Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/04/08

Shteti shqiptar po bije në Kuks përshkak të Edi Ramës!?

REXHEP SHAHU

EDI RAMA MBJELL FURTUNË NË KUKËS

Shteti nuk njoftoi se u plagosën 120 kuksianë në protestën e organizuar nga kuksianët për kundërshtimin e taksës për kalim në Udhën e Kombit. Ministri i brendshëm që me ligësi i quajti barbarë dhe kryeministri duke u dridhë nga frika i quajti vandalë, njoftuan vetem për policë të plagosur, jo për qytetarë të plagosur, sikur kuksianët i ka bërë lopa dhe policët specialë i ka bërë nëna parti apo arusha e Kryeministrit.
Në një shtet demokratik, nga i cili qeveria aktuale largohet me shpejtësi, së pari ministri apo ministrat e pastaj edhe kryeministri do të njoftonin për jetën e qytetarëve. Por jo, kuksianët për këtë Kryeministër janë qytetarë të dorës së dhjetë, ose njerëz me bisht. Po të mos shiheshin në kamera sa të bukur janë e sa vitalë ata njerëz, do besohej mashtrimi kryeministror.
Arrestimi apo ndalimi i 23 protestuesve ne menyren me guerilse te mundshme, naten, pabesisht, tinezisht, ne sy te femijeve, duke regjistruar ne syte e femijeve e grave pamje tmerri, do te mbeten histori turpi te terbimit te Edi Rames dhe pushtetit te tijte dhunes se verber.
Një gjë nuk diti ta lexojë asnjë qeveri, kjo aktualja është analfabete lidhur me leximin e jetës se njerzve, dhe nuk do të dinë gjatë ta lexojnë në raport me Kukësin. Është një e vertetë e madhe, Kukësi ka resurse që nuk i kanë zonat e rajonet e tjera të vendit, ka më shumë se të tjerët energji elektrike e minerale, falë zotit jo falë njerzve. Nga resurset e veta që ia shfrytëzon shteti, Kukësi fiton zero të ardhura. Në Kukës ka më shumë miniera se kudo në Shqipëri aktualisht dhe bashkia merr zero të ardhura nga këto miniera. Kukësi ka 23 hidrocentrale lokale dhe bashkia merr zero të ardhura nga to. Jo për shkak të kësaj qeverie, por për shkak të gjitha qeverive se kështu janë ndërtuar ligjet, kështu është sistemi i ndarjes së pasurive e taksave në vend.
Po krijohet një përshtypje se taksa për kalim në Udhën e Kombit i vret apo ndëshkon vetem kuksianët dhe ky përceptim apo kuptim, kjo gjë, është e  gabuar për fatin e keq të atyre që e lexojnë e kuptojnë gabim.
Janë shumë pak kuksianët për të qenë të ndëshkuarit e mëdhej.
I ndëshkuari i madh i taksës mbi Udhën e Kombit është kombi, nëse ndokush e beson se kemi komb, ai komb, flamurin e të cilit Kryeministri aktuale e ka cilësuar thes me mbledhe vota...
E ndëshkuara e madhe është Shqipëria, e gjitha, jo Kukësi. Është e ndëshkuar Myzeqeja, se bostani apo shalqini i saj nuk shkon më të shitet në Kosovë e në Serbi me çmim të shtuar sepse maunet që do ta çojne atje duhet të paguajnë mbi 60 euro taksë udhe apo xhelep për kryeministrin, apo taksë për mbretin Edi Rama që çet petulla patriotizmi edhe për president të perbashket kombëtar dhe ia fut gishtin Kosovës për të mos thënë thikën pas shpine.
Të ndëshkuarit e mëdhej janë prodhuesit e agrumeve në Sarandë që tregun kryesor për agrumet e tyre kanë Kosovën.
Të ndëshkurit e mëdhej janë prodhuesit e çimentos në Shqipëri pasi maunet që transportojnë çimento për në Kosovë do ta sigurojnë produktin në vendet e tjera fqinje me Kosovën dhe nuk do të marrin çimento në Krujë.
Të ndëshkuarit e mëdhej janë gjithë hotelet e motelet, kafet e restorantet e turizmit elitar të Jugut, siç e quajne ministrat racistë të Ramës, që patën mësuar kosovarishten nga dashuria për eurot e turistëve të Kosovës. Gjithë bregdeti jo elitar, i Durrësit, Lezhës, Shkodrës, sipas ministrave të Ramës, që mezi i pret pushuesit masivë të Kosovës do të ndëshkohet.
Prizreni qe mësuar ta bëjë rrugën Prizren- Det co fundjavë, të kalonin ditën në Tale a Shëngjin, të kthheshin natën, të vinuin nesë sepse më lirë udhëtimi se fjetja. Tani më lirë i del Ulqini për shkak të taksës Rama…
Si gazetar i vjetër po tregoj p.sh, se brenda një dite, gjatë stinës së verës, hyjnë në doganën e Morinit rreth 26 mijë autovetura që i drejtohen detit.
Po janë shumë ditë  vere, është e gjatë stina e verës.
Të gjithë janë të paqartë, por më i paqarti dhe më i padurueshmi në injorancë është kryeministri Rama që i duket vetja i zgjuar.
Atdheu i biznesit është paraja, fitimi. Nëse bizneset e Kosovës i dëbon me taksa ekstra, ata shkojnë në Selanik se Porti i Selanikut është dy herë më i thellë e i madh se i Durrësit.
Edi Rama që ndërton lulishte qytetesh nuk ka këllqe ta thellojë portin e Durrësit se nuk e lejon Greqia… Ndjesë se po flas një gjuhë që nuk e kupton Edi Rama, pasi ai din vetëm parulla, din të bllokoje media, të bllokojë fjalën e lirë, të ndalojë televizionet të japin protestat, të fusë në veprim sigurimin e vjetër të shtetit, baballarë e bij spiunash dhe të përçajë.
Ai e din mirë se nuk është në Kinë Kukësi që bën vidiokonferencë me disa nëpunës të nderuar të Kukesit. Duke përzgjedhur ai njerëz, përçan. Përfekti dhe administrata e tij janë zgjatim i kryeministrit në bashki. Ai se pari duhet të ulet me të zgjedhurit, me Këshillin bashkiak, kryetarin e bashkisë, me biznesin e drejtuesit e bashkisë, pasi të lirojë djemtë e Kukësit tek të cilët ka mbjellë urrejtje dhe as i ka edukuar as frikësuar dhe aty të kërkojë ndjesë me dorën lart. Ndryshe Edi Rama ka mbjellë furtunë në Kukës, furtunë që nuk e len të qetë Ramën as koncensionarët pasi janë 30 vjet dhuratë dhe bijtë e të burgosurve të Ramës nuk ia falin atë që po u bën baballarëve të tyre. Urrejtja nuk mbillet ndryshe, si Enveri.
Del si partall dhe kërcënon, shtërngon dhëmbët. Se nuk e di që “partia ka hy me vrasje” në Kukës, nuk e di se është e vështirë me i hy në sy kuksianit pasi ai e matë çdo krajl e mbret me mbretin e Serbisë. Enveri e të tjerë pasues të tij si Edi Rama i duken të vegjël për luftra të mëdha.
Nuk duhet asgjë përveçse të kesh mirësi në shpirt që të mos bësh tallje me kuksianët, nga njëra anë u kërkon falje publike disa herë e nga ana tjetër si lac mban peng 11 kuksianë në burg, asnjë polic nuk fut në burg, asnjë ministër nuk shkarkon, asnjë zyrtar nuk ndëshkon.
Është vertetë partall komplet, i padijshëm, i padrejtë, i pandershëm ndaj nuk arrin të lexojë e kuptojë se kuksianët dy gjëra nuk i bëjnë kurrë: nuk e shtrijnë dorën e lypjes dhe nuk kërkojnë mëshirë. Ky është konstrukt i tyre shpirtëror por kryeministri Rama nuk di ta kuptojë këtë lloj arkitekture nse është bojaxhi. Siç nuk lexon historinë. Ka ra dy herë shteti në Kukës, le të pyesë se ia tregojnë protestën për tokat e përmbytura, për qytetin e flijuar të Kukësit të vjetër dhe në luftën me armë për aeroportin... Shteti duhet të ketë kujtesë, kryeministri duhet të ketë një minimum dijenie.
Disa miq edhe më qortojnë e nuk bien dakort me mua. Unë nuk dua dakortësinë e askujt, nuk me vlen se unë nuk konkuroj për asgjë, por veç dua të kuptojnë se taksa mbi Udhën e Kombit më së paku dëmton Kukësin, pavarësisht se llomotitet se kuksianët do përfitojnë, do të favorizohen etj etj.
Shqipëria humbet, koncensionarët fitojnë me ortakët e tyre, lëndohet në emër të një mashtrimi të madh sikur nuk ka mjaft fonde për ta mirëmbajtë Udhën e Kombit e për të cilën gënjejnë se po paguajnë borgje, ndërsa ajo e ka shlyer veten dy herë. Nga taksat aktuale qe vjel qeveria Rama për udhët, ka fonde me mirëmbajtë katër udhë të tilla si Udha e Kombit, të cilën duhet ta mirëmbajë vetëm shteti duke krijuar qoftë dhe një ndërmarrje speciale për atë rrugë strategjike qe bashkon kombin per inat te ndaresve. Veç nuk ka kurrë transparencë për fondet që vjel qeveria nga taksat e shtruara për udhët.

