Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/22

Johannes HahnHahn: "Rajoni i vetëm, ku Europa nuk është e sigurtë 100% për paqen është Ballkani"

Johannes Hahn

Johannes Hahn : BE-ja ose do të eksportojë stabilitet ose do të importojë mungesë stabiliteti
Tregu i përbashkët ofron një kontribut për paqëtimin dhe stabilizimin duke përgatitur paralelisht edhe integrimin europian.

Deutsche Welle: Në një kohë që në Ballkan ka probleme në proceset e zhvillimit demokratik dhe ekonomi, sfaqen tani edhe tensione ndërshtetërore apo ndëretnike. Në takimin e gjashtë krerëve ballkanikë në Sarajevë ju propozoni krijimin e një tregu të përbashkët. A është kjo rruga e duhur për uljen e tensioneve?

Po kjo është rruga e duhur. Procesi i Berlinit ka idenë e procesit europian. BE ka bërë që të sigurohet paqja në kontinent. Rajoni i vetëm, ku Europa nuk është e sigurtë 100% për paqen është Ballkani. Procesi i Berlinit nuk është gjë tjetër, veçse dyfishimi i idesë themeluese të BE. Përmes bashkëpunimit intensiv të largohet oreksi për shkatërrim. Këtu ka fusha të ndryshme bashkëpunimi: transporti, ku thjesht me ndërtimin e autostradave vendet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu hekurudha. Kto çojnë një varësi të dyanshme. Dhe kur të kemi tregun e përbashkët, atëherë mund të ndiqen po të këto qëllime, pra të ofrojmë një kontribut për paqëtimin, duke përgatitur paralelisht integrimin europian. Një perspektivë e shkurtër e afatgjatë.

Kundër propozimit tuaj ka rezistencë nga Mali i Zi dhe Kosova...

Sigurisht duhet të bëjmë punë bindëse. Mendoj se ia kam dalë të heq disa shqetësime.Pra varet nga ekipet tona që të bëjnë të qartë gjatë përgatitjeve të samitit të Triestes, se çfarë është në thelb tregu i përbashkët. Edhe skeptikët do ta kuptojnë se ai është në interes të tyre.

Çfarë dinamike sjell tregu i përbashkët për këto vende?

Nga njëra anë nuk dua që ato vende që ecin më shpejt përpara në këtë gjë të kenë probleme, ky do të ishte sinjali i gabuar. Nga ana tjetër po ta shohim nga interesi i përbashkët, është mirë që disa gjëra të përshpejtohen. Shpresoj nga vënia në realitet e këtij projekti që vendet që çalojnë t'i bashkangjiten më shpejt të tjerëve.

Takimi i Sarajevës është edhe përgatitje për procesin e Berlinit që zhvillohet këtë vit në Trieste. Çfarë do të mund të vendoset aty?

Në rastin më ideal një vendim parimor për krijimin e tregut të përbashkët. Kjo mund të bëhet, nëse malazezët e kosovarët e dinë se për çfarë bëhet fjalë dhe nuk kanë më kundërshtime e të tjerët që donin më shumë të kuptojnë, se nuk bëhet ndryshe, por që ky është hapi i parë. Shpresoj po ashtu që të arrihet një nënshkrim i marrëveshjes për komunitetin e transportit (Transport Community Treaty), që mund të përshpejtojë çështjet e transportit.

Bashkëpunimi ekonomik është njëra anë. Por BE është bashkësi vlerash, këtu shtetet e Ballkanit kanë deficite të dukshme, sidomos liderët ballkanikë janë në qendër të kritikave...

Po e vërtetë është që kemi një fenomen, që në këto vende ka "player" të cilë janë prej shumë kohësh aty dhe që për arsye të ndryshme është e vështirë që kjo të ndryshohet në këto vende. E me sa kuptoj ata duan të vazhdojnë të jenë në skenë. Liderët do ta kuptojnë, që duhet të ndryshojnë, kur vjen momenti që të rizgjidhen. Para në situate, kur të rinjtë dinamiëk largohen nga vendi, që kemi një papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, që njerëzit janë të zhgënjyer, ata e kuptojnë së gjërat duhet të ndryshojnë. Për të ndryshuar cilësinë e jetës së njerëzve duhet të ndryshojnë edhe kushtet ekonomike. E këtu unë kam gjithmonë tezën time që e përsëris jo vetëm në Ballkan, se atraktiviteti ekonomik rritet me sigurunë e shtetit ligjor

Mendoni se ndryshimi është i mundur pa ndryshime elitash?

