Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/29

HIQMET MEHMETAJ, POETI LIRIK I VLORËS QË THUR TINGËLLIMA



nga Msc. Albert HABAZAJ

Dy fjalë për tingëllimën. Tingëllima ose soneti nuk praktikohet shumë nga poetët e sotëm shqiptarë. Është fjala për poezinë lirike me katër strofa, prej të cilave dy të parat kanë nga katër vargje e dy të dytat nga tre apo dy vargje, zakonisht njëmbëdhjetërrokëshe e me sistem rimash të ndryshme. Botërisht njihen dy modele shkrimore të poezisë lirike të tingëllimës, sonetet e Petrarkës dhe ato të Shekspirit.
Soneti është një lloj i veprës së shkruar letrare në vargje. Fjala sonet rrjedh nga fjala italiane "soneto", që do të thotë "këngë e vogël". Qysh nga shekulli 13-të, soneti shpjegohet si vjershë lirike prej 14 vargjesh, e ndarë në katër strofa, dy të parat prej katër vargjesh dhe dy të fundit prej tre vargjesh, zakonisht njëmbëdhjetërrokësh e me rima të gërshetuara në mënyra të ndryshme; në shqip i themi tingëllimë. Soneti në letërsinë evropiane është përhapur falë poezisë italiane, sidomos pas suksesit të madh të veprës së famshme “Canzoniere” (rreth viteve 1351-’53), të Françesko Petrarkës, e ndërtuar nga një tufë poezish lirike, në formë sonetesh që lëvdojnë një grua, të cilën ai e quan Laura. Petrarka (Francesco Petrarca: 1304-‘74) me këtë vepër, ka qenë burim frymëzimi për autorët anglezë të soneteve, si Thomas Wyhatt dhe Philip Sidney. Katrenat e sonetit petrarkian kanë rimë abba/abba ndërsa tercinat kanë rimë cdc/cdc. I fundmi i romantikëve dhe i pari i poezisë moderne, me lëvizjen e simbolizmit e surealizmit, parizieni Sharl Bodler (Charles Baudelaire: 1821-1867) ka shkruar 6 tingëllima në modelin e Petrarkës. Po në këtë model ka shkruar dhe Mjeda ynë, mjeshtri i formës dhe i gjuhës poetike në shqip, ndërkohë mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot. Për kujtesë mund të përmendim se në poezinë shqipe soneti është shfaqur gjatë Rilindjes. Ai që ka meritën të jetë autori i tingëllimës së parë shqiptare, qysh në shek. XVIII, është arbëreshi Nikolla Keta (Nicola Chetta: 1742-1803), i cili ka shkruar një sonet me 14 vargje (1777), që mbyllet me dy tercina, variant nga modeli i Petrarkës, veçse për dy katrenat ka rimën abab/ abab, ndërsa për dy tercinat, sikurse Petrarka, aplikon rimën cdc/ cdc. Duke ndjekur kriterin kronologjik, pas Ketës vijnë Leonard de Martino, Zef Zerembe, Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Eqrem Çabej etj. Edhe Faik Konica, (ndër të rrallët njerëz të ditur të Shqipërisë që i deshi aq shumë, por dhe i kritikoi aq ashpër shqiptarët për natyrën e brendshme dhe kontradiktore), ka bërë, krahas nja shtatë sprovave vargëzuese, edhe një sonet petrakian, por që nuk ka shkëlqim, sepse i mungon niveli artistik dhe nuk ndihet aroma e këndshme që të fal figuracioni letrar. Siç njihet dhe nga studiuesit dhe historia e Letërsisë Shqiptare, kulmin artistik e ka arritur Ndre Mjeda (1866-1937) në poemthat sonetike “Liria”, “Lissus” dhe veprën e pambaruar “Scodra”. Në këto sonete, Mjeda ka përdorur vargun njëmbëdhjetërrokësh, një varg që është konsideruar tipik italian, por i cili i thurur nga Mjeda tingëllon natyrshëm në shqip dhe ka bukuri të madhe. Mjeda mbetet një prej mjeshtrave më të zot të vargut e të strofës, një prej lëvruesve më të shquar të tingëllimës ndër poetët shqiptarë të të gjitha kohërave. Shekspiri (William Shakespeare: 1564-1616), shkrimtari dhe dramaturgu i famshëm anglez, përveç tragjedive dhe komedive të mëdha, ka shkruar edhe sonete (nga vitet 1595 deri vitet e para të 1600-ës). Kam patur fatin që kur punoja në Itali kam blerë librin “I sonetti/ un mirabile affresco dell’ animo umano nell’opera poetica del più grande drammaturgo di tutti i tempi” të Shekspirit, Milano, bot. 3-të, 1999, 192 f., botuar në kujdesin e Rina Sara Virgillito, me 16 faqe parathënie po nga ajo, e cila ka përkthyer nga anglishja në italisht 154 sonetet e përfshira në këtë vëllim. Kujtoj që vite më parë kam lexuar me ëndje në shqip “Sonete Sheksipriane: XXXV, XLVII, LIII”, në gazetën “Ndryshe”, suplementi “Pena ndryshe”, e diel, 16 dhjetor 2007, f.15, përkthyer nga anglishja në shqip nga Cezar Kurti. Mjeshtri Kurti i ka botuar qysh në vitin 1993 “Sonetet” e Shekspirit në një vëllim më vete në 166 f., në shtëpinë botuese “Flaka e Vëllazërimit”, Shkup dhe i ka ribotuar dy herë në vijim, më vitin 2004 (New York) dhe 2013 (Tiranë, Onufri). Lexuesi i sotëm ka në dorë 154 sonetet e Shekspirit, të shqipëruara gjatë viteve 2013-2016 nga Maksim Rakipaj, botuar në një vëllim poetik me 158 faqe nga Shtëpia botuese Ada, Tiranë, 2016. Në vitin 2017, Naim Berisha përkthen dhe boton në Tiranë: M&B “154 sonete” të William Shakespeare në 168 f. Struktura shekspiriane e soneteve është kjo: janë tre strofa njëmbëdhjetë rrokshe (quatrains) me rima ABAB, CDCD dhe EFEF dhe dy vargjet e fundit (couplet) me rimë të puthur GG, gjë që e bën lehtësisht të dallueshëm prej strukturës së soneteve të Petrarkës.
Njeriu, mësuesi dhe poeti lirik i qytetit me dy dete. Hiqmet Mehmetaj është një poet lirik i Vlorës që thur tingëllima të bukura. Mendojmë se ia vlen të theksojmë dhe dy fjalë jetëshkruese për këtë mik të mirë të letrave në Vlorë, edhe pse mund të mërzitet kur ta marrë vesh, se diçka bëra për promovimin e emrit të tij tutje Vlorës e Shqipërisë. Ndjej detyrim tri herë të shkruaj për Meton: sepse është mik i babait tim të paharrimtë, mësuesit dritëror Rexhep Abazi. Po ashtu është edhe miku im i dinjitetshëm. Gjithashtu jemi edhe shumë afër me shtëpi, të dy në Ujë të Ftohtë, sepse edhe ai shtëpinë e ka shtatë pëllëmbë mbi buzëdetin vlonjat… Miqësinë me babain tim e ka të hershme. Ua lidhi mësuesia, që kur ishin në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan (në vitet 1963-’67). Miqësinë me mua e ka qysh me fillimin e erës së re demokratike, (vitet 1990 - ) lidhur nga shkrimtaria dhe atdhetaria, që ruan aromën e stafetës së miqësisë së vjetër. Ai është njeri model, që urren të dukurit, fasadën dhe hipokrizinë. Ai është familjar shëmbullor, mësues dritan, veprimtar atdhetar, poet i dashur që qëndis lirika të këndshme, shumica të ëmbla. Hiqmet Sulo Mehmetaj, lindur në Drashovicë të Vlorës, më 22 mars 1943, i përket atij brezi fatlum, (për vete dhe për stafetën e brezave që morën mësim nga të tillë mësues të lartë), arsimuar në Normalen e famshme të Elbasanit, e cila, për kohën, ishte për shqiptarët universitet mbi universitete. Edhe në shkollën e lartë Hiqmeti i shërbeu fatit që e ndoqi, sepse e nisi dhe e përfundoi në Shkodër (1972-1975), ku përvetësoi mjeshtërinë e edukimit, pedagogjisë dhe psikologjisë në shkollë. 