Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/20

"Margaritari" që zbuloi NURI PLAKU ( Në vend të një fjale, që nuk e thashë dot) (ese)

Nuri Plaku ka lindur në 10 dhjetor 1954 në Marinëz, Fier. Arsimin 8 vjeçar e kreu në fshatin e lindjes. Të mesmin në gjimnazin e Patosit. Më pas kreu aftësimin profesional në fushën e prodhimit të naftës dhe gazit në teknikumin e naftës Patos. Arsimin e lartë e kreu në degët Gjuhë - Letërsi Shqipe dhe Histori - Gjeografi, pran Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Ka punuar për një kohë të gjatë gjeolog në kantieret e nxjerrjes së naftës në Marinëz, Cakran dhe Patos. Aktualisht jeton dhe punon në qytetin e Fierit me detyrën e drejtorit në Muzeun Historik të këtij qyteti. Me krijimtari letrare është marrë që në vitet e shkollës së mesme duke u prezantuar në organe të ndryshme të shtypit letrar të kohës. Është pjesëmarrës në festivale poetike dhe takime të ndryshme letrare brenda dhe jashtë vendit.

Botime

“Brezi i humbur”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999.
“Prangat e zogjve”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999
“Dhimbja e lisave”, poezi, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë, 2002
“Kuajt mbretërorë”, poemë për fëmijë, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2003
“Qyteti pa statuja”, ese, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2004
“Furtuna blu”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2006
“Jaka prej bryme”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2008
“Gjeometria letrare”, studim, Tiranë, 2009
“Kujtesa e humbur”, kritika dhe studime letrare, Tiranë, 2010

Etj.

Floriprss(Flori Bruqi)

****

"Margaritari" që zbuloi  NURI  PLAKU       ( Në vend të një fjale, që nuk e thashë dot)                      




Nga Përparim Hysi

 (ese)


Ditën e mërkurë, më datën 18 korrik, isha i ftuar në promovimin e librit "HYSNI TOSKA- në FOKUS HISTORIK" të shkruar nga NURI PLAKU, drejtor i MUZEUT TË FIERIT. Promovimi u bë në Pallatin e Kulturës së ROSKOVECIT,se HYSNI TOSKA ka qenë bir i kësaj krahine dhe për merita të mëdha në dobi të ATDHEUT, është shpallur "QYTETAR NDERI I ROSKOVECIT". Veç këtij titulli honorofik, një rrugë në qytetin e FIERIT mban emrin "HYSNI TOSKA". Deri këtu sikur thika ka hyrë në gjalpë, por e vërteta për bëmat e HYSNI TOSKËS ka qenë e zhytur (më drejt: e mbytur) në detin e thellë të historisë për gjithë kohën e gjatë ,gati 60-vjeçare, dhe duhet të dilte një studiues skrupuloz si NURI PLAKU që të "zhytej" në këtë det,ashtu siç bëjnë palombarët dhe të krrente të vërtetën historike, njësoj siç bëjnë peshkatarët që gjuajnë në thellësi perlat.
* * *

