Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/09

Fahri Xharra: Ja pse Oliver j. Schmitti duhet të largohet nga Akademia e Kosovës






Pse Oliver J. Scmitti në AShAK ? Ai duhet të largohet nga Akademia e Kosovës

Me pranimin e O. J. Schmitt-it anëtar të jashtëm të AShAK-ut, ky institucion ka dëshmuar edhe një herë se është institucion i shkencës, i dijes, i së vërtetës, i civilizimit, që shpërfill qasjet diletanteske-folklorizante, kontekstet emocionale dhe ideo­lo­gjike në interpretimin e ngjarjeve dhe të proceseve historike.


Autorët e këtij teksti, si pro­pozues dhe nënshkrues të referatit që prof. Oliver J. Schmitt të zgjidhej anëtar i jash­tëm i AShAK-ut (mori 20 vota nga gjithsej 24 votues), ndjehen krenarë për hapin e ndërmarrë dhe suksesin e tij. Nenshkruar në Prishtinë, 25.12.2012 nga Akademik Hivzi ISLAMI dhe Akademik Pajazit NUSHI (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 )


Arszetimi i i pa menduar mirë i akademikëve, lexojeni ironinë :


” “Siç mund të shihet nga e tërë veprimtaria e deritashme e tij hulumtuese-shkencore, prof. dr. Oliver Jens Schmitt, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, pjesën më të madhe të punës së tij ia ka kushtuar historisë shqiptare, të vështruar në tërësinë e saj dhe në një kontekst më të gjerë evropian....Tërësitë e mëdha hulumtuese të tij kanë qenë: Arbëria Venetike, Historia e Skënderbeut dhe epokës së tij, Kosova dhe Historia e popullit shqiptar. Të gjitha këto ai i ka vështruar në një horizont më të gjerë të Evropës Juglindore. Ai është një nga të paktit historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë.”


Një arsyetim i imponuar nga ASHAK-u :


“Profesor Oliver Jens Schmitt ka shfaqur dhe interesa të tjerë për botën shqiptare dhe ballkanike, është angazhuar në paraqitjen e kësaj bote në aspektin shkencor e kulturor para opinionit të Evropës Qendrore, ndërsa me pozitën që ka në Institutin e Historisë të Universitetit të Vjenës për një kohë të gjatë mund të luajë një rol me peshë në këtë drejtim. Intensiteti i paraqitjeve të tij të deritashme, cilësia shkencore e studimeve, interesi i shfaqur në vijimësi, vlerësimet që i janë bërë veprës së tij nga historianët, na bëjnë të propozojmë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ta zgjedhë akademik profesor dr. Oliver Jens Schmitt-in anëtar të jashtëm të saj” (Akademik Hivzi Islami dhe Akademik Pajazit Nushi, Prishtinë, 24 shtator, 2012).”


Dhe çka u bë me këtë pranim ? e vërtetuam se nuk jemi të denj të mbrojmë vlerat tona historike me anën e institucioneve tona akademike ,por se na duhet një mbrojtje : Ai është një nga të paktit historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë.( Shmitti , pra ! )


Kishte reagime negative aso kohe , se vendosja “për” ose si e thonë në Shqiperi “pro “ kishte ngritur ndërgjegjë pesh`. Medeomos nuk duhej pranuar , por ishte një viti i “vështirë “ 2012 ,për shqiptarët dhe historinë e saj.


Nga vinte Oliver J. Schmitti ? Ina Arapi shkruante : “Duke qenë se prej vitit 1986 e kam ndjekur sistematikisht veprimtarinë albanologjike në Universitetin e Vjenës, e di mirë se në këtë Universitet nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë “Albanien-Institutˮ. Sipas informacionit në internet “Albanien-Institutˮështë një shoqatë me seli në Munih ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka. Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë. ( nga Ina Arapi ) dhe vazhdon “Sipas informacionit në internet “Albanien-Institutˮ është një shoqatë me seli në Mynih ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka. Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë. “


Sa gabim ! Akademikët tanë shpresonin që Schmitti pra “Kishte shprehur edhe gadishmërinë (Scmitti ,pra ) për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë“


Pse Koha Ditore e atyre ditë ishte ne mbrojtje të Schmitt-t ? Ja se çka shkruante :


“Pas përfundimit të zgjedhjeve për anëtarë të rinj, korrespondentë dhe të jashtëm, të vetëquajtur historianë dhe politikanë-“historianë” sërish ngritën zërin kundër Akademi­së, kësaj radhe kundër pranimit të prof. dr. Oliver J. Schmitt-it anëtar të jashtëm i AShAK-ut, që u bë në përputhje të plotë me kriteret shkencore-profesionale, ligjore dhe me postulatin për autonominë e institucionit. Fushatën e filloi agresivisht gazetari Jusuf Buxhovi, me shkollim themelor për gjuhë-letërsi, gjithë jetën me pezullim midis gazeta­risë e letërsisë, pa përgatitje bazike profesionale historiografike, por që ngre pretendime të mëdha të ketë bërë historinë e suksesshme, të vetmen, më të mirën, katër mijë vjeçare të kombit!


Koha Ditore qante , pse Jusuf Buxhovi : “ Akuzon autorë vendës si argatë të Akademisë Serbe , ndërsa autorë të huaj si ‘albano­fobë’! Më së shumti e atakon prof. Oliver Schmitt-in, duke e cilësuar ‘antishqiptar’ – çka është një gënjeshtër e kulluar, pastaj ‘sllavist’ – çka nuk është, ‘proserb’ – çka del në anën tjetër të arsyes. “Historiani” Buxhovi nuk u mjaftua me kaq, po në manirin e stalinizmit arkaik kërkoi ndihmë nga politika e ditës, konkretisht nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, që të ndërhynte në Akademi dhe të bënte anulimin e zgjedhjes së prof. Schmitt-it. (”Koha ditore”, 22. 12. 2012).


Emërimi të Schmittit iu gënjye edhe Noel Malcolmi Pse ai shkruante ? :


”Ne e dimë që Skënderbeu është tejet i rëndësishëm për shqiptarët. Por sulmet kundër Schmitt-it nuk janë të bazuara në fakte historike. Unë e njoh Oliver Schmitt-in dhe ai është person shumë i sinqertë dhe dinjitoz. Jam tronditur për mënyrën se si është akuzuar ai. Ai ka qenë nxënësi më i mirë i Peter Bartl-it, i cili ka udhëhequr Institutin Albanologjik në Mynih për shumë vite me radhë. Ky institut është transferuar në Universitetin e Vjenës dhe Oliver Schmitti është drejtor i këtij instituti. ....Schmitti është një dijetar i cili vazhdimisht promovon hulumtime të reja të historisë shqiptare. Të demonizosh Oliver Schmittin nga ndonjë seksion i medieve apo nga një pjesë e botës politike, është gabim i tmerrshëm. Studimet e tij janë të një standardi të lartë shkencor”. Mos, more !


A e dinte zoti Malcolm . qëllimin e fundit të Shmittit ?


A e dinte AShAK , qëllimin e fundit të Scmittit ?


Edhe një pyetje me vend Por, kush në të vërtetë është Shmidi për shqiptarët!? : “Mbi të gjitha ai u bë i njohur ndër ne duke u tallur me shqiptarët, të kaluarën tonë dhe origjinën. Për të është plotësisht e diskutueshme nëse “shqiptarët janë apo jo pasardhës të ilirëve, ndërsa Skënderbeu është një mit zhgënjyes “. Për heroin kombëtar të shqiptarëve nuk ka një libër më antiskenderbe dhe një libër më antishqiptar”. ( Bota Sot “A ishte çmenduri akademike titulli akademik për Oliver Shmidin!?” )


Pra ja pse Oliver Jens Schmitti duhet urgjentisht te largohet nga Akademia e Kosovës !


Fahri Xharra,Gjakovë


-Referencat :


-http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=129144


-http://www.ashak.org/?cid=1,2,365


-“Albanien Institut – sërish shpërdorim i gjuhës për demagogji” -Ina Arapi


-http://botasot.info/lajme/423078/a-ishte-cmenduri-akademike-titulli-akademik-per-oliver-shmidin/


Flori Bruqi



****


Nga Flori Bruqi



Oliver Jens Schmitt: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe



Oliver Jens Schmitt (lindur me 15 shkurt 1973 në Bazel) është profesor i historisë së Europës Juglindore në Univerzitetin e Vienës që nga viti 2005 dhe specialist në fushën e Albanologjisë. 

