Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/12

JOZEFINA TOPALLI : LULZIM BASHA ËSHTË BLERË NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA

Të vëndosesh mbi PD rë kaq të zeza parash , ështe një detyrë immediate për ti dhëne një përgjigje . Po e takoj vazhdimisht zotin Berisha .

Ai përsëriti për të disatën herë , bashkimin e të gjithë faktoreve të PD . Një pyetje si e shikoni PD-n Shkoder?

– Në përgjigje të kësaj pyetje , dua ti falenderoj demokratet Shkodran , Ju kërkoj ndjesë por të jenë të bindur se nuk është faji i drejtuesve të PD-së Shkoder , ështe vertete një situate e rëndë , Por kam bindje që Pd do kthehet aty ku duhet . Një pyetje si e shikoni situaten politike në zgjedhjet e asdhshme vendore për Shkodren.

– Une nuk dua të mendoj se qyteti ynë i braktisur të humbet bukurinë e ketij qyteti , Unë ndiej trishtim për këtë .Një tjetër pyetje , a e ndjeni veten pak me faj për rezultatin e zgjedhjeve të fundit ? Jo për zgjedhjet e fundit nuk kam cfarë të them, ndersa për zgjedhjet e vitit 2013 unë kam dhënë doreheqje për arsye se humbëm .

 Unë jam shkodrane , e dua këtë qytet . Ndaj kur flas sot , flas për Shkodren .Shumë demokrat Shkodrane ju kërkojnë të riktheheni në kryesimin e PD .

 Une nuk mund të rri indiferente , ndaj përpiqem , dhe besoj se njerzit duhet të reflektojne . Kryetari i opozites sot është ai që i ktheu rë të zeza në qiellin e Pd , por ne do bashkohemi të gjithë për të mos e lënë PD në këtë situatë .Jo nuk ndiej aspak faj , për të gjithe ata , unë i kam marrë përgjegjësit , duke dhënë dorëheqje , për ti dhënë hapesire Lulëzim Bashës , unë jam tërhequr .

 Ka shumë pyetje për znj Ademi : Cfarë mund të thoni për Bashkinë nga Voltana Ademi . Nuk kam asnjë dëshirë për të bërë komente për këtë .

Ku e shihni rolin e forcave politike ? Janë katër veta që vendosin , Edi Rama , Monika Kryemalli , kryetari Bashkisë dhe Lulëzim Basha .Koalicioni i LSI me PD , gjithëmone kam qënë kunder këtij koalicioni .

 Cfarë mund ti themi një familje qe i ka të gjithë pjestarët e familjes pa prespektiv , cfarë mund të themi kur kryetarin e opozites e ka blerë kryeministri . Reforma të thella në forcat politike , Unë uroj që të ketë rreforma të thella në politike . Lulzim Basha ka marrë siglen / Unë e kam kufizuar veten teme , me faktin se nuk doja të ndikoja tek politika në Shkoder.

Media shtetrore gjermane : Shqipëria , burimi kryesor i marijuanës që hyn në Evropë

Radio shtetrore DW e Gjermanisë shkruan këtë të hënë një shkrim analitik për drogën shqiptare .

Nga : Deutsche Welle

Nga Shqipëria njihet si vend i prodhimit të hashashit. Ky nuk është lajm i ri. Lajm i ri nuk është po ashtu as që Shqipëria është pjesë e korridorit ballkanik të trafikimit të drogës, që vjen nga vendet e Lindjes. Megjithatë Shqipëria përmendet gjithnjë kur flitet për drogën në Evropë. “Kjo më shumë sepse shqiptarët janë pjesë e bandave kriminale të trafikimit të drogës në shumë pjesë të Evropës,” – thotë për Deutsche Wellen David Johnson, ekspert në Qendrën e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale nga Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.


Korridori ballkanik dominon drogën që hyn në Evropë nga Lindja. Drogat opioide trafikohen nga vendet prodhuese Afganistani, Pakistani dhe Irani duke kaluar tranzit në Turqi dhe Ballkan për të shkuar në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Rruga ballkanike ka disa linja që ndryshojnë vazhdimisht, por linja kryesore e trafikut kalon nga Bullgaria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Austria, ndërkohë që një linjë më e vogël kalon nga Maqedonia dhe Kosova dhe përdoret kryesisht për magazinimin dhe ripaketimin. “Shqipëria përdoret për të transportuar drogat me rrugë detare në drejtim të vendeve të Evropës Veriore, si Britania e Madhe dhe Estonia,” sqaron David Johnson. Ndërkohë që në drejtimin e kundërt, nga Evropa në Shqipëri hyjnë drogat sintetike.

EX-US-Diplomat David T. Johnson (C) (Getty Images/AFP/O. Sierra)

EX-US-Diplomat David T. Johnson (C) (Getty Images/AFP/O. Sierra)David T. Johnson, ekspert në Qendrën e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve

Rrugët detare dhe ajrore

Në Shqipëri është rritur numri i qendrave të kultivimit të hashashit, që njihet edhe si marijuan apo kanabis, shoqëruar nga ekspansioni i rrugëve detare të trafikimit dhe përpjekjeve për trafikime me rrugët ajrore, thuhet në raportin e Agjencisë së OKB për Kontrollin e Drogave. Për shkak të rritjes së ofertës çmimi i shitjes së marijuanës ka rënë në 100 deri 400 euro për kilogram. Kurse në vitin 2015 çmimi ka qenë 600 deri 1300 euro për kilogram.

Shqipëria mbetet burimi kryesor i marijuanës që hyn në Evropë. Por prodhime shtëpiake të hashashit futen në Evropë edhe nga Islanda, Lituania, Letonia, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia. Ndërsa vendin e parë për hashashin e mban Maroku, por edhe Libia.

Albanien Drogen (picture-alliance/AP Photo/H. Pustina)

Tregu i drogës ilegale në Evropë furnizohet me drogat e prodhuara në shtëpi, të prodhuara në punishte si dhe nga droga që vjen nga pjesë të tjera të botës. Tregu i drogës ilegale në Evropë vlerësohet të sjellë 24 miliardë euro fitim në vit, thuhet në raport. Më shumë se një e treta e grupeve kriminale që operojnë në BE merren me prodhimin, trafikimin dhe shitjen e drogës ilegale, kurse dy të tretat ushtrojnë edhe aktivitete të tjera kriminale. Këto grupe ilegale përdorin teknologji të reja, përfshirë përdorimin e tregjeve online dhe të kripto-valutave, thuhet në raportin e OKB-së.

Numri i konfiskimeve në Evropë vlerësohet të jetë rreth 1 milionë raste në vit, ku pjesa më e madhe është kanabis. Abuzimi me kanabisin në Evropë është pesë herë më i madh se me substancat e tjera ilegale.

Itinerari i heroinës

Pjesa më e madhe e heroinës të sekuestruar në Evropë e ka origjinën nga Afganistani, Irani dhe Pakistani. Ka dy rrugë trafikimi heroine në Evropë, korridori ballkanik dhe korridori jugor. Rreth 40 përqind e heroinës globale dhe morfinës të kapur në Evropë ka kaluar nga korridori ballkanik, një prej korridoreve kryesorë për trafikimin e opiateve në botë.

