Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/26

Fritz RADOVANI: Ndoci e Jolanda Gurashi ikën përgjithmonë



Image result for ndoci dhe jolanda gurashi

VDEKJA E MIQVE ASHT GJITHMONË TOPITËSE…

ATA ASNJËHERË NUK KANË AS MOSHË !..

Në rrugen e bukur të Gjuhadolit per me dale tek Dugajt’ e Reja, majtas janë disa nga shtëpijat dykatëshe të viteve 1900… Të rreshtueme bukur dhe me dyer me harqe…

Në krahun e majtë asht edhe dera e Kol Gurashit. Aty deri vonë banonin tre djelmët e të Nderuemit Kolë, Zefi, Shani dhe Ndoci. Vajzen e kishte të martueme në Tiranë. Një nga shtëpijat e njohuna në Shkoder per disa virtyte të paharrueshme. Kola u plak tue kndue! Një muzikant dhe njohës i zakoneve dhe traditave Shkodrane. Kur hapej ajo derë aqsa e vjeter dhe e nderueme, njeriu kishte perpara një shprehje: “Hajde mirse të pruni Zoti!”

Mikpritja dhe buzqeshja nuk i mungonin asnjenit, tue fillue nga plaku muzikant.


Ndocin e njoha nga vllau im Alfonsi rreth vitit 1954 kur u lirue nga burgu i parë…

Ma vonë miqsia u trash dhe pa hy nder tunelet e moshave, kemi vazhdue si miq nga lidhja prej pikturës, ku Ndoci kishte shumë eksperiencë dhe pasion per atë art. Merrej me zbukurimin e ndermarrjes dhe në kohen e lirë Ndoci, vraponte me pikturue nder bukuritë natyrore të Shkodres, e cila të joshte sa në një qoshe në tjetren. Kemi vazhdue bashkë me Ndocin dhe një grup piktorësh Shkodranë, liceun artistik me korespondencë.

Aso kohe Ndoci ishte i martuem me Jolanden, vajza e argjentarit Nush Paci, që ishte Baba i shokut tim të shkollës Pedagogjike të Shkodres, piktorit njohun Ferdinand Paci.

Ferdinandi mbasi perfundoi pedagogjiken, punoi piktor në repartin e pikturës dhe, ma vonë kur ne vazhdonim liceun me korespondencë, Ferdinandi perfundoi shkollen e Arteve në Tiranë, sigurisht nder ma të talentuemit dhe të pergatitunit e asaj shkollë.

Pjesmarrja e ynë nder ekspozitat lokale në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, ku drejtonte piktori Vladimir Jani, kishte krijue edhe lidhje miqsore mes nesh, ku Ndoc Gurashi ka spikatë per miqësi, bujari, edukatë, besë e pse jo edhe si artist.

Në vitin 1966 kur në Shkoder ne komunikonim në shumë aspekte, një ditë shkova tek shtëpija e Ndocit, dhe tue u ngjitë në shkallen që të çonte nalt në katin e dytë.., ndalova një moment dhe po veshtrojshe pamjen e bukur të kompanjelit Kishës së Fretenve…

Ndoci, më ftoi dhe shkueme tek një dhomë pune, ku Ndoci kishte punue pejsazhin që më terhoqi aq shumë vemendjen per realizimin e mbrekullueshem artistik. Ma vonë ai pejsazh u ba aq problem sa rrezikoj per Ndocin edhe t’ ardhmen e Tij… Kur Ndoci ka dashtë me e paraqitë në Ekspoziten vjetore, nuk kanë mungue dashakqijtë e Ndocit…

Mbas shumë debatesh e telashesh si gjithnjë… Ndoci e terhoq vepren e Tij.

Jam i sigurtë se ai pejsazh asht edhe sot Kryevepra e Ndoc Gurashit…

Në vitin 1969, mue më larguen nga arsimi dhe shkova piktor në fabriken e Mëndafshit.

Aty ishte llogaritare Jolanda (pra Landi) zonja e Ndoc Gurashit, një trashigimtare e saktë e Nanës së vet Luçijes, që trashigonte mbi të gjitha dashamirsinë vllaznore…

Mbas vitit 1975 kur fatkeqsisht Fedrdinandi humbi jeten në aksidentin e Thethit, Ata dhe ne i shterngonim doren njenitjetrit, po në fyt lidhej një ny.., që nuk u zgjidh kurrma!

***

Kam komunikue me Ndocin dhe Landin edhe vitet e fundit…

Me moshen gjithshka sa vinte e vështirsohej, perveç dashunisë së Tyne të pakufi…

Ruej kujtime…

Po, Kolë Gurashi në sofren e Ndocit dhe Landit… Nuk këndon kurrma!

Trashigimtarëve të Kolë Gurashit prej zemret i uroj jetë të gjatë e të lumtun!

Melbourne, 24 Shkurt 2018.