Gjithashtu Schmitt është anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave dhe antar nderi i Akademisë së Kosovës.


Schmitt është i njohur për librin e tijë të famshëm "Skenderbeu", një kritikë për biografinë e heroit kombetarë shqiptarë, Skënderbeut, vepër e cila shkaktoi debate në opinionin shqiptar për shkak se në veprën e vet Schmitt pretendon se nëna e "Skenderbeut", Vojsava mund vinte nga familja serbe Brankoviq, ndërsa mbiemri Kastrioti ka mundësi që të jetë fjalë greke.


Oliver Schmitt disa herë është akuzuar për sakrilegj ndaj figurës së heroit kombetar shqiptar, ndërsa perkthyesi Ardian Klosi u akuzua për tradhëti.



Veprat


Historia e shqiptareve


Skenderbeu


Shqiptaret, nje histori midis Lindjes dhe Perendimit


Kosova,histori e shkurtër e një treve qëndrore ballkanike

Arbëria Venedike

Referenca


^ http://www.kultplus.com/?id=5&l=9271


^ koha.net/?id=4&l=64322


^ http://shqiptarja.com/analize/2709/miqte-gjermane-lamtumire-ardian-klosi--78493.html


^ http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-shqiptare/3703-arberia-venedike-1392-1479-oliver-jens-schmitt.html


*****




Oliver Jens Schmitt: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

Oliver Jens Schmitt: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

H istoriani  Oliver Jens Schmitt tregon disa nga keqkuptimet për monografinë e tij, por edhe në mënyrë të thukët mënyrën sesi e ka parë Skënderbeun. 

Ai shprehet se e respekton figurën e Skënderbeut, ndërsa qëllimi ka qenë rindërtimi i figurës së heroit kombëtar të Shqiptarëve në Mesjetë. Edhe njëherë ai shpjegon motivet e luftës së kryeheroit dhe mënyrën sesi e ka trajtuar.


Autori sot e kësaj dite mëton të thotë se nuk e kupton atë reagim që pati publiku shqiptar dhe disa nga historianët për librin e tij. 

A ja vlente e gjithë ajo energji për të hedhur poshtë këtë figurë të jashtëzakonshme?

Rezultate imazhesh për oliver shmit


“Ende pyes veten se pse kaq shumë pjesëmarrës që morën pjesë në këtë debat besonin se një historian mund ta denigrojë qëllimisht Skënderbeun dhe si mund të mendohet që vitet e hulumtimit shkencor t’i jenë dedikuar qëllimit të vetëm për të dëmtuar shoqërinë shqiptare.

 Ende ruaj përshtypjen se ideologjia e vendit të rrethuar prej Enver Hoxhës, ksenofobia e skajshme, besimi histerik në teoritë e konspiracionit dhe armiqtë, ishin ata që e vendosën popullin shqiptar në vazhdimësi nën rrethim; kjo trashëgimi helmuese e kohës së Enveristit, kishte dhe ruan ende një ndikim të fortë në reagimin e shumë njerëzve. 

Nën regjimin e Enver Hoxhës, historiografia ishte një ndërmarrje shtetërore, historianët ishin nën kontroll të ngushtë dhe përmbushnin me punën e tyre një mision politik. Duke pasur parasysh në mëndje këtë përvojë, shumë njerëz ende nuk mund të imagjinojnë se kërkimi historik është bërë diku tjetër në kushte krejt të ndryshme”. thotë ai.

Autori është kritik për mënyrën sesi bëhet historia në vendin tonë, por këtu fajin e gjen te politika dhe futja e saj sot në çdo aspekt të jetës shqiptare. Ndërkohë që hedh dritë për faktin se monografinë e tij e kishin kritikuar më së shumti ata që nuk e kishin lexuar fare librin, por i mirëkuptonte sepse ky përbën një fenomen të zakonshëm ë Shqipëri, sipas Schmittit.

Schmitt që tashmë mban detyrën e presidentit të Sektorit të Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu anëtar i Kryesisë së Akademisë Austriake të Shkencave, davarit edhe njëherë debatin sa i përket përkatësisë etnike të Skënderbeut dhe shpjegon arsyen sepse fisnikëria e kohës së Skënderbeut, si shkallë të dinjitetit aristokratik, kishte edhe kryqëzimin me etnitë e tjera.

“Në fund të periudhës së Mesjetës, ekzistonte një rrjet i fortë ortodoks i lidhjeve farefisnore në Ballkan. Politikisht, Bizanti ishte i dobët, por ideja perandorake ishte e gjallë, ashtu si dhe prestigji i fuqisë bizantine-ortodokse. Dallimi gjuhësor ose etnik nuk luajti një rol të madh për elitat sociale. Ashtu si në pjesët e tjera të Evropës, fisnikëria ishte me prejardhje multietnike dhe sa më i rëndësishëm ishte për mjedisin një fisnik, aq më të zgjeruara dhe multietnik do të ishte rrjeti i tij i farefisnisë. Ideja e pastërtisë etnike thjesht nuk ekzistonte në këtë mjedis të elitës…”, shprehet ai për “Milosao”.

Intervistoi: Ben Andoni

Shqipëria ka bërë në harkun e pak viteve dy përkujtime të mëdha sa i përket Skënderbeut. A mendoni se figura e tij mund të vijë ende në kohët tona si simbol i identitetit në histori?


“Është në dorën e shoqërisë shqiptare t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Natyrisht, qeveria e sotme, njësoj si shumë qeveri më parë saj qysh prej nga themelimi i Shqipërisë së pavarur, do t’i jepte një përgjigje pozitive. Skënderbeu sigurisht përbën një pasqyrë të debateve shqiptare për identitetin dhe vendin e shqiptarëve në Evropë, Mesdhe dhe në Botën Islame. Identiteti shqiptar është negociuar dhe rinegociuar pothuajse rregullisht me pyetjen se çfarë përbën

Skënderbeu për të. Madje edhe Islamistët që nuk e pranojnë si një simbol kombëtar njohin në mënyrë indirekte pozicionin vendimtar të Skënderbeut në debatet e identitetit”.

Juve keni bërë një punim shumë interesant lidhur me heroin tonë kombëtar dhe përballja me publikun shqiptar, ka qenë jo e mirë. E kishit pritur këtë lloj reagimi që vazhdon deri më sot? A jeni ndjerë ndonjëherë i kërcënuar?

“Kërcënimet erdhën menjëherë pas publikimit të përkthimit në shqip kur njerëzit u nxitën nga Ismail Kadare, politikanë dhe gazetarë nacionalistë dhe ofendimet vazhduan për një kohë mjaft të gjatë. Unë nuk e prisja këtë lloj reagimi sepse besoj se libri e thekson rëndësinë e Skënderbeut në historinë ballkanike dhe evropiane dhe e trajton atë si një figurë madhore të kohës së tij.

Ende pyes veten se pse kaq shumë pjesëmarrës që morën pjesë në këtë debat besonin se një historian mund ta denigrojë qëllimisht Skënderbeun dhe si mund të mendohet që vitet e hulumtimit shkencor t’i jenë dedikuar qëllimit të vetëm për të dëmtuar shoqërinë shqiptare. Ende ruaj përshtypjen se ideologjia e vendit të rrethuar prej Enver Hoxhës, ksenofobia e skajshme, besimi histerik në teoritë e konspiracionit dhe armiqtë, ishin ata që e vendosën popullin shqiptar në vazhdimësi nën rrethim; kjo trashëgimi helmuese e kohës së Enveristit, kishte dhe ruan ende një ndikim të fortë në reagimin e shumë njerëzve. Nën regjimin e Enver Hoxhës, historiografia ishte një ndërmarrje shtetërore, historianët ishin nën kontroll të ngushtë dhe përmbushnin me punën e tyre një mision politik. Duke pasur parasysh në mëndje këtë përvojë, shumë njerëz ende nuk mund të imagjinojnë se kërkimi historik është bërë diku tjetër në kushte krejt të ndryshme.

