2018-10-20

Pyetje për seksin? Përgjigjet që jep andrologu i njohur Dr. Evi Dani



Mjeku i njohur androlog Dr. Evi Dani i përgjigjet qytetarëve shqiptarë lidhur me pyetje që ata kanë për çështje të ndryshme seksuale. Jo vetëm mjekësi për seksin, por shumë këshilla për çështjet seksuale.



1- E kam ereksionin shumë të shkurtër. Si ta zgjas në kohë sepse kjo gjë më bën të ndihem shumë keq psikologjikisht?

– Nëse e mbani mendjen gjithë kohën se si ta zgjasni ereksionin, do të ndjeni presion në vetvete dhe nuk do të arrini kurrë ta bëni një gjë të tillë. Më parë duhet të qetësoheni dhe t’i gëzoheni çdo momenti që kaloni në intimitet me partneren tuaj, pa qenë nevoja për një ereksion shumë të gjatë. Edhe zgjatja e ereksionit më shumë se normalja, është shumë i dëmshëm. Nëse partnerja juaj është e kënaqur, duhet të jeni edhe ju. Lojërat paraprake, siç është preludi i dashurisë, janë një akt shumë i mirë për të zgjatur intimitetin.

2- A ka mundësi që t’i ulet mashkullit niveli i testosteronit? E bëj këtë pyetje, sepse im shoq, kohët e fundit, s’ka oreks fare për seks dhe më thotë që ka probleme me testosteronet…

– Sigurisht që është e mundur ulja e nivelit të testosteronit te një mashkull. Përderisa jua konfirmon këtë gjë vetë bashkëshorti juaj, do të thotë që është vizituar dhe e ka me baza këtë që thotë. Nëse thjesht ka një dyshim për këtë gjë, atëherë duhet të jeni ju që t’i sugjeroni të shkojë te mjeku, të bëjë disa analiza e të marrë një mjekim për rregullimin e nivelit të testosteronit.

3- Kam një djalë 5 vjeç, që e kam kapur disa herë mat duke prekur organin e tij gjenital dhe kjo gjë më ka trembur. A është normale kjo gjë dhe a duhet t’i tregoj unë atij në lidhje me krijimin e fëmijës, sepse më pyet shpesh?

– Është normale që një fëmijë i asaj moshe ose edhe më i vogël, të prekë organin e tij, sepse është kurioz dhe do të njohë trupin e tij. Ajo çfarë duhet të bëni ju si prindër, është të bisedoni hapur me fëmijën tuaj dhe t’i shpjegoni që ai një ditë do të rritet dhe do t’i kuptojë më mirë ato çfarë do t’i shpjegoni ju rreth organeve dhe krijimit të fëmijës. Veç kësaj, duhet t’i tregoni se duhet të jetë i kujdesshëm, plus që nuk duhet të lejojë njeri t’ia prekë pjesët intime të trupit të tij, përveçse me lejen e tij, kur të rritet. Më mirë ta marrë informacionin nga ju, në lidhje me çdo pyetje që ju bën, sesa ta mësojë nëpërmjet internetit apo televizorit, sepse në këtë mënyrë, mund të marrë drejtimin e gabuar, mund ta kuptojë jo si duhet. Kur u flet prindi, ata e kanë më të lehtë t’i kuptojnë.

4- Partnerja ime nuk pranon të bëjë seks. Edhe pse më thotë që më dashuron, më thotë “prit, se nuk ndihem gati”, por sa më shumë më refuzon, aq më shumë më josh. Si mendoni ju, ta pres apo të ndahem nga ajo se ndoshta nuk e tërheq?

– E kuptoj gjendjen tuaj, sepse është si ajo “molla e ndaluar” e cila të josh më tepër, por duhet të tregoheni i duruar përderisa jua ka kërkuar këtë gjë. Nëse vërtet e dashuroni, duhet të dini të prisni, që çdo gjë të vijë natyrshëm e pa sforcime. Përderisa rri me ju, ajo sigurisht që ju do, por nuk ndihet gati, për shkak të frikës, ndonjë tabuje, ose ka nevojë për më shumë siguri nga ana juaj. Nuk më duket zgjidhje nga ana juaj ndarja për shkak të refuzimit të saj; vetëm nëse ju nuk e dashuroni vërtet.

5- Jam një vajzë që, nën efektin e pijes a nuk e di se çfarë, kam kaluar një natë jo të zakonshme, natë pasioni, me një djalë që kisha vetëm dy herë që e takoja. Problemi është se nuk mund ta harroj, edhe pse ishim të ndërgjegjshëm që të dy që ishte vetëm një natë dhe kaq.

– Mendoj se pyetja juaj i shkon më shumë për shtat një psikologu, përderisa ka të bëjë më shumë me anën shpirtërore. Në lidhje me natën pasionante, mendoj se do ta harroni shpejt, sepse ju jeni akoma nën efektin e saj dhe, me sa kuptoj, është hera e parë që bëni një veprim të tillë. Me kalimin e kohës, do të kuptoni se ajo natë nuk ka qenë gjë tjetër veçse një pasion seksual i çastit. Nëse vazhdoni të ndjeni për të, mendoj se duhet ta rivlerësoni situatën, ose të krijoni një mundësi tjetër takimi me këtë djalë. Nëse shikoni që tërheqja është e dyanshme, pse jo, mund të lindë diçka përtej pasionit dhe një ndjenjë dashurie që e bën më të plotë dhe më të bukur natën tuaj të pasionit.

6- A mund të merret sëmundja e SIDA-s vetëm me një akt seksual? Jam bërë merak sepse kam bërë seks me një femër e cila më pas dëgjova që ishte shumë e pisët dhe mund të kishte edhe sëmundje.

– Ka pasur edhe raste të tilla që vetëm me një akt seksual e kanë marrë virusin HIV. Ju uroni që ajo të mos ketë qenë e infektuar me këtë virus. Pastaj, diçka më habit me ju, si mund të bëni seks pa u mbrojtur, aq më tepër me një femër me të cilën nuk keni marrëdhënie të rregullta dhe thjesht keni kaluar disa orë me të? Bëni shumë gabim! Megjithatë, jeni ende në kohë të bëni një vizitë për të hequr merakun.

7- Jam i sëmurë me diabet dhe më është ulur shumë dëshira seksuale sepse nuk kam potencën që kam pasur. A mund të marr viagra për të rritur potencën, apo duhet të këshillohem me mjekun.

– Nuk e di moshën tuaj, por është e vërtetë që shpesh, diabeti ndikon në uljen e potencës seksuale. Ka edhe preparate të tjera përveç viagres që merren për rritjen e potencës seksuale, siç është Levitra dhe Cialis. Një metodë tjetër është dhe injeksioni intrakavernoz, i cili ka një efekt shumë të mirë. Megjithatë, unë do t’ju rekomandoja të flisnit më parë me mjekun tuaj, si dhe të këshilloheni edhe me mjekun androlog më pas, për të parë se cili preparat bën më shumë për rastin tuaj. 8- Djali im është me shyta dhe kam frikë se mos më bëhet steril. Në cilat raste rrezikon të bëhet i tillë? - Po të trajtohen siç duhet shytat dhe të mos kalojnë në infeksion, nuk rrezikon të bëhet steril. Shytat janë një sëmundje virale që shkakton imunitet të përhershëm. Çdo dëmtim i organeve të riprodhimit nga orkidet apo infektimi i tyre, bëhet premisë për dëmtimin e tubave seminite, përgjegjëse për prodhimin e spermatozoidëve. Kështu, duhet patur kujdes, ato duhet të trajtohen siç duhet që të mos kalojnë në infeksion.
Pyetje për seksin? Përgjigjet që jep andrologu i njohur Dr. Evi Dani


9- Çfarë shenjash shfaq infeksioni balanopastitis? Kam disa çrregullime që më shqetësojnë dhe doja të dija nëse jam prekur nga ky infeksion.

