Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/22

Flori Bruqi : Mendime të arta të njerëzve intelegjentë


Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë, ajo që duhet është të përpiqemi 
t’i kujtojmë ato përsëri.

Image result for Jean Piaget

"Mençuria është ajo që përdorim kur nuk dimë ç´të bëjmë".(Jean Piaget)


Image result for ajnshtajn


"Nuk është e vërtetë se jam më i mençur, unë u qëndroj më gjatë problemeve mbi kokë"(Albert Ajnshtajn)



Image result for Rene Descartes

"Asgjë në botë nuk është e ndarë me kaq drejtësi se sa mençuria. Gjithkush beson, se ai ka mjaft prej saj."(Rene Descartes)



Image result for Johann Wolfgang von Goethe


Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë, ajo që duhet është të përpiqemi t’i kujtojmë ato përsëri.[Johan Wolfgang von Goethe]


Image result for Arthur M. Schlesinger, Jr.

Për të mbijetuar, ne duhet të kemi ide, vizione dhe kurajë. Këto gjëra rrallë prodhohen nga komitetet. Çdo gjë me rëndësi në jetën tonë morale dhe intelektuale fillon me individin, i cili përballet me mendjen dhe ndërgjegjen e tij i vetëm në një dhomë.
[Arthur M. Schlesinger, Jr., historian amerikan]



Image result for bertrand russell

Gjithë problemi me këtë botë është se budallenjtë dhe fanatikët gjithnjë janë të sigurt për vetveten, ndërsa të mençurit janë plot dyshime.
[Bertrand Russell, filozof (1872-1970)]



Image result for Aldous Huxley

Ka tre lloj inteligjence: inteligjenca njerëzore, inteligjenca shtazore dhe inteligjenca ushtarake
(Aldous Huxley)



Image result for winston churchill
I zgjuar është ai që kupton momentin se kur duhet të largohet.

(Winston Churchill)


Image result for Lena Horne

Bëhu gjithmonë më i mençur se sa njerëzit të cilët pajtohen me ty.

(Lena Horne -aktore amerikane 1917-2010)

Image result for Albert Camus


Intelektual është dikush i cili e vështron mendjen vetë.

(Albert Camus)



Image result for boris vian
Problemi me njerëzit inteligjentë është se ata nuk janë kurrë mjaftë inteligjentë që të mos thonë se janë më inteligjentët.

(Boris Vian)

Image result for voltaire

Mendja e zakonshme nuk është edhe aq e zakonshme.

(Voltaire)

Image result for Woodrow Wilson

Unë jo vetëm që e shfrytëzoj tërë trurin tim që kam, por edhe të gjitha ato që mund t’i huazoj.

(Woodrow Wilson -President i SHBA 1856-1924)


Image result for salvador dali


Inteligjenca pa ambicie është një zog pa krah.

(Salvadore Dali -Piktor 1904-1989)



Image result for carl jung

Shpesh duart do ta zgjidhin një mister të cilin intelekti e ka luftuar me kot.

(Carl Jung)


Image result for Blaise Pascal

Mendjet e vogëla janë të shqetësuara për të pazakonshmen, mendjet e mëdha për të zakonshmen.

(Blaise Pascal -filozof francez 1623-1662)

Image result for Roger Ebert

Intelekti juaj mund të jetë konfuz, por emocionet e juaja kurrë nuk do t’u gënjejnë.

(Roger Ebert -kritik amerikan).

Flori Bruqi : Inteligjenca artificiale po avancon

Inteligjenca artificiale, kërcënim në duart e kriminelëve 


Dronë të shndërruar në raketa, video të rreme që manipulojnë opinionin publik dhe sulme automatike të hakerave, janë vetëm tre nga kërcënimet që nga inteligjenca artificiale bien në duart e gabuara.


Në një raport, të titulluar Shfrytëzimi keqdashës i inteligjencës artificiale, paralajmërohet se kjo e fundit mund të shfrytëzohet nga shtetet armike, kriminelët dhe terroristët. Ata që projektojnë sistemet e inteligjencës artificiale, duhet të bëjnë më shumë që të kufizojnë keqpërdorimet e mundshme të teknologjisë ndërkohë që autorët kërkojnë që qeveritë të marrin në konsideratë ligje të reja.

“Raporti është përqendruar në fushat e inteligjencës artificiale që janë të disponueshme tani ose do të jenë brenda pesë viteve të ardhshme dhe nuk hedh vështrimin nga e ardhmja më e largët”, Shahar Avin, Universitet Cambridge.

Veçanërisht shqetësuese është zona e re e mësimit të përforcuar ku inteligjenca artificiale trajnohet në nivele mbi njerëzore inteligjence, pa shembuj human apo guidë. Specialistët thonë se teknologji si AlphaGo mund të përdoren nga hakerat për të gjetur akses në të dhëna.

Një individ me qëllime të këqija mund të blejë një drone dhe ta pajisë me softuerin e njohjes vizuale për të marrë në shënjestër një individ të caktuar. Viruset mund të automatizohen apo video të rreme mund të përdoren për manipulim politik. Të gjithë këto shembuj dhe shumë të tjerë, përmenden nga autorët në raportin me 100 faqe.

Spanien Barcelona Mobile World Congress (DW/K. Ferguson)
Mençuria (lat. intelligentia, nga fjalët inter- ndër; lego - lidh; përzgjedh, kuptoj) është tërësia e funksioneve të lindura njohëse, përshtatëse dhe përfytyruese, të krijuara nga veprimtaria trunore e njeriut dhe e disa kafshëve. Përkufizohet edhe si aftësia e arsyetimit, kuptimit, zgjidhjes së problemeve, rrokjen e ideve dhe gjuhës. Megjithëse shumë dijetarë e mendojnë konceptin e mençurisë si një fushë më të gjerë, shumë rryma psikologjike e cilësojnë mençurinë si dallim mes formave të personalitetit si karakterin, krijimtarinë apo diturinë.

Inteligjenca njerëzore është kapaciteti intelektual i njerëzve, i cili karakterizohet nga perceptimi, vetëdija dhe vullneti. Përmes inteligjencës së tyre, njerëzit posedojnë aftësitë kognitive për të mësuar, formojnë koncepte, kuptojnë, aplikojnë logjikën dhe arsyen, duke përfshirë kapacitetin për të njohur modelet(patterns), kuptojnë idetë, planifikojnë, zgjidhin probleme, marrin vendime, mbajnë mend, dhe të përdorin gjuhën për të komunikuar. Inteligjenca i mundëson njerëzve të përjetojnë dhe të mendojnë.