40 vjet dha mësim nxënësve dhe kolegëve, që edhe kur e drejtoi nuk e humbi thjeshtësinë, komunikimin etik dhe punën në grup. Hiqmetin nuk mund ta shikosh një ditë pa veshjen e tij karakteristike, klasike-aristokrate, mbajtur pastër e për merak: me kostum, kollaro, këpucë të zeza që shkëlqejnë, po ashtu i rruar për ditë. Nga ana tjetër, ai urren fort shfaqjen tullumbacore të njerëzve që kërcasin si kokoshkat në zjarr; urren “poetërinë me kollaro” mbi tavolinë, “Belulët” në biseda, diskutime, promovime etj., që s’i lë hunda e gjatë e mendjemadhësisë boshe të shikojnë më tutje, se i pengon “Pinoku” etj. Hiqmeti ka ushtruar profesionin fisnik të mësuesit të Gjuhës shqipe dhe i Letërsisë. Ndërkohë, përveçse poet i lindur (gjenezën poetike e trashëgon nga nëna), ai fatmirësisht njohu dhe mësoi mirë teorinë e letërsisë, çka i dha ndihmesë për poezinë e kultivuar.
Tingëllimat lirike të Hiqmet Mehmetit sipas modelit të Shekspirit. Edhe sot e kësaj dite, ai studion me kujdes teori letrare. Nuk nxiton të kërkojë motive, ato i vijnë vetë, nga natyra, nga njerëzit që njeh. Nuk mbytet në lumin e fjalëve, por noton dhe e zgjedh fjalën, e kursen përdorimin e saj të tepërt, se nuk do ta shpërdorojë të shenjtën e nënës. H. Mehmetaj është poet 100% lirik dhe ka botuar pesë vëllime poetike: “Shqipëri, pse s’të zë gjumi?” (poezi, 1996); “Ëndrrat e trëndafilit”, (poezi, 1999); “As dielli s’më përshëndet”, (poezi, 2001); “Nata e lofatës”, (poezi, 2008); “Vajza e ujëvarës”, (lirika, 2012), si dhe librin me poezi të zgjedhura me titullin e thjeshtë “Lirika”, 2014. Të pesë librat i ka botuar në Tiranë dhe ç’ka na bën përshtypje pozitive, në rrafshin e virtytit e besimit të autorit, redaktor ka patur qysh në fillimet e tij botuese prof.dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”, të cilin nuk e ndërron me tjetër. Libri më i plotë tij është “Lirika”, Tiranë, Dudaj, 2014, në 152 faqe, ka një strukturë poetike ngritur mbi katër kate lirike. Katin e parë e ka quajtur “Lirika shoqërore” me 33 poezi; kati i dytë është “Lirika peizazhi” me 13 poezi”; i treti “Zambakët e dashurisë” me 6 poezi për frymëzimtarët e tij: Omar Khajamin, Robert Bërnsin, Eseninin, Lasgush Poradecin, Çajupin dhe xha Aliun, Ali Asllanin tonë. Katit të katërt të ndërtesës poetike “Lirika” i ka vënë emrin “Lirika dashurie”, ku përfshihen 71 poezi, të cilat hapen dhe mbyllen me çelësin magjik të poezisë, për të vijuar udhëtimin e ndjenjës pa nxitim, bukur, kënaqshëm e menduar. Me këtë natyrë burimore, pena e tij ka gjetur veten dhe ka krijuar profilin e autorit në poezitë e zakonshme dhe sidomos në tingëllima. Ndjenja dhe koherenca shkojnë bukur në harmoni në poezinë lirike të Mehmetajt, secila në vendin e vet hierarkik të llojit poetik të autorit. Veçoria e tij tematike është flora dhe fauna (bota bimore dhe bota shtazore e Lumit të Vlorës, krahinës së vendlindjes së tij e më gjerë). Së pari, ai shkruan se ndjen diçka që do ta shprehë me gjuhën e metaforës, do të kënaqë veten dhe miqtë e letrave. Pavarësisht nga natyra e tij tërësisht lirike e bujare, është shumë kritik ndaj krijimtarisë së tij. Poezia e tij, edhe pse ai nuk rend për ta reklamuar, ka tërhequr vëmendjen e miqve të poezisë, të studiuesve dhe të kritikëve të letërsisë. Dritëro Agolli ka shkruar për poetin vlonjat: “Lirikat e Hiqmet Mehmetajt janë të sinqerta dhe kanë thjeshtësinë e këngës. Ato nuk janë rritur në serrat e librave, por në livadhet e natyrës. Me këtë dua të them se autori e ka asimiluar pasurinë shpirtërore të popullit dhe si nektar e ka shpërndarë në vargjet e tij. Dhe ky nektar u ka dhënë çiltërsinë e natyrshme, jashtë skenave libreske”. Për t’u fokusuar sadopak tek soneti i tij, mund të themi se Hiqmet Mehmetaj, me ndjenjë, me kulturë, me durim ka realizuar një punë prej artisti në gjetjen e rimave e në ndërtimin e strofave, në kërkim të ritmeve dhe në kujdesin për të tërën dhe të mjeteve shprehëse. Vërehet vëmendja që ka për strukturën e tingëllimës dhe në stilin e tij nuk ka imitim të lëvruesve të sonetit nga autorë të huaj apo shqiptarë. Ka ndikim formësor nga Shekspiri në të 35 sonetet e shkruara deri më sot nëpër vëllimet poetikë që ka botuar, por ende jo në një vëllim më vete. Poezia e Hiqmet Mehmetaj ka karakter lirik romantik, po në mjaft tingëllima spikat prirja drejt realizmit, përmes trajtimit të motiveve shoqërore, qortimit të veseve dhe falënderimit poetik të virtyteve humane. Mehmetaj, sot për sot, ende është lëvruesi i vetëm i modelit poetik të sonetit lirik ndër autorët e Vlorës, por, mesa dimë edhe në qytetet e tjera nuk duket se soneti është në modë, ndoshta ngaqë këron një mjeshtëri me shije të hollë artistike dhe disiplinë të rreptë letrare të teknikave poetike. Pikërisht tipologjinë shkrimore të poezisë së Mehmetajt e dallojmë sidomos në tingëllimat e tij. Ato janë të tëra të bukura, ndërtuar sipas strukturës shekspiriane të soneteve: me tri strofa e gjysmë, domethënë, tri strofa njëmbëdhjetë rrokshe (quatrains) me rimën ABAB, CDCD dhe EFEF dhe dy vargjet e fundit (couplet) me rimë të puthur GG por, këtë prezantim të parë të tij me lexuesin, do të veçoja 11 sonete, nga të cilat: “Të kërkoj ndihmë”, “Brengë”, “Një ambiciozi”, “një pusht-etari”, “Lulishtari”, “Hëna e lajthive”, “Liria” janë lirika shoqërore; “Natë dimërore” - lirikë peizazhi; “Rrëfim rinor”, “Lustraxhiu” dhe “Në dasmën e putanës” - lirika dashurie. Mendoj se misioni im i thjeshtë si moderator i prezantimit tim në gazetë të tingëllimave të lirikut të Vlorës e mbyll këtu ciklin, për të vijuar me shijet artistike dhe estetike që do të shkaktojë tek lexuesi dashamirës i letërsisë së bukur. Udhëtim të mbarë, të këndshëm e të kënaqshëm Liriku ynë i tingëllimave, mësues dhe poet Hiqmet Mehmetaj!











"Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive"

"Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive"

Imanuel KANT

Tregim

(sipas tim vëllai,QAZIM HYSIT)

Nga Përparim Hysi



Aty pragviteve -60-të të shekullit të kaluar, unë sapo kisha mabaruar kursin e shoferave dhe,kur u mobilizova për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shorti më çoi asa më pak dhe as më shumë tek një repart ushtarak që varej nga SHTABI QENDROR i MBROJTJES. Në krye, si komandant i Shtabit qendror të MKL-së ,siç emërtohej shkurtimisht, në atë kohë ishte Gjeneral GJIN MARKU. Gjenerali,sado me origjinë nga Mirëdita, luftën e kish bërë andej nga Skrapari dhe, si e njoha më vonë, kishte afeksion të veçantë për skraparlinjtë. Gjenerali, sipas detyrës që kishte, në organikë kishte një veturë. Shoferi që ngiste veturën e gjeneralit, ngaqë kishte 12-vjet me të dhe,ngaqë me lejen e plotë të gjeneralit kërkoi të largohej për në një punë tjetër, u vu në kërkim të një shoferi,brenda repartit, ku veç meje, kryenin shërbimin dhe ushtarë të tjerë. Qe krejt e rastit që më zgjodhi mua. Ai më zgjodhi,por me kaq nuk mbaronte puna.
Së pari, duhet të më shihte gjenerali dhe, më pas, sipas rregullave strikte të asaj kohe, duhet të kaloje dhe në një "filtër" tjetër: të "syrit vigjilent". Ky, syri vigjilent, qe një oficer madhor që, pasi kishte marrë paraprakisht pëlqimin e gjeneralit për mua, zuri nga porositë, si të thuash "extra". Natyrisht, tanimë që ka kaluar gati 60-vjet nga ajo kohë, porositë nuk i kujtoj dot të tëra, por njërën, si më kryeosren, nuk kam se si e harroj. "Syri vigjilent"(kështu po e emërtoj dhe, për të qenë më i drejtpërdrejtë dhe, pa i hyrë në hakë për punën që bënte, dua të them që ishte burrë i ndershëm), më tha:- Kjo veturë është vetëm për gjeneralin. Sado që gjenerali ka dhe zëvendës,asnjëherë dhe për asnjë arsye,pa pëlqiimin e gjeneralit, nuk do të marrësh në veturë as zëvendësit e tij.. Nëse vepron ndryshe, do penalizohesh.

