Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/31

Kuksianët e hasianët i vënë flakën Rrugës së Kombit, kosovarët bllokohen në Morinë


prot-33-696x464.jpg

Protesta që po zhvillohet në këto momente tek Rruga e Kombit i ngjan një “lufte” për drejtësi.



Qindra shqiptarë i janë drejtuar aksit të rrugës së Kombit duke protestuar per ate cka ata e quajne te drejtat e tyre.

Kolona në Rrugën e Kombit

Fillimisht qytetarët kanë qëlluar me gurë policinë e Shtetit, e cila ka reaguar me shkopinj gome dhe gaz lotësjellës.

29695074_740244276184743_3361948461398900887_n.jpg

Pas disa orësh rezistencë policia është tërhequr dhe protestuesit kanë shkatërruar dhe i kanë vënë flakën kabinave nga ku do të vilej taksa.



Në protestë pritej të merrnin pjesë edhe shtetas nga Kosova, por nuk kanë mundur të bashkohen.

prot-3-696x464.jpg

Burime nga dogana thonë se ata nuk kanë mundur të bashkohen me qytetarët kuksianë pasi nuk janë lejuar nga policia.



Ndalimi i tyre është bërë në doganën e Morinës, ndërsa raportohet edhe për përplasje me policinë edhe atje pasi qytetarët kosovarë janë shprehur se ata mund të kenë edhe problemet e tyre dhe duan të kalojnë në Shqipëri.


Hysen Kolonjari : Ushtria e Shqipërisë disa herë më e fortë se e Jugosllavisë


Screenshot_20180330-193801.jpg


Ushtaraku që për afro 37 vjet i ka shërbyer Ushtrisë Popullore, dhe Repartit të Xhenjios në Divizionin e Elbasanit, Hysen Kolonjari, ka rrëfyer për “TemA” disa prej ngjarjeve të viteve 1970-1984, vite në të cilat ai bashkë me 340 ushtarë dhe ish-komandantin Muntaz Ruçi dhe ish-komisarin e Brigadës Nexhmi Mezlenxhiu, nisën ndërtimin e tuneleve të Krastës, Labinotit, Xibrakës, Librazhdit, dhe deri në malet e Prrenjasit, apo deri ku shtrihej Divizioni tyre, duke rrezikuar shpesh jetë njerëzish.

Kurse sot, sipas tij, “ato janë kthyer në hale politike, nga të gjithë qeveritarët e ardhur pas 1992”.

Kapiten Hyseni, ku dhe kur ka nisur kariera juaj si ushtarak?

Unë kam dalë nga shkolla “Skënderbej” në vitin 1954, kam marrë pjesë në dy parada ushtarake, kam bërë roje tek KQPPSH dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore për afro 1 vit, dhe kam patur rastin të takoj këta burra shteti, Enver Hoxhën me gradën Gjeneral-Kolonel, Mehmet Shehun Gjeneral-Major, Beqir Ballukun Gjeneral-Major, Sadik Bekteshin Gjeneral-Brigade, dhe shumë personalitete të tjera, madje kam qenë vetëm 1 metër larg Nikita Hrushovit kur ai erdhi në Tiranë. Në vitin 1960 jam emëruar me gradën nëntoger, pastaj toger, dhe në vitin 1961 kam marrë gradën Kapiten i Parë, në Brigadën e Tankeve në Rrapi Treshit në Tiranë.

Gradën ma ka dhënë personalisht Muhamet Prodani. Kurse në vitin 1964 , jam pranuar komunist, anëtar PPSH, dhe jam emëruar shefi shtabit në Brigadën e Xhenjios në Elbasan. Pas tre vitesh heqja e gradave më gjeti atje mes xhenjierëve. Asokohe quhej Korpus, pastaj Grupim, dhe më vonë deri në vitin 1991, quhej Divizioni Elbasanit.

Ti përmenda ata burra, sepse ishin ata që drejtuan sipas meje, dhe jo sipas ndonjë tjetri, Ushtrinë Popullore, e ngritën dhe modernizuan atë pavarsisht sfidave të kohës, i dhanë emrin e mirë Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, nga ku dolën breza e breza të ushtarakëve që punuan me ndershmëri maksimale për të ngritur repartet e saj fushave dhe malave të vendit, duke nisur nga arma e këmbësorisë, e xhenjios, tankeve, artillerisë kundërajrore, ndërlidhjes, prapavijat, etj, etj.

