Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/24

Rapsodi Rrustem Beqiri ; ” Sozia ” i te mirënjohurit Dervish Shaqa …


Nga : Jeta Beqiraj


30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme.
… Rrustem Beqiri pa driten e jetes me 17-te prill te vitit 1939, si femije i trete i prinderve Beqir Rrustemi nga Strellci i Poshtem dhe Ajne Likaj, nga Carrabregu. Mbetur jetim qe ne moshen shtate vjecare bashke me vellane e vetem, Shabanin dhe motrat Nifen, Monen dhe Hysen, u rriten me perkushtim nga e ema e tyre e urte, Ajne Metja.

Pas vdekjes se te atit Beqir Rrustemit-nje burre i shquar dhe perkrahes i flakte i arsimit, rruga e diturise per dy djemte jetimw, njeri 7 e tjetri 9 vjec u nderpre… Por, perderisa vellai i madh Shabani pranoi fatin dhe me pervuajtje iu nenshtrua atij, shpirti i Rrustemit te vogel rrebelohej ne vazhdimesi sepse ai e ndjente se ishte i krijuar per me shume dhe se kishte dicka qe e dallonte nga moshataret e vet. Por, edhepse dhuntia e tij per kengen u verejt qekur ishte femije, rastet e vetme kur ai mund te tregonte veten mbeten livadhet e bjeshket ku ruante bagetine apo me vone arat, teksa prashiste me argatet e tjere.

Ciftelia nga baca Deme-Dhurata me e mire


Derisa nje dite, krejt papritur shkrep nje rreze drite kur djali i axhes, Ademi, ia sjell nje cifteli. Rrustem Beqiri e kujton si sot gezimin e asaj dite:

„Ma pruni baca Deme nje cifteli prej Gllogjanit ku punojke si mesues. Ne ate qifteli jam mesu. Edhe hic s´kam ngat e cka me te rame dikur!“, rrefen rapsodi i dikurshem, duke perseritur ne radhe vargjet e njeres nga kenget kreshnike te cilat i kendonte ne oda .

„N´Kacanik deri ne Boletin krejt Kosova asht mbulua me tym/mbulue me tym e i ka dale e dogj topa dergut pasha“.E kendojsha kete kenge si kupa e kresw t´lujke. Por tash s´muj. As qiftelise s´di me i ra, kurrqysh, se me i ra isha knaq edhe vet”.

Shume shpejt kenga e tij s´do te mbetej vetem brenda mureve te kulles trekateshe te Beqir Rrustemit. Fuqia e zerit te tij do te caje muret e asaj ode ne te cilen gjeten konak burra trima e atdhetare, per te jehuar ne lagje, ne katund e edhe ne fshatrat perreth.
Se shpejti, zeri i rapsodit do t´caj muret e do t´pushtoj odat

„Po, po, ku o kone nje dasem diku, pas darkes shkojshim se thirrshin: “O del Rrustem Beqiri thuna nji konge. Kam kendu neper katund, pastaj n´Strellc t´Eperm, n´Isniq, n´Lluke t´Poshtme, n´Lluke t´Eperme e me djale te Dervish Shaqes, Shpendin, kam kendu te Nimon Demt. Aty na kane pas mbledh e Qamilin e Vogel postofat e kishin pas marre. Ku o kone nje dasem n´katund pa shku nuk e lejshim. Te Jusaj u pata ba lame, se kam pas qejf ne kenge patriotike, t´burrave trima. Kur e kndojsha kangen e Ise Boletint kriske alltia panda. Ise Bajrami te Pajazitaj ka qit dhjete here kur e kam kendu kangen: „N´Selanik u la gjymjeti, u rrzu kanuni erdh hyrrjeti, padishah po i thote mileti, padishah po i thote Turkia, kete kanun s´ta do shefia“…Aiii, paskna harue se kjo kange esht nje sahat“.

Dhe, vleresimi nga njerezit ishte i madh, perderisa respekti ndaj vetes i jashtezakonshem, sepse ai asnjehere nuk pranoi te paguhej per kengen e tij.

„Vec, pare s´kam mar kurre! Jone kone Dervish Shaqa me Demush Nezirin, si as s´ka pas ketu e para e as s´ka me pas ktu e mas si ata. E kam pas degjue si ka thane Dervishi: „Haj more Demush. A e din cka kish t´re n´Kosove? Po i shitshin kanget e patrioteve shqiptar si defatoret”.

Rapsodin, edhe pas kaq vitesh e percjell kujtimi i qetesise ne oda teksa kendonte, jehona e zerave admirues pas kenges se tij dhe deshira qe ahengu te zgjaste sa me shume ne atmosferen qe sillte rapsodi.

„Kur knojsha vallahi as miza nuk u nike, hah! E me t´thane te drejten, kur knojsha rrast, pasha Zotin thojsha po dal mbi kulle. Sharkise i bisha fort… Eeihhyyy!”-ofshan rapsodi I vjeter, duke ferkuar fytyren me te dyja duart, sikur deshironte te hiqte parasysh ato skena te largeta qe tashme I mbjellnin nostalgji.

Lajmi per vdekjen e nanes Ajne rapsodit gurbetqar ia preu kengen ne buze

Kenga e Rrustem Beqirit po pushtonte odat dite pas dite. Popullata po e perqafonte me perzemersi edhe per faktin se zeri i tij ua kujtonte rapsodin e persekutuar, Dervish Shaqen, i merguar atebote se bashku me Demush Nezirin ne Shqiperi. Por, vdekja e nanes dhe plaga e mergimit rapsodit te ri ia prene kengen ne buze.

„Nana m´pat vdek, e atehere humbi lezeti…Une kesh kur u smu, por s´guxojsha me ndejt ma shume se atehere t´qitshin prej pune. Ate nate tuj shku une, baca Shaban m´ka qit me kerr se shkojshim me trene, atehere. Pa ardhe n´Peje kur asht kthy e ka gjet nanen te vdekur. Me e pas dit…Prej atehere se kam qel ma! Sharkine e kam thy ne ode t´madhe, bile ate sharki ma ka pas fale Hajrullah Bruci i Isniqit, o kone e mire fort!Por, m´ka ardhe nje merzi edhe e kam kap per bishti e per dru te qerges e kam ba tane copa. Nona nuk ki thone kshtu por une vet e bana se u merzita…U prish rregulli. Zoni shkon kur je ne qejf! Bile sa o kone gjalle nona e knojsha kengen:“E bardhe si pllumbi”, e kur thojsha: “Qarja jote me t´qu te burri”, nana thojke: “Hah! Ju gjet qarja!”!”, rrefen rapsodi 68 vjecar, per te cilin tingulli i qiftelisw dhe i sharkisw do te mbetet peng i jetes. Ndersa, malli per kengen e bukur folklorike eshte I vazhdueshem, pohon Rrustem Beqiri:

„Me merr malli boll…!”

Shperthim pas heshtjes 40 vjecare

Nje shtepi trekateshe ne nje lagje buze Bistrices se Pejes eshte vendbanimi I djalit te dyte, Avniut, ku Rrusterm Beqiri per cdo vjet kalon verimet. Ne sallonin e bukur tre djemte e vellait, Shabanit se bashku me te bijte i kane ardhur per vizite. Por se kjo nate do te zgjas me teper se rendom, Rrustem Beqiri nuk e ka idene. Nderkohe, ne ekranin e televizorit krejt pavetidshem percjell videokaseten e nje ahgenu familjar, kur moderatori ne prezencen e qindra mysafireve te ahengut te familjes nxjerr ne pah se Radio Kosova per here te pare pas tri-kater dekadash nxori ne drite kenget e tij. Tingulli I kenges: “Moj e mire n´ate stanishte…“ e cila krejt befasisht dhe si nga dheu po dilte nga nje ze I njohur dhe I dashur, sjell lotet ne syte e gjithe farefisit te mbledhur ne agend. Nipi I madh Nysreti, nga vellai I vetem, Shabani, vjen me emocionin e atij casti.

„Ka qene nje befasi e kendshme…Nje ndjenje qe s´pershkruhet! Se shkurt, ajo eshte ringjallje e Rrustem Beqirit!“, thote Nysreti, i cili po te ishte i vetdishem atehere kur kendonte ne gjunjte e axhes se vet krahas motres se tij, ai kurre nuk do te lejonte te shuhej si rapsod.

„Kurre e per kete toke s´do te lejoja te shuhej. E kisha ngritur ne piedestalin me te larte, krahas Dervish Shaqes sepse askush si migja jem ky nuk i perngjet zerit te tij“.

Nostalgji per zerin dhe kohen qe nuk kthehet me…

Ne videokasete vazhdon kenga „Moj e mira n´ate stanishte…“e kenduar ne vitet 70-te, ndersa syte e Rrustem Beqirit perloten…Se, kenga te cilen e kendoi bjeshkeve, livadheve e me se paku odave, i mbjell nostalgji per rinine e ikur…Per kohen qe nuk kthehet me!

„U permallova se jam plak…Se nuk jam ma 17 vjec e 18-te, vec 70-te.Mendova, pse jam gjalle tashti? Pse rrnoj une?! Ma du m´u kthy n´ate kohe se me ma dhane Banken Federale t´Gjermonise. Vallahi po, se tash kisha dit me rrnue t´kisha me u kthy ne qato vjet!”, thote rapsodi i vjeter, i cili edhepse nuk e ka te qarte tani se cfare do te bente me ndryshe, ne nje eshte i sigurt; ai kengen s´do ta braktiste kurre!

„Pasha zoten kurre jo, vec kange e piskame sa t´m´jep Zoti kyvet…“.

Perderisa, kur i kumtohet lajmi se pas nje hulumtimi dyvjecar me ne fund audiokaseta qe i perkiste atij ishte ne doren time, ai sheh me habi.

„Pashe zotin, e cfare kongsh kendohen?“

„Jane 12-te kenge me motive patriotike dhe dashurie:„Boll e mire ma shtrove shtratin“, „N´derrase te vekut kush po kann“, „Mori e mire n´ate stanishte“, „Marka Gjoni“…“.

„Bash te miat aa?“, pyet me habi, e cila rritet edhe me shume kur e degjon:

Khu mori cike po kahere asht kendu kjo. Nuk po di une, ma para n´shpi teme…Nuk po di vallahi, se n ´sobe te burave nuk kendohen keto! Po baj cude ku tek jane gjet tetana kto. Une s´di ku kam kendu ktu!“

Audiokaseta e vetme e Rrustem Beqirit u gjet ne arkivin e Mete Nezirajt

Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig, e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme, nje telefonate e te cilit sjell te paprituren ne kohen kur rapsodi kishte humb shpresat se kih ngel dicka nga incizimet e tij.

„Ne vitin 2005-06 isha pak i semure dhe keshtu, e gjeta dhe e leshova. U gezova shume dhe menjehere e kam thirr Rrustem Beqirin. I thashe:„E ke deshte muziken, ke kendu edhe vet. E tash po ta lshoj nje kasete, nese mundesh me e njoft kete njeri qe ka kendu dikur“. Kur e kam leshu, o kujtu nje cast edhe tha:“A mos asht Rrustem Beqiri?“Thashe:“Vet Rrustem Beqiri!“ Dhe tash jam i kanqur qe kjo kaeste del n´drite dhe tash e tutje e degjojne edhe te tjeret“, thote Mete Neziraj, i cili ishte adhurues i flakte i kenges folklorike; arsye e mjaftueshme qe ne fondin e tij te gjendje nje kasete pothuaj 4 dekada e vjeter.

Askush nuk I ngjasoi Dervish Shaqes si Rrustem Beqiri

Mete Neziraj edhe sot kujton qarte se si gjate rinise se tij , me te degjuar muzike iu bashkangjitej bashkevendasve ne ahengjet e tyre.

„Une gjithmone kam pas deshire me degju muzike dhe kur kam qene i ri, ku kam degju si ka muzike iu kam shku pasdarke, edhe si s´jom kone i thirrun. Se, nuk m´kane pas njerezit merzi, se nuk kam qene njeri i papranueshem, i kam respektu dhe m´kane respektu. E kjo dashuri ndaj kanges m´ka shty me e rujt kete kasete, e cila eshte incizu ne vitet e 70-te, e qysh atehere une e kam ruajt. Dhe une jam i lumtur qe ajo pas kaq vitesh ekziston edhe ka dale n´drite perseri”, thote Mete Neziraj per te shtuar se askush nuk i ka ngjasuar zerit te Dervish Shaqes sa ai i Rrustem Beqirit.