2018/04/07

Drejt Gllogjanit…dhe Lirisë !!!



Reportazh


Related image



Nga Tiranë për në Gllogjan, rruga është e gjatë. Është një rrugë që nga fusha shtegëton luginave, maleve, fushave prap, maleve prap, e kështu për disa orë. Të kesh në krah një të moshuar, ai fillon e të flet për kohën e tij, për kohën e të parëve që e ka dëgjuar nga të tjerët, për shtigjet e vështira nëpër të cilat bëhej kjo rrugë, të flet për kohën dhe njerëzit, për historinë dhe sakrificën njerëzore.


Related image
Më ka ndodhur mua dhe të tjerëve, që kanë shtegëtuar nëpër stinë të vështira në rrugën më të gjatë ndër shqiptarët, rruga nga Tiranë në Kosovë e të përfshihemi në biseda me të njohurit dhe të panjohurit, të cilat lidhen me një thelb ekzistencial, atë të mbijetesës së shqiptarëve me dashurinë për njëri-tjetrin, ata të Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të shqiptarëve në Malin e Zi dhe në Maqedoni. Është një bisedë komplekse e cila pas viteve “90-të bëhej e hapur dhe pa frikë, e kështu historitë rridhnin për njerëz, ngjarje, për dhimbje dhe gëzime që koha kishte rezervuar për njerëzit nga dy anët që kishte krijuar largësi të mëdha dhe pse kufiri mes shqiptarëve ishte vendosur.