Por gjithë kariera ime ushtarake ka patur maksimalisht kontributin dhe ulje-ngritjet e saj në armën e Xhenjios. Atje kemi punuar dhe kemi qenë në ballin e punimeve ushtarake, fortifikimeve në shkallë vendi pas urdhërit të Mehmet Shehut, pavarsisht se asokohe thuhej se “tek ne vinin djemtë e kulakëve dhe të deklasuarve”.

Por edhe ata ishin bij nënash, dhe kanë punuar me një përkushtim maksimal duke rrezikuar shpesh edhe jetën e tyre në ndërtimin e kupolave apo siç quhen ndryshe qendrave të zjarrit, duke punuar dhe ndërtuar në kushte të tmerrshme tunelet në faqet dhe majat e maleve, ato tunele ku më vonë u sistemuan aparaturat logjistike dhe krejt armatimi ynë modern i kohës.

Atje në ato tunele, u sistemuan mjetet e transportit, ku Elbasani si Divizion kishte mbi 5400 të tilla të lehta dhe të rënda, të gjitha në tako, të reja, të lyera me bojë dhe të pajisura me rezerva të konsiderueshme karburanti, me aparatura dhe pajisje logjistike ruse dhe kineze të mrekullueshme, më vonë edhe prodhim nordik e gjermanolindor, u instalua ndërlidhja e ushtrisë, u sistemuan baza materiale ushtrisë, nga gozhda deri tek predhat dhe tanket, nga uthulla dhe deri tek vaji ushqimor dhe produktet e tjera ushqimore, të cilat i siguronin reparteve tona në rast lufte një rezistencë afatgjatë .

Por në vitet e fundit, pavarsisht se unë sot jam në pension, konstatoj se ushtria është jo vetëm e shkatërruar, por ajo gjendet sot në pikën e hallit, ndjehet e turpëruar, e përdhosur dhe e përdorur nga çdo ministër inkompetent, injorant dhe i lidhur me afera të pista, nga çdo ministër që e ka mjelë ushtrinë për interesat e tij dhe shefit tij.

Pse thoni se ushtria u shkatërrua u turpërua, dhe u abuzua me ushtrinë?

Mjafton të pyes si ushtarak se, ku shkuan tanket e ushtrisë, të paktën në Elbasan ka patur mbi 250 tanke në gjendje pune dhe lufte, po në shkallë vendi sa ishin, ku shkuan mijëra e mijëra kallashnikovë, qindra tonelata me municione, qindra e mijëra automjete të tipeve të ndryshme me logjistikë moderne, kush i shiti, kush i vodhi, pse nuk është bërë asnjëherë inventari dhe hetimi tyre?

Ku shkuan avionët, ku shkuan helikopterët, topat, artileria e lehtë dhe e rëndë, kush i boshatisi tunelet e ushtrisë, kush e shkriu Bazën e Armatës në Elbasan dhe gjithë repartet në gjithë Shqipërinë, reparte të cilat nuk i kishte as Jugosllavia në atë gjendje, kush do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e miliona dollarëve dhe miliona eurove për 26 vjet rresht?

Të gjitha këto pyetje duan një përgjigje nga të gjithë ish-ministrat dhe ish-kryeministrat e këtij tranzicioni të urryer, të gjitha këto pyetje duan një përgjigje edhe nga kryeministri dhe ministri aktual i Mbrojtjes. Por sikur të mos mjaftonte ajo që vodhën dhe shitën në depo dhe magazinat e reparteve, por së fundi u janë sulur edhe tuneleve, një turp dhe një badërrdi e paparë për ushtrinë e çdo vendi në botë.

