Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/27

Nga Flori Bruqi :Pusho i qetë bacë ,!




Serbët e bënë që vitet e tij të rinisë t`i kalojë nëpër burgje. Në duart e tyre, Adem Demaçi ishte për plot 28 vite.


Ai u burgos për herë të parë nga qeveria autoritare e Josip Broz Titos kur ishte vetëm 22 vjeç. Pasi u burgos në Prishtinë, ai mbajti burg tri vite dhe më pas u lirua.


Në vitin 1963 ai bashkë me shumë miq të tij formuan “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. Pas vetëm 2-3 aksioneve, ai në qershor të vitit 1964 arrestohet me shumicën prej organizatorëve dhe mbahet në burg për një dekadë.


Në vitin 1974 ai doli nga burgu i Pozharevcit, kohë kjo kur edhe vet Tito me komunistët tjerë e dinin se ideja dhe mundësia për pavarësi të dalëngadalshme të të gjitha njësive federale nuk ishte dhe aq e largët ose e pamundur, duke përfshirë edhe Kosovën.


Adem Demaçi ishte i ndjekur vazhdimisht për shkak të veprimtarisë së tij drejt lirisë së vendlindjes.


Ai u burgos për të tretën herë në tetor të vitit 1975.


Pas një procesi të kurdisur, Adem Demaçi do të burgosej bashkë me Rexhep Malën, Skënder Kastratin dhe plot 16 veprimtarë të tjerë.


Dënimet u shqiptuar prej 5 deri në 10 vite dhe Demaçit ia dhanë maksimumin. Më 21 prill të vitit 1990 ai me shumë shokë të tjerë, u lirua nga brugjet e Kroacisë.


Demaçi ishte vlerësuar me çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit në vitin 1991, ndërsa në vitin 1995 ai u vlerësua me çmimin për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos.


Adem Demaçi ka ndërruar jetë dje më 26 korrik 2018 ,në moshën 82 vjeçare.



Zoti Demaçi drejtoi për një periudhe edhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Autor i disa librave, njëra prej të cilave “Gjarpijt e Gjakut” ishte i ndaluar nga regjimi jugosllav.
I njohur për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë ai vlerësonte hapur zhvillimet politike në paraqitjet e tij. Në një nga intervistat e tij për Zërin e Amerikës, ai ishte kritik i hapur ndaj zhvillimeve siç ishte Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë, qasja e institucioneve të Kosovës, apo bisedimet me Serbinë.
"Unë po të isha e di si do të bëja, por këtë nuk mund ta bëjnë se janë karrieristë krejt, unë kisha thënë, që po e lëmë ne, po jap;im dorëheqje krejt, po tërhiqemi me parlament me qeveri me krejt. Meqë ka ardhur puna deri këtu sa që ju nuk po e bëni hesap këtë popull dhe neve nuk po na vini ne hesap, atëherë ja: bëjeni, burgosini, vendosni si të doni, ne nuk do të marrim pjesë. Por, nuk kanë fuqi këta ta lënë pushtetin se mezi kanë mbërri në atë farë pushteti. I kanë bërë njëqind ekzibicione për të hipur në pushtet. Kështu që ata nuk mund ta bëjnë këtë", kishte thënë zoti Demaçi, duke folur për Gjykatën e Posaçme.
"Ky vit e këto bisedime të imponuara nuk kanë dhënë kurrfarë rezultatesh. Tek e fundit e kemi parë që Serbia nuk po i zbaton asnjërën prej tyre. Në po i zbatojmë, Serbia nuk po i zbaton. Ende nuk po teret boja e nënshkrimeve të tyre, këtu po dalin po i bëjnë njëqind dredhi, mohime e lodra me ato vendime. Me aso mënyra me serbët nuk mund t’ia dalim në krye. Duke ju bërë lëshime serbëve ne nuk mund t’i demokratizojmë serbët", kishte deklaruar ai duke folur për marrëveshjet që ishin nënshkruar në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zoti Demaçi nga shqiptarët vlerësohej si simbol i rezistencës kombëtare. Në vitin 2010, ai u dekorua me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

****



Qytetarë të shumtë po i bëjnë nderime veprimtarit të shquar Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 82 vjeçare. Autoritetet kanë shpallur tre ditë zie.
Arkivoli me trupin e tij është vendosur në parlamentin e Kosovës ku u mbajt mbledhje përkujtimore dhe u vlerësua lart vepra dhe personaliteti i zotit Demaçi.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se i gjithë kombi shqiptar është i pikëlluar për humbjen e njërit prej njerëzve të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.
Kemi humbur Adem Demaçin, simbolin e gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 
Heroin dhe frymëzimin tonë. Dhimbja është e pafund. Por, po aq e pafund edhe krenaria që e patëm këtë burrë të madh, të rrallë e të jashtëzakonshëm të kombit. Një patriot të pashoq”, theksoi ai.
Vasilika Hysi, zëvendëskryetare e parlamentit të Shqipërisë, tha se me vdekjen e zotit Demaçi, shqiptarët humbën një njeri të madh dhe të jashtëzakonshëm.
Mbetëm pa shqiptarin, patriotin, heroin, shkrimtarin, luftëtarin, dijetarin, humanistin, luftëtarin e të drejtave të njeriut, kalorësin e paqes, pa Adem Demaçin”, tha zonja Hysi.
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se Adem Demaçi ishte i pathyeshëm para sfidave më të cilat u përball gjatë jetës së tij.
Ne kemi pasur fatin të jetojmë në të njëjtën kohë kur ka frymuar dhe vepruar heroi i kombit, simboli i rezistencës kombëtare, udhërrëfyesi dhe zëri i ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive edhe të atyre që nuk i përkasin kombit tonë, liridashësi dhe atdhetari, vizionari, shkrimtari i dalluar", tha zoti Xhaferi.
*****

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dr.Albena Reshitaj thotë se një medalje presidenciale duhet të mbajë emrin e Bacës Adem dhe natyrisht, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës duhet të quhet po ashtu me emrin e tij.

Gjithashtu, ajo thotë se një bust në qendër të Prishtinës është gjëja më vogël që si shoqëri mund të bëjmë për këtë kolos.



Image result for lidhja e shkrimtareve e Kosoves


Poashtu edhe Kryesia e Lidhjës  së   Shkrimtarëve e Kosovës , në telegramin dërguar familjës së bacës Adem thuhët:"  Pikëllim të thellë morëm  lajmin për ndarjen nga jeta te veprimtarit të pashoq dhe simbolit më të veçantë të rezistencës intelektuale, bacës Adem Demaçi.




