Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/22

Ambasadorja kroate në KosovëMarija Kapitanoviq: Vendimi final i vizave për Kosovën në dorën e Parlamentit Evropian

Image result for maria kapetanovic


Paketa e zgjerimit të Bashkimit Evropian e vitit 2013 e kishte përfshirë edhe Kroacinë si anëtaren më të re. Më 1 korrik 2013, Kroacia u bë anëtarja e 28-të e BE-së. Një dekadë të plotë pas aplikimit për anëtarësim.

Vetëm në 2004-ën, BE kishte zyrtarizuar statutin e kandidatit për Kroacinë, negociatat për çka filluan një vit pas dhe pasuan me një varg kriteresh që shteti i dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë do të duhej të plotësonte.


Ndër kriteret kryesore ishte ai i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës për të adresuar çështjet e krimeve të luftës.

Pesë vite pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, ambasadorja kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq shikon mbrapa dhe tregon se nuk ishte aspak proces i lehtë, por i domosdoshëm të ndodhte për qytetarët.

Njëlloj thotë se duhet të jetë edhe për Kosovën që synon integrimet në Evropë.

Në një intervistë për KosovaPress, një ditë pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën, ambasadorja kujton që tani kjo çështje i takon Parlamentit Evropian dhe është në dorën e politikës.

Ajo megjithatë thotë se raporti i KE-së është një bazë e mirë për anëtarët e Parlamentit Evropian ngase thekson vullnetin e mirë për luftimin e Korrupsionit që kanë institucionet e Kosovës. Megjithëse thotë se më mirë do të ishte nëse kriteret e fundit, sidomos ai për caktimin e demarkacionit me Malin e Zi të ishte plotësuar më herët.

Vendimi final pro liberalizimin e vizave për Kosovën apo jo, u takon ministrave të punëve të brendshme të shteteve anëtare që janë pjesë e Parlamentit Evropian.

E pyetur nëse në këtë drejtim do të mund të ketë pengesa për Kosovën, ambasadorja

Ajo theksoi se janë dy obligime ndërkombëtare që Kosova ka marrë përsipër nga dialogu e që duhet t’i plotësojë. E para ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe e dyta me krimet e luftës përmes dhomave të specializuara në Hagë.

Një temë tjetër e diskutueshme është edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcat e armatosura të Kosovës, për çka kërkohen votat e deputetëve serbë. E pyetur nëse Kosova është afër për ta përmbushur këtë dhe anëtarësimit në NATO, Kapitanoviq ka theksuar se ndryshimet për këtë gjë duhet të bëhen përmes Kushtetutës.

Kroacia është ndër vendet që kishin njohur dhe mbështetur pavarësinë e Kosovës qysh në fillim të shpalljes së saj. Zyrtarisht kjo njohje ishte bërë më 19 mars të vitit 2008, pak javë pas shpalljes së pavarësisë. Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie të gjata miqësore.

Por ky është një qëndrim shumë i mirë, por është vetëm një qëndrim fillestar, sipas ambasadores kroate. Kapitanoviq thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dehe Kroacisë kanë një strukturë shumë të mirë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale por ende duhet të punojnë në zhvillimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve.

Sipas saj, një mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve është edhe përmirësimi ose intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Ajo po ashtu është shprehur e vetëdijshme për lidhjen emocionale që populli shqiptarë ka me atë kroatë, e që sipas saj u pa edhe me tifozërinë që iu bë ekipit kroat në Kosovë, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit sivjet.

Luana Vjollca ia qet ‘flakën’ instagramit me imazhin e fundit

Image
Luana Vjollca ka shtuar edhe një tjetër fotografi në galerinë e kësaj vere,prezantuesja e shndërruar në këngëtare gjatë kësaj vere ka sjellë imazhe të shumta që vënë në dukje figurën e saj atraktive.

Luana Vjollca ia qet ‘flakën’ instagramit me imazhin e fundit (Foto)
Jemi mësuar që sa herë që të pushojnë të ndajnë fotografi të ndryshme me fansat, në postimin e fundit ajo shfaqet me një fustan të kuqë të hapur ku pa dyshim që duket mjaftë seksi.

