Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/23

Blick: U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart!

Një prej mediave më të mëdha zviceravne, Blick, ka falënderuar dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për performancën në fitoren madhështore ndaj Serbisë.
Dy superyjet shqiptare ishin të pakapshëm në pjesën e dytë të takimit që u zhvillua në Kaliningrad.
Foto: Getty Images
Dhe, një prej mediumeve më të mëdha zvicerane, Blick, ka pasur një titulli magjik falënderues për shqiptarët.
“Kombëtarja e ka kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në duart e veta”, filloi titulli.
Për të vazhduar: “U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart”.
Në Zvicër po festojnë çmendurisht fitoren e cila i vë në pozitë ideale për t’u kualifikuar nga ky Kampionat Botëror dhe mediat po falënderojnë shqiptarët për kontributin.
Zvicra mund ta vulosë kualifikimin ndaj Kosta Rikës më 27 qershor.

Shqiponja fluturon lart në Kaliningrad, prehet bileta e Serbisë drejt shtëpisë!

Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.  
Në një atmosferë impozante në Kaliningrad filloi dueli i katër shqiptarëve dhe kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.
Tekniku Petkovic vendosi të startonte me përbërjen e njëjtë te Zvicra, ku Behrami bëri sakrificën duke u rikthyer pas një lëndimi.
Fillimi nuk ishte i mirë për Zvicrën, ku pas një harkimi të Tadic, ishte Mitrovi ai që shënoi për 1-0 (5′).
Xherdan Shaqiri kishte Kosovën në këpucët e tij dhe Kosova e udhëhoqi drejt fitores!, Foto: Getty Images
Në vazhdim Zvicra dominoi duke tentuar të krijonte, por loja e ashpër e Serbisë pamundësoi që të ketë konkretizim.
Deri në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë me duele të forta, e ku madje Xherdan Shaqiri pati fjalosje me Milivojevicin gjatë takimit, e në fund të pjesës së parë e cila përfundoi pa ndryshim në rezultat.
Xherdan Shaqiri kishte disa diskutime pas pjesës së parë, Foto: Getty Images
Pjesa e dytë kishte fytyrë krejt tjetër. U duk sikurse luanët u liruan nga rrethimi dhe ishin të pandalshëm në sulm.
Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra filloi të krijonte rastin me Xhakën e Shaqirin që me kombinime të bukura ç’orientuan mesfushën serbe e cila ishte e gjitha me kartonë të verdhë.
Pas një goditje të Zuber, një top i kthyer u prit në mënyrë fantastike nga Granit Xhaka i cili me një bombë e fotografoi portierin serb dhe shokoi gjithë Serbinë për 1-1.
Goditje e pandalshme, Foto: Getty Images
Ky gol u festua në mënyrë të magjishme nga Granit Xhaka, i cili bëri shqiponjën me një grintë të hatashme prej një luani shqiptar. Aty nuk mungonin as lojtarët tjerë shqiptarë në përqafim e gëzim të këtij goli special (52′).
Serbia e shokuar nga bomba e Xhakës për pak sa nuk pranoi një tjetër supergol.
Festim magjik, Foto: Getty Images
Xherdan Shaqiri me një gjuajtje mjeshtërore lansoi projektilin duke dështuar për pak cakun, pasi topi qëlloi shtyllën me oprtierin i cili ishte pa gjasa.
Në vazhdim kishin raste shumë të mira edhe Zuber dhe Gravranovic, të cilët nuk shfrytëzuan kombinimet e shkëlqyera të Xhakës e sidomos depërtimet e Shaqirit, i cili ishte i pandalshëm për serbët.
Fluturon shqiponja lart në Kaliningrad, Foto: Getty Images
Pas përpjekjes së fuqishme, një pasim maestral i Gavranovic e gjeti Shaqirin i cili si një shqiponjë ishte i pandalshëm duke fluturuar drejt golit dhe duke e vulosur fitoren e madhe të Zvicrës e shqiptarëve me rezultat 2-1.
Të gjithë festuan me shqiponja, duke bërë shqiponjën lart të fluturojë në Kaliningrad.
Natën e mirë, Foto: Getty Images
Pas kësaj ndeshje në Grupin E, Brazili ka katër pikë, Zvicra ka katër pikë dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë, kurse Serbia ka tri pikë. Në ndeshjen e fundit të Grupit E më 27 qershor Zvicra luan ndaj Kosta Rikës që tashmë luan pa synime, kurse Serbia dhe Brazili përballen direkt për kualifikim. Zvicra me një barazim do të siguronte kualifikimin në secilin rast

Bomba e Granit Xhakës barazon rezultatin, pasoi festa magjike me shqiponjë!