“Rrugëtimi Fatal” i Muharrem Blakajt

“Rrugëtimi Fatal”: “ godet fuqishëm në ndërgjegjen tonë, për të na e përkujtuar edhe njëherë se sa shumë, sa gjatë e sa padrejtësisht ka vuajtur ky popull, se sa shtrenjtë e ka paguar e sa shumë është flijuar, për të jetuar i lirë dhe sovran në tokën dhe nën qiellin e tij. Libri, edhe njëherë, na i përkujton përmasat e sakrificës dhe të flijimit, që ka bërë popull shqiptar, për lirinë e vet dhe të vendit të tij, ndër të cilët është edhe i vëllai i vet autorit , Xhemail Blakaj, icili edhe vdes në burg pas torturave çnjerëzore.



…Muharrem Blakaj, nëpërmjet rrëfimit në librin e tij, do të na evokojë episode dramatike betejash të zhvilluara në ato anë. Aty do të shohim një galeri të tërë luftëtarësh trima e të patrembur, përleshje të përgjakshme e rënie heroike. I tëri rrëfimi është autentik, është dramë e jetuar nga njeriu i asaj treve, i cili gjeti fuqi që të përjetësojë në veprën e të tij, dramën familjare dhe dramën e një pjesë të madhe të popullatës prej nga vjen.

Ndërsa autori M. Blakaj, përshkoi në pika të shkurta rrethanat nën të cilat vdiq i vëllai i tij, në burg pas torturave çnjerëzore që ishin ushtruar ndaj tij Blakaj shtoi se libri nuk është bërë kundër askujt dhe se tash kur e kemi fituar edhe luftën nuk kemi për qëllim hakmarrjen.

Në këtë temë u ndërlidh, Mustafë Xhemaili, i cili pasi përmendi se libri është një dëshmi historike, tha se Muharrem Blakaj edhe me këtë rast edhe si njeri, familjar e shkrimtar ka arritur të ruajë aspektin human, por se ligjet duhet të veprojnë dhe të dënojnë krimet. Jo vetëm në këtë rast, por edhe në rastet tjera që nga viti 1945, ligjësia duhet të merr rolin që i takon. Ai shprehi kënaqësinë që më parë ishte redaktor i tri romaneve të këtij autori.

Ndërsa, Sali Sefaj pasi përmendi se konsullata do të jetë përherë në shërbim të krijueseve, si edhe në këtë rast, duke përkujtuar se kur është vra Xhemail Blakaj ai vet ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Leskovcit dhe se kjo vrasje e ka shqetësua shumë edhe atë me shokë. Sefaj shtoi se autori, ka treguar jo vetëm trimëri por edhe burrëri kur i është qasur shkrimit të një libri të tillë. Ndërsa, veprimtari, Nysret Hajdari, tha se librin e ka lexuar dy herë dhe se vet Muharrem Blakaj edhe me romanet e mëparshme e edhe me këtë libër mbetet një lule e pavyshkur , sepse para se të shkruajë për familjen e tij, rrëfen për fatin e popullit të vet. Në bisedë u inkuadruan edhe disa nga të pranishmit tjerë në këtë promovim.

Libri monografik ka 186 faqe, përfshinë shumë faksimile, dokumente autentike dhe fotografi figurash që u flijuan për liri. Redaktor gjuhësor ishte, Sulejman Dërmaku, ndërsa realizimin kompjuterik e ka bërë Skënder Hajdari, ballinën Vigan Tafili, ndërsa shtypin “Dukagjini” i Pejës.

Sapo doli nga shtypi ribotimi i romanit “Paraardhësit” të Muharrem Blakajt

Ky romansier i spikatur në Zvicër, që ka botuar katër romane, thotë se mesazhi i “Paraardhësit” është: edhe pse populli shqiptar me shumicë ka përqafuar fenë islame, nuk e ka ndryshuar identitetin e tij kombëtar,- Blakaj, si edhe shkrimtarë të tjerë të suksesshëm në mërgatë, nuk kanë zënë vend të duhur as në shoqatat e shkrimtarëve e as në mediat e vendeve të prejardhjes, të shpresojmë « Paraardhësit » do ta thyejnë këtë tabu!

Nga Rexhep Rifati


Gëzon fakti se njëri nga prozatorët më të frytshëm e më cilësor, Muharrem Blakajt, sapo ribotoi romanin “Paraardhësit” botim i II-të ky nga shtypshkronja “Rozafa”, që sipas kolegut e shkrimtarit, Gani Mehmetaj: Jo vetëm që ka intrigë, por edhe : “që shquhet për veprim dramaturgjik të përshpejtuar, të mbanë pezull e të le pa frymë, sa që e ke vështirë ta lësh në gjysmë leximin.
Më ka fascinuar aftësia e depërtimit në botën e intrigave e të veprimeve të personazheve, më ka pëlqyer paraqitja e atmosferës, e lojës me detajin e zhvillimit paralel të ngjarjeve, veçmas më ka fascinuar shkalla e njohjes së botës së tyre ideologjike e të mendësisë. Ende nuk kam lexuar shkrim të gjatë apo prozë që e njeh aq thellë mentalitetin, psikologjinë por edhe fenë islame në atë shkallë”.