Në faqe memesh keni parë, ndër shumë, të paktën një video të Luanës. Të famshmen “gafë” “veza është kafshë”, Luana e sqaroi vetë në emisionin e saj. Skandali i injorancës së moderatores ishte thjesht një shaka në skenar, siç ndodh rëndomë në televizion. Emisionet e Luanës janë argëtuese, të lehta, s’shohim asnjë arsye pse s’duhet bërë shaka. Gjithashtu s’shohim asnjë arsye pse Luana duhet të sqarohej në transmetim.

Edhe nëse s’do ta dinte fare në ç’mbretëri hyn pula, edhe nëse s’do t’ia kishte idenë e teoremës së Pitagorës, edhe nëse s’do të kishte lexuar asnjë rresht nga Oscar Wild, Luana është më inteligjente nga ç’e mendojmë ne dhe ju bashkë. Pse? Për pesë arsyet e mëposhtme.

1. Luana ka filluar të punojë që 15 vjeçe dhe është aty ku është falë djersës së vet

Moderatorja e tanishme e nisi karrierën në skenë si këngëtare në Festivalin e Fëmijëve. Pas dy vitesh studim për kanto, një viti studim kitarë dhe një tjetri studim violine, Luana përfundoi studimet për ekonomi, Bachelor dhe Master. Ndërkohë i ishte futur botës së televizionit si velinë në “Fiks Fare” me ndihmën e një personi të vetëm: Marinës.
Image result for luana vjollca
Pra, pa u pjekur mirë, Luana paguante shpenzimet e veta, ndihmonte familjen dhe shtronte bazat për të ardhmen e karrierës së saj. E pa që asokohe mundësinë e artë që iu ofrua në Top Channel dhe nuk ndaloi kurrë së punuari fort drejt ëndrrës së saj. Nga velinë kaloi si prezantuese e motit dhe jo dhe aq ngadalë mori rolin e moderatores në emisone të rëndësishme të kohës. Tani është bashkë-autore e programit të saj. Të gjitha këto nuk ndodhën vetiu, por sepse Luana punoi për t’i arritur.

2. Luana ia di pikat e forta vetes dhe di si t’i përdorë

E keni dëgjuar ndonjëherë të thonë “është e bukur, ka trup, prandaj”? Ekzaktësisht. Luana është e bukur, ka trup dhe di t’i përdori në të mirë të vetes të dyja. Televizioni kërkon fytyra tërheqëse, Instagrami po ashtu, jeta publike medoemos. Luana e di ç’duhet të bëjë dhe si duhet të jetë dhe ia del. Është rasti tipik i kërkesë-ofertës.

Përveçse janë të paraqitshme, moderatoret duhet të jenë të elaboruara, t’u rrjedhë fjala, por pa prepotencë. Publiku shqiptar është i dhënë pas gjërave të lehta, që nuk e lodhin dhe Luana këtë u jep. Flet qartë, thjeshtë, përdor fjalor bazik, jo sepse nuk di, por sepse atë kërkon tregu dhe sepse në atë fushë është.

Që na sjell tek nënçështja tjetër. E keni parë ndonjëherë Luanën të flasë për vetingun, apo për GDP-në, apo për ndonjë puç politik nëpër botë? Sigurisht që jo, sepse Luana e di vendin e saj, ia di pikat e forta vetes dhe ato nuk janë asnjë nga të lartpërmendurat. Si të thuash, qëndron në korsinë e saj, nuk përzihet me çfarë s’i përket brandit të saj.