Image result for NURI PLAKU

Promovimi u bë në Pallatin e Kulturës dhe, ngaqë jam bërë pak "roskovecar", se brenda një kohe të shkurtër kam qenë tri-katër herë dhe, ngaqë e njoh mirë zonën,s'kam si mos vlerësoj faktin shumë domethënës: Pallati i Kulturës në Roskovec ka marrë atë status që tregon kulturë qëkur bashkia ka emëruar atje një profesinoist të vërtetë si THOMA GOGA që,veç arsimimit profesional, është dhe shkrimtar. Nga ana tjetër, Kryebashkiakja,ZONJA MAJLINDA BUFI, është jo vetëm një e zgjedhur, por mund të them,pa e tepruar fare: e kudondodhur në gjithë eventet kulturore,artistike,sportive dhe, pa dyshim, atje tek Bashkia që është kthyer në një nga Bashkitë më shembullore. ZONJA MAJLINDA BUFI qe dhe promotori i këtij tubimi dhe në Panelin Drejtues të Tubimit,veç saj, të autorit,nderonte
me praninë e saj,Profesor-doktor FATMIRA RAMA, pedagoge në USHT dhe ky auditor qe aq i zgjedhur,sa mund të rreshtojë një ekip nga VLORA me Profesor-doktor,BARDHOSH GAÇE, me MSC ALBERT HABAZAJ,me drejtorin e bibliotekës së VLORËS,ÇLIRIM HOXHA, me shkrimtarin EQEREM CANAJ,me shkrimtarin THEODHORI BABE; një ekip nga Instituti i historisë me DOKTOR NURI DRAGOI; një ekip mikst nga Tirana më në krye publicistin YLLI POLOVINA, me niponjët e HYSNI TOSKËS,SHYQYRI TOSKA,FAIK TOSKA dhe dy veteranë të persekutar:RESHAT KRIPA dhe PETRIT ÇEPELE.Nga Berati kish ardhur nipi tjetër i HYSNI TOSKËS,BUJAR TOSKA. Nga FIERI,kishin ardhur një ekip veteranësh,si: VASIL TOSKA,SOKRAT IKONOMI;MITI NITO dhe,veç tyre, shefi i kulturës dhe arteve për Bashkinë e FIERIT,ARBEN XOXA dhe të më falin, në lashë dikë pa përmendur.
* * *
Profesor-doktor FATMIRA RAMA duke vlerësuar punën studimore të NURI PLAKUT, tha, veç tjerash:" Ky libër ia vlen si temë doktorature". Doktor NURI DRAGOI bëri një"përqasje" të HYSNI TOSKËS me atë të KAMBER BENJËS nga Dishnica; Profesor-doktor BARDHOSH GAÇE që është dhe një nga recensentët e librit jo vetëm evokoi punën studimore të NURI PLAKUT dhe,veç këtij vlerësimi, Profesor Bardhoshi theksoi një dëshmi shumë domethënëse;"..për HYSNI TOSKËN ka kënduar në vargje SHABAN SEFERI (VRANISHTI) në"Gjakderdhja Shqiptare". Po nga "ekipi i Vlorës", foli dhe bëri vlerësime dhe MSc ALBERT HABAZAJ. Nga"ekipi i TIRANËS" foli publicisti i shquar, Porfesor YLLI POLOVINA që, veç tjerash, bëri ofertën shumë racionale që një promovim i ngjashëm të bëhet në BERAT ku HYSNI TOSKA ka sosur fundin e jetës dhe BERATI i detyrohet një promovimi për të.
Shumë interesante qenë fjalët e shkurëtra të veteranëve të FIERIT. Ne,- tha SOKRAT IKONOMI, që është përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, nuk e kemi pranuar si dëshmor HYSNI TOSKËN,por nuk kemi si mos falnderojmë NURI PLAKUN që me fakte e dokumente hisotroike na bindi. I këtij mendimi qe VASIL TOSKA,KRYETAR i VETERANËVE të Fierit dhe MITI NITO një veteran që,veç tjerash, është nga zona e Roskovecit.
THOMA GOGA që është dhe përgjegjësi i kulturës lexoi një fjalë përshëndetëse të shkrimtarit MYSTEHAK XHEMALI që,veç tjerash, citonte një letër ku HYSNI TOSKA i shkruante ZYLYFTAR VËLESHNJES që njësiti partizan të asgjësonte ISA TOSKËN. MYSTEHAK XHEMALI jo vetëm është njohës i mirë i zonës, por për një 10-vjeçar ka qenë Shefi i Kulturës në rrethin e Fierit.
Nga forcat krijuese të zonës, foli shkrimtari FLAMUR ÇEPELE.
Natyrisht, fjala më elekuente apo që vuri pikat mbi i,qe ajo e nipit të drejtpërdrejtë të HYSNI TOSKËS,SHYQYRI TOSKA. Shyqyri Toska tani është mbi tetëdhjetë vjeç dhe nuk u zgjat shumë në vuajtjet dhe persekutimet të familjarëve të tij. Dy nipoj jemi gjallë:unë dhe BUJARI. Bujari,relativisht më i ri ,tha xha SHYQYRIU dhe, mandej, vjen ky,FAIKU (Ky qe dhe shoferi ynë që na solli nga Tirana në Rokovec). Ato që dua të them unë, i ka thënë shumë mirë, NURI PLAKU që unë, në emër të famijarëve dhe atyre që pasojnë familjen e HYSNI TOSKËS, e falnderoj dhe i uroj vetëm suksese në punën e tij të përditshme. Më duket sikur na i ngjalli xhaxhanë.
Dy aktorë të ardhur nga Fieri, recituan me diksion artistik thënie dhe vlerësime të personalieteteve historikë për HYSNI TOSKËN.
* * *
Kam shkruar dhe diçka më parë për HYSNI TOSKËN,pasi kam lexuar monografinë për të. Më çudit një fakt: në gjithë momentet kruciale të ATDHEUT, gjithmonë HYSNI TOSKA është në atë anë ku i zbardhet faqa. Tek fillon lëvizja xhon-turke,rreshtohet me atdhetarë si BABË DUDË KARBUNARA. BABË DUDA, më shpirtbuti, më oshënari që dhe,kur e torturonin, i priste torturat me shpoti:"... bini, o djemtë e Skënderbeut/me shkopinjtë e mëmëdheut/
Në Luftën për Pavarësi, gardiani apo ,po të vjedh një frazë nga Fano NOLI" Hysni Toska me luftëtarët e tij" qe kohorta e ISMAIL QEMALIT. Vet ISMAIL QEMALI thotë:- Më duhet HYSNI TOSKA... vallë kaq, të jetë pak. Mandej në luftën kundër andartëve grekë, në mbështetje të Vidit;kundër esadistëve e haxhiqemalistëve; mbështetje të Sulejman Delvinës apo dhe të AQIF PASHËS; arriti përmjet luftës për Atdhe të fitojë gradën e nëkolonelit të xhandarëmërisë SHQIPTARE.Nga viti 1925- 1936 ka qenë i zgjedhur deputet. HYSNI TOSKA luftoi edhe kundër fashistëve dhe u internua në Vetotetene.Në vitet fundit të jetës (qe gati 70-vjeç), u tërhoq nga veprimet atdhetare për në shtëpi të vetë.Aty sulmo njësiti partizan dhe,pasi e rrethoi, e detyroi të bëjë vetvrasje. Krimi vazhdoi dhe më tej: i vranë djalin e vetëm,Skënderin,16-vjeçar, veprimtar i Rinisë Komuniste. Mandej, paçs çlirimit, persekutuan pasardhësit me kuç e me maç; u morën pasurinë, u shtetëzuan shtëpitë dhe askush prej të afërmëve të HYSNI TOSKËS nuk pa dritë të bardhë. Jo vetëm kaq: i zhvarrosën nga varrezat dhe eshtrat e HYSNIUT dhe të birit,SKËNDERIT, i hodhën në lumë.
Sikur të bësh pyetjen se ç'bëri Hysni Toska për ATDHENË, përgjigja në gojën e popullit do ishte:"Për Atdhenë mbolle grurë dhe "atdheu" të ra me gurë". Kur shkrova metaforën"Margaritari" që zbuloi NURI PLAKU, kam patur parasysh atë që thotë ÇAJUPI :" Margaritari nuk gjendet buzë detit a në shpellë/kërkoje në det, thellë...". Ja kështu është zhytur "palombari" NURI PLAKU në detin e thellë dhe nxori këtë "Margaritar" që quhet HYSNI TOSKA. Në vazhdofshi dhe të pyesni përse ka ndodhur kështu, atëherë më lind e drejta që të sjell si përgjigje, atë që thotë HEGELI: " Asgjë e madhe në botë nuk është përmbushur ndonjëherë pa pasion". Kjo thënie i rri për shtat studiuesit,NURI PLAKU dhe le ta gëzojë!

