Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/15

Flet mjeshtri i gazetarisë shqiptare: Reportazhin “Një fener ndriçon rrugën”, ma pati pëlqyer dhe vlerësuar shkrimtari i shquar Dritëro Agolli







NGA: ALBERT Z. ZHOLI


Ahmet ShqarriAhmet Shqarri: Edhe në një jetë tjetër, do zgjidhja prapë gazetarinë sportive

Për gati gjysmë shekulli, Ahmet Shqarri me zërin e tij të veçantë, karakteristik dhe tepër emocionues përcolli gjatë transmetimeve ngjarjet e shumta sportive që i realizonte plot pasion e profesionalizëm.




 Ai ka mbërthyer pranë aparateve të radios dhe televizioneve gjithë bashkëkombësit shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Së bashku me pionierin e transmetimeve sportive, Anton Mazreku dhe vazhduesin e denjë të tij, Ismet Bellovën, krijuesi dhe drejtuesi për 20 vjet rresht i emisionit të famshëm radiofonik “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, Ahmet Shqarri, bën pjesë tashmë tek të ashtuquajturit “Tre musketierët”, që në historinë e këtij zhanri do të mbeten të papërsëritshëm, duke u kthyer kështu në emblema që koha vazhdon t’i përcjellë si figura referimi për gazetarinë e vërtetë shqiptare...


Duket se të jesh gazetar sportiv bëhesh shumë më popullor, gjë që vihet re edhe tek ju. A ishte një rastësi, pasion i hershëm? Si nisi rruga juaj në gazetarinë sportive, që më vonë do t’ju bënte një personazh shumë të njohur në të gjithë vendin?

Asnjëherë nuk e kisha menduar apo ëndërruar të bëhesha gazetar sportiv. Po t’u kthehem viteve të hershme të rinisë, do t’ju kujtoja se atëherë në Shqipëri ekzistonte vetëm një radio shtetërore dhe vetëm një gazetë sportive, gjë që nuk të bënte entuziast për t’i hyrë rrugës së gazetarit sportiv dhe as të shkonte mendja ndonjëherë që ti të mund të bëje pjesë midis atyre njerëzve të njohur të asaj kohe që punonin në këto institucione për sportin. Gjithsesi, ishte pasioni për letërsinë dhe inkurajimi i mësuesit tim të shkollës së mesme, Ismet Bellova, që më shtynë drejt kësaj rruge të paimagjinuar më parë dhe që nisi të marrë formë konkrete gjatë studimeve universitare që kreva për gjuhë-letërsi dhe gazetari, teksa praktikën dhe botimet e para i realizova pranë gazetës “Sporti Popullor”.

I dashuruar me letërsinë, me siguri që pedagogët tuaj kanë ndikuar për të nxitur më shumë dëshirën e zhvillimit të mëtejshëm të krijimtarisë në fushën e gazetarisë.

Image

Pedagogët e asaj kohe ishin dhe mbeten legjendë në profesionin e tyre. Me veprën e tyre të mrekullueshme, ata u bënë një shembull i madh frymëzues për ne, por edhe për brezat e ardhshëm. Shaban Demiraj, Jakov Xoxe, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Vangjush Gambeta, Hamit Boriçi, janë disa nga më të shquarit prej atyre pedagogëve të gjuhësisë, letërsisë dhe gazetarisë së asaj kohe, leksionet e të cilëve i ndiqnim me shumë vëmendje dhe që kanë ndikuar së tepërmi për formimin tonë profesional.

Cilët shkrimtarë apo poetë shqiptarë lexoje më shumë në atë kohë dhe cila ishte gjinia gazetareske që ndiqje më me interes?

Në atë kohë dolën dhe po bënin bujë, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit, shkrimtarë të tillë si Ismail Kadare, por edhe Dritëro Agolli, poeti i ri Xhevahir Spahiu, apo Koçi Petriti, veprat e të cilëve përpiheshin nga lexuesi sapo dilnin në qarkullim. Por siç përmenda, dhe pedagogu tjetër Jakov Xoxe qe bërë edhe ai i famshëm në atë kohë, sidomos me romanin “Lumi i vdekur”. Ishin vepra që na mrekullonin atëherë dhe që vazhdojnë të mbeten edhe sot e kësaj dite si kryevepra të letërsisë shqiptare. Sa për shkrimet gazetareske, më pëlqente veçanërisht reportazhi, një gjini që sot gati është harruar (?!), por që atëherë lëvrohej me mjeshtëri të rrallë nga pedagogët tanë Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, por më vonë edhe nga të rinj të tjerë të talentuar si Xhevahir Spahiu apo Spiro Dede. Ishte kënaqësi kur shkrimet tona të para si studentë, analizoheshin e komentoheshin në orët e seminareve dhe nën kujdesin e mjeshtrave të gazetarisë që pastaj na vlerësonin me notë. Mbaj mend dhe ka qenë një kujtim i bukur për mua që një reportazh të botuar në gazetën “Puna” të atyre viteve, me titull “Një fener ndriçon rrugën”, ma pati pëlqyer dhe ma pati vlerësuar para shokëve të kursit të gazetarisë, vetë mjeshtri i madh i këtij zhanri, poeti dhe shkrimtari i shquar Dritëro Agolli!

Dhe menjëherë pas diplomimit në Universitetin shtetëror të Tiranës në vitin 1969, nisi rruga juaj e vërtetë e gazetarit të parë sportiv profesionist në Radio-Tirana…

Në fakt, një rrugë e gjatë që vazhdoi në Radio Televizionin Shqiptar deri në fillim-vitet ‘2000, derisa me daljen në skenë të mediave private, nisa të jap përvojën time në disa prej tyre, sidomos në Radio +2 dhe Tv A1, ku startova me emisione të rinj që larg modestisë, po ju them se i sfiduan emisionet sportive të RTSH-së, si e vetmja media elektronike që ishte në atë kohë në vend dhe ku unë isha rritur e formuar si gazetar; për të vazhduar pastaj si analist e komentator edhe tek TV Klan, Alsat, etj, ku më së shumti kam luajtur rolin e komentatorit dhe të analistit për ndeshjet e kampionateve tona të futbollit.

Duke u rikthyer tek puna e juaj në Radio-Tirana, por edhe në TV, mes asaj morie transmetimesh, emisionesh e ndeshjesh të të gjitha llojeve, të futbollit, volejbollit, basketbollit apo edhe të mundjes, peshëngritjes, çiklizmit, atletikës, përfshi këtu intervista të panumërta dhe qindra e mijëra shkrime të gjinive të ndryshme në gazeta dhe revista të kohës, cilën konsideroni si arritjen tuaj më të madhe?

Të gjitha kanë vlera për mua. Sepse ato kanë qenë si një shkallë ngjitjeje, për të kapur pastaj majat, nëse mund të shprehem kështu. Por që në fillim, dua të them se emisioni “Nga njëra ndeshje në tjetrën” ka qenë kurora më e bukur e karrierës sime gazetareske, në mbi 30 vite punë në RTSH. Në librin me kujtime të botuar para shumë vitesh nga shtëpia botuese prestigjioze “Onufri”, kam përshkruar me hollësi detajet për ideimin dhe pastaj realizimin e këtij emisioni që e drejtova për 20 vite rresht, duke mbetur ky si një rekord për jetëgjatësinë e tij në mediet tona, por mbi të gjitha për famën dhe interesimin e jashtëzakonshëm që ngjallte në të gjithë Shqipërinë, aq sa unë, sot e kësaj dite thuajse identifikohem me këtë krijim timin. Të më kuptoni drejt, kur i hyra asaj pune që nisa ta realizoj që nga 2 tetori i vitit 1983, në Shqipëri nuk kishte tjetër veç Radio-Tiranës, ndërkohë që për televizione të tjera as që bëhej fjalë, kështu që sytë dhe veshët për sportin ishin përqendruar tek mikrofoni i vetëm i asaj kohe, që për fatin e mirë timin e drejtoja unë. Ndihem fatlum për faktin se isha i pari që kam krijuar një emision të tillë, gati i ngjashëm me të famshmin italian “Il tutto calcio, minuto per minuto”, kur u bë i mundur transmetimi në të njëjtën kohë, pra në të njëjtën ditë dhe orë, nga të gjithë qytetet ku zhvilloheshin ndeshjet e javës së kampionateve shqiptare të futbollit. Sot, kur ka shumë media dhe kur teknologjia ka arritur caqe të paimagjinuara, mund të mos bëjë ndonjë përshtypje ajo për të cilën po flasim, por në atë kohë të largët, kur në kampionatin tonë luanin futbollistë të nivelit të lartë dhe kur stadiumet dhe pallatet e sportit mbusheshin për çdo javë nga mijëra e mijëra spektatorë, emisioni “Nga njëra ndeshje në tjetrën” ishte dritarja e vetme, nga ku përcillej jehona e futbollit shqiptar. Aq më tepër që transmetimi i ndeshjeve nga zëra të shquar e me personalitet si Ismet Bellova, Aleko Gjergo, Veli Rada, Ymer Striniqi, Frederik Fico, etj, nisi të shoqërohej, për herë të parë në historinë e gazetarisë sportive, me analiza e komente në studio ku për çdo javë ftoja në studio-nëpër stadiume, mjeshtra të mirënjohur të botës së futbollit, titullarë të Kombëtares sonë si, Sabri Peqini, Refik Resmja, Skënder Begeja, Gëzim Kasmi, që për kohën ishin të famshëm e tepër bindës për opinionin publik.

