Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/04

Turqia kërkon ekstradimin e 15 gylenistëve që jetojnë në Kosovë



Turqia nuk po heq dorë nga kërkesa që Kosova të ekstradojë personat e dyshuar se kanë qenë anëtar të organizatës FETO, të Fetullah Gylen, të cilën autoritetet turke e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Lidhur me këtë çështje, lajmi.net merr vesh së ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marr një listë nga Turqia për ekstradimin e disa personave që dyshohet të kenë pasur gisht në organizimin e puçit të 15 korrikut të 2016 në Turqi.

Ndryshe, autoritetet kosovare në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar shtetasin turk, Ugur Toksoy, i cili kërkohej nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gylenit.

Mirëpo, pas më shumë se një muaji që ishte arrestuar me urdhër të prokurorisë, Toksoy, u lirua dhe u refuzua kërkesa e Turqisë për ekstradim. Kërkesën për ekstradim Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë, e kishte bërë më 16 dhe 19 tetor të vitit 2017, dhe Gjykatës Penale, kishte shpallur urdhër-arrest.

Prokuroi Ali Rexha, aso kohe kishte deklaruar se tërhoqi kërkesën për ekstradim të Toksoy-t, me arsyetimin se nuk kishte gjetje të provave në lidhje me atë që kishte kërkuar Turqia.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se javës së ardhshme pritet vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Turqisë në Kosovë, e kjo vizitë do të jetë pikërisht për listën për ekstradimin e personave të dyshuar nga Turqia.

Kosova nuk është vendi i vetëm që Turqia ka kërkuar ekstradimin e ‘gylenistave’, pasi një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nga Mozambiku, Kazakistani dhe Rumania, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros Veriore, Polonia, Gjermania e të tjera.

Shtetndërtimi përmes protagonizmit, Kosovën, mund ta lë me “gishta në gojë”!

Prof.Dr.Fadil Maloku

1. Është tejet joserioze që gjitha qeveritë tona të deritanishme, ende manipulojnë rrezikshëm me tema të “brendshme”, ndërkaq, po të shihni ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ju kuptoni se janë duke ndodhur lëvizje e kërcënime evidente planimetrike, dhe tejet të rrezikshme, lidhur me ristrukturimin e kësaj pjese të botë ku ne vegjetojmë, edhe si gjeografi, por, edhe si demografi.

2. Pra, edhe nga qeveria aktuale, (madje as nga Presidenti u vendit!) nuk po shoh asnjë ide kornizë, asnjë vullnet racional, e madje asnjë strategji të përpunuar e të detajizuar, për tu dalë ballë, e as t”u jap ndonjë përgjigje koherente gjitha këtyre “lëvizjeve” e kërcënimeve e sfidave në horizont! Presidenti, duhet ta dijë, se; kjo po ndodhë edhe për shkakun, se të gjitha qeveritë, edhe kjo aktualja nuk e kanë mendjen te shtetndërtimi që ende është “thembër Akili”, por të do interesa meskine, e banale klanore, e kastike; kjo po ndodhë, gjithashtu edhe për shkakun se; këto qeveri po presin përgjigje (lexo; instruksione, e angazhime) blanko dhe plane me “duar në xhepa” nga sponsoruesit e jashtëm. Duke mos ndërmarr asgjë në ketë drejtim, kujtoj që gjithë kjo”fiskulturë”, është jo vetëm joserioze, por, edhe dëmshme e joproduktive për Kosovën.

3. Thënë me thjesht, në vitin vijues kjo qeveri dhe Presidenti aktual, ose duhet ti shtyjnë përpara këto tema të nxehta, ose duhet të “pensionohen” dhe të lëshojnë rrugë për; ide e njerëz që kanë vizione, projekte e plane, se si te dalim nga ky moçal absurd politik! Ndryshe, frikohem se do humbim shumë kohë duke u (marr marrëzisht) grind egërsisht me protagonizmin qeveritar dhe atë Presidencial. Dhe çka është edhe më e keqe; vetëm e vetëm për përfitime politike dhe “harnime” protagoniste të individëve e subjekteve me mandate të skaduara.

Presidenti dhe qeveria aktuale, duhet të reflektojnë interesat bazike të shtendërtimit, e jo rejtingun dhe imazhet protagoniste, për sytë e Aleancës dhe miqëve strategjik; SHBA-ës, Anglinë, dhe BE-ne.

Kush janë shkijet?