Ky vlerësim dele nga penda e një shkrimtari që jeton në Kosovë, ndërsa ne që jetojmë në një sht
et perëndimor, në Zvicër, me Muharrem Blakajn njohim mjaft mirë vlerat e tij jo vetëm si shkrimtar por edhe si njeri e atdhetar.

Do theksuar se Muharrem Blakaj, në Zvicër ka migruar për shkaqe politike. Por, pikërisht këtu e ka intensifikuar veprimtarinë e tij krijuese, veçmas me shkrimet në prozë. Brenda pak vitesh ka nxjerr në dritë 4 romane mjaft voluminoze: “Misioni sekret”, “Thesaret e humbura” , “Atentat brenda germës L” dhe “Paraardhësit”. E së voni edhe librin monografik “Rrugëtimi Fatal”.

Për të mësuar sado për jetën dhe veprën e këtij krijuesi të zellshëm, për lexuesit e portalit tonë prointegra.ch , zhvillova një bisedë me Muharremin:


Burgosja dhe koksifikimi dorëshkrimeve

Romansieri Blakaj, tregon se derisa ishte në Kosovë pati shumë peripeci nga okupuesi serb. Sepse, ata nuk i pengonte vetëm veprimtaria e tij politike, por edhe krijimtaria artistike. Ndaj edhe gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, ia konfiskojnë të gjitha dorëshkrimet, të cilat nuk iu kthyen asnjëherë. Kështu e shpjegon dashurinë e tij për letërsi e art:

– Letërsinë e kam pasur në qejf që në fëmijëri. Në shkollë të mesme policia më pati marrë në pyetje disa herë për shkak të hartimeve të mia me përmbajtje paksa «kryeneçe». Kam shkruar shumë në atë kohë. Kur në vitin 1979 më burgosën, mi morën të gjitha shkrimet që i kisha. Unë kam vazhduar të shkruaj. Por në vitin 1986, kur më burgosën sërish, mi morën sërish të gjitha shënimet. Kësaj here në mesin e teksteve të konfiskuara ishin edhe dy novela të mira («Besa» dhe «Balta me gjak») që i pata shkruar në atë kohë. Duke qenë se përmbajtja e teksteve të mia letrare kishte përmbajtje «subversive», siç vlerësonin në atë kohë. Në fakt ato kishin subjekt patriotik, ndaj edhe nuk kam mundur t`i botoja në atë kohë.
Hapja e dyerve në Zvicër

Nga ajo që thotë, Muharrem Blakaj, vetëm me ardhjen e tij në Zvicër gjeti fushëveprim të përshtatshëm:

-Deri me ardhjen në Zvicër nuk kam pasur rast të botoja ndonjë gjë. Këtu në fakt gjeta dyert e hapura për veprimtari të lirë. Vendimi për të lëshuar Kosovën dhe ardhur në Zvicër ka qenë shumë dëshpërues për mua. Pas një kohe të kaluar në burgje dhe pasi ma mbytën vëllain, Xhemalin (në burg politik), dhe unë po detyrohesha të ik dhe të marr familjen. Pra, brenda dy vitesh në familjen tonë po mbeteshin vetëm dy pleqtë, shpjegon historinë e dhembshme të familjes së tij ky autor, i cili ndërkaq që në veprat e tij përshkruan fatin e dhembshëm e tragjikë të shumë familjeve shqiptare.

Nga «Misioni sekret» deri te «Rrugëtimi Fatal»:

As rrethanat në Zvicër nuk i ofronin mjaft «brumë» për thurjen e prozës se tij që «kapte» disa tema nga realiteti ynë i hidhur, për këtë shkak edhe i duhej hulumtuar e gjurmuar shumë. Sepse për të parë dritën, sidomos tri romanet : «Misioni sekret», “Thesaret e humbura» , «Atentat brenda germës L» lypsej një qasje përplot gjurmime, qoftë duke hulumtuar dokumente, komunikuar me njerëz që ishin njohës të disa ngjarjeve dramatike të cilat shtjelloheshin në veprat e tij, që ishin të veshura me një vel sekreti. Sepse, veprat e tij sikur të çojnë edhe labirinteve më të errëta të regjimeve sadiste serbo-jugosllave dhe aparateve të saj të dhunës, siç ishte edhe UDB-a famëkeqe. Tematikë e letrave të tij janë kurthet dhe atentatet e kurdisura kundër patriotëve të shquar shqiptarë, përfshi edhe ata në mërgatë, siç Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka («Atentat brenda germës L»). Apo edhe përpjekjeve që ndërmerrte shërbimi sekret serb për ta mposhtur rezistencën e popullit shqiptar të Kosovës. Po ky regjim shtrinte rrjetin e tij edhe jashtë vendit, duke përgatit e kamufluar bashkëpunëtorë për ti dhënë një goditje sa më të madhe mërgatës sonë politike në shtetet perëndimore («Misioni sekret»).