Folëm vetëm për transmetimet e ndeshjeve të futbollit brenda vendit, ndërkohë që mbajmë mend se me ju kanë nisur edhe transmetimet për herë të parë nga jashtë vendit, madje edhe për sporte të tjerë të përparuar për kohën…

Transmetime të tilla në atë sistem, për vetë kushtet e vendit tonë, ishin shumë të vështira për t’u realizuar, për shumë arsye. Megjithatë, ju kujtohet të gjithëve ai transmetim i parë nga Spanja, më 1 tetor 1986, kur për ngjarjen në fjalë, në parathënien e librit tim, “Kujtimet e një gazetari sportiv”, shkrimtari i shquar Vath Koreshi, ndër të tjera pat shkruar:

“ …atë mbrëmje në stadiumin “Kamp Nou” kur luante Barcelona ndaj Flamurtarit të Vlorës, gazetari Ahmet Shqarri u kthye në një perandor, duke sunduar në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet transmetimit të tij të drejtpërdrejtë në radio...”.

Në fakt, ai transmetim ishte i bujshëm. Jo vetëm që shqiptarët dëgjonin për herë të parë një kronikë direkte nga jashtë vendit për një skuadër tonën, por edhe sepse bëhej fjalë për një kundërshtar si Barcelona, një ekip me famë botërore dhe me trofe të fituar në Europë, ndërkohë që interesimi bëhej edhe më i madh kur dihej që në ndeshjen e parë në Vlorë Flamurtari kishte dalë në barazim 1-1 ndaj skuadrës me yje të tillë si portieri Zubizareta që në atë kohë mbronte edhe portën e përfaqësueses spanjolle, apo sulmuesi i famshëm i Kombëtares angleze, Geri Lineker, golashënuesi më i mirë i finaleve të Botërorit të vitit 1986. Jehona e asaj ndeshjeje të përfunduar në barazim 0-0 dhe ku Barcelona u kualifikua vetëm nëpërmjet golit të shënuar në fushën kundërshtare, u përforcua në Shqipëri pas dy ditësh edhe nëpërmjet transmetimit televiziv të saj, të regjistruar e komentuar gjithashtu prej meje, duke vazhduar për shumë kohë me diskutime, kundërshtime, si dhe me inkurajime të shumta, gjë që më shtynë për iniciativa të tjera po kaq të guximshme për kohën…

Kështu, ai transmetim i parë u shoqërua më vonë edhe nëpër stadiume të tjerë të Europës, me klube dhe me Kombëtaren, ndërkohë që nga e gjithë kjo larmi transmetimesh nga jashtë kujtoj si ndër më interesantët edhe atë të finaleve të kupës së kampionëve të Europës në volejboll për femra, ku merrte pjesë për të tretën herë, si asnjë skuadër shqiptare deri tani, “Dinamo”e trajnerit Kreshnik Tartari. Ai transmetim nga Italia bëri përshtypje për vetë vlerat e jashtëzakonshme të paraqitura prej skuadrës sonë në ato ndeshje, të cilat unë përpiqesha t’ua përcillja dëgjuesve nëpërmjet transmetimit tim pasionant dhe shpesh herë të ekzaltuar! Mes katër skuadrave finaliste, “Dinamo” pat zënë vendin e tretë në Europë, pas kampiones së Bashkimit Sovjetik, “Uralocka” dhe kampiones vendase të Italisë, “Ravena”, duke lënë pas kampionen e Francës-”Rasing” të Parisit, ndaj së cilës yjet e skuadrës sonë me Ela Tasen në krye fituan me rezultat bindës…Po kështu, mbresëlënëse kanë qenë radiokronikat e transmetuara nga jashtë të peshëngritësve tanë, ku mjeshtra të mëdhenj si Pirro Dhima nëatë kohë përfaqësonte vendin tonë. Ndërkohë, emra të tjerë të mëdhenj të sportit shqiptar si basketbollisti i pakrahasueshëm për nga niveli tepër i lartë që zotëronte, Agim Fagu, apo mjeshtri tjetër i madh, volejbollisti Asllan Rusi, për të vazhduar pastaj me yjet e futbollit shqiptar si Panajot Pano, Fatmir Frashëri, Safet Berisha, Agustin Kola, Petrit Dibra, Mir Hima, Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Arben Minga, Ilir Pernaska, Vasillaq Zëri, Petro e Vasil Ruci, Rrapo Taho, Kreshnik Cipi, e shumë e shumë të tjerë, ishin personazhet e mi më të nderuar që mbushnin me jetë transmetimet dhe kronikat e panumërta të asaj kohe.

Të flasësh për një karrierë kaq të gjatë dhe shumë të pasur do të thotë të kesh pasur rreth e rrotull shokë dhe miq e kolegë të tillë me të cilët ndiheshe mirë, apo jo?

Kjo është një temë më vete dhe mjaft interesante. Mjedisi ku punoja ishte tepër frymëzues e ndërkohë tepër konkurrues. Të kujtoj vetëm zyrën ku punoja që në fillimet e mia, ku në krah të tavolinës kisha dy “shpikësit” e radio-kronikës shqiptare, Agron Çobani dhe Alfons Gurashi, që u plotësua më vonë me Timo Luton, një tjetër personalitet në këtë fushë. Ndërkohë, në redaksitë e tjera, krahas nesh, punonin të tjerë njerëz të shquar që më vonë u bënë të njohur si shkrimtarë dhe artistë me emër të madh në Shqipëri. I tillë ishte p.sh. regjisori Ylli Pepo që unë e kam quajtur si “babain” e telenovelës shqiptare, Nasi Lera, Ruzhdi Pulaha, Kiço Blushi, Reshat Arbana, Zhani Ciko, dhe sidomos shoku dhe një nga miqtë më të mirë e më të dashur, ndërkohë edhe patrioti im peqinas, Ferdinand Deda, që do të mbetet në histori si krijuesi i muzikës së lehtë shqiptare dhe i festivaleve të këngës në radiotelevizion, nëpërmjet dirigjimeve të tij ekspresive dhe kompozimeve të paharruara, të shoqëruara me fitimin e trofeve të panumërt! Ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme të punoje me këta njerëz apo të frymoje së bashku me ta tek shkëmbeheshe gjatë ditëve të ndryshme të punës nëpër katet e korridoret e shumta plot dritë të asaj godine të re e të bukur të RTSH-së, kur ne sapo kishim nisur një rrugë të gjatë, pse jo dhe të panjohur më parë.

Jeta dhe karriera juaj kaq e pasur, me siguri njeh edhe shumë krijime të tjera po kaq interesante nga ato që përmendëm dhe që mund të përbëjnë kapituj të një libri tjetër interesant, si ai që keni botuar më parë; ndërkohë si jeni shpërblyer dhe cilat kanë qenë kënaqësitë e përftuara prej jush në gati gjysmë shekulli që keni punuar në këtë profesion?

