Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/11

Cikël poetik nga Esat Loshaj



Të pata thënë


Të pata thënë moj
Sëmurë më kanë
Ethet e fjalës
Në pluhurin e harresës


Ti e sfidoje
Buzëqeshjen hyjnore

Unë i krisur
Ti mëlmesë
Je për mua
Këngë e shpresë


Epitaf

Nëse vdes
Vdes me mall
Syrin e lë hapur
Të djegur qepallë…




Shpirtkitarë(Jusuf Gërvallës)


Aromë trandëfilash
Gjaku yt kundërmon
Në truallin e stërgjyshërve…

Rilindje agimesh
Për fisin tënd

Fjalët pëllumbishte
I lë në altar
Kanjushverdhi ynë
Shpirtkitarë


Rreze diell 

Ismet Qorraj - hero- (1968-1989)

Tokë Kosova djep që t'rriti
të ushqej me dashuri
për t'luftuar si shkabë mali
O flamur në lartësi
Lëgjendë gjallë trim me fletë
Qarrabregas luleborë
yll i ndritur shtatëlartë
ishe mbret me kurorë
Pavdeksinë e firmose
me thurime këngë epike
hallall gjiri i nënëlokës
jo për nam as për karrigë
Kënga pak është për Ty
Hero yni kapedan
T'i ke hyrë në histori
ne zemër të popullit vigan
je simbol i dritë henës
gjakë pastër diellor
luftëtari i lirisë
trim hero - madhështor!....


Frikë nga fjalët 



Guximin e fjalës ende s’e kam marrë,

kam frikë se ajo po më vret,

sigurinë s’e kam kur duhet vare,

herë- herë më rri urtë e më shumë më flet.



Një fjalë mund të më shpojë si halë

e shumë të tjera më tresin si lumi,

s’e di ku duhet të ndalem,

do të jem i mjerë apo ai, fatlumi.



Mendimet më kanë fashitur fare,

mbi vargje eci, si nëpër teh shpate,

këmbësor jam dhe shihem si n’dritare,

udhë më udhë, i valerësuar fare.



Sikur ta dija për ku jam nisur,

falë i kisha, falë, të gjitha fjalët

dhe do të rrija me shpirtin tim të molisur,

po lulja s’është lule, po s’i pati petalet



Ah, të kurorëzohem me trimërinë,

fjala të flatërojë, mbyllur po më vret,

ta them atë që brenda po më ngrin

e unë pastaj ta shpall veten mbret…!



Poezi  



Sa herë mbushesha me të keqen,

tek ti zbrazesha, poezia ime,

sikur ndjehesha më mirë,

si zog kaltërsive n’fluturime,

mike më mbete, e dashur intime,

nuk të ngarkova me stërkeqen,

as njerëz nuk përfola kurrë,

me fluturat zihesha si i vogël,

me diell e hënë tash si burrë.

Lulet i kam pjesë jete gjithmonë,

kryefjalë i kam në vargënim,

tregues është e bukura e dheut

me kurorë mbretëreshe në kokë,

me fustane të bardha si bora,e imja,

flokëzeza, syshqiponja, belholla.

Mat e ç’mat fjalët, m’ikin netët.

Eh, sa netë më ikin për një poezi!

E di për ku jam nisur,

udhën marr për të dalë malit,

kur pikë i vë zbrazjeve të mia,

lirohem nga një ankth i rëndë,

gëzohem për një lindje të re,

si nëna që gji i jep djalit …!



Korrespondencë



Asnjëherë në jetë,

edhe në tatëpjetë

nuk kam dyshuar për dashurinë,

se zemër e shpirt t’i fala

për këtë jetë.

Vështrimi i syve të tu

më bën me krahë jete

n’fluturim pandalur jepem

zëri yt, burim për suksese!

ndjenja na lidhi që të dy

në Prishtinë,

në një kafeteri,

kur u pamë sy më sy…!