Nga: Fahri Xharra
  •  -Kush janë shkijet ?
  • -A janë të njetë si serbët?
  • -A kanë ndryshim?
  • -Ku është ndryshimi shka –serb?
  •  -Si u krijuan shkijet ?
  • -A janë popull i ardhur , apo u krijuan më vonë?  
  • -Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot?
  • -Si flitshin më herët?
  • -Pse shkijet u bënë armiq të shqipëtarve?
  • -Pse u favorizua ,dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe Shqipëtarve ?
Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor
që nga Mali i Zi, Serbija dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. ( Ne figuren Nr-1 Paja Jovanoviq –Shkau)
Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetvetën dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhët edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjegjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të jetë një shkrim për Histori ,por që në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë , është një mashtrim , është një tentim i përvehtëtësimit të historisë së krijuesit të tyre. Ka shumë për të folur ,ka shumë për të shkruar por për të gjitha do të dihen , se e vërteta, se Historia dhe faktet janë në duar t`tona, e neve na duhet vetëm të punojmë. Tani edhe koha punon për ne.
Shokut Skender Rizajt !
Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve , e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve , nga shekulli XII-XIV . Sipas nje teorie greke dhe te shenimeve ne Hillendar , ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike , pastaj ortodoks , pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone , me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar . “ E fillova me letrën e një popi “ serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvehtësuar nga serbët. “Fisi Nimani eshte shkruar si “ Nemane “ ( greq. ) kurse Stefan Nemanea si “ Stefan Nemane “ ( greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar eshte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani , e me heret eshte lexuar Nemane. Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane , ne mesjeten e vonshme eshte pervetsuar fjala Nemanja ( nga metateza e shqipes : Nemanaj ). Nga fisi Nimani kan mbetur trashigimtaret e Nimanasve te tanishem nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren …..Kjo eshte persa i perket etimologjise Nemanjiqi , ç – iqi.
“Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354 , kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet , i cili eshte perplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejten e vjeter kanunore te Shqipetareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin , por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve , te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove, me sakt ne metohi ( dukagjin ). Kjo eshte deshmia e dyte e cila verteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare”. ….”Nemanja ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur “ Dorezon – deshmitar i madh “
Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emertimin thirrjen e zhupanit te madh . Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila perdorej ne mesjete ka pasur kaloresi dhe njerez te vet , te cilet ishin kaloresit e bujaret e tij , e nepermjet te te cileve ka sunduar . Kjo eshte deshmia e 4 per metoden shqiptare te sundimit te dinastis Nimani ne serbin mesjetare .Une te gjitha keto i di sepse e zoteroj mire gjuhen e vjeter greke , dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik – shka dhe zakonet shqiptare . ( Figura, Nr-2 )
Per kete arsye ju njoftoj qe kete element dhe fakt ta keni parasysh ne punen tuaj te ardhme , nese keto gjer me tani nuk i keni te njohura. Ndersa deshmite origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi ( Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit . “ Kjo është letra anonime e një popi ortodoks i cili thotë:Na falni qe nuk mund te neshkruhem nen kete informat , sepse , si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem . “ (20.IX.1985).  Pra shqiptar-skizmatik . Pra shka-shkije. Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra ata ishin shqiptarë.
Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë ( shqiptarë të sllavizuar e më vonë edhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.
Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishes Prendimore (Romake katolike) me Kishen Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkeputen nga kisha katolike Prendimore. Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është “holluar” aq shume gjaku i pasardhesve, sa nuk do te diskutojme mbi cfaredo gjeje të rilidhjes me ta ,dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazerim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb , andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe per fat te keq ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes,.sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..
Pra ,shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar . / Ne figuren Nr-3 shikohet Freska në Kishën e Deçanit (shqiptarët me plisa) /
 Pra si e thashë edhe më lartë ,nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose muhamedanëJovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptar u bënë shumë të njohur në kryengritjen Serbe Te vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe ku në vitin 1816 Vuk Karagjiqi ( shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe. (Q.Namani)
Viti 1637,për Gjakovën sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula ,nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat “ il resto tutti Turche et Scismatici”( të tjerët shqiptarë musliman dhe shqiptarë shkije ). Dhe mandej vazhdon:” Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” –duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan ,në veriun e Gjakovës nëpër fshtra të gjithë fashtarët “shkizmatik”. Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si “ që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit . Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat shkizmatik” („molte ville di Scismatici”.)
Shembull i pranisë të shqiptarëve ortodoks është edhe ky, ku për Hasin ( ndër bjeshkët e Pashtrikut ,në lugine e Lumit Drin,në jug të Gjakovës) ,shkruhet (1837): i tërë rajoni është i banuar me serbë të albanizuar dhe me Shqiptarë „..(.tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais.)
Ka me mija dokumente për egzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë ,por të cilët kanë kalur ose në musliman ose në Serb.
Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës ,deri në luftën e Krimesë ,sipas Myllerit dhe Bues,konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element i krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak Shqiptarë katolik ,Latin ,kështuqë në 35.750 mashkuj musliman ishin edhe 48.200 fshtarë të krishterë.
Asimilimi i familjes  shqiptare Korça !
Kemi shembuj të gjallë ku shkijet dhe shqiptarët me trung familjar të përbashkët “ janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës, Familjet sot serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë.
Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit.  Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve akademiku serb i shtyrë nga politika pan sllaviste pa të drejtë shkruan se korçajt e Gmicës janë serb që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serb në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes veti dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë. (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë ,Qazim Namani )”
 Është interesant të theksohet se si në Sërbi ashtu në Malin e Zi të sotit ,shkizmatikët nëse janë shndërruar në musliman dhe flasin serbisht i quajmë Boshnjak, kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoks dhe po ashtu flasin serbisht quhen Serb ose Malazez. Pra ,shkijet ishin shqiptarë ,e që rrethanat historike aspak favorizuese për ne i shtyen që të bëhën armiq të vetvetës dhe tokave të tyre. Pra serbët e kanë të kotë të mburrën me trashëgimin e të tjerëve-shqiptarëve, dhe at trashëgimi t`a bëjnë si të vetën. 