Safe Injection Clinic in Vancouver (picture alliance/AP Photo/The Canadian Press/D. Dyck)

E ashtuquajtura pjesa rrugore e korridorit ballkanik të trafikimit përfshin Sirinë dhe Irakun. Kjo linjë është përdorur kryesisht për kontrabandën e heroinës nga Irani dhe Pakistani për në Evropë, ose direkt ose nga kontinenti afrikan. Përveç këtij korridori trafikantët përdorin edhe të ashtuquajturën linjë të veriut që kalon nga jugu i Kaukazit mespërmes Detit të Zi.

Kokaina që gjendet në tregun evropian e ka origjinën në Bolivi, Kolumbi dhe Peru. Trafikantët përdorin rrugë të ndryshme për futjen e kokainës në Evropë përfshirë kontenierë transporti detar, jahte, transportin ajror, avionë privatë, dërgesa me postë, pasagjerë që fluturojnë me avion.

Mirditori me zemër të madhe


Perg. : Ilmi Kurti

” Atdhetar dhe partiot i shquar , intelektual , gazetar , publicist , shkrimtar etj ” …

Libri “MALËSORËT” Një dhurat e çmuar për Malësinë e Madhe “Nderi i Kombit”

 Nga Zef Pergega.

Mirditori që nuk njehë kufirin e vendlindjes provinciale por i epur ndaj dashurisë për atdheun.I lindur në Mirditë,i rritur në Lezhë,dhe i plakur në SHBA.”Ai që beson në zot e në fe sipas mendimit tim gjithmonë është njeri pozitiv”
Padër Zef Pllumbi “Këtu të gjithë malësorët janë mbretër,dhe në mes vedit kanë marrdhënje të barabarta si mbretër.Vetëm këtu është i saktë koncepti i njeriut të lirë.Këta janë njerëzit më të lirë që ka bota” ”Rrno për me tregue”

Këtu është bazuar në rrëfimin e tij shkrimtari, poeti, gazetari, dhe miku i malësorëve të Malësisë së Madhe zotni Zef Pergega,në librin historik më të bukur dhe më të saktë që kam lexuar në jetën time “Malësorët” 2017.

Zotni Zef Përgegën e njoha nëpërmjet disa miqëve të mi malësorë shqiptarë nga Malësia e Madhe matanë kufirit.

Rastësia më bëri të pi një kafe në një ndër restorantet më të preferuara në periferi të shkodrës i njohur si Lokali i Drrasave me titullin “DONILL” në fshatin Shtoj i Ri të Njësisë Administrative të Rrethinave të Shkodrës, ku pronari Edmond Kurti është një djalë nga fisi më i njohur në shkallë kombëtare të Aliajve të Kastratit ku Zefi ishte ndaluar edhe herë të tjera bashkë me gazetarin e njohur të trevave shqiptare të malit të zi zotin Gjokë Duka dhe që duket se aty e kishin gjetur lezetin e kafes tek ky malësori i tyre kastratas.

Aty kuptova se ky burrë ishte shumë patriot dhe atdhetar sepse kur e mësoj se pronari ishte malësorë qëndroi rreth dy orë më shumë se sa kishte planifikuar duke biseduar me shumë dashamirësi për vepratdhe treditat e malësorëve.Aty u bisedua shumë për historinë që zotni Zefi kishte nisur të punonte për të botuar një libër për malësorët e Malësisë së Madhe, ku ai edhe titullin ja kishte vënë “MALËSORËT”.

Koha kaloi pa e kuptuar se kishim konsumuar mbi tre orë aty me një kafe përpara.Mbasi u njohëm bashkbiseduam dhe dham e morëm rrespekt rreciprok u ndamë për të mos u takuar për më shumë se një vit sepse zotni Zefi jetonte në SHBA .Mbas më shumë se një vit më thirri në telefon miku im dhe kryetari i lidhjes së shkrimtarëve,njëkohësisht ,kritik letrar dhe President nderi i shoqatës Atdhetare Malësia zotni Kadri Ujkaj.


Më komunikoj që zoti Zef Pergega kishte shkruar këtë libër” Malësorët “dhe kishte dëshirë ta promovonte në Malësinë e Madhe ku unë isha i projektuar të referoj rreth këtij libri mbasi zotni Zefi kishte besim që unë me cilësinë e shkrimtarit, Publicistit,hulumtuesit dhe krijuesit ,por edhe të kryetarit të “Shoqatës Atdhetare Malësia “ me qëndër në shkodër duhej të pregaditësha të diskutoj.Natyrisht edhe të bëj vrejtje ose konkluzionet e mia sipas gjykimit tim,por sapo mora librin në dorë dhe e shfletova dhe natyrisht e lexova me vëmëndjen më të madhe që ka kapaciteti im intelektual dhe si krijues unë u befasova : Nuk po i besoja vetës dhe e rilexova edhe një hërë duke mbajtur edhe disa shënime, ku mua më dukej se ky nuk është me origjinë nga Mirdita,por malësorë tipik nga Malësia e Madhe dem baba dem.E shikoja edhe me dyshim se mbase më kishte kopjuar mua në shumë kapituj tek libri” Në Sofër të Parë e në Krye të Vendit”ku kishim shkruar me një orgjinalitet të përafërt pothuaj se e kishim shkruar bashkë.Kuptova se Zefi jetonte me malësorë shqiptarë të Malësisë së Madhe në SHBA.Kishte fituar aq shumë rrespekt dhe simpati ku mua më krijoj bindjen se ky burrë përveç dijes së hollë të mendjes së ndritur kishe edhe dashni të jashtzakonshme për malësorët e Malësisë së Madhe . Zefi është themeluesi i gazetarisë shqiptare në demokraci në shtypin e pavarur të viteve 1990 .Me bindje të plotë ai është një nga kontribuesit më të çmuar të shtypit të lirë demokratik ku unë kam lexuar me qindra artikuj të tij pa e njohur fizikisht.Zotni Pergega ka mbaruar Isntitutin Pedogogjisë për Gjuhë- Letërësi në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër.Ka kontribuar në ATSH dhe në gazetën Koha Jonë.Gjatë leximit të librit “Malësorët” kuptova si zotni Pergega kishte shpalosur të gjitha vlerat e tij intelektuale dhe shpirtërore me përkushtim të veçantë ,në librat e tij poetik,artistik,dhe letrarë kishte derdhur lumin e ndjejave kombëtare që mbart shpirti i tij prej një shqiptari të thekur për interresat e atdheut dhe kombit.Vetë përsonalitetet me tituj shkencorë që kanë lexuar librat e tij janë shprehur me konsiderata tepët të larta për punën e tij krijuese si poet,shkrimtar, gazetar, dhe me një fisnikëri që vetëm shpirti dhe mendja e tij mundet ta shprehin kaq pastër dhe me kaq dashuri.Krijimtaria e tij brilande ka tërhequr edhe politikën kur ai u listua në rradhët e kandidimit pët depudet në rradhët e Partisë Demokratike në vitin 1996. Zotni Pergega është autor i disa dekumentarëve, emisioneve televizive,dhe botues i buletinit “Shqiptari”dhe botuesi gazetës ”Kaltërësia”Çiltërsia e mendimit,sinqeriteti,dashuria,përkushtimi,fisnikëria janë faktorët e suksesit të tij .Pasqyrimi me korrektësi dhe përgjegjësi shumë të madhe e ka rritur shumë nivelin e cilësisë së botimeve të bollshme të cilat po përpiqem ti pasqyroj nëse ja arrijë të gjitha,në të kundërtën ju kërkoj falje lexuesëve të mi për mungesën e kalemit poqese nuk i pasqyroj 100%.Si katolik besimtar dhe me dashurin për besimin dhe fenë kristijane ai ka botuar një Monografi kushtuar Mons.dr.Zef Oroshit “Vigan në Krisht e Vatan” “Këmbana e mërgimtarit ”Publicistikë.”Dheu i Artit” poezi.”Deti dhe Peshku” Fabula. ”Sarajt”Fabula.Vështrim historiko-letrar për kapedanët e Mirditës. ”Kallnori në Detroit”poezi.”Djepi i Thyer”Vështrim historiko-letrar për vendlindjen.”Ylberet e Shejzave”Vështrim historiko-letrar.”Lërëni kohën të flasë”Poezi.”Zjarri shqip regëtin”Publicistikë në SHBA.”Zëri im Prishtinë”Publicistikë SHBA.”Ora e Rodit” Publicistikë SHBA.”Prilli në Bronz ”Tregime.”Përtej Lotit”Poezi të zgjedhura.”Valsi i Dëlfinëve”Fabula.”Kristale Dukagjini”Vështrim letrar kushtuar dom.Prekë Ndrevashaj.”Çamëri moj Çamëri ”Vështrim historiko –letrar.”Simbolikë në Miçigan”Publicistikë.”100 vjet shqiptarë në Amerikë”Publistikë kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë.”Dritë Françeskane ”Vështrim lertaro-artistik,psikologjiko –fetar.Kushtuar M.Madhe. ”Shqipojat Fluturojnë lart”kushtuar Papa Françeskut për vizitën në shqipëri dhe 40 martirëve të fesë katolike.”Vokacioni i Premtuar”. Hulumtime historike.etj etj.Zef Pergega ka themeluar në Detroit “ Albanian-Amerikan- Institutë”Në shërbim të vlerave kombëtare shqiptare në SHBA.Është antar i bordit të gazetës ILIRIA dhe Revistës “Trojet Tona” që botohet në Nju-Jork.