Tiranë, 20 korrik 2018

2018/07/17

MISIONARI TRACKI DHE SHQIPNIA(1896 – 1946)


Nga Fritz RADOVANI:

 

DON ALFONS TRACKI (1896 – 1946)

DOSJA 1885...18 KORRIK 1946

Njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Tiranë, me shkresën  nr. 902/7: “...në bazë të vëndimit të dhënë me datën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët : Llesh Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki. I pari në litar. Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga i gjithë opinjoni. Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.


                                                  Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.

Në dokumentin e Sigurimit të Shkodres mungon emni i të pushkatuemit Kel Abati.


●Don Alfonsi asht le nga prindët Jozef e Marta Tracki, në vitin 1896 në Breslau. I ati ishte oficer i gardës mbretnore. Don Alfonsi kishte edhe dy vëllazën të tjerë, Hansin dhe Gjergjin, që u vranë në Luftën e Dytë Botnore, ndërsa motra e tij Kordola mbas vitit 1944 nuk dihet ku ka përfundue.

 Alfonsi i ri, pa mbushë 17 vjet, vjen ushtar në Shqipni me forcat Austro-Hungareze. Mbas luftës vëndos me qëndrue këtu, pikërisht, kur Breslau i kalon Polonisë. 

Në natyrën e tij dallohet kjartë gërshetimi i karakterit të vendosun gjerman me besimtarin katolik polak. 

Lè në një anë armët e hekurta dhe rrokë armën ma të fuqishme të njerzimit, tue u ba përjetësisht ushtar i Krishtit në armatën Shqiptare. 

Ai e admiroi këtë armatë sëpse asht pikërisht ai kler që një vit maparë, bashkë me të gjithë atdhetarët Shqiptarë kishte ngritë nalt edhe njëherë flamurin e Gjergj Kastriotit, tue i ba të ditun botës se Shqiptarët janë këtu.

 Në Shqipni formon lidhje të ngushta miqësore me meshtarët Shqiptarë Don Kolec Prennushi, At Pjetër Meshkalla, vëllaznit Gazulli, që simpatizojnë Lëvizjen e malësorëve të Veriut kundër Zogut. Don Gjoni u var nga Zogu, ndërsa Don Nikolli u dënue me katër vjet burg në Gjinokastër. 

Për këtë lidhje edhe Tracki u nxuer jashtë nga Shqipnia nëpërmjet të Musa Jukës, i cili nuk e shihte me sy të mirë grumbullimin e rinisë shkodrane rreth Trackit. 

Ndërhymja e Bajraktarit të Shkrelit, Vat Marashi tek Zogu, e rikëthen Trackin në Shqipni, me kusht mos me qëndrue në Shkodër. Ai shkoi në qendrën malarike të Velipojës ku banonin malësorë të ramë nga Alpet. 

Në një kohë të shkurtë Ai mësoi mirë gjuhën shqipe gja e cila bani me u hy në zemër fshatarëve. Në Velipojë hapi një shkollë ku pergatiti disa Meshtarë dhe fshatarë të dijtun e studjues, nder të cilët asht kenë edhe Prof. Ndue Zef Toma.

Pasioni dhe njohja e zakonëve të Malësisë e vëndoste në krye të vendit, mbasi shumë shpesh, malësorët kishin nevojë për mendimin e priftit ndër kuvendët e tyne.

Merrej me pajtim gjaqësh dhe ishte kudo ku lypej me u shmangë vëllavrasja. Kjo arësye e shtyni shpesh me ndërhy edhe pranë organëve qeveritare për me shpëtue ndonjë që binte në duert e komandave naziste gjermane. Hausdingu e ftoi me shkue me ata...

●Tracki ju përgjegj: “Jo, nuk vij me ju, mbasi nuk kam ardhë në Shqipni për qëllime politike, as ushtarake dhe, as si pushtues. Këtu unë kam Atdheun e dytë, Shqipninë, të cilit, i kam shërbye si Meshtar dhe këtu, due të vdes si Shqiptar!”. Ata ikën, ndërsa Tracki qëndroi këtu. Tracki nga Breslau në shpella të Maleve të Veriut...

E, pse? Për ata që njohin zonën e Shllakut asht e kjartë vuejtja dhe sakrifica që ka ba Tracki. Zoji Themeli, kryetar i Seksionit Mbrendshëm të Shkodrës më 31 dhetor 1945, njofton Drejtorinë e Mbrojtjës së Popullit në Tiranë: “Ju njoftoj se përveç Dom Alfons Trackit që gjindet në këtë qark, nuk ka elementa fetarë me kombësi gjermane.”

Në mes të natës së 12-13 shkurtit 1946, kur forcat e Ndjekjës nisën për në Dushman, mbasi ishte ba një vrasje atje gabojnë rrugë. Koha e keqe me shi kishte vështirsue kalimin. Prrojet kishin shpërthye. Brigada merr drejtimin kah shtegu i shpellës, jashtë së cilës atë natë bante roje Ndoc Jakova. 

Në shpellë ndigjohen disa krizma armësh që u shuen shpejt. I pari i ndigjoi Gjergj Vata, i cili i zgjoi shokët nga gjumi dhe po prisnin sinjalin prej Ndocit për me veprue. Nuk ndihej asgja. Mendojnë pse Ndoci nuk po i ban me dijtë, shka ndodhi!?.. 