Edhe malazezët kundër spekulimeve: Nuk jemi serb !

Fahri Xharra


E vërteta historike se “Shqiptarët i përkasin njerëzve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili dhe Hektori (Maurico Druon, Sekretar i AkademisëFranceze) po mbështetet për ditë e më shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga europianet.

Vetëm trekëndëshi Beograd- Athinë – Stamboll nuk e do të vërtetën, sepse ata janë përfituesit më të mëdhenj nga spekulimet e tyre me historinë shqiptare.

Duke e lexuar romanin e të nderuarit Gjokë Dabaj “ Kriza e Arkivistit “ dhe debatet me zhurmë të madhe ndërmjet Miroslav Qosoviqit në një anë kundër spekulimeve dhe historianëve serb të cilët me çdo kusht i mbrojnë falsikimet e tyre (të këtyre 160 vjetëve të fundit), pa dashas të shkon mendja se diçka po lëvizë nga ana e malazezëve, se ata po i kërkojnë rrënjët e tyre të vërteta.

Gjokë Dabaj e spjegon shumë mirë se nëse malazezët e kuptojnë përfundimisht të vërtetën e origjinës së tyre , do të ketë edhe kriza të rënda individuale , të cilat përfundojnë ndryshe nga ajo që mendohet.

Paramendoni një “serb “ , të cilin e kanë bindur dy shekuj se i takon kombit “ Nebeski narod “ dhe në një moment e gjënë gjenezën e vet të vërtetë , atëherë medoemos vjen deri te kriza mendore; “ Si më rrejtën kaq gjatë ? , Pse nuk më ka thënë dikush më herët se kush jam ? “ dhe….

Ndarjen përfundimtare me histori dhe pasuri , par disa vitesh e bëri Mali i Zi nga Serbia. Mua si hulumtues i së vërtetës sonë më intereson ajo pjesë e historisë ku historianët malazias përfundimisht e shkëpusin edhe historikisht mashtrimin serb (siç e thonë ata) që malazezët nën rrenat serbe u shndërruan në serb. Do e përdori gjuhën e tyre , pa iu kundërvu disa perceptimeve të gabueshme që i kanë , mbi origjinën reale të tyre.

Historiani më i madh serb Sima Çirkoviq, Miroslav ĆOSOVIĆI dhe SLAVKO PEROVIĆi flasin me “pezmin e tyre” për të “vërtetën”serbe mbi Malazezët.

Tabuja serbe po thyhet përditë e më shumë , e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit ; “ Si e shpiku Njegoshi kombësinë serbe të malazezve “ (Njegoš je izmislio srpsku narodnost Crnogoraca , Cetinje 2003) “ paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim të madh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore serbo- edha për Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulture malaziase , si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”

Qosoviqi i porositë lexuesit e vet: ”që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i fsheht serbomadh i Garashaninit; Naçertanje ( 1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë”

“E mira e librit të Qosoviqit, shkruan Slavko Peroviq “është, se ai në çdo falsifikim serb përgjigjet në mënyrë të dokumentuar , të mbushur me të vërteta ( libri i ka 750 faqe ) dhe dëshirën serbomadhe e çon në pluhur dhe hi duke e gjuajtur nga aty ku vjen , dhe duke i dalë për ballë krimit monstruoz serb i cili end e vazhdon dhe është aktual që 170 vjet“

Si i vogël Petar Petroviq – Njegoshi , u edukua nga poeti i njohur Simo Milutinoviq Sarajlija – shkruan Qosoviqi ; ai thotë se “ Milutinoviqi (Sarajlija )ishte një spiun dhe propagandues i teorisë serbomadhe .Ai ishte shumë i preokupuar me serbizimin sa që edhe përkthyesin gjerman të këngëve popullore serbe , Gerhardin e kishte bindur që të gjithë poetët e romës antike ,ishin me emra serb“

Pra , “Njegoshi nuk ishte serb, por i mashtruar nga edukata gjithë serbe e Simeon Milutinoviqit. Njegoshi ishte poet gjenial por besimi i tijj në serbizëm ishte i gabuar “. Shtrirjen e ndenjes nacionale serbe në Mal të Zi, e ndihmuan dhe e përhapen rrjetet e mëshefta të Serbisë, të parapara me programin e mësheht të Garshaninit.

(Dakle, Njegoš nije bio Srbin, već je kao pjesnik bio ponijet sveslovenstvom i svesrpstvom sa kojima ga je upoznao Simeon Milutinović. Sve ovo ne znači, naravno, da Njegoš nije bio genijalan pjesnik, ali je njegovo uvjerenje o srpskom karakteru Crne Gore bilo pogrešno, jer mu je bilo nametnuto sa strane. Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem.)
Pra malazezët me këmbëngulje janë kundër falsifikimeve serbe të historisë së tyre.