3. Luana është praktikisht një brand i kompletuar

Para dy vitesh, Luana kishte vetëm 185 mijë ndjekës në Instagram. Themi vetëm sepse tani është shumë pranë milionit të parë. Ia ka kaluar këngëtareve shqiptare që po bëjnë karrierë nëpër botë dhe kjo falë brandimit të figurës së saj. Pavarësisht se baza e fansave është kryesisht minorene, është e qëndrueshme dhe besnike. Pjesa tjetër është e etur për të parë një trup të bukur, bel të hollë, fytyrë të qeshur. Dëshira për to s’ikën ndonjëherë, kështu që mund të themi se gjithë baza e fansave është e qëndrueshme.
Pastaj hyn jeta private, që është realisht private. Luana s’prononcohet ndonjëherë për ç’ndodh pasi fiken kamerat. Një, sepse nuk do ta ndajë me minimalisht 1 milion njerëzit që e ndjekin. Dhe dy, misteri krijon më shumë interes. Ngado ta kthesh është lëvizje e zgjuar.


4. Luana ka kulturë punë dhe është korrekte

Luana kujdeset gjithmonë që të duket bukur (Instagram/Luana Vjollca)


Nga njerëz që kanë punuar me të kanë dalë fjalë se Luana është shumë e përpiktë, korrekte, e zonja, e dëgjueshme dhe gjithë karakteristikat e tjera të nevojshme që duhet të ketë një person i suksesshëm. Ajo e di mirë që talenti dhe bukuria nuk mjaftojnë dhe duhet patjetër të shtrohesh dhe të punosh.



 Kjo vlen si një lloj rikthimi tek pika e parë. Për të ecur nuk duhet vetëm një nga tiparet e kësaj liste. Duhen të gjithë, të ndërthurur.
5. Luana është protagoniste e jetës së saj

Luanën nuk e bëri as e motra, as të dashurit, as prindërit, as shefi. Luana u bë vetë. Kudo ku pa mundësi i kapi dhe punoi për to. Fitoi besimin e drejtuesve të televizionit dhe këtu lindi personazhi publik që ne njohim sot.
Image result for luana vjollca
Mund të thoni se është shumë e ekspozuar, që shet trupin për lajme më shumë, që lidhet për emër. Mund të thoni ç’të doni. Kjo është jeta e saj dhe ajo bën ç’të dojë. S’kërkon as aprovimin dhe as lejen tonë paraprake. Nuk luan sipas rregullave që vendos shoqëria sepse s’ka asnjë arsye pse. Luana ka ditur të zgjedhë më të mirën për veten dhe kjo është primare.


Dhe për ta përmbyllur, nuk ka rëndësi çfarë dini. Rëndësi ka si e përdorni atë që dini. Prandaj merrni shembull nga Luana dhe punoni. Fati ndihmon ata që përpiqen.

Reagon hoteli në Shqipëri që i tha kosovarit “racë derri - pak ua ka bërë Serbia”


Hoteli në Durrës, stafi i të cilit i kishte ofenduar rëndë një turist kosovar duke i thënë se “kosovarët janë racë derri dhe mirë ua ka bërë Serbia”, ka kërkuar falje publike.

Reagon hoteli në Shqipëri që i tha kosovarit “racë derri - pak ua ka bërë Serbia” (Foto)

Faqja në Facebook e Hotelit “Ylli i detit”, ka kërkuar falje publike për ofendimin e bërë qytetarëve kosovarë, duke thënë se personi i papërgjegjshëm që e ka bërë atë shkrim ka marrë dënimin e merituar.

Image

“Kërkjomë ndjesë publike për shqetësimin dhe keqkuptimin që i është bërë klientit tonë nga njerëz te papërgjegjshëm të cilët morën ndërshkimin e merituar.Me Rrespekt Ylli DETIT”, thuhet në shkrimin e faqës së tyre në Facebook.


Image

Leutrim B. nga Kosova kishte publikuar dëshmi nga komunikimi që ai ka pasur me stafin e hotelit nga Durrësi, përmes platformës komunikuese Messenger. Në bashkëbisedimin mes tyre bie në sy sjellja vulgare e stafit të hotelit nga Durrësi ndaj qytetarit nga Prishtina.
Image
“Pas një dëshire me kalu vikendin në Shqipëri me familje me ju bashkangjitë shokëve të tjerë që ishin atje, deshta me rezervu një Hotel prej Prishtinës, që mos me u bo telash me gjetë dhomë kur shkoj atje pasi kam qenë edhe me fëmijë të vegjël. E pyes Hotel ‘Ylli i Detit’ , siç shihet edhe në foto, dhe më thotë se ne nuk bëjmë rezervime nga telefoni sepse duhet një kapare. E mirëkuptoj. E rezervoj diku tjetër ku nuk duhet kapare për një rezervim”, shkruan Leutrim B..