Subjektet me përmbajtje policore

Në pyetjen se çka e ka shty që romanet e tij të kenë një përmbajtje kriminalistike e policore, ndonëse ato nuk janë tipike policore, Blakaj u përgjigj :

-Është fakt se në letërsinë shqiptare ka mungesë të kësaj proze, porse qëndrimi në burgje, mënyra e zbulimit që shërbimi sekret ish jugosllav i bënte veprimtarisë sonë, më ka lënë përshtypje të thella. Mund të them se ky shërbim ka qenë mjaft i fuqishëm, sidomos kundrejt veprimtarëve politikë shqiptarë. Nga ana tjetër ne, shqiptarët nuk kishim njerëz që do të punonin në veprimtarinë kundër-zbuluese. Dhe kjo më ka motivuar në një mënyrë t`i përkushtohem kësaj proze,- thekson Blakaj për të shtuar se:


-Kam lexuar edhe prozë policore të përkthyer ashtu si dhe vepra të tjera kushtuar veprimtarisë së spiunazhit në nivel botëror dhe shqiptar. Një nga veprat e pakta të letërsisë shqipe me këtë subjekt është romani i Nasho Jorgaqit «Mërgata e qyqeve”. Por rastet e rënda të dëmeve që ka shkaktuar në lëvizjen shqiptare shërbimi i zbulimit serb më kanë motivuar më shumë. Këtu hyn gjithsesi edhe rasti i vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Për këtë tragjedi të rëndë edhe sot e gjithë ditën kemi thashetheme të ndryshme, të gjitha të nxitura nga shërbimi sekret serb, jugosllav i asaj kohe. Në të katër romanet kam marrë subjekte që kanë në ndonjë mënyrë përmbajtje policore ose kriminalistike, por që nuk janë romane tipike, klasike policore. Ndërkaq që segmenti kriminalistik vetëm përvijohet në veprat e mia, si rezultat i njohjes dhe preokupimit tim me këtë segment,- konstaton shkrimtari.

Vahabizmi që rrezikon traditën

Nga autori mësojmë se ai edhe në librin e tij, «Paraardhësit» , si temë trajtimi ka një rrymë fetare që po përhapet edhe në trojet shqiptare, porse që edhe aty ka një personazh (serb) i cili punon nga prapavija për të vënë shqiptarët në lidhje me ekstremizmin islamik, duke i njollosur ata, pa dijen e tyre. Sa i përket tematikës së romanit autori nënvizon:

-Është fjala për vahabizmin ose silifizmin, që, siç kemi parë kohëve të fundit po rrezikon traditën tolerante të besimit te ne. Mesazhi i romanit: edhe pse populli shqiptar me shumicë ka përqafuar fenë islame, nuk ka ndryshuar identitetin e tij kombëtar. Ai ka përvetësuar vetëm fenë, por nuk ka përvetësuar mentalitetin arab ose tjetër, por e ka ruajtur thelbin etnik të vetin në çdo aspekt. Madje ne si shqiptarë nuk kemi zbatuar asnjëherë as të drejtën islame (sheriatin), ndërkohë që edhe sot e gjithë ditën shohim zbatimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit (ose kanuneve në përgjithësi), që vjen nga periudha paraislame,- konstaton autori.

Dy ditë më parë, në një ndejë kafeje, miku im Muharrem Blakaj, pasi i urova ribotimin, tha se falënderoj gjithë ata që janë marrë me librin, si redaktorët , recensentët dhe botuesit, e në veçanti Skënder Hajdarin, që ka bërë përgatitjen teknike të librave të tij.

Prozatori Blakaj, pas botimit të katër romaneve, botoi edhe një libër monografik, ku përshkruan përmasat e sakrificës e të flijimit të popull shqiptar, për çlirimin e vendin të tij. Libri me emërtimin «Rrugëtimi Fatal» përshkruan përmasat e sakrificës dhe të flijimit të popull shqiptar, peripecitë deri në ekzekutim të vëllait të tij Xhemail Blakaj, i cili edhe vdes në burg pas torturave çnjerëzore. Autori Blakaj, dallon edhe me shkrime më të shkurta në prozë, pasi është edhe lëvrues i mirë i tregimit.

E TËRA DUKEJ SI PAS NJË EKZEKUTIMI.

Nga Muharrem Blakaj : EKSKLUZIVE| Der Spiegel: Rrëfim për atentatin mbi Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën 1982