Po të rikthehesha edhe njëherë në rininë e hershme dhe të më pyesnin se çfarë rruge do doja të zgjidhja në jetë, zgjidhja e vetme dhe e menjëhershme do të ishte gazetaria sportive. Vetëm ky fakt duhet t’u mjaftojë të kuptoni se sa bukur ka qenë për mua t’i kushtohem këtij profesioni dhe kënaqësitë që kam marrë prej tij në këtë gjysmë shekulli punë. Edhe sot i kujtoj me shumë nostalgji dhe dashuri ato transmetime të garave çiklistike, aq të vështira dhe gati të paimagjinueshme për t’u realizuar, kur mendon se me një magnetofon UHER rreth 7 kg peshë, hipur në një motor apo makina garash, mes vapës, pluhurit dhe përshkimit për çdo ditë të qindra e mijëra kilometrave nëpër rrugët e atëhershme plot gropa të Shqipërisë, ndiqja për çdo vit të gjithë rrethet e Shqipërisë. Një transmetim i përditshëm i këtyre garave, aq sa zgjaste Rrethi, por që u jepte kënaqësi të gjithëve kur u përcillja emocionet e garës që kishin për protagonistë mjeshtra të tillë të shquar dhe të paharrueshëm të pedalimit si Agim Tafili me shokë. Ishte sikur të ndiqje “Xhiron e Italisë” apo “Turin e Francës”, për vetë interesimin që ngjallnin transmetimet e asaj kohe për garat tona çiklistike! Dhe në përfundim të tyre kënaqësia ishte e madhe kur shihja që bashkë me mjeshtrat e asaj kohe, në një farë mënyre bëhesha edhe unë protagonist, nëpërmjet kronikave që kisha transmetuar apo dhe reportazheve që botoja nëpër faqet e gazetave që drejtonte kolegu dhe miku im i hershëm i gazetarisë, Besnik Dizdari. Mund të kujtoj edhe shumë episode dhe ngjarje të tjera që më kanë dhënë kënaqësi të shumta dhe për të cilat edhe jam shpërblyer, natyrisht me stimuj moral, si çmime të ndryshme të shoqatës sportive “Anton Mazreku”, disa medalje, ku dua të veçoj atë të “Mirënjohjes” së Presidentit të Republikës, Bamir Topi; atë të “Mirënjohjes” së qytetit tim të vendlindjes, Peqinit, apo çmimi i Karrierës, që mora së fundmi nga “Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë”, që ma dorëzoi vetë Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, i cili më dha ndërkohë një kënaqësi të veçantë kur u kujtoi të pranishmëve të shumtë në ceremoni edhe bashkëpunimin e tij si radiokronist në emisionin tim “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, vite më parë, kur ende nuk i kishte hyrë rrugës politike…! Dhe, dua ta mbyll këtë histori të shkurtër për vete, me një pjesë të marrë nga një shkrim i gazetarit, shkrimtarit dhe poetit Demir Gjergji që, duke dashur të vërë në pah bilancin e karrierës sime të gjatë gazetareske, përmend ndër të tjera se, “…po të kërkoni në arkivin e pafund të RTSH-s, do të gjeni mijëra kilometra shirit me zërin dhe figurën e Ahmet Shqarrit, ku në një farë mënyre do të njiheni me vetë historinë dhe sukseset e sportit shqiptar në vite”.

2019/01/14

Opinion për debat publikë: Gazetaria ,opinioni publik dhe pushteti

Rezultate imazhesh për flori bruqi


Nga Flori Bruqi


Gazetaria e lirë dhe e pacensuruar  në Kosovë ka hedhur hapat e parë pikërisht pas rënies së monizmit .

Megjithatë tranzicioni komunist në Kosovë   nuk mund të linte pa prekur as profesionin e gazetarit dhe gazetarisë. Por sa gjen gazetari të  mirëfilltë në shoqërinë e sotme kosovare ?

Gazetaria është profesion, kurse gazetari që shkruan duhet të ketë talent dhe të ketë karakterin e fortë prej gazetari hulumtues. 

Për të qenë një gazetar i mirë përveçse duhet t’i përkushtohesh atij profesioni, duhet të jesh dhe i talentuar dhe mbi të gjitha duhet të kesh një karakter që bën diferencën me pjesën tjetër të zakonshme të punonjësve të shtypit. 

Shumë teori të gazetarisë bien ndesh me ata që e kanë bërë gazetarinë e madhe në gazetat botërore si fjala  vjen :"TheWashington Post", "The New York Times"," The Times" “Pravda” , “Le Monde",  “Corriere della Sera","Le figaro",
" Libération" gazeta këto më fame botërore atëherë dhe tash.

 Gazetaria pa pasion dhe fuqi për t’u përballur me probleme nuk lë gjurmë në gazetari. Bëjnë shumë më pak dëm në shoqëri gazetarët misionarë se rrogtarët shterpë.


Një gazetari dhe gazetar i ndershëm do të na bënte shumë punë. 

Do të ishte së paku një pushtet moral mbi shoqërinë tone që është tejet e politizuar . Por këtu kjo ide e gazetarisë pushtetare në këto 20 vitet e fundit është tejet e kompromentuar. 


Gazetaria është përdorur në fillim si një barkë nga gazetarët për të hyrë në politikë apo biznes dhe pastaj nga politikanët dhe biznesmenët për të mbrojtur pushtetin e tyre. 

Ka shumë pak media të gazetarëve dhe ato të pashpresa pasi janë jo konkurrese. Gazetarinë e mban në këmbë fjala vjen pushteti i saj mbi opinionin publik, pushtet i cili i prodhoi asaj tregun për të mbijetuar në mënyrë të ndershme.

Gazetaria shqiptare e ka humbur betejën për të pasur pushtet në opinionin publik ndaj dhe nuk mbijeton dot më, por sponsorizohet për të mos falimentuar. Ajo është e copëzuar, jo autoritare, jo e vërtet dhe aspak profesionale.

Së fundmi është dhe e dobët, sterile, pa forcë fjale dhe thuajse produkt skarco. Brenda këtij relievi të copëtuar gjen plot gurë të çmuar, gjen të vërteta të mëdha, gjen dhe gazetarë brilantë, por nuk i gjen bashkë, nuk i gjen në një vend, nuk i gjen si pushtet gazetaresk, por si ari i përzier me lloqë.

 E vërteta është copëzuar duke ndjekur hendeqet në të cilat ka humbur liria në këtë vend dhe duket sikur nuk ka punë më me gazetarinë.


Problemi më i madh i gazetarisë mbetet fakti që politika dhe biznesi i ka vënë litarin në qafë gazetarisë së mirëfilltë dhe i kanë hequr karrigën ku mbështet këmbët.

 Si e tillë për të mos vdekur ajo mbështet këmbët në karriket e polikës dhe kolltuqet e biznesit.

 Si e tillë ajo është gjithmonë e destinuar të jetoj si ato konet që i mbajnë lidhur me zinxhirë ari në shtëpitë e pasanikëve, ose të bredh për kothere buke si çërgerë duke i prekur njerëzit me sakrificën e saj. Siç mund ta vini re, të gjithë nxitojnë të fusin qafën në një qafore ari dhe të pozojnë si gazetarë regjimesh politike .

 Pra, jemi në një treg pa konkurrencë, në një treg ku nuk falimenton asnjë gazetë, asnjë televizion dhe asnjë radio sepse nuk shikohet, lexohet apo dëgjohet. 

Madje e kundërta, dhe kur je më i lexuari po nuk ishe pjesë e këtij fallciteti vdes për bukë.


Nuk ka shumë receta si të zgjidhet kjo çështje tani. Një herë duhet të vendoset barazia dhe media të mbijetoi nga tregu. 

Pastaj tregu do seleksionoi gazetarët. Kjo që po ndodh është një vdekje klinike e gazetarisë.

 Kemi vetëm shembuj se si pushteti shpërblen mediat që i bëjnë fresk dhe se si ndëshkon media që nuk i shkojnë pas. Mes këtyre dy shembujve shkëlqen dëshira për t’u shpërblyer.


Gazetaria kosovare pas vitit 1990 është e lidhur me një përmbysje të madhe politike.

Ndryshimet politike sollën lirinë e shtypit, por kurrë nuk na sollën dot shtypin e lirë. 

Njëzet vjet pas çlirimit të Kosovës politika ditore(klanore) po mbyt me duart e saj foshnjën e vet që lindi pas 39 vjeteve lirije të shtypit. Ajo po e vdes atë pak nga pak çdo ditë, duke bërë që shoqëria të jetë indiferente ndaj këtij fakti. 

Po ngjet pak a shumë si në atë fabulën gjermane me një bretkoskë, që kur e hedh në ujë të nxehtë kërcen përpjetë e del nga gota, por po e fute në ujë të ftohtë dhe e nxeh atë ujë pak nga pak nuk kupton gjë derisa vetë bretkosa  të ngordhë. 

Na kanë futur në një govatë dhe po na ziejnë. Dhe ne nuk po kërcejmë të dalim nga govata.

Në redaksitë Kosovare ka gjithë pushtetet, pasi shumica e tyre i kanë ngritur mediat thjesht pasi panë se ato ishin instrumenta përfitimi nga pushteti. 

Përveç disa mediave pronari tejkaloi pasionin e tij për median dhe ndërtoi një stukturë profesionale të redaksisë duke prodhuar dhe një treg ku ajo mbijeton vetë("Kosova sot", "Koha ditore," Zëri  ditor","Epoka e re", "Bota sot", "RTV21", "Koha vision",
"Rrokum" , "TV7"etj) gjithë të tjerët janë me sy nga pushteti mos i shpërblen ose ndëshkon(RTK 1,2,3; Dukagjini TV, etj).