600 mijë mercenarë e luftuan UÇK-në në Kosovë!


Historiani Safet Hasani ka treguar se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë, janë përballur me rreth 600 mijë trupa serb, rus, grek, maqedonas malazez, rumun dhe sllovak.
E pabesueshme! Dalin të dhënat e sakta: 600 mijë mercenarë e luftuan UÇK-në në Kosovë!

Ai ka treguar shifrat e sakta se sa mercenar të huaj kanë ardhur në Kosovë me u ballafaqua me UÇK-në.

“200.000 rezervist serb, 25.000 paramilitar serb të ardhur nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina, 12.000 mercenar, rus, rumun, grek, sllovak, maqedon, malazez, etj. 9.000 mercenar te ri serb të komanduar nga Kisha Ortodokse serbe me emrin "Mlada Çetniksa Vojska" q.d.th, ushtarët e rinjë çetnik, 4 korpuset e Armatës Serbe ish-jugosllave me nga 75.000 ushtar, dhe njësitë tjera mbështetëse, 25.000 policëve të ardhur nga Serbia, 18.000 policëve që ishin në Kosovë, afërsisht 10.000 serb civil të armatosur”.

Sipas tij, të gjitha këto njësi ushtarake, paraushtarake, policore dhe mercenare u komanduan nga shteti serb, që u involvuan drejtpërdrejtë në luftë kundër ushtarëve të UÇK-së. Numri i forcave serbe arrin përafërsisht në 600.000.

Lexojeni shkrimin e plotë të historianit Hasani:

Kohës së fundit, qytetarët e Kosovës kanë rënë pre e publikimeve të ndryshme kundër luftëtarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përgjithësi. Shkrime të tilla bëhen nga individ që kanë për qëllim të minimizojnë vlerat e luftës, të cilët, edhe gjatë luftës sabotuan dhe kundërshtuan luftën për çlirimin e Kosovës.


 Për ironi, në asnjë shkrim dhe prononcim nuk u dha për, mundimet, trimëritë, luftërat e zhvilluara të ushtarëve të UÇK-së, por, më shumë flasin për numra dhe keqpërdorime sesa për veprën e atyre ushtarëve!

Është turp, që për shkaqe të ndryshme, injorojnë veprën dhe emrin e shenjtë të UÇK-së! Nëpër shumë shkrime shoh prononcime të shifrave të veteranëve, e kurrë pa nda një shkrim për trimëritë e ushtarëve të vërtetë.

E në anën tjetër, është për të ardhur keq që, ata që vërtetë ishin ushtar të UÇK-së të barazohen me ata matrapaz që nuk e shijuan kurrë atë uniformë.


 Por, është edhe turp që të përgjithësohen të gjithë ushtarë-veteranë. E ata që në kohën e luftës, disa nga frika, e disa për shkaqe të ndryshme nuk iu bashkuan luftës për liri, ata sot kundërshtojnë vlerat e shenjta të UÇK-së.

Të gjithë ata që janë pajisur me epitetin e veteranit, të cilët nuk kanë qenë ushtar të UÇK-së, qofshin të mallkuar për jetë!

Në bazë të dhënave të sakta që kemi, ushtarët e UÇK-së u përballën dhe luftuan kundër këtyre trupave:

- 200.000 rezervist serb,

- 25.000 paramilitar serb të ardhur nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina

- 12.000 mercenar, rus, rumun, grek, sllovak, maqedon, malazez, etj.