Spanien Barcelona Mobile World Congress (DW/K. Ferguson)

Disa studime kanë treguar se pesha në lindje ka një lidhje të drejtpërdrejtë me koeficientin e inteligjencës (sipas studimit, fëmijët me peshë më të madhe në lindje kanë inteligjentë më të lartë)

Sipas Rosemary Hopcroft, një sociologe në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte, inteligjenca është e lidhur anasjelltas me frekuencën seksuale (njerëzit me nivele më të larta të arsimimit shpesh raportojnë një numër më të ulët të partnerëve seksualë).

 Paralelisht, inteligjenca e vetë-raportuar ka qenë e lidhur me praktikat e pazakonta seksuale dhe aktivitetet e shpeshta, mendimet dhe fantazitë seksuale .

Një numër studimesh kanë treguar një lidhshmëri midis IQ dhe miopisë .

 Disa sugjerojnë se arsyeja për lidhshmërinë është e mjedisit, pasi që njerëzit inteligjentë janë më të prirur për të dëmtuar shikimin e tyre me lexime të gjata, ndërsa të tjerë pretendojnë se ekziston një lidhje gjenetike.

Në maj 2013, një studim tregoi se aftësia për të injoruar shpërqendrimet lidhet me inteligjencën.

Në shtator të vitit 2014, një studim për gjetjen e varianteve gjenetike që lidhen me performancën kognitive nuk gjeti asnjë gjen të veçantë që është drejtpërdrejt përgjegjës për inteligjencën. Përkundrazi, është shuma e shumë gjeneve indirekte dhe e mjedisit .

Teoritë e inteligjencës

Ka kritikë të IQ, të cilët nuk e kontestojnë stabilitetin e rezultatet e testit të IQ ose faktin se ata parashikojnë forma të caktuara të arritjeve dhe as efektivitetin. Ata kundërshtojnë faktin, se të bazosh një koncept të inteligjencës vetëm në rezultatet e testeve të IQ do të thotë të injorojsh shumë aspekte të tjera të rëndësishme të kapacitetit mendor .

Nga ana tjetër, Linda S. Gottfredson (2006) ka arsyetuar se rezultatet e mijëra studimeve mbështesin rëndësinë e IQ për shkollën dhe performancën e punës (shih edhe punimet e Schmidt & Hunter, 2004). IQ gjithashtu parashikon ose korrespondon me rezultatet e tjera të shumta të jetës. Përkundrazi, mbështetja empirike për inteligjencat jo-g mungon ose është shumë e varfër. Ajo argumenton se pavarësisht nga kjo idetë e më-shumë inteligjencave jo-g janë shumë tërheqëse për shumicën, sepse ata sugjerojnë që të gjithë mund të jenë inteligjent në një farë mënyre.



Në psikologji, është aftësia e përgjithshme mendore që ka të bëjë me njehsimin, arsyetimin, dallimin e përkatësive dhe ngjashmërive, mësimin e shpejtë, ruajtjen dhe rikthimin e informacionit, duke përdorur një gjuhë të rrjedhshme, renditjen, përgjithësimin, dhe përshtatshmërinë me gjendjet (rrethanat) e reja. Alfred Binet, një psikolog francez, e ka përkufizuar mençurinë si tërësia e ecurive mendore lidhur me përshtatjen ndaj mjedisit. Megjithëse ka prirje të shumta që e shohin mençurinë vetëm si një funksion kuptimor apo njohës, dëshmi të shumta parashtrojnë se mençuria ka shumë veçori të tjera. Nuk ka ndonjë përkufizim të pranuar përgjithësisht mbi mençurinë. Ka pasur shumë përpjekje për matjen e mençurisë, dëshmia më e mirë dhe prova e standardizuar është matja sasinë e mençurisë njerëzore (SM, ang. IQ). SM është shuma e moshës mendore (zakonisht e shprehur në përqindje %) dhe përdoret shpesh si tregues i zhvillimit mendor.

Në pedagogji, mençuria është aftësia e mësimit apo kuptimit apo marrëdhënia me apo gjendjet e reja. Mençuria mendohet zakonisht si rrjedhje nga një ndërthurje e veçorive të trashëguara dhe ndikuesve mjedisorë (zhvillimorë dhe shoqërorë). Kjo çështje është shumë e debatueshme, dhe shumë shkencëtarë janë përpjekur të tregojnë se as biologjia (veçanërisht genet) apo mjedisi (veçanërisht kushtet që pasqyrojnë klasën ekonomiko-shoqërore) nuk janë përgjegjës për krijimin e dallimit në mençuri.

Megjithëse cdokush duket se ka ka një ide për intelligjencën, jo të gjitha përkufizimet janë të njëjta. Disa herë perdoret një përkufizim rrethor i intelligjencës sipas së cilës inteligjenca është ajo që matet me tekstet e inteligjencës dhe testet e inteligjencës masin inteligjencën. Megjithatë ky perkufizim nuk i shpreh karakteristikat e inteligjencës.

David Wechsler, krijues i një numër të konsiderueshëm testesh per inteligjencen, e konsideron atë si një aftësi për të kuptuar botën ku jeton e për t'iu përgjigjur sfidave të saj. Sipas Vernon më 1979, inteligjenca është një koncept me kufij kulturor, në kuptimin që shkathtësitë e vecanta të nevojshme për të arritur sukses ndryshojnë nga kultura në kultur. Robert Sternberg më 1986 sugjeroi se aftësia për të nxjerrë mësime nga pvrvoja dhe aftësia për t'iu përshtatur mjedisit janë përbërës themelor të një përkufizimi për inteligjencën. Kështu sipas këtij këndveshtimi, intelligjenca përkufizohet si aftësia për të mësuar dhe për t'u sjellë ne mënyrë adaptive.


Inteligjenca sociale përbën aftësinë e krijimit të marrëdhënieve në mënyrë të vlefshme dhe të ftytshme shoqërisht të pranueshme. Përkufizimi i parë i konceptit i përket viteve 1922 falë studimeve të psikologut amerikan Edward Lee Thorndike.


Inteligjenca artificiale po avancon


Tema e inteligjencës artificiale ka arritur deri tek qeveria gjermane dhe është futur nën titullin “Digjitalja”në zyrën e kancelares. Koha nuk pret, sepse ndryshimet që po ndodhin nga digjitalizimi janë gjigande.

Në faqen e internetit WILL ROBOTS TAKE MY JOB? çdo konsumator mund të shohë nëse puna që bën do të ekzistojë apo jo në të ardhmen, me cunamin që po shkakton digjitalizimi. Rezultati tregon se daktilografistët do zëvendësohen 81 përqind nga makinat, ciceronët e guidave turistike 91 përqind. Kurse administratorët e bankave të të dhënave vetëm 3 përqind.

