Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/10/30

Përpëlitja mediatike e Edi Ramës





Nga Desada Metaj

Edi Rama, kryeministri që e shihnim më shumë se njëherë në ditë në ekranet e televizioneve për më shumë se 10 ditë u “zhduk” nga ekranet. Që kur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi denoncuan live në emisionin “Opinion” lidhjet e disa politikanëve me persona me precedentë penalë, që kur prokuroria e krimeve të rënda nisi kërkesën për ndalimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministri vetëm ka heshtur.

Njeriu që shfrytëzonte çdo hapësirë televizive për të reklamuar punën e qeverisë së tij, është mjaftuar me 2 apo 3 fjali në Facebook për të “shitur” apo dhe “riblerë” sipas rastit bashkëpunëtorët e tij të hetuar nga drejtësia.

Edi Rama hesht atëherë kur duhet të flasë dhe të mbajë përgjegjësi për këto që po ndodhin në një vend ku ish bashkëpunëtori i tij më i afërt akuzohet për bashkëpunim me organizatat kriminale. Gjyqi apo batutat që ai bën për prokurorët apo shkëmbimi në distancë i deklaratave me opozitën janë shfaqje e qartë e dobësisë dhe mungesës së seriozitetit për një kryeministër që është rikonfirmuar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë.

Askush më shumë se Edi Rama nuk ka përgjegjësi për zhvillimet e ditëve të fundit. Bashkëpunëtorët e tij në qeveri apo në kabinetin e ngushtë e kanë të qartë po aq sa gjithë shqiptarët se asnjë vendim i rëndësishëm nuk është marrë pa bekimin e kryeministrit. Ndaj “zhdukja” e tij nga ekranet dhe urimi i “mirëmëngjesit” në Facebook është një strategji PR që në mos keqkëshillim është tallje e hapur me ata që e votuan por dhe me ata që janë kritikë me të.

Edhe ata që brohorisnin pardje dhe dje në mbështetje të Saimir Tahirit e kanë po aq të qartë se më shumë se pyetjet e gazetares, ish ministrin e shqetësonte akuza dhe qëndrimi pa bosht i kryeministrit. Aq pa bosht, sa dhe rishfaqja e tij pas 10 ditësh duke u mburrur me aksionin në Lazarat nuk arrin të bindë as militantët socialistë të njësisë 5 në Tiranë. Në vitin e pestë të qeverisjes Edi Rama nuk mund t’i mbushë mendjen as “medias së kazanit” dhe as asaj të oborrit kryeministror se policia ka luftuar kanabizimin e Shqipërisë.

Lazarati, një aksion i suksesshëm në një zonë të izoluar të Shqipërisë nuk mund të fshehë qindra tonelata drogë që janë kapur gjatë trafikimit nga ndërkombëtarët.

Në vitin e pestë të qeverisjes është amorale të krahasohesh me qeverisjen e Berishës, të anatemosh median dhe opozitën se po të prishin punë dhe aq më pak të luash rolin e viktimës se nuk të kanë lejuar të bësh punën. Madje dhe ti thuash shqiptarëve “që nuk janë budallenj edhe kur s’janë të shkolluar” nuk është shprehje që një kryeministër mund ta përdorë.

Sepse janë po këta shqiptarë që panë qartë se si policia që sot Edi Rama po e vlerëson dhe mbështet është ajo që falimentoi para bandave në Elbasan. Dhe asnjë akuzë ndaj prokurorisë apo gjykatave nuk e shmang dot nga përgjegjësia direkte për korrupsionin dhe lidhjen e segmentëve të policisë me krimin.

Sepse janë po këta shqiptarë që sot dëgjojnë nga kryeministri që ka nevojë për masa drastike në polici, ndërsa vetëm pak ditë më parë në çdo ekran shiheshin tabelat “policia që duam”. Dhe meqë populizmi është ndoshta arma e fundit që i ka mbetur në dorë një kryeministri që pas 10 ditësh del në publik për t’u justifikuar, ndoshta dikush më afër mund t’i ofrojë një botim me përmbledhje të fjalëve të urta të popullit shqiptar, që edhe pse nuk shquhet për detari ka mesazhe të koduara për peshqit, si: “peshku qelbet nga koka” apo “peshku i madh e ha të voglin”.


