Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/09

U bë promovimi i vëllimit poetik me titullin “Në ëndrra digjet nata”

Fotografia e profilit të Hasan Hasanramaj

Prof.Hasan Hasanramaj



Kopertina e vëllimit poetik me titullin “Në ëndrra digjet nata”Në Pallatin e Kulturës “ Oda ” në Tetovë


Në imagjinatën e veprës me titullin “Në ëndrra digjet nata” të poetit Hasan Qyqalla parakalojnë një mori ngjarjesh, mesazhe të rëndësishme të lexuesi, të shikuara në planin individual dhe kolektiv, ndaj të cilave mban qëndrim prej intelektuali kundrejt një bote të luhatshme, herë-herë deri në fluiditet pa besueshmërie

Në praninë e një numri të madh të dashamireve të librit nga Tetova dhe Kosova në Pallatin e Kulturës “Oda” në Tetovë u bë promovimi vëllim poetik me titullin “Në ëndrra digjet nata” të autorit Hasan Qyqalal. Në recesionin e dr. Zejnepe Alili- Rexhepit dhe fjalëve përshëndetëse të tjerëve në mes tjerash u theksua: “ Spektri i gjerë tematik që vë kontura polisemike idesh e shprehjesh, me të shumtat përmbushje metaforike, e përbën vëllimin më i ri poetik të këtij poeti. Gjatë portretizimit të tij, si autor i dhjetëra veprave, personalitet i njohur në botën e shkrimeve dhe kulturës shqiptare, hidhet dritë, jo vetëm mbi vlerat krijuese të këtij poeti, por duke e njohur atë edhe si indikator të afrimit të shumë shoqatave të krijuesve të Mërgatës, në një Lidhje të përbashkët kulturore, si kryetar i Lidhjes së krijuesve shqiptarë të Mërgatës .



Në veprën e Qyqallës gjejmë ndërthurje vargjesh të një harmonie estetike, ku ndjehet përjetimi i ngritur mbi ndërgjegjen e krijuesit nga përsiatjet dhe përvoja jetësore. Kjo bindje, ndoshta e detyron autorin që të rrëfehet se në çka beson, gjë që e tipizon botën e ndjeshme të poetit dhe intelektualit. Koha e krijimit, objektivisht përkon me përjetimet thellësisht njerëzore mbi përsiatjet sociale dhe filozofike që përmbushen me vlerat artistike të poezive.

Pas leximit të dorëshkrimit pa titulluar nga autori tha në vazhdim të fjalës se saj dr. Zejnepe Alili- Rexhepi - më dukej e logjikshme zhvendosja e shumë poezive, më saktësisht rirenditja tematike që të impononte edhe ndarjen e poezive në cikle, në saje të përputhshmërisë tematike, prej ku realisht doli edhe titulli “Në ëndrra digjet nata”. Në mjaft poezi, ëndrra është bartëse e jetës, është ndërlidhje e reales me imagjinaren. Ëndrra e poetit, në vazhdimësi, është referenca e shtytjeve jetësore, pavarësisht se shpeshherë ajo është si “vera e absurdit dhe buka e indiferencës”. Një vepër e realizuar artistikisht, si “Në ëndrra digjet nata”, jo vetëm që ngërthen tërë përvojën e krijuesit, tani më prej kohësh të dëshmuar me disa vepra poetike, por edhe për arsyen se poeti ka bërë kapërcime drejt modernizimit të vargut që shihet në poezitë e poetit.