“Eshte e vertet…Eshte e vertet!As I biri Dervish Shaqes nuk mundet me ia perngja melosit si ka pas Dervish Shaqa,si Rrustem Beqiri”.

Se “Askush nuk I afrohet zerit te Dervish Shaqes sa zeri I Rrustem Beqirit”, pat deklaruar edhe djali I madh I Dervish Shaqes, Shpendi, I cili ka kerkuar pikerisht kete audiokasete qe ta kete ne arhiven familjare. Dhe, ndryshe nuk kishte si te ishte kur ishte pikerisht rapsodi legjendar Dervish Shaqa, modeli i pare dhe i fundit I Rrustem Beqirit, te cilin ai edhe sot e admiron pandalur.

“Dervishi..Dervish Shaqa! Kangtar mo mas tij, s´ka!”, perserit ai per te saten here. Une kam pas marak fort ne Dervish Shaqen. Nuk di I jane kangtaret e sodit,kendo nje kenge e le.Deri ne sabah rrike ai tuj kndu pa pushu. Kangtar as aty e para as aty e mas s´ka si ai.Eshte e vdekur ajo!“

Kenget e mocme te dashurise-perla te perjetshme burimore

Kenget e frymezuara nga pasioni I nje dashurie te cilter djaloshare tashme po degjohen ne kasetofon. Rapsodi Rrustem Beqiri edhe me 70-te vjetet e tij ua mban mend tekste kengeve te cilat i kendonte ne beqarine e tij te larget neper Bjeshken e Strellcit. Perderisa. kenget epike te frymezuara nga ngjarjet historike kishin vendin ne oda, nder te cilat edhe kengen e Haxhi Tishukut, per te cilen banoret e ketushem thone se e ka thurr vet.

„Qyre. Ato e kane qit dy djem n´Podgur. Po, ata nuk e kane dit qysh o kone puna e Haxhise e na e kemi dit qysh o myt, ku o myt e ku o gjet, e kam permiresu tri here ma shume, edhe krejt qysh o kone. Burre n´Kosove s´ka pas ma t´mecem se Haxhi Tishuku, edhe i vendit edhe trim. Po, politika e serbve o kone ajo. Haxhi Rama i kane thane atij. Nana i ka vdeke masi iu ka nxjerr gjaku Haxhise“, rrefen Rrustem Beqiri, mendimi i te cilit per kengen e sotme nuk eshte edhe aq i mire.

„Kurgjo hic! Folklor asht lahuta, ciftelia, sharkia e jo si tash, prrt,prrt, prrt e kurgjo hic!“

Por, ai as nuk eshte ne disponim te kendoje ndonjeren nga kenget e folklorit te dikurshem burimor. “Me cka? S´muj pa e pas ate veglen me e percjell?“.

Familja krenare per rapsodin Rrustem Beqiri

Kembengulja e nipit te madh Nysretit dhe deshira qe te perterije ndjenjen e femijerise kur mblidheshin si zogjte rreth tij, do te jete nje sfide per rapsodin e vjeter, te shkeputur nga ciftelia tash kaq vjet.



Perderisa, kujtimet e dikurshme ruhen te fresketa dhe te dashura ne origjinalitetin e vet, .

“Nje kujtim I vecante per mua eshte se sa here ka ardhe prej gurbetit na mblidhte te gjitheve afer, vecanerisht motren e madhe, edhe I meshojke ciftelise. Po, na si femije I harrojshim tekstet e kengeve. Prandaj, mua ma s´shumti m´ka bo presion. M´binte „kop“n´koke,se i harojsha tekstet“.

Lutja te kendonin si dikur, serish has ne rezistence, sepse ai e shtyn qifteline me be: „Jo pasha Zotin. Pasha din e iman nuk di me!”

Por, pas nje kembenguljeje te gjate, percjellur nga nipi i tij, do t´ia thote nje kenge te rinise, te cilen e kendonte te Guri i Nuses, ne Bjeshken e Strellcit:



“Boll e mire n´ato maje/rritju bacit kadaladale/Boll jam rrit nuk rritna tjeter/jam si lira pshtjellun n´leter/Nuk jam lire po jam ducat/Po t´shoh anderr nate per nate/Po kujtoj si t´kam n´shtrat/E cova doren me t´gjet n´shtrat/ Cka me prek qarshafi thate”…(I ka dal gjumi kishe!)U cova e ia nisa me kajt/Shtrypa poshte po I veti grate/Ate syzezen a s´ma pate/A s´ma pate syzezen kund/Qatje poshte ner katund/Po lane faqet me sapun/Lajmi mire t´i…t´I pafsha(puthsha!) une!”.



Dhe, zeri i tij i kumbueshem, tekstet kuptimplota dhe paraqitja e tij, bahkeshorten Zyrafeten mbillnin krenari.

„Jam kone krenare. Kam pas qejf kur ia kam degju zanin,gjithmone. Edhe sot kur po degjoj jom e knaqne. Por jam edhe shume e merzitun! Se atehere,tjeter za ka pas…Tash pleqeria e ka ba t´veten. Ka tjeter zo, ka tjeter muhabet. Po, prape jam e lumtur se per moshen qe e ka nuk eshe keq. Gurbeti e ban te veten moj loke! Ka ndejt gjithmone vetun, mendte te femija, te shpia, te vllaznia, te te gjithe i ka pas, tuj kujtu, tuj mendue…Tash asht mire boll. Djemte e gruan i ka jashte, me nipa e mbesa aht i knaqun. Edhe tjetrin djale n´Peje. Juve shume faleminers qe keni ardhen´kete mbremje me i marr kujtiemt tana te moshes, une 63 vjecare e ky 69 vjec. Shume faliminderit!”thote zyrafetja se ciles I perloten sye nga mallengjimi.

Rrustem Beqiri, rapsod i viteve 70-te, u lind e u shua brenda nje dekade. Por, edhepse zeri i tij si asnje tjeter iu afrua zerit te rapsodit legjendar, Dervish Shaqa, nga fondi i tij i pasur mbeti vetem nje audiokasete i mbijetoi kohes dhe luftes per te dale ne pah pas 40 vjetesh, fale mikut Mete Neziraj. Dhe sot, pas 36 vjetesh jete si mergimtar ne Gjermani, lidhja e ngushte me vendlindjen dhe kengen burimore shqipe reflekton edhe ne porosine e tij te sinqerte:

“Mos harroni folklorin shqiptar!“

https://www.youtube.com/watch?v=7lUjRhpr6tM

https://www.youtube.com/watch?v=DtIxehlCPIU

https://www.youtube.com/watch?v=AEQmchPbZZo&t=11s

SHOQATA KULTURORE ARTISTIKE “SALI MANI“ DHE AJO “MARTIN DRESHAJ” PEJE KOSOVE , MEMORANDUM BASHKPUNIMI …


Më në fund , pas atij suksesi të arritur nga ansambli artistik I shoqates kulturore artistike “Sali Mani” në festivalin mbarëkombëtarë në Vitojë Tuz , ka ardhur edhe rradha e Memorandumit në mes kësaj Shoqate dhe , shoqates së vllazerisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. Në 9 pikat e këtij Memorandumi , vlersohet fryma e bashkpunimit me qellim bashkerendimin dhe bashkeveprimin e veprimtarive të perbashkëta në dobi të kombit tone .

Pas firmosjes së ndërsjellt të memorandumit nga dy kryetaret respektiv të dy shoqatave z , Ukshin Jashari per shoqaten “Martin Dreshaj” Kosove dhe ate “Sali Mani” Shqiperi , Gezim Vuçaj . Takimi ka vijuar në bisedime rreth punëve të perbashketa , në të ardhmen .

Ndaj për mysafiret nga Kosova të ndodhur në Shkoder , është percjellë edhe urimi nga vendasit per vllerzerit tanë kosovar, por edhe është rritur e vlersuar mirëbashkpunimi I mëtejshem.

ESAT LOSHAJ : BASHKPUNIMI I SHKRIMTARVE TE PEJES , ME ATA TE SHKODRES DHE KOPLIKUT , DOMOSDOSHMERI PER KULTUREN TONE TE PERBASHKET …


I ndodhur në Shkoder mysafir tek disa miq të tij , në një dasem shkodrane, poeti I njohur Kosovar, njëkosisht kryetar I Shoqates së Shkrimtarve të qytetit te Pejes, z, Esat Loshaj.E kishte të veshtirë per të larguar pa i takuar me koleget e tij shkrimtar të Shkodres.


Ndaj teksa është ndalur në “tavolinen” e mjeshtrit të madhe Fadil Kraja , dhe ka biseduar këndëshem me dramaturgun Kraja, Esat Loshaj ka dhënë një prononcim edhe per revisten “Fjala”.- Shoqata e shkrimtarve tëqytetit Pejë ka në gjirin e saj rreth 6o antarë, poet e shkrimtar nga më brilantet e Kosoves.


Kemi dy veprimtari kryesore , mbarëkombretare që I organizojmë çdo vit, e para ne vërë , gjatë muajt korrik është takimi I poetve Kombetar,dhe e dyta” Flaka e Janarit” qëorganizohet diku në mes të këtij muaj.Ndaj duke u ndodhur në Shkoder po realizoj kontaktet per te patur mundesi ftgese edhe per poetet e këtij qyteti, pasi mësova se prej disa vitesh funksionon edhe shoqata e shkrimtarve të Shkodres. Po keshtu dedhe me shoqaten kulturore artistike “Sali Mani “Koplik , dhe me konkretisht me departamentin e shkrimtarve dhe poetve, të këtij qyteti, tashmë po hidhen hapast e pare të bashkpunimit me shkrtimtaret e qytetit të Pejes. Eshtë ky në terësinë e vetë mendimi dhe prononcimi I kryetarit të shkrimtarve të Pejes Esat Loshaj.




Probleme me Kollën? Ka Zgjidhje Natyrale Plot Shëndet …


Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk është bërë e rëndë, ju mund të provoni disa zgjidhje natyrale krejt ideale . Foto : Flickr

Me ardhjen e temperaturave të ulëta, rishfaqet kolla si një nga simptomat më tipike të vjeshtës

Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk është bërë e rëndë, ju mund të provoni disa zgjidhje natyrale krejt ideale.

Ka mjaft produkte apo bimë mjekësore që ju vijnë në ndihmë. Këto produkte janë mjaft të thjeshta për t’u gjetur madje mund t’i keni në shtëpinë tuaj.

Me to mund të përgatisni shurupe dhe çajra me efekte shumë mirëbërëse.

AgroWeb.org ju këshillon t’i përdorni këto zgjidhje natyrale në momentet, kur kolla bëhet më e bezdisshme dhe këmbëngulëse.

Gjithashtu mund t’i përdorni si qetësues në mbrëmje, për të qenë në gjendje për të pushuar mirë, pavarësisht kollitjes.

Zgjidhjet e përshkruara më poshtë nga AgroWeb.org vlejnë edhe për fëmijët e moshave mbi 4 vjeç, por në çdo rast këshilla e mjekut është e nevojshme për ta.

Shurupi i Mjaltit

Për përgatitjen e shurupit, nxehni për 2-3 minuta në një enë metalike lëngun e shtrydhur të një limoni mesatar.

Hiqeni nga zjarri dhe kalojeni lëngun në një tas duke shtuar një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një gjysmë gote me mjaltë.

Përzijini mirë të gjithë përbërësit së bashku. Më pas kalojeni masën e përftuar në kavanoz qelqi sterilizuar dhe ruajeni në frigorifer.

Merrni një ose dy lugë çaji për të kuruar kollën sa herë që ju bezdis dhe një tjetër lugë para gjumit.

Shurupi me hudhra dhe uthull molle

Merrni tri kokë hudhra mesatare dhe pastroni thelpinjtë. Më pas pritini në copa për së gjati dhe kalojini në një enë metalike bashkë me gjysëm litri ujë.

Vendoseni në zjarr dhe lërini të vlojnë derisa gjysma e ujit të avullojë. Filtroni hudhrat nga uji i tyre.