Lotët e zemrës


Dhembja është sinonim i zemrës

ku s’ka dhembje kurrë,

por digjet zjarri i dashurisë,

s’mund fluturojnë shqiponjat,

përleshjet e shpirtit përplasen

hullive të ballit tonë,

mosha jonë është moshë murgu,

në trutë tona ka çelsa burgu,

në male është rinia e blertë,

në gjokset tona një det,

e detarët me valët kanë miqësi,

me dhjetra e qindra vjet,

fytafyt me përbindësha vetmie,

me vëllezër e miq e shokë,

të pandashëm as sot as kurrë,

ata të ofrojnë pakëz diell shprese,

por asnjë kokërr grurë…!

Këngët ne i rrahëm me thupër thane,-

më pati thënë një mik dikur,

që atëherë shumë ujë ka kaluar nën urë,

se një fjalë nga mërgata ‘e fola shqip

as unë, as nënëmadhja e lumnueme,

unë, të gjithë ata që u rrahën me kamzhik,

i ruaj në zemër,

i marr në mbrojtje, si më i miri mik…!



Të pata thënë



Më pak se katër vite

të njoha, s’të harrova dot,

unë, mesoburrë i thinjur,

s’të ujita gjer më sot.

Freskinë e ke ruajtur,

nurhijshmja e parreshkur,

në zemër e shpirt

thellë më je ngjeshur.

Sa të dua nuk ta them,

e ëmbla, mjellmë moj,

metaforë e vargëzimit,

kam frikë mos të lëndoj.

Herët ta vura kurorën

e të shkova në sy,

kur ta shtrëngova dorën,

e gjithë bota ishte aty.

Të gjitha gjuhët i fliste dashuria,

të pata thënë mike: Ditën më je diell,

natën hënë, mbreëreshë në qiell,

ti, më je fanar i rrugëtimeve të mia..!

MALLI MË MORI 

Malli më mori
për ty, Kristinë,
për ty, Rozafë.
Kalaja më thërret.
Bedenat e saj
si hullitë në ballë,
e shkallët  e mermerit
nuk pushtohen gjallë,
se yjet e qiellit ndriçojnë
me shekuj me radhë.
Malli më mori
për ty, Kristinë,
për ty, Rozafë.
Kalaja më thërret,
më mbledh në gji,
Shkodra plot diell
na ngroh në kaltërsi.




DËSHIRAT SI DËSHIRAT 

Pas luftës lindën shumë dëshira
për t’i puthur në ballë të rënët,
takime gëzimi me të kthyerit
nga burgjet e gjyqeve të pista.
Mikpritjen e të zhdukurve në mal,
ledhatimin e fëmijëve bonjakë
në tonin konak.
Në çdo derë t’invalidëve të luftës
shumë dëshira për një dëshirë,
në truallin tonë të lirë.
Një të jemi për jetë e mot,
në  botën e rilindur, pa re,
filizat të rriten të lire,
dëshira më e madhe për ne.
Pas luftës së gjatë
në paqe jemi sot,
qielli ndrin si ar,
zemrat mbushur gaz plot.
Për botën tonë,
paqja dritë e nur,
shqiponjës i jep krahë
në të gjaktin flamur…!



ANKTHE ZENE 



-Teatrit  Istref Begolli, Pejë –


Luleborë qëndron buzë lumit,
bukuri përrallore kokëlartë,
fole e artistëve, miqve të kulturës,
ti, tempull i fjalës së artë.
Eh, sa lojëra me vajin e burrit
u luajtën me zell te ti
për ngjyrat e flamurit.
Pa kur fëmijët performonin
me buzëqeshje fëminore gjithë pranverë,
skenës sate i dhanë hare
e tinguj emocionesh flatruan në erë.
Gjithçka këto vite ke përjetuar,
ndaj  prite, prite këtë motmot,
frymën e zënë për ta çliruar,
pas kaq e kaq gjak e lot.
Këtu s’ka vend errësira,
intelektualë,artiste, poetë,
protestën e kanë mbushur me jetë.
Kjo do të shpërthejë si vullkan,
i lirë është teatri anembanë.
Obobo, m’u në zemër të Europës
po sytë ç’na panë?
Shporru prej këtu, uniformë e zezë
e mos ia ndal diellit atë rreze…!



