2019-01-22

Në spikamë të LSHK-së : Shkrimtari dhe mediat(2)







Nga Flori Bruqi





Shkrimtarët shqiptar thonë se veprat e tyre janë të denja, janë të botuara në gjuhën shqipe apo të huaj, kanë marrë këtë çmim e atë çmim. Një numër i madh i tyre e kanë lehtë sot të përurojnë veprat e tyre në rrjetet sociale në “Facebook”, “Twitter”etj.

Në vitet e kaluara kur libri ishte shoqërues i çdokujt, (në punë, shërbime, pushime, kohë e lirë dhe udhëtime), mediat vizive dhe audio ishin shumë të kufizuara ose diku mungonin fare. Sot kemi një situatë krejt tjetër. Nga një telefon merr aq shumë informacione në kohë të shkurtër, sa nga një mori librash voluminoz. Pse unë duhet të marr një informacion së dyti nga libri? Këtu lind problemi se çfarë duhet të hedhim në libër, pra atë që nuk e gjejmë askund tjetër.



Ashtu si me problemet e tjera edhe libri ngjizet te fëmija që në moshë të vogël. Të gjithë mbajmë mend përrallat për fëmijë dhe ato nuk kanë qenë shumë. Edhe shkrimtarët për fëmijë numëroheshin me gishtat e dorës. Në përralla shkruhej për personazhe konkret, të kapshëm, tokësor, të njohur nga mosha e vogël, popullor, etj. Kësulëkuqja, xhuxhat, borëbardha, pinoku, arushi, lepurushi, etj.
Në librat e sotëm, të përkthyera nga kush mundet, ka përralla që edhe të rriturit nuk i kuptojnë. Personazhe me emra të huaj, kafshë që nuk jetojnë tek ne, gjuhë e ndërlikuar dhe jo amtare, vizatime pa kuptim, etj.

Dëgjoj shumë se unë ose filani ka shkruar “X” libra. Sa shumë!! Në fakt unë i kam lexuar 2 ose 3 se pastaj edhe po shkruajti mirë më neverit aq shumë me mediokritetin e tij sa nuk lexohet. Libri është art, krijim, kompozim, filozofi, jetë, përvojë, aktivitet, histori, mbresa e kohë. A mundet një krijues të botoi aq shumë pa rënë në përsëritje apo në kopjim të dikujt. Unë njoh “krijues” që përkundrejt të hollave shkruajnë për njerëz të thjeshtë, u japin vlerë të papasë dhe krijojnë “heronj’” të paqenë. A mund të jenë të lexueshëm. Këta ta bëjnë leximin të neveritshëm…



Shkrimtarët nuk kanë kujt t’i ankohen, sepse “gazetën e vet digjitale”e kanë, aty mund të shkruajnë çfarë të duan për librin e tyre, aty mund të mbledhin mendime dhe të zhvillojnë debate.

Jo vetëm kaq, secili prej tyre mund të hapë dhe një faqe virtuale në emrin e librit që ka botuar dhe aty të verifikojë çfarë mendojnë njerëzit për të.

Pak më ndryshe është çështja për shkrimtarë të një rëndësie cilësore, të cilët as tentojnë të gjejnë hapësirë diskutimi përmes “gazetave vetanake ", as u intereson shumë mendimi popullor, ndërkohë që specialistët ose u shmangen veprave të rëndësishme, ose presin të verifikojnë pikëpamjet e tyre përmes faktorit “kohë”.

Zakonisht përgjegjësia i është lënë kritikës letrare, ndonëse ky term është krejt i njëanshëm: pse duhet të jetë kritikë dhe jo edhe vlerësim; a duhet të merren studiuesit vetëm me vepra të qortueshme apo edhe me ato që përbëjnë cilësinë letrare.

Po të zbresim në terrenin e publicistikës letrare do të shohim se kohët e fundit mungon recensioni i librave të rinj, që dikur i kushtohej shumë rëndësi. Edhe pse ka një prurje shumë më të madhe nga autorët e librave, pak recensione shihen në faqet e gazetave për autorët, idetë emocionale të autorit, ndjenjat, impulset, kritika që është shumë e rëndësishme për një libër të ri. Jo vetëm kaq, po me anë të këtij lloji të munguar letrar-publicistik, ne mësojmë për librat e rinj dhe për vlerat e tyre.

Me sa duket termi “kritikë letrare” mban ende gjurmën ideologjike të së shkuarës moniste , kur detyrë e saj ishte vigjilenca prej ikjes nga parimet dhe shmangieve ideologjike të kohës.



Nuk kemi pse të largohemi nga e kaluara duke u larguar dhe nga pozitiviteti i disa metodave të saj. Në letërsinë e realizmit socialist kritika letrare, si quhej në atë kohë analiza e veprave letrare, bëhej seriozisht dhe nga analistë të shquar në fushën e letërsisë, si Alfred  Uçi, Adriatik Kallulli, K.Velça, etj. Këto “kritika letrare” jo vetëm studioheshin, por edhe botoheshin në tekste të veçanta letrare dhe studioheshin në shkolla dhe institucione arsimore. Kjo nga njëra anë bënte dhe unifikimin analitik të veprës letrare, të domosdoshme për kohën, por nga ana tjetër, ajo që na intereson ne, njihej masa e lexuesve me veprën dhe promovohej ajo në shoqëri.


“ …Qyteti i Kukësit është shumë i vogël dhe ka dy shoqata shkrimtarësh, dy që nuk takohen dhe nuk bashkëveprojnë me njëra tjetrën. Të dyja promovojnë spontanisht. Kanë anëtarët e vet në bazë shoqërie, fisi dhe interesi. Shoqatat e shkrimtarëve duhet të jenë barriera dhe pengesa e mediokritetit. Ata si duhet të inkurajojnë krijuesit e rinj, duhet të jenë filtri edhe për krijuesit e njohur. Të kenë një Këshill botues ku të shihet libri para botimit nga pikëpamja artistike, gjuhësore, morfologjike.
Të ketë një diskutim të pjekur dhe të japin mendime konkrete. Të afrohen me Organet e Pushtetit Vendor dhe me biznesin për ndihmë financiare dhe të inkurajojnë personazhet e njohur në aktivitetet e saj. Përgjumja dhe mediokriteti vetëm largon njerëzit e aftë dhe krijues. Ata që shkruajnë kundrejt lekut dhe për sasi të mos i promovojë, por t’i mbaj larg e më larg…”, thotë bashkëbiseduesi im Adem Avdia.

Shkrimtari në Luginën e Preshevës është si të thuash brenda një gëzhoje, i ndarë në gurë kufijsh, të cilët përpos telasheve për botime të librave, ka telashe edhe për ushtrimin e aktivitetit të tij, sepse gjithnjë është i preokupuar në shpërndarjen e botimeve të tij dhe ndalesa në kufij të imponuar.
Të vetmen adresë për takim, bashkëbisedim me kolegët e tij krijues, shkrimtari e ka në Shoqatën e Shkrimtarëve “Feniks” të Luginës së Preshevës, ku mundohet ta gjejë veten, të afirmohet dhe të bëj emër edhe jashtë kufijve lokal.

Edhe pse të organizuar mirë brenda kësaj Shoqate, shkrimtari me shkrimtarin dhe me kolegët e tij nuk kanë vendtakim, apo zyre, ku do të zhvillonin aktivitetin e tyre, kjo për arsye të neglizhencës së pushtetit komunal të Preshevës, për t’u ofruar kushte sa më të mira shkrimtarëve luginas.