Kam folur me të rinjtë (Projekt e4u9 dhe u them se është e mrekullueshme që angazhoheni politikisht. Se nëse nuk e bëni ju e bëjnë të tjerët, dhe ata marrin vendim që prekin edhe jetën tuaj. Erdhi dikush, që më tha se është shumë e vështirë të krijohe tnjë parti, por ata kanë vendosur ta bëjnë këtë. Sigurisht tek të rinjtë kanë filluar të ndryshojnë disa gjëra. Ata që kanë kuptuar se strukturat tradicionale nuk sjellin gjë e krijojnë të reja, ne e mbështesim këtë.

Vërehet rritje e ndikimit rus dhe të Turqisë, atraktiviteti i BE-së ka rënë...

Në Serbi mbështetja për BE-në është 52%, në vende të tjera 75%, në Shqipëri 90%. Me këto shifra duhet të jemi më të vetësigurtë. Kjo nuk do të thotë që nuk pranojmë kritika. Problemi që kemi është se ne pikërisht në emër të kësaj aspirate europiane paraqitemi si dikush që vë kushte. E kur dikur të vë kushte, si reformat, kjo nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj nisma si tregu i përbashkët, apo dyfishimi i buxhetit të programit "Erasmus" për bursat, synojnë që njerëzit ta kuptojnë vlerën e shtuar.

Si e shpjegoni ju domosdoshmërinë e anagazhimit tuaj për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE?

Evropa duhet ta kuptojë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i paqëndrueshem, pa stabilitet dhe me potecial relativisht të madh rreziku. Në rast se ndodh diçka ne mund të përjetojmë një valë të madhe migrimi si para 20 vjetësh. Rrugët nga Ballani në BE janë të shkurtra. Por pozitivja është se ky rajon ka potencial të madh rritjeje ekonomike dhe në rast se krijohet tregu i brendshëm në rajon mund të krijohen vende pune. Ne si BE kemi interes për stabilitet në rajonin tonë fqinjë. Unë them gjithmonë, ne ose do të eksportojmë stabilitet ose do të importojmë mungesë stabiliteti. Kjo vlen si për Ballkanin edhe për vendet e partneritetit lindor dhe jugor.

Franz Lothar Altmann: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e ‘Shqipërisë Natyrore’


Ish drejtori i degës për Ballkanin të Institutit të Berlinit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë, Franz Lothar Altmann, i tha Radios Evropa e Lirë, se ‘shqiptarët [kudo në Ballkan] janë të vetëdijshëm për faktin se sa kundërproduktive për ta është ideja e Shqipërisë së Madhe”.

Altmann, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, foli për zhvillimet në gjithë Ballkanin dhe iu referua edhe situatës në Maqedoni, me theks në ‘platformën shqiptare që ka nxitur një reagim në shoqërinë e atjeshme’

“Nëse flisni me shqiptarët do ta shihni se janë shumë të vetëdijshëm për faktin se për ta është shumë kundërprokutive çdo rrëfim për Shqipërinë Natyrore. Do të mund të harronin hyrjen në BE nëse do të ëndërronin krijimin e “Shqipërisë Natyrore ”. Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës”, tha Altmann.

Duke iu referuar marrëdhënieve të tendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Altmann tha se ‘asnjëra palë nuk ka treguar vullnetin që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.

Sipas tij, asnjëra palë “nuk ka treguar mirëkuptim për domosdonë e normalizimit të marrëdhënieve sepse jetojnë njëri pranë tjetrit”.

“Në vend të kësaj po i theksojnë dallimet”, tha Altmann për Radion Evropa e Lirë.

Franz Lothar Altmann e cilësoi si "të dobët Bashkimin Evropian në këtë moment” meqë, sipas tij, po përballet me “problemin e BREXIT, me gjendjen e rëndë në Hungari, Poloni dhe është në pritje të zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani”.