– Balanopastitisi është një patologji që haset shpesh te meshkujt. Shenjat e tij janë: Skuqje dhe kruarje e lafshës së kokës së penisit dhe shtim i një sekrecioni me erë të rëndë që, po të avancojë, ndikon në pamundësinë e kryerjes së aktit seksual. Duke qenë se dyshoni, një vizitë tek andrologu do t’ju qetësonte.

10- Jemi një çift që nuk bëjmë dot fëmijë, spermatozoidët na dolën me dy bishta. Çfarë do të thotë kjo? Ne, marrëdhënien seksuale e kemi shumë të mirë.

- Një nga parametrat e një spermograme është studimi morfologjik i spermatozoidëve. Spermatozoidi ka shtatë patologji të kokës, dy patologji të pjesës së mesme dhe katër patologji të bishtit. Prania e spermatozoidëve me dy bishta është një nga patologjitë, por nuk është shkaktare kryesore e pamundësisë për të bërë fëmijë. Sidoqoftë, shoh që informacioni juaj është i turbullt, ndaj ju këshilloj një konsultë, për sqarime të mëtejshme.

Floripress & Intervista 

Dr. Evin Dani: Andropauza, analiza që u ndryshon jetën meshkujve




Dr. Evin Dani,androlog 

 Kryerja e analizës së nivelit të testosteronit dhe marrja e mjekimit u ndryshon tërësisht jetën meshkujve mbi 50 vjeç”. Deklarata vjen nga mjeku androlog, Evin Dani, i cili shpjegon në detaje shenjat e sëmundjes dhe masat thjeshta, që “rinojnë” këta pacientë.



Doktor, çfarë është andropauza?

Andropauza është një koncept i ri, i studiuar 20 vitet e fundit si dukuri klinike. Ka pasur një debat për termin “andropauzë”, ndaj shkencëtarët kanë vendosur ta quajnë hipogonadizëm. Fjala hipogonadizëm do të thotë ulje e nivelit të testosteronit. Tek mashkulli, një nga hormonet kryesore që jep karakteristikat mashkullore, që janë: qimet, muskujt etj. është testosteroni. Nëse do të kemi mungesë të nivelit të testosteronit dhe kjo mungesë është para pubertetit, atëherë kemi një patalogji shumë të rëndë që është hipogonadizmi, që shpeshherë është i lindur. Këta meshkuj janë fatkeqë në drejtim të zhvillimit të tyre: kanë mungesë qimëzimi, mungesë shtati, organe seksuale të pazhvilluara, sëmuren shumë më shpejt, janë të paaftë për të bërë jetë seksuale të shëndetshme dhe nuk kanë mundësi riprodhimi. Nëse mungesa e testosteronit ndodh pas pubertetit, kemi të bëjmë me sëmundje serioze që ndodh te fëmijët. Kemi dëmtime të organeve të testit dhe sigurisht që kjo patologji lidhet me riprodhimin. Ndërkohë që, në rastin e andropauzës kjo ndodh për arsye se kemi një rënie të nivelit të testosteronit në një moshë mbi 40 vjeç. Me rritjen e moshës fillon ndryshimi i qelizave të organeve, që shoqërohen me shumë sëmundje. Në rastin kur kemi ulje të nivelit të testosteronit nën 3.46 nanogram/ ml, atëherë kemi të bëjmë me rastin e andropauzës.

Përveç faktorit moshë, a ka faktorë të tjerë që ndikojnë në uljen e nivelit të testosteronit?

Çdo sëmundje në drejtim të dëmtimit të testeve jep ulje të nivelit të testosteronit: një traumë, një infeksion, sëmundjet kanceroze, kanceri i prostatës, etj. Për shembull, në rastin e kancerit të prostatës meshkujt duhet të marrin trajtim për uljen e nivelit të testosteronit për të ulur agresivitetin e kësaj patologjie, në mënyrë që të parandalohet një sëmundje shumë herë më e rrezikshme. Përtej këtyre rasteve, ulja e testosteronit vjen në mënyrë të natyrshme dhe pothuajse të pakuptimtë: në mënyrë të heshtur. Me kalimin e viteve, rëndohet dhe pacienti fillon të ketë ankesa.

Cilat janë disa nga shenjat e andropauzës?


Një nga shenjat e para është se pacienti nis të ankohet për disfunksionin eretik, pra impotencës seksuale. Testosteroni është nja nga hormonet kryesore që është i lidhur me ereksionin, pra me aktivitetin seksual. Dëmtimi i nivelit të tij bën që qelizat, enët e gjakut, që janë përgjegjëse për ereksionin të dëmtohen dhe të mos funksionojnë ashtu siç duhet. Në rastin konkret, këta persona kanë pamundësi për të bërë aktin seksual. Kjo shoqërohet edhe me rënien e dëshirës seksuale: pra nëse themi që dëshira seksuale është një proces, një moment i vendosur në bazë të një gjëndre që ndodhet në tru, që është përgjegjëse për dëshirën seksuale, pavarësisht se nuk kemi patologji që kanë lidhje me këtë gjëndër, shikojmë që këta persona kanë rënie të dëshirës seksuale. Po ashtu, ata kanë një këputje, lodhje të përgjithshme. Janë persona të cilët lodhen shpejt për shkak të funksioneve metabolike që luan testosteroni. Testosteroni është një nga hormonet kryesore në metabolizmin e muskulaturës dhe sigurisht ulja e nivelit bën që këta persona të kenë dobësim të muskulaturës. Po ashtu, këta persona kanë një djersitje të pakuptimtë gjatë natës. Një tjetër shenjë e rëndësishme është anemia e pashpjegueshme. Tjetër shenjë është osteoporoza. Një nga shkaqet e frakturave të ndryshme në një moshë mbi 60 vjeç është andropauza. Këtyre personave u prishet edhe gjumi: flenë gjatë ditës dhe zgjohen gjatë natës. Po ashtu, bëhen edhe më depresivë: nuk flasin, mbyllen në vetvete.



Si diagnostikohet andropauza?

Gjendjet e mësipërme, pacienti i ka në mënyrë të heshtur dhe shpeshherë familjarët nuk i kuptojnë dot. Shpesh ne dëgjojmë fëmijët që iu thonë prindërve, kur i shohin të lodhur se përse dalin nga shtëpia. Po ashtu, kur konstatojnë aneminë u japin hekur, por nuk e kuptojnë që kjo anemi u vjen nga mungesa e testosteronit. Po ashtu, kur këta persona bëhen depresivë, gjithë familjarët thonë: “u fut në dhomën e vet sepse nuk dëgjon dot zhurma” dhe nuk e kuptojnë dot se kjo vjen nga ulja e nivelit të testosteronit. Gjithmonë këto shenja justifikohen me faktorin moshë. Për fat të keq, këto shenja nuk njihen as nga mjekët e familjes. Ata kërkojnë një sërë analizash dhe në fund nuk arrijnë të zgjidhin dot problemin. Përgjithësisht ata nuk u kërkojnë të bëjnë një analizë për të matur nivelin e testosteronit. Ndaj do të ishte mirë që testosteroni të bëhej nga të gjitha moshat e pse jo të futej edhe në paketën e check-up-it.

A mjekohet andropauza?

