Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/26

KURR MA AFER ME EUROPEN DHE SHBA

Nga Fritz RADOVANI:




25 PRILL 1993: PAPA GJON PALI II,PERBALLË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT NË TIRANË, LA POROSI:

Image result for papa me nanen tereze

■PAPA GJON PALI II mbasi vizitoi Shqipninë e Gjergj Kastriotit...




Takohën Dy Burra! Njeni me shpatë të futun në kllef , Tjetri me Kryq në krahnor!
Asht Skenderbeu përballë Karol Vojtilës!
Asht Shqiptari përballë Polakut që paqë nuk ban me hasmin tonë!
Asht i zoti i shtëpisë që dorën i shtrinë Mikut që puthi Tokën tonë!
“Hajde! Urdhno!..Mirse të ka prue Zoti, Shtëpia asht e Zotit dhe e Mikut!
Mirëse erdhe, o Burr’ i Bekuem!” E kryet zatesin njeni me tjetrin bash si atëditë...
me 12 Dhjetor 1466, me Palin e II, në Romën plakë!
E dora e rame e Gjergjit mbi gjoks nga 17 Janari 1468, ngrihët naltë!..
“Qé, pra, Karol Vojtila! Ky asht Populli im Shqiptar!
E, Ti jé bash Ai Burrë Trim që bashkë me historinë e Botës mbarë, ké sjellë një Epokë
të Ré edhe për Atdheun tim! Bijtë e mijë, vêni veshin Këtij Burrë e ndigjoni mirë shka thotë!.. Edhe unë dikur...Këta... ndigjova,.. e, Fitova!..”

Related image

■Vëllazën e Motra Shqiptare, Ju përshëndes përzemërsisht!
...Në miqësinë që me keni shfaqë kam kuptue se pata të baj me miqë që kishin një zemër të madhe. Në çiltërsinë tuej pashë kurajon e një demokracie të ré, një demokraci që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, mbas sa vitësh të pafund dhe t’errta të një diktature dhe të një ateizmi mbytës. Ju falemnderës për mikpritjen! Do të këthehëm në Romë me një kujtim të ngrohtë për vendin tuej të ngulitun në mendjën dhe në zemrën time. Ju falëmnderës!

Related image


■Erdha mes jush për me përmbushë misionin tim si Mbasardhës i Apostullit Pjetër në shërbim të Kishës Universale, për me ju dishmue besimtarëve Shqiptarë prej shumë kohësh të munduem, solidaritetin e gjithë bashkvëllazënve të të njejtit besim, të cilët janë shpërnda në të katër anët e Botës.
Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve u sjellë një përshëndetje të përzemërt.

Image result for bashkimi kombetar shqiptar

Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore.
Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e Naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar.
Image result for papa me nanen tereze
■Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.
Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.
Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?
Related image
Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane e t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”. Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.

Related image

■Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë, ishte fjala për Shtet i cili në emën të një Feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit.

Image result for bashkimi kombetar shqiptar
Kurse këtu, Shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzorja”, liria e tyne.


Image result for bashkimi kombetar shqiptar

■Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë sot pikësynimi, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, edhe e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë.

***

Related image

■Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast, – asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashkpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuej dhe në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit.

Image result for bashkimi kombetar shqiptar

Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm.
Megjithatë, dashnia për Atdheun të cilën Ju e ndjeni të fortë ndër këta çaste, nuk duhët të degjenerojë në nacionalizem intolerant dhe agresiv që sot e kësaj dite, po shkakton viktima dhe po ndezë urrejtje të papërmbajtuna në vende të ndryshme të Botës, madje, dhe jo fort larg nga këtu tek Ju.
Përkundrazi, u shtoftë gjithënjë e ma shumë harmonia në bashkjetesë tek Ju.
Duhët mësue arti i dialogut dhe i të dëgjuemit kjoftë dhe kur ky art asht i lodhëshëm.
Ky asht çmimi i lirisë, ky asht sekreti i progresit të vërtetë moral e civil.
Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!

Related image

Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna.
E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.
E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdërueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’u garantohët puna dhe, ajo, që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet,
lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore.