Megjithëse, në tërë veprën e këtij poeti të vyeshëm shtrohen mesazhe, si paralajmërime që sjellin ndonjë gjykim, vargjet sikur shtegtojnë bashkë me frymëzimin e shkrirë në lirizëm njësor e simfoni fjalësh. Nga një botë e hapur shpirtërore shpalosen sentenca të jetës, shkruar në vargje, me ndjenjën e fisme të poetit - protagonist, ndaj të gjitha situatave njerëzore, nisur nga tema sociale, e ngarkuar me udhëtimet e vështira të mërgimtarit pa adresë, me mallin e papeshuar të vendlindjes. E Atdheu i poetit, mbetet si dëshmitar motesh të stuhishme, që skicon portrete fytyrash të ngrëna nga ndryshku i kohës - hipokrizia. Në disa poezi biografike, poeti shpalos histori, ngjarje e portrete heronjsh, ku e kaluara përshkruhet në miniaturë, por skicime këto të mjaftueshme, për të depërtuar në thelbin e individualizimit poetik drejt lëngatës kolektive. Nëse jo për gjë tjetër, së paku për ta ruajtur të pa rrënuar ekuilibrin e qenies me bindjen: “forca e heshtjes është shpërthyese”, ndonëse mirëfilli dihet se në katrahurat e shoqërive të pa konsoliduar mund të llogarisim vetëm në ndonjë “pafajësi ujku”. Mall motesh të përhumbur.

E Atdheu i poetit, mbetet si dëshmitar motesh të stuhishme, që skicon portrete fytyrash ...

Poezitë e këtij cikli të petitit Qyqalla, përshkruajnë antiteza të jetës, si kryqëzime ndjenjash drejt dyluftimesh të përbotshme. Mbi këtë tezë edhe e krijojnë formulën: mendje - zemër arsye - logjikë, për të përkujtuar se jeta dhe arti kaherë janë harmonia dhe kundërshtia më e fuqishme. Transmetimi figurativ, përmes metaforash: sy - ndjenjë frymëzim - zjarr, shënjon simbole origjinale që shpërndajnë reflekse nga ndjesi shpirti. Përgjithësisht këto janë vargje që tingëllojnë këndshëm dhe derdhen bujshëm në ndjesinë e gjithkujt që e admiron poezinë. Natyra e lirikës intime, është si një dritare vezulluese që e përçon edhe vajin e brendshëm drejt shtigjesh të lumtura, duke mos e lënë lotin të shpërthejë...

Mërgimtari është kalendari i moteve të humbura pa Atdhe”, në tokë të huaj, ku drita dhe errësira janë një, ku hareja dhe hidhërimi e kanë humbur ritmin.

Pas ciklit të parë, ku janë vendosur poezitë më të arrira artistikisht, jo vetëm për frymëzimin, por edhe për idenë dhe formën e lirshme poetike, cikli i dytë, i titulluar “Më shumë se mall”, sendërtohet përmes figuracionit poetik, ku dashuria shihet si monogram kuptimplotë fjalësh të thurura e të ndërthurura.

Për poetin nuk është e lehtë të pohojë se: “Mërgimtari është kalendari i moteve të humbura pa Atdhe”, atje larg në tokë të huaj, ku drita dhe errësira janë një, ku hareja dhe hidhërimi e kanë humbur ritmin, duke ia zënë vendin njëri-tjetrit, meqë atje fare pak të shërben “gjyqi i arsyes” për pse-në e largimit nga toka jote, atje vetëm i përulur e paguan taksën për mëkatin e kontradiktave në vendin tënd.

Në poezitë e këtij poeti janë me dhjetëra vargje që garojnë për të rikthyer imazhe kujtimesh, për të kuptuar sa afër kishin qenë derisa thurnin ëndrra jete. E nganjëherë edhe dhembjet palosin ëndrra, tek përkunden në shtratin e zemrës si fjala e shndërruar në zë - melodi, gjegjësisht formon pentagram ndjenjash, përjetim imagjinatë. Andaj, “Asnjë poet, asnjë letrar, nga cilado qoftë letërsi, nuk ka vlerën e duhur vetvetiu, ai fiton vlerë duke u kryqëzuar me poetë dhe letrarë të tjerë. Cikli i tretë, me titullin “Mall përtej shekujsh”, sikur e plotëson triptikun ideor-tematik, ku gjithmonë në fron ngjitet fjala - revoltë kundrejt perëndive, aty ku shtrihet tradita, gjurmë, thesare. Në këto poezi ka revoltë, ironi e grindje edhe me “perënditë” pa e deshifruar deri në thellësi shtresën e pazbuluar, fshehur nën imazhin hipokrit, ndonëse pikërisht aty mund të gjendet një forcë rrënuese që djeg si zjarri i dashurisë për kombin.


