Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/20

Besim Sahatçiu, një jetë për ekranin dhe skenën



Kadri Tarelli, shkruan:

FJALA IME NË AKADEMINË E SHENCAVE. Tiranë


Në prag të përvjetorit të 10-të, të Pavarësisë së Kosovës, në sallën e Akademisë së Shkencave, në Tiranë, ditën e premte, datë: 09, të shkurtit, 2018, u organizua përurimi i librit të Kopi Kyçykut: “Besim Sahatçiu. Një jetë për ekranin dhe skenën”, monografi. kushtuar artistit, regjisorit dhe kineastit të shquar të Kosovës Shqiptare.

Image result for rita ora

Mes shumë të pranishmëve, që mbushën sallën, po mjaftohem të përmend disa prej tyre, të cilët folën, përshëndetën dhe vlerësuan artistin e madh Besim Sahatçiu dhe autorin e nderuar të librit:
. Kopi Kyçyku, akademik.
. Reshat Arbana, mban titullin “Nderi i kombit”.
. Gudar Beqiraj, Kryetar i Akademisë. Tiranë.
. Vaso Tole, Sekretar i Akademisë. Tiranë.
. Shpendi Topollaj, shkrimtar, studiues, kritik letrar.
. Zenel Hoxha, kryetar i “Dhomës së tregtisë”. Londër. “Konsull nderi” i Afrikës së Jugut.
. Mirçea Perpelea, Ambasadori rumun në Tiranë.
. Kujtim Kapllani. Gjuhëtar.
. Afrim Spahiu, mik dhe bashkëpunëtor i Besim Sahatçiut.
. Valdet Sahatçiu, pjesëtar i familjes Sahatçiu.
. Spartak Topollaj, ish ambasador.
. Dilan Reka, këngëtar. Përshëndeti me këngë të Rita Orës, mbesës së Besim Sahatçiut.
. Silvana Braçe. Drejtuese e veprimtarisë.
Në këtë tubimi kaq të vlerësuar e të mirëpritur, nga figura të njohura të dijes, shkencës, artit dhe letërsisë, pata nderin, që edhe unë të them pak fjalë:



PËRMENDORE LETRARE, PËR ARTISTIN E EKRANIT DHE TË SKENËS


Monografi nga Kopi Kyçyku, kushtuar regjisorit shqiptar të Kosovës, Besim Sahatçiu
Jam i nderuar që po marr fjalën në këtë tubim kaq të vlerësuar, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njëkohësisht pas ligjëratave të personaliteteve të shquara të artit, kulturës, letërsisë dhe dipllomacisë
Me librin, u njoha nëpërmjet një shkrimi, që studiuesi e shkrimtari durrsak Shpendi Topollaj, publikoi në portalin “Fjala e lire”, në Londër. Në kënaqësi dhe trishtim, munda të bëj një koment të shkurtër. Dikush mund të pyesë: Pse njëherësh të provosh dy ndjesi, që kundërshtojnë njëra-tjetrën? Ja që kështu ndodh, kur ndeshesh me të papritura.
Unë jam i ndjeshëm ndaj figurave të shquara të shqiptarëve të Kosovës, ndaj të nesërmen, e kërkova me ngulm librin dhe Shpendi, si zakonisht i gjindshëm, u tregua tepër i gatshëm, për të ma dhënë, duke më porositur, se ka vetëm një kopje.

Featured Image

Dua të jem i sinqertë me veten. U mrekullova nga e vërteta, që Besim Sahatçiu, një shqiptar Kosove, i cili pavarësisht pengesave, që i sillte sistemi shtypës jugosllav, mundi të shkollohet e të ngadhënjejë si regjisor, në filma dhe në skenat e teatrit, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. U mrekullova me përmasat e këtij artisti, që të gjithë fuqinë e mendjes dhe të shpirtit e vuri në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare në Kosovën e robëruar. U mrekullova nga qëndrimi i tij i palëkundur, për të mos përfillur ofertat, për famë e jetë më të mirë jashtë atdheut, duke mbetur idealist dhe misionar në shpirt, për t’i shërbyer deri në fund, zhvillimit të kulturës së kombit. U mrekullova nga dashuria për punën, për artin, guximin e durimin, njëkohësisht këmbënguljen për përsosmëri në vlerat artistike të ekranit dhe të skenës.


Besoj se, heroit tonë Besimit, i shkojnë më përshtat fjalët e thëna, rreth gjysmë shekulli më parë, nga presidenti Xhon Kenedi: “Mos pyet, se çka mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet, se çka mund të bësh ti për vendin tënd”.
U trishtova, sepse pas kaq vjetësh, unë, mbase edhe shumë të tjerë si unë, po mund të njihemi me një artist të Kosovës shqiptare, të përmasave të tilla, që i bëjnë nder çdo kombi. Për më tepër ne shqiptarëve, që i kemi me pakicë, por që nuk po dimë, apo nuk po duam t’i vendosim në vendin që u takon, në radhën e personaliteteve më të mira të shqiptarisë. Nuk kam se ç’bëj, sepse nuk më vjen mirë ta besoj e ta pranoj, që të jem në një mendje me Edi Agagjyshin, i cili thotë një të vërtetë trishtuese, që më dhemb: “Është për të ardhur keq, që shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe ajo kosovare në veçanti, intelektualët dhe krijuesit e tillë, gjithmonë i mban në margjina, “jashtë” oborrit të saj, sepse siç duket, frikësohet të ballafaqohet me ata”. Pse ndodh kështu? Është pyetje retorike pa përgjigje, për cilindo intelektual me ndjenja sado pak shqiptarie.
Besimi jetoi dhe veproi në kushte shumë të vështira, aq sa e gjithë ajo plejadë intelektualësh, me të drejtë duhen quajtur heronj, dhe janë heronj, sepse secili në fushën e tij, parapërgatiti luftën dhe fitoren, për Kosovën e lirë e të mosvarme.
Nëse Besimi, me jetën e tij, la një histori të lakmueshme, një meritë të madhe, për ta sjellë bujarisht në odën dhe sofrën e kulturës shqiptare, ka Kopi Kyçyku, autori i këtij libri të bukur e të dobishëm. Përshëndetja dhe falënderimi, që shprehim të gjithë, vjen për një arsye fare të thjeshtë: Ai nxori në dritë një flori të fshehur e të mbuluar nga pluhuri i mosdashjes, keqdashjes, harresës apo pakujdesisë. “Floriri mbetet flori, edhe në baltë ta hedhësh”, thotë populli. Po rrëmbimthi lind pyetja: kujt i hyn në punë ky flori, kur nga strukturat, lihet mënjanë si i pavlerë?
Kam lexuar shumë libra të tillë monografi. Vlerësoj jetën dhe bëmat e heroit, si pjesë që mbushin hambarin e historisë. Këtu, akademik Kyçyku e ka kryer më së miri detyrën. Veç dua të ndalem te analiza, që u bën filmave dhe pjesëve të vëna në skenë nga regjisor Besimi. Autori si një shkrimtar, studiues e profesionist i vërtetë arti, i jep vlerësimin që drejtësisht meriton regjisori ynë. Ai në çdo faqe, pasqyron edhe një kulturë të shprehuri bukur, me gjuhë e fjalor të pastër, të ujdisur e krehur me shumë kujdes, aq sa për t’u pasur zili edhe nga kritikët e artit. Autori e vendos veprën e regjisor Besimit në arkën e kujtesës, pikërisht në libër, për t’u mbajtur në dorë nga lexuesi, në bibliotekë nga çdo familjar, në çantë nga shkollari e studenti, në tavolinën e punës, nga zyrtari e specialisti.
Shumë lexues, kur i pëlqen libri, shprehen me një fjali tepër të njohur dhe paksa letrare: “E lexova me një frymë”, si të thuash, në piskun e vapës e piva limonatën me një frymë. Kam përshtypjen, se në këtë rast nxitohen, pasi ky libër, ka brenda punë, përkushtim, krijimtari, jetë, art, letërsi, atdhetari, trishtim e brengë, kënaqësi dhe urtësi, pa harruar edhe mësime për artistët, sidomos për të rinjtë.
Jam i bindur, se lexuesi kur të arrijë në faqen e fundit, nuk do ta mbyllë e ta vendosë librin në raftin e bibliotekës, por do të futet në mendime. Për artistin dhe krijuesin, s’ka lëndina të bleruara dhe rrugë të shtruara. Ka veç mundim e sakrifica dhe, kur arrin të ngadhënjesh, ka kurorë dafine, siç e meriton edhe Besimi. I them këto, pasi cilido që e nis dhe e bitis leximin, do të jetë në një mendje me Cornela Funke, që thotë: “Disa libra shijohen ngadalë, të tjerë përpihen me një kafshatë dhe vetëm disa pak të tillë, përtypen për t’i tretur plotësisht”.
Vetë jeta e Besimit dhe krijimtaria e tij artistike, përbën një shkollë të madhe. Dhe një shkollë e tillë, nuk kalohet me një ditë, me një vëzhgim apo soditje, por kërkon të përpiqesh, të djersish, të ulesh e të studiosh me vullnet e këmbëngulje prej skllavi. Sepse, siç shprehet studiuesi Moikom Zeqo: “Kur një krijues ndahet nga jeta, mbyllet një portë, por ai le me dhjetëra të tjera, që do të hapen nga brezat në përjetësi”.
Në fund po cek një temë, që na pickon të gjithëve ne krijuesit, që mburremi e se nuk i përfillim vitet. Ç’merak i mbeti pa tretur, në gjumin e pafjetur? Vetë libri e ka një kapitull të tillë, që vetiu na fut në mendime e pyetje pafund: Pse Besimit, i cili i kushtoi jetën artit skenik, i mbetën punë e dëshira të papërfunduara? Kush e pengoi? Kjo pyetje e fundit, nuk ka nevojë për shpjegim, kur dihen kushtet e Kosovës së robëruar. Të gjithë kanë ide dhe dëshira të papërmbushura, ca më shumë artistët, me shpirt idealisti dhe ndjenja atdhetare e kombëtare shqiptare.
Ndalova këtu, thjesht për të kujtuar veten dhe të tjerët, me fjalën, që Virgjili na sjell nga lashtësia, për njerëzit e mëdhenj, si Besim Sahatçiu: “Gjithkush ka kohën e vet për të jetuar. Jeta është për të gjithë e shkurtër dhe e papërsëritshme. Të ngresh lart emrin tënd me vepra, vetëm kjo është arritja e virtytit”.
Urime autorit Kopi Kyçyku, që e vendosi në piedestal, “shtatoren” e artistit, Besim Sahatçiu!