Nuk ka një prag apo një tavan fiks. Nëse do të kishte një treg real, dhjetë gazetarë të bashkuar do të bënin një media të shkëlqyer në këtë vend pasi do të mbijetonin nga tregu.

Sot dhjetë gazetarë bashkë në një gazetë i vdes, i lë pa bukë. Ndaj i gjen nën dhjetë pronarë të ndryshëm.

Si çdo profesion edhe gazetaria nuk mund t’u shpëtoj paragjykimeve, por besoj se një gazetar i mirë nuk i përfill ato, ndryshe duhet të lërë punën. 

Ky është një profesion që është në betejë me paragjykimet e shoqërisë ndaj çdo gjëje, ndaj pushtetit, ndaj historisë, ndaj kulturës dhe nuk mund t’ia fal vetes të mposhtet nga paragjykimet ndaj tij.


Gazetaria e fillim viteve 1990 ishte larg në formë dhe përmbajtje nga e sotmja. Ajo ishte më pak raportuese, më shumë komentuese dhe më ballafaquese.

Nga forma ishte më e dobët se kjo e sotmja, nga përmbajtja më e pasur, dhe nga ndershmëria e pakrahasueshme.

Ajo u bë nga një brez i ri gazetarësh që patën fatin e mirë t’u ngelej në dorë gjithë media e re shqiptare dhe fatin e keq që nuk dinin asgjë nga media veç talentit të tyre.

Ata sot janë ende njerëzit më me ndikim në mediat kosovare. Ndryshe nga vendet e tjera të lindjes komuniste, pas rënies së komunizmit në Kosovë ranë dhe gazetarët e komunizimit
(“Rilindja”,”Fjala”,Zëri i rinisë” etj) . 

Asnjë prej tyre thuajse nuk mbijetoi. i vetmi dinosaur i gjallë i tyre ka mbetur Zenun Çelaj, gazetar i web faqës në “Koha ditore” dhe 20-30 ish gazetarë të "Rilindjës" dhe "RTP"-së (tash RTK-së), që po riciklojnë atë lloj gazetarie dhe 29 vjet më pas. 

Të tjerë as fizikisht nuk punuan dot më në media.

Vështirësia më e madhe besoj se është të ingranohet si reporter në media dhe të lërë gjurmët e veta.

 Nuk është problemi të gjesh një vend pune apo ta mbash atë, pasi media kosovare sot ka më shumë nevojë për punonjës shtypi se sa për gazetarë, kështu që nuk ka një sistem rekrutimi mbi bazën e vlerave. 

Unë uroj që një ditë të blej një gazetë në treg, jo për shkak se e ka bërë Rushit Ramabaja,Gani Dili, Shyqri Galica, Abdyl Kadolli apo një raport të mirëfillt gazetari Zekë Sinanaj,
Shaban Arifaj ,Esat Dujaka,Shaip Grabovci ,Florim Kelmendi , Eugen Saraqini ,Aferdita Saraqini-Kelmendi,Xheraldina Tuhina  etj, por se ka bërë një gazetar i ri një raport, pra ka raportuar për një ngjarje nga një përurim libri që e ka bërë LSHK apo ndonjë  Akademi shkencore, Institut , fakultet etj., në Kosovë.

 Kur të vij ajo ditë  unë do të fillojmë të besojë se po lind brezi i ri i gazetarëve , reporterëve, i atyre që në fakt duhet të mbajnë në këmbë gazetarinë,artin,kulturën në Kosovë ,siç ishte koha e artë e kulturës në "Rilindja" apo "RTP"  kur raportonin  gazetarët e mirëfilltë : Vehap Shita,Jusuf Gërvalla,Shyqri Galica,Shaban Arifaj,Esat Dujaka e dhjeta gazetarë të tjerë të kohës së art të komunizmit .Gazetarët dhe  opinion bërësit e tashëm ,  janë kthyer në punonjës  gazetarie që marrin rrogë e nuk bëjnë asgjë për kulturë,art dhe shkencë.

2019/01/13

Masakrat serbe në Komunën e Deçanit


Nga Flori Bruqi

Lufta e Kosovës ishte një luftë e  armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 1 milion  shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara deri në ditën e sotme.


Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme. Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje. Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.


Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me GjykatënNdërkombëtare
 Kriminale për ish Jugosllavinë ende “quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian”.

Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović,Nikola Šainović,Dragoljub Ojdanić dheVlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe “persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare”. Në 2001, PresidentiVojsllav Koshtunica“luftoi me dhëmbë e me thonj” kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.

Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura  Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë
Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe
Sreten Lukić

. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë,Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë OKB -së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia “përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën … Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive.”


Krimet e luftës shqiptare

ICTY po ashtu niveloi akuzat duke akuzuar anëtarët e UÇK-së
Fatmir Limaj,Haradin Bala,Isak Musliu, dheAgim Murtezi
për krime kundër njerëzimit. Ata u arrestuan më 17 dhe 18 shkurt 2003. Akuzat Agim Murtezit u rrëzuan menjëherë për shkaë të një ngatërrese në identitet, ndërkohë që Fatmir Limaj u lirua nga të gjitha akuzat në 30 nëntor 2005 dhe u la i lirë. Akuzat ishin në lidhje me kampin e burgut të drejtuar nga të akuzuarit në Llapushnik nga maji deri në korrik të 1998.

Në 2008,Carla Del Pontepublikoi një libër ku aludonte se, në fund të luftës në 1999, shqiptarët e Kosovës trafikonin organe të serbëve nga një fshat në Shqipëri.

ICTY dhe Gjykata Serbe e Krimeve të Luftës po hetojnë mbi historitë e shkruara në një libër artistik, por ende asnjë provë nuk ka dalë në dritë.

Në mars 2005, një gjykatë e OKB-së akuzoi Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për krime kundra serbëve. Në 8 mars, ai dha dorëheqjen me dëshirën e tij për tju përgjigjur akuzave në gjykatë. Ramush Haradinaj, një shqiptar nga Gllogjani i Deçanit ishte komandant i mirënjohur i ZOD i cili drejtoi njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dugagjin  dhe u zgjodh dy herë  Kryeministër i Kosovës. Gjenerali Ramush  Haradinaj u lirua nga të gjitha akuzat bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët të UÇK Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

 Për shkak se nuk kanë bërë krime në Rrafshin e Dukagjinit ,këta luftëtar trime i Liroi Zyra e prokurorit të Hagës duke  apeluar  çështjen por përsëri të tre u liruan nga akuzat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.



Kësaj radhe "Floripress" do të apeloi në Gjykatën  ndërkombë si dhe ato kombëtare që të fillojë hetimet -gjykimet ndaj kriminelëve serb për të gjitha masakrat që kanë bërë policia,pramilitarët erbo-malazez në Kosovë e posaqërisht kësaj radhe do shkruajm për gjenocidin serbo-malazez në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit. 

Belegu është vendbanim fushor, i tipit të grumbulluar që shtrihet rreth 2 km në verilindje të qytetzës së Deçanit.






Masakra gjenocidale e soldateskës serbo-malazeze në fshatin  Beleg në Komunën e Deçanit 


Në marsin e vitit 1999, kohën kur sapo kishte filluar fushata e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, makineria dhe njësitet paralimitare çetnike serbe kishin intensifikuar dhunën, terrorin dhe po përdornin të gjitha mjetet më çnjerëzore mbi popullatën civile shqiptare duke vrarë e masakruar pa mëshirë njerëz të pafajshëm në të gjitha anët e Kosovës. 

Forcat ushtarake serbe me njësitet paramilitare duke mos qenë në gjendje të përballen drejtpërdrejt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe me forcat ndërkombëtare të Aleancës së NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po i vërsuleshin masës së pambrojtur shqiptare, masakrat dhe gjenocidi serb mbi popullatën shqiptare ishin bërë tashmë përditshmëri për forcat e dirigjuara nga diktatori famëkeq Sllobodan Millosheviq. 

Më 29 mars 1999, njësitet e njëjta të forcave paramilitare serbe, para se të hynin në Beleg kishin vrarë këta persona në fshatin Irzniq të Deçanit. 