Bazën e llogaritjeve të faqes së internetit e përbën një studim amerikan i vitit 2013, në të cilin autorët Frey dhe Osborne thonë se deri në 47 përqind e gjithë vendeve të punës në SHBA rrezikojnë të zëvendësohen nga kompjuterizimi i avancuar. Veçanërisht shpejt zhvillohet ky proces në tregun e punës kur digjitalizimi vjen i rimorkiuar me inteligjencën artificiale. Kemi të bëjmë këtu me aftësinë për të mësuar të kompjuterave, që më parë janë mbushur me të dhëna. Nëse në fund do të quhet mësim i makinave apo deap learning, kjo nuk ka rëndësi. Kompjutera shumë të aftë do të sjellin ndryshime të mëdha në tregun e punës. Sidomos të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me rutinë, kanë pak shance mbijetese. Sa më individuale të jenë proceset, aq më mirë për ekzistencën e tyre.

Shumë vende pune në industri do të zhduken

Revista amerikane Wired, shkruan se vendet e punës në industri do të zhduken dhe pjesa më e madhe e punonjësve do të punojë në të ardhmen si programues. Dhe kur thotë këtë kolumnisti i revistës Wired, Clive Thompson nuk flet për forca të specializuara të gjigandit në këtë sektor Silicon Valley, ku punojnë tetë përqind e programuesve të Amerikës, por flet për miliona vende të tjera pune të sektorit të Teknologjisë së Informacionit, që kanë të bëjnë me rrjete të dhënash firmash të vogla dhe të mesme. Me një rrogë vjetore 80 mijë dollarë në vit, të ardhurat e punonjësve të IT në Amerikë janë mbi mesataren e të ardhurave, me një orar pune 40 orë në javë.

E ardhmja e specialistëve të të dhënave dhe e programuesve është kështu pozitive. Në SHBA pritet që vendet e punës në sektorin e IT të shtohen me dhjetë përqind vitet e ardhshme.

Kërkohen me ngulm programues

Kjo vlen edhe për kompani si Zalando, ku më shumë se 100 vende pune të marketingut do të zëvendësohen nga algoritmet. Sipërmarrja tregtare e veshjeve të modës, me qendër në Berlin kërkon me ngulm programues. Manaxheri Moritz Hahn, thotë se Zalando kërkon ta personalizojë sa më shumë me ndihmën e të dhënave, trajtimin e klientëve.

Edhe industria klasike do të tronditet nga digjitalizimi. Shefi i Siemensit, Joe Kaeser mendon se deri në vitin 2030 gjysma e vlerave të ekonomisë gjermane do të humbasë prej digjitalizimit. Në një konference në verë të vitit 2016 Kaeser njoftoi se vetëm një ndër dhjetë persona të shtresës së mesme do të përfitojë nga digjitalizimi: "Njëri ngjitet lart, nëntë të tjerë zbresin poshtë,” thotë Kaeser. "Digjitalizimi do të zhdukë shtresën e mesme", thonë prognozat e menaxherëve kryesorë gjermanë. Dhe kjo nuk do ndodhë ngadalë, por me hapa të shpejtë.






2018/03/21

Tranzicioni: Shqipëria nga regjimi komunist kaloi në regjimin e drogës dhe krimit



Nga Skënder S.KAPITI

Politika shqiptare e të gjitha ngjyrimeve dhe regjimeve partiake të tranzicionit paskomunist e kanë parë dhe e kanë keqpërdorur Demokracinë si Luftë për pushtet, si luftë e betejë për të kapur shtetin, drejtësinë, korrupsionin dhe trafikimin e drogës. Pra politika duke marrë pushtetin si qëllim ka pasur gjithnjë për ta uzurpuar dhe për ta shfrytëzuar shtetin, duke e përdorur atë si mjet për të realizuar objektivat kriminale për të zhvatur, grabitur dhe vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe ato shtetërore, për të abuzuar me paranë publike, me tenderat, me investimet dhe me borxhet shtetërore; për të kontrolluar dhe për të bërë kontrabandën dhe kultivimin e trafikimin e drogës. Me këto është marrë “biznesi politik” i politikës dhe i politikanëve shqiptarë në këto vite të tranzicionit.

Kjo nuk mund të spjegohet ndryshe përderisa Shqipëria është vëndi më i korruptuar, më i kriminalizuar, më i prapambeturi, më i paintegruari, më i varfëri, më i papunë, dhe më problematiku në Europë edhe për padrejtësinë e drejtësisë, edhe sidomos e kryesisht për kultivimin e trafikimin e drogave. Fatkeqësisht një realizim dhe ekspirementim të tillë e kanë aplikuar si model përvoje edhe politika dhe politikanët e Kosovës.

Droga dhe krimi janë problemet madhore me të cilat ballafaqohet sot Shqipëria , dhe se ato janë pra problemi kryesor i cili pengon zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.

Droga dhe krimi ,prej tyre kryesisht Shqipëria mbahet e izoluar dhe jasht nga BE-ja, pasi BE nuk integron në gjirin e saj shtete të tilla prej të cilave importohet krim dhe drogë.

Krimi dhe droga, si dhe korrupsioni kanë sfiduar dhe kanë kapur politikën, shtetin dhe ligjin në Shqipëri.

Prandaj ndërhynë SHBA për miratimin e ligjit të VETTING-ut dhe këmbëngulin për Dekriminalizimin e politikës e cila do të mundësojë çmontimin e regjimit të drogës ,të krimit dhe të korrupsionit nga sistemi politik dhe nga drejtësia ,gjëndje kjo e cila mori përmasa alarmante sidomos këto vitet e fundit, në vitet 2013-2017, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste e cila solli reaksionin zinxhir të rritjes së papunësisë, të varfërisë, të pasigurisë dhe sidomos të eksodit ku gjatë kësaj periudhe u larguan nga Shqipëria mbi 250 mijë qytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kërkojnë azil ekonomik nëpër vëndet e BE-së. Pra ashtu sikurse në vitet 1991 shqiptarët u larguan masivisht prej pasojave të rënda të regjimit komunist ashtu edhe sot shqiptarët largohen akoma nga atdheu por tani prej regjimeve politike të drogës, të krimit dhe të korrupsionit paskomunist.

Nuk ka media në Shqipëri, nuk ka lajme në televizionet në Shqipëri por edhe nga ato europiane që pothuajse çdo ditë të mos fillojnë me drogat, me kultivimin dhe me trafikimit të tyre.

Kjo ka krijuar përshtypjen e instalimit në Shqipëri të një regjimi të drogës. Kulmi arrin deri atje sa që në këtë ndërmarrje të tillë kriminale shumë të rëndë të përfshihen edhe strukturat e larta shtetërore, ku akuzohen politikanë të lartë,deri dhe ministra, kryetar komunash, dhe shefa e drejtorë policie etj. Kjo edhe për faktin tjetër pasi për trafikimin e drogës , të hashashit janë përfshirë deri edhe bazat ushtarake detare dhe ajrore të ushtrisë. Kjo tregon se droga kryesisht e ka kapur dhe e kriminalizuar sistemin, dhe lufta kunder saj duhet të shpallet si emergjencë pasi përbën një kercenim real të madh social dhe kombëtar.