E  DJESHMJA SOT NESËR  (Eqerem Çabejt)

Fjala fjalës etimonin i kërkon,
për Vjosën, Shkëlzenin a Valbonën,
Sinjalgjelbërti,  Eqerem!
Mjeshtria e mjeshtri, dallojnë pak,
leksikografia, pedagogjia, historia,
skalitja, gdhendja,latimi.
Planetyni birin e vet pret,
këtë e dinë lulet n’pelerinë,
burrat presin burrat,
emër e mbiemër krenarie,
dritë qiriri, festë dollie.
Poetit, çfarë i mbetet?
Çdo shkronjë e fjalë
ligjërojnë çabejançe
kalojnë hapësira të pamata,
luginat, malet, qiejt e detet.
Fol një fjalë,
sot, he, burrë,
në gjurmime albanologjike
mos rri strukur.
Por dhe heshtja flet shumë,
prej teje fjalët i mësuam
nga lindën e si udhëtuan.





DISIDENTI 

E lanë pa konak e oxhak,
si çunak e rrahën me dajak.
Edhe kur u bë plak,
pak e nga pak
gjysmën e trupit
ia skuqën  gjak.
Edhe pse asht e lëkurë,
kurrë nuk u bë urë.
Kapërceu çdo krizë,
për të mbetur flamur në shtizë.
Dhe pak e nga pak,
sot e kësaj dite thonë,
ata që në sy s’kanë kapak:
-Rrahjen e pati hak!






  
Emri

Esat Loshaj
Adresa

Asllan Qeshme, nr. 6, 30000, Pejë, Kosovë
Numri i telefonit

044/328-719



E-mail

e.loshaj@hotmail.com
Shtetësia

Shqiptar i Kosovës

Data e lindjes

03.10.1954


Përvoja e punës
dhe aktivitetet


Data (prej – deri)

1990 –
Lloji i biznesit, organizatës apo sektorit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës për Tregti, Hotelieri dhe Turizëm
Pozita

Kryetar i Degës
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore

Mbrojtja e lirive sindikale dhe mbrojtja e punëtorëve në punë në këto tri fushëveprimtari


Data (prej – deri)

1994 – 1996
Lloji i biznesit, organizatës apo sektorit

Ansambli teatror dramatik “Ndrekë Luca”, Pejë
Pozita

Themelues dhe kryetar
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore

Menaxhimi i trupës teatrore dhe aktiviteteve të këtij ansambli



Data (prej – deri)

2001 – 
Lloji i biznesit, organizatës apo sektorit

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës
Pozita

Anëtar
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore

Pjesëmarrës në simpoziume, kongrese dhe aktivitete tjera të natyrës letrare e artistike


Data (prej – deri)

2003 – 2005
Lloji i biznesit, organizatës apo sektorit

Shoqata e punonjësve të artit dhe cultures “Harmonia”, Pejë
Pozita

Themelues dhe kryetar
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore

Organizimi dhe implementimi i aktiviteteve të artit dhe kulturës


Data (prej – deri)

2003 – 2005
Lloji i biznesit, organizatës apo sektorit

Kompania ndërtimore “Iliria”, Pejë
Pozita

Drejtor general
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore

Menaxhimi i punonjësve dhe aktiviteteve të kompanisë


Data (prej – deri)

2008 –
Lloji i biznesit apo sektorit

Asociacioni ndërkombëtar i poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve “Pegasi” – Kosovë dhe Shqipëri
Pozita

Anëtar
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore

Pjesëmarrës në simpoziume, kongrese dhe aktivitete tjera të shoqatës


Data (prej – deri)

2009 –
Lloji i biznesit apo sektorit

Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës
Pozita

Kryetar
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore

Menaxhimi dhe organizimi i aktiviteteve të shumta, si: orë letrare, promovime librash, organizimi çdo vit i takimeve letrare tradicionale mbarëkombëtare “Peja poetike” (2011 - ), organizimi tradicional letrar “Flaka e janarit”, kontaktet me organizatat simotra në të gjitha trevat shqiptare, etj.

