Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/24

ME RASTIN E 27 VJETORIT TE VRASJES SE INTELEKTUALIT, DIPLOMATIT, VEPRIMTARIT, ENVER HADRI (02 PRILL 1941- 25 SHKURT 1990)



ENVER HADRI- DIPLOMATI I PARË KOSOVAR

Image result for reshat sahitaj flori bruqi

Shkruan:Reshat Sahitaj

PSE U VRA  ENVER HADRI?


KUSH E VRAU  ENVER HADRIN?

Enver Hadri, rrjedh nga një familje patriotike të cilët prej dhunës barbare sërbe në visët e banuara me shqiptar Leskovc,Nish …shpërngulën në Kosovë. Babai i Enver Hadrit ishte ndër intelektualet e rrallë të Pejës të cilin natën e vitit të ri të 1945,xhandarët serbë e morën për ta ekzekutuar.Po të njejtën mbrëmje policia sërbe mori edhe dajën e Enverit dhe i zhdukën në terrin e asaj nate për të mos i parë kurrë më.

Si nxënës i shkollës së mesme dhe student, Enveri kishte talent për fjalën e shkruar artistike dhe aso kohe ishte anëtar i klubit letrar të qytetit dhe shoqërohej me poetin e ardhshëm Ali Podrimjën ,Haxhi Vokshin, Qerim Ujkanin … rrugët e të cilëve do të ndaheshin për të mos u takuar kurrë më nga se Enver Hadri bënte pjesë në një grup ilegal i cili grup kishte për objektiv çlirimin e tokave shqiptare nga robëria sllave.

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Grupi i Enver Hadrit u zbulua nga policia sërbe, me ç’rast shokët e Enverit u burgosën ndërsa Enver Hadri u arratis për në Belgjikë më 1973. Gjyqi jugosllav I asaj kohës e denoi Enver Hadrin me ligjin e tyre të famshëm të asaj kohe për veprimtari armiqësore me 7 vjetë burg pa prezencë.

Në Bruksel,Enver Hadri nuk do rrinte duarkryq por mënjëherë u inkuadrue në grupe ekzistuese dhe ndihmoi organizatën “Lidhja e Dytë e Prizrenit” , që aso kohe në Bruksel e udhëhiqte plaku dhe luftëtari Hamëzë Devetaku.. Më vonë Enver Hadri, krijon organizatën “Rrezistenca Kombtare” , bashkë me Riza Budakovën, dhe nxirrte organin e saj “Zëri i Kosovës” në të cilin mund të lexohej informata nga Kosova e robëruar,poezi por kryesisht kishte artikuj politik ku denoncohej politika titiste dhe dhuna në Kosovë.

Fotografia e Donika Gërvalla-Schwarz

Demonstratatë e 11 marsit të vitit 1981, Enver Hadrin nuk e gjetën të papërgatitur andaj bashkë me bashkëpunëtoret e tij Reshat Sahitaj,Gani Azemi dhe Behare Rexhepi , Vehbi Ibrahimi (tani dëshmor), e organizoi demonstratën e parë në Bruksel me 13 prill të vitit 1981 në shenjë solidarizimi me studentet e Kosovës.Ky ishte manifestimi i parë që diaspora organizon dhe fill pas këtij manifestimi pasojnë demonstratë tjera në të gjitha vendet e botës të banuar me shqiptar.

RESHATI BEHARJA MEJREMI GANIU ENVERI
Në vitin 1983, bashkë me Reshat Sahitaj ,Gani Azemin dhe Behare Rexhepin ,formon Komitetin për Mbrojtjën e të Drejtave dhe të Njeriut në Kosovë.

Për të sensibilizuar edhe më shumë opinionin e huaj, Enver Hadri kishte hapur edhe radio stacion “Iliria” ku kishte rubrikën e lajmeve dhe ate të kulturës që emitonte në gjuhën frengjishte.Pastaj organizonte tribuna informative, programme kulturore me poezi shqiptare të përkthyera e të recituara frengjisht sepse Enveri dëshironte ta njoftonte edhe masën popullore te vendit e jo vetëm diplomacinë Evropiane me ate qe ngjante në Kosovë...

LA DERNIERE HEURES 28 QER 1990 001

Në vitin 1989 emri i Enver Hadrit do citohej jo vetëm në gazeatë belge siç ndodhte por tani për aktivitetin e Enver Hadrit flisnin të gjitha kanalet televizive dhe shtypi botror. Enver Hadri dhe Komiteti tij ishte burimi i informatave për agjencitë e lajmëve të huaja.

ENVER_HADRI_BEHARE_REXHEPI_gani azemi

Në vitin 1989, me iniciativën e Enver Hadrit Parlamenti Evropian voton rezolutën e parë për situatën dramatike në Kosovë, në të cilën vendoset qe një delegacion i Parlamentit Evropian të shkon në Kosovë për t’u bind për gjendjen dhe dhunën serbe qe ushtrohej në Kosovë.

Enver Hadri qe njeriu i parë i cili hapi dyertë e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe i cili tërë jetën e tij ia kushton Kosovës. Ishte diplomati i parë dhe ambasadori i parë kosovar që çeshtjën e Kosovës e ngriti në Institucione më të larta Evropiane.

Me 25 shkurt të vitit 1990, Enver Hadri shkon për të vizituar varrin e nënës Në të kthyer në shtëpi Enveri e len bashkëshortën dhe merrë listën e 23 viktimave qe forcat policore e ushtarake kishin vra në Kosovë dhe niset për te perpiluar tekstin e rezolutëes i cili tekst duhej dorëzuar të hënën në Parlamentin Evropian.

Enveri mbante listën pa e ditur se vetë do binte viktima e 24-të nga policia serbe. Nga rruga ku banonte Rue d’l Albanie 23 , u nis me veturë dhe u ndal në dritatë e semaforit Rue St.Bernard ku nga një makinë e ndalur paralelë, vrasësi do ta qëllojë me tre plumba në kokë.

Pse e vranë Enver Hadrin ?

Urdhërdhër për eliminimin fizik të Enver Hadrit e kishte dhënë Sllobodan Millosheviqi.

Shtrohet pyetja pse u vra Enver Hadri dhe pse personalisht Millosheviqi kishte nënshkruar që Enver të vritej? Tani pas shumë dekadave , shumë fshetësi janë zbuluar, kanë ndodhur ngjarje që është përmbysur një sistem kolonizator fashist siç ishte Serbia, njerëzit që dikur nuk kanë pasur guximin të flisnin tani flasin. Mirëpo Serbia ende i mbanë nën kushtëzim disa shqiptarë të cilët janë të detyruar të përhapin dezinformata rreth jetës dhe aktivitetëve të Enver Hadrit, dhe njerëzëve të Komitetit që e kryesonte Enveri.



Po të merrën parasysh ftesat për konferencat për medie ndërkombëtare, artikujt e gazetave që iu janë referuar konferencave, organizimin e demonstratave, takimet e shumta me personalitete europiane, do të vini të konkuldimi i pakontestueshëm, se Enveri Hadri ishte ambasadori i parë i Kosovës në Paralemntin Europian, kurse ekipi i tij ishin diplomatët e parë që ndihmuan në internacionalizimin e dramës kosovare.

Aprovimi i rezolutës së parë më 12 prill 1989, ka qenë ngjarja më e rëndë kundër Serbisë.

Për Serbinë rezoluta e 12 prillit ka qenë akti më dramatik në rrafshin diplomatik. Si ka mundur të aprovohet një rezolutë kundër Serbisë, kur ajo në Parlamentin Europian ka pasur shumë e shumë eurodeputetë në krahun e tyre?!

Si ka mundur të aprovohet një rezolutë kundër Serbisë, kur ata – siç shkruajnë- e kanë kontrolluar çdo organizatë dhe parti poltike në diasporë?!

 Nëse e kanë kontrolluar çdo organizatë, pse atëherë Komiteti i Enver Hadrit kishte bërë lobimin për aprovimin e rezolutës?!



                                                              Veselin "Vesko" Vukotić

Nëse e kanë kantrolluar çdo orgaizatë, pse atëherëe Enveri dhe ekipi i tij orgaizonin konferenca për medie internacionale dhe aty flitej kundër Millosheviqit dhe sistemit të tij policor e ushtarak ?!

 Nëse e kanë kontrolluar çdo organiazatë poltike në diapsorë , pse atëhere lobimi i Komitetit ende vazhdonte kontaktët me diplomatë dhe eurodeputetë në Bruksel?!

Pse, Komiteti nuk e ndalte aktivitetitn , por intervenonte në shtetët që do shkonin në Konferencën e të Painkuadruarëve në Beograd më 1989 ?!

Pse, Enver Hadri dhe ekipi i tij kishte bërë intervenimin edhe për aprovimin e një rezolute tjetër kundër Serbisë dhe reprezialeve në Kosovë që ushtronin forcat policore dhe ushtarake të Serbisë?!