Edhe mediat elektronike dhe të shkruara, nuk janë në gjendje të kënaqshme, duke u nisur nga tentimi për privatizimin dhe mbylljen e të vetmit televizion publik të Preshevës RTP, nga agjensioni për radiodifuzion të Serbisë, duke i ndihmuar në masë të madhe edhe pushteti lokal, i cili i mbështet me mjete materiale disa portale që janë të afërta apo zëdhënëse të pushtetit me paranë publike, duke e minimizuar skajshmërish televizionin e parë shqiptar të Preshevës, themeluar para gjashtëmbëdhjetë viteve, në një kohë të pakohë.

Në Luginë është vetëm një revistë “Nacionali” organ i KKSH-së, dhe disa revista, të cilat për shkaqe materiale herë botohen e herë nuk botohen, dhe revista vjetore kulturore e letrare “Qëndresa” organ i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” të Luginës së Preshevës.

Për të folur për ecejaket e një shkrimtari dhe për mediat në Luginë të Preshevës, duhet shkruar shumë, e cila e preokupon çdo ditë shkrimtarin dhe gazetarin.

Kjo shihet qartë me bllombimin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë nga inspekcioni kundër zjarrit, dhe me neglizhencën e pushtetit lokal, janë mbyllur edhe institucionet e kulturës si: Biblioteka, RTV Presheva dhe zyra për të rinj.

Pra, të jesh shkrimtar dhe gazetar në Luginë të Preshevës, nuk është njëjtë si me qenë shkrimtar në Prishtinë apo në Tiranë - thotë shkrimtari Bilall M.Maliqi.

Letërsia është lirizmi i shpirtit të njeriut me botë të ndjeshme. Në këtë mes kemi të bëjmë me një qëndrim revoltues të shtetit ndaj artit të letërsisë.

Kaq e pamundur qenka që shteti të mbajë me rrogë disa persona në krye të organeve letrare?

Për fatkeqësinë tonë kombëtare, klasa politike në Prishtinë dhe në Tiranë ka punuar dhe vazhdon të punojë vetëm në interes të oligarkëve, të cilët e kanë zënë shtetin për fyti dhe popullin po e varfërojnë pa mëshirë, pikërisht ashtu siç po ndodh në Somali, thotë studiuesi shkencor Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri nga Tirana.

Sot në trojet tona shqiptare flitet për “protonizëm”, që është një alternativë e kritikës letrare , madje studiuesi shqiptarë Prof.Dr.Gjekë Marinaj në e ka propozuar si sjellje metodologjike.(Shif librin e studiuesit Gjekë Marinaj : “Protonizmi:Nga Teoria në praktikë-Vizione letrare”, Shtëpia Botuese “Nacional”,Tiranë ,2010).

Gazetaria e keqe e kulturës shqiptare është ajo, kur gazetarët që e përcjellin kulturën shtirren sikur “kuptojnë diçka” për diçka që nuk e kanë kuptuar, ose që pretendojnë të “jenë dikushi” për diçka që nuk janë.

Gazetarët e kulturës në mediat e shkruara dhe elektronike duhet të jenë të ndershëm dhe të njohin kulturën shqiptare në veçanti dhe atë globale në përgjithësi.

Turrja e gazetareve ne shkrime të gatshme kulturore/artistike ka bërë që ne të jemi të orientuar, kryesisht, kah rezultati dhe kjo ka një element të strategjisë mbijetuese; prodhimet kemi mundësi t’i shesim si mall, përderisa proceset na rikujtojnë (jokëndshëm) në çdo gjë që ne nuk mundemi dhe nuk e kuptojmë; proceset kulturore janë kërcënuese për gazetarinë jo profesionale.

Shumë pak gazetarë të kulturës kanë sjellë ne opinionin tonë atë që bëjnë artistët (shkrimtarët, poetët, akademikët, piktoret, kompozitoret, këngëtaret…).

Gazetarët tanë pak a shumë nuk mirren me proceset krijuese?

Këta gazetar i janë nënshtruar rezultatit dhe prodhimit…

A duhet gazetari i kulturës të jetë aktivist kulturor, dhe akoma më keq, zëdhënës politik apo gazetar profesionist?

Një pyetje e tillë mund të ngjallë konflikte dhe definime rolesh: gazetari nuk mund, njëkohësisht, të jetë gazetar partiak dhe aktivist kulturor. Ai duhet të zgjedh një rol. Ky bosht konflikti është në rritje në ditët e sotme.

Dhe kjo do të formulohej kështu: “Gazetarët e kulturës, para së gjithash do të duhej të kenë distancë nga jeta politike dhe kulturore me shkrimin gazetaresk investigime në mënyrë kritikuese”, dhe tjetra. “Gazetarët e kulturës duhet ta duan kulturën më shumë se partinë e ideologjinë dhe ta ndiejnë një përgjegjësi të veçantë për jetën kulturore.

Shtrohet pyetja: si do të ishte e mundur të mbetet distancë kritike nga ajo që ti e donë dhe ndien përgjegjësi të veçantë?

Ka shumë që mendojnë se gazetaria e kulturës është “e pa dhëmbë dhe jo kritike”.

Jo rrallë, gjatë leximit të artikujve të kulturës, e që ka të bëjë me letërsinë, hetojmë një lojalitet ndaj shkrimtarëve “të qeverisë” dhe botuesve “të partisë” – e jo ndaj vlerave dhe lexuesve…

Gazetarët e kulturës, sot, nuk janë gjë tjetër pos shokë e miq të qeverisë, klaneve, artistëve, poetëve e publicistëve.

Shumë gazetarë e gazetare të kulturës sonë mendojnë hapur, se është me më rëndësi të jesh shok me personalitete politike, se sa të shkruash gazetari të mirë gërmues e kritike.

Shqiptarët duhet pranuar, e këtë deshën e s’deshën, se kanë shumë pak gazetari kritike mbi jetën dhe prodhimet kulturore e artistike. Ne, pra veprojmë në një rreth të mbyllur, dhe njohim njëri-tjetrin shumë mirë.

Dhe kjo është një problem. Kam vërejtur se, shumë gazetar tërhiqen nga intervista; nuk janë aq kritikë ashtu siç kam menduar.

Janë shumë “zemërgjerë” e “frikacakë”. Këta arsyetohen se pak shkrimtar “e durojnë” kritikën.

Por a janë këta gazetar kulturorë të mire?

Shumica e gazetarëve mendojnë se këta janë thellësisht të kontrolluar.

Gazetarucët e gazetarucet janë jo kritikë sa herë që ftohen në konferenca për shtyp (nga botuesit apo nga politikat) dhe takojnë shkrimtarët.

Sa herë që shkruajnë për ndonjë botues shkrimtar dhe poet e akademik kulturor, ata “dinë” se si duhet vepruar; ata duhet të bëjnë reklamë të mirë për librin e ri dhe autorin e librit, e po ashtu, shumë me rëndësi, edhe për partinë qe e ka sponsoruar këtë konference për shtyp me media të shkruara apo ato elektronike.

Por,gazetarët e mirë do të duhej të fillojnë të kërkojnë më shumë.

