Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/08

Flet gazetari që zbuloi skandalin me vajzën e mitur nga Drenasi, tregon disa detaje!

Rezultate imazhesh për fotografia ne kosova sot e vajzes se dhunuar nga drenasi


Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi ka thënë se familja e 16 vjeçares së dhunuar jeton në kushte të vështira ekonomike.

Kajtazi ka thënë se për shkak se familja e vajzës ishte parë si “e dobët” në shoqërinë e atij vendi, ajo është bërë cak i përdhunuesve.


Rezultate imazhesh për fotografia ne kosova sot e vajzes se dhunuar nga drenasi

“Të dobëtin e shkelin pa çarë kokën se mund të ketë hakmarrje”.

Gazetari ka thënë se rrëfimi i vajzës ka qenë i sinqertë, pasi ajo edhe ka treguar se synimi i saj i fundit ishte të përfundojë në martesë.
Rezultate imazhesh për fotografia ne kosova sot e vajzes se dhunuar nga drenasi
“Pasi vajza kishte përfunduar në marrëdhënie [seksuale], ajo thotë se ka insistuar të martohet pasi që thotë se “kush më merr mua, pasi merret vesh kjo punë që kam qenë në lidhje me arsimtarin”. Problemet pikërisht fillojnë kur arsimtari tërhiqet nga lidhja me arsimtarin”.
Imazh i ngjashëm
Kajtazi thotë se fillimi i problemeve për vajzën nisin kur ajo vendos ta raportojë në polici raportin me arsimtarin.

“Problemi më i madh për mua fillon në polici. Profesori kishte probleme me lidhjen pasi kjo ishte e mitur, edhe nëse do të donte të martohej. Kur shkon në polici has te polici Vesel Veseli që është edhe familjar i saj. Por rasti është i ndërlikuar pasi edhe arsimtari ishte fqinji i saj dhe jetonte shumë afër saj në fshat”, thotë ndër të tjera Vehbi Kajtazi për Dukagjinin

.

Serbia është e përkëdhelura e BE-së



Serbia është e përkëdhelura e BE-së
Shkruan:Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Para ca kohesh theksova se Serbia është e përkëdhelura e BE-së. Kjo për faktin se BE-ja ka frikë se Rusia futet edhe ushtarakisht në Serbi, ndonëse është aty. Për atë e përkëdhel Serbinë, për të ndaluar afrimin gjoja me Moskën në llogari të lëshimeve të mëdha që bën kundruall këtij shteti dhe dhënies së datës për anëtarësim në BE. I gjithë ky është një mashtrim i madh i BE-së. Serbia është mike historike e Rusisë dhe ashtu do të mbetet. Le të i jepen miliarda euro Serbisë dhe megjithatë Serbinë nuk mund ta largojnë nga Rusia. Edhe tërë Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi etj., me ia aneksuar Serbisë, prapëseprapë nuk bëhet mike e BE-së. Serbia nuk e ndërron me asgjë miqësinë me Rusinë.


Çdo gjë tjetër është lojë. Por, negativiteti qëndron. BE-ja po e pranon një shtet në gjirin e vet me kriminelë dhe me gjenocidianë. Po e fut brenda një shtet që duhet të dënohet për dhunën dhe terrorin. Serbia kështu vetëm qesh. Ai shtet e vazhdon lojën e vet me BE-në dhe mbetet mike e shtetit rus. "Kurrë, thotë krimineli Vuçiq, nuk do të pranohet nga Serbia shteti i Kosovës (...) Kështu na pranoni në BE ose ne heqim dorë(...)". Ky është kërcënim i Vuçiqit për marrëdhëniet tradicionale me Rusinë. Pranonani a jo në BE s' ka rëndësi! Ne e kemi Rusinë. Asnjë element i fushës ekonomike, nacionale, demokratike, sociale etj. nuk u bazua BE-ja në vendim. Pra, kemi një politikë të BE-së aspak parimore dhe tejet jodemokratike kundruall shteteve në Ballkan. Dhe kjo do të hakmerret ndaj BE-së.

Flasin babai dhe gjyshi i vajzës së përdhunuar: Mos na plagosni më, na lejoni që ta…

Flasin babai dhe gjyshi i vajzës së përdhunuar: Mos na plagosni më, na lejoni që ta…
Babai dhe gjyshi i vajzës së përdhunuar apel medias dhe politikës: Mos nga plagosni më, na lejoni që ta…

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka vizituar sot familjen e vajzës së mitur në Kavajë që ra pre e përdhunimit.