Lufta e dosjeve “familjare” në PS


Publikimi i dosjes së plotë të përgjimit të vëllezërve Habilaj ka shtuar dhe njëherë dyshimet se lufta e klaneve brenda PS-së është më e fortë se asnjëherë dhe se lidhjet me botën e krimit, në mos qofshin të vërteta të paktën do të shërbejnë si ndarje pa kthim mes grupeve rivale. Gjatë ditës së djeshme në disa media qarkulluan lajme sipas të cilave publikimi i dosjes së përgjimit ku përmendej emri i ish ministrit Tahiri, është publikuar me “bekimin” e ministrit aktual Fatmir Xhafa. Ky i fundit, në përpjekje për të rrëzuar mitin e paraardhësit dhe ndoshta për të çuar në vend porosinë e shefave, përmendej në disa media si personi që “furnizoi” me materiale median dhe PD-në. Nuk ka asnjë burim që ta konfirmojë me siguri këtë lajm, por fakti që askush në PS, përveç Elisa Spiropalit nuk i doli në mbrojtje ish- ministrit më të suksesshëm të qeverisë Rama, të bën të mendosh se “braktisja”e Saimir Tahirit nuk është e rastësishme dhe e pakoordinuar.

Por ministri aktual i rendit ndodhet edhe përpara rrezikut të publikimit të lidhjeve të tij familjare me krimin e organizuar. Nëse Saimir Tahiri përflitet për lidhje me kushërinj të largët që janë pjesë e botës së krimit, vëllai i Fatmir Xhafës është duke u gjykuar si anëtar i nje grupi të strukturuar kriminal në Itali. Dosja e vëllait të ministrit Xhafa është në duart e disa ish- drejtuesve të ministrisë së brendshme dhe burime pohojnë, se në të janë të paraqitura me detaje përfshirja, aktiviteti kriminal dhe roli i Agron Xhafës në hetimet e bëra nga antimafia italiane. Edhe pse ministri i brendshëm ka deklaruar se nuk është përgjegjës për veprimet e vëllait të tij, kryqëzimi që po i bëhet paraardhësit për lidhjet me kushërinjtë nuk e lë atë kaq jashtë vorbullës.

Fatmir Xhafa si një nga hartuesit e reformës në drejtësi ka shkruar të zezë mbi të bardhë që nuk i shpëtojnë drejtësisë prokurorë apo gjykatës, që kanë kushërinj të katërt me precedentë penalë. Dhe mbase ka patur të drejtë duke patur parasysh dhe plagën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por morali me dy standarde duket se nuk do e ndihmojë ministrin e brendshëm, nëse në ditët në vazhdim “armiqtë” e tij brenda partisë do t’i servirin medias dosjen e plotë të drejtësisë italiane të Agron Xhafës. Çka dhe njëherë dëshmon se pakujdesia me të cilët Edi Rama zgjedh bashkëpunëtorët dhe lehtësia me të cilën i flak nuk është mënyra më e mirë për te qeverisur një vend, kryefjala e të cilit për muaj me radhë vazhdon të mbetet kriminalizimi i politikës dhe i qeverisjes.

Gara e fotove me banditë




Foto të një personi me precedentë të fortë penalë dhe të kërkuar nga interpoli, në shoqërinë e drejtuesve socialistë janë denoncuar mbrëmë në emisionin “Opinion” nga kryetari demokrat Basha dhe Monika Kryemadhi. Në këto foto, Durim Keci, i njohur dhe si “forti” i Shijakut duket qartë i afërt me drejtues të strukturave të PS-së, edhe pse në fakt duhej të ishte pas hekurave të ndonjë burgu të sigurisë së lartë. Por si gjithmonë kur krimi përfshihet me politikën, ata që duhet të mbajnë përgjegjesi ose heshtin ose përgjigjen me foto të ngjashme.

Kështu ndodhi sot edhe me kryeministrin, që publikoi një tjetër foto, ku personi në fjalë kishte dalë në çadrën e protestës së demokratëve. Me ndryshimin e madh që në cadrën e ngritur në një ambjent publik sic është sheshi përballë kryeministrisë, Durim Keci ishte në shoqërinë e disa militantëve dhe jo të ndonjë deputeti apo drejtuesi të PD-së.