Vrojtojnë me kujdes jashtë dhe vërejnë se aty afër ndigjohen ecje këpucësh ushtarake, që ushtojnë pak prej natës e pak prej gurve të kalldramit të rrugës. 

Pergatitën me ça rrethimin nga një shteg që nuk njihëj nga Ndjekja. I pari prinë Gjergj Vata, mbasi dinte shtigjet, ndersa të tjerët u nisën mbas tij.

Don Alfonsi nuk pranoi me marrë atë drejtim pa shkue deri tek vendi ku ishte Ndoci. Gjergji ka kundërshtue tue parashikue pritën. Don Alfonsi ishte i vendosun me shkue kah Ndoci, parandjente dishka të keqe dhe u nis. 

Kur mërrinë tek vendi gjenë Ndocin e plagosun randë... ishte i zhytun në gjak. Ndoci e njeh... Don Alfonsi i jep të zgjidhun, e kungon dhe e vojon, i çon kokën nga balta e pellgu i gjakut, e mbështetë për parzëm, i ban Kryq dhe qëndron me té derisa Ndoci jep Shpirt... 

Si një babë i mirë që shtërngon fort djalin  e vet në fund të jetës. Afrohën forcat e Ndjekjës. Don Alfonsi nuk lëvizë nga vendi, madje, u thotë: “Afronju, mos kini frikë se nuk kam armë, tashti ejani kur të doni se unë e kreva detyrën teme!...” 

E lidhën  me litar dhe e sollën rrëshanë në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës. Aty ra në duert e një krimineli fanatik, i pa ngopun me gjak klerikësh, tek katili Fadil Kapisyzi që për pesë muej nuk la gja pa ba në trupin e Trackit.

At Konrrad Gjolaj, nxanës i Trackit tregon në librin e Tij “Çinarët”, Klerikët që ka pasë përgatitë mësuesi Misionar Don Alfonsi në Shqipni para vitit 1945:

1.      Don Mark Xhani, masakrohet në Sigurim të Mirditës në 1945; 36 vjeç.
2.      Don Dedë Maçaj, pushkatohet ushtar në Permet, në 1947. 27 vjeç.
3.      Don Mark Bicaj, i mbytun në Sigurim, në 1948, 37 vjeç.
4.      Don Dedë Malaj, i pushkatuem buzë liqenit Shkodres në 1959, 42 vjeç.
5.      Don Ejëll Deda, vdes i torturuem në burg në vitin 1948, 31 vjeç.
6.      Don Mark Hasi, vdes mbas 21 vjetësh burg në Ballsh, në 1981, 60 vjeç.
7.      Don Nikoll Gjini, vdes mbas 24 vjetësh burg, në 1987, 76 vjeç.
8.      Don Anton Muzaj, vdes nga torturat e Sigurimit në 1948, 29 vjeç.
9.      Don Ndue Soku, mbas 10 vjetësh burg vdes në 1976, 54 vjeç.
10.   Don Lazer Sheldija, vritet nga Sigurimi shqiptar në USA, në 1988.
11.   Don Injac Gjoka, dënohet 10 vjet burg.
12.   At Konrrad Gjolaj, dënohet 20 vjet burg.
13.   At Zef Pllumbi, dënohet 25 vjet burg.

At Konrrad Gjolaj, në librin që i kushton Mësuesit vet Don Alfons Tracki, jo vetem na jep Portretin e plotë të Tij, po edhe virtytet e një Misionari gjerman që i kushton jeten e vet Popullit Shqiptar. Në fundin e Nandorit 1944, kur gjermanët po iknin nga Shqipnia, në Velipojë vritet një ushtar gjerman. Pasojat dihen...

Rreshtohen per vrasje nga forcat gjermane 100 Burra nga Velipoja... Po, askush nuk dinte cili asht vrasësi. Shkon i thirrun prej malsorëve nga Shkodra Don Alfonsi dhe bisedon me oficerat gjerman, të cilët i bindë se vrasësi “nuk ishte Shqiptar”...

Të 100 Burrat lirohen dhe shkojnë shndosh nder shtëpijat e veta...

Per me shfarosë Burrat e Velipojës, loja e vrasjes së “ushtarit gjerman” ishte pergatitë dhe zbatue nga forcat komuniste jugosllave... Fati me e zbulue Misionari Tracki...

●Po varrin ku e ka Ky Burrë që punoi, edukoi dhe shpetoi sa jetë Shqiptarësh edhe nder kampet naziste !? – Ate nuk e  dijmë, se Ky ishte gjerman po, edhe Klerik Katolik...

Me kohen po zhduken jo vetem Veprat e mira të Këtyne Figurave të Mëdha... Po, edhe Emnat e Atyne që nuk kursyen as jeten per kenjen e Popullit Shqiptar n’ Europë!

Nga një bisedë me të Ndjerin Gjenarin Topalli në vitin 1996, më ka tregue: “Se, një ditë, kur punonte në gropat e gelqeres mbas Murit Gjakut, të Vorreve të Rrëmajit, Ai kishte mujtë me futë në një thes shumë Eshtna të pushkatuemish nën çinarët e Vorrezave. Ata Eshtna i kishte ruejtë me shpresen e një dite, që mund të vertetohen të kujt janë? Kishte besim se Ata janë pikrisht të Asaj gropë ku asht hjedhë i vramë edhe Don Alfons Tracki.

Vendi i Eshtnave të nesermen asht kthye në gropë gelqerje, po Gjenarini thesin e kishte futë në një vend të sigurt në pritje të varrosjes së Tyne...”