Tunelet sot, i ruan si të shenjta çdo shtet, sepse ato janë shpëtimtare në situata të tmerrshme lufte por dhe paqeje, ato janë sot nën ruajtjen e shtetit në vende me qeverisje të përgjegjshme si në Suedi, Norvegji, Francë, Gjermani, Rusi Kinë, apo edhe SHBA etj, dhe nuk guxon asnjë ti afrohet, dhe jo ti prekë dhe ti kthejë në burime për të përfituar milionat edhe prej tyre.

Tunelet e maleve tona duhej të ishin “Monumente të Shenjta” dhe të mbroheshin nga shteti, por cili shtet? Po ju tregoj diçka personale. Gjatë një vizite në 1984 në Suedi, për marrjen e një pajisje speciale për prodhimin e lëndëve plasëse, bashkë me një grup ushtarakësh të Uzinës së Municioneve të Mjeksit, ku në përbërje ishte edhe specialisti municioneve i ndjeri Orhan Bacollari, atje pamë me sytë tanë se si ruheshin me ligj tunelet e Luftës Dytë Botërore, dhe bashkë me ato edhe tunelet e kohës sotme.

Kurse tek ne i kthyen në moçale të rrezikshme për tokën, ujin, ajrin, njerëzit. Një turp që do ti mbetet në shekuj ushtrisë, dhe një njollë e zezë për silindo që ka qeverisur dje, dhe po qeveris edhe sot vendin.

Me çfarë kurajo do ti dalin përpara shqiptarëve, ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve këta qeveritarë në fushatë, çfarë do tu thonë për ushtrinë, do ti gënjejnë dhe do ti mashtrojnë, sepse ushtria ka 26 vjet që vetëm vidhet e vidhet, dhe asnjë nuk mendon se një ditë do të duan të futen në ato tunele për të shpëtuar jetën, por do të jetë vonë. Ndaj populli do ti zërë me gurë mashtruesit dhe hajdutët e pasurisë përbashkët, dhe mendoj se nuk do ti besojë më, lajkave dhe premtimeve të çakenjve të maviosur nga milionat e vjedhura.

Kush operon me sigurinë kombëtare në Kosovë ?

Gylen predikon një fe të hapur ndaj dialogut, pluralizmit politik dhe besimit te shkenca. Levizja e themeluar nga Gylen quhet ‘Hizmet’ ne turqisht, e njëjta fjale qe përdoret ende në shqip, hyzmet, pra shërbim.


57adcac341fd8-640x331.jpg


Lëvizja ka tërhequr një numër të madh mbështetësish në Turqi, Azinë Qendrore dhe gradualisht në vende të tjera të botës. Një prani e madhe e lëvizjes Gylen përmes rrjetit të shkollave është e pranishme edhe në vendet e Ballkanit.



Në Turqi, lëvizja Gylen ka miliona ndjekës dhe mendohet se përveç një rrjeti të gjerë shkollash, nën ndikimin e lëvizjes janë gjithashtu edhe banka, shtëpi botuese, biznese, televizione e gazeta. Konfederata Turke e Biznesmenëve dhe Industrialisteve TUSKON, pranohet gjerësisht se është nën ndikimin e Gylen. Shume idhtarë të lëvizjes veprojnë në sistemin gjyqësor dhe në rradhët e aparatit të inteligjencës e atij policor në Turqi.



Megjithese Gylen e përkrahu fillimisht ardhjen e Erdogan në pushtet, marrëdheniet mes të dyve u tendosen së tepërmi kur në Turqi nisen një sërë procesesh për korrupsion drejtuar disa ministrave të qeverise Erdogan ne 2013. Erdogan akuzoi Gylen se po vepron përmes njerëzve të tij në sistemin e drejtësisë dhe polici e shërbime sekrete për të rrëzuar qeverinë.



Një fushatë spastrimesh e arrestimesh nisi në rradhët e policisë dhe deklaratat e Erdogan ndaj Gylen janë bërë gjithnjë e më të ashpra. Erdogan madje ka kërkuar edhe ekstradimin e Fetullah Guylen nga SHBA për t’u gjykuar në Turqi. Përkundër deklaratave të Erdoganit, emri i lëvizjes Hizmet nuk figuron në listën e organizatave terroriste të OKB-së.