Superylli shqiptar, Granit Xhaka, ka barazuar rezultatin në fillim të pjesës së dytë ndaj Serbisë.
Mesfushori fantastik i Arsenalit priti një goditje të kthyer nga më se 25 metra duke shokuar gjithë Serbinë me goditjen e tij bombastike.
Pasi barazoi në 1-1, Xhaka festoi duke bërë shqiponjën me grintë të jashtëzakonshme.
Festa e madhe pasoi edhe në tribuna për këtë barazim i cili rikthen Zvicrën në lojë ndaj Serbisë.

Granit Xhaka hyn në histori, lojtari i parë mbiemri i të cilit fillon me “X” që shënon në një Botëror!

Ishte mbrëmje historike, ishte mbrëmje me emocione, ishte se ç’na ishte!
Zvicra ka shënuar fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë me rezultat 2-1 falë paraqitjeve të Granti Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që shënuan gola në këtë duel.
Granit Xhaka shënoi me një projektil që la të tronditur kombëtaren e Serbisë në fushë.
Granit Xhaka, Foto: Getty Images
Goli i Xhakës ishte gol i barazimit dhe solli edhe golin e dytë që ishte edhe goli i fitores.
Por, goli ka edhe vlerë historike për vet Granit Xhakën.
Sipas një postimi të FIFA-s në rrjetin social Twitter, Granit Xhaka është lojtari i parë mbiemri i të cilit fillon me X që shënon gol në një Kampionat Botëror.
“Xhaka është lojtari i vetëm mbiemri i të cilit fillon me “X” dhe që ka shënuar në një Kampionat Botëror”.
“Jo një prej statistikave më të rëndësishme”, shkruan në postimin e FIFA-s.
Zvicra ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 27 qershor ndaj Kosta Rikës. 

AS: Shqiponja shqiptare e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit irritoi presidentin rus Vladimir Putinin

Është cilësuar provokim. Është cilësuar si politik. Por, festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit pa dyshim se është festimi më i bukur në botë.
Sportivja spanjolle AS ka publikuar një opinion të gazetarit Aritz Gabilondo i cili nga Rusia ka dhënë vlerësimet e tij për festimin shumë të komentuar të djemve shqiptarë të cilët pothuajse i dhanë fund Serbisë për ëndrrën e një gjenerate që ata e quajtën “të artë”.
Gabilondo në shkrimin e tij vlerëson se në Rusi festimi është cilësuar si festim politik para Serbisë dhe gjëja më e keqe është që ka ndodhur në Rusi, në shtëpinë e një prej aleatëve më të mëdhenj të Serbisë.

Mediat serbe e quajnë provokim shqiponjën e shqiptarëve


Mediat serbe nuk kanë mundur që të përballojnë disfatën nga kombëtarja e Zvicrës ku shkëlqyen yjet shqiptare.
Së pari ishte Granit Xhaka ai që shënoi pas 52 minutash lojë me një bombë që e pasoi me një festim spektakolar.
Së dyti ishte Xherdan Shaqiri i cili e dha nokautin ndaj Serbisë me një gol të bukur në kundërsulm.
Kjo nuk kaloi mirë, ku Kurir.rs e quajti të papranueshëm festimin e shqiptarëve.
“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.
Kuriri
Telegraf.rs fitoren e cilëson si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit.
Edhe B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqitparëve.
“Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.
B92.com
Le ta cilësojnë si provokim, ky ishte festimi më i bukur në botë. 

Mediat serbe me luftë speciale kundër futbollistit shqiptaro-zvicran Xherdan Shaqirit

Fotot e Shaqirit nuk nxisin reagime vetëm në Instagram. Edhe mediat serbe tash po drejtojnë “shigjetat” kah futbollisti shqiptar i Kosovës.
Teksa ende kombëtarja e Zvicrës po përjeton sulme frustruese nga kombëtarja e Brazilit e cila u tregua gjithçka pos dinjitoze, tash kombëtarja helvete po sulmohet edhe nga kampi tjetër kundërshtar, ai i Serbisë, shkruan 20min.ch. Dhe, në fokus është askush tjetër pos Xherdan Shaqirit.
Futbollisti ofensiv përkujdeset edhe për kryetitujt e mediave serbe. Diskutim i nxehtë ende është për një foto të tij në Instagram në fund të muajit maj, ku ai tregoi këpucët e tij të lojës. Në këto këpucë siç dihet është flamuri i Zvicrës, ashtu edhe ai i Kosovës. Që prej publikimit të kësaj foto, Shaqiri po ofendohet në komente nga serbët.