Related image

Në këto udhëtime kanë rrjedhur me dhjetra histori dhe opinione në gazeta dhe shënime shkrimtarësh, gazetarësh, turistëve të huaj, njerëzve të apasionuar pas maleve dhe njerëzve që jetojnë në këto hapësira, për politikanë dhe heronj, për martirë dhe udheheqës shqiptarë dhe të huaj, në një lloj kuptimi në këtë rrugë ka udhëtuar përmes vështirësive, terrenit të ashpër dhe humnerorë, befasive të motit dhe vështirësive të tjera një botë e vërtetë shqiptare. Kanë udhëtuar politikane, patriot, tregëtarë, njerëz në hall, kanë udhëtuar njerëz të thjeshtë. Kjo rrugë, që tashmë është “muzeale” ka përpirë sytë e mallit të qindra mijra shqiptarëve nga trojet etnike, të cilët mezi e kanë pritur lirinë dhe kohën për të shkuar dhe ardhur tek njëri- tjetri.

Related image
Në të vërtetë kjo histori ka qenë e trishtë në kufinjtë e një shekulli, në vitet dhe dekadat e të cilit u shënuan ngjarje të shumta, ndarje të njerëzve që kanë vdekur dhe kanë lindur, pasi kufiri i 1912-’14 ka ndarë familje, gjak e gjini, krushqi e krahina në mënyrën më të dhimbshme dhe më të pamëshirshme mes etnitetit shqiptarë. Ka qenë i trishtueshëm për shkakun e diversionit ideologjik në të dy anët e kufirit, ka qenë i trishtueshëm për shkak të armiqësisë që u përpoqën të mbjellim mes njerëzve të një familje, një trugu dhe një etnie shtetet totalitare andej dhe këndej. E kështu historitë njerëzore, që vijnë nga luftërat e hershme që nga koha e shekullit të viteve 1800, më pas ata të viteve 1900, vijnë në kujtesën e udhëtarit që merr rrugën nga Tiranë për të shkuar ë Kosovë, qoftë i ri apo i moshuar, qoftë i shkolluar apo jo i shkolluar, qoftë nënë apo grua.

Image result for vellezerit haradinaj

Është një, meditimi i thellë i pleksur jo vetëm tek shqiptarët e Shqipërisë, që ndajnë kufirin me vëllezërit e tyre në një vijë gjatësore të gjatë, por dhe për shqiptarët e përtej kufirit, të cilët vijnë në Shqipëri me një emocion të dallueshëm vëllazërorë. Në një lëvizje të përherëshme, gati njëzetë vjeçare, kam pasur rastin të udhëtoj me njerëzit, me historitë, me dhimbjet, me emocionet, me një histori të jashtëzakonshme njerëzore të nisur njëqind vjet më parë e që sot në vitin 2018 vijon në një përmasë dhe në një dimension tjetër emocional, të shprehur në qindra mundësi dhe forma që ka komunikimi njerëzorë.

Related image
Njerëzit në shoqërinë njerëzore janë shtresuar masa dhe në raporte të caktuara, në përjetime dhe kominikime të ndryshme, por ajo që mbetet në këtë rast është se sot as nuk të pengon koha, as largësia dhe as rrethanat e tjera për të shkuar në Kosovë, apo për të ardhur në Tiranë. Ditë që i kanë pritur etërit, por i jetojmë ne sot.

Sado të ecin kohët, sado të kesh njohur njerëz nga trojet, sado të kesh njohur histori familjare, krahinash, kullash apo njerëzish në Kosovë apo në trojet e tjera shqiptare, gjithmonë, të godet fort ideja fillestare sa herë që thua:- Do të shkoj në Prekaz, do të shkoj në Prizren, do të shkoj në Shkodër, do të shkoj në Vlorë apo do të shkoj në Krujë, do të shkojë në Gllogjan apo gjetkë! Instinktivisht një gjendje e thellë shpirtërore njerëzore, merr një “trajtë” vlimi dhe befasie. Nuk shkohet në një vend të zakonshëm, as në Prekaz, as në Prizren, as në Krujë, as në Shkodër dhe as në Gllogjan. Me dashje apo pa dashje, në ndërgjegje fillon të të shfaqet kujtesa historike, historitë, njerëzit, ngjarjet, motivet, tradita, këngët, zakonet, pra një kompleks gjërash, ashtu siç ka rrjedhur jeta jonë nga shekujt dhe siç rrjedh dhe sot e kësaj dite.

Related image

Në të vërtetë sado të njohësh apo mos të njohësh shtegëtimin e rrugëve, njerëzve, automjeteve, nga rrjedhin lumenjtë, ku shpalosen bjeshkët me pyjet e magjishme, asnjëherë nuk mund t’i shmangesh meditimit, pyetjeve pafund që ia bën të njohurit apo të panjohurit, vetes dhe kohës:-Si ka rrjedhur koha në këto anë?- Si është mbajtur jeta, kultura, historia, si është krijuar vetëdija historike, marrëdhëniet me botën dhe veten, mitet, këngët, zakonet, epet, filozofia e bashkëjetesës me të vjetrën dhe me të renë, me rregullin e rreptë të jetës, me komunitetin, i cili për shkaqe të njohura historike në veri, ka qenë shumë i konsuliduar.

Related image
Sa më shumë shtegëton, sa më në thellësi të bjeshkëve depërton, po kaq më shumë meditimi kërkon të zgjerojë dëshirën për të ditur, por dhe për të jetuar vërtetë një gjendje prej malësori apo malësoreje. Rruga e Kombit shtegëton në një thellësi të vërtetë malesh, luginash, honesh, ku siç besojnë ndryshe veriorët jetojnë zanat e maleve, erërat, stanet, fshatra të vegjël, që jetojnë në sqetulla të mëdha të natyrës. Kësaj rruge, tashmë udhëton një shpirt i gjerë kombëtarë, të moshuar, të rinj, fëmijë, njerëz të gëzuar që shkojnë në dasma, njerëz të trishtuar që shkojnë në vdekje, udhëtojnë biznesmenë, mallra, këngë, libra, histori, shkrimtarë e poetë, udhëheqës politik, pra udhëton një botë komplekse shqiptare. Udhëton historia në miniaturën e librave, udhëton lufta e fundit, e ata luftëtarët e lirisë, të gjallë apo në hapësirën e qiejve shqiptarë kanë një prani të përherëshme në këtë udhëtim, të cilët i mbajnë të mbuluara plagët e luftës, dhimbjet e nënëve e motrave, mbajnë kujtimet, duket se udhëtojnë disa mijra të rënë dhe të luftës së fundit.