Hasan Qyqalla

Në imagjinatën e poetit Hasan Qyqalla parakalojnë një mori ngjarjesh, mesazhe të rëndësishme te lexuesi, të shikuara në planin individual dhe kolektiv, ndaj të cilave mban qëndrim prej intelektuali kundrejt një bote të luhatshme. Edhe pse, metaforat ndeshen në pikëtakime variantesh gjuhësore, thënë simbolikisht, me po atë melodi vjershërimi ndër shekuj, këto vargje janë si shkëndija që flakërohen nga shikime të mprehta në goditje shpatash...


*****






Hasan Qyqalla u lind më 8 janar 1961 në Bardh, Komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet universitare, për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, kreu në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Poezinë filloi ta shkruaj që në bankat e shkollës fillore, më 1976, kur botoi poezinë e parë në revistën „Shëndeti“, ku hapi rrugë bashkëpunimi të vazhdueshëm me të gjitha revistat e gazetat letrare në Kosovë e më gjerë. H. Qyqalla është i pranishëm edhe në medien audiovizive si Radio Prishtina, TV Prishtina, etj. , njëherit ka qenë edhe themelues e Kryetar i Klubit Letrar “Naim Frashëri” të Bardhit, anëtarë i Klubit Letrar „Lulëkuqet“ e KEK-ut në Obiliq, anëtarë i Klubit Letrar të Fushë Kosovës, Fakultetit Filolozofikë në Prishtinë, etj.

Nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtarë (prej Themelimit, 2006) dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptar në Gjermani (qershor 2012-dhjetor 2013), ideator dhe bashkëthemelues i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, ku në Kuvendin themelues (më 23 e 24 nëntor 2013, në Koblenz të Gjermanisë), zgjidhet Kryetari i parë i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.

Fitues i disa konkurseve e festivaleve poetike, si në Malishevë, Çmimi i parë me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të këtij Qyteti, 2009; Çmimi i dytë “Azem SHKRELI” në Konkursin letrar për librin e vitit 2012; Çmimi i Diasporës në Festivalin e poezisë në Podujevë, 2014, pastaj bartës i shumë Mirënjohjeve e Dekoratave.

Ka botuar këto libra:

“Dua të vdes shqip”, “SPEKTRI”, Prishtinë 2004 (ribotim 2011);

“Robi i lirisë”, “MËRGIMI A&B”, Biblioteka “Salloni Poetik”, Tiranë-Prishtinë- Gjenevë 2007

“Prekja e ëndrrës”, Shtëpia botuese “Globur R”, Tiranë 2009;

“Arkeologji e shpirtit”, Shtëpia botuese “Shkëndija”, Biblioteka “Shkreli” – Prishtinë 2010;

“Meshari modern”, Shtëpia botuese “ADA”,Tiranë 2011;

Albumin poetik “Trinomi i lirisë”(me N. Lulaj), Shtëpia botuese “Jeta e Re”, Biblioteka “Poezi”, Prishtinë 2012;

“Buzëqeshje e trishtë”, Shtëpia botuese “ADA”, Tiranë 2013.

Autor i Antologjisë “Një shekull dritë” (100 poetë, 100 poezi), Shtëpia botuese “ADA”, Tiranë 2012;

Përmbledhjen me poezi nga krijuesit e botës mërgimtare “Promenadë Mërgimtare” , botues LKSHM, Prishtinë - Koblenz 2014, dhe

“Shpirti i fjalës” , Shtëpia botuese “EDLORA”, Tiranë 2015

 “Në ëndrra digjet nata”,2017.

