2017-04-28

Agim Nuhiu ,Ministër i Brendshëm shqiptar në Maqedoni, zbulon kush e tradhtoi me Policinë



Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot ka mbajur konferencë shtypi për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Agim Nuhiu, ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni ka thënë se një pjesë e stafit të tij mbrëmë nuk e kanë kryer punën si duhet dhe për këtë do të marrin përgjegjësi.

Nuhiu, këto komente i ka bërë në një konferencë për media, pas ngjarjeve të mbrëmshme që kanë ndodh në Kuvendin e Maqedonisë, pak kohë pasi në krye të këtë institucioni u zgjodh shqiptari Talat Xhaferi.

“Unë si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së”.

Nuhiu ka treguar se që nga fillimi i protestës ata kishin themeluar shtabin operativ, i cili ishte i parapërgatitur për tri situata.


Për atë se si duhej të reagonin kur protestat ishin të qeta, për momentin kur të zgjidhje kryetari i Kuvendit, dhe për kohën kur do të formohet Qeveria.

“Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov. Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës dhe deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ”.

“Dua të potencoj se për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madhe që është për çdo dënim”.

“Një pjesë e të punësuarve në MPB në vend që të respektojnë ligjet dhe ti kryejnë detyrat e tyre kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike diçka që kërkon dënimin dhe sanksionim”.

“Kontrolli i brendshëm pran MPB-së do të kërkoj përgjegjësi ndaj gjithëve që nuk akne vepruar në bazë të kompetencave përfshi edhe anëtarët dhe udhëheqësit e shtabit operativ”.

“MPB-ja është institucion që duhet ta garantoj rendin publik dhe jo të jetë institucion nën ndikimin e strukturave politike”.

Tutje Nuhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast.

“Apelojmë deri tek Prokuroria Publike që në mënyrë aktive të kyçet dhe në afta sa më të shpejtë t’i zbardhim këto ngjarje”.

Ministri shqiptar është ndjerë i dëshpëruar “se një pjesë e protestuesve nuk i lejuan ndihmën e parë që të hyj në kuvend dhe t’ju ofroj ndihmë të lënduarve, kjo është jo-njerëzore”.

Ndryshe mbrëmë kanë mbetur të lënduar gjithsej 102 nga dhuna që u shkaktua në Parlamentin e Maqedonisë, nga grupe që u lejun të futen në Kuvend, vetëm pak kohë pasi Xhaferi u votua për të parin e këtij institucioni.

Në Spitalin e Qytetit në Shkup që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

2017-04-27

PAS LEXIMIT TË ROMANIT TË FLORI BRUQIT “PALLATI I AKERONIT’’.




Shkruan: Mr.Sci.Prof.Selim Krasniqi



Fotoporteti

Flori Bruqi


Krijuesi Flori Bruqi,është është autori i 41 veprave letrare dhe shkencore,të botuara në Prishtinë dhe Tiranë.

Ka botuar një numër të madh shkrimesh në Kosovë,Shqipëri,Amerikë, Angli,Francë, Itali,
Gjermani,Kroaci etj., dhe merret edhe me publicistikë.

 Është drejtor për mardhënie me medie pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Në vitin 2000,autori në fjalë botoi romanin,me titull simbolik “Pallati i Akeronit”, në të cilin krijuesi me mjeshtri artistike e përshkruan periudhën më të dhimbshkme të popullit tone,atë të luftës.

Në këtë roman,autori i prekë pikat më të qenësijshme të veprimit të disa skribomaneve,gazetarëve.

historianëve,politikanëve,apo siç thotë autori,kukudhëve,njerëzve të UDB-ës.

Romani është i ndarë në 18 kapituj të lidhur në mënyrë kontinuele me një mesazh të qartë, që të flakën dukuritë e shëmtuara,si:thashethemet,përgoimet,klanet ,linçimet,seps krijuesi duhet të merret vetëm me anën letrare dhe figurative.

Kryeprotogonisti i këtij romani është uran Dugagjini,i cili njësohet me vetë autorin,i cili ndiqet hap pas hapi nga kukudhët dhe cerberët e shumtë.

Uranit i censurohen shkrimet,i ndalohet botimi i shkrimeve nga kukudhët që e ndjekin hap pas hapi.

Vetë titulli i romanit tregon se “Pallati” është i mbushur me mjaft kukudhë e cerberë të nëntokës,
sepse vetë Akeroni,sipas mitologjisë greke,është emir i lumit të mbretërisë së nëntokës.

Krahas persiatjeve të shumta të Uranit,autori,me mjaft mjeshtri e përshkruan luftën e UÇK-së në terë Kosovën,sin ë Drenicë,Dugagjin,Llap,Shalë.

Libri u botua në SB”Butriniti”,Tiranë,2000.


(Selim Krasniqi  është i lindur, më 17 gusht 1955 në Junik, pedagog, magjistër, shqiptar nga Kosova.
Selim Krasniqi studimet themelore i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, më 1978 në Prishtinë, ku, më 2004 me temën : Funksionet e rasave gjinore, dhanore e rrjedhore në gjuhën letrare shqipe, merr titullin e magjistrit. Krasniqi, më 9 mars 2005, ka bërë kërkesen për t’iu lejuar tema e doktoratës nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies në Fakultetin Filozofik.

Veprimtaria

Selim Krasniqi që nga diplomimi më 1978, punon si mësimdhënës në gjimnazin "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë. Gjatë studimeve nga viti 1976-1978 ka udhëhequr grupin letrar "Jeronim de Rada" të Fakultetit Filozofik.

Veprimtaria publicistike e Krasniqit përbëhet nga 70 punime të publikuara në shtypin kosovar të kohës si ”Shkendija”, “Fjala”, Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Jehona”, "Koha”, “Kosova Sot”, “Epoka e re”, si dhe në gazetën shqiptare "Nacional". Nga emërtimi i këtyre punimeve shihet se autori ka trajtuar çështjet aktuale të fushës së gjuhës e të letërsisë si dhe çështje të tjera në fushën e arsimit.)

Të burgoset Gjorgje Ivanov dhe Nikolla Grujevski

Fotoporteti

Nga Flori Bruqi


Po të ishte Maqedonia shtet , do të ishte e udhës që Prokuroria Speciale e Shtetit pa emër të pranuar ndërkombëtarisht , te jipej urdhëri i prerë që të izolohet dhe burgosët sllavo-maqedonët më damkë zt. Gjorgje Ivanov, zt. Nikolla Grujevski e disa të tjerë , që janë shkaktarët kryesor për një Grushtshtet në Ballkan.

Do të ishte e mirëpritur që në këtë vend komunist të mos ketë trazira nder etnike dhe qe urgjentisht lypset të intervenojnë forcat paqëruajtëse nga OKB ose NATO!

Dy persona me maska kanë sulmuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në Parlament, merr vesh gazeta Lajm nga burime brenda Kuvendit. Ata vërehen edhe në video (nga minuta 21 deri minuta 25) duke kaluar shumë afër policisë, përderisa policia nuk ndërmerr asgjë për ndalimin e tyre.

Zaev është sulmuar dhe përgjakur pas përfundimit të seancës së shumicës parlamentare e cila zgjodhi për kryetar Talat Xahferin e BDI-së.

