2018-12-16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Serbia kreu gjenocid në Kosovë....

Nga Flori Bruqi 

Vitet e luftës 1998-1999, në Kosovë, janë regjistruar me një numër ta madh viktimash. Mijëra shqiptarë të Kosovës, mbetën të vrarë dhe të masakruar nga trupat paramilitare por dhe ato të rregullta të ushtrisë serbe.



Nga kjo luftë u dëbuan mbi 1 milion  shqiptarë dhe u vranë 15 mijë persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5 mijë njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por ende shumë prej tyre vijojnë të kërkohen nga të afërmit.

Por, edhe pse ka me qindra dëshmi që vërtetojnë gjenocidin serb në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap për paditjen e Serbisë, e nga ana tjetër po trumbetohet Gjykata Speciale, kinse për krimet që ka ktyer UÇK –ja.
Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove Është fakt, se njësitë kriminale dhe artileria e rëndë serbe shkatërruan dhe dogjën rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale, biznese, punishte zejtarie, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj. Faktet për gjenocid në Kosovë, çdo ditë e më shumë po shtohen.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove Kështu, Fondi për të Drejtën Humanitare e ka publikuar një dosje të titulluar “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë.“Dëshmitë e pohojnë se vendimi për fshehjen e provave të krimeve të kryera është marrë prej marsit të vitit 1999 në nivelet më të larta të qeverisë, dhe lë të kupton se pjesëtarë të‘MUP-it’ serb (Departamenteve të Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe departamenteve të Ushtrisë Jugosllave që kanë qenë në krye të ‘pastrimit të terrenit’, kanë qenë të përfshirë në të”, thuhet në kuadër të përmbledhjes së publikuar nga FDH.





Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka bërë mirë që ka miratuar Rezolutën e dialogut me Serbinë si dhe ekipin negociator.

Ka thënë se me këtë ekip do të përmbyllin kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë.



“Andaj, edhe në këtë fazë kam besim se vendimi i Kuvendit do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë Thaçi, në një konferencë në aeroport, para nisjes për New York.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
“Dje ka qenë edhe votimi në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e pozitës dhe opoizitës të një rezoluta për një ekip gjithëpërfshirës, duke i krijuar hapësirë edhe shoqërisë civile. Ky dialog do të jetë final me mundësi të një marrëveshjeje të përhershme, me njohje reciproke”, ka shtuar ai.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
Terrori dhe gjenocidi serb në Kosovë, i janë faktuar OKB-së


Kriminelët serbë gjatë masakrave në KosovëSerbia duhet të nxirret para përgjegjësisë për krimet makabre.

Të shikohen të gjitha mundësitë për të paditur Serbinë

“Fjala është për vrasje dhe zhdukjet e mbi 13 mijë shqiptarëve brenda një kohe disa muajshe. Po ashtu vrasjen e 1500 fëmijëve nën moshën 14 vjet, përdhunime seksuale të 20 mijë femrave shqiptare.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
 Shkatërrimin e mbi 120 mijë objektëve dhe dëbimi me masa gjenodiciale të 70 për qind të popullit. Dhe tani mbi këto fakte paraqitet padia dhe fare nuk mund ti ndalojë shteti serb. 

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
Pavarësisht deklaratave të autoriteteve serbe, të cilat e kanë cilësuar si të pamundur padinë e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid, njohës të çështjeve juridike dhe politike në vend, thonë se ka disa mundësi të cilat Kosova mund t`i shfrytëzojë për ta paditur Serbinë për gjenocid.
Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove


Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë, se po i shqyrtojnë mundësitë që Kosova të ushtroj padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e autoriteteve serbe. Ndërsa, njohës të çështjeve kushtetuese, e politike kanë vlerësuar se pa legjitimacion nuk ka reparacion, megjithatë sipas tyre, Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove

Sipas tyre, Kosova ka mundësi të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ja njohin ligjet ndërkombëtare dhe të ngrij padinë ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e bërë. 