Muhammed Fethullah Gylen (lindur më 27 April 1941) është një predikues turk, ish-imam, [5] [6] Shkrimtari, dhe figurë politike. Ai është themeluesi i lëvizjes Gylen (i njohur si Hizmet që do të thotë shërbim në gjuhën turke). Ai aktualisht jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, me banim në Saylorsburg, Pennsylvania.


Image result for kush eshte gylen


Gyleni mëson një version hanefite të Islamit, që rrjedh nga mësimet e dijetarit Sunni Muslim Said Nursi-së. Gylen ka deklaruar se ai beson në shkencë, dialogun ndërfetar në mesin e ithtarëve të librit, dhe demokraci me shumë parti. Ai ka filluar dialog të tillë me Vatikanin dhe të disa organizatave hebraike.



Gylen është i përfshirë në mënyrë aktive në debatin shoqëror në lidhje me të ardhmen e shtetit turk, dhe Islami në botën moderne. Ai është përshkruar në mediat në gjuhën angleze si imam ", i cili promovon një Islam tolerant e cila thekson altruizmin, punën e vështirë dhe arsimin" dhe si "një nga figurat më të rëndësishme të botës myslimane."

Gyleni ishte një aleat i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan para vitit 2013. Aleanca u shkatërrua pas hetimeve të korrupsionit ne vitin 2013 në Turqi. Erdogan akuzoi Gylenin se ka qenë pas hetimeve për korrupsion. Ai është aktualisht në listën e terroristëve më të kërkuar të Turqisë dhe është i akuzuari kryesor që zyrtarët aktualë turq e quajnë Terror Organizatën gulenistëve e (feto). Një gjykatë penale turke lëshoi një urdhër arresti për Gylenin. Turqia po kërkon ekstradimin e Gylenit nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shifrat e SHBA në përgjithësi nuk besonj se ai është i lidhur me ndonjë aktivitet terrorist.








Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se ka qenë i informuar për arrestimin e sotëm të gjashtë gylenistëve, duke pohuar se arrestimi ka shkuar përmes AKI-së, Zyrës për Refugjatë dhe Ministrisë së Brendshme.


Image result for hashim thaci erdogan


Thaçi ka thënë për televizionin publik se Turqia ka kërkuar disa herë arrestimin dhe depërtimin e disa shtetasve të Turqisë, por asnjëherë nuk ka marrë emrat e personave që janë arrestuar sot.



Image result for hashim thaci erdogan

“Ambasadorja e Turqisë dhe institucionet tjera kanë kërkuar emra tjerë, por asnjërin nga këta emra”, tha ai.Ai po ashtu ka pohuar se veprimi që ka ndodhur sot, institucionalisht është i pa pranueshëm, kurse aspekti teknik ka mbetur që të vlerësohet dhe të sqarohet plotësisht.

Image result for hashim thaci erdogan


Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sot para familjarëve të të arrestuarve turq të cilët kanë qenë duke protestuar bashkë me nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”.Kryeministri u ka thënë familjarëve se nuk kanë diçka konkrete sa i përket arrestimit të tyre.


“Dje kemi pasur një takim me dy kolegë dhe do ta vazhdojmë komunikimin, sot nuk kam diçka konkrete, por do ta vazhdojmë komunikimin” tha Haradinaj.Familjarët kanë kërkuar nga kryeministri që tu tregojë se si të vazhdojnë jetën e tyre pa frikë.

“Ju falenderojmë për të gjitha shpjegimet që keni patur deri më tani, por ne kemi vetëm një kerkesë nga ju, të gjithë faniljarët që janë mbledhur këtu ndoshta edhe fëmijët e atyre qe janë rrëmbyer, jeta e tyre është në rrezik se çfarë i pret ata, janë shkollat fëmijët kolegët nxënësit tanë, kërkoj nga ju përpara popullit të tregoni se si do të jetë tani vazhdimësia e jetës pa frikë, çfarë garancie na jepni”, tha njëra nga familjarët.