Po, kriminelët gjaksorë që nuk lane gja pa i ba Shqipnisë, ua lane trashigim krimin dhe vrasjen.., fëmijve të tyne bashkë me “rilindjen” e pushtetit !

●Një etje e madhe me zhdukë Figurat e Mëdha Atdhetare me pikpamje Europjane!

***

Ah Shqipni, Shqipni...
Nuk mërrijte kurr me kuptue,
Se nga Vermoshi e deri poshtë në Greqi,
Sllavët komunistë nuk ngopen tue t’ pa t’ veshun zi...
E çka asht ma e keqja, “shqiptari” Shqiptarin.., do me zhbij...


            Melbourne, Korrik 2018.
























Pasaporta e Kosovës në radhitjen e fundit ndërkombëtare të fuqisë së saj, është renditur në vendin e 96-të, marrë parasysh se qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vetëm 38 vende të botës pa viza.


Nga Flori Bruqi 

Pasaporta e Kosovës është një dokument identifikimi dhe udhëtimi që u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky dokument bën të mundur udhëtimet ndërkombëtare dhe është provë e shtetësisë së Kosovës. Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Autoritetet kanë njoftuar se nga tetori i vitit 2011 do të fillojnë lëshimin e pasaportave biometrike .

Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Menjeherë pas miratimit të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, Autoritetet filluan lëshimin e pasaportave për qytetarët e Republikë së Kosovës. Ky ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm emblematik pasi bëhet lajmëtar i mëvetësisë së Kosovës në mbarë rruzullin tokësor.

Sidoqoftë Kosova akoma nuk njihet si shtet nga të gjitha kombet e botës dhe si rrjedhim edhe pasaporta e saj has vështirësi nëpër vendkalimet kufitare apo nga konsullatat e huaja për lëshimin e vizave. Popullata e Kosovës, përgjatë viteve ka pasur nëpër duar pasaporta me mbishkrime të ndryshme:
Image result for pasaporta e kosoves
Pasaportë e monarkisë serbo-kroato-sllovene në vitet e para të shekullit të XX.
Pasaportë jugosllave pas Luftës së II Botërore.

Pasaportë (Dokument Udhëtimi) e lëshuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK në vitet 2000-2008.

Pasaportë e lëshuar nga shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nga korriku 2008.

Tiparet

Pasaporta aktuale e Kosovës tani është biometrike. Ngjyra është blu e errët, me stemën e Republikës së Kosovës në mes të kopertinës. Fjalët "REPUBLIKA E KOSOVËS" dhe "PASAPORTË" janë të shkruara ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Edhe të dhënat personale në faqen e brendshme janë të shkruara në të tria këto gjuhë. Ka elementë sigurie të kënaqshëm si: gjurma e gishtit ne faqen përbri faqes së të dhënave, pulla holografike, faqja e të dhënave e mbështjellë me plastikë, etj. Pasaporta kosovare përputhet me shumë standarde të rekomanduara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil si: përmasat, elementë sigurie, modeli, etj.

Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.

Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.


Related image

Vendin e 96-të, Kosova e ndan me Iranin. Pasaporta më e “fuqishme” është cilësuar ajo e Gjermanisë, e cila u jep qytetarëve qasje në 177 vende të botës. Derisa vendin e fundit, të 104-të, e mban pasaporta e Afganistanit.

Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.

Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë ndajnë të njëjtin mendim me këtë hulumtim. Ata thonë se pasaportën e tyre shumë pak e shfrytëzojnë, pasi që në vendet si ato të Bashkimit Evropian iu duhet të pajisen me vizë.

Merita Kastrati, studente në Universitetin e Prishtinës e konsideron pasaportën e Kosovës si një pasaportë jo edhe aq të vlefshme, për faktin, siç thotë ajo, “nuk mund të udhëtosh me të në asnjë nga vendet e BE-së”.

“Me pasaportë të Kosovës askund nuk mund të udhëtosh. As që e kam përdor ndonjëherë. Në Shqipëri e Maqedoni atje ku shkoj më shpesh, udhëtoj vetëm me letërnjoftim. Pasaportën e mbaj në dollap nuk më hyn në punë fare”, thotë ajo.

Ngjashëm shprehet edhe Arjeta Sylejmani:

“Unë e kam pasaportën e Kosovës, por po presim që po bëhet liberalizimi i vizave, përndryshe me pasaportën time nuk mund të udhëtoj askund”.

Adonis Kryeziu, qytetar nga Prishtina, thotë se është pajisur me pasaportë biometrike të Kosovës qysh para dy viteve kur edhe ishte premtuar se Kosova do të ketë liberalizim të vizave.

Fluksi i aplikuesve për pasaporta biometrike
The code has been copied to your clipboard.



width
640
px height
360
px


The URL has been copied to your clipboard
No media source currently available

0:00 0:22
0:00
Linku direkt
Megjithatë, ai thotë se këtë pasaportë nuk e ka përdorur as për një herë të vetme.

“Me këtë pasaportë të Kosovës, përveç shteteve të rajonit ku mund të shkosh pa viza, si në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni nuk mund të shkosh askund. Derisa ne, si qytetarë, nuk kemi mundësi të udhëtojmë pa viza, liderët e institucioneve kanë marrë pasaporta të Shqipërisë, me të cilën ata mund të udhëtojnë në vendet e BE-së, por jo edhe ne qytetarët”, thotë ai.

Një numër i madh i udhëheqësve shtetëror, i deputetëve, por edhe i njerëzve me funksione të larta, kanë shtetësinë e Shqipërisë dhe pasaportat, për të cilat nuk vlen regjimi i vizave me Bashkimin Evropian.

Përmes dekretit të presidentit të Shqipërisë, gjatë kësaj jave pasaportën e Shqipërisë e ka marrë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita.

