme dhe dokumente gjyqësore e hetimore të të gjitha shkallëve në një procedurë që zgjati më shumë se një çerek shekulli.

Ju përkujtojmë se Enver Hadri u vra më 25 gusht 1990. Policia pati gjetur atëherë në xhepin e Enverit listën prej 32 shqiptarëve që ishin vrarë rishtas nga policia serbe në manifestimet paqësore në përpjekje për të mbrojtur autonominë e Kosovës.

Asaj kësaj radhe në bankën e të akuzuarve nuk u ulën vrasësit e Enver Hadrit, sepse ata i mbrojti dhe po i mbron me të gjitha mjetet e mundshme shteti serb, por kjo nuk ndryshon asgjë, sepse realisht, në vendin e tyre, ishte i ulur dhe gjykohej e u dënua bashkë me vrasësit edhe vetë Serbia.

Në fjalën e saj të fundit Prokurorja e Mbretit përmendi:

Se ky gjykim i bëri një nderim Enver Hadrit, por edhe përpjekjeve të drejtësisë për të nxjerr të vërtetën në shesh;

Se ky krim është shqyrtuar në imtësi dhe në të gjitha aspektet e mundshme;

Se vrasja e Enver Hadrit, ishte një krim i rëndë, i kryer me gjakftohtësi e paramendim, me armë e municion të përzgjedhur paraprakisht;

Se vrasja e Enverit ishte një gjurmë gjaku me shumë në drurin gjenealogjik të familjes Hadri [Babai i Enverit është pushkatuar nga serbët në vitin 1944].

Se indiferenca vret, dhe se mosndëshkimi gjyqësor i krimit e vret viktimën për të dytën herë.

Siç dihet Gjykata e Madhe Penale merr vendime ndaras për dy çështje thelbësore:

Për përcaktimin e fajësisë për çka vendos Juria dhe
Për masën e dënimit, në rast të akuzuarit shpallen fajtorë, për çka vendos Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë profesionistë.

Tani, siç po shihet, Juria i shpalli fajtorë organizatorin dhe vrasësit e Enver Hadrid, ndërkaq në ditët në vijim Gjykata do t’ua shqiptojë dënimin me burg.

Paraprakisht avokatët tanë dhe Prokuroria kanë kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për të tre të akuzuarit.

Ne konsiderojmë se kjo është një fitore e madhe, sepse dëshmon që drejtësia vonon, por nuk harron.

Ne jemi të sigurt se në negociatat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia do të detyrohet t’ua dorëzojë argatët e saj vrasës organeve belge të drejtësisë për ta vuajtur dënimin e merituar.

Në fund, duam të falënderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar e mbështetur në këtë betejë të gjatë e të vështirë, pikësëpari zotin Cristoph Marchand dhe ekipin e tij, mediet belge sidomos dhe të gjithë ata pjesëtarë të sistemit gjyqësor belg, që duke e kryer punën e tyre ndershmërisht, kontribuuan që vrasësit e Enver Hadrit të demaskohen dhe dënohen.


*****


Vrasesit e Enver Hadrit denohen me burg te perjetshem

Dje me, 22 nentor 2016, Kryetarja e Trupit Gjykues ia kishte shtruar Jurise se perbere prej 12 qytetaresh te perzgjedhur me short, 3 pyetje dhe 3 nenpyetje :
1. Pyetja e pare kryesore : … I akuzuari Veselin Vukotiq a eshte fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
2. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?
3. I akuzuari Bozhidar Spasiq a eshte fajtor per vrasjen Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
4. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?
5. I akuzuari Andrija Drashkoviq a eshte fajtor per vrasjen me paramendim te Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
6. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?
Pas nje shqyrtimi prej me shume se dhjete oresh Juria ne te gjitha pyetje e Kryetares kishte nje pergjigje te vetme : PO !
Ne kete menyre Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiq-in, ish-shef i UDB-se per operacione speciale dhe vrasesit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.
Nderkaq sot, me 23 nentor 2016, ani se Prokurorja e Mbretit kerkoi per fajtoret nga 30 vjet burg per çdonjerin, megjithate Juria, e perbere nga perfaqesuesit e drejtperdrejte te popullit ne sistemin e drejtesise, vendosen ndryshe : ata vendosen qe kriminelet serbe te denohen me burg te perjetshem.
Kjo eshte nje fitore e madhe e drejtesise mbi krimin politik.
Me kete vendim Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit te Evropes, krahas organizatorit dhe vrasesve te Enver Hadrit, praktikisht e denoj edhe shtetin serb. Sepse organet serbe qe nje çerek shekulli, nuk lane gur pa levizur, qe vrasja e Enver Hadrit te mos zbardhet dhe dorasit te mos ndeshkohen.
Shpresojme se edhe vrasjet e ngjashme politike te kryera kunder shqiptareve apo kujtdo qofte tjeter do te zbardhen deri ne imtesi dhe organizatoret dhe vrasesit te marrin denimin e merituar.
Per familjen Hadri
Teuta Hadri
Bruxelles, 23 nentor 2016, 18h45