Haradinaj tha se kjo ka qenë një befasi për të gjithë, por se nuk do të ketë më.Urim Vokshi, avokat i Yusuf Karabina, se familjarët e shtetaseve turq ende nuk kanë asnjë informacion të saktë se ku gjenden të arrestuarit dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.Ai tha se edhe pse janë parë disa video në Aeroportin e Prishtinës ku mendohet të jenë të arrestuarit në fjalë, ata nuk mund të identifikohen. Vokshi shtoi se janë në pritje të një përgjigje zyrtare e sakta për të arrestuarit.Po ashtu ai tha se familjarët kanë angazhuar edhe avokatë të tjerë në shtetin e Turqisë.


“Familjarët nuk janë të bindur se me të vërtetë janë deportuar, po ashtu në videot që kanë dalë mungon njëri nga të arrestuarit sepse gjithsej janë gjashtë të arrestuar ndërsa në video incizime shihen pesë dhe ende ka paqartësi. Kërkoj nga institucionet e shtetit të ketë transparencë,institucioni i avokatit të popullit dje gjatë ditës dy herë është refuzuar për të hyrë brenda objektit dhe për të takuar nëse eventualisht gjenden aty kjo dhe e shton edhe me tej dyshimin e familjarëve se çfarë fshihet aty”.


“Familjarët besojnë në institucionet e vendit, familjarët u takuan edhe me kryeministrin dhe kërkojnë edhe nga kryeministri që tu ofroj siguri, shteti i Kosovës të ju ofroj siguri dhe të iu qartësoj se ku gjenden familjaret e tyre dhe pse tash e më shume se 48 orë të njëjtit nuk iu kanë lajmëruar familjarëve”, tha Vokshi

Familjarët e gjashtë shtetasve turq të deportuar në Turqi nga Kosova, kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll.48 orë pas arrestimit dhe deportimit familjarët e shtetasve turq të deportuar nga Kosova, kanë rënë në kontakt sot me ta.
Zt.Bujar Muzhaqi, drejtor në njërën prej rrjetit të shkollave ‘Gulistan’ në Kosovë.

“Sot kanë folur. Janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Stamboll, dhe ende nuk kanë dalë para gjykatës. U kanë thënë që janë mirë, dhe se janë transferuar 2 orë pas arrestimit”, ka thënë Muzhaqi.


Image result for 6 turqit e arrestuar
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq. Delawie në rrjetin social Twitter ka shkruar se është duke i përcjell ngjarjet e fundit.Ka shkruar se transparenca dhe sundimi i ligjit janë jetike për Kosovën.“Duke i përjcellur nga afër ngjarjet e djeshme.



Transparenca dhe angazhimi për një process të rregull,t dhe sundim të ligjit janë jetike”, ka shkruar ambasadori amerikan.Ndryshe, sot para qeverisë janë duke protestuar familjarët e shtetasve turq.Pikërisht për këtë çështje, Haradinaj ka shkarkuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e AKI-së.




Para konsullatës së Kosovës në Nju Jork protestohet kundër 
deportimit të gjashtë turqve

Gjatë kësaj jave që po lëmë pas janë arrestuar dhe më pas deportuar prej Kosovës për në shtetin turk gjashtë shtetas të këtij vendi.

E gjithë kjo pasi që dyshohet se i përkasin organizatës “FETO”, e cila cilësohet si terroriste në Turqi.Gjashtë mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” raportohet se kanë ndihmuar në mbledhjen e parave në Ballkan për të financuar organizatën e lartcekur, të cilën e udhëheq imami Fetullah Gulen.Kundër ekstradimit të tyre kanë dal disa qytetarë që kanë protestuar në dy shtetet përtej Atlantikut, përkatësisht në Kanada dhe në Amerikë.Njëra prej protestave është organizuar edhe para konsullatës së Kosovës në New York të SHBA-ve.Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.Ndryshe, pas puçit të 15 korrikut të viti 2016, Turqia akuzon Gylenin që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit dhe e ka shpallur lëvizjen e tij si terroriste.



Presidenti, Hashim Thaçi për deportimin e shtetasve turq: Në raportin e AKI-së thuhet se ata rrezikuan sigurinë në vend




Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur zhgënjimin e tij me aksionin e sotëm të policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.“Sot jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë”, shkruan Hashim Thaçi.“Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë. Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi”.”Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese, të cilat mbi gjithçka tjetër, i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë”.“Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo edhe deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër”.