                                                                 Veselin "Vesko" Vukotić

Për ndalimin e veprimtarisë së shqiptarëve në rrafshin diplomatik në Parlamentin Europian, dhe institucione tjera ndërkombëtare Millosheviqi merrë vendim për vrasjen e Enver Hadrit. Konkuldim: Enver Hadri nuk u vra se veproi kundër interasve të Serbisë në Kosovë dhe për çlirimin e Kosovës.
Kush e vrau Enver Hadrin ?

Atentatin kundër Enver Hadrit kryen tre komandos serbë nga Beogradi dhe të cilet arrijnë te ikin në Beograd Darko Ashanini, Adrija Llakoniqi dhe Vesko Vukotiqi.

Disa javë më vonë në Beograd në kafën “Nana” vrasësi i Enver Hadrit, një serb i quajtur Adrija Llakoniçi dehet dhe fillon të mburret se si e ka vra Envr Hadrin.UDB-a atë mbrëmje vret Adrija Lakoniqin nga se kishte filluar të zbulonte aktin e krimit.Në mënyrë të ngjajshme vritët edhe vrasësi tjetër Vesko Vukotiqi i cili poashtu fillon të flasi me mburrje .Darko Ashanini ende jeton në Beograd.

*****



Nga Flori Bruqi : Cikël poetik nga HAVZI NELA (1934-1988)


Havzi Nela lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme. Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist.


Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit.


 Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë – u lexonte nxënësve poemat e tij. Më pas ai arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë.



Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.


Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967.




 Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.

Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit.

Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB.
Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje.
Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunist Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje.


Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin Havzi Nelës.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.
Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistë e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993. Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli “Dëshmor i Demokracisë.”

Në përkujtimin e 75 vjetorit të lindjes së Havzi Nelës shkrimtari i shquar Ismail Kadare shkruante: “Poeti Havzi Nela është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë“.


Cikël poetik nga HAVZI NELA (1934-1988)


KUR TË VDES

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë.
Thoni: ” Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuetje e dërmoi”.
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë drië nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerzinë këndoi,
E peër vete mbajti zi”.

Thoni se e qërroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: “Çohu!”

Kur te vije, te çelë pranvera,
Kur bilbili nis me kendue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufe lule me ma leshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur ta ngushëlloni,
Thoni: “Gjallë kurkush s’ka mbetë!”

MA MIRË LE T’I MBYLLI SYTË!

Ma mirë le t’i mbylli sytë
Ma mirë zemra le t’pushojë
Ma mirë mos me pa ma dritë
Kur harbuti t’më sundojë!

Ma mirë nga kjo botë të ndahem
Ma mirë krimbat le t’më hanë
Ma mirë gur e dhé të bahem
Kur i ligu nis më shanë!

Ma mirë plis, lëndin’ a fush’
Ma mirë bar, kullotë bagëtie,
Ma mirë mos me m’njohë kërkush
Kur zuzarin kam mbi krye!

Ma mirë bota le të thonë:
“Vdiq i mjeri, shkoi me nder!”
Se i rrëzuem përgjithmonë
Me më shkelë nji derr beter!

Burrel, 1977

Dit’ e netë i mbyllun, si zogu n’kuvli,
Për shtroje e mbloje me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trash se letra.
Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m’arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikën, më le mu t’zinë
Fluturon e s’ndalet, s’e duron robëninë.
Sa n’nji krah, në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligështue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re, krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.
Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitin trupin, zemra s’ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën!

PO, O NANË, PO

Po, o nanë, po,
N’emën të ligjit jam arrestue,
E duert m’i kthyen prapa policët e zi,
N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!

Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,
Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,
E kur lëshova kambën mbrenda me hy,
M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!

Ndoshta e ndjeu veten fajtor,
Pse erdhi e më mori përsëri!
Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.

Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,
Sa djem nanash kështu po i merr!
Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”
Emni i tij ka futun tmerr!

Ti mos u druej, o Nana ime,
Sido të bahet jam pa faj,
Qëndro malsore, mbahu trime,
Mos e mbyll jetën me vaj!

Djali yt s’ka me t’turpnue,
Gjinin tand s’do ta tradhtojë,
Shqiptar i ndershëm ka me qëndrue,
Po prehnin tand do ta kërkojë.

Ka me dasht me t’pasun pranë,
Ta vështrosh, ta ledhatosh,
E nji fjalë t’ambël me ia thanë,
Plagët zemrës t’ia shërosh!

Pusho, mos qaj, o nanë e mjerë,
Ti me mue s’je kënaqun kurrë.
N’merak e mall ke qenë përherë,
Qysh i vogël dhe sot burrë!

Qysh nand’ vjeç m’ke nxjerrë prej shpie,
Jetim, pa babë, bukën me nxjerrë ;
M’shkule nga prehni prej vorfnie,
Vetë jam rritun derë më derë!

Tri ditë bashkë s’i bamë në votër,
Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë ;
Kurrë s’u ulëm në nji sofër,
Kurrë, o Nana ime, kurrë!

2017/02/23

Në vend të përkujtimit : Individualiteti letrar i Teki Dërvishit

Teki Dervishi.jpg
Teki Dervishi lindi në janar të vitit 1943 në Gjakovë dhe vdiq me 29 qershor 2011 është shkrimtar dhe publicist shqiptar nga Kosova. Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore "Bota Sot". Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.

Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.


Pirgu i Lartë, 1972

Padrona, 1973

Skedarët. 1974

Herezia e Dervish Mallutës, 1981

Palimpsest për Dush Kusarin, 1993

Etje dhe Borë



Nimfa 1970

I Varun me Vargje për Drunin e Blertë 1971

Shtëpia e Sëmurë 1978

Thashë 1981

Nimfa 1986

Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979

Bregu i Pikëllimit, 1985,

Pranvera e Librave, 1990

Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990

Kufiri me atdhe, 1996

Vojceku, 1996

Eshtrat që kthehen vonë, 2000

Nesër nisemi për Parajsë, 1999

Ku është Populli?, 2003


Qan e qesh Talia, ese dhe kritika mbi teatrin, 1978


Të gjitha veprat e Teki Dervishit bartin mesazhe njerëzore, sepse burojnë nga shpirti i madh i autorit që ishte luftëtar për njerëzoren, për të mirën, për të bukurën... ai gjithmonë kërkonte më shumë liri për njeriun, për etninë e tij. 

Pranvera e librave
Teki Dervishi është nga krijuesit e paktë shqiptarë që fund e krye veprën e tij e shquan mendimi i lartë; qoftë si romancier, dramaturg, poet apo edhe në shkrimet publicistike ai e ruan lartësinë e këtij mendimi, gjithnjë duke e ruajtur stilin e tij të veçantë, origjinal të nivelit më të lartë të shkrimit, qoftë ai artistik apo publicistik. “Pranvera e librave” është një nga dramat e tij më të njohura, e botuar në vitin 1990.










*****




Pjesë nga libri "Individualitete letrare 2
 Teki Dervishi"


Faqja e shtatë - Pak fjalë për Teki Dervishin

Individualiteti letrar i T. Dërvishit, më vete i mbart eleme­ntet e përbashkëta estetike të një brezi shkrimtarësh të cilët u formuan dhe u dalluan kryesisht në vitet ’70 të shekullit të kaluar, në mesin e krijuesëve të etapës së tretë të Kosovës e Maqedonisë, siç janë B. Musliu, M. Ramadani, J. Buxhovi, N. Soba, J. Gërvalla, Xh. Ahmeti, Y. Shkreli, N. Hali­mi, S. Hamiti, Z. Rrahmani, M. Kraja, Sh. Beqiri etj. Ky shkrimtar, indivi­dualiteti i tij, sa është i veçantë dhe domethë­nës, është edhe autonom, sepse shumë elemente, kategori dhe aspekte të veprës së tij, siç janë natyra e shkrimit, kodet, nënkodet dhe lidhshmëritë e përgjithshme estetike të gjuhës, autorin tonë e bëjnë jo vetëm bashkëveprues dhe bashkë­krijues, por shpesh edhe mësues për shumicën e këtyre emrave të sipërpër­mendur. Natyra e shkrimit të tij, me kalimin e kohës vjen duke u verifikuar si një poetikë njëmend shumë komplekse dhe shumë interesante që përshko­het me një ngjyrë të veçantë shkrimi, nis të identifikohet dhe të influencojë me tendencat drejt zgjerimit dhe konsolidohet si lëvizje e fortë letrare që me disa emra të tjerë që vijnë nga mëma Shqipëri (psh. F. Reshpja, Xh. Spahiu, M. Zeqo etj.), interkalohet nga moder­nizmi në postmodernizëm.
Teki Dërvishi, krahas Marin Camajt dhe Beqir Musliut (shkrimtarët emblematikë), në letërsinë tonë bashkëkohore është një ndër shkrimtarët më produktivë dhe vepra e tij shënon shkollë shkrimi më vete ku autorin e shohim shumë pjellor duke lëruar tri gjinitë letrare paralelisht: poezi, prozë dhe dramë dhe është vështirë të kuptohet pesha dhe rëndësia e veprës së tij nëse lexohet parcialisht, pra nëse lexohet vetëm si poet, si prozator apo si dramaturg. Por, edhe të lexuarit në tërësi të veprës së tij është i vështirë, sepse problem numër një për receptim paraqet mosnjohja e domo­sdoshme e kodeve të shkrimit të autorit, që është një sferë gnoseologjike e shumë stileve brenda një shkrimi, të dendur dhe intertekstuale, që na shtyn t’i kërkojmë reflekset e një metateksti i cili qet krye si ironi përtallëse e gjithçkasë që merr ta trajtojë për t’u bërë më tej një veçori tipike autoriale për t’u kuptuar saktë mesazhet e tij. Gjithë kjo flet për një nivel shumë të lartë të stilit të shkrimtarit, dendurisë së shprehjes së tij, e cila ndryshe nga M. Camaj dhe B. Musliu, ka një tjetër ndërtim që, sa duket i kapshëm dhe i qartë, prapa ka abstra­gimin, duke i selektuar lexuesit në lexues që mund ta përqafojnë, dhe në lexues që nuk arrijnë ta kapin ironinë e autorit dhe prandaj mbeten larg asaj që flet ai, që, jo se është e fshehtë në të folur, por sepse në të folurit ka sarkazëm që nuk kursen asgjë, madje as veten.