Edhe disa persona me maska janë vërejtur në mesin e protestuesve pro-VMRO-DPMNE, që kanë uzurpuar një pjesë të Kuvendit të Maqedonisë, njofton reporteri i Gazetës Lajm. Situatë është shpërthyese sepse protestuesit kanë uzurpuar sallën kryesore të Kuvendit, kurse policia nuk po u lejon qasje në sallën ku u mbajt seanca e shumicës parlamentare të përbërë nga LSDM dhe partitë shqiptare dhe u zgjodh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
*****
Një numër i madh amabsadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend. Në mesin e ambasadoreve shihen ambasadori i Britanisë, Hollandës, SHBA-së, Gjermanisë, e të tjerë.

Në Kuvend vazhdon ngujimi. Për shkak të sigurisë gazetarët nuk tregojnë se ku ndodhen por janë në pritje të një sinjali se kur do jetë sigurte që të dalin.

Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert dhe arritën të hyjën aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët. Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë ndërkohë mësohet se edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i LR-PDSH-së, Zijadin Sela janë në mesin e atyre që janë më së shumti të lënduar. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes kaotike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.

Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.

Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë. Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend -deklaroi ambasadori suedez.
*****
Gazetarët të cilët gjenden në ndërtesën e Parlamentit të Maqedonisë poashtu janë në rrezik nga protestuesit. Ata janë mbyllu në një nga zyrat e Kuvendit, por kanë frikë se në çdo moment huliganët mund të arrijnë te ta dhe t’i sulmojnë.
“Ishim njëherë bashkë me deputetët me një sallë. Mirëpo meqë u bë situata e padurueshme, sepse kishte shumë nejrëz dhe nuk mund të merrnim as ajr, prandaj sigurimi na shpërndau dhe tani gjendemi në një zyrë tjetër. Kemi frikë se në çdo moment do të na sulmojnë huliganët. Apelojmë te ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu që të ndërmarrë masa”, apelon reportei i Gazetës Lajm nga Kuvendi, duke e përshkruar situatën në të cilën gjenden gazetarët.

****

“Policia dështoi në çdo aspekt. Nuk bënë asgjë pë rtë ndalur hyrjen e protestuesve”, thotë një kolegë tjetër që gjendet në të njëjtën zyrë.

Gazeta Lajm i bashkëngjitet apelit të gazetarëve të ngujuar në Kuvend dhe kërkon nga Nuhiu që të ndërmarrë masa urgjente për lrimin e gazetarëve dhe mbrojtjen e tyre nga ndonjë sulm eventual. Nëse eventualisht sulmohen gazetarët, Lajm do ta konsiderojë Nuhiun si përgjegjës të drejtpërdrejtë.

Kryetari I LR-PDSH-së Zijadin ela gjendet në rrezik jete pas sulmit nga ana e protestuesve që uzurpuan Parlamentin. Marrim vesh se nga lëndimet e rënda që ka marrë, Sela po lufton me jetë, kurse ende nuk mund të nxirret nga ndërtesa e Kuvendit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.

Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë. Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend -deklaroi ambasadori suedez.

Një numër i madh amabsadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend. Në mesin e ambasadoreve shihen ambasadori i Britanisë, Hollandës, SHBA-së, Gjermanisë, e të tjerë.

Në Kuvend vazhdon ngujimi. Për shkak të sigurisë gazetarët nuk tregojnë se ku ndodhen por janë në pritje të një sinjali se kur do jetë sigurte që të dalin.

Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert dhe arritën të hyjën aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët. Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë ndërkohë mësohet se edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i LR-PDSH-së, Zijadin Sela janë në mesin e atyre që janë më së shumti të lënduar. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes kaotike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.

https://web.facebook.com/pg/RSEMK/videos/

Speciale në "Floripress" : Një lajm që na mbush me gëzim

Image result for eshref ymeri

Prof.dr. Eshref Ymeri


Sot në mëngjes, sapo hapa kompjuterin, u njoha me një lajm mjaft të gëzuar për lirimin e gjeneralit Ramush Haradinaj, të cilin moderatori i mirënjohur Prof.dr. Flori Bruqi, e kishte botuarnë Portalin “Agjencioni Floripress”.

Ky është një lajm mjafti rëndësishëm për mbarë kombin shqiptar, sepse është fjala për lirimin e heroit të Luftës së Kosovës. Ky është një lajm fort i hareshëm që i mbush me gëzim dhe optimizëm të gjithë ata shqiptarë që e kanë të shtrenjtë Çështjen e Ribashkimit të Trojeve Tona Etnike.

 Ndalimi i paligjshëm i gjeneralit Ramush Haradinaj nga ana e autoriteteve franceze, dëshmon më së miri se politika franceze, që gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në heshtje, ka mbajtur anën e Millosheviçit.

Image result for ramush haradinaj

Fakti që ushtarakët francezë njoftonin paraprakisht autoritetet serbe për trajektoret e bombardimeve të NATO-s, tregon fare qartë se pas ushtarakëve francezë fshihej politika franceze, e bashkërenduar me Moskën dhe me Beogradin.

Nëse politika franceze do të mbronte me të vërtetë vlerat e demokracisë, ajo duhej të merrte parasysh me domosdo krimet e rënda që kreu banda e Millosheviçit në Kosovë, e përfaqësuar nga Shesheli dhe Arkani. Ato krime ishin kopje e krimeve që shovinizmi shtazarak serb pati kryer kundër kombit shqiptar gjatë luftërave ballkanike.

Image result for ramush haradinaj

Me ndalimin e gjeneralit Ramush Haradinaj, politika franceze vërtetoi në praktikë se ajo, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, është radhitur në të njëjtën barrikadë me Beogradin dhe me Moskën, armiqtë tradicionalë të etnisë shqiptare. Kjo është arsyeja kryesore që Parisi zyrtar nuk e çan kokën absolutisht për ata kriminelë me damkë të Beogradit, të cilët, megjithëse masakruan rëndë popullin shqiptar të Kosovës, vranë me dhjetra mijë qytetarë të pafajshëm, i groposën në varre masive, bënë shkatërrime të përmasave biblike dhe përdhunuan 20 mijë femra, sot bredhin të lirë nëpër Evropë dhe në mbarë botën.

Image result for ramush haradinaj


Ndalimi i gjeneralit Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, në përputhje me vijën politike franceze përkrah Beogradit dhe Moskës, vërteton në praktikë se pas përfundimit të Luftës në Kosovë, Parisi u rreshtua plotësisht në anën e Serbisë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Millosheviçit që kanë hipur dhe zbritur nga pushteti gjatë këtyre 18 vjetëve të fundit. Prandaj nuk ka asgjë për t’u habitur nëse nesër-pasnesër mund të marrim vesh që këta bashkëpunëtorë të Millosheviçit,

Image result for ramush haradinaj

 Parisi mund t’i dekorojë me medaljen e Kalorësit të Legjionit të Nderit, ashtu siç ka nderuar Manuel Noriegën, Vladimir Putinin, Bashar Al-Asadin, Ali Bongon - presidentin e Gabonit, Ben Nayefin - princin trashëgimtar të Arabisë Saudite.

Me ndalimin e gjeneralit Ramush Haradinaj, Franca ka fyer rëndë veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka shkelur me këmbë autoritetin e popullit shqiptar të Kosovës.

 Prandaj klasa politike e Tiranës dhe e Prishtinës duhet të mendojnë thellë për ngritjen e autoritetit të Kosovës, i cili mund të arrihet nëpërmjet ribashkimit me Republikën e Shqipërisë.


Image result for ramush haradinaj

 Klasa politike shqiptare duhet ta bëjë realitet ëndrrën e popullit shqiptar për ribashkim kombëtar, ëndërr që shprehet shkoqur fare në këngën me titull "Kurrë s’i ndan shqiptarët kufini", të ekzekutuar mjeshtërisht nga këngëtarët e talentuar Pëllumb Vinca dhe Marie Lajçaj.