Ndërkaq, duke u thirrur në të drejtën e dyshtetësisë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të pajisen me dokumente të Serbisë.

Njësoj, kanë vepruar edhe qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Kosovë, por posedojnë dokumente të Serbisë.

Përveç qytetarëve, të cilët thonë se me pasaportën e Kosovës nuk arrijnë të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza, me këtë problem po ballafaqohen edhe kompanitë vendore.

Sylejman Konushevci pronari i kompanisë “Inter Company”, që merret me prodhimin e vajit ushqimor, kohë më parë i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se ka qenë i detyruar të punësojë shoferë nga vendet tjera të rajonit që kanë pasaportë, më të cilën udhëtojnë pa viza.

Pamundësia për të lëvizur pa viza në vendet e BE-së, e ka detyruar atë që të largojë nga puna qytetarë nga Kosova dhe të punësojë qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe nga rajoni.

“Të gjithë shoferët që kemi për transport ndërkombëtar, i kemi nga shteti i Maqedonisë dhe Bullgarisë, kurse maunet i kemi të regjistruara në Kosovë. Pra, për shkak të mungesës së liberalizimit detyrohemi të punësojmë qytetarë nga vende të ndryshme, që kanë mundësi të lëvizin pa viza”, ka thënë Konushevci.

​Liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës po e mban peng mosratifikimi i demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Mungesa e ratifikimit, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Thirrjet ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi datojnë për më gjatë se dy vjet.


Shqiptarët e Kosovës, gjithnjë e më shumë po kërkojnë një çertifikatë të shtetësisë serbe, si një hap i domosdoshëm për të marrë një pasaportë serbe.


Kjo sipas një artikulli të publikuar serb(Mladi s Kosova uzimaju srpski pasoš - za putovanje ili azil?), po ndodhë për t’iu mundësuar kosovarëve udhëtimi pa viza në Europë.
Më tej në raportin e vënë në median online, theksohet se ekspertët kanë deklaruar që nëse është kështu, ajo shpejt mund të shkaktojë një alarm në Bruksel.
Po ashtu derisa potencohet se të rinjtë nga Kosova marrin një pasaportë serbe – për një udhëtim ose azil,  nuk është harruar fakti se në Kosovë ende nuk ka liberalizim vizash e për shkak të kësaj nga aeroporti i Prishtinës nuk mund të realizosh udhëtim.
”Derisa zyrtarët europianë premtojnë se kjo praktikë mund të bëhet këtë vit, shqiptarët duket se po humbasin durimin” theksohet në artikullin serb.
Kjo është pohuar nga kryetari i organeve të përkohshme të qytetit të Prishtinës, me seli në Graçanicë.
“Në vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme është rritur numri i njerëzve që kërkojnë atë. Nga të gjitha strukturat për të thënë. Me shumë gjasa për të tërhequr pasaportë serbe ata kanë nevojë për të udhëtuar në vende të caktuara” është shprehur Ljubinko Karaxhiq.
Përveç lehtësimit të udhëtimit, një pasaportë serbe mund t’u shërbente shqiptarëve që të përpiqen të largohen përgjithmonë nga Kosova, theksohet më tej në raportin e publikuar.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të tilla thuhet se qytetarët e Kosovës  kanë pohuar se pasaporta serbe në Prishtinë është e padëshirueshme dhe nuk merret asnjëherë.






Albanci sa Kosova sve češće traže uverenje o državljanstvu Srbije, što je neophodan korak kako bi dobili srpski pasoš. Nije jasno da li to čine da bi u Evropu putovali bez viza, koje za građane Kosova i dalje nisu ukinute, ili da bi u evropskim zemljama tražili azil.
Izvor: N1
Stručnjaci kažu - ako je ovo drugo u pitanju, to bi brzo moglo da upali crveni alarm u Briselu.
Sa prištinskog aerodroma, s pasošem Kosova, u Evropu možete samo ako imate vizu. Dok evropski zvaničnici obećavaju da bi već ove godine takva praksa mogla da postane prošlost, Albanci, čini se, gube strpljenje.
Sve je više onih koji, umesto po vize, iz Prištine kreću put Gračanice po srpska dokumenta. To tvrdi predsednik privremenog organa grada Prištine sa sedištem u Gračanici.
"U poslednje vreme se znatno povećao broj ljudi koji to traže. Iz svih struktura da kažem. Ima i puno mladih judi koji prvi put vade izvode i državljanstva srpska, najverovatnije da bi izvadili srpski pasoš koji im je potreban za putovanja u pojedine zemlje", kaže Ljubinko Karadžić, predsednik Privremenog organa grada Prištine.
Osim da olakša putovanje, srpski pasoš mogao bi da posluži Albancima da pokušaju trajno da napuste Kosovo, upozoravaju stručnjaci.
"Svaki tip migracija koji podrazumeva veći broj ljudi, pali lampice. Za sada ovaj trend nije zabrinjavajući. S obzirom na to da Srbija posmatra građane Kosova kako građane Srbije, nadamo se da neće doneti neke odluke koje se mogu protumačiti diskriminatorno prema građanima Kosova", kaže Vladimir Sjekloća iz Centra za kriznu politiku i reagovanje.
Građani Kosova, pred kamerama tvrde da je srpski pasoš u Prrištini nepoželjan i da ga nikada ne bi uzeli.
"Ne verujem. Ima mnogo razloga za to, počev komplikovane procedure. Da biste uzeli pasoš neke zemlje trebalo bi da živite u njoj. Ja živim u državi Kosovo i građanin sam ove zemlje", kaže jedna građanka.
"Kao građanin Republike Kosovo ne bih uzeo ni jedan drugi pasoš, a posebno ne pasoš Srbije, bez obzira na potrebu da putujem van zemlje", dodaje jedan od građana koje smo pitali.
I tako pasoši na ovim prostorima nisu samo stvar putovanja... Dokaz za to su i napisi pojedinih medija u Beogradu, za koje je to što Albanci uzimaju srpske pasoše "rušenje Kosova" i nova "velika šansa za Srbiju".






















































