Ata kanë vlerësuar se koha që Kosova, më në fund duhet ti përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm dhe ta padisë Serbinë për krimet njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç: Formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të ndalet nga Rusia

Auto Dushan1540223420
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç ka thënë se Serbia nuk mund ta ndalë procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës, as fuqitë botërore siç janë Rusia dhe Kina, dhe ky proces, sipas tij, vetëm mund të ngadalësohet apo të shtyhet.

Janjiç tha për agjencinë e lajmeve Beta se pritet që vetëm Rusia në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB mund të flasë për krijimin e ushtrisë dhe largimin e UNMIK-ut nga Kosova, si një akt i njëanshëm i Perëndimit, “gjë që do të jetë edhe maksimumi i mospajtimeve diplomatike. Interesave të Rusisë nuk i konvenon, sepse është e qartë se ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s, sepse ajo qysh tash bashkëpunon si forcë e sigurisë”, shpjegoi ai Janjiç.


Janjic ka thënë se fillimi i krijimit të ushtrisë së Kosovës nuk është diçka e re për Serbinë, por se momenti politik dhe i sigurisë ka qene vendimtar për SHBA-në dhe Kosovën për të filluar këtë proces.

Janjiç tha se për momentin formimi i forcave në Kosovë mund të çmilitarizohet më tej nga UÇK-ja dhe transformimi i parashikuar nga Rezoluta 1244.

“Është krijuar një situatë të favorshme të cilën amerikanët e kanë shfrytëzuar së bashku me Prishtinën, e këto janë tensionet e sigurisë që nga vrasja e Oliver Ivanoviq, arrestimi i Gjuriqit, shëtitjet në Ujman të dy presidentëve dhe tensionet që lindën më pas”, shpjegoi Janjiç.

Ai rikujtoi se Lista e Serbisë deri vonë ka marrë pjesë në diskutimet mbi Projektligjin për formimin e ushtrisë së Kosovës, por votimin e saj e kushtëzuar me kërkesat, siç është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe me kërkesa të tjera politike dhe financiare.

“Për Beogradin ky është një ngushtim i hapësirës së saj politike dhe të sigurisë dhe ndikimit në Kosovë, në veçanti te komuniteti serb”, tha Janjiç.

Sipas tij, për formimin e përfundimtar të ushtrisë së Kosovës do të duhen dy deri në pesë vjet.

“Serbia tani mund të bëjë një zhurmë të madhe politike, diplomatike dhe të sigurisë, të ankohet dhe të ftojë paqeruajtësit rusë, duke proklamuar pushtimin, por objektivisht kjo zhurmë kërcënon destabilizimin e Serbisë dhe tërheqjen e një pjese të saj në aktivitetet e armatosura, që është kufiri të cilin askush nuk guxon ta kalojë”, tha Janjiç.

Ai vuri në dukje se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Methju Palmer, ka zbuluar se çështja e sigurisë do të përfshihet në agjendën e Brukselit, duke shtuar se ky është “përparim të madh”.

“Fli engjëlli im”, letra prekëse e një babai për vajzën që ia mori kanceri




Babai i Lucy Moroney, e cila vuante nga një tumor agresiv, ka ndarë lajmin shkatërrues se vajza e tij është ndarë nga jeta. Humbja e vajzës, atij i vjen gjashtë vjet pas vdekjes së nënës së saj, Nicola, nga një arrest i papritur kardiak i shkaktuar nga një gjendje e padiagnostikuar e zemrës.

Nicola ishte 24 javë shtatzënë me motrën e Lucy-t, Ruby, e cila jetoi vetëm 14 orë pas një seksioni cezarian në kushte emergjence.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në korrik të vitit të kaluar 11-vjeçarja, u diagnostikua me Diffuse Intrinse Pontine Glioma (DIPG) – një kancer agresiv në tru me një normë mbijetese prej 0% në Britani të Madhe.