“Prandaj BE-ja më shumë është e përqendruar në çështjet e brendshme se sa në zhvillimet në rrethinën e saj. Kjo natyrisht e ngarkon më tepër gjendjen në Ballkan”, tha Franz Lothar Altmann.

Presidenti i Kosovs Hashim Thaçi, edhe pas takimit me me ambasadorin amerikan, Greg Delawie: Ushtria do të bëhet definitivisht


Iniciativa për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është e drejtë, është e saktë, është në kohën e duhur, është e përgjegjshme, dhe do të jetë e koordinuar dhe e suksesshme, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi, i cili ka treguar që sot ka pasur një takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara kanë qenë, janë dhe do të mbesin gjithmonë të shkëlqyera, speciale.

"Ndihem tepër mirë që në dy dekadat e fundit jam një nga ata që i kam ushqyer ato raporte vazhdimisht dhe kam prodhuar argumente për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta mbështesin Kosovën edhe më tepër", ka thënë Thaçi .

"Definitivisht Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen - me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as të tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës", është shprehur i pari i vendit.

"Askush nuk mund të vërë veto mbi themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, është vullneti i të gjitha partive politike, i të gjitha institucioneve të Kosovës", ka thënë Hashim  Thaçi.

"Është e drejta jonë kushtetuese, është e drejta jonë ligjore, është e drejta jonë historike, dhe kjo është garanca për të ardhmen tonë, që të jemi pjesë e NATO's", është shprehur Thaçi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg,diskutojnë për Kosovën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, janë takuar sot në Pentagon në Amerikë, ku ndër temat e shumta që kanë trajtuar, raportohet të kenë diskutuar edhe për Kosovën.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit nga zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, se të dy sekretarët, kanë diskutuar edhe për rolin e NATO’s në Kosovë.

Në këtë deklaratë nuk jepen detaje të tjera, se çfarë është diskkutuar konkretisht për Kosovën, por duke pasur parasysh zhvillimet e fundit rreth temës së transformimit të FSK’së në ushtri, dhe kundërshtimeve të hapura nga sekretari i NATO’s, Stoltenberg, nuk përjashtohet edhe kjo temë.

Stoltenberg ka qenë i drejtpërdrejt në deklaratat e tij pas dërgimit të projektligjit për ushtrinë në Kuvend nga ana e presidentit Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar se ushtria nuk duhet lejuar që të bëhet përmes ligjit, por me anë të ndryshimeve kushtetuese. Në të njejtën frymë kanë reaguar edhe SHBA’ja, përmes ambasadorit të saj në Kosovë.

Në këtë takim, raportohet se tema kryesore të diskutimit kanë qenë ISIS, lufta kundër terrorizmit dhe kontributet financiare në NATO të shteteve anëtare.

Në deklaratën e zëdhënësit Davis, pas takimit në mes të sekretarëve Mattis dhe Stoltenberg, thuhet se ata janë zotuar që të vazhdojnë konsultimet dhe të takohen në muajt përsëri në konferencën e ardhshme të ministrave të NATO’s.

Dikur në Sarajevë, Princip ndezi Luftën e Parë. Sot shkëndija mund të jetë në Shkup.


Analiza e një politikani, i cili ka kaluar shumë kohë në Ballkan në periudhën pas Luftës së Bosnjes.



I dërguar special i BE-së në ish Jugosllavi, bashkëkryetar i Konferencës së Paqes të Dajtonit,

Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.


Franc Ferdinandi

BE ka një problem: sfidat e saj janë shumëfishuar vitet e fundit, ashtu sikurse dhe samitet që mbledh për t’u marrë me këto sfida. Por në Ballkan, udhëheqësit europianë kanë një zgjedhje të qartë: ose të merren me problemin, ose të presin që problemi të merret me ta.

Nga Carl Bildt *

VISBY, SUEDI – Udhëheqësit e Bashkimit Europian, janë zgjuar krejt papritur, përballë realiteteve të reja në Ballkan. Në një samit të kohëve të fundit, ata vunë theksin mbi nevojën për një rritje të angazhimit të BE-së, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në rajon – dhe për të sprapsur influencën e Rusisë.