Qosoviqi shkruan se malazezët nuk janë sllav dhe aq më pak serb (Ćosović: Crnogorci nisu ni Sloveni, a kamoli Srbi _

Në shekullin 19-të gjysma e Malit të Zi e pranonin vetën si shqiptar (Kao što vidimo, pola stanovnika današnje Crne Gore se nije ustručavalo da u 19. vijeku i ranije, priča (bilo to istina ili ne), da vode porijeklo od Albanaca, u ovom slučaju od Keće Pontina. )

Kur Qosoviqi në kohën e fundit deklaroi se Malazezët janë me prejardhje shqiptare-vllahe ; një farë historiani me emrin Grubaç iu kundërvu dike i thënë se edhe vllahët ishin ilir , Qosoviqi iu përgjigj : “ Хвала господине Грубач што ми у суштини, повлађујете – да нијесмо српског поријекла! “ Ju falemnderit zoti Grubaç që në thelb po e verteton që ne (malazezët fxh ) nuk jemi me prejardhje serbe !”

Kundër falsifikimit serb shkohet me fakte (“Е зато господин Комар није нашао Србе у херцеговачким документима из 16, 17 и 18. вијека, јер су Власи у Херцеговини потпуно превладали и постали предоминантна етничка група“).

Pra, në asnjë dokument të Hercegovinës të shekujve 16, 17 dhe 18 nuk është gjetur asnjë serb, sepse vllahët ishin grupi etnik më dominues“

Dhe kështu Qosoviqi e përfundon që në shekullin 19 krijohen kombet moderne si serbët e të tjerët , si tregime politike dhe të krijuara nga elitat e ndryshme politike.

(Послије 19. вијека почињу да се стварају модерне нације и у то уопште нећу да улазим, то је чиста политичка прича – стварање српске, и многих других нација, те су нације буквално направиле неке елите.)
Historianit të guximshëm Miroslav Qosoviq i dëshiroj fat dhe suksese në zbardhjen e falsifikimeve serbe të historisë së tyre dhe të tjerëve për nevoja serbo-mëdha. Pra malazezët me këmbëngulje kundër falsifikimeve serbe të historisë

ÇFARË KUFIJSH DISKUTOHEN ME GREQINË !

konferenca-londres-1912-13


Konferenca e Londrës e vitit 1913, ishte padrejtësia e shekullit për Shqipërinë. Vendimet e Konferencës së Londrës, të datës 29 korrik 1913, ishin padrejtësia e shekullit kundër Shqipërisë dhe Dibrës. Kjo konferenca, sipas dokumenteve më të fundit të konsultuara, sidomos nga ditari i ministrit të Jashtëm të Anglkonferenca-londres-1912-13isë, Edward Grey, ishte një forum xhentëlmenësh, e cila mori po vendime prej xhentëlmenësh.

 Asokohe, të 6 ministrat e 6 Fuqive të Mëdha, mblidheshin rregullisht çdo ditë në ora 18.00 dhe zhvillonin bisedime pa protokoll e pa procesverbal, me një lloj konsensusi, që bazohej në pazare të drejtpërdrejta “ti merr këtë e ti le atë”, për të vendosur një ekuilibër të ri forcash.

Por, pavarësisht kushteve dhe mënyrës se si u zhvillua, ajo konferencë përgjysmoi Dibrën, i mori Shqipërisë natyrale rreth 1 milion njerëz, i shkëputi qytetet e Dibrës, Prizrenit, Gjakovën, Prishtinën dhe Shkupin dhe i lanë Shqipërisë veriore malet dhe brigjet plot dushk dhe gurë, ndërsa qytetet e Jugut, krejtësisht shqiptare, si: Gjirokastra, Konica, Përmeti, Frashëri, Leskoviku e Kolonja i vuri në diskutim dhe i la të drejtë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, që të vendoste se kujt do t’i mbetnin. Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia, konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 40% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar,- 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë.

komisioni-nderkombetar-i-kufijve-me-1913-copy


Në veçanti Vilajeti i Kosovës dhe Dibra e Madhe me rrethinat iu dhanë Serbisë, ndërsa Çamëria iu dha Greqisë. Madje, caktoi dhe Komisionin Ndërkombëtar për Vendosjen e Kufijve të Veriut, i cili qe i përbërë, si më poshtë: Delegati i Rusisë- gjeneral N.M. Potapopaf, delegati i Austrisë-kolonel Mitseli, delegati i Italisë-kolonel Harofi, delegati i Anglisë-kolonel Granet, delegati i Francës-nënkolonel Furnie dhe delegati i Gjermanisë- major Fon Laffort.

Ky komision punën e nisi nga Veriu për në Lindje. Pra, vendimet e padrejta të kësaj konference u zbatuan. Fakti që anëtari italian i Komisionit, kolonel Harofi, u vra pikërisht në Rrafshe të Korabit, nga anëtari francez i Komisionit, për shkak se italiani mendonte ta shtynte pak metra më tutje kufirin e sotëm shtetëror të Shqipërisë, sepse, sipas francezit, “ai na u paskësh dashur t’i merrte vetë ato toka e jo t’ia linte francezit”, flet shumë. Komisione të tilla kanë funksionuar edhe më 1921 dhe më 1923, edhe për kufijtë e jugut të Shqipërisë. Gjithashtu, dhe një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që mori konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike.

Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë e banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Për fat të keq, më 1923, përsëri anëtari italian e komisionit të Kufijve të Jugut me Greqinë, Gjeneral Telini, u vra pabesisht nga grekët, sepse ata donin të merrnin Çamërinë , ashtu si e morën. Edhe pse morën shumë toka të banuara nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike. komisioni-nderkombetar-i-kufijve-me-1913.

 Që nga kjo kohë, viti 1923, kanë kaluar plotësisht 95 vjet. Për gjatë këtyre 25 vjetëve, kufiri shqiptar, si gjatë regjimit të Zogut, kur nuk ishte shpallur gjendja e Luftës nga ana e Greqisë, ashtu dhe gjatë regjimit të Hoxhës, këta kufij janë ruajtur me fanatizëm, pëllëmbë për pëllëmbë. Dhe kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë pikërisht këta kufi që janë mbrojtur 95 vjet. Tani, pas 95-vjetësh, përsëri grekët kërkojnë të vendosin kufij! Dhe shqiptarët pranojnë të diskutojnë kufij! Absurditet. Përse nuk mbrohen ato kufij që janë mbrojtur një shekull, por hapin diskutime pa asnjë arsye?!

Nga Kepi i Stillos, te piramida 79, në drejtim të Karaburunit janë 9 ishuj (Video, Katogol, Tetranik, Briketa, Kasiopi, Ekatrinas etj.). Në vitin 1913, komisioni ndërkombëtar i vendosjes së piramidave, ia ka lënë Shqipërisë këta ishuj se janë shumë afër me bregun shqiptar të Sarandës. Në këtë hapësirë detare kufiri është në mesovijën e matur midis çdo ishulli me Korfuzin. Por, në vitin 2009, një komision shtetëror shqiptar i dha padrejtësisht Greqisë 350 km katrore det.

Ishte Gjykata Kushtetuese, ajo të vuri drejtësi për shqiptarët, se për poltyikanët iku territori shqiptar. Tani, na del një qeveri tjetër, politikanë të tjerët, që duan t’i japin Greqisë, akoma më shumë se në vitin 2009, sikur kjo të ishte toka e baballarëve të tyre, ose mall pa të zot.

Sa keq, që për një karrige apo për një shumë parash interesat e Shqipërisë dalin në ankand, me “arsyetimin” se, gjoja, Greqia do të na heqka ligjin e luftës me Shqipërisë. Po, kurrë mos e heqtë ligjin e Luftës! Kujt po i hynë në punë ai ligj lufte, kur të dy vendet janë vende anëtare të NATO?!

Version i ri për këngën e Rexhës: Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij, ja si kishte ndodhur ngjarja?!

Fatos Daci
auto_rexh-600x3561517404349

Është një ndër këngët më të ndëgjuara kur është fjala për zhanrin e muzikës popullore dhe foklorike. Por kjo nuk është veqse një këngë, ngaqë në vetvete përmban edhe një histori dhe rrëfim për atë se si Rexha vdiç pikërisht në ditën e dasmës së tij, e që thuhet se atë e mbyti kali. Ka edhe të atillë që kësaj historie i mëveshin një tregim tjetër, atë se Rexhën nuk e mbyti Kali por Mixha i tij, për t’i marrë pasurinë që kishte Rexha. Ndonëse kënga mbetet e popullarizuar, përgjigja e këtij rrëfimi që mban misteriozitet mbetet ende e paqartë për atë se si vdiç personazhi i shumë këngëve, Rexha. Megjithatë, për të dëshmuar një histori më ndryshe ekziston edhe një verzion i këngës i cili e paraqet më dallueshëm se si erdhi vdekja e Rexhës, pikërisht në ditën e dasmës së tij. Sipas versionit të melodisë së vjetër të kësaj kënge, tekstin e kësaj ngjarje në origjinal , e kam përpunuar dhe përshtatur për t’u kënduar në këtë variant : Oh, para Lidhjes së Prizrenit – Ngjarje t’ mëdha kanë ndodhë gjithë vendit ! N’ Jabllanicë e në Toplicë , Kriminelet e Serbisë – S’i lanë vend kund shqiptarisë ! Oh, mbi tetëqind katunde t’ shkreta – I përzunë prej trojeve t’ veta ! N’ rrugë t’ pa kthime i kanë nisë , Vuajtjet e muhaxherisë , Faqe t’ dhimbshme t’ historisë ! Oh, n’ fshatin Stubëll të Medvegjës – Herët vdiq ai baba i Rexhës , La jetim një djalë në djep , Ia kish lanë emrin Rexhep , Mbet me nënën për gazep ! Oh, nëna e Rexhës derman s’ pat – U kthye nuse për kunat ! Kështu zakon atëherë asht kanë – Mos me e lanë djalin pa nënë , Shpi e plang shkret mos me i lënë ! Oh, mixha i Rexhës fort ish gëzua – Me kunatë që ish martua , Pa bë dasmë , pa u harxhua , Shumë do pare i ka shpëtua , Hisen vëllait me e trashëgua ! Oh, kohë e gjatë kështu ka kalua – Shumë për Rexhën është kujdesua ! U rritë Rexha me u martua – Nuse t’ mirë i ka fejua , Dasmë të madhe i ka caktua ! Oh, n’ ditë të dasmës së martesës – Shumë dasmorë ju kanë mbledhë Rexhës ! Mixha i Rexhës ish mbërthye – I kish hipë dreqi mbi krye , Po donë Rexhën me e përmbi ! Oh, me pishman dasmën e nisen – Se tash Rexha do t’ ma merr hisen ! Sillet mixha si n’ bela – Po e banë plan Rexhën me e vra , Me ia marrë hisen për vëlla ! – O, hajde Rexhë, o nipi im , Me ju qitë kuajve ushqim ! Krushqit n’ odë këndojnë këngë t’ mallit – Mixha i Rexhës bishë e malit , E vrau nipin n’ grazhd të kalit ! O, shpejt u kthye te krushqit brenda – Ma vranë Rexhën , kuajt me shkelma ! Ja la krushqit me bajrak , Ja la nusen nën duvak , Ja la shkret shpi e konak ! Oh, ja la nënën me duar n’ gji – E vrau nipin me tradhti ! Vajtojnë zogjtë mbi varr të djalit – Mixha i Rexhës – arushë e malit , Ja la krimin shkelmave t’ kalit ! Oh, kaluan vjet , kaloi një shekull – E vërteta mbeti pezull ! Për këtë ngjarje të vërtetë – Ka tregua nëna e vet Ma vrau Rexhën – mixha i vet!

