Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/31

Ministri më i mirë në Qeverinë e Kosovës ,Flamur(Arif) Sefaj dhe shefi i AKI-së “kurbanë” të Listës serbe

(Tanjug/AP, file)

Pas arrestimit të Marko Gjuriqit – drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kërcënuan me largim nga qeveria e Republikës së Kosovës, ndërsa kërkuan shkarkimin e atyre që urdhëruan aksionin policor në veri.

Ata gjatë takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur të mërkurën në veri të Mitrovicës, përmendën emrat e ministrit të MPB-së dhe drejtorit të Policisë së Kosovës që duhet shkarkuar menjëherë, duke mos përjashtuar edhe emra tjerë.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë raportimet e mediave se ka marr pjesë në ndonjë takim në veri, por u shpreh i sigurt se Lista Serbe nuk ka dhënë dorëheqje.

Ai theksoi po ashtu se Lista Serbe nuk ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

Menjëherë, një ditë më pas (të enjten), në Kosovë ndodhën zhvillime të reja dhe dramatike, me ç’rast policia e Kosovës vuri nën pranga gjashtë shtetas turq, të cilët u deportuan në Turqi.

Pas kësaj ngjarje, u shkarkuan ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i Agjencisë Kosovare të inteligjencës (AKI), Driton Gashi, me pretekst se kanë urdhëruar aksionin e arrestimit dhe deportimit të ‘gylenistëve’ pa i informuar krerët shtetërorë

Shkarkimi i zyrtarëve të lartë të Kosovës ngjalli dilema nëse ka të bëjë vërtetë me deportimin e shtetasve turq apo kërkesën e përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe, ku apostrofohet emri i ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Reagimet e menjëhershme të partisë së Behgjet Pacolli ishin në kundërshtim me vendimin e shkarkimit të ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, duke e quajtur shkarkimin si plan të menduar të Listës ‘Srpska’ në bashkëpunim me kryeministrin Haradinaj.


“Nuk ka arsye të shkarkohet ministri i MPB-së Flamur Sefaj. Nëse kjo gjë ndodhë, kjo është e turpshme dhe bëhet me kërkesë të Listës serbe”, ka thënë për Telegrafin nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri, pak orë para se të shkarkohen zyrtarët në fjalë.

Avokati Musa Damati, ka bërë të ditur se bazuar në praktikat e qeverisjes së qeverive të kaluara në Republikën e Kosovë, shteti i Kosovës qëndron larg nga zbatimi i standardit të asaj që njihet si moral politik apo përgjegjësi institucionale publike.

Sipas tij, duke iu referuar një mentaliteti të tillë tërësisht të papërgjegjshëm, ai u shpreh skeptik se shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të AKI-së mund të mdërlidhet me arrestimet e shtetasve turq.

Image result for gulenist

“Kjo më tepër mund të shërbejë ndoshta për konsum të jashtëm, se sa që ka të bëjë me përgjegjësinë publike institucionale. Shkarkimet e tilla do të mund të interpretoheshin më shumë si përmbushje e kërkesave të partnerit të koalicionit Listës serbe, lidhur me zgjatjen e mandatit qeverisës të ekzekutivit aktual”, theksoi Damati.

Në anën tjetër, Belul Beqaj, analist dhe njohës i rrethanave politike në vend, në një prononcim për Telegrafin thotë se shkaqet për shkarkimin e ministrit të MPB-së, drejtorit të AKI-së nuk janë të njëjta, e as që mund t’i shkarkojë instanca e njëjtë.

Ministri Sefaj dhe shefi i AKI-së “kurbanë” të Listës serbe

Mirëpo, shtoi ai, ato mund të nënkuptohen varësisht nga interpretuesit.

“Shkarkimi i Drejtorit të AKI-së bëhet së bashku me kryeministrin, por jo edhe drejtori i policisë, që e emëron kryeministri. Ndërsa kryeministri mund të ndërroj anëtarët e qeverisë, por vështirë se mund ta shkarkoj ministrin e MPB-së , meqë kjo është bërë me një marrëveshje të veçantë me Pacollin.