Teki Dërvishi u lind në Gjakovë në janar të vitit 1943 dhe shkollimin fillor e të mesëm i mori në vendlindje. Si nxënës i shkollës së mesme u burgos duke i shijuar mizoritë e Goli Otokut zulmëkeq jo vetëm për shqiptarët. Ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi shqiptare në Fakultetin Filozofik të Pri­shtinës. Qe i regjistruar në studimet e magjistraturës në Prish­tinë, në drejtimin Letërsi, të cilat i braktisi duke iu përkushtuar letërsisë dhe pub­licistikës.

Dhjetë vite (1971-1981) ishte gazetar në rubrikën e kulturës së gazetës Flaka e Vëllazërimit, shumë kohë gazetar që e përcolli teatrin, pak kohë qe redaktor gjersa e pushuan nga puna për t’u trasferuar në Prishtinë, në edicionin e botimeve Rilindja si korrektor, gjersa u pensionua në Teatrin Kombëtar të Prishtinës si drejtor i tij. Pas kësaj, deri në ditët e fundit të jetës, qe redaktor i gazetës Bota Sot. Ai gjatë gjithë jetës u mor me shkrime letrare dhe publicistikë. Është autor i shumë veprave letrare artistike, romane, poezi, drama, kritikë teatrore etj. që tok me ato të pabotuarat, e tejkalon numrin nëntëdhjetë vepra.



Në bibliotekën shtëpiake, bibliografia e veprimtarisë letare të T. Dërvishit zgjerohet me një varg veprash tjera, kryesisht drama të pabotuara, që presin botimin e tyre, që dmth. se kjo përqasje ime i merr për konsideratë vetëm këto të botuarat. Edhe pse vepër letrare ndër më të rëndësishmet të letërsisë së sotme shqiptare, kapitale do të thoja unë, marrë në për­gjithësi për këtë vepër është shkruar pak, shumë pak. Hiq ndonjë shkrim të A. Aliut, R. Musliut, S. Hamitit, N. Islamit, J. Papagjonit e të ndonjë tjetri, për veprën letrare të T. Dërvishit është shkruar pak, kaq sa ajo sot vazhdon të jetë në margjina të interesimit të kritikës letrare dhe të shkencës filologjike shqiptare. Mjerisht. T. Dërvishi në skenën letrare shqiptare për herë të parë u paraqit në mesin e viteve gjashtëdhjeta me tregime, kryesisht me tema shoqërore dhe sociale që për nga mënyra e shkrimit japin t’i kuptosh edhe mësuesit fillestarë të tij: Migjenin, A. Çehovin, G. de Mau­passant-in etj. Në rrugën e tij krijuese, pas një ndërprerjeje për shkak të burgosjes në Goli Otok, në burgun më famëkeq në kohë të Jugosllavisë titiste, librat e para autori do t’i botojë në fillim të viteve ‘70 siç janë: Nimfa 1, I varur me vargje për drurin e blertë, Etje dhe borë, Pirgu i lartë, Padrona, Skedarët. Këto vepra realisht shënojnë fillimet e letërsisë së tij, në të cilat lexuesi do ta hetojë një penë shumë të mprehtë kritikuese, ku vlon gjithçka: temat të cilat “i prekin” muret e lirisë krijuese, shkollat e ndry­shme prej nga autori mëson dhe sidomos lufta për ta zotuar shkathtësinë e shkrimit letrar që të thuhet saktë ajo që mendo­het, qoftë kjo me alegori, qoftë edhe me simbolikë edhe kur kjo është e ndaluar. Realisht, T. Dërvishi kulmin më të rëndë­sishëm të krijimtarisë së tij letrare do ta shënojë me librin Shtëpia e sëmurë (1978) dhe dramën Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi (1979), prej nga fillojnë të rreshtohen veprat kryesore siç janë: Thashë, Bregu i pikëllimit, Nimfa 2, Herezia e Dervish Mallutës, Palimpsest Dush Kusarit, etj. Ky është fundi i viteve ‘70 dhe fillimi i ngritjes së krijimtarisë së tij dhe vitet ‘80 dhe ‘90, kur autori shquhet si një ndër pionierët e një modernizmi “ekstrem” duke u dëshmuar mjeshtër i shkrimit të të gjitha llojeve letrare të cilat do t’i kultivojë përmes shkrimeve eksperimentale. Letërsia shqipe e viteve ‘30 që kishte shënuar një kulm të lartë estetik, me një pluralizëm stilistik me emrat emblematikë siç janë Gj. Fishta, L. Poradeci, F. Noli, Migjeni, E. Koliqi, E. Haxhi­ademi, K. Floqi, A. Asllani etj., tani pas lufte, për nja dy dekada e sa, kishte rënë shumë estetikisht, ngulfatur nga ideologjizmi dhe soc-realizmi, në vitet ’70 me emrat emblematikë siç janë M. Camaj, I. Kadare, R. Qosja, A. Pashku, A. Podrimja, T. Dërvishi, B. Musliu, Xh. Spahiu, M. Zeqo etj. po e përngjiste ekuilibrin e humbur në shkallë edhe më të lartë estetike, duke e ringritur dhe duke e shpënë një me letërsinë botërore. Emri i T. Dërvishit për nga vlerat estetike që ka vepra e tij letrare, pranë emrave më të spikatur të letërsisë bashkëkohore shqiptare, bindshëm që­ndron pranë shumë emrave ndër më të spikaturit të letërsisë së botës. Për këtë gjë, sikur ka mbetur pa u informuar vetëm lexuesi shqiptar. Mjerisht. Dhe, pa fajin e tij. Siç po shohim, profili krijues i T. Dërvishit ndahet në dy fusha të mëdha të veprës së tij: letërsi dhe publicistikë. Ky studim mëton t’i prekë vetëm aspektet e veprës së tij letrare. Publicistika paraqet faqen e dytë të veprës së tij e cila është po kaq e madhe dhe e rëndësishme si edhe letërsia dhe paraqet vlerë të veçantë për opinionin e përgji­thshëm dhe meqë këtu qëndron afirmimi i tij, me të do të mirren studjuesit e fushës përkatëse. Esetë poli­tike, kolumnet dhe temat polemizuese rreth aspekteve politike, kombëtare dhe kulturore, janë fusha me të cilat priten të merren të tjerët.
Veçantia

Emri i T. Dërvishit pa mëdyshje shënon vlerën e vërtetë të epokës interkaluese prej modernizmit kah postmodernizmi, me çka dëshmohet si një ndër krijuesit më këmbëngulës në kërkimet e tij në shkrime. Ai dëshmohet si një nga stilistët, sprovuesit dhe eksploruesit më të zellshëm të mënyrave të reja të shkrimit, një ndër eksperimentuesit më në zë që për kohën ka mbetur i paarritshëm edhe sot, mjerisht i pastudjuar akoma gjer sot. Siç do të shihet nga rruga e ngritjes së tij prej vepre në vepër, T. Dërvishi në kuadër të “modernizmit kosovar” do të veçohet si luftëtar i pakompromis i thyerjeve të tabuve dhe dogmave letrare të stileve të ndryshme të shkrimit të kohës, duke i lënë ato stile si një tradicionalizëm që nuk i sillnin gjë të re shkrimit shqip. Qysh atëherë, në vitin 1978, një qëndrim negativ autori e shfaq ndaj realizmit socialist, të cilin e përtall dhe stigmatizon si kiç politik të ditës, që për kohën ishte një lloj sfide dhe tundimi të veçantë për krijuesit, sepse të shkruarit në stilin soc-realist për kohën, për një pjesë të krijuesve “patriotë” të Kosovës, shitej si modernizëm (alias – novatorizëm siç e quanin në Shqipëri, prej nga e vidhnin) dhe të deklaroheshe kundër, ishte tradhëti. Në librin Shtëpia e sëmurë, me anë të një shkrimi poezi, plus prozë, plus dramë, do ta ironizojë, parodizojë dhe deplasojë totalisht soc-reali­zmin me anë të një eksperimentimi inverziv të zërit të autorit, i cili mirëfilli do t’i shënjojë fillet e postmodernizmit tonë. Siç do ta shohim më tutje, autori do të jetë në korrent me kohën, sepse në mënyrën e shkrimit të tij, ai i kishte absorbuar dhe absolutizuar të gjitha llojet e realizmave e modernizmave nga më të ndryshmit, si shkrime demode, të tejkaluara përgjith­monë prej tij, për ta kultivuar një mënyrë të re shkrimi, eksperimentale, që tundonte drejt shkrimeve të reja, për nga natyra hibride, siç është poezia, plus prozë, plus dramë brendapërbrenda strukturës narrative, duke paralajmëruar kon­ceptet tjera, fare të reja, për artin e letërsisë, larg farës rusofile prej nga qe importuar.