Në momentin që ne konstatojnë ulje të nivelit të testosteronit, atëherë mund të themi që në këtë rast kemi andropauzë. Ndërkohë që marrja e mjekimit me testosteron këta person i bën ‘si dita me natën’. Nga një person i lodhur, anemik, i depresuar, me djersitje natën, pa kryer aktin seksual, ata rinohen. Marrja e testosteronit ua bën jetën të shkëlqyer, shumë aktive dhe njëkohësisht ndihmon dhe familjarët, sepse një burrë në moshë të thyer e që ankohet është një barrë për ta, sidomos me jetën aktive që bëjnë aktualisht. Është një gjë shumë e thjeshtë: bëj analizën e nivelit të testosteronit, merr mjekimin dhe ndryshimi është i jashtëzakonshëm. Është një problem lehtësisht i diagnostikueshëm.

Në çfarë moshe një mashkull duhet të fillojë të dyshojë se është duke kaluar andropauzën?
Zakonisht shenjat e para fillojnë mbi moshën 50 vjeç, por mbi moshën 60 vjeç ne duhet të kemi kujdes dhe të fillojmë marrjen e testosteronit. Ndërkohë që, te moshat e reja kemi të bëjmë me patologji të tjera, që vijnë nga faktorë të tjerë.

Kur duhet të drejtohet një mashkull te mjeku, nëse ka dyshime se është duke kaluar andropauzën?
Të gjithë meshkujt që kanë probleme me shëndetin riprodhues, impotencën apo edhe me patologji të tjera që lidhen me dëmtimin e organeve seksuale duhet të drejtohen te andrologu, që është mjeku specialist. Shpeshherë ndodh që pacientët të drejtohen te specialisti i gabuar, duke marrë dhe mjekimin e gabuar.

Ola Mitre & Floripress

Më shumë se dy milionë meshkuj janë impotentë, ndërkaq çdo i katërti së paku njëherë e ka përjetuar ndonjë formë të disfunksionit erektil.

EVIN DANI
Njeri prej andrologëve më të njohur shqiptar Dr.Evi Dani nga Tirana ,thotë :

"Para viteve 80, dështonim me mjekimin e impotencës seksuale. Në vitin 1980 një mjek francez bëri një injeksion gabimisht në trupin e penisit, injeksionin papaverin dhe pa që penisi bëri ereksion që mbajti disa orë. Pas kësaj filloi të studiojë edhe një herë fiziologjinë, anatominë, vaskularizimin e penisit. Kjo qe një kthesë e konceptit, e mjekimit të impotencës seksuale.

Sigurisht që kjo u ndoq shumë shpejt nga dy autorë të tjerë, nga një autor që përdori injeksionin në penis të prostoglandinave.

Një autor tjetër, Branklei, përdori një preparat tjetër që quhet fentolamina. Ishte një periudhë kohe e artë për ne, një periudhë kohe shumë e suksesshme për arsye se në atë kohë ne filluam t’i përdorim këto preparate me një sukses fantastik.

Nëse para viteve ’90 mundësia për t’i mjekuar ishte vetëm me preparate qetësues të sistemit nervor, se koncepti ishte që janë probleme psikologjike, tashmë gjthçka kishte ndryshuar.

Krahas këtyre ishte edhe pompa me vakum. Me këtë aparat, duke krijuar një vakum në penis, arrihej që të kishte ereksion. Luftonim të zgjidhnim problemin.

Në vitin 1997, dolën për herë të parë fosfodiesteraza 5 inhibitor, preparate që kanë një efekt të shkëlqyer, ku futen grupi i viagrës, cialis, stendra etj, preparate që përdoren në mënyrë masive me efekte shumë të mira.

Marrja e preparateve nga goja është një mënyrë shumë komode dhe ereksioni arrihet shumë mirë. Por ndodh që në këto preparate, pavarësisht se kanë cilësi shumë të mirë, nuk e marrim efektin siç duam. Pra, preparatet e reja nuk e japin efektin siç duam. Te njerëz të veçantë këto preparate nuk kanë efekt. Në rastet kur këto merren nga goja, kanë efekte të larta, por jo 100% të sigurta. Dhe në këtë grup hyjnë edhe shumë pacientë që nuk mund t’i marrin këto preparate. Për këtë grup pacientësh kthehemi dhe një herë mbrapa për të përdorur skemat e mjekimit që deri më sot mund të duken të lëna pas dere, për arsye se kemi këto të fundit. Nëse njerëzit nuk kanë efekt me ilaçet nga goja, ne fillojmë dhe përdorim injeksionet.

Tani shiten afërsisht në vendet europiane 14 milionë preparate të fosfodisteraza, për shembull viagra. Mund të përdoren 132 mijë injeksione në penis.

Preparati më i përdorur është prostoglandina 1. Prostoglandina 1 në bazë të dozës përdoren intrainjeksion intravenoz në penis. Pacientit i mësohet sesi t’i injektohet. Pas 10 minutash, pacienti ka ereksion të fortë që vazhdon 1 deri në 2 orë. Ereksioni është cilësisht shumë i mirë. Pacienti mund të bëjë një akt cilësor seksual, pa asnjë lloj problemi dhe shumë i kënaqur. Por doza ka shumë rëndësi. Prandaj nuk mund të përdoret pa orientimin e mjekut.

Në një përqindje rastesh, pacientët kanë dhimbje të penisit gjatë momentit të injeksionit. Preparati mund të ketë një rrezikshmëri, jo të lartë, mund të ketë priapizëm, që do të thotë: ai pacient që pasi ka arritur ereksionin, penisi arrin në ereksion dhe kalon mbi 4 apo 6 orë në ereksion dhe pacienti fillon të ketë shqetësime. Se penisi nuk ulet dot. Në këtë rast pacienti ka dhimbje, ka shqetësime, ka shumë probleme dhe duhet t’i drejtohet mjekut për të bërë kundërveprimin e këtij ilaçi.

Preparat tjetër është fentolamina, i cili përdoret në grada të caktura për të pasur ereksion në këtë drejtim. Edhe në këtë rast nuk mund të themi që kemi 100% ereksion. Rezultatet arrijnë në 70-80% të rasteve. Me efekte shumë të mira.

Preparatet duhen përdorur me shumë kujdes dhe duhet patjetër konsulta e mjekut sesi do të injektohet.

Veç injeksionit dhe tabletave nga goja janë edhe disa preparate në formë xheli, që përdoren duke u futur në kanalin e urinës nëpërmjet një mekanizmi të thjeshtë, i cili thithet nëpërmjet uretrës. Në rastet kur nuk nuk mund të përdoret injeksioni se pacienti e ka me frikë, e ka të dhimbshme, atëherë përdoren këto forma dhe përdoren me efekte shumë të mira.

Kohët e fundit ka dalë preparat në formë pike, që futen në uretër dhe kalon duke padur efektin e vet siç duhet. Ky preparat vitaros, në formë pomade, që lyen kokën e penisit dhe një sasi e fut në kanalin e uretrës me efekte shumë të mira. Një nga preparatet e kohëve të fundit.

Këto preparate ne i përdorim thuajse në të gjitha rastet në pacientët që kanë kancer të prostatës dhe kanë hequr prostatën. Heqja e prostatës krijon probleme, se prishet vaskularizimi, prishet sidomos inervimi i vetë penisit dhe bën të pamundur aktin seksual. Por në rastin që përdorim këto preparate kemi pasur rezultate në 60-70% të rasteve të këtyre pacientëve. Efikasiteti është thuajse i sigurtë",thoti dr.Evi Dani.




Në kohën e sotme. Në të gjitha rastet që vuajnë nga impotenca seksuale, qoftë edhe ato shumë të rënda, deri para një periudhe kohe të pamundur për t’u mjekuar, ne kemi mundësi që me skemat tona të mjekimit, me të dhënat tona të kenë efektin e tyre.

