Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/16

Nga Lulzim Logu :Tahir Bezhani një libër për mësuesin, pionerin e përjetshëm të qytetarisë


Monografia si kronikë dhe dokument, si rikthim në vlera dhe si mesazh për kohën në vazhdim mbetet një ndërmarrje serioze e autorëve të përgjegjshëm të cilët padyshim e kuptojnë rëndësinë e patjetërsueshme të evokimit të figurave dhe kontributeve historike në kohra të individëve apo grupeve të ndryshme shoqërore.Tahir Bezhani ka provuar disa herë sprovat monografike, sidomos për figura që në një moment të caktuar të duket se janë harruar në tisin bukur të rënduar të periudhave të caktuara historike dhe bash atherë janë kujtuar me respekt dhe realizëm prej tij nëpërmjet kronikave konçize dhe adekuate, duke ju përmbajtur të vertetave dhe duke shmangur emocionalitetin alla patriotik, që shpesh tingëllon fals, kur faktin e përmbyt ekzagjerimi dhe teprimi.Aq më tepër kur shfaqet dukuria e librave të porositur dhe të sponsorizuar për efekte dhe shkelqime natyrisht të pamerituara dhe aspak në konotacion me ngjarjet dhe rrjedhat e njohura historike.
Tahir Bezhani si një krijues modest i qaset ndriçimit të figurave të vëndlindjes, në rrënjën dhe gjenezën e vet, duke kuptuar dhe besuar se kësisoj mundet të rrokë më tej edhe përmasa më të mëdha historike dhe jo vetëm. Duke besuar se të arsimuarit përbën bash thelbin e zhvillimit normal dhe bashkëkohor të një shoqërie në një stad të caktuar, ai joshet dhe kerkon të zbulojë fijet më të ndritshme të historisë së arsimit lokal dhe më tek kombëtar, duke sensibilizuar dhe përkujtuar mbështetur në emrat me renome dhe tash ikona të memories arsimore, siç është në këtë rast mësuesi Sadri Nuza .
Momente pikante dhe domethënëse, vlera të dukshme karshi antivlerave në sulm të vazhdueshëm,shfaqje të kombëtares dhe atdhetarizmit, theksim konkret i detyrave tona imediate ndaj vendit dhe të ardhmes, përbëjnë thelbin e mesazhit lehtësisht dhe qartësisht të dallueshëm në faqet e këtij libri që vjen si një traktat dhe praktikë pozitive përkujtimi dhe vlerësimi pikërisht për mësuesin, pionerin e përjetshëm të qytetarisë, vetëdijësimit dhe edukimit të një shoqërie , e cila vjen nga një kalvar vuajtjesh, pushtimi dhe humbjesh njerëzore.Ku bash arsimi, të mësuarit, libri dhe shkronjat mësuar bodrumeve të fshehta, shtëpive dhe vendngujimeve si sfidë mbijetese dhe qendrese njerëzore, kanë provuar të jenë çelësi i saj ,emblema dhe kujtesa e një kombi, duke mos humbur orientimin dhe shpresat historike.
Sadri Nuza është një mësues modest, një veprimtar i natyrshëm i çeshtjes kombëtare, njëri ndër mijra të tjerët, por në këndvështrimin dhe qasjen interesante të autorit, përmasat dhe limitet e tij rriten dhe bëhen më konkrete, më të besueshme, hapen në kohra dhe hapësira, duke kaluar nga emri i përveçëm tek dukuri dhe shembuj kombëtar, ngërthejnë fate dhe përplasje, humbje dhe fitore, ulje dhe ngritje, përherë me besimin e patundur se jetësimi i ardhshëm dhe përcaktimi i vendit dhe trendit të tij aktual kalon pikërisht nga traseja dhe binarët e arsimit, pishtarët e të cilit janë bartësit e të vertetës si Sadri Nuza me shokë.
Monografia tingëllon si një këngë, si një baladë, leximi ngjan me një moment përkujtimi, nga ato momente të përditshme që shpesh i harrojmë brigjeve të halleve tona.Janë pikërisht krijuesit që na ndërgjegjësojnë, që na shkundin harresën e kohës, që na kthejnë mallin dhe rivlerësimin, që na kujtojnë identitetin dhe korsitë e hapura të jetës, ku zhvillimi dhe prespektiva na pret.Dhe ku mësuesit, intelektualët janë padyshim maja, lartësia prijëse, fari ndriçues i cili na kujton gjithmonë dallimin e vlerave nga antivlera dhe na vetëdijesojnë për kahun e duhur objektiv të zhvillimit dhe qasjes sonë kombëtare.
Nuk ka rëndësi madhësia e një libri në fletë, as tërheqja ndaj shpikjeve dhe të paqënave historike, ashtu modestisht, si një bisedë rasti,si një komunikim i zakonshëm dite, si një kontakt miqsh, si një bisedë brezash, rast pas rasti, kronikë pas kronike, me dëshmi të sinqerta, në këto pak faqe vjen një histori e madhe, një shembull i duhur, një portret mbresëlënës, një përkujtim adekuat, një mesazh i ngrohtë. Stili konçiz, objektiviteti dhe mbizotërimi i faktit dhe kujtimit sublim që vjen nga kujtesa e ndershme njerëzore e bëjnë librin të suksesshmëm dhe thërrasin për një vemendje të shtuar ndaj vlerave gjithnjë të rrezikuara nga harresa në rrjedhat e globalizmit dhe tjetërsimeve.
Bezhani, poeti i njohur, tregimtari dhe publicisti, tash e shkruan me meritë emrin e tij në kronikat e përkujtimit dhe ndriçimit historik të vlerave të arsimit tonë kombëtar.