Ndryshe nga të gjithë shkrimtarët e kohës në kulmet letrare shqiptare të viteve ‘70, T. Dërvishi i pari e futi ekspe­rimentin si metodë krijuese që më vonë do të përçohet në gjithë krijimtarinë e tij letrare si mënyrë e veçantë drejt moder­nizmit “ekstrem”, me një gjuhë fare tjetër shkrimi drejt çarjes së censurës, hapjes së temave të ndaluara drejt eman­cipimit estetik të gjuhës poetike. Lufta me gjuhën drejt emanci­pimit të saj, te T. Dërvishi reprodukon një varg veprash të cilat lexuesit e sjellin në zanafillë të konceptit se çka në të vërtetë pre­supozon arti i letërsisë, cili realisht është misioni i tij, çka në të vërtetë mundet letërsia në konditat e epokës globale e çka jo. Që këtu, të gjitha veprat letrare të T. Dervshit, mëtojnë t’u japin përgjigje kësaj pyetje e cila presupozon pikërisht ema­ncipimin e gjuhës, fuqitë e saj të brendshme deri te ato më sakralet, që t’i thonë të gjitha kategoritë estetike të fjalës, duke përfshirë të gjitha aspektet e mundshme të kohës dhe të hapësirës (fundin e tyre), temat të cilat vetëm mund të ironi­zohen, pezhorohen ose esei­zohen (finesa e postmodernizmit).

Në vitet ’70, në galerinë e krijuesve letrarë shqiptarë tash­më më të dalluar dhe të patundshëm në altarin e letërsisë sonë siç janë M. Camaj, I. Kadare, A. Pashku, R. Qosja, A. Podrimja, F. Reshpja, B. Musliu, M. Zeqo etj., poeti Teki Dërvishi shkruan ndryshe nga të gjithë të tjerët. Gjersa ata në shkrimet e tyre mund cilësohen si poetë modernë, Teki Dërvishi si edhe B. Musliu e M. Ramadani, në shkrimet e tij dallohet me një tip shkrimi ndryshe nga të tjerët, diç “më modern” se modernizmi i asaj vale krijuesish që sot i çmojmë elitë e kohës e që sjellin një stil shkrimi “ekstremisht” të mbathur, me elemente të kultu­rave të ndryshme të botës, që për kohën dallohet sheshit me gjithanshmërinë, vibrimet dhe denduritë stilore të fjalisë prej nga ato edhe vijnë.

Letërsia latinoamerikane dhe sidomos tregi­met e H. L. Borgesit, që në letërsinë e përbotshme tashmë emërtohen thjesht borgesizëm, shkrimi i T. Dërvishit mbase do të kulmojë, do të ndalet aty, në atë stil. Shumë studjues, atë tip shkrimi e konside­rojnë shkrim abstrakt, njëlloj variacioni i ri i lartpur­lartizmit. Borgesizmi, ose shkrimi me denduri formacionesh stilore brenda një stili të vetëm (sepse shkrimi i dendur që e njohim gjer sot), në vitet ’70 ka patur një impakt dhe difuzion zgjerimi në të gjitha letërsitë kombëtare, në Ballkan, në Evropë dhe në botë që këtu edhe në Kosovë. Në letërsinë shqipe, T. Dërvishi është përfa­qësuesi ynë më tipik. Pikërisht sepse ky shkrim është përzierje diskursesh: poezi, prozë e dramë, një koagulim eseizimi, mbase kjo është arsyeja pse kritika e kohës nuk e priti autorin tonë me ovacione sikundër i prisnin krijuesit që sillnin inovacione, pa atë enthuziazmin e dalluar të atëhershëm. Megjithatë, ndryshe nga të tjerët, Teki Dërvishi edhe sot është i pa pranuar në skenën letrare shqiptare, i pa­le­xuar dhe i pastudiuar, pikërisht për shkak të stilit të shkrimit të tij, “të rëndë”, i cili rri larg shtresave të gjera të lexuesve, studentëve dhe profesorëve, të cilët edhe sot vazhdojnë të lexojnë klasikën tradicionale dhe klasikën moderne, por jo edhe shkrimtarët postmodernë të cilët shquhen me dendurinë stilistikore, me begatinë dhe thellësinë gjuhësore, në “trend” me ndryshimet në çastin kur edhe ndodhin ato ndryshime.

Është një temë shumë e palavd të diskutohet sot për fillimet e letërsisë postmoderne shqiptare, që sipas mendimit tim, lidhet pikërisht me emrin e T. Dërvishit, kur këtij formacioni stilistik sot mund t’i dalë zot kujt t’i teket. Kjo për më tepër kur kësaj letërsie, këtij formacioni stilistik, kritika jonë akoma nuk ka arritur t’ia definojë saktë kuptimin semantik. Jemi në një kohë kur të gjithë flasin për epokën postmoderne dhe kur me këtë definicion infiltrohen atribute profilizimesh në pothuaj të gjitha shkencat dhe artet, të flasësh për letërsinë postmo­derne, kjo i bie sikur të flasësh për një kuptim shumë të gjerë që kemi sot, nganjëherë edhe pa definicion. Këtu më poshtë, unë do të orvatem t’i jap disa prova dhe skema të veprës letrare të autorit, sidomos duke filluar me librin Shtëpia e së­murë se në kohën kur qe botuar, shënoi fillimin e një shkrimi për të cilin them se nis dhe zhvillohet postmodernizmi në letërsinë shqipe.

Deri sot janë shfaqur mendime se për postmoderne mund të jetë edhe poezia e fazës së fundit të M. Camajt (të ashtu­quajturat poezi eksperimentale të librit Nën hijen e gjarpërit), dikush proza e R. Qosjes, më saktë nga romani Vdekja më vjen prej syve të tillë, dikush romanet e I. Kadaresë, por ka edhe mendime të tjera, që lidhen me vepra të tjera dhe me autorë të tjerë, qëndrime këto që duan t’i përafrojnë tezat e jo të rrinë larg të vërtetës. Dhe, meqë definicioni postmoder­nizëm është pafundësisht i gjerë dhe për të mund të flasësh e të thuash gjithçka por kurrë të vërtetën e saktë, sepse gjith­monë diçka do të mbetet pa thënë, Teki Dërvishi duke filluar me librin poetik Shtëpia e sëmurë, pastaj me dramën Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi e këtej, ka bërë që shkrimi i tij i veçantë të kërkojë nga lexuesi të jetë kategori aktive sa edhe vetë autori. Duke qenë aktanti i tretë krahas autorit dhe veprës, T. Dërvishi kërkon që lexuesi të jetë aktant relevant në aktin e interferimit vepër, autor dhe lexues, lexuesi të jetë i rëndësishëm me kulturën e domosdo­shme teorike po kaq sa edhe autori, domosdo për të mundur ta receptojë atë letërsi që i servohej, gjë që është një nga faktorët kryesorë që vepra të jetë në korrent me kohën, të jetë postmoderne [1].

Më poshtë do ta përkujtoj lexuesin për një deklaratë të Teki Dërvishit me rastin e vdekjes së Beqir Musliut, mikut të tij të ngushtë për nga vokacioni dhe shkrimtaria, në të cilën ai thotë: “Poeti, romansieri, dramaturgu, eseisti dhe publicisti Beqir Musliu është përfaqësuesi i parë i postmodernitetit në letrat shqipe…”

[2] Them se po të ishte gjallë B. Musliu, me siguri do të deklaronte se T. Dërvishi është shkrimtari i parë postmo­dern shqiptar. Kur e them këtë, për të mos u dukur kjo një kurtoazi e ndërsjellë, ne që kemi bashkëkrijuar në atë kohë kur ata i kanë ngritur kullat e tyre prej arti të veçantë, them se T. Dërvishi është borgesisti i parë, B. Musliu është surealisti i parë, ndërkaq të dytë tok me M. Camajn, janë postmodernistët fillestarë në letërsinë tonë. Në të vërtetë, pa kurrfarë droje dhe hezitimi them se emrat dhe veprat letrare të këtyre dy individualiteteve, shumë të veçanta dhe të rëndësishme, bashkë me veprën e M. Camajn, shënojnë fillimin e epokës së postmodernizmit të letërsisë bashkëkohore shqiptare[3].