- 9.000 mercenar te ri serb të komanduar nga Kisha Ortodokse serbe me emrin "Mlada Çetniksa Vojska" q.d.th, ushtarët e rinjë çetnik,

- 4 korpuset e Armatës Serbe ish-jugosllave me nga 75.000 ushtar, dhe njësitë tjera mbështetëse,

- 25.000 policëve të ardhur nga Serbia,

- 18.000 policëve që ishin në Kosovë,

- Afërsisht 10.000 serb civil të armatosur.

Të gjitha këto njësi ushtarake, paraushtarake, policore dhe mercenare u komanduan nga shteti serb, që u involvuan drejtpërdrejtë në luftë kundër ushtarëve të UÇK-së.

Numri i forcave serbe arrin përafërsisht në 600.000.

Pas Hashim Thaçit edhe Aleksandar Vucic flet për gjetjen e vrasësit të Oliver Ivanovicit



Pas Thaçit edhe Vucic flet për gjetjen e vrasësit të Ivanovicit

Hashim Thaçi dhe Aleksander Vucic po flasin, përpos si Presidentë shtetesh, edhe si hetues e prokurorë, kur po aludojnë se janë zbuluar vrasësit e një politikani serb të Veriut të Kosovës. Para katër ditësh, Thaçi tha se zbulimi i vrasësve do të shkaktojë kokdhëmbje në Kosovë e Serbi. Ndërsa, sot, Aleksander Vucic tha se kanë informacione te sakta se kush ka vrarë Ivanovicin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se organet shtetërore serbe “për herë të parë kanë disa informata operative” për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe ka shtuar se është i sigurt se do të zbulohet ai që e ka kryer këtë krim.

“Ne për herë të parë kemi informata të sigurta, ndoshta jemi në një shteg të vogël të diçkaje serioze, e jo lojëra. Për herë të parë kemi disa informata operative, edhe pse s’na lejohet të kryejmë hetime në asnjë mënyrë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve serbë.

“Këtë që e kemi pranuar për herë të parë ka njëfarë logjike dhe njëfarë kuptimi. Është hera e parë që diçka nuk është e palogjikshme, dhe se a është kështu apo jo do ta verifikojmë”, shtoi ai.

Vuçiq më tej tha se më parë kanë pranuar mbi 50 informata por që nuk kanë pasur asnjë logjikë e kuptim.

Në anën tjetër, President i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten e kaluar, kishte paralajmëruar që shumë shpejtë autorietet e Kosovës do të zbardhin auotërt e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se po punohet në ktë drejtim, dhe se rezultatet e hetimit do shkaktojnë kokëdhimbje edhe për dikënd në Serbi dhe në Kosovës.

“Kanë pasur kontakt edhe me autorietet serbe. Pushtetet janë të ndara. Institucionet e Kosovës në të ardhmen e afërt do të dalim me rezultate të prekshme, të cilat do të rezultojnë me kokëdhimje për shumkë, në Kosovë dhe Beograd”, kishte thënë

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e 16 janarit në fillim të këtij viti në veri të Mitrovicës.

Kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Si u njoha me mbesën e Mandelës



Nga Moza Boletini

Korrik 2018, New York


Për nder të 100 vjetorit të lindjes së heroit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, Kombet e Bashkuara në New York organizuan një recension libri dedikuar figurës madhore të tij. E ftuara speciale ishte mbesa e heroit Zamaswazi Diamini Mandela, njëherësh edhe autore e librit "The Prisson Letters of NELSON MANDELA". Në përmbajtje të librit, i cli i kishte marë dhjetë vite realizimi korektores dhe mbesës së tij, ishin letra, dorëshkrime origjinale të mbledhura, foto të vetë heroit dhe gjyshes së Zamaswazit, Winnie Mandela. Letrat e paraqitura ishin të shkruajtura me dorë ose makinë shkrimi. Sipas specialistëve letrat ekzistuese me makinë shkrimi, i drejtoheshin kryesisht presidentëve dhe administratës së shtetit, shtypur nga njerëz të tjerë, por me autorsi Nelson Mandelën, ndërsa ato me shkrim dore familjes dhe të afërmve të tij.