E dëshpëruar për ndihmë, familja e saj nisi një fushatë për ngritjen e fondeve dhe pas marrjes së një shume prej 400,000 dollarësh vajza u nis në Monterrey, Meksikë, vitin e kaluar për trajtim.

Përkundër shfaqjes së shenjave fillestare të përmirësimit, gjendja e Lucy u përkeqësua me shpejtësi këtë javë dhe ajo u nda nga jeta.

Lajmin e hidhur, babai zemërthyer i vajzës e njofton me anë të një dedikimi prekës në Facebook.

Ai shkruan:
“Lucy, kur linde 11 vite më parë, unë dhe mami zgjodhëm emrin tënd duke e ditur që do të thoshte “dritë”. Drita jote ka ndriçuar gjithmonë shumë, thesari im. Kam qenë i pranishëm kur nëna dhe motra jote Ruby (që vdiq pak orë pas lindjes) dhanë frymën e fundit, por ishte traumatike të bëja edhe njëherë të njëjtën gjë, edhe pse e dija që do të ndodhte që 16 muaj më parë. Sado e dhimbshme që ishte kjo eksperiencë, nuk do të kisha zgjedhur kurrë të isha në vendin e dikujt tjetër pa vogëlushen time. Ishe vajza e ëndrrave, perfeksioni absolut. Ishe e mirë si ari, kaq e dashur, e bukur dhe me zemrën më të pastër. Duhet ta kesh marrë nga nëna jote. Nuk u ankove për asgjë gjatë gjithë trajtimit dhe më ke çuditur me forcën, guximin dhe mirësinë tënde. Ishe e bukur brenda dhe jashtë dhe do të më mungojë buzëqeshja jote rrëzëllitëse, sensi fantastik i humorit dhe shpirti yt i ndjeshëm dhe perfekt. Bota është një vend shumë herë më i keq pa ty dhe shpresoj që mami dhe Ruby të kujdesen tani për ty. Gjumë të ëlbël engjëlli im. Të dua shumë. Babi X.”

“I dashur Babagjysh, dua një veshkë për vëllain”, letra që po përlot botën


Një vajzë e vogël ka shtruar një kërkesë kudrejt Babagjyshit që ka prekur këdo që e ka lexuar. Vogëlushja me emrin Kaitlyn, ka kërkuar si dhuratë për fundvit, vetëm një veshkë për vëllain e saj të sëmurë.

Një vogëlushe ka shlkruar një letër drejt Babagjyshit, ku i kërkon t’i realizojë vetëm një dëshirë. Vajza me emrin Kaitlyn ka kërkuar vetëm një veshkë për vëllain e saj të sëmurë. Kjo kërkesë po bën xhiron e botës dhe i ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar. “Foxnews” shkruan se vajza e kishte lënë një zarf disa ditë më parë në dyqanin Loëe’s Home Improvement në Franklin të SHBA-së.

Sipas medias ndërkombëtare çdo vit mijëra fëmijë vijnë në këtë vend për të treguar “sa mirë e kanë kaluar vitin” dhe gjithashtu për të lënë dëshirat rreth dhuratave të reja për Babagjyshin. Mes letrave të shumta, ata gjetën një që tërhoqi vëmendjen.

“I dashur Babagjysh, disa mund të mos besojnë tek ju, por unë po. Një gjë që me të vërtetë dua për Krishtlindjen për vëllain tim të madh është një veshkë e re për transplantim. Ju lutem!”- shlkruante vajza e cila kishtë përdorur edhe lapsa me ngjyra mjaft të ndezura.

Në letër ishte shkruar vetëm emri: Kaitlyn, dhe asgjë tjetër. Në këtë mënyrë pronarët e dyqanit nxituan ta shpërndanin letrën e njohur në të gjitha mediat e mundhsme për të kërkuar vogëlushen, dhe për ta ndihmuar të realizonte dëshirën e saj gjithashtu.