Image result for lidhja e shkrimtareve e Kosoves

"Sakrificat dhe vuajtjet 28 vjeçare nëpër burgjet jugosllave të Bacës Adem janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe patriotizmit. Qëndrimet dhe vetë jeta e tij do të jenë gjithmonë udhërrëfyese për brezat që do të vijnë. Prehu në paqe baca ynë, në këtë tokë për të cilën dhe aq shumë. Një medalje presidenciale duhet të mbajë emrin e Bacës Adem dhe, natyrisht, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës duhet të quhet po ashtu me emrin e tij. Një bust në qendër të Prishtinës është gjëja më vogël që si shoqëri mund të bëjmë për këtë kolos. Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit shqiptar!"-thuhët në telegramin e LSHK-së.







Image result for Shoqata e Malazezëve të Kosovës



Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kur kujton Adem Demaçin, kujton dikë prej të cilit ishte inspiruar dhe ndikuar shumë sa i përket kauzës për liri dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës në kohërat më të vështira të tyre.


VV-ja nuk respekton himnin e Kosovës në seancën komemorative për Demaçin

Por në seancën komemorative që u shënua sot, për nder të veprës dhe kujtimit për Demaçin, ai nuk e nderon himnin shtetëror të Kosovës, simbolit të lirisë së Kosovës, transmeton ksp.

As ai as deputetët e tij nuk u zgjuan në këmbë kur u intonua himni i Kosovës. Për dallim prej intonimit të himnit kombëtar, kur të gjithë u panë në këmbë.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kur nuk kishin shkolla shqiptarët, Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishin universitet ishte intelektuali i tyre, e kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari.

“Është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut. 


I qëndrueshëm përtej imagjinatës dhe frymëzues jashtë vetëdijes. Me kthjelltësi në mendje, më këngë në zemër, me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha.


 Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë, i tillë do jetë edhe ndikimi i tij: i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë. Përkulem para jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit! 


Lavdi!”, ka shkruar deputeti LVV Albin Kurti në një postim të tij në Facebook.



Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i ka shprehur ngushëllime familjes së atdhetarit të shquar, Adem Demaçi.



Fotografia e Naim Miftari

“Ngushëllime familjes së Adem Demaçit. Lufta e tij e përjetshme për të drejtat e njeriut, dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Adem Demaçi kaloi 28 vjet në burgje për shkak të bindjeve të tij politike dhe luftës për lirinë e popullit të Kosovës. Ai vdiq dje në moshën 82 vjeçare nga shkaqe natyrore.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë. Ndërkohë, në hollin e Kuvendit po mbahen homazhe që do të zgjasin deri në orën 20:00.


****

Djali i Demaçit: Baca Adem do të jetë më i qetë në një Kosovë të organizuar


Dr.Shqiptar Adem Demaçi, në mbylljen e seancës komemorative për babanë e tij ka marrë fjalën.

Ai tha se babai i tij ka vdekur i qetë, por sipas tij, më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar. Shqiptari tha se kjo ishte dëshira e Bacës Adem, veprimtarit të çështjes kombëtare që i kaloi 28 vjet në burg.


“Baca Adem ka vdekur i qetë, gjithmonë i qetë do të jetë, por më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar, kështu ka qenë dëshira e tij”, tha ai.


Pas seancës, nisënn homazhet që po mbahen në Kuvendin e Kosovës e që do vazhdojnë deri në orën 20:00.



****



Shoqata e Malazezëve të Kosovës përmes një telegrami i shpreh ngushëllime familjes Demaçi, me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.


“Ngushëllimet më të thella, me ndjenjën e dhimbjes dhe hidhërimit të madh, për shkak të humbjes së mikut të dashur, Mandelës së Kosovës, të cilin e kemi vlerësuar e respektuar pa masë.


Baca Adem ka qenë në radhë të parë Njeri i Madh, luftëtar për të drejtën, nderin dhe lirinë e çdo njeriu. Si i tillë do të mbetet përgjithmonë dritë dhe udhërrëfim i të gjithëve që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe për jetë të dinjitetshme të tij, si individë dhe si popull në tërësi.



Image result for Shoqata e Malazezëve të Kosovës


Si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ka nënshkruar me Shoqatën e Malazezëve të Kosovës Memorandumin për Bashkëpunim dhe Veprim të Përbashkët, duke na dhënë, në këtë mënyrë, ndër të parët, përkrahje publike.


Në vitin 2011, pas hapjes solemne, ka hyrë i pari në Shtëpinë Malazeze në qendër të Prishtinës dhe si simbol i lirisë na ka përkrahur sërish. Përkrahjen e Bacës Adem e kemi pasur gjithnjë deri në frymën e tij të fundit, s'dua të them deri në vdekje, sepse Njerëzit e Mëdhenj nuk vdesin.


 "Lum ai që jeton gjithmonë, ai ka pasur edhe pse të lindë", janë fjalët e Njegoshit të Madh, që i shkojnë shumë për shtat Bacës tonë Adem. Lavdi e përjetshme dhe falënderim, mik i dashur!”, thuhet në ngushëllimin e tyre.


Image result for sylejman selimi


Ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkruar një letër, me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.

Gjeneral Sylejmon Selimi përmendi një rast kur takoi veprimtarin e cështje kombëtare në Drenicë. “Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar”, ka shkruar ai.

Letra e plotë e dërguar sot më 27 korrik 2018 nga Dubrava është : 

Me dhimbje te madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta te simbolit te rezistencës dhe Përfaqësuesit politik te UCK-se Bacës Adem Demaçi. Bashke me dhimbjen ndjej edhe krenari qe e patëm Bacën Adem. Kur Adem Demacin e takova ne mes te flakëve te luftës ne Drenice e kuptuam edhe me mire se përderisa Baca ishte ne anën tone, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte ne anen tone. Bashkë u përpoqëm dhe luftuam për liri, liri e cila shume luftetareve iu mungon ende. Ai e diti dhe e dëshmoi se sa e shtrenjte eshte liria kombëtare dhe njerëzore. Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar shkruan gjenerali Sylejman Selimi. 

Cikël poetik nga Fiqirete Kukli




Këtë mëngjes tjetër ditë...