Faleminderit!

Kadri Tarelli

Durrës më: 12. 02. 2018.

Shënim: Nga Durrësi, në kët tubim arti dhe kulture, morën pjesë: Shpendi Topollaj, Kadri Tarelli, Përparim Mane dhe Luan Jaupi (Fotograf).


*******Image result for Kopi Kyçyku



Kopi Kyçyku, lindur më 1943 në qytetin e Pogradecit. Ka mbaruar fakultetet gjeologji-miniera dhe histori-filologji (degët gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi). Është doktor i shkencave dhe akademik, anëtar themelues dhe anëtar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qendrës së Studimeve Ndëretnike dhe i Komunikimit Social pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë (1991), anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qendrore (1997), anëtar Themelues i Fondacionit Evropian Titulesku (1991), anëtar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe Sllavistikës (1992), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1967) etj. Ka marrë pjesë, me referate dhe kumtesa, në shumë veprimtari shkencore ndërkombëtare. Është nderuar me diploma dhe çmime ndërkombëtare për mësimdhënien e stilistikës së gjuhës italiane, të historisë së Ballkanit, si dhe në fushën e përkthimeve. Themelues dhe botues i Revistës Evropiane HAEMUS.


*****




Besim Sahatçiu, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”(“Nabujala reka”), “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.


Rita Ora kësisoj ka ndjekur rrugën artistike të gjyshit të saj dhe në disa intervista edhe e ka përmendur atë si një person prej të cilit ajo ka marrë forcë dhe është inspiruar.

2018/03/19

Vladimir Putin, sa urrehet në Perëndim, po aq adhurohet në vendin e tij!


Sa urrehet në Perëndim, po aq adhurohet në vendin e tij! Këto këndvështrime ekstreme për udhëheqësin e padiskutueshëm të Rusisë, Vladimir Putin, janë të lidhura ngushtë, pasi sa më shumë ai fajësohet për të gjitha të këqijat jashtë kufirit, aq më shumë rusët e mbështesin atë, të paktën sipas sondazheve.


Gjatë mandateve të njëpasnjëshme si president dhe kryeministër, ai ka mundësuar rritjen ekonomike, zgjerimin ushtarak dhe riafirmimin e Rusisë si fuqi kryesore në botë.



 


Por këto arritje kanë shkuar paralelisht me censurimin e medias, shtypjen e opozitarëve dhe përshkallëzimin e tensioneve diplomatike me Perëndimin.

Procesi i fundit u përshpejtua pas ndërhyrjes së Putinit ndaj rrëzimit të qeverisë proruse në Ukrainë, gjatë protestave të vitit 2014.

Si kundërpërgjigje, Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina, lëvizje me të cilën siguroi rritjen e popullaritetit në vend dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Perëndimin.

Një vit më vonë, Putin iu përgjigj kërkesës për ndihmë të aleatit Bashar al-Assad në Siri, duke dërguar avionë luftarakë për bombardimin e pozicioneve rebele në shtetin e përfshirë nga lufta.

Kritikët thonë se, që prej ardhjes në pushtet, Putin krijoi një sistem neofeudal të regjimit, që përqendron kontrollin e burimeve kryesore ekonomike në rrethin e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Shumë rivalë të tij janë arratisur ose kanë përfunduar në burg.

Në fëmijërinë e tij, Putin u trajnua për arte marciale, duke aspiruar njëkohësisht të bëhej një spiun i KGB-së.

Pasionet i mishëroi më së miri si udhëheqës i Rusisë, duke luftuar rebelët çeçenë, duke drejtuar aneksimin e Krimese, e mbi të gjitha duke aprovuar një fushate të sofistikuar përgjimi për të minuar demokracinë amerikane.

Ndikimi i tij në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 është gati i sigurtë, e mediet në vend publikuan të dielën një foto që ironizonte mbi këtë fakt.


“Pasi zgjodhëm presidentin amerikan, tani do të zgjedhim atë në Rusi”
“Pasi zgjodhëm presidentin amerikan, tani do të zgjedhim atë në Rusi”, thuhet në koment.



Tashmë 65 vjeç, njeriu që – para se të bëhej kryeministër nën udhëheqjen e Boris Yeltsin në vitin 1999 – ishte kreu i shërbimeve sekrete, nuk heziton të tregojë formën fizike teksa praktikon sporte e aktivitete të ndryshme në natyrë.




Kush janë 10 spiunët e famshëm që bënë histori


Rasti i helmimit të spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës në Britaninë e madhe, ka tronditur sallonet kancelaritë europiane – duke futur në sherr Londrën me Moskën – dhe pritet të diskutohet sërish javën e ardhshme në Bruksel.


Por luftërat e spiunëve janë të vjetra sa bota, aq sa amerikanët e quajnë spiunazhin si “zanatin e dytë më të vjetër të botës”.


Episodi i parë i spiunëve u takon sumerëve në Egjiptin e lashtë, rreth 4 mijë vjet përpara Krishtit. Agjentët dhe informatorët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Antikitet.

Në periudhat ndërmjet Mesjetës dhe Rilindjes, Republika e Venedikut ishte më e organizuara në ngritjen e seksionit të inteligjencës.

Legjendarë u bënë spiunët e Francës në kohën ndërmjet Revolucionit dhe Mbretërisë së Napoleonit me Jozef Fushe-në si figurë mitike. Por ishte Anglia që krijoi rrjetin më të madh dhe efikas të spiunazhit në të gjithë botën.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Mi6-a britanike, CIA amerikane, KGB-ja sovjetike dhe Mossad-i izraelit, janë ndër shërbimet sekrete më të fuqishëm dhe më aktive.

Gjatë Luftës së Ftohtë, ura e Glienicke që lidhte Berlinin lindor me atë perëndimor u emërtua si “Ura e Spiunëve”, titull që u vu së fundi edhe nga Steven Spilberg në filmin e famshëm me Tom Hanks.

Ndërsa shkëmbimet më të famshme në atë urë ishin ato të kolonelit Rudolf Abe, spiun i famshëm rus, i cili u shkëmbye me Gary Poëers, pilot i avionit spiun amerikan U2 që u rrëzua në territorin rus.

Shkëmbimi i fundit u krye në vitin 1986 kur disidenti rus Anatoli Sharanskij dhe tre spiunë amerikanë, u shkëmbyen me Karl Koerche dhe 4 agjentë të KGB-së.

Në vitin 2010, Sergej Skripal dhe 4 rusë të dënuar për lojë të dyfishtë spiunazhi u shkëmbyen në Vjenë, një tjetër qytet i njohur për shkëmbimin e spiunëve, me 10 agjentë rusë të kapur në SHBA.

Më e famshmja ndër to qe Anna Chapman (e kuqja), e arrestuar në SHBA për spiunazh dhe e dënuar me burgim të përjetshëm.


Anna Chapman
Pas kthimit në Rusi, Chapman u bë një person i famshëm, prezantuese televizive dhe modele; por ajo që e rriti edhe më bujën e Anës ishte afera e dashurisë me Edward Snowden, ish-agjentit të CIA-s që u dha rusëve sekretet më të mëdha të qeverisë amerikane.