Image result for Papa Gjon Pali II ne shqiperi puth token

■“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia”. Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.
Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe një gatishmëni bashpunimi.

 ■Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë.
Kësaj Shqipnie të posalindun Kisha nuk do t’ua kursejë kontributin e Saj. Ajo sigurisht nuk harron se misioni i Saj asht kryesisht fetar dhe do të ketë shumë kujdes, për mos me hy në çeshtje thelbësisht politike por, e mbështetun në forcën e Ungjillit Kisha që u ngrit nga Krishti si lajmëtare në Botë, do ta ofrojë ndihmesën e vet kjoftë me pjesëmarrjen në punë të institucioneve të Saja, kjoftë mbi të gjitha, me mbështetjen e Saj në favor të një humanizmi të vërtetë, i cili ngritë përsonin, i pamë ky në Dritën e Zotit dhe i përfshimë në të gjitha dimensionet në qendër të çdo projekti ekonomik, social dhe politik.

Image result for populli shqiptar

■Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit!

Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës.

■Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë në vitët
e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar.
Lé ti ndrisë hapat e Tu dashunia për familjën, shpirti i vëllaznimit, mikëpritja ndaj të huejt e vetitë që e dallojnë Popullin Tuej, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të traditave shekullore Shqiptare. Lé të ushqejë guximin Tand Feja e besimtarëve të Tu në një Zot të vetëm, të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë, do ti përkushtohën shërbimit ndaj drejtësisë dhe paqës.

Image result for Papa Gjon Pali II ne shqiperi puth token

■E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell e ruen mbrenda vetës hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.

Image result for Papa Gjon Pali II ne shqiperi puth token


■Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...


Image result for populli shqiptar
■Erdhi çasti i ndamjës.

Ju përshëndes i prekun thellë në zemër e me mirënjohje që Ju kam pranë.
Përshëndes të gjithë Shqiptarët e shpërndamë në të katër anët e Botës.

***
Related image
■Vllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun!
Zoti e ruejtë Atdheun Tuej! Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën!
Në Emën të Zotit Ju përqafoj e Ju Bekoj të gjithëve!
Mirupafshim! Ju uroj me gjithë zemër: Gjithë të mirat!”
(Perkthye nga Prof. Gj. Sinishta, Buletini Katolik Shqiptar, Vol. XIV, viti 1993.
Në këte artikull kam vue këtu pjesët që lidhen me temen. F.R,)

Related image

■Me 2 Prill 1999 Papa Gjon Pali II tha: "I përbuzun e i dëbuem asht Krishti në njeriun e munduem e të vramë në luftën e Kosovës dhe kudo që ngadhënjen kultura e vdekjes".

Image result for Papa Gjon Pali II ne shqiperi puth token

■Papa Gjon Pali II, në mesazhin e tij Urbi et Orbi, pikërisht për Pashkët e vitit 1999, tha: "I lutem Zotit të ringjallun t'i japë dhuratën e paqes, së pari tokës së martirizueme të Kosovës, ku lot e gjak vazhdojnë të përzihen në një skenar dramatik urrejtjeje e dhune. Mendoj, për ata që janë vra, për ata që kanë mbetë pa shtëpi, për ata që janë largue me forcë nga familjarët, për ata që janë detyrue të ikin larg..."

Related image

■Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë.


Related image

●Vendet e Bashkimit Europian paperjashtim në mënyrë unanime do të votojnë më 28 Qershor 2018 për çeljen e negociatave me Shqipninë.


Related image

Rikujtojmë: “Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”
Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”


Related image

■Po kurr mos harroni fatkeqsinë e madhe: Kur shtetin e drejtojnë qeveritarët e shitun!

Melbourne, 26 Qershor 2018.


2018/06/25

Rexhep Taip Erdogan fiton thellë zgjedhjet presidenciale në Turqi





Rezultatet paraprake të zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Turqi, të cilat u mbajtën këtë të dielë, favorizojnë presidentin Erdogan. Pas votimit të 81 milionë zgjedhësve në Turqi ish presidenti Recep Taip Erdogan deri më tani numëron rreth 52% të votave në favor të tij, duke u ndjekur nga kundërshtari Muharrem Inç i Partisë Popullore Republikane të opozitës me 30% të votave.