Një promovim libri shumë e mocionues (përshtypjet e një pjesëmarrësi)


Nga Përparim Hysi

Kisha një ftesë nominale për të marrë pjesë në këtë ceremoni festive siç ësht promovimi i një libri. Më kish ftuar QANI ZAIMI që promovonte librin e tij të parë "Mes tekave të jetës". Epo sa për të njohur lexuesin me autorin e librit të tij të parë, u them lexuesëve se QANI ZAIMI është me profesion mësues; ka punuar një jetë të tërë si mësues në rrethin e SKRAPARIT dhe, pse ka bërë emër në profesionin e mësuesit, ka fituar titullin "Mësues i merituar" dhe jo vetëm kaq: është "NDERI I SKRAPARIT". Vetëm kaq do të majftonte që ta quaj veten të privileguar që isha një nga të ftuarit e këtij eventi të bukur kulturor.
Promovimi u bë në një nga mjediset komode të HOTEL "MONDIAL" në Tiranë, ditën e enjte në datën 12 korrik. Salla e mbushur plot qe si një fshat i bukur që nuk do kallauz. Paneli që drejtonte gjithë këtë ceremoni festive, qe paksa i "rëndë". Veç autorit që është Mësues i merituar dhe Nderi i Skraparit, aty qenë ulur një POET nga më të bukurit që ka LETËRSIA MBARËSHQIPTARE(nga poetët që janë gjallë),XHEVAHIR SPAHIU që veç titujve e ndereve, edhe XHEVUA është NDERI I SKRAPARIT dhe ngjitur me të,PROFESOR-DOKTOR AJLI ALUSHANI,edhe ky një PERSONALITET i madh në FUSHËN e MJEKËSISË që, veç vlerësimeve të tjera, është dhe NDERI I SKRAPARIT. Në krahun e djathtë të QANIUT, shoku i vjetër i shkollës NORMALE të ELBASANIT dhe në UNIVERSITETIN E TIRANËS, gazetari veteran, shkrimtari dhe poeti DURO MUSTAFAI që është NDERI I VLORËS. Panel më të nderuar se sa kaq, zor se gjen kund.Panel me njerëz të nderuar dhe auditor po me njerëz të nderuar.Miq, kolegë,ish- nxënës e dashamirë të librit.
* * *
Moderator apo drejtues i kësaj ceremonie ishte gazetar i vjetër,BASHKIM KOÇI, që,veç tjerash, është dhe redaktori i librit. Bashkim Koçi qe "nuni" apo kumbara që i "preu kërthizën", këtij "fëmije" që QANI ZAIMI e bëri në pleqëri. Lexuesi e kupton metaforën e përdorur nga unë, që, me të vërtetë, nuk është imja. Është metaforë e përdorur nga DURO MUSTAFAI që është një nga miqtë intimë të QANI ZAIMIT.
Bashkim KOÇI vlerësoi jo vetëm librin,por dhe faktin shumë domethënës: pse mori përsipër redaktimin e një libri kaq voluminoz dhe, në vija të trasha (ai ka gjakftohtësinë e një gazetari porfesionist në gjykim), tregoi se e mori prësipër se jo vetëm nga vlera, por, ajo që i kish bërë përshtypje të veçantë,qe "thelbi i gjërave". Dhe në thelb, librit nuk ke seç i thua: një libër me 254 faqe që ka në faqet e saj një jetë (Autori është 85-vjeç) dhe ku, në asnjë faqe nuk gjen qoftë dhe njëherë,një "rrahje gjoksi", një mburrkë, një "trimëri" (se kohë lufte qe), ku thuhet e vërteta ashu si është, dhe nuk kisha se si t'i shmangesha.