Por kush janë agjentët më të mirë të historisë? Për këtë ka menduar prestigjiozja britanike “The Guardian” që ka renditur 10 spiunët më të aftë të historisë.



11. Melita Norwood (1912-2005)
Në dukje ajo ishte asistentja e pafajshme e drejtorit të një prej qendrave të kërkimit atomik në Britani, që në fshehtësi ia kalonte sekretet e bombave atomike Rusisë për 37 vjet, para se të identifikohej në vitin 1999. Vajza e një babai nga Letonia dhe mamasë, simpatizante të komunizmit, spiunazhi i saj u ekspozua në moshën 87 vjeçare. Përgjigja e saj ishte: “Mendova se do ta merrja në varr me vete këtë sekret”.



22. Fritz Joubert Duquesne (1877-1956)
Duquesne, njeriu me kombësi afrikano-jugore, u zhgënjye dhe iu neveritën veprimet e ushtrisë britanike gjatë Luftës Boer, në veçanti politikat dhe burgimet që Lord Kitchener i bëri mamasë dhe motrës së tij në kampe përqendrimi. Fritz Duquesne u bë spiun gjerman në vitin 1914. I maskuar si një hulumtues shkencor, ai vuri disa bomba me sahat në disa anije britanike, falsifikoi vdekjen e tij dhe më vonë pohoi se kishte qenë përgjegjës për përmbytjen e anijes ku ndodhej Kitchener në udhëtimin e tij fatal në Rusi në vitin 1916.



33. Virginia Hall (1906-1982)
Një vullnetare amerikane i Operimeve Ekzekutive Speciale gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hall operoi në Francën e pushtuar. Ajo koordinonte aktivitetet e saj gjatë kohës që punonte si korrespondente për New York Post, dhe u shfaq në listën e Gestapos si një ndër më të kërkuarit. Në listë njihej me emrin “Zonja e Çaluar”, kjo për faktin se në vitin 1932 kishte qëlluar veten në këmbë duke e zëvendësuar atë me protezë gjymtyrësh (në të cilën kishte fshehur dokumente të shumta).



44. Klaus Fuchs (1911-1988)
Si një fizikant bërthamor që erdhi në Angli në vitin 1933, gjermani Fuchs punoi në një projekt britanik sekret të bombave atomike dhe më vonë në Projektin Amerikan. Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 1950 dhe ishte e qartë që po ja kalonte informacionet Bashkimit Sovjetik, i motivuar nga ndjenjat anti-naziste dhe nga këndvështrimi që kishte për arritjen e ekuilibrit të pasluftës. Sipas raportimeve, ai ishte një njeri tepër i sjellshëm dhe akademik.



55. Belle Boyd (1844-1900)
E lindur në Virxhinia, Maria Isabella “Belle” Boyd u bë spiune e Konfederatave në moshën 17 vjeçare, pasi qëndronte nën survejim nga rojet sepse kishte qëlluar një ushtar të Unionit, sipas kujtimeve të së cilës, (ushtari) kishte fyer atë dhe mamanë e saj. “Ne femrat jemi të detyruara të armatosemi në mënyrë që të mbrojmë veten”. Sharmante dhe e bukur, ajo nxorri sekretet e Unionit dhe u dënua me burgim.



66. Francis Walsingham (1532-1590)
Waslingham ishte mjeshtri i fundit i spiunimit i Tudorit. Sekretari kryesor i Elisabetës së Parë dhe një Protestant i vendosur, ai kishte si qëllim të shtypte Katolicizmin me çdo mjet të nevojshëm. Rekordi i tij ishte i pabesueshëm. Ai zbulonte letra, punësonte falsifikatorë profesionalë dhe urdhëroi torturimin dhe ekzekutimin e Mary-t, Mbretëreshës së Skocisë dhe shumë priftërinjve të varfër katolikë.



77. Sidney Reilly (1873- 1925)
I ashtuquajturi “Asi i Spiunëve” u bë pjesë e shkrimeve të shokut të tij Robert Bruce Lockhart. Reilly ishte prototipi i Xhejms Blondit të Flemingut. Ky feminist i njohur, pretendon se shumë nga shfrytëzimet e tij janë të paverifikueshme, por ai është i famshëm për përfshirjen e tij në komplotin britanik për përmbysjen e qeverisë bolshevike leniniste në vitin 1918 me ndihmën e ushtrisë letoneze. Ky komplot e çoi atë drejt dënimit me vdekje.



88. Harold Kim Philby (1912-1988)
Duke e marrë pseudonimin e tij nga personazhi i novelës së Rudjard Kipling, Philby u bë komunist në Kembrixh gjatë fillimit të viteve 1930 dhe ai është më i famshmi i “5-shes së Kembrixhit”. Ai ishte kryetar i seksionit të kundër-spiunazhit Sovjetik në Shërbimin e Sekreteve. Influenca e tij ishte aq e madhe sa Stalini refuzonte të besonte se kjo ishte e vërtetë. Ai më pas u shpërngul në Bashkimin Sovjetik në vitin 1963 ku dhe qëndroi deri në fund të jetës së tij.



99. Oleg Gordievsky (1938 – …)
Gordievsky ishte rezident i Londrës për KGB-në (Komiteti i Sigurisë Shtetërore) në vitet 1980. Gjatë kësaj kohe ai ishte në kontakt me shërbimet sekret britanike. I zhgënjyer me politikën sovjetike pas Pranverës së Pragës, ai ishte një nga oficerët më të vlerësuar të KGB-së që punonte për Inteligjencën Perëndimore. Pas dyshimeve që u hasën, ai u rithirr në Moskë dhe u mor në pyetje. Ai u arratis me ndihmën e britanikëve. Ashtu si dhe Reilly, ai u dënua me vdekje nga autoritetet ruse.



1010. Ursula Kuczynski (1907-2000)
Komunistja hebreje-gjermane, Kuczynski u angazhua në këtë punë që në moshë të re. Në vitin 1930, ajo u zhvendos në Kinë, ku dhe praktikoi teknikat e radios. Më pas jetoi në Zvicër dhe Angli, para se të largohej për në Berlinin Lindor në 1950. Një nga spiunët që ajo konkurronte për KGB-në ishte Kalus Fuchs. Më vonë Ursula u bë shkrimtare e librave për fëmijë.

Stephen Hawking dorëzoi një studim shkencor 2 javë para se të vdiste. Dhe ai mund të sjellë një zbulim të madh

Image result for kush eshte Stephen Hawking

Stephen Hawking dorëzoi një studim të fundit shkencor dy javë para se të vdiste, dhe ai hedh themelet për zbulimin e një universi paralel.

Hawking, që ndërroi jetë të mërkurën në moshën 76 vjeç, ishte bashkëautor i një studimi matematikor që kërkon prova për teorinë e multiverseve, e cila parashtron ekzistencën e shumë universeve përveç tonit.

Dokumenti, i quajtur “Një dalje e butë nga inflacioni i përjetshëm” u rishikua për herë të fundit në 4 mars, dhjetë ditë para vdekjes së tij.

Sipas Sunday Times, studimi do të botohet në një revistë shkencore, pasi të përfundojë rishikimi i tij.

ArXiv.org një faqe e universitetit Cornell, që gjurmon studimet shkencore para se të botohen, ka një kopje të studimit.

Sipas Sunday Times, përmbajtja e studimit parashtron matematikën e nevojshme për një kërkim në hapësirën e thellë, për të mbledhur prova që mund të vërtetojnë se ka universe të tjerë.

Studimi tejet teorik parashtron se ekzistenca e shumë universëve mund të matet përmes rrezatimit që në fillimet e kohëve. Kjo nga ana e vet mund të matet përmes një anije kozmike në hapësirën e thellë, e cila të jetë e pajisur me sensorët e duhur.

Thomas Hertog, profesor i fizikës që ishte bashkëautor me Hawking, tha se studimi synon që “të transformojë idenë e një multiversi, në një kuadër shkencor të provueshëm”.

Hertog që punon në Universitetin KU Leuven në Belgjikë, i tha Sunday Times dhe ishte takuar personalisht me Haëking, për të marrë miratimin e fundit para se të dorëzonin studimin.

Gazeta tha që, nëse një provë e tillë gjendet, kjo do i bënte shkencëtarët kandidatë kryesorë për Çmimin Nobel. Por duke qenë se nuk jepen pas vdekjes, Hawking nuk do të ishte i kualifikueshëm.


****

Stephen William Hawking, CH, CBE, FRS, FRSA (8 janar 1942 - 14 mars 2018)

është një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kemb. Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.