Erdogan po shkon në zgjedhjet presidenciale në Turqi që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh. Në këto zgjedhje Erdogan ishte në garë me 5 kandidatë, ish mësuesin e fizikës Muharrem Inç, i cili i përket Partisë Popullore Republikane të opozitës, Ish udhëheqësi pro-kurd i burgosur Salahattin Demirtas, ish ministrja e brendshme Meral Aksener nga Partia e Parë e Mirë.



Presidenti shqiptar Ilir Meta uron Erdoganin për suksesin e fitores në zgjedhje




Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi, Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Meta shkruan:

I nderuar Zoti President,

Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk.
Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë.

Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite.

Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë. Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të Turqisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.






Rexhep Taip Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi. Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave, kandidati i partisë islamike-konservatore Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka mbledhur 52,7% të tyre. Këtë e bëri të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Sfiduesi më i madh i Erdoganit, Muharrem Ince i partisë opozitare CHP, sipas këtyre të dhënave ka zënë vendin e dytë, me 30.6% të votave. Nëse Erdogani e humbiste shumicën absolute dhe merrte në fund më pak se 50% të votave, ai duhet ta kalonte në 8 korrik në balotazh kundër kandidatit që do të zërë vendin e dytë.




Edhe në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara po këtë të diel, koalicioni i Erdogan ka marrë mbi 53.9% të votave, një mazhorancë absolute. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë kanë dalë mijëra mbështetës të Erdogan në rrugë për të festuar

Ai konsiderohej si një kandidatët më të fortë, por duket se Erdogan ka marrë një fitore bindëse.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura të dielën në Turqi.

“Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë … Kombi ynë më dha detyrën e presidencës dhe pushtetit ekzekutiv”, – u tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll duke cituar rezultatet jozyrtare, sipas të cilave ai bëhet lideri i parë i Turqisë nën sistemin e ri presidencial të qeverisjes.




“Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”, shtoi Erdoğan, duke iu referuar aleancës parazgjedhore me Partinë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Presidenti turk theksoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit gjatë zgjedhjeve të sotme është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90%”, – u shpreh Erdoğan.
Ai tha se qëllimi i qeverisjes së re do të jetë që Turqia të arrijë drejt synimeve të vitit 2023.

“Do të vazhdojmë të përpiqemi që Turqia të shkojë edhe më përpara në çdo fushë”, tha Erdoğan.


Pas suksesit në zgjedhjet e mbajtura të dielëln në Turqi, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë mesazhet e para të urimit. Anadolu Agency, agjencia shtetërore e lajmeve thotë se me anë të një telefonate kryeministri shqiptar Edi Rama ka uruar Erdogan për fitoren.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin”

Erdogan ka marrë urime edhe nga Maqedonia Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Bie në sy se asnjë nga liderët e Europës perëndimore nuk e ka uruar Erdogan.





Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e rizgjedhjes në krye të Turqisë.

Përmes një postimi të shkurtër në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka thënë se nga Turqia vjen lajmi se presidenti Erdogan ka fituar zgjedhjet.

“Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk. Kosova dhe Turqia mbesin partner të mirë”, ka shkruar Pacolli.

Image result for partia e drejtesise

Partia e Drejtësisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook ka uruar fitoren e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë:


Partia e Drejtësisë përgëzon dhe uron popullin dhe shtetin e Republikës së Turqisë për fitoren e radhës së demokracisë popullore të përfaqësuar me zgjedhje të lira dhe paqësore parlamentare dhe presidenciale të mbajtura sot në këtë shtet mik, në pajtim me standardet më të larta Evropiane me dalje impresive të qytetarëve në zgjedhje afër 90 për qind. Kjo fitore e radhës e popullit dhe shtetit të Turqisë gëzon çdo anëtarë dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë duke pasur parasysh lidhjet e shumëfishta të ndërsjella, familjare, ekonomike, politike dhe shtetërore ndërmjet popujve dhe shteteve tona.