Këtu po mjaftohem vetëm me citimin e refrenit të kësaj kënge:

Trojet thrrasin me nji za:
Pa u bashku s’durohet ma,
Ka ardh dita si kem dasht,
Kang’ e zemna me i ba bashkë.
Kurrë për jetë s’i qajm’ do halle
Për pa i thanë Shqipni e Madhe,
Pa na e kthy borxhin Evropa
Që na ndau në copa-copa.

Me qëndrimin që mbajti ndaj gjeneralit Ramush Haradinaj, duke e mbajtur të izoluar për gati katër muaj (që prej 04 janarit 2017), politika franceze u rreshtua kundër Tribunalit të Hagës, e cila e pati nxjerrë të pafajshëm dy herë.


Image result for ramush haradinaj

Kësisoj u dëshmua përsëri e përsëri se gjatë periudhës së luftës banditeske që krimineli Millosheviç ndërmorikundër popullit shqiptar të Kosovës dhe pas përfundimit të saj, politika franceze, faktikisht, ka qenë dhe vazhdon të jetë e rreshtuar përkrah shovinizmit serbomadh.

Santa Barbara, Kaliforni

27 prill 2017



Nga Flori Bruqi : Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,uron lirimin e ish gjeneralit të UÇK-së ,zt.Ramush Haradinaj





Image result for skender kodra
Kryetari i Akademisë së  Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane, Akademik 
Prof.Dr.Skendër  Kodra  përgëzon  zt.Ramush Haradinajn ,familjën e tij si dhe institucionet dhe subjektet politike në Kosovë dhe viset e tjera etnike shqiptare, duke llogaritur edhe diasporën për mbështetjen pa rezervë, që i bënë Heroit të demokracisë shqiptare zt.Ramush  Haradinajt, për t’u liruar nga akuzat ordinere të Beogradit. 



Ish-presidentja e vendit, gjenralja znj.Atifete Jahjaga -Kuçi ka përshëndetur vendimin e gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përshëndes vendimin e drejtë të gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i bashkangjitem qytetarëve anë e kënd Kosovës për t’i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, pranë familjes së tij.


Kosova, edhe një herë ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare”.


Ky vendim rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur padrejtësisht përpjeken dhe luftën për liri të qytetarëve të Kosovës dhe për ta minuar përparimin tonë si shoqëri.



*******


Pas mbylljes së seancës dhe marrjes së vendimit për lirimin e tij, Ramush Haradinaj ka dal i lumtur nga Gjykata e Apelit në Colmar.

Ai ka treguar se kërkesa për ekstradim është refuzuar dhe që nga sot është i lirë.
“Procedura u mbyll u refuzua kërkesa për ekstradim që nga tani jam i lirë. Besoj se do të kthehem sot. Katër muaj kohë është e çmueshme. Besoj që ka ndodhë ajo që është dasht me ndodh e drejta jonë është e drejta jonë”, ka thënë Haradinaj.
L
********
Seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë, pas lirimit të Haradinajt
Populli shqiptar i Kosovës me kënaqësi ka pranuar lajmin për vendimin e Gjykatës në Colmar të Francës, për lirimin pa kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. i cili që nga 4 janari, i këtij viti, u pat ndaluar nga autoritetet e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli serb.



Burim Ramadani i çon të fala Serbisë: Heroi po kthehet


Më në fund, triumfoj e drejta ndaj Ramush Haradinajt, simbolit të rezistencës kombëtare, i cili për të dytën herë pas Gjykatës së Hagës, para drejtësisë ndërkombëtare, me dinjitet mbrojti vlerat çlirimtare të UÇK-së dhe popullit liridashës të Kosovës, për pavarësi dhe mëvetësi të saj.







Këtij lajmi të shumëpritur i gëzohet edhe populli shqiptar i Rrafshit të Dugagjinit dhe tërë Kosovës , si dhe Lugina e Kosovës(Presheva,Medvegja dhe Bujanovci),shqiptarët e Malit të Zi , Iliridës,Çamërisë  që më dashuri   të madhe pritën sot lajmin  lajmin e gëzueshëm për lirimin e Ramush Haradinajt, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugën e tij për zhvillimin, avancimin dhe promovimin e vlerave liridashëse të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.


*******

Image

Surlet dhe tupanët kumbonin që me mëngjes para selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Festa për lirimin e Ramush Haradinaj kishte filluar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Francës për lirimin e tij. Flamuj, vetura, sirena e muzikë gjithandej. Selisë së AAK-së ia kishin mësyrë qytetarë të shumtë, për të festuar lirimin e Ramushit, lajm që e kishin pritur me ankth tash e katër muaj.



Muhamet Bojku nga Isniqi i Deçanit  : Ramush Haradinaj, ikonë kombëtare e shqiptarëve


Fotografia e Muhamet Bojku

Ramush Haradinaj dhe Muhamet Bojku : Ska fuqi që e ndal lirinë e këtij kombi.Urime kombi ynë !


Edhe qytetari isniqas Muhamet Bojku , shprehet tejet i gëzuar për lirimin e  gjenralit Ramush Haradinajt. Ai thotë se  Ramush Haradinaj është komandant legjendar i gjallë dhe ikonë kombëtare e shqiptarëve.




"Ramush Haradinaj dihet që është komandant legjendar i UÇK së. Nëse komandanti legjendar i ndjerë i rënë në betejat e frontit kundër Jugosllavisë dhe Serbisë millosheviqiane është Adem Jashari, komandant legjendar i gjallë është Ramush Haradinaj. Gjithmonë triumfues nëpër beteja qoftë ushtarake, por dhe në beteja politike, gjyqësore, të montuara nga qarqet anti-shqiptare. E kemi pritur këtë lajm me gëzim. Ramushi nuk është Ramush, Kosovë qysh po i thonë këta shokët e mi. Por është Ramush Shqipërie. Është ikonë kombëtare e shqiptarëve", tha ish luftëtari i UÇK-së Muhamet Bojku.


E nuk munguan as lotët e qytetarëve të pranishëm. Qytetari Adem Ademi , nuk mund t’i ndalte lotët, pas lajmit që mori për lirimin e  Ramush Haradinajt. Ai thotë që katër muaj, që nga ndalimi i Heroit Ramush  Haradinajt në Francë, as gjumin nuk ka mund ta bëjë të qetë, i brengosur se çfarë po ndodh me fatin e tij.





Prof.Dr.Muhamet Kelmendi 



RAMUSH HARADINAJ FITOI EDHE NË FRANCË

TRIUMFOJË LUFTA E DREJTË E UÇK-së.
URIME KOSOVË!




Ramadan Bislimi : S’kam mund të fle nga meraku për Ramushin

“Shumë-shumë i gëzuar jam. Dhe njeri pa faj e kanë mbajt që katër muaj. Njeri i drejtë ka dalë. Jena gëzuar shumë për të. Shumë diçka mu ka dhimb. Njeri i drejtë. Kismet do ta presim sonte te sheshi, ka me ardhur. Sot i kam dëgjuar lajmet. Gjithë i kam dëgjuar ato lajme. Prej që ka shkuar, i kam dëgjuar ato lajme gjithë, çka po bëhet me Ramushin. Jam tut që po e çojnë në Serbi. Po s’mund ta dërgojnë në Serbi, se është njeri i drejtë. Kurrë s’kam fjet që katër muaj me vesvese. Sot s’di thash veç mendtë mos po më dalin prej gëzimit. Gëzim i madh shumë”, tha ai.