Këtë mëngjes nuk dua të flas,
por të dëgjoj...
Të dëgjoj zhurmën e erës gjetheve,
cicërimat e lodhura të zogjve,
zhurmën e largët të makinave,
ndonjë qeshje vajze afër ballkonit tim,
këngën time të preferuar me volum të ulët.

Këtë mëngjes dua ti dëgjoj
të gjitha bashkë,
për të mos kuptuar asgjë...

Këtë mëngjes tjetër ditë...



Mall!!

E dini ku do te doja te isha tani?
Tek preheri i Nenes do shtrija koken
Te lija lotet atje..
Te merrja qetesine e humbur,
mallin per shtepine ku u rrita
Te isha,ne gjoksin e babes
Ah,atje askush s'me prek
Ai shpaten nxjerr kellefit
Te rrija me te dy ,ne mes tyre
te shtrihesha e te flisnim
e te flisnim deri ne agim
Ah sikur te mundesha
e prehri i nenes per pak
te ishte i imi,
fare pak
Zog te behesha e te fluturoja mbi det,
te rrija ne gjoksin e babes



Shiu...

Ky shi në këtë fundkorrik,
shi i zemëruar,
i bie tokës së nxehtë,
plot avull mbushur
me zëra qiellorë të çjerrë,
duke çarë retë,
i përplas pa mëshirë

Këto mendimet e mia
që i bashkohen këtij shiu
këtij qielli.
e tek varri i nenes
te gjeja ate preher!!
Jam lot per ty,Nene
Det lotesh ,bera per Ty...


Një copë qiell 

Një copë qiell i vesha trupit
Aq do deti im
Ai lumturohet se ngjyrën
e kam njësoj
Jemi tre..
Unë mes detit e qiellit
Mes diellit dhe ujit
Mes valëve dhe rrezeve
Mes krahëve te tyre
Unë,
grua e veshur me cope qielli...

(brigjeve të mallit)

Mirmëngjes!!

Se jeta është e bukur
Se dita fillohet vetëm duke buzëqeshur
Se dielli shkëlqen më shumë për mua
Se unë e dua pa fund dritën e tij
e për këtë ju them cdo ditë drite

Mirmëngjes!!

Mos ja lexoni atij që nuk sheh !

A e dini çdo të thotë të jesh i verbër
nuk ke jetë,
as frymë nuk ke.
Tokën ku shkel nuk e njeh,
nuk njeh hapat e tu.
Ah, dielli e hëna nuk janë aty për ty,
yjet janë larguar
je i shuar, pa galaktikë.
Duart i drejton në ajër
e trembesh se ai nuk të mban dot,
mbetesh dhe pa të.
Pa sy je qënie jo njeri.
Pa sy as vdekja nuk vlen,
se ke vdekur.
Ah mos ja lexoni askujt që nuk sheh
këtë që më thotë shpirti.
Atyre puthjuani sytë
puthjuani deri në dhimbje,
të ndjenë se i doni.
Mos ju flisni për diell e hënë,
Për xixëllonjat në pranverë
o bardhësinë e borës në dimër
Për asgjë me dritë mos ju flisni,
mos, se i vrisni.

Unë çdo mëngjes tani
puth diellin,
Xixëllonjat nuk i prek
i ndjek ,kam frikë se ja u shuaj dritëzën
Rri jashtë në mbremje
derisa të ketë dritë
e yjet i prek me dritën time.
Eh,që unë vdeksha me dritë në sy…



Motiv dashurie


"Motiv Dashurie"
e kush më bukur se Neruda!

Të dua ty,e imja '' të dua''
e vetme si kënga kur jam i pirë
Të dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelbër,
vera ime- vesi im i ëmbël-
o dashuri,pije e dëshpëruar.
Të prek pak me buzë dhe dehem.
Ti je,edhe plloskë edhe kazan që shtyp
ti – kupë e fatit tim marramendës.
Të dashuroj të gjithën,kështu si je
E bredh për tek ti me dhuratën time
të bërë keq – melodi e vjetër
që s'ka as fillim as fund.
Dhe une i bie bririt te ngjirur
tërë ditën e ditës:
të dua ty,o trompa ime
dritëhijeza ime e vogël,
o bardhësi buzëqeshëse,
shpirti im,gjella dhe luga,
kripë e javëve të mërzitura,
o gruaja ime,-
hënë në mes te dritares së hapur..


Matan detit ...

Matanë detit kam lënë mallin,
lashë syte e mi,
Matanë detit derdha lotin e zjarrtë
kur ika nëpër dallgë,pa e ditur ku!
Lashë klithmën e nënës..
Bijëë mos u vonooo..
Lashë babën me cigaren që i dridhej në buzë
Matanë detit lashë shumë mall,
që nuk u shua kurrë
që me djeg cdo ditë e më shumë
Atje, matanë detit lashë veten time,
tridhjetë vjeç!


Vala e lumit...


Dëgjoje qeshjen time
të tretur qiellit
të shpërndarë valës,
në krahë zogu vënë,
në një direk anije ulur,
nën një valë lumi
a në krahë fluturash
nën zhurmën e rërës
oh,kujdes kur ecën shkujdesur ,
e ke ndër këmbë
merre e vishu me të..


Fati i qyteteve te vogla!


Me qiellin po kthej gotat, që na mbushi deti
e të tre përqafuar, jemi bërë një
Deti nuk ka fund, as qielli gjithësi,
Veç gjurmët e mia dhe kupat zbrazëti.

Fati i qyteteve te vogla!



Shpirti im...

Dil të lutem
asaj rrugës sime të fëmijërisë,
gjeje në mundsh.
Pranë lumit hidh një guralec
dhe turbullo ëndrrat e mia,
ngri pëllëmbën atij qielli
dhe do kuptosh se aq ishin ato
Të pakta ,të brishta, po të pastra ,
Ulu tek ai stol e mbyll sytë,
do dëgjosh zërin tim
që ngrihet Shkumbinit
e vjen si mall a trishtim
Shih atë qiell
aty është buzëqeshja ime,
e shpirti im...


· 

Më në fund 


Më në fund ra shi
Qetësi
Ai më bie mbi flokë
Mbi ballë
E lë të më lagë
Deri në lëkurë
Sikur më thotë
Rri këtu
E unë bindem, rri.

E dua këtë shi.