Nga Muharrem Blakaj
Vrasës të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane kjo masakër është kulm i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllavë dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre.
Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës. “BMW”-ja e gjelbër 316 dilte nga garazhi. Shoferi nuk donte ta kthente veturën në borë dhe vazhdon të vozisë prapa deri te udhëkryqi, diku rreth 40 metra. Kur ndalet vetura, nga një vend ndërtimi dikush lëviz nga krahu i djathtë i veturës dhe qëllon nga një distancë 3m në brendi të veturës. Një njeri i dytë gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj në veturë për t`u bindur se a ia kanë arritur qëllimit. Fqinjët e frikësuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur.
Ishte shqetësuese ajo që kanë parë banuesit e komunës së Untergrupenbahut të Hailbronit: Vetura vazhdonte të uturinte sepse shoferi e kishte këmbën ende në pedalin e gazit. Pastaj ai e lëshon si duket fraksionin dhe vdes. Kështu që vetura vazhdon të ecën deri sa i mëshon një garazhe përballë.
Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetësohet. Policia ka gjetur në veturë: Shoferin Bardhosh Gërvalla, 31 vjeç, jugosllav, i goditur nga 6 plumba, qëndronte i vdekur pas timonit, bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç, i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup, dhe Vëllain e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba. Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënime. Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: „Neve na vrau UDB-ja1“– policia sekrete jugosllave. „“
Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoleta të kalibrit 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: „E tëra dukej si pas një ekzekutimi.“ Është metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgarti Siegfried Hübner – duhet qëlluar me katër plumba; „tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj ri gjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse. Edhe kjo flet për UDB-në.“ Që shumë vjet grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste, jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Skenë e Shoot-out-it ballkanik ka qenë kohë pas kohe Republika Federale e Gjermanisë dhe policia ka qenë deri më tash e pafuqishme për t`i dhënë fund kësaj veprimtarie, edhe kur përgjegjësit kanë dalë në shesh. Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat janë vatër trazirash në shtetin shumënacional – dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë ua kanë drejtuar pistoletat vrasësit e shërbimit sekret. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit.
Për shembull: Kur shkëputet kroati Franjo Goreta nga shërbimi sekret jugosllav me detyrë për vrasje në Republikën Federale Gjermane dhe e vranë një oficer udhëheqës, Beogradi e nis një komando menjëherë për ta likuiduar atë. Ende se kishte kryer dënimin Goreta , kur njerëz të UDB-së ndërmorën një atentat, në të cilin Goreta shpëtoi për pak. Në procesin e këtij akti gjyqtari dërgoi një apel deri më tash të kotë drejt Bon-it. „Nuk mund të lejohet që në vendin tonë të kryhen vrasje të shteteve të huaja për t`i zgjidhur problemet e tyre të brendshme.“ Krahas kroatëve tashmë në shënjestër të shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera e fundit kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit: Prej shtetit shqiptar fqinj dhe prej shërbimeve besnike komuniste dirigjohet konflikti, mirëpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siç thonë politikanët e Beogradit.
Në fakt vetëm në Baden-Württemberg jetojnë diku 2000 shqiptarë, shumica prej tyre me strehim politik. Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherë u ankua konsullata e përgjithshme në Stutgart. Për
shembull, në pranverën e 1981-shit demonstruan shqiptarët në një demonstratë jo të rëndësishme, në të cilën ata kërkuan ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia. Ndërkohë demonstruesit e diktuan se dikush nga një shkollë jugosllave po i fotografonte, hynë disa brenda dhe pos fotografit ata e takuan edhe konsullin e përgjithshëm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata ua morën filmin, të cilin më vonë u detyruan ta dorëzojnë në polici.
Kjo mund ta ketë lidhur një zinxhir vdekjeprurës, se njëri prej të cilëve kishte hyrë në atë shkollë dhe të cilin me siguri e kanë fotografuar, ishte Bardhosh Gërvalla, ngasësi i veturës, i vrarë pranë Hailbronit. Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën e jashtme. Vëllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhënë një intervistë një gazete ditore, në të cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër shtetit jugosllav, ka qenë sipas njoftimeve të policisë edhe redaktor i gazetës „Zëri i Kosovës“ në ekzil. Bardhosh Gërvalla kishte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ka qenë aktiv sidomos në legjislacionin e punës për bashkëkombësit e tij. Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf Gërvalla.
Sidomos ai fajësohej nga konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë anëtar udhëheqës i „Fronti të kuq“ që luftonte kundër qeverisë jugosllave. Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale për mbrojtjen e kushtetutës. Edhe Jusufi ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, duhet të kishte qenë bashkëbotues i gazetës së ndaluar në Jugosllavi „Zëri i Kosovës,“ për të cilën ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpunëtor kompetent i të njëjtës revistë. Në murin e jashtëm të shtëpisë së vëllezërve në „Auf der Habichtshöhe 40“ e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrerëshe dhe një yll – ngjyrat e Kosovës dhe njëherësh flamuri kombëtar i Shqipërisë./FMimages Albania.
Titulli origjinal nga gazeta: Der Spiegel, 25 janar 1982 E TËRA DUKEJ SI PAS NJË EKZEKUTIMI.

