2018-11-24
PRODUKTET SERBE ME INSEKTE BRENDA TREGUT KOSOVAR
Tenderi mashtrues me dyshekë të Kompanisë “Mobelland” nga Theranda
Gati asnjë specifikë e kërkuar në dosje të tenderit dhe e nënshkruar më vonë edhe në kontratë nuk është përputhur me mallin që e ka pranuar QS-ja nga fabrika për prodhimin e mobileve “Mobelland” nga Suhareka, që e kishte fituar këtë tender në vlerë rreth 200 mijë euro. Gjithçka dukej se po shkonte mirë derisa kishte nisur futja e këtyre mobileve nëpër konvikte, shkruan sot Koha Ditore.
Kompania “Mobelland” i kishte zgjedhur ditët e vikendit e kohën jashtë orarit të punës për t’i futur pjesët e mallit të dyshimtë. Defektet nuk ishin vërejtur derisa po fillonte montimi i këtyre mobileve. Burime të gazetës kanë treguar se kompania në fjalë i ka sjellë dyshekët gati përgjysmë me peshë më të vogël sesa ishte kërkuar në specifikat teknike dhe në kontratë dhe po ashtu edhe tavolinat e kornizat për shtretër shumë më të holla. Kjo është vërtetuar edhe nga vetë zyrtarët e Qendrës së Studentëve. Në përgjigjet me shkrim të Zyrës për informim thuhet se kompania “Mobelland” ka provuar t’i mashtrojë kur e ka sjellë atë mall.
2018-11-21
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (l. 6 Maj 1405 – v. 17 Janar 1468), dhe Adem Shaban Jashari( 28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998)legjenda të gjalla të shqiptarizmit .
Nga Flori Bruqi
Edhe pse kanë kaluar 550 vjetë nga Epoka e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, dhe 20 vjetori I vdekjës së Adem Shaban Jasharit veprimet e tyre të guximshme dhe strategjia gjeniale e tyre ,bëjmë me dy personalite, të cilët edhe sot rrezatojnë besim, përkushtim, konsekuencë dhe integritet!
Kjo epokë dhe këto personalitete që e ndriçojnë rrugën tonë të integritetit njerëzor e kombëtar, vlejnë sidomos për liderët që përfaqësojnë qytetarët tanë, të majtë apo të djathtë, pozitë apo opozitë, sepse në radhë të parë janë dhe mbrojnë interesat e atdheut.
E fillova më Gjergj Kastrioti- Skënderbeun, duke e zgjedhur Gjergjin, për faktin se integriteti i tij është i veçantë, më i veçanti nga gjithë udhëheqësit e kohës (së tij), që me luftë të pakursyer i kundërshtuan pushtimet osmane në Evropë. Cila është e veçanta e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu më se 20 vjet ishte edukuar dhe kishte luftuar në radhët e ushtrisë osmane.
E njihte mirë organizimin e saj (më mirë se kushdo tjetër në Evropën e kohës), e njihte fuqinë e saj ushtarake, epërsinë e saj numerike, por këto fakte nuk qenë të mjaftueshme për të pranuar robërinë e popullit që i përkiste, për të pranuar robërinë si zgjidhje për atdheun e tij stërgjyshor.
Rrjedhimisht, Ai nuk mund të pranonte nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, prandaj vendosi të luftonte për liri. Për ta arritur këtë paraprakisht bëri planin e veprimit, të cilin e realizoi me konsekuencë e përkushtim.
Ajo që bëri Gjergj Kastrioti-Skendërbeu kërkonte vizion, kërkonte guxim, kërkonte besim, kërkonte qëndrim dhe veprim me integritet.
Po të kishte interesin personal, do të ngrihej lehtësisht në shkallët e hierarkisë ushtarake të Perandorinë Osmane, siç edhe bënë shumë bashkëkombës të tij, të cilët (duhet pranuar këtë) janë pjesë e ndritshme e historisë së Perandorisë Osmane. Ajo ndritshmëri nuk i shërbeu ndritshmërisht atdheut të tyre – Shqipërisë.