Hawking lindi me 8 janar te vitit 1942. Babai i tij ishte Frank Hawking dhe e ëma e tij Isobel Hawking. Këta të fundit studimet i mbaruan te dy ne Universitetin e Oksfordit. Frank H. studioi ne fushen e mjekësisë ndersa Isobel H. studioi per Filozofi, politike dhe ekonomi. Në 1950 kur Stephen ishte vetëm 8 vjeç, familja Hawking u shperngul ne St. Albans Hertfordshire. Hawking filloi shkollimin e tij ne "Byron House School". Ai mori pjese ne "Radlett School" per 1 vit dhe me pas prej shtatorit te vitit 1952 vazhdoi shkollimin ne "St Albans School". Familja e tij nuk mund ti perballonte tarifat shkollore pa burime financiare, keshtu që shpresa e tyre e vetme ishte qe Stephen të arrinte të fitonte nje burse shkollimi. Babai i tij dëshironte qe ai te shkollohej më tej ne "Westminster School", por 13 vjeçari u semur në diten e provimit per burse. Ne vitin 1958 dhe me ndihmën e mësuesit te matematikes Dikran Tahta, ndërtuan një kompjuter me pjese pjesë orash, një komutatori të vjetër telefonik dhe të tjera komponente. Edhe pse në shkollë ishte i njohur si "Einstein", Hawking nuk ishte i suksesshëm qe ne fillim. Me kohë, ai filloi të tregojë aftësi të konsiderueshme për lëndët shkencore, dhe i frymëzuar nga Tahta, kishte vendosur të studionte për matematikë. Babai i tij e këshilloi të studionte per mjekësi, i shqetësuar se në lëndën e matematikes nuk kishte vende të mjaftueshme per pune. Per shkak te kesaj por edhe per arsye te tjera Hawking vendosi te studiojë lenden e fizikes dhe kimisë. Pavaresisht keshillave te drejtorit qe ai te priste deri ne vitin tjeter, ne Mars te vitit 1959, atij i ishte ofruar nje bursë pas marrjes se rezultateve te provimeve. Hawking ne tetor te vitit 1959, perkatesisht ne moshen 17 vjeçare, vazhdoi studimet ne Kolegjin e Universitetit te Oksfordit. Ne 18 muajt e pare ai ishte i vetmuar dhe i merzitur pasi ishte shume më i ri se sa studentet e tjere. Gjate vitit te dyte dhe te tretë ne universitet, sipas Berman, Hawking beri ndryshime te medha, duke u perpjekur te ishte nje nder studentet me te dalluar. Ndryshe nga studentet e tjere, ai ishte shume i perkushtuar edhe ndaj muzikes klasike. Eshte konstatuar se Hawking ka studiuar rreth 1000 ore gjate 3 viteve te studimeve te tij. Ne tetor te vitit 1962 ai filloi punen e tij pasuniversitare ne Trinity Hall - Cambridge. Si student doktorature, viti i parë per Hawking ishte mjaft i veshtire. Pasi u diagnostikua me semundjen motor-neurone, Hawking ra ne depresion. Mjeket supozonin se kishte edhe 2 vjet jetë, por semundja e tij nuk u zhvillua aq shpejt, megjithate problemet ne te ecur, ne frymerrje dhe ne levizjen e gjymtyrve filluan. Prape se prape i frymezuar nga Roger Penrose, ai vazhdoi hulumtimet e tij rreth te ashtuquajturave "Vrimat e zeza" qe pershkojne universin. Si nje kozmolog i persosur, Hawking shkroi tezën e tij mbi kete teme. Hawking ka marrë një bursë kërkimore në Gonville dhe Caius College dhe ne vitin 1966 ai doktoron ne degen e filozofise. Kur Hawking ishte diplomuar ne Cambridge, ai krijoi lidhje me nje vajze te quajtur Jane Wilde qe njeheresh ishte edhe mikja e motres se tij. Atë e njohu pak kohe para se te diagnostikohej me semundjen e tij, por kjo nuk e nderpreu mardhenien mes tyre. Ata u martuan me 14 korrik te vitit 1965. Çifti kane 3 femije, nje djale me emrin Robert (1967), nje vajze Lucy (1970) dhe femija i tretë, djaloshi Timothy (1979). Ne pranveren e vitit 1995 Çifti u divorcuan, Hawking u martua me Mason ne shtator te po atij viti. Me 2006 Hawking u divorcua ne heshtje nga Mason duke e rikthyer lidhjen e tij me Jane dhe ne ate kohe ajo boton librin "Udhetim ne pafundesi".


Stephen Hawking vuan nga nje semundje e njohur si skleroza laterale amiotrofike (motor-neurone). Hawking kishte përjetuar vështirësi ne te ecur dhe ne vozitje. Diagnoza e sëmundjes neurone motorike u be në vitin 1963 kur Hawking ishte 21 vjecar. Në atë kohë, mjekët i dhane atij vetem dy vjet jete. Në fund të viteve 1960, aftësitë fizike te tij u perkeqsuan. Tanime ai nuk mund te shkruante dhe ecte shtrember, por ai ne kete kohe kishte zhvilluar metoda kompensuese vizuale, duke përfshirë edhe duke parë ekuacionet në drejtim të gjeometrisë. Me 1960 ai u be i njohur per karrocen e tij te dixhitalizuar. Ai pastaj mori një program kompjuterik të quajtur "barazimin" nga Walt Woltosz. Kjo eshte nje metodë që ai e përdor në këto ditë, duke pershtatur fraza, fjalë dhe shkronja nga një bankë prej rreth 2,500-3,000 nga ato që janë skanuar. Hawking ka ruajtur nje zë origjinal, duke thënë se ai e preferon qe te identifikohet me ate ze.

Hawking gradualisht ka humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë. Veshtersite u shtuan edhe ne frymarrjen e tij ku si pasoje e nje operacioni ne kanalet e frymarrjes, ai humb totalisht aftesine e to folurit. Tani Hawking eshte pothuaj teresisht i paralizuar.

Veprat

-A Brief History of Time (1988) -Black Holes and Baby Universes and Other Essays (1993) -The Universe in a Nutshell (2001) -On The Shoulders of Giants (2002) -A Briefer History of Time (2005) -God Created the Integers: The Mathematical Breakthroughs That Changed History (2005) -The Grand Design (2010) -My Brief History (2013)

Punet akademike

Hawking, S. W.; Penrose, R. (1970). "The Singularities of Gravitational Collapse and Cosmology". Mathematical,Physical and Engineering Sciences 314 (1519): 529–548. Bibcode:1970RSPSA.314..529H. doi:10.1098/rspa.1970.0021.
Hawking, S. (1971). "Gravitational Radiation from Colliding Black Holes". Physical Review Letters 26 (21): 1344–1346. Bibcode:1971PhRvL..26.1344H. doi:10.1103/PhysRevLett.26.1344. Hawking, S.W. (1972). "Black holes in general relativity". Communications in Mathematical Physics 25 (2): 152–166. Bibcode:1972CMaPh..25..152H. doi:10.1007/BF01877517. Hawking, S. W. (1974). "Black hole explosions?". Nature 248 (5443): 30–31. Bibcode:1974Natur.248...30H. doi:10.1038/248030a0. Hawking, S.W. (1982). "The development of irregularities in a single bubble inflationary universe". Physics Letters B 115 (4): 295–297. Bibcode:1982PhLB..115..295H. doi:10.1016/0370-2693(82)90373-2. Hartle, J.; Hawking, S. (1983). "Wave function of the Universe". Physical Review D 28 (12): 2960–2975. Bibcode:1983PhRvD..28.2960H. doi:10.1103/PhysRevD.28.2960. Hawking, S. (2005). "Information loss in black holes". Physical Review D 72 (8): 084013. arXiv:hep-th/0507171. Bibcode:2005PhRvD..72h4013H. doi:10.1103/PhysRevD.72.084013.

Filmat dhe serite:

A Brief History of Time (1992) Stephen Hawking's Universe (1997) Hawking – BBC television film (2004) starring Benedict Cumberbatch Horizon: The Hawking Paradox (2005) Masters of Science Fiction (2007) Stephen Hawking and the Theory of Everything (2007) Stephen Hawking: Master of the Universe (2008) Into the Universe with Stephen Hawking (2010) Brave New World with Stephen Hawking (2011) Stephen Hawking's Grand Design (2012) The Big Bang Theory (2012) Stephen Hawking: A Brief History of Mine (2013) The Theory of Everything – Feature film (2014) starring Eddie Redmayne

Shkrimet qe i punoi bashke me vajzen e tij Lucy:

George's Secret Key to the Universe (2007) George's Cosmic Treasure Hunt (2009) George and the Big Bang (2011).