Partia e Drejtësisë: Nuk e votojmë demarkacionin

Me këtë rast Partia e Drejtësisë uron përzemërsisht fitoren e jashtëzakonshme të mikut më të madh të popullit Shqiptarë dhe të Republikës së Kosovës në Turqi, Presidentit të rizgjedhur të Republikës së Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, me urimet më të mira për shëndet personal, mirëqenie të përhershme të popullit dhe shtetit Turk, si dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy shteteve dhe popujve tonë.

Partia e Drejtësisë është e bindur se fitorja e Presidentit Erdogan dhe Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në zgjedhjet e sotme paraqet ngjarje tejet të rëndësishme për përparimin e mëtutjeshëm të proceseve demokratike në Republikën e Turqisë, fuqizimin e rolit të sajë qenësor për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, si dhe mbështetjen e mëtutjeshme të Republikës së Turqisë për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Agjencioni Floripress

          Flori Bruqi

Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët serbë çfarë po bëjnë


FIFA, dënojeni edhe Ronaldon, Ozilin, Ramosin, Pepen, Rafinhan...




Zvicra mposhti Serbinë me dy gola të kosovarëve, Granit Xhakës i cili barazoi rezultatin në 1-1 me një super gol në minutën e 52’të, dhe Xherdan Shaqirit, i cili shënoi për 1-2 në minutën e 90’të.

Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët serbë çfarë po bëjnë

Që të dy djemtë e Kosovës golin e festuan duke bërë shqiponjën me duar, drejtuar tifozëve të stadiumit.

Por, gjesti i tyre ka nervozuar shumë tifozët serbë, të cilët u janë kthyer Twitter-it për t’u ankuar.

Shumë tifozë serbë në Twitter po shkruajnë se gjesti i Xhakës është provokim dhe se FIFA duhet të reagojë.

Momenti qesharak i tifozëve zviceran pasi shënon Shaqiri

Momenti qesharak i tifozëve zviceran pasi shënon Shaqiri

Derisa ne në Kosovë të gjithë po festojmë momentin e Xhakës dhe Shaqirit, zviceranët festojnë më ndryshe

Derisa Shaqiri shënoi golin e fitores, dikush nga tifozët e Zvicrës kanë hedhur në drejtim të tij djathin zviceran.

Siç e dini, djathi është njëri prej ushqimeve tradicionale në Zvicër.

Dejan Saviçeviqi çmend çfarë thotë për Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Serbinë
Dejan Saviçeviqi çmend çfarë thotë për Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Serbinë


Në Serbi pothuajse i madh dhe i vogël flasin për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Frikë e madhe nga Shaqiri. Shaqiri trup vogël ka mbjellë frikë të serbët para sfidës me 22 qershor, në kuadër të grupit E të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.

“Legjenda e futbollit, që ka luajtur për Jugosllavinë deri në vitin 1998, Dejan Saviçeviç, është i mërzitur me rezultatin e ndeshjes Zvicër - Brazil, por beson në fitoren e të përzgjedhurve të Mladen Krstanjiç kundër Zvicrës. “Tani është një situatë e komplikuar për Serbinë. Ju duhet ta mundni Zvicrën nëse doni të kualifikoheni më raundin e dytë. Serbia ka cilësi për ta bërë këtë, por do të jetë nën presion të madh”, tha mes të tjerash Saviçeviç .




Saviçeviq flet për Xherdan Shaqirin. “Si kundër Shaqirit? Po do ta ruaj Kolarov”, tha Saviçeviqi. Kjo është një deklaratë që çmend sepse Saviçeviq vetëm Kolarovin e sheh që mund ta ndalë Shaqën.

Edhe ‘Veçernj Novosti’ edhe “Informer” i kanë kushtuar rëndësi Shaqiri sepse e konsiderojnë si jashtëzakonisht të rrezikshëm.

E pranon futbollisti serb: Ne jemi “gllupa”

E pranon futbollisti serb Aleksander Mitrovic : 
Ne jemi “të marrë”


Aleksander Mitrovic ka thënë se futbollistët e Serbisë janë “të marrë”, që në shqip do të thotë budallenj.

“Unë nuk e di çfarë të them. Ne nuk arritëm të mbrojmë rezultatin. Luajtëm si të pa kry dhe kremi pranuar dy gola të lehtë. çfarë të themi më shumë, jemi budallenj, budallenj, budallenj” ka thënë Mitrovic.