Është më se e nevojshme që gazetarët e kulturës të provojnë të shtrojnë pyetje kritike “të djegsa”, pyetje jo të këndshme prodhuesve të kulturës dhe sponsorusve të tyre, dhe jo vetëm “të dinë” të mbajmë “mikrofonin dhe kamerën televizive ” në dorë.
Ka shumë raste që kur promovojmë një vepër letrare i vihet rëndësi më e madhe sponsorit të veprës se sa autorit të librit. Kjo jo vetëm deformon promovimin dhe seriozitetin e tij, por deformon vlerat e vërteta, ani pse personi që promovoi ndoshta ishte faktor determinues në organizimin e atij aktiviteti artistik.

Të gjithë e dinë se deri në ç’pikë ka rënë leximi dhe deri në ç’shkallë është degraduar fati i librit dhe i shkrimtarit në trojet tona shqiptare dhe në diasporë...

Dikur ishin shkrimtarët që merreshin me njëri-tjetrin dhe promovonin e njëri-tjetrin : Mitrush Kuteli me Lasgush Poradecin ,Gjergj Fishta me Xanonin, Atë Shtjefën Gjeçovi me Prenushin, Lasgush Poradeci me Musinenë etj.

A po vjen koha që të themi “Ç’dreqin na duhet libri?! Një hamburger benë me shtrenjtë se një libër. Blejmë raft për këpucët dhe për zarzavatet dhe jo për librin. Njeriu nuk edukohet sot nëpërmjet librit, por nëpërmjet celularit. Shkrimtarët sot po rendin për grada dhe jo për tema. Kritika sot është lavd për autorin dhe një darkë e majme me gosti e flluska sapuni në valle. Gazetari i kulturës me se shumti është pa kulturë. Si mund të ketë kulturë kur ai e merr diplomën me lek?! Masterin plagjiaturë!

Investimi në kulturë është investim në identitet, pasuri e çmuar për të ardhmen, për trurin dhe mendjen e kombit, ajo ka vlerë më shumë se një ushtri. Një libër rrëzon një perandori. Gazetari i rubrikës së kulturës nuk merr mundimin të përgatitet.

Madje ato kur marrin pjesë dhe komentojnë një libër nuk e kanë lexuar. Me së shumti shikojnë recenten nxjerrin ndonjë paragraf, intervistojnë autorin dhe dy tre vetë dhe kaq. Flasin për veshjen jo për brendinë.

Fjala vjen shkrimtari Zef Pergega thotë :” Në Amerikë vlerën e librit e vendos tregu. Recencat janë shumë të shkurtra dhe koncize. Nuk ka gazetar në Amerikë 20-24 vjeçar. Të gjithë kanë kaluar nëpër kudhrën e jetës derisa u besohet ajo detyrë.

Gazetarët e sotëm nuk dinë të bëjnë pyetje. Studiot televizive kanë hyrë në një rreth viciozë si kazanë të vegjël, qe presin nga garuzhda e qeverisë të ua mbushin tasat si lulëkuqet mbi mure. Organizatat botërore që erdhën në Shqipëri dhe Kosovë gjoja për ti mësuar gazetarët me praktiken e re të demokracisë, ngritën një rrjet puthabythas të politikës, duke qenë ne sinkron me politikat e fqinjëve për asimilimin e kulturës kombëtare shqiptare, për ta zhveshë shpirtin poetik dhe atdhetar të shqiptarit, për te ia shterë kujtesën kombëtare si kështjella e pamposhtur e kombit shqiptar.

60 televizione në Shqipëri dhe pak me pak në Kosovë, të cilët flasin vetëm për Tiranën e Prishtinën, ku vendin e parë e zë lajmi politik, nuk e thonë një fjalë për 15 milion që jetojnë jashtë shtetit, rrugëve të botës ose nën sundimin e shteteve që shekuj e shekuj e gjakosin shqiptarin dhe kulturën e tij. Ka ardhur koha për një Kongres për kulturën dhe gazetarinë, librin dhe kritikën si manifeste shpëtuese. Kështu e kuptoj unë shqetësimin e ngritur në një temë te tillë të ngritur nga LSHK , për të përballuar sfidën e asimilimit dhe shlyerjes së virtytit kombëtar, thotë shkrimtari dhe gazetari në ADTV në Detroit z. Zef Pergega .


Në kohë të fundit disa nga shkrimtarët tanë po merren me poshtërimin e njëri-tjetrit. Me poshtërimin e të gjallëve dhe të vdekurve.

Me krijimin e opozicioneve nga më të pabesueshmet: politike, krahinore, fetare. Ndërsa ajo që dikur quhej kritikë letrare zëre se ka vdekur.

Në trevat pak a shumë shtyp letrar nuk ka,përpos disa revistave letrare si fjala vjen: Revista letrare e LSHK -së “Metafora”, Revista letrare e Tiranës “ "ILLZ", Revista letrare “Obilesk” , Revista kulturore letrare “Orfeu”, revista letrare ”Jeta e re”, gazeta "Nacional", "Floripress", "Koha", "Flaka..." etj.

Vallë, ç’mund të thuhet tjetër?

Mësuesi i letërsisë në shkolla duhet të jenë jo vetëm profesionistë, por dashamirë të librit, nxitës të tij në masën e nxënësve e studentëve. Të mos promovohen vetëm libra të autorëve të huaj, por edhe të shkrimtarëve tanë të njohur. Kemi plot libra që janë të zhveshur nga politika, por kanë në brendësi shumë informacione historike, jetësore dhe emocionale.

Nuk mund të përjashtohen librat në grup, me vit botimi apo vite regjimi. Filtri duhet të bëhet nga njerëz të njohur në këtë lëmi, njerëz që duhet patjetër të jenë në ato Shoqatat Letrare që përmendëm.
Shoqatat letrare duhet të jenë të kujdesshme që të mbajnë lidhje me krijuesit cilësorë. Ata duhet të interesohen që librat e tyre të jenë në disa kopje në Bibliotekë të qytetit, apo në bibliotekat e shkollave në afërsi. Sa më afër të jetë libri, aq më i lexueshëm bëhet për njerëzit.

Shkrimtarët dhe krijuesit duhet të jenë prezent edhe në mediat vizive. Aty duhet të shpalosin krijimtarinë më të mirë, jo vetëm të tyren. Daljet duhet të jenë të shpeshta, ku të orientojnë edhe masën e ndryshme të dëgjuesve për të rejat në botime e krijime dhe pse duhet të lexojmë pikërisht këto krijime. Ata duhet të jenë prezent edhe në shkolla, në orët letrare, ku të shpalosin shkrimet e tyre, nëse ai shkrim pa interes për vendin, krahinën, historinë dhe aktualitetin. Një krijues i mirë ka vlerë të disafishtë krahasuar me një mësimdhënës të përgjithshëm, i cili nuk mund të jetë i gjithëdijshëm.

Shtrohet pyetja : A duhej të shuhej gazeta “Rilindja”e Prishtinës apo javorja e Tiranës “Drita", për të cilën dikur zinin radhën paralel me radhën e qumështit qindra qytetarë; a duhej të mbaronte revista “Nëntori” e Tiranës, ”Shkëndija” e Prishtinës, që me gjithë syrin e tyre të mprehtë godisnin në kohë të pa kohë !

Kjo nuk është një çështje për sot. Kohë më parë mund të ishte shtruar.

Sot është për t’u shënjuar se shtyp profesional letrar nuk ka. Edhe ato revista letraro-artistike apo gazeta që grupojnë njerëz me shije të përafërta që ekzistojnë përgjithësisht nuk janë të interesuara për shkrimtarët në veçanti apo për letërsinë e sotme në tërësi.