Çmimet


1.Presidential Medal of Freedom 2009

2.Copley Medal 2006

3.Albert Einstein Award 1978

4.Hughes Medal 1976

5.Albert Einstein Medal 1979

6.Adams Prize 1966

7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985

8.Wolf Prize in Physics 1988

9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976

10.Eddington Medal 1975

11.Fonseca Prize 2008

12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013

13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987

14.Prince of Asturias Award for Concord 1989

Hawking vdiq në Kembrixh, Angli, në mëngjesin e hershëm e 14 marsit 2018.[2][3] Familja e tij nuk e zbuloi shkakun e vdekjes, vetëm kanë thënë se "ai ka vdekur në paqe"

Thënie

Qëllimi im është i thjeshte. Është një kuptim i plotë i gjithësisë, pse ajo është ashtu si është dhe fundja pse ekziston.
Jo vetëm që Perëndia luan zare, por... ai nganjëherë i hedh ato atje ku nuk mund të shihen.
Nuk është e qartë që mençuria ka ndonjë vlerë mbijetuese afatgjate.
Të kufizosh vëmendjen tonë tek gjërat tokësore do të ishte të kufizosh shpirtin njerëzor.
Unë mendoj që viret kompjuterike duhet të njihen si forme jete. Unë mendoj se ato tregojnë diçka mbi natyrën njerëzore që e vetmja formë e jetës që kemi krijuar kaq shume është krejtësisht shkatërrimtare. Ne e kemi krijuar jetën në shëmbëlltyrën tonë.
E gjithë historia e shkencës ka qenë kuptimi i ngadaltë se ngjarjet nuk ndodhin në një mënyrë të gjykueshme, por qe ato pasqyrojnë një farë rendi të nëntëshëm, i cili mund ose nuk mund te jetë i frymëzuar hyjnish.
Ka baza për një optimizëm të kujdesshëm se ne tani mund të jemi afër fundit të kërkimit për ligjet e fundit të natyrës.


Referencat


^ Physics Pioneer Stephen Hawking Is No More, Dies Peacefully At 76
^ Overbye, Dennis (14 March 2018). Stephen Hawking Dies at 76; His Mind Roamed the Cosmos - A physicist and best-selling author, Dr. Hawking did not allow his physical limitations to hinder his quest to answer "the big question: Where did the universe come from?". The New York Times. Marrë më 14 March 2018.
^ Penrose, Roger (14 March 2018). Stephen Hawking obituary. The Guardian. Marrë më 14 March 2018.
^ Allen, Karma (14 March 2018). "Stephen Hawking, author of 'A Brief History of Time,' dies at 76". ABC News. Marrë më 14 March 2018.
^ Barr, Robert. Physicist Stephen Hawking dies after living with ALS for 50-plus years. SFGate. Marrë më 14 mars 2018.


*****


Shumë është folur. Po a i dini arritjet më të mëdha të Stephen Hawking?


Fizikanti teorik, Stephen William Hawking që vdiq në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Kembrixh është autor i një pjese të konsiderueshme të astrofizikës moderne, si teoria e re e hapsirë-kohës dhe radioaktiviteti i vrimave të zeza. Punoi gjithë jetën e tij për të zbuluar ligjet që rregullojnë universin dhe bashkë me kolegun e tij, Roger Penrose tregoi që teoria e relativitetit e Albert Einstein-it nënkupton se hapsira dhe koha duhet të kenë një parim që ai e quajti “Big Bang” dhe se në fund të vrimave të zeza duhet të ketë një fund. Në mesin e viteve 70 zbuloi se kombinimi i ligjeve mekanike kuantike me ato të relativitetit të përgjithshëm hidhnin poshtë idenë se vrimat e zeza ishin plotësisht të zeza, sepse emetonin rrezatim të njohur qysh atëherë si “rrezatimi Hawking. I konsideruar ndryshe si trashëgimtar i Ajnshtajnit revolucionarizoi fizikën me teoritë e veta të hapsirë-kohës, Big Bangun dhe rrezatimin e vrimave të zeza që i pasqyroi në “Historia e shkurtër e kohës” të publikuar në 1988 dhe që njohu sukses në të gjithë botën me 25 milionë kopje të shitura. Është i njohur edhe si divulgues shkence, i njohur për teoritë e tij mbi vrimat e zeza dhe për universin.



Nga 1993-1996 punoi për një seri të televizionit BBC “Universi i Stephen Hawking-it” bazuar në librin e tij “Një histori e shkurtër e kohës”. Në vitin 2004 rishqyrtoi teorinë e tij mbi vrimat e zeza duke përpunuar një teori të re që pyet nëse këto vrima janë një lloj pusi pa fund. Pavarsisht handikapit që vuante, Hawking dha një sërë demostrimesh të energjisë dhe të vitalitetit, kështu u dërgua nga shoqëria amerikane “Zero Gravity” në 26 prill 2007 në hapsirë në mënyrë që të eksperimentonte mungesën e gravitetit. Në mars të 2008 publikoi “Çelësi sekret i universit”, një libër për fëmijët në bashkëpunim me vajzën e vet Lusi. Në shtator të atij viti eksperimenti i akseleratorit të grimcave, LHC në Gjenevë rihapi debatin mes Hawking-it dhe fizikantit britanik Peter Higgs për çështjen e quajtur “boson (grimca) të Higgs”. Hawking arriti të vinte një bast me 100 dollarë që eksperimenti i LHC-së nuk do të jepte një grimcë të tillë, bast që e humbi kur në vitin 2012 CERN konfirmoi ekzistencën e bosonit. Stephen Hawking e braktisi titullin e katedrës së matematikës në universitetin e Kembrixhit në 1 tetor 2009 dhe kaloi si drejtor i kërkimeve në qendrën edukative. Në vitin 2015 prezantoi në “Royal Society” të Londrës një projekt kërkimi të jetës jashtëtokësore të financuar nga milioneri rus Yuri Milner. Në prill të 2016 tregoi për një program të financuar nga milioneri rus Yuri Milner për të dërguar një anije në një sistem tjetër diellor që përfshin një model të ri sonde hapsinore që premton kapjen e sistemit yjor më të afërt, Alfa Centauri. Hawking tha se nga kjo varet humanizmi, i cili nuk mund të mbijetojë 1000 vjet të tjerë pa u arratisur nga planeti ynë i brishtë. Në vitin 2016, në nëntor foli në Vatikan për shtrirjen e universit dhe tha se të pyesësh se çfarë ka para Big Bangut është e pakuptimtë, është sikur të pyesësh se çfarë ka përtej Polit të Jugut. Në 24 mars të 2017 një hologramë me imazhin e tij mbajti një fjalim prej një ore në Parkun Shkencor të Hong Kongut mbi përvojat e tij në fushën e kërkimeve. Në 16 teor 2017 Hawking festoi zbulimin e dritës dhe valëve gravitacionale të prodhuara nga shkrirja e dy yjeve neutron.


*****

Jeta e Hawking: Shkenca është fati im!


Stephen Hawking, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, ishte shkencëtari më i famshëm britanik i kohëve moderne, një gjeni që ia dedikoi jetën zbulimit të sekreteve të Universit.

I lindur më 8 janar të vitit 1942, 300 vite pas vdekjes së babait të shkencës moderne, Galileo Galilei, ai besonte se shkenca ishte fati i tij.

Por, fati u tregua edhe i ashpër me të. Pjesën më të madhe të jetës, ai e kaloi në një karrige me rrota, i prekur nga skleroza laterale amiontrofike, “ALS”, një sëmundje e rrallë e neuroneve motorike që prek nervat që kontrollojnë lëvizjet.

Sidoqoftë, ai sfidoi parashikimet e mjekëve, që i kishin dhënë atij vetëm pak vite jetë, duke kapërcyer pamundësinë e tij për të lëvizur e folur, dhe e bëri këtë duke komunikuar përmes një sintetizuesi të zërit.

“Shpesh më pyesin: Si ndihesh me sëmundjen që ke?”, shkruante ai dikur.

Dhe përgjigjja e tij ishte “Nuk më pengon shumë. Përpiqem të kem një jetë normale dhe nuk mendoj për gjendjen time, as nuk më vjen keq për gjërat që nuk mundem t’i bëj, që nuk janë edhe aq shumë”.

Në fakt, Hawking ishte shumë larg normales. Brenda “grackës” së trupit të tij të palëvizshëm kishte një mendje të mprehtë, të magjepsur pas Universit, krijimit dhe fundit të tij.

“Qëllimi im është i thjeshtë, – thoshte ai. – Një kuptim i plotë i Universit, përse ai është siç është dhe përse ekziston”.

Puna e tij u përqëndrua kryesisht te bërja bashkë e Relativitetit, natyrës së hapësirës dhe kohës, dhe Teorisë Kuantike, si grimcat e vogla në univers lëvizin, për të shpjeguar krijimin e Universit dhe funksionimin e tij.