Gjatë këtyre viteve kam pasur mundësi të mbaj leksione në Prishtinë dhe Tetovë dhe kam diskutuar me studentë, kolegë dhe shumë njerëz që kam takuar gjatë vizitave të mia në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Kemi diskutuar hapur edhe për teoritë e konspiracionit të cilat qarkulluan nga politikanët dhe gazetarët në Shqipëri dhe faktin që shumë tema të debatit publik nuk kishin asfare lidhje ose vetëm një lidhje të paqartë me përmbajtjen e librit. Në këto takime personale, përvoja ime gjithmonë ka mbetur pozitive – kryesisht për shkak të faktit se mund të tregoja se libri im shikon te Skënderbeu një figurë historike vërtet mbresëlënëse dhe e përshkuan atë si një aktor kryesor në historinë e vonë evropiane mesjetare dhe se kurrë nuk kam shkruar se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe. Unë mund të përsëris edhe një herë se kjo është një shpikje dhe jo një tezë e librit tim.

Në fakt, debati tregoi se shumë njerëz diskutuan për një libër që ata nuk e kishin lexuar kurrë – një fenomen që sigurisht nuk është unik apo specifik për Shqipërinë dhe mund të vërehet edhe në shumë raste të tjera. Në retrospektivë, besoj se debati kishte të bënte më shumë me dinamikën politike, interesat partiake dhe interesat personale sesa me një debat mirëfilli shkencor rreth përmbajtjes dhe interpretimeve shkencore”.

A keni pasur ndonjë ftesë nga autoritetet shqiptare për festimet mbi Skënderbeun?

“Unë jam ftuar, për fat të keq, vetëm tre javë para kremtimit, për të marrë pjesë në përkujtimin e Skënderbeut më 17 janar”.

Në librin tuaj, Skënderbeu është shumë njerëzor dhe merr përmasa humane, që e bëjnë të dashur dhe shumë të prekshme si figurë. Në parathënie flitet për rindërtimin historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. A ishte një nga qëllimet për ta ç’mitizuar Skënderbeun?

“Ky përbën një nga keqkuptimet kryesore të të gjithë debatit. Libri ka për qëllim rindërtimin e figurës së Skënderbeut në Mesjetë dhe nuk synon dekonstruktimin e mitit historik, që natyrisht përbën një fenomen mbresëlënës i kulturës shqiptare. Natyrisht, lexuesit janë të lirë të nxjerrin përfundime dhe të bëjnë interpretime të librit në kuadër të debatit për mitet

kombëtare, madje një debat i cili zhvillohet edhe në shumë vende evropiane dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e një kulture demokratike në Shqipëri. Debati në vitin 2008/2009 tregoi sesa të forta janë strukturat autoritare të cilat rrjedhin nga e kaluara totalitare që ende ndihet në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të fundit, për fat të keq nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm të kësaj situate.

Për shkak të ndikimit të madh të historiografisë Enveriste dhe mungesës së një tradite jo-Enveriste të sistemit të institucionalizuar shkencor, shumë njerëz s´kishin dhe ende nuk kanë dijeni për mekanizmat e debateve shkencore në botën perëndimore, por ndjehen menjëherë të ofenduar nga interpretimet që ata nuk i njohin dhe të cilat ata nuk i kanë mësuar në shkollë. Ideja që historianët nuk janë studiues të paguar nga universitetet e tyre, por agjentë të paguar nga qeveritë janë ende të përhapura dhe nxiten nga ata që shkruajnë në këtë kuptim libra të tërë të shpikura me spekulime, pa asnjë provë – dhe duket se ka lexues që janë më të përgatitur për të besuar teoritë e pabaza se sa për të reflektuar në mënyrë kritike mbi mekanizmat e debateve publike në Shqipëri. Kjo është gjithashtu një trashëgimi e së kaluarës totalitare dhe pjesërisht edhe pasojë direkte e përfshirjes së historianëve në jetën politike”.

Dokumentet që ju keni sjellë, por edhe ata që e kanë trajtuar Skënderbeun para jush, tregojnë për një figurë historike me shumë qasje. Mendoni se ka ende shumë dokumentacion të pazbuluar për Skënderbeun dhe sa mund të ndikojnë në të ardhmen në pasqyrimin e tij?

“Me aq sa kam mundur të shoh, pas më shumë se 150 vjet hulumtimeve sistematike në arkivat evropiane, është disi e pamundur që të zbulohen njësi kryesore arkivore; Nuk mund ta gjykoj situatën e arkivave osmane, por përveç regjistrave tatimorë dhe kronikave, ka shumë pak dokumente të veçanta që i drejtohen drejtpërdrejt Skënderbeut. Kjo nuk përjashton mundësinë e zbulimeve, kryesisht të dokumenteve të veçanta që i përkasin shekullit të 15-të; por ata do të mund të na vijnë kryesisht nga rastet. Nuk duhet të harrojmë se arkivat e rëndësishme si ato të Romës, Venecias (ose: Venedikut) dhe Napolit, të cilat janë vendimtare për Skënderbeun, pësuan humbje të mëdha (në shekullin e 16-të, në Napoli në vitin 1943), kurse arkivat mesjetare në Shqipëri dhe në zonën përreth (me përjashtim te arkivit ne Dubrovnik) janë pothuajse tërësisht të zhdukur. Ndërsa dokumente të reja që lidhen me formësimin e jetës së Skënderbeut do të jenë të rralla, hulumtimet mbi burimet që lidhen me kohën e pas vdekjes së tij do të vazhdojnë, kjo dhe për shkak të famës së tij evropiane, pasi ka shumë librez dhe botime të tjera nga periudha e hershme moderne (shek XVI-XVIII) dhe nga shek. XIX që presin të zbulohen. Por shumica e tyre do të mbështeten kryesisht në Barleti si burim dhe prandaj nuk do të mund të ofrojnë dëshmi të reja”.

Cilat janë segmentet e jetës së tij, të cilat janë më të dokumentuara?

“Është e qartë: periudha kur ai erdhi në kontakt të ngushtë me botën italiane dhe kur u bë figurë e rëndësishme në politikën evropiane dhe jo thjesht biri i një fisniku rajonal, i cili shërbeu në ushtrinë osmane. Kjo është arsyeja pse ne dimë shumë për vitet e tij të fundit dhe pse deri në 1443 burime janë kaq të pakta”.

Juve e vlerësoni shumë personalisht si figurë Skënderbeun, ndërkohë që teza juaj për fillimin dhe motivin e hakmarrjes së tij ka bërë që disa nga studiuesit shqiptarë ta shikojnë këtë tezë si të vjetër dhe të paqenë. A i qëndroni sërish kësaj teze?

“Po. Por më lejoni të përsëris atë që kam shpjeguar në librin tim: domethënë se kryengritja kishte disa motive që janë kryesisht strukturore: rezistenca kundër sistemit fiskal dhe të drejtësisë osmane, kundër sundimit të drejtpërdrejtë osman; në fakt, motive që ne mund t’i zbulojmë edhe në shumicën e kryengritjeve kundër sundimit osman deri në vitin 1912. Vetëqeverisja, mos dhënia e taksave, ruajtja e traditave ligjore rajonale janë kërkesat e zakonshme klasike të shqiptarëve nën sundimin perandorak osman. Në vitin 1443, udhëheqësi i kryengritjes kishte gjithashtu një motiv personal të hakmarrjes. Por ky motiv nuk shpjegon të gjithë kryengritjen, megjithëse shumë njerëz që nuk e kanë lexuar librin ende vazhdojnë dhe e pretendojnë këtë. Pra, ekzistonte një kombinim i ndërlikuar i motiveve”.

Emri në kohën e Mesjetës nuk tregonte fare prejardhjen etnike, por disi ndikimin kulturor të kohës. Në familjen e Skënderbeut kemi lidhje martesore me princa sllavë dhe nënën e tij nga Pollogu. Si jetonin dhe bashkëpunonin në shekullin e XIV dhe XV etnitë në Ballkan?