Aty pata rast të takoj nga afër edhe mbesën e heroit Nelson Mandela, Zj. Diamini Mandela. Folëm së bashku edhe rreth persekucionit politik që ka përjetuar populli ynë për afro gjysëm shekulli nga rregjimi komunist në Shqipëri. Më dëgjoi me vëmëndje, ndeju emocion që isha e pranishme në atë event dhe më la hapësira për komunikime të mëtejshme. Ishte femër e zgjuar, fisnike, e dashur e thjeshtë dhe mirënjohëse për këdo që e kishte respektuar me praninë e tij/saj për nder të figurës së gjyshit të saj. Në takim folën moderatori i aktivitetit Andrew Gilmour, Zamaswaki Diamini Mandela dhe bashkautorja e librit Sahm Venter, më pas u kalua në pyetje e përgjigje nga salla. Sipas mbesës së heroit, një ndër shprehjet më brilante që kishte në mendje nga gjyshi i saj, ishte aftësia e tij për të falur.

Ish Presidenti Legjend i Afrikës së Jugut, i burgosur politik për 27 vite nga aparteidi, sipas mbesës së tij kishte natyrë të qetë, ishte i durueshëm sigurisht edhe një intelektual klas për kohën që jetoi e deri në veprat që la pas. Por njëherësh ai kishte edhe një shpirt karizmatik. Libri përmban 255 letra, disa nga të cilat edhe ishin bërë publike për median kohë pas kohe. Zamaswazi Diamini Mandela ishte mbesa e Nelson Mandelës dhe Winnie Mandela. Merej me biznes dhe publicistikë, ishte folëse e njohur për të drejtat e njeriut dhe përkthyese. Si pasardhëse e gjyshit të saj, ndiqte me përkushtim linjën e tij të paqes dhe demokracisë në botë. Ndërsa korektorja dhe bashkautorja e librit Sahm Venter ishte gazetare me një eksperiencë njëzet vjeçare dhe kundërshtare e rregjimit që burgosi Nelson Mandelen, ishte recensioniste e librit dhe hulumtuese e figurës se heroit Nelson Mandela. Eventi u moderua nga Asistenti Gjeneral i të drejtave humane pranë OKB Andrew Gilmor. Pjesëmarja ishte e gjerë, që nga aktivistë të të drejtave të njeriut, studentë, dipllomatë, studiues, e gazetarë të mediave të ndryshme.

Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) lindi më 18 korrik të vitit 1918. Ishte President i Afrikës së Jugut dhe luftëtar i lirisë , i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej njerëzve me ngjyrë në Afrikën e Jugut. Ai studioi për juridik. Shumë vite të jetës së tij i kaloi nëpër burgje. Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhëti të lartë" nga regjimi i atëhershëm bashkë me 155 shokë të tjerë, të cilët u akuzuan për luftë të armatosur dhe burgim të përjetshëm. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit në qoftëse do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbajti një fushatë të ANC dhe nga presioni ndërkombëtar lirohet pa kushte.

Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 u zgjodh me zgjedhje demokratike President i Afrikës Jugore dhe më 9 maj u zgjodh si President i parë me ngjyrë në vend. Në vitin 1999 dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizatat e të drejtave të njeriut. Në vitin 2013, më 5 dhjetor, ai ndërron jetë. Ai ishte një hero, simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Cilësohej si njeri i thjeshtë karizmatik dhe besnik, si një njeri që kujdesej shumë për të tjerët. Që në moshë të re u bë aktiv në lëvizjen anti - aparteid dhe ju bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Pas përfundimit të juridikut sëbashku me mikun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë të avokatisë të njerëzve me ngjyrë në Afrikën e Jugut me qendër në Johanesburg, ku i jepnin këshilla falas ose me çmim të ulët njerëzve me ngjyrë. Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit Nobel për Paqen ai deklaroi: "Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri, e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë, dhe se sëbashku mund të luftojmë sfidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë".