Shtet pa shtet




Nga Andon Dede



Titulli mund të duket sikur nuk shkon, për të vërtetën e thjeshtë se dikush, me të drejtë, mund të më kthehet:”Ore mik i dashur, ka apo nuk ka shtet?! Dy pohime të tilla nuk shkojnë se përjashtojnë njera-tjetrën”. Drejt! Le ta shtjelloj më poshtë.
Nuk e kemi fjalën për shtetin shqiptar, si njësi territoriale-administrative por për atë sistem institucionesh që i shërben qeverisjes së këtij shteti. Prapë, dikush mund të ngelet i pakënaqur nga ky sqarim, madje edhe të revoltohet e të shtojë i ngrefosur, si të ketë zbuluar diçka të rëndësishme me të cilën do të më mbyllë gojën: “Ç’ia fut kot edhe ti?! Aty janë tërë ato ministri e zyra të tjera, nga dyert e të cilave hyjnë e dalin çdo ditë qindra apo dhe mijëra veta. Me sa kam dëgjuar apo lexuar, vetëm në Kryeministri hanë bukë më shumë se një mijë veta! Dhe ti më thua mua se nuk ka shtet?!”
Por unë, pa e prishur terezinë, sado e çuditëshme të duket, i jap të drejtë e, në të njëjtën kohë, vazhdoj me timen se Shqipëria jonë e dashur, të paktën tani për tani, është një shtet pa shtet. Mjafton t’i kujtoj lexuesit të mundshëm, se nuk ka rëndësi se sa pemëke por sa fruta japin apo se mban njëqen që nuk leh as kur të vjedhin shtëpinë. Për të mos u zgjatur, le t’i marrim me radhë disa nga institucioet më kryesore.
Parlamenti.
Dihet se ne jemi republikë parlamentare dhe si të tillë ky institucion merr një rëndësi të jashtzakonshme. Shumëkush, nga mendjet e shquara që janë marrë me shtetin, e krahasojnë atë me njëtempull të shenjtë ku përfaqësuesit e popullit, të zgjedhur “me qiri” si ndër më të mençurit e më të përgatiturit, shqyrtojnë problemet e rëndësishme, diskutojnë për to dhe marrin vendime në të mirë të popullit e të vendit. Parlamentarët, normalisht, zgjidhen dhe nuk emërohen. Por ne, si dhe për çdo institucion tjetër, jemi ndryshe. Parlamenti ynë i sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me gjitha sa thamë më lart, aq i kundërt është ai me atë që duhet të ishte. Si zor të ketë njeri që të mendojë ndryshe kur ka parasysh qoftë dhe një fakt të thjeshtë: seancat e të enjteve. Dhe s’kishte si të ndoshte ndryshe kur aty, me përjashtime të pakta, kanë hyrë njerëz fare të rëndomtë, madje edhe hajdutë, kriminelë e analfabetë, vetëm me një mision: të mbajnë në këmbë ata që i kanë sjellë aty, pra të mëdhenjtë e vendit. Unë, dhe besoj se nuk jam i vetmi, kujtoj me nostalgji parlamentin e parë pluralist kur ndiqnim me një frymë seancat e tij, nga që në foltore ligjëronin vërtet personalitete që e meritonin atë status. Por, në vend që nga një legjislaturë në tjetrën të ngrihej cilësia,siç e kërkonte logjika më elementare, me që jemi në pluralizëm e mundësitë përzgjedhëse e seleksionuese janë të pafundme, ndodhi e kundërta. Dhe sot kemi një parlament që vetëm emrin ka të tillë se në më të shumtën e seancave që shohim i ngjan një teatri grotesk që për nga humori që ngjall, ia kalon çdo estrade.S’ka si të ndodhë ndryshe me atë sistem elektoral që kemi ku listat i përgatsin kryetarët e partive me kriteret që iu shkojnë për mbarë. Dhe si qershia mbi tortë, ishte vendosja e Ruçit, ministrit të fundit të Brendëshëm të Diktaturës në krye të tij, po nga kryeministri ynë i nderuar. Kam bindjen absolute se në kushte të tjera, Rama do bënte namin për këtë zgjedhje, si i vetmi precedent në gjithë vendet ish-komuniste. Por Ruçi nuk është mbiemri i vetëm në atë parlament që na kujton nomenklaturën e vjetër, paçka se kjo është e keqja më e vogël për problemin që po trajtojmë. E keqja më e madhe e tij është gjetkë: duke qënë përfaqësuesi i popullit ai duhet të qe dhe pushteti më i lartë, prej nga e merr mandatin edhe ekzekutivi. Vërtet se kjo e fundit i përcakton vetë politikat e saj të brendëshme dhe të jashtëme, por ajo nuk mund t’i zbatojë ato nëse nuk ka besimin apo miratimin e parlamentit. Tek ne edhe kjo hierarki është përmbysur: parlamenti bën ç’i dikton qeveria apo më saktë, kreu i saj i gjithpushtetshëm. Përvoja e muajve të fundit na e forcoi edhe më tej bindjen për këtë.