“Në fund të periudhës së Mesjetës, ekzistonte një rrjet i fortë ortodoks i lidhjeve farefisnore në Ballkan. Politikisht, Bizanti ishte i dobët, por ideja perandorake ishte e gjallë, ashtu si dhe prestigji i fuqisë bizantine-ortodokse. Dallimi gjuhësor ose etnik nuk luajti një rol të madh për elitat sociale. Ashtu si në pjesët e tjera të Evropës, fisnikëria ishte me prejardhje multietnike dhe sa më i rëndësishëm ishte për mjedisin një fisnik, aq më të zgjeruara dhe multietnik do të ishte rrjeti i tij i farefisnisë. Ideja e pastërtisë etnike thjesht nuk ekzistonte në këtë mjedis të elitës.

Sigurisht që nuk kishte asnjë antagonizëm etnik midis sllavëve (ortodoksë dhe katolikë, serbëve, bullgarë dhe kroatë / dalmatë – nuk kishte asnjë bllok sllav as në atë kohë e as më vonë) dhe shqiptarëve – të cilët as nuk përbënin një entitet kompakt etnik dhe sigurisht nuk vepronin si të tillë: shqiptarët katolikë nga Shkodra, Dukagjinët dhe shqiptarët e islamizuar luftuan kundër Skënderbeut; shumë shqiptarë ortodoksë në Jug nuk u bashkuan me kryengritjen e tij, ndërsa sllavet e jugut dhe vllehët mund të gjenden midis mbështetësve të tij”.

Ka domethënie varri i vëllait të Skënderbeut në Hilandër, në manastirin serb në Malin Athos?

“Ajo tregon lidhjen e familjes me traditën bizantine-ortodokse dhe vullnetin e saj për të shprehur pozitën e saj politike dhe shoqërore në një vend simbol të besimit ortodoks. Fakti që Kastrioti zgjodhi Hilandarin lidhet me rrjetin e tyre të lidhjes dhe të pushtetit në një zonë (Dibër) që ishte që nga fillim i shek XIV nën sundimin e kurorës serbe”.

Nëse do flasim për njëlloj strukture shtetërore që arriti Skënderbeu, a është e mundur të flasim për mekanizmin ekonomik që e mbante këtë strukturë?

“Sistemi i pushtetit të Skënderbeut u financua nga tregti, nga eksporti kryesisht i grurit dhe i drurit, nga subvencionet prej fuqive italiane, nga plaçkitja e bastisjet në territoret osmane; Skënderbeu kishte një depozitë bankare në Dubrovnik dhe kështu kishte qasje në sistemin bankar mesdhetar”.

Aktiviteti i Skënderbeut është i shtrirë në shekullin XV. Është një nga shekujt më interesant për qytetërimin. A mendoni se përfshirja e tij në këtë shekull me më shumë prekje ndërkombëtare do e ndihmonte përmasën e vërtetë të kësaj figure?

“Shekulli i 15 ishte periudha e një ndryshimi të madh në Ballkan dhe kërcënimi osman sigurisht, fakt që e shtoi rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Kjo e shpjegon interesin e madh të udhëheqësve politikë dhe opinionit të Perëndimit të periudhës së vonshme mesjetare për Skënderbeun, i cili konsiderohej si aleat politik dhe simbol i rezistencës së krishterë kundër valës osmane. Përveç dijetarëve Enveristë, të cilët qëndrojnë të ngulur më një paradigmë ahistorike izoluese, shumica e studiuesve janë përpjekur të analizojnë Skënderbeun në një kuadër më të gjerë të dimensioneve evropiane dhe mesdhetare”.

Teoria e biografisë sot jep modele interesante të narracioneve me vështrimet analitike historike. A mendoni se e keni arritur këtë në rrëfimin tuaj historik për Skënderbeun?

“Ka një debat të sofistikuar sa i përket biografisë si një zhanër letrar dhe zhanrit akademik me të cilin unë vetë jam shumë familjar. Unë nuk ndalem në mënyrë të veçantë në këto teori në librin tim, por lexuesi do të gjejë në të një diskutim të detajuar të metodave dhe burimeve, që kam përdorur”.

Çfarë sfidash e presin në të ardhmen ndriçimin e figurës së Skënderbeut?

“Nëse ju nënkuptoni me fjalën ndriçim, interpretime të reja shkencore, unë jam mjaft skeptik sepse janë paraqitur shumë argumente deri më tani në gati më shumë se 150 vjet hulumtime.

Skënderbeu, megjithatë, do të vazhdojë të jetë pasqyrë e debateve të identitetit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vendet përreth. Aktualisht, ka disa interpretime, Enveriste, nacionaliste rilindase, evropianiste, Kristiane (katolike dhe ortodokse), Muslimane dhe Islamiste, të gjitha këto pak a shumë kanë shprehur një tendencë autoritare; tendenca e dytë kryesore është një interpretim kritikë dhe liberale që dekonstruon modelet ideologjike shtypëse të cilat qëndrojnë prapa qasjeve të përmendura më lart.

Fatkeqësisht, zërat liberalë kishin një qasje të vështirë në vitin 2008 dhe debati që duket se po fillon përsëri tregon se ndërkohë nuk ka pasur ndryshime të mëdha, të paktën në nivelin e elitave politike dhe kulturore. Për fat të keq, asgjë e re nuk po duket nën diellin ku jetojmë.

Ende ekziston pretendimi se vetëm historianët profesionistë mund të komentojnë mbi Skënderbeun, porse intelektualë me profil të lartë, jo. Kjo është gjithashtu një trashëgimi e kohës së Enverizmit: historianët me siguri kanë një trajnim profesional, aplikojnë një metodologji shkencore dhe teori. Por ata nuk mund të jenë administratorë ekskluzivë ose pronarë të së kaluarës dhe nuk kanë të drejtë të përjashtojnë intelektualët nga debati publik. Kjo është në kundërshtim me kulturën e debatit publik në botën demokratike.

Më lejoni të shprehem qartë: Intelektualët si Fatos Lubonja kanë bërë shumë më tepër për analizimin e shoqërisë shqiptare se pothuajse të gjithë historianët profesionistë në Shqipëri dhe Kosovë së bashku – për të mos folur për kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e një fryme kritike në Shqipëri. Lubonja është një intelektual tejet i vlerësuar ndërkombëtarisht ndërsa kundërshtarët e tij janë pothuajse fare të panjohur jashtë Shqipërisë.

Mendoj se “viti i Skënderbeut” do të tregojë deri në çfarë shkalle Shqipëria është e aftë të strukturojë dhe tolerojë një debat, ku mund të dëgjohen zëra të ndryshëm – ose nëse debati do t’i përcjellë mesazh Shqipërisë dhe botës së jashtme që strukturat autoritare dhe trashëgimia totalitare jo thjesht po zgjat, por mbizotëron ende në mendjen e krijuesve të opinionit. Fillimi i debatit për fat të keq tregon edhe kahun e drejtimi të mëtejshëm.

Dikush mund të pyesë gjithashtu nëse debati i tepërt (pasi shumica e argumenteve janë shkëmbyer shumë herë, herën e fundit në 2008/09), i cili është iniciuar nga qeveria, nuk e devijon vëmendjen e publikut nga pyetje të rëndësishme që Shqipëria duhet ta trajtojë: sundimi i ligjit, forcimin e institucioneve, përmirësimin e kulturës demokratike, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e ekonomisë dhe mbi të gjitha perspektivat për brezin e ri me qëllim që të ndalojë largimin e trurit dhe emigrimin.

Evokimi i krenarisë kombëtare dhe e lavdërimit të heroit kombëtar në një mënyrë që nuk ka të bëjë fare me hulumtimet dhe debatet shkencore është në pikëpamjen time kryesisht një program politik – jemi dëshmitarë të valëve të reja të nacionalizmit në Ballkan, një auto
ritarizëm i ri që po shfaqet gjithashtu në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë duhet gjithashtu të pyesin pse politikanët fillojnë një debat për Skënderbeun dhe çfarë do të thotë me të vërtetë ky diskutim për Shqipërinë moderne”.

Me çfarë po merret në ditët tona studiuesi Oliver Schmitt?

“Që nga korriku 2017, unë jam Presidenti i Sektorit të Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu anëtar i Kryesisë së Akademisë Austriake të Shkencave. Unë jam përgjegjës për departamentin e krijuar kohët e fundit të studimeve të Ballkanit në Akademi, i cili fokusohet në studimet shqiptare. Për momentin po mbaroj një botim të raporteve konsullore Austro-Hungareze mbi vilajetin osman të Kosovës dhe vitet e para të okupimit serb (1870-1914) në pesë vëllime”.