* * *
Para se shoferi veteran të më dorëzonte makinën, shkova u ballafaqova me gjeneralin. Gjenerali e kish dhënë pëlqimin dhe,siç mendoj, një "kartabiankë" sigurie, veç sjelljes sime,ishte se origjina ime ishte nga Vërzhezha e Skraparit dhe Gjeneral GJIN MARKU kish qenë Komandant i Brigadës së shtatë sulmuese, ku, si përkim i bukur dhe, gjithsesi,e bënte më të fortë garancinë time,se një kushëriri ynë,Neshat Hysi,edhe ai, tanimë,gjeneral,kish qenë zëvendës komandant i kësaj brigade. Gjenerali porositi shoferin që të më tregonte të gjitha vendet,brenda Tiranës,ku shkonte gjenerali dhe,veç tjerash, si porosi rezervate: ndonjë shtëpi të ndonjë miku të veçantë të gjeneralit. Guiduam me shoferin dhe, atë kohë,nuk kishte shumë vështirësi për t'i piketuar vendet ku e çonte puna, por, në të njëjtën kohë,pothuaj mësova përmendësh si një vjershë,adresat e miqëve të tij intimë.
* * *
Kur bëra shërbimin e parë, e mbaj mend.që kur la punën, gjenerali më tha:- A e mban mend shtëpinë e X...?
-Si urdhëron, shoku gjeneral!
-Atëherë për atje na ço!
Guidova dhe, kur mbrritëm atje (qe një pallat dy-katësh), më tha:- Ngjitu lart dhe i thuaj që të zbresi poshtë,se po e pres.
U ngjita dhe,pasi trokita në derë, derën ma hapi e zonja e shtëpisë. I thashë për porosinë dhe, tek prisja përgjigje, pashë që bëri këmbë pas meje,një oficer me gradën major. Kur mbrritëm tek vetura, gjenerali më tha:- E shikon këtë majorin? Ky është major M... dhe është miku im më i mirë dhe më besnik. Është mirëditor dhe, sado që të kanë porositur që, pa praninë time, mos marrësh kënd në veturë,për këtë do të bësh përjashtim: kudo që ta shohësh, do ta marrrësh dhe do ta shpiesh kudo që ka nevojë. Fiksoje,mirë!- më tha. Po ku kisha nevojë për ta fiksuar,kur që në atë çast,gjenerali urdhëroi që të merrnim rrugën për në Durrës. Atje,së bashku me majorin (po e quaj major "fiksimi"), gjenerali,ngaqë së bashku me major"fiksimin" ishin kuadro të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, morën nga një copë stof që ishte enkas për efektivët e kësaj ministrie. Dhe nuk është se e bëra këtë rrugë me gjeneralin apo me këtë "fiksimin"(enkas e shkruaj me gërmë të vogël),vetëm njëherë,por disaherë.. Sa herë që shkonim në Durrës,gjenerali kurrë nuk harronte të vizitonte një nipin e tij që,siç më thoshte, është jetim. E ndihmonte të nipin me sa mundte.
Gjeneral GJIN MARKU ishte njeri shpirtmadh dhe unë,sado që isha ushtar që kryeja shrëbimin e detyrueshëm, pothuaj u bëra si pjesëtar i famijes së tij. U familiarizova aq,sa ,dhe pas atij denigrimit që i bën komandantit tim, unë nuk i preva mardhëniet me familjen e tij. Isha ende ushtar,kur gjeneralin e shkarkuan dhe e dërguan në Llakatund të Vlorës. Më erdhi shumë keq për të,por në fund të fundit,çfarë mund të bëja më tepër se keqardhja?
* * *
Dhe kur gjeneralin e dënuan me burg,familjen e sollën në Fier ku banoja unë. Unë,sado fshehur (Syri vigjilent përgjonte kudo), ose do takoja të shoqen e gjeneralit ose ndonjërin prej fëmijëve që, tanimë, ishin rritur. Por nuk mjaftoi me kaq: djalin e madh të gjeneralit,Aleksandrin apo Sashën,e dënuan dhe atë me burg se nuk pranonte se babai i tij qe armik. Dhe punët me gjeneralin tim shkuan keq e më keq:gjenerali vdiq në burg dhe Sasha, pasi bëri një burg të kotë disa-vjeçarë, ngaqë donte të shpëtonte nga vargonjtë e rëndë të diktaturës( ai kish pësuar mbi kurriz),sado që po vinte demokracia, me ca shokë të tij, ndërtuan një trap apo me komardare( ku ta dish?),humbën pa nam e nishan nën dallgët e egra të detit. Po në vitet e demokracisë vdiq dhe e shoqja e gjeneralit. Nga ajo familje aq fisnike që i dha aq shumë luftës, kanë mbetur gjallë dy çupat e gjeneralit,tanimë në pension dhe, pa krijuar familje dhe,veç tyre,djali i vogël,tash mësues dhe me familje në Fier.
* * *
Ngaqë lidhjen me familjen e komandantit tim të mirë, GJENERAL GJIN MARKUT, i mbaj dhe sot, nuk di që para ca kohe, m'u kujtua ai miku besnik i gjeneralit,major "fiksimi" dhe pyeta:- Ç'qendrim mbajti "fiksimi",kur gjeneralin e dënuan? Dhe,mend u hodha përpjetë, kur më thanë:- Jo vetëm erdhi apostofat dhe mori në hetuesi Sashën,por solli dhe si dëshmitar të rremë,as më pak dhe as më shumë atë nipin që GJENERALI im i mirë, kurrë nuk e la pa e ndihmuar. "NIPI" i dashur i Gjeneralit e kishte mësuar përmendësh "vjershën"që e kish shkruar major"fiksimi" dhe që të dy"recituan" atë akuzë aq të rreme! Sa mosmirënjohës!
* * *
E solla këtë histori që ma tregoi imvëlla dhe,tek e mbyll këtë tregim, më jen të bërtas:"IMANUEL KANT të ndritët shpirti atje ku prehesh:"Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive".

Tiranë, 26 mars 2018

2018/03/25

Administrimi i territorit është argumenti kyq edhe në gjykata arbitrazhi, në lidhje me kontestet ndërkufitare.



Përkufizimi i shtetit, (republikës, krahinës, provincës), mes tjerash, ka të bëjë me territorin, të cilin e ka nën ADMINISTRIM. 

Pa kurrëfarë dyshimi, autorizimet e një shteti (republike, krahine,…)për: Transport – ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve; Kontroll policor; Shfrytëzim të pyjeve, kullosave, ujërave, etj. Ndërtim, apo planifikim, të objekteve të ndryshme ekonomike, turistike, infrastrukturore, flasin për ADMINISTRIM të një territori. 

Administrimi i territorit është argumenti kyq edhe në gjykata arbitrazhi, në lidhje me kontestet ndërkufitare.

Rexhep Nikçi

Inxhinier i Diplomuar dhe magjistër i Gjeodezisë dhe i Gjeoinformatikës
Kufiri Kosovë – Mali i Zi

– Çfarë po ndodhë?! –

Argumentet Parësore për përcaktimin e vijës kufitare ndërshtetërore janë: dëshmia se kush e ka administruar një territor, apo nën autoritetin e kujt ka qenë ai territor. Quhen parësore pasi që ato kanë peshën më të madhe, me rastin e përcaktimi të kufijve ndërshtetëror, ndërmjet dy shteteve.
Argumenti i banorëve të asaj zone, sepse të gjithë banorët e asaj zone e dinë mirë se ku ka qenë kufiri. Dhe, këtë jo vetëm banorët e Kosovës, por edhe banorët e Malit të Zi. Është e vërtetë e pamohueshme për të dyja palët (banorët) se Qafa e Çakorrit dhe Kulla e Zhlepit, kanë qenë dy pika kufitare, apo rrugë nëpër të cilat ka kaluar kufiri Kosovë – Mali i Zi. Kjo mund të vërtetohet lehtë me vizitat e banorëve, në të dyja anët e kufirit.

Argumenti i rrugëve

Rrugët Pejë – Çakorr dhe Pejë – Kullë janë:
Mirëmbajtur nga Kosova, si para dhe pas luftës.
Janë ndërtuar nga Kosova (Serbia).

Policia e trafikut e Kosovës (Serbisë) ka kontrolluar trafikun në këto rrugë deri në Çakorr e Kullë.
Të gjitha këto argumente ekzistojnë në institucionet aktuale të Kosovës si dhe në arkiva të ndryshme, mirëpo këto, për çudi, nuk merrën parasysh fare, nga pala kosovare, përkatësisht, Komisioni qeveritar!

Argumenti i pyjeve

Ka plotë argumente, që pyjet që po i kalohen Malit të Zi, janë pyllëzuar nga pala kosovare, (shkolla, akcione pyllëzimi, etj.) Pastaj ka argumente të banorëve të asaj ane që për shfrytëzim të lëndës drusore, në pjesën që po mbetet në Mal të Zi, kanë marrë leje dhe kanë paguar tarifa në organet përkatëse të Kosovës. Përfaqësuesi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës nuk u pajtua me konkluzionet e “Komisionit” të fundit, pasi që konkludoi se në një pjesë (afër Kullës), mbi 600 ha (6 km2) të pyjeve po i kalojnë Malit të Zi.