Ky në fakt do të ishte dhe problemi më i vogël i një debati politik, që tashmë ka në qendër të tij kriminalizmin e partive politike. Sepse problemi më i madh mbetet tek mbështetja që këta persona të inkriminuar kërkojnë tek politika. Çfarë e shtyn një person që kërkohet nga policia e shtetit fqinj, që duhet të vuajë dënimin me dhjetëra vite burg të afrohet me partitë politike? Për ç’arsye një person që i ka shpëtuar drejtësisë kërkon të jetë prezent në mbledhjet dhe tavolinat e fushatave elektorale?

Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe nuk gjendet në asnjë nga rreshtat e fjalimit të gjatë të kryeministrit. Këta kriminelë kërkojnë mbështetjen e pushtetit për t’i shpëtuar drejtësisë. Dhe këtë mbështetje sigurisht që nuk e sigurojnë falas. Durimi dhe shokët e tij që sot enden të lirë dhe të rrezikshëm rrugëve të Shqipërisë janë kontigjenti që përdoren lirisht për të blerë apo kërcënuar shqiptarët ditën e zgjedhjeve. Është ky kontigjent që në këmbim të fshehjes së letrave të ekstradimit, shkatërrimit të provave apo të ndonjë pazari tjetër, sigurojnë votat dhe “prodhojnë” deputetët që sot qetësisht nuk e prishin terezinë kur kryetari i qeverisë apo ndonjë ministër shfaqet në shoqërinë e banditëve me pushtet.

Janë këta banditë që me sigurinë e “punës” dhe votave që kanë sjellë në zgjedhjet e qershorit, sot vrasin dhe terrorizojnë qytetarët në mes të ditës. Është lehtësia me të cilën politika, por edhe ne vetë e trajtojmë këtë problem që po i rikthen qendrat e qyteteve shqiptare në skena ku bandat lajnë hesapet duke plagosur dhe rrezikuar jetën e kalimtarëve. Banditë dhe të “fortë” Shqiperia ka patur që në fillimvitet ‘90. Madje dhe legjenda urbane që qarkullonin për forcën e tyre ka patur pa fund. Por vetëm vitet e fundit, për ta kemi dëgjuar dhe parë afërsinë me pushtetin.

Aq sa disa prej tyre i kemi patur edhe deputetë një vit më parë. Bandat dhe kapobandat kanë qenë gjithmonë një punë e vështirë për forcat e rendit dhe drejtësinë, për shkak të potencialit të tyre ekonomik. Por të fuqizuar edhe me pushtetin politik, tashmë ata janë më të rrezikshëm dhe të imunizuar edhe nga ajo pjesë e policisë dhe e drejtësisë që realisht do të bejë detyrën e saj. Për fat të keq askush, as kryeministri dhe as personat e përfshirë në foton me një person të kërkuar nga Interpoli nuk kërkuan sot të paktën formalisht ndjesë për faktin, që u ndodhën në një tavolinë me një bandit. Askush nuk mbajti asnjë fije përgjegjësi për lënien të lirë të një personi mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda.

Publikimi i një tjetër fotoje me kontekst krejt të ndryshëm ishte i vetmi argument i Edi Ramës, që nuk sqaroi aspak dhe me asnjë fjali të vërtetën e përfshirjes së kriminelëve në fushatë. Dhe vështirë se do ta bëjë, për sa kohë ende nuk i ka kërkuar ndjesë shqiptarëve që vetëm një vit më parë kishte në grup parlamentar apo kryetarë bashkie, persona që dhe vetë e kishin harruar me çfarë emri ishin regjistruar në gjendjen civile.

Kush je ti Mustafa Nano ?





Kush është ky Mustafa Nano për të gjykuar se kujt i ngrihet apo jo statuja? Ky një ish kandidat i dështuar i Partisë Demokratike që zvarritet në dështimin e tij, si në ujërat e gazetarisë ashtu edhe të politikës përmes një sulmi ndaj Azem Hajdarit?