Në Detroit është gazetar që pasqyroj jetën shqiptare tek “Revista Zëri i Shnanout”por ai punon edhe për revistën “Dielli”revistën online”Albdramës. net” Floropress” ”Dini” ”Malësia.org. ”Drejton në tv.Detroid.ACTV.Emisionin”Ora shqip”Antar i organizatës botërore për liri dhe të drejta njerëzore .”Anmensty Internacional” Shteti i Vatikanit e dekuron me medaljen”Pontifika” 13 shtator 2015.Kjo lloj medalje u jepet përsonaliteteve që shquhen për pasqyrimin me vërtetësi historike të botimeve që kanë në themel filozofinë kristjane.Misioni i Françeskanëve të Malësisë së Madhe i ka akorduar titullin e Mirnjohjes “NËNË TEREZA”26 Gusht 2015.Edhe Muzeu Etnografik Malësi e Madhe në Lekaj Tuz me titullar zotin Shtjefën Ivezaj i jep Çërtifikat Mirnjohje.Shoqata Atdhetare Malësia në Shkodër i jep Çërtifikatë Mirnjohje e shumë e shumë Mirnjohje nga shoqatat e shkrimtarëve të rretheve të ndryshme të vëndit.Njëkohësisht merr Mirnjohje nga shoqata dhe institucione të pavarura dhe shtetërore edhe në SHBA.Në promovimin e librit Malësorët ishin shumë përsonalitete të letrave ku dhe unë diskutova përreth librit të tij ku shpjegova edhe mikpritjen që mu rrezervua mua dhe zotit Kadri Ujka si përfaqësues të dy shoqatave të Malësisë së Madhe ku ishim me cilësinë e Kryetarit dhe Presidentit të Shoqatës Atdhetare Malësia dhe lidhjes së shkrimtarëve në qershor të vitit 2017 në Orosh të Mirditës, ku u inagurua Momeriali kushtuar Burrave të Mirditës me Dedë Gjon Lulin në krye që u vranë në pritë pabesisht nga dora sllave në vitin 1915 kundër pushtuesit Serbo-Malazes tek vendi i quajtur “Shpella e Akullit”. Në mjegullinë e shpjegimeve të historisë anti- kombëtare që na kishin afruar akademikët e sistemit komunist ne e dinim si pabesi aktin e vrasjes së heriot të Malësisë së Madhe Dedë Gjon Luli nga mirditorët ,por që e verteta ishte krejt ndryshe.Jo vëtëm që nuk e kishin vrarë mirditorët,por ata kishin rënë bashkë me Dedë Gjon Lulin shtatë burra mirditorë luftëtarë dhe liridashës trima .



Një bisnezmen i quajtur Prengë Lleshi nga Oroshi u ka ngritur një Monomet ,ku e ka sponsirozuar edhe një libër dhe i ka përjetësuar në jetë të jetës si burra trima dhe si deshmorë të atdheut.Unë me cilësinë e kryetarit të Shoqatës Atdhetare Malësia zbulova Monomentin bashkë me kryetarin e Bashkisë së Mirditës zotin Ndrec Deda ku ishin edhe kryetari i Bashkisë dhe profekti i Lezhës dhe shumë përsonalitete të kulturës, besimit, politikës ,por edhe mbi 500 burra dhe gra mirditorë.Ajo ditë do të mbetet një ditë e shënuar për mua dhe krejtë Malësinë e Madhe si një ditë historike ku doli e verteta në dritën e diellit nga vet djali i Mirditës zoti Prengë Lleshi dhe historianët që e zbardhën të vërtetën e pastër të gjakut të burrave të Mirditës dhe të Dedë Gjon Lulit. Edhe ky burrë që unë u përpoqa ta përshkruaj është një pinjollë me kaq shumë vlera ku sipas mendimit tim ka bërë të mundur pasqyrimin e së’vërtetës së rënjes së Dedë Gjon Lulit dhe shtatë burrave të Mirditës.

Poezi nga Zef Pergega

Image result for zef pergega
Zef Pergega





HEROI YNE KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU



Heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti

Me nje shpate me nje perkrenare

Mbi dy brinat e dhise

Fryme e pare legjendare

Shqipja e lire e Arberise

Ne flamur dy krenare



Gjergj Kastriori mbi olimp te shqiptarise

Me nje trup me nje zemer e me nje shpirt

Qyteterimit te lashte

Qirinj ndezur i beri drite



Skender dhe nje Be

Be shqiptari per mbi Dhe

Nga nje grusht me fise

Ne toke te Lezhes ndeze nje Beselishje

Shtet, atdhe me keshtjella

Ne tingellime te kenges se kembanave

Pas mbeti nje ide kombetare

Le nder ne, ne vise shqiptare



Ne Amerike mberriti zani

Longfellow poeti

Thuri vargjet trimit e vargjet mbretit

At Fan Noli kishen e pagezoi

Ne Boston me emrin tend te Shen Gjergjit



Ne Detroit ne grigjen e shqiptareve

Bashke me shenjtoren Nana Tereze

Eshte dhurate e shenjte prej malesoreve

Jemi krenar se jemi shqiptar

Zemermbushur plot me shprese.