E në selinë e AKK-së, për të ndarë gëzimin me qytetarët që festonin ishte dhe Lahi Brahimaj, daja i Ramush Haradinaj. Ai thotë se Ramushi ka qenë peng i politikës, por më në fund triumfoi drejtësia.


Fotografia e Lahi Brahimaj



Gjeneral Lahi Brahimaj: 


Drejtësia triumfoi, Haradinaj peng i politikës

“Që nga dita e 8 marsit që është liruar Ramush Haradinaj në Hagë bashkë me mua dhe Idriz Balajn, e kemi ditur që Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Edhe këta katër muaj çdoherë bindja e çdo qytetari dhe ushtari të UÇK-së ka qenë që Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Ka qenë peng i politikës. Katër muaj ka paguar çmim për demarkacionin dhe lirinë e Kosovës. Më në fund edhe pse e vonuar kjo drejtësi, Ramush Haradinajn e pret krejt Kosova”, tha ai.


Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj thotë se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.


*******


Fotografia e Lahi Brahimaj


NISMA për Kosovën mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.
“NISMA konsideron se lirimi i Haradinajt është një fitore ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat çdo herë kanë synuar të destabilizojnë Kosovën, dhe të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e regjimit të Millosheviqit”, thuhet në komunikatën e NISMA-s dërguar  mediave.


*******


Fotografia e Lahi Brahimaj


Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.


Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Sebisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte.


******


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se lirimi i Ramush Hardinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar.


Ymeri thotë se duhet të marrin fund fletarrestet e Serbisë ndaj luftëtarëve të UÇK-së.


Lexoni më poshtë postimin e plotë të Ymerit:


Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së.


Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë.



*****



Kryetari i PD-së në Shqipëri e quan drejtësi të plotë vendimin e sotëm të gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.


Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, thotë Basha, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës dhe shton se detyra e qeverisë është të ushtrojë presion ndaj Beogradit.


“Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik”, ka thënë Basha.


Sipas tij, me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anulojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.


“Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga prakrika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”, ka thënë ai.


******

AAK: S’ka pritje qeveritare për Haradinaj por vetëm qytetare



Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini dhe zyrtari per informim Muharrem Nitaj

Ramush Haradinaj, i cili pritet që sonte të kthehet në Kosovës, pas vendimit për lirim nga Gjykata e Francës, do të pritet në Aeroportin e Prishtinës vetëm nga familja e tij, bashkëshortja dhe fëmijët. Ndërsa qytetarët dhe zyrtarët e AAK-së, do ta presin atë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Haradinaj ddo t’i drejtohet qytetarëve të cilët festojnë lirimin e tij.

Zyrtarë të AAK-së në një konferencë për media pohuan se kësaj radhe Haradinaj do të ketë vetëm pritje qytetare, jo qeveritare. Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj tha se Haradinaj, nuk do të pritet me tepih të kuq dhe askush nuk do të mund të përfitojë nga rasti Haradinaj. Ndërsa lirimin e tij, e quajti lajm të mirë për Kosovën.


Muharrem Nitaj: S’ka pritje qeveritare, vetëm qytetare

“Sot po dalim para jush me një arsye të fuqishme. Më në fund një lajm të mirë, i cili besojmë ne jo vetëm që e ka lehtësuar, e ka shpëtuar z. Haradinaj, familjen e tij dhe AAK-në, mirëpo e ka lehtësuar, e ka shpëtuar realisht dhe popullin e Kosovës dhe vet Kosovën. Një vendim logjik sot i autoriteteve franceze të drejtësisë është një mesazh i fortë, që armiqtë e Kosovës, sado të fortë që janë është pothuajse e pamundur që ta gjunjëzojnë një popull. Popullin që gjatë gjithë kësaj kohe ishte në mbështetje të z. Haradinaj...Pritja do të jetë qytetare, popullore, jo qeveritare. Këtë herë nuk ka tepih të kuq, këtë herë nuk do të mund të përfitoj askush nga rasti Haradinaj. Ka ndodh njëherë që e kanë keqpërdorur dhe këtë herë z. Haradinaj do të pritet nga qytetarët e Kosovës, nga bashkëluftëtarët e tij, nga ata që e duan, nga populli që i është gëzuar. Besojmë lirimit të tij dhe vendimit të sotëm, nuk do të ketë pritje politike qeveritare”, tha ai.

Ndërsa nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini tha se edhe kësaj radhe ka dështuar përpjekje e Serbisë që t’i kthej udhëheqësit e luftës dhe qytetarët e Kosovës, në subjekt të ligjit të vet.


Ardian Gjini: Lajmi i mirë ka ardhur

“Lajmi i mirë ka ardh. Definitivisht nja katër muaj të panevojshëm bllokadë, por prapë se prapë ka ardh. Ne si AAK jemi shumë të gëzuar, jemi duke e parë se në gjithë Kosovën, që gjithë populli i Kosovës është shumë i gëzuar. Është një vendim që është dashur të merret më herët, sidoqoftë më mirë vonë se ndryshe...Është një ditë e mirë për ne, është një ditë e mirë për Kosovën, është ditë e mirë për të gjithë shqiptarët...Ka dështuar përpjekja e Serbisë që prapë me i kthy qytetarët e Kosovës, udhëheqësit e Kosovës, udhëheqësit e luftës në subjekt të ligjit të vet. Kjo nuk do të ndodh kurrë dhe me kaq ka përfunduar kjo etapë“, tha ai.

Ndryshe, festa para kësaj partie filloi me të kuptuar vendimin e gjykatës dhe vazhdoi për disa orë.


Fotografia e Lahi Brahimaj



AAK: S’do të ketë pritje qeveritare për Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se lirimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka lehtësuar gjithë popullin e Kosovës.

Muharrem Nitaj ka deklaruar se vendimi logjik i autoriteteve franceze të drejtësisë është mesazh i fortë që armiqtë e Kosovës sado të fortë që janë, është e pamundur ta gjunjëzojnë një popull që gjatë gjithë kësaj kohe ishte në mbështetje të Haradinajt.

Ai ka bërë të ditur se pritja e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj do të jetë qytetare e jo qeveritare.

“Madje as AAK s’do të dalë në aeroport, ndërkaq ne do ta presim me popullin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, tha Nitaj.

E nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini theksoi se vendimi për lirimin e Haradinajt është dashur të merret më herët.

Ai ka ftuar qytetarët që sonte në orën 19:00-20:00 të dalin në shesh për të pritur Ramush Haradinajn në kthimin e tij nga Franca.