Image result for vellezerit haradinaj
Nga Tirana drejt Kosovës nuk ka një vend apo një bjeshkë, një fshat apo një lumë, një krua apo një shtëpi që nuk ka një histori. Që nga 1878, kur në Prizren do të mbahej Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e më pas në fillim të viteve 1900, kur copëtimi i trojeve kishte një nga çmimet më të shtrenjta në historinë e popullit më të vjetër autokton të Ballkanit. Është një histori e rëndësishme, një nyje që lidhet fort me historinë shqiptare, e cila ka udhëtuar jo vetëm me njerëzit, por dhe me ngjarjet, me kujtimet, këngët dhe sakrificat e shumë shqiptarëve, të cilët e kanë risjellë në vëmendjen tonë në forma dhe në raste të ndryshme. Nuk ka histori më të plotë martirizmi se historia jonë, të cilët e kanë ushqyer vazhdimisht martirtë e saj, heronjtë e saj, pasi shqiptartë në të dy anët e kufirit, kurrë nuk e harruan njëri- tjetrin.

Image result for vellazerit haradinaj
Kukësi është një qytet meditimi. Është një qytet në kuptimin më të plotë të fjalës. Me të shënohet një nga sakrificat më të mëdha të popullit shqiptarë, që rrallë gjendet dhe në historinë tonë kombëtare. Në vitin 1999 është qyteti i vogël i veriut të Shqipërisë, por me zemrën më të madhe në botë, qyteti me sakrificën më sublime të Rendit Botërorë. Një derë e madhe e hapur për një milonë shqiptarë të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Një “NOBEL” për paqen, që nuk ka nevojë për dekoratë dhe motivacion të asnjë jurie ndërkombëtare. Një qytet që vazhdon të jetojë në krenarinë e tij historike, që bashkë me Hasin e Tropojën, qenë nga shtëpitë e sigurta të luftës dhe UÇK-së. Kukësi, Hasi dhe Tropoja i dhanë dhe djemtë e tyre për luftën e fundit çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesit të vjetër dhe të ri njëkohësisht.


Image result for vellazerit haradinaj
Sapo kalon Kukësin, në kujtesën që të lidh me tokën e Kosovës janë tri “karakolle” historike dhe pse në të gjithë hapësirën e Kosovës ka një dhimbje historike të shtrirë në çdo qytet, në çdo krahinë, në çdo fshat dhe me gjasë në çdo shtëpi. Është Prizreni, “Kulla e Jasharëve” dhe “Kulla e Haradinajve”. Janë tri simbolika të cilat janë ushqyer me njerëz të dijes dhe guximit njerëzorë, me trimëri dhe vetëdijë historike, janë ushqyer me martirë nga të gjithë brezat. Në këtë marrëdhënie që krijojnë tri simbolikat, tri kuptimet e mëdha që lidhen me një marrëdhënie krenarie e burrërie, të evidentuar që nga Kënga Kreshnike me Mujë e Halil, me Ajkunë e me Omer, janë të rënët e një shekulli, janë të rënët në masakra që nga Reçaku e në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, janë qindra sokola shqiptarë që erdhën nga ana e anës, nga çdo vend i globit për të lënë gjakun e djersën në tokën e shenjtë të Kosovës.

Image result for vellazerit haradinaj
Ja, Prizreni. Përjetësisht aty. Si një karakoll, si një kështjellë dhe një tempull i shenjtë për kujtesën tone kombëtare. Duket si një masë e gjerë ngjarjesh, burra të ditur dhe trima që shkojnë dhe vijnë për të imponuar perandorinë më të madhe të kohës, Perandorinë Otomane, për t’i lejuar shqiptartë të kishin shtetin e tyre. Qyteti antik duket si një dëshmi ideale e lirisë, si një udhërrëfim i mençur i rrugës nëpër të cilën na është dashur të shkojmë. E në njëqind vjetët e luftës për mbijetesë, të gjithë ngjarjet dhe heronjtë e shqiptarëve, dukej se kokën e kanë të kthyer nga Prizreni.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një nga ngjarjet më të rëndësishme, më madhoret, më udhëtaret e para të çështjes sonë kombëtare. Është një nga momentet më legjitime, më të zgjuarat, me ndërgjegjen madhore të burrave dhe njerëzve të ditur, të cilët kuptuan se sa të rrezikuar ishin trojet, njerëzit dhe e ardhmja e tyre, që kuptuan aktualitetin dhe të ardhmen e Perandorisë Osmane, e cili i kishte pushtuar trojet për pesë shekuj, kuptuan se ngrehina otomane po binte e bashkë me të po groposej dhe kombi shqiptarë, të cilin do ta shqyenin copa- copa lukunitë ballkanike dhe ato jashtë ballkanike, por ajo që është më e rëndësishme, është akti i parë zyrtarë dhe i dakordësuar i shqiptarëve për shtetin dhe kombin e tyre. E kështu, qyteti i lashtë Prizreni nuk mund të anashkalohet kurrë. Nga Morina në Prizren ka lapidare, lugina, bjeshkë, fshatra, rrugica dhe shtigje ku lapidaret e vjetër dhe të rinj të kujtesës së luftës gjallojnë dhe të kthehen si ca udhëtarë që të çojnë drejt Selisë ku u mbajt Lidhja.