(brigjeve të mallit)

***
Atë ditë që nëna më lindi mua

Atë ditë që nëna më lindi mua
shkoi në pyll e mblodhi drutë
Me ngadalë iku me bucelë në krua eci me kujdes mbi urën e drunjtë

Atë ditë që më lindi nëna ime
ish shumë e lodhur nga vapa e plot punë
Nuk e dinte që i kisha zënë pritë
se do vija në jetë para kohe unë

Se do më lindte mua dhe motra e vogël ish prandaj nxitoi shumë e mira ime atë ditë
Ajo frikë nga puna nuk kish
ajo ngrihej herët,pa u bërë dritë,

Por ja që dy muaj para më solli në jetë
o unë erdha pa lejen e saj
ajo më priste të lindja në vjeshtë që të ecja me këmbët e mia në maj

Atë ditë ish shumë vapë...

Mallkimi!

Pa Atdhe na latë
ju, vrastarë të tij .
Vrastarë të ëndrrave te thurura në rini.
Na hodhët në hone rininë e vuajtur.
Shtepinë na e mbyllët dhe ndoshta do na e merrni dhe atë një ditë,
jashtë do na lini.

Jemi ne,
bijtë e mohuar të asjaj toke
që ju kockat po ja shqyeni,
për tja u hedhur qenve të uritur të shkretëtirave.

Jemi ne ,
që kockat nuk ja mbrojtëm dot
se na perzutë
e që shpirti na qan lot
të nxehtë malli e zemërimi.

Jemi ne,
me Atdhe e pa Atdhe.
Të huaj këtu e të huaj atje.
Jemi ne,
që zvarrë u terhoqëm në dherat e huaj,
ku të huaj do mbetemi deri në fund.

Jemi ne,
që fëmijëve tanë ju flasim gjuhën e bukur,
për të mos e harruar
ja u lëmë amanet.

Jemi ne,
të harruarit e kombit,
të atyre që na lanë vetëm,
pa përkrahje,atyre që s'ju prishet puna
se ne përdhosemi, shahemi e shfrytëzohemi nga ata që s'na thërrasin në emër,
por të ardhur nga një vend që emrin
ja përmendin me përçmim.

Mallkimin tonë keni deri në fund të ditëve tona,ju
,që varrin na e bëtë para se të iknim
e që as varr nuk do na lini.
Mallkimin tonë keni në vesh cdo ditë,
paçka se bëni sikur nuk dëgjoni.
Keni mallkimin e nënave tona
që vdiqën nga malli i zhuritur.

E pastaj ...
Mallkimin e fëmijeve tanë
që tokën e tyre e shohin
të ndaluar për kthimin e nesërm.

Keni mallkimin tonë,
nëse shkelni amanetin e lënë
që kockat të na treten atje,
tek toka që na e keni ndaluar


Sytë tu...

Sado diellin të ma mbulojë ndonjë re',
ti sytë i bën duar
sado të grindem me erën
ti gjoksin bën shkëmb
sado ti zemërohem detit
ti valën kthen në pikë uji
sado sytë të më humbin në hapësirën bosh ,
ti e kthen në pafundësi ëndrre
e shpatullën tënde e kam prehje..


Çfarë s’më tha

E pashë të lodhur, pa ngrënë, të etur
E mora për dore dhe bukë i dhashë
Me admirim e shihja tek hante i heshtur
E ngajmë bashkë bukën, i thashë.

Pasi hëngri e piu ato që i deshi,
Iku as faleminderit e as në sy s’më pa.
Më vonë më të mirat që i bëra, qeshi
E më shau e çfarë s’më tha!




Poezia, shoqja ime!


Poezia është shoqja ime e ngushtë
me të flas , qaj e gëzoj
është ajo, që më rri përherë kaq pranë,
është ajo, kur nga dhimbja lotoj,
është ajo, kur gëzoj për lulen e çelur në vazo
e për fluturën, që dashurohet me të,
është ajo , kur nuk dua të iki askund,
është ajo, kur nuk dua të flas me asnjë.
E dua këtë shoqe kaq të shenjtë e të mirë ,
prandaj do e shtrëngoj thellë në gji
e nuk do lejoj askënd, të ma rrëmbejë nga shpirti…!



Mos mi vrisni ëndrrat!

Mos mi vrisni ëndrrat me plumba
Jam fëmijë, ëndrrat i humba
Jam i vogël e luaj me pëllumba
Mos i vrisni zogjtë fluturakë
Mos e bëni fushën flakë
Mos më vini në sy lotë
Jam i vogël, si fshij dot
Mos ma vrisni babanë
Nënën, motrën e vëllanë
Ju e dogjët tokën time
e bëtë pluhur e thërrime.
A e dini, se kush jam!
Unë quhem Sirian!



Meloditë e natyrës!

Më lini pak kohë
të këndoj me meloditë e natyrës!
Më lini pak në qetësi,
të kthjellohem në të thellat mendime.
Mos më pengoni!
Ky është momenti im,
vetëm i imi
unë dhe muza ime
endur në përjetësi.
Sot natyra më dha këtë mundësi,
…më lini!



Nuk meriton!

Nuk i meriton lotët e derdhur
Të qaj për ty, nuk meriton!
Mërzitja krahun ma ka hedhur
ajo qesh, nuk loton.

Nuk meriton të rri pa gjumë
Të desha si ishe, të desha shumë
Nuk meriton të kem lot në sy
Nuk jam si ti, ndryshe jam unë!



Përgatiti Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D



*****



Image result for kush eshte Fiqirete Kukli



Thjeshtësia specie artistike në vargënimin e poetës, 
Fiqirete Kukli


Kur lexova në fb.poezinë e parë (për mua) nga kjo poeti fine,fitova përshtypjen se kam të bëj me një shpirt subtil poetik,si thonë të dashuruarit:-U dashurova në shikim të parë!

U dashurova në krijimin e përkryer artistik,se për poetën,më kanë ikur vitet,por kjo ecje nëpër vite,nuk ma ndalon simpatinë ndaj të bukurës.Kam rrespekt të thellë ndaj bukurisë dhe ndaj artit të kësaj bukurosheje,prej të cilës lulet kanë mësuar bukurinë.

Nuk i thuhet femrës së huaj e dua,edhe kur mosha pengon,por e rrespektoi.

Duhet dalluar fjalët dashuri dhe rrespekt.Mund ta rrespektosh shumëkënd,por jo të dashurosh,ani një femër me burrë e fëmijë.