Pasi të jetë ftohur pak uji, shtoni në të një filxhan çaji me uthull molle dhe 50 ml mjaltë. Përzijeni të gjithë masën dhe vendoseni në një enë qelqi të mbyllur në frigorifer.

Merrni një lugë çaji në ditë pas ngrënies së mëngjesit dhe një në darkë para gjumit.

Çaji me Borzilok

Çaji i borzilokut është mjaft efektiv kundër kollës. Hidhni një lugë çaji gjethe borziloku të thara dhe copëtuara në fund të një filxhani.

Hidhni mbi to 250 ml ujë të vluar. Lëreni për 15 minuta, më pas filtrojeni dhe pijeni një herë në ditë.

Shurupi me Qepë dhe Limon

Ju duhen dy qepë të madhësisë mesatare. Pastojini nga cipat dhe pritini në rrathë. Më pas vendosini në një enë metalike dhe shtoni një litër ujë.

Qepët duhet të jenë të mbuluara tërësisht nga uji. Lëreni ujin të vlojë për 15-20 minuta. Më pas, kullojeni masën dhe lëreni të ftohet.

Shtoni lëngun e një limoni dhe kalojeni të gjithë përbërjen në një shishe qelqi. Ruajeni të mbyllur në frigorifer. Pini nga një lugë çaji sa herë që kolla bëhet e bezdisshme.

Çaji me Trëndafil të Egër

Për përgatitjen e një gote të tillë ju duhen dy lugë çaji me trëndafil të egër të tharë dhe të thërrmuar. Mbi to duhet të shtoni 250 ml ujë të vluar.

Lëreni tretësirën të lëshojë ekstraktet mirëbërëse për rreth 15 minuta. Më pas filtrojeni dhe pijeni të ngrohtë një deri në dy herë në ditë.

Shurupi me Uthull Molle dhe Mjaltë

Ky është një shurup i thjeshtë për t’u përgatitur në momentin kur përpiqeni të qetësoni kollën në mënyre natyrale.

Thjesht përzieni mjaltin bashkë me uthullën e mollës në sasi të barabarta. Një lugë çaji është masa e duhur për ta pirë menjëherë sapo ju bllokon kolla./AgroWeb.org

*Informacioni i mësipërm është përgatitur nga një grup mjekësh infeksionistë shqiptarë dhe të huaj të shoqatës AlbaMedicum që kontribuojnë vullnetarisht në sistemin shëndetësor shqiptar .

PËRUROHEN 4 VËLLIME , ME “KALENDARIN KOMBIAR” TË KRISTO LUARASIT

(500 kopje të librit do të shkojnë në biblioteka dhe institutucione)
Nga : Prof.Murat Gecaj
Publicist e Studiues
Sot paradite, në sallën “Balsha” të “Tirana Internacional Hotel” të kryeqytetit tonë, u bë përurimi i 4 vëllimeve, me “Kalendarin Kombiar” (1897-1923 “ të botuar nga atdhetari Kristo Luarasi (1875-1934). Botimi i këtyre librave, si dhe tërë veprimtaria, u mundësuan e u organizuan nga Fondacioni “Alsar”. Ishin të ftuar: nga shoqata të ndryshme joqeveritare, si  Shoqata “Tirana”, Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë dhe  Shoqata e Lidhjeve e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali , nga Akademia e Shkencave të Republikës së Kosovës etj. Po kështu, merrnin pjesë akademikë e profesorë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, përfaqësues të ambasadave të huaja në vendin tonë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.Pasi të pranshmit në sallë u ngritën në këmbë e dëgjuan me respekt Himnin tonë Kombëtar,  përurimin e çeli Prof. Marenglen Verli, i cili i përgëzoi botuesit e këtyre 4 veprave dhe i falënderoi gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen.Fjalën e rastit e mbajti presiidenti i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra. Ai nderoi jetën dhe veprimtarinë disavjeçare të botuesit të “Kalendarit Kombiar”, Kristo Luarasi. Gjithshtu, nënvizoi faktin se këto vepra janë një pasuri e çmuar për lexuesit tanë. Sasia prej 500 kopjesh e tyre do të shkojë në bibliotekat kryesore dhe në institucione të rëndësishme të vendit tonëNë vazhdim, bëri një përshëndetje të ngrohtë përfaqësuesi i Ambasadës së Turqisë në vendin tonë dhe u lexuan përshëndetjet e dërguara, me këtë rast, si ajo e Akademikut Rexhep Qosja etj .
                                                                                                                    Botuesi Kristo Luarasi
Të pranishmit në këtë veprimtari dëgjuan me interes kumtesat e përgatitura nga: Prof.Ferid Duka, “Një tribunë e mendimit kombëtar shqiptar”; Prof.Hysen Matoshi, “Kalendari Kombiar, thesar i Rilindjes Kombëtare”; Prof.Seit Mansaku, “Gjuha shqipe dhe shkolla shqipe, në faqet e ‘Kalendarit Kombiar’”; Prof.Zeqir Kadriu, “‘Mbrothësia’,çerdhe e veprimtarisë atdhetare të Kristo Luarasit”; Prof.Luan Malltezi, “Mit’hat Frashëri dhe ‘Kalendari Kombiar’” dhe nga Prof.Genci Luarasi, nip i Kristo Luarasit, “Ndihmesa kulturore e Perandorisë Austro-Hungareze dhe mirënjohja shqiptare”.
Në tërësi, kumtesat e paraqitura dhanë një pasqyrë të pasur të veprimtarive atdhetare e kulturore të figurave më të shquara të asaj periudhe të paharruar historike dhe ngritën lart figura të tilla të shquara të Kombit tonë, si Kristo Luarasi. Po kështu, ata nënvizuan se këto vepra, në duart e  lexuesve  tanë, si në Shqipëri e trojet amtare dhe në disaporë,  do të ndihmojnë për ta njohur ende më mirë të kaluarën  tonë të lavdishme dhe janë një pasuri e çmuar, si për brezin e sotëm dhe ata pasardhës.Në mbyllje të kësaj veprimtarie mbrësëlënëse, zhvilluar në pragun e festave të Nëntorit dhe  e cila meriton përgëzimin për organizatorët, të ftuarit morën pjesë në koktejin e shtruar, me këtë rast, ku  i vazhduan bisedat  rreth tematikës së saj, me mjaft  interes.

SOTIR ATHANASI : . . . . SE KA CA NJERËZ ( Triptik plus një )



SOTIR ATHANASI


. . . . SE KA CA NJERËZ
( Triptik plus një )

Nuk do të ishte i plotë ky fluturim.
Po aq i mangët rrëfimi do të qe,
sikur të mo shkruaja për këtë dukagjinas
që nuk i bëri buzë fatit të tij,
por pa u tutur, në sy, atë e pa.
(Fjalë përmbyllëse të këtij Triptiku plus një)

Pjesa e parë

U shkëputëm nga çekimi. Një numur përbri një gërme vendosur në biletat tona, përcaktonte saktë hollin e nisjes për fluturim. Mjaft që të ndiqnim përpikmërisht drejtimin e shenjave aty-këtu, në atë rrjet kalimesh.
Para nesh një prift me çantë e kapele në dorë, veshur me sqimë, ndonëse me nishanet e një kleriku ortodoks, vajti e u ndal te bufeja.
Ne qëndruam në fillim s'di se ku, pastaj zumë vënd në një nga tryezat më këmbë për t'u vetëshërbyer. Po pinim me nge kafen, kur prifti me çantën në njërën dorë dhe kapelen te tjetra, kaloi përbri nesh dhe u mat të na fliste. Se atij, i lexohej kjartë mëdyshja dhe qe i pakuptimtë ngurrimi a druajtja që ia ndrydhi dëshirën e komunikimit.
Ishim në aeroportin e Athinës. Tepër i madh e lehtësisht për t'u përudhur në 'të. E, megjithatë, pasiguria dhe hutimi, karakteristika këto për të gjithë rishtarët, qenë të huaja për këtë gjashtëdhjetë vjeçar. Vështrimi i tij i butë, ngjante më së shumti me kudrimin. Aq më pak me një përhumbje. Kurrsesi me mahnitjen që të provokojnë hapsirat e këtyre përmasave.
Ai vështrim ishte soditës dhe i ngrohtë. Të tillë e mora unë dhe i atij lloi ai qe.
Se, ka ca njerëz, vështrimi i të cilëve mbetet dhe lë gjurmë te tjetri,
pikërisht kur ai largohet. Dhe ai, tanimë sikur qe shqitur e shtyrë tutje,
si me përtesë e dukshëm ngathtësisht.
Pavendosmëria si një lavierës, qe drejtuar asaj që quhet pendesë.
Ime shoqe, atë çast, që gjetiu e kishte mëndjen, nuk e vuri re uratën dhe u ndal për të blerë ndonjë dhuratë në një nga pavjonet Hondo Centër.
Për ne ishte vajtje rutinë në Tiranë. Dëndur e bënim atë rrugë me mjetin tonë nga Kakavija dhe ndonëse rrallë, edhe me avion.
Dyqani ynë turistik në Pire, vërtet trajtonte artikuj kulturorë,
duke përfshirë këtu edhe librin, simbolet apo kasetat e CD-itë shqiptare.
Por, gjithsesi: ai ishte një bisnes dhe si i tillë, kërkonte t'i qëndroje në krye.
Veç së tjerash, qe domosdoshmëri lëvizja. Madje s'është aspak teprim të thuhet gjesdisje. Një shkak i tillë bënte që ne të udhëtonim shpesh.
Në mos çdo muaj, një herë në gjashtë javë, patjetër në Tiranë rruga do të na shpinte. Kjo e sotmja, përkonte me dyzetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Fan S.Nolit.
Miku im në revistës " Pelegrin", që del në Athinë periodikisht,
më kishte porositur të shikoja se ç'farë përgatitet në mjediset letrare,
apo edhe sallonet artistike të kryeqytetin për këtë aristokrat
të kulturës sonë kombëtare
Prandaj, bëra kujdes që t'a nisja prej këtu detyrën.
Kështu, u hodha te pavjoni i shtypit të huaj.
Shitësja nuk qe aty dhe një bashkatdhetar i imi me gazetën Shekulli, hedhur mbi banak dhe La humanite në dorë, lëshoi një thirrje të butë, por tejet të zgjatur, karakteristikë për anglosaksonët:
- Ooooo!
Unë nisa të mbledh dy a tre gazetat e vetme që kishin mbetur te stenda,
ndonëse s'ishin të freskëta. Se të pardjeshme ato qenë.
Informacioni miqt e mi, nuk është ushqim që s'hahet bajat. Ai, edhe pse I tillë, përtypet. Prandaj, bëra të njëjtin veprim me atë të klientit bashkëatdhetar:
vura mënjanë gazetat.
E zonja e pavjonit, ndërkaq u shfaq.
Qe një flokëverdhë deri në gjysmën e kokës.
Simetria tjetër, ishte e zezë, po sterrë, ama.
Në tiparet e saj tejet tërheqëse, binin në sy, qerpikët e gjatë e gjithashtu maviosur si dhe një fjongo e dalë sipër leshrave, si bri.
Ngjante me një cingëlane por, tejet të bukur. Por. . . ,
i hodhi një sy "Shekull"-it,dhe e kuptoi me kë kishte të bënte.
"Një allvanos më thprritkërka mua: "O-o-o ?!?
Kështu duhet të ketë menduar se buzët
(ato buzë tejet sensuale para ca çasteve), iu bashkuan vështrimit përçmues dhe surrati i mori një pamje, thuajse agresive.
Pati kujdes që: të arrakati pyetjen me zë të ulur:
- Dini greqisht, zotni?
Tundja e kokës dhe gjuha si e nepërkës, i doli jashtë dhëmbëve si për t'i helmuar ato tri fjalë.
- Ui . . . , - pardon! Ne, që do të thoshte Po,
u nxitua t'i përgjigjet patrioti im në greqisht, i zhytyr tanimë në faqet e shtypit francez. Ai nuk ia kthyer sytë asaj driade, por edhe pispilluqe tejet, të paafrueshme.
- Atëhere, pse nuk flisni greqisht, - tha shitësja.
Kësaj here, ishte vetulla e djathtë e ngrijtur përpjetë si akrep, që kërkonte të plotësomte helmin e pamjaftueshëm spërkatur me gjuhë.
Tjetri ndaloi leximin dhe vetëm atëhere ngrijti kokën i hutusr.
Unë, isha gati të flisja në emër të tij. Por, s'qe aspak e domosdoshme.
Ai me një qetësi papnore, tha:
- Se jemi në pavjonin e shtypit të huaj KRISTIANEMU
(e krishtera ime dhe përdori kështu një shprehje karakteristike greke.)
Për të vazhduar me një sarkazëm therrëse:
- Ajo që nuk di, jeni tepër e re për t'u quajtur zonjë dhe po kaq e patakt,
për t'u quajtur zonjushë. - Jeni . . . , dhe ai qeshi me një tjetër ironi
që kapte pamëdyshje kuotën më të lartë të sarkazmës:
- As te hupa, As te hapa, do të thoshte Sbekspiri me gjuhën e Malvoljos te
NATA E DYMBPDHJETË. DHE. . .
Ai, mbase domte të thoshte edhe diç tjetër,
nga që pezmi i saj i papërligjur, nuk mund të shpërfillej e të lihej të kalonte ashtu,
lehtë pa u ndëshkuar. Por, s'mundi.
Një afroamerikan i tërhoqi vëmëndjen grekes, me thi-rrjen:
- O o o! Nju-york Taims?
dhe ai bëri me nojma që do të thoshte se nuk po e gjente gazetën që kërkonte.
Një tufë syresh amerikane, kishin mbetur në një cep të skajuara,
kushedi për ç'arsye, midis së cilave, edhe Taimsi.
Shitëses i qenë skuqur faqet e bërë njësh me buzët e lyera vesh më vesh.
Ajo nuk e deshi veten pas kërkesës fshikulluese të njeriut me ngjyrë,
origjina e të cilit, vinte nga matanë oqeanit. Dbe,
sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, bashkatdhetari im, në vënd të saj,
iu përgjigj tjetrit me një an-glishte tingëlluese dhe zëëmbël:
- Ja ku i keni, zotni! , dhe i tregoi tufën e gazetave. - Por kjo sorkalle sorra,
s'duhet të ketë patur kohë t'i sistemonte që ju t'i gjenit lehtësisht.
- O je!
Dhe tjetri jo vetëm buzëqeshi, por kur pa se shqiptari im lexonte
La humanite, duke e marrë për francez, shtoi: -"Mersi, mister . . . , La fontenë,
pas kësaj, u shkri së qeshuri.
Kuptohet: figura e sorkadhes i kujtonte atij fabullistin e njohur
dhe kujdesin e kaprolles për t'u pispillosur, duke braktisur detyrat.