Ndërkohë, librat në librari , Bibliotekat kombëtare ,bibliotekat e shkollave dhe universiteteve të personaliteteve të shkencës dhe të letrave, kanë dalë në shitje në trotuaret e rrugëve dhe bulevardeve, tërheqin vëmendjen e lexuesit të mençëm: rishiten, me gjithë vulat e atyre që i kanë përdorur, me gjithë shënjimet që mund të kenë lënë, sepse i besojnë shijes së atij që i ka blerë dikur, jo për ndonjë nostalgji, siç mund të jetë gati dikush për të thënë.

A nuk ndodhi pikërisht kështu vitin e kaluar me bibliotekën e gjuhëtarit A. Kostallari, e cila u zhduk sa hap e mbyll sytë nga “vitrina e trotuarit” në Tiranë?

Gazetarët e kulture botuan artikuj kritikë pse kjo bibliotekë po shpërbëhej kështu, por njëherësh ishin të lumtur që kishin arritur të gjenin ndonjë kopje prej bibliotekës së nxjerrë në ankand.
Shkrimtarët flasin për krizë leximi, po aq sa dhe për krizë të mendimit kritik, për krizë të letërsisë vetë.

Disa ditë më parë pata shprehur mendimin se një pjesë e përgjegjësisë për gjithë këtë krizë pa zot është e mënyrës si mediat e shkruara dhe ato elektronike apo ato audio-vizive e përçojnë vlerësimin për librin te lexuesi.

Është fakt se në mungesë të kritikës letrare dhe në kushtet kur vetë shkrimtarët nuk duan më të shkruajnë për njëri-tjetrin, qoftë dhe në mënyrë kritike, siç ishte në fillimin e shekullit të kaluar (rasti Faik Konica – Naim Frashëri), fati i promovimit të vlerave të letërsisë ka mbetur në duart e gazetarëve të rubrikave kulturore në gazetat dhe radio televizionet tona, të cilët, me gjithë vlerësimet që meritojnë, në mos për tjetër për kohën që u kushtojnë shkrimtarëve duke i intervistuar të njëjtit në të shumtën e rasteve ende pa i lexuar librat e tyre, duhet thënë se nuk janë pjesa më e kualifikuar e gazetarisë shqiptare.

Nuk ndodh vetëm në realitetin shqiptar: libri shitet pasi janë blerë gjithë gjërat e tjera që i duhen një familjeje; për librin në shtyp ka vend kur diku tepron një copëz vend.

A nuk ishte rasti i debatit popullor për dorëshkrimin e një romani që u desh të administrohej nga gjykata pikërisht shembulli se sa poshtë është ndërmjetësimi i shtypit për librin?

Është, doemos. Më shumë se dy javë zgjati ky debat, kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë, është dhuratë apo është grabitje.

Por vepra në vetvete nuk i interesoi askujt. Vetëm një studiues arbëresh shtroi pyetjen se dorëshkrimi mund të ndryshojë mendimin për veprën që njohim, për letërsinë vetë.

E thënë më thjesht: faqet kulturore bëhen faqe krye titujsh nëse ka diçka sensacionale për shkrimtarin për sherret apo miqësitë e tij, por për veprën jo. Tradicionalisht koha e pushimeve(verë apo dimër) njihet si kohë leximi, jo vetëm për shkollarët, që kanë marrë detyra, por edhe për të rriturit, që, në intervalin nga njëra lojë në tjetrën, mund të shfletojnë diçka, qoftë dhe për kureshtje.

Por cili libër shkon në duart e tyre?

Kryesisht kujtime kuzhinierësh, magazinierësh, rojash, sanitarësh, të atyre që ishin emërtesa e vjetër politike.

Kjo është dhe fytyra e shtypit sot në trojet tona shqiptare : ashtu si dikur, portretet e shefave të dikurshëm politikë mbushin ballinat e tyre. Letërsia dokumentare që ka lidhje me këta shefa lexohet mirë, por libri i shëndetshëm, letrar a shkencor qoftë, mbetet në raftet e bibliotekave.

Dhe në familjet shqiptare gjithnjë e më shumë vendin e këtyre të fundit po e zënë diskografia dhe multimedia. Po pse një letërsi e rrezikuar shumë prej vetëbotimit, mediokritetit dhe dështimit, shërbehet edhe më mediokre prej mediave, si ndërmjetëse kryesore të tyre?

Sepse edhe media tona sot nuk janë institucion vlerësimi dhe certifikimi të cilësisë, qoftë për letërsinë, qoftë për kulturë, qoftë për tregti.

Miqtë e mediave të shkruara dhe audio-vizive dhe të gazetarëve që mbajnë rubrikat kulturore; parapagimi i kohës televizive në të zezë a në të bardhë, dhe mjaft shkaqe të tjera, bëjnë që ekranet dhe të përditshmet të jenë gjithë të mbushura me libra mëhallësh e fisesh, komandantësh që nuk kanë qenë kurrë komandantë dhe personalitetesh që s’kanë qenë kurrë të tillë.

A është kjo një dukuri krejt e pa evitueshme?

Zgjedhja e mençur që ka bërë gazetarja e mirënjohur Beti Njuma, për kujdeseve e rubrikës së përjavshme “Vitrina e librit” në “ Top Channel”, apo Isa Vatovci si dhe Reshat Sahitaj në faqet e së përditshmes “Kosova sot “, duke iu referuar rregullisht ekspertëve të librit dhe të komunikimit, studiuesve; duke përzgjedhur kryesisht librin e padyshimtë, vlen si pohim se kjo nuk është e pashmangshme.

Por nëse do të veprohej edhe gjetiu kështu, që përzgjedhjen e librit të javës ta bënin studiuesit e mirëfilltë -specialistët, atëherë do t’u pritej rruga ndereve dhe implikimeve dhe “vitrina e librit” nuk do të ishte siç është sot: ndoshta kurrë s’ka qenë më keq.

Dhe kështu, nuk ka më as" Libra të shenjtë" e as "Lexim të shenjtë", por komprometim shijesh dhe çoroditje të lexuesit.

Ishte dikur shtojca për kulturë“Rilindja”, “Jeta e re”, “Fjala” etj., ku pak a shumë kishte gazetar të ndritur të sajë si fjala vjen :Vehap Shita, Jusuf Gërvalla, Mehmet Kajtazi , Shyqyri Galica, Rushit Ramabaja, Nexhat Halimi, Beqir Musliu, Mustafa Ferizi, Esat Dujaka, Ali D.Jasqi, Januz Fetahaj, Hasan Hasani, Prend Buzhalla, Musa Ramadani, e disa të tjerë , që me shkrimet e tyre dëgjohej zëri i shkrimtarit , qe edhe sot ai zë është xëc dhe të nxitë , në këtë katrahurë mediatike, politike e veçanërisht kulturore, që pak a shumë të mbi-zotërojë arsyeja,dija dhe vlera artistike, të këtë qetësi dhe harmoni intelektuale ashtu siç kishte dikur “Rilindja” që "jehonte " zëshëm në mbarë hapësirën shqiptare e më gjerë.

Kristaq Turtulli , shkrimtar shqiptaro-amerikan , thotë se kritikë të mirëfilltë në trevat tona si dhe në diasporë nuk ka. Mendimet kritike që shkruhen dhe hidhen për librat më së shumti bëhen mbi bazën e miqësisë dhe të hatëreve dhe konsideratave personale. Sot ka një fluks të madh botimesh si kurrë më parë: romane, libra me tregime, novela, libra poetike. Defekti i parë, është mos kontrollimi që nga momenti i sjelljes së librit në shtëpitë botuese. Botuesi nuk është profesionist. Ai e sheh librin si mall dhe nga vlera e lekëve që i ofron autori, grafomani, apo shitësi i domateve.