Prizreni nuk mund të anashkalohet qoftë për shkak të lashtësisë, qoftë për shkak të kulturës, të dijes, arkitekturës dhe historisë së vet dhe të Shqipërisë.

Image result for vellazerit haradinaj

Për të shkuar deri në Gllogjan ka rrugë dhe shtigje të shumta, fshatra, qytete, krahina, bjeshkë e fusha, kodra e kulla, por ajo që është vërtetë interesnate në këto udhëtime ka një fenomen interesant historik. Nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat dhe nga krahina në krahinë në Kosovën e ditëve tona, në rrugëtim të shoqërojnë dhjetra memorial të luftës së fundit. Është një tokë dhe kohë e ”mbjellë” me një sakrificë sublimne për lirinë. Të rinjtë shqiptarë i kanë bërë kurban jetën e re tokës së Kosovës.
Sapo të shkon në mendje se po shkon drejt Gllogjanit, në kujtesë të shfaqet kulla e pamposhtur e Haradinajve. Gllogjani i gjithi ka qenë një front lufte, por 24 marsi në çdo vit, që nga 1998, ka një raport të fortë reflektimi, ka një kthim në kohë, për ta bërë luftën e UÇK-së, më reale, më të qartë, më të kuptueshme dhe më komunikuese. 24 marsi është dita e Gllogjanit, është moment pët të shkuar tek Kulla e Haradinajve, tek epopeja e Haradinajve për të komunikuar, për të kujtuar dhe për të parë rrugëtimin e mbijetesës së lirisë. Kulla e Haradinajve dhe legjenda e Gllogjanit, një legjendë që e kanë ushqyer dhe dhjetra familje e luftëtarë të tjerë lirie është një realitet interesant, ku të gjallët dhe të vdekurit, të moshuarit dhe të rinjtë, dhimbja dhe gëzimi janë bashkë. Aty është historia, është beteja e parë frontale në Dukagjin. Shteti serb ka sulmuar Gllogjanin, në shinjestër të të cilit ka qenë familja Haradinaj.
Beteja e Gllogjanit dhe e Kullës së Haradinajve është e njohur. Pervëç humbjes së luftëtarëve Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinajt dhe Agron Mehmetaj, në horizontin e luftës për çlirimin e Kosovës ndriu njeriu epokal Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj shkëlqente si një shpresë e madhe për atë që po ndodhte në Kosovë, përkundër mizorisë sllavo-serbe, e cila dhe në këtë rast përveç të zënit rob të disa fshatarëve të Gllogjanit, kishte kërkuar të përdorëte nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” si një mur lëvizjeje, për të iu shmangur përplasjes fatale me luftëtarët dhe rezistencën e banorëve të Gllogjanit. Në luftën më të rëndësishme të historisë së Kosovës, Kulla e Haradinajve do të shndërrohej në një nga bazët e rëndësishme të saj.

Related image

Sa herë flitet për Kullën e Haradinajve, detyrishmisht duhet të flitet për familjen Haradinaj, e cila është dhe mbetet një gurthemeli në të cilën i rritën dhe edukuan luftëtarët e njohur të gjallë dhe jo të gjallë Ramush Haradinaj, Luan Haradinaj, Shkelzen Haradinaj, Daut Haradinaj, Enver Haradinaj.
Ramush Haradinaj që në ditët e para të luftës, jo vetëm pse shquhej për cilësitë e një luftëtari të aftë për të përballuar çdo kundërshtarë, por një nga tiparet më të rëndësishme të një prijësi qe marrja e përgjegjësive të mëdha, për gjegjësinë e luftës, përgjegjësinë për të marrë luftime të shumta me luftëtarët e tij, të cilët ishin djemtë më të mirë të Dukagjinit dhe të Kosovës.

Related image

Epopeja e Gllogjanit, nxori në pah një kompaktësi të jashtëzakonshme të një populli që ishte i përgatitur për luftë. Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerë kishin ardhur nga Zvicra, ku përveç edukatës familjare, rrëfimeve dhe përballjes me urrejtjen dhe totalitarizmin serb në vendlindje, në emigracion kishte mësuar dhe kishte përafruar qëllimin e vet për lirinë me shumë bashkëkombas të tjerë, të cilët ishin bërë bashkë nën kauzën e lirisë së vendit të tyre Kosovës, pavarësisht preferencave politike. Kudo ishte gjendur, Ramush Haradinaj, familja e tij, bashkëluftëtarët e tij kishin një informim të madh për ç’ndodhte në Kosovë.

Related image

Në vetëdijën e Kosovës dhe Gllogjanit, të familjes Haradinaj dhe Ramush Haradinaj kishte një njohje të madhe për ç’ka kishte ndodhur dhe ndodhte. Në kujtesën dhe idealin e luftëtarëve ishin të afërmit dhe personalitete të burgosur, njerëz të zhdukur nga pushteti i errët i pushtuesit, ishin Jusuf Gërvallë dhe legjenda e vrasjes së tij me shokët, ishte mësuesi Halil Geci, një vrasje që mori përmasa kombëtare, ishin ngjarje të tjera luftarake dhe të rezistencës popllore.