Hawking ishte martuar me Jane Wilde në vitin 1965 dhe kishte 3 fëmijë. Çifti u nda 25 vite më vonë dhe ai u martua me infermieren Elaine Mason, por edhe kjo martesë dështoi. Jeta e Hawking është trajtuar edhe në një film të vitit 2014, “Teoria e gjithçkaje”, që u vlerësua madje edhe me çmimin “Oscar”.

Një iluzion me emrin Putin



Sot nuk ekziston më (ose nuk ekziston ende), asnjë alternativë ndaj tij. Pas një shekulli kaos të pandërprerë, rusët preferojnë vazhdimësinë dhe jo aventurën, aq më tepër që afirmimi i ri ndërkombëtar i vendit të tyre dhe rimarrja e Krimesë, kanë forcuar krenarinë e tyre kombëtare. Ashtu si Franca e rindërtimit, Rusia është në kërkim të vetvetes, në një iluzion me emrin Putin

Image result for Bernard Guetta

Nga Bernard Guetta

Tre dekada pas revolucionit të saj, Franca hyri në fazën e rindërtimit. Një fazë të ngjashme tranzicioni po kalon sot Rusia e Putinit, ende në gjendje shoku pas kalimit në kapitalizëm, prej fundit të perandorisë së saj si dhe përmbysjet, që erdhën me të njëjtën shpejtësi, si agimi i komunizmit në vitin 1917, apo fundi i “ancien régime” në Francë.


27 vjet më parë, udhëheqësit sovjetikë më konservatorë i mbërtheu paniku, të bindur se pa një ndërhyrje të menjëhershme, liritë politike që prezantoi Mikhail Gorbaçovi do ta kishin fundosur komunizmin. Kishin të drejtë, sepse babai i perestrojkës kishte tentuar ta shpëtonte Rusinë nga shembja e një sistemi në agoni, duke e demokratizuar me një seri reformash.

Konservatorët u përpoqën ta përmbysnin Gorbaçovin në gusht të vitit 1991, por dështuan sepse vendi kishte dalë tashmë nga komunizmi. Megjithatë, Gorbaçovi ishte dobësuar kaq shumë nga manovra që në dhjetor, presidenti i Federatës ruse Boris Jelsin, bëri me mbështetjen e presidentit ukrainas dhe atij bjellorus.



Cari i ri

Në këtë mënyrë, jelsini kishte realizuar projektin e tij për të hyrë në Kremlin. Brenda një nate, pasi kishte humbur Evropën qendrore, Rusia humbi perandorinë që kishin ndërtuar carët. Pak muaj më vonë, pronësia kolektive e Bashkimit Sovjetik kaloi në duart e baronëve-banditë, që e ndanë me justifikimin e privatizimeve, duke blerë mbështetjen e carit të ri.

Inflacioni zhyti në mjerim pensionistët. Pasuri të mëdha u krijuan përmes zhvatjes. Pasi kish qenë në të njëjtin nivel me amerikanët, tashmë Rusia ishte zhdukur nga skena ndërkombëtare.

Kur kjo dekadencë brutale i rraskapiti rusët, të detyruar të duronin mjerimin e një presidenti të alkoolizuar, sipërmarrësit dhe forcat e sigurisë (përfaqësues të dy fuqive të mëdha ruse) ngjitën në fron një spiun të ri në moshë, Vladimir Putinin, që diti të bëjë të harrohet afërsia e tij me Boris Jelsinin, duke premtuar që të hakmerret ndaj hajdutëve dhe të zhdukte independentizmin çeçen.

Putini i pëlqente popullit, jepte siguri. Rritja e çmimit të naftës i lejoi të rrisë pensionet. Në ata vite lindi legjenda e Putinit, njeriu që dje rusët e rizgjodhën, jo sepse rindërtoi vendin (nuk e bëri), por sepse eleminoi çdo formë opozite.

Sot nuk ekziston më (ose nuk ekziston ende), asnjë alternativë ndaj tij. Pas një shekulli kaos të pandërprerë, rusët preferojnë vazhdimësinë dhe jo aventurën, aq më tepër që afirmimi i ri ndërkombëtar i vendit të tyre dhe rimarrja e Krimesë, kanë forcuar krenarinë e tyre kombëtare. Ashtu si Franca e rindërtimit, Rusia është në kërkim të vetvetes, në një iluzion me emrin Putin.

Brigitte Bardot: “Kurrë nuk jam ndier e bukur!”

1.Lotët e luftës


Ish-aktorja franceze, Brigitte Bardot ( 28.09.1934 - ) , e cila bën fushatë që prej 40 vitesh për kauzën e kafshëve, në janar publikon libërin-testament, që ajo e prezanton si bilanci i ekzistencës së saj, luftës në mbështetje të kafshëve dhe rrëfimi i thellë i antipatisë së saj.

“Ky do të jetë bilanci i ekzistencës time. Libri do të titullohet ‘Lotët e luftës’. Nuk do të shkruaj më kurrë libra të tjerë. Ky do të jetë bilanci i plotë i vizionit tim për gjërat, shoqërinë, mënyrën si është qeverisur, mënyrën si janë trajtuar kafshët në vendin tim”, deklaroi ajo.

Shtëpia Botuese “Plon” e paraqiti veprën si një “testament të kafshëve”, një reflektim i pazakontë, paqësor dhe herë herë i revoltuar, mbi ekzistencën e saj dhe kuptimin e luftës së saj.

Libri i saj i fundit daton në vitin 2003. “Një britmë në heshtje” Shtëpia Botuese Rocher, që shkaktoi polemika për mbajtjen e qëndrimeve radikale. Ajo do të publikojë nesër në të përditshmen “Le Parisien” një letër të hapur për qeverinë franceze, me rastin e fillimit të një fushate kundër peliçeve nga fondacioni që mban emrin e saj.



Image result

2.“Pa kafshët do të kisha vrarë veten”



“Pa kafshët do të kisha vrarë veten”, – rrëfen aktorja franceze Brigitte Bardot në “Larmes de combat”. Në moshën 84 vjeçare, pasi ka qenë ylli i kinemasë franceze dhe një ikonë e sex-appeal, rrëfen se për shkak të zhgënjimit të shkaktuar nga mizoria e njerëzve disa herë e kanë çuar në ekstreme të psikikës së vet. Pas kësaj përvoje thotë se nuk do të shkruajë. Ky libër përmban 255 faqe që sapo ka dalë në Francë dhe në fakt është një testament intim i aktores. Ja disa pasazhe:

E famshme. “U konsiderova si një nga yjet më të mëdha botërore e megjithatë nuk jam asgjë. Gjithmonë e kam patur këtë qartësi mendimesh….Ëndrra ime është të kthehem në anonimitet. Ndihem e burgosura e vetes. Është e sigurt se shumica e njerëzve kanë pushuar së përkituri vetes”

Bukuria. “ Kurrë nuk u ndjeva e bukur. Veç kohët e fundit kam filluar ta kuptoj atë bukuri që i dha origjinë suksesit tim. Kjo vjen nga aparati i dhëmbëve që m’u desh ta duroj gjatë gjithë fëmijërisë sime që kombinonte me syzet e mëdha dhe me krehjen e flokëve të tmerrshme. Kisha kaq shumë neveri nga fiziku im, saqë në moshën 10-11 vjeç vendosa ta pranoj shëmtinë time. Mund t’ju duket e habitshme, por nuk kam besim tek vetja. Gjithçka më terrorizon. Kur hyj në kontakt me botën e jashtme kam frikë se nuk do të kuptohem, që nuk do të trasmetoj mesazhin që dëshiroj”.

Related image

Popullariteti. “Braktisa kinemanë, nuk mundesha dot më. Është shumë e vështirë të durosh anën tjetër të medaljes. Një frazë e Mme Germaine de Staël përmbledh shumë mirë ankthin që lind nga të qënit i famshëm. “Lavdia është dueli i shkëlqyer i lumturisë.” Jam e bindur se të qënit i famshëm të shkatërron. Mjafton të shohësh fatet e Marilyn Monroe-s, Rommy Schneider-it ose Marlene Dietrich. Pjesa më e madhe e aktoreve patën një fat tragjik. Popullariteti është helmi që më ndaloi të jetoja jetën time. Kur e lashë punën u ndjeva e shpëtuar. Përkushtimi ndaj kafshëve më nxorri nga kthetrat e një fati tragjik.”