Mustafa Nano e fillon sulmin e tij ndaj Azem Hajdarit duke thënë se ” e njoh Azem Hajdarin”. Dëshiroj të theksoj se nuk e kam takuar asnjëherë Mustafa Nanon. Emrin e tij e kam dëgjuar në mënyrë të turbullt derisa u njoha me sulmin e tij të ulët ndaj Azem Hajdarit. Azem Hajdari i dha lirinë Shqipërisë, përmes trimërisë, vetëbesimit, dinjitetit dhe moralit. Mustafa Nano njihet gjerësisht si një bloger ambulant. Sulmi i tij ndaj Azem Hajdarit- publikuar në 28 tetor- shënoi një nivel tjetër të ulët të Mustafa Nanos në turra vrapin e tij mediatik drejt batakut.

Mustafa Nano është një “blogger”, i vetëshpallur “analist politik”, i cili tek-tuk shfaqet në ekranet televizive për të dhënë “mendimet” e tij mbi aktualitetin. Konkurrenca për të marrë sa më shumë like është e lartë. Me mijëra artikuj botohen në gazetat, revistat e portalet online dhe blogerët si Nano kërkojnë vëmendje nga audienca.

Për të fituar lexueshmëri dhe klikime, Nano përdor disa teknika të veçanta. Ai shkruan për të goditur. Shenjestra e radhës e sulmeve shpifëse dhe të pabaza të tij ishte Azem Hajdari. Fill pas përurimit të shtatores në Tropojë, Mustafa Nano shkroi një artikull se pse Azem Hajdari nuk e meriton një statujë. Qartazi, z.Nano e konsideron veten të kualifikuar për të vendosur se kush e meriton apo jo një statujë.

Shqipëria ka nevojë për një media të lirë – të gjithë kanë të drejtë të komentojnë e të flasin për të vërtetën. Media është shtylla e pestë e demokracive funksionuese e ka si mision të përcjellë tek publiku vetëm të vërtetën. Në Mbretërinë e Bashkuar zbatohet vullnetarisht një kod gazetaresk, ku gazetat nuk raportojnë mbi ngjarjet që janë në proces gjyqësor. Gazetat europiane angazhohen për të mbrojtur identitetin e burimeve të tyre- për të ndalur riskun e përndjekjes për ata që kontribuojnë në një artikull. Sisteme të ngjashme ekzistojnë në vendet perëndimore, si Hollandë, Gjermani dhe SHBA. Kur po e diskutoja këtë artikull me gazetarë të mediave ndërkombëtare, përgjigja e tyre ishte paekuivok- një shembull se si të shkruash një artikull për të ofenduar dhe denigruar figurën e një personi dhe nuk është një shkrim për t’u botuar, si nga ana ligjore ashtu edhe nga etika gazetarske.

Nuk ja vlen ta njohësh në imtësi lexuesin me punën e Mustafa Nanos, mjafton të klikosh në Google emrin e tij për t’u njohur me masën e disinformimit dhe shpifjes që bartin shkrimet e tij. Kushdo që e lexon, e kupton se nuk është Dickens, Shakespeare, Kadare apo Tolstoi. Ndyshe nga esetë e Graham Grëne, që i karakterizonte personazhet e tij me elegancë apo editorialistët e revistave amerikane si Truman Capote, i cili portretizonte profilin e personaliteteve përmes një analize të pastër, Nano shkruan për të goditur. Mesa duket, artikujt përbaltës janë specialiteti i vetëm i tij. Ai nuk do të fitojë ndonjë çmim ndërkombëtar në gazetari për këtë dhe kjo shpjegon se pse shkruan në mënyrë kaq disinformuese. Gazetarët britanikë i konsiderojnë këto artikuj të Nanos si “gazetari për faturat e dritave”.

I shpërdoruar politikisht në oborrin e të majtës dhe i braktisur në qoshkun e harresës së publikut, Mustafa Nano bluan një sërë mizerish. Me ingredientë të urrejtjes nda vendit te tij, ai “pudrosi” opinionin publik me pluhurin e intolerancës fetare. Filloi të sulmonte librat e shenjtë të Biblës dhe Kuranit, merrte fraza nga wikipedia dhe i përdridhte sipas oreksit të tij për të sulmuar një nga virtytet më të mëdha të shqiptarëve, tolerancën fetare.