Argumenti i Kullosave

Pjesa që po mbetet në Mal të Zi, është shfrytëzuar nga banorët e Kosovës, të asaj ane për zhvillimin e blegtorisë. Ajo anë njihet shumë mirë me Stanet e saj. Të gjithë këta blegtorë e kanë ditur dhe e dinë se ku ishte kufiri Kosovë – Mali i Zi.

Argumenti i Projekteve

Ka argumente të dokumentuara se në atë pjesë nga Kosova (Serbia), janë planifikuar projekte të ndryshme ndërtimi të objekteve të ndryshme, sidomos në fushën e shfrytëzimit të ujërave. As këto dokumente nuk merren parasysh nga pala kosovare, përkatësisht, Komisioni qeveritar!
Administrimi i territorit ( përfundime mbi argumentet parësore)
Përkufizimi i shtetit, (republikës, krahinës, provincës), mes tjerash, ka të bëjë me territorin, të cilin e ka nën ADMINISTRIM. Pa kurrëfarë dyshimi, autorizimet e një shteti (republike, krahine,…)për:
Transport – ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve;

Kontroll policor;

Shfrytëzim të pyjeve, kullosave, ujërave, etj.

Ndërtim, apo planifikim, të objekteve të ndryshme ekonomike, turistike, infrastrukturore, flasin për ADMINISTRIM të një territori. Dhe Administrimi i territorit flet qartë se i KUJT është AI TERRITOR. Administrimi i territorit është argumenti kyq edhe në gjykata arbitrazhi, në lidhje me kontestet ndërkufitare.

Argumentet Parësore – Dëshmi dhe shembuj

Këtu do të paraqiten disa shembuj, të cilët vërtetojnë se vija kufitare Kosovë – Mali i Zi , kalon nëpër Kullë e Çakorr. Këta shembuj janë të rëndësishëm, pasi që çdo vijë kufitare që nuk kalon nëpër Kullë e Çakorr, është e gabuar dhe e papranueshme.

Ky imazh paraqet faqen 398 të Enciklopedija Jugoslavije të vitit 1956.

Rëndësia e këtij argumenti është se kemi të bëjmë me përshkrim të kufirit (të Malit të ZI –nënvizimet janë për pjesën e Kosovës), i cili është i rëndësisë parësore në përcaktimin e kufirit, nëse dy entitetet bëhen shtete.

Pse kjo nuk merret parasysh nga Kosova zyrtare, asnjë mendje e shëndoshë nuk di ta shpjegojë!?
Përshkrimi në Monografinë e ASHAK “KOSOVA”-2011

“Në pjesën veriperëndimore Kosova kufizohet me Republikën e Malit të Zi. Linja kufitare ka gjatësinë rreth 78.6 km. Nga trekufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi, e deri te trekufiri Kosovë-Mali i Zi-Serbi, linja kufitare shtrihet nëpër kotat e larta të Bjeshkëve të Nemuna – Bogiçevicë, Mokën, Hajlë dhe Zhleb. Linja kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, prehet me dy arterie rrugore automobilistike: në Qafë Kullë (1795 m) dhe Qafë Çakorr (1849 m), që trajtohet si njëra ndër qafat më të larta malore në Ballkan”. (“Kosova”, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës).
Përshkrim i njëjtë me shembujt e mëparshëm, nga Programi Ndërkufitar i IPA, për Kosovë dhe Mal të Zi (dokumenti final i vitit 2014).

Në Rregulloren për kategorizimin e rrugëve shtetërore (Uredba o kategorizaciji drzavnih puteva) të Serbisë, të vitit 2013, në faqen 3 dhe 7, përmenden rrugët që kalojnë nëpër Kosovë deri te vendkalimet kufitare. Siç shihet, nga imazhi më poshtë, këto dy pika kufitare janë KULLA dhe ÇAKORRI. Pra, Serbia, që e ka humbur Kosovën, ia njeh asaj Kullën dhe Çakorrin, ndërsa vetë Kosova, sjell “argumente”, se ato janë me kilometra larg territorit të vet!!!

Kjo është kopertina e Programit Investues të Rrugës së Kategorisë të Dytë Rozhajë – Pejë, i punuar në Mitrovicë dhe mban datën 18.11.1964. Në slajdin në vazhdim paraqitet rruga e projektuar Rozhajë – Pejë, ku qartë shihet kufiri Mali i Zi – Kosovë, i cili kalon nëpër Kullë. Shihet se Kufiri qartë kalon nëpër Kullë.

Ku janë Kulla e Çakorri tash?

Kulla e Çakorri, natyrisht, janë aty ku kanë qenë gjithmonë. Por aty mungon Kosova, e cila tash është me kilometra larg nga këto dy pika. Që ironia të jetë më e madhe, vetë Kosova zyrtare, sjell “fakte” që Kulla e Çakorri “kurrë nuk kanë qenë të Kosovës”. Ku ka rrëshqitur kufiri, shihet mirë, nga dy slajdet në vazhdim.

Kulla larg kufirit rreth 5 km, nëpër rrugë, pas “Demarkacionit”

Për ta lokalizuar Kullën në Google Maps, kërkoni duke shtypur: 42.7870, 20.2253. Pastaj mund të krahasoni me kufirin që Kosova në “Google” ia ka vendosur vetës, Çakorri larg kufirit të Kosovës mbi 4 km në vijë të drejtë.

Pse dhe si ndodhi kjo?

Në Kosovë, secila punë institucionale bëhet shkel e shko.

Komisioni Malazez, ka bërë propozimin e kriterit – Kadastrin. Pastaj ka bërë udhëzimin për punën e Komisioneve. Dhe në fund ka bërë edhe rregulloret dhe të gjitha dokumentet përcjellëse, duke përfshirë edhe Marrëveshjen finale, e cila është ratifikuar në Parlamentin e Malit të Zi.

Komisioni ynë, qëllimin kryesor e ka pasur, shëtitjet dhe mëditjet dhe stërzgjatjen e procesit. Sa më shumë zgjatë, aq më shumë mëditje, udhëtime e qejf.

Komisioni ynë e ka kuptuar se Kulla e Çakorri po mbesin jashtë Kosovës, vetëm pas reagimeve brenda Kosovës. Kjo shihet qartë nga “dokumentacioni” i Komisionit të Kosovës i publikuar në ëeb faqen e Kryeministrisë së Kosovës.

Ky dokumentacion është bërë pasi që puna është kryer dhe qëllimi i vetëm i tij është të dëshmojë se Kulla e Çakorri nuk janë të Kosovës!

Të gjitha ligjet, dokumentet dhe faktet, në të cilat thirret ky Komision, kanë të bëjnë shumë pak, e shumica aspak, me procesin e Demarkimit.

Pse dhe si ndodhi kjo?

Duke parë gabimin që kanë bërë, ata thërrasin që të sillen fakte kadastrale: “Sillni dokumente kadastrale – pronësore, për tokat që po pretendoni se janë të Kosovës”.