Ne paguam në heshtnje dhe ajo briartë na hodhi një shikim të akullt,
ftohtësia e së cilës të kujtonte një tjetër oqean: atë të Arktikut që,
gjithsesi, duhet të qe më i pranueshëm se sa ngrica e acarri nacionalist te kjo zhajkë e fytyrëfyçkë. Se atë, nuk e kthjelloi as fakti i zotrimit të tri gjuhëve të huaja nga klienti me të cilin u përball.
Është fatkeqësi që njëgjakësit e mi do të kenë rast të ndeshen dëndur me këtë përçmim. Se:
në mos një formë, në një tjetër, veçanërisht tani, pas liberalizimit të vizave,
me 'të ata do të ndeshen. Trajtat, është e natyrshme të ndryshojnë:
me munxa ose pa 'to.
Por në çdo rast, diçka të ngjajshme me nëpërkëmbjen, ato do të kenë.
Dhe njerëzit tanë, që s'e kapërdijnë lehtë shijen e hidhët të diskriminiit,
do të kenë përplasje. Kjo kuptohet: asnjëherë nuk është e mirë.
Se mund të bëhet shkak që t'a humbasësh Europën për pesë vjet.
Ky dënim shkuar absurdit, do t'a turpëronte edhe vetë Europën se do të ktbehej në..., mallkim.

* * *

Tutje, pranë banakut të bufesë, syri më kapi sërish priftin.
Lexonte një nga reklamat e panumurta të kozmopolitizmit që,
aq me tepri trumbeto-ben në Greqi.
Unë tunda kryet për këtë mashtrim, ndërsa kleriku,
si të qe-më marrë vesh me televalë, u shkëput nga ajo afishe e pavërtetë e mashtruese.
Ai, me kupën e çajit në dorë, u nis drejt koshit të mbeturi-nave.
Më pas nxorri nga çanta një tip broshure.
Tashmë ishte në ndarësen e fundit. Piketat dhe shiritat blu, tregonin se,
pas portës së qelqtë, ku ato përfundonin, ishte vëndi ku kryej kontrolli elektronik.
Nuk e di pse, por kisha ndjesinë se kleriku me librin e hapur në dorë,
më priste mua.
Unë time shoqe.
Ajo kishte psonisur në dy a tri qese, jo vetëm te filiali Hondo Centër, por edhe gjetiu ku pijet dhe çokollatat, edhe nga jashtë qeses, përhijonin.
Kur erdhi pranë, unë isha thuajse një hap larg atij të krishteri me nishanet ortodokse i cili qe zhytur në faqet e librit që lexonte. Madje, dukshëm binte në sy thellimi në 'të,
se ndonjë psalmt do të qe.
- Mbaji këto, - më tha gruaja dhe m'i la në dorë çantat plastike.
Prifti, i shkëputur tashmë nga libri, buzëqeshi ëmbël dhe më bapi udhë.
Atë ast, ne u gjendëm pranë konvejerit ku viheshin sendet personale në ca kuti plastike, si ato të marketeve.
- Nxito!, - më tha gruaja. Nuk e sheh? I zumë vendin uratës.
Ai bënte të njëjtën në një tjetër kuti ku vendosi ca libra, çantën përbri dhe pasaportën ameriksne në krye.
Pas kësaj, ktheu kryet dhe tha:
- Nga ju kemi dbe për ku shkoni, o bashkatdhetarët e mi?
Zëri ishte i plotë, kumbues dhe tepër, po tejet i ëmbël, po ju them.
- Nga Tirana jemi, im zot, vura unë menjëherë togfjalëshin, - dhe në Tiranë shkojmë, - nënvizova.
Ai tundi kokën dhe buzëqeshi.
Po me atë vështrim të butë.
Po me atë kudrim të ëmbël.
Po me atë ngrohtësi.
Na sodiste si tablo, tek qe kthyer përvete në një ikonë.
Se ai shikim, në mos të prekte, diçka me ledhatimin prindëror,
brënda do të kish.
- Po ju, im zot, nga Ju kemi dhe për ku udhë e mbarë, shkoni?
- Nga Bostoni jam dhe atje shkoj.
- Nga Bostoni!?! - nxitova të pyes unë dhe me ngut t'a ripyes:
- dhe keni lindur aty?
- Po.
- Dhe e flisni kaq mirë gjuhën tonë shqipe?
Ai tundi sërisht kryet dhe ngutej të vinte diç tjetër në kutinë plastike.
Duhet të nxitonim edhe ne, se kutitë tona, tashmë kishin kaluar matanë aparatit.
Por, unë s'e kisha fare mëndjen atje. Ngutesha t'a pyesja këtë prift më keq se një xhegert i krishterë. Si bie fjala:
- Dhe jeni shërbestar atje, në Boston? Në kishën e ngrijtur nga i përndrituri Fan S,Noli?
Siç duket i kisha zbrazur këto në mënyrë të pandërgjegjëshme dhe mora përgjigjen më të pa imagjinuar.
- Po, - tha ai dhe do të vazhdonte natyrshëm:
- Kam lindur në Boston dhe jam gjashtëdhjetë vjeç. Prindërit e mi ishin nga Boboshtica e Korçës, në e paçi dëgjuar.
- Kam qënë ushtar atyre zonave, im zot.
- Oh, - tha ai. - Njëzetë vjeçar. E unë vajta tani. Në këtë moshë.
- S'prish punë, im zot. Se, më në fund, vajtët. Ia mbërrijtët.
- Po. Më dajandisi xhani dhe nuk më plasi sa të sosja. Dhe m'u duk se i njihja ato vënde. Për Krisht të them dhe atë çast puthi kryqin që e mori nga kutia plastike dhe e vari në qafë. Ndjehej tepër i gjallëruar dhe artikulonte një shqipe për t'u patur zili.
- Më dukej se i njihja ata njerëz. I njihja edhe atë ajër të bekuar nga Fuqi-ploti.
Sytë iu skuqën - i njihja, - vazhdoi. Se për të gjitha këto, më kishin folur prindërit e mi vite e vite të tëra.
Unë mbeta pa zë.
- Edhe ju, të nderuarit e mi. Që sefte, më shëmbëllyet me PORTRETE të njohur.
Vini re! Nuk tha FYTYRË, as ÇERE. Jo. Tha PORTRETE.
Ky përshkallëzim gjuhësor, përdoret më së shumti në art kur duam të flasim për njerëz të hijshëm e të nuratuar.
- Kur dëgjova të flisnit shqip, nuk e di pse ngurova. Mbase nga që m'u mblodh diçka këtu, ndër grykët dhe, që të mos lotoja, u shtyva diku më tutje. Edhe pse zemra më thoshte: qëndro! Mos e bëj si javën e shkuar, kur zbrite në Athinë nga Amerika dhe kishnje frikë t'u flisje shqiptarëve nga gjithë ato përralla me keqbërës. Ja i sheh? Janë si ata që le atje ndë Boboshticë. Si edhe ata të tjerët ndë Tiranë e Rinas te Nënë Tereza. Si ata, me të cilët u ndave plot mall, kur zbërite në këtë aeroport të Athinës, ardhur nga Tirana.
Pas kësaj, pshehrëtiu i lehtësuar.
- Është faji ynë që nuk iu kuptuam, im zot.- munda t'i them unë.
Zëri i kontrollorit, urdhërues, por tepër i sjellshëm, mbase, nga që bashkatdhetari ynë, ende pashaportën amerikane e mbante në dorë. E kjo bënte që tjetri të sillej me rezerva.
Gjithsesi, do të bigëzoheshim në dy drejtime të kundërta.
Ne, njëmend që i përkisnim të njëjtit trung racor, por qemë mbjellur e ngulur mijëra kilometra larg njëri tjetrit. Prandaj duhet të ndaheshim këtu. Tani.
- Moment, ser!
Kontrollori buzëqeshi ëmbëlsisht dhe ngrijti gishtin e madh në përgjigje të së njëjtës shenjë nga urata.
- Kam qënë nxënës i të përndriturit Fan Stilian Noli. Ai erdhi në këtë botë, ditën e Ujit të Bekuar. Pra më 6 janar 1882. Dhe, u nis në Udhën e Qiellit, javën e dytë të marsit, të 1965 -sës. Saktërsisht më trembëdhjetë.
Manushaqet e para, sapo kishin çelur dhe unë mora trembëdhjetë të tilla dhe i mbylla në valixhe që, pasnesër në ditën e shënuar të përcjelljes, t'i vendos në meshën që do të bëjmë enkas për t'a kujtuar.
- I paharruar kujtimi dhe vepra e tij.
Kaq munda të them dhe u përshëndetëm e përqafuam si dy miq të vjetër.
Ai na hodhi një vështrim të ngrohtë përpara se të largohej.

-Janë ca shikime që mbeten gjatë në shpirtin e atij që i merr në çastin e ndarjes.
Këtë po i thoshja time shoqeje ndërsa zumë vënd në ndenjëset e hollit ku,
për pesëmbëdhjetë e shumta njëzetë minuta, do të dilnim të merrnim avionin.
Një nga detyrat e atij fluturimi qe edhe veprimtaria për Fan S.Nolin.
Nxënësin e tij ne sapo e takuam dhe shkojmë në Tiranë!
Ç'paradoks!
Se, po të ishim pak më të vëmëndshëm, në mos një intervistë të mirëfill-të, një bisedë të pranueshme, aty në kafe, edhe mund t'a bënim. Kjo, sigurisht e përkryer mund të mos qe. Por më e përshtatshme, padyshim që po. Kështu që, lexuesit e "Pelegrin" -it, nuk do të mjaftoheshin në kaq sa unë po shkruaj, por do të merrnin më shumë kënaqësi se sa vetëm shuarrja e kurriozitetit të këtij takimi rastësor e të bukur.
- Të kujtohet kur doli Hygerta Sako " Mis Shqipria "- më tha ime shoqe.
- Sigurisht. Por nuk kuptoj ç'lidhje ka kjo me këtë paradoks!
- Ka, si nuk ka. Mjaft të sjellësh në mënd bisedën e atyre dy djemve pas ndenjësve tona. Njëri, mesa kuptuam, duhet të ishte nga Sukthi, vëndi që e nxorri këtë "Mis", i tha shokut të tij gjithë gëzim, që kurorën e fitoi ish banorja e qytezës së tyre.
- Ne gjuan për vajza demek të bukura në Shijak e Durrës,
kur e bukura e Dheut Shqiptar, ishte në lagje, në obor.
- Po, - thashë unë. Ky është paradoks.