Floripress/Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

Gjenerali famoz i luftës çlirimtare zt.Ramush Haradinaj i listës PAN:Bërja bashkë e e ish ushtarakëve të luftës ,zt.Kadri Veselit, z.Fatmir Limajt,është fat i madh definitivisht për të gjithë ne që duan zhvillim të hovshëm të Kosovës në Evropë dhe Botë.


Takimet e shumta me qytetarë, në kohën para dhe gjatë fushatës elektorale, e kanë bindur Heroin e Demokracisë Kosovare ,gjeneralin e Luftës zt.Ramush Haradinajn , se fitorja e koalicionit PAN tashmë është një realitet i pandryshueshëm.

“S’ka vend të cilin e vizituam e që nuk na mbështetën fuqishëm. Qytetarët e duan qeverisjen e njerëzve të mençur e të pastër. Lista e koalicionit PAN , është e ardhmja e ndryshimeve të mëdha”, ka thënë pothuaja në çdo Tubim zt.Ramush Haradinaj.

Gjenerali famoz  i luftës çlirimtare  zt.Ramush Haradinaj  i listës PAN , tha tutje se bërja bashkë e e ish ushtarakëve të luftës ,zt.Kadri Veselit,  z.Fatmir Limajt  rreth një ideali, e bashkimi i klasës më të të lartë  të çlirimtarëve  në listen e koalicionit të shpresës, është fat i madh definitivisht për të gjithë ne që duan zhvillim të hovshëm të Kosovës në Evropë dhe Botë.

A do të ketë Liberalizim të vizave >

Albulenë Muji

NGA ALBULENË MUJI





Johannes Hahn

Johannes Hahn


Komisioneri për Negociata dhe Zgjerim, Johannes Hahn ka dhënë një mesazh të qartë për Kosovën, duke deklaruar se Bashkimi Evropian pret që Kosova të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit me një Qeveri pro-evropiane dhe që institucionet e reja t’i përmbushin sa më shpejt kriteret e mbetura për heqjen e vizave.

Mirëpo sa do të realizohen këto kërkesa të Bashkimit Evropianë nga Qeveria e re e Kosovës, pritet të shihet pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ndërsa, partitë politike janë zotuar se do t`i përmbushin këto kërkesat e komsionerit Hahn dhe do të ketë Qeveri pro-evropiane më të cilën Kosova do të përmbushë gjitha detyrimet e saj, në mënyrë që ta marr liberalizmin e vizave.


Bajram Gecaj


Koalicioni djathë më të gjitha elementët pro-evropiane

Sipas kandidatit për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajram Gecaj, koalicioni i arritur mes LDK-AKR-së, Alternatives dhe Lëvizjes për Drejtësi, ka të gjitha elementet pro-evropiane.

“Elementet pro-evropiane qartazi janë të pozicionuar në koalicionin LDK-AKR-Alternativa”, ka thënë Gecaj për “Bota sot”.

Ndërsa sa i përket obligimeve dhe përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, Gecaj nuk ka thënë ndonjë përgjigje, por ka shtuar se Kosova do ta fitoj liberalizimin me udhëheqjen e Qeverisë nga Avdullah Hoti.


Muharrem Nitaj


PAN: Kosovës do t’i hiqen vizat shpejt

Ndërsa, kandidati për deputet i koalicionit PAN, Muharrem Nitaj ka thënë se Qeveria, që sipas tij e cila do të udhëhiqet nga kandidati për kryeministër i PAN-it Ramush Haradinaj, do të jetë Qeveria më pro-evropiane që nga paslufta.

“Qeveria Haradinaj do të jetë qeveria më pro-evropiane që është krijuar ndonjëherë në Kosovë”, ka thënë Nitaj për “Bota sot”.

Kurse, sa i përket liberalizimit të vizave, Nitaj ka thënë se do të përmbushen kriteret në një afat rekord.

“S`ka dyshim se do të përmbushen kriteret në afatin rekord. Kosovës duhet dhe do t`i hiqen vizat shpejt”, ka thënë Nitaj.