Por situata gjeopolitike e vendeve të Ballkanit nuk duhet të na vijë si një befasi. Në fund të fundit, ndarjet post-otomane – që shtrihen nga Bihac në qoshen veriperëndimore të Bosnjes, deri në brigjet e Basras së Irakut në Gjirin e Persik – kanë qenë vazhdimisht burim paqëndrueshmërie rajonale dhe globale, qysh prej shembjes së perandorive të vjetra, një shekull më parë.


Kur Perandoria e Habsburgëve dhe ajo Otomane u shembën në fundin e Luftës së Parë, u bënë përpjekje për krijimin e shteteve moderne në Ballkan, pavarësisht diversitetit kombëtar dhe kulturor të rajonit. Që atëherë, nacionalizmi është përplasur vazhdimisht me mozaikun e jetës civile në rajon, duke ndezur konflikte njëri pas tjetrit.


Lufta në Bosnjë 

Jugosllavia, ashtu si shtetet që u krijuan në Levant dhe Mesopotami, u krijua për të kontrolluar këto kontradikta politike; por mizoritë – në Smirna, Srebrenicë, Sinjar dhe gjetkë – mbetën një tipar konstant i jetës post-perandorake.


Jugosllavia u shpërbë në fillim të viteve 1990, duke lënë pas një dekadë me luftëra brutale, nga Kroacia në Kosovë. Lindja e shtatë shteteve të rinj – dhe antagonistë mes tyre – bëri të qartë se stabiliteti rajonal do të varej nga një kuadër i ri: Bashkimi Europian. Për shkak të suksesit në zgjidhjen e konflikteve të tjerë, BE-së iu ngarkua detyra e zbutjes së ndarjeve të vjetra nacionaliste dhe shuarjes së konflikteve etnike.


                                                                 Gavrillo Principi

Gjatë samitit të BE në Selanik në vitin 2003, delegatët u betuan solemnisht që të gjithë vendet e Ballkanit të anëtarësoheshin në bllokun europian. Ai premtim do të ishte po aq i vështirë të realizohej, sa ishte dhe i vështirë të bëhej. Kur problemet emergjente të Ballkanit ishin zbutur, udhëheqësit e BE-së supozuan se kishin sjellë paqe në rajon. Nga ai moment e tutje, qasja “business-as-usual” kundrejt Ballkanit, nënkuptonte ruajtjen e status quo-së.


Lufta në Kroaci


Pasi Jean-Claude Junckeri u emërua President i Komisionit Europian në vitin 2014, ai konfirmoi status quo-në, duke shpallur se BE nuk do të zgjerohej më tej, gjatë mandatit të tij 5-vjeçar. Deklarata e Junckerit ishte teknikisht korrekte, por politikisht shkatërrimtare.


Lufta në Kosovë 

Me dritën që kish udhëhequr reformat dhe integrimin tashmë të shuar, nacionalizmi në rajon nisi të forcohet sërish. Dhe ndërkohë, BE u fiksua pas problemeve të veta financiare, si për shembull borxhet sovrane të shteteve anëtare.


Unë kam kaluar shumë kohë në Ballkan në periudhën pas Luftës së Bosnjes. Kam qenë i dërguar special i BE-së në ish Jugosllavi, bashkëkryetar i Konferencës së Paqes të Dajtonit, Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.


Vitin e kaluar, kur u riktheva në Bosnje në një vizitë jozyrtare, dikush më pyeti nëse lufta po rikthehet në rajon. Në fillim, iu përgjigja: “Në asnjë mënyrë!” Por më pas, të tjerë më përsërisnin të njëjtën pyetje; kur ma bënë për herë të pestë, nisa të shqetësohem.

Sigurisht që kisha të drejtë, kur thoja se luftërat e viteve 1990 nuk do të rikthehen: kushtet sot janë shumë ndryshe nga sa ishin atëherë. Por, siç e kemi parë shumë herë në të kaluarën, disa individë kokënxehtë mund të ndezin zjarre, që pastaj është e vështirë të kontrollohen. Një herë e një kohë në Sarajevë, një njeri i vetëm që quhej Gavrilo Princip, shkaktoi një luftë botërore, kur vrau Dukën Franz Ferdinand të Austrisë. Sot, rajoni po bëhet gradualisht më i tensionuar, dhe një tjetër shkëndijë mund të ndizet, ndoshta këtë herë në Shkup.