- 2 -

Por, s'qe e thënë që kjo mbresë të mbyllej këtu, Se...
Një polic mbante përkrahu një djalosh me duar të prangosura nga pas shpine. Kuptohet se ishte shqiptari ynë dhe kishte pothuajse gjysmën e moshës së klerikut nga Bostoni.
Njeriu i rendit, pas pak e shprangosi. I la në dorë biletën e udhëtimit si edhe ca letra të tjera dhe i kumtoi (në greqisht) se Ai, që nga ky çast, ishte i lirë dhe se së shpejti do të hypte në avion për në Tiranë.
Çuditërisht, ushtaraku u soll me 'të, jo verëm korrekt, por edhe më se njerëzisht.
Më në fund, u largua.
Kjo skenë, tepër e rrallë në lloin e vet, dhe sigurisht e jashtëzakonshme, na befasoi të gjithëve. Pse jo, edhe na preku në shpirt. Pas kësaj, na dukej si pakuptim të prisnim edhe më për të fluturuar. Kjo ndjesi e përgjithshme, vihej re edhe nga ngutja e secilit nga ne për të parë orën e dorës. Dëshira për të fluturuar, sa më shpejt të qe e mundur, kishte rrokur mëndjet e të gjithëve. Por atë nuk e kishte në dorë kërkush.
Nga ana tjetër, çfarë duhet të bënim ne,
të ngopurit me LIRI, për të porsa ardhurin. Për këtë bashkatdhetarin tonë?
Pashë orën dhe ajo tregonte se duheshin edhe dymbëdhjetë minuta deri në nisje. Bukur! Ai mund të ketë dëshirë të përtypë diçka. Se nuk është se u kthye nga ishujt e Egjeut ku kishte shkuar për pushime! Ai sapo ishte shprangosur dhe kaq mjaftonte të dridhëronte çdo zëmër nëne e çdo thinjë floku në kryet e një flokëbardhi, siç isha dhe unë. Ai mund të dëshironte ato çaste, një filxhan kafeje, miqtë e mi.
Nuk më zinte vëndi.

Pjesa 2-të

U ngrijta me vërtik si për të kryer një detyrë delikate ku, takti dhe sjellja, duhet të ishin, jo vetëm dashamirëse, por të tilla për të mos e lënduar në sedër.
Modelin e kisha tanimë. Ai qe kleriku, drojtja e të cilit, kishte si mburrojë, vështrimin e qeshur e soditës si përpara një tablloje.
I vajta pranë dhe me zërin tejet të ngrohtë si të ortodoksit nga Bostoni, i thashë:
- Nga të kemi e ku po shkoni, mor bir?
- Nga Fieri jam xhaxha, nga Fieri.
- Mos ke gjë nevojë për të holla se..., sigurisht, në këtë botë me halle, njerëz jemi dhe njëri tjetrit duhet t'i gjendemi, për të tilla raste. Për më tepër, në një aeroport të huaj.
- Jo xhaxha. Faleminderit e të paça.
- Qofsh mirë, por mos më kurse. Ke gjë të holla e të pret njeri atje?
- Mos kij merak, xhaxha. Kam para. I kam të gjitha.
Pas kësaj qe pa kuptim të shthja më tutje bisedën. U nisa drejt ndënjëses timei ndjekur nga dhjetra sy kurreshtarë të cilët, pa dyshim , që do të kishin bërë mbase, të njëjtin kujdes për t'a përkrahur e mbështetur.
Por...
Falmë, o Zot!
Ishim të gjithë të gabuar.
Djali i porsashprangosur, kishte nxjerrë nga xhepi celularin dhe po telefononte me zë tepër të lartë simahorët s tij. Dukej sikur kalëronte mbi hamshorin e lirisë dhe me shpatë në dorë,
priste sa në të majtë, në të djathtë.
Ja një copëzë nga..., shtegu i tij hipizmik:
- Do hapim punë me Bullgarinë. Leverdia është dy deri më pesë herë më e madhe. Kam zënë miq në Kolumbi. Te burimi, babam.
Sytë e mi që mbetën si të ngrirë, u shkrinë nga ndeshja në dhjetëra vështrime:
ca dashamirëse e të dhimbshme,
ca qortuese dhe ca tallëse.
Por të gjitha kishin në dritën e tyre, atë që në sy e veshë të të gjjthëve, ky myteber, përçmonte sjelljen, vëmëndjen dhe dhimbjen e një shoqërie të tërë për fatin e tij.
Mendimi im i parë qe.
Mos ndofta isha bërë qesharak?
Edhe vetëm ky përfundim, më shkaktonte vuajtje shpirtërore dhe
më mënjanonte nga një lloj altruizmi patologjik,
karakteristik kjo, te personi im
si edhe te shumë të tjerë.
Mbase ai celular që më dukej se qe shndërruar në automatik që grinte dhjetra të rinj të cilët furnizoheshin nga këta tipa, që vetëm e vetëm të dy a pesë fishonin fitimet e tyre.
Mos durofsh, o Perëndi. Në djalle edhe delikatesa jote për të ndihmuar qënie të deformuara e të pashpirt!
Xhani im kish dalë jashtë robave të mia. Dhe unë e shihja atë të zhgënjyer e të vrarë nga një dorë kriminale.
Edhe tani që po hedh këto rreshta, të njëjtën ndjej,
ndonëse kanë kaluar vite që atëhere. Kam bindjen që nuk do të më shuhet nga kujtesa lehtë ajo çere si dhe ato fjalë:
" Mos kij merak, xhaxha ", që nënkuptonin "Mos ma qaj hallin, xhaxha ".
Por, ngushëllohem me një tjetër pamje. saktësisht me atë kur, personeli çeli portat e qelqta dhe u duk autobuzi që do të na shpinte te avioni. Qe çasti kur kontrollorja e biletave na thirri të pafaqiteshim pranë saj dhe se si ca grave me fëmijë të vegjël, iu bëri shenjë që të vinin të parët.
Myteberi ynë vrapoi të zinte rradhën me një ngut aspak të nevojshëm.
Ai, as që e vuri re se të gjithë qenë larguar.
Hapsira para dhe pas tij, mbeti bosh.
I liruari nga burgu tashmë i ngjante një rrënje të shkulur e të hedhur tutje me neveri. Gjindja e kishte veçuar si ndonjë lebroz.
Kontrollorja, që isbte e njëjta në çekim, vuri buzën në gaz me një domethënie të veçantë dhe tha:
- Aha! Qënkërkeni ju i Koridhalosë
(burg në një lagje të Athinës).
Ajo i futi letrat në aparatin elektronik, ia dha në dorë dhe i tha:
- Udha e mbarë të qoftë!
Toni i zërit të saj, qe i tillë që në shqip të sjell në mend shprehjen:
"Prapa diellit, apo në djall shkofsh! "
Tjetri nuk foli. Mbase e trembi prania e oficerit të kufirit që u ndodh aty me radio në dorë. Ai i hodhi një vësbtrim të vëngërt dbe kokoroshi i Fierit e mori në vënd të bagazheve.
Unë e kapa atë shikim të ushtarakut që synonte kërcënimin.
Se . . . :
Ka ca njerëz, vështrimi i të cilëve të mbetet në mëndje në çastin që ndahesh prej tyre.