Mëmësia. “Kur lindi djali im kisha qindra fotografë në shtëpi. Sulmi mediatik që kam pësuar në ato momente ishte origjina e një traume të pakorrigjueshme. Ishte Nikolasi ai që pagoi pasojat. Nuk munda të përballem me atë shtatzani, sepse isha shumë e re, pa përvojë, shumë aktive, tejet e njohur dhe e paqëndrueshme. Mos forconi kurrë një grua të ketë një fëmijë. Ky moment duhet të jetë një çast lumturie. Gjatë fëmijërisë së Nikolasit marrëdhëniet tona ishin të dhimbshme për të dy dhe më pas u qetësuan. Tani jeton në Norvegji dhe më viziton një herë në vit vetëm ose me familjen. Nuk mban mëri, pavarsisht se ka vuajtur. Nuk e di nëse ka kuptuar ndonjë gjë nga unë, nga historia jonë e përbashkët. Kurrë nuk kemi folur për fëmijërinë e tij. Kurrë. Nga ana tjetër kam një marrëdhënie të shkëlqyer me mbesën time, Tea. Interesohet shumë për jetën time dhe për të kaluarën. Instikti maternal mësohet me kalimin e kohës dhe në një jetë të qetë.”

Image result for kush eshte brigitte bardot

Dashuritë. “Ethet e dashurisë kontrollojnë jetën time dhe ndjenjat e mia. Dashuria nuk shërben asgjë, nëse nuk është pasionante. Kjo është arsyeja që shpesh nuk kam qenë besnike. Në çdo marrëdhënie, kur e tashmja ishte pak e ngrohtë, filloja e kërkoja dashuri të tjera. Gjithmonë kam kërkuar pasionin. E desha me forcë Sami dhe me të njëjtën forcë Jean-Louis Trintignant dhe për këtë arsye nuk mund të mbaja më pas marrëdhënie miqësore me ta. E dija që Bernard d’Ormale do të ishte burri im i fundit, më joshi me personalitetin, inteligjencën dhe eruditizmin e tij. Sot pas 25 vitesh martesë kur largohet edhe për ndonjë ditë çmendem kur jam pa të. Është i vetmi që vendosi një dallim midis Brigitte-ës dhe Bardosë dhe kjo më jep një qetësi të vonuar, por të sigurt.”

Raca njerëzore. “Nuk bëj pjesë në të dhe nuk dua ta integroj. Ndihem ndryshe, pothuaj anormale. Përderisa kafsha konsiderohet si një specie inferiore, vazhdojmë të vrasim për nevojat tona, për kënaqësi dhe nuk jam pjesë e kësaj race gjaksore.”

Kafshët. “Kafshët më shpëtuan, sepse ajo që më lidh me ta është dashuria e pastër. Kalova periudhën më të errët të jetës falë atyre. Qëndruan me mua kur isha e vetmuar, sëmurë dhe në depresion. U diagnostikova me kancer të gjirit dhe kafshët kurrë nuk e morën vesh, sepse nuk dhashë kurrë shenja dobësie.”

Image result for kush eshte brigitte bardot

Lotë që nuk shihen. “Kurrë nuk kam qarë, të paktën në publik. E mohoj. Do të ishte një shenjë dobësie. Nuk më pëlqen të ndaj dhimbjet e mia më të thella, madje as bashkëshortit tim. Megjithatë në fshehtësi mund të shfryhem, qaj për atë që s’duhet të ndodhë, për mizorinë, shkatërrimin dhe padrejtësinë, qaj për të dobëtit, për njerëzit e kafshët.”

Feja. “Kurrë nuk jam ndiher rehat me idenë e fesë. Preferoj një shpirt të lirë, një marrëdhënie direkt me qiellin. Më pëlqejnë vendet religjoze dhe të bukura. Është shpirti që më gjallëron. Të tjerat, ligjet, këshillat, rrëfimet nuk më interesojnë.”

Image result for kush eshte brigitte bardot

Pleqëria. “Gjithmonë kam jetuar me idenë se është e pashmangshme humbja e asaj që kemi. Rinia ime, bukuria, freskia nuk kanë qenë përjashtim i këtij rregulli. Nuk më ka mbetur ndonjë gjë nga rinia, përveç shpirtit, shpirtit tim vajzëror që mrekullohet pas gjërave më të pakuptimta. Gjithçka më dëfren, jam naive dhe më mashtrojnë shpesh. Ideja e vdekjes më terrorizon. Nuk jam e sigurt, nëse mund të gjej ndonjë të njohur përtej. Edhe pas vdekjes më duket e frikshme. Ajo çfarë i ndodh trupit është e pistë, diegia nuk është një zgjidhje, sepse kam frikë nga zjarri dhe nga ideja e të djegurit. Më duket e largët ideja se do kthehem në tokë. Nuk e di, nëse ekziston jetë pas vdekjes dhe nuk kam ndonjë shpresë për këtë. Çfarë na pret nga ana tjetër? Do të preferoja të flija, për gjithmonë.”

Kujtime të një gruaje. “Lotë lufte” është vepra e fundit e BB, është libri i 7-të i kujtimeve të saj.

Image result for kush eshte brigitte bardot

3.ABUZIMET SEKSUALE, SHPËRTHEN BRIGITTE BARDOT: 
KËRKONI THJESHT PAK PUBLICITET


Abuzimet seksuale, shpërthen Brigitte Bardot: Kërkoni thjesht pak publicitet
Legjenda e kinemasë franceze Brigitte Bardot, të mërkurën, më 17 janar ashpër ka sulmuar mocionin #MeToo duke argumentuar se paditësit të cilët janë ankuar për ngacmime seksuale janë vetëm duke kërkuar pak publicitet, shkruan newsbomb.al.

Në revistën franceze “ParisMatch,” 84 vjeçarja Bardot ka thënë: "Pjesa më e madhe është hipokrite dhe qesharake. Shumë aktore kërkojnë një rol nga procudecentët , pastaj thonë se u ngacmuan seksualisht".

Aktorja, e cila u bë “seks-simbol” në vitin 1956 pas filmit "E zoti krijoi Gruan", shtoi: "Unë kurrë nuk kam qenë viktimë e ngacmimit seksual dhe kur njerëzit më thonin se isha e bukur apo kisha të pasme të bukura, mua më behej qejfi”.

Image result for kush eshte brigitte bardot

Fjalët e saj i bashkohen atyre të aktores franceze Catherine Deneuve e cila kishte ngjallur reagimet e feministeve më të thekura në mbarë botën duke thënë: "Njerëzit kanë të drejtë të bëjnë ngacmime seksuale ndaj grave".

Deneuve gjithashtu firmosi një peticion të 100 grave që e konsideronin lëvizjen #MeeToo një gjueti shtrigash që kërcënon lirinë seksuale ". Më vonë, megjithatë, Deneuve u distancua nga disa prej firmëtarëve pasi njëri prej tyre pretendonte se gratë mund të arrinin orgazmë gjatë përdhunimit.

74-vjeçarja u kërkoi më pas falje viktimave të ngacmimeve duke thënë: "Nuk ka asgjë të mirë te abuzimet".
Image

Brigitte Bardot, e cila përfundoi karrierën e saj filmike në vitin 1973 për t'u përqëndruar në organizatën bamirëse për të drejtat e kafshëve, ka pasur një histori të gjatë të provokimeve që synojnë gratë. Megjithatë, ajo kurrë nuk e pranoi atë se një gjë e tillë i ka ndodhur në kulmin e karrierës së tij në vitet '60.

"Është ende e vështirë për mua të kuptoj se çfarë më ka ndodhur. Ajo kohë më ka bërë shumë të kujdesshme ndaj njerëzve."

"Sot - tha aktorja - nuk kam pothuajse asnjë kontakt me industrinë e spektaklit, përveç telefonatave me miqtë e mi të vjetër si aktori Alain Delon".

Shumicën e kohës aktorja e kalon duke u kujdesur për gjashtë macet e saj, nëntë qentë dhe pesëdhjetë kafshët që mban në shtëpinë e saj në rivierën franceze.

Flori Bruqi

Një përshkrim brilant i shpirtit të Amerikës


Nga Herbert Hoover

Në vitin 1921, Herbert Hoover, në atë kohë Sekretar i Tregtisë i SHBA, vendosi që të parashtrojë, bazuar në eksperiencat e tij, një kuptim të eksperimentit amerikan. Rezultati ishte libri i vitit 1922, “Individualizmi Amerikan”. Më poshtë, një pjesë e shkurtër nga ky libër



Individualizmi ka qenë forca parësore e qytetërimit amerikan për tre shekuj. Është lloji ynë i individualizmit, që ka motivuar institucionet politike, ekonomike dhe shpirtërore të Amerikës gjatë gjithë këtyre viteve. Ai ka dëshmuar aftësinë e tij, për të zhvilluar institucionet ndërkohë që skena ndryshon. Forma jonë e qeverisjes është produkt i individualizmit të popullit tonë, kërkesës për një mundësi të barabartë, për një shans të drejtë.

