Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/11

Për zgjedhjet e 11 qershorit, partitë politike shpenzuan afro një milion euro në media


D+ dhe Çohu! dy organizatat e vetme të cilat monitorojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore në Kosovë, kanë publikuar sot të dhënat që lidhen me shpenzimet që kanë bërë partitë politike në televizione, portale, gazeta si dhe xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore.


Bazuar në të dhënat e monitorimit, koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën janë shpenzuesit më të mëdhenj gjatë kësaj fushate.

Për këtë koalicion, D+ dhe Çohu! kanë identifikuar shpenzimet në vlerë tregu prej:

• 116,560.00 euro në transmetimin e reklamave dhe spoteve elektorale;

• 104,000.00 euro në xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore;

• 57,410.00 euro në xhirimin e video spoteve zgjedhore;

• 52,000.00 euro në reklama ne portale;


• 8,170.00 euro në reklama në gazeta ditore.

Totali në media: 338,140.00 euro

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Alternativës, i janë identifikuar këto shpenzime në raport me çmimet e tregut:

• 70,850.00 euro në transmetimin e reklamave dhe spoteve elektorale;

• 80,000.00 euro në xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore;

• 64,130.00 euro në xhirimin i video spoteve zgjedhore;

• 44,100.00 euro në reklama në portale;

• 10,360.00 euro në reklama në gazeta ditore.

Totali në media 269,440.00 euro

Në anën tjetër, Vetëvendosjes i janë identifikuar këto shpenzime:

• 12,638.00 euro në transmetimin e reklamave dhe spoteve elektorale;

• 60,000.00 euro në xhirimin dhe transmetimin e tubimeve zgjedhore;

• 4,150.00 euro në xhirimin e video spoteve zgjedhore;

• 6,325.00 euro në reklama në portale;

• 1,300.00 euro në reklama në gazeta ditore.

Totali në media 84,413.00 euro

Exit Polli i parë, nga Klan Kosova: PAN i pari, VV e dyta, LAA e treta!?

Exit Polli i parë, nga Klan Kosova: PAN i pari, VV e dyta, LAA e treta!?

Pas 10 ditë fushate, sot u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Vendvotimet u hapën në ora 7:00 të mëngjesit, ndërkaq u mbyllën në ora 19:00.


Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare – me 971 kandidatë për deputetë.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit përmbante 1,872,941 votues.

 Numri i votuesve të rinj ishte 155,202 votues.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 2,490.

Ndërkohë, në Klan Kosova u publikuan rezultatet e para të Exit Pollit të cilat që në start u paralajmëruan si befasuese.



“Pas këtyre rezultateve, nuk di se si do të zhvillohet e ardhmja e partive politike”, ka thënë gazetari Baton Haxhiu, drejtor i përgjithshëm i Klan Kosovës. “Rezultati do të jetë shokues për secilin që do ta dëgjojë”!

Shpalljen e rezultateve e ka bërë Shkëlzen Maliqi, drejtuesi i ekipit që ka punuar në këtë Exit Poll.


“Punën e kemi kryer në terren. Duhet të sqarohemi se Exit Polli është matje e momentit, gjatë procesit, kur votuesit dalin nga vendvotimi. Kur dalim i pyesim se për kë kanë votuar.

Ky është projeksion që mund të dal i saktë, gjysmë i saktë apo i huqur”, ka thënë ai. “Kemi anketuar 2,500 respondentë. 90 nuk kanë dashur të flasin”!

“40 për qind koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA); 30 për qind VV (Lëvizja Vetëvendosje), LAA (LDK-AKR-Alternativa) 27 për qind dhe 3 për qind të tjera”, është rezultati i shpallur i Exit Pollit.

Doruntinë Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): LDK është e kënaqur sepse kemi 60 mijë votues më tepër

Maloku: LDK është e kënaqur sepse kemi 60 mijë votues më tepër (Video)

Doruntinë Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë të dielën në një konferencë për media se na gëzon fakti që deri në orën 15:00 kemi 60 mijë votues më tepër se në zgjedhjet e kaluara dhe kjo është një shenjë e forcimit të demokracisë.