Misioni Sekret - Muharrem Blakaj

Misioni Sekret - Muharrem Blakaj
Romani i titulluar „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj, është një vepër letrare që për nga motivi sjell një frymë të re në letrat shqipe. Autori për gjith gjat strukturës të këtij romani shpalon një dramë rrënqethëse e cila ndërtohët mbi fatin individual, familjar e kolektiv të një populli në rrethanat e një tragjedije të përmasave apokaliptike. Autori i këtij romani për temën e veprës së tij trajton punën e shërbimit sërb në vlimet politike të viteve nëntëdhjeta gjat përiudhës së fundit të luftës në Kosovë, dhe deri në përfundimin e saj.
Kapitulli i parë i këtij romani fillon me pasqyrimin e ngjarjeve të stuhishme të protestave dhe demonstratave përmes të cilave një popull i tërë si uragan, kundreshtoj aneksimin juridik të Kosovës, dhe suprimimin e autonomisë nga ana e Sërbisë. Në këtë konteks, autori përmes strukturës tematike dhe përsonazheve të vepres pasqyron angazhimin e tërë një makinerie dhe, të gjith segmenteve tjera, me këtë rast edhe të shërbimit sekret sërb, për t’a mposhtur rezistencën gjithpopullore, si dhe inspiruesit dhe organizatorët e tyre. Duke lexuar këtë vepër mund të pikaset forca motivuese, pjekuria dhe mbarështrimi kompozicional i veprës dhe në veçanti zhdërvjelltësia dhe pjekuria e autorit për të krijuar rrethana të efektshme, duke pasqyruar veprimet, rrethanat dhe metodat mbi të cilat vepron ky shërbim, autori arrinë që pikrisht përmes këtyre të demaskoj fytyren kriminale, abuzuese e të pamoralshme të këtij shërbimi policor. S’do mend, se pjesë e këtij shërbimi jan edhe disa shqipfolës, të cilët me vetëdije bëjnë lojën e djallit në dëm të kombit të tyre. Filli i ngjarjeve në këtë roman fillon në kryeqytetin provincial të Kosovës por, pëmes një artikulimi të mirë të ngjarjeve nga autori, spostohët sa në një vend, sa në një vend tjetër, duke pasqyruar gjith ato rrethana të jashtëzakonshme, gjithë atë tragjedi që shkarkohej mbi një popull nga pjesë të padukshme, veprime të nëndheshme, që shpesh herë i shohim para syve tonë por nuk jemi në gjendje t’i akceptojmë.
Krahas veprimeve që ndërmerr shërbimi sekret serb, për të mposhtur rezistencën që bëhët në Kosovë, atij i duhën njerz të përgaditur, njerz të kamufluar, për t’i dhënë goditje vdekjeprurëse mergatës politike shqiptare në Evropë, e në këtë rast në Zvicërr, aty ku përpjekjet për organizim politik ishin më të fuqishme se kudo. Përmes emisarëve të vetë, përmes misioneve sekrete, ky shërbim dëshiron të arrij qëllimin e përqarjes totale të levizjes politike dhe të rezistencës shqiptare. Pikrisht, një mision të tillë sekret, autori e pasqyron përmes këtij romani. Pjesë e misionit sekret të këtij romani jan protagonistët: Fer Gjergjlekaj ekspert i zbulimit me akademi policore të kryer në Beograd, Brankoviq Marinko i denuar me njëzet vjet burg për krime të rënda, Starqeviq Misha i denuar me shtatëmbëdhjetë vjet burg poashtu për krime, Milivojeviq Momqillo alias Moma i denuar për shumë delikte si dhunues dhe vrasës i vajzave të mitura. Zgjedhja e kriminelëve nëpër burgje, studentet vullnetar, të rinjët nga jetimorët dhe dërgimi i tyre në detyra speciale, ishin metoda të vjetra në politikën serbe.
Fer Gergjlekaj, përsonazh kryesor i romanit „Misioni Sekret“ pasqyron prototipin e mercenarit, servilit dhe njeriut pa moral në shoqërinë shqiptare. Edhe në kohën kur fillon kthesa e madhe për pamvarsinë e Kosovës ai nuk parapelqen të shkëputët nga vargojt e tradhtisë dhe krimit ndaj popullit të vet. Përmes protagonistëve të Ferit, Momës, Mishës, Nebojshës autori arrinë të zbulojë një labirint të tërë me plot të panjohura të shërbimit sekret sërb duke pasqyruar pikrishtë këtë shërbim si mekanizëm të krimit të organizuar, prostitucionit, drogës, pastrimit të parave të pista, kurdisjeve të atentateve politike dhe mafioze dhe në fund qërimit të hesapeve në mes tyre, për të humbur gjurmët e krimit. Këtu jan ndërlidhur jo vetëm ambasadat e shtetit jugosllav, por edhe strukturat më të larta të këtij shteti.
Do theksuar se romani „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj është një vepër e strukturuar dhe e ndërtuar mirë si në planin ideor, ashtu edhe në planin artistik. Autori përmes këtij romani është dëshmuar si mjeshtër i hollë i kompozicionit, lëvrimit të temës, dialogimit, përshkrimit të situatave etj. Gjuha e pastër, stili i thjeshtë, pa ngarkesa simbolike dhe metaforike, bënë që kjo vepër të lexohët me një frymë, dhe të mbahët gjatë në kujtesë!