Unë seriozitetin e kripi me mahi,që nganjëherë keqkuptohet.I thash një farmacisteje në mahi:-

Pse je martue e nuk më ke prit?!

-Me të pas prit ty,isha mbet dadë e përjetshme!

U dashurova në poezinë artistikisht të përkryer,ndërsa poetën me përkëdheli simpatike e quajta:Fiqirete Kukulla,por me këte epitet nuk e lëndova në sedër,por e shpreha haptas rrespektin për atë krijesë të bukur me shpirt poetik.

-Edhe mua më kanë ecur vitet,më tha!

Tash kam përpara poezinë melankolike e mallëngjyese:

Kur u Bëra Nuse

E cila,jo si kritik(vlerësues) i artit,por si lexues i pasionuar,më mbështolli të tërin me vellon e melankolisë,mallit e pesimiznit.

Pse?

Vetë kam katër çika e tri motra,për të cilat kam der lotë kur i kemi nxjerr nga shtëpia e prindëve.

Në gjuhën sërbe është një këngë me këte motiv,që prore më ka sjell dhimbje;

-Heret në mëngjes më zgjoi nëna:

Ngritu bijë,se krushqit po vijnë!/ nëna qante,krushqit këndonin....

Ajo që më bëri përshtypje në këte realitet pikëllues,është thjeshtësia e poetizimit të realitetit:Kur u bëra nuse/ nuk e dija rrugën e gjatë/Rrugën ku po hyja të bëja frikë e me gëzim/ me ëndrrat thurrur me dashurinë time.

Ja porosia pikëlluese:Kur dola nga dera e babës/ atij lotët ia lash në gjoks/Nënës ia mora puthjen.

Është moment prekës ndarja dhe kërkim ndjesa nga anëtarët e familjes:Vëllait në sup iu mbështeta,i thirra mos më harro!E motrat,ah motrat qanë me zë/kur u bëra nuse lotët i mbolla Shkumbinit,ashtu si ëndrrat/E shaminë e lotit ia hodha shelgut,të ma ruan!

Kjo nuk është elegji,por e dhimbëshme për një ndarje të dhimbëshme,edhe kraha gëzimit intim.

Te ne çika natën e kanës që quhet Kanagjeç,lën gjurmët e gishtave me kanë në mur,të cilat gjurmë i shikojnë me mallëngjim dhe kurrë nuk i fshijnë.(Haki Bunjaku).

2018/07/26

“Për një vizë greke shes trupin”/ Çfarë thoshte Edi Rama 18 vjet më parë për këtë shprehje


Është një nga debatet e vetme që kandidatët për kryetarë të bashkisë së Tiranës kanë bërë përballë njëri – tjetrit në një studio televizive. Edi Rama dhe Besnik Mustafaj garonin 18 vjet më parë për bashkinë e kryeqytetit për zgjedhjet e 1 tetorit të vitit 2000.


Rama dhe Mustafaj kërkonin mandatin e parë në bashki. Ai debat në studion e emisionit “Opinion” do të kujtohet për akuzat e forta personale që Rama dhe Mustafaj bënë për njëri-tjetrin. Ne shkëputëm vetëm një pjesë nga ky debat i publikuar i plotë së fundmi nga Tv Klan.

PJESE NGA DEBATI RAMA – MUSTAFAJ

Blendi Fevziu: Zoti Mustafaj keni ju të drejtën e dy pyetjeve për Zotin Rama.

Besnik Mustafaj: Unë kam një pyetje për konceptin që ka për elektoratin Zoti Rama duke pasur parasysh se ç’ka shkruar e ç’ka thënë për shumë kategori të popullsisë të mara veç e veç që nga pensionistët, matogrudët, demokratët. Do doja të dija se kush është elektorati që ju besoni se do t’iu japë votën?

Blendi Fevziu: Dhe pyetja e dytë?

Besnik Mustafaj: Pyetja e dytë ka të bëjë përsëri me një shkrim të Zotit Rama i cili shkruan se “për një vizë greke shet trupin”. Ç’garanci jepni se keni ndryshuar mendim?

Edi Rama: Si, si? Në një shkrim që…

Besnik Mustafaj: Në bunkerin atje, ju thoni.

Edi Rama: Në cilin bunker?

Besnik Mustafaj: Bunkerin në Di.

Edi Rama: Çfarë ishte ajo që unë shkruaja në bunkerin Di?

Besnik Mustafaj: Tani është shumë vulgare dhe unë nuk mundem.

Edi Rama: Jo mo jo thuaje nuk ka problem.

Besnik Mustafaj: Për një vizë greke shitem thua ti.

Blendi Fevziu: A ka mundësi të rrijë normal salla, ju lutem.

Besnik Mustafaj: Kjo puna e shitjes është një problem i madh mendoj unë për administratën.

Blendi Fevziu: A ka mundësi salla të mos bëjë replika. Pyetjet po i bën vetë Zoti Mustafaj, nuk ka nevojë për ndihmë.

Edi Rama: Tani jemi në një situatë absurde ku Besniku, më vjen keq për këtë, nxjerr si të vërteta gjëra që nuk janë të vërteta. Thotë çfarë ke shkruar për kategori të ndryshme sociale në Shqipëri. Ka thënë dhe gjatë fushatës që unë paskam përmendur fjalën çeçen, unë këtë term nuk e kam përmendur, nuk është pjesë e edukatës time. Dhe gjithashtu thotë ke sharë veteranët. Në një intervistë thoshte se i kam thënë veteranëve uturake e kushedi se çfarë. Për të gjitha këto ose Besniku është i keqinformuar ose Besniku shpif. Se nuk ka absolutisht asnjë lloj letre të bardhë ku të ketë gërma të zeza që mbajnë firmën time që unë të kem thënë këto gjëra për njërin apo për tjetrin. Nuk ekziston. Edhe pyetja e dytë ka të njëjtin kuptim, është një shpifje për një arsye shumë të thjeshtë. Nëse është fjala për bunkerin që unë kam ekspozuar në Di, i cili këtu u atemua nga shtypi i pushtetit të atëhershëm. Bunkeri ishte i veshur i gjithi me rroba dhe nuk kishe ku të shkruaje, nuk mund të shkruaje dot asgjë. Dhe më vjen keq që përsëri që thuhen si të vërteta gjëra që janë gënjeshtra. Kjo është jo çfarë koncepti kam unë për elektoratin, por çfarë koncepti kanë për elektoratin ata që mbushin përditë faqet e shtypit me akuza nga më qesharaket të cilave unë refuzoj t’iu jap përgjigje. Dhe po qe puna për shkrime Besniku ka shkruar shumë më shumë se unë dhe ka lënë shumë më shumë se unë gjurmë të inkoherencës intelektuale dhe unë nuk erdha këtu as t’ia përmend dhe ta vë në pozitë. Jo më larg se para disa ditësh unë kam patur fatin e keq të lexoj një shkrim të Besnikut që thoshte: Një komunist i ri në shkencë kushtuar shkencëtarit Skënder Gjinushi. Dhe kjo ishte në vitin 1988.