Kam bindjen e thellë dhe besimin e plotë se Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte personalitet me integritet të pacenueshëm gjatë gjithë jetës, që e shënoi Epokën e Tij, Epokën Skenderbegiane.
Adem Shaban Jashari legjendë e gjallë e shqiptarizmit.-
Komandanti Legjendar i UÇK-së,Adem Shaban Jashari ,nga Prekazi I Dradanisë ,I lindur e rritur, formuar e vepruar në rrethana krejtësisht të tjera, është personalitet krejt ndryshe nga Gjergj Kastriot - Skënderbeu. Një antipod i çuditshëm, por që të përbashkët kanë:
a)Guximin për të luftuar pushtuesit, fuqitë e të cilëve i njihnin mirë dhe
b) integritetin njerëzor për të hapur shtigje lirie për popullin e tyre.
Adem Shaban Jashari, është përgatitur gjatë për luftën çlirimtare. Kjo përgatitje, sipas shumë dëshmive ka filluar në majin e vitit 1981, kur Shaban Jashari me të bijtë, Hamzën dhe Ademin, të varret e Tahir e Nebih Mehës, të vrarë nga pushteti i huaj më 13 maj 1981, u betuan se do ta vazhdojnë luftën për liri deri në fitore.
Në vitet e ’90-ta, armiku më të gjithë mekanizmat e tij vrastarë siç ishin politika destruktive gjenodicale, policia që nuk e fshihte dot mllefin famëkeq udbist, ushtria e stërarmatosur, gjyqësia e dirigjuar dhe mediet e frymëzuara dhe të mbështetura nga Akademia dhe Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe në unison përhapnin pasiguri, frikë e tmerr në tërë hapësirën shqiptare të ish-RSFJ-së (nga 1992 RFJ, njëfarë Serbosllavie). Edhe pjesa më e madhe e alternativës demokratike shqiptare i ndihmonte në përhapjen e frikës e tmerrit në Kosovë.
Është tejet vështirë që të gjithë përfaqësuesit e popullit, të paktën ata që numërohen në gishtërinjtë e dy apo të një dore të jenë në integritetin e personaliteteve që mora në shqyrtim, por, përfaqësuesit e popullit e kanë për obligim të marrin të paktën diçka nga integriteti i tyre.
Gazeta “The New York Times” e 29 shtatorit 1972, në kryeartikullin “Ndershmëria në Washington”, shkruante:
“Virtyti më i mirë në politikë është integriteti”. Të dyja figurat, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Adem Jashari, përveç shumë anëve historike të ndriçuara tashmë, veçohen edhe për integritetin e veçantë me të cilin duhet të udhëhiqen liderët dhe përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.
E sotmja, koha jonë, kërkon vlera të tjera integriteti, përgjegjësie, përkushtimi e konsekuence për liderët përfaqësues. Kërkon personalitet me integritet që i përgjigjet dhe shënjon kohën, sikur Epoka e Skënderbeut dhe Epoka e Adem Jasharit.
Orë e madhe letrare në Junik
Sot në Komunën e Junikut në prani të qytetarëve, nxënësve,pedagogëve , të shkollës fillore dhe të mesme u mbajtë takimi i madh letrar nga LShK më rastin e festave të nëntorit, 550 vjetorit të Skendêrbeut,alfabetit të gjuhës shqipe.
Lëxuan nxënësit e dy shkollave të Junikut si dhe shkrimtarët profesionistë të LSHK-së që kishin ardhë enkas nga Prishtina: Prof.Dr. :Shyqri Galica,Prof. Behram Hoti, Prof.Dr.Flori Bruqi, Ilirida Ismaili,Ali Geci(Deçani) Ilir Hajdari(Gjakova) , Dr.Ismet Hebibi(Juniku) dhe Gjokë Sokoli (Gjakova).!