Editori nuk e vret mendjen fare për cilësinë, por sa lekë do fitojë. Qysh prej këtij momenti fillon prishja e rregullit dhe bërjes tregti dhe jo art me librin. Libri botohet, kush ka miqësi me pushtetarët bënë sukses, edhe pse libri është i dobët dhe pa vlerë.

Kjo më së shumti në kohën e sotme është bërë e modës. Prandaj shumë herë flitet dhe lexuesi është larguar nga libri,thotë shkrimtari Turtulli.

Për mendimin tim është faji i editorëve , kritikës, grafomanëve që kanë hapur hendek të thellë midis librit dhe lexuesit duke u servirë paçavure pa vlerë. Krijuesi i vërtetë nuk ka pushtet, dhe më së shumti mezi përballon jetesën dhe kur përpiqet të botojë ndonjë libër duhet të lidhë kokën me shami për të gjetur lekë për ta botuar librin e tij. Edhe pas botimit nuk e ka aq të lehtë për ta reklamuar, sepse është i drejtë dhe i ndershëm dhe ndjehet i hutuar. Përsëri këtu hyn media e ndershme dhe kritika e kualifikuar e zhveshur nga ndikimi dhe miqësia e sëmurë. Të shohë dhe të evidentojë veprën e mirë dhe ta afrojë pranë lexuesit.

Këto ditë gazetari i mirënjohur Ramiz Bala, nxori nga shtypi librin enciklopedik "Koha e qëndresës", një"Monparnas" i rezistencës së shkrimtarëve,gazetarëve,muzikantëve,piktorëve kosovarë "nëpër stuhi"(1993-2000)...

Ndonëse në thelb shkrimtarët shqiptar janë krijues që kanë asimiluar dhe bashkuar si bletët nektarin dhe përvojën e tyre të mire nga vetë jeta.

Shkrimtarët dhe krijuesit duhet të jenë prezent edhe në mediat vizive. Aty duhet të shpalosin krijimtarinë më të mirë, jo vetëm të tyren.

Daljet duhet të jenë të shpeshta, ku të orientojnë edhe masën e ndryshme të dëgjuesve për të rejat në botime e krijime dhe pse duhet të lexojmë pikërisht këto krijime. Ata duhet të jenë prezent edhe në shkolla, në orët letrare, ku të shpalosin shkrimet e tyre, nëse ai shkrim ka interes për vendin, krahinën, historinë dhe aktualitetin. Një krijues i mirë ka vlerë të disafishtë krahasuar me një mësimdhënës të përgjithshëm, i cili nuk mund të jetë i gjithëdijshëm.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme që të mbajnë lidhje me krijuesit cilësorë. Ata duhet të interesohen që librat e tyre të jenë në disa kopje në Bibliotekë kombëtare, bibliotekë të qytetit, apo në bibliotekat e shkollave në afërsi. Sa më afër të jetë libri, aq më i lexueshëm bëhet për njerëzit.

Mediat vizive dhe audio kanë një informacion të bollshëm, qoftë nga aktivitetet politike, qoftë nga ngjarjet kriminale që fryhen. Unë mendoj se edhe sot ka jetë. Edhe sot, si në kohën e Realizmit Socialist kur shkruhej me normë, ka tema. Ka vend edhe për median e shkruar. Jeta është simfoni dhe temat e emocionet që i shoqërojnë ato nuk mungojnë kurrë. Mjafton të ulemi, të ulemi për krijim dhe jo për fitim. “Lexoni, lexoni e vetëm lexoni” – thoshte Lenini. Leximi nuk ka politikë, ideologji e filozofi. Ai është kulturë që nuk mbruhet për një ditë ...





2019-01-21

A din kush të na tregoi kend e përfaqson Rrahman Jasharaj , që tenton ta rrëzoj nëpërmes grevës Qeverinë Haradinaj ?

Rezultate imazhesh për rrahman jasharaj
Ky në fotografi është Rrahman Jasharaj, i cili  u zgjodh kryetar i SBASHK-ut në Kongresin e VI me 22 shkurt 2014. Me aktivitete sindikale ka nisur të merret që në fillet e SBASHK-ut.

Mundohet të jetë i përkushtuar dhe moto e punës së tij është
bashkëbiseda me anëtarësinë .

Këtë e nisë duke kujtuar vazhdimisht thënien “Të jemi bashkë e në SBASHK”. 

 Kush është Rrahman Jasharaj?

U linda,thotë Rrahman Jasharaj më 6 dhjetor 1960 në fshatin Staradran të Burimit ( Istogut). Kisha një fëmijëri të vështirë sepse familja ime shkoi për një kohë në Turqi e pastaj u kthyem në qytetin e Pejës. Nëna ime më shkolloi dhe falë asaj u bëra mësimdhënës. I premtova se do të angazhohem aq sa mundem e di dhe e mbajta premtimin. Në SBASHK jam që nga themelimi dhe jam munduar të jap kontributin tim bashkë me shumë 
veprimtarë të tjerë. Kolegët më bën një nder të madh duke me zgjedhur në shkurtin e vitit 2014 kryetar të SBASHK-ut. Ju kam premtuar gjithë anëtarëve se do të angazhohem me tërë mundësitë dhe dijen time dhe kështu besoj edhe kam bërë falë edhe ndihmës që më kanë ofruar bashkëpunëtorët e mi në qendër dhe në gjithë komunat e Kosovës. Në kohën e lirë kam provuar të shoh nëse kam talent për të shkruar .
Punova edhe si gazetar, botova dy libra dhe kam punuar edhe skenarë filmash. Tani gjithë kohën e kaloj në aktivitete të SBASHK-ut bashkë me shumë kolegë e kolege.... etj


(Materiali biografiki huazuar nga:


Rrahman Jasharaj, Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një letre u është drejtuar nxënësve, studentëve e prindërve, në lidhje me grevën e mësimdhënësve që po mbahet.


Rezultate imazhesh për rrahman jasharaj


“Të dashur nxënës dhe student, e ju të nderuar prindër të tyre. SBASHK-u ju drejtohet përmes kësaj letre me një apel publik për mirëkuptim, për orët që do ti humbni ndoshta edhe me muaj si dhe për vogëlushet në çerdhe që edhe ata s’do të kenë mundësi ti takojnë moshatarët e vet, por edhe edukatoret e tyre të dashura, jo pse këtë e dëshirojnë edukatoret, mësuesit, profesorët universitar dhe i tërë stafi i të punësuarve në arsim, por kjo grevë u imponua për shkak se negociatat për plotësimin e kërkesave nuk dhanë rezultate”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.

Tutje, thuhet se u bëjnë apel atyre, që të dalin në mbështetje të edukatorëve e mësuesve të fëmijëve, siç thuhet në letër, në mënyrë që këta në ligjin e pagave mos të mbesin me koeficient më të vogël se vozitësit dhe truprojat e krerëve të shtetit. “Dhe mos lejoni që disa sektorë të caktuar të kenë pagën deri në 88% më të madhe se sa mësuesit e fëmijëve tuaj”.