Cikël poetik nga Agron Shele



Agron Shele.png

Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është autor i veprave letrare: Hapat e Klarës (roman), Përtej perdes gri (roman), Imazh i rremë (roman), vëllimit poetik: Pasazh i pafaj (poezi) si dhe librit me eseistike " Ngjyrime Universale" Esse- I. Gjithashtu është mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare: "Korsi e hapur" 1, "Pegasiada"1, si dhe bashkëthemelues i Revistës Letrare ATUNIS. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS) dhe antar bordi i UWP . Ka qenë Sekretar i Përgjithëshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poeteve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania deri në momentin e shkrirjes së saj dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS". Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare Kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore: Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014, The Second Genesis etj. Gjithashtu është fitues i Çmimit Letrar Najinaaman (Creativity prizes - 2016 ). Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si: SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Ka qenë Kryetar i Shoqatës "Rinia dhe Fëmijet" si dhe "Mjedisi në Komunitet". Aktualisht jeton në Belgjikë.



Gjuhë nga gjuha e nënës sime

Shumë ëndrra ndjekin pas rininë time
botën, kur para sysh e afroja
shikoja meridianët si ndanin kontinente
dhe paralelet vijëzuar ndër oqeane
s’ harroja të ndiqja trajektore avionësh
lundruar përmes thellësisë blu
dhe unë,
një grimcë e vetme hapësire
të zgjodha ty o vendi im!

Aty në vendin ku jetoj,
qyteti përhumb para madhështisë
mes statujash e ngjyrimeve të pafundme dritash
autostradave me lumenj makinash që gjarpërojnë
vragave të krisura të tokës,
ndërsa unë, si në kryqëzimet e mëdha
nuk kërkoj më shumë se një copë qiell
një përrua të vogël,
një pyll që ndjell fëshëfërimën e largët,
një cicërimë të munguar harabeli,
pak maja malesh përqafuar nga bora
dhe gjuhë nga gjuha e nënës sime!



Dijeni, se aty është një grua

Kur dielli shkëlqen në zenit të tij
e toka prarohet rrezeve pa fund,
ku aromat përhapen gjithkund
e dita çel me të bukurin shkëlqim
dijeni, se aty është një grua.

Kur mbrëmja përflak të bukurin qiell
e muzgjet digjen një e nga një,
ku hëna zgjat të zbehtën ngjyrë
e në krahë valësh shkrihet e fle
dijeni, se aty është një grua.

Kur zjarri ndizet kurmit yje
e terret djegin dhimbjen shpirt,
ku nata sheh me sytë e ëndrrës
e derdhet valë përmbi çdo frymë
dijeni, se aty është një grua.

Kur bora zbardh lëndinën e drerëve
e era shtrin leshrat e gjatë,
ku pylli zhveshur nga blerimi
dergjet trishtit të pafat
dijeni, se aty është një grua.

Kur flatrat zgjat i bukuri engjëll
e turret larg në fluturim,
ku retë mbledh e nis vajtimin
në lotë qielli të pafund
dijeni, se aty është një grua.



Kur heshtja flet

Flet heshtja
me njëmijë e një mënyra
fshehur pas vetëtimash të frikshme
vrundujve të mjegullave hije,
në pritje të shpërthimeve të mëdha
shkarkuar në një pemë të vetme
e djegur përvuajtjes së saj.

Flet heshtja
përbrenda zërave të shuar
dëgjuar veç nga era
e shpërndarë ajrit të thatë
pa akorda,
as tinguj,
pa zhurmë
në të vetmen botë të errët
të një qielli të ngrirë
grimcave të kozmosit shpërndarë
reflektim i ngjyrës në retinë.

Flet heshtja,
po, po,
flet me klithma të egra shpirti
çjerr netët e ftohta të dimrit
e gris perdet e tista të ditës!


Ikja e poetit



Zogu e pushoi këngën në korie
dhe gjethet e pemëve më nuk fërshfërijnë
tisi i hirtë qiellin ka mbërthyer
në të errtën ditë,
ku fjalët veç mërmërijnë
e gjurmët e stinës përhumbin ngadalë
përëndimit të diellit, pa kthim.

S’ ka memoriale,
as bujë, e as zhurmë,
veç ligështim për atë që shkoi,
dhe një qiri,
që të fundit ditë fytyrën i ndriçoi,
për atë që yjet për çdo natë i ndizte,
për atë që harqe ylberësh ngrinte,
për atë që prekte sofra perëndish,
për atë që vjeshtës lotët i fshinte,
për atë që digjej e dashurish rilindej.

Një jetë u fik
zbehtësisë ditë larguar vagëllim
veç fjalë, të përshpirtjes mbetur
regëtimë e shpirtit të lirë fluturim
qiellit të bardhë, ngjyrim krahë engjëjsh
e shpirtit që mbi trupa sfinksash frymon,
e përmendoresh ,
që të nesërmen e tyre të zgjojë.

Anija velat i mblodhi dhe rrëshqet ujdhesës
Mbi krye ngrihet shkëmbi gri, si i vetmi kujtim
I lundrimeve dhe përplasjes mes dallgësh,
të një beteje
për jetë a vdekje
triumfalisht
për gjurmët kohë ngjyruar,
gjer në të fundit ditë amshim.




Fate të trazuara



Shtjellat e së shkuarës prekin të sotmen,
rrëmbyer nga foltoret e shtrëngatës kohë,
të perëndive që zbrisnin nga fronet më të larta,
a hyjneshave përmendore me sy smeraldi
drejtuar egzaltimit
të qiejve “zeus”
shkrepëtimë vetëtimash
bindjesh,
a besimesh të përkora
të fateve trazuar jetëve të njeriut!

Qiejt psherëtimë lëngojnë prangimin
e yjeve të fshehur territ më të zi
e shpresash të thyera luftrash të reja
demonësh përplasur gjer në herezi
demonësh që mure kudo kanë ngritur
në tokë,
në dete
dhe kupë të qiellit.
Pas tyre, duar
… e duar që stërgjaten
kufijve më të fundit errëtisë

Diku,
dikush zemërimin shpërtheu
pse ngjyrat e kohës koloritë ndryshojnë,
pse bota ndan kryqëzime të largëta
e faqe meridianësh përskuqen nga gjaku,
pre e ithtarëve ngritur marrëzi,
…dhe turmave rrëzuar e shndërruar në fli.


Autorja Sonja Haxhia vjen me një tjetër publikim, “Kthim me diellin”

Rezultate imazhesh për agron shele
Nga Agron Shele


Pas vëllimeve poetike “ Ujëvarat e shpirtit” dhe “Gjithandej gri ” i cili ngjalli jo pak sensacion në aurolën letrare, autorja Sonja Haxhia vjen me një tjetër publikim, “Kthim me diellin” , i cili jo vetëm që e konsolidon si autore, por e perfomon dhe e paraqet para lexuesit shumë më intriguese në lidhje me gjetjet e befta dhe ndjesitë estetike që përcjell. Që në fillim të librit ndeshesh me ato kuptime dhe imazhe, të cilat kanë për zanafillë vetë larminë jetë dhe të sjellura përmes formave sugjestive e metafizike, ide përshkuese dhe vizione këto, krijohet ai shtrat poetik, i cili ka kufijtë e duhur kohorë, por ka dhe hapësirën ndriçuese të shtrirjes së mendimeve. Ajo që bie në sy dhe vlen të theksohet është bota e gjallë e plot ngjyra, e cila si ngjyrim i një shpirti të dlirë mbjell optimizëm, shpresë dhe besim, për një mjedis sa më të pranuar, human, të drejtë dhe shumë më njerëzor. Përvoja e jetës dhe njohja e mirë e kulturave më të mëdha ka bërë që autorja të shpalosë nga nëndija më e thellë ato principe dhe cilësi të virtytshme që kanë për bazë ndryshimin, zhvillimin dhe përsosjen e vazhdueshme të qenies, drejt psikologjisë arsye por dhe botëkuptimeve të reja filozofike. Leximi i poezive të shëtit në ato luadhe, ku muza përthyen vizionet dhe produkton vargje të bardhë, diku hijëzuar nga një re e përhimtë (si mjegull rrethuese), diku tjetër paskohës rendje e ringritur nga hiri ( rilindjen e një shpirti hirit të dashurisë), diku tjetër si në mistizëm (shenjë gjurmësh mbetur nga persishtja e lashtë) e kështu mes natyralizimit dhe simbolikës autorja prek me frymë kostelacionet më të larta të qiellit dhe shenjtëron magjinë fjalë. Rrafshi poetik i sjellur kalon përmes katër planesh kryesore: atij nostalgjik, natyrshmëri kjo e vetë konceptit dhe përballjes me fonemën jetë, aspektit psikologjik e filozofik të jetës në tërësi, aspektit shoqëror si problematikë dhe fenomen dhe lirizmit, tematikë kjo e fundit që trajton ndjesinë njerëzore si forma më e lartë shpirtërore. Le të ndalemi në këto aspekte e të shikopjmë si kurbëzojnë përshfaqjet e tyre, si nënide dhe rrymë përshkuese e gjithë boshtit poetik.