Image result for hashim thaci erdogan

Presidenti, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, tha se ka pranuar një raport të detajuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), lidhur me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, raporton Ekonomia Online.Ai nuk tha se nuk ka qenë i informuar për rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë, por foli për përmbajtjen e raportit. Sipas tij, në raport thuhet se shtetasit turq janë deportuar ngase kanë rrezikuar sigurinë në vend.“Jam i informuar dhe ende jam duke marrë sqarime shtesë lidhur me rastin dhe rrethanat në të cilat është kryer arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq. Në prani të partnerëv ndërkombëtarë kemi pranuar një raport nga AKI-ja që në mënyrë të detajuar sqaron pse është kërkuar arrestimi i tyre”.“Sipas këtij raporti, arrestimi dhe deportimit i tyre ka të bëjë me veprimtarinë e tyre të paligjshme dhe të rrezikshme në Kosovë. Sipas AKI-së, raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën”.


Image result for hashim thaci erdogan

Ai ka thënë se detajet dhe procedurat duhet të sqarohen deri në fund nga AKI-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme.Thaçi u shpreh i ka zhgënjyer se institucionet dështuan që të mbrojnë parimin themelor të të drejtës së njeriut me rastin e arrestimit dhe deportimit.“Jam i zhgënjyer dhe shpreh keqardhje institucionet dështuan të respektojnë këto parime”.Thaçi ka thënë se ky rast është i izoluar dhe se askush nuk mund ta akuzojë Kosovë për mosrespektimin e Konventës për të Drejtat e Njeriut.“Kosova respekton të drejt e njeriut pavarësisht bindjeve dhe përcaktimeve të çdokujt. Asnjë indikacion për kërcënim nuk do të funksionojnë në Kosovë”.Sipas tij, janë duke u bërë hetime të detajuara dhe derisa të përfundojnë këto hetime duhet të kemi kujdes se si po sillen institucionet.“Organet hetuese shtetërore po hetojnë këtë rast dhe ne duhet të presim përfundime. Edhe Avokati i Popullit po heton. Përderisa këto hetime nuk përfundojnë duhet të sillemi përgjegjësi ndaj institucioneve”.Por nuk dha sqarime nëse do të pranojë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, pas vendimit të kryeministrit Haradinaj.“Do të vlerësojmë të gjitha rrethanat do të ndërmarrim bashkë të gjitha veprimit për sigurinë kombëtare. Kushdo që ka shkelur procedurat dhe ligjin do të marrë përgjegjësi”.

Ramush Haradinaj: S’guxon askush më të marrë vendime individuale,Flamur Sefaj e Driton Gashi nuk më besuan


Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë pas mbledhjes së Këshillin e Sigurisë së Kosovës, se nuk ka qenë i informuar për arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq.

Haradinaj u shpreh i bindur se s’guxon askush të marrë vendime individual në Kosovë.


“Mos shkoni kësaj rruge më, nuk do të tolerojmë një situatë të tillë. Nëse ka përgjegjësi të tjera do të zbatohen. S’guxon askush më të marrë vendime individual”.Kreu i ekzekutivit tha drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj kanë qenë të informuar për aksionin e së enjtes, që për të cilën nuk është njoftuar edhe ai.Madje ai tha se Sefaj ka pas informacion prej të premtes së javës së kaluar.“Dy vartësit e mijë e kanë humb besimin nuk më kanë besuar nuk më kanë informuar për këtë arsyeje edhe i kam shkarkuar. Flamurin e kam takuar disa herë. Kanë humbur besimin tim se nuk më kanë njoftuar për atë çka ka ndodhur, prandaj ata të dy kanë shkuar në shtëpi”.Haradinaj beson se edhe Presidenti do të pranojë shkarkimin e Shefit të AKI-së.“Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet i përbashkët, procedura e shkrimit nuk e kom kshyr qysh asht, po ai nuk më ka besuar mua. Presidenti jem edhe mendimin e tij, e jam i bindur që ai të jap mendim. Emërimi do të bëhet i përbashkët”.“Kjo nuk lidhet me punën që ai ka bërë në AKI që ka përgjegjësi ligjore, por ka humbur besimin s;mund ta vazhdojë bashkëpunimin”.