“Përkrahja e juaj ashtë shumë e rëndësishme për edukatorët dhe mësimdhënësit, se me këtë do ta ngrisni moralin e tyre dhe me këtë ata nuk do të ndihen të vetmuar, por njëkohësisht do të kontribuoni që Qeveria dhe Kuvendi do ta plotësojnë kërkesën e arsyeshme të punëtorëve të arsimit. Gjithashtu apel ju bëjmë edhe Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, një pjesë e të cilëve ishin punëtorë të arsimit, që të gjejnë kurajo ta ndërpresin pushimin dhe të takohen, dhe ta analizojnë në detaje ligjin e pagave, por edhe tabelën 1 shtojcë të këtij ligji sepse aty lehtë mund të vërejnë sa janë dëmtuar të punësuarit në arsim, dhe të korrigjojnë këtë gabim të qëllimtë apo të pa qëllimtë të ministrit Yagcilar së bashku me komisionin hartues të këtij ligji. Ta thirrni në interpelancë ministrin Yagcilar për këtë degradim që iu është bërë punëtorëve në sektorin publik në arsim, krahas të punësuarve në sektorët tjerë. Gjithashtu nëse deputetet e kanë të pamundur ti rregullojnë defektet e shumta në ketë ligj, ta kthejnë të hartuesi për përmirësim”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.

Flori Bruqi

Bllokada në arsim/Grevat dëmtojnë rëndë qytetaret

Rezultate imazhesh për KMDLNJ


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me grevat në arsim dhe shëndetësi, duke thënë se SBASHK-u, me këtë grevë po i shkelë rëndë të drejtat e njeriut të nxënësve dhe studentëve duke e dëmtuar shumë sistemin arsimor.

KMDLNJ ka kërkuar dhe kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë, të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.

Bllokada kombëtare/Mësimdhënësit të vendosur, greva hyn në javën e dytë


KMDLNJ reagon edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit.


Rezultate imazhesh për KMDLNJ

Reagimi i KMDLNJ–së:

SBASHK GREVISTË DHE MJEKËT GREVISTË PO I SHKELIN TË DREJTAT NË FUSHËN E ARSIMIT DHE ATE TË SHËNDETËSISË !


Qeveria e Kosovës ka probleme të mëdha financiare për shkak të një buxheti thuaja social dhe jozhvillimor dhe për shkak të problemeve të trashëguara nga e kaluara sikur edhe për shkak të kërkesave të mëdha për rritje të pagave e që kërcënohen me greva dhe protesta e që thirren në mos-realizimin e premtimeve elektorale. Kryeministri Haradinaj , në përpjekje për të përmbushur qoftë edhe minimialisht një kërkesë të SBASHK-ut, premtoi se për arsimin do të ndahen 20 milionë shtesë e që nga krerët e SBASHK-ut u refuzua me arsyetim se nuk e ndërprejnë grevën pa pasur rritje të koeficientit prej 30% , aq sa ka kërkuar SBASHK – u e që për qeverinë del të jetë e papranueshme dhe e papërballueshme. Edhe në reagimin para një jave, KMDLNj ka deklaruar se kjo grevë nuk po organizohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit, për përmirësimin e kushteve për entet parashkollore , për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sikur edhe për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike por eksluzivisht për qëllime të rritjes së pagave të kuadrit arsimorë por jo edhe të atyre që punojnë në këto institucione , nga çerdhet e deri te Universiteti e që nuk janë kuadër edukativ apo arsimorë ! SBASHK, asnjëherë deri më sot nuk ka kërkuar që të përmirësohen kushtet në çerdhe, shkolla dhe universitete , të sigurohet transport falas për nxënës me gjendje të rëndë materiale, të pajisen kabinetet me mjete të nevojshme, të përmirësohen kushtet fizike, si për nxënës ashtu edhe për mësimdhënës dhe personel tjetër, të luftohet dukuria kur femrat nuk lejohen ta vazhdojnë shkollimin por se e ndërprejnë kundër vullnetit të tyre , për më shumë të drejta në fushën e arsimit për pjesëtarë të komuniteteve të cenueshme ; romë , egjiptas dhe hashkalinj, kurrë nuk është deklaruar kundër sistemit paralel arsimorë të Serbisë në Kosovë, kundër teksteve joprofesionale shkollore ku , në disa shkolla në gjuhën shqipe ende mësohet me tekste të Serbisë (si në shkollën muzikore në Prishtinë psh.), kundër politizimit të skajshëm të Univesitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike, kundër emërimin politikë të drejtorëve të shkollave apo përjashtimit të tyre për shkaqe politike, kundër keqpërdorimit të nxënësve , studentëve dhe institucioneve publike arsimore për shkaqe politike sidomos para, gjatë dhe pas zgjedhjeve por se është radhitur politikisht dhe partiakisht . Burimin e kërkesës për rritje të rrogave në të cilën thirret SBASHK –u nuk e ka se kanë nënshkruar një marrëveshje me institucionet përkatëse e që do të ishte obligativ dhe , nëse nuk do të përmbushej , atëherë do të kishte arsye për grevë dhe protestë. Kryetari i SBASHK – ut që sot po i kërcënon me padi gjyqësore të gjithë ata që janë kundër kësaj greve , të padrejtë dhe përfituese gjithsesi , nëse ju kujtohet , e pati nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e një subjekti politik, gjatë fushatës elektorale për rritje të pagave prandaj protesta e tyre nuk ka bazë institucionale dhe nuk ka qenë një marrëveshje detyruese. SBASHK -u , me këtë grevë krejtësisht për qëllime përfitimi , po i shkelë rëndë të drejtat e njeriut të nxënësve dhe studentëve duke e dëmtuar shumë sistemin arsimorë , edhe ashtu shumë të brishtë . KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht , që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë , të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë , të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura . Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike duhet të thirren në pëprgjegjësi shkaku se kanë hyrë në grevë në kohën më të ndjeshme , në afatin e provimeve të muajit janar duke ua rrezikuar studentëve këtë afat . Greva në institucionet arsimore publike përveç përfitimit personal ka për qëllim ikjen nga përgjegjësia konkrete në këto institucione , që më shumë e promovojnë analfabetizmin se cilësinë e arsimit dhe se janë kundër çdo reforme të thellë në arsim e që ka aq shumë nevojë. KMDLNj fton Këshillin e Prindërve , në nivel të Kosovës të kundërshtojnë këtë grevë duke kërkuar përgjegjësi për orët e humbura aq më parë që për këtë më së shumti pësojnë nxënësit dhe prindërit e tyre . Greva e tillë nuk ka pasur kuptim e çdo vazhdim i saj e bënë edhe më të pakuptimtë duke ua shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut për të drejtën për një shkollim dhe zhvillim cilësorë e që e ka në të garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut .
KMDLNj reagon edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale , hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit ! KMDLNj sygjeron qytetarët që iu refuzohet ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme mjekësore që t’i denoncojnë këto raste sikur që edhe të denoncojnë rastet kur detyrohen që , me shpenzimet e tyre të blejnë barëra për operacion dhe trajtim , mentela për mjekë , doreza , maska dhe gjësende tjera që duhet të sigurohen nga institucionet shëndetësore.
Kushtëzimi , për arritje të qëllimeve për rritje të pagave përmes grevës , mohimit të ofrimit të shërbimeve apo ofrim i pjesshëm i shërbimeve konsiderohet si shantazhim dhe si i tillë duhet të gjykohet , edhe në rastin e parë ( grevës në arsim ) , si edhe në rastin e dytë ( grevës në shëndetësi ) .
Për KMDLNJ –në , nga aspekti i të drejtave të njeriut është i papranueshëm fakti se kemi rrezikim sistemor , në fushën e arsimit si dhe të shëndetësisë dhe se reagimi qytetarë thuaja as që ekziston e mos të flasim për ate institucional që, objektivisht ka përgjegjësi për gjendjen e krijuar!