Si një kasnec përbaltosës, i injoruar nga publiku, ai filloi të merrej me figurën kombëtare e ndërkombëtare të Skënderbeut, duke përdorur citate nga qarqet e errëta serbe për të çmontuar figurën e Skëndërbeut nga origjinaliteti i të qenit shqiptar.

Me një publicitet të pakët në media, i hidhuri Nano duket xheloz. Ai është i pafuqishëm dhe kapi rastin për të shpërthyer xhelozinë e tij ndaj atyre që e adhurojnë Azem Hajdarin. Në vend që të shprehte sado pak mirënjohje për lirinë që i dha Shqipërisë, Nano bën çmos për ta ofenduar.

E ndërsa Shqipëria ka një sërë problemesh, një nga arritjet më të mëdha të vendit është të paturit e një sistemi politik që s’i le hapësirë platformave ekstreme të djathta apo të majta. Por, Nano bën përjashtim. Ai është nga ata që abuzojnë moralisht dhe ofendojnë për të tërhequr vemendjen. Shtatoret përfaqësojnë një histori të gëzueshme në historinë tonë të dhimbshme. Nano u angazhua për ta prishur këtë moment-mbase për shkak se puna e tij do të përfundojë në gjirizet e Google-it. Sot atij mund ti duket vetja i njohur, por nesër do të harrohet ndërsa Azem Hajdari do të jetojë përgjithmonë.

Shpërthen Mustafa Nano: Azem Hajdari njeri me inteligjencë të ulët, nuk ishte për zyrë shteti


Analisti Mustafa Nano, në një shkrim në Mapo, një ditë pas vendosjes së shtatores së Azem Hajdarit në vendlindje, e ka konsideruar këtë të fundit si njëri të zakonshëm, me prerje e poza prej të forti dhe me një inteligjencë të ulët.

“Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët”,- shkruan Nano.

Vendosja e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë u organizua me një ceremoni pompoze dhe me pjesëmarrje të gjerë nga radhët e opozitës, ngjarje kjo që riktheu pas kaq vitesh në Tropojë edhe Sali Berishën.

Në vijm të shkrimit të tij, Nano thotë se Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti, nuk ishte njeri për zyrë.

“Azemi vetë nuk kishte ideal. Jo për ndonjë gjë, por ai as që e dinte se çfarë ishte një ideal. Nuk iu desh shumë kohë për të na e provuar këtë. Në harkun e dy viteve, ai u zhvlerësua. U braktis. U bë një njeri i pafuqishëm. E filloi të bëjë lëvizje të çakërdisura, të cilat i kishin hije më shumë sesa gjesti trimëror që bëri, bashkë me qindra të tjerë, në dhjetor të vitit 1990. E do kish humbur pa nam e nishan, nëse nuk do ndodhte viti 1997, në të cilin Berisha pati nevojë për të”, shkruan Nano.

Më tej analisti shkruan se Azem Hajdari s’ka për të mbetur në histori, qoftë edhe po t’i bëjnë një mijë statuja. Sipas tij, sa më shumë statuja t’i bëjnë, aq më shumë e nxjerrin prej historisë. Ose e bëjnë të regjistrohet në mënyrë qesharake në histori.

Nano shkruan më tej se kjo lojë që bëhet me Azem Hajdarin i duhet më shumë Berishës sesa Bashës. Duke u ndalur tek fjala e këtij të fundit për Azemin, thotë se edhe çdo mësues i klasës së tetë do t’i kishte vënë një pesë me hatër kryetarit të PD-së.

Në fund Mustafa Nano e mbyll shkrimin me pyetjen: Ku do t’ia ngrenë statujën tjetër Azem Hajdarit?


“Presion politik”, ja pse u dorëhoq kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika

“Ndaj kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika u bë presion nga Edi Rama për tu dorëhequr”. Kështu deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.


“Kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it. Por një gjë është e sigurtë që një SHISH, që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e narkoshtetit. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik.

Mendoj se po bëhet gjithçka për të fshehur aferën e Tahirit. Bota nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një shtet të dështuar të zotëruar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet por do të hapet në ditët në vijim”, u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit.

Pakti Rama- Meta për kreun e SHISH, a kishte prapaskena takimi 30 minutësh?