Natyrisht, festa kaloi përmjet ovacionesh, kur DURO MUSTAFAI, tha:" Ky libër nuk është libër. Është një"fëmijë" që QANIU e bëri tani, në pleqëri. Për ta "çkokolizur" metaforën për auditorin, tha:" Mund të ndodhë që të bësh fëmijë në pleqëri, por fëmijë të tillë dalin me "cene". Për çudi: "fëmija" i QANIUT ka dalë i bukur dhe i shëndetshëm. Mandej,DUROJA, tregoi shumë momente shpotitëse nga miqësia mbi 60-vjeçare e tyre dhe, mes tjerash:" Ky,QANI ZAIMI, në fakultet një dhe dy dhe frymën në Skrapar. Unë qeshë kujdestar grupi dhe duhet të mbaja mungesat. E mbajta ca kohë dorën. Dikush raportoi për"nepotizmin" tim dhe u detyrova që t'i vë mungesë. I prenë latën e ushqimit dhe për një javë, hanim ushqimin tim. Sikur mora sëpatën e u rashë këmbëve. Shpotia mbuloi sallën, por DUROJA jo pa qëlllim e bëri këtë shpoti. "Taksën" e ushqimit,e pagoi tani vonë, djali i QANIUT, EDMOND ZAIMI,kardiologu që më shpëtoi jetën. Duartrokitjet qenë në apogje, dhe MONDI i mirë,aty i pranishëm,skuqej sikur kish bërë faj.
* * *
Fjala e PROFESOR-DOKTOR AJLI ALUSHANIT e bëri auditorin sy e veshë. Ai kish ardhur aty si ish-nxënës i QANI ZAIMIT dhe tregoi se sa merita ka mësuesi për të përgatitur nxënës që të duan shkollën, dijen, librin. Tregoi se vullneti dhe pasioni për dije i nxënësve është fryt i një pune të mirë e pasionante të mësuesit.Dhe një mësues i tillë është dhe ky,Profesori im,QANIU. Kur shikon një ballafaqim të tillë, mësues-nxënës, atëherë të vjen ndërmend një sentencë shumë e qëlluar:- Nuk janë mësuesët që i vënë nota nxënësve, por janë nxënësit që vlerësojnë mësuesët. Dhe në këtë ballëfaqim, MËSUESI i MERITUAR QANI ZAIMI e ka faqen të bardhë.
Për faqen e bardhë të QANI ZAIMIT në rrethin e SKRAPARIT, veç të tjerëve, foli dhe një mësues veteran e koleg i QANI ZAIMIT, GANI ZYKA që lakoi gjthë atë veprimtari të kolegut të tij,sa si mësues, inspektor apo shefi i kabinetit pedagogjik.
Foli dhe dikush tjetër që, për fajin tim, nuk ia mora vesh dot emrin. Sidoqoftë,"qershia mbi tortë" i gjithë këtij eventi është përshëndetja që bëri vajza e QANIUT,RENATA. Kjo, pasi na falnderoi për praninë tonë në këtë event, përshëndeti babanë e saj me një poezi që, në pëlqimin tim, ishte më emblematike. Për ta shijuar të gjithë lexuesit e këtij shkrimi tim modest, po i bashkëngjit poezinë që recitoi RENATA:
Babai im
Belbëzimi i parë në jetë i çdo fëmije
Është mama dhe baba!
Dashuria e madhe e çdo fëmije
Prej nënës ngjizur
Je ti, baba!