Ky realitet ka mundësuar dhe inkurajuar që media prestigjoze nderkombëtare ta etiketojne Shqipërinë si Kanabistan.

Zakonisht në bote regjimet identifikohen me atë se si qeveriset, administrohet dhe si zhvillohet e kulturohet ai vënd apo shtet.

sh. Regjimi komunist quhej i tillë sepse ndertonte dhe funksiononte komunizmi, regjimi feudal prej feudalizmit, diktatorialët dhe autokratët prej diktatorëve dhe autokracisë etj.
Eurodeputeti Kukan, drogën, që në Tetor të vitit 2016 e quante: problem gjigand në Shqipëri i cili rrezikon shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Gjëndja e drogës në vazhdimësi vetëm se e bëri akoma më shqetësues problemin në rang europian sa që edhe Raporti i Marsit të vitit 2018 i Bordit Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017 e identifikon Shqipërinë si burimin kryesor të kanabisit që përdoret në shtetet e Bashkimit Europian.

Si pasojë e këtij realiteti problematik jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Europën, Shqipërinë e etiketojnë shumë personalitete të larta dhe media ndërkombëtare si Kanabistan.

Kjo ndodh sepse etiketimi vjen prej kanabisit ashtu sikurse ka vënde të cilat janë të njohura dhe shquhen e permenden botërisht edhe prej asaj se çfarë ato prodhojnë , prej burimeve minerale dhe prej kulturave bujqësore që kultivojnë dhe i eksportojnë, kështu p.sh, njihen vëndet e Amerikës Latine dhe të Afrikës për kakaon dhe kafenë, vëndet aziatike për orizin, Amerika për grurin , shtetet e lindjes së mesme për naftën etj.

Dhe Shqipëria për fat të keq po njihet ndërkombëtarisht e shquhet aktuaklisht për kanabisin, per hashashin.

Në regjimin komunist prioriteti kryesor i saj ka qenë bujqësia koooperativiste dhe ajo e ndërmarrjeve shtetërore, ku përparësia kryesore e atij sistemi ishin kultivimi i drithërave të bukës si gruri e misri, pasi socializmi shqiptar kishte moton e tij që: “lufta për bukën është lufta për socializmin”.

Tani në Demokraci zhvillohet beteja për kanabisin. Beteja për kanabisin është biznesi kryesor “kapitalist”me të cilin fitohet shpejt pasuria, investimi dhe paraja. Këtë e siguron si mundësi regjimi politik i lirisë së “demokracisë” libertariane të korrupsionit dhe i mosfunksionimit të shtetit dhe të ligjit.

Me rënien e komunizmit dhe në vazhdimësi nën hijen e patronazhin e regjimeve të partive politike hyri si kulturë por edhe si edukatë kultivimi, konsumi dhe trafikim i drogës ku sot ka arritur kulmin dhe është bërë problem dhe shqetësim i madh edhe për Europën aq sa mediat gjermane në Shkurt të vitit 2018 shkruajnë se: Shqipëria, origjina e drogës, na kanë pushtuar kartelet shqiptare” dhe po kështu Televizioni ARD në edicionin e lajmeve e cilësoi Shqipërinë si “Kolumbia e Europës”, dhe po kështu media greke në Shkurt 2018 shkruan se : Shqipëria ka prodhim rekord të kanabisit në çdo rajon dhe pothuajse në çdo fshat, dhe pra droga në Shqipëri është problem dhe shqetësim politik, diplomatik, social dhe mediatik europian.

Droga shqiptare sot është bërë fjala më e përdorshme kudo në ambjentet politike, mediatike, nëpër lokale, shkolla, ne ekonomitë fermere bujqësore ,në shoqëri dhe deri në familje., dhe jo vetëm kryefjala por ajo ka fituar edhe statusin e mjetit dhe të marifetit më të shpejtë fitimprurës dhe shikohet si një biznes kultivimi ,përpuninmi, trafikimi dhe eksportimi pavarësisht se ligji e ndalon dhe e ndëshkon një gjë të tillë si vepër kriminale.

Mirëpo “ligji i gjyqtarëve dhe i prokurorëve shqiptarë” , edhe ai vetë është korruptuar, blerë dhe është kriminalizuar edhe ai nga droga, nga paraja e saj dhe e korrupsionit me të ashtu si politikanët.

Ky ligj ndëshkon shumë ashpër dhe rëndë ata të cilët merren me cikërrima , me sasisira të vogla të ndonjë grami droge dhe jo ata të sasirave kuintalëshe dhe të tonelatave.

Ligji sa më shumë duket sikur po e lufton drogën por çuditërisht në vënd që të pakësohet droga , ajo rritet, shtrihet, përhapet dhe shtohet. Ishte vetëm në Lazarat , u duk se u lokalizua , u ndalua dhe u luftua por u rrit , u përhap dhe u kultivua kudo në fusha, fshatra, sera,kodra e male, dhe hashashi është bërë edhe vrastari e bletëve, ku vitin e kaluar prej hashashit u zhdukën gjysma e koshereve të bletëve ,pra një genocid ndaj bletëve.

Madje droga është bërë edhe “kriter CV-je” dhe standart politik, policor dhe administrativ që të mundëson për t’u punësuar atje, pra që t’i shërbesh në regjimit.

Me paratë e drogës flitet jo vetëm nga votuesi por edhe nga vetë politika se me to blihen edhe votat dhe fitohet edhe pushteti.

Ky realitet e ka dëmtuar shumë rëndë në arenën ndërkombëtare personalitetin , dinjitetin dhe imazhin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë . E si mundet që Shqipëria të integrohet në BE kur ajo është burim i kanabisit dhe ku prej Shqipërisë “eksportohen” për në BE krimi dhe droga?

Prej këtij regjimi kriminal të narkodrogës është instaluar narkoshteti, prej krimit të drogës vjen varfëria, papunësia, moszhvillimi; dhe prej drogës burojnë dhe kriminalizohet politika e drejtësia ; krimi elektoral, shitblerja e votës, krimi ordiner , aksidentet, divorcet,krimi në familje,prostitucioni, korrupsioni; biznesi i pisët, vjedhja e grabitja; parazitizmi, frika, pasiguria dhe ankthi.

Paraja e drogës sfidon edhe paranë e bizneseve dhe të punës së ndershme duke arritur deri atje sa që të bashkohet dhe të bashkëpunojë edhe me të.