Presidenti
Përsa i takon presidentit, dallojmë pak a shumë dy tipe qeverisjesh: republikë presidenciale,(apo dhe gjysëm-presidenciale) dhe parlamentare, si kjo e jona që, rolin e presidentit e ka më shumë honorifik.Atë nuk e pyet njeri, sidomos me amendamentet e fundit që bënë kryministrat apo dhe kryetarët e partive, të shtyrë nga babëzia për sa më shumë pushtet. E vetmja detyrë e presidentëve tanë, që nuk ka të sharë, është shpërndarja pa kursim e titujve të nderit, medaljeve e dekoratave, por kjo është një çështje tjetër. Ne deshëm të ndaleshim sado shkurtimisht tek presidenti aktual, zgjedhja e të cilit befasoi jo vetëm politikanët e analistët por dhe atë vetë, i cili qe betuar e stërbetuar se, hë për hë, nuk do ta pranonte atë post.
Në tërë Botën, në vartësi të formës së shtetit, presidentët zgjidhen pak a shumë në dy rrugë: me votim të përgjithshëm nga populli, (republikat presidenciale) apo me shumicë votash në Parlament. Edhe në këtë procedurë kaq të thjeshtë, ne bëjmë përjashtim, përsa i përket presidentit të sotëm: atë nuk e zgjodhi as populli dhe as Parlamenti por kryeministri ynë në një darkë të shijshmë tek Pazari i ri. Kjo dihet e nuk po themi gjë të re. Ajo që vlen të diskutohet nuk është fakti se pse e bëri Rama këtë por si e hëngri këtë kokër ulliri Meta që njihet tashmë si politikani mëi shkathët e mëpragmatisti e që ia ka parë hajrin politikës, mbase më shumë se kushdo tjetër. Unë nuk e kam të vështirë ta kuptoj dhe këtë: ai akoma ishte në krye të LSI-së dhe priste që të fitonte më shumë vota por, më kryesorja, se shpresonte se mik/armiku i tij Rama nuk do të arrinte të fuste në Parlament 74 deputetë. Shumë shpejt ai e kuptoi hilen e bashkëqeverisësit/kundërshtar por qe vonë. Me metodat e veta ala-Fushe, Rama arriti ta ulë në qoshe e t’i mbyllë gojën. Atë që po bën e shoqja e tij si zor ta shqetësojë sadopak Ramën. Ai e ka treguar veten se nuk do t’ia dijë sado ta ngrejë zërin Monika dhe sido që ta etiketojnë atë, qoftë edhe hajdut e kriminel, siç ndodhi pak ditë më parë, në parlament e jashtë tij.Ai, madje, nuk pyet as nga goditjet me vezë, domate apo edhe me çizme.
Qeveria – Kryeministri
Arritëm tek institucioni i tretë sipas radhës, por numuri një sipas fuqisë vepruese, tek qeveria dhe Kryeministri. Po i marr bashkë se siç thashë dhe më lart, kreministri ynë arriti të bëjë zap jo vetëm qeverinë por dhe tërë institucionet e tjera. Kjo tashmë shihet qartë e pranohet nga tërë ata që merren me zhvillimet e brendëshme në Shqipëri, politikanë apo analistë qofshin. Mund të mos e kesh qejf Edi Ramën, apo dhe ta urresh, por këtë arritje nuk ia mohon dot.
Pavarësisht nga kjo, detyrohem të pohoj se ne kemi kryeministrin mëmegalloman e njëkohësisht mëkaragjoz në Botë, qëllimi i vetëm i të cilit është të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Për këtë ai është gati të bëjë çdo gjë: të shëmbë monumente kulture, të mbushë vendin me kanabis, tëvejë në takime me popullin me brekushe, të shkojë në ceremonira zyrtare me atlete, paçka se disa shefa protokollash e kane kthyer mbrapsht siç kthen në shtëpi mësuesi nxënësin e parregullt.Por ai, siç thamë, as që do t’ia dijë për tërë këto dhe vazhdon i qetë qeverisje/mbretërimin e tij.
Organet e “diktaturës”:Prokuroria - Gjykatat -Policia