                                                                    
Jam marrë prej 40 vitesh me gazetari, eseistikë, kritikë letrare, recensione librash, redakturë, aktrim dhe regji. Në vitin 1995 kam bërë regjinë e dramës “Takimi i ores 9 të mbrëmjes” të Ernest Koliqit. Shfaqja ka marrë pjesë në festivalin e teatrove amatore në Prishtinë në po të njëjtin vit dhe është shpërblyer me mirënjohje, si dhe ka marrë çmimin për aktoren më të mire në rolin kryesor (çmimin e ka marrë aktorja Rudina Zhara, e cila tashmë prej vitesh është aktore profesioniste).

Krahas aktiviteteve të shumta, vlenë të theksohet iniciativa ime për peticionin e vitit 2000 për lirimin e Teatrit të Qytetit të Pejës, i cili ka qenë i uzurpuar nga KFOR-i spanjoll. Me mbi 100 nënshkrime të mbledhura të njerëzve të artit dhe kulturës kam arritur që ta liroj teatrin e qytetit. Teatri profesionist i qytetit “Istref Begolli” në vitin 2008 më ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe afirmimin e teatrit të Pejës.

Rregullisht kam marrë pjesë në takimet e teatrove amatore në nivel të Kosovës, të mbajtura në Ferizaj dhe Prizren. Jam mik i të gjitha teatrove profesioniste në hapësirat shqiptare dhe më gjerë.

Shpërblimet dhe mirënjohjet që kam marrë janë të shumta, prej nivelit komunal, regjional, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Jam autor i katër veprave letrare me poezi: “Qëndresë”, botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë (1993), “Me diellin në duar”, Medaur, Tiranë (1999), “Sytë e ditës”, Rilindja, Prishtinë (2000) dhe “Lisnaja e gurit”, SHSHP, Pejë (2013).


Shkollimi dhe trajnimet

• Data (prej – deri)

Shtator, 1968 – Qershor, 1972
• Emri dhe lloji i organizatës ky është kryer shkollimi dhe trajnimi

Shkolla e Mesme “Vëllezërit Frashëri”, Deçan
• Drejtimi

Gjimnaz i përgjithshëm
• Titulli i kualifikimit

Diplomë e shkollës së mesme




• Data (prej – deri)

Shtator, 1972 – Qershor, 1976
• Emri dhe lloji i organizatës ky është kryer shkollimi dhe trajnimi

Shkolla e Mesme e Ndërtimtarisë “Shtjefën Gjeçovi”, Prishtinë
• Drejtimi

Teknik i ndërtimit të lartë
• Titulli i kualifikimit

Diplomë e shkollës së mesme


• Data (prej – deri)

Tetor, 1979 – Qershor, 1982
• Emri dhe lloji i organizatës ky është kryer shkollimi dhe trajnimi

Universiteti i Prishtinës
• Drejtimi

Gjuhë dhe letërsi shqipe
• Titulli i kualifikimit

Bachelor

Shkathtësitë dhe kompetencat personale


Gjuha amtare

Shqipe

Gjuhët tjera



Serbe
Në të lexuar

Shkëlqyeshëm
Në të shkruar

Shkëlqyeshëm
Në të folur

Shkëlqyeshëm



Shkathtësitë dhe kompetencat sociale e organizative



Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim dhe organizim. i gatshëm për punë në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Aftësi për të komunikuar informata në mënyrë efektive dhe të saktë, verbalisht dhe me shkrim, marrë parasysh përvojën në fushëveprimtari ku komunikimi është me rëndesi të veçantë.  Gjithashtu kam shkathtësi të shkëlqyeshme në menaxhim, pasiqë kam pasur dhe aktualisht kam pozitë udhëheqëse dhe menaxheriale.