FRANO NDOJA (1867 – 1923)


Nga Fritz RADOVANI:

MUZIKANTI  FRANO  NDOJA 
KRENARIA  E  QYTETIT  SHKODRES


Image result for FRANO NDOJA

FRANO  NDOJA(1867 – 1923)

95 VJET QË NDRROI JETË KOMPOZITOR I I SHKODRES FRANO NDOJA…
ASHT LE ME 28 KORRIK 1867 DHE KA VDEKË ME 16 QERSHOR 1923…

Vdiq papritmas nga smundje e shpejtë dhe u vorros në Sshkoder me 17 Qershor 1923. 
Njihej nder muzikantët e përgatitun perkrah At Martin Gjokës dhe Palok Kurtit.  Asht kenë nder drejtuesit ma të parë të Bandave frymore dhe asht vlersue si krijues i tyne.  
Gëzonte një simpati dhe respektohej per punen e palodhun me tri bandat e Shkodres, me ate të qytetit Shkodres, që drejtonte nder festat e mëdha  zyrtare, banden e ushtrisë, ku me ushtarët analfabet këndohej Hymni i Flamurit dhe, banden e Bashkisë. Orkestren e Shoqnisë “Rozafat”, e pat per zemer dhe mbet i pavdekshem në kujtesen e Popullit.
Per shumë kohë mbajti dhe drejtoi Korin e Kathedrales së Shkodres, ku nuk mungonin veglat muzikore moderne dhe kangtarët e papersëritshëm që zgjodhi Ai vetë. 
Nder visaret e çmueshme të muzikës Shqiptare kompozitori Frano Ndoja ka lanë mbi 70 pjesë muzikore të shkrueme per bandë dhe, shumë kangë kishtare të kompozueme prej Tij, tue mos harrue të gjitha kangët tjera per banden me motivet tona kombtare.
Kjo do të mbetet perjetsisht në kujtesen e popullit të Shkodres, mbasi krijimtaria e Tij e ka themelin mbi kangen popullore shkodrane me karakter atdhetar Shqiptar.
Muzikanti Frano Ndoja në pak vite mujti me ngritë banden e ushtrisë në Shkoder, e cila ishte një knaqësi e veçantë per Rininë Atdhetare, që marrshonte në rrugët e Shkodres.
Në vitin 1920 Banda e ushtrisë i prini forcave ushtarake në betejen e Koplikut.
Frano Ndoja ishte dhe mbetet nder Figurat e Mëdha të Popullit Shqiptar, jo vetem, si muzikant po, edhe si Atdhetar i zjarrtë në mbrojtjen e Atdheut nga pushtuesit fqinjë.
U respektue edhe mbas vdekjes nga gazeta “Ora e Maleve”, po sot nuk kujtohet!
Gjithshka asht e kuptueshme, perderisa Veprat e Tij i perkasin Rozafës Heroike!
Ai ishte dhe mbetet një brilant i paster i vlerave tona popullore dhe Atdhetare!  
            Melbourne, Korrik 2018.


*****

Banda e Katedrales.jpg

Frano Ndoja lindi në Shkoder më 28 korrik 1867, kompozitor e dirigjent i njohur, i cili renditet më të parët që vunë bazat e muzikës sonë, Palokë Kurti dhe Martin Gjoka. Në 1898-n krijoi orkestrën frymore "Daulla e Franos", që ishte edhe formacioni i parë orkestral i cili në vitin 1917 u kthye në një formacion zyrtar. Ndihmon Kurtin, kur u kthye në atdhe më 1890, me ngritë orkestrën e Kishës Katedrale, Banda e Katedrales, bashkë me ndihmën e Imzot Jak Serreqit. Vetë Ndoja në krye të tij orkestroi mjaft këngë popullore shkodrane, si dhe krijime të vetat. Kishte një larmi pjesësh të orkstruara, por ama pjesët patriotike ishin ato kryesoret. Kjo orkestër e Ndojës, kaloi në 1917-tën, në varësi të Bashkisë së Shkodrës, e cila tashmë kishte profesionistë të vërtetë në gjirin e saj. Vdiq në vitin 1923.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...