“Oh, Padre Pio! Shenjtor i rrallë!!!
Shenjti im Nënë!!!”

Aspekti nostalgjik kalon përmes një shenjti, sepse e tillë është figura e nënës, shenjtore dhe përmendore që pushton çdo kështjellë shpirti, e cila mbetet përjetë në mendje dhe në zemër sikurse është, e dlirë, mbretëreshë e gjithë dashurive të kësaj bote, referusese dhe shembëlltyrë e gjithë rrugës tonë të ndjekur.

“Kalë i bardhë,
jele të mbetura erës së tokës”

Tek poezia “Kalë i bardhë” kemi simbolikën e gjithë psikolgisë dhe filozofisë jetë, pasi ai vjen si mishërim i asaj krenarie që na shoqëron në demarshin e shekujve luftra, por na çon dhe drejt qiejve kozmikë, ku engjëjt takojnë perënditë për të zbutur zemërimin e tyre, gjithashtu na çon dhe drejt ekzaltimit të jetës, dashurisë njerëzore të tërhequr fort pas madhështisë së jeleve të bardha.

“Unë e pashë dje atë fytyrë
e shoh dhe sot,
zbritur nga fushëbetejat e humbura,
si në mjegull,
ku veç shpirti
krahët e këputur,
gjymtyrët pa kokë
regëtijnë plagët e jetës!”

Sigurisht që autores nuk mund ti shpëtoje ana dramatike e jetës, ku njeriu humb shpresën, i vritet e nesërmja dhe ai pa kokë, regëtin si shpez i plagosur në të fundit jetë. Plagët shoqërore të një vendi, sikurse është varfëria, produktojnë kaos dhe ekstremitet të kufijve më të fundit, prandaj poetja nuk mund të qëndrojë indeferente, por me bisturi të hollë operon dhe sensibilizon shoqërinë për më shumë humanizëm, më shumë përkrahje dhe shumë më tepër angazhim ndaj këtij fenomeni, sa tronditës kaq dhe shpërfytyrues.

“Sa hijshëm shfaqesh
inkuizicionit tim të ndjenjave
e unë…
nëse të arrij një ditë
trupin mbi tela gjembash
do të ta gris
nudo
duke shqepur të linjtat
e lexuar tatuazhe misterioze
shenjë gjurmësh mbetur nga persishtja e lashtë
deshifruar lëkurës tënde
e gërmëzuar heshtur në gjak.”

Në këto vargje dashuria vjen me elokuencën e vargjeve përmes intimitetit inkuzicon simbolik, i cili deshifron kode dhe gjuhë gërmëzuar deri në gjak. Kaq e fortë është kjo ndjenjë sa që shenjat e gjurmëve mbeten në memorie e nën lëkurë dhe njeriu si fantazmë e ndjek atë verbërisht, për ta mbrojtur e përjetësuar në më të thellin shpirt.

Qëllimi i këtij kalimi të shpejtë përmes vargjeve të autores Sonja Haxhia është përnjohja e lexuesit me thellësinë e mendimeve dhe nocionet poetike, si shprehi e asaj bote emocionale dhe e atij shpirti poetik që di të grishë pareshtur, të lançojë të bukurën, të sjellë fluiditetin e muzës krijuese, si dhe të proklamojë universin e asaj bote artistike, që reflektohet pas gjuhës së imazheve dhe ideve filozofike për jetën.

Agron Shele

Cikël poetik nga Naim Kelmendi


Në foto : Naim Kelmendi 

Naim Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me publicistikë. Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar. Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999. Që nga viti 2002, pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta, tash jeton dhe vepron në Kosovë.


Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:

Shtreza në fjalë,1985
Nyja e Gordit,1992
Albanoi,1992
Pse ashtu Pandorë,1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen,1999
Shqiptari vdes duke kënduar,2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme,2003
Vrasja e deputetit-monografi,2003
Beteja e Koshares…,publicistikë,2008
Pikëpamje dhe reagime,publicistikë,2008
Në një jetë pas Krishtit,2010
Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar(botim i dytë),2010
Është vetëm kujtesë, 2012
Antologjia e dhembjes poetike, 2012



PIKËLLIM LIRIE

Rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë
mëkatnojnë natën në pikënatë dhe
ditën në pikëditë lindin kopila
rrugëve nga ndërgjegjet e vrara në njeri

as e kisha besuar kurrë
se liria është kaq lavire e madhe
harron dhe të harrojnë tmerrshëm
në vetminë pikëllyese

dhe merresh me vetveten t’humbur
në harresën e secilës ditë të heshtur
të jesh a të mos jesh vjen pikëpyetja

përditë e më shumë kuptoj
nga t’pakushtueshmet e djeshme
sa më afër i afrohem ta prek
ta dua të vërtetën aq më larg mbetem
për të arritur në Breg e zbres

në fund të zhgënjimit të madh
deri te rrënja të flas me atin tim t’lashtin
për t’i thënë pse më le aq herët fillikat vetëm
edhe rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë

Prishtinë,30 prill 2012



HARRIM U BËMË

Koha kaq e shurdhër
e spo na e zë as fjalën
as zëri s’na dëgjohet kund

hapësira sa e gjerë
i vie era pis
nga myk i mendimeve

e s’e shohim njëri-tjetrin
nga hipokrizia e vetvetes

amen mor si ia dalim
kështu drejt Bregut

e ai na pret në maje
me shpatën e njëjtë

ne ngjitemi rrugëjetës sonë
mugët dhe bëjmë sehir
me jetët tona e lavdet
e fitorët e minjve

harrim u bëmë kaq kohë
e s’po e kuptojmë asnjëherë
as n’fund as n’fillim Dhembjen



ME ZEMËRATË

I pashpirtshmi,Khaini,i xhindosur
Erdhi e u vërsul me pamjen e tij
të pashpirtshme
E ka vërbuar lakmizeza
në mendim të turbull

Mor’ kur mendimit të mirë
do t’i vijë kohë me diell
Apo neve jemi të vetëdenuar
të mos shohim tej vetes…

Phu, lakmi e zezë
Po ç’e vret robin tënd
Që s’e sheh kodrën pas bregut

E shkel Njeriun
Të vetin e vret
Dhe kërkon arsye

Nuk e sheh as veten bythëcullak
Po vëllai është vëlla mor
A s’e pimë gjirin e një nëne bashkë

Phu, të shitoftë vetja e shëmtuar...
Lakmizezë moj pse lakmon kaq egër
Etshëm për të mbetur heshtje e vetmuar

Prishtinë,2011





KOHË E DËSHPËRUAR

Dhe vjen m’bie kokës i egër mendimi
ecjes së vetmueshme dhe e han veten
i vetmi çast i heshtur dhe dëshpërimi
ah, s’e paskam njohur mirë t’vërtetën

endet hirit të vet hija e s’jam unë
ka vdekur dje e imja vrarë e tradhtuar
e kërkoj caqeve t’errta e nuk e gjej askund
t’uroj fat dhe jetën e gjatë mendim i bekuar

e t’na rrofsh sa malet rrugëve t’kërkimit
të jesh a t’mos jesh saherë e ke peshuar
saherë dhembjen ke ndjerë me afsh pezmatimit
sërish ti je ngritur njerëzisht për t’marshuar

tashmë fillikat i vetëm të kacafyt trishtimi
me t’vërtetën e hidhur me shije krejt pelim
dhe n’kohë dëshpëruese të vret tundimi
ditenatë rrugëve t’jetës që kanë emrin tim