Atëherë, çfarë duhet bërë? Për Europën, e vetmja rrugë për të ecur përpara, është që të vërë theksin në forcën e saj të kontrollit, ndërkohë që përshpejton integrimin europian. Për të adresuar risqet në Ballkan, BE duhet të tregojë se ka vullnetin dhe mjetet për të vepruar, duke dërguar Grupe Beteje të BE-së, që të kryejnë stërvitje ushtarake në rajon. Kjo do të dërgonte një mesazh të fuqishëm, se forcat e saj ushtarake nuk janë tigra prej letre, dhe se është në gjendje të ofrojë më shumë se sa thjesht fjalë.



Zgjerimi i mëtejshëm i BE është gjithashtu i detyrueshëm. Ndërkohë që vetëm Sllovenia dhe Kroacia janë futur në BE deri sot, sigurimi i anëtarësimit për vendet e mbetur të Ballkanit, është e qartë se do të kërkojë kohë. Por reformat që nevojiten për t’i bërë këta vende të kualifikueshëm për anëtarësim mund dhe duhet të përshpejtohen.

Për shembull, duhet të përsërisim Partneritetin Lindor të BE, me krijimin e një Partneriteti të Ballkanit, ndërkohë që gjithmonë të lëmë anëtarësimin si opsion në tryezë. Në të njëjtën kohë, BE duhet të rrisë angazhimin e vet politik në rajon. Mund të fillojë duke ndërmjetësuar mosmarrëveshje të vogla kufitare, me qëllim që të mos i lërë të acarohen.

BE ka një problem: sfidat e saj janë shumëfishuar vitet e fundit, ashtu sikurse dhe samitet që mbledh për t’u marrë me këto sfida. Por në Ballkan, udhëheqësit europianë kanë një zgjedhje të qartë: ose të merren me problemin, ose të presin që problemi të merret me ta.

Konflikti eventual lehtë mund të zgjerohet në gjysmën e Ballkanit dhe të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, e madje edhe Greqinë e Bullgarinë.


Kroatët çelin kartat: Nëse fillon lufta në Maqedoni, jemi në anën e shqiptarëve!


Revista Globus është në mesin e shumë mediumeve kroate që ka analizuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Kjo revistë shkruan se situata në Maqedoni nuk është e shkaktuar vetëm nga faktor të brendshëm, por se është edhe reflektim i interesave gjeopolitike, e që para së gjithash kanë të bëjnë me ndërtimin e naftësjellësit “Rrjedha Turke” që duhet të kalojë nëpër Maqedoni për të arritur deri te vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore, transmeton Gazeta Lajm.

“Për shkak të gjitha interesave tej-profitabile, në Maqedoni gjithçka është e mundur. Konflikti eventual lehtë mund të zgjerohet në gjysmën e Ballkanit dhe të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, e madje edhe Greqinë e Bullgarinë. Edhe Kroacinë në anën shqiptare, anën e NATO-s”, shkruan Globus.

Sipas kësaj reviste prestigjioze, në Maqedoni janë duke u gërshetuar interesat e Perëndimit dhe Rusisë, e cila po ndihmohet kohën e fundit edhe nga Kina. “Pekingu dhe Moska llogarisin në të njëjtin korridor, prandaj dëshirojnë që në pushtet në Shkup të mbetet opsioni i tyre miqësor i Nikolla Gruevskit. Prandaj, sipas gjitha gjasave, deri sa zgjat kriza do të emitojnë porosi se maqedonasve u ofrojnë paqe dhe prosperitet, për dallim prej Perëndimit qëllimi i të cilit është shkatërrimi i Maqedonisë dhe krijimi i Shqipërisë së Madhe”, shkruan Globus.

Një falje në emër të gazetares “më të suksesshme” sot në vend


Nga Mira Kazhani

Është për të qeshur dhe për të qarë që gazetaria për shumë arsye vitet e fundit po degradon në amatorizëm. Por jo vetëm kaq. Për shkak të hapjes së shumë mediave, televizione, gazeta, së fundmi edhe portale, filtri profesional pothuajse nuk ekziston dhe amatorizmi po zëvendësohet me injorancën.