“Deri më tani ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme në procesin e votimit dhe ne presim që të ketë një numër dukshëm më të lartë të votuesve sesa në vitin 2014. Deri në orën 15:00 kanë qenë mbi 60 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masovikisht në zgjedhje. Besojmë që dalja më e lartë në zgjedhje do ta forcojë demokracinë pjesëmarrëse në vend”, ka thënë Maloku.

Ajo ka thënë se janë raportuar. “Shqetësuese për ne është fakti që dy asamblistë të PDK-së nga Gjakova, Artan Nimani dhe Arben Rogova figurojnë në listën e vëzhguesve përmes OJQ Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike, e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Po ashtu, Fatmir Kastrati asamblist i AAK-së në Prizren thotë se të gjithë vëzhguesit e partisë së tij në këtë komunë janë regjistruar në emër të po kësaj organizate. Kjo paraqet shkelje flagrante të ligjit për zgjedhjet” ka thënë Maloku.

Sipas malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë reagimin e shpejtë të organeve ndjekëse për të gjitha parregullsitë e raportuara.

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Vullneti i qytetarëve ndryshe nga ai i Exit poll

Dushi: Vullneti i qytetarëve ndryshe nga ai i Exit poll

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në një konferencë për media, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e sotme ka qenë e kënaqshme, ndërsa është shprehur i pakënaqur me rezultatet e dala nga Exit Poli, të cilat e nxjerrin LDK-në partinë e tretë.


Dushi tha se vullneti i qytetarëve është krejtësisht ndryshe me atë të prezantuara nga Exit poll.

“Në tri komuna që konsiderohen bastione nga subjektet e tjera politike, si Skenderaj, Drenasi e Malisheva kemi rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje përreth 12 mijë votues. Prandaj vetë përqindja e daljes në zgjedhje është argumenti më i fuqishëm, përballë rezultateve të improvizuara të exit polleve, të cilat kishim rastin t’i shohim të publikuara, nga një organizatë jo profesionale dhe jo kredibile, të cilën kemi mundësi ta shohim zakonisht, vetëm një ditë të vetme dhe atë në ditën e zgjedhjeve. LDK dhe partnerët e saj të koalicionit falënderojnë qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe sjellje dinjitoze. Ne besojmë fuqishëm se vullneti i qytetarëve është krejt ndryshe nga subjektet porositëse të Exit Pollit”, tha Dushi.

Ndërsa i pyetur se a do të festojë LDK-ja, ashtu siç kanë paralajmëruar dy partitë e tjera, Dushi tha se ata janë të angazhuar të përfundojë procesi zgjedhor, e jo të festojnë para kohe si partitë tjera, të cilat kanë mungesë përvoje në këto procese.

“Nuk është hera e parë që ne shohim subjektet politike, të cilat dhe në mungesë të një përvoje zgjedhore, festojnë para kohës. LDK megjithatë është e angazhuar ta përmbyllë procesin e zgjedhjeve ”, tha Dushi.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie:E mira e përbashkët duhet të jetë qëllimi për Kosovën


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka porositur pas mbylljes së vendvotimeve se në Kosovë, se e mira e përbashkët dhe politika duhet të jetë qëllimi për Kosovën.

“Pa marrë parasysh se numërimin e votimit final, sfidat dhe mundësitë mbeten. E mira e përbashkët, e jo politika, duhet të jetë qëllimi për Kosovën”, ka shkruar diplomati amerikan në llogarinë e tij në rrjetin Twitter.

A do të mund ta bëjë qeverinë PDK-AAK-Nisma me rezultatin e Exit Poll


Nëse edhe rezultatet zyrtare dalin të përafërta me ato të Exit Poll’it të Klan Kosova, ku PAN merr 40 për qind të votave, Vetëvendosje 30 për qind, dhe LDK-AKR-Alternativa 27 për qind, atëherë Kosova do të ketë një qeveri jo edhe shumë stabile.

PAN që ka të nominuar për kryeministër Ramush Haradinajn, në bazë të këtij rezultati pritet të ketë rreth 42-43 deputetë, dhe bashkë me minoritetet pritet ta formojë qeverinë.

Kjo qeveri sipas analistëve që po e komentojnë këtë rezultat në KK, PDK-AAK-Nisma, do të mund ta bëjnë qeverinë, por ajo nuk pritet të jetë shumë stabile.