Madhështinë e zbukuruan me recitime të tyre nxënësit poet nga Juniku.Në shënjë ndërimi në orët e pasditës shkrimtarët nga Prishtina vizituan Kompleksin memorial të dëshmorëve në Koshare të Junikut.
Flori Bruqi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëhet kryelajm në gazetat serbe, ja çfarë thonë për presidentin!
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëhet temë kryesore në gazetat serbe përkatësisht në gazetën Pink.rs ku flitet për deklaratat e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Sipas Gazetës Serbe Thaçi deklaroi se Kosova i plotëson të gjitha kërkesat për t’u bashkuar në INTERPOL.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar sekretarin e përgjithshëm të Interpolit Jirgene Shok që organizata tërheq pretendimet e Serbisë kundër banorëve të Kosovës, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.
Thaçi u takua me Štokun në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, sipas një deklarate nga kabineti i tij.
Në intervistën e tij me Štok, Thaçi deklaroi se Kosova plotëson të gjitha kërkesat për t’u bashkuar me Interpulin. “Ne kemi nevojë për Interpolin, por Interpoli ka nevojë për Kosovën, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Thaçi.
Sekretari i përgjithshëm i Interpolit tha se pret të “përfundojë procedurat e brendshme” dhe të fillojë shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim.
****
Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të diskutohet në mediat serbe për shkakë të vendimit të tij lidhur me rritjen e taksës ndaj Serbisë.
Një vendim I tillë ka zgjuar reagime te shumta të mediave serbe dhe politikës qeverisëse, ku Vuciq ka deklaruar se do të pamundësohen bisedimet pas këtij vendimi.
Ky është shkrimi I plotë I gazetës serbe Pinks.rs:
Në vend të heqjes taksat mbi produktet serbe, shteti i Kosovës ka ngritur për 100 për qind taksën.
I zemëruar, për shkak të vendimit në Interpol, autoritetet e Prishtinës vendosën sot të rrisin taksat mbi produktet serbe në 100 përqind.
Ne kujtojmë se institucionet e përkohshme kosovare kohët e fundit kanë rritur tatimin mbi produktet serbe në 10 përqind, dhe sot ka pasur një rritje të re.
Qeveria e Kosovës mbështetet nga shumica e votave që tarifat për produktet serbe rriten nga 10 në 100 për qind.
Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, propozoi një rritje prej 100 përqind të tarifave.
Ramush Haradinaj e mbështeti propozimin, duke thënë se marrëveshja CEFTA midis Beogradit dhe Prishtinës është në fuqi.
– Kosova ka penguar prej kohësh si në transport, si dhe në analizën dhe në çdo CEFTA tjetër instrument dhe kjo është arsyeja pse unë e mbështes këtë propozim, – tha Haradinaj.
Është e qartë se autoritetet e Prishtinës nuk dëshirojnë që të vazhdojë dialogun me Beogradin, pasi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut, ndërsa Prishtina nuk tërhiqet përmasat e saj, duke iu referuar tatimit parë shtesë prej 10 për qind për në Prishtinë të vendosura mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
– Ne jemi të gatshëm të flasim në çdo kohë. Por si të flitet kur dikush pas 12 vjetësh (nga nënshkrimi i marrëveshjes CEFTA) nuk do të zbatojë diçka që ata nënshkruan. Nga ku ata besojnë se nuk do të arrijnë ndonjë marrëveshje tjetër – tha Vuçiq.
Shakaja serioze e Petro Koçit
Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D
Në ceremoninë e organizuar nga bashkia
në kuadrin e ditës përkujtimore të 74-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, nga
qeveria mori pjesë zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi, i cili, në fjalën e
mbajtur me këtë rast, ndër të tjera, deklaroi:
“…
ftoj të gjithë ata që janë pasardhës të atyre që bashkëpunuan me fashizmin t’i
kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës se vetëm kështu mund të arrihet
ai që quhet pajtim kombëtar”(Citohet sipas: “Ceremonia me fotot e Enverit, zv.ministri Koçi:
Pasardhësit e kolaboracionistëve të kërkojnë falje”. Faqja
e internetit e gazetës “Panorama”. 18
nëntor 2018).