Regjimi të cilin e instalon droga është dhe përbën një kërcënim real dhe të madh për kombin, për shoqërinë shqiptare, për sovranitetn kombëtar , gjë e cila do u kushtojë brezave edhe në të ardhmen.

Haxhuzet dhe sihirbërësit



Reis Mirdita

Sihirbërësit janë njerëz të lindur me disa afinitete specifike për hipnozë por duke nisur nga adoleshenca shumë syresh bien nën ndikimin e “mrekullive” të *haxhuzeve e sidomos të sihirbërësve që bashkëpunojnë me xhindet por të cilat këta të rinj nuk i dallojnë akoma në moshën e tyre. Të gjithë nuk bien pre e forcave të errëta. Një numër zhvillojnë talentin e tyre në shkencat shoqërore, sidomos në psikologji/psikiatri, logjikë, filozofi dhe oratori e politikë por kjo nuk do të thotë aspak se ky grup kanë ikur nga keq bërja; një degë dëmtojnë pa aspak ndërgjegje e tjetra ndihmojnë me zell të madh nevojtarët. Grupi tjetër ndahen gjithashtu në dy taborë: disa, zakonisht mundohen me magjistarinë e tyre të lindur të ndihmojnë nevojtarët e një numër i mirë i rreken ndyrësirave duke u lidhur ngushtë me qeniet negative nga bota e xhindeve.



Haxhuzet janë qenie njerëzore. Profili i tyre qëndron në mes të shtrigave dhe sihirbërësve. Me aftësitë e tyre për intriga dhe punë tjera të këqija, janë në nivel superior nga shtrigat e rëndomta, pra nga ato të cilat nuk kanë në trupin e tyre xhinde.

Sihirbërëset dhe haxhuzet janë në bashkëpunim të përhershëm dhe andaj në trajtimin e të bëmave të tyre, do të ecim pa ndarje edhe pse disa raste specifike do të shihen veçmas ndikimet e njërës dhe tjetrës palë mbi subjekte të njëjta.

Haxhuzet veprojnë me mashtrime e rrena. Merren, sikur edhe motërzat e tyre shtriga, me thash e thëna por fjalët iu kalojnë më me sukses sepse janë shumë të lidhura me vete dhe funksionojnë sipas nevojës edhe në ekip me sistemin sulmues “njëra lëshon, tjetra merr” gjer në tronditje të vetëdijes së viktimës pas së cilës të bëme, nisin t’iu këshillojnë shërim tek sihibërëset që i quajnë nganjëherë **fallxhorë/e, nganjëherë ***xhinxhi/je e nganjëherë tjetër akoma, njerëz të këndueshëm.

Fallxhorët i gjejmë më së shumti në mesin e haxhuzeve. Vetëm një numër i vogël bënë pjesë në gjiun e sihirbërësve. Fjala fallxhor/e vjen nga greqishtja e vjetër: filozofi(m). Kaloi në gjuhët orientale sikur falsafa e që kishte shpesh kuptim fyes. Nga këndej, nëpërmjet turqishtes ku u shkurtua në “fal”, e morri gjuha shqipe dhe përdoret në të folmen e të gjitha viseve në kuptim jo pranues për ndonjë fjalë të gjatë e të paqenë. (Mos qit fall!; Mjaftë qite fall!). Edhe në kuptimin fallxhore, më së shpeshti ka kuptim negativ, fyes por si që do të shohim në vazhdim, njerëzit në nevojë nuk e përdorin për të keq; sa nga frika aq edhe nga shpresa që i çon te dera e tyre për shërim.

Xhinxhi/je është fjalë po ashtu orientale që vjen nga “xhinn” dhe në gjuhën tonë në formën e gjatë shpjegohet me xhinde-xhi, ai që merret me xhindet, ai që i gjen xhindet; dhe kështu vijmë te forma definitive xhinxhi/je. Të përfundoj me këtë duke sqaruar se ky grup, është pjesë dhe veti e pandashme e sihirbërësve. Dallimi i vetëm është se xhinxhitë bëjnë vetëm keq kurse te sihirbërësit kemi edhe raste kur bëjnë mirë duke pasur prioritet përfitime të majme materiale nga subjektet në vështirësi.

Ekzistenca e haxhuzeve dhe sihirbërësve është evidente në kuptimin fizik. Ata janë qenie njerëzore pa dyshim por këtu bëhet fjalë se sa janë të njerëzishëm. Vlerat e tyre sikur edhe veprat e tyre, a kanë fije njerëzimi ose jo. Morali human a ekziston në shpirtin e tyre?

A ka shenja dalluese specifike nga të cilat mund t’i njohim sihirbërësit dhe haxhuzet?

Asnjë distinktiv nga pamja e fizike. Të gjitha besimet dhe gojëdhënat si: “Tullac një gisht mbi laprën e veshëve dhe dy gishta mbi palë të qafës, është haxhuze!” Nëse po, atëherë si do ta dallojmë një grua?! Nuk ka tullace të tilla në mes të grave. Pak tullac ose kryekëput tullac, nuk lidh aspak punë kjo, me asnjë qenie johumane. Natyrisht nuk përjashtohet mundësia që njerëz të tillë të jenë pjesë e qenieve të errëta por në të njëjtën masë sikur edhe ata që nuk kanë distinktiv fizik.

Thënia tjetër e pa bazë është: “Dy qose, një shejtan!”. As kjo nuk qëndron. Është vetëm një metaforë që përdoret në raste kur dikush ndoshta mund të ketë pësuar ndonjë të keqe nga një njeri pa qime fytyrës por kjo nuk vërteton as po-në, as jo-në për ndonjë eventualitet mbi cilësinë e personit në fjalë. Më së fundi, ç’do të themi për femrën që nuk ka mjekër, apo ndoshta do t’i qasemi nga e mbrapshta; paska ca qime në fytyrë, qenka xhinde!

Duhet përcjellje me vëmendje dhe analizë të thukët aktivitetet dhe frekuentimeve që bënë një person si dhe vlerësimet, përjetimet dhe përvojat e më shumë njerëzve që kanë pasur të bëjnë me profile të tilla, mandej mund të flitet konkretisht për tipare karakteriale jashtë kornizave humane, troç thënë për vese dhe vepra ç’njerëzore. Personalisht nuk jam ndalur vetëm në mbledhjen e fakteve nga të tjerë por kam kontaktuar një numër të konsiderueshëm të këtyre “çudibërësve” gjithë duke ndenjur maksimalisht larg gjykimeve personale.

Gjatë viteve kam vërejtur se haxhuzet janë nga të gjitha qeniet e errëta, me shpërndarje më të madhe në kuptimin e vendit të tyre në shoqëri, i gjejmë në radhët e të papunësuarve, punëtorë me fshesë, njerëz të shkolluar, zyrtarë të ndryshëm e politikanë të të gjitha niveleve.