Related image

Ashtu siç ndodh në histori epokale, historia e Gllogjani, Kulla e Haradinajve lidhte fort me thelbin historik jo vetëm të Dukagjinit, por të gjithë Kosovës, pasi ajo ka jetuar dhe ka pasur lidhje të vazhdueshme me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës. Sado të kalojnë kohët, në çdo 24 mars në Gllogjan dhe në Kullën e Haradinajve, me Bacë Hilmiun, Ramushin, luftëtarët e tjerë, njerëzit e tjerë do të flitet për emigracionin, shokët e idealit atdhetarë, do të flitet për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, për Femi Lladrovcin, Abedin Rexhën, Bekim Berishën, Bedri Shala, për Luan Haradinaj, Daut Haradinaj, Himë Haradinaj, për Lah Brahimaj, për Mujë Krasniqin, për Shkëlzen Haradinaj, për Enverin e Frashërin, pra flitet për luftën në ditët e lirisë.

Related image

Më 24 mars vijnë të gjithë. Gjithë dukagjinasit, kudo janë shkojnë në Gllogjan, shkojnë tek Kryekulla e Dukagjinit, Kulla e Haradinajve. Është një zakon i vjetër, që iu pëlqen të gjithëve. Vjen Ramush Haradinaj, krye-luftëtari i gjithë betejave të Kosovës në luftë dhe në paqe. Është një rast unikal në botën e qytetëruar përballja e Haradinaj në Gjyqin Ndërkombëtarë të Hagës, që për shkak të akuzave sllavo- serbe, iu kërkua të mbronte dhe të legjitimonte luftën më epike, luftën më dinjitoze, luftën më emblematike të Rendit të Ri Botërorë.

Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly

Dy herë në Hagë, dy herë kryeministri i Kosovës, por përherë një luftëtarë i paepur i kauzës së lirisë, Ramush Haradinaj vjen në Gllogjan, aty ku plekset rinia me burrërinë, familja me dinjitetin personal, aty ky bisedat dhe kujtimet për lirinë kanë kuptimin e madh.

Related image


24 marsi është një reflektim i mrekullueshëm i luftës dhe lirisë, i burrërisë, i familjes dhe individit. Është historia e sintetizuar në një sukses të fituar me sakrifica të shqiptarëve dhe gjithë Kosovës. Ramush Haradinaj sot është kryeministri i vendit, por gjëja më e rëndësishme në këtë fakt është se në thelbin e tij qëndron vendlindja e tij, kulla e tij, Gllogjani dhe Dukagjini.


Image result for haga dhe ramushi

Dhe këtë vit ne shkuam në Gllogjan, si çdo vit tjetër. Kishin ardhur shumë, luftëtarët, të rënët, të rinj e të reja, kishin ardhur vizitorë të rinj. Kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, e hijeshonte vendin Baci Rifat Jashari, Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Jetullah Lushtaku, Xhevahir Geci, Rexhep Selimi, Shefqet Musliu, Lah Brahimaj, Fatmir Limaj, Nasim e Agron Haradinaj, Bashkim Ramosaj, Avdyl Mushkolaj, Xhavit Jashari, Fadil Shurdha, Adem Grabovci, Safete Hadergjonaj, Ali Geci, Drita Krasniqi, Safete Shala, Arif Vladi e Ilir Shaqiri, i bëri të gjithë bashkë 24 mars dje dhe sot. Dhe në çdo 24 mars në Gllogjan duket se shkruhet një libër i ri. Historitë dhe kujtimet e bëjnë gjithmonë e më të prekshëm realitetin atdhetarë të Dukagjinit dhe Kosovës.

Gllogjan, 24 mars 2018 Rajmonda Maleçka

2018/04/04

Më cilën Parti je!?

REXHEP SHAHU

A ka Shqipëri dhe shqiptarë jashtë partive?

Nuk ka Shqipëri dhe shqiptarë jashtë partive. Shqipëria është e partiakëve, e gjithë partiakëve, ata që nuk janë partiakë ata nuk kanë hise në këtë Shqipëri.
Pati nisë në kohën e Ramiz Alisë të shkruhej parulla Partia - Shqipëria dhe që nga ajo kohë këtu rrënjët filluan të mbillen në qiell që t'i vadisë shiu më shpejt. Shqipëria u bë pronë me tapi vetem e partive dhe partiakëve. Shqiptarët e pa parti të hanë gishtat e tyre se Shqipëria është e partive dhe partiakëve.
Në Shqipërinë e partive dhe partiakëve nuk kanë vend as hise dhe nuk kanë asgjë të sigurtë përveç vdekjes akademikët, poetët, shkrimtarët, profesorët, shkencëtarët, jashtë partive elita nuk vlen, nuk ka vend për elitën jashtë partive, jashtë të punësuarve në parti e nga partia. Elitë në Shqipëri janë vetëm tregtarët, ata që shesin dhe blejnë, ata që kollaj farë tranferojnë paratë në llogari financiare nëpër botë dhe ikin e jo ata që prodhojnë të mira shpirtërore e materiale.
Prodhuesit urrehen në Shqipërinë e partive e partiakëve,
Është e jashtëzakonshme dhe shumë mbresëlënëse aleanca dhe solidariteti i mrekullueshëm i partive, i të gjitha partive kundër jo partiakëve. Rrezik edhe ajri t'u ndalohet atyre që nuk janë pjesë e partive, të emëruar në punëra nga partitë ose të punësuar në oborret e partive, në bahçet e partive, në oborret e pasme e të para të partive, në kthina e skuta të partive.
Nuk ka Shqipëri e shqiptarë të vërtetë jashtë partive, ka vetëm Shqipëri partish, shqiptarë partish, ndaj rendni të dashur nxënës e studentë, edhe ju filloristë, rendni sa më shpejt drejt partive, drejt cilës parti të doni, por mos rrini jashtë partive se duke qëndruar jashtë partive as mut nuk do të keni shans të hani në këtë vend e jo më gjë tjetër. As vend për varr mos kërkoni ju shqiptarë jashtë partive se kjo tokë është e shqiptarëve të partive.
Edhe ju të vdekur, rendi sa më shpejt se nuk ka varr as tapi varri nëse jeni pa parti e doni të rrini pa parti.
Shqipëria e partive dhe partiakëve kërkon mashtrues sa më përfektë, shkrues projektesh OJF-je sa më të detajuar për të mashtruar e bindur se fjalët janë punë dhe puna nuk vlen pa fjalë vërbuese, shkëlqimtare e të kallaisura.
Shqipëria e partive dhe partiakeve është biznesi i tyre dhe ata e mendojnë pushtetin si biznesin më fitimprurës.
Edhe barkas të bini, edhe në shpinë të bini, në kurriz, edhe këmbët e këpucët t'ua lëpini partive e partiakëve nuk do gjeni mundësi.
Nëse s'je i partisë nuk je i Shqipërisë. Nëse je i pa parti nuk je i Shqipërisë së partisë e partive.
Shqipëria e të pa partive e jo partiakëve është hiq, nuk vlen, nuk ekziston. Shqipëria e partiakëve ekziston, ajo, vetëm ajo, merr frymë, jep frymë e jetë, vetëm Shqipëria e partive dhe partiakëve të siguron të ardhme, prespektivë, dinjitet, prosperitet.
Atyre që ju rri ngushtë partia, u rri ngushtë edhe Shqipëria. Ata që nuk i do, nuk i begenis partia e partitë, nuk i don e nuk i begenis as Shqipëria që e kanë marrë peng partitë.