Gjatë takimit me familjarët, babai dhe gjyshi i të miturës, i kanë bërë apel medias dhe politikës që të mos merren me rastin e vajzës

Babai i vajzës shprehet i indinjuar me trajtimin e rastit nga mediat dhe shprehet “nëse jam plagosur një herë, ju lutem mos më plagosni sërish. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutmë me shpirt ju mediave, keni fëmijë vet mos ju raft ky rast asnjërit, por ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem”

PJESË NGA DEKLARATAT

Babai i të miturës: Nëse më lejoni dua tu bëj dhe një thirrje mediave, nëse jam plagosur një herë, ju lutem mos më plagosni sërish. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutmë me shpirt ju mediave, keni fëmijë vet mos ju raft ky rast asnjërit, por ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Me lejoni që ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi që më kanë mbështetur dhe do më mbështesin deri në fund. Ju falënderoj për mirëkuptimin, mos e paçi këtë rriskë, kjo që më ndodhi mua qoftë e para dhe e fundit.

Gjyshi: Dhe unë gjithashtu duke dëgjuar në media çdo lloj komunikimi, do të thotë se kanë rënd edhe politikë dhe media në një lloj niveli, jo të një të miture, por unë e quaj foshnje dhe nuk ke kuptoj pse po e vazhdojnë tragjedinë e mbesës sime. Prandaj i bëj thirrje të gjitha mediave, i bëj thirrje të gjithë politikës të mos merren me një foshnje, por të shikojnë që i kanë sipas përkatësisë së tyre.

Përlotet polici në protestën e Drenasit


Është mbajtur protesta në Drenas, si shenjë revolte ndaj rastit të përdhunimit të një të miture, ku dyshohet të jenë përfshirë një mësimdhënës dhe një zyrtar i policisë.

Gjatë kësaj proteste, një polic është parë teksa i rridhnin lotët, më pas protestuesit në shenjë përkrahjeje kanë filluar ta përqafonin, me këtë rast ata brohorisnin se ‘Policia është e jona’.


Ndërsa më parë protestuesit kërkuan që si shenjë revolte ndaj policit të dyshuar, policët të hedhin një hap mbrapa, gjoja si formë kundërshtimi ndaj këtij akti. Por protestuesit dhe organizatorët e arsyetuan këtë mosreagim të policisë, ani pse bashkëndjejnë me ta.

Protestuesit po ashtu e kishin krijuar një mirënjohje, me emrin e policit të dyshuar të cilit i kanë dhënë epitetin ‘përdhunues’.

Më herët, disa nga protestuesit kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Policisë. Ndërsa një nga organizatorët e kësaj proteste u ka bërë thirrje që të mos gjuajnë me vezë, duke thënë se kjo protestë është organizuar në bashkëpunim me policinë. Protestes së sotme në Drenas dhe asaj të djeshmes në Prishtinë i janë bashkangjitur qytetarë të shumtë, ndër ta pjesëtarë të shoqërisë civile, artistë e deputetë.

Detaje të reja: Polici e kishte dërguar të miturën edhe në Shqipëri, kontakti i parë në Suharekë


Në dhomën numër 5 të një moteli në Suharekë, sipas prokurorisë kishte ndodhur kontakti i parë seksual mes policit V.V. dhe vajzës, e cila atëherë ka qenë nën 18 vjet.

Ky kontakt, sipas prokurorisë kishte ndodhur pa dëshirën e saj.

“Pas këtij rasti, ka vazhduar lidhja e tyre edhe në të shumtën e rasteve janë dalë në të njëjtin motel. Sipas të dëmtuarës, tri herë kanë qenë dhe kanë vizituar disa qytete në Shqipëri, si Tirana, Potoku, Kalaja e Rozafës dhe Elbasanit, ku edhe atje sipas të dëmtuarës, ka pasur marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës, të siguruar nga “Koha Ditore”, në momentin kur është vendosur rreth paraburgimit të të dyshuarit, V,V.

Prokurori i këtij rasti, Ruhan Saliu, sipas vendimit ka deklaruar para gjykatës se të gjitha takimet, e dëmtuara i ka pasur nën kërcënim.