Shkathtësitë dhe kompetencat teknike

.

Shkathtësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, në Microsoft Office (Word, Excel, Power Point), dhe Internet.
Shkathtësitë dhe kompetencat  tjera



Vetëmotivimi dhe vetëiniciativa në punë.
 Përgatiti :Flori Bruqi


Tregim nga Përparim Hysi(Pse ma gavnjeve cucën,dhaskal?!)

Image result for perparim hysi


Nga  Përparim   Hysi

   Aha,- shpotiti sa më pa, - të kishnjam kërkuar në qiell dhe ja tek të gjeta në tokë. Se e di si i thonë kësajta, për meselenë ta kishnjam fjalën, i thonë, or tynjatjeta: ja  sheshi, ja mejdani, hidhu Muço Kapedani! Epo këtej nga ne, kur nxjerr fjalën, duhet t'i vësh dhe kokën. Se ja, ta zushë atë Muçon,  me demek, Kapedan nuk qe fare,po, kur e ftojnë të dalë në mejdan, e kanë si me qesendi. Shkurt e qesndisin ( e tallin). Epo si çdo rop që ka shtëpinë e tij,edhe fjala do "konakun e saj" që të qindrojë, se, ndryshe, nëse nuk e vë në "konak", aha e   merr era dhe humbi  si sëpata pa bisht.
Që ta paç fjalën për atë Muçon, na vajti  në dasëm. Por dhe në dasëm duhet të gjesh vendin tat që të ulesh. Muçoja na qe ulur pak jangllësh. I thonë:- Jo aty, se ai vend është për dajon  e dhëndrrit. Aha,- tha Muçoja,- nuk jam nga ata që ndërroj vend una,se njëherë e hëngra atë"pshesh"(përshesh). Se ndrro këtu e ndërro atje dhe, që thuaj ti, të keqen Muçoja nja nëntëmbëdhjetë herë ky zanat. Kur u mbushti konaku plot (derexhe e madhe:gjithë ai konak),njëri nga dasmorët e pyet të zotin e dasmës:- Të madh e paske këtë konak,por sa metro katrore e ke?
Pyeti qyja dhe,pa e lënë të zotin e konakut të fliste, ia priti Muçua:
-Nja 19 bythë i numërova vet,shto dhe këtë dhe bëjnë 20 metro katrorë!
Të ftuarit ranë përmbys nga përgjigja e Muços. Ja,kështu,  mor evlat!
                                                        *    *    *
I shkreti Muço: qe djegur nga qulli dhe po i frynte kosit. Bela e madhe. S'e hante më MUÇO-ziu atë koqe ulliri. Por dhe dajua donte vendin e rëndë,sipas terbieteve që kemi den babaden nga anët tona. Hall i madh. Si puna e atij filxhanit pa bisht: që ngado ta zëshë, të djegë dorën. Por, or  dhaskal, unë jam që nga koha e turkut dhe këta, turqit, thonë:-S'ka iksan pa noksan! E kanë thënë si e kanë thënë, por u gjet dhe "ilaçi" për ta shkulur Muçon nga vendi. E kishte patur në xhep këtë "ilaç" njëri nga dasmorët që e njihte me dhëmbë e dhëmballë këtëna, Muçon.
Tek matej ta vazhdonte muhabetin, ia dha  të qeshurit. Mua  m'u duk se qeshi kot, por ky,xha Myrtja,nuk qe nga ata që qeshte kot.  Dëgjo, dhaskal,e di si themi ne, në fshat:"  Qenin që e rreh që  kulish,edhe, kur rritet, ta ka frykën". Epo aty ta kam llafin. Ai,boti që e njihte Muçon mirë,e dinte që,qy Muçoja,kishte frykë veç nga Shabani. Dhe ç'bën firauni. Bën sikur del përjashta dhe,pasi u vonua pak, kur rihyri tek konaku, e lëshoi atë"ilaçin" që kishte fshehur në xhep.
- Hapini pak vend Shabanit,- tha. Muçua,sa dëgjoi emrin e  Shabanit,frrap ia bëri nga vendi dhe frymën jashtë. E kish rrahur që kulish,dhaskal! Dhe shkoi e vajti: ia vunë atë paronomin: Muço Kapedani!
                                                     *     *    *
E mblodhi pak veten dhe qe bërë pak si"gjak e dhjamë", kur i thonë fjalës apo shend e verë. Ëhë, trapita pak si larg, tha:- Nuk është kjo arsyeja që të kërkova në qiell, dhaskal! Këto që zbraza deri tani janë si ajo cerga e merimangës:e end dhe e merr era. Por llafin që do ta them imëni(tani),është pak i rëndë dhe pazarin e ka të  shtrenjtë.Është nga ato fjalët që, edhe kur ta thonë në vesh, duhet t'i vësh kapak veshit që mos dalë. Se del fjala, por tak dhe vete i zoti  i fjalës drejt në hapsanë të keqen xhixhai tyja.
Por bujku, që thuaj ti, dhaskal, zgjedh farën,  pastaj mbjell arën. Unë vërtet jam nga koha e turkut,por qy,dushmani, nuk pyet as për moshë dhe as për Sulo-be. Por ti je i biri i atij burri (e kish fjalën për timatë) që m'i ka shokët të rrallë dhe ndaj po të llafos,ashtu si në vesh. Eh, që ta kamte fjalën, digjoj una atë cucën e timbiri që i thoshte së ëmës:- Moj mama i ke arritur partizanët tija?
Jo,- tha e jëma.Po pse pyet?  Po ja sot,profesor Papi (jam unë) na tregoi që partizanët vetëm bukë me qepë e djathë hanin,ndyshe nga ballistët që nuk linin pulë në kotec. E digjova me këta veshë,por nuk u ndjeva unë.  Se nuk merrem me çilimiqër una. U more me çilmiqër  , epo është si të qethesh me shelegë.Të qethesh me shelegë,po zë gërshëra dhe, o burra,- thashë,- të gjej atë presorin se ia tregoj zanatin una.
Kujt ia tregon ato përralla ai? Po una i kam parë me këta sy partizanët: jo të ngrënë që bënin, po të gjenin,(se me forcë, pse do gavnjej, nuk merrnin gjë). Po ça ta njac, xhanëm! Do e them këtu dhe të mbesë këtu,se,sado që jam nga koha e murtatit, ky dushmani atje, në Tiranë, aha: i mbledh  me dushk e lëpushkë. Imëni kurrizi im nuk  mban më dajak,por dhe gavnjeshtra nuk duroj. Do  të tregoj,ç'kam  parë me sy,por ti nuk do ta bësh këmborë për fshatin.