Prishtinë,27 prill,2012



KRYESORJA, TY TË T’KAM

Më kryesorja ty të t’kam
E dashur në miklimet
E shpirtit plot vrragë

Harbimit të kohëve
Dhe shpirtrave të zinjë
Ndaljau zot vrapin

Ose duhet t’i vrasim
Ose do të na zhbëjnë

Nga mënia e tyre
Mund edhe të na zhvarrosin
Nga kjo idilë e bukur dashurie

E ne jemi mpirë heshtjesh
Që s’mund i shpjegojmë

Kryesorja, të të kam ty e dashur
Në tërë këtë ecje sizifi
Në tërë këtë teatër turpi njerëzor

Duke zbërthyer pyetjet e Gideonit

Zoti na dhëntë dritën
E gjykimit të drejtë
Mbi fatet e fatitë

Prishtinë, 22 korrik 2012



HIJA E TURPIT
Të ngjitesh lart
Ta dhamë krahun
Unë e ai tjetri

Të ndihmoi e jona
Vuajtje

Mos na glaco tash
Nga atje
Gjurmën tonë
E n’origjinë

Të lehurat
Në njeriun tënd
A s’i dëgjon më

Nga andej bregut
Vijnë në kor

E ti kalamendesh
Mes hiqit tënd

A me e dashtë njeriun tënd, thua -




TË SHIKOHESH TE VETVETJA

Ai kal troje endet e hingëllinë
Kohëve t’serta për pushtim trojash
Ka etje gjaku e plojash

Ti të shikohesh te vetvetja
Se mjaft më ta lidhën lëmshin
Ende po ta luajnë lojën e vjetër

Të shikohesh te vetvetja
Kohën e lënë prapa mos e vajto më
Të ndarë në prapashtesa t’huaja
E libra historishë të mbyllura

Te vetvetja të shikohesh
Mëritë nuk shuhen
Me një të shlyer gome
Me dorën e Taulantit
Me një luftë

Të ardhurit tej Karpateve
Duan vend buzë Adriatikut
Janë t’njëjtit dhe n’shek XXI
A s’ua pamë mizoritë

Po endet ai Kalë i Drunjtë i Trojës
Trokëllimë e kohëve drejt Plojës

Prishtinë, 2012



DJE

Gojë që fole dje
Dhe keqtrajtove fjalën

Fol e folsh me gishta
Fjalë si ta rrëmihim

Për t’gjetur të vërtetën
Fol mor njëherë drejt

Dhe gjyko drejtë
Se turp u bëre
Lakuriq mbi gënjeshtrën

E para a na ishte fjala
Apo mashtrimi

Cikël poetik nga Naim Fetaj




Në foto : Naim Fetaj 

Naim Fetaj, lindi më 07.02.1961 në Strellc të Decanit. Shkollën fillore e ka kryer në vendelindje, ndërsa të mesmen në Deçan. Ndërsa, Fakultetin Filozofik ( Degen e Letersisë dhe të Gjuhës Shqipe) e ka përfunduar në Prishtinë. Mëpastaj ka punuar gazetar në Programin Dokumentar të Televizionit të Prishtines, deri në mbylljen e tij me pesë korrik 1990.
Pos gazetarisë, Naimi që herët ka filluar të shkruaj dhe të botoj edhe poezi nepër gazetat dhe revistat e kohës. Ka të botuara vellimet poetike.
Nga viti 1991, jeton në Gjermani.

Veprat:

"Yjet bëjnë roje",poezi, Rilindja,1987
"Terrinë përtej diellit", poezi, SHB "Artini", 2013
"Vezullimë thinjash", poezi, SHB "Beqir Musliu" 2015


Çmimet:

Çmimi "Hivzi Sulejmani" për librin më të mirë të botuar nga autorët e rinj.
Çmimin e parë të konkursit "Takimet e Azem Shkrelit" në mërgatë, për librin më të mirë.

Poezi nga Naim Fetaj


TUJ KERKUE ESHTRA

( Për te zhdukurit-si këngë vaji )

Varre krejt na u bënë
Ato ara e vreshta...
Tuj kerkue eshtra...

Mbi ne ...zgerdhihet vjeshta

E askund s'ju gjejmë
Rrallë ndër këngë a vjersha
Pak më keq se ju

Po na vret dhe heshtja...


2.

Të këputura... nënat
I japin gji dhe malit
Veç hatri i djalit

I ruajnë dhe sytë e ballit

(More le t'këndon aty edhe ai zogu i zi
Veç varrin nëna...diku ta di
Ohiiiii......iiiiiiiiii....)


3.

Me dhemb shpirtin
Pleqtë tue ndalë
Permbi ata eshtra

Me i lanë dy lotë t'valë

Zi ...sikur gurëvarri
Myky i bani nuset
Malli për ju ...i shterroi krejt puset

E motrës as Drini ...nuk ia shpëlanë buzët

Ai gjogu i Doruntinës
Gjëmë i mbushi rrugët

Krejt terrinë e vrugët...

( Dhe vëllau kur po e thërret vëllanë
As bjeshkët ...s'po e mbajnë hatanë
Ohhiiiii.....iiiiiii....moj nanë...)


4.

Veç vajin e fëmijëve
Po e endin bilbilat
Të mos fiken kandilat

Vesa e zemres...kur t'i lagë fitilat...

(Hornberg,18.10.2014 )




...DHE E HUMBEM RRUGËN

Retë pushtuan qiellin e mjegulla kokat tona
Vec terrinë e tym.. ky imazh i marrë
Ec e gjeje rrugen ...prej shpije ndihet gjëma...
Askund një copë diell mbi kullë s'ka fanar

Natë e trishtë...e tmerrshme
Si nata e vorrit
( Ne...na kanë lënë... baco )

E humbem edhe rrugën ...në mes të oborrit




MOJ EUROPË...

Kur unë kisha qiellin n'dorë
Pate nisë ti... me hecë përtokë

...E m'i vodhe diell e hënë
Gjak e lotë tash ..gropë më gropë

Mos jam unë dhe varri yt
Moj ...Europë




SILLU...SILLU BOTË E VJETËR

Vetë e shpuam qiellin me shigjeta e plumba
Derisa shpirti na erdhi tek hunda

...Tash shi i zi pikon përmbi ne
...Si në ferr
Tek hamë njëri tjetrin përgjakët krejt nata
E dita krejt terrinë

Sa tmerr...sa tmerr

Sëmundjët kafshojnë globin
Si kobi kafkën tonë
Kur e ndërrojnë relievin me foto apatike
Njëri tjetrin hamë e pastaj festojmë
Se i vramë ninullat dhe këngët lirike

Fëmijët endin gjëmën me qefin nën sqetull
Mrizeve të huaja ku ëndërra e tyre vdes
Te përndjekurit gjysmën e botës e pushtuan
Pa bukë e ujë...gjysma tjeter vdes

U çmend njerëzia e zogjtë s'po këndojnë
Prej terri e tymnaje edhe sytë na lanë
Sillu.. sillu ti botë e vjetër
Rreth vehtes ...rreth diellit
Se ne rreth teje ...e sjellim hatanë



PEISAZH

Pëplasen me erën dhe bien përtokē gjethet
O sa skenë e trishtë krejt trupi rrënqethet

...S'po i lë vjeshta më gjethet nëpër degë
Veç ndonjë ftua të vonë a tek tuk ndonjë shegë

Sall pishat atje lartë si nuset me kurorë
Edhe kur fryen shumë luajnë e bëjnë me dorë

Në këtë erë furtunë kur u dorëzuan dhe lisat
Përmallshëm sytë e mi...mbeten peng tek pishat

( Hornberg ,08.10.2014. )



E RUAJTA TRIDHJETË VJETË

( Për Jusuf Gërvallën )

Si korb i zi
Lajmi atëbotë erdhi

...As fjalë...as vajë
Në buzët tona të thata

Ec...e shko në ligjerata

Njëqind orë ish dita
Dyqind orë ish nata

2.
Shikonim njëri tjetrin
Nganjëherë
E pshtynim vrerë

E askund
As ifff ...as ufff

Veç një zog atëbotë
Qante... edhe për ne

Guggu-Isuf...Guggu- Isuf




MOS O ZOT... MË KEQ

Në hënë s'ka më vend ...tej hënës gërmohet
Pluhur e piskamë...në tokë krejt terrinë
Ku ta gjejmë një vend e t'a shtrijmë këtë shpinë

...T'këndojmë për dashurinë...