“Kur në fillim të muajit janar, viktima i ka thënë V.V. se po dyshon që ka mbetur shtatzënë, ai me datën 12 janar, ai bashkë me të dëmtuarën kanë shkruar në Ordinancën ‘Kestrina’ tek doktori Fehmi Ahmeti dhe pas kontrollës aty është konstatuar se është shtatzënë. Prej këtij momenti, i dyshuari ka filluar të bëjë trysni dhe presion mbi viktimën, që ajo sa më parë ta ndërpret shtatzëninë, duke i thënë se ‘nëse nuk e ndërprenë, do të bjerë në konop’. Me datën 15 janar, e ka ndërprerë shtatzëninë 10 javësh”, thuhet në vendim.

Prokurori Saliu, ka kërkuar nga gjykata masën e paraburgimit, duke pretenduar se i dyshuari mund të arratiset.

“I dyshuari mund të arratiset, të ndikojë në të dëmtuarën dhe familjarët e saj, pastaj edhe në dëshmitarët e mundshëm që janë në rast, të cilët as ata dhe as e dëmtuara ende nuk janë intervistuar në prokurori rreth këtij rasti. Si arsye tjetër për caktimin e masës së paraburgimit është edhe pesha e këtij rasti dhe mënyra e kryerës së veprave penale, por edhe jehona e madhe mediatike, që është bërë në opinion lidhur me këtë rast”, ka deklaruar prokurori para gjykatës.


****

Ja çfarë ka deklaruar polici Vesel Veseli para gjykatës
Polici i dyshuar për tri veprave penale, Vesel Veseli të cilit iu caktua masa e paraburgimit një ditë më parë, nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe as prokurorisë.

Në vendimin, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ka mohuar pretendimet e prokurorisë. Ka thënë se në vitin 2017 nuk është marrë me rastin e vajzës në Drenas, e cila në kohën e denoncimit ishte e mitur.

“Nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi për sa i përket rastit dhe natyra e rastit ka qenë që të trajtohet nga një zyrtar policor femër. Fakti që prokurori e përmend se kam shkuar të shkolla, e kam marrë numrin e telefonit, jam takuar me të dhe i kam bërë presion, nuk qëndron. Njoftimin e parë, që jam njoftuar me atë vajzë ka qenë fusha e futbollit në Poklek të ri, në fund të majit apo fillimi i qershorit, nuk e di saktësisht. Unë nuk i pranoj këto akuza, që i ka bërë prokurori dhe nuk qëndroi prapa tyre. Ju lutem që të ma caktoni një masë të butë. Unë as nuk do të ikë, as nuk do të ndikojë dhe do të përgjigjem sa herë që kërkohet nga unë”, ka deklaruar i dyshuari para gjykatës.



****

Ibrahim Berisha: Polici Vesel Veseli nuk e ka pranuar fajësinë

Polici që po dyshohet për abuzimin seksual të nxënëses nga Drenasi, është raportuar se ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin dhe abuzimin seksual.

Por Prokurori i çështjes Ibrahim Berisha pohoi për Ballkani.info se i dyshuari për keqpërdorim të 16 vjeçares polici Vesel Veseli nuk e ka pranuar fajësinë.

“ Në disa media po e shoh që po flitet se Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë po kjo nuk është e vërtetsë se ai fajësinë nuk e ka pranuar” tha Berisha.

Presidenti Hashim Thaçi pas kthimit nga SHBA-të: Kërkova që dialogu të vazhdojë me taksën, mora përgjigje negative

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur pas kthimit nga SHBA-të ka thënë se se duhet të dëgjohet edhe këshilla e ndërkombëtarëve, e cila nënkupton një pezullim të taksës.

“Unë kam potencuar se dialogu duhet të vazhdohet i pakushtëzuar, prandaj mendoj se kjo këshillë nga institucionet e vendit duhet të respektohet. Jo të heqet taksa por përmes një pezullimi t’i jepet hapësirë një procesi të gjithanshëm. Vendimi i takon Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit. Në shikim të parë duket se Serbia po dëmtohet, por nuk ka ndonjë çmim që paguan prishjen e raporteve me SHBA-të”, ka thënë ai.

Tutje, Thaçi ka thënë se Kosova duhet të investojë në ruajtjen e raporteve me SHBA-të, dhe se sipas tij vetëm një investim i tillë shënon rritje ekonomike dhe zhvillim të vendit.