Heroi i vajzës tënde
Je ti, babai im!
Jorgani i çdo gabimi
Je ti, babai im!

Ai që mërzitet për çdo lot që rrjedh
Je ti, baba!
Ai që për lumturinë tonë bëhet lumë që rrjedh
Je ti, baba!

Ai që më bën më të guximshën në çdo aspekt
Je ti, baba!
Ai mashkull që gjithmonë më flet me respekt
Je ti, baba!

Për ne, fëmijët tuaj
Ju, prindërit tanë,
Jini gjithçka.

Ishte një përshëndetje aq prekëse sa emocionoi krejt auditorin.

Në mbyllje të këtij shkrimi, dua t'i them autorit të librit, QANI ZAIMIT, se një shkrimtar i madh rumun ka thënë:" Që të jesh shkrimtar, mjafton të shkruash një libër, të mbjellësh një pemë dhe të bësh një fëmijë". Më thuaj ,çfarë ke mangut nga kjo thënie? E, sa për mua, mezi pres të dalësh me librin tjetër.

Tiranë, 15 korrik 2018

SPECIALERrëfimi i tmerrshëm i yllit të Botërorit: Jam rritur vetëm me bukë e ujë, nuk isha i varfër, isha i mjerë…


E.Lubani

E.Lubani 

Nga Anversa, në lagjet e varfra dhe të pista, deri te reflektorët e Kupës së Botës në Sochi, ku ka bërë për vete të gjithë planetin dhe Belgjikën, me një dygolësh shumë të rëndësishëm ndaj Panama. Ky është Romelu Lukaku, djaloshi që ka arritur të bëhet i famshëm dhe njeri i madh, në saj të vullnetit, pavarësisht nga një fëmijëri shumë e vështirë. Ai që e tregon historinë, pa harruar as edhe një detaj, është vetë qendërsulmuesit, gjatë një artikulli autobiografik për “Players Tribune”.

“Gjiganti” Romelu heq maskën dhe thotë gjëra shumë kurioze të cilat lexohen me një frymë dhe kanë si epiqendër fjalën “revansh”. Për t’u njohur me ambicien dhe vullnetin e këtij lojtari fjalët e tij të lënë të kuptohet se ka arritur të realizohen ëndrra që dukeshin të largëta dhe të parealizueshme.


Historia e të voglit Lukaku nis në Anversë, në një banesë ku mungonin shumë gjëra, thuajse gjithçka: “Kujtoj shumë mirë momentin kur e kuptova që ishim të varfër. Më saktë ishim të mjerë. Kisha gjashtë vjeç dhe kur u ktheva në shtëpi nga shkolla për të ngrënë drejtë, pashë që mamaja ime po qante, sepse nuk kishte asgjë për të na dhënë. Faktikisht, një ditë më parë dhe të nesërmen e asaj dite ku nuk u ushqeva menuja ishte ajo e zakonshmja, bukë dhe ujë. Vetëm kaq mund t’i lejonim vetes. Foto e mamasë time, që qëndron çdo ditë në frigoriferin, më kujton të sa herë e hap, vuajtjet që kemi kaluar,” – tha sulmuesi i Belgjikës.

Pikërisht varfëria e tejskajshme i ka dhënë stimujt për të punuar fort. “Ishte ai momenti që bëra një premtim, duke i premtuar familjes që një ditë do të ndryshonte gjithçka dhe nuk do të jetonim më në kushte të tilla. Babai im kishte qenë futbollist, por nuk luante më dhe i kishim harxhuar të gjitha paràtë. Gjëja e parë që u zhduk nga shtëpia jonë ishte televizori. Nuk shikonim më futboll, – tregon Lukuku – Pastaj ikën dritat. Nuk kishim më elektricitet për mua të tërë. Situata u përkeqësua kur na prenë edhe ujin e rrjedhshëm. Laheshim me ujë që mblidhnim jashtë. I thashë mamasë time që situata nuk do të isha më e tillë kur të mbushja 16 vjeç dhe të mund të firmosja një kontratë si profesionist. Ashtu ndodhi.”