MUAHRREM BLAKAJ : FTESË PËR PROMOVIM LIBRI DHE FILMI DOKUMENTAR


Image result for muharrem blakaj


From: Muharrem Blakaj <memi_1111@hotmail.com>
To: floribruqi@live.com <floribruqi@live.com>; Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Monday, 26 February 2018, 13:43:18 CET
Subject: FTESË PËR PROMOVIM,








Përshëndetje i nderuari z. Flori Bruqi

FTESË PËR PROMOVIM LIBRI DHE FILMI DOKUMENTAR
Në fillim të janarit 2018, doli nga shtypi romani “Paraardhësit” (botim i dytë), nga Shtëpia Botuese Rozafa. Në shkurt u realizua filmi dokumentar, kushtuar nënës dhe dëshmorit të kombit Xhemail Blakaj.
Për ti parë, prekur dhe ndjerë këto publikime artistike, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë manifestim, muzikaliteti i të cilave do të ju befasoj.
Manifestimi do të mbahet në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë, më 10 Mars, 2018 në ora 12:00
Hyrja e lirë
Kontakti:
Tel: 044 189 526
Viber: +41 78 401 89 00
Pjesmarrja e juaj do të me nderoj

Me shumë respekt; Muharrem Blakaj

*****



Muharrem BLAKAJ (06.01.1959). Lindi në fshatin Vrellë, komuna e Burimit (ish Istogu). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para në Pejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, e përfundoi në Istog. Po atë vit e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe.

Muharrem Blakaj për herë të parë burgoset më 14 dhjetor 1979, kurse për herë të dytë më 5 shkurt 1987. Herën e dytë në mungesë të provave e lirojnë, ndonëse një vit më parë UDB serbe ia kishte mbytur të vëllanë (Xhemailin), në burgun hetues në Pejës.
M. Blakaj, shkruan prozë. Sa ishte në Kosovë mblodhi tregimet e tij në një dorëshkrim me titull „Monolog i një komiti,“ dhe dy novela „Balta me gjak“ dhe „Besa“ me qëllim botimi. Mirëpo, gjatë bastisjeve të policisë në shtëpinë e tij, të gjitha dorëshkrimet i merren dhe nuk i kthehen asnjëherë.

Muharrem Blakaj, në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër. Ai deri më tani i ka botuar kudo në shtypin shqiptarë qoftë në diasporë apo në Kosovë, tregimet dhe fragmente nga romanet e tij.

Në shtypin shqiptar të diasporës në Zvicër, ka publikuar disa tregime. Është antar i Kryesisë së Shoqatës së Krijuesëve Shqiptarë në Zvicë



Veprat letrare:

1. “Misioni sekret” , roman, botoi Sh. Botuese “Rozafa”, Prishtinë 2004.
2. ”Thesaret e humbura”, roman, botoi SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2005.
3. “Atentat brenda germës L”, roman, botoi SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2007.
4. “Paraardhësit”, roman, botoi “KOMBI” (IKDFK), Prishtinë 2009.si dhe botimi i dytë nga Shtëpia Botuese Rozafa ,2018.

Muharrem Blakaj, bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër.

Letër nga Bostoni : Barometri diplomatik



Image result for mehdi hyseni

Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 Sot, Çamëria, të jetë prioritet për shqiptarët dhe për Evropën, jo Kosova e  pronarit Hashim Thaçi!

Ndërtimi dhe përcaktimi i  strategjisë së objektivave prioritare poltike  dhe diplomatike të Shqipërisë londineze me ilirë metet dhe me edi ramët në krye, nuk është fare i lehtë,  sepse Shqipëria në vend se të fokusohet në zgjidhjen e problemit akut  dhe të nxehtë të Çamërisë, është përqëndruar vetëm në Beograd, sesi Serbinë ta “pajtojë” dhe  ta “afrojë” me Kosovën.

Këtë e dëshmon edhe mbështetja e Dialogut të Brukselit (2011-2018)  nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit, në emër të “normalizimit” të marrëdhënive  ndërmjet Serbisë me Kosovën.

Mirëpo, kjo është  gënjeshtra më e madhe, që po  u bëhet shqiptarëve  si nga ana e lidershipit të Prishtinës, ashtu edhe nga ana e  Tiranës, sepse procesi 7-vjeçar i Brukselit nuk po zhvillohet për “normalizimin” e marrëdhënive mes  Beogradit dhe Prishtinës, por, për gjetjen e një    kompromisi politik serbo-kosovar për revidimin e statusit politik ndërkombëtar të Kosovës sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të  Kombeve të Bashkuara, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por këtë e konsideron si pjesë territorial të Serbisë.

Mirëpo, presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi (projektuesi dhe aminuesi i këtij dialogu), qe 7 vjet rresht e thotë të kundërtën, se   me hyrjen në këtë dialog, “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”!?

Mirëpo, praktikisht kjo ende nuk ka ndodhur, ndryshe, çfarë kuptimi dhe rëndësie politike ka vazhdimi i Dialogut në Bruksel (2011-2-2018), meqë sipas Thaçit,  Serbia de fakto dhe de jure” e pasksha njohur Kosovën? – Atëherë, pse, edhe sot po vazhdohet ky dialog? – Sepse, sipas presidentit Hashim Thaçi ( pikërisht në këtë vit ):“Fundi i dialogut  me palën serbe në Bruksel, do të sjellë një Marrëveshje   historike gjithëpërfshirëse ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë, që   do të ndodhë në vitin 2018, e cila do të rezultojë në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara " . (http://www.kosova-sot.info/lajme/247488/thaci-per-reuters-dialogu-do-te-perfundoje-me-anetaresim-te-kosoves-ne-okb/).