Nga neglizhenca, moskokëqarja dhe puna shkel e shko, ata harrojnë se procesi i demarkimit nuk ka të bëjë shumë me çështje pronësore, po me çështje të administrimit të territorit, pa u kontestuar nga fqinji i parë (Mali i Zi). Dhe, pse të kontestohet, kur edhe ata e dinë se ai tërritor nuk u përket.

Pse Komisioni “Ad Hok” tha OK?

Komisioni i Jahjagës ka kërkuar përgjigje në këto pyetje:

– A janë pajtuar të dyja shtet që të përcaktojnë kufijtë shtetëror? – Po
– A janë themeluar Komisionet përkatëse? – Po
– A i kanë miratuar udhëzimet dhe rregulloret e punës? – Po
– A kanë miratuar kriteret si bazë për punë? – Po (edhepse vetëm një kriter – Kadastrin).
– A kanë punuar në bazë të rregulloreve dhe kriterit të miratuar? – Po
– A është miratuar në fund marrëveshja nga të dyja Komisionet? – Po
– A ka kontestim zyrtar nga Kosova e Mali i Zi – Jo

Prandaj, Komisioni “ad hok” as që ka mundur të bëjë ndonjë konstatim tjetër. Mandati i tij ka qenë të shoh se a janë përcjellur procedurat e dakorduara nga të dyja palët. Pasi që edhe të dyja qeveritë po thonë në rregull është, atëhërë ky Komision në fund thotë: “Hajde more, Për Hajr Ju Qoftë”!!

Pse ShBA, BE… po thonë OK?

Sepse nuk mund edhe të thonë asgjë tjetër, pasi që:

Të dyja komisionet janë pajtuar në çdo pikë;

Të dyja qeveritë janë pajtuar në çdo pikë;

Pra, zyrtarisht, nuk ka probleme në mes dy vendeve.

Prandaj – bashkësia ndërkombëtare -, nuk mund të bëjë asgjë tjetër, përveç që të bëjë “presion”, që marrëveshja të ratifikohet. Në fund të fundit, – Bashkësia Ndërkombëtare – nuk mund të na i kryejë dhe zgjidhë problemet tona.

Dhe, për më tepër, edhe po të falim edhe gjysmën e Kosovës, me marrëveshje, do të na përkrahte pa rezervë.

Ku është problemi?

Problemi i parë është se Ekspertë të Demarkacionit nuk ka shumë as në rang botëror, që është e kuptueshme, sepse Demarkacionet nuk ndodhin në baza ditore.

Po edhe ata ekspertë të pakët që janë, kanë botime të shumta në lidhje me këtë çështje, të cilat edhe mund të gjenden “online”.

Problemin kryesor e kemi se Qeveria, me Komisionin e saj, ka bërë një punë të mbrapshtë dhe këtë e di, por nuk po do të tërhiqet.

Problemi tjetër është se edhe kundërshtuesit e Demarkacionit, janë të fokusuar së tepërmi në harta dhe sipërfaqe, duke harruar se hartat, edhpse të rëndësishme, nuk janë faktori përcaktues i kufijve. Ndërsa, sipërfaqja nuk ka të bëjë fare me demarkacionin.

Dhe problem mbi problem është se të gjithë flasin për këtë çështje, pa e marrë mundin që të lexojnë diçka në lidhje me të.

A ka lidhje sipërfaqja?

Sipërfaqja nuk ka kurrëfarë lidhjeje me përcaktimin e kufirit. Sepse kufiri përcakton sipërfaqen dhe asnjëherë e kundërta. – Sipërfaqja nuk përcakton kufirin. Se sa absurde është tendenca, që më sipërfaqe të vërtetohet kufiri, shihet në pikat vijuese.

Kosova me “matje” të Komisionit, të ashtuquajtur për matje, ka dalë se i ka 10.905 km2. Gjatësia e kufirit të Kosovës, me këtë kufi (kadastral), është rreth 741 km.

Nëse një shtet në formë katrori ka sipërfaqe 10.905 km2, atëhere gjatësia e kufirit të tij do të ishte rreth 418 km.

Përderisa shteti në formë rrethi, me sipërfaqe 10.905 km2, do të kishte gjatësi të kufirit prej rreth 370km.

Kosova teorikisht mund të kishte gjatësinë e kufirit 21.812 km (10905+1+10905+1) dhe sipërfaqen prej 10.905 km2, nëse do ta kishte formën e një drejtëkëndëshi, me brinjë a=10905km dhe b=1km. Kështu do t’i dilte rezultati këtij Komisioni për “matje”. Absurd mbi absurde.

Kur do të kishte lidhje sipërfaqja?

Sipërfaqja mund të përdorej si argument, për të vërtetuar se a është bërë mirë Demarkacioni VETËM nëse:

Janë të njohura dhe të verifikuara të gjitha pikat kufitare pa kurrëfarë dyshimi;

Nëse janë të njohura procedurat, metodologjitë dhe mjetet, që janë përdorur për matje të sipërfaqes para demarkacionit (10.877km2, p.sh).

Se sa ka lidhje sipërfaqja me kufirin, dëshmon edhe fakti që Serbia në të gjithë vjetarët e saj statistikorë, e nënvizon se Sipërfaqja dhe Gjatësia e vijës kufitare të saj duhet të konsiderohen të përkohëshme, pasi që Serbia nuk është e mbuluar komplet me matje (kadastrale) dhe se kufijtë me ish-republikat kanë qenë vetëm administrativ dhe ende nuk janë arritur marrëveshjet për demarkacion. (Kërko në Google me: “Statisticki Godisnjak Srbije”).

Sipërfaqja e Kosovës!!??

Duke u ndërlidhur në fjalinë e fundit në lidhje me sipërfaqen e Serbisë, në Vjetarët e saj Statistikorë, mund të konkludojmë se:

– Sipërfaqja e Kosovës është kadastrale;

– Kjo sipërfaqe nuk është definitive, sepse merr parasysh vetëm pjesën e Kosovës, që është e mbuluar me Kadastër. Mosmbulushmërinë e tërë territorit të Kosovës me Kadastër, askush nuk e ka marrë parasysh. Ky është njëri nga gabimet më të mëdha në këtë proces. Dhe, për këtë shkak Kadastri na ka sjellur në këtë DEREXHE.

– Dhe çfarë bëmë ne? Territori që nuk ishte i mbuluar më kadastër iu FAL Malit të Zi.

Kjo do të ishte e pafalshme, sikur ta bënin edhe fëmija, e lëre më nga “alamet zyrtarësh e profesionistësh”!!

– Dhe, për më tepër, një sipërfaqe të përkohshme e shpallëm DEFINITIVE E ZYRTARE!!
Çfarë është Demarkacioni, shpjeguar katunarqe? (1)

Supozojmë se kemi dy fshatra fqinje: A dhe B

Fshatarët e A dhe B në një mënyrë apo një tjetër, janë marrë vesh se Kodra që i ndanë, të ndahet nëpër pikat më të larta.