Një mashkull që nuk ka ereksion, mund të bëjë shumë mirë fëmijë, si një rast që një mashkull mund të bëjë shumë mirë aktin seksual, por nuk bën fëmijë. Mekanizmat janë të ndara.

Impotenca prek të gjithë, por ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat

Më shumë se dy milionë meshkuj janë impotentë, ndërkaq çdo i katërti së paku njëherë e ka përjetuar ndonjë formë të disfunksionit erektil. Meshkuj, mos u pikëlloni, ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat.

Nëse nuk merresh me sport, me ndonjë rekreacion, së paku përkohësisht tendosi muskujt. Kjo është e mirë për trupin dhe penisin tënd, nëpërmjet strukturës së të cilit qarkullon gjaku, sasia e të cilit është përgjegjëse për ereksionin tënd.

Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për ereksion të shëndetshëm. Çfarëdo ushtrimi qoftë i intensitetit mesatar nxit lirimin e endorfinës, e cila ndikon pozitivisht në gjendjen e mirë shpirtërore. Gjithashtu, kjo forcon afshin tuaj seksual, sensacionin gjatë stimulimit dhe reagimin erektil.


Heqja e shtresave yndyrore nga trupi do të shtojë edhe më shumë nivelin e vetëbesimit tuaj – është konfirmur që gjatësia e penisit shtohet me reduktimin e shtresave yndyrore në regjionet përreth.

Stomaku i mbushur nxit përgjumje dhe vështirëson ereksionin, prandaj duhet shmangur ushqimin e tepërt në darkë para se të shkoni në krevat.

Diabeti dhe kolesterina e rritur gjithashtu mund t’jua bëjnë “shtratin e butë”. Andaj shmanguni ushqimit të yndyrshëm dhe të fërguar, ëmbëlsirave. Pra, reduktoni në minimum.

Po qe se problemi yti me ereksionin vazhdon edhe më tej, pasi që t’u përmbahesh këtyre këshillave, kërko ndihmë tek urologu.

****



Me impotence nenkuptojme ate gjendje kur nje mashkull nuk mund te kete nje ereksion (ngritje te organit mashkullor) ne ate nivel dhe me ate fortesi sa per te kryer maredhenie seksuale. Pasja kohe pas kohe e problemeve me ereksionin, nuk eshte domosdoshmerisht shkak per tu shqetesuar; por nese kjo ndodh ne menyre te vazhdueshme, atehere mund te behet shkaktar i stresit, i prishjeve te maredhenieve me partnerin si dhe humbjen e vetebesimit.

Mendohet qe afersisht 1 ne 10 meshkuj te rritur do te vuajne nga impotenca afatgjate. Shume personave ju ka ndodhur te kene patur rastesisht probleme me ereksionin qe mund te kene patur arsye te ndryshme, si nga pirja e sasie te madhe alkoli, stresi ose lodhje e madhe.

Shenjat

Shenjat e impotences perfshijne cregullimet e vazhdueshme te meposhteme:

Veshtiresia per te patur nje ereksion
Veshtiresia per ta mbajtur gjate ereksionin
Ulja e deshires seksuale
Faktoret e rrezikut

Me kalimin e viteve, mashkullit i duhet me shume kohe per te patur nje ereksion; po ashtu penisi nuk forcohet aqe sa ne moshe te re. Burrit i duhet ta preke me shume penisin per te patur ereksion dhe per ta mbajtur ate per nje kohe me te gjate. Kjo situate nuk eshte pasoje e te qenit i moshuar por zakonisht si rrjedhoje e semundjeve te tjera dhe marjes se medikamenteve qe jane te shpeshta ne keto mosha.

Faktoret qe kontribuojne ne shfaqjen e ereksionit jane:

Shkaqet mjeksore, vecanerisht diabeti dhe semundjet e zemres.

Perdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut ne venat dhe arteriet. Me kalimin e kohes duhani mund te shkaktoje semundje kronike te cilat nga ana e tyre te shpien ne impotence.

Mbipesha sidomos obeziteti.

Disa trajtime mjeksore si kirurgjia e prostates ose radioterapia per kancer te prostates.

Plagosjet sidomos kur demtohen nervat qe kontrollojne ereksionin.

Medikamentet, ku mund te perfshihen antidepresantet, antihistaminiket, ato qe ulin tensionin e gjakut, ilacet kunder dhimbjeve ose ato qe perdoren per kancerin e prostates.

Faktoret psikologjike, sic jane stresi, ankthi ose depresioni.

Perdorimi i droges dhe alkoolit, sidomos ne ata qe e perdorin per nje kohe te gjate ose ne sasi te madhe.

Perdorimi per nje kohe te gjate i bicikletes, i cili mund te shtype nervat sidhe te cregulloje rrjedhjen e gjakut ne penis, mund te jape impotence te perkoheshme.

Nderlikimet

Pasojat qe mund te shoqerojne impotencen jane:

Nje jete seksuale qe s’jep kenaqesi
Stres ose ankth
Nenvleresim i vetvetes
Probleme martesore ose me partneren
Paaftesi per te lene shtatzane partneren
Analizat dhe diagnoza

Per shume meshkuj eshte e mjaftueshme nje ekzaminim fizik dhe marja e histories se semundjes para dhenies se mjekimit. Nese mjeku dyshon per perfshirje te semundjeve te tjera, ose kur i semuri ka semundje kronike, atehere mund te kerkohen analiza dhe ekzaminime te tjera, ose rekomandohet te vizitohet nga specialisti perkates.

Ne keto ekzaminime perfshihen:

Ekzaminimi fizik. Me kete nenkuptohet komtrolli i kujdesshem i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmerise se nervave.

Analizat e gjakut. Kjo duhet per te pare nese ka shenja te semundjeve te zemres, diabetit, nivel te ulet te testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme te tjera shendetesore.

Analizat e urines. Ashtu si analizat e gjakut duhet per te pare shenjat e diabetit ose semundje te tjera.
Eko. Perdoret per te kontrolluar qarkullimin e gjakut ne penis. Nganjehere ajo kryhet ne kombinim me injektimin e medikamenteve brenda ne penis per te percaktuar nese rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.

Kontrolli i ereksionit gjate nates. Shumica e meshkujve kane ereksione gjate kohes se gjumit por qe nuk e kujtojne ate.

Ky ekzaminim i thjeshte konsiston ne vendosjen e nje shiriti perreth penisit para se te shkojne ne shtrat. Nese shiriti rezulton i shkeputur ne mengjez, kjo tregon qe ka patur ereksion disa here gjate nates. Kjo tregon qe shkaku i impotences eshte kryesisht psikologjik dhe jo fizik.

Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund te beje pyetje per te zbuluar shenja te depresionit ose te problemeve te tjera psikologjike qe mund te jene shkaktare te impotences.

Flori Bruqi

Marijuana -“bari”,më shumë se me 200 emra


Marijuana është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të gjelbër, kafe ose gri (Cannabis sativa). Kanabis është një term, i cili i referohet marijuanës apo drogave të tjera që vijnë nga e njëjta bimë. Forma të tjera të kanabisiy përfshijnë hashashin. Të gjitha format e kanabisiy janë droga psikoaktive (ndryshuese të proceseve mendore).

Ndër emrat e rrugës më të përdorur është “bari”, por ekzistojnë më shumë se 200 emra për të.

Të gjitha format e marijuanës ndryshojnë gjendjet e mendjes, ose e thënë me fjalë të tjera mënyrën sesi truri punon. Të gjitha përmbajnë THC (delta-9-tetrahydrocannabinol), kimikati kryesor aktiv tek marijuana. Po ashtu ato përmbajnë më shumë se 400 kimikate të tjera. Efekti i marijuanës tek përdoruesi varet nga fortësia e THC që përmban.

Marijuana mund të tymoset si një cigare ose në pipë apo llullë.