Faton Topalli


Funksionimi i shtetit ligjor kusht për heqjen e vizave

Ndërsa, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se sado që janë bërë shumë spekulime dhe interpretime të ndryshme kushti kryesor i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave vazhdon të mbetet funksionimi i shtetit ligjor.

“Kjo nënkupton një shtet pa korrupsion, një shtet me qytetar që trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit, qytetar të regjistruar dhe administratë funksionale”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se heqja e vizave lidhet edhe me stabilitet ekonomik dhe social, pasi BE-ja nuk dëshiron bartë barrën e Kosovës.

“Edhe pse nuk është thënë, heqja e vizave lidhet në mënyrë edhe me një stabilitet ekonomik dhe social. Asnjë prej shteteve të Bashkimit Evropian nuk dëshiron që të bartë barrën ekonomike të Kosovës përmes strehimit të ikurve për arsye ekonomike”, ka thënë Topalli për “Bota sot”.

Sipas, Topallit, VV-ja ka për qëllim kryesor funksionalizimin e shtetit ligjor, zhvillimi ekonomik dhe në këtë mënyrë do të qoj në heqjes së vizave.

“Lëvizja Vetëvendosje duke pasur qëllim kryesor funksionalizimin e shtetit ligjor, zhvillimi ekonomik si bazë themelore për të siguruar mirëqenien qytetare dhe në këtë mënyrë edhe stabilitetin social, është në rrugën që qon drejt heqjes së vizave. Kur kësaj i shtohen programi konkret ekonomik, projektet për funksionalizimin e shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, vënja e drejtësisë, atëherë heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të jetë temë me të cilën do të preokupohemi për një dekadë siç bëri pushteti deri më tani, por një çështje që do të zgjidhet shpejt”, ka thënë Topalli.

Image
Selim Daku
Mesazhe të qarta

Ndërsa mesazhin e Komisionerit Hahn drejtuar Kosovës, Selim Daku, drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci, thotë se nënkupton zgjidhjen e problemave kyçe në Kosovë, dhe përmbushjen e obligimeve që ka si shtet, pasi sipas tij në Kosovë nuk ka asnjë parti shqiptare që është anti-evropiane.

“Kërkesën e Komisionerit Hahn mundohem të e kuptoj në tre mënyra, e para në Kosovë nuk ka parti të shqiptare anti-evropiane, edhe pse janë shtuar deklaratat pesimiste karshi BE-së për shkak të vonesave në liberlaizimin e vizave, së dyti komisioneri Hahn mund të përçoj mesazhin e zgjedhjes së njerëzve të merituar, të papërfshirë në skandale korrupsioni dhe krimi nga qytetarët në Kuvendin e Kosovë, së treti ndoshta ka aluduar në qeveri që përqafon idenë e zgjidhjes së shpejtë të kontestit kufitar me Malin e Zi dhe konkretizimin praktik të asociacionit të komunave me shumicë serbe, shto këtu edhe vazhdimin e luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si kriter për liberalizim të vizave”, ka thënë Daku për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë për herë të parë varen nga politika e jashtme që partitë politike paraqesin për Kosovën.

“Nga ajo që kemi parë deri sot, qëndrimet e partive politike në raport me politikën e jashtme janë pak të artikuluara. Kjo ndoshta për shkak të humbjes eventuale të përkrahjes në zgjedhje, Qëndrimet e koalicioneve në raport me demarkacionin dhe asociacionin janë kundërthënëse dhe nuk janë popullore”, ka thënë ai.

Për më tepër, drejtori i KCD-së ka thënë se partitë nuk kanë paraqitur vizion të qartë për politikë të jashtme, edhe pse ajo është resor shumë i rëndësishëm dhe përcaktues për shumë zhvillime të brendshme.