Image result for gulenist

Sidoqoftë, procedurat e shkarkimit janë të rëndësishme në aspektin ligjor, ndërsa të kuptuarit e shkarkimit mund të kenë interpretime të ndryshme. Serbët mund të thonë se shkarkimet janë bërë për shkak të kërkesave të tyre, ndërsa shumica e qytetarëve për shkak të shkeljeve të Kushtetutës dhe ligjit ndaj turqve të dëbuar kundërligjshëm”, ka thënë Beqaj.
Image result for gulenist
Ai ka potencuar se nëse motivi i vendimmarrësve është krijimi i kaosit, atëherë nuk do të dëgjohen kërkesat e askujt, ngase ciklet e krizave të vazhdueshme po i bëjnë të paprekur nga drejtësia pushtetarët e Kosovës, prandaj nuk përjashtohet as kjo mundësi.

Image result for gulenist

Ndryshe, gjashtë shtetasit turq të deportuar në Turqi, Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan, Hasan H.Gunakan dhe Osman Karakaya, ishin punonjës të “Institucionit Arsimor Gülistan”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i painformuar për ekstradimin e gylenistëve!

Ministri i Drejtësisë i painformuar për ekstradimin e gylenistëve!


Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, është shprehur i painformuar rreth mënyrës së arrestimit dhe ekstradimit të gjashtë gylenistët turk, duke adresuar përgjegjësi ndaj Agjencisë Turke të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Tahiri, ka mohuar se ka qenë i njoftuar për ekstradimin e tyre ndonëse thotë ta ketë informuar ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj se ata kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.


“Arrestimi i tyre nuk ndërlidhet absolutisht me punën time si ministër i Drejtësisë sepse unë nuk kam pasur kurrfarë shkrese këto ditë për ekstradim, por është çështje Agjencisë Turke të Inteligjencës, Policisë dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nuk është diçka që lidhet me përgjegjësin time, nuk lidhet as me prokurori e as me gjykata por ashtu siç jam njoftuar nga ministri i Punëve të Brendshme ata kanë qenë duke qëndruar në territorin tonë paligjshëm dhe për këtë arsye janë depërtuar”, tha Tahiri për “Gazeta Blic”.

Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës ka revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit e Turqisë, drejtor dhe arsimtarë të shkollës “Mhemet Akif” në Kosovë të cilët u arrestuar gjatë ditës nga Policia e Kosovës.

“Duke iu referuar rasteve konkrete Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion ka vepruar në bazë të Ligjit për të Huaj dhe mandatit që ka për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me leje qëndrim”.

“Kjo është një procedure ligjore e cila është aplikuar edhe në rastet e mëhershme, si për të huajt me leje qëndrim, gjithashtu edhe për të huajt që kanë fituar shtetësinë e Kosovës dhe u është revokuar për arsye të sigurisë, apo procedurave tjera të parapara me ligjin përkatës”, thuhet në komunikatën për media.

MPB bënë të ditur se gjatë administrimit të provave kanë konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës siç thuhet “për arsye të përcaktuara me ligjin për të huaj, konkretisht nenit 6 të ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore”.

Pas revokimit të leje qëndrimit, sipas kësaj ministrie, qëndrimi i mëtejmë i këtyre qytetarëve konsiderohet i jashtëligjshëm. Ndërkohë, që palët kanë të drejtë ankese në gjykatën kompetente.


Policia e Kosovës të enjten arrestoi drejtorin e përgjithshëm të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësin e tij Yusuf Karabina, drejtorin e shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana.

Pas arrestimit, të njëjtit janë depërtuar në Turqi me aeroplan privat, të posaçëm të Agjencisë Turke të Inteligjencës.

Adem Vokshi, avokat i rastit, tha për Radion Evropa e Lirë se policia, deri më tash, ka ofruar pak informacione.