Ekspedita serbe ndër ta polici Zoran Gjurishiq, ekzekutuan vëllezërit Himë (Dervish) Dervishaj dhe Tahir(Dervish)
 Dervishaj, aty rrëmbyen edhe vëllezërit tjerë Hajdar (Smajl) Daci (1941) e Tahir (Smajl) Daci (1936). Atë ditë policët serb ekzekutuan plakun Hajdin Dervishaj (1927) si dhe Zeqë (Isuf) Dervishaj (1933). Në të njëjtën ditë makineria serbe kishte zbrazur plumba pa mëshirë në turmën me gra, fëmijë e pleq, ku mbeti e vrarë në vendin e ngjarjes Shkurte Dervishaj (1955), nëna e dëshmorit Gëzim (Shaban) Dervishaj.

Fatin ogurzi të përjetonte një nga skenat më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë e kishte edhe fshati Beleg. 

Më datë 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve: Nezir e Naim Vishajn si dhe mësuesin nga Irzniqi Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi në qendër të fshatit duke i maltretuar e kërcënuar se do të vriteshin tash a tash. Në mëngjesin e 30 marsit 1999 forcat serbe, duke i rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat e mbase disa ende pa mbushur të tetëmbëdhjetat i ndalën aty për t’i pushkatuar më vonë të gjithë. 


Më 29 mars 1999 ka ndodhur Masakra e Belegut, ku janë vrarë e masakruar në mënyrën më barbare 46 civilë shqiptarë. 

Edhe pse janë bërë përpjekje të vazhdueshme qoftë nga familjarët e të zhdukurve apo nga institucionet për gjetjen e të zhdukurve, por prapë se prapë shumica dërmuese e të rënëve në masakër, mbesin ende të zhdukur, tani e shtatëmbëdhjetë vite nga momenti i masakrës.

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin autorëve të krimit në Masakrën e Belegut. 


Sipas dëshmive të shumta, dhënë nga dëshmitarët edhe Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, në masakrën e Belegut që është një nga masakrat më të tmerrshme, mori pjesë policia, ushtria e rregullt dhe paramilitarët serbë, me të gjitha pajisjet ushtarako-policore, tanke , blinda, praga, kamionë, pizgauerë.


Ata që e mbijetuan këtë masakër, në dëshmitë e tyre dhënë Tribunalit të Hagës, ICG, KMDLNJ-së etj., kanë dhënë emrat e atyre që kanë marrë pjesë në masakër në Beleg, të atyre që i kanë njohur si: Vukmir (Mitar) Mirçiq, kryeshef i MUP-it të Deçanit, Zoran (Millorad) Nikiç (1957) nga Dashninoci, komandant i stacionit policor të MUP-it në Deçan, Zoran (Momçilo) Gjurishiq (1966) nga Prapaqani, me herët polic komunikacioni në Deçan, Danillo (Momqillo) Gjurishiq (1965) nga Prapaqani, Sllavko Llaban nga Prapaqani, Daniell Stomatoviç, elektricist nga Prejlepi, Dejani që ka punuar të pasaportat, Jova Zeçeviq, Ratka Zeçeviq e Lubo (Jovan) Zeçeviq (1961) nga Drenoci (më herët shofer në shtëpinë e shëndetit në Deçan), polici Pero (Jovan) Zeçeviq (1967) nga Drenoci, Dushan Zeçoviq, Dragan Siniq, Dushan Knezheviq, kriminel lufte në Bosnjëe Hercegovinë dhe në Kroaci,
djemtë e Mushk Jakupit- Muharrem e Isuf Ibraj nga fshati Osek Hylë i Gjakovës etj.

Polici Zoran Gjurishiq, në hyrje të shtëpisë së Naim Vishajt në Beleg e kishte vrarë nga afërsia mësuesin Daut (Murat) Aliçkaj (1949), pak më tutje e kishin ekzekutuar edhe Naim Vishaj dhe Nezir Vishajn.

Më 30 mars 1999, tërë banorët jo vetëm të Belegut po edhe të fshatrave tjera ishin detyruar me dhunë të shpërngulën për në Shqipëri, ndërsa 46 burrat në mesin e tyre kishte edhe adoleshent në moshë të njomë si Faton Vishaj e Hasan Mazrekaj, u ekzekutuan më pas dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e shumicës prej tyre.


Një kontribut të rëndësishëm në drejtimin e argumentimit të krimeve serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka dhënë edhe Endrit A. Binakaj, në librin e tij me titull “Rrëfime për Masakrën e Belegut”,të botuar nga FOCUS.Ky është një libër - dëshmi për krimin ndaj shqiptarëve, që është kryer në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit gjatë fundit të marsit të vitit 1999.


 Autori Binakaj , në kapitullin e parë, të cilin e ka titulluar“Dhuna dhe terrori serb ndaj shqiptarëve të Kosovës 1998-1999”, pasqyron një mori ngjarjesh historike, të cilat i fillon me Marrëveshjen e Shën Stefanit, për të vazhduar tek Kongresi i Berlinit më 1878, për të dalë të Konferenca e Ambasadorëve në Londër, me të cilin autori shpreh mendimin se çështja shqiptare ka filluar të dalë në pah si problem i pazgjidhur.


Në vazhdim të kapitullit të parë, autori kalimthi përmend edhe disa procese të tjera historike që ndodhënnë Kosovë për të kaluar në fillim vitet ’90 të shekullit XX,ku një rëndësi të veçantë i kushton masakrave që ndodhën në Kosovë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar. Në kapitullin e dytë, të cilin autori e ka titulluar“Belegu dhe lufta çlirimtare 1990-1999”, pasqyron disa të dhëna, të cilat burojnë nga dokumentet e para kur përmendet Deçani, si është rasti në dokumentin Krisobula e Deçanit (dokumenti i viti 1330, i cili është në katër versione dhe nuk ekziston në origjinal) e më pas të dokumenti tjetër osman, Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, i cili është njëri nga dokumentet me të rëndësishme të historisë mesjetare të Kosovës.




Më pastaj autori sjellë disa fragmente të shkurtra historike për fshatin Beleg, duke u ndalur në vitin 1912, 1919, e për të kaluar në vitin 1946.


Po ashtu në kapitullin e dytë, autori sjell dhe të dhëna për pozitën gjeografike të fshatit Beleg dhe më pas ofron të dhëna për fillet e organizimit ushtarak në Beleg gjatë viteve 1990-1991, duke vazhduar për të sjellë të dhëna edhe për luftën në Beleg gjatë viteve 1998-1999.


Kapitulli i tretë, të cilin autori e ka titulluar:“Masakra e Belegut”, është brumi kryesor i kësaj vepre. Në këtë pjesë autori sjell të dhëna të shumta rreth Masakrës së Belegut.


Fillimisht, ai ofron të dhëna për pjesëtarët e policisë serbe që kryen Masakrën në këtë fshat dhe këtë e bazon në kuadër të deklaratave të dëshmitarëve të rastit.


Sipas të dhënave të ofruara në këtë monografi, mësojmë se në Masakrën e Belegut janë vrarë 46 persona. Prej 46 të vrarëve deri më tani janë identifikuar: Shaqë (Curr) Binakaj, Hysni (Curr) Binakaj, Nezir (Ibish)Vishaj, Naim (Daut) Vishaj, Daut (Murat) Aliçkaj, Gëzim (Selmon) Vishaj, Jetmir (Arif) Mazrekaj, Qazim (Osë) Hulaj, Sadri (Adem) Zukaj, Shefqet (Curr) Belegu, Shaban (Haxhi) Kadriaj dhe Ali (Haxhi) Kadriaj.


Sipas fakteve nga terreni, por edhe sipas përfundimeve të autorit, përfundojmë se pjesa më e madhe e të vrarëve ende janë të zhdukur, dhe më të drejtë autori shtron pyetje: Ku janë?


Në kuadër të këtij kapitulli, autori sjell edhe të dhënat biografike për të gjithë të vrarët në Beleg më 1999, duke filluar nga ata që janë zhdukur, që ia fillon me më të riun Faton (Hasan) Vishaj. 



Më pas aty ofrohen të dhëna edhe për ata që janë të identifikuar. Libri “Masakra e Belegut 29-30 mars 1999”,i autorit Endrit A. Binakaj, është një monografi–dëshmi për brezat që do të vinë se sa e vështirë ishte rruga e jonë për liri dhe pavarësi nga okupatori serb. Libri ka një vlerë të veçantë, ngase është i bazuar mbi fakte dhe këto fakte gërshetohen me sukses në mbarështrimin e brumit të temës nga ana e autorit Binakaj.


Masakra e Belegut është njëra ndër krimet më të tmerrshme të kryera nga regjimi serb, gjatë luftës së viteve 1998-1999.