BSPK-ja kërkon ta rrëzojë Qeverinë 2 të Ramush Haradinaj


Nga Flori Bruqi 

BSPK-ja kërkon ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) nga data 14 janar  2019 ka hyrë në grevë të përgjithshme shkaku i mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.



Greva vazhdon, SBASHK-u në terren

Në kuolare të Kosovës po thuhet se greva e arsimtarëve është më qëllime politike për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj 2.

A është apo jo nuk e dijmë ?


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate për media thotë se mbështetë kërkesat e të gjithë sindikalistëve të federatave/sindikatave në kuadër të BSPK-së që kanë të bëjnë me Draft Ligjin e Pagave.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe akterët kompetent që sa më shpejtë çështjet e adresuara nga sindikatat të zgjidhen, në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime të përgjithshme sindikale në kuadër të BSPK-së për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal dhe Ligji mbi Grevat”, ka paralajmëruar BSPK.



Kryetari i Komunës së Deaçanit, Bashkim Ramosja thotë se në këtë komunë, nesër duhet të fillojë procesi mësimor.

Ai bënë të ditur se në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të filloj procesi mësimor. Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni. Falënderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e marrur e në veçanti prof.Avdullah Lataj”, thotë Ramosaj.


Edhe  e Hanit të Elezit u ka kërkuar mësimdhënësve që të rinisin mësimin.


Drejtori i Drejtorisë për Arsim Kulturë Rini e Sport në këtë komunë, Menduh Vlashi thotë se pas rritjes së pagave për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë së Ramush Haradinajt mësimi duhet të rifillojë.
“Drejtoria për Arsim Kulturë Rini e Sport e Komunës së Hanit të Elezit, pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave, kërkojmë nga mësimdhënësit dhe nxënësit e Komunës tonë që të rifillojë mësimi, me qëllimin më të mirë për mos humbjen e orëve të mësimit nga fëmijët tanë. Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor”, tha Vlashi.

Thellohet kriza në arsim, greva vazhdon


Në anën tjetër edhe Abdulhadi Krasnic, kryetari i Mamushës, ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për mësimdhënësit mësimi në komunën që ai e udhëheq do të fillojë nesër.
“Pas vendimit të kryeministrit të Republikës se Kosovës se do të rriten pagat e arsimtareve të Republikës së Kosovës, njoftohen të gjithë arsimtar dhe nxënësit e shkollës fillore “Anadollu” dhe gjimnazit “Atatürk” se mësimi në Komunën e Mamushës do të fillojë me datën 21.01.2019 të hënën”, ka shkruar Krasnici.
Klina i është bashkuar komunave që kërkojnë që nesër të rifillojë procesi mësimor.
Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj përmes një shkrimi në llogarinë Facebook ka kërkuar që nesër të nis gjysmëvjetori i dytë.
Elezaj ka përshëndetur vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, si reflektim ndaj kërkesave të grevistëve
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro në vit për të gjithë mësimdhënësit, por ky vendim i Qeverisë nga SBASHK’u po shihet si jo i drejtë pasi që siç thonë në SBASHK, ky vendim nuk i përmbush kërkesat e tyre.

Sipas SBASHK’ut vendimi që ka marrë kryeministri Haradinaj është vetëm 10 për qind e koeficientit të mësimdhënësve dhe jo 30 për qind siç po kërkojnë ata dhe prandaj edhe kanë vendosur që ta vazhdojnë grevën.
Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve, e cila ka nisur ditë më parë dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave do t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.
Kështu thuhet në një komunikatë të komunës, ku theksohet se vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore.
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka takuar sot drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës për të biseduar për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë, duke i kërkuar atyre që nesër në mëngjes shkollat të jenë të gatshme për t’i pritur nxënësit.
Gjini ka thënë gjatë ditëve të kaluara ka marrë qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë.



Rezultate imazhesh për greva ne shkollaKërkesë e vetme e kësaj sindikate është rritja e koeficientit të pagave të mësimdhënësve të arsimit prej 30 për qind.


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) tash e një javë është në grevë të përgjithshme pasi kërkon rritjen e pagave për punëtorët e arsimit. Mos plotësimi i kërkesave të mësimdhënësve ka bërë që të filloi java e dytë e bojkotit të mësimit në të gjithë vendin.
E për të filluar mësimin, SBASHK-u ka kërkuar rritjen e koeficientit të pagave për mësimdhënësit prej 30 për qind. Por plotësimi i kërkesave të SBASHK-ut, buxhetit të shtetit i kushton 45 milionë euro brenda vitit.

***
Imazh i ngjashëm


Ndërsa të dielën në mbrëmje, kryeministri Ramush Haradinaj, kishte pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, për të diskutuar lidhur me grevën në arsim.

Ai i është drejtuar me një letër kryetarit të SBASHK-ut, të cilin e ka lutur që t’i takojë urgjentë Këshillin grevistë dhe të kërkojë nga ata që të fillojë mësimi.

Në letër ai ka njoftuar se është bërë një rritje e pagave në arsim, e cila është votuar në Komisionin për Buxhet në Kuvendin e Kosovës.



Haradinaj: Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim


Ramush Haradinaj: 

Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim

“Grevën e mësimdhënësve e kam marrë me seriozitetin më të madh. Pas një punë të kujdesshme dhe duke u bazuar në të gjitha mundësitë buxhetore, kam dalë me këtë propozim për rritjen e pagave të mësimdhënësve. Ftoj Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, që të shqyrton këtë ofertë dhe të me vendim të arsyeshëm, për të mirën e nxënësve dhe të arsimit në vend”, thuhet në letrën e Kryeministrit Haradinaj drejtuar kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.



Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka mbajtur sot një takim me këshillin grevist të SBASHK-ut, ku është diskutuar për gjendjen aktuale në arsim.

Bytyqi pas takimit me SBASHK-un: Presim që nesër të filloj mësimi


Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për veprimin e fundit që Qeveria ka ndërmarrë për rritjen e pagave të mësimdhënësve.


” SBASHK-u vazhdon me pas kërkesa që i ka pas që nga fillimi, por konsideroj se nuk e kanë të qartë se nuk është çështje diskutimesh por është mundësi buxhetore dhe nuk ka mbet më hapësirë për diskutim, sepse kjo është mundësia e vetme buxhetore për një rritje pagash, që nuk është në fakt rritje e ulët, sepse ka një implikim buxhetor të lartë. Ne presim që nesër të gjitha shkollat të fillojnë mësimin dhe nuk ka më asnjë arsye nga askush që të pengohet procesi mësimor”, ka shkruar Bytyqi.




SBASHK: Qeveria mashtroi me shifrat, në vend të 20 milionëve ofroi 12 milionë euro



SBASHK:

Qeveria mashtroi me shifrat, në vend të 20 milionëve ofroi 12 milionë euro


Bashkë me anëtarët e grupit punues (për menaxhimin e situatës pas grevës) dhe përfaqësuesit e Kryeministrit, mbajtëm një takim me këshillin e grevës së SBASHK-ut, për të diskutuar dhe informuar saktësisht lidhur me veprimin e fundit që Qeveria ka ndërmarrë për rritjen e koeficientit, gjegjësisht për rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe të gjejmë një mirëkuptim që të ndërpritet greva dhe të filloi mësimi sa më parë, sepse të gjitha orët e humbura janë dëm i pariparueshëm.