Padyshim që i ndihmuar edhe nga parametra fizik të mrekullueshëm, Lukaku luftoi fort për të realizuar premtimin që i kishte dhënë njerëzve të dashur. “Që nga ajo ditë, në çdo moment që luaja futboll, edhe kur isha me shokët në lulishte, jepja gjithçka si të ishte një finale. Në moshën 11 vjeç mu dha mundësia të shkoja në Liezh, në një Akademi futbolli. Më kujtohet që prindërit e mi nuk ishin shumë dakord sepse isha i vogël. Atëherë kishte shumë që dyshonin që unë isha belg, edhe pse vazhdoja t’i përsërisja se kisha lindur në Anversë. Çdo sjellje e keqe ndaj meje më jepte forcë për të vazhduar. Unë qaja në fillim, ndërsa kundërshtarët e mi në fund. Nuk doja të bëhesha futbollist, por më i miri i të gjithëve në Belgjikë. Kujtoj që përzija minjtë nga dhoma që flija në shtëpi dhe që nuk e pashë kurrë një ndeshje futbolli në shtëpinë time.”

Me gola dhe një futboll për t’u pasur zili, Lukaku ka qenë i suksesshëm që në hapat e parë të karrierës. “Kur isha 12 vjeç luajta në kampionatin U-15 dhe shënova 74 gola në 34 ndeshje. Menjëherë më mori Anderlecht. Më aktivizuan me U-19, me kundërshtarë gjashtë vjet më të mëdhenj se vetja. Ditën e parë i thashë trajnerit se do të dija golashënuesi më i mirë. Ai më donte shumë, por nisi të qeshte. Në fund të dhjetori kisha shënuar 25 gola. Kur u bëra 15 vjeç më mori ekipi i parë. Atje e mbajta premtimin ndaj familjes time. Paga nuk ishte shumë e lartë, por nuk ishim më të varfër.”

Lukaku, golashënuesi më i mirë i Belgjikës, sulmuesi aktual i Manchester United, ka thyer rekordin e kampionatit belg duke e luajtur ndeshjen e parë 16 vjeç e 11 ditë. “Kur debutova në minutën e 63-të të ndeshjes me Anderlecht isha si në parajsë. Realizova ëndrrën dhe premtimin. Dy vjet më vonë erdhi oferta e Chelsea. Ishte momenti kur pas 20 vitesh mjerimi familja ime u bë e pasur. Unë sot bëj shumë bamirësi sepse e di që varfëria është plaga më e madhe e njerëzimit,” – përfundoi Lukaku.

Novak Djokovic është me prejardhje shqiptare ?

Nga Flori Bruqi




Novak Gjokoviq

Novak Gjokoviq ka lindur më 22 maj 1987 në Beograd, Serbia. Ai është tenist profesionist  dhe ish tenisti i parë në botë. Ai konsiderohet si një nga tenistët e mirë. Që në moshën e re ai arriti mjaft suksese. Ai është fitues i 12 Grend Slem çmimeve, si dhe 30ATP Masters çmimeve .





Mediat serbe dhe ruse, respektivisht B92 dhe Sputnik raportojnë se profesori me prejardhje boshnjake nga Sarajeva, Besim Spahiq, ka thënë se dinastia serbe, Karagjorgjeviq dhe familja e tenistit Novak Gjokoviq janë me prejardhje shqiptare.

Ai kohë më parë në një tribunë të mbajtur ka nxjerr në pah shumë të dhëna sipas të cilave praktikisht gjithçka rrjedh nga shqiptarët, thekson portali më i madh rus, Sputnik.“Dinastija Karagjorgjeviq rrjedh nga fisi shqiptar Klement. Tre Papa të Vatikanit ishin shqiptar. Nënë Tereza është shqiptare, Rober Dole, senator amerikan, është me prejardhje shqiptare. Momentalisht në Amerikë janë shtatë senatorë, shtetas amerikan, nga Shqipëria. Gjashtë kryebashkiak të Çikagos kanë qenë me prejardhje shqiptare…”, ka thënë Spahiq.

Profesori i rregullit i Universiteti të Sarajevës, i cili vlen si njëri nga teoricientët me të famshëm në rajon në aspektin politik, merret edhe me publicistikë dhe teori të kulturës, transmeton lajmi.net.“Thonë, Novak Gjokoviqi është i ynë – serb. Qysh serb, kur është Gjokaj, katolik shqiptar nga Tuzi dhe kur vëllai i tij edhe më tej quhet Dragan Gokja”, ka thënë Spahiq.