Nga cikli”Burrat shkojnë në luftë”

Image result for Resmi Osmani

Resmi Osmani 


Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Në gjysmën e dytë të viteve 2000,i është perkushtuar letërsise,kritikës së artit dhe publicistikës.Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. Ka levruar kryesisht temat historike në romanet"Mbretërimi i Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". Essene studimore "Bilal Xhaferri Poet i Zemrave Njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela. Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.





 Triptik

DHEU I SHQIPËRISË

1
Në shtëpinë e madhe të Konomejve në Gliqi të Çamërisë, atë ditë dhjetori kishte të hyra e të dala të shumta. Babamadhi,Niko Konomi, të djeshmen ishte kthyer nga Vlora. Të ardhurve, u binte që larg në sy në ballkonion e katit të dytë , coha e flamurit ngjyrë alle si gjaku, me shqipen e zezë dy krerëshe, si të kishte zbritur nga malet e Çamërisë dhe kishte hapur krahët në një fluturim valëvitës e të pandalshëm nga era e lirisë. Ishte flamuri që Babamadhi, e kishte sjellë nga Vlora,ku kishte shkuar për ngritjen e flamurit. Atë flamur, me shqipen e Pirro Burrit dhe Skënderbeut, që e kishte shënjtëruar Ismail Beu dhe burrat trima e të mënçur nga e gjithë Shqipëria, ai e kishte ngritur në ballkonin e kullës së tij për të lajmëruar gjithë Çamërinë se ishte shpallur mëvetësia e Shqipërisë.
Në odën e miqve, shtruar me qilima dhe velenxa mbi minderë,shilte e jastëkë mbështetur mureve, brambullinte zjarri. Në njerën qoshe ishte ulur Babamadhi, Niko Konomi,i veshur me fustanellë, kalca lidhur me dizgje të zeza, mëngore të bardhë, xhamadan të qëndisur me gajtanë dhe mesin të ngjeshur me zostër .Vetullat kaleshe dhe mustaqet e plota,profili si prej shqiponje, i jepnin fisnikëri dhe hijeshi pamjes së tij burrerore. Ajo drita që i buronte nga sytë,buzëqeshja e mezidukshme në cepat e buzëve dhe dlirësia e shikimit, ishin shprehje e gëzimit të brendshëm, që ai kishte jetuar dhe e kishte arritur atë ditë:mëvetësinë e Shqipërisë.
Oda ishte mbushur me burra. Burra të rëndë, që u peshonte dhe u zinte vend fjala dhe u kishte hije kuvendi. Flisnin pak,dëgjonin shumë. Por, kur kuvendonin, fjala zinte vend si gur themeli. Bashkëfshatarët dhe ata të fshatrave të afërt, e uronin, pinin kafen dhe dilnin. Në vakt dreke aty mbetën të largëtit: avokati i ri Spiro Çalluka nga Paramithia, i veshur allafranga, Lame Sharra nga Rrapeza e Agjisë, Temo Gogozotua, Petro Stillua nga çamofshatrat e Prevezës. Me ta Konomejtë kishin miqësi të vjetra dhe lidhje krushqie, kishin dhënë e marrë vajza.Nipërit dhe mbesat kishin edhe gjakun e tyre. Binte në sy Hamit Marglliçi, i veshur oficer e i ngjeshur me rripa, ai komandonte në frontin e “Mullirit të Bardhë”,në mbrojtje të Janinës, vullnetarët e Mazrekut, Margëlliçit, Paramithisë dhe fshatrave të saj. Nga të gjashtë djemtë e shtëpisë, me miqtë kishte qëndruar vetëm i madhi,Stefani.Ai nuk kish patur rast të kuvëndonte me të atin, ndaj kur biseda rreshti e pyeti:
- E bukur Vlora,baba?
- Si e gjithë shqipëria bir, që dheun e saj, Zoti e ka bekuar me tërë bukuritë e begatitë. Stolia e asaj bukurie, ishin burrat e ardhur nga Gegëria e Toskëria. Fisnikëria dhe mençuria e Ismail Beut, kurmi si lastar i trimit Isa Boletini të Kosovës,urtësia dhe përshpirtja e imzot Kaçorrit, i atyre qindra e qindra luftëtarëve që i trimëronte dhe burrëronte fryma e lirisë që kishte zbritur bashkë me flamurin nga malet e Shqipërisë.- tha dhe kërkoi t’i jepnin një kupë qelqi që ishte në buhari - në palë të flamurit, mora edhe një grusht dheu nga Vlora, është dheu i shenjtëruar i Shqipërisë. Kupa kaloj dorë më dorë, e shihnin me nderim e të drithëruar atë grusht dheu,me ndjenjën e një ngazëllimi të brendshëm, si të ishte aty gjithë mëmëdheu, qielli dhe dielli, malet, brigjet e gërxhet, fushat, deti,toka e ngjizur me eshtrat dhe gjakun e të rënëve. E ndjenin, ishte pjesë e qënies së gjithsecilit, ata ishin krijuar prej saj, u kishte dhënë jetë e frymë, për të e vlente të luftohej, po të duhej edhe të vdisej!
Ndërkohë ra heshtje. Nga larg vinin ushtimat e artilierisë greke, bubullimat e shtergatës së luftës. Era e veriut shtynte në luginën e lumit tymnajën e pikërt të tymit të barutit. Luftohej në gjithë frontin.
-Hasmi s’po na le të gëzojmë mëvetësinë e mëmëdheut. Ushtria greke, me mijëra ka vërshuar si suvalat e detit. U prin princi I kurorës Kostandini. Na kanë ardhur ne porta, po shkelin në pragjet e shtëpive tona. Hordhite e evzonëve janë turrur si lukunia e ulqërve. Duan me paderman dheun e Shqipërisë, por burrat e këtij vendi nuk kanë vdekur! Apo jo?-tha avokat Çalluka, dhe i hodhi një vështrim pyetës Hamit Marglliçit, që vinte nga fronti i luftës.
-Luftojmë, vëllezër: në Gribovë, te Mulliri I Bardhë, te Pesë Puset, në Bezhan. Po mbahemi me thonj e me dhëmbë, por nuk mjafton vetëm trimëria. I kemi më të pakët njerëzit e më të pakët armatimin. Luftëtarëve tanë u lipsen shumë gjëra, që nga vaktet e ushqimit e deri te ilaçet. E paçka mangësive, luftojnë trimërisht. Në luftime ka shkuar puna deri te ndeshja trup më trup, me shpatë e syngji, kemi shumë dëshmorë. Na dhemb shpirti për ta, por është e ditur: themelet e kombeve mbruhen me gjakun e bijve të tyre më të mirë. Armiku e ka paguar në shumëfish, fusha e luftës është mbjellë me kufomat e tyre. Nderkohë njerëzit po na pakësohen.Prandaj edhe kam ardhur.
Ai heshti për një çast, të mendohej e të zgjidhte fjalaët. Iu duk vetja si lypës, por jo një lypës i mjerë dosido që zgjat dorën për lëmoshë. Ai do të kërkonte ti jepnin djemtë, që do të ndaheshin nga nënat, burrat që do të ndaheshin nga gratë dhe fëmijët, barinjtë që do të braktisnin stanet dhe bujqërit që do të çmbrehnin pëndët dhe do të linin arat djerrë dhe ullinjtë në degë të pavjelë. Nuk i shpinte në dasmë e gosti, por në luftë të egër e të përgjakshme. Ku e dinin që shkonin,por nuk e dinin në se do të ktheheshin.
-Është koha t’i përgjigjemi zërit të mëmëdheut: si zakoni i të moçmëve tanë: burrë për derë. Baba Niko,sa burra vullnetarë mund të nxjerë Gliqia?