“Si duket i ka arrestuar policia kufitare dhe kjo neve na shqetësoj shumë mos po i depërtojnë pa u zhvilluar procedurë e rregullt gjyqësore. Ata janë arrestuar duke shkuar në punë. Ne ishim në polici dhe nuk na jepen asnjë informatë. Ata më dërguan në zyrën për mbajtjen dhe atje kontrolluan dhe thanë se aty nuk janë. Më vonë më informuan se policia kufitare i ka në qëndrim dhe nuk mund të kontaktojmë për të marr ndonjë informatë, deri sa të përfundon aksioni”, tha Vokshi.

Avokati Vokshi tha se e vetmja arsye për arrestimin e tyre mund të jetë mbyllja e shkollës dhe ekstradimi i tyre, kinse, siç thotë ai, “këta janë armiqtë e shtetit turk, por që për këtë nuk kanë asnjë provë”.

Ndërkohë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një njoftimi për media ka kundërshtuar arrestimin e shtetasve turq në Kosovë.

“Autoritetet kosovare që synojnë të integrohen në demokracinë e përparuar, me këtë arrestim po e vënë në dyshim të skajshëm qëllimin dhe orientimin demokratik duke iu nënshtruar një kërkese autokratike dhe duke u rreshtuar në anën e përndjekësve politikë. Në këtë qërim hesapesh midis Erdoganit dhe Gylenit, Kosova duhet të mbajë qëndrim neutral duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut”, thuhet në një komunikatë të KMLDNJ-së.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan.

Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën.

Besohet se ato janë të frymëzuara nga Lëvizja Hizmet e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Presidenti Hashim Thaçi, i zhgënjyer nga institucionet për dëbimin e qytetarëve turq

"Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese. Askush nuk guxon të persekutohet e deportohet vetëm pse ka një ideologji ndryshe", përfundoi ai

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se është i zhgënjyer nga se institucionet kanë dështuar të përmbushin të drejtat që i sigurohen çdo qytetari pa marrë parasysh nga është ai, transmeton albinfo.ch.

“Jam duke marrë informacione për këtë deportim, kam pranuar një raport të hollësishëm për ngjarjen. Sipas këtij raporti arsye e vetme është se ata kanë bërë veprime të paligjshme në Kosovë”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë se detajet duhet të shpjegohen deri në fund dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. “Deri sa hetimet nuk përfundojnë, duhet të kemi kujdes se si sillemi me organet që janë përgjegjëse për sigurinë kombëtare”, theksoi ai.

Thaçi e ka quajtur rast të izoluar dëbimin e qytetarëve turq. “Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese. Askush nuk guxon të persekutohet e deportohet vetëm pse ka një ideologji ndryshe”, përfundoi ai.

Ndërsa duke iu përgjigjur akuzave të Liderit të VV-së, Albin Kurti, presidenti ka bërë pyetje duke thënë se ai duhet të përgjigjet se kush ia financon Kurtit trajnimet e drejtuesve të partisë së tij për çdo javë në Turqi.

Albin Kurti thotë se dëbimi i 6 turqve u bë me dijen e Hashim Thaçit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova të cilit kishin leje qëndrimi.


“Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qira një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka. Demokraci e drejtësi do të thotë që këta gjashtë persona t’ia kthejnë ndjekjen autorit”, ka shkruar Kurti në facebook.

Lidhur me këtë temë Kryeministri Haradinaj ka ftuar për sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Edhe presidenti Thaçi gjatë ditës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë ku edhe pritet të flasë për këtë çështje.

Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë : Ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës”


“Gülistan” në Kosovë: Ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës”

Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë ka reaguar edhe sot për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq njëherësh zyrtarë në këtë qendër.

Ata përmes një komunikate për media thanë se të ndaluarit posedojnë dokumente të qëndrimit të ligjshëm në Kosovë, dhe shtuan se ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.