“Gjëja e parë që ne u përpoqëm të bënim ishte mbikëqyrja e kamerave, për të gjetur prindërit e fëmijës, por nuk patëm fat,”- tha menaxheri i dyqanit.

Libri i Michelle Obama, libri “Becoming” më i shitur i vitit 2018 vetëm 15 ditë pas publikimit

“Becoming” libri i Mishel Obamës, ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndër librat më të shitur në shumë vende të botës, vetëm 15 ditë pas publikimit të tij. Libri i ish-zonjës së parë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, është një bestseller vetëm 15 ditë pas publikimit të tij.



Deri tani janë shitur 2 milionë kopje të tij. “Becoming” është një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada sipas të dhënave të NPD BookScan.

Lajmi është konfirmuar dhe nga BBC online. Shtëpia botuese Penguin Random House, e cila përditëson të dhënat e shitjeve të librit, theksoi ndër të tjera se “Becoming” e Michelle Obama është libri më i shitur në këtë periudhë dhe në shumë vende të tjera si Australi, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Kore e Jugut dhe Afrikë.

Ka vetëm një rrugëzgjidhje



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D


Në kushtet e reja që janë krijuar në vend, pas ngritjes së studentëve të universiteteve në protesta të fuqishme kundër një sistemi arsimor të degraduar fund e krye, kundër një reforme arsimore të dështuar, kundër varfërimit të pandalshëm të rinisë studentore përmes tarifave të larta, kundër korrupsionit të disa pedagogëve faqezinj që rrjepin studentët, me siguri që edhe shtresat e gjera të qytetarëve shqiptarë nuk mund të rrinë pa reaguar kundër çmimit të lartë të karburantit, kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, kundër rritjes së taksave, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në varfërimine tyre dhe çojnë në falimentimin e shumë bizneseve në mbarë vendin.
       Pushteti i të ashtuquajturës “Rilindje”, rezultoi pushtet i “Rivdekjes” ekonomikepër shumicën dërrmuese të popullit shqiptar. Dhe fajtori kryesor i “Rivdekjes” ekonomiketë kësaj shumice, pa dyshim, është kryeministri Rama, i cili ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta dhe, përmes ligjit zgjedhor, të aprovuar që në vitin 2008, deputetët socialistë i ka katandisur në kukulla, në gur shahu, çka ka sjellë si pasojë që shumica parlamentare të shndërrohet në një vegël të verbër, në një turmë kokulur që zbaton vetëm tekat e tij.
       Pasojat e politikës ekonomike të“Rilindjes” socialiste që prej shtatorit të vitit 2013 dhe deri tani, janë me të vërtetë katastrofike. I vetmi “sukses” i një politike të tillë, është vetëm kanabizimi i vendit. Dëshmia më shembullore e dështimit të kësaj politike,është braktisja e vendit prej qindra e qindra mijë qytetarëve, të cilët kanë marrë rrugët e botës. Një politikë e tillë u ka shërbyer vetëm interesave personale të kryeministrit Rama dhe një grushti oligarkësh rreth tij dhe nuk mund të vlerësohet ndryshe, përveçse si politikë antikombëtare.
       Me qëllim që gjendja të mos rëndohet edhe shumë më tepër, në këndvështrimin tim, ka vetëm një rrugëzgjidhje: kryeministri Rama të pranojë dështimin burrërisht dhe të japë dorëheqjen, në mënyrë që të krijohet një qeveri teknike, e cila duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e lëvizjes studentore dhe të përgatitë truallin për zgjedhje të parakohshme. Këto pesë vjet vërtetuan në praktikë se kryeministri Rama nuk ka aftësi qeverisëse. Kjo për arsye se ai nuk e njeh absolutisht artin e komunikimit me njerëzit dhe aq më tepër me studentët.
       Në bindjen time, populli shqiptar ka nevojë për daljen në skenë të një tjetër formacioni politik me vetëdije të lartë kombëtare, që të ndërtojë një tjetër politikë ekonomike në të mirë të interesave jetësore të rinisë studentore dhe të mbarë qytetarëve dhe të vendosë në vend autoritetin e shtetit tonë, autoritet që partitë politike që kanë qeverisur gjatë këtyre 28 vjetëve, e kanë nëpërkëmbur keq, sidomos në marrëdhëniet me shtetin grek, i cili Shqipërinë e vlerëson si një vend pa zot, sidomos pas ngjarjes në Bularat.
       Tiranë, 10 dhjetor 2018
-------------------------
       Reagime