Krejt papritur kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, ka dhënë dorëheqjen. Një lajm, që në fakt erdhi surprizë në këtë të hënë tetori, po të kemi parasysh faktin, që publikisht ishte folur për një rikonfirmim të mandatit të dytë të Likës, pas përfundimit të mandatit të tij të parë në gusht.

Pak ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit “Opinion” foli për një marrëveshje faktike mes Ramës dhe Metës për të mos e lëvizur kreun e SHISH, i cili ka varësi direkte nga këto dy institucione.

Por ngjarjet janë zhvilluar me shumë shpejtësi këtë paradite, kur vetëm pak minuta pas publikimit të dorëheqjes së Visho Ajazit, Kryeministri Rama shkon të takojë në zyrën e tij presidentin Meta, për të parën herë në një takim mes tyre.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta, që të dy të bien në konsensus për emrin e ri, që është ai i Helidon Bendos, deri më sot zv. Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Bendo, është emëruar si zv.drejtor një vit më parë si zgjedhje e të majtëve dhe e qeverisë Rama, ndërsa është prezantuar ne 2016 në këtë detyrë nga Sandër Lleshi, asokohe Këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë.

Pyetja që ngrihet në këtë panoramë ngjarjesh është: Cila qe arsyeja që i ndryshoi kursin lëvizjeve? Përse Visho Ajazi dha dorëheqjen, kur mendohej se do të siguronte edhe një mandat të dytë?

A ndikoi çështja Tahiri në këtë vendim? Si është e mundur që Rama dhe Meta dakordësuan kaq shpejt për këtë çështje delikate, duke lënë mënjanë inatet politike?

Le të mos harrojmë, cilësimin që e majta i ka bërë gjithmonë Ajazit, si “njeri i Berishës”.


Visho Ajazi Lika ka drejtuar një prej institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë, atë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por në këto 5 vite, emri Ajazit është lakuar shpesh në skandale përgjimesh, apo të tjera si këto.

Skandali më i bujshëm i Visho Ajazit, është ai i përgjimit të Metës dhe Ramës, ku thuhet se ai ka përgjuar të paktën 300 biseda mes tyre. Ndër të tjera Ajazi është akuzuar edhe për përgjime të një pjese të madhe të politikanëve në Shqipëri. Sipas listës, figuronin të përgjuar me më shumë apo më pak intensitet afro 25 deputetë të mazhorancës.

Midis tyre, emrat e Edi Ramës, Ilir Metës, Saimir Tahirit, Erion Veliajt, Vangjel Dules, Tom Doshit, Ben Blushit, Taulant Ballës, Besnik Bares, Paulin Sterkajt, Armando Prengës, Mark Frrokut, Ilir Beqajt, Pjerin Ndreut. Ndërsa në PD, veç Lulzim Bashës, të përgjuar figuronin edhe Astrit Patozi, Ilir Rusmali dhe Sokol Olldashi. Ky ishte një ndër skandalet më të mëdha të këtij institucioni, por që edhe pse nisi një proces hetimor nga ana e Komisionit të Sigurisë, nuk u arrit në asnjë përfundim.

Ja akuzat që rëndojnë mbi Visho Ajazin:

Punësimi i SHIK-asve të Gazidedes

Një tjetër skandal është se Visho Lika kur mori drejtimin e SHISH e mbushi institucionin me agjentë të ish-SHIK të Bashkim Gazidedes. Skandali u denoncua nga mediat dhe më pas Lika e pranoi në Komisionin e Sigurisë. Gjatë një raportimi në prill të 2014, ai pranoi se shumica e të rekrutuarve në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë qenë pjesë e SHIK të ’97, disa prej të cilëve kanë zbatuar skenarin e terrorit të Sali Berishës, duke rrahur, masakruar, torturuar dhe zhdukur kundërshtarët politikë. “Shumica e të pranuarve kanë qenë ish-punonjës. Emërimet në Shërbimin Informativ Shtetëror janë bërë në përputhje me ligjin”, ka deklaruar ai në atë kohë.