*******



Yugoslav Spy Chief Convicted of Kosovo Dissident’s Murder

A former Yugoslav secret police official and two Serbian hitmen were convicted of the assassination of Kosovo Albanian dissident Enver Hadri in Brussels in 1990.



Fotografia e Donika Gërvalla-Schwarz




A court in Brussels on Tuesday convicted Bozidar Spasic, the former head of special operations of the Yugoslav secret police, UDBA, and Serbian criminal gang members Andrija Draskovic and Veselin Vukotic, of the assassination of Kosovo rights activist Enver Hadri in the Belgian capital on February 25, 1990.

The investigation found that it was a political killing sponsored by UDBA, using the two gang members as the hitmen, Belgian media reported.

The three men were tried in absentia and their sentences will be announced later.

Two other suspects who allegedly participated in Hadri’s assassination, Andrija Lakonic and Darko Asanin, were murdered in Serbia in the 1990s.

Spasic, who was convicted of organising the killing of Hadri, is one of the most famous Yugoslav secret police operatives, working for the secret service from 1979 until 1993, when he suffered a heart attack.

After he recovered, he opened a private security agency called SIA in Serbia which worked on surveillance and interception until 2007, when it was shut down.

He was also arrested in 1999 by Serbian police after speaking about political murders during the ruling of former Yugoslav President Slobodan Milosevic. However, the case against him was dropped after several months and he has been compensated for torture.

Spasic also wrote two books about his work as a spy and has openly spoken about his activities against what he called Albanian terrorism. He is retired and lives in Serbia.

Convicted hitman Draskovic is known to Serbian and other European authorities for his involvement in various killings and criminal activities in Serbia and abroad.

In 2010, he was sentenced by a Belgrade court to 10 years in prison for killing another criminal in a restaurant in Belgrade. He was given early release from prison in 2013.

He was also indicted in Italy for cigarette smuggling, but the case was dropped.

In June 2015, he was arrested by Croatian police while on vacation, but was allowed to stay in a hotel in the coastal town of Split after putting up bail of 100,000 euros.

He then escaped to Serbia, dodging extradition to Belgium to face charges over the murder of Hadri, and is now officially listed as on the run.

The other convicted hitman, Vukotic, was arrested in 2006 at Madrid airport after he had been on the run for 16 years.

CNN reported at the time that he was also wanted as a potential witness to testify at the trial of Slobodan Milosevic at the UN war crimes court in The Hague because was suspected that he once had documents linking Milosevic to various assassinations.

He was also fleeing a conviction for shooting a man dead in a nightclub in Montenegro, for which he eventually served eight months in jail in Serbia before being released on humanitarian grounds after suffering a stroke and undergoing heart surgery, officials said.

However a report by BIRN in 2011 revealed that he was freed because he agreed to become an informant and provide information about Montenegrin gangsters.

The victim, Enver Hadri, was an ethnic Albanian nationalist and rights activist from Kosovo who had fled to Belgium in 1972.

He was initially active in the National Resistance of Kosovo Albanians and later founded the Committee for Human Rights Defence in Kosovo.

After the convictions, Hadri’s family accused the Serbian authorities of shielding the guilty men.

“The assassins were not sitting in the dock this time because the Serbian state has been protecting them by any means possible,” said a statement issued by his daughter, Teuta Hadri.

Hadri was shot days before he was scheduled to present a report detailing the deaths of dozens of ethnic Albanians at the hands of the Yugoslav police to the United Nations Human Rights Council in New York.

Other prominent Kosovo Albanian activists suspected to have been killed by UDBA include dissident journalist and singer Jusuf Gervalla, his brother Bardhosh Gervalla and political emigre Kadri Zeka, who were all shot dead in Stuttgart, Germany in 1982.

Flori Bruqi 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...