Bota mbylli sytë.. vdekjen vjerr për vetull
Veç gurë e bërboça hedh mbi të ky shekull
As atje s'na lënë...ku bren miza hekur

Veç duke kënduar ...sa s'paskemi vdekur

Është vonë e më dukët thuaja teper vonë
S'na duron më kush ne duke kënduar
Dhe na vie rëndë a s'duam ta pranojmë

Stina e këngës ...moti paska shkuar

Telat e marrëzisë na e kputën shpirtin
Veç jargë rreth nesh... dreq o deli dreq
U vonuam shumë...dhe këngën e harruan

Mo Zo' më keq.. mo Zo' më keq...




KY QYTET

Ky qytet i huaj… m’i këputi këto këmbë
Si terrinë si ferr… çdo peizazh më tremb

As uji prrojeve s’gurgullon këndshëm
Simfoni e huaj veç dhëmbshëm…dhëmbshëm

Dielli as era nuk ma thajnë as lotin
Edhe vajin tim… e urrejnë për Zotin

Ky qytet i bukur…i huaj gjithësesi
Jetën m’a …vret si këngët një nga një

Hijerëndë e i gurtë po gjithësi… mbret
As për varrr s’e dua…e pshurri me lezet

Përditë e ngapak
E vras… e më vret
Ky lugat…qytet…




PUTHJA E PARË

...Dhe vie një ditë dhe zbresim në një degë
Si zogj të lodhur nga një stuhi
E shprushim shpirtin...Dashuri e parë na djegë
Si një zhishkë e fortë që siper zjarrit rri

...Dhe ndizen kujtimet pastaj si eshka
E largët...e largët n´terrinë si një fanar
Mallëngjyese e bukur dhe e rendë sa bjeshka
Qarën kund s´na lënë ...Ah ...Puthja e parë...

Skuqemi e zbehemi prapë... tinezisht
...Dhe buzët sërish flakë na qesin
S´guxojmë te tregojmë ku ndodhi e si
Me atë zhishkë në sy ... dhe do të vdesim




RRUGËTIM

( Nepër Grykën e Rugovës)

I verbër duhet të këtë qenë Homeri atëbotë
(...Dhe ty s´te pa kurre)
Gjersa Qlympin e ngjiste lart kah qielli
Veç zoti i luftërave këndej u fsheh dikund
Brigjeve e qukave ku nuk mbërrinë as dielli

Ç´bukuri e rrallë...kreshtat gërrithin qiellin...
Këngë e Legjenda tek dalin baf prej pritës
Baladat e fjetura kur zgjohet si tymnaje
Dritë-Hijet si terrinë
Terrinë në pikë të ditës

Dhe këngë e majekrahut kërset sa martina
Për kushtrim e dasem a një lindje te re
Nga vallja e rendë ...kur lodhet lëndina
...Kala është këtu çdo strehë




SKICË PËR AUTOPORTRET

Këngët...djalërinë
I lashe në Prishtinë
...Dhe dashurinë

Rininë...
Tanket m'a grinë

Tash rrugëve të botës...
Endi pleqërinë
...veq me Perëndinë

Gjëma e fisit tim...
Krejt lutjet ...m'i nxinë




KËNGË PËR SALI SYLEN

Kënga të vrau
A të vranë pse këndove

...Zogjte e malit kur i përmallove

Shtatë martina u kallën flakë
Shtatë herë kënga u la n`gjak

Prej vajit të nuseve pastaj
Lisat janë dheze flakë...

...Veç mestet pshtuen pa u gri
...E të than´ more Sali

Nuk donë këngë... do faqezi




KUR FALESHIN GJAQET

Në shuplakë të dorës
E niste fillin jeta

Kur faleshin gjaqet
Tym i bardhe nga oxhaqet...

Si prroni bjeshken
Loti ...i grryente faqet...

Femijët atë ditë
Pikën nga frengjitë
...Se zogjet kishin ikë

Krojet u ndalën
...Dhe gurrat
Kur dënesnin burrat

Vdekjën kaslistrok e bartën
Derisa dha shpirtë dhembja...

Borën tevona
...E shkrinte kënga

E me një milion
Shumëzohej buzëqeshja...
E Bacës...Anton...

Vera Istrefaj – Mantel ëndërrash në akullsinë gri



Në foto : Vera Istrefaj 


Vera Istrefaj është lindur në Kukës më 1 nëntor 1975. Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës. 

Në vitin 1991 është paraqitur në një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë. 

Që prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara.

 Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime.
Eshtë juriste në profesion dhe është aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të njeriut me nje experience 20- vjecare.
Eshte koordinatore e rrjetit “ Barazi ne vendimmarje” per Qarkun Kukes.

Në vitin 2009 është nderuar me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet” dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar.

Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës, ku eshte kryetare e “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise” – Dega Kukes.



Ka botuar librat:

"Shiu i fundit",
"Nënqeshja e ëmbël",
"Në akuj digjem",
“U jepem udhëve" ,
“Qielli I shpirtit tim”,
“Vese shpirti” dhe
“Lirikat e Pikellimes”










Blirët paskan veshur mantelin e bardhë, ashtu si shpresa ime gjallon nën mentelin prej ëndërrash. Kjo bardhësi… Kjo heshtje… Kjo ftohtësi .

Avujt e frymëmarrjes fashiten shpejt para vështrimit tim të mjegullt

Kristalet dëborë rrezëllijne ngado

Rrezëllim i ftohtë e zjarrmi mendimesh

Hej Zot, ç’është kjo mendja ime! As që do të dijë se akullishtja ka zaptuar qytetin bashkë me mua! Këto trotuare e dinë zjarrin që ndezin mendimet e mia rebele! Një krrokatje sorre apo dridhje dege bliri përthyen rutinën time të mendimeve, rutinë torturuese . Zbrazëtia e rrugës është prezente, nuk ka lidhje me hapat e përshpejtuar të njerëzve apo kollitjet e tyre. Zbrazëti e bardhë që nga çasti në çast pret të përhimet.

Dhe unë… Unë prapë vetëm me mendimet!

Keq janë ngatërruar këto dreq mendimesh si degët e thata të blirëve mes tyre.

Eshtë i çuditshëm ky qyteti im! Në të shumtën e rasteve është gri, më së shumti prej mjegullës apo prej dëborës .

Vështrimi përplaset drejt horizontit me Gjalicën e përplasja soset me Pashtrikun para se të rrjedhë mbi Dri.

Trishtili i vetëm mbi pemë më kthen mendjen me cicërimën e tij.

Shpejtoj hapat , por rënduar! Eshtë i rëndë manteli i ëndërrave! Të rëndon në zemër, të rëndon në shpirt! Ngushëllohem me faktin se nuk i lë zjarri i mendimeve të akullohen këto ëndërra.

I lë degët akulluar të blirëve tek shtrihen gjatë gjithë gjatësisë së rrugës dhe sërisht shpejtoj hapat. Dihatja më mundon, por sërisht… Sërisht mirë!

Hapat e fundit para derës së shtëpisë ndiejnë peshën e mantelit të ëndërrt.

Përqafimi i djemve zbut hendekun e zjarrmisë së mendimeve me akullsinë gri.

Nxitoj të jem e vlefshme për djemtë dhe… Dhe mantelin e ëndërrave të mia nuk e heq nga supet. Kam moshën prej nëne që ka nevojë për mantel, kam shpirtin mbushur plot shpresë me ëndërrat e mia të hershme dhe me ëndërrat e reja për djemtë.

Nxitoj të hap dritaren për të nxjerrë jashtë avujt e gatimit!

Qyteti prapë gri, e manteli i ëndërrave, supeve më rri!

Shtoj një buzëqeshje para djemve të mi! Asgjë tjetër nuk ka rëndësi!

Vera Istrefaj

Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro

Administratorët e kolegjit privat “Wisdom” në Tiranë dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata kanë shitur diploma dhe...