THC tek marijuana përthithet nga indet dhjamore të organeve të ndryshme. Gjurmë (metabolite) të TCH mund të gjenden tek testet standarte të urinës, deri disa ditë pas tymosjes. Ndonjëherë tek përdoruesit kronikë gjurmët mund të gjenden deri në disa javë pas përdorimit.

Njerëzit mund të përdorin marijuanë për shumë arsye. Të rinjtë, një ndër arsyet kryesore kanë presionin që u bëjnë miqtë apo personat rreth tyre që e përdorin. Disa mund ta përdorin sepse mendojnë se është në modë, pasi e kanë parë në televizor apo kanë lexuar për të.

Arsye tjetër mund të jetë sepse e mendojnë si një mënyrë për t’u shpëtuar problemeve në familje, punë, shkollë, shoqëri etj.

Efekti i kësaj droge tek secili person varet nga:

– eksperienca e përdoruesit

– fortësia e marijuanës

– ajo që përdoruesi pret që t’i ndodhë

– vendi ku është përdorur substanca

– mënyra se si është marrë

– nëse janë marrë edhe substanca të tjera etj

Disa njerëz mund të mos ndjejnë asgjë. Të tjerë mund të ndjehen të relaksuar apo mirë. Ndonjëherë marijuana i bën personat që e përdorin të ndjehen shumë të etur dhe të uritur. Disa njerëz mund të marrin efekte të pakëndshme nga marijuana. Ata mund të përjetojnë ndjenja të menjëhershme ankthi apo të kenë mendime paranojake.

teens

Efektet afatshkurtra të marijuanës përfshijnë:

– Probleme tek të lexuarit dhe kujtesa

– Shtrembërim të perceptimeve

– Probleme në të menduar dhe zgjidhjen e problemeve

– Humbje të koordinimit

– Rritje të rrahjeve të zemrës

– Ankth etj

Këto efekte janë më të forta akoma nëse përzihen me lloje të tjera marijuane apo me substanca të tjera, të tilla si alkooli apo kokaina. Në shumë raste përdoruesit nuk e dinë se çfarë substancash u janë dhënë.

Disa përdorues sidomos ata që janë të rinj apo ndodhen në një kontekst të panjohur, mund të përjetojnë ndenja ankthi akut dhe mendime paranojake. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë me doza të larta të THC, ndjesi të cilat fashiten me metabolizmin e substancës.

Në raste të rralla, një përdorues i cili ka marrë doza të larta të substancës, mund të ketë simptoma të ashpra psikotike dhe kanë nevojë për një trajtim urgjent mjekësor.

marijuana

Pasojat

Përdorimi i marijuanës mund të prekë aktivitetet e personit. Ajo prek kujtesën, gjykimin dhe perceptimin. Substanca mund të krijojë probleme në shkollë, në sport apo tek marrëdhëniet. Nën efektin e marijuanës personi mund të bëjë gabime, të cilat më vonë mund të kuptojë që është vënë në pozita të vështira. Personat që e përdorin shumë marijuanën mund të fillojnë të humbin interesin rreth pamjes së tyre apo lidhur me ecurinë e tyre në shkollë apo punë.

Personat kanë probleme me lëvizjet dhe koordinimin dhe kështu të mos jenë në gjendje të bëjnë sport. Po ashtu përdorimi i marijuanës duke qenë se ndikon tek të menduarit dhe gjykimi mund të bëjë që personi të përfshihet në sjellje të rrezikshme seksuale, duke rritur kështu rrezikun për tu infektuar me HIV apo sëmundje të tjera ngjitëse.

pregnant_woman_smoking


Efektet afatgjata të marijuanës

Përdorimi afatgjatë i marijuanës mund të rritë mundësinë për t’u sëmurur me:

Kancer- Është e vështirë të dihet me siguri nëse përdorimi i rregullt i marijuanës shkakton kancer. Por tashmë dihet që marijuana përmban të njëjta kimikate si ato që gjenden tek duhani dhe shkaktojnë kancer. Sipas studimeve, tymosja e 5 cigareve marijuanë në javë është e njëjtë me pirjen e 1 pakete duhan në ditë.

Mushkëritë dhe rrugët e ajrit- Personat që tymosin marijuanë, zakonisht zhvillojnë të njëjtat probleme të frymëmarjes sikurse dhe duhanpirësit; të tilla si kolla dhe sekrecionet. Ata kanë më shumë mundësi të kenë ftohje se sa jopërdoruesit. Po ashtu ata janë rrezik më të madh për pneumoni.

Sistemi imunitar – Studimet me kafshët kanë gjetur se THC mund të dëmtojë ato qeliza dhe inde, të cilat e mbrojnë organizmin nga sëmundjet. Kur sistemi imunitar dobësohet, personi ka më shumë të ngjarë të sëmuret.

Personat që përdorin marijuanë për një kohë të gjatë, kanë të prekura shumë funksione mendore. Përdorimi i rëndë apo i përditshëm ndikon në atë pjesë të trurit që kontrollojnë kujtesën, vëmendjen dhe të mësuarin.

Përdorimi i marijuanës shkakton probleme në tru, të ngjashme me ata të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit, kokainës apo heroinës. Studiuesit mendojnë se këto ndryshime e vendosin personin në një rrezik të shtuar për të krijuar varësi ndaj substancave të tjera.

Marijuana mund të çojë në përdorimin e substancave të tjera

Studimet afatgjata me persona përdorues kanë dëshmuar se shumë pak njerëz mund të përdorin substanca të tjera të paligjshme pa përdorur më parë marijuanë. Për shembull llogaritet se rreziku për të përdorur kokainë është 104 herë më i lartë tek ata që kanë përdorur marijuanë sesa tek ata që nuk kanë përdorur. Përdorimi i marijuanës mund të vendosë njerëzit në kontakt me shitësit apo përdorues të tjerë, gjë që rrit mundësinë e kontaktit dhe të provuarit edhe të substancave të tjera.

Shkencëtarët po ekzaminojnë mundësinë që përdorimi afatgjatë i marijuanës mund të shkaktojë ndryshime në tru, gjë që e vendos personin më në rrezik për të krijuar varësi ndaj substancave të tjera, të tilla si alkooli apo kokaina. Ndërsa jo të gjithë njerëzit që përdorin marijuanë, përdorin edhe substanca të tjera, është e nevojshme të kuptohet se cilët persona janë më në rrezik.

Si mund të kuptohet nëse dikush ka përdorur marijuanë?

Në përgjithësi, tek shumica e personave që kanë përdorur marijuanë, personi duket si i hutuar, ka probleme në të ecur, ka sy të skuqur, ka vështirësi me kujtesën etj. Pasi kalojnë efektet e menjëhershme, pas disa orësh personi mund të jetë shumë i përgjumur.

A ndikon përdorimi i marijuanës në ngarjen e makinës?

Marijuana ka efekte seriozisht të dëmshme në ngarjen e makinës. Përdorimi i saj ndikon tek vigjilenca, koordinimi dhe aftësinë për të reaguar shpejt. Këto efekte mund të jenë prezente deri në 24 orë pas përdorimit të marijuanës. Përdorimi i marijuanës mund vështirësojë gjykimin lidhur me distancat dhe reagimin ndaj sinjaleve dhe tingujve në rrugë.

Marijuana mund të ndikojë në aksidentet automobilistike. Të dhënat dëshmojnë se personi që ka përdorur marijuanë ka mungesë koordinimi shumë të ngjashme sikurse tek i dehuri me alkool.

pregnant_woman_smoking

Përdorimi i marijuanës në shtatzëni

Mjekët i këshillojnë femrat shtatzënë të mos përdorin substanca gjatë shtatzënisë, për shkak se kjo do të dëmtontë rëndë fetusin. Në një studim me kafshë është parë që përdorimi i marijuanaës shkaktoi humbje të fetusit shumë shpejt në shtatzëni.