* * *

Shiu që nisi të bjerë vrullshëm e me rrebesh, sapo zbritëm nga avioni dhe do t'i hipnim mjetit që priste në fushë, na lagu të gjithëve. Por çuditërisht, askujt nuk iu duk i besdisshëm. Aq më pak ngacmues. Dhe, kurrësesi të shqetësohej nga ai rrëmbim i menjëhershëm e ai vrrull inatçor.
Kësisoj, i përshkuam ato pak hapa me kokën ulur që të mbroheshim disi.
Ai, personazhi ynë i ri i këtij udhëtimi, por edhe i këtij shkrimi, i vetmi që kishte xhaketë, e hoqi atë për të mbuluar me ngut e një kujdes dukshëm të veçantë e ngrohtësisht, shoqen e tij vërsnike. Madje, mund të themi se kujdesi i tij për 'të, qe me po atë merak që kishte edhe për dokumentat e tij që të mos i lageshin. Ato ishin të futura në një qese plasmasi si ato të marketeve, të cilat i kishte palosur disa fish.
Vajza, edhe kjo e mikluar disi si tepër nga ai përkujdes mashkullor, e mbante ende mbi krye setrën, pa e kuptuar se tani nuk qe më e domosdoshme. Ndodheshim brënda në autobuz.
Po edhe djali. Vazhdonte më kot t'a shtrëngonte si për t'a mbrojtur nga ai shi, ndonëse i beftë e tinzar i cili s'rreshtte së rëni, por . . , përjashta. Qe diçka që u ra në sy të gjithëve. Ashtu, siç edhe të grishtte t'a sodisje këtë idil të bukur baritor. Se, gjithçka fliste për një çift të dashuruarish nga krahinat e veriut të vëndit tonë.
Më në fund, të dashuruarit e kuptuan dhe sidomos djali, se veprimi në fillesën e tij, qe tejet i përkorë e i natyrshëm, tani e kishte humbur domosdoshmërinë. Ndonëse, për ne vazhdonte të ndriçonte si diçka tejet e bukur, për ata, jo.
Ai ia hoqi xhaketën nga koka vajzës, por, tashmë nuk duhej.
Autobuzi kishte mbërrijtur, ndërsa shiu, vazhdonte të derdhte shtamat e tij nga qielli. Prandaj, të gjithë ne që ndiqnim me kënaqësi pastërtinë e ndjenjave të tyre, njëzëri thirrëm:
- Vi - she !
Hyrja në holl me shpërthim të qeshurash, e mbushi atë.
Më në fund, ato u platitën dhe siç ndodh rëndom në të tilla raste, njerëzit nxitojnë për të vulosur pasapartat sa më shpejt në dritarezat e kontrollit policor. Qëllimi? Të mbërrijnë sa më parë pranë bagazheve.
Gjithsesi, edhe çifti ynë, tërheqës i bukur e i dashuruar, ngutesh për gjatë hollit, pa i shqitur duart e shtënguara me njëri tjetrin. Për 'ta fluturimi për rreth dy orë nga Tirana, kishte kaluar si një vetëtimë e mbase edhe si ky shi i beftë e hokatar... .
Pa e kuptuar, u gjëndëm përballë një sporteli policor. Përpara nesh, çifti i hijshëm. Djali, iu afrua me shumë mirësjellje dritarezës, pa harruar t'i thoshte "mirëmëngjes" oficerit. Ky, nga ana e tij, u mjaftua me një tundje koke si me përtesë. Se ishin ende orët e para të ditës.
Oficeri mori dokumentat e tij dhe bëri shfletimin faqe më faqe.
Në fillim m'u duk një kontroll rutinë. Por, s'qe aspak ashtu. Një tendosje në rritje vërehej në shikimin e tij shitues. Befas, ngrijti kryet, tejet i acaruar, si të kishte zbuluar gjurmët e një mashtrimi të madh:
- Nuk më thua?!?
- Urdhëroni, zotri!
Oficeri kishte ulur sërish kryet mbi dokumentat për t'u ngrijtur më me pezm dhe për t'i dhënë zërit një ton më të sertë e më zëmërak:
- Nuk më thua?, dhe shtoi përpara se të shtronte se cila qe ajo që do të pyeste: - Mos më ndërprit!
Shqiptari ynë tundi kokën në vënd që të thoshte "si urdhëron", që të mos ia tërthorrëzonte ligjërimin.
- Nuk më thua?!? Kur erdhe nga Tirana?
- Sot.
- Dhe kur shkove në Tiranë?
- Sot, - u përgjigj djali: shkurt, prerë, sinqerisht dhe i vendosur.
Oficeri hapi portën pas shpine hodhi një sy dhe pa sahatin e murit, akrepat e të cilit shënomin orën nëntë të mëngjesit. U kthye drejt dhe e përplasi pas qosheve ansore të kabinës pasaportën e bashkatdhetarit tim. Mua m'u ngri gjaku dhe m'u drodh zemra. Shqiptari im nuk lëvizi as qepikun. Kjo do të thoshte se tërbimi i njeriut të ligjit, duhet të qe i pakuptimtë.
Kështu mendoja unë. Por jo dhe oficeri i cili klithi:
- Tha me treleni, o tipos !
(Do të më çmëndi, ky tipi! )
Njeriu i shërbimit, siç,duket mbante nën vëzhgim, portretin e patrembur të këtij "mashtruesi", i cili, kishte edhe kurrajon të thoshte:
- Gaboheni, zotri!
- Lathos?!? - u tërbua ushtaraku.
- Po, zotni! Lathos! - përsëriti me të njëjtin ton shqiptari im.
Oficeri, që me vështirësi përmbante zemëratën, më bëri mua me shenjë të afrohesha dhe shqiptarit tim të mënjanohej pak:
- Flisni greqisht? - më pyet.
- Po zotri!
- Pasaportën!
Ai bëri kontrollin rutinë, vulosi dhe si ma dorzoi atë, tha:
- Pyete patriotin tënd të të shpjegojë kur vajti dhe kur erdhi nga Tirana.
- Me kënaqësi, - i thashë unë. Por ai u kujtua për diçka dbe më tha: - Prit!
U kthye sërish djaloshit:
- Mirë. Domethënë se pardje që kishte ndeshje, ti ishe në Greqi. Kështu?
- Po, zotni! Po jo pardje. Parsidje! Të mërkurën! - korigjoi djali
- Stop! - tha oficer.
Djaloshi im simpatik, ndaloi.
Mua atë çast, mëndja më shkoi pesë a gjashtë dekada përpara. Në psikologji, ushtronim duke pyetur njëri tjetrin me dredhira të tilla. Si kjo që kërkonte të bënte oficeri. Ai e kishte nxjerrë përfundimin, pa e analizuar thellë problemin. Sipas tij, kemi të bëjmë me një rast të mësimit përmëndësh të një gënjeshtre, nga e cila mund t'a nxjerrish të vërtetën duke e ndërprerë gënjeshtarin në rrëfimin e tij, me një pyetje, jashtë teme. Kjo ngatërron llogjikën dhe në rast se kemi të bëjmë me pohime të rema, gënjeshtra del zbuluar. Prandaj, ai doli sërish dhe nxitimthi te pyetja e më parshme:
- Pra, kur shkove në Tiranë?
- Sot!
- Dhe kur u ktheve nga Tirana?
- Sot, zotni!
Për çudinë e oficerit dhe për kënaqësinë time, djali nuk u ngatrua aspak.
Njeriu me uniformë, e harxhoi edhe fishekun e fundit.
Durimin e humbi plotësisht, prandaj m'u drejtua mua:
- Fol shqip me patriotin tënd, përpara se të çmëndem nga kjo paramilito (përçartje).
Unë e kisha bindjen, tanimë, se mëndja e oficerit gjetiu rravgonte dhe gjithsesi, më bënin çudi përgjigjet e djalit që, në vështrimin e tij të patundur, thërrmohej çdo dyshim. Prandaj e pyeta direkt:
- Pa më shpjego, o bir, ku qëndron ngatërresa e keqkuptimi i problemit që një oficer policie, nuk po i jep dum? Ku është kundërtia këtu, o djalë?
Ai e mori shtruar:
- Jam nga Dukagjini i Mirditës. Më quajnë Nik Prel Nika. Grueja jeme, - dhe më tregoi me dorë shoqen që kishte në krahë, - quhet Drane Kolë Nika, dhe ashtë e shkrueme në dokumentet e mia...
- Që do të thotë? - e ndërpreva unë.
- Që don me thanë që kjo, nuk mundet me udhëtue e vetme.
- Pse?
- Sepse, veç pasaportës që e ka me vizë të skadueme, për me hi në territorin grek, duhet me kenë edhe unë që kam kartat dhe emni i saj asht i shkruem mirë e bukur, besa, - dhe ai tregoi, me krye letrat që ende i sillte ndër duar njeriu i kufirit. - Kjo është arsyeja, që në çdo pesë a gjashtë muej, mue më duhet të shkoj nga Athina në Rinas. Aty, ka dalë ime shoqe e më pret bashkë me babën. E unë...
Ai e ndërpreu rrëfimin se u përcoll pak. Sytë iu përndritën, por kafshoi buzën e poshtme fort sa iu mavios.
- Vazhdo Nikë!, - i thashë unë. - Vazhdo e mos u ep!
- Çfarë me vazhdue e si me e ndjekë rrjedhën e jetës sonë. Po ashtë e katërta herë, o burri dijshëm që mezi mbërrij të pi nji kafe në atë klubin e Nana Terezës me babën tem. Se druhem mos më len avioni me të cilin erdha dhe duhet me hikë për të mos hup vendin e punëe. Ani se ia len në dorë babës cigaren e pështjellun për mue.
Dhe Nika heshti për një çast.
- The se është e katërta herë. Kështu?
- Po.
- Pra je mësuar në një farë mënyre.
- Po. Por kësaj here kishte ardhur edhe nana.
- Po. Mandej?
- Atë e mbanin hypur në vig. Brenda në furgon.
- Pse?
- Se asht e paralizume. Por, për çudi, sa më dëgjoi zanin, foli. Foli për Krisht, po të them. " Nikë!, - më tha. t''a dush grun', se ajo më pështoi ".
Dukagjinasi Nikë Prel Nika, u përlot. E kush do të mund të qëndronte stoik kur bëhet fjalë për nënën dhe je në emigracion dhe ajo është e paralizuar, mijëra kilometra lerg?
Dukagjinasi me shputën e dorës resiti sytë dhe si bëri kryqin, e mbëlodhi veten nga ai ngashërim i beftë.
Oficeri që e ndiqte rrëfimin e tij, me një zëmërim , çuditërisht të shtalbuar e mjaft të zbutur, tha:
- Çfarë ka. Pse u përlot.
- Do t'ua spjegoj, zotri! Të jeni i sigurtë se, në ato që do të dëgjoni, ka dramë njerëzore. Aspak jerm. Kurrsesi kllapi.
Këtu do të doja të bëja edhe ndonjë metaforë. Se gjëra të tilla, mund të "jetohen " në vetëdijen e njeriut normal e pa halle, vetëm në jerm e në kllapi.
Nika ende s'kish përfunduar. Ai me një zë të malluar më tha:
- Zotni! Harrova të them edhe diçka tjetër.
- Po?
- Se unë, jam nisë sot herët, në ag të ditës nga Santorini.
- Ashtu?
- Po zotni! Me avion kam ardh' në Athinë. Me avion nga Athina në Tiranë dhe që andej mbërrijtëm sëbashku këtu, përmes atij shiu...
- Mirë, Nikë. Po pse shkoni çdo pesë a gjashtë muaj në Tiranë e bëni gjithë këtë odise sfilitëse?
- Sepse grueja jeme rri me mue në Santorini , vetëm një javë. Se pastaj, e hipi në avion dhe e kthej në Tiranë. Aty, del baba dhe e pret. Se ajo duhet t'i shërbejë nanës seme të sëmurë.
Unë tunda kokën.
Tashti ishte rasti t'i flisja aoficerit për një sakrificë tepër të madhe.
E pse jo. Edhe për një veçim me dhimbje të jetës bashkëshortore në kulmin e saj.
E po t'ia kishte ngenë, mund t'i deklamoja në greqisht, pjesë nga mitologjia greke. Konkretisht: për Empedoklin dhe filozofinë e tij, 500 vjet para Krishtit. Mbi parimin e të kundërtave në dashuri e mbi dashuritë...
Ndërsa mendoja këto, Nika tha:
- Ai ende, nuk i ka pa vulat e lëvizjeve të brëndshme në Greqi. Se nuk do të mërrehej.
- E ndoshta do të mrekullohej, - plotësova unë.
Ia shkoqita të gjitha oficerit ndërsa ai, po shihte përputhjet e fjalëve të mia me vulat në pasaportë. Nga shprehja e fytyrës së tij kuptova se:
Nika kishte dalë nga ai tharku i fëlliqur që e kishte futur fantazia e hulumtuesit të dokumentave. Më pas, kur fytyra e tij u çel dhe bebëzat e syve ia zmadhuan nga habia, u binda se tanimë, ishte zhdukur edhe rrethi i kuq në të cilin, oficeri e kishte futur atë.
Ai hodhi edhe një shikim nga ne dhe i vulosi të dy pasaportat me një gjest triumfues.
Nika i mori ato nxitimthi dhe i futi në qesen e bardhë të marketit për t'a palosur disa fish.
- Pse ngutesh? Bagazhet s'duhet të kenë mbërrijtur ende..
- Nuk kam valixhe, zotni.
- Atëhere?
- Shpejtoj të kap avionin për në Santorini, zoti oficer.
Tjetri lëshoi një pasthirrmë:
- Po, po! Ç'bëjnë shqiptarët! Panajiamu!
O SHËN MARIA-ime!
* * *
Nuk do të ishte i plotë ky fluturim.
Po aq i mangët rrëfimi do të qe, sikur të mos shkruaja për këtë dukagjinas që,
nuk i bëri buzë fatit të tij, por pa u tutur, në sy, atë e pa.

SOTIR ATHANASI
Shkruar në Athinë,
Tetor 2011


Tirana e shpërfill Prof.dr. Mathieu Aref (Arif Mati)ndërsa Sorbona i jep doktoraturën

Arif Mati (Aref Mathieu), është  me origjinë nga fshati Rremull, i rrethit të Matit, është lindur me 1 mars 1938 ne Kajro (Caire), Egjipt. Eshtë i martuar, ka tre djem dhe një vajzë.

Image result for kush eshte Aref Mati

23 vitet e para të jetës së tij i ka kaluar në Egjipt, ku edhe ka kryer gjimnazin dhe studimet universitare. Më pas, në vitin 1961, ai udhëton drejt Francës, ku edhe jeton që prej asokohe. Eshtë i diplomuar në fusha të ndryshme, si « Literaturë, Artet e bukura, Arkitekturë, Drejtësi e shoqërive, dhe Histori antike ». Flet pesë gjuhë të ndryshme : shqip, frëngjisht, arabisht, italisht dhe anglisht.

Arif Mati
Në vitin 2003 et 2004 ka publikuar dy libra në gjuhën frënge dhe më pas të përkthyer edhe në gjuhën shqipe :

1 - « Albanie (histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique. - Shqipëria (historia dhe gjuha) ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2007.

2 – « Grèce (Mycéniens = Pélasges) ou la solution d’une énigme. – Greqia (Mikenët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2008.

Me 3 janar 2012, Zoti Mati mori gradën Doktor në degën « Histori dhe Civilizimet Antike », në universitetin e njohur francez, me famë botërore, Sorbona (Sorbonne – Paris IV). Ka mbrojtur temën « Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek » duke e justifikuar me argumentat e më poshtëm :

- Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji ;

- Pellazgët ishin "barbarë" që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve ;

- Pellazgët u dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë ;

- Grekët e lashtë nuk e njihnin "qytetërimin Miken" ;

- Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë "qytetërim Miken" ;

- Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan "mikenë" dhe gjuhën si "greqishtja e lashtë" ;
Source : Aref Mathieu
- Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek ;

- Qytetërimi i emërtuar Miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetërimi i vetëm që ka egzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.
Source : Aref Mathieu
Ne, si matjanë, puna e Arif Matit, na bën të ndihemi krenarë, sepse vë në dritë historinë (origjinën, gjuhën...) e popullit shqiptar, e cila për shkak të luftërave dhe pushtimeve të ndryshme ndër shekuj, ka qenë e modifikuar. Historia është shkruajtur shpesh nga ata që kanë fituar luftërat, dhe ata që i kanë fituar, e kanë shkruajtur atë jo ashtu siç është në të vërtetë, por ashtu siç u përshtatej.