[1] Shif: Iser, W. Procesi i leximit, qasje fenomenologjike,Teori dhe kritikë moderne, Prishtinë: Rozafa, 2008

[2] Shif te: Beqiri, Sh. Dhembja e jetës e kthyer në poezi; Deklaratat e shkrimtarëve me rastin e vdekjes së shkrimtarit B. Musliut; Eurozëri, Zyrich, nr. 28. VII, 1996

[3] Kjo temë është temë e hapur dhe studjuesit mund të kenë qëndrime të ndryshme jo vetëm rreth kësaj teme, por edhe rreth shumë temave të tjera, alternative, për çka mendimet e kundërta duhen mirëkuptuar. Megjithatë, këmbëngul në tezën për të cilën e kam zhvilluar gjithandej jo vetëm këtu dhe në këtë libër.


******


NJË DITË DO TË KTHEHESH PËRSËRI...

Kolosit të letrave shqipe Teki Dërvishi


Nga AVDYL GËRVALLA



Teki Dërvishi ishte disident*, poet-disident, dramaturg-disident, shkrimtar-disident, gazetar-disident, intelektual-disident, mendimtar-disident, drejtor-disident i Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe së fundi drejtor-disident i së përditshmës kombëtare "Bota sot".

(spjegim: Për këtë shkrim nuk do të paguhem as me franga zviceran, por as me €, sipas traditës, që nga dita e largimit tim nga gazeta kombëtare Bota sot, edhe pse kam nevojë për të holla, si çdokush. Shpërblimi im i vetëm do të jetë një ngrohje zemre atyre që e donë Shqipërinë.)
??

Cila është ajo Liri që nuk mundi të ngrejë më Këmbë me një minutë heshtje (së paku parlamentin e Kosovës), për nder të veprës kombëtare të Mjeshtrit të Letrave Shqipe Teki Dërvishi?

Përse Liria e jonë e verbër nuk e pa të udhës të zbres në gjysmë-shtizë flamujt, për të nderuar Teki Dërvishin?

Përse nuk u mbajtë (së paku nga ana e këtij shteti të ri - kosovës) një ditë zie për këtë Kolos kombëtar?

Të gjitha kombet e botës, pa dallim, e nderojnë shkrimtarin, e aq më shumë kur ai është poet, dramaturg, mendimtar, atdhetar e çlirimtar si Teki Dërvishi.

Çdo gjë është e qartë.

Shqiptarët nuk janë të lirë.

Dhe po të ishin të lirë do ta nderonin Njërin nga bijtë e saj më të shtrenjtë, talentin e dalluar të letrave shqipe Teki Dërvishin: atdhetarin, të burgosurin politik, i cili në moshë të mitur u bë banor i disavjetshëm i Golgotës – Goli Otok, ferrit më famkeq në ish-jugosllavi.

Se Trimi vdes, por vepra e tij na rron për jetë
Shëndrrohet n’faqe muri t’shkruar
Në kështjellen Komb dhe ndritë për jetë
Ku Zot i saj është Gjergji vet.

Ç’farë Kështjelle të Përjetshme po na ndërton
O Gjergj, o Arbër i Shenjtë?

Tekiu u ngrit më Këmbë atëherë kur frynin erërat më të fuqishme kundër shqiptare, dhe shkroi me trupin dhe me vuajtjet e veta, njërin nga Librat më të hidhur, duke u nisur drejt rrugës së Lirisë, e cila i solli atij dhe familjes së vet vetëm vuajtje, rreziqe, përndjekje dhe ndëshkime. Ora e Jetës, ishte dhuratë e vetme nga Perendia, për ta realizuar në tërësi personalitetin e Madh Teki Dëvishi. Dhe si i mitur Tekiu veshi petkun e disidencës (të cilin s’do ta zhveshë kurrë, as për së vdekuri) dhe ra në burg. Pushtuesi i atëhershëm, pas analizave të shumta, e kishte vërejtur se ky i mitur ishte strehues i një mendimi dhe një force veprimi të veçantë, një dalë i mitur, që denoncoi dhunën e padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar. Ai trup gjyqtarësh kishte patur mundësi ta ndëshkonte Teki Dërvishin me një dënim kallup, të denjë për një të mitur, duke e futur në ndonjë shtëpi përmirësuese, si të miturit e tjerë që e shkelnin ligjin.

Por jo.

Trupi gjykues e kishte parandjerë rrezikun që Tekiu e bartte me vete, prandaj ia kishte caktuar Gulagun më të Vështirë dhe më të Zi, Goli Otokun, ku një ditë i bartnin gurët nga një vend në tjetrin, e të nesërmen, e bënin transportin e kundërt, nga ai vendi tjetër, në vendin e mëparshëm. Dhe kështu më radhë, gjatë gjithë kohës së burgut, me ditë, me javë, me muaj e vjet, në Goli Otok, që do të thotë Ishulli i Zhveshur, pa asnjë lis, gur i rrethuar me gurë, në mes të detit. Aty, jo vetëm shtrati që ishte i gurit por edhe dyert, karriget e lugët, muri, oborri e qelitë, së bashku me retë e qiellin për 6 muaj rresht ishin nga guri akull. Pastaj 6 muaj të tjerë me diell, që e copëtonte gurin. Si nuk e theu diellin ky gur përvlues? Me racione buke, me racione uji. Aty u ndesh Tekiu, për së gjalli me katin e 9të të Ferrit të Dantes, të cilin di ta krijojë vetëm totalitarizmi për njeriun. Aty u përball me poshtërimet, sharjet, torturat nga më çnjerëzoret, lëndimet, plagosjet, humbje gjymtyrësh, me vdekjet e paramenduara dhe me ato aksidentale... Në burg, atje larg, gati pas shpinës së Zotit.
Nga burgu Tekiu doli, përveç lëndimeve të tjera që nuk shiheshin,
pa asnjë dhëmb në gojë.
Pas shumë vjetëve, një dentist i mirë dhe i guximshëm ia vuri një protezë.
Pas këtij ferri të pambarim Tekiu u diplomua në shkencat e Lirisë.


Tekiu Lis i parrëzuar

Çdo gjest, çdo fjalë, çdo shkrim, çdo temë, dhe çdo qasje të çfarëdo trajtimi e dallonin Tekiun, ishte i veçant. Ai kishte hyrë në Letërsi, i shtyrë nga talenti i tij, dhe ishte i Lirë, më i lirë se çdokush, pa ngarkesa, ishte njerëzor në përmasa aq të mëdha sa shpeshë herë të dukej edhe i pakuptueshëm. Ai e donte njeriun deri në marrëzi, dashuri e cila do t’i kushtojë shtrenjt, me shumë ndarje.

Pas çdo kurthi, pas çdo ndërskomce, pas çdo rënie përfundimtare në labirinthet e bunaret e panumërt, Tekiu e ka patur të arsyeshme dhe shumë shumë normale të frenonte, madje edhe për të braktisur krejtësisht shkrimin, të cilit, tepër shpesh ia kishte parë sherrin. Ai kishte patur të drejtë madje t’ia kthente shpinën botës së vet magjike krijuese, për t’u venitur në ndonjë skaj të ndonjë kafeneje, së pari me një shishe, pastaj me shumë shishe ditore të alkoolit, për t’i shëruar plagët e veta të pashëruara. Por jo. Ai ishte Lis i parrëzuar. Ai shkruante. Shkruante pa pushim. Botonte çdo ditë. Tekiu shruante dhe ishte i palodhshëm.

Ashtu siç ishte i rrethuar nga të papriturat më dramatike gjatë jetës së vet, Tekiu u rrethua nga fundi i jetës edhe me ndonjë të papritur të natyrës së kundërt, me suksese të panumërta, me nderime dhe dashuri nga lexuesit e vet. Tekiut i kanë ndodhur ndodhi edhe nga më të pabesueshmet në botë: Ai kishte shkuar me një rast në Danimarkë me duar në xhepa pikërisht një ditë para se të mbyllei konkursi letrar për të cilin s’kishte ditur asgjë. Atje ishte takuar me Drejtorin e Teatrit, i cili nuk kishte mundur dhe as që kishte dashur ta fshehë gëzimin me rastin e njohjes me Tekiun, për të cilin kishte dëgjuar shumë, dhe të cilin e konsideronte si personalitet të rrallë nga Kosova. Dhe e kishte pyetur, si më gjysmë zëri Tekiun, përse nuk ia kishte sjellë një ekzemplar nga libri, me të cilin do të konkurojë të nesërmen. Tekiu nuk i kishte thënë asgjë, si t’ia bënte me dije atij njeriut të mirë se nuk kishte patur asgjë me vete. Pas bisedës Tekiu ishte ulur dhe e kishte shkruar një roman për një natë, me të cilin kishte konkuruar të nesërmen dhe e fitoi çmimin e parë... Si në ëndërr... Ku ishte mbledhur e gjithë ajo energji? Dikush edhe mund të mos u besojë "fjalëve" të mia. Nuk ka rëndësi. Teki Dërvishin e kam parë vet, me sytë e mi, në vitin 1975, duke e shkruar një roman brenda një nate, me një maqinë të vjetër shkrimi, së bashku me Jusufin, vëllaun tim. E ka filluar një, dhe pasi që i pat shkruar nja 30 faqe e la anash, pastaj, pas një "diskutimi" të gjatë me Jusufin, ia filloi të shkruajë një romani tjetër, me një ngjarje krejt tjetër, me personazhe të tjera, e dorën e fundit ia ndihmoi Jusufi, dhe të nesërmen, para orës 18:00 e dorëzuan në postë, për ta zënë konkursin, në Prishtinë.