-Më zure ngusht ,o djalë. S’mund të jem në mëndje të gjithë fshatit. Duhet pleqëruar. Sa për shtëpinë time të Konomejve, nga gjashtë djem do të jap tre, se tre të tjerë duhet të kollandrisin mallin e gjënë. Po të më mbanin gjunjët do të vija edhe vetë. Stefan, bëju zë vëllezërve të ngjiten lart.
Stefani doli dhe nuk vonoi të kthehej me të vëllezërit,që qëndruan gjith nderim në mes të odës.I vëllai u kishte thënë përse i donte Babamadhi.
Hamitit i mbetnë sytë mbi ta: “Eh ç’djelm, si lisa. Me të tillë djelm,shqipëria s’ishte e humbur!”
-Zglidh e merr. Të gjashtë janë me nuse, të gjashtë me djepe, me vashaz e djelm në duar.
Ai s’mund ta bënte atë. Kë të veçonte e kë të linte? Nuk do të ishte prozvalje kjo për ‘ta? Le t’i jepnin vetë karar.
I pari u veçua Stefani, që ishte i madhi i vëllezërve.
- Dy të tjerë, kush vjen me mua?
Me të u bashkuan Alqi dhe Mitrua. Pastaj të tre i puthën dorën atit. Ai u dha uratën dhe bekimin.
Pasdite,kambanat e kishes se Shen Donatit, thirren ne kuvend banorët e fshatit. Pas thirrjes që bënë Hamit Marglliçi, avokat Çalluka dhe Babamadhi, Niko Konomi, dolën edhe vullnetarë të tjerë, gjithë e gjithë dhjetë burra.
Grumbullimi dhe nisja do të bëhej të nesërmen te sheshi i kishës.Tërë natën, nanëzonjë Mara me nuset, që s’i mbanin dot psherëtimat dhe lotet, u bënë gati djemve ushqimet, ndrresat dhe gjithëçka u duhej.
Djemtë para se të niseshin, u lutën para ikonës së Shën Donatit, bënë kryqin, u puthën duart dhe morën bekimin e prindërve. Ndarja me nuset,pas një nate të pagjumë dhe me fëmijët, ishte e dhimbshme: mirë po iknin, por vallë a do të ktheheshin që t’i shihnin sërish? Por ata nuk e jepnin veten.
-Merreni flamurin, le t’u prije e t’u bashkojë në luftë- u tha Babamadhi- luftoni trimërisht me të dhe për të, mbrojeni, qoftë edhe me jetë!Keni bekimin tim,Zoti ju ruajt.
Ata i përcolli tërë fshati. Ishin aty etërit dhe mëmat, nuset me fëmijët në krah, motrat dhe vëllezërit. Heshtnin, ndjenin shtrëngesë në zëmër, u dukej se po u shqisnin diçka nga shpirti. Ishin si të mpirë, mendonin për më të keqen(që mos o Zot), dhimbja u kaplonte shpirtin, grave u rridhnin lote, etërit i kishin vënë zemrës një gur. Çdo brez bënte luftën e tij. Ata e kishin bërë të tyren, tani ishte radha e djemve. Luftës s’i shpëtoje dot, ishte si një mallkim. Askush se donte, por kur hasmi të vjen te dera,kërkon çnderimin, jetën, mallin , gjënë, s’ka rrugë tjetër. Kështu ishte e thënë: për të shpëtuar jetën dhe nderin, duhej dhënë edhe jeta!Jetë për jetë. Se lufta korrte jetët, por populli është si bari i livadhit:sa më shumë ta korrish, aq më i dendur del!
Dita ishte e mugët.Qielli si kube e plumbtë, i rëndë, shtypës. Frynte erë e ftohtë dhe rigonte një shi i imët. Pas ndarjes së dhimbshme, luftëtarët,mbuluar me gunat e hirta, me kapat mbi krye dhe pushkët krahut, vargan njëri pas tjetrit,u nisën për në luftë. U printe flamuri kuqezi, që e valëviste era.
I ndoqën me sy deri atje ku udha bënte brryl dhe ngrihej kodra që s’linte të shihej më gjë.
“O Zot!Ruaji burrat dhe djemtë tanë. Amin!”
2
Po afronin kershëndellat e dimëri po shtrëngonte.Në vend të lajmeve, nga fronti vinin gjëmimet e ankthshme të luftës. Nga rruga e Artës, si mizëri ,marshonin varganët e ushtrisë greke që mësynin Janinën. Nanëzonjë Marua nga meraku ishte mpakur e bërë një grusht. Mëndja si hiqej nga djemtë as ditë as natë. Nuk i mbetej tjetër veç t’i lutej Zotit. Në mesditë, i mori të gjashta nuset dhe u nis për në Kishë. Ajo para nuset pas, si klloçka me zogjtë.
Kisha e Shën Donatit, e vjetër sa s’mbahej mend, ishte strukur si për të kërkuar mbrojtje, rrëzë kodrës, në krye të fshatit pranë rrjedhjes së lumit, e rrethuar nga burime të kristalta që derdheshin të shkumëzuara në lumin që merrte turravrapin për posht në fushë e për të sosur në det. Muri i pamirëmbajtur i avllisë ishte i veshur me myshk dhe bimë kacavjerrëse. Vende-vende gurët ishin vidhisur. Rrugica nga porta deri te hajati me kollonata ishte e shtruar me kalldrëm. Anës, dy radhë me selvi, lartonin siluetat e tyre të trishtuara, dukej se prej tyre pikonte dhimbja e varreve me qivurë e kryqe.
Derën e kishës ua hapi qishari i zymtë e mjekërmadh,Kroni,që zonjat e shtëpisë së Konomejve i mirseardhi me nderim, por i heshtur, me një përkulje të lehtë. Ai ua dinte hallin. Ato hynë në narteks
,morën qirinjtë e dylltë dhe u dhanë flakë. U bëftë dritë, në shtëpinë tënde o Zot! Pastaj,në kasën e ndihmës, Nanëzonja hodhi një lirë floriri. Hynë brenda, ngadalë me droje, si të kishin frikë mos zgjonin shenjtorët. Ajri ermironte dyllë e temjan, nga muret dhe kubeja e ulët i shihnin figurat e zografisura të shënjtorëve të martirizuar, me sy të menduar dhe breroret e dritës së shënjtë mbi krye. Navata kishte një radhë me ulëse druri për lutësit. Ato u kumbisën dhe sytë e dritësuar i drejtuan nga ikonostasi ,mbi ikonat e Shënmarisë me birin, Shëngjergjit kalorës që vriste dragoin, shën Donatin mbrojtës i Gliqisë dhe Paramithisë. Bënë kryqin dhe lutja rrodhi vetiu nga shpirti siç buron uji nga burimi: ”Ati ynë që je në qiell, ardhtë mbretëria jote…..në atë qetësi shtypëse, mërmërima mistike mbushi hapsirën, u ngjit në kubenë e lartë dhe mori udhën e qiellit. Dilte nga shtatë gojë, nga shtatë shpirtra, nga shtatë zemra të përdëllyera, nga shtatë gra, bashkëshorte dhe nëna që kishin dhuruar jetë dhe luteshin për jetën e të dashurve të tyre. Si përsëritën tri herë “Ati ynë”, bënë sërish kryqin dhe e mbyllën me “Amin”. Pastaj secila nisi të lutej për vete, për dertet dhe hallet e saj, me shpresë e besim se shënjtorët do t’i dëgjonin dhe do të bënin një mrekulli sepse edhe jeta e tyre, me emrin e Zotit dhe besimin në Të, kishte qënë një mrekulli. Nanëzonja, me përdëllim dhe drithërimë shpirti e nguli shikimin mbi ikonën e shën Marisë me Krishtin foshnjë në pëqi.Me atë buzëqeshjen e mezidukshme që i vinte nga një gëzim i brendshëm, breroren e dritës së shpirtit te shenjtë mbi krye dhe shikimin e hedhur larg, prej saj buronte paqe, mirësi e dashuri, se Perëndia është dashuri.” O Nënë e shënjtë, që tënzoti, me frymën e shënjtëtë të zglodhi të lindje birin e tij.Ti që provove gëzimin e lindjes dhe lumturinë e rritjes dhe helmin e dhimbjen e martirizimit të Birit, mbroji djeltë e mi.E kush më shumë se Ti, mund të ma dijë të keqen që më sfilit shpirtin mua, nënzezës? Mëshiromë dhe të të vijë keq për mua e mbulomë me mëshirën tënde. I kam rritur me halle. Në të keq, kam gdhirë netët mbi kryet e tyre, në të mirë jam gëzuar tok me ta. I rrita, u burrëruan, u martuan e u bënë prindër. Bëje që ti lë prapa e të mos e pi atë kupë helmi, që asnjë prind mos e pastë për fat….kthemi shëndosh e mirë djeltë në shtëpi…” Foli e foli, solli ndër mend gjithë jetën e saj dhe të djemve. Fytyrat e tyre i përziheshin me ato të ëngjëjve të kubesë së faltores.