Pionieri amerikan është shprehja epike e këtij individualizmi, dhe shpirti i pionierit është reagimi ndaj sfidës së shanseve, sfiës së natyrës, sfidës së jetës, thirrjes së kufirit. Ai shpirt nuk duhet të vdesë kurrë, prej mungesës së diçkaje që duhet arritur. Do të ketë gjithmonë një kufi të ri për të arritur, apo për t’u mbajtur fort, sa kohë që njerëzit mendojnë, planifikojnë dhe guxojnë. Individualizmi ynë amerikan e ka marrë një pjesë të madhe të karakterit të tij, prej kontaktit tonë me forcat e natyrës në një kontinent të ri. Ai zhvilloi qeverisjen, pa emisarë zyrtarë si udhërrëfyes; plugoi dhe “mbolli” shtete të reja; ndërtoi rrugë, ura, hekurudha, qytete; përhapi të gjithë tiparet e qytetërimit të lartë në një kontinent të ri. Ditët e pionierëve nuk kanë marrë fund.

Ka kontinente të mirëqenies njerëzore, në të cilët ne kemi penetruar vetëm në brigje. Kontinenti i madh i shkencës është eksploruar vetëm në kufijtë e tij, dhe janë vetëm pionierët që do të penetrojnë kufijtë, në kërkim të botëve të reja për të pushtuar. gjenialiteti që kanë, u është dhënë institucioneve tona prej frymës së pionierit. Individualizmi ynë i ka rrënjët në natyrën tonë. Eshtë ngritur mbi bindjen e bazuar në eksperiencë. Shanse të barabarta, kërkesa për një shans të drejtë, u bë formula e individualizmit amerikan, sepse është metoda e arritjeve të amerikanëve.



Pas thithjes së rrafshinave të mëdha të Perëndimit erdhi epoka e zhvillimit industrial, bashkë me kompleksin e ri të forcave që ai na ka sjellë. Tani, me më shumë siguri dhe saktësi se kurrë më parë, si dhe me një kuptim më të vetëdijshëm të misionit tonë, ne po gjejmë zgjidhje të këtyre problemeve që dalin nga kushtet e reja, sepse forcat e sistemit tonë shoqëror mund të qarkojnë dhe brendësojnë ato.

Individualizmi ynë nuk është një rrugë e mesme mes autokracisë – qoftë origjinës së lindjes, ekonomisë apo origjinës së klasës. Socializmi i varieteteve të ndryshme mund të ketë diçka për të rekomanduar, vetëm si një shenjë “ndalu-shiko-dhe dëgjo” për intelektualët, veçanërisht për shoqëritë e Botës së Vjetër. Por ai përmban vetëm shkatërrim për forcat që sjellin progresin në sistemin tonë shoqëror. Po kështu, shpëtimi nuk vjen nga asnjë përqëndrim i pushtetit, qoftë ky ekonomik apo politik, pasi të dy janë njësoj kthim mbrapa në autokracitë e Botës së Vjetër, por me veshje të reja.

Shpëtimi nuk do të na vijë nga rrënojat e individualizmit. Ajo për të cilën kemi nevojë sot, është një përkushtim ndaj një individualizmi më të mirë, më të ndriçuar, më të gjerë – një individualizëm që mbart përgjegjshmëri më të madhe dhe më shumë shërbim për njerëzit tanë.

Nuk kemi nevojë për një rrugëdalje, kemi nevojë për një rrugë për të ecur përpara. Ne e gjetëm rrugëdaljen tonë tre shekuj më parë, kur stërgjyshërit tanë lanë Evropën për të ardhur në këta brigje, për të krijuar këtu një komonuelth në liri, i cili do i përkushtohej zhvillimit të individualitetit.

Ka forca të këqia sociale, përtej dështimeve tona, që do të shkatërronin progresin tonë. Ka rreziqe, reaksioni dhe radikalizmi. Piskama e përhershme e radikalizmit, është se ai është zëri i vetëm i liberalizmit – se përkushtimi ndaj progresit shoqëror është terren vetëm i tiji. Këta njerëz pretendojnë se gjithë reformat dhe përparimi njerëzor, duhet të vijnë prej qeverisë. Ata kanë harruar se progrsi duhet të vijë nga ngritja e vazhdueshme e individit, dhe se matësi më i mirë i idealizmit dhe progresit kombëtar, është cilësia e idealizmit tek individi. Mbështetja më e madhe për radikalizmin vjen nga mendjet e pandershme, që nuk përballen me rezultatet e vetë radikalizmit, por i përkushtohen mbrojtjes së radikalizmit, si provë e një mendje liberale. Shumica e teoricienëve që denoncojnë individualizmin tonë si një themel shoqëror, duket se kanë një pasion për paditurinë ndaj idealeve konstruktive të tij.

Një rrezik gjithmonë e më i madh është kriticizmi shkatërrimtar i mendjeve që janë shumë të dobëta, apo shumë partiake, për të “strehuar” ide konstruktive. Për to, kriticizmi bazohet në shtrembërimin e perspektivës apo keqinterpretimin djallëzor. Nuk ka kurrë rrezik nga vetë radikali, deri kur struktura dhe vetëbesimi i shoqërisë dëmtohen prej kurorëzimit të kriticizmit shkatërrimtar. Ky i fundit sigurisht që mund të çojë në revolucion, nëse nuk ka nga ata që janë të gatshëm t’i rezistojnë të keqes, e cila buron prej përgënjeshtrimit të tij. Eshtë thënë, me të drejtë, se revolucioni nuk është stuhi në mes të verës, që pastron atmosferën. Në shoqërinë moderne, ai është një tornado, që lë pas shtëpitë e shkatërruara të miliona njerëzve, me gra dhe fëmijë të vdekur.



Ka gjithashtu nga ata që këmbëngulin se e ardhmja duhet të jetë një përsëritje e të kaluarës; se idetë janë të rrezikshme, se idealet janë sajesa fanatikësh. Të gjejmë atë ekuilibër të fortë mes të ardhmes dhe të kaluarës, vizioni i të cilës është i njerëzve dhe jo i veglave, që zotëron kurajën për të ndërtuar, dhe jo kritikuar – kjo është ajo për të cilën kemi nevojë. Nuk ka oratori më të kollajtë, shkrime më të mprehta dhe të gjalla, se sa ndërtimi i frazave të kriticizmit dhe ligësisë – nuk ka gjë më të vështirë, se sa gjetja e frymëzimit për të ndërtuar.

Ne kurrë nuk mund të lejojmë të rrimë të qetë, nën supozimin e rehatshëm që idetë e drejta gjithmonë mbizotërojnë prej vetë virtytit që kanë. Në afat të gjatë, kështu ndodh, sigurisht. Por mund të ketë dhe ka patur periudha, kur bota u rrëzua përsëri drejt errësirës, vetëm për shkak se masat e mëdha të njerëzve mbartën me ide të gabuara dhe përqafuan filozofi shoqërore të gabuar. Rëniet e qytetërimit kanë ardhur prej ideve të gabuara. Shumica e luftërave të botës, përfshirë atë të fundit, janë luftuar nga mbrojtësit e ideve të kundërta të filozofisë sociale.

Mbrojtja kryesore e individualizmit amerikan është një kuptim i tij; një kuptim i besimit se është zotërimi më i çmuar i qytetërimit amerikan, dhe një gatishmëri për të testuar me kurajë, çdo proces të jetës kombëtare, mbi gurin e themelit, të kësaj premise themelore shoqërore. Zhvillimi i institucioneve njerëzore dhe i shkencës e industrisë, kanë qenë zinxhirë të gjatë të provave dhe gabimve. Marrëdhëniet tona publike me ta dhe me fazat e tjera të jetës sonë kombëtare, mund të çohen përpara, vetëm përmes gatishmërisë për të eksperimentuar, në korrigjimin e gabimeve tona shoqërore. Dështimet dhe problemet e pazgjidhura të jetës ekonomike dhe sociale mund të korrigjohen; ato mund të zgjidhen brenda temës sonë shoqërore, dhe në asnjë sistem tjetër. Zgjidhja është çështje e vullnetit për të gjetur zgjidhje; e ndjenjës së detyrës, si dhe ndjenjës së të drejtës dhe shtetësisë. Askush që blen uiski kontrabandë, nuk mund të ankohet për banditët e armatosur dhe kontrabandistët.

Njerëzimi ka një rrugë të gjatë për të bërë, drejt përsosmërisë, por ne në Amerikë mund të sigurojmë progresin, nëse ruajmë dhe mbrojmë individualizmin tonë, nëse ruajmë dhe stimulojmë iniciativën e njerëzve tanë, nëse mbrojmë barazinë e shanseve, nëse glorifikojmë shërbimin, si pjesë e karakterit tonë kombëtar. Progresi do të marshojë, nëse ne ruajmë besimin tek inteligjenca, iniciativa, karakteri, kuraja dhe prekja hyjnore e individit. Ne mund t’i ruajmë këto mjete, nëse i japim secilit individ, atë shans mbi të cilin ngrihet shpirti i Amerikës. Ne mund të bëjmë një sistem social aq të përsosur sa e meriton brezi ynë, një që do të pritet me mirënjohje prej fëmijëve tanë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...