Linda Halimi bëhet me pasaportë shqiptare (Foto)

Këngëtarët kosovarë që hoqën dorë nga pasaporta e Kosovës


“Me pasaportën e Kosovës nuk mund të shkosh as te dajt”, është një nga shprehjet që mund të hasët shpesh tek bisedat mes të rinjëve kosovarë, e që në fakt përtej shakas tregon dramën e izolimit të tyre
Kosova është i vetmi vend në Evropë i cili vazhdon të mbetet i izoluar, po nuk pate pasaportë diplomatike, me pasaportën kosovare mund të shkosh vetëm në pak vende.



Si pasojë e kësaj, shumë artistë kosovarë, për tu prezentuar jashtë shtetit kanë qenë të detyruar të heqindorë nga pasaporta.

Kështu kishte bërë edhe këngëtarja Rona Nishliu, pasi ajo ishte zgjedhur të përfaqesonte Shqipërinë në Eurovision në vitin 2012, si fillim kishte marrë pasaportën e Shqipërisë pasi shteti ku po mbahej festivali evropian në Aerbajxhan nuk e kishte njohur Kosovën.


Gjatë vitit të kaluar reperi kosovar, Getoar Selimi është bërë me nënshtetësi shqiptare, pasi është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.Ai ka një kohë që është në lidhje me prezentuesen nga Shqipëria Marina Vjollca.


Edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi, kohët e fundit është paisur me pasaportë shqiptare, duke pasur parasysh që ajo tashmë ka një famë ndëkombëtare e për t’iu shmangur problemeve politike me pasaportën e Kosovës, kishte vendosur që të “bëhet” 100 për qind shqiptare, shkruan Magazina.al


Vesa Luma pas martesës me këngëtarin nga Shqipëria Big Basta, ka vendosur që të merr edhe pasaportën shqiptare ndërsa në atë kohë kishte deklaruar se mbante dy nënshtetëistë, por sot?!

Gjashtë këngëtarë deri më tani kanë hequr dorë prej pasaportës së Kosovës (Foto)

Në vitin e kaluar Dren Abazi, kishte një koncert në Brazil, një shtet që vazhdon të mbaj qëndrim negativ për pavarësinë e Kosovës e i cili nuk i njeh as pasaportat, e për të shmangur këtë ai ishte paisur me pasaportën shqiptare në tetorin e vitit 2016.


E fundit është këngëtarja Lindita Halimi, ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision” i cili mbahet në një shtet që nuk i njeh fare pasaportat kosovare, edhe pse jeton në Amerikë dhe ka dokumente amerikane të nevojshme për udhëtim, Lindita ka vendosur që të merr pasaportën shqiptare, shkruan Magazina.al

Kështu deri sa artistët dhe këngëtarët po gjejnë rrugë për të dalë nga izolimi, qytetarët kosovarë vazhdojnë të kenë sytë nga liberalzimi i vizave që po duket ende të jetë ende larg.

Serbia në shokun diplomatik -Vladimir Putini së shpejti do e njoh Kosovën per hatër të presidentit Donald Trump



Flori Bruqi

Mediat serbe kohë më parë kanë shkruar se presidenti turk, Recep Tayp Erdogan, do të kërkojë presidentit të SHBA-ve, Donald Trumt dhe presidentit rus, Vladimir Putinit që në takimin që do ta kenë vendet më të zhvilluara, që Kosova mos të prekët si shtet i pavarur.

Dhe do të kërkojë nga Rusia që ta njoh atë në mënyrë që SHBA dhe Turqia ta njohin Krimenë si të pavarur.

Fotografia e Flori Bruqi

Ky do të ishte konsesusi më i mirë që do të mund të ndodhte në favor të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Në fakt, duket një njohje e pjesshme, por është gjithsesi një e tillë. Moska zyrtare ka bërë të ditur se “njeh” pasaportat e Kosovës, duke lejuar që persona të caktuar të mund të pajisen me viza për të udhëtuar në Federatën Ruse. Lajmi në fjalë është bërë publik në faqen e internetit të Ambasadës Ruse në Beograd, dy ditë më parë, e cila ka njoftuar se, “hyrja me pasaporta të qytetarëve të së ashtuquajturës “Republika e Kosovës” në territorin e Federatës Ruse, është e mundur vetëm në rastet kur poseduesit e saj janë anëtarë ose pjesëmarrës të federatave të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, apo federatave ndërkombëtare dhe kur me këtë status marrin pjesë në ngjarje sportive të mbajtura në territorin e Rusisë”.

Jo për qëllime “normale”

Por për qëllime të tjera, hyrja me pasaportë të Kosovës në territorin e Rusisë, qëndrimi i Moskës, siç thotë vetë njoftimi, nuk ka ndryshuar. Në fund, njoftimi i ambasadës ruse në Beograd, mbyllet duke kujtuar se: Qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, dhe ka bazë në ligjet ndërkombëtare dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244. Rusia që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk ka pranuar ta njohë atë dhe vazhdimisht ka theksuar se Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë dhe se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e saj.

“Rusia mund të njohë Kosovën për një marrëveshje me SHBA-të..” është ky lajmi me i ri në arenën ndërkombëtarë që padyshim ka lënë gojën hapur serbet, çka secili në Beograd po pranon se kjo është shuplaka e radhës e Rusisë Serbisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar mediave ruse.