Nuset tërë përgjërim e adhurim, me besim të thellë në Zot dhe shpresë në fuqinë çudibërëse të shënjtorëve, këtu në shtëpinë e shenjtë të Zotit, u rrëëfyen atyre brengat hallet e dertet, për vetminë e trishtuar dhe mjerimin e netëve të ftohta e të pagjuma, për jastëkët e lagur me lot, për drithërimën e shpirtit, për mallin zhuritës, për mendimet që fluturonin veç te ata, për atë frikën e kobshme që u akullonte shpirtin se mos ndodhte gjëma atje në frontin e luftës, për ëndrrat e llahtarshme dhe makthet. Si e duronin dhe përjetonin të ftohtin dhe llohën dimërore nën qiell të hapur, a kishin mjaftueshëm ushqim dhe një pikë ujë të lagnin gojën, e ndrresa të thata e të pastra…..? Iu lutën shën Gjergjit dhe shën Donatit: “ Ju që me fuqinë e Zotit, vratë kuçedrat dhe dragonjtë, që shpëtuat njerëzinë, jepuni trimëri e guxim në zemër burrave tanë ta mundin dhe fitojnë mbi armikun. Shën Donat që vrave stihinë dhe ëmbëlsove ujrat e puseve dhe burimeve tona, që je bariu, mirëbërësi dhe rojtësi ynë, bëj që plumbat të mos i godasin,shpatat të mos i presin, syngjitë të mos i shpojnë, e keqja të mos i gjejë, na i kthe në shtëpi, që fëmijët të mos mbeten jetimë dhe ne kallogre…..Amin!”
I kishin menduar e thënë të gjitha.E para u ngrit Nanëzonjë Mara, nuset i shkuan pas, të heshtura, por çuditërisht të lehtësuara, ishte si thellë në shpirt t’u kishte zbritur nje rreze drite e kulluar, si të kishin shkundur nga shpina barrën e rëndë të brengave, më mendjekthjellta e me shpirt të dritësuar nga ku çlirohej qetësi e besim, se Zoti lutjet e tyre i kishte gjegjur, u nisë për në shtëpi.
3
Çeta e vogël e burrave të Gliqisë, u bashkua me batalionin e vullnetarëve të Paramithisë që komandohej nga Hamit Marglliçi dhe si vend luftimi u caktuan kodrën e Gribovës që ishte pararoja e frontit për mbrojtjen e Janinës. Pas saj vinin “Mulliri i Bardhë”, të “Pesë Puset” dhe”Bezhani”. Të tre vëllezërit nuk i lanë tok, i ndanë në tri toga, por në fund të ditës, në ahurin ku flinin, ata mblidheshin bashkë,ndanin ushqimet e pakëta dhe mallin për shtëpinë. Puna e parë ishte hapja e istikameve, të thella një bojë njeriu. U punua pa pushim, ditë e natë dhe kodra u qarkua me një brez llogoresh nga të dy anët, nga ku mund të sulmonte armiku dhe të godiste artilieria.
Kodra në krye mbaronte me një shesh. Aty ngritën një pirg me gurë dhe ngulën flamurin.
Më pas filloi stërvitja. Çaush Mersini, një lab nga Lumi i Vlorës, energjik, shtatshkurtër e të ngjeshur si trung, me mustaqe të mëdha e të varura, i rreptë e gojëkeq, u mësoi si të zvarriteshin, të hidheshin në sulm me kërcime duke mbuluar me zjarr njëri-tjetrin, si të mbushnin armën dhe të merrnin shenjë, luftimin trup me trup, si të prisnin e si të jepnin goditjet me qytë dhe bajonetë. Përgatitjen dhe hedhjen e granatave të dorës,tërheqjen e shokëve të plagosur dhe mjekimin e plagëve. Si t’u ruheshin gjyleve të artilierisë etj. gjëra që duhet të dijë luftëtari. Lodheshin deri në sfilitje, nga zvarritjet duart u përgjakën ,brrylat u handakosën dhe gjunjët u xhvokshën.
–Ule prapanicën ,djalë, se po të mori plumbi në tulet e mollaqeve, dhemb shumë dhe do detyrohesh kushedi sa të rrish mbi bark! Ule kokën, mjekra të hajë dhe. Akoma ,akoma, ashtu de!
Zanati i ushtarit-thoshte çaushi- është ta urrejë armikun, t’a vrasë por të mos vritet, një trimëri e tri hile ,jemi nisur për në luftë dhe jo në dasmë!”
Kishte hyrë java e dytë e dhjetorit.Dita qëlloi e kthiellët por e acartë. Sefte nga qielli u dëgjua një ushtimë që sa vinte e bëhej më e zhurmëshme, pastaj mbi kodër në lartësi u shfaq si një zog i zi aeroplani. Ata ishte hera e parë që e shihnin zogun e hekurt. Aeroplani u soll rrotull me rrathë të mëdhenj mbi kodër, pastaj fluturoi për në veri drejt Janinës.
-Pa shih, inglizi i paska dhën Kostandinit ballona. Burra, bëhuni gati! Fillon dasma. Ballona spiune i ka dhënë baterive të artilerisë greke vendqëndrimet tona. Do të na bombardojnë e më pas do të na turren evzonët!Të gjithë në istikame! Urdhëroi Hamiti.
Kishte parandjenjë të saktë. Nuk vonoi dhe nga mali i Hanoit, bateritë e topave malorë,75 milimetra, që u thoshin “Xhebel”, nisën të villnin gjylet e tyre. Sakaq qitjet e artilierisë u kthyen në një stuhi që sa vinte e bëhej më e furishme, gjersa u kthye në një bubullimë të vetme, e cila copëzohej pastaj në dhjetra plasje të veçuara. Ajri sipër istikameve çahej prej angullimave, vërshëllimave dhe ulërimave të gjyleve. Atje ku binin predhat, kërcente përpjetë një re e zjarrtë dhe tymi i athët i barutit zvarritej i shtyrë nga era. Në syt’ e tyre, çahej toka, binte shi plisash përzier me cifla çeliku të predhave. Dukej sikur nuk gjëmonin më predhat, po sikur ishte vetë toka që ulërinte. Ata po vrisnin tokën, po i hapnin plagë,po e shfytyronin. Në gropat sakaq teptiste uji i zi, ai ishte gjaku i plagëve të tokës. O Zot, po ç’faj kishte toka!? Ata ishin bujq, e donin tokën, ashtu siç donin gratë dhe fëmijët. E punonin me dashuri, e mbillnin, e bënin pjellore dhe ajo ua shpërblente me frytet e saj. Të tulatur e të bërë njësh me tokën në llogore, ata ndjenin vërshëllimën si prej gjarpëri të gjyleve mbi kryet e tyre, pastaj shpërthimin dhe dridhjet e tokës. Një zjarr skëterre, që i ligështonte. Frika për jetën sidomos te të rinjtë që e kishin për herë të parë, i bënte të ndjeheshin keq, u pështjelloheshin rropullitë dhe ndjenin një boshllëk të brendshëm. Ishte ngaqë gjyleve s’u ruheshin dot. Ishte si një mynxyrë që vinte nga qielli.