Belegu, ashtu siç e dëshmojnë të dhënat në faqet paraprake në libër është një vendbanim i lashtë, me një histori të dhimbshme dhe në të njëjtën kohë krenare. Fshati Beleg, gjatë tërë proceseve dhe sfidave që ka kaluar në përgjithësi kombi shqiptar përgjatë historisë, ka dhënë kontribut të çmueshëm në luftën për liri dhe pavarësi të vendit. 



Këtë e dëshmojnë fillet e organizimeve ushtarake në vitet ’90, së bashku me komandantin Adem Jashari, ishin edhe shumë djem të Belegut, të bashkuar në kauzën legjitime për çlirimin e vendit.

Fshati  Beleg, para se të përjetonte njërën ndër episodet më të llahtarshme të tmerrit në Kosovë, ishte pushtuar viteve 1990-1991 nga qindra forca paramilitare serbe në kërkim të gjurmëve të grupit të parë ilegal që iu kishte bashkuar për mobilizimin e fshatit dhe rajonit për organizimin e luftës çlirimtare.


 Vitet 1998-1999 ishin të kobshme për Kosovën, e shumë të zeza për banorët e Belegut, të cilët ishin rreshtuar në istikame në pjesën hyrëse të fshatit për të mbrojtur popullatën civile të kësaj ane.


Sigurisht që nuk ishte e rastësishme Masakra e Belegut, e ndodhur më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, forcat serbe e dinin saktë vendin ku po hakmerreshin. Njësitet paramilitare serbe, pjesëtarët e të cilave, tanimë dihen me emra dhe mbiemra ekzekutuan 46 civilë shqiptarë në Beleg të Deçanit.


 Emrat e 46 të rënëve në Masakrën e Belegut, së bashku me nga një biografi të shkurtër janë të renditur, si dëshmi që kujtesa jonë kolektive si komb mund të na tradhtojë, e kjo assesi nuk guxon të na ndodhë.


Nga të vrarët në masakër, tani e  20 vite që nga momenti i ndodhjes së saj janë identifikuar vetëm 12 persona, ndërsa pjesa dërmuese e të rënëve ende nuk janë gjetur. 


Libri i autorit Endrit A. Binakaj,për Masakren e Belegut ,  është dëshmi e terrorit sistematik gjenocidal  që është  kryer nga forcat çetnike serb0-malazeze  ndaj popullatës në Beleg, në të njëjtën kohë është fakt i gjallë dhe thirrje në ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare që autoret e krimit t’i përgjigjen drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.






PERSONAT E PAGJETUR NGA MASAKRA E BELEGUT



Faton (Hasan) Vishaj (1982-1999)


Faton Vishaj, u lind më 23 korrik 1982, në Beleg të Deçanit. Ishte në klasën e tetë të shkollës fillore kur ia morën forcat serbe nga duart e gjyshes së tij dhe më pas e ekzekutuan. Nuk ishte i rastësishëm ekzekutimi i tij nga forcat serbe, ngase familja e Faton Vishajt, axhallarët: Xhavit, Demë dhe Valdet Vishaj ishin ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Beleg. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij nuk është gjetur ende. Pas vetes la babain Hasanin, nënën Nurishahen dhe vëllezërit Fatlirin dhe Fidanin.








Hasan (Sahit) Mazrekaj (1982-1999)


Hasan Mazrekaj, u lind më 2 maj 1982 në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Fatmushin, vëllain Selimin, si dhe motrën Haten.






Afrim (Lush) Hadergjonaj (1967-1999)


Afrim Hadergjonaj, u lind më 15 shtator 1967 në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Lushin, nënën Timen, bashkëshorten Miradijen, si dhe djemtë Armendin dhe Argjendin.





Ali (Avdyl) Mazrekaj (1923-1999)


Ali Mazrekaj, u lind në vitin 1923, në Drenoc të Deçanit. Gjatë jetës së tij ka punuar si blegtor në fshatin e tij të lindjes. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la djemtë Hasanin dhe Rrustemin, si dhe vajzat Xufën, Nakijen, Sevdijen dhe Fatimen.



Arif (Haxhi) Mazrekaj (1960-1999)


Arif Mazrekaj, u lind më 9 dhjetor 1960, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit së bashku me të birin e tij të vetëm Jetmir Mazrekajn. Trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Kumrijen, si dhe vajzat Mirjetën, Agonetën dhe Shemsijen.



Bashkim (Lush) Hadergjonaj (1970-1999)


Bashkim Hadergjonaj, u lind më 23 shkurt 1970, në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" Deçan. Ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Lushin nënën Timen, bashkëshorten Valbonën, si dhe vajzën Blerinën.



Beqir (Idriz) Dervishaj (1953-1999)


Beqir Dervishaj, u lind më 3 mars 1953 në Gllogjan të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Irzniq. Të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar në ndërmarrjen "Model" në Gjakovë. Ka qenë pjesë e shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetës la bashkëshorten Holen djemtë Fillimin dhe Fitimin, si dhe vajzat Filloretën, Flauretën, Donjetën, Dorentinën dhe Dafinën.



Brahim (Adem) Zukaj (1926-1999)


Brahim Zukaj, u lind më 28 janar 1926, në Beleg të Deçanit. Ka qenë për dymbëdhjetë vite në Austri gjatë viteve '70, për të punuar dhe mbajtur familjen. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Fanën, djemtë Islamin dhe Hazirin, si dhe vajzat Xufën dhe Zojën.





Fatmir (Halil) Vishaj (1966-1999)

Fatmir Vishaj, u lind më 25 dhjetor 1966, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998-1999 ka qenë pjesë e UÇK-së dhe njëri ndër themeluesit e saj në fshatin Beleg. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Halilin, nënën Rabën gruan Fanën, si dhe fëmijët, djemtë Lundrimin dhe Kushtrimin, si dhe vajzat, Dorentinën dhe Venerën



Hamid (Dervish) Zukaj (1942-1999)


Hamid Zukaj, u lind më 16 mars 1942 në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar për të mbajtur familjen për 5 vite në Vjenë të Austrisë. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Rrushen, djemtë Dervishin dhe Bajramin, si dhe vajzat Ajshen, Nifën, Sulltanën, Valbonën dhe Behijen.


Hajdar (Hamëz) Mazrekaj (1934-1999)


Hajdar Mazrekaj, u lind më 29 gusht 1934, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e vijoi në fshatin e lindjes e më pas e vazhdoi në Deçan. Normalen e përfundoi në Prishtinë. Gjatë jetës së tij ka punuar, fillimisht, si mësues i matematikës në ciklin e ulët në fshatin Irzniq e në Deçan dhe pastaj aktivitetin e tij edukativo-arsimor e ushtroi në fshatin e tij të lindjes ne Drenoc deri në momentet e rënies. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Hyrën, djemtë Skënderin dhe Albertin, si dhe vajzat Sanijen, Olimbijen dhe Resmijen.



Haxhi (Shaban) Kadriaj (1971-1999)

Haxhi Kadriaj, u lind më 3 nëntor 1971, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar në "Pushimoren" e Deçanit. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Shukrijen, fëmijët Egzonin, Meritonin dhe Azgonin.




Hazir (Himë) Zukaj (1939-1999)


Hazir Zukaj, u lind më 30 korrik 1939 në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar si roje objekti në Shkollën Komerciale në Pejë, tash Fakulteti Ekonomik- Pejë. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Hatemin, djemtë Zeqirin, Himën, Ademin dhe Arifin, si dhe vajzat Ajnishahen, Zejnijen dhe Nervetën.




Isa (Tahir) Tolaj (1961-1999)


Isa Tolaj, u lind në vitin 1961 në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Ka punuar si blegtor në fshatin e tij të lindjes. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Xhylshahen, bashkëshorten Hysen djemtë Flamurin, Hajdarin dhe Florimin, si dhe vajzën Luljetën.


Malë (Isuf) Vishaj (1936-1999)

Malë Vishaj, u lind më 27 prill 1936, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Ka punuar në Bashkësinë e Ujërave në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Ajshen, djemtë Xhaferin, Skënderin, Fadilin dhe Isufin, si vajzat Shqipen dhe Bukurinë.

Mehmet (Halil) Tolaj (1966-1999)


Mehmet Tolaj, u lind më 25 dhjetor 1966, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Kumrijen, bashkëshorten Monen, djemtë Milazimin dhe Halilin, si dhe vajzat Marigonën dhe Gresën.





Muhamet (Bajram) Hadergjonaj (1963-1999)


Muhamet Hadergjonaj, u lind më 8 janar 1963, në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Gjatë jetës së tij ka punuar në ndërmarrjen "Gjeravica". Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Bajramin nënën Muhiben, bashkëshorten Miradijen, djemtë Valonin, Samiun, Avniun dhe Valmirin, si dhe vajzën Shqipen.