Çdo të dhënë në vijim të kësaj vepre është e marrë nga njerëz që pësuan si dhe disa raste të rralla që u shëruan nga këta individë.

*Ocuze, (oxhuze) shtrigë plakë, shtrigë nga më të këqijat që ndryshe do të thonim: më shtrigë se shtriga. Në shqip hyn nëpërmjet turqishtes duke marrë nismëtaren h që lehtëson prononcimin.

Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXXII-

Depresioni i spiunit


Reis Mirdita



Ditë vere. Isha në kulmin e hulumtimeve mbi të bëmat e një të degraduari shoqëror. Ishte mish e lëkurë e njeri në aspektin biologjik. Në shkollë të mesme, shokët e gjeneratës e njohën si nxënës pak të mbyllur në vete por kjo ishte në fillim. Vetëm pas disa javësh filluan dyshimet dhe gatë katër viteve u pa myzevirllëku i tij dhe një grupi të formuar e të cilit i printe ai me gjithë një arsimtarë si kryeshef e njëherit edhe kujdestar klase.

Në të vërtetë, kësi raste nuk më interesonin enkas sepse nuk ishin pjesë e trevës dhe fenomeneve që hulumtoja. Të flas për këtë më shtyri personi për të cilin shokët e tij të klasës kishin bindjen dhe faktet se ishte spiun nga natyra dhe organizues i grupit të spiunëve. Gjatë vitit të tretë, sëmuret rëndë por nuk mungon nga mësimi përveç ditëve kur shkonte në kontroll në spitalin e qytetit. Duke mos gjetur derman, i besohet një shoku të klasës së vet që e kisha fqinjë; aty, e katërta derë nga lindja e mëhallës.

Të nesërmen i sëmuri ynë nuk kishte shkua në shkollë. Trokiti në derë. Dola dhe e morra në shtëpi. Me dridhma më vuri në dije se një fallxhorë a hoxhë nga Dërveni, i kish thënë se i ka dy shejtanë në bark. I ka bë sihir një vajzë për inati se nuk e dashka dhe i rrodhën ca lot kur nisi të më lutet t’i ndihmoj. Më tutje zbuloi se kishte lindur në fushë, duke mos pasur shteg tjetër, vet babi e kishte shti nën hijen e një shelgu lotues, degët e të cilit vareshin për tokë dhe i ndihmoi me sa diti gruas së vet që të lind djalin. “Shelgu lotues, sipas njerëzve, është shumë ograkli!!! Është kjo një mundësi më e sigurt se sihiri që jam sëmurë kështu!”

Shpjegimi im:

Unë nuk merrem as me fall, as me shërim, as me hajmalia. Por pasi je këtu e e shoh çke, do të them se ti nuk je i sëmurë as nga sihiri, as nga shejtanë e as nga lindja breg përroit në rrëzë të shelgut lotues. Ti vuan nga vesvesja e dyshimi në vete dhe në çdo gjë të gjallë e të vdekur. Frika është armiku yt më i madh. Krejt do të kalojnë por ti duhet të luftosh së pari frikën. Je i ndyrë, në punë të ndyrë! Ja kjo të ka ndikuar keq në shëndetin tënd psikik. Është një lodhje momentale që merr disa javë e nganjëherë më shumë. Të gjithë kalojnë aty; dikush më ashpër e dikush më lehtë. Sa për shejtanët, asnjë dyshim! Ata kanë të tjera detyra: mundohen të ndikojnë në njeriun për vepra të këqija dhe ta largojnë nga të mirat. Bindja apo mosbindja ndaj tyre, ka pasoja të tjera dhe s’kanë të bëjnë me sëmundje. Ti merresh me myzevirllëk, kjo të torturon shpirtin se jeton në frikë konstante e nga ana tjetër, ti dëshiron të arrish në jetë! Dhe do të kesh sukses sepse ti nuk do të largohesh nga spiunimi! I ke mentorët e tillë. Do të zhytesh në politikë dhe do të bëhesh plotësisht i pacipë. Kjo të pëlqen, kjo është natyra jote dhe askush nuk do të mund të ndal nga kjo katrahurë. Në fund, i turpëruar por përsëri krenar do jesh. Do të lavdërohesh me sukseset e tua.

***

Që të nesërmen, kishte nisur të më lavdëroj se të gjithë i qëllova por pa dhënë ndonjë detaj. E kishte lëshuar një rrenë duke thënë që i këndova ca sheqerka të cilat duhej ti lëpinte për shtatë ditë me radhë dhe goja kështu u shërua.

Shkurte Fezja i këndoi këngët, të cilat dikur …, njerëzit nuk guxonin as të mendonin .. ,


Shkurte Fejza e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore shqiptare.

Nga: Ramiz Dërmaku

Shkurte Fejza u lind më 18 nëntor 1961 në Mushtisht të Therandës. Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Rjedhë prej një familje të mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombtare shqiptare. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare. Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe.

Shkurte Fejza

Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën
Shkurtja dha një kontribut të rëndësishëm edhe në lëmin e artit muzikor muzikor, duke interpretuar shumë këngë, pjesë e muzikës së filmave. Për yllin e muzikës shqiptare sukseset do të vinin njëri-pas tjetrit. Të vlerësosh vlerat e një këngëtare të madhe siq është Shkurte Fejza, është një detyrim moral njerëzor, funksional .Kjo është njëherazi një vlerësim dhe mirënjohje dje, sot dhe gjithëmonë do të jetë . Prandaj ne me gjithë dëshirë i themi

Faleminderit Znj. Shkurte Fejza .

Ky është një model që duhet të nxisë dhe të tjerët. Këngëtarja jonë e mirënjohur Shkurte Fejza, tani e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore. Është bërë (dhe do të jetë) këngëtare me eksperiencë dhe kishte ( e do të ketë gjithëmon ) adhurues të shumtë. Talenti i saj është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo prezentime të tjera, dhe inçizimet e saj , qofshin në ;audio, video , Cd, radio apo televizion, dëshmojnë se me të vërtetë Shkurtja e ka dhunti të lindur këngën . Talenti i saj është dëshmuar gjatë (mbi ) mbi 30 – vite (mendimi im personal), sa ajo është në skenë. Vaçja, i këndoi këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin?.. , i këndoi ; flamurit, atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës, etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e saj serioz ndaj këngës . Ne koh të gjatë kemi bërë orvatje personale për të vu kontakt me këtë këngëtare të madhe shqipëtare por nuk ia arritëm dot. Prandaj në shenjë respekti e nderi që ruaj për te vendosa që ti shkruaj keta rreshta. Shkurta jonë e madhe , çdo herë dhe në çdo kohë edhe përkundër gjendjes së vështirë që mbretëronte gjatë viteve të kaluara në Kosovë, gjithëmon ishte e dashur, e qeshur , e urtë, simpatike, e magjepëse , për dëgjuesin.