Lideri i LDK-së Avdullah Hoti: Vishuni bukur e dilni në zgjedhje


Prof.Dr.Avdullah Hoti

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, gjatë tubimit të përmbylljes së fushatës zgjedhore në Prishtinë, është shprehur tepër optimist për fitore më 11 qershor, në ditën kur edhe e gjithë Kosova voton për ta zgjedhur Kryeministrin e vendit.

Tutje, në fjalimin e tij para qytetarëve të Prishtinës, Hoti tha fitorja e koalicionit në të cilin bën pjesë edhe vetë, është fitore e qytetarëve të Kosovës.

“Ky është momenti më i madh i jetës time, sot ashtu siç ju kam parë edhe javëve të fundit, ju shoh të lumtur, kjo lumturi shihet në sytë e juaj, fitorja jone është afër, fitorja e këtij koalicioni është fitore e qytetarëe të Kosovës, me këtë fitore ne çlirojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, fitorja jonë ka filluar para 10 ditëve, ka lindur në Podujevë, ka vazhduar në Obiliq, Fushë Kosovë, Shtime, Kaçanik, Junik, Deçan të gjitha komunat e Kosovës. Është rritur tutje në Pejë, Gjilan, Lipjan, Viti, Ferizaj e sot po kulmon këtu në Prishtinë me një masë të jashtëzakonshme të njerëzve”.

“Për një Kosovë të zhvilluar, me miqësi të përhershme me SHBA, për integrime evropiane”.

“Ne jemi të gatshëm të marrim këtë përgjegjësi, unë jam i nderuar dhe i vendosur për të çuar këtë vend përpara, jam i nderuar për besimin që më është dhenë për të finalizuar projektin e Rugovës, unë betohem para juve sepse unë do të mbajë fjalën. Të dashur qytetarë, Republikën mund ta bëjmë vetëm njerëz të ndershëm dhe atdhetarë, ky është ekipi im, kjo është lista që ju prezantojmë, e njerëzve atdhetarë, këta janë njerëzit që e njohin Republikën si të vetmin vend të tyre”.

“Këta njerëz janë mbrojtës të lirisë themelore, por janë edhe liberal. Këta njerëz janë të dashuruar në atdheun e tyre dhe në familjet e tyre, unë jam njëri nga ta që jam i dashuruar në vendin time dhe në familjen time”.

“Për të realizuar këtë projekt të madhërishëm na duhet patriotizëm qytetarë, të mbrojmë votën tonë lirinë tonë, përmes kësaj ne mbrojmë mundësit e tona të barabarta”.

“Të dashur qytetarë, koalicioni ynë do të jetë një qeveri e vogël e përkushtuar, por mbi të gjitha do të jetë një qeveri për qytetarin në shërbim të qytetarit, unë jam për të konfirmuar këtë vullnet këtë përkushtim, të një qeverie për qytetarin”.

“Këto parime nuk janë çështje politike, është çështje e përcaktimit të fatit të fëmijëve tanë”

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, na duhet një fitore e thellë për të realizuar amanetet e baballarëve tanë, vetëm fitorja jonë synon frymimin e lirë së Kosovës, vetëm ne mund të bëjmë një qeveri për të përmbyllur shtet ndërtimin e Kosovës, vetëm në mund t’i hapin dyert për evropë, ne do të mbrojmë kushtetutën e vendit”.

“Vishuni bukur e dilni në zgjedhje sepse më 12 qershor  2017 është festë e madhe në gjithë Kosovën”.

Lideri Fatmir Limaj: Jo më me arrogancë e individualizëm, por si ekip i përbashkët në realizimin e objektivave tona


Kryetari i Nismës për Kosovën, Lideri Fatmir Limaj tha në mbyllje të fushatës në Prishtinë se kanë mbetur dy ditë nga vendimi final ku qytetarët më 11 qershor  2017 do të thonë fjalën e tyre për drejtimin e ri për vizionin e tyre.