2018/04/02

Sherri i taksës për Udhën e Kombit,Rama pritet të bie nga froni!

VIDEO/ Protestë tek Policia e Tiranës, kundër Ramës dhe arrestimeve në Kukës
Momente tensioni tek Policia e Tiranës. Prej orës 19:15 minuta shoqëria civile dhe qytetarë nga të gjitha zonat e Shqipërisë janë duke protestuar kundër Edi Ramës dhe policisë për arrestimet e padrejta në Kukës.

Rreth orës 20:30 minuta kanë mbërritur dhe deputetë të opozitës dhe pjesëtarë të Forumit Rinor të PD-së, duke e rritur numrin e protestuesve.



Ja si do të veprohet dhe çfarë do të synohet...

Për pak momente ka pasur edhe një acarim të situatës pasi protestuesit kanë kërkuar që të futen në ambientet e Policisë së Tiranës për të liruar të ndaluarit.

Ka qenë ndërhyrja e deputetëve dhe kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi që ka shmangur edhe një përleshje mes protestuesve dhe policisë.



Kosova në krahë të kuksianëve, Vetëvendosja akuza Edi Ramës


Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, e ka quajtur terror qeveritar atë që ka ndodhur mbrëmjes e së dielës, kur policia shqiptare ka arrestuar në shtëpi dhjetëra protestues që dogjën kabinat në të cilat paguheshin për vajtje ardhje në tunelin e Kalimashit.

“Populli ka nisur të shikojë qartë edhe përmes mjegullës së terrorit qeveritar. Ai nuk rri më duarkryq kur policia i merr shtëpinë në interes të bankave, kur kryebashkiaku u merr qytetin në dobi të biznesit të betonit dhe kur kryeministri u merr rrugët në funksion të oligarkëve”, ka thënë Kurti. “Solidaritet #meKukësin dhe qytetarët e tij!”.


Ja si do të veprohet dhe çfarë do të synohet...


koment në profilin e saj në facebook, Kurti e ka bërë duke shpërndarë një deklaratë nga Organizata Politike, të cilin mund ta lexoni të plotë e pa ndërhyrje më poshtë.

Represioni policor në mes të natës dhe arrestimi i dhjetëra qytetarëve kuksianë për pjesëmarrje në protestë, përveçse shprehje e pastër e dhunës shtetërore në funksion të majmjes së mëtejshme të oligarkëve, është shprehje edhe e terrorit në të cilin ndodhet vetë qeveria.

Hana Arendt, filozofe liberale gjermane, thoshte se "pushteti bazohet në bindje dhe jo në dhunë, e kur dhuna bëhet mjet i tij, atëherë ky pushtet është në rënie e sipër". Pra, teatri i terrorit në Kukës, më së tepërmi është shfaqje e maktheve makbethiane të Ramës.

Penalizimi i protestës dhe policimi i popullatës është praktikë e përditshme politike e kësaj qeverie, që çoi në gjyq me mijëra kryefamiljarë gjatë "reformës" në energjitikë, me qindra muratorë mëditës me "reformën" në territor dhe urbanistikë, me dhjetëra banorë të Zharrëzës dhe Verrisë që protestonin kundër industrisë së naftës dhe mbeturinave, etj. Tashmë edhe qytetarët e Kukësit.

Mirëpo, populli ka nisur të shikojë qartë edhe përmes mjegullës së terrorit qeveritar. Ai nuk rri më duarkryq kur policia i merr shtëpinë në interes të bankave, kur kryebashkiaku u merr qytetin në dobi të biznesit të betonit dhe kur kryeministri u merr rrugët në funksion të oligarkëve.

Populli ka nisur të kuptojë dhe të luftojë, e asnjë pushtet nuk ka mjaftueshëm pranga, prokurorë e policë sa për të arrestuar një popull në zgjim e sipër. Prandaj Kukësi dhe qytetarët e tij sot duhet të qëndrojnë dhe të mos tërhiqen nga protesta e tyre e drejtë, ndërsa gjithë të tjerët duhet të solidarizohen sa dhe si të munden që flaka e protestës jo vetëm mos të shuhet, por të ndizet edhe më shumë.

Solidaritet me Kukësin dhe qytetarët e tij!