Novak Djokovic është një tifoz i madh i futbollit dhe ai nuk ka hezituar të thotë që është tifoz i Kroacisë, tani pasi që kombëtarja e Serbisë është përshëndetur nga ky kampionat botëror.“E ndjek Kupën e Botës, edhe pse pak më pak tani pasi që ekipi serb është eliminuar, tha tenisti serb në Wimbledon për Sportklub.

Gazetari: Kush është favoriti i juaj tani pasi që Serbia është eliminuar ?

Djokovic”E pra, unë jam për Kroacinë dhe unë shpresoj se ata do të fitojnë, dhe kush është vërtetë më i miri unë nuk e di …





Kupa e Botës është një ngjarje që është e paparashikueshme. Kështu që ne e kemi parë në këtë kampionat se si Gjermania dhe Argjentina janë eliminuar aq herët”Serbi është i njohur se një mik i madh me shumicën e lojtarëve kroat.Po ashtu familja e tij nga ana e nënës janë nga Vinkovci i Kroacisë.

Në pyetjen se si ndihet në Kroaci kur e viziton, Djokovic u përgjigj kështu.“Sinqerisht, unë ndihem shumë rehat në Kroaci. Njëjta histori Gjuha pak a shumë e njëjtë si e jona, unë ndjehem më të vërtetë mirë, njerëzit më respektojnë shumë.”



****


Turneu i parë i fituar për vitin 2018 për tenistin Novak Djokovic është grand slemi i Wimbledon, sukses që e kthen serbin në “top-10” më të mirët në botë. Për ish-numrin 1 nuk ka qenë aspak e lehtë rikthimi fitues, pas më shumë se një viti argjërim, për shkak të problemeve të ndryshme fizike që ka patur. Në Londër, Djokovic korri suksesin e tij të katërt, grand slem nr.13 në karrierë.

“Nuk ka vend më të bukur për t’u rikthyer protagonist se sa Wimbledon. Pata besim se do t’ia dilja sërish mbanë dhe tani jam fitues. Nuk ka qenë e lehtë, jam operuar, kam qenë larg fushave për një periudhë të gjatë, por ia dola mbanë. Ky turne është i veçantë dhe për herë të parë nga tribuna është dikursh që më thërret, “baba, baba”. Kjo është fantastike, jam i lumtur”, tha Djokovic.

KAMPIONI I TENIS WIMBLEDON 2018


Nga Fritz RADOVANI:

NOVAK  GJOKOVIQ  FITOI  TITULLIN  E  69


Image result for novak djokovic

15 KORRIK 2018: WIMBLEDON  LONDER…
ORA 23.10’ Tenisti Novak GJOKOVIQ ishte perballë tenistit Kevin ANDERSON.
Shkallat e mërritjes së Tyne deri tek finalja e Wimbledonit nuk ishin pa vështirsi.
Perballja me lojtarët e njohun të Botës së tenisit ishte nder ma të fortat e këtyne viteve.
Ishin afrue Kupës Wimbledonit Federer, Nadal, Gjokoviq, Anderson dhe Isner.
Novak Gjokoviq u ndesh me Nadal dhe fitoi me rezultatin: 6-4; 3-6; 7-6; 3-6; 10-8.  
Ndersa, Kevin Anderson fitoi kunder Federer me rezultatin: 3-6; 6-7; 7-5; 6-4; 13-11.