Image result for hashim thaci erdogan

Haradinaj u shpreh se hetimin e parë që e ka bërë, menjëherë pas kësaj ndodhie, ka kërkuar informacione të detajuar nga drejtori i AKI-së Driton Gashi, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.Kurse tash tha se po kërkon hetim dhe raportim për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.“Kam kërkuar hetim dhe raportim me shkrim për ndalimin, revokimin e lejeve dhe deportimin e fshehtë të gjashtë turqve nga Kosova”.Sipas tij, gjendja e sigurisë është e qetë, por që janë shkelur të drejtat e njeriut.Të premten krerët e shtetit u mblodhën në një restorant në periferi të Prishtinës.



Takimi i pari e lëshoi presidenti Hashim Thaçi. Ai nuk ishte i gatshëm të flas për media.Pas takimit kreu i Kuvendit Kadri Veseli tha se deportimi i 6 shtetasve turq ishte gabim. Sipas tij, nuk do të ndodhin kurrë gjëra të tilla në shtetin e Kosovës.As Begjet Pacolli e Agim Bahtiri që ishin në takim nuk folën për media kur u pyetën a do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj, pas shkarkimit të ministrit Flamur Sefaj që vije nga AKR.Udhëheqësit e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë theksuar se nuk kanë pasur informacione për aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin dhe dëbimin e qytetarëve turq.Haradinaj, të premten, ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.Të enjten gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gylistani dhe një mjek turk në Kosovë u arrestuan e deportun për në Truqi.



Askush nuk kishte informacion se a u larguan nga Kosova ditën kur u arrestuan.

Policia e Kosovës e konfirmon zyrtarisht se gjashtë turqit e arrestuar një ditë më parë janë larguar dje nga Kosova rreth orës 11:00. Në një reagim për Gazetën Express, Policia e Kosovës thotë se largimi i tyre është bërë me avion nga Aeroporti i Prishtinës.

Image result for 6 turqit e arrestuar

“Policia e Kosovës informon opinionin se qytetarët turq të cilëve i është revokuar leje qëndrimi në Kosovë janë larguar me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës në ora 11:05 minuat të datës 29/03/2018.Ne sigurojmë opinionin publik se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave, përgjegjësive të saj konform mandatit kushtetues dhe igjor”, sqaron policia e Kosovës.







Deri më tani gjithçka ishte e mjegullt se çfarë ka ndodhur me gjashtë shtetasit turk që u arrestuan më 29 mars në Kosovë dhe pikëpyetja më e madhe ishte se a u deportuan në Turqi?

Familjarët e të arrestuarve këmbëngulnin se të arrestuarit gjenden në Kosovë, konkretisht në pjesën e vjetër të aeroportit të Prishtinës. Mirëpo, lajmi ka siguruar pamje ku të arrestuarit shihet tek sa lënë Kosovën. Ata kalojnë nga pjesa e zonës VIP e Aeroportit të Prishtinës për të kaluar më pas tek aeroplani i Inteligjencës turke ku po i priste në pistë.

Të arrestuarit shihen se janë të shoqëruar nga policia e Kosovës dhe, në video shihen qartë se ata kanë kaluar në zonën VIP të Aeroportit të Prishtinës rreth orës 10:00 minuta të mëngjesit. Gjithashtu pamjet e tjera tregojnë një kombi-bus që i ka shoqëruar deri të aeroplani turk për t’i nisur më pas në Turqi.

Nga ana tjetër, mediat turke, raportojnë se të deportuarit tash janë duke u marr në pyetje nga prokuroria turke.

Kujtojmë, se me insistimin e familjarëve, mbrëmë (e premte) Aeroporti i Prishtinës u kontrollua nga EULEX-i për të vërtetuar se a janë deportuar nga Kosova gjashtë shtetasit turq të arrestuar mëngjesin e së enjtes. EULEX-i gjatë kontrollues nuk gjeti asgjë.


Përveç kësaj krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë poseduar informacion se çfarë ka ndodhur konkretisht me të arrestuar, së paku kështu janë deklaruar para familjarëve (ku i priti në takim kryeministri Haradinaj) dhe para mediave.