                                                 *      *    *  
Ka qenë kështu natëshëndreu. Errur, pa errur mirë. Aty nja pesë partizanë. Epo nga lufta vinin, s'është se kishin dalë për salltane. Erdhën dhe drejt e në shtëpinë e Sadushit. Sadushi qe më i kamuri i fshatit. Pse tek unë do vinin, që,po të binte miu, thyente kokën. Shkuan tek Sadushi, që thuaj ti, por dorën në zjarr nuk e vë dot, në i priti  me dorë në zemër a nga zorbelaja. Se plaçkat e barkut tjatrit nuk ia sheh dot.Una po e kam huq: po nuk ma pa syu një gjë,aha nuk llafos për të.
I priti Sadushi dhe, kur e shoh që hapi lesën time dhe drejt e tek una. Dhe më thotë, o dhaskal :-Ore Myrte, dua një mëndje nga tyja una?
- Po fol e qesh, o Dushi,- i thashë. I pe ata partizanët që erdhën tek una ti? -I pashë,o Dushi, i pashë. Ore mirë i pe dhe në shtëpi i kamte,por nuk di si të bëj? 
Po për çfarë më pyet,o DUSHI? E kam, hallin,- tha,- se nuk më ndodhet qepë në shtëpi dhe të ther gjelin,- vallë e hanë at,se,- thonë,- se vetëm bukë e qepë hanë? Dhe ndonjë sapllak me dhallë.
Qe njëçikë si me të ngecur,kjo punë  e Sadushit, se jo vetëm e hëngrën atë gjelin, po bënë këmbë dhe nuk luajtën as të nesërmen. Epo gjetën shtëpinë e priftit,- kur thonë. Ja,kështu, ka qenë kudo:qoftë me partizanët, qoftë me ballin.
Epo  nuk mbaron me kaq kjo mesele. Se i priti Sadushi, por se ku kish vajtur dhe paska thënë:- Qenë andej nga unë ata partizanët, por na mbushën me morra!
Kaq paska thënë Sadushi,por na i kish dëgjuar këto llafe një far Rexhepi. Ky,Rexhepi, nuk kish as shtëpi dhe  as katandi,por veshët  pipëz,pa dhe gjuhën të gjatë dhe këdo që shihte nga fshati, thoshte:- Qenë mbrëmë ata partizanët nga una,por më mbushën me morra! Hë këtu dhe hë atje, kur u vete fjala në vesh partizanëve. Që kështu e kështu një far Rexhepi që as shtëpi ka(një kasoqe sa nxinte dy ropë) dhe nuk ka as kokrrën e krypës, thotë poshtë e lart:-Na mbushën me morra! Një nga ata partizanët, më i madhi (nuk zotohem dot, në qe komisari a komandanti), paska urdhëruar dy partizanë:- Gjejeni dhe çojeni në shtab! Kjo "çojeni në shtab",paska qenë si parrullë aso kohe që, siç u morti vesh, do të thoshte: pushkatoheni! E më t'i venë, or dhaskal, aty afër asaj "kasoqes" dhe e thërresin me  emër:- O Rexep dhe,sa doli nga kasollja, më t'ia mbajnë me nja dyplumba dum-dum drejt e në baliskët. Iku si sëpata pa bisht.
Ja,kështu  është e vërteta, dhaskal! Tani dhe vet u ngriç dhe ç'thamë, e lëmë këtu. Më përqafo dhe tëtat! U përqafova me xha Myrten  dhe me mendje  më ravijëzohej e gjitha ç'më tregoi, një copëherë më dilte ai,fatkeqi,Rexhep, që kish ikur për dhjamëqeni. Veç tjetër,e stisa tani këtë tregim nën mbresat e një filmit tonë nga koha e luftës. Sikur ta kisha pranë atë  xha Myrten, çfarë do më thoshte, vallë? Me siguri, që do revolothej  dhe do thoshte:-Aha, vetëm gavnjeshtra nuk dua una...