Pas kësaj deklarate të zotërisë Petro
Koçi, lind një pyetje e vetvetishme:
Po pasardhësit e krerëve komunistë, me
Enver Hoxhën në krye, krerë këta që bashkëpunuan shumë ngushtë me shovinizmin
jugosllav, a nuk duhet t’i kërkojnë falje jo vetëm popullit shqiptar të
Republikës sëShqipërisë, por edhe mbarë kombit shqiptar?Sepse pasojat e atij
bashkëpunimi qenë dhe vazhdojnë të jenë tragjike deri në ditët tona.
Bashkëpunimi i udhëheqjes kryesore të
Partisë Komuniste të Shqipërisë gjatë viteve të luftës me shovinizmin
jugosllav, sipas historianit Kastriot Dervishi, solli tri pasoja të rënda:
Beogradi e shndërroi Partinë Komuniste të Shqipërisë në agjenturë jugosllave,
popullin shqiptar e futi në luftë civile dhe filloi shfarosjen e shtresës së
nacionalistëve shqiptarë që ishte kundër ndërhyrjes jugosllave në punët e
brendshme të vendit tonë.
Pasardhësite krerëve komunistë, me Enver
Hoxhën në krye, a nuk duhet t’i kërkojnë falje mbarë kombit shqiptar për
varrosjen e Marrëveshjes së Mukjes?
Në vendimet që u morën në Konferencën e
Mukjes, dy prej tyre ishin më të rëndësishmet për fatet e kombit shqiptar:
1. Krijimi i
Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë.
2. Luftë
për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur
universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve
për një Shqipëri Etnike.
Por shumë
shpejt, Partia Komuniste e hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes. Po si ndodhi
konkretisht që Marrëveshjen e Mukjes Partia Komuniste e varrosi përfundimisht,
sapo drejtuesve të saj u ra në dorë teksti i asaj marrëveshjeje? Asokohe
drejtuesit e partisë dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare ndodheshin në Vithkuq
të Korçës. Të pranishëm ishin Enver Hoxha, Miladin Popoviçi, Sejfulla
Maleshova, Nako Spiru, Mehmet Shehu, Dushan Mugosha, Xhelal Staravecka, Fiqrete
Sanxhaktari, të cilët organizuan një mbledhje urgjente.
Ja se
ç’thuhet në një studim shkencor të një historiani të njohur:
“Xhelal Staravecka, i pranishëm në momentin kur
erdhi letra e Ymer Dishnicës për Marrëveshjen e Mukjes, ka sjellë si dëshmi
atmosferën që krijoi ky lajm:
“Gjendeshim me shokët e Komitetit Qëndror, në
mes të të cilëve ishte edhe Miladini, kur arrin korrieri dhe solli proklamatën
e Marrëveshjes së Mukjes. Hapëm proklamatën dhe e lexuam. Të gjithëve na u
ndezën fytyrat nga gëzimi, për arsëye se u mbërrit bashkimi. Mandej gjysmë
shqip e gjysmë serbisht (për arsye se unë nuk e di serbishten e Miladini nuk di
shqip), disi i shpjegova çka ishte shkruar në proklamatë. Fytyra e Miladinit
menjëherë u ndryshua dhe tha:
Ky bashkim (i Kosovës me Shqipërinë) nuk mund
të pranohet. Ne gjithnjë e më tepër forcohemi dhe do të fillojmë me shpata e jo
bashkime me qej (qenër). E mandej ajo Shqipëria Etnike! Nanën e saj!”.
Fytyrat tona menjëherë u errën dhe u deytyruam
me thanë:
“Po, po! Do ta shohin këta nacionalistë për
disa ditë, derisa ne të organizohemi edhe ma mirë… dhe do iu themi:
“Qe Shqipëria juaj Etnike!”.