“Mu për këtë presim nga organet dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura në lidhje me këtë veprim të paligjshëm”, thuhet në komunikatën nga Gulistan.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Sot me datën 29 Mars, kolegji “Mehmet Akif” u trondit me një ngjarje të pa precedencë që rezultoi me ndalimin e paligjshëm dhe më pas sipas raportimeve të mediave, në ekstradimin e paligjshëm në Turqi të zyrtarëve dhe udhëheqëve të saj në Kosovë. Ngjarja e tillë indinjoi stafin tonë, nxënësit dhe prindërit tanë.

Fillimisht dëshirojmë të theksojmë dhe informojmë opinionin e gjerë që të gjithë të ndaluarit, si dhe gjithë stafi ndërkombëtar i kolegjit “Mehmet Akif” posedon dokumente të qëndrimit të lijghsëm në Republikën e Kosovës. I gjithë dokumnentaiconi është në dispozicion për institucionet relevante, mediat dhe publikun e gjerë. Në këtë kontekts dëgjuam me vëmendje raportimet në media se vendqëndrimi i zyrtarëve të ndaluar qenka revokuar nga një vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Na lejoni të përmendim se në rast të tillë, legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës, përkatësisht, pika 3 e nenit të 6-të të Ligjit për të Huaj, parasheh të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente, e drejtë që iu mohua arbitrarisht personelit tonë. Me fjalë të tjera, ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës. Mu për këtë presim nga organet dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura në lidhje me këtë veprim të paligjshëm.

Gjithashtu e vlen të theksohet se ekstradimi i kuadrit tonë bëhet në kohën kur shtetet perëndimore dhe evropiane me renome si Gjermania, Holanda, Franca, Suedia, Austria, Belgjika, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada kanë marrë në mbrojtje ligjore dhe politike personelin e shkollave të të njëjtit rrjet për shkak të frikës së persekutimeve, torturave dhe rrezikimit të jetës së të njëjtave në Turqinë e sotme të trazirave. Kjo ngjason me persekutimet të cilat popullata e Kosovës i ka përjetuar gjatë viteve të 90-ta nga regjimi i aparteidit dhe mbështetjes dhe mbrojtjes e cila iu është dhënë popullit të Kosovës nga po të njëjtat shtete. Për këtë konsiderojmë se ekstradimi i tillë është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane të Kosovës, aspiratat e saj për integrimeve veri-atlantike. Për më tepër, ësthë edhe shkelje e Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që është kusht i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, për të cilin Kosova sot aspiron. Si i tillë, është hap i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe fëmijëve të saj, që janë nxënësit tanë”.

“Së fund dëshirojmë të ripërsërisim misionin e shkollave tona: që së bashku të rrisim gjeneratat e reja, ndërtojmë kuadro të afta për të shpier Kosovën drejt botës së civilizuar, drejt një të ardhmeje evropiane. Duke qenë në Kosovë, që nga viti 1999, kemi përjetuar së bashku të gjitha sfidat dhe të arriturat që ka kaluar Kosova nëpër këto vite. Si të tillë kemi kontribuar në arsimin e rinisë së Kosovës, zhvillimin e kuadrove të reja si dhe përfaqësimin e denjë të nxënësve tanë, shtetas të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për këtë dëhsmojnë medaljet e sumta të fituara nga nxenëesit tanë të cilat mund të vrojtohen në faqen tonë të internetit: http://www.mackkosova.com.


Edhe përkundër rastit të fundit, që shpresojmë të jetë i izoluar, ne vrullshëm dhe me përkushtim do të vazdhojmë punën tonë në arsimimin e gjeneratave evro-atlantike të të rinjve të Kosovës drejt një të ardhmeje të përbashkët me botën e civiziluar. Nga ky qëllim kthim prapa nuk ka.

Falënderojmë të gjithë miqtë tanë që nga prindërit dhe nxënësit tanë, mediat, deputetët, qeveritarët, popullin e Kosovës për mbështetjen e dhënë. Vetëm së bashku dhe me përkrahjen tuaj mund ta tejkalojmë këtë sfidë.


*****

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se askush nuk duhet të marrë vendime individuale siç kanë bërë Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i AKI-së në lidhje më dëbimin e 6 qytetarëve turq.