Një nga detyrat kryesore të shtetit ështëtë mbrojë rendin nga keqbërësit. Ndër institucionet apo organet që e realizojnë atë janë prokuroria, gjykatat dhe policia. Për të mos u zgjatur i mora bashkë. Jo rastësisht i quajta më këtë emër: Ne vërtet e përmbysëm diktaturën në fund të shekullit të kaluar,por kjo nuk do të thotë se jemi vend demokratik. Jemi tepër larg asaj. Edhe nga sa thamë më lart del e qartë se tek ne vendos vetëm njëshi, pra mund ta quajmë monarki, nëse do të kishte fituar referendumi i disa viteve më parë. Por, për nga mënyra e qeverisjes, ne ua kemi kaluar gjithë monarkive, sidomos atyre moderne konstitucionale, që gjallojnë akoma në Europën Perëndimore, ku monarku thuajse nuk ka asnjë funksion por ruhet si traditë, në rastin më të keq.
Fillojmë me Prokurorinë. Është thënë me të drejtë se ai që iku nuk bëri thuajse asgjë dhe i la dosjet e fryra ashtu si i gjeti. Po kjo që erdhi, në vend të tij, a thua se do t’i aktivizojëdot ato, duke futur në rrjetë të shumëpriturit “peshq të mëdhenj”?! Unë jam skeptik, jo duke pasur parasysh vetë prokuroren, që nuk e njoh fare. Por nisem nga dy tregues të thjeshtë: fakti që ajo pranoi atë detyrë në këtësituatë anarkie që po kalon vendidhe sidomos mënyra se si kreu betimin, më krijoi përshtypjen, në mos edhe bindjen se nuk do tëbëjëdot gjë. (Kam mendimin se ajo skenëështë unike në Botë, e denjë për të hyrë nërekordet Guiness).
Për gjykatatështë folur e po flitet aq shumë sa do të qe humbje kohe tështjellojmë ekzistencën formale të tyre. Ato dënojnë fukarejtë e nxjerrin të pafajshëm hajdutë, trafikantë e kriminelë. Madje, edhe ata që janë futur me kohë pas hekurave, bëjnë ç’është e mundur që t’i nxjerrin jashtë, siç edhe ka ndodhur e po ndodh. Kaq mjafton që funksionimi i tyre të konsiderohet krejtësisht mision i dështuar.
“Policia që deshëm, më e mira e këtyre 26 viteve”- ishte një sllogan i Ramës që përsëritet si refren gjatë gjithë viteve të sundimit të tij. Mbase qe dhe vazhdon të jetë i sinqertënë atë që thotë se vetëm një polici e korruptuar kokë e këmbë mund t’i shërbejë një qeverie po aq tëkorruptuar. Krerët kryesorë të saj ose u shkarkuan, ose u dorëhoqën, ose u zhdukën në një drejtim të panjohur, tamam siç zhduken vrasësësit e kriminelët.
Ndërkombëtarët
Për statusin që kanë, këta mund të mos i përfshinim në institucionet tona por, për hirë të së vërtetës, duhet të pranojmë se ata janë shumë më aktivë se tërë institucionet e tjera për të cilat folëm më lart. Nga një anë kjo duhet vlerësuar pozitivisht kur kemi parasysh dështimin gati të plotë të institucioneve tona. Por, kjo nuk përbën kurrsesi një dukuri me të cilën të krenohemi e ta përdorim për të përligjur gjithë veprimtarinë e organeve tona ligjvënëse apo ekzekutive, siç dëgjojmë vazhdimisht të flitet nga kryeministri. Në të kundërt, ky realitet është një turp për ne, se ata, ndërkombëtarët, nuk i shohim në rolin e përfaqësuesvë të vendeve përkatëse apo, tek e shumta, në atë të konsulentëve por nërolin diktues dhe llogari-kërkues. E kemi fjalën si për ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe për ata që na vizitojnë nga BE, SHBA, e shtete të tjera të fuqishme.
Në vend të mbylljes
“Do të bëjmë shtet, që ka munguar gjatë këtyre viteve të pas-Diktaturës, në mos edhe në gjithë ekzistencën e shtetit shqiptar…”- thoshte Rama ende pa u ulur mirë në karrigen e kryeministrit, ndonëse, siç u përpoqëm ta shtjellojmë më lart, realiteti flet për të kundërtën. Por ai, pa u skuqur e zverdhur, vazhdon ta përsërisëkëtë sllogan edhe në ditët tona, ndonëse jo vetëm Opozita por dhe tërë analistët, më përjashtim të “kazanit të vet”, ia kanë thënë e po ia thonë përditë. Apo, mos e kemi gabim ne, se mbase ai e ka pasur dhe e ka fjalën pikërisht për një “shtet pa shtet”, se vetëm kështu ai bën ç’të dojë,pa i hyrë gjemb në këmbë, duke ia kaluar çdo diktatori e monarku?! Mbase!?
Nju York, 3 shkurt 2018


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...