Imazh i ngjashëm

Qëllimi i këtij takimi ishte që të informohet saktësisht Këshilli i grevës se sa vërtetë ka implikim rritja buxhetore në rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe cilat kategori janë prekë, sepse ka paqartësi.


Gjatë këtij takimi, tashmë u qartësuan të gjitha rritjet që kanë ndodhur në sistemin arsimor dhe ne si qeveri mendojmë se nuk ka asnjë lloj arsye që të vazhdojë greva.



Rezultate imazhesh për greva ne shkolla
Vendimit i fundit Qeveritar  rreth  pajtimit të Komisionit Parlamentar, do të ketë rritje për të gjithë sistemin arsimor parauniversitar me koeficientin 0.20, pra rritja e një koeficienti që përkthyer në shifra i bie rreth 48 euro për secilin mësimdhënës duke u bazuar në pagën aktuale që sot kanë.



SBASHK-u vazhdon me pasë kërkesa që i ka pasë që nga fillimi, por konsideroj se nuk e kanë të qartë se nuk është çështje diskutimesh por është mundësi buxhetore dhe nuk ka mbetë më hapësirë për diskutim, sepse kjo është mundësia e vetme buxhetore për një rritje pagash, që nuk është në fakt rritje e ulët, sepse ka një implikim buxhetor të lartë.


Ne presim që nesër të gjitha shkollat të fillojnë mësimin dhe nuk ka më asnjë arsye nga askush që të pengohet procesi mësimor.



Imazh i ngjashëm


Nxënësit nuk janë fajtor dhe mendoj se Qeveria ka reflektuar dhe siç ka reflektuar Qeveria të reflektojë edhe SBAShK-u dhe ne do t`ia bëjmë edhe një ofertë tjetër SBAShK-ut si Qeveri që të fillojmë menjëherë edhe me akterët tjerë të arsimit, të debatojmë dhe të marrim obligime, pra edhe pjesa e akterëve të arsimit edhe qeveria të merr përgjegjësi dhe obligime.


Kryeministri erdhi e do iki me pagën më të madhe ndonjëherë!

Me nisjen e hartimit të projektit Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, kanë nisur edhe problemet e shumta ku secili sektorë e person kërkon të ardhura më të larta se tjetri, mëson “SyriKosova”.

Dikush paga të larta e të tjerët të ulëta, secili institucion ka dhënë paga sipas qejfeve të veta. Pra ka pasur pabarazi në paga e llojllojshmëri të shtesave.


Kryeministri i vendit, i cili e ka pagën më të madhe nga të gjithë kryeministrat e rajonit 2950 euro apo gjashtë herë më të madhe se paga mesatare në vendin tonë e cila është 416 euro, ka kërkuar që me votimin e ligjit për pagat me ul vetëm një pagë, atë të kryeministrit.

Nga ana tjetër vendi vazhdone të përballet me greva ku më këmbëngulës janë Sinaikate e Arsimit e cila kërkon përmirësimin e koeficientit prej 30 për qind. Protesta, greva e pakënaqësi ka edhe në fushat tjera si tek policia, shëndetësia, minatorët, doganierët e të tjerë punonjës.

Por si duket e njëjta situatë mund të ndodh edhe pas miratimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe se mund që kryeministrit të ardhshëm ti ulet paga, por jo edhe këtij aktual.

Hartuesit e ligjit, tregojnë se ky projektligj do t’i adresojë problemet të cilat janë shfaqur në praktikë dhe në aspektin ligjor në sistemin e pagave. Në përgjithësi sistemi konsiderohet I fragmentuar dhe po ndonjë system të ndërtua në konsistencë dhe koherencë, kompetencë e shpërndarë në përcaktimin e pages, pabarazi në paga, llojllojshmëri e shtesave pa rragulla homogjene dhe pa kufizime ligjore. Pagat janë rregulluar me ligje të veçanta dhe kryesisht me akte nënligjore ku baza ligjore e tyre në shumicën e rasteve është e disktueshme.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, i cili e ka pagën më të madhe nga të gjithë kryeministrat e rajonit 2950 euro apo gjashtë herë më të madhe se paga mesatare në vendin tonë e cila është 416 euro, ka kërkuar që me votimin e ligjit për pagat me ul vetëm një pagë, atë të kryeministrit.

Nga ana tjetër “SyriKosova”, ka kërkuar sqarime nga ana e kryeministrisë sesa do të zvogëlohet paga e të parit të qeverisë.

Paga e kryeministrit do të jetë më e vogël dhe se sa do të jetë ajo do të vendos Kuvendi i Kosovës, e ku Ligji për Paga tashmë është atje”, tha për “SyriKosova”, zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi.

Sesa do të jetë paga e kryeministrit nuk ka dhënë përgjigje për “SyriKosova” as ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, i cili tha se propozimet shkojnë tek komisioni e më pas në kuved për miratim.

“Nuk e di sesa do të jetë paga e kryeministrit, por për këtë do të vendos komisioni dhe kuvendi”, tha ministri i Administratës Publike.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi: Garantoj se Veriu i Mitrovicës, Gazivoda, Trepça dhe Lugina do të jenë pjesë e Kosovës






Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me Ekipin Negociator, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti të cilin ua ka dorëzuar Ekipit Negociator përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut

“Në këtë dokument janë të paraqitura pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e BE në Bruskel. Në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet , sugjerimet që kemi dhënë ne si zyre e presidentit që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim nga Ekipi Negociator…gjithashtu ky dokument informues përfshinë çështje specifike të diskutuara në fazën përfundimtare si: të pagjeturit, personat e zhvendosur, trashëgimia kulturore, çështja e pronave, të drejtat e minoriteteve dhe komuniteteve jo shumicë, kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike, është kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë fazës teknike dhe politike të dialogut të implementohen si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, zbatimi i kësaj marrëveshje në përgjithësi etj”, ka thënë presidenti i vendit Hashm Thaçi.


Presidenti Thaçi ka theksuar se synimi i të gjithëve është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar që garanton anëtarësimin në OKB, njohjen nga Serbia.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë konferencës për media

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse nënkupton se nuk do të ketë kurrë më luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë kufij sipas standardeve Evropiane dhe Kosova do të jetë multientike e nuk do të jetë e ndarë në baza etnike”, tha Thaçi, duke shtuar se beson se diçka e tillë pavarësisht vështirësive të mëdha do të arrihet.

Presidenti shtoi se vazhdon të besoj edhe më fuqishëm se herat e tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të përfshihen Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

“Unë vazhdoj të besoj më fuqishëm se herat tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të kemi përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, dhe garantoj se edhe veriu i Mitrovicës , Gazivoda edhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës”, tha Thaçi, duke hedhur poshtë siç tha ai të gjitha spekulimet e deritashme rreth kësaj çështje.

Thaçi theksoi se në këtë fazë beson në mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe punën e Bashkimit Evropian.


Presidenti bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka informuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën të cilën ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump.

“E informova kryeparlamentarin Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën që i dërgova presidentit Trump, ku i ritheksova zotimin tonë për të qenë pjesë e dialogut, dhe përkushtimin maksimal për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, u shpreh Thaçi, duke i falënderuar të gjitha shtetet që po ndihmojnë Kosovën në këtë periudhë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...