Sigurisht, shprehja jonë në fytyrë duhet të
ndryshojë gjithmonë sipas shprehjes së fytyrës së Miladinit” (Citohet sipas: Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. “Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943)”.
Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Instituti i Historisë.
Shtypshkronja “Mësonjëtorja”. Tiranë
2005, f. 316).
Pra, me këtë qëndrim prej njerëzish pa
dinjitet kombëtar, prej kameleonësh shembullorë, prej servilësh të kulluar të
Beogradit dhe prej tradhtarësh të kombit shqiptar, drejtuesit e Partisë
Komuniste dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me kryeservilin dhe
kryetradhtarin Enver Hoxha në ballë, vërtetohej në praktikë fakti i njohur historik se Partia Komuniste s’ishte
gjë tjetër, veçse një rrip transmisioni i Partisë Komuniste të Jugosllavisë,
direktivat e së cilës, të përcjella në udhëheqjen komuniste shqiptare nga
emisarët e saj Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, duhej të viheshin në jetë me rreptësinë më të madhe.
Ja një tjetër fakt tmerrues, i cili
dëshmon fare qartë se deri në ç’shkallë vetëposhtërimi e kishte katandisur
veten udhëheqja e Partia Komuniste të Shqipërisë para një armiku të egër të kombit shqiptar, siç ishte Dushan Mugosha
“Trakti
me nr. 4 që Xhelal Staravecka shpërndau menjëherë pas dezertimit të tij nga
radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, sërish lidhet me torturat çnjerëzore dhe
me vrasjet që kryheshin me urdhër të Dushan Mugoshës. Ndërsa rrëfen ngjarjen e
13 të ekzekutuarve në fshatin Fravesh, ai ndalet në torturat e tmerrshme që
janë ushtruar mbi një djalë rreth të tridhjetave nga Devolli, ku në tortura
kishte marrë pjesë vetë Dushan Mugosha me duart e tij. Staravecka tregon se e
ka ndjekur të gjithë skenën e torturave, i ulur në një gur aty pranë, ndërsa
partizanët e tjerë me drunj në duar e kanë goditur viktimën deri në frymën e
fundit. Në fund, edhe pse viktima e kishte dhënë frymën e fundit, Mugosha
kishte qëlluar me armë mbi trupin e pajetë. Pasi ka treguar fundin e tmerrshëm
të djaloshit 30-vjeçar, Staravecka rrëfen se viktima e radhës u kishte shpëtuar
torturave çnjerëzore vetëm se Mugosha ishte lodhur dhe ishte i uritur. E meqë
do të shkonte për të ngrënë, për viktimën e radhës kishte dhënë urdhër ta
vrisnin pa e torturuar” (Citohet sipas: Admirina Peçi. “Staravecka:
Torturat çnjerëzore të Mugoshës mbi djalin nga Devolli”. Faqja e internetit
“Shqiptarja.com”. 04 gusht 2015).
Moria e vrasjeve të pabesa brenda llojit
që kreu Partia Komuniste, si edhe masakrat e kryera kundër nacionalistëve të
Ballit Kombëtar, dëshmojnë katërcipërisht se praktika e sundimit komunist me
diktaturë të hekurt në vendin tonë gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore, e
cila kishte në themel luftën e klasave, mjetin më tragjik për përçarjen e
popullit shqiptar, u projektua që gjatë viteve të luftës. Një praktikë e tillë
nuk u mjaftua vetëm me shartimin në ndërgjegjen e njerëzve të miteve
ideologjike. Që në ditët e para të ekzistencës së shtetit komunist, në jetën e
përditshme të njerëzve hyri në përdorim fjala e tmerrshme “terror”. Terrori i pamëshirshëm kundër përfaqësuesve të
nacionalizmit shqiptar dhe njerëzve të deklasuar në të gjitha fushat e jetës
politike dhe ideologjike, kundër intelektualëve të njohur, të diplomuar në
vendet perëndimore, viktimë e të cilit mund të bëhej kushdoqoftë, solli si
pasojë një frikë të gjithmbarshme, e cila duhej të përjashtonte mundësinë e një
kundërvënieje të hapur ndaj regjimit komunist. Kësisoj, dhuna e motivuar
politikisht u bë mjeti themelor për vënien në jetë të utopisë komuniste.