-Nuk ka asnjë dyshim se, edhe ky prononcim i Thaçit, është konstatim kuturu, pa kurrfarë  “tavani politik”, ashtu sikurse të të gjitha deklaratat e derisotme të tij (2011-2018)  si ish-kryeministër, se gjoja “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”!?

Sido që të jetë, Hashim Thaçi  me  vasalët e tij  “e ka hapur pazarin” me homologët e tij serbë të Beogradit, që postfestum pavarësinë e Kosovës, ta debatojë me Serbinë, ashtu siç po kërkojnë Moska dhe Beogradi, që me çdo kusht të zbatohet Rezoluta 1244 e KS-së së OKB-së, e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve të tilla të Hashim Thaçit, të Edi Ramës dhe të Ilir Metes, që të vazhdojë Dialogu i Brukselit (2011 – 2018), Kosova  më nuk është prioritet politik as për Shqipërinë, as për Evropën e as për bashkësinë ndërkombëtare, sepse më 17 shkurt 2008, është mbyllur zgjidhja e statusit politik të Kosovës. – Është shtet i pavarur dhe i supervizuar nga njohësit ndërkombëtarë  (Amerika, NATO dhe BE).

Pra, Kosova nuk ndodhet në plan të parë si prioritet i politikës dhe i diplomacisë së bashkësisë ndërkombëtare mbase, tanimë është e pavarur dhe nën mbikëqyrjen e Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së, që do të thotë se këta faktorë ndërkombëtarë garantojnë sigurinë, mbrojtjen dhe paqen e saj.

Prandaj, Kosova nuk ndodhet në kurrfarë rreziku, pavarësisht nga kërcënimet politiko-propagandistike të Beogradit dhe të Moskës, se dot nuk  do ta njohin pavarësinë e saj. Kjo është e mbrojtur nga Amerika dhe nga aleatët e saj evro-perëndimorë.

 Ata që kanë statusin e robit, nuk kanë bukë, nuk kanë shtëpi, as liri, as pavarësi, kanë prioritet, jo Kosova  e pavarur (2008-2018)

Shqiptarët e Çamërisë, të cilët,  për shkak  të gjenocidit dhe të dëbimit kolektiv  nga shtëpitë dhe nga toka e tyre stërgjyshore  nga ana e Greqisë fashiste  dhe kolonialiste, edhe sot e kësaj dite (1940- 2018) kanë ngelur jashtë vatrave të tyre si “nomadë”  nëpër shtetet e ndryshme të Ballkanit, të Evropës dhe të botës.

Ky  është problemi më i nxehtë dhe më i mprehtë, jo vetëm i Tiranës, por edhe i BE-së, edhe i NATO-s, edhe i Amerikës, edhe i OKB-së, që kërkon zgjidhje imediate dhe të drejtë politike, ligjore dhe humanitare.

Së pari, politika dhe diplomacia e kryeministrit Edi Rama, nevojitet që urgjentisht, të kërkojë një Sesion të jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ta vërë në “rend dite” shqyrtimin e çështjes koloniale të Çamërisë.

Së dyti, t’i ushtrojë kërkesë urgjente Uashingtonit zyrtar, që çështjen e Çamërisë, ta vërë në “rend dite” për debat, në mënyrë që, sa më parë të kthehen në shtëpitë  dhe në vendlindjen e tyre më 1 milion çamë.

Së treti, të njëjtën kërkesë urgjente, t’ia drejtojë edhe Bashkimit Evropian (BE-së), që të marrë të gjitha masat ligjore,demokratike dhe humanitare në përputhje me standardet dhe me normat për mbrojtjen e të drejtave  dhe lirive të njeriut, duke e detyruar Greqinë, që pranojë riatdhesimin e mbi 1 milion çamëve në  vendin e tyre, si dhe t’i përmbushë të gjitha kërkesat dhe kushtet e çamëve, që kanë të bëjnë me kthimin e pronave dhe me kompensimin e  tyre, duke mos harruar edhe reparacionet e luftës etj, që duhe t’i paguaj Greqia, e cila ishte në anën e koalicionit fashist.

Pra, sot, për  politikën mbarëshqiptare dhe atë  evrpiane dhe ndërkombëtare, Çamëria është prioritet mbi prioritet, sepse mbi 1 milion çamë, të dëbuar me dhunë, me reprezalje, me masakra dhe me terror spastrues etnik  nga juntat e regjimeve fashiste paramilitare dhe militare të Greqisë  (1940- 1944       ) me të drejtë po kërkojnë, që të kthehen në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore të Çamërisë së pushtuar nga Greqia.

Ka ardhur moment historik, që të gjithë shqiptarët si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE, të ngrejnë zërin dhe të vihen në veprim me të gjitha aftësitë dhe me kapacitet politike, diplomatike, ekonomike dhe  financiare, që t’i ndihmojnë çamët  për t’u kthyer në vatrat e tyre të braktisura shekullore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...