Kujtojmë se pikërisht Mitroviq e shënoi golin e vetëm për Serbinë në këtë ndeshje.

Petkovic zbulon paraskenat se çfarë u tha lojtarëve të Zvicrës pas përfundimit të pjesës së parë

Petkovic zbulon paraskenat se çfarë u tha lojtarëve të Zvicrës pas përfundimit të pjesës së parë Selektori i Zvicrës ka folur pas triumfit 2-1 kundër Serbisë

Ai ka zbuluar prapaskenat gjatë pushim 15 minutësh pas pjesës së parë, për atë se çfarë u tha lojtarëve të tij dhe si i motivoi ata.

“Ka qenë ndeshje interesante. Personalisht pas golit të parë kemi qenë euforik – it mënyrë e shkëlqyeshme të shënojmë. Pas pjesës së parë askush nuk besoi qe do ta përmbysim rezultatin. Kishte aspekte pozitive dhe negative”, deklaroi Petkovic.

Festa e çmendur e kroatëve, kallin flamurin e Serbisë dhe thërrasin Kosova


Festë të shthurur po bëjnë edhe tifozët kroatë përgjatë zhvillimit të kampionatit botëror të futbollit në Rusi.
Festa e çmendur e kroatëve, kallin flamurin e Serbisë dhe thërrasin Kosova

Tifozët e kombëtares së Kroacisë hynë në listën e më të organizuarve në Botëror. Ndjekin kombëtaren e tyre kudo nëpër stadiumet e Rusisë, e s’po iu mungojnë as fitoret. Ndeshjen e fundit mposhten Argjentinën me rezultat 3-0.

E as kroatët nuk po e lënë pa përzier politikat e Ballkanit në Botëror. Në një video që po qarkullon në internet shihet tifozët kroatë teksa festojnë, por jo vetëm me këngë dhe pije.

Për ta bërë festën më argëtuese kroatët dëgjohen tek këndojnë këngë nacionaliste, përmendin edhe Kosovën, ndërsa djegin flamurin e Serbisë.


FIFA ka nisur procedurë hetimore kundër Granit Xhakës dhe Xherdanit Shaqirit

FIFA, dënojeni edhe Ronaldon, Ozilin, Ramosin, Pepen, Rafinhan...

FIFA ka nisur procedurë hetimore kundër Granit Xhakës dhe Xherdanit Shaqirit dhe me gjasë lojtarët nga Kosova që luajnë për Zvicrën do të dënohen me dy ndeshje moslojë.



Image


Por, para se ta bëjë këtë, FIFA duhet ta dijë se simbolin e shqiponjës nuk e kanë bërë vetëm Xhaka dhe Shaqiri, por edhe shumë lojtarë të tjerë.

Image

Këtë e kanë bërë edhe lojtarë si Ronaldo, Ozil, Ramos e Pepe.

 Image

Image


Image




Hulumtuesi i njohur, Krenar Gashi, alarmon për vjedhje në ‘Shell’


Hulumtuesi i njohur, Krenar Gashi, alarmon për vjedhje në ‘Shell’



Studiuesi dhe anëtari i shoqërisë civile, Krenar Gashi, përmes Facebook ka publikuar një shqetësim të tij që lidhet me vjedhje në litër nga kompania e derivateve ‘Shell’.

Sipas tij, ai kur ishte futur në pompë, kishte pasur gati në gjysmë rezervuarin 60 litërsh, mirëpo sipas tij, nga pompa u shprazën fiks 56 litra.

“Rezervuari pak përfundi gjysmës, por ende larg rezervës… U ndala në Shell, kinse kompani globale, me marrë naftë. Çuditërisht, rezervuari me kapacitet total prej 60 litrash i nxuni plot 56 litra”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai ka sqaruar se është ankuar në pompë, mirëpo ka thënë se ankesën do ta drejtojë edhe tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, Gashi ka thënë se dikur i injoronte fjalët ‘litri është litër’, mirëpo ngjarjen e sotme ai e ka konsideruar si të tepërt. Për këtë aryse, Gashi ka thënë se e ka bojkotuar Shell’in.