Studimet kanë treguar se fëmijë që kanë lindur nga nëna që kanë përdorur marijuanaë, janë shumë të shkurtër, me peshë të ulët dhe kanë përmasa më të vogla të kokës sesa fëmijët e tjerë. Po ashtu ka edhe të dhëna për problem në sistemin nervor të fëmijëve të nënave që kanë përdorur marijuanaë. Ende nuk dihet se si këts fëmijë të lindur nga nëna që kanë përdorur marijuanë, do të kenë probleme shëndetësore më vonë në jetë. Një studim i kohëve të fundit ka vërtetuar se fëmijët e lindur nga nëna që kanë përdorur marijuanë kanë vështirësi në përqendrim.

-50 mijë përdorues droge ka në vendin tonë sipas statistikave të ISHP-së

-30 për qind e përdoruesve të drogës janë mbartës të hepatit C dhe 20 për qind e atij B.

Marijuana ju dëmton 20 herë më shumë se cigaret

Marijuana është një nga drogërat më të përdorura në botë. Në disa vende madje ajo është legalizuar. Shumica e njerëzve mendojnë se ajo nuk ka efekte të rënda për shëndetin e tyre, por të përafërta me cigaren. Por nuk është kështu, pasi sipas një studimi të “British Lung Foundation”, është arritur përfundimi se marijuana apo siç njihet ndryshe hashashi, ju dëmton 20 herë më shumë se cigarja.

Pirja e marijuanës dëmton qarkullimin e gjakut, frymëmarrjen, shton rrezikun për kancer dhe shkakton probleme të mëdha psikike. Problemi është se ende njerëzit nuk janë shumë të vetëdijshëm për rrezikun e madh të marijuanës.

Kanabis

Çfarë është ?

Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.

Si merret?

Zakonisht të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?

Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë i vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të fortë të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit.

Drogat e paligjshme që përdorën në Evropë, Shqipëri, Kosovë dhe ish teritoret e YU-së


Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës dhe Varësinë nga Droga ka publikuar raportin vjetor të vitit 2017 me shifrat kryesore për drogat e paligjshme në Evropë. Sipas këtij raporti mësohet se të paktën 95 milionë evropianë kanë konsumuar një drogë të paligjshme në një moment të jetës së tyre. Më poshtë renditen drogërat më kryesore që përdoren nga europianët, përfshirë edhe shqiptarët.
Kanabis

Kanabisi është droga e paligjshme më e konsumuara në Evropë, rreth 83.2 milionë persona e kanë provuar.

Të paktën 3 milionë evropianë deklarojnë për një përdorim të përditshëm ose pothuajse të kanabisit. Më tepër se dy të tretat janë të moshave nga 15 deri në 34 vjeç.

Kokaina

Kokaina është droga e dytë e paligjshme më e përdorur në Evropë edhe pse nivele të larta të konsumit janë vërejtur vetëm në disa vende të Evropës Perëndimore.

Rreth 17,1 milionë persona e kanë konsumuar një herë në jetë dhe 2,5 milionë evropianë të rinj e kanë përdorur atë gjatë 12 muajve të fundit.

Ekstazia dhe Amfetaminat

Rreth 12,6 milionë evropianë e kanë konsumuar ekstazinë në jetë dhe rreth 3,6 milionë, gjatë vitit.

Rreth 12,7 milionë evropianë i kanë provuar amfetaminat dhe 1,7 milionë të rinj i kanë përdorur gjatë vitit.

Opiac (përfshirë heroinën)

Heroina është droga më problematike dhe përbën numrin më të lartë të vdekjeve dhe sëmundjeve.

Më tepër se 1,4 milionë evropianë janë konsideruar si përdorues me probleme të opiaceve, që do të thotë konsumi i drogës me anë të injektimit ose me konsum të rregullt.

Amfetaminat

Amfetaminat janë droga sintetike që përgatiten në një shumëllojshmëri formash si pluhur i bardhë, i gjelbër ose i verdhë, tableta, si dhe lëng i futur në kapsula. Përdorimi në rrugë i amfetaminave përfshinë më shpesh trajtën në formë pluhuri.

Amfetaminat u prodhuan fillimisht (vitet 1920) për qëllime mjekësore. Ato jepeshin gjerësisht në vitet 1950 dhe 1960 për të trajtuar depresionet dhe jepen akoma si medikamente për të ulur oreksin në trajtimin e mbipeshës trupore. Ato gjithashtu u jepeshin ushtarëve për të mposhtur lodhjen në betejat ushtarake. Përdorimi aktual për qëllime mjekësore përmbledh mjekimin e narkolepsisë (një tendencë për të rënë në gjumë të zgjatur), si dhe në hyperkinezi (hiperaktivitet) në fëmijët. Amfetaminat mund të thithen në trajtë pluhuri nga hunda. Në trajtën e pluhurit, tabletave dhe kapsulave ato mund të merren edhe si cigare (pirje apo tymosje e cigares), dhe në ndonjë rast edhe përmes injektimit në organizëm.

Kanabisi

Kanabisi sigurohet nga bima e Cannabis sativa, e cila rritet kudo në botë. Gjethet e bimës (bari) mund të pihen si duhan ose edhe të përtypen dhe të gëlltiten. Bima mund të koncentrohet edhe në formë të rrëshirës (rezinës) të përgatitur në trajta kallëpesh ose në trajtë vaji. Përdoruesit e quajnë atë me emra të ndryshëm në vartësi të krahinës apo vendit dhe mjedisit social. Kanabisi mund të përdoret në trajtimin e glaukomës (një sëmundje e syrit), artritit, AIDS, sklerozës multiple, si dhe për të mposhtur efektet anësore të kimioterapisë të përdorur në trajtimin e kancerit. Gjethet e kanabisit mund të pihen si duhan, vetëm ose të përziera me duhan në llullën e duhanit. Rezina mund të pihet si cigare dhe ndonjëherë edhe mund të hahet. Që të dyja, si gjethet, ashtu edhe rezina apo dylli, gatuhen ndonjëherë me gjellët. Vaji i kanabisit zakonisht përdoret për të lyer cigaret që më pas pihen (tymosen). Efektet e kanabisit shpesh varen nga gjendja shpirtërore e përdoruesit, pra e humorit dhe e mendimit paraprak për efektet e pritshme të drogës.

Kokaina dhe Kraku

Kokaina nxirret prej bimës Coca, një shkurre që rritet në Amerikën e Jugut. Fillimisht ajo përgatitet në formën e pastës së kokas dhe më tej përpunohet për të prodhuar kokainën që zakonisht ka trajtën e pluhurit të bardhë kristalin. Kraku është një formë e kokainës, e cila është e mundur që të pihet në trajtën e tymosjes përmes djegies, dhe ka trajtën e kristaleve pa forma ose trajtën të “shkëmbit”. Kokaina sot përdoret rrallë në mjekësi. Në të kaluarën ajo është përdorur si anestetik lokal.

Deri në vitin 1904 Coca-Cola përmbante sasi të vogla të ekstraktit të kokas dhe tregtohej si tonik. Zigmund Frojd, psikanalisti i famshëm, ishte një prej përdoruesve entuziastë dhe mbrojtës i kokainës. Kokaina pluhur zakonisht thithet përmes hundës, shpesh përmes një bankënote të përdredhur si kaush apo të një pipe ose kërcelli kashte. Por ndonjëherë ajo përgatitet për t’u injektuar në formë solucioni. Kraku pihet me llulle, në një tub xhami, qese plastike ose në fletë alumini. Tymi që krijohet nga djegia e trajtës “shkëmbore” të krakut thithet (inhalohet) në mushkëri. Kokaina dhe kraku janë droga stimulante që e bëjnë përdoruesin të ndihet vigjilentë, me vetëbesim dhe i fuqishëm.