Arrestimi i kuksianëve, deputetët e opozitës ‘çajnë’ rrethimin, futen në Policinë e Tiranës

Pas përplasjes me shoqërinë civile dhe të rinjtë e FRPD-së, drejtuesit e Policisë së Tiranës ku mbahen 13 kuksianë të arrestuar janë dorëzuar.

Disa deputetë të opozites janë futur mbremejn e sotme në ambientet e policisë edhe pas rrezistencës së drejtuesve.



Ja si do të veprohet dhe çfarë do të synohet...
‘Deputetët e opozitës në mbrojtje të qytetarëve të arrestuar në mënyrë të paligjshme kundër grabitjes nga qeveria!’, shkruan kreu i PD-së në Facebook.

Dhjetera qytetare jane duke protestuar para Policise se Tiranes, ku kerkohet liria e qytetareve kuksiane.

Shehu pret të afërmit e protestuesve të arrestuar: Jam në anën tuaj, kam kontaktuar me Metën dhe Ramën

Kryetari i Bashkisë së Kukësit ka pritur në zyrën e tij familjarët e të arrestuarve nga Policia për pjesëmarrjen në protestën e djeshme në Rrugën e Kombit dhe i ka mbështetur ata, duke i njoftuar se është në krahuan e tyre. Në këtë aspekt, i ka vënë në dijeni se ka kontaktuar edhe dje me kryeministrin Edi Rama dhe deri edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Metën, për situatën.

Shehu pret të afërmit e protestuesve të arrestuar: Jam në anën tuaj, kam kontaktuar me Metën dhe Ramën

"Unë jam në anën e banorëve, - tha kryebashkiaku në takim. - I bëj thirrje Prokurorisë që të shqyrtojë me përparësi rastet. Nuk jam dakord me tarifën që është vendosur në këtë rrugë. E kam kontaktuar kryeministrin Rama dhe i kam kërkuar transparencë. Po ia them dhe tani live, të lutem më shumë transparencë për qytetarët e Kukësit. I bëj thirrje edhe Presidentit të Republikës, të cilin e kontaktova dhe dje dhe e informova për këtë që po ndodhte."

Gazetarja e njohur, Sonila Meço rrëzon Edi Ramen me dy FOTO



Reagimet kundër Edi Ramës vazhdojnë të jenë të shumta. Pas reagimit të djeshëm, gazetarja Sonila Meço ka shkruar sërish në rrjetet sociale.

Ajo ka rrëzuar pretendimet e Edi Ramës duke bërë publike vetëm 2 foto.

LEXO EDHE:

Image
VIDEO/ Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve
Ja çfarë shkruan Sonila Meço në Facebook:

A ka pak dinjitet në reagime?

Në përpjekjen për të stigmatizuar reagimin e njerëzve, ndaj asaj që konsiderojnë padrejtësi, kuptoj dënimin e dhunës dhe si nënë që rris një vajzë në këtë vend ligështohem për çdo pasiguri.
Image
Por kur argumenti kundra është se pamjet e djeshme na çojnë një hap pas ëndrrës europiane, këtu ndalem ca dhe ftoj sidomos njerëz të medias që e bëjnë këtë. Sepse pikërisht ata kanë transmetuar pamje të ngjashme nga çdo vend i Bashkimit Europian, ku zemërata ndaj asaj që konsiderohet padrejtësi ka ofruar pamje të ngjashme.

Ja shembujt, të përzgjedhur nga protesta krejtësisht qytetare, për arsye të ngjashme: shtrëngim laku në fyt prej masave sipas tyre të padrejta nga pushteti:

Foto 1: Paris, Francë. Taksistët protestojnë dhunshëm ndaj masave favorizuese për privatët e Über Taxi

Kur do të rrëzohet Edi Rama? Ja përgjigjia e Sali Berishës...


Image result for sali berisha dhe edi rama
“Besoj se opozita do të ngrihet në lartësinë e këtij kushtrimi, por ka një gjë shumë të rëndësishme dhe kam një mesazh për çdo qytetar dhe çdo demokrat: secili duhet të pyesë veten se çfarë do të bëj unë për këta të mjerë, për këta biznesmenë, çdo të bëjë unë për të kthyer shpresën e shqiptarëve, për të rikthyer ligjin?

Pra përgjegjësia duhet të shtrihet në çdo vendim të këtij vendi dhe unë kam besim se opozita do të ngrihet në lartësinë e duhur”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Debati në Channel One”.

LEXO EDHE:
Denoncimi i fortë/ Ja çfarë ndodhi në Kukës me arrestimet...
I pyetur nëse shikonte efekt domino nëse zbatohej e gjithë skema e Ramës për taksat, ish-Kryeministri deklaroi se e gjithë kjo politikë anti-qytetare e bazon në largimin e shqiptarëve nga Shqipëria, dhe sigurimi i kësaj valvule është edhe dobësi e opozitës.

“Kjo e bën edhe më imperative largimin sa më shpejt të kësaj qeverie. Kjo qeveri do të rrëzohet pa i mbaruar mandati, kjo qeveri e ka mbaruar mandatin”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri shprehu bindjen se ata që vendosën flamurin e fitores në Kalimash, nuk ka vend në Shqipëri që të mos vendosin flamurin e fitores.

“Opozita është deklaruar për mosbindje civile me të gjitha format”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se drogën në Portin e Durrësit e kapi Rapiscani, kompaninë që Edi Rama bëri gjithçka që ta largonte nga Shqipëria.

“Droga u kap nga një punonjës i ndershëm, trim, i cili pa një pamje flu. Pse u shkarkua brenda 3 orësh drejtori i Portit, sepse nuk firmosi shkresën që të kalonte kontenierët nga kalata 4 në kalatën 3 që ishte diku në cep të portit”, tha Berisha.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...