Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/12/26

Momenti kur ministri kroat i Veteranëve i ndan dekoratë komandantit Xhelal Hajda – Toni


Ministri kroat i veteranëve, Tomo Medved ka ndarë dekoratë për Xhelal Hajdën-i njohur si komandant Toni. Ky dekoratë u nda me dekret të lëshuar nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.

Kujtojmë që Xhelal Hajda ra heroikisht me datën 06.11.1998, mbi fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit.

Si i ri dhe tejet dinamik, ishte kundërshtar i ligjeve jugosllave, prandaj edhe shpesh arrestohet dhe pas “vlerësimit të të gjitha rrethanave”, i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 5 vjetësh: afat ky të cilin Xhelali e kalon nëpër kazamatet jugosllave të Goli Otokut, të Lepogllavës, të Splitit e të Shibenikut.

Në Burgun e Lepogllavës u njoftua me Adem Demaçin për të cilin kishte respekt të veçantë. Pas vuajtjes pesëvjeçare të dënimit vendoset në Gospiq të Likës dhe këtu e gjeti lufta e popullit kroat kundër hordhive serbe, të cilat nën udhëheqjen e kapetan Draganit dhe të komandant Arkanit, sipas projekteve të Milan Martiqit bënë masakra në Kroaci.

Në këto beteja kroate, Xhelal Hajda me emrin Xhevat Hajda, tashmë është me Fehmi e Xhevë Lladrofcin, me Bekim Berishën-Abenë, me Gëzim Hamzën-Piktorin, me Safet Abdullahun me Naim Malokun e Agim Çekun, ndërsa vazhdon të bashkëveprojë me Ton Markun, por edhe me shumë luftëtarë të tjerë që luftuan për lirinë e popullit kroat e boshnjak.

Çfarë thoshte Jovanka Broz,gruaja e marshallit jugosllav Josip Broz Titos, për babanë e kryegjelatit serb Sllobodan Millosheviqit



Babai i Sllobodan Millosheviqit , Svetozar Millosheviq , u divorcua nga gruaja e tij sepse ai i përçmonte komunistët, ndërsa nëna e Millosheviqit u detyrua të dalë nga familja komuniste.
Më herët është folur për babanë e Sllobodan Millosheviqit se ai është vetëvrarë. Por kjo sipas mediumit serb “Kurir” nuk është e vërtetë. Ai u vra sepse e donte Rusinë, sepse ai ishte me kombësi ruse.
Këtë e pohoi Jovanka Broz, bashkëshortja e Marshallit Josip Broz Tito, në biseda me skenaristin dhe drejtorin Milan Sarac, me të cilin shpesh bisedonte

Akademia e Serbisë: Nuk heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim



Historiani dhe akademiku serb, Prof.Dr.Vasilije Krestiq ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për çfarëdo çmimi, nuk do të heq dorë nga Kosova.
“Në pikëvështrimin tim Akademia do të qëndrojë në pikën ku nuk do t’i çoj duart nga Kosova dhe Metohija, për asnjë çmim”, ka thënë anëtari i kësaj akademie për një radio në Serbi.
“Kjo është pse nuk ka një njohje formale të shtetit të vetëshpallur nga shqiptarët në Kosovë”, ka shtuar ai.

Bernard-Henri Levy filozofi hebre i cili ishte sulmuar në Beogrd, pse kishte përkrahur sulmet e NATO-s në Kosovë

Bernard-Henri Levy filozofi hebre i cili ishte sulmuar në Beogrd, pse kishte përkrahur sulmet e NATO-s në Kosovë


Një agresor serb kishte goditur filozofin franko-hebre Bernard Henri Levy pas prezantimit të filmit të tij ‘Peshmerga’ në kuadër të festivalit të filmit Beldocs. Levy e quajti sulmin fashist dhe tha se në Beograd ende nuk ka fituar demokracia.
Bernard- Henri Levy, njëri prej filozofëve më të njohur francez me origjinë hebreje dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ishte atakuar në muajin maj  gjatë festivalit të filmit dokumentar në Beograd, Beldocs.
Një incident më të madhe kanë penguar kameramanët dhe disa shikues. Luvy u godit me tortë në fytyrë.
“Ky njeri po mbronte bombardimet e Jugosllavisë tetë vjet përpara goditjeve të NATO-s” kundër Serbisë në vitin 1999, kishin thanë aktivistët protestuesit serb.
Filozofi Bernard Henri Levy kishte përkrahur fuqishëm sulmet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.

Grekët djegin flamurin shqiptar me inicialet e UÇK-së në Athinë



Një protestë e nacionalistëve greke përpara ambasadës shqiptare në Athinë nuk ka kaluar pa shënuar edhe një provokim të fortë.
Në protestën e mbajtur pak ditë më parë aty janë hedhur thirrje antishqiptare ndërsa është djegur edhe një imitim i flamurit shqiptar me inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të sigluara mbi të.

Rusia përjashtohet nga Lojrat Olimpike Dimërore

Rusia është përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut mbi akuzat për doping sistematik, të sponsorizuar nga shteti.

 
Megjithatë, atletët rusë që mund të provojnë se janë të pastër do të “ftohen” për të konkurruar në Pyeongchang, tha të martën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Nëse Kosova e do Amerikën në dialog, ne e duam Rusinë”

Kërkesa e Kosovës që Shtetet e Bashkaura të Amerikës të bëhen pjesë e dialogut Kosovë-Serbi ka pasur me një kërkesë tjetër nga një parti serbe jo parlamentare “Liga Serbe”.

Spas një komunikate që kjo parti u ka dërguar mediave serbe thuhet se marrëveshjet e arritura nga dialogu me ndërmjetësimin e BE-së nuk janë respektuar për shkak që siç thonë ata “një anëshmërisë” së BE-së.
“Të gjitha proceset e ndodhura në bisedimet mes Kosovës e Metohisë nuk kanë dhënë rezultate. Zgjidhja e këtij dialogu është sikurse në rastin e Sirisë, kur u kyqen Rusia, Irani dhe Turqia. Edhe në rastin e Kosovës, involvimi i Rusisë do të jepte rezultat”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, raporton Insajderi.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe Partia Radikale Serbe.

“Ne gjithashtu insistojmë që Rusia të bashkohet në dialog, pasi shqiptarët tashmë kanë kërkuar mbrojtje nga SHBA-ja”, ka thënë në një komunikatë Partia Radikale Serbe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...