Ekstazia

Ekstazia është një drogë e prodhuar ilegalisht, e përgatitur në formë të kapsulave ose të tabletave. Emri kimik është MDMA-3,4 methylenë-dioxymetamphetaminë. Droga të ngjashme me te, si MDA ose MDEA tregohen ndonjëherë si ekstazi. Ekstazia është përdorur për herë të parë në Gjermani në fillim të shekullit njëzet si një mjet për të frenuar oreksin, megjithëse disa mjekë në vende të ndryshme kanë sugjeruar përdorimin e saj në individët që kanë probleme mendore kronike. Ekstazia përdoret zakonisht në formë tabletash apo të kapsulave që merren nga goja. Kjo drogë është bërë mjaft popullore në shumë vende perëndimore qysh prej fundit të viteve tetëdhjetë. Ajo vazhdon të jetë një drogë që përdoret nga të rinjtë në rrethana të ndryshme sociale. Ekstazia është një drogë stimulante me veti të lehta halucinatore. Ajo ka tendencë t’i bëjë përdoruesit të ndihen më energjikë. Shumë përdorues raportojnë një ndjenjë qetësie, humbjen e ndjenjës së armiqësisë dhe të inatit, rritjen e sensit të komunikimit dhe të simpatisë për të tjerët. Mundet gjithashtu të vërehet një sens i rritur i vlerësimit të ngjyrave dhe të ambientit rrethues.

Heroina (dhe drogat e tjera opioide)

Heroina është një pluhur që nxirret prej bohçes së bimës Papaverum somniferum (popi). Ka gjithashtu shumë opiate të tjerë (droga sikurse heroina) që prodhohen në mënyrë sintetike prej kimikateve të ndryshme apo prej përpunimit të mëtejshëm të heroinës sikurse janë morfina, petidina, kodeina, dikonali, temgesiku, palfiuni, metadoni, etj. Në vende të ndryshme përdoren emra të ndryshëm dhe sinonime të ndryshme. Në Shqipëri termat që përdoren më shpesh për heroinën janë “malli”, “pluhuri”, “e kuqja” etj. Ka një përdorim të shtrirë të opiateve për qëllime mjekësore.

Heroina dhe morfina janë medikamente që jepen për qetësimin e dhimbjeve të forta të padurueshme. Petidina shpesh i aplikohet grave gjatë lindjes. Opiate të tjerë përdoren gjerësisht për qetësimin e dhimbjeve, për qetësimin e kollës etj. Methadoni përdoret sot gjerësisht në botë për trajtimin e vartësisë nga heroina. Synimi është që të jepet një drogë me efekte të ngadalta, e ngjashme me heroinën, e cila mposht kërkesat e përdoruesit për heroinë apo droga që trafikohen në rrugë. Në raste të veçanta vetë heroina është përdorur për trajtimin e përdoruesve të drogës, përdorim ky tepër i rrallë sot. Heroina mund të pihet në formë të cigareve, të thithet si pluhur ose të injektohet. Shumë opoide të tjerë merren përmes gojës në formë të tabletave dhe të tretësirave. Tabletat mund të shtypen dhe të treten për t’u injektuar intravenoz. Opioidet janë droga sedative. Ato ngadalësojnë funksionet trupore dhe japin një ndjenjë të ngrohtësisë. Përdorimi pasohet nga ndjesitë e një shkëputjeje prej ambientit të jashtëm, ndjesi relaksuese (çlodhëse).

LSD (Dietamidi i Acidit Lisegjik)

LSD është një drogë e përdorur ilegalisht, e quajtur Dietamidi i Acidit Lisegjik (Lysegic Acid Diethyamide). Vetëm sasira shumë të vogla të saj nevojitën për të dhënë efektin. Paraqitet në trajtë të lëngshme (copa letre të ngopura me tretësirën e drogës), apo në trajte të kuadrateve të vegjël, apo në formë tabletash dhe kapsulash. Më parë ka pasur disa përshkrime përdorimi për qëllime mjekësore, sidomos për pacientët me probleme kronike të sëmundjeve mendore, por ky përdorim u eliminua plotësisht për arsye sepse efektet ishin krejtësisht të paparashikueshme e të pamatshme. Pra, aktualisht nuk ka asnjë lloj përdorimi të LSD për qëllime mjekësore.

LSD merret zakonisht përmes gojës në formë kapsulash, tabletash dhe copëzash letre të ngopur me tretësirën e drogës. LSD është një drogë halucinogjenike. Efektet fillojnë mbas 30 minutash deri në një orë dhe mund të zgjasin deri në 12 orë. Efektet variojnë nga personi në person. dhe tek i njëjti person nga gjendja emocionale në momentin e përdorimit. Mund të ketë deformime të imazheve vizive (imazheve të pamjes) dhe atyre auditive (imazhet e dëgjimit), pra halucinacione, si dhe intensifikimi të ngjyrave, ndryshime në sensin e kohës dhe të hapësirës, etj. Disa përdorues raportojnë një rritje të vigjilencës për veprimet e tyre. Ndjesitë e të qenit jashtë trupit janë të zakonshme.

THC ka ndikim në funksionet e trurit të njerëzve me demencë në stadin e parë apo në fillimet e Alzheimer.

Kanabisi sigurohet nga bima e Cannabis sativa, e cila rritet kudo në botë. Gjethet e bimës (bari) mund të pihen si duhan ose edhe të përtypen dhe të gëlltiten. Bima mund të koncentrohet edhe në formë të rrëshirës (rezinës) të përgatitur në trajta kallëpesh ose në trajtë vaji. Përdoruesit e quajnë atë me emra të ndryshëm në vartësi të krahinës apo vendit dhe mjedisit social. Kanabisi mund të përdoret në trajtimin e glaukomës (një sëmundje e syrit), artritit, AIDS, sklerozës multiple, si dhe për të mposhtur efektet anësore të kimioterapisë të përdorur në trajtimin e kancerit. Gjethet e kanabisit mund të pihen si duhan, vetëm ose të përziera me duhan në llullën e duhanit. Rezina mund të pihet si cigare dhe ndonjëherë edhe mund të hahet. Që të dyja, si gjethet, ashtu edhe rezina apo dylli, gatuhen ndonjëherë me gjellët. Vaji i kanabisit zakonisht përdoret për të lyer cigaret që më pas pihen (tymosen). Efektet e kanabisit shpesh varen nga gjendja shpirtërore e përdoruesit, pra e humorit dhe e mendimit paraprak për efektet e pritshme të drogës.





Studimi i ri, kanabisi ngadalëson plakjen e trurit


Kanabisi, deri më tani një drogë me nam të keq, mund të kthehet në një bimë mjekësore të shumanshme. Si mjet kundër dhimbjeve kanabisi ndërkohë është pranuar. Me gjasë kjo bimë ka efekt edhe tek disa sëmundje psikike dhe mund të ketë madje edhe efektin e rinimit të trurit.

Këtë e thonë studiuesit e Institutit për Psikiatrinë Molekulare në Universitetin e Bonnit pas eksperimenteve me minj. Tek minjtë më të vjetër duken shenja të qarta ndryshimi pas dhënies së një doze të vogël të lëndës përbërëse të kanabisit Tetrahydrocannabinol (THC). Tek ata përmirësohen funksionet e trurit, raportojnë studiuesit në revistën “Nature Medicine”.