Kryetari Limaj tha se vizionin tonë mund ta implementojmë, jo më me veprime individuale, jo me arrogancë, jo me egoizëm, jo me shpirtngurtësi, por koha ka ardhë që Kosova, brenda vetës dhe përballë të tjerëve të veproi si ekip i përbashkët në realizimin e objektivave tona madhore, në ndërtimin e vendit tonë, mirëqënies, dhe forcimit të shtetit të lirë.

Po ashtu kryetari Limaj, tha se me ne nuk humb askush dhe se nuk janë bërë bashkë për ta mundur askënd por për t’ia dhënë Kosovës një mundësi.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, shtoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shtetet fqinje por se janë të gatshëm tu dalin përballë atyre si Vuçiqi kur dëshiron rrënimin e shtetit të Kosovës. Në fund të fjalës së tij, kryetari Limaj tha se bashkimi ynë është për të fituar ekipi.

Lideri kosovar nga LVV ,zt.Albin Kurti u adresohet në gjuhën angelze miqve ndërkombëtarë


Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, përmes një video, u është drejtuar me një mesazh miqve ndërkombëtarë.

Në adresimin e tij, Kurti ka thënë se qytetarët e Kosovës ka kohë që janë duke e pritur ndryshimin.

Kurti shprehet se me qeverisjen e Vetëvendosjes, do të zbutet shkalla e lartë e papunësisë, duke thënë se fokusi kryesor do të jetë mbrojtja sociale.

Kandidati për kryeministër thotë se VV nuk do të kërkojë fonde nga ndërkombëtarët, por se të njëjtat do të përdoren për rritjen ekonomike të vendit.

“Një shtet i pazhvilluar, i drejtuar nga krimi nuk ka shanse të integrohet në Bashkimin Evropian. Programi ynë ekonomik do të jetë i kombinuar me drejtësinë sociale dhe sundimin e ligjit, për të bërë realitet anëtarësimin në BE”, shprehet Kurti.

Duke folur për formimin e ushtrisë së Kosovës, Kurti ka thënë se janë për një paqe të qëndrueshme dhe se kjo do të bëhet në bashkëpunim me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.

Kurti në fund ka ftuar miqtë ndërkombëtarë që ta lexojnë programin politik të Vetëvendosjes.

"Kosovës i nevojiten jo vetëm pushtetarë të tjerë, jo vetëm pushtet tjetër, por tjetër lloj pushteti", tha Albin Kurtin në  një  tubim në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Më pas Lideri  Albin  Kurti ka foluar edhe për dy koalicionet, me ç'rast tha se dy koalicionet që garojnë, nuk garojnë për Kosovën, por janë si mallra që shiten e blihen, dhe se duan që edhe Kosovën ta shesim. Por tha se pas 11 qershorit, mallit të tyre dhe atyre si mall u skadon afati.

"21% e fëmijëve të Kosovës jetojnë në varfëri. Nëse fëmijët janë e ardhmja jonë a duhe të lejojmë që të abuzojnë kësisoj me ta? Ne fëmijëve do t’ua punësojmë prindërit, do të investojmë në arsim. Do të luftojmë çdo abuzim. Abuzuesit janë këta që po ikin, janë e shkuara", u zotua  zt.Albin Kurti.

Ai theksoi po ashtu se varfëria bëhet degraduese totalisht kur duhet të zgjedhësh nëse duhet ta ngrohësh dhomën apo ushqesh fëmijën, si dhe shtoi se jeta e dinjitetshme nuk ka këso zgjedhjesh...

2017/06/08

Letër nga Drejtoria e Blogspot.com-it për Floripress-in

Hi Blogger Floripress!

Blogs are competing for awards in 2017.

A total of $30,000 cash prize-winning inter-blog competition has started. You have a great blog! So join you now. We will be honored to welcome you to this beautiful web-activity, which will be awarded to many bloggers. You are invited to the blog writers competition for May-June 2017. You have absolutely visited to get detailed information and to apply.

Web : http://www.bloggercontest.com
Mail : contact@bloggercontest.com
Pbx : +441012950166

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...