Misin (Hajdin) Tolaj (1942-1999)

Misin Tolaj, u lind më 11 dhjetor 1942, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar për 5 vite në Gjermani, ndërsa për 16 vite të tjera ka punuar në kioskun "16 Nëntori", si shitës në fshatin Drenoc, derisa është larguar nga masat e dhunshme të forcave serbe. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la djemtë Shpendin dhe Bujarin, si dhe vajzat Nexhmijen dhe Shkëndijen.




Mujë (Isuf) Vishaj (1946-1999)

Mujë Vishaj, u lind më 5 tetor 1946, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka qenë për 8 vite në Gjermani për të punuar dhe mbajtur familjen. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Tushen, djemtë Shpëtimin, Afrimin, Artonin, Premtimin dhe Orhanin, si dhe vajzën Arjanen.




Naim (Hysen) Tolaj (1960-1999)

Naim Tolaj, u lind më 6 qershor 1960, në Pobergjë të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ndërsa të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Është vrarë në vitin 1998 në Beleg të Deçanit, që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Pas vetes la bashkëshorten Begijen, djalin Shkëlqimin, si dhe vajzat Urtinën dhe Sidorelën.





Nekë (Halil) Binakaj (1926-1999)

Nekë Binakaj, u lind më 2 mars 1926, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Ka punuar në Bashkësinë e Ujërave në Deçan. Ka qenë delegat nga komuna e Deçanit në Kuvendin Krahinor të Kosovës. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Gjylën, djemtë Muhametin dhe Isën, si dhe vajzat Razën dhe Shefkijen.



Raqip (Osmon) Morina

(1938-1999) Ragip Morina, u lind më 1939, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjatë jetës së tij është marrë kryesisht me tregti. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Hatmonën, djalin Mahirin, si dhe vajzën Nepën.




Ramë (Shaban) Kilaj (1941-1999)

Ramë Kilaj, u lind më 15 maj 1941, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka jetuar për 7 vite në Austri për të mbajtur familjen. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la gruan Ryven, djemtë Shemsedinin, Rrahimin dhe Avdullahin, si dhe vajzat Milaferën, Buten, Bardhën, Shkurten dhe Timen.


Rexhep (Lum) Neziraj (1938-1999)


Rexhep Neziraj, u lind më 20 korrik 1938, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar në ndërmarrjen "Gjeravica". Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Fanen, djemtë Nezirin, Avdiun, Sylën, Samiun, Shpendin dhe Zenelin, si dhe vajzat Hatixhen dhe Razën




Sadri (Hajdar) Vishaj (1970-1998)

Sadri Vishaj, u lind më 31 maj 1970, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" Deçan. Ishte djali i Hajdarit dhe nënës Ajnë, por të birin e tij Sadri Vishajn, Hajdari ia fali vëllait Mehmetit, i cili nuk kishte fëmijë. Është njëri nga themeluesit e UÇK-së në Beleg. Sadri Vishaj, rrugës për në Shqipëri, duke bartur të plagosurit e UÇK-së, me bashkëluftëtarët Shpëtim Bobi nga Lybeniqi i Pejës dhe Xhevat Sejfijaj nga Gllogjani i Deçanit, ranë heroikisht, më 11 shtator 1998, në përleshje me forcat serbe, tek trekëndëshi i kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, përkatësisht tek vendi i quajtur Bogiqe. Trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la, nënën Ajnen, vëllezërit Binakin, Avnin dhe Ukën, motrat: Cymën, Hidajetin, Nurijen, Hajrijen dhe Florijen, si dhe dy vajzat Mirandën dhe Sarandën.




Sahit (Bekë) Mazrekaj (1932- 1999)

Sahit Mazrekaj, u lind më 19 nëntor 1932, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka punuar kryesisht në fshatin e lindjes si blegtor. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Fatmushin, djalin Selimin dhe vajzën Hatën.





Smajl (Ramë) Ukëhaxhaj (1948-1999)

Smajl Ukëhaxhaj, u lind në vitin 1948, në Carrabregun e Ulët të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar në Bashkësinë e Ujërave në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Shaken, djemtë Arbenin dhe Albertin, si dhe vajzat Merlindën, Ganimeten, Artën dhe Mejremen.



Sundim (Sahit) Mazrekaj (1979-1999)



Sundim Mazrekaj, u lind më 8 tetor 1979, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Fatmushin, vëllain Selimin dhe motrën Hatën.



Shaban (Ramë) Nitaj (1928-1999)


Shaban Nitaj, u lind më 16 prill 1928, në Drenoc të Deçanit. Ka punuar tokën si blegtor në fshatin e tij të lindjes. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Xhevahiren, djemtë: Bajrushin dhe Ramën, si dhe vajzat Hidajeten, Ganimeten, Zyrafeten dhe Fikneten.







Tafë (Bekë) Dinaj (1934-1999)


Tafë Dinaj, u lind më 15 maj 1934, në Hereç të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Gramaqel. Gjatë jetës së tij është marrë kryesisht më bujqësi. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la gruan Vasen dhe djalin Rrahimin.









Xhevdet (Bajram) Hadergjonaj (1969-1999)

Xhevdet Hadergjonaj, u lind më 29 qershor 1969, në Sllup të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Ka punuar në ndërmarrjen e asaj kohe "Zastava". Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la babain Bajramin nënën Muhiben, bashkëshorten Merveten, si dhe fëmijët Liridonin dhe Lirimin.





Zenel (Ukë) Vishaj (1928-1999)


Zenel Vishaj, u lind në vitin 1928, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, ndërsa shkollën e lartë e përfundoi në Gjakovë. Ka qenë kryetar i Rinisë në Deçan, pastaj ka ushtruar postin e Sekretarit të Komitetit. Gjatë kohës së Rankoviqit është përndjekur nga puna, dhe ka qenë i izoluar nga jeta institucionale së bashku me familjen e tij. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Zelfijen djalin Imerin, si dhe vajzat Hatmonen, Xhejronen, Xhelfidonen, Ryvën dhe Sanijen.







Zymer (Miftar) Binakaj (1946-1999)


Zymer Binakaj, u lind më 21 janar 1946, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen e filloi në Deçan dhe e përfundoi në Shkollën Normale të Gjakovës në vitin 1967. Në shtator të vitit 1967 punësohet në shkollën fillore "Hysni Dobruna" në Junik. Pas një viti pune vazhdon studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit punësohet në Gjykatën Komunale të Deçanit si gjykatës për kundërvajtje. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la bashkëshorten Shahen, djemtë Xhevatin dhe Xhavitin, si dhe vajzat Melihaten dhe Meritën.





DISA NGA PERSONAT E IDENTIFIKUAR NË MASKRËN GJENOCIDALE NGA SOLDATESKA SERBE NË FSHATIN BELEG TË KOMUNËS SË DEÇANIT







Ali (Haxhi) Kadriaj (1942-1999)


Ali Kadriaj, u lind në vitin 1942, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka qenë kohë pas kohe në Gjermani për të punuar. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij është gjetur në vitin 2003. Pas vetes la bashkëshortet: Mejremen dhe Besijen, djemtë Gëzimin dhe Herolindin, si dhe vajzat Timen, Syzanën dhe Ajshen.








Daut (Murat) Aliçkaj (1949-1999)


Daut Aliçkaj, u lind më 21 tetor 1949, në Irzniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Irzniq. Të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Shkollën e Lartë të Muzikës e përfundoi në Prizren. Gjatë gjithë jetës së tij ka ushtruar profesionin e mësuesit të kulturës muzikore në shkollën fillore në Irzniq. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, trupi i tij është rivarrosur në vendlindje, në vitin 1999. Pas vetes la bashkëshorten Ajmonen, djemtë Arianin dhe Albanin, si dhe vajzën Albinen.




Gëzim (Selmon) Vishaj (1966-1999)


Gëzim Vishaj, u lind më 8 gusht 1966, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Më 2 prill 1999, në rrugë ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit, është ndalur nga forcat serbe, pasi ishte shënjestër e tyre. Gëzimi Vishaj ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së në fshatin Beleg, andaj para familjarëve e pushkatuan. Trupi i tij është gjetur më 7 korrik 1999 në varrezën masive në Orize të Gjakovës, ku edhe është varrosur pastaj në vendlindje. Pas vetes la nënën Hatmonen, gruan Gonxhen, si dhe fëmijët, djemtë Albertin dhe Selmonin dhe vajzat Blerinën, Ndalinen, Edolindën dhe Albertinën.