Drejtori i Institutit, Andreas Zimmer është optimist, që ky rezultat mund të transferohet edhe tek njerëzit. Për këtë do të fillojë së shpejti një studim klinik me të moshuar në Bonn. Studiuesit duan të dinë, nëse THC ka ndikim në funksionet e trurit të njerëzve me demencë në stadin e parë apo në fillimet e Alzheimer.

Kura e rinimit me kanabis – Receptorët që kanë qenë objekt studimi, i ashtuquajturi sistemi “Endocannabinoid” si pjesë e sistemit nervor ka efekt ndikues në të gjitha proceset e plakjes.

“Aktiviteti i këtij sistemi tek kafshët në moshë zbret, dhe tregohen kështu shenjat tipike të plakjes”, thotë Zimmer. Pasoja janë osteoporoza, lëkura me rrudha, por edhe aftësia e dobësuar e trurit për të mësuar dhe kujtesa. Studiuesit shpresojnë t’i japin kështu ‘hov’ sistemit Endocannabinoid.


Eksperimenti – Studiuesit iu dhanë minjve të plakur THC. Dhe efekti ishte i dukshëm – minjtë e vjetër nuk dalloheshin më nga të rinjtë. Para dhënies së kanabisit, ata kishin vështirësi të dallonin një mi, me të cilin kishin qenë në kontakt. Në vend të kësaj, ata reagonin me frikë dhe agresivitet. Pas dhënies së THC-së, minjtë e vjetër i dallonin shumë mirë minjtë me të cilët kishin pasur një lloj marrëdhënie, thotë, Andras Bilkei-Gorzo, koleg i Andreas Zimmer.

Efekti – Studiuesit janë marrë 15 vjet rresht me studimin e receptorëve, ku kanabisi ka pasur ndikimin e tij, në radhë të parë tek minjtë.


“Ne njerëzit kemi një sistem ‘Endocannabinoid” shumë të njëjtë me minjtë.”, thotë Bilkei-Gorzo në bisedë me Deutsche Wellen. Receptorët janë në sfera të përafërta në tru. Prandaj kanabisi ka gati po të njëjtin efekt tek njerëzit si tek minjtë.”

Edhe në Izrael studiuesit janë marrë me hulumtime mbi efektin e kanabisit dhe kanë arritur në përfundime pozitive. Në një azil pleqsh, banorët që kishin probleme me pagjumësinë dhe oreksin morën kanabis. Shumë prej tyre ishin pastaj shumë më aktivë.

Analizat laboratorike është e dëshirueshme t’i bëni kur e keni lukthin të zbrazët




Rregullat para se të jepni gjakun për analiza, të cilat shumica nuk i dinë – për këtë shkak rezultatet shpesh nuk janë valide!

Rregullat para se të jepni gjakun për analiza, të cilat shumica nuk i dinë – për këtë shkak rezultatet shpesh nuk janë valide!

Nuk mjafton vetëm të mos hani në 12 orët e fundit, porse varet edhe se çfarë kërkohet në analiza.

Analizat laboratorike është e dëshirueshme t’i bëni kur e keni lukthin të zbrazët”, gjë që do të thotë që para dhënies së gjakut plot 12 orë nuk duhet të hani.


Rregullat para se të jepni gjakun për analiza, të cilat shumica nuk i dinë – për këtë shkak rezultatet shpesh nuk janë valide!


Në mëngjes, në ditën e dhënies së gjakut, është e lejueshme të pini vetëm të pak ujë, ndërkaq përjashtime bëhen vetëm në rastet urgjente.

Përse?

Duke pasur parasysh që ushqimi dhe uria e vazhduar kanë efekt të drejtpërdrejtë në metabolizmin e hidrokarbureve, lipideve dhe proteinave, është e domosdoshme që disa analiza t’i bëni kur e keni stomakun të zbrazët. Me atë rast efekti i racioneve me proteina (të mishit) është më i madh se efekti i racioneve me hidrokarbure (bukë, makarona, ëmbëlsira).

Me stomak të zbrazët patjetër bëhen analizat e sheqerit në gjak, trigliceriteve, kolesterinës, vitaminës B12, thartirës folike, fosfatazës alkalike, beta-CrossLaps-it, osteokalcinës, hekurit, kortizolit, si edhe kur bëhet testi nxjerrjes së frymës në helikobakter, PTH dhe homocistein. Për diagnostikimin e tumor markerëve, nuk është e nevojshme të rrini të uritur.



Para se të jepni gjakun


Racioni i fundit para dhënies së gjakut bën të jetë një darkë e lehtë, madje jo më vonë se në orën 19:00. Në mëngjes, në ditën e dhënies së gjakut, nuk është e lejuar asgjë pos që mund të pini vetëm pak ujë, ndërkaq 48 orë para dhënies së gjakut shmangni barnat (pos barnave të obligueshme), mundimin fizik dhe alkoolin.

Yndyra në gjak

Dy javë më herët duhet të ushqeheni normalisht. Dy ditë para dhënies së gjakut shmangni ushtrimet dhe alkoolin. Një ditë para dhënies së gjakut rekomandohet ushqim jo i yndyrshëm dhe shmangia e kafes pas orës 19:00. Dhënia e gjakut nuk do të duhej të bëhej para se të kalojë java e tetë nga infarkti akut i miokardit, operacioni kirurgjikal, trauma, infeksioni bakterial apo ai virusal.

Përcaktimi i hekurit në gjak

Dy ditë më herët mos pini lëngje të pasura me vitamina (Boronicë, rrush serezi, manaferra, panxhar të kuq), dhe verëra manaferrash, sepse mund të tregojnë gabimisht sasinë e hekurit, andaj diagnoza nuk do të jetë valide.


Toleranca ndaj glukozës (OGTT)

Pacientët nuk bën të hanë së paku 8 orë dhe më së shumti 12 orë. Gjatë testimit pacienti gjithë kohën duhet të jetë në laborator. Për atë kohë nuk bën të pijë cigare, të hajë, të pijë lëngje, as t’i ekspozohet mundimit fizik.

Trombofilia

Shumica e testeve në trombofili (gjaku nga venat periferike) nuk bën të bëhen derisa pacienti është në terapi për rrallimin e gjakut për shkak të ndikimit të terapisë në rezultate të analizave.

Hormonet e gjëndrës tiroide nga gjaku

Terapia me hormone e gjëndrës tiroide mund të ndikojë në rezultat, andaj është me rëndësi që në ditën e dhënies së gjakut të mos e merrni ilaçin. Mund ta merrni drejtpërdrejt pas testit.



Përcaktimi i gjakut në jashtëqitje

Shtatë ditë para dhënies së mostrës duhet të shmangen ilaçet (pos ilaçeve të domosdoshme, të cilat i ka përshkruar mjeku). Testin mos e bëni nëse keni menstruacione, diarre, gjakrrjedhje nga hemorroidet dhe trakti urinar.

Marrja e urinës

Patjetër duhet të kalojnë së paku 4 orë nga zbrazja e fundit e fshikëzës. Vrushkulli i parë hidhet, ndërkaq i mesmi qitet në enë sterile. Nuk merret edhe gjatë menstruacioneve.

Grumbullimi 24-orësh i urinës

Fillon me urinën e dytë të mëngjesit. Gjatë gjithë ditës dhe natës urina grumbullohet dhe ruhet në vend të ftohtë. Të nesërmen shtohet edhe urina e parë e mëngjesit dhe dërgohet në laborator.

Testi i nxjerrjes së frymës në helikobakter

Në mëngjes nuk bën asgjë të hani as të pini, madje as t’i lani dhëmbët. Testi bëhet së paku 4 javë pas dozës së fundit të ilaçit kundër mikrobeve dhe dy javë pas ilaçit kundër sekrecionit.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...