---------- Forwarded message ---------
From: Hafiz <hafizshala@aol.com>
Date: Mon, Dec 10, 2018 at 1:45 PM
Subject: Ka vetëm një rrugëzgjidhje - Bota Sot
To:
ymerieshref@gmail.com

Shume i respektuari Profesor,
Une dote thosha: ja,nji udhezim,thirrje dhe perkrahje per studentet shqiptar qe gjithnji kur e deshi vendi,kur deshtoje klasa politike,kur e katandisen vendin dhe kur jau mjegulluan shoresen deri ne zhberje,tani linde shoresa per ta dhe Shqioerine.
Pergezime per kete shkrim edukativ,nxites kah e mbara dhe vleresim i gjenerates se re e neperkembur nga mbeturinat enveriane dhe korruptive.
Nji intelektual i ndershem i sinqerte dhe i guximshem per ta thene teverteten,eshte gjithmone i mireseardhur dhe me se i nevojshem.
Pershendetje,
Hafiz Shala 
New York
10 dhjetor 2018.

---------- Forwarded message ---------
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>
Date: Wed, Dec 121 2018 at 9:03 AM
Subject: Re: Ka vetëm një rrugëzgjidhje - Bota Sot
To: Hafiz <hafizshala@aol.com>

I dashur Hafiz,
Më lejoni t'ju përcjell falënderimet e mia të përzemërta dhe mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.
Eshrefi
Tiranë, 11 dhjetor 2018

Fjala e Lirë
Dhimbja e madhe Popull on 11/12/2018  01:23:43
       Kryefjalë e tërë këtij shkrimi të të nderuarit prof.dr. Eshref Ymeri janë frazat e fundit të përmbylljes:
       “…të vendosë në vend autoritetin e shtetit tonë, autoritet që partitë politike që kanë qeverisur gjatë këtyre 28 vjetëve, e kanë nëpërkëmbur keq, sidomos në marrëdhëniet me shtetin grek, i cili Shqipërinë e vlerëson si një vend pa zot, sidomos pas ngjarjes në Bularat.
       Vërtet, kjo është kryefjala e këtij shkrimi, pas çështjes së studentëve që fatkeqësisht shfrytëzohet nga partitë politike.
       Dhimbja e madhe popull

Fjala e Lirë
                I dashur Dhimbja e madhe Populli on,
       Ju falënderoj nga zemra për formimin tuaj prej nacionalisti të shkëlqyer, rezultat i edukatës shembullore atdhetare që keni marrë në familjen tuaj të nderuar. Por, ju lutem, prezantojuni lexuesit me emrin dhe me mbiemrin tuaj se ju, me reagimin tuaj ndaj artikullit tim, nuk po bëni ndonjë krim. Ju pohoni vetëm një të vërtetë. Megjithatë, dëshiroj të theksoj se në qoftë se jetoni dhe punoni në Greqi, ju kuptoj plotësisht që prezantoheni me pseudonim. Sepse Greqia ka qenë, është dhe do të jetë vazhdimisht një vend racist në qëndrimin ndaj shqiptarëve, për faj të klasës politike shqiptare, të kësaj klase mercenare, servile të shtetit grek dhe të kishës shoviniste gtreke, të kësaj klase tradhtare të interesave tona kombëtare.
       Me respekt dhe mirënjohje.
       Eshref Ymeri
       Tiranë, 12 dhjetor 2018




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...