Shkrimin e kishte mbi çdo gjë në këtë jetë edhe pse gati katër të pestat e jetës ishte i përndjekur dhe i ndaluar, nga pushtetet e huaja, dhe detyrohej të shkruante me pseudonime nga më të ndryshmet. Tekiu e ka lënë të shkruar një arsenal të tërë shkrimesh autoriale, me të cilat lirisht mund të matet edhe me shkrimtarë të rrallë botërorë, me peshë dhe rëndësi të veçantë.

Vjerrshat, tregimet e librat e tij, origjinale, të papara askund, prekin të gjitha shtresat e shoqërisë, si në të kaluaren, ashtu edhe në të tashmen, pa përjashtim. Artikujt e tij të shumtë, të çdoditshëm, si para, gjatë dhe pas lufte, dallohen me origjinalitetin e mënyrës së të shkruarit, duke thyer të gjitha rekordet e paraqitjeve çdoditore të çdo autori. Shkrimet i shoqëron një filozofi e veçantë, e bukur dhe e thjeshtë në infinit, trajtimet e të hidhurës dhe të lavdishmes, deri në përditshmëri të botës shqiptare, si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë, dhe trojeve të tjera të ndara me forcë nga shtete robëruese. Shkrimet e Tekiut u shndërruan si në bukën e përditshme, që na kishte falë Zoti, ushqim i domosdoshëm i shpirtërave të uritur dhe të etur për Liri, falë pendës magjike dhe inovatore, të cilat dhjetëfishuan tirazhet e gazetave, falë mendjes dhe angazhimit të tij – çlirimtar.

Çdo vjerrshë e tij, çdo rresht i tij, si për nga përmbajtja, kuptimi e porosia qëndrojnë në Zenit. Tekiu me virtuozitetin e vet i kaloi përmasat e çdo fantazie. Teki Dërvishi u dekorua Për kontributin kombëtar për çlirimin e Kosovës, me shpërblimin më të madh që jipet për së gjalli, me Medajen e Artë të Lidhjes së Prizrent, nga shpirti dhe duart e Presidenti Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vepra madhore e Prijësit Shpirtëror të Shqiptarëve, Dr. I. Rugovës zë vend të posaçëm në trajtimet nëpër artikuj të shumtë të shkruar dhe të nënshkruar nga dora e Teki Dërvishit.

Në asnjë vend të Botës, asnjë Autor nuk ka patur mundësi të grumbullojë numrin aq të madh të lexuesve siç ka mundur ta bëjë penda e Teki Dërvishit. Dihet mirëfilli se gazeta e përditshme Kombëtare Bota sot ka qenë dhe është gazeta më e lexuar si në trojet shqiptare ashtu edhe në diasporë, në Europë dhe Amerikë, gazetë që ka qenë për shumë kohë e ndaluar nga regjimi i paraluftës, e ndjekur dhe e linçuar me marifetllëqe të ndryshme edhe pas luftës nga pushtetarët e zellshëm e të marrë që punuan kundër popullit shqiptar.

Çdokush ka gjetur nga diçka, është prekur nga një fjalë, për t’u lidhur me mjeshtrinë magjepëse të Tekiut, dhe ka patur fare pak, në mos aspak të tillë që nuk e lexonin. Tekiu u mishërua, u bë pjesë e pandarë e një populli të robëruar, edhe atëherë kur s’kishte pothuaj se askush të thoshte diçka, në ato orët më të tmerrshme, edhe atëherë e bënte nga një shkrim me të cilin e mbante të ndezur dritën e shpresës së Lirisë. Kush ka ditur më mirë ta qajë vajin e nënës para foshnjës së vrarë, para djalit të masakruar. Kush ka ditur më mirë të mbajë korrespondencë me Ushtarin që kishte marrë pushkën për të mbrojtur Atdheun. Tekiu e denoncoi okupatorin, me shkrime të guximshme dhe të përditshme. Tekiu s’çante kokën edhe kur binte në incidente të përmasave të mëdha, ishte kalitur me paudhësi të ndryshme që ia bënin madje edhe aparatet shtetërore, si para lufte, ashtu edhe gjatë dhe pas saj. Tekiu shahej e nemej edhe nga disa "makro-intelektualë", dhe disa prijës të institucioneve qeveritare, politicienë e deputetë – tezgaxhinj, tenderxhinj e dallgaxhinj të Kosovës e të Shqipërisë, madje edhe nga tradhtarë, bashkëpunëtorë e sahanlëpirës të ndryshëm, kombëtarë e ndërkombëtarë. Çdo njëri i rëndomtë është shqetësuar me të drejtë për fatin e Teki Dërvishit kur i ka dëgjuar ato paudhësi, sikur i tërë ai llum së bashku të kishte angazhuar jo vetëm një por shumë Institute kundër Teki Dërvishit, kundër personalitetit të veçantë që ua tregonte shqiptarëve rrugën e Lirisë. Të gjitha ato veprime kriminele zënë vend skajeve më të turpshme të së kaluares. Tekiun e kanë përcjellë hap pas hapi, e kanë ndjekur për ta vrarë, së pari shkijet para lufte, vetëm Perendia e kishte mbrojtur Atë nga ai aparat terrorist. Teki Dërvishi, çlirimtari, që u përball në të kaluarën denjësisht me armiqtë shekullorë u kërcënua edhe nga një farë e keqe pas lufte, nga SHIK-u pra dhe veglat e tij makabre, që e ndoqën, e denoncuan dhe u përpoqën ta likuidojnë. Mbi të gjitha ato të zeza kaloi dhe shkëlqeu Kolosi Teki Dërvishi.

Askush, kurrë nuk ka mundur të përballej, me armë të barabartë, pra me laps, me atdhetarin e çlirimtarin Teki Dërvishi, sepse ky e ka patur për një mend, nuk e bënte shkrimin për kafshatën e gojës, Tekiun do ta mbanin me bukë, së fundi vëllezërit e vet. Ky është fati, ajo ana veriore e bjeshkës që i thonë Jetë, është fati i një Gjeniut të Letrave shqipe. Teki Dërvishi nuk ishte njëri që kërkoi komoditet për vete, por ishte Kolos që kërkoi Lirinë Kombëtare.

Tekiu i ka thyer të gjitha klishetë dhe bontonet e shkrimit klasik e modern, duke hapur fusha të reaja në lëmin e gazetarisë, poezisë, dramës e romanit, ngase fjalës së tij i ka prirë qëllimi mijëravjeçar, të vetmit që i binte në gjunjë dhe i falej, pra çlirimit dhe bashkimit të trojeve të nëpërkëmbura dhe të ndara nga armiqtë e shumtë.

Çdo fjalë, çdo fjali, çdo kryerresht dhe çdo tërësi e tij, e shkurtër apo e gjatë, është kuptimplote, është fener i papërsëritshëm që tregon rrugën e Lirisë. Nacionalist duhet të jetë çdo njëri që i ka dy fije mend. Të qenit nacionalist nuk do të thotë asgjë e keqe. Nacionalisti është i gatshëm të vdesë për Lirinë e vendit dhe të popullit të vet, është atdhetari sublim. Kuptimin e nacionalistit e kanë goditur e çoroditur komunistët dhe demokratët dallaverexhinj që janë në gjendje të përdhunojnë dhe mbysin nënë e motër, të spiunojnë dhe të vrajnë vëllaun për përfitime politike e materiale. Tekiu ishte nacionalist, atdhetar sublim, Nacionalist sa ç’ishte çlirimtar, Poet, Dramaturg, Shkrimtar dhe Mendimtar që me jetën dhe punën e tij të përditshme, pra me penën e vet të pashtershme dhe të papërseritshme i ra, pa pushim, Portës së Lirisë.

Tekiu ishte disident, poet-disident, dramaturg-disident, shkrimtar-disident, gazetar-disident, intelektual-disident, mendimtar-disident, drejtor-disident i Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe së fundi drejtor-disident i së përditshmës kombëtare "Bota sot".

Shkrimet e tij pasurojnë çdo njëri, ia hapin dritaren e njohurive çdokujt, ato nxisin guximin dhe farkojnë çdo lexues për të vepruar me mend, për të gjetur sa më shpejt Lirinë.

Teki Dërvishi është një pasuri e pashterrshme gjithëkombëtare, është një burim nga më të vyeshmit, është një autor me të cilin do të merret fusha studimore letrare, pra brezat e rinj, ata që do të vijnë, ata të padjallëzuarit, të cilët do ta vlerësojnë drejt kontributin e këtij Kolosi për Lirinë e shqiptarëve, prandaj patjetër se një ditë do të kthehet, përseri...