“Gjithë i kam injoru ato fjalët ‘litri nuk është litër’ por kjo sot ke e tepërt. Pas skandalit me sulfur në HIB e refuzimit të Petrol Company me lëshu kupona fiskal, tash edhe Shell/Al-Petrol hyjnë në listën e kompanive që i bojkotoj aktivisht”, ka shkruar ai.

Sidoqoftë, ‘Shell’ sapo ka hyrë në tregun kosovar, pasi ka blerë pikat e shitjes së derivateve të Al Petrol. Kjo kompani së fundmi pati probleme me MTI, pasi sipas tyre, kompania nuk kishte marrë licencë.

Imami i Gllogjanit, Binak Tolaj reagon ndaj deklaratës së imamit Bedri Bytyçit

Hoxha Bedri Bytyqi s’i ndalë fjalët kundër Ramush Haradinajt

Related image

Imami Bytyqi thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale, por nuk ndryshon mendim për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Një veprim i hoxhës së fshatit, i preku fort banorët e fshatit Fortesë në komunën e Rahovecit. Të dielën, ata panë se imami i tyre Bedri Bytyçi, shkroi në Facebook, duke kërkuar që Hilmi Haradinaj, të bojkotohet nga hoxhallarët për ceremoninë mortore.

Prandaj, u mblodhën dhe vendosën që ta shkarkojnë atë. Për këtë ata nuk deshën që të flasin para kamerës.

Por, hoxha i fshatit tha se reagimi i tij ishte emocional, dhe kishte të bënte vetëm me Ramush Haradinajn.

“Ishte një lloj metafore kundër Ramushit e jo kundër familjes së tij. Unë sinqerisht së pari i kërkoi falje familjes sime që jam bo sebep që ju kanë dërgu disa selame, disa të shame prej rrjeteve sociale. Pastaj i kërkoi falje fshatit, se fshati nuk ka gjë të keqe me mua e as unë me ta. Shumë mirë kam kalu me ta. Dhe i kërkoi falje familjes së Haradinajt, por jo Haradinajt’, tha ai.

Sipas tij gjithçka lidhet me një deklaratë të Ramush Haradinajt kur në mediat serbe kishte thënë se prejardhja e tij është katolike.

Ani pse hoxha është edhe zyrtar i partisë Fjala reagimi thotë se nuk kishte motive politike.

‘Ishte reagim emocional. Feja na mëson me pas edukatë dhe mirësjellje mirëpo unë disa herë jam ndi i ofenduar prej deklaratave të Ramushit”, theksoi ai.

Bytyqi e fshiu edhe statusin në Facebook e profili i tij u hakua.

Ndërkaq tha se pranoi disa kërcënime.






Reagim i ashpër i hoxhës së Gllogjanit ndaj imamit Bedri Bytyqi: Ja çka thotë për babain e Ramush Haradinajt


I vetshpalluri imam i kishte ftuar edhe hoxhallarët tjerë që të mos shkojnë në ceremoninë e varrimit të babait të kryeministrit Ramush Haradinajt.



Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra në vend, duke u quajtur si tendencioze, përçarëse dhe fyese.

Pas këtyre deklaratave ai kishte fshirë shkrimin e bërë në Facebook, e gjatë ditës kishte kërkuar edhe falje.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe imami i Gllogjanit, Binak Tolaj.


Image result for ramush haradinaj dhe varrosja e hilmi haradinajt


Ja reagimi i tij i plotë:

-Reagim lidhur me deklaraten e hoxhe Bedri Bytyçit lidhur me vdekjen e Baces Hilmi Haradinaj-

Feja Islame si fe e zbritur nga Zoti i Madherishem, në dritën e mësimeve dhe udhëzimev të saj, çdo personi i ruhet dhe i garantohet dinjiteti njerezor, madje kjo vlen edhe per ate qe vdes dhe ndahet nga kjo bote. I Derguari i Allahut, Muhamedi -?-, perkunder qe jetoi ne nje kohe kur neperkembej e drejta e çdo kujt dhe ate ne te gjitha aspektet,, ai predikonte per drejtesi dhe meshire mes besimtareve. Porositë e tij jane madheshtore, por sa here qe ato anashkalohen nga besimtaret, si rezultat pason padrejtesia dhe e keqja mes tyre.