Bombardimi që zgjati dy orë, më në fund rreshti. Qetësi e shurdhër. U dëgjuan rënkimet e të plagosurve. Luftëtarët e mbetur gjall pas atij zjarri të skëterrshëm, dolën nga istikamet. E gjithë kodra ishte shqyer dhe handakosur nga baterdia e gjyleve, syprina e saj ishte mbjellë me gropa, shumë nga istikamet ishin rrafshuar, mezhdat dhe ledhet ishin sheshuar. Nga gjylet e rëna në istikame,kishte dy të vrarë. I hoqën dhe i çuan Brenda ahurit. Të plagosurve lehtë ua mjekuan plagët. Nuk kishte kohë. Nga jugu u dukën aradhet e armikut. Ecnin në njëshkollonë, dukeshin të veckël e që zvarriseshin si një vargan milingonash të zeza. Kur u afruan aq sa mund t’i zinte plumbi, u përhapën në formacion zinxhir dhe bënë përpara me vrapime e kërcime. Sulmuesit Ishin shumë, një kompani, kurse mbrojtësit një grusht burra.
Stefani dhe Alqi,kishin zënë vend afër njerjatërit. Dyfekët “mauzer” mbështetur në ledh dhe syrin në shënjestër, granatat i kishin hequr nga brezi e lënë në vend të volitshëm për t’i flakur. Sulmuesit ishin evzonë, trupa të zgjedhur të këmbsorisë malore. Kur u afruan, u dalloheshin beretat e kuqe me xhufkë ibërshimi të zi dhe kryq të bardhë, kapotat e shkurtëra gjer në gjunjë ngjyrë llullaqi ngjeshur me rrip, kalcat e bardha me dizgje të zeza dhe këpucët me maja të ngritura dhe xhufka.
-Ke frikë?- e pyeti Stefani të vëllanë.
-Nga gjylet e topave pata. Atyre s’ke si t’u ruhesh.Më dukej që nuk ishin gjylet që gjëmonin, por sikur ishte vetë dheu që ulërinte. Nga këta që sulmojnë nuk trembem. Djem nënash janë si ne. I kanë vënë përpara që të na vrasin dhe grabisin vendin. Ata janë në dhe të huaj, ne jemi në të drejtën tonë.
I shihnin sulmuesit tek afroheshin, kërcasin pushkët, sulmuesit vazhdojnë të aviten, shquhen tiparet e tyre të shfytyruara. Me ta është vdekja,si dëshirë, si synim, në armët, në duart e tyre, surratet e tyre të shtrembëruara dhe sytë e shqyer janë pamja e vdekjes.Ja ku ishin ballë-përballë. Duheshin vrarë e shkatrruar, për të shpëtuar veten por edhe për t’u hakmarrë. Evzonët vrapojnë të tulatur si macet kur gjuajnë zogjtë, edhe pse te frikuar për jetën e tyre, turren të rrëmbyer nga tallazi i furishëm luftarak që i bën mizorë,të urryer, vrasës, tëë ligj si djaj.
Pozicioni i mbrojtësve ishte më i volitshëm, nga lart- posht, dhe të groposur në llogore, kurse sulmuesit të zbuluar duhet t’i qepeshin kodrës së xhveshur. Stefani mori në shenjë evzonin flamurmbajtës, që printe në qendër. Mbajti frymën, e shënoi në gjoks, kur ishte në ecje e sipër dhe e shkrepi. Sulmuesi hapi krahët, pushka ddhe flamuri i ranë përdhe dhe u plandos në rrokullimë. Alqi vrau të dytin që vinte pas tij. Të tjerë u vranë nga mbrojtësit e llogoreve të tjera. E megjithatë evzonët përparonin. Kur numri i tyre u gjysmua nga kositja e zjarrit të mbrojtësve, vala e parë e sulmit u thye. Nuk mënoi dhe në sulm u hodh vala e dytë, po aq e egër, më e madhe në numër. Mbulonin njëri-tjetrin me zjarr dhe bënin përpara. Një mitraloz i lehtë villte zjarr të paprerë. Iu afruan llogoreve. Mbrojtësit hodhën granatat, mbetën shumë të vrarë, por sikur evzonët i pillte dheu, Stefani dhe Alqi, bashkë me shokë, braktisen vijën e parë dhe nëpër hendeklidhjen u ngjitën në krye të kodrës, në llogoren e epërme. Një skuadër e armikut, e theu mbrojtjen dhe u turr për të zënë sheshin e lartësisë ku valëvitej flamuri.”Të mbrojmë flamurin!” Bërtiti me sa i hante zëri Stefani. Alqi dhe Mitrua e ndoqën pas. Ishte vërvitje marramendëse në një tallaz të furishëm, në ato vërvitje që e bën luftëtarin mizor, vrasës, që i shumfishon fuqitë dhe i shndrron në ankth, inat e dëshirë për të jetuar, për të shpëtuar vetë e për t’u hakmarrë.
Çaste të tilla lindin heronjtë dhe burrat i bëjnë luanë!
Rreth flamurit luftohej trup me trup, vringëllinin armët, qytat e pushkëve thyenin kafkat, bajonetat përshkonin gjokset,britmat dhe rënkimet rrëqethnin ajrin, gjaku derdhej me gulshe. Mbrojtësve u erdhën në ndihmë komandant Hamiti dhe çaush Mersini që u turrën në atë lëmsh të tollovitur me shpatën në njerën dorë dhe revolver në tjetrën, por ishin të vonuar. Alqit ia kishte shpuar tej e tej gjoksin bajoneta dhe ishte duke dhënë shpirt,Mitro ishte rrëzuar, kishte marrë një plagë të thellë në anën e djathtë dhe gjaku i kishte plasur nga goja, nuk mbushej dot me frymë, Stefani kishte rrëmbyer flamurin.
Evzonët e mbetur u vranë nga Hamiti dhe Mersini me revolver dhe ranë kapicë mbi pirgun e gurëve ku ishte ngulur flamuri. Sulmi ishte thyer.Flamuri ishte mbrojtur por çmimi kishte qenë i lartë: Nga burrat e Gliqisë tetë luftëtarë e vaditën me gjakun e tyre dheun e Shqipërisë. Dy ishin djem të Niko Konomit.
* * *
Gjëma ishte e madhe. Malet e Çamërisë hodhën velin e zisë. Nga të tilla ngjarje nxihen dhe trarët e shtëpive. Shtëpitë e dëshmorëve hapën dyert e mortit. Njerëzia dhe miqësia rrodhën si lumë dhimbjeje për kryeshëndosh nga gjithë fshatrat. Kambanat e Shën Donatit ranë pikëllueshëm, drodhën ajrin dhe përhapën gjer larg zinë e rëndë.
Arkmortet u vendosën në naosin e kishës. Papa Kosta mbajti meshën e shënjtë për prehjen e shpirtërave të dëshmorëve. Varrimi u bë në varrezën e vjetër të fshatit në oborrin e shën Donatit. Arkmortet e Alqit dhe Mitros ishin mbuluar me flamurin kuqezi. Edhe flamuri kishte marrë plagë, dhe vende-vende ishte djegur.Ishte një flamur luftëtar, që merrte plagë por s’vdiste. Shqiponja do të ngrihej sërish fluturim për tu prirë luftëtarëve në betejat e tjera.
Babamadhi Niko Konomi ishte ngrirë si gur.Dy nga djemtë e mbanin nga krahët, të tjerët nipër dhe mbesa i rrinin rrotull duke ofsharë e qarë. Kur arkmortet u ulën në gropat e varreve, atij I sollën kupën me “Dheun e shqipërisë”,ai ehodhi mbi ta dhe tha me ngashërim:
-U qoftë i lehtë dheu i mëmëdheut, bijtë e mi.
Tiranë, prill –maj 2017.