“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë për të kultivuar partneritetin për kontribuesin kryesor të pavarësisë dhe ushtrisë, SHBA-të. Veç një kultivim i tillë shënon rrijte ekonomike dhe zhvillim të shtetit. SHBA-të e kanë qëndrimin se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet shtetërore, dhe të ruaj partneritetin me shtetet të cilat kanë investuar shumë”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai në Uashington ka kërkuar që dialogu të vazhdojë me taksën në fuqi, por ka marrë përgjigje negative.

Thaçi në SHBA mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm amerikan.

The Times: Rusia mund ta pranojë Kosovën, por si shpërblim kërkon rritjen e ndikimit në Ballkan


Hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë mbyllje e një beteje të gjatë, mirëpo palosja e hartës në rajon, në mënyrën që do t’i kënaqte të gjithë akterët, edhe më tej shihet gati si detyrë e pamundur.

Kështu vlerëson gazeta prestigjioze britanike “The Times”.

Gazeta shkruan se në fotografinë e fundit të përbashket të aleatëve të NATO-s, për dallim nga herat tjera, buzëqeshjet janë të sinqerta, ndërsa dukej ndjenja e lehtësimit, sepse me nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të thotë fitore e rrallë e Perëndimit në rajon i cili sërish është gjendur në vijën e parë të përplasjeve të fuqive të mëdha.

Duke e përshkruar ish Jugosllavinë si mozaik i përbërë nga shtatë pjesë – gjashtë ish republikat plus Kosova, Times shkruan se dy dekada pas përfundimit të luftërave ballkanike, BE dhe NATO po i joshin shtetet e reja duke investuar miliarda dollarë dhe duke iu premtuar anëtarësim, me shpresë që me këtë do të garantojnë paqe dhe zgjidhje të kufijve, transmeton Ballkani.info.

Me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe me siguri hapjen e shpejtë të bisedimeve për anëtarësim në BE, pjesët veriore dhe jugore të mozaikut – Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë përmbyllur, por mbetën Kosova, Serbia dhe Bosnja, si zemra e rajonit dhe vendet në të cilat edhe më tej ekziston rreziku i përleshjeve, vlerëson Times.


Gazeta kujton se gjatë vitit të kaluar presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kanë biseduar pas dyerve të mbyllura për marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve, ose siç e quajnë ata “korrigjim i kufijve”, megjithatë duket se “vizatimi i ri i kufijve nuk është aq i thjeshtë”.

Times thekson se, nëse arrihet marrëveshja, Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, duke e hapur rrugën drejt anëtarësimit në BE, kështu që këtë plan e ka mbështetur përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Gazeta megjithatë vlerëson se “plani kosovar u jep jetë të re ambicieve ndarëse të presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik”.

“Nëse fillohet me tregimin e pakënaqësisë, është pak e besueshme se kjo do të përfundojë: problemet rreth të gjithë kufijve të ish Jugollsavisë mbesin” dhe “mozaiku prej shtatë pjesëve përnjeherë e fiton potencialin që të shpërthejë edhe më shumë”, thuhet tutje, transmeton Ballkani.info.

Sipas Times, “zjarri më shumë po i fryjnë Turqia, Kina, vendet e Gjirit, dhe ajo më e rëndësishmja, Rusia, e cila po kërkon rritjen e ndikimit në Ballkan, ku përzierja nga jashtë ka çuar tek ajo që në shekullin 20-të të fillojë rënia e Perandorisë Osmane dhe të përfundojë me nacionalizmin e përgjakur etnik”.

“Derisa Kina dhe vendet e Gjirit në masë të madhe merren me tregti dhe rritjen e pasurisë, presidentët Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin për mision kanë përfitimin e zemrave dhe ndikimin politik, kështu që ata të dytë kanë ndërtuar lidhje me udhëheqësit nacionalistë lokalë retorika e të cilëve dhe ambicia, pak kanë ndryshuar që nga vitet e 90-ta”, shkruan gazeta.

Times rikujton se gjatë vizitës së muajit të kaluar të Putinit në Serbi ai ka thënë se nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë dhe duket se ai ka dalë si garantues i procesit kosovar.

“Edhe pse Kremlini deri më tash ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës, analistët thonë se do të jetë i gatshëm ta ndërrojë kursin nëse shpërblimi është rritja e ndikimit”, thuhet tutje në tekstin e Times.

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...