Megjithëkëtë, krerët e shtetit nuk kanë qenë në dijeni, siç u deklaruan, se si ka ndodhur arrestimi i gylenistëve. Pas këtij ‘skandali’, kryeministri Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe Drejtorin e Agjencisë se Inteligjencës së Kosovës, Drilon Gashin.

Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.


Prof.Dr.Jakup Krasniqi e quan skandaloze konferencën e presidentit


Image result for jakup krasniqi

Ish kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës,Prof.Dr. Jakup Krasniqi ka reaguar pas konferencës për media të presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Ai ka shkruar në Facebook, ku i ka quajtur skandaloze akuzat drejtuar Albin Kurtiti e VV-së dhe se Prokurori i shtetit duhet që të merret me këto akuza.

Postimi i Krasniqit:

Konferenca e kryetarit, skandali i radhës

Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?

Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale.

Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!.

Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.

Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin.

Hshim Thaçi e godet prapë Haradinajn: Marko Gjuriqi ishte mysafir i Milan Radojcicit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Gjuric ishte mysafir i Milan Radojcic, mikut të Kryeministrit Ramush Haradinajt. Në një konferencë për media, Thaçi disa herë u është drejtuar udhëheqësve të Shtetit të mos u ikin përgjegjësive duke deklaruar se nuk janë të njoftuar por të marrin përgjegjësi. Në këtë formë, Presidenti ka dalë kundër Shefit të Qeverisë edhe sa i përket ardhjes së Gjuricit në Kosovë.

Hashim Thaçi ka thënë se është shqetësuese qysh Marko Gjuric një ditë para se të arrestohej kishte fjetur në banesën e mikut të Ramush Haradianjt, Milan Radojcic në Veri të Kosovës.

Ka thënë se problemi më i madh për Shtetin ishte se pse dikush ishte i njoftuar për këtë hyrje ilegale dhe nuk kishte marrë përgjegjësi.

“Doli dicka tjetër. Doli se Gjuric ka hyrë të dielën mbrëma në Kosovë. Ka fjetur në banesën e Milan Radojcic... disa mekanizma institucional kanë qenë të informuar për këtë”, ka thënë Presidenti në konferencën e jashtëzakonshme ku ka folur për kidnapimin e pastaj dëbimin e gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ramush Haradinaj ka deklaruar se e njeh dhe takohet me Milan Radojcicin me të cilin flasin për problemet e serbëve të Veriut. Ndërkohë, Presidenti i Shtetit edhe më herët kishte kërkuar arrestimin e Radojcicit si i dyshuar i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Sidoqoftë, Presidenti ka vazhduar të lëshojë akuza në drejtim të udhëheqësve të Shtetit, të cilat kanë deklaruar se nuk po janë të njoftuar për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë.

“Prandaj, përgjigje nuk është se di, se di, se di. Përgjigja duhet të jetë e di dhe e marrë këtë masa”, ka thënë Presidenti Thaçi.

“Çkado që ka ndodh mbaj përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ai.

“Kur vjen puna te siguria kombëtare unë marrë përgjegjësinë ligjore.

Raportet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt janë prishur prej momentit kur është arrestuar Gjuric pa dijeninë e Kryeministrit.

Haradinaj ishte lënë në terr informativ edhe kur ishin arrestuar e dëbuar gjashtë qytetarët turq pa përfillur asnjë procedurë.

“ Hashim Thaçi e pranoi se është përgjegjës për veprimin e errët me shtetasit turq, tani do ta rrëzojë Qeverinë”


Fotografia e profilit të Ilir Deda

Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda, ka reaguar pas konferencës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi e pranoi sot se është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq dhe tani do të provojë ta rrëzojë qeverinë, ta shpërndajë kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.

Postimi i tij i plotë:

Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njejtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik.

Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.

Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar.


https://web.facebook.com/ideda?hc_ref=ARTuJhyj7n_gRX0onvuIYB1rPJ2GhHoWxbTYMT3aVL5HBp31_3frJn2rYGbA7WhDjTY&fref=nf

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...