Flamuri i Kosovës në këpucë

Në një artikull të gazetës serbe “Kurir” me titullin përçarës: “Sulmuesi i Serbisë i bën ndan shqiptarët në kombëtaren e Zvicrës në dy pjesë”, e për këto këpucë po ashtu komentoi edhe futbollisti Aleksander Mitrovic.
“Gjestin me flamurin e Kosovës nuk e kam marrë si provokim. Ajo është gjëj e tij dhe unë nuk duhet që fare të interesohem për këtë”, tha Mitrovic, para se të lansonte një thumb tjetër.
“Pasi që e duan kaq shumë Kosovën, pse atëherë po mbrojnë ngjyrat e një vendi tjetër? Unë e njoh Shaqirin edhe jashtë prej futbollit dhe është një person i mrekullueshëm, për të cilin është i rëndësishëm fer pleji. Është gjëja e tyre që të bartin këto këpucë dhe me ato të fotografohen. Detyra jonë është që të luajmë aq mirë sa që të ishte ndeshja jonë e fundit e karrierës”.
Edhe portali serb “Srbin.info” shkruan: “Futbollisti zviceran Shaqiri ka filluar një luftë të veçantë kundër Serbisë, kur zbuloi një foto në publik e cila shfaq flamurin e Kosovës”.

“Nuk kemi frikë nga askush”

Reagime të nxehta nxiti edhe një fotografi tjetër që Shaqiri e postoi në fillim të dhjetorit. Aty shihet ai dhe lista e Grupit E. Në fund të listës është Serbia. Sipas portalit serb “srbin.info” është edhe ky një provokikm nga Shaqiri, që kinse ky është një mesazh ng Shaqiri që e sheh Serbinë të fundit në grup. Për këtë foto, Shaqiri shkroi: “Më pëlqen ky short, po ju?”. Edhe në këtë postim shqiptarët dhe serbët u përplasën ashpër në komente.

Deklarata e Shaqirit pas ndeshjes ndaj Brazilit po ashtu nuk u prit mirë nga medait si “Vesti” dhe “Kurir”. Shaqiri deklaroi pas ndeshjes ndaj Brazilit: “Ne nuk kemi frikë nga askush. Ne i dimë aftësitë tona, ne kemi lojtarë të mrekullueshëm. Tash është fokusi në Serbinë dhe ne kemi besim në një rezultat pozitiv. Shrpesoj se njerëzit do të fillojnë të marrin më seriozisht Zvicrën”.

“Humbja është në ADN-në e tyre”

Është e qartë se serbët po thonë se po ndihen të provokuar nga shqiptarët.
“Kjo është më shumë se një ndeshje ndaj Serbisë, shqiptarët do të jenë edhe më të motivuar sepse e konsiderojnë kombëtaren e Zvicrës për shkak të shqiptarëve të shumtë si ekipin e tyre B”, shkruajnë “Telegraf.rs” dhe “Kuriri”, të dy këto media nga Serbia.
Aq larg kanë shkuar këto media, sa që e kanë marrë seriozisht një postim të lloarisë në Twitter, “Albanian Soccer”.
“Kjo ndeshje është plot emocione. Ne do t’u tregojmë serbëve se humbja është në ADN-në e tyre”, kishte shkruar Albanian Soccer në Twitter.
Xherdan Shaqiri në stërvitjen e kombëtares së Zvicrës, Foto: Blick.ch

“Tash, kjo është vetëm një ndeshje futbolli”

A po i nervozon serbët vërtet Shaqiri apo ata duan vetëm të tërheqin vëmendjen dhe të nxisin emocione në publikun serb, është ende e paqartë. E qartë është se Shaqiri ashtu edhe lojtarët tjerë po përgatiten shumë si fizikisht ashtu edhe psiqikisht para ndeshjeve të mbetura.
Se Shaqiri di të dallojë politikën nga sporti, beson një medium më serioz serb, Blic Sport që shkruan:
“Shumë njerëz mendojnë se këtu bëhet fjalë për politikë dhe presin shumë prej tij, pasi që është nga Kosova. Serbia ka luftuar me Kosovën, por tash kjo është vetëm një luftë futbolli dhe asgjë tjetër”.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premtën nga ora 20:00 në Kaliningrad.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...