Ajo me zërin i saj tonik “shpërthente“

kodra e male dhe

zëri i sajë jehonte

kudo në trojet etnike shqipëtare.

Kjo këngëtare e madhe shqipëtare, i këndoi; Atdheut, Flamurit, dashurisë ndaj vendlindjes, trimërisë dhe guximit, besës dhe gjykoi ashpër trathtinë. ( Më kujtohet sikur sot, kur xhaxhai im i ndjeri Hafizi, kishte blerë një radio të markës “Portorozh“, e madhe .., shumë e madhe .., dhe kur ne e lëshonim ajo zinte- apo themi mund të dëgjoje Radio Tiranën, Radio Kukësin, etj. I kujtoj me mallë dhe nastalogji këngët e saj,“Natën Vonë“,“Mesnatë“,“Nënave Shqipëtare“,“Nuk e fshehim dashurinë“,etj. Sipas informatave që ruajë nga e kaluara, Shkurte Fejza, ka filluar të këndoj shumë e re, aty nga masha 9 apo 10- vjeçare . Që nga viti në vit ajo, fitoi shumë herë çmimin e Festivalit të Këngës në Radio dhe RTK-ës, e dikur i RTP-ës . Edhe ne përmes këtyre vargjeve i dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumturë. Shpresoj se përmes këtyre vargjeve ne do t‘ia përcjellim edhe me mija e mija urime të bashkëatdhetarëve tanë si nga trojet etnike gjithashtu edhe nga diaspora. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.
Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku.
Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte. Në vazhdim do ti cekim disa koncerte.
Në korrik të 1979-ës në Shtëpinë Edukuese në Lypjan. Në Prishtinë mbahet i dyti.
Me 4 – 6 dhjetor 1979 pjesëmarrja në RFBK në Drenas (Diplomë). Në dhjetor të vitit 1979 në Therandë (IGK “Ballkan”)
Pas një pauze vazhdon seria e koncerteve.
Me 20 qershor 1980 në Therandë.
Me 25 qershor 1980 në fshatin Keqekollë të Malësisë së Gollakut. Interesimi ishte shumë i madh, kishin ardhur burra, gra e fëmijë. Detyrohemi t’i mbajmë dy koncerte. Shkurta e këndon këngën “Moj ushtria popullore”, këngë për Ushtrinë Popullore të Shqipërisë. Një polic insiston duke u lutur që ta përsërisë, ndërsa Shkurta tha: “Po si jo, pasi ka edhe policë që e duan Ushtrinë tonë! Me gjithë qejf”.
Me 26 qershor 1980 u dha koncert në vendlindje – Mushtisht. Salla ishte e vogël për të gjithë të interesuarit.
Me 1 korrik 1980 në Besianë. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin para Shtëpisë së Kulturës. U mbajtën dy koncerte.
Me 7 korrik 1980 në Bllacë të Therandës.
Po ashtu me 7 korrik 1980 në Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen.
Në këtë kohë krijohet idhull Shkurte Fejza.
Me 14 korrik koncert në palestrën e sporteve në Gjilan.
Me 21 korrik 1980 në Rogoçicë të Dardanës.
Me 25 korrik 1980 dy koncerte në Artanë (Novobërdë).
Me 26 korrik në Gjakovë, në palestrën e sporteve në qytetin ku me shekuj kultivohej kënga popullore. Një pritje madhështore.
Pastaj, sërish koncerte në Kishnicë. Me 6 shtator 1980 në Dragash dhe Brodosanë, me 8 shtator 1980 në Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot (Obiliq) me 21 tetor 1980.
Me 11 tetor 1980 në kryeqytet, në qytetin e studentëve, aty ku ishte grumbulluar e gjithë energjia e rinisë në një kundërshtim të një sistemi. Një atmosferë e tillë nuk mbahej mend se ishte krijuar ndonjëherë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë qenë dhe vetëm ata që kanë qenë aty mund ta përshkruajnë si ka qenë. U krijuan aso rrethanash sa që, me intervenimin e policisë, u dashtë të ndërpritet koncerti pak para përfundimit.
Me 5 dhjetor 1980 koncert për bashkatdhetarët në Therandë.
Me 10 dhjetor 1980 në Klinë.
Me kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Bujqësisë, për herë të parë do të këndojë në një program, tip restoranti. Ishte kjo brucoshiada e këtij fakulteti. Këta studentë (Riza Demaj etj.) do ta nisin demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.
Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19 janar 1981 në Qytetin e Minatorëve, në Mitrovicë.
Gjatë viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet të bëjë pauzë sepse kënga e saj ishte e ndaluar.
Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bënë regjistrimin e katër këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Qohi djema shaloni atin”, “Valizake, o ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj.
Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve e fiton mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet manifestimi i marrjes së shpërblimit. Thirret Shkurta për ta marrë shpërblimin, por dora e UDB-së ishte shumë e fortë dhe përmes stafit menaxhues të Radio Prishtinës ndalohet dhënia e këtij shpërblimi që ia kishin dhuruar simpatizuesit e këngës shqipe. Vlen të ceket se gazetari i Radio Prishtinës, z.Fatmir Podrimaj, i dëshpruar nga një padrejtësi aq e hapur, propozoi ta padisim Radio Prishtinën në gjykatë. Por, në atë kohë edhe kjo do të ishte punë e kotë. Dorës së “fortë” edhe kjo iu duk pak dhe për t’i humbur gjurmët e kishte shlyer më vonë edhe vetë këngën fituese.
Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe “Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.