* e kam shkruar sipas të folmes së zonës.

                       Tiranë,  11 shkurt 2018

2018/02/07

Letër nga Amerika: Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri

Përshëndetje Profesorë të Nderuar,
Njerëz të tipit Bahtir Hamza apo të Bajram Dokas, i cili i paska vënë vetes spaletat e "akademikgjeneralit", përfaqësojnë në vetvete botën e shpifografisë. Shpifografia është antivlera më e bastarduar që ndot mjediset tona në mbarë trojet etnike. Por ajo bëhet edhe më e shëmtuar, kur vihet në shërbim të grekosllavizmit, armikut të betuar të etnisë shqiptare, kundër figurave të nderuara të kombit shqiptarë. Shpifësit do të vazhdojnë zejen e tyre të fëlliqur - shpifjen, ne do të vazhdojmë zejen tonë të nderuar - çjerrjen e maskës dhe demaskimin e tyre. Profesor Skënderi, Profesor Flori dhe Profesor Mehdiu kanë dhënë një kontribut të çmuar për demaskimin e këtyre zejtarëve me paha të madhe në fushën e shpifografisë.  
Shkrimtari dhe dramaturgu anglez Henri Filding [Henry Fielding -1707-1754], i njohur për humorin e tij jetësor dhe mjeshtërinë artistike, i vlerësuar si themelues i romanit realist, u ka lënë brezave pasardhës një aforizëm të shkëlqyer për zejtarin e shpifografisë. Ai thotë:
“Vesi nuk ka skllav më të poshtër, shoqëria nuk pjell maskara më të neveritshëm dhe hileqari nuk ka mysafir më të merituar dhe më të përshtatshëm sesa shpifësi”.
E përshëndes përzemërsisht poetin dhe shkrimtarin e talentuar Përparim Hysi për shënimin që i ka dërguar Profesor Florit.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