Kështu është e ditur për të gjithë se ku i kullosin bagëtitë, marrin dhe, dru apo diçka tjetër.
Nëse dikush nga njëri fshat ka shfrytëzuar anën e gabuar të Kodrës, “ka kërsitë stupci”!

Dhe, ta zëmë se dy shtete krijohen, duke ndarë këto dy fshatra. Kufiri i shtetit duhet të kalojë nëpërmes të njëjtës vijë, që këto dy fshatra kanë pasur në shfrytëzim prej kohësh, pa marrë parasysh se, ndoshta me kadastër, kufiri i fshatrave dallon.

Kjo vlen edhe për Kosovën (Fshati A) dhe për Malin e Zi (Fshati B).

Çfarë është Demarkacioni, shpjeguar katunarqe? (2)

Pse është kjo kështu? Sepse marrëveshjet dhe mënyra e shfrytëzimit, janë shumë më të vjetra se sa kadastri dhe kufijtë e zonave kadastrale, në shumicën e rasteve, nuk përputhen me relievin përrreth. Bile-bile, duke vëzhguar kufirin e ri Kosovë – Mali i Zi, pasi që matje kadastrale ka pasur vetëm në anën nga Kosova, shihet qartë se matjet janë bërë deri në vendet, ku terreni ka filluar të paraqitet i papërshtatshëm për matje.

Dhe, në fund, po e përmbyllim me thënien e famshme të Albert Eintsein: “Problemi (i shkaktuar nga Kadastri) nuk mund të zgjidhet me të njëjtat metoda (me Kadastër), që e kanë shkaktuar atë problem”.

MARS I PËRFLAKUR ( Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj)

Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë
që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripress.



Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj.

Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj.

Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.

Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.

Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit

në konkurs.

FLORIPRESS


Përgatiti: Flori BRUQI
      
MARS I PËRFLAKUR
Antologji poetike kushtuar dëshmorit
 Ismet Avdi Qorraj



Librin e përgatitur nga Flori Bruqi 
"Marsi i përflakur"  mund ta shkarkoni 
falas në sektorin



      

Gentjan BANAJ

PRANVERË

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë
Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej
Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë
Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej
Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan
I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë
Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit
Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap
Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi
E shpërthen bimëza të vogla loti
Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit
Me sytë drejt qiellit i luten zotit
S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet
Me hapin prej dreri dhe prushin në sy
Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat
Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi
Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët
Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë
Lojë e tyre në kundërmim lirie
Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë



Skënder ZOGAJ

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

Imja është piktura me sytë e përlotur
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit
Plot zogj gjoks shpërthekuar,
Të zjarrtë dhe kryengritës
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.
Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak
Gjithmonë të etur për gjak...
Në këngë është trimëria e zogjve
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar
Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën
Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet
Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba
As për këlyshë të zinj bushtre
Që i ulërijnë Hënës…
Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...



Engjëll KOLIQI

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni
O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo
Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë
Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie
Ne kemi qarë shumë
Për ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë
Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë

Poezi nga libri "Marsi i përflakur"  


        

www.sa-kra.ch/marsiiperflakur.htm

Heroi vdes duke kënduar : Agim Miftar Kukleci (5 nënotr 1958- 28 mars 1989)


Nga Flori Bruqi 




Dëshmori Agim Kukleci, u lind më 5 nëntor 1958, në fshtain Isniq të komunes së Deçanit. Familja Kukleci ishte e njohur edhe më parë për aktivitete patriotike. Shaban Sadiku, i kësaj familje, ishte pjesmarrës në Lidhjen e Prizrenit më 1878.


Ishte pjesëmarrës edhe në Luftën e Galicisë, ku edhe është vrarë. Edhe Osman Kukleci, Mustafë Syla dhe Haxhi Duçi, (edhe këta nga familja Kukleci), kishin qënë pjesmarrës në Luftën e Dytë Botërore.

Fotografia e Enver Pajazitaj

Sh.K.A "Mehmet Riza" nga Isniqi me dramen e Rexhep Qosjes "Beselam pse me

 flijojnë" ne foto Agim Kukleci, Sanije Haklaj dhe Bute Haklaj viti 1983

Në odat e Isniqit, gjithë herë, flitej për trimeritë e djemve të Isniqit. Në biseda dhe kujtime çdo herë skalitej Isa Boletini, Isuf Bardhoshi, Ramë Nura, veprimtari e pjestarëve të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH) si e Smajl Balajt, Cenë Imerajt, Haki Osdautajt, Dervish Kuklecit, Selim Seferit, Bajram e Halil Januzajt e shumë e shumë trimave dhe veprimtarve të tjerë nga kjo anë. Këto biseda, kishin lenë gjurmë të thella në mendjen e Agimit. Ai u rrit dhe u skalit në një trim të vërtetë, duke kujtuar të kaluaren e kushërinjëve të tij nga Isniqit


Agim Kukleci , shkollimin fillor e filloi më 1965 në Shkollen Fillore “Liria” në Isniq, ku e përfundoi në qershor të vitit 1973.

Shoqëria Kulturo-Artistike "Mehmet Riza" nga Isniqi

Në vitin shkollor 1973-1974, regjistrohet në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Përveçse një nxënës i mirë, Agimi dallohet edhe për aktivitetet e tij kulturo-artistike, veçanërisht si antar i Shoqërisë kulturo-artistike “Mehmet Riza” nga Isniqi, një shoqëri kjo shumë aktive e njohur për pjesëmarrjet dhe çmimet e fituara në nivel federativ.

Ndër shfaqjet artistike ku Agimi mori pjesë janë; “Beselam pse më flijojnë”, ”Fosilet”, “Pirgu i Lartë” , “Hakmarrja”, “Rremuja” etj.

Agimi, tashmë kishte kuptuar të vërtetën historike të popullit shqiptar të Kosovës. Ai ishtë i bindur se pa sakrificë nuk do të vijë liria. Pasi e mbaroi shkollimin e mesëm, i vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Agimi, shok të jetës e kishte dëshmorin e luftës së fundit, Rrustem Bruqin. Të dytë së bashku, Agimi dhe Rrustemi, si studentë ishin pjesëmarrës në Demonstratat e vitit 1981 që u organizuan asokohe në Prishtinë.


Demonstratat e vitit 1981, kishin ndikuar në jeten dhe veprimtarinë e Agimit. Në vitin 1982, Agimi apsolvoi në Fakultetin Juridik.

Dy vite më vonë, Agimi bashk me Rrustemin shkojnë në shërbim ushtarak në Strumnicë të Maqedonisë, ku për fat të keq, paten maltretime të shumta. Megjithatë aty gjetën mbështetje nga dy oficierë shqiptarë.

Pasi e kryen shërbimin ushtarak, Agimi rikthehet në vendlindje në Isniq.