Viti 1985 do të jetë më i bujshëm për Shkurten. Në Ferizaj themelohet një shoqatë e estradës muzikore e quajtur “Melodia”, e cila organizonte koncerte. Gjatë vitit 1985-1986, Shkurta do të mbajë koncerte solistike me mysafirët e saj në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore.
Në koncertin e Shkupit (Salla e sporteve – Kale) para mijëra pjesëmarrësve ngjitet në skenë një plak me mjekër dhe flokë të thinjura (Çulea Milea më duket) dhe në mikrofon thotë: “Jam nga Rijeka, jetoj në Shkup si avokat. Jam adhurues i Shkurte Fejzës, i këtij zëri të artë dhe ma kujton një të vetmin zë – si ky që e kam dëgjuar para 50 viteve si student në Romë”.
Në verën e vitit 1986 disa dashamirë të këngës nga Kërçova, në krye me Sylejman Elezin vijnë në Mushtisht dhe kërkojnë që Shkurta të këndojë në dasmën e tyre. Në atë kohë Shkurta nuk e praktikonte një gjë të tillë, por fjalët e z.Ukshin Hotit (që e kishin angazhuar të intervenonte) ishin më bindëse kur tha se, “kënga jote duhet të dëgjohet në Zajazin e Mufailit të vogël”. Gjatë asaj vere e gjithë krahina e Zajazit dhe Tuinit buçiste nga kënga e Shkurtes. Në një dasmë në Zajaz, udhëtarët e detyrojnë të ndalet treni derisa të përfundojë kënga. Pastaj fillon Tetova me rrethinë e kështu me radhë. Për pushtetin e atëhershëm kjo ishte e papranueshme dhe ndërmori masa.
Me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në fshatin Stremnicë të Tetovës ishin tubuar disa mijëra njerëz nga e tërë rrethina e Tetovës. Vijnë policia maqedonase që të intervenojnë, por pasi që turma ishte shumë e madhe vetëm i marrin shënimet e grupit muzikor. Pas disa ditëve Gjykata Komunale në Tetovë lëshon aktvendimet për Shkurten dhe 10 anëtarët e grupit muzikor me dënime prej 60 ditësh. Dënimet ekzekutohen në Kosovë.
Në këtë kohë Radio Televizioni i Prishtinës e hap Produkcionin e kasetave në Prishtinë. Në TVP kishte kohë që këngët e Shkurtes nuk emetoheshin, por duke e ditur se albumet shiten mirë e ndoshta edhe me vullnetin e mirë të disave, Shkurta bën regjistrimin e albumit, “Ç’ke Kosovë që po leshon za” (1987), pastaj edhe “Gurrë e shkrepa” (1988).
Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit.
Fundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990 sjellë në ditë Albumin me titull “Oj Kosovë oj nana ime”. Kjo këngë do të bëhet mega-hit i të gjitha kohëve. Albumin e editon Produkcioni Muzikor Kosovafonia (firmë private).
Këtë vit Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme që do të mbahen në Lubjanë, organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb të organizuar nga Shoqata “Nëna Tereze”.
Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurta bashkëpunon me një firmë tjetër private të re, por shumë profesionale dhe prestigjioze “Mega Medium”. Fryt i këtij bashkëpunimi del në dritë albumi tjetër “Mbahu nëno mos ke frikë” dhe prapë hiti i madhë me të njëjtin emër. Pastaj edhe video programi i parë “Këngë e lot”.
Viti 1991 në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolë Susaj sjell edhe një album “Për mëmëdhenë”, ndërsa kasetat detyrohemi t’i shumëzojmë në Sarajevë sepse fabrikën e kasetave të RTP-së e kishin uzurpuar sërbët. Gjatë rrugës prej Sarajevës, policia serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta. Pasiqë edhe origjinali ishte ishte konfiskuar detyrohemi që edhe një herë të përgatitet i tërë materiali me orkestër dhe e bëjmë regjistrimin e programit në Dyseldorf të Gjermanisë tek në pranverë të vitit 1992.
Këtë vit, pra më 1991, një grup studentësh organizojnë një turne nëpër Kroaci për qëllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta i përgjigjet pozitivisht dmth. e tere turneja neper tere Kroacine pa asnje kompenzim. Zoti e di se a janë destinuar ato mjete për atë qëllim për çka kemi shkuar. Ishte turne e gjatë prej Osijekut, Zagrebit, Pulës, Rijekës, Zarës e Splitit deri sa nuk na zuri lufta atje.
Në vitin 1992, në bashkpunim me shqiparë në Gjermani organizon koncerte nëpër Evropë dhe nga të hyrat e koncerteve iu ndahen arsimtarëve përmes LASH-it në Kosovë 41.500 DM.
Në vitin 1992, Shkurta shkon për herë të pare në Shqipëri. Këtu regjistron këngën mbi rrugëtimin e parë në Shqipëri
Kam një lot m’pikon si ar
Se ndër shekuj jam shqiptar
E kur malet mi mbuloj bora
Për atdhe këngës ia mora
M’rreh si zemër çiftelia
Është Kosova është Shqiperia
Është një qiell që na bashkon
E një djep që na burrnon
Është një gjuhë qe flasim tanë
E një tokë që e thrrasim nanë.

Dhe pastaj e përshkruan rrugën kështu:

Rrugës sime për Shqipni m’ka përcjell ai Drin i zi
Dhe u nisa për me ardhë porsi vala e Drinit të bardhë.

Në bashkëpunim me të ndjerin Pjetër Gaci dhe Zef Çoba, e realizon edhe albumin me titull albumin “Kam një lot m’pikon si ar”.

Në korrik të vitit 1994, me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në Karolinën Veriore në SHBA dhe shpërblehet me Çmim Special.

Në vitin 1995 e regjistron këngën kushtuar mërgimtarit “Çka ka zogu që po qan” por në vazhdim e bën këngën “Mekje s’ka” dhe albumin e titullon “Vdekje s’ka” sepse sa do që ligështohemi nuk e pranojmë vdekjen dhe nënshtrimin.
Në vitin 1996, me Shyhrete Behlulin e bëjnë albumin e përbashkët “20 vjet për ju”.
Viti 1997 sjell albumin” E kam emrin Kosovar”.
Me 1998 e editon albumin “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’. Këtë vit edhe albumin tjetër me Sh.Behlulin “Këngë e lot”.
Lufta e gjen në Mushtisht dhe kjo është histori më vete.
Në vitin 2000 albumi

“ Jo nuk ndahet Mitrovica” ( por ate e ndau Hashim Thaqi)
Në vitin 2001 në festivalin e organizuar ne Shtutgart, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mire nga Kosova, juria profesionale në përbërje: Fahri Beqiri, Engjëll Berisha dhe Andrea Gajda ia ndajnë vendin e parë Shkurtes. Më në fund një juri vendos e lirë pa presione!
Në vitin 2002 albumi “Te dua Kosovë”.
Gjatë viteve 2000 – 2004 së bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollë Nikprelajn, editon shumë albume të përbashkëta me këngë të perpunuar si dhe disa video programe.
Prej vitit 1992 gjer më tani nëpër shumë qytete të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Anglisë, Italisë, Kanadasë dhe SHBA-së, Shkurte Fejza shfaq me mijëra koncerte.

2005. Këtë vit editohet albumi “Shqiptari të dua”.
Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët:
– Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim Lumi
Në këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve:
– Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj.

Por, më së shumti edhe poezitë e rilindësve tanë Gjergj Fishta, Naim Frashëri etj.

Albumet e Shkurte Fejzës:

Prandaj edhe një herë nga largësia por afër në zemrën time, ju dëshiroj , shendet dhe suksese në jetën e punen tuaj. Ju jeni këngëtare, artiste e popullit, dhe kombit.., ju jeni YLLI muzikës popullore, folklorike, ju jeni dhe do te mbeteni legjend e muzikës popullore, artisten e popullit Shkurte Fejzen.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...