Fotografia e Lahi Brahimaj

“Vrasësit e Bardhok Bibës u arratisën, Mehmet Shehu vrau 14 të tjerë”


Nga Afrim Imaj


“Bëmat e komunizmit shqiptar i kapërcejnë kufijtë e imagjinatës njerëzore”. Ky ishte lajtmotivi i pjesës së parë të rrëfimit të Nikoll Melyshit, të cilën e bëmë publik në numrin e kaluar. Mënyra si e ka memorizuar, babai i Pal Melyshit, njërit prej heronjve të heshtur të Sigurimit të Shtetit, historinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX, është sa e veçantë, aq dhe interesante. Rrjedha dramatike e jetës së tij me karrierën e oficerit të ushtrisë kombëtare dhe kontributin e nacionalistit të orëve të para, me rreshtimin në radhët e Brigadës së Shtatë dhe reagimin e antikomunistit të vendosur, me qëndresën disa mujore në male dhe arratinë për t’iu bashkuar diasporës, që nuk rresht përpjekjet ndaj regjimit të Enver Hoxhës, i ka kushtëzuar një profil të tillë. Melyshi ka parë nga afër pushtimin e vendit nga Italia fashiste dhe sjell fakte konkrete për tradhtinë e eprorëve të lartë të ushtrisë kombëtare. Sakaq, për 30 ditë me radhë ka luftuar përkrah me partizanët deri në Vishegrad të Jugosllavisë, ku veç heroizmit të tyre, ka qenë dëshmitarë i dhjetëra dramave e prapaskenave të komanduesve politikë, në zbatim të porosive të emisarëve serb. Për të tradhtia më e madhe ka qenë pabesia me të cilën u shitën te Titua nacionalistët kosovarë. Por çfarë ndodhi me kthimin e brigadave partizanëve nga Jugosllavia dhe cili ishte reagimi ndaj oficerëve nacionalistë të inkuadruar në radhët e tyre...Kosovarët që ishin arratisur maleve në Kosovë e Metohi, u rrejtën nga fjala e përgjegjësve të shtabeve shqiptare dhe kujtuan se ato kanë ardhur prej Tirane për t’i çlirue nga sllavizmi. Ata nuk e dijshin se në atë kohë, brigadat shqiptare ishin nën komandën e Armatës së Pestë të Jugosllavisë, me qendër në Shkup, e prej asaj merrshin urdhra. Brigadat shqiptare kishin hap lajmin se tashmë jemi të vëllazërum dhe nuk ekziston më kufiri në mes dy shteteve tona. Kosovarët e maleve, më tepër se 300 vetë, u dorëzuen nëpër brigadat komuniste shqiptare, natyrisht t’ue i besue traditës dhe besës shqiptare. Ata shkuan grupe-grupe dhe ranë në duart e xhelatëve të Titos. Brigadat shqiptare i morën në dorëzim dhe pasi i mbajtën një muaj në radhët e tyre, morën urdhër t’i çojnë në repartet sllave të Armatës së Pestë të Jugosllavisë. Pas kësaj procedure tinzare, ato nisën marrshimin për t’u rikthyer në Shqipëri. Rikthimi nga Jugosllavia Armata e Pestë Jugosllave urdhëroi Divizionin e Gjashtë shqiptar, që në datën 9 kallnuer 1946 të kthehet në Shqipëri. Pasi u dorëzuen ushtarët kosovarë, të mobilizue armatës jugosllave, brigadat shqiptare u nisën drejt Shqipërisë: Brigada e Pestë në drejtim të Elbasanit, Brigada e Gjashtë në drejtim të Korçës dhe Brigada e Shtatë në Pogradec. Tanimë oficerët e vjetër ishin tue u shfrytëzue si teknikë. Kapiten Mark Doçi u caktua operativ i divizionit, unë u caktova operativ i Brigadës së Shtatë dhe kapiteni Dod Bardhoku, operativ i Brigadës së Gjashtë. Në raportet që komandat përkatëse i çonin eprorëve në Tiranë bëhej e ditur se këtyre oficerëve u është ofruar të bëjnë kërkesë me u fut në parti, por ata nuk kanë pranuar. Më 28 Fruer 1946, u nisa bashkë me disa oficerë të vjetër për me bë një kurs në Tiranë. Në Tiranë u takova me Mark Doçin dhe Dod Bardhokun. Ditën që u nisëm nga Pogradeci, na urdhëruen me dorëzue armatimin në komandë, pasi ishte bërë plani me na arrestue në Tiranë. Unë sa mbërrita aty u regjistrova në hotel të Stringës, lashë aty valixhen në të cilën kisha dy revole dhe dola me takue Mark Doçin dhe Dod Bardhokun. Ata të dy kishin ardh një natë më parë dhe ishin sistemue në hotel “Dajti”. Diku nga mbrëmja u takova me ta dhe shkuam me hëngër bukë në një restorant. Aty në restorant po shifnim disa polica që vinin vërdallë e na silleshin rrotull. E ndjeva që situata ishte kritike dhe se na ishte bërë një kurth i tmerrshëm. Aty për aty i thashë Markut e Dodës të largoheshim menjëherë nga Tirana e të arratiseshim, se ndryshe do përfundonim në birucat e komunistëve. Pikërisht për këtë e çmova, se atë natë nuk duhej të flinim në hotel pasi ndiqeshim, por të shkonim tek ndonjë mik. Ata një moment e pranuan planin tim, por e shtynë arratisjen për një natë më vonë. Nejse. U ndava me ta dhe me një karrocë shkova te një miku im në mëhallën e Shëngjergjit. Teksa u rehatova disi, më shkoi mëndja te revolverët që kisha në valixhe. Të shkoja për t’i marrë, ishte e sigurt se do më rrëmbenin. Kur ia shtrova këtë shqetësim mikut tim, ai vendosi për të shkuar vet te hoteli i Stringës, për të marrë valixhen me dy koburet që kisha fshehur në të. Sa mbërriti ai te hoteli, roja i shërbimit i tha se valixhen e Nikollës e ka marrë policia dhe ajo është hedhur në aksion me e arrestue, si ka arrestue Mark Doçin dhe Dod Bardhokun. Miku u kthye dhe mi tha të gjitha pa rrena. Aty ndenja 24 orë pa armë, e me frikë se mos vinin e më kapnin në befasi. Në muzgun e mbrëmjes, miku më dha dy bomba italiane dhe më përcolli në fshehtësi tue përshkrue rrugën e Shëngjergjit, ullishten përskaj dhe si kalova sipër spitaleve mora drejtimin Krujë-Mirditë. Nëpër pyje pa rrugë, pa armë, por tue më drejtue pak miqtë, munda me arrit në vendlindjen teme pas pesë ditësh. Kthella e Mirdita ishin mbush plotë me forca të ndjekjes në gjurmimin tim, pasi dyshonin se kisha organizue një marrëveshje me Mark Gjonmarkun. Të parin që takova nga të njohurit e mij, e pyeta për gjendjen e familjes. Ai më kallxoi se katër ditë më parë, të gjithë burrat e shtëpisë ishin arratis dhe familja ime, me rreth 30 rob, ishte internue në Lezhë. Ndërkaq, krejt kulla ishte djeg e bërë shkrumb prej forcave të ndjekjes. Krejt të arratisurit e atij vendi ishin largue nga operacioni i fort dhe gjendshin në bajrakun e Fandit me Mark Gjonmarkajun. Strehuesi im dërgoi të birin me lajmërue Mark Gjonmarkun mbi gjendjen time vetmuese. Me ndihmën e njerëzve të besum, pas dy javësh mbërrita në zonën e Gjonmarkut. Mirëpo, ai kishte mbet i vetëm, pasi parija e Dibrës dhe e Lumës kishin dalë në Greqi. Ndërkaq, Pashk Biba ishte vra dhe ndërlidhja bashkë me ndihmën nga jashtë ishte ndërpre. Duhej me u largue. Nuk kishte rrugë tjetër... Tragjedia e Llesh Melyshit Ish fillimi i marsit 1946, kur internun Llesh Melyshin prej Kthelle, me krejt fëmijët e familjarët e tjerë, se ishte prej shtëpisë së bajraktarit e se i ishte arratis jashtë vendit i vëllai Ndue Melyshi. Babait të tij, Gjonit, komunizmi i grabiti krejt pasuninë, i dogji krejt kullat, e më në fund e degdisin familjarisht, fillimisht në Lezhë, e prej andej në Berat, Tepelenë, Vlonë e më vonë në Lushnjë. Një ditë, Qeveria komuniste mori informata se ka ardh në Kthellë, si parashutist, Ndue Melyshi, vëllau i Lleshit. Ish muaji korrik i vitit 1949, kur sigurimi i komunistëve vendosi ta lirojë nga internimi Lesh Melyshin familjarisht, me gruen e fëmijët e vet dhe të renë, bashkë me fëmijët e djalit të tij, Markut. Më në fund, ata shkuen në vatrën e shtëpisë së tyre të djegun