2018/03/11

Reagim publikë nga Jahja Lluka

Image result for jahja lluka
Jahja Lluka 


Reagim

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, familja Qiriazi është njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke shkrirë kështu gjithë pasurinë, intelektin  dhe kulturën për çështjen atdhetare.

Nga familja Qiriazi dolën inteketual të mëdhenjë  si: Papashqevi,Sevasti, Kristo, Gjergji dhe Gjerasimi, të cilët ishin bijat dhe bijtë e Maria dhe Dhimitër Qiriazit nga qyteti i bukur i Manastirit.

Në historinë tonë kombëtare Kongresi i Manastirit shënon një triumf për gjuhën shqipe, poashtu është  një kthesë për kulturën dhe çështjen shqiptare në kohëra kur qenia jonë rrezikohej me mosekzistencë në Ballkanin e tërbuar nga pushtuesit sllav dhe turq.

Roli i familjes Qiriazi për Kongresin e Manastirit ishte dhe do mbetet i pamohueshëm, sakrifica e tyre ngeli në histori duke e ngritur zërin e shqiptarëve në instancat më të larta të asaj kohe.

Por ku janë sot pasardhësit e familjes Qiriazi dhe si jetojnë ata?

Në emisionin “Në Mbremje me Agim Poshkën” Risto Qiriazi pasardhësi i kësaj familje të denjë shqiptare, tregon se si gati gjithë jetën, jetoi si i asimiluar duke mos guxuar të deklarohet shqiptar nga regjimi sllav.

Është e dhimbëshme se si familjet e mëdha shqiptare të ritit ortodoks janë asimiluar.Është jonjerëzore se si të drejtat e tyre themelore janë shkelur gati për një shekull para syve të Evropës, dhe do jetë dhe më jonjerëzore nëse zërat e këtyre shqiptarëve  nga dy shtetet shqiptare nuk dëgjohen, sepse janë dhe do mbesin gjak i yni, pavarësisht rrethanave të cilat i kanë detyruar ta mohojnë vetveten, duke jetuar të nëpërkëmbur sa të jetë jeta.

Poashtu, dhuna ndaj themeluesit të Bashkësisë  Fetare Ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, Branko Sinandinovskit  para disa ditësh në Shkup, duhet të dënohet, pasi që të drejtat themelore të njeriut nuk mund të shtypen në asnjë formë, nga cilido regjim apo ideologji prezente.

Vëllëzerit tanë të asimiluar të cilët kanë filluar të deklarojnë rrënjët e origjinës duhet të mirëpriten,të mbrohen dhe të dëgjohen nga institucionet e shteteve shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare pasi që të drejtat bazike ekzistenciale të asnjë individi apo familje të tyre nuk guxojnë të vazhdojnë të shkelen, sepse  janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Jahja Lluka –Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj.

10.03.2018

2018/03/09

Dy poezi nga Zef Pergega


Image result for zef pergega

DY POEZI AKULLI NGA ZEF PERGEGA


 MESUESI
Mes thonjeve te piste te shtetit
Dhe yndyres ne mjekerr
Si pete e thate lakrori
I gjore, mbas dore i shkreti?!
Atij qe i vune kater
U be deputet
Mes dhembeve te ujkut shtet
Nje koc
Atij qe i vune kater
U be bos
Per dijen e padijes se tyre
U shkri si qiriu
Driten e grabiti injoranti me diplome “Kristali”
Ai ne kete Dhe vec mbeti njeriu!

NJE MIK IKU NGA KJO JETE
Nje mik i yni nderroi jete
Nuk u tha ne televozor
As lajm nuk perberi ne gazete
E kishte gdhend fjalen me dalten hyjnore
Qe ecja jonte te ishte krahe lehte!

Njoftimin e zi e lexova ne facebook
69 komente, ne retinen e miqeve,
 Dhimbje, dhimbje…
Ne krye te krese se njeriut
Prapanicat, beli, gjokset e Luana vollces
200 mije klikime!
Ne vendin tim e ne vendin tend
Portat celen hidrocentralet
Ne kete dimer te lahen foshnjat
Jo mekataret qe mbysin djepat
E trumcaket e moderatoreve
Krujane sqepat!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...