Ne nje prej porosive te tij lidhur me dinjitetin e njeriut si qenie e vecuar e Zotit, na ka mesuar duke thene: “ Shenjteria e besimtarit te vdekur eshte po e njejt si shenjteria e tij i gjallë”, dmht ashtu sikur nuk lejohet t’i cenohet e drejta e tij gjate jetes se tij, ashtu eshte e ndaluar t’i cenohet per se vdekuri. Ashtu sikur nuk lejohet pergojimi i besimtarit sa eshte ne jete, ashtu nuk lejohet pergojimi i tij pas vdekjes, ashtu sikur nuk lejohet shpifja ndaj tij gjate jetes se tij, e njejta dispozite vlen edhe pas vdekjes se tij, madje thyrja e eshtrave te te vdekurit, e ka te njejten diapozite sikur thyrja e eshtrave te tij si I gjallë.

Keto sqarime jane te padiskutueshme ne mesin e muslimaneve, madje edhe te masa e thjesht e tyre, mirepo, fatkeqesisht , jo edhe per nje hoxhë Bedri Bytyçi i cili ka shkruar lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinit -Allahu e past ne meshiren e Tij- Ai, ne shkrimin e tij e ka anashkaluar te verteten, ka bere padrejtesi, ka cenuar dinjitetin njerezor te nje muslimani dhe ka bere shpifje, e qe te gjitha keto jane shume te renda kur behen kundrejt nje te vdekuri, dinjiteti i te cilit eshte i pacenueshem ne Fene tone.

Me keto fjale, si imam qe sherbej qe 35 vite ne Xhamine e fshatit Prilep, pjese e te ciles jane edhe banoret e fshatit Gllogjan, ne kete rast edhe Baca Hilmi Haradini, deshiroj te reagoj ndaj padrejtesise dhe shpifjeve te imamit ne fjale dhe ndjej si obligim per te sqaruar per te gjithe ata qe jane dezinformuar se i ndjeri pervec sakrifices se madhe familjare, ai vazhdimisht ka qene perkrahes dhe asnjeher ne takimet tona si: iftare, t’pame e ndeja te ndryshme, nuk di ndonje kundershtim te tij ndaj Fese. Andaj, ne jemi te obliguar te deshmojm per ate qe eshte e dukshme dhe siperfaqesore, ndersa per ate qe eshte ne zemer e di vetem Zoti I Madherishem. Ne jemi deshmitare, ndersa Allahu eshte Gjykues!

E shkroi:
Mulla Bainak Tolaj

Imam ne Xhamine e fshatit Prilep
 dhe anetarë i Keshillit te Bashkesise Islame ne Decan

------------



Floriprees:Gllogjan 18.06.2018





ME NDERIME TË LARTA SHTETËRORE, 
VARROSET HILMI HARADINAJ

Në Gllogjan të Deçanit janë bërë homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë të jetë tejet i pikëlluar teksa fliste për babain e tij, tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinaj.



Kryeministri në homazhet për babain e tij tha se ndarja nga jeta e Hilmi Haradinajt ka shumë porosi, mirëpo më e rëndësishmja sipas tij është se njerëz të cilët besojnë në të drejtën e tyre, ata gjithmonë krijojnë vlera të reja, ashtu siç ishte babai i tij.

“Ndarja nga babai ynë,nga Hilmiu, ka shumë porosi dhe ndjenja, por ajo që është me rëndësi është se ata që besojnë në të drejtën e tyre, krijojnë edhe vlerë të re, babai ynë në një kohë jo shumë të lehtë arriti të krijojë njerëz që e duan dhe e mbrojnë lirinë”, u shpreh Haradinaj.

“Liria e Kosovës ka ardhur me shumë mund, dhe është si rezultat i shumë mundimeve dhe si rezultat i ndihmës së miqve tanë. Porosia është t’i mbetemi besnik, ashtu si ishte besnik për lirinë babai ynë. U prefsh në paqe plak”, përfundoi Haradinaj.