Zoti Mati ka kontribuar, në mënyrë vullnetare, ashtu si edhe matjanë të tjerë, për zhvillimin e blogut « Dars (Klos), Mat - Albania », duke dërguar një hartë të komunave të zonës së Matit dhe një hartë të lashtësisë së Shqipërisë, këtu më poshtë. E falenderoj përzemërsisht për kontributin e tij dhe krenohemi që rrënjët i ka nga zona jonë matjane.






*****
Mathieu Aref.jpg


Aref Mati kishte udhëtuar drejt Tiranës për të folur mbi tezat e tija, rreth pellazgëve, me historianët edhe gjuhëtarët shqiptarë.

Gjyqi i pellazgologut të radhës, Aref Matit, u bë në Top Channel në një emision të organizuar nga Alban Dudushi . Të ftuar ishin prokurorë e gjykatës si Neritan Ceka, Seit Mansaku, Myzafer Korkuti dhe përballë tyre pellazgologu Aref Mati i cili u vu nën trysni të paparë sepse po fliste në lidhje me pellazgët.

mathieu-aref

I zhgënjyer nga nga keta karrierist dhe njerz te kapur pas pushteti, Aref Mati niset te provojë tezat e tija nga ana shkencore duke iu drejtuar një universiteti nga më të vjetrit edhe nga më të mirët e botës: Sorbonës. Në Sorbonë jo vetëm që e dëgjuan me vëmendje e me respektin qytetarë por i dhanë titullin e Doctorrit te Shkencës për tezën pellazgjike. Kjo doktoraturë e dhënë nga Sorbona është një pëllëmbë në fytyrën e akademisë brekëngrisur të Tiranës …por mendësia e Kim Jongut në radhët e shkencës shqiptare nuk dorzohet lehtë. Të injoruar nga Sorbona por kryelartë zotërinjtë Ceka, Korkuti, Mansaku etj. Të rrojë Partia!

aref-mat

Në vijim ndiqni rrjedhën e doktorrimit të Aref Matit

Më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris historiani ynë i shquar Arif Mati mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”. Këtë tezë e mbrojti me sukses përpara jurisë prej 3 anëtarëve, si: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris – Sorbon që ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris – Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon)

Në sallë, përveç familjarëve të tij (ku ishte edhe Fatbardha Demi e cila i ka sjellur këto të dhëna dhe disa foto në adresë të pashtriku.org), ishin të pranishëm studiues të gjuhës shqipe në Francë, intelektualë, studentë dhe miq shqiptarë dhe francezë, por për çudi nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues nga ambasada shqiptare në Paris, edhe pse z.Mati ia ka bërë ftesën me kohë.

Arif Mati me këtë rast përmes një materiali studimor prej 13 faqesh, për afro 40 minuta shpalosi rrugën metodike që kishte ndjekur nëpërmjet një gjurmimi të dëshmive të autorëve antik mbi Pellazgët, shkrimet e grekëve antikë të Homerit, Hekate i Miletit, Helanikosi i Lesbos etj., të cilët ta mundësojnë të nxjerrësh disa përfundime, si:

– para “ardhjes” së helenëve, vendi që u bë Greqi, banohej nga Pellazgët,

– Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji,

– Pellazgët ishin “barbarë” që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve.

– Pellazgët ju dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë.

– grekët e lashtë nuk e njihnin “qytetrimin Miken”, (që është një emërtim i dhënë nga Schliemann mbasi zbuloi Mikenën dhe Trojën)

– Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë “qytetrim Miken”.

– Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan “mikenë” dhe gjuhën si “greqishtja e lashtë”,

– Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek.

– Qytetrimi i emërtuar miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetrimi i vetëm që ka ekzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.

Historiani Arif Mati, për mbrojtjen e tezës së tij, ka përdorur burime historike, kulturore, arkeologjike, antropologjike dhe mitologjike dhe nëpërmjet argumenteve shterruese ka arritur në konkluzionet e lartpërmendura. Për më tepër A.Mati lidhjen e gjuhës pellazgo-shqipe e ka trajtuar si rrjedhim logjik të fakteve, dhe si përgjigje për vendosjen e kësaj lidhjeje (të gjuhës shqipe me pellazgjishten), pohon se edhe po të ishte kinez, përsëri do ta bënte këto studim dhe do të nxirrte këto përfundime.

Teza e tij është një studim prej 798 faqesh, dhe për këtë punë kolosale shkencore ka shfrytëzuar 338 autorë, duke punuar për 3 vjet rresht nga 15 orë në ditë. Sipas Arif Matit, ky studim mbi Pellazgët na bën të mendojmë dhe të reflektojmë thellë mbi origjinën e Greqisë dhe të grekëve, historisë, kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nëpërmjet autorëve të lashtë ne mund të zbulojmë një histori komplekse të Greqisë që nuk kufizohet vetëm me Helenët – ka thënë Arif Mati – dhe nëpërmjet këtyre autorëve, në fakt, mund të zbulohen kontradiktat, mospërputhjet kohore dhe manipulime të tjera që do të na lejojnë të krijojmë një këndvështrim të rinovuar të historisë së Greqisë.

Në përfundim të mbrojtjes së kësaj teze, juria dha vlerësimin e duhur për seriozitetin dhe rrugën e ndjekur shkencore dhe pas konsultimit të tyre, vendosën që Arif Matit ti jepet titulli i merituar:

“Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris-Sorbon”.

Në fund të themi se, në Universitetin e Sorbonës, i cili shtrihet në krahun e majtë të lumit Sena në Kuartierin Latin, kanë kaluar emra të shquar si Marie dhe Piere Kyri (që kishin marrë çmimin Nobel për fizikë), teologu i famshëm Erasmo da Rotterdam, pastaj filozofi dhe shkrimtari Jean – Pol Sartre dhe shumë figura të tjera të shquara.

Arif Mati trondit historinë europiane, pellazgët janë themelues të qytetërimit europian, jo helenët



Kjo tezë ka të bëjë me periudhën Para-helene dhe të Greqisë arkaike dhe ka për qëllim studimin e “traditës” tek autorët e lashtë në lidhje me zanafillën e qytetërimit grek nëpërmjet referecës së Pellazgëve. Ajo hedh një dritë të re mbi, njohuritë tona historike, kulturore dhe thekson fillimet e qytetërimit grek i shfaqur pas shekullit të tetë para erës sonë.

Hekataeu i Miletët, Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi ose tragjedianët dhe të tjerë jo me pak të famshme kanë përmendur gjerësisht Pellazgët dhe pohuar që ishin paraardhësit e tyre dhe jo stërgjyshërit dhe kanë theksuar autoktoninë e tyre dhe që kishin jetuar në ato trojat që do të bëheshin më vonë Greqi. Paraardhës të grekëve, Pellazgët u kanë lëne atyre trashëgimin e elementëve thelbësore të qytetërimit të tyre.

Këtu do të gjeni një qasje multidisiplinare që ballafaqon të dhënat e traditës së lashtë me ato historike, etno-gjuhësore, arkeologjike dhe mitologjike, që mund ti sqarojnë.

Ky libër gjithashtu sqaron me argumente bindëse për sa i përket kronologjisë së Greqisë së lashtë të mbivlerësuar nga autorët modernë, anakronizmat dhe gabimet historike: “Lufta e Trojës”, e pretenduar që ka ekzistuar në shekullin e dymbëdhjetë para erës sonë, është në realitet një luftë e vonshme (shekulli i shtatë para erës sonë) e kryer nga pushtuesit e parë helen kundër Azisë së Vogël në një rajon që më vonë do të bëhej Greqi; katër “shekujt të errët” (-1200-800) mbetin të heshtur mbi ekzistencën e Helenëve në atë kohë;
Zeusi (Iliada, XVI, 232-236) është përcaktuar zyrtarisht si “Pellazg” dhe jo Helen; një qytetërim hipotetik i quajtur miken (shpikje e pseudo-arkeologut Schliemann) është injoruar nga të gjithë autorët grek; Lineari B, i cili nuk është përveç një gjuhë para-hellene domethënë pellazge uzurpuar pjesërisht nga pushtuesit helen.

Iliada dhe Odisea janë poema epike rrjedhur nga një «traditë gojore» para-helene dhe jo greke, etj. Shkrimtarët modernë kanë errësuar rolin thelbësor të luajtur nga pellazgët në shpërthimin e qytetërimit helen dhe rolin e etruskëve në shpërthimin e qytetërimit romak. Ky studim, jashtë shtigjëve të rrahura, i jep kësaj vepre referencash një karaktër të jashtëzakonshme.

Mathieu Aref është një studiues françez, i lindur nga prindër shqiptarë në vitin 1938 në Kairo të Egjiptit, ku ai përfundoi shkollën e mesme klasike (letërsi dhe gjuhë greke dhe latine) dhe universitare (Histori, gjuhësi, Arte të Bukura dhe Arkitekture).

Ai ka botuar dy libra mbi Greqinë para-helene dhe Shqipërinë (Frëngjisht 2003/2004 dhe në shqip 2007-2008) dhe paraqiti një tezë doktorature në Sorbonën të Parizit IV në 2012 nën titullin “Studime dhe hulumtime mbi Pellazgëve në zanafillën e qytetërimit grek”.

Kjo tezë është rezultati dhe përfundimi i pothuajse pesëdhjetë vite studime dhe hulumtime të gjera. Më në fund njohja e tij të gjuhës shqipe (dy dialektet) e ka lejuar të deshifrojë dhe të shkoqisi shkencërisht shumë antroponime, teonime, toponime dhe oronime të Iliadës, Odisesë dhe mitologjisë.

https://www.connaissances-savoirs.com/les-pelasges.html/

****



 Historia e Skënderbeut nuk është as mit as legjendë, 
por një histori e vërtetë


Që kur Shqipëria u çlirua prej komunizmit (u bënë plot 18 vjet!) e që kur Kosova u bë e pavarur (megjithë refuzimin e Serbisë, Rusisë dhe mosnjohjes të ndonjë shteti tjetër i pashtruar) nepsi për tokat shqiptare po shton oreksin e Greqisë për jugun e Shqipërisë dhe të Serbisë për një ndarje etnike të Kosovës. Për Serbët, si dhe për Grekët, të gjitha mjetet janë të pranueshme për të manipuluar mendjet, me qellim që e tërë bota të besojë në vërtetësinë e pretendimeve të tyre.

Nëpërmjet besimit fetar, Grekët duan të përforcojnë praninë e Kishës ortodokse në Shqipëri (veçanërisht në jug) dhe me kalimin e kohës, të penetrojnë pabesisht, për të arritur si përfundim pushtimin paqësor të jugut shqiptar (çfarë utopie!). Serbët (të mbështetur në zellin e fesë ortodokse) dëshirojnë të bindin botën mbarë, dhe veçanërisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbisë.

Kjo goditje kundra Skënderbeut, figurës madhore kombëtare shqiptare, nuk është e paqëllimtë, ajo dëshmon se demonët e vjetër trazojnë edhe në ditët e sotme, disa shpirtra hakmarrës dhe një dogmatizëm fetar që është ende gjallë. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, po bëj një shqyrtim shumë të përmbledhur (ndonëse do të duhej të shkruhej një libër i tërë) të këtij debati steril dhe shumë të rrezikshëm, të krijuar nga dy vende fqinjë të Shqipërisë, mëmëdheut të të gjithë Shqiptarëve kudo në botë. Fatkeqësisht, këto lloj pohimesh, të dëmshme dhe të pavërteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdashëse, që kryhen nga armiqtë e huaj, janë përqafuar dhe po përsëriten përsosmërish, pa asnjë pjekuri e ndershmëri nga ca shqiptarë: gazetarë të mediave të ndryshme, shkrimtarë të doktrinuar, analistë e komentues të tjerë. Është vërtet për të ardhur keq, që disa shqiptarë, marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë e të shqiptarizmës.

