2017-04-28

Presidenti amerikan zt.Donald Trump dhe James Mattis janë informuar për zhvillimet në Kosovë, nga Senatori John Mccain


Senatori amerikan John McCain ka njoftuar sekretarin e Shtetit të SHBA-vë James Mattis dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, rreth situatës në Kosovë.

McCain, i cili vizitoi Kosovën gjatë muajit prill të këtij viti, në një intervistë me portalin amerikan Politico ka thënë se Ballkani rrezikon të destabilizohet dhe për këtë duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të luajnë rol konstruktiv në këtë rajon.

Senatori McCain tha se zyrtarët e lartë të shtetit amerikan i kanë kuptuar rreziqet të cilat i ka parashtruar ai, rreth Ballkanit.

“Ai [presidenti Trump v.j] i dëgjon  James Mattisin dhe gjeneralin  John McMaster. Ai me të vërtetë i beson atyre”, ka thënë John McCain.

McCain po ashtu ka bërë të ditur se nga vizita e tij në shtetet ballkanike gjatë këtij muaji, liderët e këtyre shteteve kanë qenë të interesuara për qasjen e presidentit Donald Trump ndaj rajonit.

“Ka shumë pasiguri atje. Pyetja e parë që secili nga at liderë më bënë, ishte se cilat do të jenë politikat dhe strategjitë amerikane”, ka thënë John  McCain.

Senatori republikan ka thënë se për tu zgjidhur problemet në Ballkan, duhet “Lidershipi Amerikan”.

Tetovari i njësitit special Afrim Zulfiu nga Siniçani u sulmua mbrëmë nga huliganët maqedonas


Në mesin e 25 policëve të lënduar nga dhuna e huliganëve maqedonas në Kuvend, e ka pësuar edhe shqiptari i njësitit special të policisë, Afrim Zulfiu nga Siniçani.

Familjarët e Afrimit falenderojnë të gjithë qytetarët e interesuar për gjendjen e tij dhe u shprehën se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë dhe se është lëshuar për shërim shtëpiak.

Image
I vetmi hero shqiptar nga njesia speciale që u lëndua është Afrim Z nga rrethina e Tetovës.

Forumi i shoqërisë civile në Tiranë(FSHC): : Thellë jemi të shqetësuar për situatën në Maqedoni


Pjesëmarrësit në Forumin e shoqërisë civile në Tiranë shprehën sot shqetësim për shkak të ndjekjes së anëtarëve të shoqërisë civile në Maqedoni.

“Pengimi i punës së organizatave dhe shoqërisë civile vetëm e dobëson kapacitetin demokratik të Maqedonisë, sepse ata janë pjesë integrale e proceseve demokratike dhe duhet ta respektojnë të drejtën e tyre të shprehjes së lirë dhe punës”, theksohet në kumtesë.


Në konkluzion, Forumi i shoqërisë civile në Tiranë shpreh mbështetje për të gjithë organizatat e shoqërisë civile në Maqedoni dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.




Identifikohet sulmuesi i deputetes së LSDM-së,Radmilla Shekerinskës, ja si quhet!





Është identifikuar personi i cili tërhoqi zvarrë për flokë deputeten e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Sipas dëshmitarëve që e njohin, bëhet fjalë për  kriminelin Dimitar Pecov nga Strumica.

Në rrjetet sociale janë paraqitur edhe fotografi të huliganit që sulmonte deputetët në Parlament, i veshur me bluzë ku kishte simbole të HOS-it kroat.



Huliganët kanë menduar se Ziadin Sela ka vdekur, kanë tërhequr trupin e tij zvarë




Nëpërmjetë një konference për media, sekretari i LR PDSH, Arben Tanavari ka thënë se huliganët kanë menduar se Ziadin Sela ka ndruar jetë dhe kanë tërhequr trupin e tij zvarë si kanibal në mënyrë triumfaliste, raporton Tetova1.
Ai ka thënë se fal Zotit, Ziadin Sela ka shpëtuar dhe se gjendja e tij mbrëmë ka qenë mjaft kritike.

Sela është në gjendje stabile dhe për momentin kurohet në spitalin shtetëror të Shkupit.


GROM: Janë bërë veprime antishtetërore prej partive politike, deputetëve dhe qytetarëve



Opsioni qytetar për Maqedoninë vlerëson se Republika e Maqedonisë ndodhet në krizën më të madhe politike dhe të sigurisë që nga pavarësimi, e cila nuk është vetëm ndëretnike, por edhe interetnike dhe se dje janë kryer më shumë veprime antishtetërore prej partive politike, deputetët në Kuvend dhe qytetarët.

“Sjellja dhe veprimet të cilat i ndërmorën disa deputetë të caktuar në Parlament dhe vullneti i disa qytetarëve të caktuar nuk kontribuojnë për paqen dhe sigurinë e qytetarëve, por përkundrazi, nuk çojnë drejt konfrontimeve të reja”, vlerësojnë prej GROM.


Sipas partisë, veprim antishtetëror është rrahja e deputetëve në Parlament të cilën e dënojnë, josigurimi i sigurisë së të gjithë deputetëve dhe qytetarëve në shtet, këndimi i himnit të një shteti të huaj në Kuvendin e RM-së, kur përfaqësuesit e dhomës ligjdhënëse nuk e kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjet të cilat i sjellin vetë, më pas zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në mënyrë në kundërshtim me Kushtetutën.



Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov: Vendimi për kryetarin e ri e nxiti dhunën


Opinioni duhet të dijë të vërtetën, policia nuk kishte aspak njohuri për incidente të dhunshme, deklaroi Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov.

“Policia e monitoronte protestën njëjtët sikur çdo ditë gjatë këtyre dy muajve. Shtabi operativ që u formua për protestat nuk kishte as edhe një incident të regjistruar brenda këtyre 6 ditëve. Nuk kishte asnjë paralajmërim se në protestën e djeshme do të ndodhte një incident i tillë, prandaj policia e ruante Kuvendin me numrin e njejtë të policëve. Për fat të keq pas përfundimi të seancës në Kuvend dje ndodhën disa incidente nga protestuesit e revoltuar. Askush nga Kuvendi nuk na njoftoi se do të votohet për zgjedhjen e një krye-parlamentari të ri”, tha Mitko Çavkov.


Çavkov shtoi se hetimi i rastit të mbrëmshëm në periudhën në vijim do të hetohet më detajisht dhe do të zbardhet në tërësi.




Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...