Image result for novak djokovic

Kjo do të thotë që finalja e Wimbledonit ishte meritë e ardhjes aty e dy tenistëve të cilët e mbyllen ndeshjen Finale me rezultatin 6 – 2; 6 – 2; 7 – 6 (7 – 3), të fitueme nga Gjokoviq. Gjokoviq asht edhe fitues i maparshem, ndersa Anderson ishte hera e parë si finalist.
Ndeshja ishte me të vertetë e bukur dhe me momente që terhiqte vemendjen e shikuesit deri në brohoritje dhe duertrokitje edhe per lojtarin kundershtarë me lojen e tij. Sot nder fushat e tenisit botnor shohim gjithnjë publikun e apasionuem mbas një lojtari... Po, në raste të tilla nuk mundesh me qendrue indiferent ndaj momenteve vendimtare kur me një mjeshtri sportive dhe shumë të bukur loja ndryshon edhe ekujlibrin e saj. Forca e një lojtari ndoshta, dikur ishte sasia e asis që bante njeni apo tjetri. Ndersa sot, asht edhe mjeshtria e mbajtjes së topit në fushë derisa njeni nga lojtarët fiton piken e lojës... Nuk ishte asgja e pa parashikueme mbasi lojtari Anderson, shkelqen në teknikë kalimi topit në fushen e kundershtarit, tue shfrytzue cepet ansore të fundit fushës.
Gjokoviq në këte ndeshje ka fitue titullin e 69 të kampionit në karrieren e tij si tenist. Ardhja e Tij mbas një periudhe me probleme shndetsore dhe, fitoria e kunorzueme me Kupen e Kampionit të tenisit në Wimbledon, na ngjallë dëshiren per fitore të tjera nga Novak Gjokoviq, tue i urue edhe shndet të plotë per kampionatet e ardhshme!
Suksese per Ju i nderuem Novak Gjokoviq, per arritjen e majave të fitores, që nuk janë të panjohuna per Ju! Suksese dhe shndet z. Nole Gjokoviq!
            Melbourne, 16 Korrik 2018.

2018/07/15

Era Istrefi ,këngëtarja Kosovare, performojë në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit




Nga Flori Bruqi



Related image


Kush është Era Istrefi ?


Era Istrefi (lindur më 4 korrik 1994 në Prishtinë, Kosovë) e njohur ndryshe si ERA është një këngëtare dhe tekst-shkruese shqiptare. Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese "Mani per Money" në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj të mëvonshme "A po don" dhe "E Dehun", arritën sukses të njëjtë. Në qershor 2014, ajo fitoi tre çmime në Videofest për videot e saj muzikore, gjithashtu dhe çmimin "Best New Artist". Në 2015 Era arriti shumë sukses me këngën "Njo si ti" duke arritur mbi një milion shikime në YouTube brenda javës. Dueti i saj i parë u bë në bashkëpunim me reperin shqiptar nga Republika e Kosovës, Ledri Vula, dhe u titullua "Shumë pis" duke u bërë menjëherë një hit veror.


Image result for kush eshte era istrefi

Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën "Bonbon", duke u krahasuar edhe me Rihanna apo Sia. Për shkak të këtij suksesi, ajo lidhi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016.


Era Istrefi ka lindur në 4 korrik 1994 në Prishtinë.Pirndërit e saj janë Suzana Tahirsylaj- një këngëtare kosovare gjatë viteve 1980 dhe 1990- si dhe Nezir Istrefi- gazetar. Pas largimit nga jeta të babait në vitin 2004, mamaja e Erës e braktisi karrierën muzikore.

Istrefi debutoi për herë të parë në Kosovë me këngën “Mani për Money”, materiali muzikor i kënduar në dialektin gegë, i ndërthurur me shprehje angleze. Disa muaj më vonë Era publikon këngën me titull “A Po Don?”, bashkangjitur dhe me videoklip. Kënga u mirëprit me sukses nga audienca. Videoklipi i saj i tretë i këngës “E dehun” u filmua në ambjentet e një kishe të rrënua ortodokse.

Përpara lançimit të këngës “E dehun”, Istrefi ishte nderuar me tre çmime nga “Viveofest”, duke përfshirë çmimin e Artistes së re më të mirë. Në dhjetor 2014 këngëtarja publikoi baladën me titull “13”. Videoklipi i këngës mori mbi 200.000 klikime brenda 24 orëve në kanalin Youtube.Më vonë këngëtarja u promovua në revistën “V Mgazine”.Në po të njëjtin vit Era shprehu mbështetjen për komunitetin LGBT. Era mori shtetësinë shqiptare në 2016.

Suksesi ndërkombëtar

Istrefi arriti të depërtojë në tregun ndërkombëtar me këngën “BonBon”, e cila u lançua në 31 dhjetor 2015 me klipin muzikor të xhiruar në Kosovë. Kënga u shndërrua në një sukses ndërkombëtar, duke u kthyer në virale në rrjetet sociale.Përveç të tjerave, këngëtarja mori mbështetje dhe prej aktores amerikane Chloë Grace Moretz[8] ndërsa shumë kritizierë muzikorë e krahasuan atë me vokalin e Rihanës dhe Sia-s.