Në homazhe në Gllogjan për Hilmi Haradinajn kanë marrë pjesë politikanë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit Hilmiut.

Related image

Përderisa po shënohej ceremonia mortore për vdekjen e Hilmi Haradianajt është presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili mori fjalën duke përkujtuar gjithë sakrificat e tij përgjatë luftës dhe pas saj.

Gjatë fjalimi të tij ai pati fjalë prekëse për të, duke thënë se lajmin për vdekjen e babait të kryeministrit të vendit, e kanë marr me dhimbje bashkëluftatarët e tij dhe e gjithë Kosova.

“Lajmin për vdekjen Hilmi Haradainjt e kemi marrë me dhimbje ne si bashkëluftëtarë të tij, por ishte i dhimbshëm edhe për familjen dhe gjithë në Kosovë dhe kudo që jetojnë shqiptarët.

Të nderuar të pranishëm, bacin Hilmi e njoh qysh ne fillimet e para të themelit të UÇK-së për Dukagjin e Kosovë.
Image result for ramush haradinaj dhe varrosja e hilmi haradinajt

Më herët përmes Kadri Veselit e kisha takuar Luanin, me Luanin dhe Kadriun kalonim shpesh kufirin Shqipëri-Kosovë deri në rënien heroike të Luanit.

Gjithmonë nga udhëtimi i gjatë dhe rraskapitës i bjeshkëve në dimër dhe verë, në shi, në borë, acar me të hyrë në Kosovë, me ne ishte Shkëlzeni, për t’u strehuar tek baca Hilmi dhe për të vazhduar tutje në Jabllancië.

Hilmi gjithmonë tregonte urtësi, mature dhe vendosmëri të lartë patriotike.

Ai nuk iu bashkëngjit UÇK- së por ishte ndër themeluesit dhe pjesëtarët e parë të themelimit të UÇK-së.
Image result for ramush haradinaj dhe varrosja e hilmi haradinajt
Ishte emblemë e UÇK-së. gjithmonë baca Hilmi vazhdonte me këshillat e mençura dhe atërore për të gjithë ne, para, gjatë dhe pas luftës.

Dhe nuk ishte si të mos ndodhte kështu sepse Ismajl Haradianj ishte ndër udhëheqësit e Lëvizjes Për Kauzën e Kosovës.

Ju humbët një bashkëshortë, një baba dhe një gjysh të jashtëzakonshëm. Ne mbetëm pa një bashkëluftëtarë, pa një veteran, pa një njeri me zemër të madhe. Një burrë i dëshmuar dhe I sprovuar në ditët më të vështira të Kosovës dhe kombit.

Related image

Baca Hilmi nuk u dorëzuar as përballë sfidave jo të lehta edhe në kohën e pasluftës. Ai me dinjitet dhe qetësi përballoj padrejtësitë e të burgosjes së të bijve të tij. Të gjitha goditjet e jetës i përballoj faqebardhë. I urtë, modestë. Burrë i Dukagjinit, Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.

Baca Hilmi vdiq në muajin qershor kur anembanë Kosovës po shënohet çlirimi i Kosovës. Figura e ndritur e bacës Hilmi meriton nderimet institucionale.

Dekoratën jubilare të Pavarësisë më lejoni t’ia dorëzoj familjarëve të familjes Haradinaj”, ka thënë ai.


Ndërsa, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë sot pjesë në homazhet për babain e kryeministrit, Hilmi Haradinaj, i cili vdiq të shtunën pas mesnate nga një sëmundje e rëndë.

Me nderime shtetërore është varrosur Hilmi haradinaj, babai i kryeministrit. Ai është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

Babai i kryeministrit vdiq pasi qëndroj disa ditë i shtrirë në spital. Shumë njerëz, personalitete të ndryshme kanë zgjedhur që në forma të ndryshme të përkujtojnë atë teksa në homazhet dhe varrimin e sotëm mijëra njerëz kanë qëndruar në Gllogjan.


Ndryshe, Hilmi Haradinaj vdiq në orët e para të së dielës, pas pas një sëmundjeje të rëndë dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë.(Flori Bruqi)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...