Rasti i gazetares së A1 News për të cilën do refuzoja t’ia botoja një foto, ta kurseja, sepse nuk është faji vetëm i saj. Është shembull tragji-komik me atë çfarë po përjeton gazetaria e ditëve të sotme ajo vajzë që po punon si gazetare. Sot, (pas gafës me Kastriot Tushën, tenorin më të njohur sa s’ka) në media sociale është bërë virale një video ku gazetarja tenton të intervistojë Matilda Makoçin, për të cilën nuk ishim në dijeni por dikush e ka nxjerrë nga arkivat. Duket nga video se gazetarja ka shkuar me vetëbesim të intervistojë aktoren e filmave të periudhës socialiste Matilda Makoçi. Gjatë intervistës e thërret atë “Zonja Natasha”. Dakord, është brez i ri, nuk i njohin aktorët e sistemit të kaluar. Nuk di asgjë për Matilda Makoçin, pse ka ikur nga Shqipëria, nëse e ka djalë daje Edi Ramën apo ish-bashkëshort. Por fakti që ka një mikrofon në dorë dhe ia drejton atë njerëzve me statusin e gazetares është vërtet serioze. Pa dyshim nuk është faji i gazetares. Përgjegjës janë shumë pronarë që kanë të njëjtin metër njohurish me gazetaren, të cilën e kanë punësuar. Por meqë jetojmë në botën e klikimeve, për disa ajo është gazetarja më e suksesshme në Shqipëri.

Prirem dhe lutem që kjo të jetë një lojë, edhe pse të gjitha faktet janë në favor të ekzistencës së saj. Ajo do të bëhet e famshme, në mos është bërë. Do të vija dorën në zjarr që sonte do të futet te lajmet më të klikuara. Këto janë ditë të vështira për gazetarët profesionistë, të cilët kanë përgjegjësinë e tyre në këtë llum ku po e zhysim të gjithë me babëzinë e klikimeve, ankthin e mbijetesës aq sa druajmë se sot më shumë oferta do t’i shkojnë kësaj gazetareje se sa një kolegu që punon prej një jete apo edhe gazetarëve të rinj të cilët shtypin çdo ditë lajme, punojnë fort për të bërë diferencën dhe për t’u quajtur një ditë profesionistë.

Heminguej thoshte se gazetaria është letërsi e nxituar. (Sqarim: nuk ka qenë futbollist, është shkrimtar.) Por sot te gazetaria gjejmë vetëm nxitimin dhe aspak letërsi. Gjejmë një treg kaotik ku pa dyshim në një redaksi ku nuk shpërndahen rroga, të gjithë e meritoni një gazetare që nuk e njeh Kastriot Tushën, Erion Braçen, pa shkuar fare tek Nishani. Lexuesit që klikojnë gjithë ditën e ditës mbi porno, që i japin jetëgjatësi portaleve me “fake news”, që shijojnë thashethemin dhe jo faktin dhe që pa dyshim klikojnë vetëm mbi këtë format lajmesh, për ta ka vend në këtë “gazetari”. Disa njerëz e meritojnë t’i furnizosh me lajme m… Kujt i shkonte mendja se shpejtësia teknologjike do të nxiste dhe promovonte kaq shumë injorancë.

Të kesh një telefon Android ose iPhone nuk të bën të realizuar. Janë thjesht mjete të kapitalizmit që sa të kenë jetë nuk do ta eklipsojnë rëndësinë e dijes. Për këtë të fundit profesioni i gazetarit duhet të jetë një rojtar, është një detyrë si ajo e mjekut mbi pacientin. Do të doja shumë që me kolegë të mi të solidarizojmë për një kauzë të tillë. Pa vënë në shënjestër, pa kryqëzuar dhe pa u tallur me një vajzë e cila në nevojë për punën ka marrë një mikrofon. Çështja nuk është si të shkatërrojmë ose diskreditojmë individë, sepse injorancë ka në të gjithë botën, analfabetizëm dhe amatorizëm. Çështja është të mos ulemi para kompjuterit dhe të përqeshim një gjë për të cilën kemi edhe vetë po aq përgjegjësi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...