Në 24 shkurt 2017 Istrefi lançoi këngën me titull “Redrum”, nën produksionin e Felix Snow.

 Në muajt pasues Istrefi publikon një tjetër këngë me titull “No I Love Yous” në bashkëpunim me French Montana. Në 25 maj 2018 u publikua kënga për “Official FIFA World Cup” ku këngëtarë ishin Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Diskografiaa

Këngët e Erës janë kryesisht në dialektin Geg.

2013: "Mani per Money"
2014: "A po don"
2014: "E Dehun"
2014: "13"
2015: "Njo si ti"
2015: "Shumë pis"
2015: "Bonbon"
2017: "Redrum"
2017: No I Love Yous (Feat. French Montana)


Era Istrefin ,këngëtarja  Kosovare,  performojë në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit në futboll 


Të gjitha mediat e paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren nga Kosova” para performancës në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit


Era Istrefi vërtet do të performojë në finalen e Kampionatit Botëror që reprezenton arritje të madhe për të, por ajo më shumë se kurrë përfaqëson edhe Kosovën.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të performojë në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror, Rusia 2018, para finales së madhe mes Francës dhe Kroacisë.

Stadiumi ku do të zhvillohet finalja e madhe
Era Istrefi në këtë ceremoni do të performojë krahas superyjeve si Nicky Jam dhe Will Smith, kurse tashmë të gjitha mediat botërore kanë parlajmëruar performancën e yjeve të himnit “Live it Up”.
Në fillim të kampionatit raportuam se Era Istrefi do të performojë si shtetase e Republikës së Shqipërisë për të eliminuar çdo ndalesë pasi që Rusia nuk e ka njohur Kosovën.



Era Istrefi në videoklipin e Botërorit
Megjithatë, ky fakt nuk ka ndalur mediat botërore që ta paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren kosovare”, apo “këngtaren nga Kosova” e cila performon krahas Will Smith dhe Nicky Jam.
Janë The Sun dhe Bleacher Report dy prej mediave më me ndikim që kanë vlerësuar Erën si “këngëtaren nga Kosova” që do të ndezë skenën e madhe të finales së Kampionatit Botëror.

Ceremonia përmbyllëse e Kampionatit Botëror, Rusi 2018 pritet të fillojë rreth orës 16:30 ku të gjithë mund ta shohim bukuroshen nga Prishtina duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. 

Era Nezir Istrefi pushton skenën e stadionit të futbollit në Luzhniki të Moskës










View image on Twitter



View image on Twitter






Era Istrefi ka bërë një performancën mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi.

Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith e kanë interpretuar himnin e ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”.




Nga treshja që interpretojnë hitin e këtij turneu, fillimisht doli në skenë Nicky Jam që më pas u shoqërua nga ylli shqiptar me famë botërore dhe më pas nga aktori hollivudian.




E veshur në mënyrë atraktive dhe me një performancë të mrekullueshme, Era arriti të bëjë për vete publikun në stadium dhe miliona shikuesit përmes ekranit.




Spektakli i ceremonisë përmbyllëse ka vazhduar edhe me yje të tjera, në mesin e tyre edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.



Era Istrefi ka folur në një konferencë për shtyp para finales së botërorit Rusia 2018.
Këngëtarja jonë së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë në stadiumin Luzhniki të Moskës në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botëror.
Era Istrefi, Will Smith and Nicky Jam (Getty Images)
Ajo ka thënë se ndihet e privilegjuar se është pjesë e një kënge që ka bashkuar popuj të shumtë anembanë globit.
Kur u pyet prej gazetarëve se cili ishte momenti më i bukur i botërorit, këngëtarja pa hezitim tha golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me Zvicrën kundër Serbisë.
“Momenti më i paharruar ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe kur dy shqiptrët kanë dhënë dy gola”, tha Istrefi.
Era Istrefi, Will Smith and Nicky Jam (Getty Images)
Ndërkaq sa i përket lojtarëve të preferuar, Will Smith dhe Nicky Jam e zgjodhën Cristiano Ronaldon, e zëri i ëmbël tha se i pëlqen Ronaldinho por që tha se ky i fundit nuk ka luajtur në këtë Kampionat, ajo shtoi se i pëlqen edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...