07 shkurt 2018

2018-02-07 0:25 GMT-08:00 

****

On Wednesday, February 7, 2018, 7:45 AM, meditime-pershtypje <noreply-comment@blogger.com> wrote:
meditime-pershtypje has left a new comment on your post "TURPI NUK KA BRIRË?": 

I dashur FLORI! Atë qafirin alias Bahtir Hamza e kam njoh përmjet shkrimeve të pista për personalitete me pontencë no fushëne politikës dhe në atë të letëresisë dhe arteve. Ka qenë kritizer i sëmurë dhe shumë vanitoz. Kudo veç villte dhe jargavite sa të ngrinte nervat,kur e lexoje. Nëse e vërteta është se ka përfunduar në psiqiatri, ka shumë arsye me e gjykue si njeri me bjerrje të rëndë në formim dhe aq. Ai asht i ligu që kënaqetë në perversitetin e vet. Dhe sa për këtë "gjeneralin që i ia k vendosur vet spaletat",Bajramë Doko, së pari po dëgjoj për të dhe është mirë që TRUPA AKADEMIKE me ia vendos kurfirin bash tek "Molla e kuqe" dhe të përfundoj si një rrobë e hedhur që nuk i duhet kujt. Plagjiatët, grafomanët dhe të "vetquajturit akademikë,poetë, shkrimtarë e lloj-lloj profanish të tjerë,janë ushtria më e rrezikshme alla Donkishtojane kundër FRONTIT TË MADH TË DIJEVE dhe VLERAVE MBARKOMBËTARE!

Tiranë, 7 shkurt 2018.

Letër nga Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni


PËRSIATJE PËR PARADOKSET E SHËTUARA TË DOKTRINËS DHE TË PRAKTIKËS SË "TOPTANIZMIT MODERN"
NË HAPËSIRAT E SHQIPËRISË ETNIKE DHE JASHTË SAJ

Klysh, zagar, qen e përtej, është ai që 100 herë brenda ditës i puthë në ballë sllavogrekët për një kolltuk për ta  nëpërkëmbur, sunduar dhe shfrytëzuar kombin e tij shqiptar, JO patrioti mëmëdhetar GAFURR ADILI, i cili 33 vjet i kaloi në ekzil  jashtë vendlindjes së tij të dashur-Kërçovës së SHQIPËRISË ETNIK, të cilit për shkak të veprimtarisë së tij patrotike atdhetare, pushtuesit sllavomaqedonë së bashku me kuislingët e tyre shqipfolës ia ndaluan kthimin në atdhe derisa  erdhi në krye të pushtet të qeverisë sllavomaqedone, ZORAN ZAEV, i cili, pa pëlqimin e  vasalit të tij, Ali Ahemti, bëri një veprim human dhe plotësisht të ligjshëm dhe të justifikueshëm  sipas të të gjitha konventave, protokolleve, marrëveshjeve dhe deklaratve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, duke e riatdhesuar GAFURR ADILIN  vitin e kaluar (2017).

Ali Ahmeti i tha jo riatdhesimit të Gafurr Adilit me “motivacionin” se “Gafurr Adili është qen i rrezikshëm që të kafshon pas shpine”

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...