Haradinaj ka thënë se ata janë shkarkuar pasi nuk e kanë informuar atë dhe për këtë ka thënë se në këtë mbledhje kanë qenë të ftuar zv.ministri i MPB-së dhe zv.drejtori i AKI-së.

Kreu i qeverisë ka thënë se situata të këtilla nuk duhet të përsëriten në të ardhmen. “Nëse ka përgjegjësi të tjera do të zbatohen. S’guxon askush më të marrë vendime individuale. Dy përgjegjësit e shkarkuar e kanë humbur besimin tim se nuk më kanë njoftuar për atë çka ka ndodhur”, është shprehur ai.

Edhe Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë ka reaguar edhe për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq njëherësh zyrtarë në këtë qendër duke thënë se ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Familjarët e turqve të arrestuar: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit


Familjarët e gjashtë shtetasve turq, që të enjten u arrestuan në Kosovë dhe deportuan në Turqi, kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll, konkretisht në Qendrën e Ndalimit në Stamboll.
Familjarët e turqve të arrestuar: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit
Lajmin e ka konfirmuar avokati i të arrestuarit Osman Karakaya, Leutrim Syla.


“Familjet e konfirmuan se kanë kontaktuar me të afërmit e tyre, dhe tani të arrestuarit ndodhen ne Qendrën e Ndalimit në Stamboll”, tha Syla për KosovaPress.

Që nga dita e arrestimit familjarët kanë pasur dyshime se të arrestuarit nuk janë deportuar por janë mbajtur fshehur në Aeroportin e Prishtinës.

Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve

Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve (Video)

Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve (Video)
Urim Vokshi avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karabina në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka sqaruar rrethanat e arrestimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë gjatë ditës së djeshme.

Vokshi ka treguar se deri më tani kur kanë kaluar 36 orë, nuk kanë asnjë informacion zyrtarë për vendndodhjen e klientit të tij dhe të tjerëve.


“Kanë kaluar afër 36 orë dhe ende nuk kemi asnjë dokument zyrtar që mund të vërtetohet arsyeja e arrestimit apo deportimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë”, u shpreh Vokshi.

Ai shtoi se klienti i tij është arrestuar në mënyrë flagrante.

“Fatkeqësisht unë si avokat nuk kamë asnjë informatë zyrtare për vendndodhjen e tij. Është arrestuar në mënyrë flagrante pa u treguar arsyeja e arrestimit, dhe pastaj i njëjti ka humbur kontaktet me familjen dhe avokatin…Nuk kemi pasur asnjë mundësi që ta takojmë edhe të kontaktojmë me klientin tonë”, ka thënë Vokshi.

Lidhur me deportimin e tyre në Turqi siç është raportuar nga mediat, Vokshi ka thënë se sipas familjarëve të tij këto mund të jenë dezinformata.

Vokshi ka thënë se familjarët besojnë fuqishëm që personat e arrestuar dje janë ende në Kosovë.

“Nga mediat truke dje e kuptuam që janë deportuar në Turqi, kështu edhe na u tha gojarisht edhe në stacionin policorë. Familjarët janë të shqetësuar për këto lajme që i janë dezinformata të mediave turke. Familja beson fuqishëm që ata ende nuk janë deportuar në Turqi”, tha Vokshi.


Ai shtoi se sot kanë mbajtur një takim me këshilltarët e kryeministrit Ramush Haradinaj ku kanë kërkuar informacione se të arrestuarit a gjenden në Kosovë apo janë në Turqi.

“Familjarët kërkuan që të jepen incizimet e Aeroportit të Prishtinës me të cilat do të mund të vërtetohej a janë deportu apo jo në Turqi”, u shpreh avokati mbrojtës i Yusuf Karabina.

Ai tregoi se nga të arrestuarit vetëm pesë janë zyrtar të kolegjit “Mehmet Akif” kurse personi i gjashtë është një kardiokirurg.

Telegraf 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...