Besnik Mustafaj: Prapë mbetet e vërtetë, komunist ishte, komunist mbetet, një të vërtetë kam thënë. Çfarë çudie ka?

Blendi Fevziu: Mos, mos ju lutem.

Edi Rama: Natyrisht ke thënë një të vërtetë siç ke shkruar për epërsitë e rendit kooperativist dhe kur ke shkruar për: “O Shqipëri, o ball i nderit t’i je drita e Enverit”, por këto nuk kanë rëndësi. Më vjen keq vetëm për një gjë, unë shpresoj të jesh i keqinformuar sepse nuk besoj të ulesh në një nivel kaq poshtë dhe të shpifësh gjëra inekzistente.

Besnik Mustafaj: Unë i qëndroj pyetjes time.

Edi Rama: Pyetja jote është e bazuar mbi një keqinformim ose mbi një shpifje.

Besnik Mustafaj: Pyetja ime është e bazuar mbi atë që kam parë.

Edi Rama: Atëherë shpif.

Blendi Fevziu: Lëre të përgjigjet.

Besnik Mustafaj: Thelbi i saj ka të bëjë me moralin e funksionarit prandaj unë pyes. Mua më duket e rëndësishme që ti dhe unë dhe cilido që hynë në këtë garë të japi garancira. Unë doja të të ndihmoja me këtë pyetje.

Edi Rama: Faleminderit shumë për ndihmën që më jep, por në këtë rast i prish punë imazhit tënd. Kjo është një shpifje shumë e ulët dhe nga ana tjetër nëse ti do një përgjigje nga unë për moralin tim, unë të them që morali im është shumë i thjeshtë dhe ka katër shtylla: Mos vrit, mos vidh, mos gënje dhe mos shko me gruan e tjetrit. Dakord.

Blendi Fevziu: Ju lutem salla.

Edi Rama: Dhe unë Besnik, as nuk kam vrarë, as nuk kam gënjyer, as nuk kam vjedhur dhe skam bërë dhe atë tjetrën.

Blendi Fevziu: Po pati mundësi mos kaloni më në replika dhe kundëreplika.


Shikoni : 


Nesër më 27 korrik 2018 do të jetë eklipsi i plotë i Hënës, më i gjati i shekullit.


Në këtë mbrëmje toka do të gjendet në mes të Diellit dhe të Satelitit, duke projektuar mbi të një kon hijeje.
Hëna do të ngjyroset me të kuqe për 103 minuta. Në Europë fenomeni do të jetë i dukshëm pothuajse kudo.
Eksperti italian Paolo Volpini, shpjegon që fenomeni i 27 korrikut mund të shihet nga të gjithë, sepse është në një kohë kur lind hëna rreth orës 21.

Faza e plotë parashikohet rreth orës 21.30 deri 23.13, ndërsa kulmin e saj do ta ketë rreth orës 22.22.

Ajo e eklipsit do të jetë edhe një minihënë, sepse sateliti do të gjendet në distancë maksimale nga planeti jonë, më shumë se 406.000 kilometra.
Ndër të tjera Marsi, pikërisht në 27 korrik do të ndriçojë më shumë se zakonisht duke qenë në një pozicion të kundërt me Diellin në krahasim me Tokën.

Ky fenomen quhet ‘Opozite’.

Serbët në dilemat mes nacionalizmit dhe fesë

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej nuk e konsideron kohën e ardhjes së Papa Françeskut në Serbi.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej tha se mban pozicionin e saj të shprehur më parë se nuk është koha për ardhjen e Papa Françeskut në Serbi, ndërsa kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç beson se vizita e Papës do të sjellë dobi.

Irinej për Blic tha se gjatë një takimi të kohëve të fundit me sekretarin e Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, i cili ishte për një vizitë në Serbi, nuk ishte biseduar në lidhje me ardhjen e mundshme të Papa Françeskut.

“Folëm për shumë gjëra, por jo për këtë. Unë e kam thënë një here qëndrimin tim dhe i qëndroj atij”, tha patriarku i Kishës Ortodokse Serbe.

Kjo ndodhi në fillim të këtij viti, kur Irinej tha se nuk është koha për ardhjen e Papa Françeskut në Serbi. Po përse? Dhe këtu sërish ndërhyrjnë çështjet nacionalo-fetare, konfliktet mes serbëve e kroatëve, ku këta të fundi i përkasin besimit katolik, pra janë të lidhur me Vatikanin.

“Për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në të kaluarën dhe numrin e madh të serbëve të zhvendosur nga pjesa kroat”, citohet të ketë thënë Irenej.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha se vizita e Papës në Serbi do të sjellë përfitime.

“Pozicioni im si një burrë shteti është se në interes të Serbisë Papa duhet ta na vizitojë, sidomos në kontekstin e mosnjohjes së Kosovës”, ka thënë Daçiç për Blic.

Fatkeqësisht, ende nuk jemi, por do bëhemi “vëllezër armësh” me kroatët

Prof. Dr. Mehdi Hyseni 


Barometri diplomatik

Fatbardhësisht, që nga shekulli XV e deri në shekullin XXI, shqiptarët dhe kroatët kanë pasur dhe, edhe sot, kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer mes tyre.

Prandaj, ne, pa dyshim se krenohemi dhe mburremi me bashkëpunimin, me lidhjet dhe me miqësinë shekullore kroate, sepse jemi vëllezër për nga gjenealogjia ILIRE . Mirëpo, por fatkeqësisht, në kuptimin e plotë, ende nuk jemi “ vëllezër armësh”, edhe pse do të duhej të ishim që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut ( fundshekulli XIV dhe shekulli XV) e deri më sot (shekulli XXI) mbase kemi një preajardhje dhe një fat të përbashkët, sepse i përkasim Evropës Perëndimore, JO Serbisë dhe konglomeratit sllav. Për më tepër, kroatët dhe shqiptarët janë ilirë të lashtë, që janë zemra e Evropës (midis Romës dhe Greqisë), jo e periferisë së “Ballkanit”, sajesë bullgaro-serbe, e shpifur nga historiografët sllavë për t’i pushtuar dhe për t’i shpërfytyruar territoret autoktone ilire-fshirë nga harta e Evropës.


Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur

Ky falsitet sllav i nocionit “Ballkan” ka flakur gjenezën historiko-gjeogrfaike të nocionit “GADISHULLI ILIRIK”. –Qëllimi shumë i qartë, mohimi i origjinës së identitetit pasardhësve të ILIRËVE-shqiptarëve dhe të kroatëve, si dhe ankesimi dhe kolonizimi i territoreve të tyre autoktone ilire.

“Shqiptarët vëllezër armësh me kroatët”!

Mirënjohje të sinqertë dhe të përzemërt Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, sepse është e para nga të të gjithë liderët politikë dhe shtetarët e Kroacisë dhe të Shqipërisë (1990-2018), që pati kurajon ta thotë të vërtetën historike se “shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër armësh”.

Këtë rrugë dhe perspektivë në sfondin e mbrojtjes së interesit të përbashkët nacioal, territorial dhe shtetëror e hapi vendosmëria, trimëria, sakrifica dhe lufta e 2500 ushtarëve shqiptarë të Kosovës, të Anamoravës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi me në krye gjeneralin e famshëm Rrahim Ademi, të cilët u rreshtuan bashkërisht me vëllezërit e origjinës ilire-koratët në njësitet e Ushtrisë Kombëtare të Kroacisë së Dr. Frano Tugjmanit kundër agresionit dhe gjenocidit shfarosës të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit (1991).
Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur
Prandaj, edhe sot, edhe nesër, shqiptarët dhe kroatët nuk duhet të harrojnë, se alternativa e vetme strategjike për të shpëtuar nga armiku i tyre i përbashkët shekullor- Serbia e Madhe, është edhe aleanca unike ushtarake kroato-shqiptare. Ndryshe, Serbia hegjemoniste dhe imperialiste, do të përsëritë luftrat dhe gjenocidet e saj të mëparshme kundër kroatëve dhe territorit kroat, në njërën anë dhe, kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre shqiptare, në anën tjetër.

Sa më sipër, nga zemra e falënderojmë dhe i shprehim mirënjohje të thellë për këtë konsideratë të lartë vlerësuese zonjës së nderuar, Presidentes së Repubublikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila, me rastin e vizitës së saj zyrtare, që i bëri Shqipërisë ( më 18,19 dhe 20 korrik 2018) pohoi se “shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër armësh”. -Edhe mua më gëzoi shumë dhe më bëri të ndihem krenar, kur mësova të vërtetën për trimërinë dhe për heroizmin e shqiptarëve, të cilët paskanë marrë pjesë në luftën e përbashkët me kroatët kundër agresionit pushtues të Serbisë (1991-1995).

Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur

Pa reciprocitet nuk ka as unitet të dëshiruar

Mirëpo, ky gëzim, njëherazi, më solli në rikujtesë kohën e shkuar, kur dihet fakti se në luftën çlirimtare kombëtare të Kosovës (1998-1999), të zhvilluar nga UÇK-ja kundër Serbisë agresore pushtuese, nuk erdhën për ta ndihmuar as “2500 ushtarë kroatë nga Kroacia e as 2500 ushtarë shqiptarë nga Shqipëria” !?

Vërtet, ky fakt historiko-politik dhe ushtarak e vë në pikëpyetje përkufizimin se “Shqiptarët janë vëllezër armësh me kroatët” ngase kroatët nuk venë në Kosovë për ta shkrepur asnjë plumb kundër armikut të përbashkët shekullor serb (1998-1999).

Në rastin konkret, ende nuk mund të thuhet se “jemi vëllezër armësh”, sepse mungon reciprociteti, edhe pse “2500 shqiptarë” e kanë ndihmuar luftën çlirimtare kombëtare të Kroacisë. Mirëpo, kjo nuk ndodhi që “2500” ushtarë kroatë të venin në Kosovë për ta ndihmuar UÇK-në.

Gjithashtu, nuk mund thuhet se “jemi vëllezër armësh” (edhe pse jemi vëllazër nga gjaku, etnia, gjuha…etj.)me shqiptarët e Shqipërisë, sepse as 100, as 200 e as “2500” ushtarë shqiptarë të armatosur nga Shqipëria nuk venë në Kosovë për ta ndihmuar luftën antikoloniale çlirimtare kombëtare të UÇK-së kundër Serbisë pushtuese gjenocidale (1989-1999).

Prandaj, thjesht, nuk mund të pranohet teza se “ shqiptarët dhe kroatët, tanimë janë vëllezër armësh”, duke qenë se, në rastin vendimtar historik “to be or not to be” nuk e kanë ndihmuar njëri-tjetrin sipas parimit të reciprocitetit.

Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur

Sikur në luftën e Kosovës (1998-1999) kundër Serbisë pushtuese , të kishin marrë pjesë 2500 ushtarë të armatosur të Ushtrisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe 2500 ushtarë të armatosur të Republikës së Kroacisë në luftën e përbashkët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për t’i shpëtuar mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga zjarri dhe nga flaka e gjenocidit serb, hordhitë barbare çetniko-fashiste policore, paramilitare dhe militare të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit, nuk do të kishin pasur asnjë shans, që t’i masakrojnë dhe t’i vrasin mbi 12 mijë shqiptarë, t’i dhunojnë mbi 20 mijë femra shqiptare, t’i dëbojnë mbi 1 milion shqiptarë nga vatrat e tyre stërgjyshore, si dhe ta digjnin dhe shkretonin cep më cep Kosovën sipas strategjisë së “tokës së djegur”.
Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur
Kroatët dhe shqiptarët kanë një gjenelaogji të përbashkët

Për nga origjina ilire, shqiptarët dhe shumica dërrmuese e kroatëve janë vëllezër, por jo edhe “vëllezër armësh”, edhe pse historikisht i lidh i njëti fat tragjik, sepse kanë NJË ARMIK TË PËRBASHKËT-SERBINË DHE SERBËT. Kjo është arsyeja, që shqiptarët dhe kroatët sot, nesër dhe përherë, duhet të jenë, edhe vëllezër armësh veç lidhjeve dhe marrëdhënieve të tjera miqësore, politike, diplomatike, ekonomike, tregtare, ushtarake dhe kulturore si partnerë strategjikë të rëndësishëm në Ballkan, në NATO dhe në BE.