E lehtë është ta bësh nga një shkrim çdo shtat muaj, të sponzorohesh (madje edhe nga ndonjë parti politike) të reklamohesh e të trumbetohesh me të madhe, përse dhe të mos t’ia qëllosh (nganjëherë). E vështirë është çdo ditë t’i dalish lexuesit, pra botës së mbarë përballë me shkrime të padëgjuara e të papara, si Kolosi çlirimtar Teki Dërvishi, për gjysmë shekulli më radhë, me një sukses të pakrahasueshëm.

Këtë e ka bërë vetëm Teki Dërvishi.

* Disident është personi që ndahet nga bashkësia apo partia së cilës i takon. Ai nuk e njeh më legjitim autoritetin (kryesisht politik) të cilit i përkiste deri atëherë. Termi disidentit përdoret për ta emëruar njeriun i cili kundërshton në mënyrë radikale sistemin politik të vendit në të cilin jeton. Termi "disident" është i vjetër. Fjala rrjedh nga latinishtja: dis-sedere ("ndahem nga" dhe "jam ulur", nga e cila rrjedhë edhe kuptimi i fjalës "ai që është i ndarë, i larguar".
AVDYL GËRVALLA











Përgatiti:Flori Bruqi 

Havzi Nela është një kambanë që ende bie për shoqërinë shqiptare

"Poeti Havzi Nela është një kambanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë" - Ismail Kadare
Nga “çadra e lirisë” Partia Demokratike ka përkujtuar 20 shkurtin 1991, ditën kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Njëherësh kjo datë përkujton edhe një martir të fjalës së lirë, disidentin, poetin Havzi Nela, i cili u var nga regjimi komunist në 20 gusht 1988. Duke folur përpara protestuesve Basha, përkujtoi lindjen e poetit të shquar, duke u kujtuar të gjithëve se në ekzekutimin e poetit ka gisht ehe firma e babait të kryeministrit, Kristaq Rama.


Është i varuri i fundit politikisht në krejt vendet e Europës ish-komuniste. Fati i Havzi Nelës është fati i njeriut në diktaturë, është fati i njeriut të nëpërkëmbur deri në skajshmëri, por njëkohësisht është modeli i njeriut që reagoi vazhdimisht ndaj një bote të pajisur me çmos gjërash të rënda dhe tinzare. “Shtylla qëndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qëndron Hoxha”, kështu shënonte në njërën prej fletoreve të vjershave në vitin 1983, në kamp-burgun e Qafë-Barit.


Kësisoj, rebelizmi i tij i vazhdueshëm ushqehej nga një vizion krejt i kthjellët. Fjalët e fundit të Martirit Havzi Nela para ekzekutimit ishin: “I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi, nanës”.

Edhe personazhet – vrasës në veprat e Shekspirit shpesh pendohen, kanë lëkundje në ndërgjegje, ndërsa ata që kryen krimin ndaj H. Nelës, vazhdojnë të jenë të qetë, krenarë, pa bërë një herë “oh”, për atë që kryen.

Ky ishte “krimi” i H. Nelës për të cilën u var, më 20 gusht 1988: Po shkëpusim për lexuesit një fragment nga procesverbali i mbajtur nga hetuesi Shaban Dani, në qytetin e Rrëshenit, me datën 3 korrik 1975:

“PYETJE: Na tregoni i pandehur Havzi se çfarë pikëpamjesh keni lidhur me sistemin socialist në vendin tonë?

PËRGJIGJE: Unë nuk jam në kundërshtim me sistemin socialist në Shqipëri, por unë kam disa mendime të mijat që i kultivoj e i ruaj e që ndoshta bijen në kundërshtim me këtë sistem. Unë kam për të thënë se, lidhur me fenë, ajo duhet të ishte lënë e lirë nga shteti për ta ushtruar populli, mos të merreshin masa kaq të forta që ajo të zhdukej, por partia të bënte propagandën e saj gradualisht. Me një fjalë, unë jam njeri besimtar dhe besoj te feja.
Përsa i përket kolektivizimit të bujqësisë unë kam mendimin se është shpejtuar në zonën e malësisë, se atje është përdorur forca për t’i futur njerëzit në kolektivizim kur ata kanë kundërshtuar. Këtë e them se nuk ishte përgatitur ideologjikisht fshatari për ta kuptuar se çfarë është kolektivizimi dhe nuk kishte kushte ekonomike për t’u kolektivizuar, se vendi është i thyer, nuk mund të futet teknika moderne, fshatrat janë shumë të shpërndara e njerëzit humbasin kohë duke udhëtuar.

Përsa i përket rinisë, them ajo duhet të jetë më e lirë në drejtim të veshjes, të gustos së jetesës e mos t’i diktohet si të vishet e të qethet, por jam edhe me atë që të mos rrëshqasë nga tabani kombëtar i saj. Me kujtohet se në një rast pashë në një gazetë se në një uzinë, organizata e rinisë kritikonte një të ri për lënje të flokut të gjatë, më dukesh se nuk duhesh të ndërhyhesh deri atje për këtë çeshtje.

Përsa i përket standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt e vendeve të Perëndimit si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca e të tjera, këtë e them se njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë të madhe si televizor, automobila e sende të tjera e bëjnë një jetë me të vërtetë luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës. Po kështu, them se njerëzit në këto vende kanë liri të plotë, se atje edhe sikur të bëjnë demonstrata e kërkesa me karakter politik, ekonomik nuk i dënon njeri, ndërsa këtu është ndryshe. Gjithashtu atje njerëzit janë të lirë të shkojnë nga një vend në tjetrin pa ndonjë kufizim. Këtë e lidh edhe me atë se në Amerikë, një president zgjidhet me afat vetëm për 4 vjet, se atë mundet ta kritikojë cilido e nuk i thonë asnjë fjalë. Bile atë e nxorën edhe para gjyqit. Kësaj i thonë demokraci shumë e lartë për mendimin tim.

Të gjitha këto konkluzione e mendime unë i nxjerr nga studimet që kam bërë në literaturë që del në vendin tonë dhe në shtypin e përditshëm.”

***

Poeti Havzi Nela u lind më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit. Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistë e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993. Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli "Dëshmor i Demokracisë."



Në përkujtimin e 75 vjetorit të lindjes së Havzi Nelës shkrimtari i shquar Ismail Kadare shkruante: "Poeti Havzi Nela është një kambanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë".


Tragjedia e shkrimtarëve dhe artistëve, pas Plenumit IV, 1973

Tragjedia e shkrimtarëve dhe artistëve, pas Plenumit IV, 1973
Historia e artit dhe kulturës shqiptare në diktaturë është një dramë më vete. “360grade.al” do të nisë një cikël mbi fatin tragjik të artistëve nën diktaturë. Një nga artistët e shquar të kësaj periudhe, i cili, për fatin e tij të keq, nuk shkonte në rresht si shumë të tjerë, Maks Velo, në librin e tij “Ese për diktaturën komuniste” harton një listë me 146 shkrimtarë dhe artistë të burgosur ose të pushkatuar. Në Shqipërinë e diktaturës nuk u dënuan vetëm kundërshtarë politikë apo tradhtarë lufte por u dënuan edhe shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh, ngrehina bibliotekash, madje dhe vetë metafora...

Por janë pothuajse edhe aq të tjerë të cilëve u është ndaluar të shkruajnë, të bëjnë artin e tyre , edhe pse nuk u burgosën, ose u internuan, ose u hoqën nga arti i tyre, dhe i detyruan të mbijetojnë në punë të rëndomta. “Shkrimtarët dhe artistët janë vetë diktatorë të mendimit dhe shijes”, thotë Maks Velo, dhe si të tillë nuk mund t’i pranonte diktatori, i cili donte vetë të dominonte mendjen dhe shpirtin e popullit të vet. Si në të gjitha vendet e Lindjes, u krijua, menjëherë pas Luftës, LSHA (Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve).


Lidhja e Shkrimtarëve u krijua më 7 tetor të vitit 1945, ndërsa Lidhja e Artistëve në vitin 1949. Kongresi i Parë, i mbajtur më 1957, i bashkoi këto dy organizata në një institucion të vetëm: në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në krijimin dhe drejtimin e organizatës së parë të krijuesve shqiptarë merrnin pjesë disa nga intelektualët më të shquar. Si kryetar i saj u zgjodh Sejfulla Maleshova, president nderi, Fan Noli. Midis krijuesve më të njohur ishin Poradeci, Bulka, Luarasi, Shuteriqi, Asllani, Pasko, Prenushi, Spasse, Haxhiademi etj. Këtë bashkim vullnetar të krijuesve të të gjithë vendit në fillim e përbënin 70 anëtarë.



Me kalimin e kohës Partia i mori frenat në dorë, ajo nuk mund të linte këtë organizëm të madh propagandistik jashtë vëmendjes së saj. Duke e cilësuar atë si “ndihmëse të partisë”, në edukimin e masave, LSHA, u vu totalisht në shërbim të regjimit. Ndërkohë diktatura kultivonte shkrimtarët dhe artistët e vet dhe i mirëmbante ata ashtu si sigurimin e shtetit, fabrikat apo fermat. Dhuna në diktaturë nuk ushtrohej vetëm me policë por edhe me intelektualë, propagandist apo shkrimtarë, veprat e të cilëve i shërbenin ideokracisë dhe sistemit totalitar. Krijuesit, ata që nuk iu bindën ose kundërshtuan, ose nuk ishin dakord, një nga një u burgosën, disa u pushkatuan dhe të tjerë iu ndalua fare botimi e arti.