e të rrënuer, ku nuk kishin kurrsesi me çka me jetue, bile nuk kishin as triskën e rracionit të bukës. Qëllimi i lirimit të Lleshit dhe familjes së tij u bë me plan, me i bë kurth vëllait të tij Ndues, që ishte marrë vesh se kishte mbrrit si parashutist. Logjika e tyne donte të thoshte se Ndue Melyshi ngado që të sillej, do t’ja donte nevoja patjetër me marrë e me dhënë me familjen e Leshit. Në fakt, Ndue Melyshi kishte zbrit me parashutë në Kthellë të Mirditës, më 15 Fruer 1949. Por ai edhe kur e mori vesh se Lleshi ishte liru dhe ishte në kullën e tij, asnjëherë nuk u duk nga familja e tij dhe as nuk u takue kurrë me vëllanë e vet. Ndodhi që më 7 gusht 1949 u vra Bardhok Biba nga Oroshi i Mirditës. Llesh Melyshi, pa ditur kurrgjë mbi vrasjen e tij dhe pa asnjë dijeni mbi këtë çështje, u arrestua në befasi po atë ditë dhe u çue në nënprefekturën e Rrëshenit, ku aty kishte ardh vet Mehmet Shehu prej Tirane dhe kishte arrestue 400 burra nga Kthella e Mirditës, për vrasjen e Bardhok Bibës. Llesh Melyshin urdhërojnë me e torturue shumë rëndë. E lidhin me duar pas shpine dhe me konope ia lidhin këmbët me hekura prapa makinës së Mehmet Shehut. Makina ndizet dhe e tërheq zvarr xhadesë, tue rropatë kryet për toke prej Rrësheni e deri tek ura e Fanit, në një largësi afro 10 kilometra. Por, prej Lleshit fatkeq nuk mujtën me marrë as nji informatë mbi vrasjen e Bardhok Bibës. Dy ditë më vonë, më 9 gusht 1949, atë, bashkë me nëntë të tjerë i çojnë në vendin ku ishte vra Bardhok Biba dhe i pushkatojnë tue i rrokullis të lidhun me litarë në një përrue. Katër të tjerë i varën në rrugën kryqëzore të lisave të Shën Palit të Mirdiës. Po për këtë çështje, 300 burra i çuan në burgun e Shkodrës dhe 400 familje i internuan. Si u vra Bardhok Biba Në natën e 6 gushtit 1949 u mblodhën bashke 53 luftëtarë, në pikën e caktueme, “Shqopa e Munegjës-Mirditë”. Në datën 7 gusht 1949, në orët e mëngjesit, nënkomandanti krahinor i Mirditës merr një lajm: Bardhok Biba atë ditë do të kalonte prej katundit Simon për në Shen Pal-Mirditë! Informata e lajmëtarit qe ekzakte. Bardhoku kishte qenë me mbajt një konferencë në Kaçinar, prej andej udhëtonte me 30 policë roje për Simon, Peshqesh, Shen Pal. Nënkomandanti i Mirditës, që u ndodh në Shqopen e Munegjës, menjëherë mori një vendim dhe pa humbur kohë dërgoi organin e Shpagimit, me i vu pritat në përrue të Valmirit. Organi i Shpagimit zbatoi urdhrin: Vrau Bardhokun dhe pranë kufomës i la letër-vendimin me firmën e kryetarit të nënkomitetit krahinor të Mirditës. Bardhoku u vra në orën dy të pasdites së 7 gushtit 1949 dhe ky grup me 53 veta, mbasi bëri këtë aksion, u nis fill për në Jugosllavi. Më datën 17 gusht 1949 kalojnë kufirin pa dam dhe hyjnë në Jugosllavi. Bashke me Bardhokun u plagosën dhe dy policë vendas, që mobilizonin popullin si punëtorë për me i dërgue me punë të detyrueshme. Mbas datës 17 gusht 1949, në krahinën tonë tue përfshi Mirditë, Këthellë, Kurbi dhe Lezhë, si çeta qëndresa mbetën të pakta. Në Kthellë qëndroshin vetëm Preng Dod Gjini dhe Gjin Kros Buna me dy grupe luftëtarësh. Në Mirditë Llesh Marka Tuci dhe Llesh Kolziu me dy grupe luftatarësh. Në Kurbin Ndue Lalaj me vllaznit dhe Bardhok Nderu me dy grupe luftëarësh. Në Lezhë, Gjok Dod Përbrunga me një grup luftëtarësh. Kush ishte Bardhok Biba Bardhok Biba rrjedh prej një fisi të largët të kapidanëve të Mirditës. Pati fillu shkollën e mesme në gjimnazin e Shkodrës dhe më vonë me ndërmjetësinë e kapedan Gjon Marka Gjonit është pranue në shkollën teknike të Tiranës. Pikërisht aty u filtrue për herë të parë me doktrinën komuniste. Në moshën 28 vjeçare u lidh mirë me komunistët e Tiranës dhe u bë komunist i betum. Kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi, qarkullonte nëpër katunde tue u përpjek me propagandue idetë komuniste në popull. Kjo punë padyshim që ra në sytë e autoriteteve vendore. Ato e kijshin në dorë me e kap e me e zhdukë nga jeta, por prap e kanë lënë se asht fis i kapedanit. Kështu Bardhok Biba përfitoi prej rasteve dhe e vazhdoi punën e vet si komunist. Kur Mehmet Shehu hyni në zonë me partizanët e tij, ju thotë këtyne në formë ceremoniale se Bardhoku është kushëriu i kapedanit të Mirditës. Kur hyni komunizmi në Mirditë, Bardhoku u paraqit si njeri më i madh i asaj krahine. Në fakt ai ka aptur disa cilësi të veçanta: Në popull gjithnjë paraqitej gjakftohtë, tregohej i urtë, i ambël në bisedë dhe shumë i sigurt për çka thoshte. Ishte i squt dhe miklus deh punët i bënte të mbulime. Bardhoku kryesonte nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës dhe kishte fuqi ushtarake të shumta në dispozicion, të cilat ja kishte dhënë vet Mehmet Shehu për ekzekutimin e urdhrave të tij.Ai u bë deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë... Operacioni për hakmarrjen Qeveria komuniste e Tiranës tue marr si shkak hakmarrjen e Bardhok Bibës, dërgoi reparte të forta ushtarake për me bë një operacion me stil të gjërë në Mirditë, vetëm e vetëm për me ba hata në atë popull kreshnik. Në operacion mori pjesë Divizioni i Parë që ishte në qëndër (fushim) në Qafë Shtamë dhe që komandohej nga kolonel Rido Cako nga Korça si dhe Brigada Speciale që ishte vendosur në Mirditë e cila komandohej nga majori L. Bolena. Në krye të operacioni ishte vet Mehmet Shehu bashkë me ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu. Në operacion kanë marrë pjesë dy kolonela sovjetik: Sakolovaski dhe Faloskini. Ngjarjet e zeza të atyre ditëve janë këto: Kanë arrestu në masë popullin e Mirditës e të Kthellës, më tepër se 500 burra, kanë internua gra e fëmijë nëpër kampet e përqëdnrimit në Tepelenë e Lushnjë më tepër se 300 familje. Katërqind burra i kanë nis për në burgjet terrore të Shkodrës. 100 të tjerë janë dënu me burgime të gjata. Më 18 gusht janë ekzekutu në vendin ku u vra Bardhok Biba, pa i gjyku aspak 14 persona të pafajshëm: Llesh Melyshi, Nikoll Bardhok Bajraktari, Bardhok Dod Lleshaj, Gjergj Keq Beleshi, Dod Marka Biba nga Kthella. Ded Preng Gjomarkaj, Nikoll Llesh Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaçi, Ndoc Gjet Palaj, Frrok Mata, Marka Ndrec Marku, Ded Paloka dhe Zef Vila nga Mirdita. Prej këtyre katër janë vjerr në konop po në vendin ku asht vra Bardhok Biba dhe po aty 10 të tjerë janë pushkatu të lidhun me konop. Si i pushkatun me urdhër të Mehmet Shehut i hodhën të gjithë në një gropë, kur ende ishin gjysëm gjallë e pa u dalë shpirti. Në ekzekutimin e këtyne kanë mbledh popullin, burra e gra, më tepër se 2000 vetë nga Kthella e Mirdita dhe para tyne ka mbajt një fjalim Mehmet Shehu dhe është betu në varrin e Bardhok Bibës se pa i mbush 101 të pushkatum për hakmarrje ndaj Bardhok Bibës nuk ka me e lëshu Mirditën dhe Kthellën. Sigurisht që Mehemt Shehu kishte me e çu katastrofën deri në fund, por ato ditë jugu i Shqipërisë u trondit nga provokacionet greke dhe me këtë rast u shkul nga pozicionet e veta në Mirditë Divizioni i Parë bashkë me Mehmet Shehun dhe shkuan në kufirin me Greqinë në jug të vendit... Cheap Offers: http://bit.ly/gadgets_cheap