Me rastin e vizitës triditore zyrtare Shqipërisë (18,19,20 korrik 2018), presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq për asgjë negative dhe të papritur nuk “shokoi rajonin”, ashtu siç dezinformuan masmediat serbe të Beogradit.

Përkundrazi, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq, duke mbajtur fjalën e rastit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë (19 korrik) pohoi të vërtetën e pakundërshtueshme se “Kroatët dhe shqiptarët janë vëllezër armësh”. Kjo e vërtetë faktike ndodhi në vitin 1991 të shekullit XX, kur shpërtheu lufta në Kroaci, si rrjedhojë e agrsionit pushtues të Serbisë gjenocidale, “2500 shqiptarë” morën pjesë në njësitet luftarake të ushtrisë kombëtare të Kroacisë për ta mbrojtur popullin kroat dhe Kroacinë nga agresioni gjenocidal i Serbisë.

Në vitin 1991, kur Kroacisë iu imponua lufta e terrorit shtetëror dhe agresioni i Serbisë, e cila kishte për qëllim shfarosjen e popullit kroat, si dhe grabitjen e territorit të Kroacisë ilire, në mënyrë që Serbia e Madhe, t’i rizgjeronte kufijtë territorialë e saj, duke gllabëruar Sllavoninë (duke djegur dhe rrafshuar në themel Vukovarin, perlën e Sllavonisë) dhe Dalmacinë (Kninin, Zarën dhe Dubrovnikun) etj., Ushtrisë Kombëtare të Kroacisë me në krye kryekomandantin e saj legjendar, Dr. Franjo Tuxhman (presidenti i parë historik dhe themelues i parë i Republikës së Kroacisë demokratike), iu bashkuan edhe 2500 luftëtarë shqiptarë nga trevat e Shqipërisë Etnike (Kosova, Anamorava, Ilirida dhe Malësia e Madhe).
Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur
Siç bëjnë të ditur masmediat serbe të Beogradit, kjo deklaratë e ekulibruar dhe aksiomatike e presidentës së lartnderuar të Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, u prit në “thikë” nga serbomëdhenjtë e Serbisë për shkak se për herë parë iu përplas në fytyrë e vërteta, se kroatët dhe shqiptarët e Kosovës, të Anamoravës (Preshevë, Bujnaoc, Medvegjë), të Iliridës nën Maqedoni dhe të Malësisë së Madhe nën Malin e Zi, luftuan krah përkrah nën flamurin kroat kundër agresionit pushtues të Serbisë në Kroaci (1991-1995).

S’ka dyshim se, kjo ishte dhe është krenaria jonë e përbashkët kroato-shqiptare, që në rastin më vendimtar historik për mbrojtjen dhe shpëtimin e Kroacisë, shqiptarët u solidarizuan dhe u vëllazëruan me armë në dorë, që ta luftonin ARMIKUN E PËRBASHKËT SHEKULLOR-SERBINË PUSHTUESE GJENOCIDALE.

Prandaj, ky shembull edhe sot, edhe nesër-përgjithmonë, le të na shërbejë si fanar i pashuar për thellimin e besimit vëllazëror dhe miqësor në konsolodimin permanent të fortë dhe e pathyeshëm të bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe kroatëve të vëllazëruar, sepse kjo është alternativa e vetme për ta neutralizuar dhe zmbrapsë armikun e përbashkët-Serbinë e Madhe, e cila, edhe sot, ushqen iluzoine dhe ka pretendime serioze territoriale edhe ndaj territoreve të Kroacisë, edhe ndaj territoreve shqiptare, siç po i mban peng kolonitë e saj: Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, si dhe po zhvillion dialog në Brukesl për copëtimin e territorit verior të Kosovës.

Historia e derisotme, që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari (1998) ka provuar se shqiptarët janë të urtë, trima, besnikë, luftëtarë të paepur, liridashës dhe atdhetarë të shkëlqyerë. Të gjitha këto virtyte pozitive të shqiptarëve i njeh edhe Evropa, edhe mbarë bota, por jo edhe armiqtë e tyre të përbashkët: Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia!
Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur
Mirëpo, fatkeqësisht dhe për të zezën e popujve të Ballkanit, këto virtyte emblematike të kombit shqiptar, nuk i njeh amalgama sllavo-bizantine e Ballkanit, e cila, historikisht, që nga VII i luftojnë, i urrejnë dhe i mohojnë shqiptarët për shkak të vjetërsisë autoktone shekullore ilire, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kolonizuesit sllavë, të ngulitur në territoret iliro-shqiptare, në saje të pushtimeve të tyre barbare, me qëllim të grabitjes së tokave dhe të pasurive të tyre.

Presidentja kroate mburret me shqiptarët, ndërsa serbët “shokohen” nga kjo e vërtetë!
Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaorviq me të drejtë pohoi në Parlamentin e Shqipërisë dhe në takimet e saj me shtetarët, Ilir Meta (president), Edi Rama (kryeministër) dhe Gramos Ruçi (kryeparlamentar) se Kroacia mburret me shqiptarët mbase “mbi 18 mijë sish sa jetojnë në këtë shtet mik, tanimë, në tërësi janë integruar dhe vlerësuar si pjesëtarë të shoqërisë kroate…, të cilët e duan dhe janë të devotshëm ndaj Kroacisë.


Image result for shqiptaret dhe kroatet flamur

Njëkohësisht, shqiptarët janë edhe krenarë dhe shembull i shkëlqyer atdhetar i ndikimit pozitiv në zhvillimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë. Në këtë kontekst, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq, me theks të posaçëm rikujtoi lidhjet e hershme shekullore të kroatëve me shqiptarët, duke përmendur edhe Bashkësinë e Arbreshëve të Zarës, që nga shekulli XVIII”. Shih në: (https://narod.hr/svijet/grabar-kitarovic-albaniji-podsjetila-18-000-albanaca-hrvatskoj-91-cak-2-500-bili-dragovoljci-domovinskog-rata-dogovorena-zajedncka-zastita-jadrana ).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...