 Deri në fund të vitit 1990, LSHA kishte afro 1000 anëtarë, dhe, për fat të keq, më shumë se 1/5 e tyre ishin goditur, ishin burgosur. Të qenit kundër Partisë Komuniste e qeverisjes së saj ka internuar, burgosur dhe pushkatuar, shkrimtarë, poetë, dramaturgë, regjisorë dhe këngëtarë, duke mos lënë jashtë as priftërinj. Goditja më e madhe erdhi pas vitit 1973.



Problemet filluan që para plenumit IV të KQ për letërsinë dhe artet ku theksi ra: “Kundër ndikimeve borgjezo-revizionste në letërsi dhe në art”. Enver Hoxha gjatë fjalimit të tij të ashpër në plenum, mes të tjerash tha: “Lidhja e Shkrimtarëve dhe shtëpia botuese ‘Naim Frashëri’ janë institucione me shfaqe të huaja”.


Që nga ky çast do të fillonte gjuetia e shtrigave. Fillimisht u shkarkua nga detyra për liberalizëm ish kryetari i Lidhjes, Dhimitër Shuteriqi. Erdhi Dritëro Agolli si dorë e fortë. Pas Plenumit IV, ku filloi një valë e madhe arrestimesh burgosjes, përjashtimesh.

Janë mbi 50 raste të burgosjes dhe internimeve, por për fat të keq ka edhe 6 apo më shumë pushkatime gjatë kësaj kohe, pa llogaritur edhe dhjetëra të tjerë të dënuar më parë, por që nuk kishin më asnjë të drejtë për artin e penën e tyre. “Nganjëherë më dukej se LSHA kishte si detyrë parësore që anëtarët e saj, shkrimtarët dhe artistët, t’i linte pa sekrecione krijimi, t’i tridhte. Kështu eunukë do të ishin të bindur e pa shtysa”, shkruan Maks Velo. “Socializmi donte të krijonte jo vetëm krahët e punës, por edhe ndjenjat dhe shijet artistike. LSHA ishte kooperativa e artistëve”.


Shpirti i revoltës për poetët e vrarë ka qenë i madh:Trifon Xhagjika, një djalë i ri pasi recitoi në gjyqin e tij “Atdheu është lakuriq”, në fjalën e tij të fundit kërkoi, si artilier që ishte, një top, që t’i binte Komitetit Qendror. Poeti Vilson Blloshmi edhe para pushkatimit refuzoi kërkesën për t’u bërë bashkëpunëtor, më mirë baltë, u tha, se sa me ju. Ndërsa i varuri Havzi Nelaj, shkroi në burg poezi për Helsinkin dhe të drejta e njeriut, kur jashtë burgut nuk i dinin çfarë ishin ato.


Poetit të madh shqiptar, Gjergj Fishta, ia prishën varrin dhe do ja hodhën eshtrat në lumin Drin, Autori i romanit të parë shqiptar, Dom Ndoc Nikaj u fut në burg në moshën 82-vjeçare si kundërshtar i regjimit dhe vdiq po në burg pas 5 vjetësh. Dhe tragjediani Ethem Haxhiademin e helmojnë një javë para lirimit, ndërsa dramturgu Krist Maloku vdiq në burg. Librit të parë me kritika, e coi në burg themeluesin e tregimit modern shqiptar, Mitrush Kuteli. Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, e lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e nje partie demokratike, e burgosën, më pas e internuan, punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të.


Visar Zhiti, më 8 nëntor 1979 arrestohet pas denoncimit që i bënë redaktorët e librit të tij në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Më 1980 ai dënohet më 10 vjet burg.
Vilson Blloshmi u pushkatua mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin “faj”, se kishin lindur poetë. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia “Saharaja”.

Genc Leka u akuzua për poezi pesimiste dhe jo realiste, sipas prokurorit, “poezitë shprehnin dëshpërim”. U ekzekutua në mesnatën e errët të 17 korrikut 1977, së bashku me Vilsonin
E pashembullt është tragjedia e intelektualëve Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Xhelal Koprëncka, që janë dënuar me vdekje në fund të majit 1979, të akuzuar se kishin formuar dy organizata konspirative që punonin kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.
Havzi Nela u ndëshkua mizorisht me varje në Kukës, më 10 gusht 1988, dy vjet para se të përmbysej regjimi mesjetar komunist në Shqipëri.

Në vitin 1976, në mënyrë të papritur, kompozitori Llazar Morcka përjashtohet nga puna, nga TOB, u dënua me 8 vjet riedukim në prodhim 4 vjet në fermën "Gjergj Dimitrov" e 4 vjet në Lundër për "të kontribuar në lëvizjen artistike amatore" të kooperativës. Por dënimi ra edhe mbi të gjithë familjen, gruaja u hoq nga puna si shefe e fonotekës së Radio Tiranës, vajza u hoq nga dega e pianos në ILA, motra u përjashtua nga kori i Operës.
Piktori Leke Tasi u pushua nga puna dhe u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjës, 1975-1990.

Arkitekti, piktori dhe shkrimtari Maks Velo arrestohet në 1978 dhe dënohet me dhjetë vjet burg, të cilat i vuan në burgun e Spaçit.
Solisti i operës, basi Lluk Kaçaj, një nga zërat më të mirë të Operës, studenti i shkëlqyer në konservatorin ‘Çajkovski‘, u burgos në vitin 1973.
Dirigjenti i korit në TOB, pedagogu Milto Vako, në 1975 arrestohet nga regjimi komunist dhe dënohet për agjitacion e propagandë. Vuan dënimin në burgun e Tepelenës e në Ballsh deri në vitin 1982.
Autori i dramës, “Njollat e Murrme” Minush Jero, në 197,3 dënohet me 8 vjet burg. Pasi bën 6 vjet e 8 muaj burg, lirohet në 28 dhjetor të vitit 1978.
Mihallaq Luarasi, pas festivalit 11 në RTVSH 1972, u ndesh përsëri me diktatorin, i cili urdhëroi burgosjen e tij. U dënua me tetë vjet heqje lirije. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990.
Sherif Merdani, këngëtari i shquar i muzikës së lehtë shqipe, pas Festivalit të 11 ai, si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim.


Regjisori i talentuar i TK, Kujtim Spahivogli, në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier. Vdiq në vitin 1987 në moshë të re, pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar. Etj. Në ditët në vijim, për disa nga protagonistët, do të shikojmë fatin e tyre tragjik.

Këta janë disa nga artistët dhe shkrimtarët e pushkatuar, burgosur, pas vitit 1973 – 1990:

Fadil Kokonami (gazetar) pushkatuar
Vangjel Lezho (gazetar) pushkatuar
Robert Vullkani (përkthyes) burgosur
Zhaneta Ogranaja (poete) burgosur
Mehmet Myftiu (shkrimtar) burgosur
Gramoz Omari (fizarmonist) pushkatuar
Viktor Stratobërdha (regjizor filmi) burgosur
Genc Leka (poet) pushkatuar
Vilson Blloshmi (poet) pushkatuar
Bedri Myftari (shkrimtar) burgosur
Zyhdi Morava (shkrimtar) burgosur
Visar Zhiti (poet) burgosur
Halil Laze (gazetar) burgosur
Daut Gumeni (poet) burgosur
Frederik Reshpja (poet) burgosur
Lluk Kaçaj (bas)burgosur
Milto Vako (dirigjent) burgosur
Kiço Venetiku (dirigjent) vdekur në burg
Krisanthi Venetiku (fotografe) vdekur në burg
Vangjush Tushi ( piktor) vdekur në burg
Edison Gjergo (piktor) burgosur
Ali Oseku (piktor) burgosur
Maks Velo (piktor) burgosur
Faik Ballanca (shkmitar) burgosur
Abdullah Cangoni(piktor) burgosur
Sadri Ahmeti (piktor) burgosur
Stavri Rafaeli (skenograf, tenor) burgosur
Minush Jero (dramaturg) burgosur
Mihallaq Luarasi (regjizor) burgosur
Sherif Merdani (këngëtar) burgosur
Fadil Paçrami (dramaturg) burgosur
Beqir Çela (poet) pushkatuar
Ahmet Golemi (shkrimtar) burgosur
Fatos Lubonja (gazetar) burgosur
Bashkim Shehu (shkrimtar) burgosur
Myqerem Janina (përkthyes) vdekur në burg
Dhimitër Lala (kameraman) burgosur
Dhimitër Furrxhi (aktor estrade) burgosur
Telat Agolli (artist cirku) burgosur
Havzi Nela (poet) varur
Ylber Merdani (poet) burgosur
Aleksandër Zeka (poet) burgosur
Jamber Marko (poet) burgosur
Gjergj Peçi (poet) burgosur
Llazar Morçka (kompozitor) burgosur
Astrit Delvina (shkrimtar) burgosur, etj

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...