Cheap Offers: http://bit.ly/gadgets_cheap

1967- A KISHIN MBETË BURRA QË E KUNDERSHTUEN “REVOLUCIONIN IDEOLOGJIK E KULTURAL” ?

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e XV

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(Grafikë nga F.Radovani.)
PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

■Kishin mbetë edhe pak!..
Tirana zyrtare komuniste e “tipit të ri kinez” publikonte artikuj dhe thirrje të “rinisë revolucionare” per një vendosmeni të pashoqe per me çue deri në fund idetë e detyrat e “shokut” Enver... Dhe, kur u kthye nga Shkodra kamera e kinostudjos së Tiranës, dilnin detyra tjera urgjente nga podet e sallës së Institutit Pedagogjik, ku kishte ardhë me “zbatue” ata ide në Shkoder “hija e drejtuesit revolucionit” ose “dora vetë” Ramiz Alia.
■Aso kohe kishte “disa dr. Profesora” që kur ishin në Bulevardin e Tiranës në xhiro dhe, po të fillonte me cikrrue shi... Po të ishin pa mrrela, futeshin derisa të pushojnë shiu në Komitetin Qendror të PPSH, ose edhe në Kryeministri... Ndersa, po t’ ishin tek qendra pra, tek Xhamija, futeshin në ministrinë e mbrendshme jo per gja, po “pinin një kafe”!
■Këta “intelektualë” edhe sot vazhdojnë me thanë dhe me shkrue se: “Mbas vitit 1946 në Shqipëri nuk kishte më kundërshtarë të regjimit dhe as të PPSH, pas atyre që u vranë deri në 46 (dyzetegjashtën), pushteti popullor nuk kishte më asnjë pengesë kundershtare as në qytet dhe, as në fshat. Populli punonte për ndertimin e plotë të socializmit!...”
■Kjo thanje atëherë dhe sot ishte vetem dobsi që mbrohej nga injorantët me tituj. Shumë prej tyne e perforcuene këte “ide” kur filluene bashkpunimin me sigurimin e shtetit.
Në kjoftëse nder “demokraci popullore të Lindjes”, “me të vertetë në 1967 nuk kishte kundershtarë të qeverive atje”, Shqipnia vazhdonte me pasë ma shumë kundershtarë që e dishronin ose e kerkonin perditë permbysjen e pushtetit komunist, sesa e donin ate!
■Një nder Herojt ma të mëdhaj kundershtarë të sistemit komunist në Shqipni (e ndoshta në krejt Lindjen komuniste) asht kenë i Madhi At Pjeter Meshkalla...
■Pak ditë para arrestimit të dytë i ka tregue Nanës s’ime se do të arrestohet, sepse i kishte shkrue një letër kriminelit Mehmet Shehu për shka po ngjante me “Revolucionin Kultural” në Shqipni...Mbasandej, ...“Edhe ndonjë meshtar që ka pasë kenë në burg, ka vdekë, e asht e nevojshme me hy dikush prej nesh mbrendë, se aty ka shumë nevojë për meshtar, mbasi ndër burgje janë shumë të rijë dhe njerëz që janë dëshprue nga mërzia dhe vuejtjet e randa, që janë tue kalue tash sa vite. Asht e nevojshme prania jonë aty...”

Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 u organizue një mbledhje e madhe në auditorin e Institutit Pedagogjik, ku merrnin pjesë instruktorë partije, profesorë dhe intelektualë të “njohun” per kulturen e gjanë ateiste dhe antishqiptare, shumica agjenta sigurimi... Luigj Shala, i ngarkuem me drejtue mbledhjen i dha të drejtën e fjalës At Mëshkallës.
Ai porsa doli para auditorit dhe porsa iu afrue podit të konferencierit, tha këto fjalë:
“Ah, sa mirë që po më jepet rasa me folë njëherë para Popullit me altoparlanta!
Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që po flas prej një vendi ku kam mundësi me iu drejtue Popullit tem, që më ka nderue, me ka respektue, me ka ndigjue fjalën teme dhe, më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, me dashni të madhe. Qellimi em ka kenë gjithmonë i mirë...me predikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!.. Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një Zot, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë... Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça dhe nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni...
Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës... Kjo asht arësyeja për të cilën i kam shkrue udhëheqësit të Shtetit, kjo më ka detyrue, mbasi Populli Shqiptar asht popull besimtar dhe nuk asht vullneti i tij me prishë atë që ka ndërtue ai vetë me ndërgjegjën e tij... Kurrë nuk asht Populli shkatrrues i Kishës e i Xhamisë, kurrë nuk ka nxjerrë jashtë populli priftin e hoxhën nga katundi...
Ju i përgjithësoni veprimet, ju flitni për Inkuizicionin e Shek. XV, por ju harroni se shka jeni tue ba në Shek.XX...Njerëzit i dinë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti nuk ka as liri feje e ndërgjegje...Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, a e dini se po bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!” (Teksti asht ruejtë nga z. Nikolin Muzhani).
U ndigjue një za nga salla, ishte “shoku” Xhemal Dini: “Që sonte populli do të djegin Ungjillin!” –Mëshkalla ju përgjegj: “Digjeni edhe ju që sonte, ka dymijë vjet që thërrasin shokët tuej me djegë Ungjillin e Feja e Krishtit veç sa vjen e po forcohet! Shqiptarët nuk e djegin Ungjillin, këte e them si Shqiptar që jam, mbasi kur kam lindë kam pasë vetëm një emën, ky ishte emni SHQIPTAR, se linda nga prind Shqiptarë. Mbasi u pagëzova me emnin Pjetër, më quejtën Katolik, pra, ma parë jam kenë Shqiptar, mandej kam marrë Sakramendet dhe u bana Ushtar i Krishtit dhe i Papës, Mëkambësit të Krishtit në tokë. Emni i parë që kam marrë në këte tokë dhe e kam mbajtë me nder, asht kenë emni Shqiptar e derisa të vdes do të jem SHQIPTAR! Unë i përkas Popullit tem, ai me njeh mirë dhe e di sa kam ba unë për té, por ai mos harroni se ju njeh mirë edhe ju!”...
■Filluen mbas At Mëshkallës diskutimet e zjarrta në sallë kundër Zotit, Fesë, klerit dhe në veçansi kundër jezuitëve, mbasi atij Urdhni i përkiste edhe At Mëshkalla. Dufin ma të madh kundër jezuitëve e shfreu anadollaku Jup Kastrati, miku i Ramiz Alisë. Ky ishte i porsazgjedhuni “Kryetar i Komisionit të Përzgjedhjes së Leteraturës Fetare (Kishtare)”. Ai foli për rolin reaksionar që kanë luejtë jezuitët në Shqipni tue përfshi këtu krejt klerin katolik, madje edhe ata prej të cilëve kishte vjedhë e përvetësue edhe librat e artikujt që ka kopjue e botue në emnin e vet. Ishte koha e bashkpunimit me oficerin Rakip Beqja.
Mbas tij e mori fjalën mjeku Ramiz Hafizi, i cili u mundue me shpjegue disa “pakjartësi” të Biblës, por At Mëshkalla i tha: “Shko e lexoi mirë, se as nuk janë të shkrueme kërkund tek Bibla këto që thue ti!..”. Foli edhe “shoqja” Angjelina Uli, së cilës në fund të diskutimit i shtërngoi dorën Shefik Osmani, për fjalët e “bukra” që shprehi në drejtim të At Mëshkallës... Asht kërkue me folë aty edhe mjeku Kolë Pepa dhe mësuesi Mark Temali, të cilët nuk kanë pranue. Mark Temali, kur asht kërkue me i dorëzue diskutimin Halit Isufi (atëherë drejtor i Gjimnazit), ai nuk e ka marrë se: “E kam pasë mësues At Mëshkallën dhe nuk mund të flas kundër Tij, sepse nuk nderoj figurën e mësuesit me folë në këte moshë kundër mësuesit tim”. Xhemal Dini, sekretar i Komitetit të PPSh, njoftoi per ata Degën e Mbrendshme, “Me pasë në kujdes qendrimin e tyre.”.
■Nga vendët e para u çue xhelati i njohtun i Sigurimit Xhevdet Miloti (që ishte edhe Shef i Seksionit Katolik në Degën e Mbrendëshme të Shkodrës), e tue u ngërdheshë i vuni prangat. Tue hy At Mëshkalla në gjips të Sigurimit, krimineli i ra me shqelm...
***
DOSJA 4191/1 Padër Pjetër Mëshkalla Dosja (Arkivi M. M. Tiranë, 1998)
Hetimet fillojnë me 30 prill 1967, ora 08.00. Oficeri pyetës asht Llambi Jegeni, asistues Skënder Myftafaraj. Në kontrollin që u ba në shtëpinë e tij asistoi oficeri kriminel Dhimitër Shkodrani. Arrestimi dhe kontrolli i shtëpisë u ba me urdhën të prokuror Faik Minarollit. Hetimet u banë në disa seanca gjatë muejt qershor, me dt. 10, 15, 20, 24, 26.
Pyetjet fillojnë nga materiali i mbledhjës së zhvillueme në Institut... Përsa i përket veprimeve të Shtetit në drejtim të Fesë, ata për At Meshkallën janë të papranueshme: “Janë shkelje e të drejtave të njeriut, për të cilat vetë Qeveria Shqiptare asht angazhue se do t’i ruejë të paprekuna.”
■Nga një proçes-verbal rreth dy faqësh i mbajtun me 19 korrik, në orën 14.00, shënohet: “Mbas hetimëve të bëra ndaj armikut të popullit Padër Pjetër Mëshkalla, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e përberë nga: Kryetar: Muhamet Tyli, anëtarë: Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror Kostaq Shandro dhe kryesekretari Ibrahim Stankaj, me vëndimin nr. 44, dënoi të pandehurin Pjetër Mëshkalla me 10 (dhjetë) vjet heqje lirie dhe, me konfiskimin e pasurisë (së tundëshme dhe të patundëshme)”. Ai u dënue me masën maksimale se në gjyq deklaroi: -Se po të shprehin lirisht mendimët e tyne (njerëzit), ky Pushtet nuk ka për të zgjatë shumë.”(Marrë nga proçes-verbali i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës). Duket se ajo copë letër nuk tregon asgja, por, jo!..Tregon ate që mohohet!
***
■Gjyqi u zhvillue po, pak kush dinte mbylljen e asaj ngjarje të madhe historike per të cilen vazhdon edhe sot heshtja... E kjo heshtje me siguri njëditë “do të shkrepin”!
Në fjalen e fundit në gjyq At Mëshkalla tha: “Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prap se prap do të dal, sepse, ju shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hangër, e aty asht fund i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurrë!”
At Pjeter Mëshkalla ia mbërrijti asaj ditë që pat profetizue ma parë. Ai pa me sy shka paralajmëroi. Diktatorët me të vërtetë hangrën kokat e njeni tjetrit dhe këtij nuk patën shka me i ba. Ai dhe Ideali i Tij FITOI !
***
Mbas Gjetsemanit, përsëri Kalvar,.... Kalvar i pafund ishte për Klerin Katolik Shqiptar rregjimi komunist! Çohej e rrëzohej, gjakosej, dërmishej e pështyhej, rrahej e torturohej, varrosej për së gjalli, mbytej e pushkatohej, tretej nëpër zallishta e shkurre me coftina. Fluturonin në qiellin e zymtë korba e sorra me copa mishi, zhguni e veladoni në skjep, e askush në Botë nuk mori një “leckë” me Ua fshi fëtyrën e pastër këtyne Martirëve kaq të mëdhaj, të këtij Populli kaq të “vogël”! Shikonte Europa... e bante sehir! Ndokush... edhe zgërdhihej!..Per me vertetue këte që kam shkrue do të Ju paraqes Letren që At Pjeter Mëshkalla S.J., i ka shkrue terroristit njohun të Spanjës, pra atij Kryeministrit që kur u ngjitej shkallave të Kryeministrisë, hapeshin dyertë “vetvetiu”... dhe, ja çka i thotë:
Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.
Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të ?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.
Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime
Mehmet Shehu Pjetër Mëshkalla
në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.
5 Prill 1967.
■Shënim FR: Letra u kopjue nga origjinali në Arkivin e Ministrisë së Mbrendëshme në (1998).
***
1992 Shkova tek Don Mikel Koliqi per dekorimin e At Mëshkallës e u gëzue shumë. Mbasi firmoi peticionin, më tha: “Ai e meriton, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra ndër mend atyne, por me punën e palodhun të Tijën në drejtim të Fesë dhe të Atdheut, ua ka shti Ai ndër mend atyne arrestimin, gja të cilën, na të tjerët nuk e kemi ba.”
2017 Prill: Po sot, a u kujtue kush per Veprat Heroike të At Pjeter Mëshkallës !?
■At Pjeter Mëshkalla S.J. nuk asht shpallë “I Lumnueshem!”. A duhet rishikue Lista?!
Vazhdon Pjesa e XVI.
Melbourne, 27 Prill 2017.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...