Përndjekjet politike gjatë tërë kohës së ekzistencës së sundimit komunist,
shtrihen në një epokë të tërë në jetën e vendit tonë, një epokë kjo plot
vuajtje dhe tmerre, kur regjimi gjakatar i kriminelit Enver Hoxha nuk kurseu as
pleq, as plaka dhe as fëmijë të vegjël që vdiqën nga uria nëpër kampe
përqendrimi. Ky kriminel me damkë arriti deri aty, saqë në Shqipëri të krijojë
kultin e paprekshmërisë personale, çka solli si pasojë që ai të ishte i vetmi
njeri me imunitet, ndërkohë që gjithë të tjerër rreth vetes i vlerësonte si
materiale inerte.
Në radhët e
Partisë Komuniste, që gjatë viteve të luftës, Enver Hoxha hodhi themelet e
çmontimit të personalitetit të njeriut, të servilizmit të tij para të huajve
dhe të tradhtisë kombëtare, duke i ngritur ato themele në sistem. Dëshmia më e
pastër është qëndrimi neveritës i atyre partizanëve shqiptarë para armikut
Dushan Mugosha, i cili torturonte një të ri nacionalist në praninë e tyre, si
edhe qëndrimi i shëmtuar, i turpshëm, i drejtuesve të Partisë Komuniste dhe të
Ushtrisë Nacionalçlirimtare para Miladin Popoviçit, i cili tekstin e
Marrëveshjes së Mukjes e hodhi në koshin e plehrave dhe Shqipërinë e shante nga
nëna. Prandaj edhe në rastin e Dushan Mugoshës, edhe në rastin e Miladinit, nuk
u gjend asnjë burrë shqiptar që t’ua kthente potkonjtë nga dielli që të dyve
dhe të hynte në histori si hero i kombit. Por e keqja erdhi më pas: çmontimin e
personalitetittë njeriut, servilizmin para të huajve dhe tradhtinë kombëtare
Enver Hoxha ua përcolli brezave pasardhës, të cilët i morën si trashëgimi
prej tij në periudhën e ndërrimit të sistemit dhe po i praktikojnë në
vazhdimësi në marrëdhëniet me sllavizmin dhe me shtetin grek, duke i
konkretizuar me këtë të fundit me ngritje varrezash, memorialesh dhe
përmendoresh në nderim të ushtarëve agresorë grekë, me vendosjen në krye të
kishës ortodokse fanoliane të një kryepeshkopi grek dhe me nënshtrimin tërësor
të vendit tonë para politikës greke.
Veç kësaj,
argati i Beogradit Enver Hoxha e filloi që gjatë luftës shfarosjen e shtresës
së nacionalistëve shqiptarë dhe e intensifikoi shumë më tepër gjatë tërë kohës
së sundimit të tij të egër mbidyzetvjeçar. Ky krim solli si pasojë që Kuvendit
të Republikës së Shqipërisë, si asnjë organi tjetër ligjvënës në botë, t’i
mungojë sot krahu nacionalist.
Pra, si përfundim,
zotëria Petro Koçi a është ndopak i vetëdijshëm se pasardhësit e Partisë
Komuniste të Shqipërisë, dhe më pas të Partisë së Punës, duhet t’i kërkojnë
falje tërë shtresës së të përndjekurve politikë për masakrat e tmerrshme dhe
për terrorin e egër që ajo ushtroi ndaj saj gjatë një periudhe gjysmëshekullore
nëpërmjet vrasjeve, burgosjeve dhe internimeve të shumta? Një falje e tillë a nuk
do të ishte mënyra më e mirë për arritjen e pajtimit kombëtar?
Tiranë, 20
nëntor 2018
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...