Shërbimi ndaj PD

Gjatë gjithë kohës që ka qenë në detyrë, Visho Lika është akuzuar se i ka shërbyer Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ish-kryeministri ka qenë më i informuar se vetë policia në shumë raste dhe dyshimet kanë qenë se kreu i SHIH i jepte informacione. Rasti më flagrant ishte ai i ndalimit në Holandë të Arben Frrokut. I pari që e lajmëroi këtë gjë ishte ish-kryeministri Sali Berisha në një studio televizive. Shumë persona nuk e besuan, por pastaj doli se çdo gjë që ai kishte thënë ishte e vërtetë. Dyshimet e politikës janë pikërisht tek Visho Ajazi Lika, i cili përmes përgjimeve e ka marrë vesh këtë informacion dhe më pas ka vënë në dijeni ish-kryeministrin Sali Berisha.

Akuzat kanë qenë se Visho Lika ka dekonspiruar të gjitha informacionet hetimore. Shumë informacione dalin në media nga deputetët demokratë dhe dyshimet janë që këto informacione merren nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Të gjithë e dinë se si Visho Lika erdhi në detyrë, ku ishte vetë Berisha ai që e emëroi. Tani ka dyshime të forta se Berisha vijon të mbetet në kontakt për çdo gjë të rëndësishme. Rasti tjetër që tregon lidhjet e Visho Likës me PD është se socialistët tentuan disa herë ta shkarkojnë kur morën detyrën, por Bujar Nishani nuk e pranoi kërkesën e qeverisë. Madje u ngrit dhe një komision hetimor ndaj tij ku u zbuluan shumë probleme, por që sërish nuk u ndërmor asnjë masë për ta shkarkuar.

Emërohet drejtori i ri i Shërbimit Informativ Kombëtar Helidon Bendo




Helidon Bendo është emëruar sot në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar duke zënë vendin e Visho Ajazi Likës që drejtoi këtë institucion për mbi 5 vite.

Helidon Bendo ka mbajtur deri më sot detyrën e zv/drejtorit të SHISH edhe është emëruar nga qeveria e majtë në Prill të 2016-ës.

Sot po me propozim të Kryeministrit Rama, Bendo merr detyrën e lartë të kreut të SHISH. Propozimi i Ramës ka gjetur dakordësinë e Presidentit Meta që firmosi menjëherë emrin e tij.

Njoftimi për mediat i Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.


Pas shkarkimit të Visho Ajazit nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrën e tij e ka marrë Helidon Bendo, nr 2 i këtij institucioni. Helidon Bendo ka marrë detyrën e zv. Drejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama. Helidon Bendo ka qënë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”, në muajin shkurt të 2016.

Tashmë Bendo është emëruar drejtor i ri. Po kush është Helidon Bendo?

Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Ai ia ka paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeministrit Edi Rama, ndonëse nuk bëhen të ditura motivet e dorëheqjes



Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012. Ende nuk ka emra të përfolur për drejtor të ri të SHISH.

Por gazetari investigativ, Artan Hoxha jep detaje të reja në lidhje me dorëheqjen e Kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Siç raporton Hoxha për “BW”, Visho Ajazi Lika e ka dhënë dorëheqjen fundjavën e kaluar, ndërsa shton se duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme që ka shtyrë të marrë këtë vendim.

Për të bërë lëvizjen e tij dhe emërimin e zëvendësuesit në këtë post kërkohet rakordimi i dy drejtuesve të lartë siç është Kreu i Shtetit dhe Kryeministri, ashtu siç edhe ndodhi edhe sot, kur Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama vendosën të takohen.

Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive.

Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.

Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.

Z. Visho Ajazi Lika është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.


****

Visho Ajazi u lind më 12 mars të vitit 1956 në Shkodër. Prej 5 vitesh me rradhë, ai drejtoi një prej insitucioneve më të rëndësishme në vend siç është Shërbimi Informativ Shtetëror. Përvojat profesionale të Ajazit janë të shumta. Ai ka qënë pjesë administratës publike, një akademik i suksesshëm, inxhinier software, dhe menaxher IT.

Në vitin 2012, Ajazi mori postin e Drejtorit të SHISH, të cilin e mbajti prej 5 vitesh, me plotë polemika dhe tensione. Emri i tij është dëgjuar shpesh në media gjatë këtyre viteve, sidomos në situata delikate të cilat kanë pasur lidhje me sigurimin e shtetit.

Formimi Akademik:

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D

EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS SHTATOR 1991 – MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË SHTATOR 1981-GUSHT 1984
MATEMATIKAN.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...