Moska mund të njohë Kosovën si pjesë e krijimit të një marrëdhënie të re mes Amerikës dhe Rusisë, thotë ekspertja e njohur në prof.dr. Meri Dejevski. profesoreshë ne Britani të Madhe, njohëse e mirë e zhvillimeve në Rusi.

Një prej ekspertëve më të shquar britanik dhe komentatore në Rusi paraqitur mundësinë që Rusia mund të njohë pavarësinë e Kosovës, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Kolumnistja e “Guardian” ka paraqitur këtë ide në gazetën “Tablet”, botuar më 21 janar 2018, duke menduar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij do të vë një marrëdhënie mes Amerikës dhe Rusisë mbi një marrëveshje të re mjaft te rëndesishme.


Fotografia e Flori Bruqi

Meri Dejevski takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, e cila takohet me zyrtarët rusë çdo vjeshtë, dhe sugjeroi se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshje paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë se ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Rusia, deri ne këto qaste në mënyrë të vendosur ishte kundër njohjes së Kosovës. Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga Amerika, kanë pranuar me kohë pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur, por shumica e atyre janë nga Amerika e Jugut, Azia, dhe rreth gjysma e vendeve afrikane. Një total prej rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB tani e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa njohja e Kosovës nga ana e Rusisë do të ishte një goditje e madhe për aleat rus historik, Serbinë, thuhet ne shkrimin e ekspertes ruse qe vepron dhe jeton në Londër.

“Putin pranon pasaportën e Kosovës”

Por duket se vendimi më i fundit i Kremlinit nuk është pritur mirë nga mediat në Beograd. Gazeta “Blic”, në numrin e së shtunës, në faqe të parë, me një foto kryesore të Ivica Daçiç dhe Vladimir Putin, shkruan se “Putin pranon pasaportën e Kosovës”. Duke e cilësuar si një vendim të befasishëm të miqve të tyre të mëdhenj, gazeta “Blic” ka intervistuar edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Daçiç, i cili për këtë zhvillim diplomatik fajësoi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, që vendosi së fundmi ta pranojë Kosovën si pjesëtare të tij dhe jo Rusinë. Sidoqoftë, agjencia zyrtare e lajmeve serbe, Tanjug shkruan se kjo praktikë e procedimit me vizat për qytetarët e Kosovës nga Rusia, përputhet me atë të trajtimit që u bën atyre edhe Republika e Serbisë.

Foto nga arkivi

Pasaporta kosovare, Greqia i njohu në 2014

Nga ana tjetër, sipas disa vlerësimeve të analistëve, vihet re qartazi një ndryshim i politikës së Greqisë ndaj Kosovës në lidhje me njohjen e saj si shtet sovran. Greqia, përmes Kosovës, po i kthen borxhin Amerikës për përkrahjen që ka marrë gjatë javëve të fundit gjatë përplasjes me Gjermaninë, shkruante para pak ditësh një media serbe. Vetë qeveria e Serbisë, përmes ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, tha ditë më parë se ende priste një sqarim nga Athina zyrtare lidhur me deklaratat se ajo do ta përkrahte Kosovën. Kështu, e përditshmja serbe “Blic”, e cila së fundmi ka kritikuar fort edhe hapin e Rusisë, në një shkrim të vetin theksonte se si shkak i borxheve që Kryeministri grek, Aleksis Cipras, i detyrohet SHBA-së, ka nisur menjëherë veprimi politik i Athinës. Greqia obligohet kështu që Europës t’i kthejë miliarda euro, ndërsa Amerikës borxhet politike do t’ia kthejë në mënyrë politike, thonë analistë serbë. Për sa i përket njohjes së pasaportave kosovare, që nga data 20 mars 2014, pasaportat kosovare trajtohen tashmë nga autoritetet greke si të gjitha pasaportat e vendeve të tjera. Ministria e Jashtme greke ka informuar qysh më shumë se një vit më parë, të gjitha shërbimet përkatëse që nga ajo datë, në pasaportat kosovare të të gjitha llojeve do të ngjitet pulla e vizës. Sidoqoftë, Ministria e Jashtme greke ka theksuar qysh në momentin kur bëri të ditur këtë hap, se progresi në trajtimin e pasaportave kosovare nuk përbën njohje të Kosovës nga ana e Greqisë, por bëhet në kuadër të synimit konstant grek për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane. Por duke iu rikthyer mendimeve të analistit serb, Janjiq, rezulton se “Mesazhi se qeveria e Greqisë do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, nuk është befasi.

Athina bën tregti me Kosovën

Athina me vite bën tregti me çështjen e Kosovës. Ata gjatë gjithë kohës flasin me Amerikën, nga të cilët, si dëmshpërblim i kanë kërkuar ndihmë rreth çështjes së Maqedonisë. Megjithatë, ndihmën që SHBA-ja ia dha gjatë krizës me BE dhe Gjermaninë, grekët do ia kthejnë me një proces të përshpejtuar të njohjes së Kosovës”, thotë analisti politik, Dushan Janjiq, citohej ditë më parë te lajmi.net. Ai mendon se nuk do të kalojë edhe shumë kohë, kur Greqia ta njohë Kosovën. “Do të presë edhe pak për ta parë edhe marrëveshjen e dytë të Brukselit dhe në vjeshtë do ta njohë Kosovën. Pres që këtë ta bëjë edhe Rumania e Sllovakia. Ndërsa Qiproja dhe Spanja do të jenë më të përmbajtura rreth njohjes formale, por nuk do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB, por do të deklarojnë që vetëm do ta përcjellin politikën e BE-së”, ka shtuar Janjiq.

Dëgjoni : https://www.youtube.com/watch?v=sYNfw5XRe6s

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...