Viti 1987, shënon një kthesë në Kosovë. Populli shqiptar i Kosovës, u kundërpërgjigjet mitingjeve serbe. Siç dihet, politika serbe po shkonte në drejtim që të shuante në tërësi qënien shqiptare në Kosovë, përfshirë çdo lëvizje.

Keshtu në rrethana shumë të vështira politike, Kuvendi i Serbisë më 23 mars 1989, suprimoi Autonominë e Kosovës. Siç dihet kjo shkaktoi paknaqësi ndër shqiptarët e Kosovës dhe si rrjedhojë e kësaj shpërthyen demonstrata masive.

Në ballë të demonstruesëve, në qendër të Deçanit, duke u konfrontuar me policinë dhe ushtrinë serbe, bie heroikisht në mbrojtje të dinjitetit shqiptar, Agim Kukleci. Po atë ditë, në altarin e lirisë, ranë për të mos vdekur kurrë edhe Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

Deshmori Agim Kukleci, u varros me nderime dhe me një pjesëmarrje masive të njerëzve, në vendlindjen e tij në Isniq.

Për nder të dëshmorit, nga mërgata isniqase në Zvicër, u themelua edhe shoqata “Agim Kukleci”, e cila është e njohur për një varg aktivitetesh humanitare.

Ismet Qorraj deshi lirinë më shumë se jetën

Me rastin e  përvjetorit të rënies heroike të Ismet Qorrajt dhe martirëve tjerë



Image result for qazim berisha poet
Prof. Qazim Berisha

Kësaj toke martire kurrë nuk i kanë munguar burrat, kurrë nuk i kanë munguar bijtë dhe bijat për t’i dalë zot atdheut, i tillë ishte studenti qe kishte bukurinë e rrezeve të diellit, 21 vjeçari Ismet Qorraj nga Carrabregu i Ulët i Deçanit.

Ismet Qorraj lindi më 21 janar 1968 ne fshatin e martirizuar Cërrabreg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme e kreu në Deçan. Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë. Babë Avdiu dhe nënë Zadja kishin lindur dhe rritur dhjetë fëmijë (pesë djem dhe pesë vajza), të gatshëm kurdoherë për të sakrifikuar për lirinë e atdheut.
Ishte pranvera e marsit 1989, kur qiellin e Kosovës e kishin mbuluar re të zeza si kumt për një plojë gjaku për të hapur varre e për të lëshuar gjëmë të madhe.



Më 23 mars 1989, pas një mbledhje të gjatë në Kuvendin e Kosovës, i cili ishte vënë në rrethim të hekurt nga forca të shumta policore, delegatët e pakurriz në mesin e tyre edhe udbash, ngritën dorën dhe i thanë po suprimimit të Autonomisë së Kosovës. Kushtetuta pesëmbëdhjetë vjeçare (1974-19890) më 23 mars 1989, ndërroi jetë, sepse ishte ngulfatur nga Sebia fashiste dhe ishte shkelur me tanke duke u varrosur para syve të botës. Kjo vdekje e dhunshme e Kushtetutës së Kosov]ës nuk kishte prekur fare ndërgjegjen e Republikave jugosllave, duke mos menduar se kryekrimineli Millosheviq po fillon me Kosovën për të vazhduar me Republikat tjera.

Populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbas më shumë përveç prangave të robërisë, u ngritë në këmbë i madh e i vogël, nuk heshti, por ngriti zërin dhe u hodh në demonstratat e fuqishme në tërë Kosovën. Ishte 27-28 marsi 1989, ku sheshet e Kosovës po lahen me vrushkuj gjaku të bijve dhe të bijave më të mirë të popullit. Në Prishtinë bien edhe martirët e parë dhe gjithë andej Kosovës. Në Deçan bie studenti i dalluar Ismet Qorraj, sypetriti qe nuk di çka është frika.

Babë Avdiu dhe nënë Zadja kur morën kumtin nuk derdhen lot, as motrat nuk morën kujën, as vëllezërit nuk u ligështuan. E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.
Ismeti nuk ishte vetëm, përkrah tij ishin edhe shokët e idealit që ranë në altarin e lirisë, Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mozniku i Deçanit. Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtrëngon në damarët e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.


Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë: Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës; Mitrovicë: Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt; Besianë: Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajësojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare; Prizren: Xhemshit Badallaj, Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj, i cili vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit; Malishevë: Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës; Gjilan: Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit.

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me autobote nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithandej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës dhe e bëri Serbinë unike, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite, sepse lufta jonë çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.

Lavdi e përjetshme gjithë brezave ndërshekuj që gjakuan lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që derdhen gjakun për këtë liri që po e gëzojmë ne sot.

(Autori është poet e publicist dhe profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe)

Flakadanët e marsit !




Kjo fotografi e Ismetit ka mbetë e pa kallur nga Lufta


ISMET (AVDI) QORRAJ (1968-1989),lindi në fshatin Carrabreg të ulët të Deçanit me 21.01.1968 në një familje të varfër, por me traditë atdhetare. Pasi mbaroi shkollen fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë në degen Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kontakti i përhershem me popullin dhe dashuria për të lexuar vepra nga letërsia kombëtare kultivuan të Ismeti urrjetjen ndaj diktatrures ushtarako-policore.

Ketë urrejtje e kishte trashëguar edhe nga prindërit. Babai Avdiu mezi i kishte shpetuar masakrës në Tivar me 1945, ndërkaq kishtë mesuar se çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar me 1912 tëre fshatin Carrabreg, duke i vare tre veta, nder ta edhe Ose Qorrajn, sepse kishin bërë rezistencë për të mos e ndar kombin e as fenë.

Edhe nga kujtimet e nënës Zade, bijë e familjës se Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, kishtë mesuar se çëtniket e kishin masakruar fshatin dhe tëre familen e Xhemë Sadrisë.

Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me tragjedinë që e kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981, e ketëj tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

Marsi i vitit 1989 ishte shpërthim i revoltës si një vullkan i zjarrtë i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës se Trepçës ku minatoret vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tëtë ditë me radhë dhe ishin të gatshem të sakrifikohen për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe roberinë s’do ta durojë me.

Me 28 Mars 1989 Serbia po festonte ditën e aprovimit të Kushtëtutës ushtarako- policore me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishtë bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që endrrën për Përandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.

Për katër orë rresht populli i gozhdoi aradhat e policise deri sa atyre nuk u erdhen përforcime të reja për të hapur zjarr mbi popullin e armatosur vetëm me gur.

Plumbai e armikut e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa.

Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin: “Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqët përpara plumbave të armikut! Ja vdekje - Ja Liri! ”.

Në ora 15 e 30 minuta Ismeti i mbyll sytë përgjithmonë.

Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e martirëve të lirise: Agim Kukleci, Salih Hadërgjonaj, Mujë Mehmetaj dhe Ismet Qorraj.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me besa-besë, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës e cila është në prag.

Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë ( 4 djemtë dhe 5 vajzat), bashkë me popullin e mbanin vetën krenar që Ismetin ia falën Kosovës.


F.B

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...