Përveç tentativave të tyre manipuluese e të gënjeshtërta, Grekët ashtu si dhe Serbët (një aleancë fetare, një bashkim i shenjtëruar apo luftë e shenjtë?) kanë hapur këto kohët e fundit një shteg të ri për pretendimet e tyre: të sulmojnë historinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj tokësore, po kështu dhe figurat e mëdha të shqiptarizmës e në mënyrë të veçantë atë të Skënderbeut. Të gjitha këto sulme, këto manipulime e vullgaritete historike janë jo vetëm të palogjikshme dhe të pabazuara, por njëkohësisht të ulta e shpifëse. Ato nuk mbështeten mbi asnjë themel, asnjë argument vërtetues dhe provë historike. Qëllimi i tyre është i qartë.

Serbët gjithmonë kanë pretenduar se Kosovarët (territori i të cilëve s’është gjë tjetër veçse ai i Dardanisë së lashtë, emër që shpjegohet bukur nga shqipja si “vendi i dardhave”) nuk qenkan “autoktonë” por një popullsi e ardhur nga Shqipëria, Turqia apo gjetiu! Ndërkohë që historia e shkruar dhe e mirënjohur pohon se Sllavët e jugut janë shfaqur në Ballkan veçse andej nga fundi i shk. VI-të apo të VII’të erës sonë dhe ata pushtuan hapësirën tokësore (nga dy anët e Danubit deri në Greqi, e nga Adriatiku deri në Detin e Zi) që u përkisnin Ilirëve (Panonëve, Istrianëve, Venetëve, Liburnëve, Dalmatëve, Dardanëve, Tribalëve etj) dhe Trakëve (Dakëve, Gjetëve, Brigëve, Mesianëve, etj) që, në pjesën më të madhe i asimiluan duke marrë një pjesë të kulturës e traditave të tyre (fjalë, kostume popullore, rapsodi, etj).

Të gjitha tribut e para sllave (Sërbe, Sllovene, Kroate) dhe Bullgare u kristjanizuan vetëm në shek. IX të erës sonë pas krishtit, nga dy prifterinj grekë sllavofone: Cirili dhe Metodi. Që nga kjo kohë ata filluan të ndërtojnë disa kisha nëpër Ballkan dhe veçanerisht në zonën shumë të bukur të liqeneve të Ohrit e të Prespës. Deri në ditët e sotme, fanatizmi dhe nacionalizmi i kishës ortodokse nuk kanë rreshtur. Madje, në mënyrë të çuditshme, sërbët transformuan një dështim (fusha e Mëllënjave – Kosovë – 1389) në një fitore, në një simbol kombëtar, dhe bëjnë të besohet se kjo qe një luftë vetëm midis Serbëve dhe Otomanëve, ndërkohë që ishte një luftë shumë-etnike kundër trupave turke e zhvilluar nga hungarezët, shqiptarët, serbët, bullgarët, etj.! Pa harruar se në këtë beteje u vra sulltani otoman Murati i I’rë, pikërisht nga një Shqiptar! Ja pra si qëndron Historia, ajo e vërteta!

Për sa u përket Grekëve, këta pretendojnë, pa të drejtë, jugun e Shqipërisë d.m.th. Veriun e Epirit të lashtë. Për ç’arësye?

1. Pikësëpari, ata mendojnë se Epiri ishte një provincë greke. Dhe shkojnë deri aty sa pohojnë se etnia greke vjen nga veriu i Greqisë, d.m.th. Epiri, ndërkohë që kjo zonë s’ka qenë kurrë pjese e Greqisë. Qenë Romakët, që pas pushtimit të mirëfilltë të Greqisë, sajuan një “Greqi të re” duke përfshirë aty Maqedoninë, Thrakën dhe Epirin. Straboni, (fillimi i erës së krishterë: vitit 58 para Krishtit – 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se në kohën e tij Epiri ndodhej jashtë Greqisë. Të gjithë autorët e lashtë (shek. VI dhe V para Krishtit), pa përjashtim, e trajtonin Thesprotine (emri i lashtë i Epirit) si një vend të populluar nga “barbarët” që do të thotë “ata që s’flasin greqisht”. Zanafilla e kësaj legjende, qe një gabim i Aristotelit (cituar në librin tim të fundit “Mikenët = Pellazgët” – përkthyer në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese Plejad). Duhet të shtoj se tekstet e para të shkruara në greqisht (të Homerit dhe Hesiodit) nuk kanë përmëndur as Helenët, as Dorët dhe as Ionët. Në raste të rralla kur këto emra janë përmëndur, bëhet fjalë për ndërfutje (shtojsa) të mëvonshme të bëra nga disa logografe (shkrues) helenofilë: kjo vërtetohet prej “kritikëve të Aleksandrisë”. Nga ana tjetër duhet shënuar fakti që shumica e heronjve të pavarësisë greke të shek. XIX-të ishin me origjinë epiro-shqiptare apo Arvanitë (si dhe shumë burra të politikës, si Papandreu): Boçari, Tsavallas, Bubulina, Kanaris, etj. Ç’u mbeti grekëve? Skënderbeu?!

2. Në vazhdim meqenëse jugu i Shqipërisë (i quajtur prej Grekëve “Epiri i Veriut”) u konvertua në fenë ortodokse, Grekët kanë bërë të besohet (dhe vazhdojnë ta bëjnë) se Shqiptarët ortodoksë paskan qenë dhe janë Grekë, ndërkohë që në Shqipëri janë gjithesej 40 mijë grekë të mirëfilltë. Pra Grekët dhe Serbët e konsiderojnë “fenë” si “kombësi”!?! Ishin organet e Bashkimit Europian që ju imponuan Grekëve heqjen nga pasaporta, përkatësinë fetare. Ashtu siç Serbët kërkojnë “copëtimin” e Kosovës, Grekët duan një copë të Shqipërisë: strategjia e tyre ka kohë që ka nisur duke formuar një “bashki separatiste” (shqiptare të nënshtruar fanatizmit të kishës ortodokse!) në Himarë në Jug të Shqipërisë. Po kjo Kishë ortodokse, e mbështetur nga shteti grek, kërkon ngritjen e “monumenteve për të rënët” të ushtarëve grekë në jug të Shqipërisë, etj etj. Është për tu vënë në dukje gjithashtu se kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga një klerik i ardhur prej Greqisë si duket për një nënshtrim grek të radhës, mbi asamblenë e episkopatit ortodoks shqiptar. A janë kaq naivë autoritetet shqiptare, për t’iu lënë dorë të lirë Grekëve?

3. Nuk duhet të harrojmë se ndërmjet viteve 1920 dhe 1924 Greqia ka ndërmarë pastrimin e parë etnik dhe etnocid [shkatërrimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të një populli – shënim i përkthyesit] në Europe: shpërnguljen e më shumë se 450 000 Shqiptarëve të Epirit të jugut (nën dominimin grek) drejt Turqisë kundrejt kthimit të 1 500 000 grekëve të Turqisë drejt Epirit. Ata donin të na bënin të besojmë se këta Shqiptarë “myslimanë” ishin Turq (pikërisht siç bënë serbët me Kosovarët)! Kështu ata i zëvendësuan shqiptarët e përzënë nga Epiri, me Grekë të ardhur ngaAnatolia. Por nuk flitet aq sa duhet për këtë problem të rëndë që duhet ta denoncojmë njëzëri dhe në mënyrë zyrtare tek organet e “Amnistie Internacional”. Një tjetër marrëzi është duke u bërë në ditët e sotme në Greqi: autoritetet greke i shtyjnë emigrantët shqiptarë të “greqizojnë” emrin dhe mbiemrin, madje të ndërrojnë edhe fenë. U japin madje edhe kombësinë greke! Çfarë bëjnë organismat europiane për të ndaluar këtë veprim të turpshëm të ç’kombëtarizimit masiv, dhe të manipulimeve të papërgjegjshme, shqetësuese, çnjerëzore dhe të turpshme? A nuk shkelen të Drejtat e Njeriut” në Greqi, anëtar i BE’së?

Tashmë, për ta përforcuar më mirë këtë fushatë antishqiptare, ata sulmojnë pa u hyrë gjembi në këmbë, identitetin shqiptar e sidomos heroin e tij kombëtar “Skënderbeun”. Ata dëshirojnë të ç’kombëtarizojnë Shqiptaret duke u mohuar çdo lidhje me të kaluarën e tyre të famshme. Grekët duan edhe një herë, të vjedhin Historinë e tyre, ashtu siç bënë me paraardhësit e tyre Pellazgë, të cilëve, ata ju përvetësuan një pjesë të madhe të kulturës, traditave dhe mitollogjisë së tyre.

Gjergj Kastrioti (1405-1468), i mbiquajtur “Skënderbe” (“Zot Aleksandër” d.m.th. i denjë për bëmat e Aleksandërit të Madh) prej Otomanëvë, është hero kombëtar shqiptar i njohur nga të gjithë historianët e të gjitha vendeve mbarë, siç e vërtetojnë arkivat otomane, të Vatikanit, spanjolle, italiane, franceze, ato të lindjes, etj. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë . Për rrjedhojë, të gjithë këta shpirtzinj nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë historinë e shkruar dhe të pranuar njëzëri. Duhet shënuar se për nder të Skënderbeut shqiptar, shumë biografë (nga të cilët më i rëndësishmi është Barleti në shek. XVI), shkrime historike (si ai i Jacques de Lavardin, Paganelit, Hammer-purgstall), shumë tragjedi dhe drama nga të cilat një gjysmë_duzinë në Francë e të tjera në Spanjë, ku ai qe një figure e madhe e Teatrit spanjoll, në poema si ajo e shkruar nga Ronsardi dhe një opera e kompozitorit të madh Vivaldi etj. qenë shkruar gjithandej në Europë e më gjerë.

Së fundi, me që Skënderbeu ishte i krishterë dhe mbret i Arbërisë (Shqipërisë) dhe i Epirit (i populluar në atë kohë kryesisht nga shqiptare) u dashka me ia vesh atij nënshtetësinë greke ose serbe etj. Skënderbeu është vlerësuar si një hero autentik shqiptar. Deri më sot asnjëri nuk ka vërtetuar të kundërtën. Pra sot nuk kërkohet veçse të njolloset kujtimi i tij, të turbullohen shpirtrat dhe të mbillet përçarja jo vetëm mes Shqiptarëve por edhe ndërmjet popujve e shteteve të tjera të botës. Grekët dhe Serbët e përshkruajnë, me shumë këmbëngulje, figurën e Skënderbeut si një lloj “miti” që shqiptarët e paskan përvetësuar! Fjala “mit” e përdorur nga armiqtë e historisë heroike të Shqiptarëve, merret këtu në kuptimin negativ të saj. Historia e Skënderbeut nuk është as mit e as legjendë por një histori e vërtetë e njohur nga të gjitha Shtetet e shek. të XV’të si dhe Vatikani, e nga të gjitha arkivat historike të Shteteve të kësaj epoke. Kjo egërsi anti-shqiptare, ky denigrim pa shkak, këto manipulime të ulëta e kjo fushatë shpifëse nuk nderon askënd. Përkundrazi, kjo rrezikon t’i vihet zjarri barutit, në këtë zonë të Ballkanit që është populluar prej pushtuesve të ndryshëm dhe që përmbledh një shumëllojshmëri të tillë etnike, gjuhësore, kulturore, politike (mozaik etnik, dhe Kullë Babeli) që jo më kot është quajtur “fuçi baruti”.

Veprimet me paramendim dhe provokimi nga ana e serbo-grekëve janë më se të dukshëm: ata dëshirojnë të prishin imazhin e Shqiptarëve dhe të heronjve të tyre. Shpresoj qe t’iu vijë mëndja (arsyeja) dhe të hedhin tutje këtë armiqësi të kotë e këtë urrejtje të gjatë shekullore. I kërkoj sidomos autoriteteve shqiptare të jenë vigjilent, të mos dorëzohen ndaj sirenave serbo-greke: mos u bëni naive. Duhet qëndruar syhapur kundrejt çdo prekje të integritetit tokësor te Shqipërisë e Kosovës e të dinjitetit të tyre si shtete sovrane. A duhet shitur shpirti e dinjiteti thjesht për të hyrë në Bashkimin Europian? Historia dhe e ardhmja do të jenë gjykatësit e vetëm.(DR. MATHIEU AREF (ARIF MATI)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...