Hysni (Curr) Binakaj (1943-1999)



Hysni Binakaj, u lind më 2 korrik 1943, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri". Normalen e vazhdoi në Pejë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, dega Bazat e Arsimit Teknik. Ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore "Drita"në Gramaqel, pastaj angazhimin e tij për t’iedukuar dhe arsimuar brezat e rinj e vazhdoi në Strellc, ku punoi deri në momentet e vrasjes. Gjatë luftës ka udhëhequr shtabin e emergjencave civile në Beleg. Është vrarë në Beleg, më 29 mars 1999, ndërsa trupi i tij është gjetur më 2 shtator 1999 në Kodrën e Irzniqit (Kanali i Radoniqit). Pas vetës la bashkëshorten Zelfijen, djemtë Bekimin, Besnikun, Burimin dhe Bujarin, si dhe vajzën Hatixhën.




Jetmir (Arif) Mazrekaj (1980-1999)


Jetmir Mazrekaj, u lind më 26 qershor 1980, në Drenoc të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, ishte maturant në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan kur u ekzekutua nga forcat serbe. Jetmir Mazrekajkishte arritur t’umbijetojë plagëve të marra nga plumbat e forcave paramilitare serbe në Beleg, më 29 mars 1999, i plagosur kishte shkuar në fshatin Isniq, ku kishte filluar t’i shërojë plagët në një familje të Haklajve, por forcat serbe e kishin hetuar e më pas e ekzekutuan, duke e hedhur në bunarin e një familjeje të Memajve në fshatin Llukë e Epërme, ku është gjetur më 7 qershor 2007. Po ashtu, edhe babai i Jetmirit, Arif Mazrekaj, është vrarë në masakrën e Belegut, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Pas vetes la nënën Kumrijen, si dhe motrat Mirjetën, Agonetën dhe Shemsijen.







Naim (Daut) Vishaj (1964-1999)


Naim Vishaj, u lind më 7 shkurt 1964, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Ka jetuar dhe punuar për një kohë në Zvicër. Gjatë luftës së vitit 1998 është kthyer vullnetarisht nga Zvicra për t’iu bashkangjitur UÇK
-së në fshatin Beleg. Është vrarë më 29 mars 1999 në prezencë të familjes në shtëpinë e tij, ndërsa, pas përfundimit të luftës është rivarrosur në vendlindjen e tij. Pas vetes la bashkëshorten Fetijen, djemtë: Geotrimin dhe Platorin, si dhe vajzat Dafinën dhe Gojartën.





Nezir (Ibish) Vishaj (1934-1999)


Nezir Vishaj, u lind më 15 tetor 1934, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në Gjakovë. Në vitin 1953 është shpërngulur për në Shqipëri, ku edhe i vazhdoi studimet universitare për Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Gjatë viteve '70 ka punuar, si profesor dhe drejtor në shkollën e Elbasanit. Pastaj është kthyer në Kosovë, për të vazhduar punën e tij si lektor në Radio Televizionin e Prishtinës. Në kohën e masave të dhunshme të fund viteve '80 është përjashtuar nga puna dhe ka qenë i burgosur për 6 muaj nga regjimi serb. Është vrarë më 29 mars 1999, në Beleg të Deçanit, në shtëpinë e tij, në prezencë të familjes. Trupi i tij është rivarrosur më 3 korrik 1999, në vendlindje. Pas vetes la bashkëshorten Nushen, djemtë Osmanin, Arianitin, si dhe vajzat Laureshën, Rozafën dhe Armandën.






Qazim (Osë) Hulaj (1944-1999)


Qazim Hulaj, u lind më 7 mars 1944, në Hulaj të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Drenoc. Gjatë jetës së tij është marrë kryesisht me blegtori. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, është varrosur një ditë më vonë, në kushte shumë të vështira, në Beleg. Ndërsa, në vitin 2000, eshtrat e tij janë rivarrosur në vendlindje. Pas vetës la bashkëshorten Dyken, djemtë Skënderin, Arbenin dhe Shkëlzenin, si dhe vajzën Afërditën.







Sadri (Adem) Zukaj (1930-1998)


Sadri Zukaj, u lind në vitin 1930, në Beleg të Deçanit. Në vitin 1958 është shpërngulur në Shqipëri, për shkak të represionit serb, ku ka qëndruar për 14 vite. Pas këtyre viteve është kthyer për të jetuar në Beleg. Është vrarë në fshatin Dashinoc të Deçanit në vitin 1998. Në shtatorin e vitit 1998 është gjetur trupi i tij në një bunar në fshatin Dashinoc dhe pas një muaj është varrosur në Beleg.










Shaban (Haxhi) Kadriaj (1926-1999)


Shaban Kadriaj, u lind në vitin 1926, në Drenoc të Deçanit. Shkollimin fillor e kreu në Drenoc. Është marrë kryesisht me bujqësi. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, ndërsa trupi i tij është gjetur në vitin 2005, në varrezën masive në Pejë, më pas është varrosur në vendlindje. Pas vetes la bashkëshorten Monën, si dhe vajzat Kumrijen, Havën dhe Dritën.








Shaqë (Curr) Binakaj (1951-1999)


Shaqë Binakaj, u lind me 14 mars 1951, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, të mesmen në shkollën për arsimin profesional- Gjakovë . Ka punuar në ndërmarrjen "Gjeravica", me profesionin e elektroinstaluesit. Është vrarë më 29 mars 1999 në Beleg të Deçanit, ndërsa trupi i tij është gjetur më 4 tetor 2002. Pas vetes la bashkëshorten Havën, djemtë: Nexhmedinin dhe Naimin, si dhe vajzat: Nerxhivanin, Nexhmijen dhe Fetneten.





Shefqet (Curr) Belegu (1945-1998)


Shefqet Belegu, u lind më 5 shkurt 1945, në Beleg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan. Ka punuar si blegtor. Gjatë luftës së vitit 1998 ka qenë njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Beleg. Është vrarë më 8 shtator 1998, në vendin e quajtur Gurina (Selishta), në një pritë nga forcat serbe. Pas dy javësh, nga disa barinj të Deçanit, është gjetur trupi i tij, në vendin e vrasjes. Është varrosur në vendlindje, në shtator të vitit 1998.




Në masakrën gjenocidale nga forcat militare dhe paramilitare serbe në fshatin  Beleg të Komunës së Deçanit në Kosovë  janë vrarë 46 civilë shqiptarë.
Deri më tani, kur kanë kaluar plotë 20 vite nga momenti i këtij akti barbar i kryer nga forcat paramilitare serbe, janë të identifikuar këta persona:


SHAQË (Curr) BINAKAJ


HYSNI (Curr) BINAKAJ


NEZIR (Ibish)VISHAJ


NAIM (Daut) VISHAJ


DAUT (Murat) ALIÇKAJ


GËZIM (Selmon) VISHAJ


JETMIR (Arif) MAZREKAJ


QAZIM (Osë) HULAJ


SADRI (Adem) ZUKAJ


SHEFQET (Curr) BELEGU


SHABAN (Haxhi) KADRIAJ


ALI (Haxhi) KADRIAJ


Ndërsa, shumica e të rënëve në këtë masakër ende nuk janë gjetur. 

Dhe, ende nuk dihet se ku janë.  


ZYMER (Miftar) BINAKAJ


BRAHIM (Adem) ZUKAJ)


HAMID (Dervish) ZUKAJ


REXHEP (Lum) NEZIRAJ


FATON (Hasan) VISHAJ


FATMIR (Halil) VISHAJ


RAMË (Shaban) KILAJ



SADRI (Hajdar) VISHAJ


MUJË (Isuf) VISHAJ


MALË (Isuf) VISHAJ


ZENEL (Ukë) VISHAJ


HAZIR (Himë) ZUKAJ


SHABAN (Ramë) NITAJ


NEKË (Halil) BINAKAJ


HAJDAR (Hamëz) MAZREKAJ


ALI (Avdyl) MAZREKAJ


BASHKIM (Lush) HADERGJONAJ


AFRIM (Lush) HADERGJONAJ


XHEVDET (Bajram) HADERGJONAJ


MUHAMET (Bajram) HADERGJONAJ


MEHMET (Halil) TOLAJ


XHEVAT (Ukë) TOLAJ


MISIN (Hajdin) TOLAJ


ARIF (Haxhi) MAZREKAJ


ISA (Tahir) TOLAJ


SAHIT (Bekë) MAZREKAJ


Hasan (Sahit) MAZREKAJ


Sundim (Sahit) MAZREKAJ


Naim (Hysen) TOLAJ


Ragip (Osmon) MORINA


Beqir (Idriz) DERVISHAJ


Tafë (Bekë) DINAJ


Smajl (Ramë) UKËHAXHAJ


Haxhi (Shaban) KADRIAJ

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...