Mbremë vonë përfundoi në Kukës Festivali Ndërkombëtar i poezisë ‘Drini poetik’,që u mbajtë në Prishtinë, Prizren dhe Kukës

LSHK: Përfundoi FNP "Drini poetik", 2017
Pas sesionit letrar, përurimit të botimeve të reja dhe orëve letrare "Lira magjike", "Ora e Lidhjes" dhe "Valët e Drinit" në Prishtinë, Prizren e Kukës, juria letrare shpalli rezultatet e konkursit letrar: Çmimi "Metafora II" i takoi Eduart Matës, "Metafora III" - Sali Bytyçit dhe Kompleti i veprave të Institutit Albanologjik - Laureta Petoshatit.
Morën pjesë rreth njëqind poetë e studiues nga Republika e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe viset e tjera shqiptare.

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, më datën 9 qershor 2017 fillojë festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, që mbahet për të tetën herë në Prishtinë, Prizren e Kukës.

Festivali është organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, në shenjë të 139-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Fotografia e Qazim Berisha

Me 10 qershor, para Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit , vjershat e tyre I lëxuan shumë poet ,ndërsa në mbrëmje po këtë ditë u mbajtë Takimin e përbashkët poetik me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kukësit "Valët e Drinit" që është bërë edhe festë poetike tradicionale e dy shteteve shqiptare.

Kryesia e LSHK-së i miratoi këto krijime letrare për festival .

I. KUMTESA

1. Agolli i të gjithëve
2. Simfonitë e lamtumirave në poezinë e Dritëro Agollit
3. Ramiz Kelmendi-shkrimtar e publicist
4. Shkrimtari që mësoi fëmijët të preknin magjinë
5. Komunikimi me fëmijët – dëshmi e mjeshtërisë artistike

II. PËRURIME LETRARE

1. Vepra letrare e Ymer Elshanit, recension për kompletin letrar të autorit.
2. Vargje për veten dhe për ne të gjithë, recension për veprën “Shalom, loti im” të Mimoza Erebarës.
3. Recension për librin poetik „Trokitje çame “ të Rrustem Gecit.

4. Një libër që bën dëshmi martirizimin e Kosovës, recension për librin e Fetnete Ramosajt, Kundër harresës, gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999.

III. POEZI

1. Deri në fund
2. Natë në kthetra
3. Gruaja
4. Mbeta gjeth i këputur trëndafili
5. Është një cak
6. Flas me shiun
7. Epitaf i pashkruar
8. Mërgimi edhe hijen nuk ma njeh
9. Përplasje meridianësh
10. Kënga e lotit
11. Lind edhe një herë
12. Andrra
13. Dy valë Drini
14. Ylbere brezash
15. Drithërimë shpirti
16. Zërat mitikë në gjirin e Artës
17. Muza e poetëve
18. Halla nga Prevalla
19. Ku do të ishim tani
20. Ecni lehtë mbi fosilet e dhimbjes
21. Bacës
22. Lëmsh
23. Ku rron poeti
24. Kënga e syve blu
25. Lypsarët
26. Drini është një lumë në viset e mia
27. Mos ik!
28. Zë i pafajësisë
29. Bashkëtingëllore
30. Ndodh...
31. Identiteti
32. Driloni
33. Jesen...
34. Rjedha në ujë
35. Po qe reale madhështia
36. Gjyshi e mbesa në teferiç
37. Valë-valë
38. Kur dielli del dhe ikën
39. Nga notesi i dëshmitarit...
40. Djali vjen me Dionizin
41. Epiri nga Parga
42. Mall mërgate
43. Nasradini dhe gomari
44. Baladë për Muratin
45. Natë
46. Unë dhe ti Evë
47. Drini
48. Tridhjetë e pesë ujëvarat...
49. Fole mbi dallgë
50. Nuk vritet lirika
51. Sa për dreq kjo jetë...
52. Pesmo moja
53. Çast i dehur
54. Fëmijëria ime
55. Kështu ligjëronte Sokrati
56. Hije kohe
57. Trenat
58. Poezi pa adresë

Komisioni vlerësues i Fetivalit Ndërkombëtar përzgjodhi 58 poezi të cilat u lexuan dhe u vlerësuan mire nga të pranishmit e këtij festivali.Metoforën poetike e fitoi poeti Sali Bytyqi nga Prishtina.

Në këtë festival muarrën pjesë mbi 100 krijues nga të gjitha viset shqiptare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...